Qellimi i Familjes sė krishterė: Familja, siē dihet nga tė gjithė, pėrbėn bėrthamėn themelore tė shoqėrisė. Kėshtu qė nė Kishėn militante tė Krishtit ėshtė njė njėsi bazė e trupit tė Kishės. Prandaj, nė shkrimet e Apostullit familja e krishterė ėshtė quajtur nė vetvete njė "Kishė". "Pėrshėndet Prishilėn dhe Akuilėn, bashkėpunėtorėt e mi nė Jisu Krishtin... si dhe kishės qė ėshtė nė shtėpinė e tyre (Rom. 16:3, 5); "Pėrshėndetni Nimfėn edhe Kishėn qė ėshtė nė shtėpi t'ati " (Kol 4:15). Nga kėto kuptohet se ēfarė kujdesi i madh i duhet dhėnė familjes nga pikėpamja e kishės, kėshtu qė familja tė pėrmbushė qėllirnin e tė qėnurit njė "kishė" e vogėl, siē shprehet shėn Joan Gojarti.
Gjithashtu ėshtė edhe njė rrugė tjetėr jete personale, e cila ėshtė e bekuar nė kristianizmin: virgjėria ose celibati. Celibati pėr hir tė Krishtit ka krijuar njė lloj tjetėr tė njėsisė sociale tė krishterė: murgjėrinė. Kisha e vendos atė mbi jetėn e martuar, dhe me tė vėrtetė ka qenė nė historinė e Kishės njė element drejtues dhe udhėheqės, njė mbėshtjeje e Kishės nė realizimin e shkallėve mė tė larta tė ligjit moral tė Ungjillit.
Por, jo tė gjithė mund tė marrin mbi vete benė e virgjėrisė nė emėr tė Krishtit dhe tė Kishės. Prandaj, Kisha e bekon gjithashtu jetėn martesore, pėr hir tė atyre qėllimeve tė larta dhe tė vėshtira qė janė vėnė para familjes sė krishterė, dhe ky bekim ėshtė njohur si Mister.
Shkrimi i Shenjtė dhe historia njerėzore fillon dhe mbaron me njė martesė. Adami rne Evėn bashkohen nė martesė, nė Parajsė, para Rėnies, duke e treguar martesėn si njė pjesė e planit tė pėrjetshėm tė Perėndisė pėr njerėzimin nė mes tė krijimit (Gjenez. 2:22-25). Historia mbyllet ine martesėn e Nuses me Qengjin (Zbul. 19:7-9), martesa tokėsore e pėrmbushur nė qiell, duke treguar natyrėn e pėrjetshėm tė misterit
Martesa si Institucion Hyjnor: Qė martesa ka bekimiri e Zotit, kjo thuhet shumė herė nė Shkrimin e Shenjtė. Nė Gjenezėn 1:27-28 shkruhet: "Keshtu Perėndia e krijoi njeriun simbas shėmbėllimit tė tij, simbas shėmbėllimit tė Perėndisė e krijoi atė, mashkull dhe femėr i krijoi ata. Dhe Perėndia i bekoi dhe iu tha: shtohuni e shumėzohuni e mbushni dheun".
Shpėtimtari vete, duke komanduar qė besnikėria duhet tė ruhet nė martese dhe duke ndaluar divorcin, pėrmend fjalėt e librit tė Gjenezės 2:24 "Prandaj njeriu do tė lerė atin dhe nėnėn edhe do tė bashkohet me gruan e tij, dhe tė dy do tė jenė njė mish", pastaj shton "Atė pra qė Perėndia e bashkoi njeriu tė mos e ndajė". Kėto fjalė tė Zotit e tregojnė qartė dinjitetin moral tė martesės. Zoti Jisu Krisht e shenjtėroi martesėn me anė tė Pranisė sė tij nė Kana tė Galilesė, ku dhe kreu mrekullinė e tij tė parė.
Apostull Pavli e krahason karakterin mistik tė Kishės me martesėn: "Ju burrat doni gratė tuaja, sikundėr edhe Krishti deshi Kishės, dhe dha veten e tij pėr atė", -dhe mė tej thotė- "Prandaj, njeriu do e lerė atin dhe nėnėn e tij, dhe do bashkohet me gruan e tij, edhe do tė jenė tė dy njė mish. Ky ėshtė njė mister i madh, po flas nė lidhje me Krishtin dhe Kishėn" (Efes. 5:25, 31-32).
Martesa nuk ėshtė thjesht njė rreguilim social dhe civil. Ajo nė kishė kryhet nė praninė e Perėndisė, para altarit tė tij tė shenjtė. Eshtė njė martese e "shenjte", njė mister. Kėshtu qė tė krishterėt: orthodhoksė qė mik janė tė martuar nė Kishė, duhet ta shenjtėrojnė bashkimin e tyre nė Krishtin, nėpėrmjet Misterit tė Martesės nė Kishėn Orthodhoksė. Ndryshe, ata nuk janė nė rregull me Kishėn e tyre dhe nuk mund tė marrin Kungatėn e Shenjtė dhe Misteret e tjera tė Kishės, Njė orthodhoks i devotshėm nuk mund ta pėrjashtojė Krishtin nga njė pjesė kaq e rėndėsishrne e jetės, siē ėshtė martesa. "Nėse Zoti nuk e ndėrton shtėpinė, ata qė ndėrtojnė, mundohen mė kot", thotė Psalmisti.
Nė Kishėn e vjetėr martesa shihej si njė mister. Tertuliani, duke shkruar nė shek II, na thotė qė njė ēift i krishterė qė dėshiron tė martohet, mbasi merr njė ēertifikatė civile, vjen nė Kishė tė Dielėn pėr tė marrė Kungimin dhe bekimin e peshkopit apo tė priftit. Kėshtu qė marrėveshja civile bėhet njė mister. Mbas bekimit, emrat e tyre » na thotė Tertuliani- "shkruhen nė qiell", dhe jo nė "regjistrin" qeveritar. Shėn Ignati (100) thotė: "Ata qė duan tė martohen duhet tė bashkohen me dijėn e peshkopit, kėshtu qė martesa tė bėhet sipas Zotit dhe jo nga dėshira njerėzore".
Fakti qė martesa me Kishėn e shekujve tė parė kryhej (siē sot Dorėzimet) gjatė Meshės, tregon kuptimin e lartė dhe tė thellė tė martesės sė krishterė. Martesa nė Kishėn Orthodhokse nuk ėshtė thjesht njė marrėveshje midis njė burri dhe gruaje pėr tė jetuar bashkė, as "kryhet" nga ēifti vetė me klerikun dhe bashkėsinė si dėshmitarė. Bashkimi i tyre -bazuar nė vullnetin e lirė- bėhet njė Mister, sepse ata bashkohen si tė krishterė orthodhoksė, tė cilėt janė anėtare tė Komunitetit Eukaristik, duke ndarė sė bashku -Trupin dhe Gjakun e Krishtit dhe duke marrė hirin e Perėndisė, pėr bashkimin e tyre me anė tė pjesėmarrjes sė tėrė Kishės nė personin e peshkopit apo priftit dhe nė praninė e popullit tė Perėndisė.
Divorci: Kisha vetėm nė raste tė jashtėzakoshme e njeh prishjen e martesės, vetėm kur ajo ndyhet nga kurvėria, ose prishet nga shkaqet e jetesės (p. sh. largimi pa fjalė i njėrit nga bashkėshortėt), Martesa e dytė mbas vdekjes sė njėrit lejohet nga Kisha, por nė lutjet pėr ata qė martohen pėr sė dyti, kėrkohet falja pėr mėkatin e martesės sė dytė. Ai qė martohet dy herė nuk mund tė dorėzohet prift. Edhe njė martesė e tretė tolerohet, por vetėm si njė e keqe mė e vogėl, pėr tė Shmangur njė tė keqe mė tė madhe - njė jetė imorale, siē e shpjegon Shėn Vasili i Madh.
Ceremonia: Ceremonia e martesės nė Kishėn Orthodhokse ėshtė e pasur nė ritual dhe nė simbolizėm. Ēdo akt ka kuptimin e veēantė. Ajo pėrbėhet nga dy shėrbesa, atė tė fejesės dhe atė tė kurorėzimit, tė bashkuara nė njė.
Unazat: Ato bekohen nga prifti, i cili i merr nė duart e tij dhe duke bėrė kryqin mbi to thotė: "Shėrbėtori i Perėndisė... fejohet me shėrbėtoren e Perėndisė... nė emėr tė Atit Birit dhe Shpirtit tė Shenjtė".
Pastaj kumbari ua shkėmben unazat tri herė. Unazat janė simbol i fejesės prej kohėsh shumė tė lashta. Shkėmbimi do tė thotė qė nė jetėn martesore dobėsia e njėrit do tė kompesohet nga forca e tjetrit, papėrsosmėria e njėrit nga pėrsosmėria e tjetrit. Nga vetvetja, tė porsatėfejuarit janė tė paplotėsuar; sė bashku ata plotėsohen. Kėshtu shkėmbimi tregon qė bashkarisht do tė plotėsojnė vazhdimisht njėri-tjetrin. Secili do tė pasurohet nga bashkimi.
Qirinjtė: Shėrbesa e kurorėzimit fillon pėrnjėherė mbas asaj tė Fejesės. Dhėndri dhe nusja gjatė tėrė shėrbesės mbajnė qirinj. Qirijtė janė si llambadhat e pesė virgjėreshave tė menēura tė Ungjillit, tė cilat, ngaqė kishin mjaft vaj, mundėn ta pritnin Dhėndrin, Krishtin, kur erdhi nė mes tė natės. Qirinjtė simbolizojnė dėshirėn shpirtėrore tė ēiftit pėr tė pritur Krishtin, i cili i bekon ata nėpėrmjet kėtij misteri.
Bashkimi i Duarve: Dora e djathtė e nuses dhe dhėndėrit janė tė bashkuara kur prifti lexon lutjen qė i kėrkon Perėndisė tė "bashkojė kėta shėrbėtorėt e tu, bashkoj ata nė njė mendje dhe njė misfa". Duart e bashkuara qė mbahen gjatė tėrė shėrbesės simbolizonjė "bėrjen njė" tė ēiftit.
Kurorėzimi: Pjesa kryesore e ritit tė Misterit tė Martesės ėshtė vendosja e kurorave nė kokat e dhėndrit dhe nuses me fjalėt "shėrbėtori i Perėndisė (aksh) vė nė kurorė me shėrbėtoren e Perėndisė (aksh), nė emėrin e Atit Birit dhe Shpirtit tė Shenjtė. Amin". Kurorat janė shenja tė lavdisė dhe nderimit me tė cilat Perėndia Kurorėzon ēiftin gjatė misterit. Dhėndri dhe nusja kurorėzohen si mbreti dhe mbretėresha e mbretėrisė sė tyre tė vogėl, shtėpisė, nė tė cilėn ata do tė mbretėronjė me drejtėsi, dituri, integritet dhe dashuri.
Disa e interpretojnė pėrdorimin e kurorave nė ceremoninė orthodhokse tė martesės si referim tek kurorat e martirėve, ngaqė ēdo martesė e vėrtetė pėrfshin - vetė sakrifikime tė pallogaritshme nga tė dy anėt. Nė proēesionin kėndohet njė tropar pėr martirėt e shenjtė, ku pėrmendet kurorėzimi i tyre.
Kupa e Pėrbashkėt: Mbas kurorėzimit lexohet Apostulli dhe Ungjilli. Pjesa e Ungjillit ėshtė martesa nė Kana tė Galilesė, tė cilėn Krishti e bekoi me pjesėmarrjen e tij. Atje ai ktheu ujin nė verė dhe ju dha nga ajo tė porsamartuarave. Nė kujtim tė kėtij bekimi, i jepet verė ēiftit. Kjo ėshtė "kupa e pėbashkėt" e jetės, qe tregon ndarjen reciproke tė gėzimit dhe hidhėrimit, modeli i njė jetė nė harmoni. Pirja e verės nga kjo kupė e pėrbashkėt i tregon ēiftit qė prej kėtij momenti ata do pjesėtojnė sėbashku gjithēka nė jetė, gėzimet e hidhėrimet, dhe do mbajnė "barėn e njėri-tjetrit" Kupa e pėrbashkėt ėshtė njė mbetje e Kungatės. Nė kishėn e vjetėr ēifti e merrte kungatėn pikėrisht nė kėtė pikė. Kungata ishte vula e martesės. Sot ēifti e merr kungatėn tė dielėn para martesės.
Procesioni: Prifti i prin dhėndrit dhe nuses nė njė procesion rreth tavolinės ku ėshtė vendosur Ungjilli dhe Kryqi, njeri qė pėrmban fjalėn e Perėndisė, tjetri simbol i shpėtimit tonė me anė tė Jisuit. Ēifti po bėn hapat e para si tė martuar, dhe Kisha nė personin e priftit, i udhėheq nė rrugėn qė duhet ecur. Procesioni ėshtė rruga e jetės sė krishterė, ėshtė njė orbitė e pėrsosur rreth qendrės sė jetės, Jisu Krishtit, Zotit tonė.
Gjatė procesionit, kėndohet njė himn pėr martirėt e shenjtė, duke i kujtuar tė porsamartuarit pėr dashurinė dhe sakrificat qė duhet tė kenė e tė bėjnė pėr njėri-tjetrin. Fillimisht, ky ishte njė procesion pėr nė shtėpinė e ēiftit, ku prifti iu hiqte kurorat me njė lutje tė veēantė.
Bekimi: Pastaj prifti e bekon dhėndrin, duke e krahasuar me Abrahamin, Isakun, Jakovin dhe nusen me Sarėn, Rebekėn dhe Rekelėn; duke i treguar ēiftit qė martesa bekohet nga Perėndia, i cili ėshtė i vetmi qė jep hir, paqe e shėndet dhe ėshtė Perėndia, qė gjatė gjitė historisė njerėzore, ka madhėruar, bekuar dhe shenjtėruar martesėn.
Krijoni Kontakt