Vajtim per babin !
27.Janar 2001_27Janar 2004
Nje lengim buron nga shpirti
Nja ofsham qe skaperdihet
Mallengjim nder telefona
Babe e bij, me nuk po shihen
Baba fillon len amanetet
Qe s'arriti me gezu femijet
Larg larg pertej deti
Shpirti tij duke u perpelit
E renduar jam ne shpirt
Me merr malli shume per ty
Babe !T'lutem ma bej hallall
Qe s'arrita te gjej te gjalle
Jeta, hallet na larguan
S'na lane te rrimte te dy prane
N'mergim shume po vuajm
Malli na ka shkatru te'tan
Duke t'vajtu kam ndez cigaren
Shllunga tymi, me behesh ti
M'pershendet me fjal te ngrohta
me thua ,"Boll m'vajtove mori bij"
Ah mor babe s'gjej fjal per ty
Me t'vajtu e me heq mallin
Nuk t'vajtoj se ti ke vdek
Po t'vajtoj vujtjet dhe hallin
Vdekja eshte ligj i natyres
dhe te gjith ne varr do t'shkojm
por vajtim i bejm vujtjes
qe nga anet tona eshte si zakon
Nje qiri sot per ty kam ndez
ne ate jete tu beft drite
shpirti jot tu ndricofte
e ne ketu ,na n'ndihmofte.
Kete poezi vajtimi , ja kam kushtu babit tim , qe sot ai mbush 3 vjetorin e vdekjes. E kam dashur aq shume , sa nuk mund te gjej fjale qe te shprehi mallin qe kam per te . Kjo dite me frymzoi aq shume qe te hedh keto vargje vajtimi ketu ne kete forum, ku ndoshta shume nga ju jeni larg ne mergim , ku nuk keni pas as mundesin te shikoni baben apo nenen para se te vdesi , apo te jeni aty ditet e varrimit . Pra eshte nje gje shume e dhimshme .
Krijoni Kontakt