Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 30

Tema: Martesa

  1. #21
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Nikosejat

    une kam bindjen nga eksperienca se ne humbje e siper shume vete te ngjashem me ty bejne disa pohime:

    1. nuk kam kohe

    2. nuk merrem vetem me internet (ironikisht..

    3. i kam pergjigjet, por nje here tjeter (me vone)

    Krejtesisht te njejten gje ka thene me pare Jesushaus, ne disa raste, Abigail etj ne ket forum

    qe ne fakt nuk jane dukur me, e kane mbyllur ate muabet. Kjo per mua eshte mungese sinqeriteti, lere me te fillojme nga perulesia etj...

    1. Ti nuk ke kohe - ndersa une kam sepse jeten e kam te lidhur me kompiutera si ne pune edhe ne shkolle

    2. rrjedhimisht ti nuk merresh me internet gjithe kohen, sepse NUK KE MUNDESI, ndoshta ste le efendikoja te besh xhap

    kurse ja qe disa si une i ka pare Zoti, e kemi mundesi me te teperta

    3. Pergjigjet po i pres, por shihi mire, edhe shpresoj qe te jesh sa me i sinqerte.

    ia kalofsh mire..

  2. #22
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anėtarėsuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perėndinė
    Postime
    1,258
    Seminarist!

    Falenderoj Zotin qe me jep mundesine te kem kohen e duhur per te te dhene pergjigjet qe kerkove. Pak vone por besoj ne kohen e duhur. Perpara se te vazhdoj me pergjigjet dua te te them se nuk kam arsye te flas ironikisht ( ). Cdo njeri nga ne ka menyren e tij te te shprehurit. Keshtu shpesh i keqkutojme keto shprehje apo i gjykojme. Edhe dicka tjeter. Kam pershtypjen se gjendesh ne Greqi (per shkak te fjaleve greke qe perdor), por jo vetem.

    Kete menyre te shprehuri:[P] <<<[/B][/QUOTE]Pra, une kam menduar se kaq info per juve (protestantet) do te ish e mjaftueshme, nqs juve nuk do te keni egoizem djallezor ne zemrat tuaja, per te pare se mendesia juaj edhe menyra se si juve kerkoni te krishterizoni (besoni) eshte jo vetem JO BIBLIK, por me teper eshte Bibel-Shkaterrues, i varfer etj etj...pra HERETIK, ANTI-KRISTIAN, sepse ne vend qe te synoje te ndertoje sipas Bibles, sic pretendon ne dukje, ne fakt Shkaterron Biblen, duke e perdorur ate nga nje kendveshtrim edhe ne nje menyre per te cilen ajo nuk eshte Shkruajtur, duke hapur keshtu shtigje per ta diskretituar ate, sic eshte bere me 2000 e me shume sektet protestante qe jane sot. >>>>> [P]e ndesh vetem tek besimtaret ortodokse te Shqiperise dhe te Greqise. me pak fjale dua te te them se je i ndikuar nga kjo fryme te te foluri apo te shprehuri. A eshte kjo nje e folur e hijshme e nje te krishteri ortodoks? Nejse, pa humur kohe po pergjigjem. Cdo pergjigje do te jete poshte shkrimeve te tua dmth duke i ndare ato ne pjese te ndryshme. Lexim te kendshem.





    [QUOTE]Postuar mė parė nga Seminarist
    [B]Pershendetje Nikosejati!

    Une jam i bindur se ti edhe pse i ri ke lexuar shpesh neper ket forum e je familjar me te.

    Tashti, problemi qe juve ngreni, qe une kam sa e sa kohe qe e kam kontradiktuar me vete ate qe juve besoni, dihet se eshte se ne Bibel nuk thuhet kjo apo ajo, edhe pse shpesh here, Bibla flet per gjerat respektive.

    Prandaj edhe une, kam ngrejtur prej kohesh ceshtje te besimit evangjelist, qe po te ish se ata do te perdorin metrin - "po se ka bibla, nuk e bej" - atehere i bie qe shume nga mesimet qe vete protestantet BESOJNE e praktikojne te behen te pamundura.

    Edhe per kete gje une ju kam dhene shume shembuj, qe ASNJE PREJ JUSH, ASNJE, as i jeni pergjigjur dot, ose, akoma me keq, keni keputur GAFA, madje herezi.


    Po te permend nje varg nga Bibla. 2 Timoteut, kapitulli 3 vargu 16-17. Besoj se ky varg i thote te gjitha. Nuk e di se cfare shembuj ke sjelle ti ketu (nese eshte e mundur me thuaj temat) per te cilet askush nuk mund te te pergjigjet. Por desha te te them se besoj se cdo njeri nga ata qe eshte pergjigjur ka patur parasysh Biblen, nese ka qene nje besimtar i vertete. Cdo fjale e thene vjen prej Perendise, prej Frymes se Shenjte qe Ai i ka dhene cdo besimtari qe beson ne te Verteten. Prandaj mire eshte qe perpara se te studiojme Biblen apo te kemi nje bisede me dike lidhur me ceshtjet e besimit te krishtere, t'i lutemi Perendise qe te na jape fjalet e duhura.


    Ja disa shembuj, po deshe pergjigju ti Nikosejat...


    ti thua...




    Tashti, mbi te gjitha, une do te thosha se kjo eshte nje menyre shume e varfer e te parit te Bibles, gjithsesi, a mund te me thuash ti, ne baze te logjikes qe ti perdor me siper, se perse atehere e

    1. quan ti Ungjillin e Mateut, te Mateut, sipas Markut, te Markut etj?
    Ku thuhet ne Bibel se ata i shkrojten ato Ungjij?
    Ku thuhet ne Bibel se Dhiata e Re ka kater, e jo me shume apo me pak Ungjij? Pse kater?
    Ku thuhet ne Bibel se Dhiata e Re ka gjithesej 27 letra? Pse kaq?


    Ketu hyjme ne nje ceshtje tjeter. Veprat dhe jeta e Jezu krishtit nuk u shkrojten ga Ai vete por nga njerez te cilet jetuan me Te. Ne ate kohe, ne Lindjen e Mesme, fjala e thene gojarisht kishte vlere me te madhe se sa fjala e shkruar. Por me perhapjen e krishterimit, u pa e nevojshme qe e gjithe Fjala e thene gojarisht te shkruhej. Keshtu filluan te shkruhen Ungjijte. Gjithashtu te shkuhet vepra e Apostujve, mbas ngjitjes se Krishtit ne qiell. Cdo njeri nga shkrimtaret e Ungjijve shkroi vec e vec. Secili nga ata shkroi nga ato qe pa dhe jetoi, ose nga ato qe degjoi (Luka). Luka shkroi edhe Veprat e Apostujve ne te cilen paraqitet ecuria e Kishes se pare dhe deshmia e saj. Gjate udhetimeve te tij, Pali i drejtuar nga Fryma e Perendise themeloi shume kisha dhe mbante lidhje me to nepermjet letrave pjesa me e madhe te cilave ka arritur deri ne ditet tona. Kishat me te cilat Pali mbante lidhje, keto letra i mbanin dhe kopje te tyre i shkembenin me kishat e tjera ne te cilat Pali kishte derguar leter. Keshtu kishat krijuan nje koleksion me letrat e Palit apo te apostujve te tjere te cilet u shkruan ketyre kishave. Por duke qene se letrat dhe Ungjijte e shkruar nuk ishin pak, u pa e arsyeshme te krijohej nje Shkrim i cili do te perdorej nga te gjithe. Mendimet ishin te ndryshme dhe per kete u pa e nevojshme te behej nje 'selseksionim'. Pra, qe te hynin libra apo shkrime ne Dhiaten e Re u perdoren disa kritere: 1) Nga kush u shkruan, 2) Data e shkrimit 3) Besnikeria dogmatike 4) Cilat shkrime pranonin te gjitha Kishat. Perfundimisht, vetem ne vitin 397 p.k u vendos ne nje mbledhje te besimtareve nga kisha te ndryshme dhe krahinave te ndryshme qe ne Dhiaten e Re te futeshin te gjitha keto shkrime te cilat kemi ne sot. Keto nuk permenden ne Bibel, por i dime nga ana historike dhe jane te pranueshme nga te gjitha kishat e krishtera.

    2. Ku thuhet ne Ungjij apo vend tjeter se neve i lutemi Krishtit, e aq me teper Frymes se Shenjte?

    Ne Bibel nuk thuhet qe ne i lutemi Krishtit apo Frymes. ne Bibel thuhet qe ne duhet t'i lutemi Atit. Kete meson edhe Krishti. Vete Krishti i lutej Atit gjat jetes se Tij tokesore. Sot besimtaret i luten Atit nepermjet Frymes se Shenjte dhe ne emer te Jezu Krishtit.

    (a) fakti qe nuk thuhet, duhet ta trishtoje shume logjikimin tend se ne Bibel dicka duhet te thuhet pa te besohet

    Nuk trishtohem aspak. Jeta ime si i krishtere dhe ecuria ime me Perendine, me ka mesuar nje gje te cilen e kam parasysh gjithmone, ne cdo hap te jetes sime. Nese dicka eshte e paqarte per mua, atehere zgjidhja me e mire per mua eshte t'i drejtohem Atit me lutje qe te me zbuloje ate cka eshte e paqarte per mua. Per t'iu shmangur gabimeve konsultimi i pare per gjithcka behet me Biblen. I drejtohem Fjales se Zotit per cdo rast. Besimi dhe llogjika zene vende te ndryshem ne jeten e nje te krishteri. Te dyja kane kuptime te ndryshme dhe aspak te njejte. Nuk mund te thuash qe besoj te Zoti me 'llogjike'. Sepse sipas llogjikes duhet ta shikosh dicka pa ta besosh

    (b) perse Bibla ta nenkuptoje, e mos ta detajoje nje mesim kaq THELBESOR sa lutja ndaj Birit e Frymes se Shenjte, se Perendia eshte Trini etj etj?

    Bibla nuk nenkupton, por e meson nje mesim te rendesishem si ky. Sic thashe me larte : Ne Bibel nuk thuhet qe ne i lutemi Krishtit apo Frymes. ne Bibel thuhet qe ne duhet t'i lutemi Atit. Kete meson edhe Krishti. Vete Krishti i lutej Atit gjat jetes se Tij tokesore. Sot besimtaret i luten Atit nepermjet Frymes se Shenjte dhe ne emer te Jezu Krishtit.



    Pra, une kam menduar se kaq info per juve (protestantet) do te ish e mjaftueshme, nqs juve nuk do te keni egoizem djallezor ne zemrat tuaja, per te pare se mendesia juaj edhe menyra se si juve kerkoni te krishterizoni (besoni) eshte jo vetem JO BIBLIK, por me teper eshte Bibel-Shkaterrues, i varfer etj etj...pra HERETIK, ANTI-KRISTIAN, sepse ne vend qe te synoje te ndertoje sipas Bibles, sic pretendon ne dukje, ne fakt Shkaterron Biblen, duke e perdorur ate nga nje kendveshtrim edhe ne nje menyre per te cilen ajo nuk eshte Shkruajtur, duke hapur keshtu shtigje per ta diskretituar ate, sic eshte bere me 2000 e me shume sektet protestante qe jane sot.

    Nuk eshte hera e pare qe degjoj apo shikoj te shkruhet dicka e tille per besimtaret protestante ose me shqip ungjillore. Dmth sipas juve ne jemi jashte besimit te krishtere? Ne zemrat tona kemi egoizem djallezor. Di ti ndonje lloj egoizmi tjeter? Ti vete qe akuzon te gjithe te tjeret e ke zemren e paster?


    Megjithate, Bibla thote qarte se Jahve u parashtroi ne detajim ritualet e sherbesave fetare popullit te Tij te zgjedhur Izrael. Pra riti, ka qene thelbesor, e jo vetem ne martese, por ne cdo gje qe benin izraelitet, e shembuj per kete jeni sa te doni ne Bibel.

    Ku jane shembujt?? Kam deshire ti studioj edhe une ato vargje.



    Rendesi ka, qe ne vargjet qe ti jep thuhet se Dy, kur martohen, behen NJE. Ky eshte edhe thelbi i Misterit te Marteses, edhe kjo GJE nuk mund te behet e mundur thjesht nga deshira per bashkejetese e dy veteve, por nga nderhyrja e Perendise qe sheh vendimin e njerezve. Perendia sot nderhyn tek njeriu me ane te Trupit te Tij, Kishes, qe eshte edhe trashegimtarja e Tempullit te Dhiates se Vjeter, duke plotesuar, jo shkaterruar, praktikat e saja te panevojshme, me ato te rejat ne Krishtin.

    Me shjego pak se si nderhyn Perendia tek njeriu nepermjet Kishes. Thjesht duke bere nje rit fetar? Bashkimi i dy njerezve ne nje behet me vullnetin e tyre dhe sigurisht duke patur edhe miratimin e Perendise, perderisa ata e kane te qarte dhe kane kuptuar vullnetin e Perendise ne jeten e tyre.

    Pra si nuk fliska Bibla per keto gjera....?

    Bibla flet per shume gjera. Por e verteta eshte se sa jemi te gatshem ti pranojme ne keto. Sa te gatshem jemi ne ti zbatojme ne jete. Shtrohet pyetja: E pranojme Biblen si burim i vetem i se Vertetes dhe i Jetes, si Fjalen e Perendise? E zbatojme mesimin e Bibles?




    Shpresoj te kem dhene pergjigje sa me te qarta. Ju faleminderit per kohen dhe durimin tuaj. Perendia i plotfuqishem ju bekofte.

    Nen Hirin, niko sejati
    ns
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ABIGAIL : 22-05-2004 mė 04:29
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtė I Shenjtė...

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,282
    Postuar mė parė nga Seminarist
    Degjo Deshmues!

    Une do ta kisha per nder te pranoja padituri edhe padenjesi ne lidhje me Diturine hyjnore, [i]por qe te jem i sinqerte, nese nje lloj padenjesie e tille do te shqyrtohej nepermjet prizmit tend PERSONAL, INTELEKTUAL, E SHPIRTEROR, atehere une te them:

    Ose nxirre fytyren e krahasohemi, ku te duash ti, ose HESHT, deshmues, a mundesh ti valle te heshtesh?????


    Meso Deshmues

    1. Une nuk kam mesuar asgje prejt teje ne kete forum!!!!

    ndersa ti po! Ne sa e sa tema, qe prej sa kohesh ti del BLLOF!

    Besoj se tashme e ke mesuar se Bibla nuk mend te kete cdo mesim te detajuar, se nuk ka qene e shkruajtur der ne shekullin e katert, se ka qene nje krijimtari qe Zoti e beri nepermjet Kishes ortodokse
    e sa e sa mesime te tjera QE TI BASHKE ME PROTESTANTET E TJERE KENI MESUAR NE KETE FORUM.

    2. Biblen une e kam lexuar, me nje hamendje para teje.

    3. Nuk kemi pare te kesh ndonje kulaifikim historik a me te gjere se sa leximi "literal i Bibles), mos te te themi se ne fusha jashte leximit te Bibles, je treguar ZERO...

    ti kerkon te sfidosh te tjeret?


    Pra, Deshmues, une nuk kam cti bej egoizmit tend pseudo kristian, qe do me cdo kusht te te dal e jotja.

    Edhe te kam thene sa e sa here: mos shpif Deshmues as ne emrin tim e as te askujt tjeter. Pse e ke kete VES?


    Logjika jote, si personale, rrjedhimisht e pasuesisht edhe protestante eshte per te te ARDHUR KEQ...


    Ne ketu jemi duke shpallu mbi te gjitha doktrina kishtare, e jo se cfare ben Luli Stratoberdha me shoke nga Dardha...


    A e di ti Deshmues se sa e sa PORTESTANTE KANE RILINDUR NGA NJE LESBIKE, sic u akuzua Igbale Rrugova te jete?

    Sa e sa protestante te bere protestante me ane te predikimeve te saje te "famshme" kane folur me gjuhen tende se ju na qenkeni te rilindur?

    Pra si gjykon ti? Me cfare metri? Une nuk jua kam permendur gje I. Rugovaen der me tash, juve te detyroni me mbrapeshtite tuaja.


    Deshmuesi nuk DESHIRON TE KUPTOJE SE RITI Liturgjik e ka burimin tek Jahve, Perendia i Israelit, kur Ai detajoi fije per pe te gjitha ritualet prifterore, e as nuk tha se RITI varet nga PADENJESIA E NDONJE PRIFTI LEVIT!

    DOTE VAZHDOJ...
    Seminarist, pa fyerje dhe pa shantazhe. Nese ti ke kete fryme, dem i ben vetes tende. Asnjehere nuk kam menduar te ndeshem me dike, per te pare se sa i zgjuar jam. Por po te them fjalet e Palit i cili thote: Nuk dua te di gje tjeter pervecse Krishtit, dhe ate te kryqezuar.
    Mbec me shendet. Dhe... pi dhe pak uje qe te rritesh e te me tregosh "arrat.
    Si shpjegpohet qe me ty vetem zihen njerzit?!?!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 18-02-2004 mė 22:02

  4. #24
    agron_jozef_mjeku
    Anėtarėsuar
    07-03-2004
    Vendndodhja
    Germany/Belgium
    Postime
    26

    Sakramenti i Martesės

    Sakramenti i Martesės
    (Udhėzime tė shkurtėra pėr jetėn e krishterė nė martesė)

    I dashur vėlla! E dashur motėr!

    Nė jetėn e njeriut me rėndėsi mė tė madhe janė tri ndodhi: lindja, martesa dhe vdekja. Prej tyre mvaret fati nė kohė dhe nė amshim.
    Me lindje njeriu vjen nė botė, e fat ėshtė nėse lind shėndoshė nė trup dhe nė shpirt dhe nėse i ka prindėrit e mirė tė cilėt kujdesen pėr tė.
    Me martesė formohet familja prej sė cilės mvaret se si do tė jetė jeta e burrit dhe gruas, dhe ēfarė fėmijė do tė kenė.
    Vdekja na ēon deri nė amshim, e si ėshtė vdekja ashtu do tė jetė edhe amshimi.
    Njeriu nuk mund tė vendos mbi ēastin e lindjes as tė vdekjes; por mund dhe duhet patjetėr tė vendos me pėrgjegjėsi personale dhe shoqėrore mbi kohėn, mėnyrėn, pėrcakėtimin e bashkėshortit ose bashkėshortes, si dhe botėkuptimin e jetės.
    Disa njerėz janė tė pafat nė martesė, kurse disa janė tė rrezikuar tė humben pergjithmonė. Por, pėr shumicėn martesa ėshtė burimi i fatit nė tokė dhe ndihmė e madhe qe ta arrijnė fatin e amshuar nė qiell.
    Pėr kėtė arsye ėshtė mė se e nevojshme tė njihet e vėrteta mbi martesėn, si dhe pėrgatitja dhe jetėsimi i saj nė botėkuptimin e krishterė.
    Luteni, pra, qė t'i lexoni me vemendje kėta rreshta, duke Ju dėshiruar sukses sa mė tė mirė nė kėtė drejtim

    Themelimi i martesės

    Meqenėse Zoti e krijoi nė tokė pemėn, bimėn frytėdhėnėse dhe kafshė tė shumėllojshme, Ai krijoi njeriun qė tė mbizotėrojė mbi tė gjitha nė tokė. Trupin e tij e bėri prej lėndės tokėsore dhe i dha shpirtin e pavdekshėm, racionale dhe tė lirė, nėpėr tė cilėn njeriu ėshtė pėrfytyrimi i Zotit. Atė e vendosi nė parajsėn e tokės, por me gjithė bukurinė dhe begatinė qė kishte, njeriut tė parė i mungonte krijesa me tė cilėn do tė jetonte dhe do tė gėzonte kėtė fat.
    Hyji tha: "Nuk ėshtė mirė qė njeriu tė jet vetėm: do t'ia bėjė njė ndihmė qė t'i pėrngjajė. Dhe Hyji krijoi gruan e parė e cila quhej Eva, qė do tė thotė "nėna e tė gjithė njerėzve".
    Dhe Hyji i urdhėroi Adamit dhe Evės: "Lindni dhe shumėzohuni, mbushne tokėn". Ashtu Zoti krijoi njerėzit e parė dhe e themeloi martesėn si bashkėsi jetėsore ndėrmjet burrit dhe gruas, si bashkėsi themelore e gjinisė njerėzore qė tė jetė burim i jetės dhe lumturisė.
    Adami dhe Eva jetuan nė parrizin tokėsor si burrė dhe grua dhe gėzonin fatin e dashurisė trupore dhe shpirtėrore. Por, kur e shkelėn urdhėrin e Zotit sipas mashtrimit tė djallit, e humbėn hirin e shenjtė me tė cilin kanė qenė bijtė e Zotit dhe kanė mundur ta kenė fatbardhėsinė e amshuar nė qiell. Pėrveē kėsaj e humbėn edhe rininė e pandėrprerė, shėndetin dhe pavdekshmėrinė e trupit Zoti i dėboi prej parrizit, kėshtu qė u detyruan tė vuajnė dhe tė vdesin.
    Mėkati i rrjedhėshėm e futi tė keqen edhe nė martesė. Kur njeriu iu kundėrshtua Zotit, trupi i kundėrshtoi shpirtit. Pėrreth dashurisė shpėrtheu epshi i ērregullt seksual i cili e nxite njeriun tė lyp vetėm dėfrim nė mardhėnie martesore, kurse tė mos brengoset pėr lindje dhe edukatėn e fėmijėve. Mė tutje, burri e largoi nga mendja tė vėrtetėn se Zoti e krijoi gruan qė tė jetė ajo ndihmesė dhe e barabartė nė bashkėsi me tė, e kėshtu e bėri atė robėreshė pėr veti. Epshet e fėlligėshtisė i tunduan burrat qė tė marrin shumė gra, kurse gratė tė bėhen tė pabesa burrave tė tyre. Shpesh nuk kishte edhe dashuri pėr lindje, e kėshtu fėmijtė e paaftė dhe tė padėshiruar i mbytnin.
    Pėr ta mbrojtur martesėn prej keqpėrdorimit, Zoti i dha dy urdhėrime: nė urdhėrin e gjashtė: "Mos kurvno!" kurse nė tė nėntin: "Mos lakmo njeriun e huaj pėr tė keq!".
    Zoti nė Besėlidhjen e vjetėr e dėnoi mekatet kundėr natyrės sė martesės kėshtu me zjarrė nga qielli qė zhbiu qytetet Sodomėn dhe Gomorėn.
    Por as urdhėrimet e Zotit, as dėnimet mė tė trishtuara nuk mjaftuan qė t'ia kthenin martesės shenjtėrinė dhe kuptimin burimor tė saj, kėtė e bėri Jezu Krishtin nėpermjet sakramentit tė kurorės..


    Krishti lartėson martesėn nė sakrament

    Jezu Krishti zbriti nga qielli nė tokė qė ta pėrmirėsonte ēka mėkati kishte rrėnuar. Jezusi e filloi rilindjen e njerėzimit prej familjes dhe mu pėr kėtė edhe lindi dhe jetoi nė familje.
    Sikur Zoti qė i krijoi njerėzit e parė pa babė dhe nėnė, kėshtu bėri qė Jezusi ta ketė vetėm nėnėn tokėsore, e qė nė tokė mos ta ketė atin trupor, sepse Virgjėra e lume Maria zuri pėr vyrtyt tė Shpirtit Shenjt. Shėn Jozefi nuk ka qenė atė tupor i Jezusit, por vetėm ushqyes i tij. Jezusi u rrit dhe jetoi deri nė tridhjetė vjetėt e veta nė Familjen e Shenjtė e cila iu tregon tė gjithėve se si duhet tė jetė jeta familjare. Shėn Jozefi ėshtė shembėll i ndershėm i burrit dhe atit tė vlefshėm dhe tė kujdesshėm. Virgjėra e lume Mari shembėll i gruas dhe nėnės sė mirė, besnike dhe tė butė, kurse Jezusi shembėll i fėmijės i cili i nderon, dėgjon dhe i don prindėrit e vet.
    Sa ėshtė martesa e rėndėsishme e tregoi Jezusi edhe atėherė kur nė fillim tė veprės sė tij publike erdhi nė dasmė nė Kanė tė Galilesė, e atje e bėri mrekullinė e parė duke e shndėrruar ujin nė verė.
    Mbi martesėn Jezusi ka folur shpesh, gjerėsisht dhe qartė, dhe atė e lartėsoi nė sakrament qė ta bekojė, shenjtėrojė lidhjen familjare tė burrit dhe tė gruas e kėshtu t'iu japė hirin e bekimin e Zotit.
    E qė Jezusi e lartėsoi martesėn nė sakrament na dėshmon edhe Shėn Pali apostull me fjalėt:
    "Gratė le t'u binden burrave tė vet sikurse Zotit. Sepse burri ėshtė kryet e gruas sikurse edhe Krishti ėshtė kryet e Kishės - Ai, Shelbuesi i Trupit. Pra, sikurse Kisha i nėnshtrohet Krishtit, ashtu edhe gratė le t'u binden burrave tė vet nė gjithēka.
    Ju, o burra, duani gratė tuaja sikurse Krishti e ka dashur Kishėn dhe e ka flijuar vetveten pėr tė pėr ta bėrė tė shenjtė duke e pastruar me lamje dhe me fjalė, qė ta bėnte gati pėr vete njė Kishė tė lavdishme, tė panjollė, tė parrudhė, pa ndonjė send si kėto, tė jetė e shenjtė dhe patėmetė.
    Nė kėtė mėnyrė duhet qė edhe burrat t'i duan gratė e veta - porsi trupin e vet. Kush e do gruan e vet, do vetveten. Sepse askurrė askush nuk e urren trupin e vet, por e ushqen dhe kujdeset pėr tė, porsi Krishti pėr Kishėn. Sepse jemi gjymtyrėt e Trupit tė tij. Pėr kėtė arsye njeriu do ta lėrė babanė dhe nėnėn e do tė jetojė bashkė me gruan e vet e tė dy do tė bėhen njė trup i vetėm. Ky ėshtė mister i madh: e kam fjalėn nė lidhjen e Krishtit me Kishėn.
    Shkurt, pėr sa u pėrket juve, secili prej jush le ta duajė gruan e vet porsi vetveten e gruaja le ta nderojė burrin e vet. ( Ef 5, 22-33)
    Prej kėtyre fjalėve shihet qartė se martesa ėshtė msheftėsi e shenjte, e kjo do tė thotė sakrament. Bashkėsia martesore e burrit dhe gruas ėshtė shėmbėlltyrė e gjallė e bashkėsisė sė Jezu Krishtit dhe Kishės sė tij; shi pėr kėtė arsye martesa e krishterė ėshtė njėsi, e pandashme dhe e shenjtė.

    Siē ėshtė vetėm njė Jezu Krisht dhe vetėm njė Kishė e tij, ashtu edhe martesa mund dhe duhet ta lidhė vetėm njė burrė dhe njė grua. Krishti dhe Kisha janė njė, kurse Krishti ėshtė kryet e Kishės, ashtu edhe bashkėshortėt duhet tė jenė njė, e kėshtu burri ėshtė kryet, kurse gruaja zemra e familjes.

  5. #25
    agron_jozef_mjeku
    Anėtarėsuar
    07-03-2004
    Vendndodhja
    Germany/Belgium
    Postime
    26

    VeĒorite E Marteses Se Krishtere

    Sakramenti i Martesės
    (Udhėzime tė shkurtėra pėr jetėn e krishterė nė martesė)


    VEĒORITE E MARTESES SE KRISHTERE

    Martesa e krisherė ėshtė njėsi e pandashme

    Zoti e krijoi vetėm njė burrė dhe njė grua dhe i bashkoi me martesė. Me kė dha ligjin qė martesa mund tė lidhet vetėm mes njė personi tė lirė mashkullor dhe njė personi tė lirė femėror.
    E qė kjo ėshtė pėrnjėmend dėshira dhe urdhėri i Zotit, shihet edhe prej vet natyrės njerėzore. Kur djaloshi dhe vajza bėhen tė aftė pėr martesė nė ta lind dashuria e cila i bashkon vetėm njė tė ri dhe njė tė re.
    Sipas dashurisė sė Zotit, pra, martesa duhet tė jetė njėsi e pandashme. Ashtu sigurohet dashuria e plotė e ndėrsjellėt nė mes bashkėshortėve, paqja dhe mirėkuptimi nė familje, si dhe edukat e rregullt dhe e mirė e fėmijėve.
    Mėkatet kundėr martesės sė pandashme janė tradhtia dhe kurorėthyerja. Tė mėkatnosh kundėr besnikėrisė martesore mundesh edhe me mendime dhe dėshira, kurse kurorėthyerja ėshtė akt fėlligėshtor i burrit apo gruas me ndonjė tjetėr. Me kėto mėkate shkelet ligji i Zotit, dashuria martesore dhe shkatėrrohet fati i familjes.
    Nė Besėlidhjen e vjetėr ata tė cilėt e shkelnin kurorėn, sipas urdhėrit tė Zotit i dėnonin me vdekje. Ėshtė edhe mė i rėndė ky dėnim i Zotit, sepse Shkrimi shenjt thotė: "Ata qė bėjnė kurorėthyerje nuk do ta trashėgojnė Mbretėrinė e Hyjit."
    Pėr kėtė arsye le tė kenė kujdes bashkėshortėt qė tė ruhen dhe largohen ēdo tundimi dhe mėkati, i cili do tė mund t'iu gropojnė varrin fatit tė tyre nė tokė dhe ta rrezikojnė shėlbimin e shpirtit.


    Martesa e krishterė ėshtė lidhje besnikėrie

    Jezu Krishti e do Kishėn e vet, e flijoi jetėn e vet pėr tė, edhe ajo e do atė me dashuri tė shenjtė dhe tė amshuar, dhe asgjė nuk mund t'i ndajė. Gjithashtu dashuria duhet t'i lidhė pėrgjithmonė burrin dhe gruan. Pėr kėtė arsye martesa e krishterė ėshtė lidhje besnikėrie. Jezu Krishti tha: "Prandaj, ēka bashkoi Hyu, njeriu mos guxojė tė ndajė!... Kush e lėshon gruan e vet e merr njė tjetėr, bėn kurorėthyrje kundėr sė parės. Po qe se edhe gruaja e lėshon burrin e vet e martohet me njė tjetėr, bėn kurorėthyerje. " ( Mk 10. 9-12 )
    Pėr kėtė arsye te kurorėzimi sipas dokės sė Kishės Katolike bashkėshortėt japin betimin se njėri-tjetrin kurrė nuk do ta lėshojnė. Zoti e pėrcaktoi qė martesa tė jetė e pandashme, qė ta mbrojė njerėzimin prej ērregullimit tė pafund dhe prej shfrenueshmėrisė, e kėshtu ta sigurojė edukatėn e fėmijėve.
    Fėmija vjen nė botė i vogėl dhe i ligshtė. Qė tė rritet dhe tė edukohet i duhen shumė vite. Ai i takon atit dhe nėnės, e kėshtu tė dy janė tė detyruar qė tė kujdesen pėr shpirtin dhe trupin e tij. Nė edukat lypset ashpėrsia e atit dhe butėsia e nėnės.
    Kisha dhe shteti mund dhe duhen t'iu ndihmojnė prindėrve nė edukatėn e fėmijėve, por nuk mund t'i zėvendėsojnė kurrė ata.
    Fėmija i prindėrve tė ndarė ėshtė pa babė dhe pa nėnė, shpesh herė tė askush nuk kujdeset, e kėshtu rrezikohet nga ēdo e keqe: shumė prej tyre bėhen kriminelė, njerėz tė paaftė pėr jetė dhe punė, pėr besnikėri dhe dashuri.
    Kisha Katolike nuk e lejon ndarjen e martesės dhe ēiftit martesor nuk i jep tė drejtė me tė drejtė nė martesė tė re, por vetėm ndarjen prej sofrės dhe shtratit kur jeta ndėrmjet bashkėshortėve ėshtė e padurueshme, d.t.th. tė jetojnė tė ndarė edhe pse para Zotit dhe Kishės mbesin bashkėshortė. Edhe nė keto raste lyypset tė sigurohet edukata e fėmijėve.

    Martesa e krishterė e hapur ndaj jetės

    Gjithēka qė egziston Zoti e krijoi ashtu kur vetėm tha: " Le tė bėhet ". Duke i krijuar bimėt dhe kafshėt, Zoti iu urdhėroi: Rrituni dhe shumėzohuni e mbusheni tokėn ". Ai iu dha farėn e jetės dhe la zakonin e pėrhershėm me tė cilin do tė shumėzohen.
    Me akt tė veēantė Zoti i ka krijuar njerėzit dhe iu ka urdhėruar: " Lindni dhe shumėzohuni ", dhe i bėri pjestarė nė fuqinė e Tij krijuese. Zoti e ka krijuar trupin e burrit dhe tė gruas ashtu qė nė ta tė lindė jeta e re njerėzore e cila me aktin martesor ngjizet nė krahrorin e gruas. Zoti atėherė e krijon shpirtin. Ashtu u zu qenia e re njerėzore tė cilėn gruaja pas nėntė muajve e leu nė kėtė botė.
    Meqenėse deri te pėrfitimi i fėmijės vjen me bashkimin seksual, ky akt nuk ėshtė i turpshėm dhe mėkatar, por ėshtė e lartėsuar me tė cilėn njerėzit marrin pjesė me Zotin nė krijimin e njeriut tė ri.
    Njeriu i ri ėshtė fryt i dashurisė sė ndėrsjellė ndėrmjet bashkėshortėve dhe ndihmės sė Zotit, kurse ėshtė i pėrcaktuar jo vetėm pėr jetėn tokėsore por edhe atė qiellore.
    Sikurse jeta na ėshtė dhuruar prej Zotit dhe nė bashkpunim me prindėrit tanė, ashtu ēdo martesė lypset tė jetė e hapur ndaj jetės sė re. Tek ne shqiptarėt kjo e vertetė ėshtė thadruar nė traditėn tonė tė bukur shumėshekullore qė fėmija tė trajtohet si dhurat mė e bukur e Zotit dhe kurorėzimi mė i sukseshėm i dashuris ndėrmartesore. Shi pėr kėtė populli thotė: " Mjerė ajo shtėpi qė s'ka pleqė dhe fėmijė !"

    Martesa - detyrė edukimi fetar

    Sikurse e kemi trashiguar jetėn prej Zotit dhe prindėrve ashtu e kemi trashiguar edhe fenė tonė. Mandej ēdo i krishterė ka pėr detytė primare jo vetėm lindjen e fėmijėve, por edhe edukimin e tyre tė gjithmbarshėm, posaqėrishtė atė fetar si Kishė shtepijake.


    Martesa e krishterė ėshtė e shenjtė

    Ėshtė lidhja e shenjtė ndėrmjet Jezu Krishtit dhe Kishės sė tij. Sikur qė hiri i Zotit e shenjtėron Kishėn, e nė tė edhe githė tė krishterėt, bijtė e saj, ashtu e shenjtėron edhe martesėn e dashurisė dhe tė jetės sė burrit dhe tė gruas me hire tė veēanta, e nėpėr ta edhe fėmijtė e tyre.
    Sikur qė Jezusi nė dasmė nė Kanė tė Galilesė e shndėrroi ujin nė verė, ashtu nėpėr sakramentin e martesės e lartėson dhe e shenjtėron jetėn martesore tė burrit dhe gruas.
    Me martesė bashkėshortėt kanė tė drejtė nė jetėn martesore dhe trupi i tyre ėshtė shenjtėruar pėr kėtė qėllim. Pėr kėtė arsye akti martesor ėshtė i shenjtė, dhe nė qoftė se e bėjnė nė harmoni me dėshirėn e Zotit, e meritojnė pagėn nė qiell.
    Njėherit hiri iu ndihmon bashkėshortėve qė me duresė t'i tolerojnė dobėsitė e tjetrit, qė me fjalė dhe me shembull ta nxisin njėri-tjetrin nė tė mirė - e nė qoftė se vijnė tundimet, vuajtjet dhe fatkeqėsitė, ai i forcon qė tė mos rrėzohen.
    Mė nė fund, sakramenti i martesės iu jep bashkėshortėve hire tė duhura qė tė mund t'i edukojnė fėmijtė mirė nė fe shenjte dhe nė ndershmėri, qė prej tyre t'i ndėrtojnė krishterė tė vėrtetė tė cilėt do tu jenė gėzim nė jetė dhe ngushėllim nė pleqėri.
    Ėshtė e qartė qė marrin hire mė shumė bashkėshortėt tė cilėt lusin mė shumė, rregullisht shkojnė nė meshėn e shenjtė dhe shpesh marrin kungimin shenjt. Ku ėshtė Zoti, atje ėshtė dashuria, e pa Zotin nuk ka askund fat, pra as nė martesė.

  6. #26
    agron_jozef_mjeku
    Anėtarėsuar
    07-03-2004
    Vendndodhja
    Germany/Belgium
    Postime
    26

    QĖllimi I MartesĖs

    Sakramenti i Martesės
    (Udhėzime tė shkurtėra pėr jetėn e krishterė nė martesė)


    QĖLLIMI I MARTESĖS

    Tė fejuarit martohen sepse duhen dhe dėshirojnė tė jenė tė lumtur bashkė, dhe t'i edukojnė fėmijtė. E kėshtu na mėson edhe fjala e Zotit nė Shkrimin shenjt. Pėr nga vetė natyra njė ndėr qėllimet e martesės ėshtė edhe vazhdimi i gjini njerėzore, kurse harmonia e familjes ėshtė kusht pėr edukatėn e fėmijėve.
    Por, edhe pse fėmijtė janė plotėsimi dhe kurora e martesės, mund tė ndodhė qė bashkėshortėt nuk mund tė kenė fėmijė me dėshirėn mė tė madhe, as pas tė gjitha mjekimeve. Kjo martesė ėshtė e mbarė dhe e mirė e nuk guxon tė nėnēmohet pėr shkak tė pafrytshmėrisė, aq mė tepėr nuk guxon pėr kėtė arsye tė shuhet apo tė ndahet. Kėta bashkėshortė mund tė pėrvetėsojnė ndoj fėmijė ose qė dashurinė e tyre tė paplotėsuar atėrore dhe amnore ta mbartin nė fėmijtė e gjakut tė vet ose nė ndonjė fėmijė tė varfur dhe tė lėnė pas dore. Ashtu do tė mund ta realizojnė atėsinė dhe amėsinė shpirtėrore dhe tė jenė bamirės.
    Gjithashtu edhe dashuria edhe fati nė martesė nuk ėshtė e thėnė tė ketė formėn e njejtė dhe forcėn e njėjtė. Dashuria e zjarrtė duhet tė rritet nė atė serioze dhe vetėmohuese, kurse fati i vėrtetė shpesh zhvillohet nėpėrmjet brengosjeve dhe vėshtirėsive tė rrezatuara me dashuri tė vėrtetė. Do tė ishte marrėzi dhe joseriozitet tė shkatėrrohet familja duke u " dashuruar " nė tjetrin apo tjetrėn, e gjithashtu duke menduar se nuk jemi tė lumtur sepse nuk kemi tė gjitha ato qė dėshirojmė.

    Jeta martesore dhe shtatzania

    Mė martesė burri dhe gruaja ia kanė dhėnė njėri-tjetrit tė drejtėn nė dashuri dhe dhurimin edhe trupor, e kur njėri dėshiron aktin martesor, tjetri nuk guxon qė t'a ndalojė pa arsye tė drejta.
    Nė qoftė se dėshirojnė qė akti martesor tė jetė fatlum, le tė ruhen nga shfrenueshmėria dha dehja.
    Bashkėshortėt kanė tė drejtė nė akt martesor kur tė dojnė. E kryejnė lirisht siē i konvenon dėshirave tė tyre dhe dėshirės sė Zotit. Pėr kėtė arsye nuk do tė bėjnė asgjė ēka do ta ofendonte dashurinė reciproke dhe ēka do t'i kundėrshtonte natyrės.
    Jeta martesore nuk guxon tė pėrqeshet, as nuk guxon tė flitėt mbi tė pasjellshėm dhe turpshėm, sepse ajo ėshtė prej Zotit e pėrcaktuar qė tė jetė burimi i jetės njerėzore.
    Nė kohėn e shtatzanisė bashkėshortėt guxojnė tė jetojnė jetėn martesore, por le t'i largohen afshmėrisė sė tepėrt, kurse nė muajin e mbramė tė pėrmbahen qė mos ta dėmtojnė fėmijėn.
    Disa mendojnė qė fėmja i dėmtohet, nė qoftė se nėna zemėrohet, brengoset, grindet, flet turpshėm ose bėnė ndoj mėkat tjetėr, sepse mosdisponimi i nėnės mund tė ndikojė edhe nė fėmjėn.
    Shėndetit tė fėmijės sigurisht i dėmton dehja e pėrhershme, e pėr kėtė arsye rėndom fėmijtė e tillė janė tė prapambetur. Tė ulurit nė tokė tė lagur, tė ftohurit e madh dhe ngritja e barrės (ngarkimit) mund tė shkaktojė tė ndalurit e shtatzėnisė, e me kėtė vdekjen e fėmijės, e qė len edhe pasoja tė rėnda nė shėndetin e nėnės. Burri i kujdesshėm duhet t'i ndihmojė gruas nė punėt mė tė rėnda tė cilat do tė mund t'i dėmtonin asaj dhe fėmijės, por nuk ėshtė mirė pėr nėnėn, qė tė bėhet e plogshtė.
    Nėna e cila pėr sė tepėrmi dembelsohet mund tė ketė lindje tė rėndė, e pėr kėtė arsye ėshtė mirė tė punojė sa tė ketė mundėsi dhe tė levizet sa ma tepėr.
    Gjersa e mban fėmijėn nėn zemėr nėna mund tė bėjė shumė pėr fatin e tij. Nė qoftė se ėshtė nėna e gėzuar dhe pėrherė e disponuar mirė, ashtu do tė jetė me siguri edhe me fėmijėn. Ėshtė fjalė e vertetė: "Me kė shoqėrohesh, i tillė je", nėna ėshtė qenie mė e afėrt pėr fėmijė gjatė shtatzėnisė si dhe jetėn e mėvonshme. Prindėrit do tė bėjnė shumė pėr fatin e fėmijės nė qoftė se ēdo ditė luten pėr tė. Nėna gjatė shtatzėnisė le tė shkojė rregullisht nė meshėn shenjte dhe shpesh ta merrė kungimin e shenjtė, qė Jezusi, tė cilin ajo e merr nė shpirt, do ta bekoj edhe fėmijėn tė cilin e mbartė nė zemėr.


    Ruanu nga fėlligėshtia

    Zoti e pėrcaktoi ushqimin dhe pijen pėr qėndrueshmėrinė e ēdo njeriu individual, kurse bashkimin seksual pėr krijimin e njerėzve tė ri.
    Pėrgjatė ushqimit dhe pijes, ashtu edhe jetės seksuale, Zoti e krijoi edhe kėnaqėsinė trupore.
    Por nuk guxon tė ngrėnėt dhe tė pihet vetėm pėr shkak tė kėnaqėsisė. Kurse mbi kėnaqėsinė seksuale urdhėri i gjashtė i Zotit thotė: "Mos kurvno!", dhe i nėnti: "Mos lakmo njeriun e huaj pėr tė keq!".
    Kjo do tė thotė: Zoti e ka caktuar qė njrėzit tė guxojnė tė jetojnė jetėn martesore vetėm nė martesė. Pėr atė arsye mėkatnojnė rėndė ata tė cilėt para martesės dhe jashtė martesės lypin kėnaqėsinė seksuale, kurse tė martuarit, nė qoftė se e ndėrprejnė shtatzėninė.
    Shkrimi shenjt na mėson se si i nipi i partriakut tė Jakobit, me emrin Onan, jetoi me gruan ashtu qė nuk mund tė vinte deri te shtatzėnia, kurse Zoti aq shumė u zemėrua sa qė urdhėroi qė Onani tė vritet me gurė.
    Sipas Onanit akti i vetėknaqėsisė i instinktit seksual nė martesė dhe jashtė martese quhet onanitė. Jo vetėm se ėshtė mėkat kundėr natyrės, por edhe kundėr qėllimit tė martesės.
    Mbi onaninė martesore papa Pio XI thotė: "Ēdo pėrdorim i martesės ku nėpėr pėrpjekjen e njeriut akti martesor privohet prej aftėsisė sė vet natyrore qė tė prodhojė jetė, e then ligjin e Zotit dhe natyrės, dhe ata tė cilėt ashtu diēka bėjnė bėhen tė papastėr me mėkatin e rėndė".
    Onanizmi ėshtė mėkat i rėndė pikėsėpari kundėr trupit personal tė cilin duhet nderuar si tempull tė Shpirtit Shenjt. Eshtė mėkat edhe kundėr bashkėshortit apo bashkėshortes tė cilin apo tė cilėn e pėrulet dhe pėrdoret si mjet dėfrimi dhe kėnaqėsie. Ėshtė mėkat kundėr sakramentit tė martesės, sepse e fyen martesėn e cila ėshtė figurė e gjallė e lidhjes sė Jezu Krishtit me shenjtėn Kishė. Eshtė mėkat kundėr fėmijėve tė cilėt do duheshin tė vinin nė jetė. Edhe sa njerėz tė mėdhenjė do tė ishin nė botė, por nuk janė pėr shkak tė fėlligėshtisė martesore. Ky ėshtė mėkat i rėndė kundėr popullit qė i pėrkasim, i cili me kėtė " gjykohet " nė zhdukje. Nė disa shtete ka shumė famulli ku numri i tė vdekurve ėshtė shumė mė i madh se numri i tė lindurve.
    Nė familjet ku bėhet onanizmi martesor dobėsohet jeta fetare dhe vjen deri te pafeja praktike. Kėta bashkėshortė nuk mund t'i afrohen sakramenteve tė shenjta nė qoftė se qėndrojnė nė shprehitė mėkatnore. Nė qoftė se nė rrėfim e fshehin kėtė mėkat, bėjnė sakrilegj, nė qoftė se e rrėfejnė pa pendim tė sinqertė dhe vedosmėri tė fortė se do tė pėrmisohen, mėkati nuk do t'iu falet.

    Pasojat e liga tė fėlligėshtisė nė martesė

    Ėshtė njė e vėrtetė e vjetėr: Nė ēka tė mėkatnon dikush, nė atė edhe do tė dėnohet. Pėr shkak tė fėlligėshtisė martesore ftofet dashuria ndėrmjet burrit dhe gruas. Ata tė cilėt kanė dashur qė vitet e para tė " hahen " nga dashuria, mė vonė dėshirojnė tė " hahen " nga urrejtja. Shpesh pas epshit tė madh dhe tė pakontrolluar vjen shkelja e kurorės dhe ndarja.
    Poashtu pėr shkak tė fėlligėshtisė nė martesė shumė burra sėmuhen nga ērregullimi i nervave, kurse te gratė lind rreziku qė tė sėmuhen, veēanėrisht nė qoftė se pėrdorin mjete fizikale dhe kimike pėr ndalimin e shtatzanisė.
    Ata tė cilėt mėkatnojnė me fėlligėshtinė e martesės nuk kanė paqe tė vėrtetė nė shpirt, sepse sa do qė tė mashtrohen se kjo gjė nuk ėshtė mėkat, ndėrgjegjja si zė i Zotit pandėrprerė i thėrret: "Mos kurvno!". Ėshtė mė e rėndė brejtja e ndėrgjegjje nė qoftė se sakrilegjisht rrėfehen dhe kungohen.

    A ėshtė e lejuar ruajtja nga shtatzėnia?

    Ta ndėrpresh shtatzėninė nė mėnyrė tė dhunshme dhe para mbarimit natyror, ose mjete kundėr shtatzanisė ėshtė mėkat i rėndė.
    Shpesh ėshtė fajtor burri i cili e ruan, ndoshta edhe e detyron gruan nga ngjizja e fėmijės. Ai me atė bėhet i arratisur nga atėsia nė tė cilėn ėshtė obliguar me sakramentin e martesės. Kjo ėshtė edhe padrejtėsi ndaj gruas e cila dėshiron fėmijėn. Burri duhet ta ketė parasysh: nė qoftė se gruaja ėshtė e gatshme tė ketė fėmijė pėr tė cilin do tė duhet tė flijohet shumė mė shumė se i ati, atėherė as burri nuk guxon tė jetė frigacak. Atėsia pėrgjegjėse ėshtė grishje e lartėsuar dhe e shenjtė. Pėr kėtė arsye ai ėshtė i obliguar ta pranojė atėsinė pėrgjegjėse, si dhe t'i ndihmojė, e nėse ėshtė nevoja edhe ta largojė prej mėkatit gruan e vet, qė edhe ajo tė jetė nėnė pėrgjegjėsė.
    Por nė qoftė se kanė shkaqe tė arsyeshme - kėto janė varfėria e madhe, numri i madh i fėmijėve, rreziku pėr jetėn e gruas nga lindja, fėmija mė i ri se dy vite…- bashkėshortėt nuk mund tė vendosin qė t'i japin jetė anėtarit tė ri, atėherė le tė jetojnė si vėlla e motėr. Nė qoftė se megjithatė nuk mund tė pėrmbahen vazhdimisht nga jeta martesore, atėherė pėr shkaqet e arsyetuara tė lartėpėrmendura guxojnė ta kryejnė aktin martesor vetėm nė ditėt e pafrytshme.
    Qe faktet themelore: Kur gruaja bėhet e aftė qė tė bėhet nėnė, pason gjakderdhja nga trupi i saj, e cila quhet koha mujore e gruas ose menstruacioni. Ajo ėshtė shenjė se vezėt e jetės, tė cilat janė zhvilluar nė trupin e gruas, nuk janė tė pllenuara prej farės mashkullore, e qė janė bėrė tė vdekura dhe me gjak dalin nga trupi.
    Menstruacioni pėrsėritet mė se shpeshti ēdo 28 ditė, kurse periudha nė mes tė menstruacionit mund tė jetė mė e shurtėr ose mė e gjatė. Lidhur me pėriudhat e paplleshmėrisė do t'ishtė mė sė miri kėshillimi me gjinekologun familjar.
    Tė ruhesh nga fėmija nė kėtė mėnyrė nuk dėmton shėndetin, e kur tė ketė shkaqe tė arsyeshme, nuk ka as mėkat. Por nė qoftė se bashkėshortėt pėrmbajtjen e pėrkohshme e bėjnė me qėllim tė mirė tė krishterė, atėherė kjo ėshtė punė e mirė e flijimit dhe e denjė para Zotit.


    Asnjėherė s'lejohet dėshtimi!

    Nė qoftė se fėmija i zėnė largohet nga kraharori i nėnės, bėhet vrasja e njeriut, sepse fėmija ka shpirt dhe trup dhe tė drejt nė jetė qysh nga zanafilla.
    Dėshtimi apo abortimi posaēėrisht ėshtė mėkat i rėndė pėr atė arsye se fėmija i zėnė s'ėshtė fajtor pėr asgjė dhe nuk mund tė mbrohet, kurse tė vritet nga ata qė duhet mė sė shumti ta duan dhe ta mbrojnė.
    Tė gjithė ata qė bėjnė dėshtim apo marrin pjesė nė tė, bien vetvetiu me kėtė akt nė shkishėrim nga Kisha Katolike, faljen e kėtij mėkati dhe pėrjashtimi nė rrėfim mund t'i jepė vetėm ipeshkvi apo prifti i autorizuar.
    Shpesh janė tė rrezikshme edhe pasojat e dėshtimit pėr shėndetin e gruas e kėto tė mjera vuajnė gjatė gjithė jetės, e shumė shkojnė tepėr herėt nė varr tė ftohtė. Rėndom gratė nuk janė tė sėmuara nga fėmijtė qė i kanė lindur, por nga fėmijtė qė i mbysin.
    Nuk ka abortus apo dėshtim me tė cilin nuk do t'i shkaktonte gruas dėmtime tė mėdha, pėr shėndet. Dhe nuk ka intervenim kirurgjik mjeksor i cili do tė mund tė kėtė pasoja tė tilla tė kobshme si abortimi. Shumė gra pas dėshtimit tė parė nuk mund tė mbesin mė shtatzėnė, e kėshtu mė vonė qajnė hallin se nuk mund tė bėhen nėna. Abortimi ėshtė krim i rėndė kundėr popullit pėrkatės. Sa fėmijė tė pafajshėm janė tė mbytur, sa tė holla janė tė hargjuara nė kėtė dhe sa shėndete janė shkatėrruar! Abortimi i prin shkatrrimit tė popullit.
    Mė nė fund, nuk mund tė ndėrtohet fati as kėtu e as nė amshim me derdhjen e gjakut tė pafajshėm.

    Lindja dhe pagėzimi

    Po qe se nėnės i ndodh e keqja, qė fėmija tė vjen para kohės nė botė, le ta pagėzo ajo vet. Nė qoftė se fėmija ėshtė ende nė tė ashtuquajtėrėn shtrak, le ta shqyen, e nėse nuk dihet gjinia e fėmijės, le ta pagėzon duke e lagur me ujė tė rėndomtė me fjalė: "Gjon, Mari, unė po tė pagėzoj nė emėr tė Atit e tė Birit e tė Shpirtit Shenjtė". Nė qoftė se fėmija i lindur tepėr herėt vdes, trupin e tij duhet varrosur nė vend tė pėrshtatshėm.
    Nė lindje nėna pėrjeton dhimbje tė mėdha, tė cilat janė mė tė rėnda nė lindjen e parė, kurse mė vonė janė zakonisht mė tė lehta.
    Nėnės nė lindje le t'i ndihmojė mamia apo mjeku dhe ndoshta gruaja mė e vjetėr dhe mė me pėrvojė.
    Nėse fėmija ėshtė tepėr i ligshtė dhe nuk merr frymė, duhet menjėherė tė pagėzohet, e kjo mund tė bėhet edhe me ujė tė nxehtė tė rėndomtė.
    Nėse mbetet fėmija nė jetė, duhet tė ēohet nė kishė qė prifti mbi tė t'i plotėsojė lutjet pėr pagėzim.
    Nėse fėmija ėshtė i shėndoshė, duhet sipas mundėsisė sa mė shpejt tė pagėzohet nė kishė.
    Fėmijės duhet t'i ipet emėr i krishterė me domethėnie gjuhėsore - kombėtare qė tė ketė shembėll nė jetė dhe pajtor nė qiell.
    Pėr kumbarė duhet tė mirren tė krishterė tė drejtė dhe tė ndershėm, kurse nuk mund tė jenė kumbarė tė krishterėt jokatolikė, por vetėm si dshmitarė sė bashku me kumbarėn katolik. Pėr kumbarėn kėrkohet t'i ketė 16 vjet, apo sipas rregullores ipeshkvore, tė jetė katolik dhe tė ketė pranuar pėrforcimin dhe kungimin dhe tė jetojė sipas fesė. Ai i cili jetonė i shkurorėzuar nė konkubinat nuk mund tė jetė kumbar.
    Kumbara nė pagėzim i premton Zotit, meshtarit dhe bashkėsis famullitare se do tė punojė sė bashku me prindėrit nė edukimin e shendoshė dhe tė krishtėr, pėr kėtė arsye ai do tė jepė pėrgjegjje para Zotit.

    MARTESA DETYRE E EDUKIMIT FETAR

    Edukata e fėmijės fillon qysh para lindjes sė tij dhe vazhdon kur fėmija vjen nė botė.
    Prindėrit janė libra me tė cilėn fėmija mėson tė jetojė.
    Sa i pėrket tė ushqyerit duhet tė ketė rregull dhe nė kohė tė caktuar. Nuk ėshtė mirė tė detyrohet fėmija tė merr ushqim pėr sė tepėrmi.
    Duhet kujdes qė fėmija mos tė pėrgdhellet pėr sė tepėrmi. Duhet qė fėmijėn ta duash, por nuk guxon t'i pėrmbushet ēdo dėshirė tė tij.
    Kur i ati dhe nėna e ēojnė fėmijėn nga djepi ose e vendosin tė flejė, e ashtu edhe para dhe pas ushqimit, le t'i bėjnė kryq me dorė tė tij.
    Ėshtė shumė mirė qė nėnat ti biejnė fėmijtė e tyre pėr Krishtlindje te grazhdi i Jezusit qė tė bekohen.
    Me fjalėt me tė cilat e thirr atin dhe nėnėn le tė mėsohet fėmija t'i shqiptojė emrat e shenjtė tė Jezusi dhe tė Mėrisė.
    Para fėmijėve prindėrit nuk guxojnė tė grinden, tė shahet dhe tė flitet turpshėm, sepse ēarravallja mėkatare vetvetiu do tė mbillet nė zemrėn e vogėl dhe shumė rėndė do tė ērrėnjoset ndonjėherė.
    Prej sė vogli duhet edukuar fėmijėn qė ta ketė ndjenjen e turpit tė krishterė, e pėr kėtė arsye duhet tė vishet dhe sillėn ndershėm. Kur tė mėsohet fėmija tė flet, prindėrit le t'i flasin shpesh mbi Zotin, mbi Jezusin dhe Nėnėn e Zotit, dhe me tė le tė luten nė mėngjes, nė mesditė dhe nė mbrėmje, si edhe para dhe pas bukės.
    Lutja familjare ėshtė pamje tė cilės i gėzohen engjėjtė, e atėherė e vjen bekimi prej qielli.
    Sapo tė kuptojnė fėmijtė diēka, prindėrit le t'i ēojnė ata nė meshėn e shenjtė, e kur tė rriten, le t'i marrin pėr dore e nė kishė tė shkojnė, e kėshtu fėmijtė qysh herėt do ta duan shėrbesėn e Hyjit.
    Kur fėmija vjen deri te kuptimi, prindėrit do tė kujdesen qė me rregull tė shkojė nė mėsimin e fesė dhe nė meshė dhe shpesh t'i marrė sakramentet e shenjta.
    Nė edukimin e fėmijėve duhet pasur para sysh dy fjalė tė urta:
    "Sa mė pak thupėr, sa mė shumė dashuri",
    "Sa mė pak qortim, sa mė shumė shembėll tė mirė".
    Ashtu do tė edukohet fėmija nė fe shenjte dhe dashuri ndaj Zotit, kurse fara e mirė tė cilėn e mbjellin i ati dhe nėna nė zemrėn e fėmijės i ka rrėnjėt mė tė forta.
    Prindėrit do tė kujdesen edhe pėr jetėn tokėsore tė fėmijėve tė tyre, qė tė mėsohen tė punojnė tokėn, tė mėsojnė zanat, apo tė shkollohen.
    Nė qoftė se prindėrit vėrejnė se Zoti e thėrret fėmijėn e tyre qė tė bėhet meshtar, apo bijėn tė hyjė nė kuvend, le tė luten posaēėrisht pėr tė, sa tė munden le tė flijohen qė ai ta pranojė thirrjen e Zotit.
    Prindėrit tė cilėt e kanė fėmijėn pranė lterit e kanė vendin e posaēėm para Zotit nė qiell.
    Fėmijtė duhet ruajtur dhe larguar prej shoqėrisė sė keqe dhe tė prishtė. Edhe kur tė rriten, prindėrit me fjalė, shembėll dhe me kėshilla do t'i udhėzojnė kah jeta e vėrtetė e krishterė.
    Kur ėshtė nė pyetje martesa, prindėrit nuk guxojnė t'i detyrojnė dhe nuk kanė tė drejtė t'iu urdhėrojnė, as t'iu paracaktojė fėmijėve, as t'iu ndalojnė kėtė apo atė, por duhet qė vetėm mirė dhe kujdeshėm tė kshillojnė nė parim tė dashurisė flijuese dhe tė pėrvojės jetėsore.
    Prindėrit e krishterė le ta kenė parasysh gjithmonė se sa ėshtė e lartėsuar detyra e tyre. Ata jo vetėm se lindin, por edhe i edukojnė njerėzit e ri. Kjo vlen pėr atin, e mė shumė pėr nėnėn. Ata krijojnė njerėz tė ndershėm, tė mirė dhe tė vlefshėm. Me kėtė mė sė shumti kontribojnė nė fatin e popullit tė vet dhe nė tė mirėn e shenjtės Kishė.
    Mbi kėtė na dėshmon njeriu i madh dhe heroi i lavdishėm George Washington, presidenti i parė i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Kur kanė ardhur pėrfaqėsuesit e popujve qė t'ia urojnė dhe t'i falėnderojnė pėr punėn e tij tė madhe, ai iu pėrgjigji: "Zotėrinj, ju e keni gabuar adresėn. Urimi i juaj nuk mė takon mua. Dikush tjetėr e meriton nderimin tuaj". Atėherė e qeli derėn e dhomės fqinje, ju tregoi nėnėn e vet, plakėn e sėmurė nė shtrat dhe tha: "Nėnės sime i takon i gjithė falėnderimi dhe nderi. Nėse kam bėrė diēka mirė pėr atdheun tim, kjo ėshtė fryt i mundimit tė saj. Ajo qysh prej sė vogli mė ka ushqyer me dashuri ndaj atdheut dhe mė ka edukuar mirė, e gjithė kėtė, kėtė publikisht e pranoj, ia kam borxh nėnės sime".


    NDIHMA RACIPROKE E BASHKĖSHORTĖVE

    Para krijimit tė gruas Zoti ka thėnė: "Nuk ėshtė mirė qė njeriut tė jetė vetėm. Le t'ia bėjmė ndihmesėn". Ashtu e caktoi Zoti qė burri dhe gruaja duhet tė ndihmohen nė ēdo send qė ėshtė mirė, bukur dhe ndershėm.
    Nė rend tė parė duhet tė brengosen pėr shpirtin. Pėr kėtė arsye le tė luten njėri pėr tjetrin, mos ta shtyjnė njėri tjetrin nė urrejtje, grindje, zbavitje mėkatare ose fėlligėshti kundėr martesore, por le tė ndihmohen nė mes veti nė luftė kundėr ēdo tundimi.
    Gruaja me duresė, me tė mirė dhe me vėrejtje (qortim) le ta largojė nė kohė tė volitshme burrin prej tė sharave dhe dehjeve. Nėse u bė i pakujdesshėm nė jetėn fetare, ajo mund ta kthejė mė sė lehti kah Zoti dhe sakrmenteve tė shenjta. Kurse burri mė sė miri do ta largojė gruan nga thashethemet, dėrdėllisjet, krenaria dhe kujdesi i tepruar trupor.
    Burri dhe gruaja kurrė mos tė marrin nėpėr gojė dhe mos ta qortojnė njėri tjetrin para njerėzve tė huaj ose para fėmijėve.
    Nėse ndėrmjet bashkėshortėve vjen deri te ndonjė mosmarrėveshje le ta dėgjojnė kėshillin e famullitarit me pėrvojė i cili iu ka folur tė fejuarve: "Fėmijė, nėse ndonjėherė nuk mundeni nė diēka tė pajtoheni thuani: Nesėr do tė mirremi vesh mbi kėtė". Kjo do tė thotė se shumė mė mirė do ta zgjidhin mosmarrėveshjen kur tė qetėsohen se sa nė tėrbim dhe nė grindje.
    Pėr lumturi nė martesė janė tė nevojshme flijimet nė jetė, kjo do tė thotė mbizotėrimi i egoizmit, mohimi i autokracisė (vetėsundimit). Kush nuk e di dhe zbaton kėtė, ai vėshtirė do tė qėndrojė nė martesė.
    Nė jetėn e pėrditėshme bashkėshortėt le tė ndihmohen nė punė dhe nė travaje pėr nevojat jetėsore. Le tė tentojnė qė sa mė shpesh ta bėjnė tė lumtur njėri-tjetrin dhe le tė ngushllohen reciprokisht nė pikėllim dhe nė fatkeqėsi.
    Kur edhe burri edhe gruaja lypin vetėm interesin e vet, do tė jenė tė dy tė pafat, sepse nuk kanė dashuri tė vėrtetė tė krishtere.
    Kur bashkėshortėt vėrtet duhen, secili do tė kujdeset pėr fatin e bashkėshortit, dhe tė dy do tė jenė tė lumtur.
    Shumicėn e njerėzve Zoti e ka caktuar qė tė jetojė nė martesė, e vetėm njė numėr i vogėl siē janė meshtarėt, rregulltarė dhe rregulltaret jetojnė nė pastėrti, e pėr kėtė Zoti iu jep ndihmė tė veēantė.

  7. #27
    agron_jozef_mjeku
    Anėtarėsuar
    07-03-2004
    Vendndodhja
    Germany/Belgium
    Postime
    26

    PĖrgatitja PĖr MartesĖ

    Sakramenti i Martesės
    (Udhėzime tė shkurtėra pėr jetėn e krishterė nė martesė)


    PĖRGATITJA PĖR MARTESĖ

    Pėr ēdo shėrbim tė rėndsishėm duhet tė pregatitemi mirė, kėshtu edhe pėr martesėn, sepse me tė bashkėshortėt bėhen bashkėpunėtorėt e Zotit nė krijim dhe nė formimin e njeriut tė ri.
    Zoti jep qė trupi tė rritet dhe tė lulėzojė nė qėndresė dhe bukuri e tė bėhet i pjekur pėr jetė martesore. Qė trupi t'iu mbetet i shėndoshė, djaloshi dhe vajza le tė jenė tė zellshėm dhe tė matur nė ushqim, pije dhe zbavitje, e posaēėrisht le tė ruhen nga fėlligėshtia. Sikur lulja e kėputur e e shkelur nė baltė nuk mund tė jep fryt, ashtu tė rinjėt tė cilėt e shkelin pastėrtinė (virgjėrinė) nuk mund tė presin lumturinė e vėrtetė.
    Mėkatet e fėlligėshtisė e dobėsojnė dashurinė, kurse fėlligėshtarėt mund tė infektohen me sėmundje seksuale e kėshtu ta shkatėrrojnė tėrė jetėn e vet dhe jetėn e tė tjerėve.
    Sa i pėrket shpirtit, djaloshi dhe vajza le tė pėrpiqen sa mė mirė ta njohin fenė e shenjtė, pėrvujtėrisht le tė luten dhe shpeshherė le t'i marrin sakramentet e shenjta, e kėshtu do tė ruhen tė pastėr dhe tė pafajshėm, e me kėtė tė shėndoshė dhe tė aftė qė tė jenė tė lumtur nė martesė. Le tė largohen nga mendimet mėkatare dhe lexmi i librave tė panjerėzishėm, mos tė shiqojnė fotografi dhe filma tė pahijshėm e mos tė dėgjojnė biseda tė pasjellshme, e posaēėrisht le tė ruhen prej veshjes sė keqe dhe sjelljeve tė cilat vetėm i shqetėsojnė.


    Zgjidhja e bashkėshortit

    Meqenėse prej martesės mvaret fati tokėsor dhe i amshuar, rėndėsia mė e madhe ėshtė se me kė djaloshi apo vajza do tė dalin para lterit e tė bashkohen pėr tėrė jetėn.
    Nuk ėshtė mirė qė prindėrit ose dikush tjetėr ta caktojė me kė do tė martohen i biri i tij ose pėr kė do tė jipet e bija.
    Para zgjidhjes sė bashkėshortit djaloshi dhe vajza le tė pyesin pėr kėshillė prindėrit dhe meshtarin, por vendosjen duhet ta bijnė ata.
    Te zgjidhja nuk guxon tė shikohet nė rendin e parė bukuria, pasuria, suksesi, popullariteti, emri, viza pėr nė shtete tė huaja ….
    Djaloshi le tė largohet prej vajzės mendjemadhe, fjalamane ose tė shfrenuar sepse kjo ėshtė mjerim i vėrtetė pėr tėrė jetėn.
    Vajza as mos tė mendojė pėr djalosh tė dehur, tė papritur ose gruar, sepse gjatė tėrė jetės do tė qajė.
    Nė martesat e pėrziera nderfetare katėr parimet themelore tė martesės, pėr tė cilat folem mė parė, paralelisht s'mund tė zbatohen, sepse feja tjeter s'lidh nė njėsi, besnikėri, hapje ndaj jetės dhe edukimi nė fe tė krishterė.
    Nuk ėshtė e mirė martesa me tė afėrm (nė gjak), sepse prej kėtyre (martesave) fėmijtė janė tė dobėt dhe shėndetligė, kurse shpesh edhe tė paaftė pėr jetė.
    Pra, te zgjidhja e bashkėshortit duhet tė shikojmė nė rend tė parė nė shpirtin e mirė, zemrėn e ndershme dhe duar tė vyeshme, sepse kjo ėshtė pasuria e vėrtetė prej tė cilės burri dhe gruaja do tė jetojnė mirė dhe e cila do tė jetė parim i lumturisė sė tyre tokėsore dhe tė amshuar.

    Fejesa

    Kur djaloshi dhe vajza dashurohen dhe vendosin tė hyjnė nė martesė, e kur prindėrit janė nė marrėveshje, atėherė bėhet fejesa, e kjo si rėndom vėrtetohet me shkrim te famullitari. Nėse tė fejuarit janė nė gjak (tė afėrm; nė farefis), nėse ndokush i detyron tė martohen, e kanė pėr detyrė kėtė t'ia zbulojnė famullitarit.
    Tė fejuarit le ta pėrsėrisin mirė mėsimin e fesė dhe tė pranojnė udhėzime (kėshilla) mbi martesėn. Le tė shkojnė rregullisht nė meshėn e shenjtė dhe t'i lypin Zotit bekim pėr jetėn e tyre tė ardhshme.
    Ėshtė mirė qė tė fejuarit tė takohen shpeshherė, tė bisedojnė e kėshtu do tė njihen sa mė mirė. Por pėrskaj dashurisė delikate mund tė zbėrthejė edhe epshi mėkatnor, kurse jeta martesore nuk guxon tė fillojė para kurorės.
    Edhe pėr tė fejuarit bisedimet e pahijshme, prekjet e turpshme e akti fėlligėshtor janė mėkate tė rėnda.
    Kur fejesat janė nė dashuri dhe pafajshmėri atėherė jeta martesore do tė jetė me plot bekim dhe hir tė Zotit.

    Rrėfimi pėr kurorė

    Martesa ėshtė sakrament i tė gjallėve, mandej duhet tė mirret me shpirt tė gjallė pėr qiell, kjo do tė thotė nė hirin shenjtėnues. Prandaj tė fejuarit para se tė kurorėzohen do tė rrėfehen. Pėr kėtė le tė pregatiten mirė. Ata fillojnė jetėn e re dhe shi pėr kėtė, ėshtė shumė me dobi ta bėjnė rrėfimin e madh mbi gjithė jetėn, domethėnė t'i rrėfejnė tė gjitha mėkatet e veta prej fėmijėrisė sė hershme.
    Tė fejuarit tė cilėt duan tė jenė tė lumtur le tė rrėfehen sinqerisht, kurse pendimi i tyre le tė jetė me gjithė zemėr, me vendosmėri tė fortė se do tė jetojnė gjithherė si urdhėron Zoti.
    Rrėfimi dhe kungimi martesor le tė jetė mė sė afėrmi njė ditė para martesės, a do tė ishte mė sė miri qė martesa tė jetė gjatė meshės sė shenjtė dhe atėherė tė kungohen.

  8. #28
    agron_jozef_mjeku
    Anėtarėsuar
    07-03-2004
    Vendndodhja
    Germany/Belgium
    Postime
    26

    Martesa

    Sakramenti i Martesės
    (Udhėzime tė shkurtėra pėr jetėn e krishterė nė martesė)



    MARTESA

    Kur tė vijė dita qė tė fejuarit tė kurorėzohen, rėndom bashkohen i gjithė farefisi dhe shokėt nė gėzimin dasmor.
    Pas kurorės civile tė martuarit duhet marrė prej shtetit ekstraktin e regjistrit themeltar (librit tė amzės) tė tė martuarve e t'ia tregojnė famullitarit.
    Ėshtė mirė qė nė kishė tė hyjė e gjithė pėrcjellja dasmore.
    Para lterit ndalet i fejuari nė tė djathtė kurse e fejuara nė anėn e majtė, ndėrsa pas tyre dy dėshmitarė - kumbarė.
    Mbasi qė tė rinjtė i kanė pranuar dhe kryer shėrbesėn e fjalės (leximet dhe ungjillin), meshtari nė predikim jep shpjegimin e misterit tė martesės sė krishterė, rėndėsinė e dashurisė martesore, hirin e sakramenteve dhe detyrat e bashkėshortėve. Atėherė i pyet tė rinjtė a kanė qėllimin e mirė qė tė vėjnė kurorėn e krishterė, a janė tė gatshėm qė nė martesė gjatė gjithė jetės sė tyre tė duhen dhe tė nderojnė njėri-tjetrin dhe a dėshirojnė qė prej Hyjit tė pranojnė fėmijė dhe t'i edukojnė ata sipas ligjit tė Krishtit dhe tė Kishės sė tij. Kur tė rinjtė, secili pėr veti, tė pėrgjigjen pozitivisht, meshtari i thėrret qė ta shprehin pėlqimin martesor. Me kėtė ata ia shtrijnė njėri tjetrit dorėn e djathtė. (...)

    Dhėndri thotė:
    Unė N. po tė marr ty N. pėr gruan time dhe po tė premtoj se do tė ruaj besnikėrinė nė tė mira dhe nė tė vėshtira, nė shėndet tė mirė dhe nė smundje. Do tė dua dhe do tė nderoj nė tė gjitha ditėt e jetės sime.
    Nusja thotė:
    Unė N. po tė marr ty N. pėr burrin tim dhe po tė premtoj se do ta ruaj besnikėrinė nė tė mira dhe nė tė vėshtira, nė shėndet tė mirė dhe nė sėmundje. Do tė dua dhe do tė nderoj nė tė gjitha ditėt e jetės sime.

    Pėlqimin tuaj qė e shprehėt para Kishės Zoti e pranoftė me mirėsinė e vet dhe e ndikoftė nė ju bekimin e vet.
    Ēka Hyji bashkon, njeriu tė mos e ndajė.

    Dorzimi i unazave

    Dhėndri dhe nusja:
    N. merre kėtė unaze ne shenjė tė dashurisė dhe besnikėrisė sime. Nė emėr tė Atit e tė Birit e tė Shpirtit Shenjt.

    Pastaj tė gjithė tė pranishmit e lusin lutjen e pėrgjithshme pėr fatin e bashkėshortėve tė rinj. Nė fund meshtari iu jep burrit dhe gruas sė re bekimin.
    Pas kurorėzimit vazhdon gėzimi dasmor nė tė cilin do tė marrin pjesė edhe bashkėshortėt e rinj. Prej gėzimit dasmor duhet larguar atė ēka ėshtė supersticioze dhe e pahijshme, kurse le tė mbahen doket fetare dhe popullore tė cilat egzistojnė nė ēdo vise.
    Bashkėshortėt e krishterė gjithmonė do tė pėrkujtojnė martesėn e vet dhe, nėse jetojnė sipas vullnetit tė Hyjit, do t'i pėrcjellė ndihma e Zotit. Kėshtu edhe nė pleqėri ta bekojnė orėn kur kanė ardhur sė bashku para lterit tė Zotit qė tė hyjnė nė jetė tė re, kurse njėherė do tė kėndojnė nė lumturinė e amshuar: Lavd e ndera ty o Hyj.


    PĖRFUNDIM

    Qe kėto janė udhėzimet elementare mbi martesėn e krishterė. Tė fejuarė dhe bashkėshortė tė krishterė, pranoni ato nė zemėr dhe jetoni sipas tyre. Ashtu do ta kryni shėrbesėn e Hyjit, martesa do tė jetė fat nė tokė dhe rrugė kah lumturia e amshuar nė qiell.
    Shpesh lutuni Familjes sė Shenjtė:
    "O Hyj, Jezu Krisht i dashur, i cili duke iu nėnshtruar Maris dhe Jozefit, e bekove jetėn familjare me virtyte madhėshtore, bėjė qė me ndihmėn e tyre tė na i jetė udhėzim shembulli i Familjes tėnde tė Shenjtė e qė me tė tė bashkohemi nė amshim".
    Jezu Krisht, Shenjta Mari dhe Shėn Jozef,
    bekojeni familjen tonė.

  9. #29
    agron_jozef_mjeku
    Anėtarėsuar
    07-03-2004
    Vendndodhja
    Germany/Belgium
    Postime
    26

    Lutjet Te Cilet Duhet T'i Dije Ēifti I Ri

    LUTJET TE CILET DUHET T'I DIJE ĒIFTI I RI

    Nė emėr tė Atit e tė Birit e tė Shpirtit Shenjt. Amen.

    Ati ynė

    Atė i ynė, qė je nė qiell, u shenjtėroftė emri yt, ardhtė mbretėria jote, u baftė vullnesa jote si nė qiell ashtu nė tokė. Bukėn tonė tė pėritshme na e jep sot; na i fal fajt tona, si i falim ne fajtorėt tanė. E mos na le tė biem nė tundim, por na liro nga i Keqi. Amen.

    Tė falemi Mari

    Tė falimi Mari, hirplote, Zoti me Ty, bekue je mbi tė gjitha gratė e i bekuem fryti i barkut t'yt, Jezus
    Shejtja Mari, Nana e Tenzot, lutu pėr ne mėkatnorėt, tash e nė fill tė mordės sonė. Amen.

    Lavdi Atit

    Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shejt.
    Si ka qenė nė fillim, asht tash e pėrgjithmonė e jetės. Amen.

    BESOJ

    Besoj nė Tenzonė, Atin e gjithpushtetshėm, Krijuesin e qiellės e tė dheut. E nė Jezu Krihtin, Birin e tij nji tė vetmin. Zotin tonė. i cili u zu pėr virtyt tė Shpirtit Shejt. Leu prej Virgjės Mari. Pėsoi mundimet nėn Poncin Pilat, kje vue nė kryq, vdiq e u vorrue. Zhdrypi nė limb; tė tretėn ditė u ngjallė sė vdekunit. Hypi nė qiell, rri n'anė tė djathtė tė Tenzot. Atit tė gjithpushtetshėm. Andej ka me ardhė me gjikue tė gjallė e tė vdekun. Besoj nė Shpirtin Shejt. Shejtėn Kishė katolike. Shoqninė e shejtnve. Faljen e mėkateve. Tė ngjallunit e korpit. Jetėn e pasosme. Amen.

    Puna e pendimit

    Zot em, po mė vjen keq me gjithė zemėr pėr tė gjitha mėkatet qė kam ba, jo vetėm pse me to kam bjerrė parrizin e kam meritue ferrin, por ma fort pse tė kam fye ty, o e Mira e pambarueme, qė kaq fort mė ke dashtė. Mėshirė, o Zot, mė fal, o Zot! Po tė jap fjalėn, me ndihmė tande, mos me tė fye ma kurr. Amen.

    Tė vėrtetat kryesore

    1. Vetėm nji Zot asht, kurse tri janė Vehtjet e hyjnueshme: Ati, Biri e Shpirti Shejt.
    2. Zoti gjithėēka ka krijue, mban e drejton.
    3. Shpirti i njerit asht i pavdekshėm.
    4. Biri i Tenzot asht ba njeri, e me vdekje tė vetėn mbi kryq na shelboi.
    5. Zoti do tė shpėrblej tė mirėn me shpėrblim t'amshuem, kurse tė keqėn do tė ndeshkoj me ndeshkim t'amshuem.
    6. Hiri i Zotit asht i nevojshėm pėr shėlbim.

    Themelet e shejtės fe

    1. Njinia e trinia e Tenzot
    2. Tė mishnuemit, tė munduemit, vdekja e tė ngjallunit e Shėlbuesit tonė. Njinia do me thanė se asht Zot i vetėm. Trinia do me thanė se nė Tenzonė janė tri Vehtje tė hyjnueshme, qė u thonė: Ati, Biri e Shpirti Shenjt. Tė mishnuemit, tė munduemit, vdekja e tė ngjallunit e Shelbuesit tonė, do me thanė se dyta Vehtje e tė shejtnueshmes Trini, qė asht Biri, u ba njeri, mundue e vdiq nė kryq pėr ne.

    Virtytet hyjnore

    1. Feja. - 2. Shpresa. - 3 Dashtėnia.

    Urdhnimet e Tenzot

    Urdhnimet e Tenzot janė dhetė:
    Thotė Zotynė: Unė jam Zoti yt!
    1. Tjetėr Zot mos tė kesh e mos t'adhurojsh posė mejet.
    2. Mos e merr emnin e Tenzot nepėr gojė kot.
    3. Shejtno ditėn e diel e ditėn festė t'urdhnueme.
    4. Ndero prindėn tande, nė do me jetue shumė pėrmbi dhe.
    5. Mos vra.
    6. Mos kurvno.
    7. Mos vidh.
    8. Mos ban dishmi nė rrenė.
    9. Mos lakmo njerin e huej pėr tė keq.
    10. Mos lakmo kurrnji gja tė huejėn.

    Urdhnimet e shejtes Kishė.

    1. Me pa meshė ditėn diel e ditėn festė t'urdhnueme.
    2. Me njinue krezhmet e mėngjillet, e mos me hangėr mish tė premten as nė ditė tė mbajshme.
    3. Me u rrėfye sė pakut nji herė nė vjetė e me u kungue pėr Pashkė.
    4. Mos me ba darsem nė mot tė lidhun.
    5. Me la hakun e kishės si asht ligji.

    Sakramendet

    1. Pagėzimi
    2. Krezmimi
    3. Kungimi
    4. Rrėfimi
    5. Vojimi
    6. Urdhni shejt
    7. Kunora e martesės

    Dhantitė e Shpirtit Shejt

    1. Dija
    2. Veshtrimi
    3. Kėshilli
    4. Forca
    5. Shqisja
    6. Pėrshpirtnia
    7. Friga e Tenzot

    Punėt e nevojshme me u rrėfye mirė

    1. Me kujtue mėkatet e bam
    2. Me u pendue pėr mėkatet e bame
    3. Me ia dhanė fjalėn Zotit mos me i ba ma.
    4. Me ia kallxue rrėfysit tė gjitha pa rrena.
    5. Me ba pendesėn qė tė ven rrėfyesi.

    Punėt e nevojshme me u kungue mirė

    1. Me kenė nė hir tė Tenzot.
    2. Mos me hangėr gja as mos me pi nji orė para kungimit pije alkoholike
    3. Me mendue mirė se po marrim Krishtin nė zemėr.


    Lutja pėr baskėshortin

    Zot, qė na ke bashkur nėpėrmjet sakramentit shenjtė tė kurorėzimit me njė lidhje tė pazgjidhshme, na e fal bekimin e hirin shenjtė, qė tė jetojmė nė paqe e dashuri, asgjė mos tė bėjmė ēka i kundėrshton pastrisė e besnikėrisė sė kurorės shenjtė, e qė fėmijtė tonė t'i edukojmė nė frikė e dashuri tėnde.
    Beko o Atė i mirė, ēdo punė tonėnėn. Largo prej nesh ēdo tė keqe, qė do tė dėmtonte shpirtin e trupin tonė. Bėn qė me durim tė bajmė kryqin, qė na e ēon dora e jote atėrore pėr tė na ndėshkuar, o pėr tė na sprovuar, ose pėr tė na afruar pranė vetes. Bėn tė qėndrojmė nė rrugė tė mirė e tė meritojmė, me tė gjithė anėtarėt tonė edhe lumturinė e pasosur. Amen.


    Ndėr kriza tė jetės bashkėshortore

    Atė qiellor, askurrė s'kam menduar se mund ta pikllojmė kaq shumė njėri-tjetrin. Pėrherė e rishtas po njoh sa ėshtė vėshtirė tė duam me zemėr, e sa jemi tė dobtėt nė kėtė pikėpamje.
    Na ndihmo qė mund tė falim njėri-tjetrin. Bėn qė tė njohim ēka kemi gabuar, e nė pėrvujtėri tė kėrkojmė pėrmirėsimin e pėrbashkėt. Na shndrit qė pėrherė tė gjejmė rrugėn, qė na afron kah njeri-tjetri. Mos lejo qė tė dėshtojė dashuria jonė e pėrbashkėt. Na ndihmo, o Zot, shpresa jonė.

    Amen.

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-12-2006
    Postime
    172

    Apostulli i martesės

    APOSTULLI I MARTESES
    (Efesianėt 5; 22 – 33)
    Pikė sė pari duhet tė themi dy fjalė pėr rolin edhe pozicionin qė zenė burri dhe gruaja brenda krijimit. Shkrimi i Shenjtė tregon njė lidhje tė ngushtė midis burrit dhe gruas. Njė origjinė tė pėrbashkėt nga i njėjti element unik. Ata janė e njėjta qenie dhe nuk janė tė krijuar veēmas dhe as tė ndarė njėri nga tjetri, por njė mish dhe e njėjta natyrė. Kėshtu qė tė dy janė e njėjta gjė dhe ndasia gjinore tregon ekzistencė ose shprehje tė ndryshme tė sė njėjtės natyrė dhe tė sė njėjtės qenie dhe esencė. Pavarėsisht se burri ėshtė udhėheqės i aktivitetit njerėzor, gruaja ėshtė njė person qė ka tė drejtat e saj, tė cilat i pėrkasin ekzistencialitetit tė saj brenda sė njėjtės qenie. Nuk ėshtė njė vegėl e burrit, por njė ndihmėse dhe plotėsim i tij, ajo pėrmbush jetėn e burrit dhe e frymėzon atė. Nuk ekziston grua pa burrin dhe as burrė pa gruan, janė pjesė plotėsuese tė sė njėjtės harmoni. Pavarėsisht nga ndryshimet fiziko-somatike, kanė tė njėjtat dhurata dhe fuqi, virtyte tė pėrbashkėta tė cilat i pėrkasin natyrės njerėzore. Megjithatė rolet e tyre nė krijim janė tė ndryshme dhe tė pazėvendėsueshme. Prishja e harmonisė dhe ndjenja e rivalitetit qė shfaqet shpesh herė, janė pasojė e mėkatit dhe e natyrės sė rėnė. Ndėrsa roli parėsor i burrit ka tė bėjė mė tepėr me njė hierarki, e cila nuk prish barazinė midis dy formave tė ekzistencės sė qenies.
    Sikundėr edhe brenda Trinisė ka njė hierarki, por jo ndryshim nė natyrė dhe esencė, por nė mėnyrėn se si personat lidhen me njėri tjetrin dhe me krijesėn. Ati ėshtė Burimi (Shkaku) i Trinisė, Biri ėshtė shprehja e Atit dhe Fryma e Shenjtė ėshtė e barabartė me Atin dhe me Birin, Personi i tretė qė pėrmbush vullnetin e Atit dhe tė Birit. Njė njėqenshmėri nė esencė dhe nė natyrė, por tė ndryshėm dhe tė dallueshėm si Hipostasa (Persona). Njė unitet nė esencė (usia) dhe njė ndryshueshmėri si Persona.
    Kjo jetė e brendėshme e Trinisė pėrbėn edhe arkeotipin e mashkullit dhe tė femrės nė rendin e krijimit. Kėshtu detyrohen gratė t’u binden burrave tė tyre. Dhe kjo nuk nėnkupton njė nėnėshtrim qė gruaja duhet t’i bėjė burrit, por njė bindje tė vullnetshme. Pasi nėse dy vetė lidhen lirisht nė martesė duhet tė marrin parasysh rolet qė ata kanė brenda kėsaj lidhjeje. Kėshtu gruaja duhet qė para martese tė dijė dhe tė pranojė burrin si kryen e saj dhe si tė tillė duhet edhe ta mendojė qė para martese. Pasi nėse do tė mendohej ndryshe do tė shkelej ai rend krijimi i vendosur nga vetė Krijuesi. Sikundėr thotė dhe Apostull Pavli- “Burri ėshtė lavdia e Perėndisė, kurse gruaja lavdia e burrit, sepse nuk u krijua Adhami pėr Evėn por Eva pėr Adhamin”- prandaj duhet njė kuptim i drejtė i roleve qė burri dhe gruaja kanė nė lidhje mė atė qė quhet hierarki. Por njėkohėsisht ėshtė pjesa pėrmbushėse e burrit, sepse pa atė burri do tė ishte jo i plotė.
    Kėshtu Pavli vendos paralelizmin e Krishtit dhe tė Kishės, ashtu si Kisha ėshtė trup i Krishtit, ashtu edhe gruaja ėshtė trup i burrit. Dhe bindja qė Kisha bėn tek Krishti nuk ėshtė dhunė, por njė bindje e vullnetshme, njė bindje dashurie, sepse pranon qė Krishti jep mė tė mirėn pėr tė duke i siguruar asaj Shpėtimin. E njėjta gjė ndodh edhe nė familje nėse shpėton kreu gjithė trupi ėshtė i shpėtuar thotė Pavli. Por duke qenė se familja nė vetvete ėshtė njė Kishė edhe ajo ka tė njėjtėn rrugė shpėtimi. Kėshtu Pavli pėrsėri thotė: “Shpėtoj Stefanaj dhe gjithė shtėpia e tij”. Pra burri ėshtė timonieri dhe pėrgjegjės pėr aktivitetin brenda familjes sė tij, njėkohėsisht duke mos ulur aspak vlerat dhe rolin e gruas por duke e lartėsuar nė stadin mė tė lartė, sikundėr Kisha lartėsohet nėpėrmjet Krishtit.
    Por sekreti i kėsaj bindje ėshtė mėnyra se si Krishti dashuron Kishėn, dashuri qė shprehet me sakrificėn mbi kryq. Po e njėjta gjė iu kėrkohet edhe burrave tė bėjnė pėr gratė e tyre edhe pėr familjen. Njė dashuri pa interes ku burri duhet tė japė gjithēka pėr gruan e tij dhe tė bėhet objekt prehjeje pėr atė sikundėr Krishti pėr Kishėn, pasi vetėm njė dashuri e plotė mund tė realizojė njė bindje tė vullnetshme tė gruas ndaj burrit, e cila bazohet tėrėsisht nė dashurinė.
    Shpeshherė nė fjalėn dashuri dallojmė edhe kuptime tė ndryshme “στοργη” (storgji); ėshtė dashuria e lidhjes prind fėmijė, ajo qė ndryshe e quajmė dashuri natyrore, “φιλια” (filia) miqėsi; ėshtė dashuria midis dy njerėzve tė njohur, “ερος” (eros); do tė thotė tė duash dikė pėr tė pėrmbushur veten, pasionin ose dėshirat e tua. Njė dashuri e tillė ėshtė njė bllof martesor, qė nuk le asgjė pas veē pendimit.
    Prandaj Pavli thėrret pėr dashurinė e Krishtit ndaj Kishės e cila pėrkufizohet me fjalėn “αγαπη” (agapi) qė do tė thotė tė dashurosh dikė pėr ta bėrė atė tė lumtur dhe jo pėr tė plotėsuar kapriēio personale. Njė dashuri kryqi ku burri duhet tė dashuroj pėr tė dashuruar. Kjo e bėn njė grua qė tė ndjehet nė pozicionin pėr tė cilin ėshtė krijuar, sepse qėllimi i martesės ėshtė shpėtimi nėpėrmjet dashurisė reciproke qė ėshtė shembull i jetės sė brendėshme tė Trinisė.
    Por apostull Pavli nuk qėndron kėtu ai shkon deri nė krijim “burri tė dojė gruan e tij si veten e tij”. Tashmė martesa nuk ėshtė thjesht njė lidhje ndjenjash dhe rregullash etike, por ėshtė njė realitet i unifikimit ku tė gjitha gjymtyrėt pėrbėjnė njė trup dhe tė gjitha janė njėlloj tė vlefshme pamvarėsisht nga funksioni. Kėshtu burri dhe gruaja pėrbėjnė njė qenie tė vetme njerėzore pa dalluar apo nėn vleftėsuar rolin e ēdo njėrit. Tashmė nuk ėshtė njė dashuri ndaj njė personi tė huaj por ndaj vetvetes dhe personat nuk mund tė jenė mė “unė dhe ti” por gjithēka shdėrrohet nė “ne”. Kėshtu burri dhe gruaja si gjymtyrė tė njėri-tjetrit tė dy sėbashku si njė qenie e vetme janė gjymtyrė tė Kishės dhe tė Krishtit.
    Apostulli vazhdon dhe tregon qartė se kjo lidhje ėshtė sa e shenjtė po kaq edhe e natyrshme dhe dėshirurar nga tė dy. Pasi qė tė dy veē e veē ndiejnė mangėsinė dhe nevojėn e tjetrit. Lėnia e tė ėmės dhe e tė atit nuk pėrbėn mohim tė prindėrve. Pasi dashuria pėr prindėrit ėshtė diēka e ndryshme nga ajo pėr bashkėshorten. Prindėrit sjellin nė jetė fėmijėt e tyre i rritin dhe edukojnė, por ata nuk janė pronarė tė tyre por kujdestarė pėr ata. Kjo nuk do tė thotė se prindėrit pas martese duhen harruar, pėrkundrazi duhet t’i vlerėsojmė edhe t’i duam sipas masės sė dashurisė qė u takon. Pėrmėtepėr edhe tė kujdesemi pėr ta, ndonėse pas njė lidhjeje tė re dhe njė dshurie tė re krijohen marrėdhėnie tė reja.
    Kėshtu njeriu bashkohet me gruan e tij pėr tė qenė njė, njė esencė, i njėjti trup, e njėjta natyrė por dy persona tė ndryshėm ose dy mėnyra tė ndryshme ekzistence. Tashmė pra tė qenurit njė mish i vetėm jep njė ikonė tė pėrplotėsuar tė qenies, ku burri me gruan pėrbėjnė njė nė dy. Prandaj ky mister ėshtė i madh, sepse mbart nė vetvete ikonėn e Perėndisė dhe mėnyrėn e jetesės sė brendėshme nė Atė.
    Vargu i fundit ėshtė njė rezyme dhe njė apel pėr gjithė pjesėn, por pėrmendet gjithashtu edhe frika e gruas kundrejt burrit, gjė e cila nuk nėnkupton frikėn e tė pasurit frikė, por njė frikė tė shenjtė njė ndrojtje dhe njė qashtėri tė gruas ndaj burrit dhe njė frikė ndaj vetvetes pėr tė qenė sa mė e plotė pėr burrin e saj. E njėjtė pra me frikėn qė kėrkohet kur shkojmė nė Kungatė “me frikė Perėndie” pra njė shprestari dhe njė devocion, pėr tė shkuar drejt pėrsosjes dhe shpėtimit, pra nga lavdia nė lavdi.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrkufizimi i dashurisė!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 233
    Postimi i Fundit: 13-03-2024, 07:04
  2. Martesa Ne Islam!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 131
    Postimi i Fundit: 08-06-2009, 13:30
  3. Thėnje tė bukura pėr dashurinė
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 483
    Postimi i Fundit: 20-07-2007, 09:21
  4. Nderto fort folene tende. Martesa
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-04-2007, 14:05
  5. Martesa Gay - Gazeta shqiptare
    Nga katana nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 62
    Postimi i Fundit: 13-05-2003, 07:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •