Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 78
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Berisha bën publike emrat e 38 intelektualëve nga shoqëria civile

    Ne RD lexojme..

    ------

    POLITIKE

    PD prezanton projektin e saj për një shoqëri të hapur dhe qeverisje të suksesshme


    Zgjedhjet e parakohëshme, objektivi i PD-së për vitin 2004


    Berisha: «PD do të mund të jetë garant i një shoqërie të hapur, që do të mund t’i qëndrojë lirisë dhe vlerave të saj, që do të mund të konkretizojë programin e saj nesër në qeverisje»


    Orientimet themelore të punës së Partisë Demokratike për vitin në vazhdim


    1. Adresim drejt vlerave dhe faktorëve kryesorë të shoqërisë shqiptare


    2. Partneritet më i madh me faktorët madhorë të shoqërisë shqiptare


    3. Biznesi dhe interesat e tij të ndershme, shoqëria civile


    4. Bota akademike, universitete, si strehë e lirisë dhe e mendimit intelektual


    5. Media, si themeli thelbësor i demokracisë dhe shoqërisë së lirë


    6. PD mbetet e hapur tërësisht ndaj këtyre faktorëve, vetëm në partneritet të barabartë me këta faktorë, vetëm në njohje, në respekt të plotë të vlerave të pazëvendësueshme të këtyre faktorëve.


    7. PD do të mund të jetë garant i një shoqërie të hapur, që do të mund t’i qëndrojë lirisë dhe vlerave të saj, që do të mund të konkretizojë programin e saj nesër në qeverisje.


    8. Në përputhje me këtë orientim themelor të saj, PD duhet të rishqyrtojë forumet e veta.


    9. Ky orientim duhet të gjejë pasqyrimin e saj në vetë brendësinë e Partisë Demokratike.


    Partia Demokratike ka prezantuar projektin e saj për një shoqëri të hapur dhe qeverisje të suksesshme, bashkë me të gjitha çështjet që përbëjnë objektivat dhe qëndrimet e PD gjatë vitit në vazhdim.

    Lideri demokrat Sali Berisha tha dje gjatë një konference shtypi se, «PD është e bindur se zgjidhja e vërtetë dhe e madhe e krizës në Shqipëri janë zgjedhjet e ndershme dhe të lira, të parakohëshme dhe për këtë ajo është e përcaktuar në mënyre të palëkundur».

    Kreu demokrat Berisha, në vazhdim, ka deklaruar se drejtimet themelore të punës së PD-së janë «një adresim, një drejtim drejt vlerave dhe faktorëve kryesorë të shoqërisë shqiptare. PD, tani dhe në vazhdim, do të bëjë përpjekjet më të mëdha për një partneritet më të madh me faktorët madhorë të shoqërisë shqiptare. Biznesi dhe interesat e tij të ndershme, shoqëria civile janë të pazëvendësueshme».

    Më tej, lideri demokrat tha se për Partinë Demokratike «bota akademike, universitetet, si strehë e lirisë dhe e mendimit intelektual, media si një shtyllë kryesore e demokracise dhe shoqërisë së lirë, do të jenë partnerë të suksesit të saj ».

    Siç u shpreh ai, «PD mbetet e hapur tërësisht ndaj këtyre faktorëve, vetëm në partneritet të barabartë me këta faktorë, vetëm në njohje në respekt të plotë të vlerave të pazëvendësueshme të këtyre faktorëve». «PD do të mund të jetë garant i një shoqërie të hapur, që do të mund t"i qëndrojë lirisë dhe vlerave të saj, që do të mund të konkretizojë programin e saj nesër në qeverisje», deklaroi Berisha. «PD, në përputhje me këtë orientim themelor të saj, duhet të rishqyrtojë forumet e veta», bëri të ditur kryetari i PD-së. Duke vënë theksin tek puna e strukturave të partisë, lideri demokrat Sali Berisha u shpreh se, «ky orientim duhet të gjejë pasqyrimin e tij në vetë brendësinë e Partisë Demokratike».

    M.Buçpapaj





    PD, në partneritet me aktorët shoqërorë, politikë dhe mediatikë, do të bëjë të mundur ndryshimin


    Njerëzve u është sosur durimi nga keqqeverisja


    Berisha: «Mendoj se nuk ekziston asnjë pengesë serioze për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohëshme»


    - Zoti Berisha, ka ndonjë sinjal për zgjedhje të parakohëshme apo do t’i provokoni ato?


    Ka një kërkesë mbarëkombëtare për këto zgjedhje dhe kjo është e pamohueshme. Por veprimtaria shumëplanëshe është ajo që unë shpalla sot përpara jush.


    - Pritet ndonjë freskim në strukturat e PD-së?


    Unë nuk përdora fjalën freskim, pasi sado që ngjet i ri ky term, prapë mbetet i vjetër. Unë përdora fjalën «duhet të pasqyrojmë këtë realitet», këtë orientim të Partisë Demokratike apo më saktë që ky orientim duhet të gjejë pasqyrimin e saj në vetë brendinë e Partisë Demokratike.


    - Zoti Berisha, nga kush e keni marrë vesh lajmin për atentatin e supozuar ndaj deputetit Haklaj?


    Të jeni të sigurt se komunikata e mbrëmshme e PD-së ka shprehur të gjithë të vërtetën, e vërtetë që do të dalë në dritën e diellit, ashtu siç është formuluar në komunikatë.


    - Zoti Berisha, ju publikuat sot një projekt ambicioz në vështrimin e përgjithshëm. A i keni përcaktuar konkretisht rrugët se si do ta realizoni?


    Së pari, dua të them se ekziston një bazë reale për ndryshim. Njerëzve u është sosur durimi nga keqqeverisja socialiste, nga abuzimi me pushtetin dhe shpresat i kanë tek PD, e cila me programin e saj do t’u japë përgjigje të gjitha çështjeve kurciale që shqetësojnë shoqërinë shqiptare. Ne jemi në partneritet me të gjithë aktorët shoqërorë, politikë dhe mediatikë, që do të bëjnë të mundur këtë ndryshim. PD do të mund të jetë garant i një shoqërie të hapur, që do të mund t’i qëndrojë lirisë dhe vlerave të saj, që do të mund të konkretizojë programin e saj nesër në qeverisje. Rrugët tona janë të qarta.

    Marrëdhëniet tona me shtypin janë shumë të mira dhe kjo është një dëshmi e pakundërshtueshme. Ne, në këtë partneritet, duhet edhe më shumë të intensifikojmë dialogun, debatin, duke respektuar lirinë dhe pavarësinë e tij. Programi ynë është i shkëlqyer për biznesin, por ne duhet të intensifikojmë dialogun me të, duhet të pasqyrojmë interesat e ndershme të biznesit, sepse shteti, ekonomia e tregut, është qëllimi ynë kryesor. Ekonomia e tregut është qëllim parësor i yni. Ne kemi marrëdhënie shumë të mira me botën akademike. Ne ishim të parët ata që nxorëm kandidatura nga bota akademike dhe ky është një fakt i pakontestueshëm. Jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e mëtejshme të kësaj bote, në shoqërinë dhe kombin shqiptar, dhe nuk mund të mjaftohemi me kaq. Ne kemi vlerësim të palëkundur për shoqërinë civile. Jo në të gjitha rastet kemi arritur ta shprehim këtë, jo sa duhet Partia Demokratike ka arritur të përfitojë nga ekspertiza e madhe e saj, atëherë duhet të korrigjojë. PD duhet të korrigjojë këto qëndrime.


    - Kur bëni fjalë për reflektimin e forumeve drejtuese keni parasysh këtu formën e kooptimit të këtyre figurave pa iu mohuar të drejtën të tjerëve?


    Ideja është në përpunim e sipër dhe mendoj se është shumë shpejt për t’ua komunikuar, por një ide që është në përpunim e sipër kërkon mëshirën për t’u përpunuar. Edhe njëherë unë jam këtu për t’ju komunikuar këto që janë këtu. Për pyetjet për ato çështje që janë në përpunim e sipër, nuk mund të jap një përgjigje, por ju do të jeni të parët që do t’i mësoni.


    - Zoti Berisha, flisni për zgjedhje të parakohëshme ndërsa disa çështje si Kodi i Zgjedhjeve kërkojnë disa përpunime, balancimi i KQZ nuk është bërë, etj.?


    Unë mendoj se nuk ka pengesa serioze, nuk ekziston asnjë pengesë serioze për zhvillimin e tyre.


    - Zoti Berisha, në këtë funksion ishte edhe takimi me Dr.Petrelën?


    Zoti Petrela është një mik dhe takimi me të ishte për shumë arsye. Natyrisht, ai është një njeri me të cilin unë këshillohem.


    Përgatiti:

    M.Buçpapaj





    -------------------RD-----------

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,409
    Postimet në Bllog
    17
    Intelektualët: Kërkesa e PD, pozitive për Shqipërinë

    Deklarata e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha se PD do të ketë partneritet me botën akademike dhe shoqërinë civile, ka gjetur mbështeje nga kjo e fundit. Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Ylli Pango, i ka quajtur shumë pozitive këto deklarata. Sipas tij një thirrje tillë e Berishës, drejtuar klasës intelektuale dhe biznesit është një nga momentet më pozitive. "Ky është një rast pozitiv për Shqipërinë, pasi edhe vendet më demokratike të Evropës kanë një përvojë të tillë me partitë e tyre më të mëdha. Gjithashtu është hapi më i rëndësishëm për të siguruar një lëvizje të madhe në këtë drejtim," është shprehur Pango. Sipas Pangos, ndonëse ky angazhim nuk ka të bëjë me anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike, bën të mundur që të afrohen pranë PD-së intelektualë me bindje të djathta dhe që nuk duan të rrinë indiferentë për të dhënë kontributin e tyre. "Është një angazhim që ndonëse nuk ka të bëjë me anëtarë dhe simpatizantë të PD-së, por mbi të gjitha bën të mundur që të afrohen pranë PD-së intelektualë me bindje të djathta apo intelektualë që nuk duan të rrinë inidiferentë, për të dhënë kontributin e tyre" ka shtuar Pango. Lëvizjen e fundit të Berishës Pango e sheh edhe si një mundësi akoma më të madhe për PD-në, për të fituar zgjedhjet. Nisur nga periudha në të cilën po kalon vendi, Pango e quan mjaft të zgjuar si lëvizje. "Intelektualët duke parë krizën që ka mbërthyer vendin janë të bindur që duhet të ndryshohet diçka, por duke mos bërë pjesë në parti, ata nuk veprojnë dot. Pra në një kuptim kjo është një lëvizje, për t'u dhënë mundësi këtyre njerëzve që të veprojnë," shtoi Pango. Duke përfunduar Pango u shpreh se kjo është një përgjigje që u jepet deklaratave djallëzore të socialistëve se PD nuk ka potencial intelektual. "Lideri i PD-së është i bindur se ka njerëz që kanë vlera dhe krahas militantëve të Partisë Demokratike të japin kontributin e tyre për ardhjen e PD-së në pushtet dhe për ndryshimin e gjendjes".

    Në të njëjtën linjë mendimi ka qenë dhe drejtori i Studimit të Politikave Antidumping, Gjergj Buxhuku. Sipas Buxhukut kjo lëvizje e Berishës, është pozitive për të gjitha partitë politike. "Është absolutisht për t'u përshëndetur. Dhe në takimin me biznesin Berisha u shpreh i hapur për realizimin e objektivave qeverisë që Partia Demokratike, synon për të implementuar," tha Buxhuku. Ndërkohë që ana tjetër pozitive e kësaj lëvizjeje sipas tij është se do të ndikonte pozitivisht për ecurinë dhe përshpejtimin e negociatave me Bashkimin Evropian. "Vetëm duke u vlerësuar të gjithë faktorët pozitivë të shoqërisë civile mund të arrihet në ato përfundime të cilat kërkon të ketë shoqëria shqiptare, " ka përfunduar Buxhuku.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  3. #3
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Shumë gjë pozitive kjo edhe pse mendoj se nga PD duhet të ik edhe Berisha.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-11-2003
    Postime
    337
    KJO LLOJ DEMAGOGJIE VJEN PIKERISH TANI SE,PARTIA DEMOKRATIKE PO EKLIPSOHET NGA LEVIZJET E FUNDIT QYTETARE TE INICUARA NGA LEVIZJA MJAFT.

    E NGELUR NE PLAN TE 3 A TE 4 ZYRTARET E LARTE TE KESAJ PARTIE NXORREN NGA SIRTARI SKEMAT E VJETERUARA.

    VERENI ME VEMENDJE: PIKA (6) PD "MBETET E HAPUR"........ETJ.
    CAR TURPI,PRA KA QENE DHE MBETET SIC KA QENE,"E HAPUR"

    KAQ SHPJEGON GJITHCKA.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e christina54
    Anëtarësuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    belgjike
    Postime
    80
    KJO ESHTE TEPER FISNIKE NGA ANA E DOKTOR BERISHES; ME KETE IKKA DHANE MUNDESIN TE TJERVE TE INTEGROHEN DHE BILE TE DREJTOJNE PD;MEZI PRES TI SHOH KETO NJEREZ QE E KANE KUNDERSHTUAR POLITIKEN E SALI BERISHES KANE MUNDSINE TE TREGOJNE VLERAT DHE ALTERNATIVAT E TYRE NE QOFTE SE KA........TE SHOHIM

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,409
    Postimet në Bllog
    17
    Deputeti Dashamir Shehi flet për deklaratat e Berishës

    Shehi: Ideja e hapjes së PD duhet të konkretizohet

    Anila Rama

    TIRANE - Nisma e fundit e Partisë Demokratike për të qenë më e hapur me shoqërinë civile dhe grupe të biznesit, shihet me skepticizëm nga deputeti i së djathtës, Dashamir Shehi. Pas deklarimeve publike të liderit të PD-së, Sali Berisha për të afruar pranë opozitës figura të njohura të shoqërisë civile dhe të biznesit, Shehi ndonëse e vlerëson si pozitv këtë fakt, nga ana tjetër pohon se kjo mund të ngelet pa u vënë në jetë. Ai për këtë i referohet edhe zhvillimeve të ngjashme në periudha të ndryshme politike, por që nuk kanë pasur jetëgjatësi, për shkak të mungesës së vullnetit si nga opozita ashtu edhe nga njerëzit që vërtet i përkasin shoqërisë civile, pra asaj pjese intelektualësh të paangazhuar politikisht. “Në parim e vlerësoj pozitivisht, por nuk mund të zgjidhet kjo çështje me një takim të zhvilluar për një ditë me disa persona, pasi duhet të ketë një cikël bisedash që mund të thuash se ke arritur rezultate konkrete të cilat pastaj mund t’i deklarosh publikisht. Kam frikë se edhe këtë radhë takimet e zhvilluara në selinë e PD-së me drejtuesin e saj, do të ngelen të vetmet, ashtu si ka ndodhur në shumë raste gjatë këtyre 13 vjetëve”,- tha Shehi. Ndërkaq ai hedh dyshimin nëse vërtet personat të cilët deklarohen si të shoqërisë civile, i përkasin kësaj kategorie. Sipas deputetit Shehi, mundet që gjithë sa thuhet të ketë shumë pak të vërtetë, nëse realisht njerëzit që deklarohen si të shoqërisë civile apo përfaqësues të biznesit, kanë qenë gjithë kohën pranë PD-së. I njohur si një nga, kundërshtarët e hershëm të kreut të PD-së Berisha, në kohën kur ende nuk ishte larguar nga radhët e saj, Dashamir Shehi, pohon se interesat e pushtetit kanë bërë që platforma të tilla të dështojnë ende pa filluar mirë. Por nga ana tjetër në se këtë radhë kreu demokrat Berisha, e ka kuptuar se për të drejtuar opozitën dhe për të ardhur në pushtet duhet ndihmë dhe mbështeteje e gjerë, kjo është një gjë shumë e mirë. “Ne rast se ai që drejton sot PD-në, e ka kuptuar se karrocën që drejton nuk mund ta çojë dot më përpara pa ndihmën e të tjerëve, kjo duhet vlerësuar. Por në se në atë rrugë që ka nisur kërkon që në këtë karrocë të marrë me vete edhe disa butafonë të tjerë, vetëm gjë e mirë nuk është kjo” tha Shehi.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,409
    Postimet në Bllog
    17
    Berisha: PD te ndryshoje forumet drejtuese

    Kreu i PD paralajmeron nje reforme te thelle politike dhe organizative brenda demokrateve, qe pritet te mbyllet ne fund te vitit ne Kuvendin e 8 te PD. Berisha keshillohet me mjekun e njohur Mentor Petrela. "Qendrestaret" do te zhvendosen, per t'u hapur rrugen "mendimtareve"

    Armando META

    PD shume shpejt do te perballet me nje reformim te thelle, si nga pikepamja politike, ashtu edhe organizative. Ky reformim, parashikon, si vendosjen e kontakteve me te medha me boten akademike, universitare dhe shoqerine civile, ashtu dhe me thithjen e disa figurave te reja me ndikim ne jeten shoqerore te vendit ne forumet e saj drejtuese. Lajmi ne fjale eshte bere publik dje nga Kryetari i PD, Sali Berisha. Sipas tij, nen moton: "PD te adresohet ne drejtim te vlerave dhe faktoreve kryesore te shoqerise shqiptare", PD ne perputhje me kete orientim, do te duhet te rishqyrtoje forumet e veta.

    Per nje pjese te mire te shoqerise shqiptare, eshte tashme i qarte faktit se pjesa derrmuese e kryesise se PD dhe e grupit te saj parlamentar, nuk arrin dot te shfaqe nje nivel te kenaqshem, si nga pikepamja politike, ashtu edhe intelektuale. Sipas burimeve nga selia blu, me perjashtime te vogla, Kryesia dhe grupi parlamentar i PD, nga pikepamja politike dhe organizative, kane deshmuar ne mjaft raste edhe nje nivel nen mesataren e formimit te pergjithshem intelektual te shoqerise. Ky fakt reflektohet qartazi edhe ne thellimin e mospjesemarrjes se elektoratit ne zgjedhjet e ndryshme qe organizohen ne vend, pasi shume zbehte e shohin PD si nje force politike alternative, qe mund te ndryshoje gjerat ne kahjen pozitive. Per drejtuesit demokrate, me gjithe pakenaqesine e madhe qe eshte ne popull per menyren se si Kryeministri Nano dhe socialistet po qeverisin vendin, ku kontrabanda, korrupsioni, evazioni fiskal, kushtet e renda te jeteses, niveli i ulet ekonomik dhe social, pasiguria e madhe ne fushen e rendit publik dhe lidhjet e qarta te krimit te organizuar me politiken qeverisese, PD ende nuk po arrin dot te binde shumicen e elektoratit, qe te votoje per te. Per forcat politike ne vend, tashme votojne vetem militantet e partive dhe ky, perben nje zhvillim tejet negativ. I gjendur perballe kesaj situate, duket se Berisha ka vendosur te beje nje reformim politik dhe organizativ te partise qe ai drejton. "PD do te jete garante e nje shoqerie te hapur, t'i qendroje lirise dhe vlerave te saj dhe te konkretizoje programin e saj neser ne qeverisje. PD do te adresohet ne drejtim te vlerave dhe faktoreve kryesore te shoqerise shqiptare. PD ne perputhje me kete orientim themelor te saj, duhet te rishqyrtoje forumet e veta. Ky orientim duhet te gjeje pasqyrimin e saj ne vet brendine e PD. Nuk perdora fjalen freskim, sado qe ngjet e re, eshte e vjeter. Perdora fjalen se duhet te pasqyroje ketye orientim te PD", ka nenvizuar Berisha. Si per te ilustruar kete nisem, kreu demokrat ka zhvilluar dje ne mesdite edhe nje takim me mjekun e njohur, Mentor Petrela, per te cilin, pas ketij takimi, Berisha deklaroi se e ka mik te vjeter dhe eshte nje njeri me te cilin keshillohet. Kreu i PD meton se egziston nje baze reale per nje reformim te thelle dhe shumeplanesh te PD, si nga pikepamja politike, ashtu edhe organizative, duke korrigjuar gjerat qe nuk jane bere mire dhe duke cuar me tej arritjet. Ideja per rishqyrtim te forumeve, si ne Kryesine, ashtu edhe ne Keshillin Kombetar te PD, duket se nuk parashikon heqje personash, por afrimin e nje sere fugurash prane ketyre forumeve ne forme konsulentesh apo edhe te kooptuarish, me qellim intensifikimin e dialogut politik brenda partise, duke respektuar, sipas Berishes, lirine dhe pavaresine e ketyre figurave me ndikim ne mjedisin shqiptar. Burime politike te besueshme brenda PD, sqaruan se kjo ide eshte konceptuar si nje proces, i cili do te trajtohet gjate gjithe periudhes pergatitore te Kuvendit te 8 te PD, i cili do te mbahet ne dhjetor te ketij viti. Do te jete ky Kuvend, qe do te mundesoje nje reformim te thelle organizativ te forumeve drejtuese te PD, duke filluar qe nga Keshilli Kombetar, deri tek Kryesia dhe drejtuesit me te larte. Cdo perpjekje ne keto momente, per te anashkaluar apo zhvendosur figurat ne keto dy forume, jo vetem qe eshte jostatutore, por do te shkaktonte edhe nje carje te thelle brenda PD. I pyetur nga gazeta "Korrieri" se me rishqyrtim te forumeve te PD, behet fjale per kooptimin e disa figurave me ndikim ne jeten e vendit ne forumet drejtuese te PD dhe si do te behet nje gje e tille, Berisha nenvizon se "eshte ne perpunim e siper ideja dhe shume shpejt do te komunikohet".

    Gjithsesi, sinjali i leshuar dje nga kreu demokrat, paralajmeron nje cikel ndryshimesh te thella, sidomos ne largimin e disa figurave ne forumet drejtuese te PD, me qellim rritjen e besimit ne elektorat dhe tek faktori nderkombetar. PD ende nuk ka arritur te ngjalle besimin e duhur tek opinioni politik i brendshem dhe sidomos tek ai nderkombetar dhe kjo, duket se eshte nje perpjekje per te ngjallur kete besim. Tashme eshte e qarte se vendi ka nevoje per "mendimtare" dhe jo per "qendrestare".

    Statuti i PD ngurteson reformen

    Eshte e paqarte se si do te mundet kreu demokrat te reformoje, ne keto momente, por edhe me pas, forumet drejtuese te PD me anetare te rinj. Statuti i PD nuk le hapesira per ndryshime ne Kryesi dhe ne Keshillin Kombetar te PD. Kjo per faktin, sepse KK votohet ne Kuvendin e PD, ndersa Kryesia votohet nga Keshilli Kombetar. Te jesh anetare kryesie, duhet te jesh medoemos anetar i KK. Pra, nga pikepamja staturore, eshte mjaft e veshtire zgjedhja e anetareve te rinj ne KK dhe ne Kryesi. Megjithese KK, ne nenin 43 te statutit te PD ka te drejte te votebesoje te gjithe te zgjedhurit e tij e ne kete rast edhe kryesine e PD, perseri ai duhet te zgjedhe brenda rradheve te tij anetaret e rinj te Kryesise. Nga ana tjeter, statuti i PD nuk shprehet per te drejten e kooptimeve ne forumet drejtuese te PD. Nje gje e tille ka mundesi qe te realizohet me ane te nje marreveshje ne KK, por edhe kjo vleresohet si jostatutore, sepse statuti percakton qarte kompetencat e KK dhe ne keto kompetenca nuk behet fjale per marreveshje. Gjithsesi, mbetet per t'u pare se si do te manovroje Berisha per kete ceshtje, megjithese ai nuk e ka aspak te veshtire qe te konkretizoje ne forumet e PD ate qe ka ideuar, pavaresisht nese ka shume perputhje me statutin.

    A.M
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,409
    Postimet në Bllog
    17
    Po nuk keni gje per te thene per temen per diskutim, heshtja eshte flori. Nese doni te shkruani mbi antipatine/dashurine tuaj per Berishen si individ apo politikan, kete bejeni tek padogana.

    Ne kete forum diskutohen idete dhe jo njerezit dhe mos u perpiqni ti degjeneroni temat ne fjale bajate.

    Albo

    P.S Komentet personale dhe replikat u kaluan ne kosh.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  9. #9
    kerkuesi
    Anëtarësuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Mendimi dhe platforma e hedhur nga Berisha perkon pikerisht me tre situata: 1- kur ka humbur dy qendrat kryesore ne vend gjate ketyre zgjedhjeve, 2- ne nje kohe kur levizja "MJAFT!" ka filluar bujshem protestat per dorheqje te kryeministrit dhe 3- eshte koha kur socialistet jane QELBUR fare.


    Partia berishiane me te drejte kerkon te fitoje te kthehet ne pushtet se ka 7 vjet qe shikon me sy e plcet me zemer. Ne nje situate normale nje patri opozitare 7 vjete ne opozite do te triumfonte bindshem, pasi do qe reformuar do qe rifreskuar dhe do qe e mbushur me platforma per shtyrjen e vendit drejt reformave. Por kjo do te ishte nje luks te cilit berishjanet nuk mund tja lejojne vetes.

    Kjo sepse Berisha per berishjanet eshte bere si Papa , i paprekshem, kushdo qe ka thene nje ide ndryshe nga ajo e Berishes eshte persekutuar jo vetem si person por me gjithe familje (kjo seshte cudi se "qukapik" blloku ka qene dhe ja ka marre doren ketyre gjerave).

    PD-ja ka 7 vjete qe thote se votat jua ka vjedhe Nanua dhe duke besuar verberisht ne tek kjo (ashtu sic dine te besojne veten berishjanet) nuk kane pasur kohe ti bejne qofte edhe nje analize te vogel vetevetes pasi duke qene antare te sektit berishjane mendojne se jane PERFEKT (ose "simply the best" sic e thone ca nga vellezrit tane ne USA).

    Nje KOKE ne kohen e vete ka thene "Demokracia do demokrat". E pra i dashur bashkshkrues Berisha dhe berishjanet te tille nuk jane, prandaj sado qe te hapet ajo parti prap me berishjane do te ngelet po qeti Berisha ne krye. Pra do te shtohen berishjanet dhe jo DEMOKRATET.
    PAUCA SED MATURA

  10. #10
    Postuar më parë nga gabriel
    KJO LLOJ DEMAGOGJIE VJEN PIKERISH TANI SE,PARTIA DEMOKRATIKE PO EKLIPSOHET NGA LEVIZJET E FUNDIT QYTETARE TE INICUARA NGA LEVIZJA MJAFT.

    E NGELUR NE PLAN TE 3 A TE 4 ZYRTARET E LARTE TE KESAJ PARTIE NXORREN NGA SIRTARI SKEMAT E VJETERUARA.

    VERENI ME VEMENDJE: PIKA (6) PD "MBETET E HAPUR"........ETJ.
    CAR TURPI,PRA KA QENE DHE MBETET SIC KA QENE,"E HAPUR"

    KAQ SHPJEGON GJITHCKA.

    Levizja "Mjaft" edhe sikur te arrije te rrezoje Qeverine, perseri pa patur mbeshtjen e politikes (nenkupto opoziten qeveritare), nuk mund te beje dot me shume.
    Pra as mund te qeverise dhe as mund te mbushe dot vakumin apo anarkine politike qe mund te ndodhte ne rast se qeveria jep doreheqje.

    Kush jane alternativat e pushtetit politik ne Shqiperi???

    Te gjithe e dime dhe nuk ka nevoje te permenden.



    Maringlenora, heret e vone PD-ja do te vije ne pushtet. Sa me teper qe Nano te qendroje ne krye aq me keq ka per te qene per popullin dhe jo per Berishen.

    Pra duhet te kuptoni disa qjera minimale.

    Ai qe e voton dhe e mban ne pushtet ai do te vuaje (me pejashtim te Klanit Personal).

    Pra opozita ne rast se do te pelcase pa pushtet, te jesh i sigurt qe me pare do te pelcase populli qe vuan direkt pasojat e Qeverisjes.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Marks Engel Lenini shkruan:

    ---
    Kjo sepse Berisha per berishjanet eshte bere si Papa , i paprekshem, kushdo qe ka thene nje ide ndryshe nga ajo e Berishes eshte persekutuar jo vetem si person por me gjithe familje (kjo seshte cudi se "qukapik" blloku ka qene dhe ja ka marre doren ketyre gjerave).
    ---



    Marenglen ... pse genjen kaq pa lezet?

    Me thuaj nje njeri qe ka cfaq ide ndryshe nga Berisha dhe eshte persekutuar familjarisht..

    Ja psh ju tepelenasit qe i conit mish qengji e raki Nanos ne Bence a ju persekutoi njeri?
    Gjysma tepelenes ka bere vila ne "Bathoret" e Tiranes, Vlores e Durresit ne koh te Berishes..dhe pikerisht ishin tepelenasit qe ishin armiq te betuar te Saliut dhe njiheshin si zagar te Rucit.
    Bile nje pjese jane bere Bosa e pronare restaurantesh ne Tiran e Durres duke qene militante socialiste me damke..

    Marrim politikanet..

    Cfar persekutimi pesoi Pashko, Ruli, Kopliku, Ceka, Demeti, Edvini, Blendi Gonxhja e sorrollopi tjeter qe jo vec cfaqen idera kunder Berishes por shpifen pislleqe pa fund?

    Berisha perkundrazi eshte fajtor per tolerancen e pafalshme ndaj renegateve te Pd-se e syleshesise ndaj ujit qe ja futi nen rrogoz ps-ja..

    rrenacak..

  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,409
    Postimet në Bllog
    17
    Deputeti i opozitës zbardh planin e Berishës për hapjen me shoqërinë civile

    Zogaj: Do të afrojmë njerëz për qeverinë e PD-së

    Nevila Perndoj

    TIRANE – PD do të afrojë individë nga shoqëria civile për t’iu dhënë përgjegjësi në qeverisje kur të vijë në pushtet. Preç Zogaj, një prej deputetëve të opozitës zbulon planin e PD-së për hapjen me shoqërinë civile, Sipas tij, PD ka strukturat e saj dhe militantët, por në qeverisje duhen njerëz kompetentë me aftësi profesionale.
    Z. Zogaj, pse mendoni se është e vlefshme nisma e Partisë Demokratike për të bashkëpunuar me përfaqësues të shoqërisë civile në një kohë, që sapo është mbyllur etapa e hapjes me përfaqësues të botës akademike gjatë zgjedhjeve të kaluara?
    Është e vlefshme, sepse ky është një vit zgjedhor, dhe ne kemi kërkuar zgjedhje të parakohshme brenda këtij viti. Përmes kësaj politike të re të hapjes, krijohet një gjendje, që sjell afrimin e njerëzve kompetentë, për të marrë përgjegjësitë për qeverisje. Natyrisht, që një parti ka deputetët e saj, ka militantët, por asnjëherë një parti politike nuk mund të jetë e suksesshme, as në garat elektorale dhe as në qeverisje, në rast se nuk relatohet përtej këtyre strukturave, dhe nuk angazhohen resurset intelektuale dhe profesionale të vendit. PD është përpara një sfide të madhe, që të afrojë njerëz, kapacitete, profesionistë të cilët të marrin përgjegjësitë në ekzekutiv, dhe në funksione të ndryshme, që janë kryesisht politike.
    A ekziston mundësia që kjo nismë të konkludojë me një tryezë të përbashkët?
    Padyshim që po. Lëvizja është shumëplanëshe. Ajo synon zgjerimin e radhëve të PD-së dhe ngritje të nivelit të forumeve të saj. Nga ana tjetër është një lëvizje, që synon gjithashtu një kohezion historik të aktorëve dhe faktorëve të qendrës së djathtë në Shqipëri.
    Kush janë këta faktorë?
    Së pari janë ish-themeluesit e PD-së ose ish-drejtues të PD-së, që gjatë viteve, për arsye të ndryshme janë larguar nga kjo parti, por kanë lënë në kujtesë, një imazh politik ose kanë manifestuar dhe manifestojnë vlera opozitarizmi, vlera demokratike. Pra, janë pjesë e kohezionit historik. Së dyti, janë njerëz, që nuk kanë rënë në sy deri tani, ekspertë, intelektualë, profesorë, specialistë të fushave të ndryshme, njerëz të thjeshtë me qëllime të mira, që duan të jenë pjesë politike e strukturave të Partisë Demokratike dhe partive të tjera të opozitës. Së treti, janë përfaqësues të njohur të shoqërisë civile dhe biznesit. Pra përtej hapjes si njoftim, kërkohet krijimi i një gjendje të përhershme hapjeje, synohet themelimi i një kulture dhe disa rregullave, sipas të cilave, gjithkush, që dëshiron të merret me politikë apo të ndikojë në politikë, përmes PD-së, i ka këto mundësi në çdo kohë.
    Ju folët për përfshirje të ish-themeluesve. Cilët janë ata?
    Unë rezervoj të drejtën, që të shprehem në tryezat, që do të pasojnë. Por sigurisht që historia e PD-së është një histori e zezë në të bardhë. Është një histori e freskët 13 -vjeçare dhe kjo periudhë nga një anë ka ndihmuar në spikatjen e vlerave të atyre, që morën përsipër zgjedhjen e partisë së parë opozitare në Shqipëri, pavarësisht, se si i kanë pasur marrëdhëniet. Pra, njihen ata njerëz, ata individë që vërtet kanë manifestuar vlera dhe kanë ardhur duke i pasuruar ato. Politika është një shërbim maratone e gjatë, me ulje ngritje, por themelore për mua është që si pikë referimi të merren vlerat që kanë treguar themeluesit e PD-së dhe jo defektet e tyre, sepse të gjithë kanë defektet e tyre, nëse je i përfshirë në politikën shqiptare. Ju insistoni për emra, por këto janë shumë. Së paku unë kam kontaktuar me disa prej tyre me cilësinë e një dëshmitari të këtij impakti, që ka kjo nismë e kryetarit të PD-së, Sali Berisha. Ata vetë do të prononcohen dhe do të parashtrojnë edhe kërkesat e tyre, që tashmë i kanë bërë të qarta gjatë kontakteve, që ne kemi pasur.
    Cilat janë kërkesat e tyre?
    Ata duan të shohin më konkretisht se, çfarë ka përtej hapjes së PD-së për këto figura. Ata duan të shohin më konkretisht sa do të reflektojë kjo lëvizje politike në rinovimin e rregullave të funksionimit të PD-së dhe të opozitës, në sensin, që këto rregulla të jenë adekuate, të përshtatshme. Ka kërkesa gjithashtu për të tejkaluar disa zakone apo sterotipe të të bërit politikë, që i përkasin një kohe tjetër, për të përqafuar mënyra të reja të bërit politike. Pra, gjithë synimi është që PD të bëhet sërish shprehëse e botëkuptimit demokratik të gjithë shqiptarëve, që mendojnë dhe shpresojnë zgjidhjet që ofron qendra e djathtë për këtë vend.
    Pra të ndryshojë politika e PD-së….
    Po. Në thelb kjo kërkon që të bashkojë njerëzit për t’i dalë zot ndryshimit në Shqipëri dhe vetë lëvizja tregon vetë ndryshimin brenda PD-së.
    Në kategorinë që ju sapo përmendët, a përfshihen edhe figura të tilla si Genc Ruli apo Gramoz Pashko?
    Unë mund të them se, hapja nuk përjashton, sipas meje, asnjë prej ish-themeluesve, asnjë prej përfaqësuesve opozitarë, dhe askënd nga shoqëria civile, që është në opozitë me qeverinë socialiste.

    Intervistoi. Nevila Perndoj
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-11-2002
    Postime
    90

    Nga Abdi Baleta/ Rimekembja

    MEKSI TË JAPË LEKSION PËR RRËNIMIN E SHTETIT, JO MARRJEN E PUSHTETIT

    Nga Abdi Baleta/ Rimekembja



    Është një provë më më vete se punët janë rrumpallë kur për demokracinë, për marrjen e pushtetit llapin pa pushim individë që me bëmat e tyre i kanë sjellë gjëmat më zeza Shqipërisë e kombit shqiptar. Individë të tillë e fyejnë qytetarin e ndershëm kur fillojnë t’i japin leksion nga ekranet televize e faqet e gazetave sesi u bëka demokracia, si u shpëtuaka Shqipëria. Individë të tillë nuk kanë asnjë të drejtë morale të guxojnë të japin leksione si mund të marrëssh pushtetin kur dihet se ata në historinë e vendit tonë do të mbahen mend si e keqpërdorën pushtetin në kohën që e patën si e ushtruan me paaftësi ose qëllim të keq pushtetin dhe rrënuan shtetin e dogjën Shqipërinë. Individë të tillë do të bënin mirë të qepnin gojën, të fshihnin surratin dhe të jetonin me turpin e mëkatin e tyre larg skenës së politikës.

    Një individ i tillë është edhe Aleksandër Meksi, ish-kryeministër në emër të Partisë Demokratike për 5 vite me radhë, deri kur Shqipëria u kthye në shtet të rrënuar e në vend të përvëluar në pranverën e vitit 1997, sepse qeverisja e Meksit e kishte katandisur si mos më keq shtetin e pushtetin. Disa herë ky Aleksandër ka deklaruar se do të largohej përfundmisht nga politika. Por sa herë që nuhatse po përgatitet kërmë pushteti, ose politike ai gjallërohet e kthehet përsëri në llafologjinë politike me intevista e shkrime ku përsërit të njëjtat fraza dhe hiqet si profet e strareg që nuke paskan kuptuar dhe e paskan mënjanuar nga politika edhe në PD-së ku ai është anëtar i Kqëshillit Kombëtar. Madje të mos harrojmë s ëeishte dhe kandidat sfidues i Berishës në kongresin më të fundit të PD-së po nuk i mbajti ta bënte luftën deri në fund.

    Brenda tri javëve të para të vitit 2004 ky Meksi që kishte deklaruar ”dorëheqjen nga politika” është shfaqur katër herë, në tri gazeta të ndyshme ( mbase dhe në ndonjë ekran televiziv ku nuk ka ka qëlluar ta shohim) për të dhënë leksione se “për kë po punon opozita” ( “Panorama” 8 janar 2004), si duhet të qeverisë qeveria, sa i rëndon qeveria në zverk popullit, si mund të bëhet një opozitë e mirë, si mund të rimarrë pushtetin opozita.

    Më 18 Janar 2004 gazeta “Korrieri”, (njëra nga organet e shtypit të përditshëm që qëndron në pararojë të armiqësisë mediatike ndaj qeverisë së Fatos Nanos, meqenëse u janë prekur interesat e biznesit në Shqipëri zoëtërve të saj të huaj e shqiptarë), kishte zgjedhur për të marrë një intervistë qortuese për sjelljen e qeverisë së Nanos gjatë tragjedisë në ujërat e Karaburunit, pikërisht ish-kryeministrin “demokrat” Aleksandër Meksi. Mirëpo drejtuesit dhe intevistuesi i “Korrierit” nuk kishin mbajtur parasysh atë këshillën populllore se “ nuk duhet ta përndësh litarin në shtëpinë e të varurit”. Ata kishin harruar se tragjedi të tilla të dhimshme dhe neglizhenca më të shëmtuara qeveritare me fatin e viktimave të mbytura në det kishin ndodhur edhe gjatë qeverisjes së ish-kryeministrit Meksi.. Vet Meksi gjithashtu kur iu përgjigj pyetjeve të intevistuesit të “Korrierit” harroi këshillën tjetër popullore se kur je i menderossur në brekë për vete mos mbyll hundët me gishta për të treguar se nuk duron dot erën e keqe që po të vjen prej dikund e dikujt tjetër.

    Kur kundërshtarët politikë të Berishës në parlament e në shtyp dhe mjetet e propagandës televizive risollën në vemendjen e opinionit publik tragjedinë e 32 djemve dibranë që kanë humbur pa nam e pa nishan në valët e detit në kohën kur ishte kryeministër Aleksandër Meksi e president Sali Berisha njerëzit patën rastin që përveç shqetësimit të pamjaftueshëm të qeverisë së sotme për të shpëtuar fa tkeqët apo parandaluar gjëmën, kishte dhe episode më të dhimshme e më të turpshme në sjelljet e qeveritarëvet e të pushtetit të PD-së të komanduar nga Berisha-Meksi-Arbnori. Këta ishin tallur në mënyrë më cinike e më të papërgjegjëshme me fatin e të humburve dhe me dhimbjen e të gjallëve. Por për çudi Aleksandër Meksi gjente guxim të shpjegonte për “Korrierin” si të ishte ekspert qevrisës që nuk ka njohur kurrë dështime sesi “largimi nga mjerimi ilegalisht nuk është kalim i paligjëshëm i kufirit” dhe të rrokaniste plot arsyetime të shpëlara që i kanë bërë më dhjetra herë gjithë gazetëshkruesit më të rëndomtë se duhet punë e madhe nga qeveria për të begatuar Shqipërinë, për të ndihmuar zonat e shtresat më të varfra, se u dsshkan masa të rrepta për të luftuar trfaikun e korrupsionin ( ashtu i si i luftoi Meksi për ta çuar Shqipërinë në djegien e madhe të pranverës së vitit 1997).

    Por më i “lezetshëm” ( në kuptimin më të trishtueshëm të kësaj fjale) ish-kryemnistri “demokrat” Meksi bëhet kur për të plotësuar dëshirën e “Korrierit” q ë kërkon sa më shumë mallkinme për qeverinë deklaron : “Unë mendoj ze reagimi (qeveritar) nuk ishte në lartësinë e duhur...Kontrolli bëhej derisa të bindej se nuk ka njerëz....” etj. etj. Sa i neveritshëm dukej leksioni i Meksit se si duhej të kishte vepruar qeveria eNanos në rastin e tragjedisë së 9 marsit 2004 kur në ekranin e “Top Channel” flisnin të afërmit e dibranvë të zhdukur në kohën kur kryemniststër ishte Meksi dhe kur tregoghej një shkresë burokratike e Meksit në përgjigje të kërkesave të familjarëve të të zhdukurve për të mësuar diçka mbi fatin e tyre! Sa e neveritshme, madje krimiale në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, duket tani sjellja e Meksit dhe e bashkëpushtetarve të tij që as morën mundimin të hetonin se çfarë kishte ndodhur, por përkundrazi lejonin vartësit e tyre të mbanin me shpresa të gjallët se të humburit jetonin e e po fsoiheshin dikund në mërgim. Meksi si ekspert i madh i “fajsive kryeministrore” thekson se përgjegjësitë janë të përbashkëta në raste tragjedishë si ajo e 9 Marsit 2004 dhe prandaj kryemnistri Nano mban përgjegjësi, pavarëisht se nuk u ndodh në Shqipëri.

    Por për vete pse nuk thotë Meksi se mban përgjegjësi për zhdukjen e moskërkimin e 32 shtetasve shqiptarë kur qeveriste ai? Me siguri është ndodhur në Shqipëri kur ka ngjarë gjëma?! Apo edhe këtë përgjegëjsi Meksi do t’ia hedhë vetëm ish shefit të SHIK-ut, Gazidede dhe shefit të policisë, Agim Shehut, që Meksi i ngarkon me të gjitha mëkatet e qeverisjes së tij, meqenëse këta ishin dhe dibranë siç bëri dhe Pjetër Arbnori në një paraqitje televizive duke ia çuar në varr akt-akuzën për mossqarimin e kësaj ngjarjeje të ndjerit Safet Zhulali, meqenëse ishte deputet Dibre dhe ministër i mbrojtjes? A duhet të vijnë edhe një herë në pushtet njerëz të tillë si Meksi, Arbnori, Berisha që ulërijnë për tragjedinë e 9 Marsit hde mbajnë qëndrime të tilla për tragjeditë e ngjashme të ndodhura në kohën e pushtetit të tyre dhe kanë mbetur pa u sqaruar ende?!

    Megjithëse për ish-kryeministrin u krijua një gjendje e tillë shumë më e vështirë në pikëpamje të përgjegjësisë politike, juridike e morale se për kryeministrin e tanishëm, qeveria e të cilit qoftë dhe me vonesë e ngathtësi reagoi ndaj tragjedisë e ndaj viktimave, Aleksabdër Meksi nuk ndjeu fare siklet, nuk shkoi të strukesj më thellë në ndonjë qoshe nga më të padukshmet e të bizantinologjisë së tij, por u shfaq përsëri me fjalë e me fotografi më datën 21 Janar 2004, në faqen 8 të gazetës “Panorama”. Kësaj radhe Meksi nuk i bënte më leksion qeverisë se si qeveriset, por i jepte mësime opozitës se si vihet në pushtet. Intervistën që i ka marrë Meksit gazeta e ka botuar nën titullin “Meksi: demokratizimi i PD i jep pushtetin opozitës”. Pra, Meksi marrjen e pushtetit ua paraqet shqiptarëve të zhgënjreyr nga qeverisja e keqe socialiste si një gjë fare të lehtë, si një qofte që gëlltitet me dy kafshata, po të bëhet “demokratizimi meksian i PD-së’. Për këtë Meksi jep një recetë gjithashtu të thjeshtë si “ të demokratizohet PD-ja”. Edhe gjatë kësaj inteviste Meksi i ka përsëritur ato “mendimet e vyera” që kishte shprehur tri ditë më parë në gazetën “Korrieri” për trajtimin e tragjedisë së 9 Janarit 2004 si nga qeveria dhe nga opozta.

    Po si e”demokratizon” Meksi PD-në që të vijë në pushtet? Duke rekomanduar kthim mbrapa në kohë e veprime, “rikthim tek idealet e Dhjetorit 1990” dhe ribashkim në një front si në mars të vitit 1992 kur Berisha e Meksi e morën pushtetin llokum në gojë sepse as kishte kush ta mbante më , as kishte kush ta merret. E majta që trashëgonte PPSH-në kishte nevojë urgjente të linte përkohëisht pushtetin që të merrte veten e të përgatitej për revansh ( të cilin e realizoi në pranverën e vitit 1997). Kurse e djathta na cionaliste që i duhej Shqipërisë në atë kohë nuk ishte gjëkundi. Dhe Berisha e Meksi, që në Trieste kishin bërë marrëveshjen për njëfarë bashkëqeverisjeje me Nanon e patën të lehtë të fitonin “në mënyrë plebishitare” dhe u rrëmbyen aq shumë nga entuziazmi sa e prishën shpejt treshen pushtetare Berisha-Nano-Meksi dhe bënë treshen Berisha-Meksi-Arbnori. Berisha e Arbnori janë përsëri bashkë dhe nuk kanë lënë gur pa lëvizur për të rimarrë veten, por kanë shkuar poshtë e më poshtë dhe e kanë katandisur PD-në në një parti që nuk është më as opozitë reale, por në një formacion i sherrit opozitar, të cilës nuk i japin votën më shumë se 10% e elektotatit të përgjithëshëm shqiptar.

    Ka kohë që është marrë vesh, madje në heshtje e pranojnë dhe drejtuesit e kësaj partie se kjo është e paaftë të marrë pushtetin. Nënkryetari i PD-së Bamir Topi në diskutimin e tij inatçor në parlament më 29 Dhjetor 2003, kur fyu popullinsshqiptar se ka atë qeveri që meriton nuk e fshehu dot dëshpërimin që edhe opozita nuk është për të qenë. Me një fjalë shqiptarëve e keqja po u vjen më shumë nga ajo se kanë opozitën që nuk e meritojnë sesa nga ajo që kanë qeverinë që meritojnë. E në këtë opozitë që shqiptarët nuk e meritojnë bën pjesë dhe Aleksandër Meksi, anëtar i përjetshëm i Këshillit Kombëtar të PD-së. A thua se PD-ja nuk ëshët demokratike dhe është opozitë që nuk u hyn në opunë shqiptarëve vetëm Aleksandër Meksi nuk është në treshen e vitit 192, por ka mbetur anëtar i Këshillit Kombëtar? Mos vallë kur ajo treshe kontrollonte Shqipërinë Meksi ishte më efikasi, më i suksesshmi, më i drejti, më i mirië Përkundrazi nëse PD do të kishte bërë një analizë serioze duhet të kishte gozhduar në shtyllën parë të turpit, dhe vënë në fillimisht para përgjegjësisë pikërisht Aleksandër Meksin. Por bashkëmëkatarët e Meksit, sidomos Berisha nuk kanë dashur ta bëjkë këtë, nuk kanë dashur t’ia heqin petët lakrorit dhe kjo i ka dhënn ëmundësi Meksit të tërhiqet si bollë e goditur në strofkullën e bizantinologjisë profesionale që të merrej prej atje me politikanizëm të papërcaktuar mirë asnjëherë dhe të presë një ditë të përshtatshme që të zbresë në “kampin luftarak” në PD-së në me “zemërimin e Akilit” që rimarrë pushtetin. Meksit përveç bizantinologjisë i shijon edhe mitologjia e hershme dhe poliotologjia e sotme greke.

    Meksi ka filluar të lëpihet me disa veprimtari protestuese që bëhen në kuadër të lëvvizjes amorfe “Mjaft” e disa grupimeve të tjera nga shoqëria civile, nga ndonjë sindikatë e fishkur, nga demonstrimet spontane për ujë apo drita, apo dhe nga disa mitingje anemike që mezi i bën PD për të mbajtur gjallë dëshirën e ëndrrën e riardhjes në pushtet tek disa fanatikë të saj. Meksit ia ka ënda shumë që nga këto zhvillime të përfitojë edhe një herë “pjesën e luanit” në lojën politike për pushtet, ashtu sikurse e përfitoi nga lëvizja studentore, nga revoltat popullore në Dhjetor të vitit 1990 e pastaj në vitet 1991-92, por duke qëndruar vet gjithnjë pas perdes, e duke pritur dhuratën e pushtetit t’ia lëshonin nga qiellli sikurse ia lëshuan. Prandaj Meksi del me një analizë shumë të shpëlarë, tejet dogmatike e anakronike, duke i paraqitur gjendjene zhvillimet në fillim të vitit 2004 si identike me ato të periudhës Dhjetor 1990-Mars 1992. Meksi rikujton se atëherë revoltat e masave ishin për të përmbysur komunizmin..”Tani, sipas tij, po tentohet të rërzohet neokomunizmi apo segmente të tij me shoqata e klube”’. Meksi i vjen për për shtat të besojë se është kështu dhe të tjerët të mendojnë kështu. Pastaj menjëherë fillon e shtyn me bërryla qysh në fazën e ëndërrimit që rrugën drejt pushtetit ta hapë për vete dhe shton :”Ai rrëzohet vetëm me parti politike dhe në qoftë se ato nuk janë të zonjat apo nuk duan, dhe në se nuk i ofrojnë besim porositësve të këtyre veprimeve ëshët mirë t’u thuhet shqiptarëve se këta njerëz nuk meritojnë të vinë në pushtet, me këta njerëz Shqipëria nuk shkon përpara”.

    Meksi është prapa dynjasë në perceptmin e gjendjes e zhvillimeve të sotme politike. Ai ëndërron përsëritjetë skemave të vitit 1990-92 qëe sollën e atë në pushte pa zahmet. Meksi ëndërron që ai dhe një grup politikanësh si ai të arrijnë të spekulojnë përsëri me pakënaqësinë reale të masave e lëvizjet masive për të zënë edhe një herë kolltuqet, sikurse bënë dikur nën emblemën e PD-së që nuk ishte fare parti, por ishte një lëvizje spontane në trupin e saj dhe një grusht uzurpatorësh të dërguar ramizianë në krye të saj. Meksi nuk e fsheh se atë që po bëhet në kuadrin e lëvizjes” Mjaft” e të disa mekanizmave të tjerë sa të paqartë në formë dhe të dyshimtë në mision, ai e percepton si “ zbatim porosishë nga jashtë”. Meksi jep mësimin se ai dhe bashkëpunëtorët e tij të vitit 1990-92, apo edhe deri në vitin 1997, duhet ta dredhin edhe një herë që të bindin “ ata poroistësit nga jashtë” të aksioneve të ”Mjaft” se janë në gjendje të kryejnë një mision politik në Shqipëri dhe janë më të përgatiturit për të ardhur në pushtet. Madje Meksi përpiqet të garantojë “porositësit nga jshtë” dhe të mashtrojë oppinionin e brendsdhëm shqiptar se po ta marrin edhe një herë në dorë pushtetin Meksi me ata bashkëpuntorët e tij në “idealet Dhjetorit” do ta bëjnë punën më mirë, se nuk do të përsërisin më të njëjtat gabime.

    Meksi si gjithnjë hiqet specialist i katekizmit politik dhe i demokratizimit perëndimor në Shqipëri. Mësimi kryesor që i jep ai opozitës nëpërmjet intervistueses është : “Unë jam i sigurtë se një të hapur për të githë militantët, anëtarët, nëpunësit e saj, që janë akoma me idealet Dhjetorit, me idealet e PD-së dhe pas kaq vitesh dinë ta bëjën më mirë atë çfarë bënë mirë dhe të mos përsërisin atë që bënë keq rezultatet do të dalin brenda pranverës, që do të thotë të kishim zgjedhje të reja për të vendosur ekulilrin real në Shqipëri”. Pra, Meksi nuk ka asnjë ide të re. Nuk thotë asgjë të re. Meksi gënjen të tjerët dhe veten se mund të përsëriten edhe një herë në Shqipëri itë njëjtat situata politike, zhvillime, lëvizje, bashkime, apo edhe të njëjtat ideale dhe ide.

    “Idealet e Dhjetorit” ishin për në dhjetor të vitit 1990 dhe nuk janë për Janarin e vitit 2004. Pastaj askush deri tani nuk ka saktësuar qartë se çfarë kanë qenë këto ideale të Dhjetorit, kush i pati e kush jo. “Idealet e Dhjetorit” më shumë se gjithkush i kanë tradhtuar pikërisht ata që dolën atëherë në krye të PD-së, që spekuluan me ato idelae e me “lëvizjen e Dhjetorit, Shkurtit, Marsit Majit të viteve 1990-1991” për të uzurpuar pushtetin. Ata ideale i tradhtoi dhe i rrënoi i pari Aleksandër Meksi me mënyrën si qeverisi Shqipërinë, si trajtoi shtresat e gjëra të popullisë që u sakrifikuan për “idealet e Dhjetorit”, si la me gisht në gojë pronarët e ligjëshëm, të përndjekurti politikë,të djathtët e vërtetë nacionalistë, vetëm e vetëm që të rehatohej në kolltukun e tij. Meksi ka tradhtuar “idealet Dhjetorit” duke lejuar lulëzimin e skemave piramidale, duke dobësuar në çdo pikëpamje imunitetin kombëtar e shtetëror të Shqipërisë. Meksi ka tradhtuar “idealet e Dhjetorit” me veprimet e paligjëshme për kushtetutën, me veprimet e dëmshme që çuan në kolonizimin e Shqipërisë nga Greqia, me lejimine kontabandës së naftës për maqinën luftarake të Milosheviçit e me shumë veprime të tjera.

    Ata që ishin në krye të PD-së bashkë me Meksin në Dhjetor të vitit 1990 futën në këtë parti praktikat më antidemokratike. Meksi është ankuar vetëm kur këto praktika nuk i kanë dhën mundësi të arrij qëllimet eveta. Ai zuri të ankohet për Berishën vetëm pas vitit 1997, kur iu duk më komode të dilte në qosh, që të mos përballonte bashkë me Berishën edhe sulmet kundër PD-së, që të mos mbante përgjegjësitë që i takonin. Meksi e di sesi drejtuesit e PD-së si Imami, Ceka, Zogaj e të tjerë u bënë ortakë në rebelimin komunist në vitin1997. Meksi e di si degradoi pushteti i PD-së në pushtet interesaxhinjsh, qelepirxhinjsh, se çfarë bënë nnë emër të PD-së “demokratët e vonuar” që Meksi i përkëdheli në administratë. Me kkëta kërkon Meksi të shpëtojë tani Shqipërinë?!

    Meski vet rri mënjanë dhe para gazetarëve qaravuitet se për të nuk kujtohet kush. Por ama mësimet i jep se si të grumbullohen edhe njëherë të mirë e të liq, idealistë e rrufjanë, të ndershëm e batakçinj, të aftë e të pafatë, atdhetarë e tradhtarë, shqiptarë të vëretetë e agjentë trë huaj, që u evidentuan qartë gjatë këtyre 15 viteve nga radhët e lëvizjes demokratike dhe të gjithë këta të marrinë edhe një herë pushtetin që të venë në krye Meksin.

    Tani në vitin 2004 Shqipëria dhe shqiptarët nuk kanë më nevojë për propagandë të bujshme boshe për “idealet e Dhjetorit” që ishin më shumë iluzione, idera abstrakte, politikanizma foshnjore. Shqipëria e shqiptarët tani kanë nevojë për programe e vizione të pjekura politike, për nacionalizëm, jo për politika të porositura nga jashtë. Fjala ”mjaft” do të kishte kuptim t’u thuhej në radhë të parë të huajve që kanë bërë e bëjnë eksperimente tragjike me Shqipërinë e shqiptarët, t’u theksohej politikavet të huaja, agjenturavet të huaja, aventurierëve të huaj që kanë krimbur Shqipërinë, që mbrapshtojnë rininë, inteligjencien, klasën politike shqiptare, që kontrollojnë biznesin, krimin e organizuar e korrupsionin në Shqipëri dhe pastaj fajet ua lnë në kurriz shqiptarëve duke i demonizuar ata si komb e shoqëri civile që t’i urrejë edhe më shumë Europa.

    Shqiptarëve nuk u duhet “demokratizim meksian” i PD-së, por kthim drejt nacionalizmit të tyre të pastër. Leksionet e Meksit e të shokëve të tij janë tani atavizma, janë djallëzira që u ka dalë boja. Nëse ende do të ketë shqiptarë midis të zhgënjyerve nga PD-ja e opozita që fillojnë të besojnë se po të vihen edhe një herë rresht nëpër tribuna veshur me pardësytë e bardha Aleksandër Meksi, Sali Berisha, Arben Imami, Preç Zogaj, Gramoz Pashko, Eduard Selami, Genc Ruli, Merita Zaloshnja, Neritan Ceka, Arben Demeti, Mitro Çela, Blerim Çela, se po të zënë edhe një herë të vërdallisen rreth tyre Genc Pollo, Dashamir Shehi, Tritan Shehu, Ylli Vejsiu, Frrok Çupi, Sotiraq Hroni, Ilir Manushi, Tomorr Dosti, Skënder Gjinushi, Sabri Godo, apo dhe të tjerë në qendër e në rrethe që tani i gjejmë të lidhur kokë e këmbë me pushtetin e socialistëve atëherë Shqipëria e demokracia do të pësojnë disfata edhe më të rënda. As të konvertuarit e mëvonshëm si “demokratë berishianë” për të dalë në krye në PD-së si Bardhyl Londo, Spartak Ngjela, Teodor Laço, as ata që u ngritën si me katapultë nga pozitat mediokre në bazë sepse i pëlqyen Berishës nuk kanë dhënë ndonjë provë se janë të aftë të bëjnë atë që po i pëlqyekan kaq shumë Meksit. Ata që Meksi kërkon t’i rikthejë përssëri në PD për të bërt një “PD të madhe” ku të moss e marrë vesh përsëri qeni të zonë janë përgjëgëjsit kryesorë që PD-ja pësoi disfatë pas disfate.

    Ishte rrugë e pashmangshme diferencimi në PD. Por gjatë këtij diferencimi doli se atje ishte grumbulluar shumë kashtë e pak kokrrra. Tani nëse Meksi kërkon të trazojë sërish ata që u ndanë jo vetëm nuk bëhet një “PD e demokratizuar”, më e mirë, jo vetëm nuk afrohet “dita e marrjes së pushtetit”, por bëhet edhe më qesharake lufta politike opozitare në Shqipërti nën flamurin e një PD-je të tillë. Meksi praktikihst i ka në PD të gjjathë ata që kërkon. Mos vallë vetëm mungesa e Genc Pollos, Tritan Shehut Ferdinand Xhaferrit e Dashmair Shehit e prishka punën. Në PD tani kanë edhe më shumë se në vitin1992 “politikanë të zgjuar” e zhurëmëdhenj. Kanë edhe Fatmir Mediun me republikanët, edhe Ngjelën që ishte mocionist e monarkist, edhe ballistët e të gjitha kallëpeve edhe legalistë.

    Meksi bën leksione të kota, se nuk di nga t’ia mbajë më në udhëkryqin e politikës. Ai u vonua në të githa nismat që morën bashkëmendimtarët tij kur krijuan bijëzat rakitike të PD-së, por nuk mundi të gjejë vendin që synonte as në PD e mbetur. Prandaj Meksi kërkon edhe një herë një kolektivizim pëdëist. Edhe nëse PD pranon më në fund atë që kërkon Meksi ( gjë që Berisha praktikisht ka kohë që e ka pranuar, por nuk i ka dhënë rezultat) PD nuk do të bëhet më dinamike, nuk do të fitojë më shumë vota sesa në disa zgjedhje të fundit. PD u bashkua me të gjithë ata që mud të bashkohej dhe nuk arriti asnjë shtesë në numrin e votave të fituara. Koha e PD-së ka mbaruar.

    Më 24 Janar 2004 Meksi ka ligjëruar për idetë e tij edhe para një gazetari të ”Albania-s”. Këtrë radhë tema e intevistës është “Zëvendësministrat në qafë të popullit”. Meksi ka goditur “adminstratën e tej fryrë socialiste për të kënaqur tekat private e partiake”. Po, sikur t’i thotë Nano se për këtyë ka marrë shembull nga Meksi që kur ishte kryeminstër gjithashtu frynte administratën, rriste numrine disatereve vend e pa vend për të kënaqur teka njerëzissh. Po, sikur t’i kthehen socialistët Meksit se sëmundjet që kanë mposhtur administartën sot janë infeksione që u morën në kohën kur qeveriste Meksi?. Rri, o Aleksandër, mos u turpëro më. Kur të ka rënë me kohë përsipër bajga e mosqeverisjes përse e ngre kokën e ish-qeveritarit?

    Ndonjëri mund të më thotë edhe mua: po ti ç’’punë ke se jep leksione Meksi si mund ta marrë pushtetin opozita? Kam vetëm një punë. Si qytetar i Shqipërisë nuk dua që në vendin tim të krijohen pambarimmisht situata që gazetat e Greqisë të shkruajnë me mburrje se bij të oficerëve grekë ose të grekofilëve të njohur bëhen kryministra në Tiranë.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Dy ish lidere PD-je thone...

    gazeta panorama

    --------

    Intervista

    Në PD duhet të ndryshojë lidershipi, pasi ai i ka konsumuar të gjitha rrugët për të ardhur në pushtet


    Ish-kryebashkiaku i Tiranës shprehet skeptik për lëvizjet e fundit

    Brojka: Nuk ka reformim të PD-së me Berishën

    Agim Haxhiu

    Ish-kryetari i Partisë Demokratike për Tiranën dhe ish.kryetari i bashkisë së kryeqytetit, Albert Brojka u shpreh dje se kërkesa e Berishës për një bashkëpunim të PD-së me shoqërinë civile është pozitive, por e parealizueshme nëse në krye të partisë qëndron po ai vetë.

    “Unë jam kundër përfshirjes në jetën politike, pasi Berisha tregoi se ka dështuar me politikën e tij

    Si do ta vlerësoni situatën politike në vend?

    Është një situatë e nderë për shkak të një qeverie shumë të dobët, të paaftë për të mos thënë të papërgjegjshme. Të gjitha akuzat e ngritura ndaj saj si nga opozita shqiptare, por edhe faktori ndërkombëtar, për lidhje të shtetit me krimin, apo nepotizëm, administratë të korruptuar, janë mëse të drejta. Kjo situatë kërkon pa dyshim një zgjidhje, sikurse janë zgjedhjet e parakohshme.

    Si e shikoni rolin e opozitës përballë kësaj kërkese?

    Unë mendoj se opozita është e papërgatitur për këto zgjedhje. Ajo shan, bërtet, kritikon mazhorancën, kjo e fundit vazhdon në mënyrë të papërgjegjshme politikën e saj përpara për fitore. Më pas, sikurse ka treguar eksperienca e deritanishme, mazhoranca fiton, opozita fiton dy apo tre pikë më shumë, por që vazhdon të mbetet në opozitë. Kjo, pasi nuk ka ende një alternativë të qartë mbi qeverisjen nëse vjen në pushtet, pra ajo nuk është në gjendje të krijojë para qytetarëve një besim për një të ardhme më të mirë. Kjo ka sjellë edhe mosbesim tek elektorati, që po tregon me votë mosbesimin ndaj dy partive kryesore si PS ashtu edhe PD, çfarë u vu re edhe në zgjedhjet më të fundit, ku pjesëmarrja e votuesve ishte në rënie dhe, pikërisht, kjo rënie u vu re edhe në zgjedhjet e fundit lokale. Tashmë po vihet re se në Shqipëri po funksionon vetëm një skemë politike. Dhe ky ritual tashmë po përsëritet për shumë vite. Pikërisht, duke parë këtë mungesë alternative, opozita tashmë ka bërë thirrje për një bashkëpunim me shoqërinë civile.

    Si e vlerësoni këtë thirrje për bashkëpunim me të gjithë faktorët e shoqërisë civile?

    Pa dyshim, unë nuk do të isha kundër një iniciative të tillë. Por që kjo kërkon një platformë të qartë, se si mund të realizohet, pasi nuk mund të realizohet me thirrje. Opozita ka prej vitit 1997 që vazhdon të mbetet në opozitë, ndërkohë që ajo e njohu pushtetin vetëm në vitet 1992-1997, dhe për mendimin tij, edhe kjo qeverisje iu la vetë për të treguar se në Shqipëri ka pluralizëm. Ndaj e theksoj se ky bashkëpunim është i domosdoshëm, por nuk mund të realizohet nga persona, të cilët me politikën e tyre kanë treguar dështim, ku pa dyshim shkaktari kryesor i mosrealizimit të këtij bashkëpunimi mbetet lidershipi i saj. Kjo lëvizje, e cila nuk mund të quhet e re, për mendimin tim, është prej hallit, pasi duhet krijuar një imazh te qytetarët se, tashmë po fillon një lëvizje e re. Kjo, pasi, Berisha këtë kërkesë e ka bërë edhe më parë. Por e keqja është se afrimi i intelektualëve deri tani është përdorur si demagogji, pasi realiteti ka treguar se në këtë parti nuk është njohur një mendim i lirë apo ndryshe nga ai i kryetarit të partisë. Ndaj e shoh me pesimizëm këtë afrim pranë një personi, i cili ka treguar dështim në të gjitha rrugët që ka ndjekur dhe, pa dyshim përgjegjësia nuk mund të kërkohet tek të tjerët, por tek vetë Berisha. Ndaj këtë thirrje, unë e shikoj si të pabazuar dhe tepër të vështirë. Në radhë të parë, duhet të reflektojë vetë Berisha, pasi ardhja e një klase të re në pushtet nuk bëhet me parulla, por ide.

    Nëse ju shpreheni se Berisha i ka mbyllur rrugët e bashkëpunimit, si mund të reformohet kjo parti?

    Organizimi i partisë duhet të bëhet mbi frymën që do të sjellin intelektualët në parti dhe jo të atyre që kërkojnë të përfitojnë në emër të tyre. Me këtë kuptoj jo vetëm bazën e partisë, por edhe ata që afrohen në PD, për të siguruar privilegje personale, si një punë në doganë, në rend etj. Intelektualët tërhiqen nga politika aktuale e PD-së për të sharë, bërtitur apo thyer xhamat e një dikasteri. Ndaj reformimi në parti është ende i largët, pasi intelektualët nuk mund të tërhiqen prej hunde.

    Nëse do të tërhiqeni një nga një, si reformohet partia. Në këtë drejtim a do të pranoni ju të jepni kontributin tuaj?

    Sikurse e thashë, asnjë intelektual nuk mund të gjejë vend në këtë parti, nëse atij i hiqet e drejta e mendimit të lirë. Ndaj dhe unë mund të them se afrimi në këtë moment është i largët. Unë nuk jam indiferent ndaj zhvillimeve politike, por nuk e shoh veten faktor, apo për të mos thënë se nuk mund të ndryshoj asgjë nëse vazhdon prirja drejt mentaliteteve të vjetra.

    Sipas jush, këtë afrim e pengon lidershipi i PD-së?

    Patjetër në PD duhet të ndryshojë lidershipi, pasi ai i ka konsumuar të gjitha rrugët për të ardhur në pushtet. Nuk mund të kërkohet faji tek intelektualët apo grupet armiqësore brenda partisë, sikurse ishte rasti i largimit apo përjashtimit tonë nga kjo parti. Berisha duhet të kishte fituar, pasi largoi grupet armiqësore, por koha tregoi se ai jo vetëm i krijonte ato për të mos lejuar mendimin e lirë, por se faktori kryesor i dështimit të të opozitës mbetet ai vetë, për shkak të izolimit të jetës së brendshme të partisë.



    Kreu PD për Tiranën

    “Intelektualët po na mbështesin”

    Kryetari i Partisë Demokratike për Tiranën, Vili Minarolli deklaroi dje se, thirrja e PD-së për të qenë e hapur ndaj të gjithë faktorëve të shoqërisë civile apo politike, është një hap pozitiv që po mbështetet nga intelektualët. “Ky është një proces në vazhdimësi, pasi kërkon afrimin me të gjithë ata që kërkojnë ngritjen e një shteti ligjor të bazuar mbi të drejtën. Në këtë drejtim, ne kemi një pjesëmarrje shumë të gjerë të njerëzve nga shoqëria civile, apo intelektualëve, të cilët kanë treguar vlera në fushat që i përkasin”, tha ai. Sipas drejtuesit demokrat, ky bashkëpunim me intelektualët do të vijë në rritje, pasi tashmë ata e kanë kuptuar se vendi mund të ndryshojë vetëm nëse përpara qytetarëve do të shtrohet një platformë e qartë, e cila, pa dyshim ka në qendër zërin e tyre. “Unë gjykoj se ky unifikim nuk ka të bëjë me forcimin e një partie, por me forcimin e të gjitha strukturave që kanë si qëllim largimin e kësaj qeverie të dështuar dhe ardhjen në pushtet të një të djathte, e cila tashmë ka platforma dhe programe të qarta për zhvillimin ekonomik të vendit”, tha ai.



    Mbledhja e fundjavës

    Berisha pritet të ndëshkojë edhe anëtarë të kryesisë së PD

    Kryesia e Partisë Demokratike do të mblidhet këtë fundjavë për të diskutuar pikërisht për rrugët e bashkëpunimit të selisë blu me të gjithë faktorët e shoqërisë. Pas deklaratës së kreut demokrat se, PD-ja e sheh ardhjen e saj në pushtet nëpërmjet një bashkëpunimi me të gjithë intelektualët apo ata faktorë që nëpërmjet mendimit të tyre të lirë do të ndikojnë në ardhjen e opozitës në pushtet. Ky forum do të analizojë hapat e deritanishme në këtë drejtim. Kjo mbledhje pritet të shoqërohet me tone të ashpra të Berishës ndaj drejtuesve të tjerë demokratë, heshtjen e intelektualëve ndaj kësaj kërkese, apo kundërshtimeve të ish-drejtuesve të PD-së, të papërfshirë në forca politike. Ndonëse, kjo mbledhje ishte planifikuar për t’u zhvilluar sot, anëtarët e Kryesisë u shprehën se nuk kishin dijeni, duke e argumentuar këtë mbledhje me pjesëmarrjen e kreut të PD-së, Berisha, i cili prej disa ditësh ndodhet jashtë vendit. Megjithatë, mësohet se tema qendrore do të jetë pikërisht rruga e afrimit të intelektualëve pranë kësaj partie apo edhe e faktorëve të tjerë, përfshi këtu edhe ish-drejtuesit e PD-së, të cilët, janë larguar nga kjo seli si njerëz që kanë dëmtuar spektrin e djathtë. Po ashtu, në këtë mbledhje pritet të diskutohet edhe për shkarkimet e mundshme të disa drejtuesve në degët e selisë blu në rrethe, ku pa dyshim përgjegjësi do të kërkohet edhe për anëtarë të kryesisë, të cilët kanë qenë të ngarkuar nga qendra për të drejtuar fushatën elektorale.

    -----------------

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Kte Brojken e kam pare ne Tv kur u be nje ndeshje futbolli "miqesore" ku luanin politikane e futbolliste veterane..

    Brojka i mjere luante kunder Finos..

    Kur i pashe mu kujtua ai filmi me nje kamp perqendrimi gjerman ku ai oficeri organizon nje ndeshje mes gjermanve, zoter te kampit dhe te burgosurve,oficer angloamerikan te zen rob..
    Megjithate me dinjitoze ishin roberit angleze se palloshat e PD-se..

    Fino,xhuxhi i felliqur e jevgjiti i gjirokastres e hajdut ishte zoti i Tiranes dhe u be zot me kallashet e zan Caushve kurse brojka i Pd-se ishte robi i luftes . skllavi i depersonalizuar ..

    Nuk e harroj ate ndeshje..

    Dine hajnat e PS-se dhe te fitojne dhe te tallen me gomeret dy metroshe te PD-se..

    Dhe mjaullin Brojka..

    yyyt legen..

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Tema

    ------

    KOMENTI

    Tre spekullimet më të mbrapshta të PS-së

    Nga Bujar Skëndaj

    Krahas zonave të errëta të krimit ekonomiko- politik ku PS dhe qeveria e saj operojnë prej 7 vjetësh me një sukses të paimagjinueshëm, kjo parti ka përpunuar dhe një platformë për debatin teorik me opozitën dhe veçanërisht PD-në. Tri janë fushat në të cilat është përqëndruar goditja e PS-së:

    Së pari, përpjekja për të mbjellë idenë se "opozita nuk është gati për të marrë pushtetin"(!).

    Së dyti, prirja për të krijuar përshtypjen sipas së cilës "opozita është destruktive" (!).

    Së treti, loja me të ashtuquajturën "shoqëri civile"(!).

    Tërë kjo psikologji sulmuese ka synuar fshehtësisht të demoralizojë opozitën. Nëpërmjet provokimeve që u bëhen në vijimësi qëndrimeve politike të PD-së, është tentuar ta demonizojnë këtë parti, të krijojnë vakum në lidhjet e saj me masën e gjerë të njerëzve. Gradualisht të arrihet të zërë vend ideja fikse se vetëm socialistët dhe komunistët janë të zotë të qeverisin këtë vend. Verbëria dhe absurditeti i kësaj filozofie merr shpesh herë forma qesharake. Kurse në thelb kjo filozofi përmban një përmasë të frikshme: Viktimizimin e një populli të tërë, nënshtrimin e tij absolut përpara dhunës verbale dhe dhunës së krimit socialist. Tendenca për ta ndarë shoqërinë në dy grupime të kundërta: njerëz të lindur për pushtet dhe turmë e sajuar për t'u zvarritur (!) është nga më të pështirat dhe më të mbrapshtat teori të kësaj kupole të inkriminuar qysh në ngjizje.

    Por le t'i shohim me radhë të tre spekullimet teorike PS-iste:

    Në përpjekjen për t'u mbushur mendjen shqiptarëve se opozita nuk është e përgatitur ta marrë pushtetin, janë përdorur të gjitha arkivat e shpifjes dhe intrigave. Mirëpo duke parë argumentet e Fatos Nanos dhe ideologëve të tij Gramoz Ruçi, Bardhyl Agasi e Agron Dibra - tre njerëzit më të afërt e më të sprovuar të tij - kupton lehtë varfërinë dhe shterpësinë e argumenteve. Asgjë më tepër se shprehja e pangjyrë "opozita nuk është gati", nuk gjen në filozofimet e tyre. Por a mund të pretendohet më shumë nga ideologët e mësipërm të Fatos Nanos? Absolutisht jo! Të paktën këta të tre që edhe kanë marrë përsipër misionin, janë aq periferikë në jetën politike shqiptare, sa që mundimi për t'u gjetur ndonjë të përafërt, do të ishte i kotë. Dhe të mendosh se pikërisht këta janë koka drejtuese e PS-së në qeverisje!

    A mund të krahasohen këta injorantë, që jo teorinë politike, por as gjuhën shqipe nuk e flasin rrjedhshëm, me ndihmësit fisnikë, të qytetëruar e profesionistë të Berishës në PD si psh., Bamir Topi, Jozefina Topalli e Ridvan Bode? Po me homologët e kryetarëve të Bashkisë së Korçës, Elbasanit, Shkodrës etj., a mund të krahasohen belbarakët e zotit Nano? Natyrisht që jo! Por në PS ka edhe profesorë me shkollime apo specializime perëndimore. Mirëpo këta, pasi janë futur në ingranazhet e PS-së, shumë shpejt kanë përvetësuar praktikat e vjetra e të reja të mafias dhe natyrës kriminale të Partisë Socialiste. Janë transformuar në bosa të korrupsionit dhe duke shëtitur nga një ministri në tjetrën kanë mbjellë farën e krimit pothuajse në çdo zyrë të shtetit. Duke përvetësuar diçka të mbrapshtë në praktikë, ata kanë perfeksionuar format e korrupsionit, kanë sofistikuar vjedhjen, madje edhe të votës së lirë të shqiptarëve.

    Por, ndoshta, të majtët kanë të drejtë në pretendimin e tyre: Opozita demokratike nuk është dhe nuk do të jetë as e aftë dhe as e prirur drejt modelit të inkriminuar socialist qeverisës. Kjo, po, është e vërtetë. Kurse synimi i drejtpërdrejtë i treshes së vobektë dhe të tjerëve të Fatos Nanos është e thënë të jetë fatkeq, të jetë një formë e tërthortë e inkriminimit të vetvetes edhe më shumë. Programi dhe strategjia e këtillë e përpunuar nga PS nuk ka bërë tjetër, veçse, ndërsa ka zbuluar lakuriq spekullimin e vetë PS-së, e ka afruar edhe më tepër PD-në dhe opozitën te pushteti dhe te masat e gjera të votuesve shqiptarë.

    Prirja e PS-së për ta paraqitur opozitën si destruktive duket se ka pasur dy qëllime: Së pari, që pushtetarët të vjedhin, të vrasin, të shesin vendin, djemtë dhe vajzat shqiptare në tregjet përtej detit etj., etj., ndërsa opozita të heshtë! Së dyti: Ta asfiksojë opozitën nëpërmjet krijimit të përshtypjes se ajo është e paqytetëruar, e vrazhdë... Tamam kështu, pra: Opozita të ekzistojë, por pa të drejtë fjale, pa të drejtën e protestës... Si në kohën e Enverit! Dhe janë aq fanatikë e primitivë në këtë përpjekje sa bëhen qesharakë përpara tërë shqiptarëve. Do të mjaftonte të kujtonim imazhet filmike nga parlamenti anglez, italian, grek etj., që jepen në TV dhe të kuptonim se përpjekje të tilla për demonizimin e opozitës janë thjesht spekullime të tipit enverist.

    Po si do të mund të cilësoheshin polemikat, debatet, kundërshtimet, idetë e ndryshme apo të kundërta? Ç'emër do të kishin këto? Vetëm mendjet diabolike socialiste do t'i quanin destruktivitet, vrazhdësi... Askund nuk ndodh një gjë e tillë!

    Po sikur të ndodhte që kryeministrit, publikisht t'i hidhej fytyrës ndonjë gjë e butë si pastë apo diçka tjetër e përafërt, ç'do thoshte ai dhe ndihmësat e tij? Po sikur kryetarit të Kuvendit t'i vërvitej ndonjë vezë e prishur supeve, si do reagonte? Çfarë akuzash do kërkoheshin kundër njeriut të thjeshtë, të revoltuar nga skamja, ose kundër vetë opozitës? Përmenda vetëm dy objekte që përdoren rëndom në botën demokratike. Por mund të ketë dhe të tjera forma të refuzimit publik. Episodi më i freskët është ai i Guvernatorit të sotëm të Kalifornisë Arnold Shvarceneger, kur gjatë fushatës u sulmua me vezë e pasta... Ai u fshi qetësisht, ndërsa buzëqeshi duke hedhur vështrimin nga njeriu që nuk e miratonte platformën e tij dhe atë vetë...

    Sepse në këtë botë ka disa lloj qëndrimesh e gjykimesh. Ka jo vetëm simpatizantë, por dhe refuzues, jo vetëm indiferentë, por dhe militantë... Vetëm socialistët tanë kanë mbetur dogmatikë: duan vetëm lepe-peqe për tërë paudhësitë e tyre, për tërë punët e mbrapshta që bëjnë!

    Më në fund - loja qesharake: shoqëria civile! Në se Fatos Nano ka fjalën për ata që kishte mbledhur pak ditë më parë në zyrën e tij, le t'i gëzojë. Madje ata, aty i ka pasur përherë, pas derës, nëpër sallonet kryeministrore. Kreshnik Spahiu dhe Erjoni i Lëvizjes "Mjaft" ishin të vetmit që mbronin interesat e shoqërisë shqiptare, së cilës edhe i përkisnin. Mirëpo të dy këta ishin kundërshtarë të Nanos dhe qeverisjes së tij!



    --tema-----









    ......



    mir e ke mo Skendo por eshte fakt se Pd ska aftesi per qeverisje se as arithmetike nuk di..
    A cohet populli demokratikas te votoje ne nje kqz me 5 mafioz socialist e 2 demokratikas?

    5-sa e mund 2-shin bile 2 hyn 2 here tek 5 dhe tepron 1..

    Pra eshte e shitur Kreu i PD-se dhe pik..


    Jo me kot kto dit nxorri teorine e "futjes intelektualeve" sala ..e kjo i shkoj tamam mbas fijes teorive te ZP-se se PD ska kuadro e pra nuk eshte e pergatitur per qeverisje..
    pra jo Ps por vet Berisha e fundos cdo dite PD-ne..
    Ku shkuan DOSJET qe vertetonin Vjedhjen e votave nga Ps?
    u Harruan e fap na doli Ceshtje tjeter..
    Pra e njohu Edvinin Berisha..sic njohu Dushkun..sic njohu rebelizmin e 97-tes qe ja dorzoi pushtetin..

    Ska me ZP e Rd qe ta mbroje se ben MUUUUUUUUUUUUUUUU.. qe ne PD komandon sigurimi i shtetit..dhe pik.





    Takimi i fundit qe beri Berisha disa ore para shpalljes se Teorise se Futjes se intelektualeve ishte me Biznesmenin Koc Kokdhima..(keshtu njoftoi RD-ja) e kjo tregon se Berisha lepin e ska pik karakteri..

    Pse pijne njerzit FOTOKSINE???

    Pikerisht se ka supermiljardere si KOC Kokdhima qe jane ladri compagni me Nano Edvinat..e po e vjedhin Shtetin maksimalisht..bashkerisht..pra PS me Mafien Biznesmene..

  17. #17
    kerkuesi
    Anëtarësuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Redi!
    Une tek levizja MJAFT! shof idealet e disa te rinjve te cilet nuk ndryshojne nga ato te miat. Ne protestat e tyre shof protesten time (qe shpeshhere e shpreh edhe ketu), keshtu qe mendoj se qellimi i MJAFT! perkon me deshiren time.

    Une e konceptoj MJAFT! nje levizje qe nuk ka ne plan te pare te rrezoje qeveri ose dhe parlamente, por nje levizje e prirur nga ideale e cila kerkon ti beje presion politikanve , pozites ne radhe te pare dhe opozites ne radhe te dyte. Kete per ti bere ato sa me eficente ne punen e tyre, duke i thumbuar dhe duke i gjykuar, por edhe duke i rrezuar po qeti nevoja.

    Une mendoj se ashtu si Nano edhe Berisha jane njerez me shume horizont, por problemi qendron ne faktin se ata kane shume kohe qe jane koka te vendit dhe kjo sjell dy pasoja negative.
    1- konsumohen dhe 2- kane humbur kontaktin me popullin.
    Pra jane shume te paket njerezit qe jane gati te bashkpunojne me ta per te miren e shqiperise. Te gjithe ata qe do ti mbeshtesin do jene (lexo jane) servilet sahanlepires qe nuk kane ndryshuar qe nga lindja. Te tille njerez nuk i duhen Shqiperise dhe popullit.

    Brari!
    NUk e di pse je kapur me emrin tim por mua me pelqen shume lol ashtu sic eshte dhe jo sic ma ben ti

    Une nuk genjej dhe mendoj se shume njerez genjejne pasi kane komplekse. Une tek ata nuk hyje.

    Njerezit qe ka persekutuar Berisha kane qene te gjithe ata te shkolluar ne kohen e PPSH-se qe kane qene shume here me demokrat se Berisha, por qe nuk jane pranuar nga berishjanet pasi kane pase baben ose nenen me tester partie.

    Keto nuk kane ndodhur vetem ne periudhen 92-97 , por keto po ndodhin edhe sot e kesaj dite. Do shembuj?
    Ne komunen e Vergoit PD futi per kandidat nje bari malesh ne vend te nje doktori i cili ka marre pjese ne protestat e dhjetorit.
    Ne Gjirokaster PD-ja udhehiqet nga nje grup injorantesh ndersa njerezit me vlere qe kane bere propagande ne 90 kunder komunizmit jane lene jashte, per faktin se nuk kane qene te persekutuar.etj

    Pra Berisha nuk ka ndryshuar dhe nuk ka per te ndryshuar kurre,, kjo jo per faktin se nuk do por per faktin se berishjanet e vegjel nuk e lene te ndryshoje edhe po te doje. Ja kane lidhe duar e kembe.
    Nuk e shikon se si flasin berishjanet (jo demokratet) ketu sikur vetem ata e duan Shqiperine, sikur ata te jene me te miret(ketu hyne dhe ti).

    E kam theksuar edhe nje here me larte "Demokracia do njerez demokrat" dhe berishjanet te tille nuk jane.
    PAUCA SED MATURA

  18. #18
    MIREMBREMA GJITHE POLITIKANVE SHQIPTARE .

    UNE JAM NJE ADOLESHINT SHQIPTAR ,QE KAM ARDHUE I VOGEL NE GREQI DHE MUNT TE THEM ME PAK FJALE , PER PD KUR ISHTE NE QEVERI .
    QE MUNGESA E REFUGJATVE TE GREQISE ,ISHTE NJE POLITIKAN TIPLLOMAT ,SIC ESHTE KRYEMINISTRI FATOS NANO QE NDODHI KREJTSISHT NJE NDRYSHIM POLITIK , PER REFUGJATET SHQIPTARE , DHE NUK DUHET TE VIJE NE FUQI NJE POLITIKAN QE NUK ESHTE I AVTE ,SI SALI BERISHA ,KJO NUK DO SHUME TA KUPTUJNE SHQIPTARET
    SE AI NUK BERI AZGJE PER EMIGRANTET DHE SHQIPERINE.
    I PAME TE MIRAT E PD ME NE KRYE SALI BERISHEN , QE SOLLI VETEM SHKATRIM PER SHQIPERINE !.

    NUK KEMI NEVOJE PER NJE POLITIKAN QE DESHTOI
    NE NDJEJME NDRYSHIMIN POZITIV QE KA BERE PS PER SHQIPERINE ,DHE NE E PERKRAHEM NDRYSHIMET POZITIVE ,QOFTE DHE TE PAKTA ME KRASI ME ISH QEVERINE SALI BERISHA .

    NE PER PERKRAHEM KETE QEVERI , QE TE PUNOJE AKOMA ME TEJ
    SE ESHTE E AFTE .

    UNE ETHEM KAETE SE SEPSE E KAM NDJER THELLE NDRYSHIMIN EMATH . KUR NE IKNIM ME KOKEN MBRAPA SE MOS NA ZINTE POLICIA GREKE , NE KOHEN E QEVERISJEN E PD.

    JU UROJ PUNE TE MBARE POLITIKANVE SHQIPTARE .
    C'do gje eshte nje gje , dhe asgjeja eshte nje gje !

    DYNJAJA pa FUND....

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e S`ka Lezet
    Anëtarësuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    Michigan USA
    Postime
    129
    Nje mashtrim i radhes huazuar nga jashte....Nqs populli eshte budalla le te vazhdoje te qeveriset nga keta....
    Money talks..abuse walks...

    General Trial of Tears HVO/OKH

  20. #20
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anëtarësuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Në botën e çudirave
    Postime
    755
    mirembrema.doja tju beja nje pyetje nqs PD ka ndonje website?kush e di nqs ka mundesi te me pergjigjet.bye
    .........................

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Financat publike
    Nga Alban në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-02-2009, 09:54
  2. Bursa
    Nga Gerrard në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 09-04-2007, 13:42
  3. Ofertat me te reja per pune
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 21-01-2005, 13:30
  4. Shoqëria Civile dhe Politika
    Nga liberal në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-09-2004, 19:07
  5. Opozita, shoqeria civile dhe zgjedhjet lokale
    Nga Enri në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-07-2003, 19:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •