Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 15
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400

    10 hapa të thjeshtë për të ndihmuar tranformonin e trupit të vjetër, në një të ri.

    I thote Spektri keto, jo une

    Ja 10 hapa të thjeshtë për të ndihmuar tranformonin e trupit të vjetër, në një të ri me të shëndetshëm.

    Hapi 1.
    Ujë. Pini sa të kini mundësi gjatë ditës. Rekomandimi ditor për uje është 8-10 gota në ditë. Uji është shumë i rëndësishëm sepse ndihmon tretjen e ushqimit, shpejton metabolizmin e trupit, e shplan organizmin gjatë ditës dhe në të njëjtën kohë është shumë i rëndësishëm për funksionimin e kyçeve të trupit, si gjunjët dhe brylat. Një e mirë tjetër e ujit është që të bën të ndjehesh i ngopur, pa ngrënë shumë kalori. Gjithashtu organizmi funksionon në mënyrë optimale kur nuk është i dehidratuar. Për ç'do 2% dehidratim, muskujt humbin 14 % fuqi.

    Hapi 2.
    Konsumoni ushqim me cilësi. Trupi është si makinë, dhe si çdo makinë ka nevojë për karburant për të funksionuar mirë, bile karburant me cilësi. Mbani mend, makinën mund ta ndërroni sa herë që të doni por trupin e keni deri sa të vdisni, kështu që trajtojeni mirë. Zakonisht, 5-6 porcione të vogla ushqimi është më mirë sesa tre porcione: mëngjes, drekë dhe darkë që ne jemi mësuar të hamë. Porcionet më të vogla treten më shpejt në sistemin e tretjes dhe japin me shumë energji trupit. Për ato që nuk kanë mundësi për proteinë pluhur, qumështi pluhur, është pothuajse njësoj sepse ka shumë amino acide të rëndësishme për trupin dhe shëndetin. Kini kujdes, këto porcione duhet të përmbajnë me tepër proteinë dhe më pak karbohidrate. Zakonisht 2 gram proteinë për çdo kilogram peshë trupi është mëse e mjaftueshme. Me pak fjalë, një porcion ushqimi duhet të ketë një njësi proteinë dhe një njësi karbohidratesh. Një mënyrë tjetër për të peshuar është me masën e dorës. Kjo është më e thjeshtë dhe e arsyeshme. Për shembull: masa e dorës grusht është një njësi karbohidrate, ajo është zakonisht një patate apo një portokall (ngaqë kemi shumë këtu në Florida), ndërsa masa e një proteine është sa dora a hapur pa matur gishtat. Kjo është zakonisht masa e një berxolle.

    Hapi 3.
    Ky hap është pak i çuditshëm për shumë njerëz megjithatë është shumë efikas. Pas drekës dhe darkës, hani një lugë vaj ulliri. Vaji i ullirit quhet ndryshe yndyre e mirë (poly unsaturated), dhe ndihmon në heqjen e dhjamit nga trupi. Përveç kësaj vaji i ullirit i jep trupit energjinë e duhur për të kursyer djegjen e proteinave për energji.

    Hapi 4.
    Suplemente ushqimore. Nuk ka nevojë të përdorësh të tilla suplemente, por vetëm nëse nuk keni kohë për të gatuar apo jeni i lodhur duke përtypur 6 herë në ditë. Përdorini me kursim.

    Hapi 5.
    Suplemente vitaminash dhe mineralesh. Një tabletë Multivitamine/Multimineral zakonisht mjafton për t'ju dhënë sasinë e caktuar të vitaminave. Ato zakonisht janë të parrezikshme për trupin.

    Hapi 6.
    Bëheni zakon stërvitjen. Të paktën tre herë në javë në mëngjes ikni në palestër dhe vraponi ose bëni biçikletë për 45 minuta, pastaj pas pune rreth orës gjashtë apo shtatë bëni stërvitje me pesha për rreth 45 minuta. Eshtë vërtetuar që diçka duhet të përsëritet 21 herë para se të bëhet zakon. Pra, të paktën 21 herë shtyjeni veten për të shkuar në palester. Atëherë do ta ndjeni ndryshimin menjëherë!

    Hapi 7.
    Stërvitje Kardiovaskulare. Këtu është fjala për vrap, not, biçikletë, patina, Stairmaster, Crosstrainer etj. Çdo aktivitet që e ngre nivelin e rrahjeve të zemrës në zonën e stërvitjes për një kohë të caktuar, forcon zemrën. Rreth 20-45 minuta, tre deri në katër herë në javë është e mjaftueshme për të humbur peshën në mënyrë graduale dhe të shëndetshme. Pulsi duhet të jetë diçka si 120-150 rrahje për minut, megjithatë ka një formulë të caktuar për këtë.

    Hapi 8.
    Stërvitje force. Këtu bëhet fjalë për stërvitjen me pesha. Si për meshkuj dhe për femra stërvitja me pesha nuk ka zëvendësim. Eshtë mënyrë më e mirë, për të shtuar masë muskulore, që ndihmon në djegjen më të shpejtë të kalorive dhe ndihmon në zbukurimin e formave të trupit. Tre deri në katër herë në javë, 30 minuta deri në një orë është e mjaftueshme për të arritur këtë synim.

    Hapi 9.
    Shplodhuni. Nuk mund të theksohet në mënyrë të mjaftueshme. Trupi ka nevojë për çlodhje. Kur bëni stërvitje organizmi futet në një faze stresi fizik dhe vetëm shplodhja e ndihmon për t'u rekuperuar. Duhen të paktën shtatë deri në tetë orë gjumë, dhe gjysëm ore gjumë pasdite është mjaftueshëm për të çlodhur organizmin, megjithse ka shumë faktorë që e ndikojnë gjumin, si psh: cilësia e gjumit, volumi i stresit mbi trupin, dhe ndryshime gjenetike. Shumë njerëz çlodhen me 5 apo 6 orë gjumë, shumë të tjerë kanë nevojë 8 apo 9. Shikoni me kujdes dhe studioni trupin tuaj. Nuk ka tregues më të saktë sesa vetë trupi.

    Hapi 10.
    Stërvituni me një shok. Kjo mund të jetë këshilla më e rëndësishme që ju jepet. Ndjehemi gjithmonë më rehatshëm kur kemi dikë me vete. Ndaloni dhe mendoni për një minutë! Kur niseni për të blerë diçka në dyqan, gjithmonë merrni një shok me vete apo jo, për të ndihmuar dhe për të kaluar atë fazën e parehatshme të zgjedhjes së rrobave. Një arsye, për të pasur gjithmonë një shok, është se sa herë që ndjeheni të lodhur apo to stresuar, dhe s'e keni mendjen për stërvitje e dini se shoku juaj po ju pret në palestër apo në park për tu stervitur. Një shok gjithashtu është i rëndësishëm për t'ju shtyrë sa më tepër për të vrapuar atë kilometrin e fundit apo për të ngritur ato dy përsëritjet e fundit të peshave. Ashtu si në jetë, çdo njeri ka nevojë për një partner për të përballuar dhimbjet e jetës. Ashtu dhe çdo njeri ka nevojë për një partner për të përballuar dhimbjet e muskujve.

    @SPEKTRI

  2. #2
    Hey, how do i look? Maska e Aragorn I
    Anëtarësuar
    20-09-2003
    Vendndodhja
    Your five years in solitary confinement are at an end. You've paid part of your debt to France.
    Postime
    323
    Une pardje fillova xhimin pas nje viti, dhe e vazhdova atje ku e pata lene, 20 min vrap. Pastaj 40 min pesha. Kam dy dite qe s'po shkoj ne shkolle e as neser nuk iki dot nga dhimbjet. Por anyway, ty nuk te intereson shume kjo.

    Sdq shkrimi ishte informativ.
    Nga halli,
    derrit i thuhet dajo.

    Ndjesë pastë nëna e shtrenjtë..
    Sa shumë vëllezër paska patur!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Kush di ndonje program te mire ne gym for toning?

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256
    Postuar më parë nga Aragorn I
    Kam dy dite qe s'po shkoj ne shkolle e as neser nuk iki dot nga dhimbjet. Por anyway, ty nuk te intereson shume kjo.

    Sdq shkrimi ishte informativ.
    lol lol lol

    prandja thone qe gjimnastika e krevatit eshte me e keshillueshme

  5. #5
    Hey, how do i look? Maska e Aragorn I
    Anëtarësuar
    20-09-2003
    Vendndodhja
    Your five years in solitary confinement are at an end. You've paid part of your debt to France.
    Postime
    323
    Hehe, biles kur mbaron s'ke nevoje te vish ne shpi, te lahesh, te hash e te flesh por kthehesh nga ana tjeter dhe pas 8 oresh i hap syte. ;-)

    P.s., se tani e vura re une:

    'Kini kujdes, këto porcione duhet të përmbajnë me tepër proteinë dhe më pak karbohidrate....

    Për shembull: masa e dorës grusht është një njësi karbohidrate...

    ndërsa masa e një proteine është sa dora a hapur pa matur gishtat....'
    Nga halli,
    derrit i thuhet dajo.

    Ndjesë pastë nëna e shtrenjtë..
    Sa shumë vëllezër paska patur!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Lëvizja, pushimi dhe meditimi

    Nga Violeta Murati

    Veprimtaria muskulare konsumon potenciale elektrike, pra ekuilibron ekonominë elektrike të organizmit, duke eliminuar ngarkesat eventualisht të tepërta, që mund të jenë shkak për sëmundje. Nga eksperimente në kafshë është konstatuar gjithashtu, që kur volumi i muskulaturës është dyfishuar, zgjatja e jetës është shtuar në 40%. Pra, mund të nxjerrim si konkluzion, që një masë më e madhe muskulare konsumon potenciale më të mëdha shqetësimesh. Tregues për këtë është përqindja e lartë e vdekjeve të personave të moshuar, që, për shkaqe të ndryshme gjenden në pozitat e pamundësisë për të lëvizur. Shpesh këta persona vdesin jo për pasojë të një frakture të femurit, për shembull, por për shkak të ftohjes, nga infarkti i miokardit ose tromboza celebrale, që vijnë si pasojë e mungesës së lëvizjes. Për këtë shkak, tani, rekomandohet që lehonat dhe pacientët që kanë kryer ndërhyrje kirurgjikale, qofshin edhe në moshë të madhe, të ngrihen në këmbë sa më shpejt të jetë e mundur. Pacientët që janë të detyruar të qëndrojnë në shtrat, i nënshtrohen një stërvitjeje muskulare izometrike. Të ushtruarit në këto raste ndikon pozitivisht në gjendjen e përgjithshme të organizmit, ngre tonusin e tij dhe ndikon në uljen e mundësisë për komplikacione. Pra, të ushtruarit, ka si objektiv final efiçencën, e cila shprehet në tërësinë e veprimeve që duhet të kryhen për të qenë të fortë, të bukur, produktivë, aktivë, etj., pra, në fund të fundit për të qenë diçka më shumë. Në botimet shkencore dhe në gjithçka tjetër që i kushtohet problemeve të shëndetit, përçohen gjithnjë e më shumë mesazhe të tilla, si, "ushtrohuni për të jetuar më shumë", "lëvizja i bën mirë zemrës", "i kemi dhënë shumë vite jetës, këtej e tutje do t'u japim më shumë jetë viteve", etj. Neurofiziologu italian, Alberto Oliveri konfirmon që: "Lumturia buron edhe nga muskujt".
    Për të përfituar rezultate optimale dhe për të ekuilibruar gjendjen fizike e psikologjike, rëndësi gjatë të ushtruarit, ka alternimi i punës me pushimin. Në gjimnastikën aerobike ky proces i ekuilibrimit zgjidhet përgjithësisht me ushtrime joga, veprimet e së cilës janë të kundërta me veprimet paraardhëse. Joga është një seri komplekse ushtrimesh, të shoqëruara me meditim (përqëndrim mendimi). Joga do të thotë "bashkim", bashkimi i trupit fizik me mendjen. Praktikimi i ushtrimeve të jogës rregullon gjithë sistemin neurovegjetativ dhe stabilizon ekuilibrin psiko-fizik të humbur. Pra, pas stërvitjes aerobike duhet të qetësoni gjendjen tuaj duke menduar. Për meditimin janë shkruar shumë libra, që e kanë zanafillën nga traditat e Lindjes së Largët e deri në kërkimet mjekësore më të fundit.

    Të menduarit
    Ekzistojnë disa metoda për të hyrë në gjendjen e të menduarit. Një nga variantet është ky që po shpjegojmë më poshtë:
    Shtrihuni në dysheme, këmbët lehtësisht të hapura, krahët anash trupit, mbyllni sytë dhe përqëndrohuni në ritmin tuaj respirator. Sa herë që merrni frymë numëroni. Mbasi keni arritur në 10, rifilloni nga numri 1. Në fillim nuk do të përqëndroheni, mund të ndodhë të kaloni mbi numrin 10. Nuk ka rëndësi. Rifilloni nga e para. Mos u dorëzoni! Është vetëm çështje kohe dhe durimi. Në çdo seancë do ta ndjeni gjithnjë e më të lehtë të përqëndroni mendimin dhe ky veprim do t'ju transmetojë një qetësi të madhe të brendshme dhe një ndjenjë çlodhjeje që s'arrihet dot me asnjë mjet tjetër. Mbas çdo seance stërvitore, meditoni për disa minuta. Para se të filloni, rregulloni një orë me zile, për të caktuar kohën që doni t'i kushtoni kësaj praktike. Me të mbaruar koha, hapni sytë ngadalë dhe numëroni përsëri deri në 10 për t'u riambjentuar me mjedisin.
    Nga studimet shkencore ka rezultuar që gjatë meditimit valët celebrale janë më të qeta se gjatë gjumit të natës, madje disa studiues kanë vërtetuar që 20 minuta meditim mund të zëvendësojnë 3 orë gjumë.
    Kohët e fundit meditimi po praktikohet gjithnjë e më shumë nga sportistët. Është verifikuar që qetësia e brendshme nxit energjitë fizike, energjinë që siguron riaftësimin e plotë mbas një stërvitjeje të lodhshme, energjinë që është përgjegjëse kryesore e rezultateve optimale.

    @SPEKTRI

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256
    Postuar më parë nga Kuqalashja
    Të menduarit
    Ekzistojnë disa metoda për të hyrë në gjendjen e të menduarit. Një nga variantet është ky që po shpjegojmë më poshtë:

    Shtrihuni në dysheme, këmbët lehtësisht të hapura, krahët anash trupit, mbyllni sytë dhe përqëndrohuni në ritmin tuaj respirator.

    Sa herë që merrni frymë numëroni. Mbasi keni arritur në 10, rifilloni nga numri 1. Në fillim nuk do të përqëndroheni, mund të ndodhë të kaloni mbi numrin 10.

    Nuk ka rëndësi.
    Rifilloni nga e para.
    Mos u dorëzoni!

    Është vetëm çështje kohe dhe durimi.

    Në çdo seancë do ta ndjeni gjithnjë e më të lehtë të përqëndroni mendimin dhe ky veprim do t'ju transmetojë një qetësi të madhe të brendshme dhe një ndjenjë çlodhjeje që s'arrihet dot me asnjë mjet tjetër.

    Mbas çdo seance stërvitore, meditoni për disa minuta.

    Me të mbaruar koha, hapni sytë ngadalë dhe numëroni përsëri deri në 10 për t'u riambjentuar me mjedisin.


    @SPEKTRI
    lolololol

    Are you thinking what I'm thinking? me i ndryshu titullin ktij pasazhit nga "te menduarit" tek "te sapo-martuarit"

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Pse i lexon ti keto? Lol. Une shof titujt dhe ashtu ua gjej vendin ku t'i postoj.

    Pastaj ti mendon per te sapo-martuarit e kohes tende...atehere kur e shifnit bashkeshorti/en per here te pare gjate dites se dasmes. Ne qe bashkejetojme s'do na beje shume pershtypje dita e pare....i vetmi ndryshim do jete qe s'do kemi Larsusin me gote ne dore pas dere

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256
    hahahhahaha, cfare thote....pas dere...ajo dera juaj nuk u mbyll njehere, eshte prishur me duket....

    une gjasme me moderim termat, "te sapomartuar" per te mos thene te "sapo-ekzistuar"

    rrusho, m'tirane je ti? ruju nga plumbat
    TBD

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    M'qafsh mua...ketu jane cmend njerezit. 3 mije leke taksia per te vajt nga shallvaret te rogneri. perdite kjo pune, e tashi ngaqe jam bere kliente e rregullt e Gonit (lol), me merr nga 2 mije leke. E une qe pertoj te eci rrugeve me kembe se me bezdisin kalimtaret

    me 28 kthehem...do ndaloj ne NY patjeter se me mori malli. A ta sjell nje golf ciklamine, se keshtu ka dale moda ketej...lol

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256
    hahahah golf ciklamine...me pika me pika.. te dukem fort GEJ besa, e gzume e kisha llafne'

    po Gonit s'ja shkele i cike syrin ti? Fundet pse ti shkurtova para se te ikje? me kepucet cfare bone? ene ti, ik o goce m'kom se gjen edhe burr nji ashtu ...

    deri me 28 m'doli bari mua... si e kam liqenin? vazhdojne gjuetine pleqte me domino, kapele republike ( dhe tiranda lolololol ) anej apo o ftot?
    TBD

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    I ka shtru Edi trotuaret per bukuri, ke qejf me ec zbathur. S'o me si njehere e nje kohe qe ktheheshim me kepuce te grisura nga Shqiperia. Me eshte bere Myslim Shyri si 42nd Street

    Ca t'i shkelja syne Gonit une...Goni me ben per dy leke perdite qe kam ik nga Shqiperia e s'kontribuoj ne vendin tim. Nje dite me ra taksixhi krietari i unionit te taksive te verdha ne Shqiperi. S'me linte me zbrit ka taksia pa me tregu gjithe hallet e unionit.

    Ka gallata me gjithe mend. Ja do i shofesh vete kur te vijme ne maj

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Postuar më parë nga Larsus
    ( dhe tiranda lolololol )


    Vetem Robit e ty ju shkojne tirandat.

  14. #14
    hmmm Maska e Niko D'Angelo
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Minnesota, USA
    Postime
    127
    LOl, kjo eshte gallate. A e dini se perse? Nuk e kam pare kete informacion te Spektri, por ky informacion eshte vjedhur prej Spektrit nga web siti i Vetem Shqipetar rreth fitnesit www.shendetiplus.com dhe une dhe parneri im Lorenti, jemi krijuesit e ketij web siti. Ja dhe ku eshte linku i drejteperdrejte per kete artikull: http://www.shendetiplus.com/10hapat.html
    Te pakten shpresoj qe te na kene dhene kredite e duhura dhe te kene vene emrin e Lorentin qe e ka shkruajtur kete dhe te kene vene edhe adresen e web sitit tone aty. Kuqalashe te kam derguar edhe nje email rreth ketij web siti, je ne listen e anetareve
    Gjithe te mirat dhe ju lutem vizitoni web sitin tone www.shendetiplus.com dhe vini emalin tuaji ne listen tone qe tju dergojme emaile here pas here rreth programeve te mira per palester dhe gjithashtu kemi edhe programe per toning Kuqalashe....Ne jemi personal trainers te licensuar me qe ra fjala dhe nuk ja fusim kot, prandaj edhe revistat me me emer ne Shqiperi po na i vjedhin informacionet
    Mirupafshim te gjitheve, dhe uroj te komunikojme me ju se shpejti
    Ndryshuar për herë të fundit nga Niko D'Angelo : 09-02-2004 më 23:07
    Winners Don't Quit

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-12-2003
    Vendndodhja
    Florida, U.S.A
    Postime
    2
    Me te vertet mo Kreshnik qenka artikulli im. Me vjen keq qe e vodhen pa kerkuar te pakten per te drejten e autorit por ne te njejten kohe artikulli u shkrua per njohurine e shqiptareve. Shpresoj te kem ndihmuar sado pak njerez me kete artikull.
    Per te gjithe ato te interesuar te lexojne artikujt origjinale para se te vidhen mos hezitoni te vizitoni faqen tone dhe forumin.
    Gjithe te mirat
    Lorent Duka
    Shendetiplus, e para e reja dhe fantastikja

Tema të Ngjashme

  1. "Thoti fliste shqip"
    Nga ALBA në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 26-11-2015, 16:49
  2. Sot, 129 vjet nga lindja e alfabetit shqip
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 07-01-2010, 10:30
  3. E.Çabej: Ilirishtja dhe Shqipja
    Nga BARAT në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-02-2009, 19:00
  4. Theodor Ippen: Shqipëria e Vjetër për t'u rizbuluar
    Nga Albo në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-01-2003, 15:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •