Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528

    Nga ideja deri te realizimi i spastrimeve etnike të shqiptarëve

    *************************************

    Studim i Akademik Hivzi Islamit, i marrë nga libri i tij '' SPASTRIMET ETNIKE – politika gjenocidale serbe ndaj shqiptarëve '' , botuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, Pejë, 2003, f. 389 (libri përmban elaborate, projekte dhe dokumente mbi stastrimet etnike të shqiptarëve nga regjimet serbe këto 150 vjetët e fundit)
    ************************************************


    Nga ideja deri te realizimi i spastrimeve etnike të shqiptarëve

    Shkruan: Akademik Hivzi ISLAMI

    1.HEGJEMONIZMI SERB SI IDE DHE KONCEPCION AFATGJATË I POLITIKËS DHE I SHOQËRISË SERBE


    --------------------------------------------------------------------------------

    Me sa dihet deri tash, projekti i parë, ku janë vënë bazat e idesë së Serbisë Madhe, është “Naçertanije” e Ilija Garashaninit e vitit 1844. Të gjitha hulumtimet e deritashme tregojnë se “Naçertanija” ishte një projekt sekret i Qeverisë së Serbisë së atëhershme, ku në emër të homogjenizimit dhe integrimit të popullit serb, insistonte në krijimin e Serbisë së Madhe, përkatësisht të një shteti të sllavëve të jugut ku do të dominonin dhe sundonin serbët. Që në fillim të projektit theksohet se “themeli i politikës serbe” është se Serbia “nuk mund të ngushtohet në kufijtë e sotëm, veçse ajo synon t’i afrojë e bashkojë të gjithë serbët që e rrethojnë”. Se projekti bazohej në mitet e së kaluarës shihet nga kërkesa për përtëritjen e Mbretërisë Serbe të car Dushanit: “Shteti serb...tabanin e fortë e kishte në mbretërinë serbe të shek. 13 dhe 14 dhe në historinë e pasur e të lavdishme serbe”, sikundër që “Koha jonë e tanishme, pra, nuk do të jetë e këputur nga e kaluara, veçse do të jetë një tërësi e varur, e lidhur, e organizuar, prandaj kombi serb, nacionaliteti i tij dhe jeta shtetërore e tij qëndron në mbrojtjen e së drejtës së shenjtë historike”. Serbia e Madhe, sipas Naçertanisë, do të nënkutponte një shtrirje të gjerë territoriale: Serbia, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Sllavonia, Sremi, Banati, Baçka, pjesa më e madhe e Kroacisë së sotme. Ajo do të kishte një ndikim të madh në Bullgari përmes shkollimit e arsimit, letërsisë, librave të lutjeve kishtare dhe të tjera, kuadrit fetar, emisarëve të ndryshëm sekretë, ndërsa përmes propagandës serbe do t’i mbështeste bullgarët në rast rreziku etj. Ndërkaq, përmes lidhjeve tregtare, parashihej një ndikim i madh i Serbisë në Shqipërinë e Veriut, që ishte projektuar si zonë e interesave serbe.
    Ndër projektet serbomëdha dhe veprimet e organizuara të bandave çetnike kundër popujve joserbë duhet përmendur edhe organizatën “Crna ruka” (“Dora e zezë”), e cila për nga idetë, qëllimet dhe metodat e veprimit ishte padyshim terroriste dhe kriminele që ishte formuar qysh në vitin 1903 nga strukturat militante dhe kriminele të ushtrisë serbe. Pas një përçarjeje të brendshme, në vitin 1911 “Crna ruka” e ndërron emrin dhe shndërrohet në organizatën “Bashkim ose vdekje”. Mirëpo, për nga orientimi nuk ndërron asgjë, mbetet organizatë sekrete, që merret me komplote, atentate dhe veprime terroriste çetnike.[1] Detyra kryesore e saj, sipas Kushtetutës dhe Rregullores që e kishin, ishte bashkimi i popullit serb në një Serbi të madhe dhe komplotet kundër të drejtave dhe lirive të popujve joserbë në gjithë territorin e ish-Jugosllavisë. Në nenin 1 të Kushtetutës kështu definohej qëllimi i organizatës: “Me qëllim të realizimit të idealeve të popullit – bashkimit të serbizmit – krijohet organizata, anëtar i së cilës mund të jetë çdo serb, pa marrë parasysh gjininë, fenë, vendin e lindjes, si dhe secili që do t’i shërbejë sinqerisht kësaj ideje”. Kushtetuta konsiston në idenë hegjemoniste serbe, sepse gjithë territorin e Jugosllavisë së Parë, në nenin 7, e konsideron serbe: “Përveç anëtarëve nga Mbretëria Serbe, Drejtorinë Supreme Qendrore (DSQ) e përbën edhe nga një delegat i autorizuar i organizatave të të gjitha krahinave serbe: nga Bosnja e Hercegovina, nga Mali i Zi, nga Serbia e Vjetër dhe Maqedonia, nga Kroacia, nga Sllavonia dhe Sremi, nga Vojvodina, nga viset bregdetare”.
    Eksperiencat e kësaj organizate dhe e bandave të tjera çetnike në krimet ndaj shqiptarëve janë shfrytëzuar gjatë gjithë shekullit XX.[2] E. Durham, duke iu referuar raporteve të Komisionit Karnexhi, bën me dije se në vitet 1913-1914, pas aneksimit të Kosovës dhe viseve tjera shqiptare nga Serbia më 1912, “masakrat ishin planifikuar dhe ishin kryer nga shoqëria “Dora e Zezë”. Damjan Popoviqi, drejtuesi i bandës së mbretvrasëve, udhëhoqi masakrat në Kosovë. Dhe e gjithë kjo bënte pjesë në planin e parapërgatitur serbomadh…Meqë “Dora e Zezë” është një qeveri brenda qeverisë, por jo zyrtare, Beogradi gjithnjë ngre pretendimin se nuk di gjë për bëmat e saj”.[3] Për mizoritë dhe krimet që i kishin bërë këto organizime serbe dhe ushtria serbe e xhandarmëria më së miri dëshmojnë rrëfimet e dokumentuara trishtuese të Leo Frojndlihut, të bëra publike në Vienë në kohën kur edhe janë kryer (1912-1913), me titull “Golgota shqiptare”.[4]
    Krizat dhe luftërat në përmasa botërore dhe rajonale në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX patën si rezultat formimin e shteteve të reja dhe krijimin e raporteve të tjera etnike, demografike dhe sociale në Ballkan. Pas këtyre konflikteve dhe ndryshimeve paraqiteshin shkencëtarët serbë me argumentet, kunkluzionet dhe porositë e tyre, por gjithnjë nga pozitat e hegjemonizmit serb. Ndër ta dallohej veçanërisht Jovan Cvijiqi (1865-1927), një figurë e njohur në shkencën dhe politikën serbe të kohës. Veproi dhe në shumë çështje influencoi në kohën e thyerjeve të rëndësishme historiko-politike, gjeopolitike dhe etnodemografike në Ballkan pas Krizës Lindore dhe Kongresit të Berlinit (1878), përfundimit të sundimit pesëqindvjeçar osman (1912), luftërave ballkanike (1912-1914), copëtimit të tërësisë etnike shqiptare (1913), Luftës I Botërore (1914-1918), krijimit të Jugosllavisë Serbe të Versajës (1919) etj. Serbinë e Madhe si ide dhe aspiratë politike, të përpunuar “shkencërisht” e gjejmë pikërisht në veprat antropogjeografike dhe etnografike të Cvijiqit, por të paraqitur edhe para tij dhe të përsëritur agresivisht shumë herë pas tij.
    Për Kosovën dhe shqiptarët Cvijiqi bën fjalë në shkrimet e botuara kryesisht midis viteve 1912 dhe 1921, të cilët i trajton në kuadër të çështjeve mbi Siujdhesën Ballkanike, gjeomorfologjinë, antropogjeografinë dhe etnologjinë e tij, mbi daljen e Serbisë në detin Adriatik etj. Për arsye se këto shkrime gjenden të shkapërderdhura në organe të ndryshme të kohës brenda temave të zëna në gojë dhe më tepër si fragmente në to, këtu edhe nuk mund t’i sjellim si dokumente apo shqyrtime të veçanta. Pikëpamjet e Cvijiqit do t’i analizojmë dhe komentojmë në këtë pjesë të shqyrtimeve tona më hollësisht, duke i cituar besnikërisht nga tekstet e shumta të tij, të publikuara në “Osnove za geografiju i geologiju Makedonije i Stare Srbije”, “Glasnik Srpskog geografškog društva”, “Govori i èlanci”, “Balkansko poluostrvo i južnoslovenske zemlje”, “Etnografski spisi” etj.
    Cvijiqi shquhej sidomos në Konferencën e Paqës në Versajë (1918-1919), ku në cilësinë e ekspertit kishte një rol jo të vogël edhe politik në vlerësimin e rrethanave dhe argumenteve “nga terreni” për caktimin e kufijëve midis shteteve dhe bashkësive etnike, ku më së shumti u dëmtuan shqiptarët. Ai ishte shef i delegacionit serb në këtë konferencë dhe drejtonte edhe seksionin etnografiko-historik të saj, ku bëheshin edhe hartat etnike dhe caktoheshin kufijtë. Në shoqërinë e atëhershme serbe, por edhe në qarqe të caktuara evropiane Cvijiqi konsiderohej si njohës më i mirë i Ballkanit, i gjeomorfologjisë së tij, i strukturës shoqërore dhe i marrëdhënieve midis popujve, ndërsa në fillim të shekullit të kaluar do të bëhej shumë i angazhuar edhe në skenën publike të Serbisë (dy herë rektor i Universitetit të Beogradit; shumë vjet kryetar i Akademisë Mbretërore të Shkencave)[5]. Ai kishte themeluar shkollën gjeografike të drejtimit antropogjeografik, në kuadër të të cilit themeloi edicionin “Vendbanimet dhe prejardhja e popullsisë”, brenda të cilit deri më sot dolën dhjetra libra e monografi, ku përveç tjerash, lëndohej rëndë e kaluara, veçoritë antropologjike dhe psikologjike të shqiptarëve, realiteti etnik e demografik i Kosovës dhe i viseve përreth etj. Prandaj, nuk është gjë e rastit që viteve të 80-ta të kërkohej nga qarqet shkencore dhe ortodoksie serbe të ringjallej shkolla antropogjeografike e Cvijiqit.[6]
    Në veprat e tij, që kishin të bënin me Siujdhesën Ballkanike, i kishte vënë bazat gjeografike dhe gjeopolitike të synimeve ekspansioniste serbe ndaj vendeve fqinje dhe popujve joserbë, në veçanti josllavë. Me një perfiditet e dinakëri spekulonte me argumentet etnodemografike dhe gjeopolitike në favor të serbëve e në dëm të të tjerëve, duke e hedhur tezën se serbët kanë një shtrirje të gjerë gjeografike në Ballkan dhe në Evropën JL dhe në këtë shtrirje nënkuptonte edhe territoret të cilat serbët, sipas tij, i kishin populluar më herët, por që për shkaqe të ndryshme i kishin braktisur dhe tashmë kishin mbetur pakicë. Se në interpretimet e tij politiko-gjeografike, në emër të shkencës zbatonte kritere joshkencore dhe mbështette e nxitte aspiratat hegjemoniste dhe nacionalshoviniste e raciste serbe shihet më së miri në konstatimin e tij se “serbët janë një popull relativisht i madh, i cili është gjithnjë në rritje. Ne jemi popull me vetëdije më të lartë kombëtare në Ballkan”,[7] duke u kërcënuar se Serbia “në pikëpamje kombëtare-politike është shtet i rrezikshëm”.[8]
    Për ta justifikuar ekspansionin territorial të Serbisë dhe të serbëve gjithnjë përpiqej të gjente dhe ofronte argumente dhe përfundime se serbët si historikisht, ashtu edhe në pikëpamje etnografike dhe antropogjeografike, si “popull në rritje” dhe me “vetëdije më të fortë kombëtare”, kanë të drejtë që në shtetin serb të përfshijnë edhe vendet e tjera rreth Serbisë dhe natyrisht të dominonjnë politikisht dhe në aspektin ekonomik. Por duhet theksuar se në këto kërkesa Cvijiqi nuk është krejtësisht origjinal, sepse insistimet mbi ekspansionin e Serbisë edhe jashtë kufijve të saj e gjejmë së pari te I. Garashanini në formulimin “Shteti serb duhet patjetër të zgjerohet dhe forcohet”. Është ky një angazhim i Cvijiqit për “hapësirën jetësore” të serbëve, identike me qëllimet gjeopolitike të qarqeve naciste midis dy luftërave botërore. Kur i duhej t’i arsyetonte kërkesat shtetomëdha dhe ekspansioniste serbe, i shkelte parimet etnografike apo historike që i proklamonte si bazë për “të drejtat historike” të serbëve dhe si argumentim i merrte kriteret gjeopolitike, fiziko-gjeografike dhe përmbajtjet e të ashtuquajturit determinizëm gjeografik. Në raste të tjera bënte të kundërtën. Duke konsideruar të pazgjidhur çështjen serbe, kërkonte madje që edhe “me forcë të zgjidhej problemi serb”. [9]
    I mohonte të drejtat historike të popujve të tjerë, veçanërisht të atyre fqinj me Serbinë, madje edhe i nënçmonte përmes glorifikimit të kombit serb, superioritetit dhe idealizimit të tij në Ballkan si “më i vetëdijësuari”, “me tradita të gjalla”, “me moral të lartë kombëtar” etj. Malazezët nuk i pranonte si komb dhe i konsideronte si një fis serb. Bullgarët gjithashtu i konsideronte si komunitet të paqartë në pikëpamje etnike, linguistike e psikologjike, por të afërt, sipas tij, me serbët, ndërsa maqedonasit i quante “masë flotante”, pa vetëdije kombëtare, egoistë, trashanikë e tinzarë, strukturë kombëtare serbo-bullgare[10] dhe Maqedoninë e cilësonte si “Serbi të Vardarit”.[11]
    Mirëpo, Cvijiqi me qëndrimet dhe pikëpamjet e tij “shkencore” më së largu shkoi ndaj shqiptarëve: u mohonte qenien politike-kombëtare, i cilësonte si të paaftë për jetë autonome shtetërore dhe për të zhvilluar kulturën popullore, i quante pa traditë historike dhe pa vetëdije kombëtare, pa klasë intelektuale kombëtare, të prirur për dhunë dhe sjellje jokulturore dhe shtypje të egër të të tjerëve, sidomos të serbëve, barbarë, gjakpirës etj.[12] Këto teza, në themel raciste, do të hudhen poshtë nga intelektualë të spikatur të kohës, me prejardhje jugosllave, çfarë ishte p. sh. shkrimtari dhe intelektuali i shquar kroat, Mirosllav Kërlezha.[13]
    Cvijiqi ishte ithtar kryesor i ëndrrës dhe i kërkesës së kahmotshme e Serbisë për dalje në detin Adriatik (duke imituar përsëri Garashaninin) dhe atë duke okupuar Bosnjën dhe Shqipërinë. Pas aneksimit të BeH (1908), Cvijiqi në kontekstin e synimeve të formimit të Serbisë së Madhe e arsyetonte kërkesën “që Serbia të marrë një pjesë të konsiderueshme të territorit të banuar me serbë me qëllim të daljes në Detin Adriatik”.[14] Ndërkaq në shkrimin e tij, atëherë shumë aktual në qarqet serbe dhe më gjerë, “Dalja e Serbisë në Detin Adriatik” (1912)[15], ai thekson se “nga aspekti gjeografik Serbia kishte dy mundësi që me zgjerimin e territorit të saj të del në det” dhe atë përmes luginës së Moravës dhe të Vardarit në gjiun e Selanikut (deti Egje) dhe përmes luginës së Drinit dhe Matit që shpie në portet e Durrësit dhe Medovës (deti Adriatik).[16] Ishte e kahmotshme ideja megalomane e Serbisë që këto dy lugina, e Moravës dhe e Vardarit, të bëheshin të lundrueshme përmes një sistemi të komplikuar dhe shumë të shtrenjtë të lundrimit, duke kaluar madje edhe pengesën jo të vogël relievore midis Preshevës dhe Kumanovës! Ai kishte përpunuar edhe idenë për daljen e Serbisë në detin Adriatik përmes ndërtimit të një hekurudhe që duhej të kalonte nëpër luginën e Drinit.[17]
    Në shkrimet e tij, Cvijiqi i shkel të gjitha parimet shkencore dhe i ndërron tezat vetëm e vetëm për t’i arsyetuar qëllimet okupuese serbe ndaj hapësirës shqiptare dhe nënvizon “se synimet e Serbisë për bregdetin shqiptar janë të arsyeshme dhe të kushtëzuara jo vetëm gjeografikisht, por kanë edhe një traditë historike” dhe “ kur është fjala për vendet të cilat në traditën historike kanë një rëndësi të madhe, atëherë parimi historik në vetëdijen popullore është më i rëndësishëm se parimi etnografik”.[18] Insistimi i tij veçanërisht në injorimin e realitetit etniko-demografik të popujve joserbë, në këtë rast të shqiptarëve, shihet në konstatimin se “Populli më shumë entuziazmohet me vendin i cili në të kaluarën historike ishte i tij, me traditat e tij, dhe gati nuk i intereson se cili popull sot jeton aty. Territoret e tilla i konsideron si trashëgimi të tyre të veten, në të cilin, për fatkeqësi të tij, është ngulitur një popull tjetër, dhe kjo nuk është pengesë që të ketë të drejtë ta marrë vendin”.[19] Ndërsa, më vonë, në raste të tjera, thoshte: ”Kufiri etnografik është mbi kufirin gjeografik”,[20] por në rastin e zgjerimit territorial të Serbisë, të drejtat e saj për të pushtuar Kosovën dhe Shqipërinë e Veriut, i bazon në tërësinë territoriale natyrore-gjeografike të Serbisë. Mësimet e Cvijiqit i përdorte shkenca dhe politika serbe në vitet e 80-ta e të 90-ta të shekullit të kaluar në ngjarjet e Kroacisë dhe të Kosovës. Në Kroaci kërkonte ta zbatonte parimin etnografik (territoret me shumicë serbe), ndërsa në Kosovë parimin historik (miti mbi Kosovën, shteti mesjetar serb, kishat dhe manastiret)!
    Në kohën e luftërave ballkanike dhe veçanërisht pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, Cvijiqi do t’i radikalizon edhe më shumë qëndrimet e tij “shkencore” ndaj shqiptarëve dhe truallit të tyre gjeoetnik, duke u angazhuar haptazi në anën e politikës serbe për okupimin e territorit etnik shqiptar. Në aspiratat për dalje në detin Adriatik dhe uzurpimin e territorit shqiptar kërkon mbështetje edhe në tezën absurde të përzierjes sui generis të shqiptarëve dhe serbëve, duke theksuar se “Serbia për shkak të pavarësisë së saj ekonomike duhet patjetër të del në detin Adriatik dhe në një pjesë të bregdetit shqiptar qoftë me uzurpimin e territorit, qoftë përmes sigurimit të të drejtave ekonomike dhe komunikative për këtë hapësirë. Kjo vërtet do të thotë marrjen e një krahine të huaj etnografike, por që duhet të merret për shkak të interesave të veçanta ekonomike, përkatësisht për shkak të nevojave jetësore. Një uzurpim i tillë ndoshta do të mund të quhej domosdoshmëri antietnografike dhe në këtë formë ai nuk është as kundër parimit të kombësisë. Në këtë rast, një uzurpim i tillë edhe mund të gjejë arsyetim në faktin se shqiptarët e Shqipërisë së Veriut janë produkt i një amalgami shqiptaro-serbësh dhe se aty gjenden gjurmët e popullsisë serbe”![21]
    Një nga tezat kryesore të Cvijiqit ishte se shqiptarët janë të ardhur masivisht nga Shqipëria Veriore në territoret “e shpirtit mesjetar serb”, pra në Kosovë e gjetiu dhe kjo kinse paska ndodhur pas "dyndjes masive" të serbëve në drejtim të veriut pas luftërave austriako-turke të viteve 1689-1690 dhe 1737-1739, kur kjo hapësirë na qenka shndërruar në një "vakuum demografik", të cilën e paskan mbushur shqiptarët, duke i “islamizuar dhe shqiptarizuar” në përmasa të mëdha serbët e mbetur. “Shqiptarët përmes Dukagjinit dhe Kosovës depërtuan në VP deri në Leskovc, ndërsa përmes Karadakut në oaza të vogla deri në Kumanovë…dhe u larguan nga territori i vërtetë etnik i tyre më se 200 km; duket se ky vërshim i shqiptarëve më së shumti ka përparuar në shek. XVII, VXIII dhe në gjysmën e parë të shek. XIX, duke bërë islamizimin dhe shqiptarizimin e serbëve në përmasa të mëdha dhe shpejt”![22] Kjo tezë gjeti shprehje edhe në diskurset politike të serbëve kundër shqiptarëve gjatë viteve të 80-ta e këndej të shekullit XX. Mirëpo, kjo tezë e Cvijiqit dhe e ithtarëve të tij nuk qëndron për shumë arsye, para së gjithash për shkaqe gjeografike dhe demografike: Shqipëria Veriore si territor malor, me resurse të kufizuara ekzistenciale, nuk ka mundur të ketë popullsi kaq të madhe për ta popullzuar gjithë Kosovën dhe viset rreth saj, sepse siç dëshmojnë regjistrimet e përmëndura kadastrale turke, qysh në shek. XV dhe XVI kjo pjesë e Shqipërisë së sotme malore kishte disa herë më pak popullsi dhe vendbanime sesa Rrafshi i Dukagjinit dhe Fusha e Kosovës. Këtë e dëshmon studimi i gjendjes sociale-demografike dhe i pasqyrës etnike, në bazë të të dhënave që i ofron dokumentacioni osman, defterët kadastralë. Në gjysmën e dytë të shek. XV trevat malore të Shqipërisë së Veriut, për shkak të kushteve jo të përshatatshme gjeografike dhe ekonomike, kishin 115 fshatra me 1.799 shtëpi (0,5 shtëpi për një kilometër katror), ndërsa krahinat e Rrafshit të Dukagjinit dhe të Fushës së Kosovës kishin 1.202 vendbanime me 28.141 shtëpi (2-3 shtëpi për një kilometër katror). Ndërkaq, në fund të shek. XVI në trevat malore të Shqipërisë së Veriut popullsia shtrihej në 156 fshatra me 3.201 shtëpi, kurse hapësira e Rrafshit të Dukagjinit dhe e Fushës së Kosovës kishte 1.758 vendbanime me 38.844 shtëpi.[23] Historiani anglez N. Malcolm, duke iu referuar rezultateve të studimeve të M. Tërnavës [24] dhe të S. Pulahës, konkludon se "Popullata e Kosovës gjatë kësaj periudhe ishte më e madhe se popullata e Shqipërisë së Mesme dhe asaj të Veriut, ku nataliteti ishte më i ulët se në Kosovë.[25]
    Ndonëse posedonte shumë informacione dhe të dhëna nga terreni, në interpretimin e tyre Cvijiqi ishte joobjektiv, spekulant e konstruktues i konkluzioneve, shovinist e hegjemon. Sipas nevojës së situatave dhe interesave të politikës gllabëruese serbe ai ndërronte tezat dhe kriteret në vlerësimin e dukurive, ngjarjeve, fakteve dhe realitetit hapësinor. Për një të vërtetë shkencore thoshte duhen argumente dhe kritere të qarta e të verifikuara, por në favor të Serbisë e të serbëve i gjente të gjitha argumentet dhe i zbatonte të gjitha kriteret, duke filluar nga ato gjeomorfologjike e gjeografike e deri te faktorët gjeopolitikë, etnodemografikë dhe historikë, ndërkaq për vendet fqinje dhe popujt joserbë argumenetet dhe faktorët e njëjtë i kontestonte. Thoshte p. sh. “Hartat etnografike dhe shkrimet etnografike, sipas rregullit, janë shoveniste: ata që i kanë bërë ose që i kanë shkruar krahinat kalimtare, etnikisht të përziera, kryesisht i kanë konsideruar të kombësisë të cilës vetë i përkisnin”.[26] Por Cvijiqi ishte vetë ai që më së shumti kishte vizatuar harta etnike dhe kishte bërë shkrime etnografike, gjithnjë në favor të serbëve e në dëm të të tjerëve dhe atë pikërisht për territoret e tilla etnikisht të përziera.[27]
    Vlerësimet dhe konkluzionet kontraverze dhe natyrisht joshkencore të Cvijiqit kanë pasoja afatgjata negative për vendet fqinje dhe popujt joserbë, veçanërisht sa i përket përkufizimeve territoriale dhe raporteve politike e të tjera midis Serbisë dhe serbëve dhe shteteve e popujve të tjerë, sidomos shqiptarëve. Projekti i regjimit të Millosheviqit i fundit të shek. XX “Të gjithë serbët në një shtet të vetëm” ose britmat e Drashkoviqit se “atje ku është edhe varri i vetëm serb, ajo është tokë serbe”,[28] që në të dy rastet nënkupton formimin e Serbisë së Madhe me mjete të dhunës dhe me metoda gjenocidale, përveç tjerash, bazoheshin edhe në mësimet e Cvijiqit.


    vijon.......................
    Ndryshuar për herë të fundit nga DriniM : 25-01-2004 më 06:46

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528

    vijimi

    2. REFORMA AGRARE DHE KOLONIZIMI NË FUNKSION TË SHPËRNGULJES SË SHQIPTARËVE DHE SERBIZIMIT TË TROJEVE TË TYRE

    --------------------------------------------------------------------------------

    Jugosllavia e Versajës (1919) në mënyra të ndryshme bëri përpjekje ta zvogëlojë numrin e shqiptarëve, ta shkatërrojë tërësinë kompakte hapësinore etnike të tyre dhe, përmes politikës kolonizuese ta krijojë territorin e pastër etnik në rajonet e banuara nga shqiptarët. Për këto qëllime ndërmori një varg masash drastike të natyrës ekonomike, sociale, juridike e politike, masa për shpërnguljen e dhunshme në Turqi, Shqipëri e në vende të tjera, për asimilim, pastaj ushtroi tortura fizike policore e deri te përpjekjet për shfarosje fizike.[29] Famullitarët shqiptarë në Memorandumin e tyre drejtuar Lidhjes së Kombeve në Gjenevë theksojnë "gjendjen e pikëllueshme që ua ka shkaktuar shqiptarëve dominimi serb; ne me siguri nuk do të jemi të fundit që do të reklamojmë para kësaj instance të lartë të drejtësisë ndërkombëtare nëse nuk ndryshon në themel e në procede politika e qeverisë së Beogradit ndaj subjekteve shqiptare. Kjo politikë tashmë tepër e pasur me ekscese e me fatkeqësi, përmblidhet në dy fjalë: të ndryshohet me çdo kusht karakteri etnik i regjioneve të banuara nga shqiptarët. Procedet janë vijueset: a) përndjekje të çdo lloji për t'i shtrënguar të shpërngulen; b) përdorim i dhunës për shkombëtarizimin e detyrueshëm të popullatës, të vënë në pamundësi të reagojë; c) ndjekje dhe shfarosje e elementeve që nuk pajtohen as ta braktisin vendin, as t'i nënshtrohen gjakftohtësisht sllavizimit".[30]
    Jugosllavia e Versajës, si kreaturë artificiale, që nga ditët e para të krijimit të saj, nisi me reforma agrare dhe kolonizime, të cilat, në të vërtetë, ishin vazhdim i atyre nga viti 1912, kur Serbia e okupoi Kosovën, duke bërë krime të mëdha në popullatën shqiptare.[31] Për këto qëllime u nxorën një varg ligjesh, dekretesh, rregulloresh, udhëzimesh, urdhërash, instruksionesh e vendimesh, madje u formuan edhe banka të veçanta agrare.[32] Në vitet e para, kolonizimi nuk funksiononte ashtu siç pritej, sepse nuk ishin kryer mirë përgatitjet, prandaj vala e parë e kolonistëve nuk ishte e kënaqur me premtimet e shtetit sa i përket tokës së marrë dhe beneficioneve të tjera. Por, më vonë, pas vitit 1923, pasi u studiuan mirë rrethanat dhe u nxorën dekretligje të reja mbi kolonizimin dhe "për të krijuar komplekse kolonizuese edhe atje ku nuk kishte tokë të lirë, të komunës apo të shtetit, pushteti angazhohej t'u merrte sa më shumë tokë të bukës shqiptarëve... Atëherë shumë familje shqiptare mbesin pa asnjë plëmbë toke ose iu la vetëm toka rreth shtëpive".[33] Lidhur me marrjen e tokave nga shqiptarët për t’i dhënë kolonëve serbë dhe varfërimin e shqiptarëve, në këtë botim sjellim një tekst nga studimi më i hollësishëm deri tash mbi “reformën agrare” dhe kolonizimin e Kosovës të historianit serb nga Prishtina, dr. Millovan Obradoviqit.
    Shqiptarëve iu morën shumë sipërfaqe të tokës së punueshme dhe të asaj bujqësore. Sipas raportit të njërit nga ideologët kryesorë të reformës agrare Gjorgje Kërstiqit,[34] vetëm deri në vitin 1928 në rajonin e Rrafshit të Dukagjinit dhe të Kosovës u ndanë më tepër se 45.000 hektarë tokë,[35] ndërkaq deri në vitin 1940, sipas raporteve të Drejtoratit Suprem të Reformës Agrare në Shkup, vetëm disa drejtorate agrare në Kosovë dhe Shkup, për nevoja të reformës agrare, morën 381.245 hektarë tokë. Prej kësaj sipërfaqe 228.080 hektarë tokë i morën drejtoratet agrare në rrethinën e Pejës, të Ferizajt, të Mitrovicës dhe të Prizrenit.[36] Edhe pas marrjes së "tokës së lirë", shqiptarët ishin të detyruar të paguanin tatim për "tokat e huaja".[37]
    Deri në vitin 1936 u bë kolonizimi i 15.594 familjeve, u ngritën për kolonistë 11.289 shtëpi,[38] ndërsa deri në vitin 1940 në të ashtuquajturat "viset jugore" u ndërtuan 15.943 shtëpi për kolonistë.[39] Sipas M. Obradoviqit në Kosovë midis dy luftërave botërore u bë kolonizimi i 11.383 familjeve me 53.883 anëtarë dhe i 11.729 anëtarëve të tjerë, si kolonistë të rëndomtë (kolonistë, optantë, çetnikë, autokolonistë). Mirëpo, thekson ky autor, ky numër mund të jetë edhe më i madh. Më tepër kolonistë u sollën në viset kufitare me Shqipërinë, në rrethet e atëhershme të Gjakovës (2.638 familje me 11.181 anëtarë) e të Pejës (1.594 familje me 7.175 anëtarë), pastaj të Gjilanit (1.497 familje me 7.945 anëtarë), të Istogut (711 familje me 3.208 anëtarë), të Graçanicës (1.065 familje me 5.491 anëtarë), të Podrimës (711 familje me 4.886 anëtarë), të Drenicës (563 familje me 2.321 anëtarë), të Llapit (585 familje me 3.421 anëtarë), të Vushtrisë (553 familje me 2.086 anëtarë ) etj.[40]
    Numri i familjeve që morën tokë ishte 11.722 (10.714 familje kolonistësh, 508 familje autokolonistësh, 248 familje vullnetarësh, 172 familje optantësh dhe 80 familje çetnikësh) në fond prej 99.308 hektarësh.[41] Shrytëzues të reformës agrare ishin edhe të ashtuquajturat ekonomitë shembullore, shkollat bujqësore, shkollat popullore fillore, kishat ortodokse dhe manastiret, ushtria e gjindarmëria, institucionet kulturore etj., të cilave u ishin ndarë gjithsej 104.139 hektarë tokë.[42] Secila familje mori mesatarisht nga 8,47 hektarë tokë, ndërsa mbi këtë mesatare morën optantët (11,11 hektarë) dhe çetnikët (9,48 ha); çetnikët morën më tepër për familje në rrethin e Gjakovës (23,5 ha), të Graçanicës (13,0 ha), të Drenicës (12,20 ha) dhe të Pejës (10,07 ha). Vështruar sipas viteve, intensiteti më i madh i kolonizimit ka qenë në vitet 1928, 1936 dhe 1937.[43] Një numër i kolonistëve, veçanërisht në Rrafshin e Dukagjinit, që mori tokat më pjellore, kurrë nuk u mor me bujqësi dhe jetonte në qytet, duke e dhënë tokën përgjysmë.[44] Pushteti u dha tokë edhe komunarëve, gjindarmëve, vullnetarëve, çetnikëve, optantëve, organeve të besueshme të reformës agrare etj.[45] Qëllimi i reformës agrare dhe i kolonizimit nuk ishte që të likuidoheshin mbeturinat e marrëdhënieve çifligare feudale dhe të zgjidheshin problemet jetësore të popullsisë autoktone dhe të kolonizuar në Kosovë dhe në Maqedoni, siç proklamohej,[46] por që shqiptarët të persekutoheshin dhe të varfëroheshin deri në atë masë sa të shpërnguleshin në Turqi e Shqipëri dhe në këtë mënyrë të ndërrohej përbërja kombëtare e popullsisë së këtyre territoreve, ose, siç shkruante M. Obradoviq "të bëhej serbizimi i Kosovës".[47] “Me kolonizimin e serbëve dhe malazezëve duhej të ndryshohej përbërja kombëtare e Kosovës në dëm të shqiptarëve, ndërsa, duke u mbështetur në eksponentët e regjimit (serbë, malazezë, pjesërisht edhe shqiptarë) duhej të sigurohej pozita shoqërore-ekonomike dhe politike e hegjemonistëve serbomëdhenj. Borgjezia serbe është përpjekur që t’i asimilojë shqiptarët në Kosovë, t’i çkombëtarizojë, por edhe t’i zhdukë fizikisht. Gjendja e tillë ka shkaktuar urrejtjen e tyre ndaj Jugosllavisë borgjeze deri në atë masë sa që mezi pritnin që regjimi i tillë të ndryshohej, madje edhe me intervenim të jashtëm”.[48]
    F. S. Noli theksonte: "Është fjala për afro një milion fshatarë të privuar nga të drejtat më elementare. S'ka asnjë të vetme shkollë shqiptare për këtë popullatë kompakte që në sasi kapërcen atë të Shqipërisë ...asnjë shoqëri, bile as mirëbërse, s'iu është lejuar shqiptarëve. Asnjë deputet nuk i përfaqësonte në Skupçinë e shpërndarë...Sa për turmat fshatare, këto i çfarosin me zbrazje mitrolozash, ose i shtrëngojnë të emigrojnë. Me dhjetra mijë fatzezë shtrëngohen kësisoj t'i lënë vatrat e tyre çdo mot.
    Ajo që është ca më e keqe, asnjë shtet nuk do t'i pranojë këta refugjatë. Turqia mori sa deshi, Shqipëria është tepër e varfur për t'iu treguar një fole e re, vendet e tjera janë mbyllur për këtë lloj emigranti me shumicë. Përpara Evropës përsëritet një tragjedi aq e përgjakshme sa ajo e armenëve në Azinë e Vogël. Po tragjedia e armenëve ndodhi në kohën e Luftës Mondiale kur ishte zor të qenët njerëzor, kurse tragjedia shqiptare në Jugosllavi ndodh përpara syve tanë në paqë të plotë, kur është zor të mendohet që njeriu mund të jetë kaq gjakpirës".[49]
    Dendësia e madhe agrare, në disa pjesë të Kosovës madje edhe deri 400 banorë në l km katror të tokës së punueshme, pastaj copëzimi i theksuar i pronave, shkalla e ulët e forcave prodhuese në bujqësi,[50] skamja dhe uria e pjesës dërmuese të popullatës ishin rrethana objektive që nuk lejonin popullzim plotësues të Kosovës. Meqenëse më tepër se 90% e popullsisë jetonte në fshat, ku kushti kryesor material i jetës ishte toka e punueshme, pushteti i atëhershëm e dinte mirë se me rrëmbimin e kësaj kafshate të vetme të bukës, shqiptarëve nuk u mbetej asgjë tjetër pos të shpërnguleshin në rajonet feudale e të shkreta të Anadollisë dhe në viset moçalike të Shqipërisë. Vetëm midis viteve 1928 dhe 1938, nga Kosova emigruan në Shqipëri rreth 11.000 shqiptarë,[51] ndërsa në periudhën 1924-1941, sipas disa vlerësimeve, në këtë vend emigruan rreth 50.000 shqiptarë, kurse sipas vlerësimit të famullitarëve shqiptarë, prej krijimit të Jugosllavisë së Versajës e deri në pranverë të vitit 1930 "140.000 shqiptarë e më tepër qenë të detyruar t'i braktisin vatrat e tyre dhe pasuritë dhe të shpërngulen në Turqi, në Shqipëri dhe në shtete të tjera fqinje, ngado që të shpresonin të gjenin strehim, një copë bukë dhe sidomos pak më shumë njerëzi".[52] Vlerësohet se prej vitit 1918 deri në vitin 1940 nga trualli i Jugosllavisë së atëhershme janë shpërngulur në Turqi, Shqipëri dhe në vende të tjera rreth 240.000 shqiptarë,[53] ndërsa sipas disa vlerësimeve të tjera ky numër mund të jetë edhe më i madh. Mirëpo, mbetet të hulumtohet dokumentacioni i kohës për t'u konstatuar jo vetëm numri i të shpërngulurve shqiptarë në Turqi, Shqipëri dhe në vende të tjera, por edhe përbërja e tyre sociale dhe faktet e tjera relevante për këtë proces.
    Nga vlerësimet e periudhës së shpërnguljes, si dhe ato të pas Luftës II Botërore shihen qartë qëllimet reaksionare dhe antipopullore të reformës agrare dhe të kolonizimit në Kosovë. "Kulmi i shfrytëzimit ekonomik ishte reforma agrare e cila kishte për qëllim: ashpërsimin e urrejtjes midis shqiptarëve, serbëve dhe malazezëve, që t'i varfëronte shqiptarët deri në atë shkallë sa të detyroheshin të shpërnguleshin, të krijonte një vatër reaksionare në Kosovë dhe Rrafsh të Dukagjinit, e t'i dobësonte masat revolucionare popullore në Mal të Zi, duke iu dhënë tokë në Kosovë dhe në Rrafsh të Dukagjinit".[54] Në një vlerësim tjetër thuhet: "Masa e veçantë e presionit, e cila ua hante shpirtin më së shumti turmave shqiptare, ishte e ashtuquajtura reforma agrare, që ishte përsëritur disa herë dhe kishte qëllim të vërtetë reaksionar dhe politik. Qëllimi i saj nuk ishte që të zhdukeshin mbeturinat e feudalizmit dhe toka t'u ndahej fshatarëve që e punonin, por në radhë të parë t'u merrej shqiptarëve dhe te ata të krijohej pakënaqësi edhe më e madhe dhe ndjenjë e pasigurisë në mënyrë që të detyroheshin të shpërnguleshin për t'i kënaqur kortezhet politike dhe njerëzit e regjimit". [55]
    Me rastin e realizimit të reformës agrare e të kolonizimit, masat ishin më represive ndaj shqiptarëve pikërisht në ato pjesë të Kosovës në të cilat jetonte një numër i madh dhe territorialisht kompakt i tyre, si p.sh. në Rrafshin e Dukagjinit. Në një gazetë të kohës thuhej: "Rrafshi i Dukagjinit si dhe viset e tjera ku jetojnë shqiptarët, kanë hequr shumë nga klikat e ndryshme të regjimeve, të cilat me gjithë mend e kanë grirë popullin; populli këtë nuk e ka vërejtur sa duhet. Më së shumti ka pasur sukses që interesat e shqiptarëve të paraqiteshin si kundërshtim i interesave të kolonistëve. Shqiptarëve u thuhej se të ardhurit janë shkaktarë të të këqijave dhe të varfërisë së kolonistëve, ndërsa kolonistëve u thuhej se nuk ka formë tjetër për përmirësimin e jetës së tyre, përpos shpërnguljes së shqiptarëve".[56]
    Për ta arsyetuar dhunën dhe terrorin ndaj shqiptarëve me qëllim të shpërnguljes së tyre, trilloheshin veprime kriminale të shqiptarëve mbi serbët, si dhe provokacione të shumta, që plotësisht u përngjanin skenarëve të viteve të 80-ta e të 90-ta të shekullit të kaluar. Dragisha Vasiqi (1885-1945), shovinist e serbomadh, këshilltar i kryeçetnikut Drazha Mihajlloviq, duke qëndruar në viset shqiptare në fillim të viteve të 20-ta të shekullit XX, në librin e tij "Dy muaj në Siberinë Jugosllave", në rrethinën e Prizrenit u bind edhe vetë se regjimi serb "këtu çdo muaj shpif nga një masakër mbi serbët. Dihet pse dhe kjo gjë nuk është e re".[57] Kështu kishte vepruar edhe regjimi osman; këtë e kishte vërejtur edhe Cvijiqi (që i akuzonte shqiptarë si proosmanë) gjatë hulumtimeve të tij në terren, duke theksuar se “gjatë qëndrimit tim në Prizren, në shtator të vitit 1910, çdo mëngjes shihej në treg nga një shqiptar i varur gjatë natës”.[58] Qarqet politike serbe kështu vepronin edhe nga fundi i shekullit XIX, për çka dëshmon edhe një libër në formë të memorandumit, e ashtuquajtura "Bella knjiga", që e botoi Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë, qëllimi i të cilit ka qenë të "tregojë" për “presionet e mëdha të shqiptarëve” mbi popullatën serbe në Kosovë. Mirëpo, nga korrospodenca midis Beogradit dhe Stambollit, që është botuar në këtë libër, mund të vërehet lehtë se qeveria serbe, përmes të deleguarëve dhe agjentëve të vet, i ka trilluar jo vetëm plaçkitjet, njerëzit e vrarë, dhunimet, djegiet, rrënimin e varrezave, por madje edhe emrat e vendeve, të cilat në të vërtetë nuk kanë ekzistuar.[59


    vijon.................

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528

    vijimi

    3. PROJEKTET GJENOCIDALE SERBE NË GJYSMËN E PARË TË SHEK. XX PËR DËBIMIN E SHQIPTARËVE

    --------------------------------------------------------------------------------

    Qarqet sunduese, kulturore e shkencore serbe dhe veçanërisht ideologët e krijimit të hapësirave të pastra etnike, me gjithë masat e ndërrmara ndaj shqiptarëve, nuk ishin të kënaqura me rezultatet e kolonizimit dhe të shpërnguljes së shqiptarëve në vendet e tjera. Edhe përkundër të gjitha masave drastike, numri i shqiptarëve nuk u zvogëlua, por, përkundrazi shënonte rritje në saje të natalitetit të lartë, ndonëse niveli i mortalitetit, sidomos i foshnjeve dhe i fëmijëve të vegjël, ishte shumë i lartë, në kushtet e rënda të jetës e të punës dhe veçanërisht të pamundësisë së mbrojtjes shëdetësore, ku smundjet e ndryshme, epidemike e të tjera bënin kërdinë (kolera, lia, malaria, tifoja, tuberkulozi, difteria etj.). Prandaj, pushteti i atëhershëm vendosi që këto qëllime të vetat t'i realizojë me shpërnguljen me dhunë e terror të të gjithë shqiptarëve nga trualli i Kosovës dhe territoreve rreth saj, në një anë, dhe kolonizimin sa më intensiv të serbëve në Kosovë, por edhe në Maqedoninë Perëndimore, në anën tjetër. Për këto qëllime u përpiluan një varg elaboratesh dhe planesh, të cilat këtu, për shkak të pasojave që kishin gjatë gjithë shekullit XX, do t’i komentojmë pak më gjatë.
    Një elaborat të tillë, me karakter fashisoid e gjenocidal, me titull "Shpërngulja e shqiptarëve", i paraqitur në Klubin Kulturor Serb me 7 mars 1937, e hartoi dr Vasa Çubrilloviqi (1898-1990).[60] Në këtë elaborat, Çubrilloviqi, duke theksuar se pasi që "ndjekja e shqiptarëve me kolonizimin tonë gradual është joefikase, mbetet që shpërngulja e tyre të bëhet sa më masive. Me këtë rast, dy vende vijnë në konsiderim: Shqipëria dhe Turqia. Turqia, siç po dëgjohet, pajtohet që në fillim t'i pranojë rreth 200.000 të shpërngulur tanë, me kusht që të jenë shqiptarë, për çka neve më së miri na përgjigjet. Dëshirën e Turqisë duhet ta pranojmë me dy duar dhe sa më parë ta nënshkruajmë konventën për shpërngulje. Me rastin e shpërnguljes së shqiptarëve duhet studiuar konventat, të cilat Turqia për këtë problem i ka nënshkruar viteve të fundit me Greqinë, Rumaninë dhe Bullgarinë dhe t'i kushtohet kujdes dy çështjeve: nga Turqia të kërkohet që të pranojë kuotën sa më të madhe, ndërsa në pikëpamje financiare t'i plotësohen të gjitha kërkesat dhe në mënyrë të veçantë të zgjidhet çështja e transportimit të shpejtë...
    Për t’u arritur shpërngulja masive, kushti i parë është që të krijohet psikoza e përshtatshme...Për këtë, së pari duhet ndër shqiptarë` të përfitohen hoxhallarët dhe paria, që kanë ndikim të madh në masa, dhe atë ose me para ose me kërcënime...Mjet i dytë do të jetë presioni i aparatit shtetëror. Ai duhet deri në fund t'i shfrytëzojë ligjet për t'ia bërë shqiptarëve jetën sa më të hidhur: gjobat, arrestimet, zbatimi i pamëshirshëm i të gjitha rregullave policore, dënimi i kontrabandës, i prerjes së pyjeve, ndjekja për lëshimin e qenve, puna në angari dhe të gjitha ato mjete që është në gjendje t'i gjejë një polici praktike. Ndërsa, në jetën ekonomike duhet të mos pranohen tapitë e moçme, puna në kadastër të ndërpritet, të mblidhen pa mëshirë tatimi dhe huatë publike e private; të ndërpriten koncesionet, të mos jepen leje afariste për kafene, tregti, zanate, të merren lejet e monopolit, të përjashtohen nga shërbimet shtetërore, private e vetëqeverisëse etj. - të gjitha këto do ta shpejtojnë shpërnguljen. Masat sanitare: ekzekutimi me dhunë i të gjitha dispozitave edhe në shtëpia, rrënimi i mureve dhe i gardhishteve të mëdha rreth shtëpive,[61] zbatimi i rreptë i masave në fushën e veterinarisë, që do ta pengojnë nxjerrjen e kafshëve në pazar etj. gjithashtu do të jenë efikase dhe praktike. Në çështjet e fesë, shqiptarët janë më të ndjeshëm, prandaj edhe këtu duhet mirë të atakohen. Kjo mund të arrihet me ndjekjen e hoxhallarëve, rrënimin e varrezave, ndalimin e poligamisë dhe veçanërisht me zbatimin e pamëshirë të ligjeve që edhe fëmijët e gjinisë femërore duhet patjetër të përfshihen në shkolla fillore, por vetëm atje ku ekzistojnë shkollat.
    Edhe inisiativat private në këto çështje mund të ndihmojnë shumë. Kolonistëve tanë, sipas nevojës, duhet t'u ndahen armë. Në këto vise duhet të ndërmerret aksioni i vjetër çetnik, i cili në mënyrë sekrete duhet të ndihmohet në detyrat e tij. Veçanërisht duhet mundësuar një valë të malazezëve malësorë që të nxisin konflikte me shqiptarët në Rrafsh të Dukagjinit. Përmes njerëzve të besueshëm këtë konflikt duhet përgatitur mirë; konflikti duhet të masivizohet, sepse do të jetë më lehtë të shpjegohet se shqiptarët kanë ngritur krye, ndërsa tërë rastin duhet paraqitur si konflikt midis vëllazërive e fiseve dhe sipas nevojës t'i jepet karakter ekonomik. Në instancën e fundit mund të shkaktohen edhe kryengritje lokale, të cilat do të shuheshin me gjak me mjete më efikase, por jo aq me ushtri sa me kolonistë, fise malazeze dhe çetnikë. Mbetet edhe një mjet, të cilin Serbia në mënyrë shumë praktike e kishte përdorur pas vitit 1878: djegiet e fshehta të fshatrave shqiptare dhe të kuarteve të qyteteve të tyre...
    Duhet pasur parasysh në radhë të parë shpërnguljen e fshatrave e pastaj të qyteteve. Fshatrat janë më stabile, prandaj edhe më të rrezikshme. Mandej, nuk guxohet të bëhen gabime dhe të shpërngulen vetëm të varfërit: në çdo popull boshtin e përbën shtresa e mesme dhe e pasur, prandaj edhe këtoshtresa duhet të ndiqen e të shpërngulen".
    Çubrilloviqi më tutje thekson se "me rastin e krijimit të psikozës për shpërngulje, duhet bërë përpjekje që të lëvizin fshatrat e tëra, ose të paktën familjet e tëra. Me çdo kusht duhet penguar që një pjesë e familjes të shpërngulet, ndërsa pjesa tjetër të mbetet te ne. Shteti ynë nuk do t'i harxhojë të mirat e veta në mënyrë që t'u lehtësojë jetën shqiptarëve, por që ata t'i heëq qafesh sa më shpejtë". Atje ku nuk i përfshinë vala e shpërnguljes të gjitha fshatrat, "në ato fshatra duhet së pari të sillen malazezët si njerëz pa mirësjellje, të vrazhdë dhe agresivë, të cilët me sulmet e tyre do ta detyrojnë pjesën e shqiptarëve të mbetur të shpërngulet, kurse pastaj duhet të sillen edhe kolonistët nga viset e tjera". Që shpërngulja e shqiptarëve të rrjedhë shpejt e të jetë masive, "duhet patjetër të thjeshtësohet administrata, të paguhen shpejt pasuritë, të jepen dokumentet e udhëtimit pa kurrfarë formalitetesh, t'u ndihmohet migrantëve të vijnë shpejt deri te stacioni i parë hekurudhor, t'u lihen në disponim trenat deri në Selanik dhe menjëherë të përplasen në Azi. Është shumë me rëndësi që shkuarja të jetë e lehtë, e rehatshme dhe e lirë...
    Vetëm duke e ndjekur këtë rrugë, duke ditur çka dëshirohet dhe duke mos kursyer as para e as gjak shteti ynë do të mund që Kosovën dhe Rrafshin e Dukagjinit ta shndërrojë në Toplicë të re" dhe "kur mundet Gjermania t'i shpërngulë dhjetra mijëra çifutë, Rusia të shpërngulë miliona njerëz nga një anë e kontinentit në tjetrin, nuk do të ndodhë ndonjë luftë botërore për shkak të shpërnguljes së qindra mijëra shqiptarëve". Ndërkaq, “e vetmja mënyrë e mundshme e kolonizimitmasiv të elementit tonë në këto treva do të ishte marrja e tokës nga shqiptarët”. Mirëpo, "me rastin e krijimit të kolonive të reja, sa herë që është nevoja, duhet përdorur forcën ushtarake...Me punët e përgjithshme do të udhëhiqte Gjeneralshtabi përmes një këshilli shtetëror për kolonizim. Akademia Mbretërore Serbe e Shkencave dhe Universiteti i Beogradit janë më kompetentët të marrin mbi vete inicativën për organizimin shkencor të studimit të problemit të kolonizimit te ne...Ato duhet patjetër të ndërmarrin edhe iniciativën për formimin e një Instituti të Kolonizimit...Shpërngulja e 40.000 familjeve shqiptare (shpenzimet mesatare për familje nga 15.000 dinarë) do të kushtonte maksimalisht 600.000.000 dinarë".
    Mbi bazë të këtij elaborati të Vasa Çubrilloviqit, si dhe të disa bisedave me rastin e vizitave më parë të bëra të njerëzve të qeverisë së Stojadinoviqit dhe të vetë Stojadinoviqit në Turqi (1936), në vitin 1938 ishte arritur marrëveshtja që të nënshkruhej konventa për shpërnguljen e 40.000 familjeve shqiptare me një numër të madh të anëtarëve për familje, gjë që i përgjigjej qeverisë jugosllave, meqë pagesa bëhej sipas numrit të familjeve. Me shqiptarët bëhej pazar sikurse me robërit e Afrikës Perëndimore në gjysmën e dytë të shek. XVIII dhe në fillimin e shek. XIX, kur transportoheshin në Amerikë. Në të dy rastet zbatohej gjenocidi, por sigurohej edhe profiti.
    Në kuadër të numrit prej 40.000 familjeve përfshiheshin të gjitha territoret e banuara me shqiptarë në Jugosllavinë e atëhershme, ndërsa parashihej që shpërngulja të realizohej sipas kësaj dinamike dhe shkalle: në vitin 1939 4.000 familje, më 1940 6.000, më 1941 dhe 1942 nga 7.000 familje, më 1943 dhe 1944 nga 8.000 familje. Konventa ishte e përpiluar në gjuhën frenge dhe përmbante 21 nene.[62] Në një letër sekrete, dërguar Legatës Jugosllave në Turqi, thuhej se "Konventa është e redaktuar në atë mënyrë që të mund të zbatohet jo vetëm në popullsinë turke, por edhe në atë shqiptare. Dhe shpërngulja e popullatës shqiptare është, në të vërtetë, esenca boshte sekrete e saj" (pika 6).[63] Mirëpo, kjo konventë nuk u ratifikua për disa arsye të kohës, para së gjithash për shkak të shpërthimit të Luftës II Botërore, mungesës së mjeteve financiare, vdekjes së Ataturkut, rënies së qeverisë së Stojadinoviqit etj.
    Për këtë elaborat të Çubrilloviqit, B. Horvati shkruan: "Po të ishte realizuar ky plan, ai padyshim, do t'i kishte spastruar shqiptarët, por në të njëjtën kohë do ta kishte fashisoidizuar Jugosllavinë, ndërsa popullit serb do t'ia kishte vënë një njollë, të cilën brezat e tëra nuk do të kishin mund t'ia lanin. Për fat kjo nuk ndodhi, e as që do të mund të ndodhte. Përveç të gjitha atavizmave ballkanike, Jugosllavia ishte vendi më i evropeizuar se sa i dukej Çubrilloviqit. Një gjë e tillë shihet edhe nga fakti se qeveria nuk ka pasur guxim që Konventën për shpërngulje ta vë në rend dite të Asamblesë, duke u frikësuar se nuk do të kapërcente dhe do të mund të shkaktonte një skandal.
    Duhet zënë në gojë edhe një aspekt fashisoid të këtij plani. Disa ide megjithatë janë realizuar: fshatarët janë maltretuar, toka u është shndërruar në pronë të shtetit me kërcënime famëkeqe se do t'u merret, e ku pastaj me të vërtetë u është marrë, shpërngulja është kontraktuar me Turqinë etj... Krejt kjo është bërë në prag të luftës botërore. Padyshim, edhe një qasje idiotike nga aspekti i rezonit shtetëror të vetë Mbretërisë Jugosllave! Shovenizmi nacional dhe vështrimi racional i interesave vetanake, është e qartë se nuk mund të kenë asgjë të përbashkët".[64]
    Për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi, asimilimin e shqiptarëve të fesë katolike, si dhe për copëtimin e shtetit shqiptar është angazhuar edhe Ivo Andriqi (1892-1975) i cili në vitin 1961 mori çmimin "Nobël". Andriqi me kërkesën e Stojadinoviqit, në vitin 1939, hartoi elaboratin special në të cilin përpunoi idenë e kahmotshme ekspansioniste të Serbisë për dalje në detin Adriatik, madje edhe me hekurudhë, identike me idenë e Cvijiqit të vitit 1912; ai angazhohej për ndarjen e Shqipërisë midis Jugosllavisë dhe Italisë dhe në këtë kontekst edhe të okupimit të Shqipërisë së Veriut. Midis tjerash, në elaborat thuhej: “Lugina e Drinit dhe Shkodra përbëjnë një tërësi gjeografike me Malin e Zi dhe visit kufitare të Serbisë. Për Serbinë e Mesme dhe Malin e Zi lugina e Drinit është e vetmja rrugë e drejtpërdrejtë dhe e shkurtër për Adriatik. Hekurudha e rëndësishme Danub-Adriatik duhet të kalojë nëpër luginën e Drinit. Konferenca e Ambasadorëve e Londrës në vitin 1913 ia ka pranuar Serbisë të drejtën e daljes në det…Shkodra është në lidhje edhe me lumin Buna, e cila ia hap tregtisë malazeze rrugën e natyrshme për në det…Marrja e Shkodrës, në këtë rast, do të kishte rëndësi të madhe morale dhe ekonomike. Kjo do të na mundësonte zhvillimin e punimeve të mëdha hidroteknike dhe përfitimin e tokës pjellore për ushqimin e Malit të Zi. Shqipëria Veriore, në kuadrin e Jugosllavisë, do të mundësonte krijimin e lidhjeve të reja të komunikacionit të Serbisë Veriore e Jugore me Adriatikun”. Elaborati përfundon me kërkesën për ndarjen e Shqipërisë dhe asimilimin dhe shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi: "Me ndarjen e Shqipërisë nuk do të ekzistonte qendra atraktive për pakicën shqiptare në Kosovë, e cila, në një situatë të re, më lehtë do të ishte asimiluar. Ne do të kishim marrë eventualisht edhe 200.000-300.000 shqiptarë, por ata janë më tepër katolikë, raporti i të cilëve me shqiptarët myslimanë kurrë nuk ka qenë i mirë. Shpërngulja e shqiptarëve myslimanë në Turqi gjithashtu do të ishte realizuar në rrethana të reja, sepse nuk do të ekzistonte asnjë aksion i fortë për pengimin e saj".[65]
    Planet dhe elaboratet e përmendura për shpërnguljen e të gjithë shqiptarëve dhe "zgjidhja" e çështjes shqiptare në Jugosllavinë e Parë janë bërë me inisiativën e Qeverisë së atëhershme dhe Gjeneralshtabit, ndërsa bartës të këtyre ideve të errëta ishin qarqet kulturore e shkencore të Serbisë, veçanërisht Klubi Kulturor Serb. Mirëpo, elaborate me përmbajtje plotësisht identike hartuan pas Çubrilloviqit dhe Andriqit edhe çetnikët e Drazha Mihajlloviqit në vitin 1941 e më vonë.[66] Një plan me përmbajtje fashisoide dhe hegjemoniste do ta hartojë edhe S. Moleviqi, njëri nga ideologët e lëvizjes çetnike dhe në vitet e 30-ta kur hartoheshin planet për dëbimin e shqiptarëve ai ishte edhe kryetar i Klubit Kulturor Serb, ku prezentoheshin këto plane. Projekti i Moleviqit “Serbia homogjene”[67] në të vërtetë ishte dokument programor i kreut të çetnikëve të Mihajlloviqit, ku parashihej jo vetëm krijimi i Serbisë së Madhe, por edhe dominimi i tyre në Ballkan. Në këtë projekt Moleviqi thoshte: “Serbët duhet ta kenë patjetër hegjemoninë në Ballkan, e për ta pasur hegjemoninë në Balkan duhet ta kenë më parë hegjemoninë në Jugosllavi”. Apetitet e qarqeve zyrtare dhe jozyrtare të Serbisë së kohës së Millosheviqit për krijimin e një Serbie të Madhe apo të një Jugosllavie serbe janë identike me këto të Garashaninit, Çubrilloviqit, Moleviqit, Andriqit dhe çetnikëve të tjerë.
    Realizimin e reformës agrare dhe të kolonizimit të popullsisë nga viset e tjera në Kosovë dhe rreth saj, presionin social e nacional mbi popullsinë shqiptare me qëllim që të shpërngulej, si edhe vetë shpërnguljen në Turqi, e gjykonin aty-këtu shtypi i atëhershëm përparimtar. Ndërkaq, pas Luftës II Botërore, në kuadër të reformës agrare dhe revidimit të padrejtësive, u nxorr Ligji mbi reformën agrare për Kosovë dhe Maqedoni (3 gusht 1945), sipas të cilit kolonëve u ndalohej të ktheheshin në tokat e shqiptarëve. Megjithatë, të gjithë pronarëve shqiptarë nuk iu kthye e gjithë toka e marrë, por vetëm rreth 20.000 hektarë.[68] Prandaj, deri në fund të shek. XX, deri kur dominonte regjimi represiv dhe agresiv serb zvarriteshin problemet pronësore-juridike dhe mbi këtë bazë kishte edhe konflikte të ndryshme midis shqiptarëve si pronarë të tokës dhe serbomalazezëve si kolonë të dikurshëm, ndërsa pasojat zvarriten edhe sot e gjithë ditën.
    Midis dy luftërave botërore shqiptarët ishin popull i rrallë, ndoshta edhe i vetmi në atë Jugosllavi që i nënshtroheshin kaq hapët terrorit dhe gjenocidit. Mirëpo, edhe ky shembull i këtij shteti tregon se përkundër të gjitha përpjekjeve nuk është arritur që Kosova të bëhej territor etnikisht i pastër dhe është vërtetuar eksperienca historike se ndjekja e një populli nga trojet e tij dhe zhdukja fizike e tij, sado i vogël të jetë, nuk është e mundur. Është në natyrë të popullit që si komunitet specifik popullor t'i bëjë ballë të gjitha ndërmarrjeve agresive e brutale të shtetit.
    Presionet dhe planet fashisoide për ta pastruar Jugosllavinë nga shqiptarët megjithatë nuk ndërpriten as gjatë Luftës II, as pas saj. Për t'i kuptuar më hollësisht qëllimet e shpërnguljes së shqiptarëve, por edhe të bashkësive të tjera kombëtare - josllave, është e domosdoshme të zëmë në gojë edhe një elaborat tjetër të dr.Vasa Çubrilloviqit me titull "Problemi i pakicave në Jugosllavinë e Re",[69] i hartuar menjëherë pas çlirimit të Beogradit, përkatësisht më 3.XI.1944.[70] Prof. Çubrilloviqi, si ministër i disa resoreve (nuk ishte e rastit që si historian ishte ministër i bujqësisë dhe i pylltarisë) në Jugosllavinë e Titos, duke u udhëhequr nga pikëpamjet e teorikëve nacional-socialistë gjermanë dhe tashmë si njeri me eksperiencë në përpilimin e planeve të etnisë së pastër dhe duke u thirrur në eksperiencat e Bashkimit Sovjetik me rastin e përzënies së koreanëve, kinezëve, gjermanëve të Besarabisë, polakëve etj. gjatë viteve të 30-ta e të 40-ta të shekullit XX -, në këtë elaborat shkon shumë më larg se në elaboratin e vitit 1937. Ai këtu në mënyrë edhe më brutale dhe më fashisoide kërkon dëbimin e miliona njerëzve, pjesëtarë të bashkësive kombëtare josllave, me shtetet amë të të cilave rrethohej ish-Jugosllavia. Qëllimi kryesor i elaboratit të tij është që Jugosllavia të jetë shtet etnikisht i pastër, i populluar vetëm me popullatë sllave apo josllave. Çubrilloviqi thekson: "Jugosllavia Demokratike Federative mund të ketë qetësi dhe zhvillim të sigurt vetëm atëherë kur të bëhet etnikisht e pastër dhe me zgjidhjen e çështjes së pakicave njëherë e përgjithmonë t'i evitojë shkaqet e grindjeve midis vetes dhe shteteve fqinje...Kur të kihet parasysh fakti se zgjidhja e drejtë e çështjes së pakicave për ne është shpërngulja, imponohet një varg i tërë i detyrave, të cilat me këtë rast duhen të zgjidhen. Athua të shpërngulen të gjitha pakicat, ose vetëm disa popuj, nga cilat vise duhet para së gjithash të ndiqet elementi i pakicave, si të organizohet shpërngulja, dhe, çka është më me rëndësi, si të kolonizohen fshatrat dhe qytetet e braktisura.
    Sa i përket çështjes se cilët popuj është me rëndësi të shpërngulen, jam i mendimit se duhet shkuar me këtë radhë: gjermanët, hungarezët, shqiptarët, italianët, rumunët... Pakicat tona më nuk janë për ne të rrezikshme për shkak të numrit sa janë të rrezikshme për shkak të pozitës së tyre gjeopolitike dhe lidhjes së tyre me popujt fqinjë që i përkasin...Për ne paraqesin rrezik këto blloqe të pakicave në territoret kufitare me rëndësi të madhe strategjike dhe ekonomike. Veçanërisht këto blloqe të pakicave etnike janë të rrezikshme atëherë kur kufizohen me popujt e njëjtë fqinjë. Duke u nisur nga ky aspekt, për ne është me rëndësi të pastrohen gjermanët dhe hungarezët nga Vojvodina dhe shqiptarët nga Serbia e Vjetër dhe Maqedonia.
    Sikurse edhe në elaboratin e vitit 1937, ashtu edhe në këtë elaborat, për realizimin sa më efikas të dëbimit të bashkësive të përmendura kombëtare nga Jugosllavia e atëhershme, Çubrilloviqi thekson se "përveç fuqisë së gjithëmbarshme të shtetit përmes qeverisë federale...roli i ushtrisë në këtë punë është më i rëndësishmi. Ushtria duhet ta zbatojë forcën e armatosur me rastin e përzënies së pakicave nga shteti ynë...Kjo çështje është aq e rëndësishme sa që ndoshta do të ishte shumë e dobishme që Mareshali Tito, si komandant suprem i Ushtrisë Nacionalçlirimtare, duke i dhënë udhëzime ushtrisë, t'i jepte sa më parë udhëzime të posaçme edhe Këshillave Nacionalçlirimtare se si të veprohet në këtë çështje. Problemi është shumë urgjent, ndërkaq themelimi i ministrisë së veçantë dhe organizimi i saj kërkon mjaft punë".
    Sipas Çubrilloviqit del se asnjë pjesëtar i nacionaliteteve të përmendura nuk ka marrë pjesë në LNÇ dhe sikur nuk ka pasur kuislingë dhe kundërshtarë të kësaj lufte nga radhët e pjestarëve të popujve të tjerë sllavë e jugosllavë. Pasi i shpalli popujt josllavë tradhtarë, ai vazhdon: "Përveç spastrimit nga ana e ushtrisë gjatë operacioneve, duhet përdorë edhe mjete të tjera për t'i detyruar pakicat kombëtare të shpërngulen. Për shkak të qëndrimit të tyre në këtë luftë, duhet t'u merren të gjitha të drejtat që i përkasin pakicave. Duhet nxjerrë pa mëshirë para gjyqit të luftës të gjithë ata anëtarë të pakicave kombëtare të cilat në mënyra të ndryshme ishin vënë në shërbim të okupatorit. Për këtë duhet formuar kampet e përqendrimit, pasuritë e tyre duhet konfiksuar, ndërsa familjet gjithashtu duhet dërguar në kampe dhe, në rastin e parë, të transferohen në shtetet e tyre nacionale. Në këtë çështje, në rastin e hungarezëve dhe gjermanëve, mund të na ndihmojë shumë ushtria vëllazërore sovjetike. Gjatë spastrimit të pakicave sidomos duhet kushtuar kujdes inteligjencisë dhe shtresave të pasura shoqërore. Këto edhe kanë qenë ndaj nesh më të këqijat... Interesat shtetërore kërkojnë që vendet e braktisura nga pakicat sa më parë të kolonizohen për t'i vënë edhe pakicat e edhe tërë Evropën para aktit të kryer...
    Referati im mbi problemin e pakicave ndoshta doli mjaft i gjatë. Mirëpo, çështja ka aq rëndësi të madhe për jetën tonë shtetërore sa që kam frikë mos kam harruar diçka. Eshtë e mundur që kurrë nuk na vjen rasti që shtetin tonë ta bëjmë etnikisht të pastër. Të gjitha problemet e mëdha të së sotmes në shtetin tonë, qoftë ato me rëndësi nacional-politike, sociale apo ekonomike, disa më pak e disa më shumë, mund të presin zgjidhjen e tyre. Mirëpo, problemin e pakicave nëse nuk e zgjidhim tash, kurrë më nuk do ta zgjihim".
    Edhe pse rrethanat ndërkombëtare të kohës nuk shkonin në favor të realizimit të këtyre qëllimeve të errëta e fashisttoide në radhë të parë, Çubrilloviqi, megjithatë, kishte shpresë të madhe në "ushtrinë vëllazërore sovjetike", por edhe në "Shqipërinë e vërtetë", siç e quante ai, sepse simpatitë që i kemi ne ndaj popullit në Shqipëri, nuk guxojnë të na pengojnë që t'i qërojmë hesapet me banditët kusilingë të Kosovës e të Rrafshit të Dukagjinit".
    Nuk na është e njohur athua Çubrilloviqi me inciativë të vetën e hartoi këtë elaborat apo dikush e kërkoi nga ai, sikurse në vitin 1937 kur elaboratin e parë e përpiloi me porosi të Shtatmadhorisë dhe të Qeverisë. Gjithashtu nuk na është e njohur kujt ia ka dërguar këtë elaborat. Mirëpo, duke pasur parasysh faktin se për realizimin e tij Çubrilloviqi thirret në Ushtrinë Nacionalçlirimtare dhe Këshillat Nacionalçlirimtare, nuk ka dyshim se elaborati iu dërgua Mareshalit Tito. Janë disa dëshmi, por ende të paverifikuara mirë, se vetë Titoja ka marrë pjesë në bisedimet me përfaqësuesit e Qeverisë së Turqisë për marrëveshjen e përtërirë të shpërnguljes së shqiptarëve në Turqi në fillim të viteve të 50-ta (1953) të shekullit të kaluar. Por kjo mbetet të dokumentohet me material arkivor, sikundër që mbetet të ndriçohet pse ky projekt i Çubrilloviqit nuk u realizua menjëherë, derisa ende zhvillohej Lufta e Dytë Botërore.
    Po të ishin dëbuar bashkësitë kombëtare me origjinë josllave në mënyrë frontale dhe brutale, me masa represive policore e ushtarake, siç kërkonte Çubrilloviqi, çfarë pasoja do të kishte pasur në marëdhëniet e kësaj Jugosllavie me 4 vendet fqinje, si shtete amë të këtyre bashkësive me të cilat rrethohej Jugosllavia Komuniste (Shqipëria, Rumania, Hungaria dhe Italia), përveç Bullgarisë. Në rastin e gjermanëve një gjë e tillë edhe është realizuar midis dy luftërave botërore (në ish-Jugosllavi ka pasur rreth 500.000 gjermanë, pas Luftës II Botërore nuk kishte më shumë se 8.000), por duke pasur parasysh kompromitimin e Gjermanisë si shtet fashist gjatë Luftës II Botërore, ky akt gjenocidial ka kaluar pa reagime në botë; pas kësaj lufte, me dhunë apo me vullnet, territoret e Evropës Lindore i kanë braktisur rreth 9 milionë gjermanë.[71] Në rastin e shqiptarëve, ky elaborat nuk gjeti aplikim menjëherë, sepse rrethanat ishin të tilla, para së gjithash kanë ndikuar e mira që ekzistonin midis Jugosllavisë dhe Shqipërisë. Por, pas prishjes së këtyre marrëdhënieve me Shqipërinë (1948), në bazë të një marrëveshjeje të fshehtë të përtëritur jugosllavo-turke, menjëherë nisi vala e shpërnguljes masive të shqiptarëve me dhunë në Turqi, që zgjati gjatë gjithë viteve të 50-ta dhe gjysmës së parë të viteve të 60-ta të shekullit XX.[72] Emigrimi me presion ndodhi në rrethanat e bllokadës së plotë informatave për pjesët e tjera të ish-Jugosllavisë dhe të botës.
    Shkrimtari dhe intelektuali kroat Mirosllav Kërlezha (1892-1981), në bisedat me Enes Çengiqin, ndonëse nuk i përmend këto elaborate, për të cilat është krejt e sigurt se i ka ditur, kështu e përshkruan personalitetin e Vasa Çubrilloviqit: "Krejt po vështroj nga prespektiva e zotëriut plak që po shkon dhe, derisa po flas, ndërmend e kam të ju pyes: a e keni përcjellë një mbrëmje në televizion atentatorin sarajevas dhe, më vonë, profesorin, një zotëri plak, Vasa Çubrilloviqin? Jo! Dëm. Çubrilloviqi, si do të thoshim, plak i lodhur, fliste si prej varri. Ai në pikëpamje intelektualo-morale ka vdekur para 25 vjetësh. Si ish-anëtar i Partisë Fshatare, si serbomadh, vendin e ka, vëllaçko, pas dyerve të hekurta. Nuk e di pse po i japim publicitet. Nuk fliste në emrin e tij personal dhe po e marr si shembull, sepse kështu mendon një pjesë e inteligjencisë serbe dhe këto nuk janë punë të vogla".[73]
    Për shkak të elaboratit të parë të vitit 1937, sepse për elaboratin e dytë dihej vetëm prej fillimit të viteve të 80-ta, propozimi që Çubrilloviqit t'i jepej shpërblimi i AVNOJ-it (KAÇKJ-së) u refuzua në gjysmën e viteve të 70-ta në Komisionin e Shkencave Shoqërore të Këshillit për ndarjen e këtij shpërblimi. Këtë propozim e kundërshtoi rrept përfaqësuesi nga Kosova në atë Komision, prof. dr. Fehmi Agani, i cili e njoftoi këtë Komision për elaboratin e parë, duke theksuar se dhënia e një çmimi të tillë njeriut që ka hartuar projekte gjenocidale ndaj një populli të tërë në Kosovë dhe nga shqiptarët do të pritet me pezm të madh. Mirëpo, prof. Aganit, për këtë kundërshtim ia kishte tërhequr vërejtjen një udhëheqës i atëhershëm i lartë i Kosovës, duke insistuar që përfaqësuesi ynë në mbledhjen tjetër të mos e kundërshtojë propozimin me arsyetim se Çubrilloviqi është emër i madh për serbët.
    Mirëpo, ndonëse Çubrilloviqi kurrë nuk e mori çmimin e AVNOJ-it, megjithatë, më vonë, kur atij do t'i rezymohen meritat, do ta marrë një shpërblim tjetër më të madh të shtetit jugosllav, të cilin, mjerisht, do t'ia nënshkruajë një shqiptar "i ndershëm", atëherë edhe anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, tradhëtari i popullit, Sinan Hasani, i cili sipas çelësit ishte kryetar i Kryesisë së ish-Jugosllavisë! Çubrilloviqi në vitin 1987, me rastin e 90 vjetorit të lindjes, nga Kryesia e ish-RSFJ-së do të dekorohet me Urdhrin e Yllit Jugosllav me Fjongo! Me këtë akt bëhej shumë i qartë qëndrimi i organeve më të larta shtetërore ndaj shqiptarëve dhe bashkësive të tjera kombëtare me prejardhje josllave dhe jojugosllave. Kreu i shtetit të atëhershëm nuk ngurronte fare që t'i shpërblente edhe ata që kishin bërë vepra me karakter terrori e gjenocidi kundër njerzëve dhe popujve, çfarë ishte Çubrilloviqi e të tjerët.



    vijon....................

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528

    vijimi

    4. KOSOVA SI NYJE KOMPLEKSE GJEOPOLITIKE NË BALLKAN DHE FILLIMI I KRIZËS SË JUGOSLLAVISË

    --------------------------------------------------------------------------------

    Thuhet se Evropa dhe bota në tërësi sikur janë tashmë të lodhur me Ballkanin dhe mentalitetin e tij. Sir Ë. Churchill (1874-1965) kishte theksuar në një rast se “Ballkani prodhon më shumë probleme se sa që mund t’i zgjidhë”. Por Evropa mban faje të mëdha për konfliktet brendaballkanike. Në përpjekjet për dominim këto dy shekujt e fundit Evropa vazhdimisht ka nxitur destabilizimin e përgjithshëm të Ballkanit, njësoj sikundër edhe Rusia për shkak të interesave të saj pansllaviste në këtë rajon. As pas përfundimit të luftës së ftoftë në fund të shekullit 20, Evropa sikur nuk e kuptoi realitetin politik, mbi të gjitha nuk u tregua e aftë që t’i zgjidhë problemet në truallin e vet, përfshirë këtu Ballkanin. Kjo u dëshmua në rastin e ish-Jugosllavisë, kur neohegjemonizmi serb, me forcë ushtarake donte t’i nënshtronte dhe biologjikisht t’i zhdukte popujt joserbë. Ruajtja me çdo kusht e kësaj Jugosllavie ishte një gabim i rëndë i perëndimorëve, sikundër që pati përpjekje të ruhej Jugosllavia e tretë (Serbia dhe Mali i Zi) dhe ka insistime që të ruhet edhe Unioni Serbi-Mali i Zi, sot faktikisht jofunksional. Politikat zyrtare, angleze dhe franceze, mbajtën qëndrim antiboshnjak dhe proserb gjatë luftës në BeH në vitet e 90-ta. Srebrenica, si zonë e mbrojtur e Kombeve të Bashkuara, ku u masakruan më se 8.000 boshnjakë në gusht të vitit 1995, ishte turpi më i madh i Evropës, i NATO-s dhe i Kombeve të Bashkuara.
    Pa ndërhyrjen e SHBA-së, e cila poashtu i ka interesat e veta strategjike në Evropën JL, nuk do të ishin ndalur luftërat dhe krimet në Kroaci, BeH dhe në Kosovë. Pa amerikanët as në Maqedoni e as në Serbi të Jugut, Evropa nuk do të kishte sukses në parandalimin e konflikteve shqiptaro-maqedone dhe shqiptaro-serbe. Pse Evropa me shumë vështirësi po arrin sukses në zgjidhjen e problemeve në Ballkan, ose në shumë raste nuk po ka asnjë sukses, shkaqet sigurisht duhet kërkuar në diversitetin, kontradiktat e saj të brendshme dhe oportunizmin, por arsye numër një këto vitet e fundit duket se është rivaliteti me SHBA-n, sepse, duke u përpjekur ta largojë ndikimin amerikan nga rajoni, po i komplikon çështjet edhe më shumë. Edhe ndonjë hap që ndërmerr sot Evropa, p.sh. për formimin e një force të përbashkët për intervenime të shpejta, më tepër bëhet për ta mënjanuar ndikimin amerikan në Ballkan sesa për të zgjidhur situata të krizave. Nga eksperiencat e hidhura me evropianët, shqiptarët kudo në Ballkan kanë më tepër besim te amerikanët. Edhe sot, mjerisht, qarqe të caktuara politike dhe intelektuale, por edhe vende evropiane nuk e kanë ndërruar qëndrimin ndaj disa çështjeve në Ballkan dhe veçanërisht ndaj Kosovës dhe shqiptarëve. Angazhimi amerikan në Avganistan dhe në luftë kundër terrorizmit global sot sikur po i kurajon këto qarqe evropiane, veçanërisht Rusinë dhe Francën.
    Shqiptarët, nga rilindësit e deri më sot, gjithnjë si synim kishin hyrjen në Evropë dhe thuhej se “për shqiptarët dielli lind në perëndim”. Por Evropa nuk u tregua e gatshme që t’u hapë rrugën. Qëndrimi i saj më tepër se një shekull nuk evoluoi pozitivisht ndaj çështjes shqiptare. Përkundrazi, Evropa u rreshtua në anën e hegjemonizmit serb dhe të fuqive të tjera antishqiptare, duke i ndarë edhe territorialisht, kështu që sot e gjithë ditën ndjehen pasojat nacionale, ekonomike, politike, sociale, familjare etj. Kosova, një hapësirë relativisht e vogël, sa Departamenti i Gironde-s në Francë (10.887 km katrorë), me pozitë të ndërlikuar gjeopolitike, me shumë histori, kontradikta, tensione latente e të hapura interetnike dhe konfrontime deri në nivel të luftërave, e shtrirë midis dy civilizimeve dhe dy kulturave, perëndimore dhe lindore, vend shumë i pasur dhe në të njëjtën kohë shumë i varfër - gjithnjë paraqiste një nyje të rëndësishme në Ballkan dhe në kontinentin e vjetër dhe një problem më neuralgjik dhe më kompleks në hapësirat e ish-Jugosllavisë dhe në Evropën JL. Në fund të shekullit XX, me bombardimet e NATO-s mbi forcat serbe, Kosova do të bëhet një problem i madh edhe në shkallë evropiane dhe botërore.
    Kontesti rreth Kosovës dhe për Kosovën, që zhvillohet midis shqiptarëve dhe serbëve, ka një histori shekullore. Kontesti deri në ditët tona zhvillohej mbi bazë të argumenteve të njëjta, por të ndryshme për palët e konfrontuara; argumentet janë të karakterit historik dhe etniko-demografik. Serbët qysh në kohën e sundimit turk kishin aspirata që Kosovën ta fusnin nën juridiksionin e tyre me arsyetim se edhe në mesjetë i përkiste shtetit serb dhe se Kosova paraqet “zemrën dhe shpirtin serb”. Ndërkaq, shqiptarët e konsideronin si pjesë të pandashme të tërësisë etnike dhe, më vonë, të shtetit shqiptar, me arsyetim se është popull shumë më i vjetër se serbët dhe sllavët në Ballkan, se shumica absolute e popullatës është shqiptare dhe se lëvizja shqiptare për çlirim dhe pavarësi ishte pikërisht më e forta në Kosovë. Mirëpo, me vendimet e Konferencës së Londrës (1913) dhe me vonë të Versajës (1919) dhe të Parisit (1945), përkundër vullnetit të popullit shumicë, Kosova mbeti nën Serbi/Jugosllavi.
    Në truallin gjeoetnik të shqiptarëve u bë edhe prerja e kulturave perëndimore dhe lindore, që la pasoja të shumënduarshme, ndërsa tragjeditë më të mëdha nacionale, ekonomike, politike, sociale, familjare etj. shqiptarëve u kanë sjellë injorimi i vullnetit politik dhe ndarjet e njëpasnjëshme, të imponuara e të dhunshme,[74] të cilat vetëm në shekullin XX u përsëritën disa herë: deri më 1912 vilajetet, formimi i shtetit të cunguar shqiptar më 1913, midis dy luftërave botërore banovinat, gjatë Luftës II Botërore zonat okupuese dhe në kohën e Jugosllavisë komuniste shqiptarët u ndanë në një krahinë autonome (Kosova) dhe në tri republika të tjera (Maqedonia, Serbia, Mali i Zi). Rreth gjysma e shqiptarëve sot jeton jashtë shtetit shqiptar, me të cilin kufizohet.[75] Pasojat e copëtimit të territorit etnik shqiptar po ndjehen edhe sot e gjithë ditën. Të gjitha regjimet serbe dhe jugosllave u përpoqën që çështjen e Kosovës ta zgjidhnin me shpërnguljen masive të shqiptarëve dhe kolonizimin e serbëve. Këto regjime e dëshironin edhe Kosovën e pazhvilluar dhe me nivel të ulët të natalitetit të tipit evropian, edhe Kosovën e kolonizuar dhe joshëse për serbët, qëllime këto që në asnjë mënyrë nuk shkonin së bashku.
    Në vitin 1981 kriza e sistemit jugosllav nisi në Kosovë në formë të konfrontimit të Serbisë me shqiptarët. Krizën në Kosovë duhet parë në kuadër të krizës së përgjithshme në Jugosllavinë komuniste, që rezultoi nga kundërthëniet dhe konfliktet e brendshme, të akumuluara gjatë gjithë periudhës së ekzistimit të kësaj Jugosllavie, e këto janë moszgjidhja e çështjes nacionale dhe mungesa e demokratizimit të shoqërisë. Por në këto hapësira ballkanike konfliktet e brendshme dhe antagonizmat ndëretnike ishin më të mëdha se çdokund tjetër.
    Jugosllavia e Versajës, ashtu siç u krijua mbi bazë të forcës ushtarake dhe të politikës hegjemoniste serbe, ashtu edhe u shkatërrua nga veprimi i konceptit të shtetit unitarist. Edhe shkatërrimin e Jugosllavisë komuniste duhet parë në aspiratat e hegjemonizmit serbomadh. Titoja (1892-1980), me reformën e Federatës dhe formimin e udhëheqjes kolektive federative, donte ta pengonte vendosjen e çfarëdo hegjemonie pas tij. Mirëpo, trashëgimtarët e tij nuk u treguan të aftë ta zgjidhnin krizën si ekonomike, ashtu edhe politike dhe t'u kundërviheshin tendencave të hegjemonizmit serb; mungesën e autoritetit suprem politik të gjitha qarqet serbe nisën ta shfrytëzojnë si përgatitje për dominim, që në fund shpjeu në shpërbërjen e Jugosllavisë. Ushtria mbeti pa komandant suprem, ndërsa, në këtë fazë, elitës ushtarake i përgjigjej një njeri i tipit të Millosheviqit, i cili angazhohej për ruajtjen e Jugosllavisë njëpartiake, unitare dhe autoritare, ku do të sundonin serbët. “Kur u themelua Jugosllavia pas Luftës I Botërore, interesi kryesor i Serbisë ishte që gjithë serbët të jetonin në një shtet të vetëm. Para Titos Serbia e kishte dominuar këtë shtet. Tashti pas Titos Millosheviqi kërkonte të rivendoste këtë dominim. Në fund të viteve 1980 pengesa e tij kryesore ishte Sllovenia, ironikisht e vetma republikë që nuk kishte një numër të madh serbësh. Sllovenët ishin të parët që i bënë sfidë unitetit të Jugosllavisë”.[76] Mirëpo, pas vdekjes së Titos dhe sidomos pas shkatërrimit të LKJ-së (1990), Armata Jugosllave, e cila dominohej nga serbët, bënte politikën shtetërore.[77]
    Kosova, që ballafaqohej me probleme të mëdha ekonomike, sociale e nacionale, në krizën e sistemit federativ ishte hallka më e dobët. Pas vdekjes së Titos, forcat hegjemoniste e shfrytëzuan Kosovën për hapjen e çështjes serbe në Jugosllavi nga pozitat nacionaliste dhe shtetomëdha, duke propaguar tezën se Serbia nuk është e barabartë me republikat e tjera, ndërsa serbët si popull më i madh gjithkund janë të shtypur: në Kosovë, në Kroaci, në BeH etj. Së pari në Kosovë u zbulua "populli i keq", "armiqtë e serbëve", "kundërevolucionarët", "separatistat", ”irredentistat”, "rrënuesit e Jugosllavisë" etj. Shqiptarofobia dhe shovenizmi serb u shtrinë gjerësisht në të gjitha shtresat e shoqërisë serbe, duke shpikur teza që hyn në modelin gjenocidial të të menduarit dhe të sjelljes. U nxorën disa dokumente partiako-shtetërore me përmbajtje neomaltusianiste dhe raciste për pengimin e natalitetit të shqiptarëve; një shkrimtar i njohur serb (M. Beçkoviq), me rastin e një vizite në Izrael, kishte deklaruar: "Më vjen shumë keq që nuk kam marrë me vete një kafaz me një shqiptar që të shihni se çfarë egërsirash janë"! Por, “zbulimi” më i madh që bënë forcat neohegjemoniste serbe ishte se barazia e shqiptarëve me serbët mbi bazë të Kushtetutës së vitit 1974 dhe statusi politik i Kosovës, sipas tyre, ishin burim i problemit në Serbi dhe Jugosllavi!
    Serbia zyrtare dhe qarqet e ndryshme serbomëdha, sa i përket çështjes së Kosovës, nga fundi i viteve të 60-ta të shekullit të kaluar e deri në intervenimin e NATO-s (mars 1999) kishin pasur disa varianta të zgjidhjes së saj, por gjithnjë në dëm të shqiptarëve. Statusi konstitucional-politik i Kosovës me Kushtetutën e vitit 1974 bënte përjashtim, sepse ishte arritur pa vullnetin e Serbisë. Përveç mbetjes së Kosovës brenda sistemit juridiko-politik të Serbisë, variantat, me shumë ose me pak përkrahje, varësisht nga evolucioni i pozitës së përgjithshme të Serbisë në ish-Jugosllavi dhe më gjerë, ishin edhe rikolonizimi, ridefinimi territorial i Kosovës, enklavizimi, ndarja e saj në dy entitete apo edhe ndarja midis shqiptarëve dhe serbëve, që e mbështette “babai” i kombit serb dhe inspiruesi i të gjitha tragjedive në ish-Jugosllavi, Dobrica Qosiqi.[78] Ndërkaq, Millosheviqi dhe regjimi i tij vazhdonin ta shihnin Kosovën vetëm si pjesë integrale të Serbisë, Kosovën me numër të reduktuar të shqiptarëve (600.000 deri 800.000) ose madje pa shqiptarë në saje të zbatimit të politikës së spastrimit etnik etj. Këtë fakt dhe këtë strategji të reduktimit të numrit të shqiptarëve e dëshmuan në procesin gjyqësor kundër Millosheviqit në Hagë edhe shumë dëshmitarë të kombësisë serbe, të afërt me Millosheviqin dhe partinë e tij në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar.[79]
    Në vazhdën e ideve dhe projekteve të shumta të qarqeve e institucioneve shkencore, kulturore dhe kishtare serbe, si dhe të të gjitha regjimeve serbe për pastrime etnike, krime e veprime gjenocidale me qëllime ekspansioniste e shtetomëdha këto 150 vitet e fundit duhet veçuar një projekt të Akademisë Serbe të Shkencave dhe të Arteve, të inicuar jo nga një grup akademikësh, siç thuhej në fillim, por nga organet më të larta të këtij institucioni në gjysmën e viteve të 80-ta të shekullit të kaluar dhe më saktësisht në vitin 1986, kur edhe doli në opinion me emrin “Memorandumi”. Në hartimin e tij morën pjesë emra të njohur të shkencës dhe të kulturës serbe, të cilët, pas ngjarjeve të vitit 1981 në Kosovë, ishin angazhuar në përpilimin e suazave shkencore, politike dhe legale në zbatimin e dhunës, të migrimeve “humane”dhe të gjenocidit ndaj popujve joserbë. Akademikët dhe intelektualët serbë kishin vënë bazat ideologjike dhe shkencore për dëbimin dhe shfarosjen biologjike të shqiptarëve edhe midis dy luftërave botërore dhe menjëherë pas saj, siç bënë akademiku Vasa Çubrilloviqi më 1937 e 1944 dhe nobelisti Ivo Andriqi më 1939.
    Qëllimi i “Memorandumit” ishte pa dyshim krijimi i Serbisë së Madhe ose dominimi serb në gjithë Jugosllavinë komuniste, që duhej të arrihej me përdorimin e forcës ushtarake (APJ-së) përmes ndërrimit të dhunshëm të Kushtetutës së vitit 1974, zbatimit të represionit, luftës dhe krimeve masive e gjenocidit ndaj shqiptarëve, kroatëve dhe boshnjakëve, gjë që edhe ndodhi midis viteve 1990 dhe 1999, derisa nuk u mposht definitivisht makineria ushtarako-policore serbe me intervenimin e forcave të NATO-s në fillim të qershorit 1999. “Memorandumi” i paraqiste shqiptarët si armik shekullor, të cilët, njëherë biologjikisht e pastaj edhe politikisht kinse po e rrezikonin popullin serb, hapësirën e tij jetësore dhe prosperitetin gjeodemografik, kombëtar dhe ekonomik të sllavëve të jugut, veçanërisht të serbëve. Aty madje shqiptarët akuzohen edhe për raste perverse, çfarë ishte rasti Martinoviq, kur ky serb i sëmurë nga Gjilani, në maj të vitit 1985, për motive vetëknaqësie, kishte futur një shishe në prapanicë!
    Krimi dhe gjenocidi ishin të paramenduar dhe të planifikuar nga strukturat politike, shtetërore dhe ushtarake të Serbisë, ndërsa arsyetimin dhe legjitimimin e tyre e bënë intelektualët,[80] shkencëtarët, shkrimtarët serbë, mediat serbe dhe kisha ortodokse serbe. Në këtë funksion ishte pikërisht projekti i përmendur i Akademisë Serbe të Shkencave dhe të Arteve, i shkruar dhe i arsyetuar “shkencërisht”. Për ta arritur këtë objektiv duhej të shkatërrohej Jugosllavia dhe atë jo me rrugë paqësore, por me krime dhe gjakderdhje masive. Që në fillim “Memorandumi” parashihte se kriza e shtetit të atëhershëm nuk “përjashton përfundimin edhe ashtu katastrofik, çfarë është rrënimi i bashkësisë shtetërore jugosllave”. Për regjimin e Millosheviqit ky projekt ishte plartforma kryesore e veprimit për 15 vjet rresht. “Memorandumi” ishte një lloj in memoriami për Jugosllavinë komuniste.
    Analizën më meritore për përmbajtjen dhe porositë e “Memorandumit” e ka bërë akademik Fehmi Agani në vitin 1994.[81] Komentin e tij e sjellim në tërësi pas tekstit të “Memorandumit”.


    vijon.........................

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528

    vijimi

    5. SEGREGACIONI, KRIMET, OKUPIMI I KOSOVËS DHE KËRKESAT E LËVIZJES POLITIKE SHQIPTARE

    --------------------------------------------------------------------------------

    Kundër shqiptarëve filloi një represion i egër policor e ushtarak. Në Kosovë nisën diskriminimet dhe krimet kundër njerëzve dhe një kolektiviteti nacional dymilionësh; këtu u shfaqën praktikisht tendencat për shkatërrimin e kësaj Jugosllavie dhe dominimin e serbëve mbi popujt e tjerë. Regjimi serbo-jugosllav filloi në Kosovë me vrasjen e demonstrantëve, burgosjen masive të të rinjve, diferencimet dhe izolimet e intelektualëve, arrestimet arbitrare, torturat dhe keqtrajtimet e të burgosurve, helmimet e nxënësve, bastisjet dhe ekspeditat ndëshkuese, me rrënimin e plotë të autonomisë (federative), suprimimin e organeve legale të pushtetit (Kuvendit, Qeverisë, Kryesisë), përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet e sistemit, mbylljen e mjeteve të informimit, mbylljen e shkollave e të Universitetit, përjashtimin masiv të shqiptarëve nga organizatat ekonomike, institucionet sociale, humanitare, shëndetësore, kulturore e shkencore, rrënimin e bazës ekonomike të Kosovës, plaçkitjen e teknologjisë dhe të pronës private të shqiptarëve dhe me masa të presionit policor, ushtarak, politik dhe ekonomik shpërnguli një numër të madh të shqiptarëve. Nisi kolonizimi i ri i Kosovës si aspiratë shekullore për ndërrimin e strukturës etnike të Kosovës, me valën e fuqishme të terrorit shtetëror. Mirëpo, ndaj të gjitha formave të dhunës shqiptarët u përgjigjën me sjellje jo të dhunshme si mjet për ta evituar konfliktin dhe për ta realizuar vullnetin politik.
    Ish-Federata dhe ish-republikat joserbe, të bindura se Serbia do të ndalet në Kosovë, i dhanë përkrahje të plotë asaj në veprimet policore e ushtarake dhe e ndihmuan materialisht represionin dhe segregacionin ndaj shqiptarëve. Përkundër sjelljeve joviolente të shqiptarëve, të gjithë e dhanë pëlqimin që në Kosovë të vihej gjendja e jashtëzakonshme, të likuidohej me forcë autonomia federale, të vendosej sistemi diskriminues e kolonial dhe të stimulohej politika e kolonizimit të serbëve dhe e spastrimit të qetë etnik të shqiptarëve me qëllim që të ndërrohej struktura etnike e Kosovës. Konflikti mori përmasat e një konfrontimi të ashpër të shtetit jugosllav me gjithë popullin shqiptar.
    Pas aneksimit të Kosovës më 1989, faktikisht u paralizua funksionimi kushtetues dhe legal i Kuvendit të Jugosllavisë dhe i të gjitha organeve të Federatës, meqenëse Kosova me Kushtetutën e vitit 1974 ishte e pavarur nga Serbia dhe kishte të drejtën e vetos në Federatë. Millosheviqi e shfrytëzoi mirë këtë përkrahje të ish-Jugosllavisë dhe duke manipuluar me mitin mbi Kosovën dhe duke i instrumentalizuar serbët e Kosovës, e forcoi pushtetin. Duke shpifur tezën mbi pozitën diskriminuese, degraduese e inferiore të Serbisë e të serbëve në planin ekonomik, politik e juridik në ish-Jugosllavi, etablishmenti militarist i Millosheviqit mobilizoi energjitë e popullit serb për konfrontim dhe luftëra me popujt e tjerë. Mitingjet populliste, homogjenizimi dhe mobilizimi etnik i masave vazhdonte; Memorandumi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë alarmonte opinionin serb për rrezikimin e popullit serb; u krijua psikozë e tmerrshme e rrezikimit; fabrikoheshin armiqtë dhe glorifikohej kombi serb: serbët si "popull hyjnor" "i urren" Evropa, "i urren bota"; pushteti serb nxit intiligjencinë nacionaliste, të tubuar rreth Akademisë së Shkencave, Shoqatës së Shkrimtarëve, Universitetit të Beogradit, mediumet dhe kishën ortodokse për konfrontime me të gjithë joserbët.
    Mitologjia nacionale, e sublimuar në mitin mbi Kosovën, arrin kulminacionin në tubimin e 29 qershorit 1989 afër Prishtinës, që e organizuan Kisha 0rtodokse Serbe dhe pushteti i Serbisë, ku foli kasapi i Ballkanit, S. Millosheviqi. Në tubim mori pjesë pothuajse e gjithë udheheqja jugosllave, kreu i APJ-së dhe shumë diplomatë të huaj, përveç ambasadorit të SHBA-së Ë. Zimmermann. Fjalimi luftënxitës i Millosheviqit bëri homogjenizimin edhe më të madh të serbëve, ndërsa prej kësaj dite e gjithë energjia nacionale e serbëve orientohet nga serbët jashtë Serbisë dhe drejt konfliktit serbo-kroat. Popullizmi histerik arrin kulminacionin pas vitit 1991. Deri në vitin 1994 ideja mbi Serbinë e Madhe në kufijtë Viroviticë-Karllovc-Karllobag, sikurse mit u zgjerua në Serbi dhe te populli serb, si bindje se bashkimi i të gjithë serbëve në një shtet të vetëm është vetëm çështje e ditës, pa llogaritur se çka do të thotë bashkësia ndërkombëtare. Në këtë ide, bashkë me regjimin, ishte edhe opozita nacionaliste e Serbisë, e cila herë pas here gjendej edhe në pushtet.[82] Teza e kahershme e shkrimtarit serb D. Qosiq, i cili atëherë konsiderohej "baba" i kombit, e që do të bëhej kryetar i parë i Jugosllavisë së Tretë "Serbët fitojnë në luftë, por humbin në paqe",[83] pothuajse në mënyrë plebishitare gjen përkrahje në Serbi dhe te serbët në përgjithësi dhe tezat si "serbët në luftë e zgjidhin çështjen e tyre nacionale", "serbët janë luftëtarë më të mirë", "kemi ushtrinë më të fortë në Evropë" etj. bëhen nxitje të fuqishme për luftë kundër popujve joserbë. “Babai” Qosiq, për serbët thoshte: "Gënjeshtra është formë e patriotizmit tonë dhe dëshmi e inteligjencisë sonë natyrore. Ne gënjejmë në mënyrë krijuese, fantastike, inventive".[84]
    Përkrahja që i dhanë republikat e tjera Serbisë kundër Kosovës dhe shqiptarëve iu kthyen të gjithave bumerang; kriza eskaloi në konfrontim të hapët të Serbisë e të serbëve edhe me komunitetet e tjera etnike me synim të realizimit të projektit ekspansionist "Të gjithë serbët në një shtet të vetëm". Popujt joserbë, me prejardhje sllave e jugosllave, të frikësuar nga hegjemonizmi serb, u detyruan të dalin nga ish-Jugosllavia (sllovenët, kroatët, boshnjakët, maqedonët). Duke pasur parasysh përbërjen e përzier etnike të territoreve që serbët dëshironin t'ia bashkëngjitnin Serbisë, një projekt i tillë mund të realizohej vetëm me pastrim etnik, që edhe ndodhi në sy të gjithë botës; pastrimi etnik edhe ishte koncept, strategji dhe qëllim i luftës së serbëve. Më vonë, pas shpërthimit të luftës në Slloveni, Kroaci dhe BeH, Serbia dhe serbët do të konfrontohen edhe me bashkësinë ndërkombëtare dhe këtë konfrontim do ta shpjegojnë si komplot kundër popullit serb (Vatikani, Gjermania, CIA, Turqia, Xhihadi).[85] Pasi u sollën dëme të mëdha popujve joserbë, në fund e shkatërruan edhe vetë shoqërinë serbe në Serbi dhe jashtë saj, duke u ballafaquar me një krizë serioze ekonomike, politike e morale me pasoja afatgjata.
    Si reagim ndaj apartheidit dhe terrorit shtetëror, suprimimit me dhunë të gjendjes kushtetuese dhe vendosjes së gjendjes okupuese e koloniale, si dhe ngjarjeve në krejt Jugosllavinë (referendumet për pavarësi), Parlamenti i Kosovës më 2 korrik 1990 shpalli Dekleratën mbi Pavarësinë, më 7 shtator 1990 shpalli Kushtetutën e Republikës së Kosovës, prej 26-30 shtator 1991 mbajti Referendumin për Kosovën shtet sovran dhe të pavarur, ndërsa dhe më 24 maj 1992 dhe 8 mars 1998 u mbajtën zgjedhjet paralamentare e presidenciale.
    Projekti i lëvizjes politike shqiptare ishte që problemi i Kosovës të zgjidhet me mjete paqësore dhe me dialog. Duke pasur kujdes që të mos i fusin në luftë 7 milionë shqiptarë dhe të mos e destabilizojnë rajonin, por edhe duke u udhëhequr nga parimet e proklamuara të bashkësisë ndërkombëtare se të gjitha problemet e hapura duhet të zgjidhen me rrugë demokratike dhe me bisedime, shqiptarët duruan një represion kaq brutal të Serbisë. Mirëpo, këto sakrifica të tyre nuk u shpërblyen nga bashkësia ndërkombëtare deri në mars të vitit 1999. Të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe OKB-ja, në një anë, e dënonin shkeljen e të drejtave njerëzore dhe politike të shqiptarëve, por në anën tjetër, e toleronin këtë shkelje. Megjithatë, Kosova nuk ishte problem i të drejtave të njeriut, ndonëse ato deri dje shkileshin nga regjimi serb në mënyrën më brutale, e as problem i pakicave. Kosova ishte çështje e dekolonizimit dhe e pavarësisë në bazë të së drejtës për vetëvendosje të popullit shumicë, si dhe çështje politike ndërkombëtare. Pa u zgjidhur çështja e Kosovës mbi bazë të parimit të vetëvendosjes nuk ka zgjidhje as të çështjes shqiptare në hapësirat e ish-Jugosllavi dhe në Ballkan, por as paqë dhe stabilitet në Evropën JL.
    Bashkësia evropiane dhe bashkësia ndërkombëtare përgjithësisht, me konferencat mbi ish-Jugosllavinë, që nga Haga (1991) dhe Komisioni i Badinterit e deri te Dejtoni (1995) bëri gabime me pasoja të mëdha kur Kosovën nuk e trajtoi të barabartë me njësitë e tjera të ish-Federatës, element konstitutiv i së cilës ishte dhe me të drejtë të vetos në të gjitha nivelet politike në ish-Jugosllavi, por u nis nga gjendja e krijuar pas vitit 1989, e vënë me mjete policore dhe ushtarake. Me indiferencën ndaj dhunës në Kosovë deri më 1991 dhe me pranimin e gjendjes faktike, të krijuar pas suprimimit të autonomisë federale, Evropa dhe bashkësia ndërkombëtare e pranonin politikën e aktit të kryer, që e kurajonte Serbinë për sjellje edhe më agresive ndaj shqiptarëve. Nga fajtori kryesor i tragjedive njerëzore, i shkatërrimit të qyteteve dhe fshatrave të tëra në ish-Jugosllavi, kjo bashkësi Millosheviqin e pranonte si një njeri të paqes dhe, duke i bërë koncesione të vazhdueshme deri në fillim të vitit 1999, e largonte Serbinë nga dialogu serioz me shqiptarët në praninë e faktorit të jashtëm. Çështja e Kosovës nuk qe e përfshirë as në Marrëveshjen e Dejtonit më 1995. “Diplomacia perëndimore ishte shndërrua në njëfarë teatri cinik” dhe “diplomacia pa forcën ishte bërë një armë e zbrazët, e pafuqishme dhe qesharake”, shkruante ambasadori i fundit (1992) i SHBA-së në Beograd, W. Zimmermann.[86]
    Përkundër të gjitha masave të ndërmarra dhe angazhimeve antishqiptare deri në nivel të një histerie, të paparë deri në përfundim të milenumit të kaluar, nga të gjitha qarqet dhe në të gjitha kohët, veçanërisht pas viteve të 80-ta, përfundimi ishte: në pikëpamje etnodemografike Kosova definitivisht u shqiptarizua, ndërsa grupacioni serb u tëhollua aq shumë sa që më nuk ekziston. Ky përfundim vlente deri në fillimin e luftës, derisa shqiptarët ishin "të pacifizuar", që do të thotë deri në mars të vitit 1998 (masakra e Drenicës). Aktiviteti dhe rritja ekspansive e interesit të të gjitha instancave serbe për çështjet demografike të Kosovës pasoi përsëri, pas "rrebelimit" dhe "veprimit terrorist" të shqiptarëve dhe ndërkombëtarizimit kulminant të problemit të Kosovës, kur domosdoshmërisht duhej të gjendej zgjidhja e pranueshme dhe e qëndrueshme politike. Mirëpo, angazhimi dhe përfundimi serb, përsëri për qëllime politike, tash shkon në një drejtim tjetër: në strukturën etniko-demografike të Kosovës nuk dominojnë shqiptarët, por bashkësitë e tjera kombëtare, disa prej të cilave gjithnjë numerikisht ishin margjinale e disa të tjera as që kanë ekzistuar ndonjëherë si në pikëpamje etnike, ashtu edhe në atë linguistike e statistike, çfarë ishte rasti p. sh. me "goranët" dhe "egjiptianët".
    Serbia tash bëhej sikur kishte të drejta njerëzore e të drejta të tjera "me bollëk", prandaj ishte e gatshme “t'u japë” të gjithë njerzëve dhe popujve në planetin tonë, veçanërisht "pakicave kombëtare", sidomos shqiptarëve në “Kosovë dhe Metohi". Në përputhje me "standardet evropiane", shteti serb dhe partitë "opozitare" të saj kishin vendosur t'u ofronin të gjitha të drejtat shqiptarëve, mirëpo kërkonin të respektohej realiteti i ri demografiko-etnik i Kosovës, i cili nuk ishte më ai që e konfirmonin dhe e vajtonin deri dje. Fushata fantastike e zvogëlimit të numrit të shqiptarëve dhe e rritjes së numrit të të tjerëve, veçanërisht e serbëve bëhet më transparente në prag dhe gjatë Konferencës së Rambujesë (fillim i vitit 1999) nga ana e përfaqësuesve të Serbisë dhe veçanërisht të kryetarit të saj M. Millutinoviq, i cili, pa fije turpi, theksonte se në Kosovë shqiptarët nuk janë shumicë, por janë nën 50% e madje nën 40%, duke i abstrahuar vlerësimet e vetë institucioneve përkatëse të Beogradit se shqiptarët më 1991 përbënin 82,2% në popullsinë e përgjithshme të Kosovës.


    vijon.................................

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528

    vijimi

    6. AGRESIVITETI SERB MBI QENIEN ETNODEMOGRAFIKE SHQIPTARE

    --------------------------------------------------------------------------------

    Dimensioni etnik dhe demografik i çështjes së Kosovës dhe i shqiptarëve tashmë më tepër se një shekull është bërë objekt diskutimi e manipulimi i të gjitha regjimeve dhe qarqeve antishqiptare, para së gjithash i regjimeve serbo-jugosllave. Për t'i jetësuar aspiratat shekullore për dominim dhe hegjemoni ndaj Kosovës dhe trojeve shqiptare, përveç me të ashtuquajturën "të drejtë historike", këto qarqe dhe regjime manipulonin dhe spekulonin edhe me "argumentin demografik", me qëllim që Kosova të kundrohej si “çështje ekskluzivisht serbe” dhe si “ekzistencë e popullit serb”[87], ndërsa shqip, jo vetëm për të vendosur vetë për fatin e tyre, por edhe për të jetuar në Kosovë, sepse ata na qenkan këtu "element i huaj", "i ardhur" këto 2-3 shekujt e fundit, madje edhe pas vitit 1941 si "uzurpatorë" në territorin e "shpirtit mesjetar serb", etj.[88]|
    Tendencat gjithnjë në kontinuitet të qarqeve hegjemoniste serbe për shkatërrimin e homogjenitetit etnik të trojeve shqiptare, për kolonizimin e Kosovës me elementin serb, për ndërrimin e kompozicionit etnodemografik dhe spastrimin etnik të saj nga shqiptarët, për dobësimin e forcës vitale të popullatës shqiptare dhe pengimin e përtëritjes normale biologjike përmes masave të ndryshme të presionit e të dhunës deri te ndërmarrjet e hapta gjenocidale, para së gjithash përmes ndjekjes së të rinjve dhe deportimit masiv të popullsisë shqiptare - nuk prajtën deri me hyrjen e forcave ndërkombëtare në Kosovë në gjysmën e qershorit të vitit 1999 kur u mposht definivisht makineria militariste dhe policore serbe.
    Për këto shkaqe, si dhe për ta njohur situatën e tyre popullative, gjendjen numerike e reproduktive dhe qenien dhe perspektivën e tyre demografike e kombëtare, shqiptarët janë ndër popujt e rrallë në botë që kanë më shumë arsye ta studiojnë problematikën e tyre demografike, aq më tepër kur, vështruar nga perspektiva historike, vëllimi, rritja demografike dhe shtrirja e pakëputur etnike ishin ndër faktorët më të fuqishëm të rezistencës kundër asimilimit, ruajtjes së identitetit dhe substancës së tyre kombëtare. Si duket, në perspektivë, në zgjidhjen definitive të problemit kosovaro-shqiptar dhe të çështjes shqiptare në përgjithësi në Evropën JL, faktori demografik do të mbetet i pakapëcyeshëm. Prandaj, nuk është asgjë e rastit që në vargun e veprimeve gjenocidale serbe mbi kombin shqiptar, vendin e parë e zënë ndërmarrjet gjenocidale në rrafshin demografik. Në të gjitha synimet dhe projektet serbe të shekullit XX ndaj Kosovës dhe shqiptarëve, si pjesë të programit nacional serb, plleshmëria e femrës shqiptare konsiderohej si një nga pengesat më të mëdha në mposhtjen e faktorit demografik shqiptar dhe në realizimin e aspiratave shtetomëdha serbe. Çubrilloviqi qysh në elaboratin e parë fashistoid kundër shqiptarëve e veçonte këtë element.[89]
    Vërsuljet gjenocidale të pushtetit serb mbi shqiptarët në sferën demografiko-territoriale i gjejmë nga Kongresi i Berlinit (1878). Me qëllim të spastrimit etnik Serbia shpërnguli me dhunë shqiptarët e më se 600 fshatrave të rrethit të Prokuples, të Vranjës, të Leskovcit e të Nishit, si dhe të vetë qyteteve të këtyre rretheve.[90] Cvijiqi, që ishte angazhuar t’i gjente të gjitha justifikimet gjeografike dhe politike të hegjemonizmit serb në Ballkan, pohonte se “pas marrjes së viseve të reja, sipas vlerësimeve, janë dëbuar nga Serbia, rreth 30.000 shqiptarë”.[91] Politika e dëbimit të shqiptarëve vazhdoi gjatë gjithë gjysmës së parë të shekullit XX, por dhe pas Luftës II Botërore, preokupim kryesor i Serbisë dhe i ish-Jugosllavisë ishte që problemi i shqiptarëve përsëri të zgjidhej me shpërngulje në Turqi dhe me asimilim. Çubrilloviqi paraqitet me elaboratin e dytë për shpërnguljen e të gjithë shqiptarëve me zbatimin e forcës ushtarake. Në bazë të një marrëveshjeje të fshehtë jugosllavo-turke, të përtërirë në vitet e 50-ta, ku mendohet se ka marrë pjesë edhe vetë Titoja, nisi vala e shpërnguljes së shqiptarëve në Turqi. Për shpërnguljen e tyre, si presione të drejta ishin krijimi i atmosferës së frikës e të pasigurisë, deklarimi i dhunshëm i shqiptarëve për kombësi turke në regjistrimet e popullsisë të viteve 1953 dhe 1961, aksioni i mbledhjes së armëve në vitet 1955-1956, i përcjellur me represione të tmerrshme (rreth 50.000 veta u torturuan) dhe me vrasje (109 veta), me arsyetim se shqiptarët po përgatiteshin për kryengritje të armatosur dhe bashkim me Shqipërinë, ndjekja e inteligjencisë, e punëtorëve arsimorë, inskenimi i grupeve dhe aksioneve "armiqësore", reduktimi edhe i atyre të drejtave të pakta qytetare e kombëtare të shqiptarëve, siç ishin ndalimi i përdorimit të gjuhës shqipe në jetën publike dhe i simboleve kombëtare, mbyllja e Institutit Albanologjik (i hapur më 1953, ndërsa u mbyll më 1955) dhe e Bibliotekës Popullore të Kosovës, ndalimi i punës së Ansamblit të Këngëve dhe Valleve të Kosovës dhe mbyllja e shkollave shqipe e deri te maltretimet masive dhe likuidimet e fshehta fizike të shqiptarëve.[92] Deri nga gjysma e viteve të 60-ta vlerësohet se nga Kosova dhe trojet e tjera etnike shqiptare u shpërngulën në Turqi rreth 250.000 veta.[93] Ndërkaq, në periudhën 1945-1966 në Kosovë u instaluan rreth 50.000 serbë e malazezë, të privilegjuar në disa baza.[94]
    Shkalla e lartë e nataliteti, përkundër mortalitetit gjithashtu të lartë, ishte faktor i fuqishëm i kompensimit demografik të popullatës shqiptare. Duhet theksuar gjithashtu se deri në fund të këtyre viteve ishin rreptësisht të ndaluara kontaktet e bashkatdhetarëve me të afërmit e tyre dhe me vendlindjen, sepse pushteti serbo-jugosllav frikësohej se informimi i drejtë për jetën në Turqi mund ta ngadalësonte procesin e shpërnguljes, meqenëse pjesa dërmuese e migrantëve shqiptarë ishin ngulitur në rajonet e varfëra të Turqisë dhe në pjesët po kështu të varfëra të qyteteve të saj, ku bënin një jetë të mjerueshme. Kontaktet u mundësuan vetëm pas ndryshimeve që u bënë në kreun politik të shtetit jugosllav (1966), decentralizimit të funksioneve të ish-Federatës dhe forcimit të subjektivitetit politik të Kosovës në këtë Federatë (1968;1974).
    Derisa vazhdonte shpërngulja e shqiptarëve në Turqi, në Kosovë pasoi vala e dytë e fuqishme e kolonizimit: shumë serbë dhe malazezë nga Serbia dhe Mali i Zi vijnë si kuadra me kualifikime të ulta, të mesme ose që dinin vetëm shkrim-lexim, por një numër i konsiderueshëm instalohet me familje. I zënë vendet e punës në organet administrative e shtetërore, në drejtorate, në instuticione sociale dhe shërbime komunale, në ente shëndetësore dhe kulturore etj. Të ardhurit ishin kryesisht nga viset e Serbisë së Jugut dhe nga rajoni i Plavës, Gucisë, Titogradit etj., të cilët sot, pas përfundimit të karrierës së punës dhe pasurimit, kthehen në vendlindjet e tyre, ku edhe i kanë pronat e patundshme dhe farefisin.
    Nga fundi i viteve '60, kryesisht për shkak të dendësisë së madhe agrare dhe ngushtimit të perspektivës jetësore, nisi emigrimi i puntorëve shqiptarë në vendet e zhvilluara të Evropës, por një numër i konsiderueshëm i tyre kishte emigruar në shumë qytete të ish-Jugosllavisë, kryesisht si punëtorë krahu e një numër edhe si zejtarë gurbetçarë. Migrantët e punës ishin kryesisht të rinj dhe të gjinisë mashkullore. Ky proces vazhdoi deri më 1999 në rrethana të presioneve edhe më të mëdha ekonomike dhe politiko-policore, që ushtrohej nga pushteti okupues serb. Numri më i madh i emigrantëve ekonomikë, së bashku me azilantët shqiptarë të viteve të 80-ta dhe të 90-ta dhe të strehuarit e tjerë pas gjenocidit serb në pranverën e vitit 1999, është në Evropën Qendrore dhe VP. Meqenëse ky emigrim deri para disa viteve kishte të shumtën karakter të përkohshëm dhe nuk ishte tepër selektiv sipas moshës dhe gjinisë, nuk rrezikohej riprodhimi normal i popullsisë në rajonet emigruese të Kosovës dhe në visit e tjera shqiptare. Mirëpo, këto vitet e fundit, pasi u intensifikua procesi i shpërnguljes dhe u rrit shkalla e selektivitetit sipas veçorive biologjike (emigrojnë kryesisht të rinjtë dhe të shumtën meshkujt) në një të ardhme të afërt mund të priten pasoja të pavolitshme në nivelin e natalitetit e të fertilitetit, në martesa, në strukturat bazë demografike, në vëllimin e fuqisë punëtore në disa zona rurale të Kosovës etj.
    Periudha pas vitit 1966 shënon një kthesë të ma+dhe politike dhe shoqërore në Kosovë dhe në ish-Jugosllavi. Me ndryshimet e kuadrove në udhëheqjen më të lartë të ish-shtetit dhe hedhjen poshtë të konceptit nacionalist dhe hegjemonist të politikës rankoviqiane, në Kosovë nisi procesi i trajtimit të barabartë të shqiptarëve me serbët dhe malazeztë dhe afirmimi i tyre nacional e kulturor. Në një klimë të tillë të krijuar politike serbët dhe malazezët nisën ta braktisin Kosovën, ndërsa në Kosovë të vijnë shqiptarët nga Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia e Jugut, por edhe myslimanët nga rajoni i Sanxhakut. Ardhja e shqiptarëve në Kosovë u bë për shkak të reduktimit të të drejtave kombëtare e qytetare dhe politikës shtypëse maqedono-serbo-malazeze. Pasi Kosova fitoi një shkallë të autonomisë, u hap Universiteti (1970) dhe shumë shkolla të mesme dhe u rrit numri i vendeve të punës, shqiptarët nga rajonet e përmendura vinin në Kosovë, veçanërisht në Prishtinë dhe në qytetet e tjera për t'u shkolluar. Një numër i madh i tyre, pas kryerjes së shkollave dhe fakulteteve mbetej përgjithmonë në Kosovë, sepse atje nuk mund të punësoheshin, por edhe ndiqeshin nga pushtetet e atjeshme. Kishte mjaft të ardhur edhe në kuadër të migrimeve të martesave. Hapja e Universitetit të Prishtinës intensifikoi migrimet ndërshqiptare dhe përmes kontakteve midis të rinjve dhe martesave midis tyre hapi mundësi të gjera për një integrim të rajoneve shqiptare në shumë sfera të jetës.
    Mirëpo, nuk ishte i vogël numri i atyre shqiptarëve që vinin nga trojet e përmendura në Kosovë drejtpërdrejt me familje për të njëjtat arsye. Madje, edhe pas vitit 1981, ndonëse Kosova ishte në gjendje shtetrrethimi, ende bënin rezistencë institucionet e subjektivitetit të saj autonom, ndërsa në Maqedoni dhe në viset e tjera shqiptare situata ishte edhe më e rëndë, prandaj shumë familje e individë, derisa nuk u rrënua në tërësi autonomia e Kosovës (1989), gjenin strehim në Kosovë. Ka pasur shpërngulje edhe në drejtimin Kosovë-Maqedoni, por më tepër për shkaqe familjare (martesat). Mund të vlerësohej se prej vitit 1966 e deri më sot në mënyrë të drejtpërdrejtë nga Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia në Kosovë kanë ardhur rreth 45.000 shqiptarë.
    Qarqet serbe, pushtetore dhe të tjera, si kisha ortodokse, Shoqata e Shkrimtarëve, Akademia Serbe e Shkencave dhe e Arteve, që ishin edhe nxitëset e dhunës e të krimeve në Kosovë, manipuluan shumë më shpërnguljen e serbëve nga Kosova. Mirëpo, shpërngulja e tyre nga Kosova pas vitit 1966 nuk ishte bërë për shkak të presioneve të shqiptarëve mbi ta, kinse me qëllim të krijimit të “Kosovës etnikisht të pastër” dhe të “Shqipërisë së Madhe”, siç e paraqiste pushteti serbo-jugosllav komunist pas vitit 1981, por për shkak të humbjes së privilegjeve që gëzonin deri atëherë dhe mostolerimit të barazisë së shqiptarëve me ta, për shkaqe të pasigurisë së atyre serbëve që i përkisnin aparatit shtetëror e policor e që u kishin bërë shumë të këqija shqiptarëve (në kohën e sundimit të Rankoviqit), për arsye të gjendjes shumë më të mirë ekonomike në Serbi dhe fitimeve të mëdha nga shitja e pasurisë së patundshme në Kosovë dhe në mënyra të tjera. Një numër i madh i serbëve të shpërngulur ishte me origjinë kolonizuese, të valës së parë dhe valës së dytë të kolonizimit të Kosovës, prandaj edhe kthehej në vatrat e tyre, në Serbi dhe Mal të Zi. Një numër tjetër i serbëve të shpërngulur i përkiste eprorëve ushtarakë, të cilët, në kuadër të ndërrimit të vendit të shërbimit, evidencoheshin si të shpërngulur, madje nën "presion" të shqiptarëve!
    Për arsye të përmendura vlerësohet se prej vitit 1966-1981 nga Kosova janë shpërngulur drejtpërdrejt rreth 52.000, ndërsa prej vitit 1981-1988 rreth 20.000 serbë; pjesa dërmuese e të shpërngulurve u ngulit në Serbi, kryesisht në zonën urbane të Beogradit (rreth 40%) dhe të qyteteve të tjera të mëdha e të mesme, që ofronin kushte shumë më të mira të jetës e të punës. Por për krejt këtë periudhë, anipse saldoja e migrimeve është negative, kishte edhe ardhje të serbëve brenda migrimeve të martesave dhe stimulimit të rikolonizimit të Kosovës pas vitit 1981. Pas rrënimit të plotë të autonomisë dhe subjektivitetit politik të Kosovës në ish-Federatën jugosllave në mars të vitit 1989, shpërngulja e serbëve vazhdon me intensitet të dukshëm, por pushteti serb tash këtë proces nuk e problematizon, sepse shqiptarët më nuk mund t'i fajësojë para botës dhe opinionit serb. Po ta pranonte faktin e shpërnguljes së serbëve pas aneksimit dhe okupimit të plotë të Kosovës, ky pushtet publikisht do ta pranonte politikën e dështuar të tij në Kosovë.
    Nga fillimi i viteve të 80-ta të shekullit XX, në kuadër të fushatës së gjerë kundër Kosovës dhe shqiptarëve, ky pushtet, i përkrahur pa asnjë rezervë nga ish-republikat dhe popujt e tjerë joserbë, përsëri iu kthye diskursit, manipulimeve e spekulimeve rreth faktorit demografik shqiptar dhe aktiviteteve institucionale e publike kundër tij. Problemet demografike të shqiptarëve nuk shtroheshin me qëllim të përmirësimit të cilësisë së riprodhimit biologjik dhe të jetës sociale të shqiptarëve e të humanizimit të raporteve midis gjinive apo të zgjidhjes së drejtë të çështjes së Kosovës, siç justifikohej atëherë. Të gjitha institucionet serbe e jugosllave, nga ato politike e shtetërore e deri te ato shkencore, kulturore, publicistike, informative, kishtare etj., nisën të shpifin teza të ndryshme, ndër të cilat më transparente ishin: se shqiptarët në mënyrë të organizuar po u blejnë serbëve tokën dhe po lindin shumë fëmijë për shkaqe nacionaliste me qëllim që t'i ndjekin serbët nga Kosova dhe të krijojnë "Kosovën etnikisht të pastër" dhe "Shqipërinë e Madhe".[95] Një nga konstruksionet më transparente dhe njikohësisht ndërsuese ishte teza e demografit të njohur serb, njërit nga autorët e “Memorandumit”, i cili gjatë gjithë viteve të 80-ta të shekullit XX kishte qëndrim ekstrem dhe shovinist ndaj natalitetit të shqiptarëve: “Procesin eksploziv demografik, askush deri më sot nuk është përpjekur efektivisht ta qetësojë. Ky proces pa pengesë po përparon, me përkrahjen morale të ideologjisë secesioniste, të bazuar në ekskluzivitetin nacional, të përmbledhur në idejën mbi Kosovën etnikisht të pastër dhe kërkesën ekstreme që Kosova të bëhet republikë”.[96] Ndërkaq një udhëheqës i lartë partiako-shtetëror i ish-Jugosllavisë nuk ngurroi të deklaronte: ne e njohim shumë mirë njërën nga parullat kryesore të irredentës: blej tokë dhe lind fëmijë”.[97]
    Indoktrinimi antinatalist dhe, në esencë, antishqiptar kishte marrë tashmë përmasa të gjera në të gjitha shtresat e shoqërisë serbo-jugosllave, duke e fyer rëndë femrën shqiptare, të cilën në çdo forum politik, në mediume, në rrugë e cilësonin si "makinë për prodhimin e fëmijëve". Në mitingjet populliste nacionaliste, ku bëhej homogjenizimi dhe mobilizimi etnik i masave serbe dhe ku shfrytëzohej e tërë energjia e popullit "hyjnor" serb kundër shqiptarëve dhe përgatitjes për konfrontim me të gjithë popujt joserbë, u nxorrën parulla dhe kërkesa me përmbajtje thjesht raciste e gjenocidale, si p.sh. "Shqiptarët shumohen shumë, por farën e kanë të prishur", "Shqiptarët duhet dëbuar nga Kosova", "Shqiptarët duhet vrarë" etj.[98] “Idetë e intelektualëve të krisur”, theksonte ambasadori Zimmermann, “mbisundonin kudo në shoqërinë serbe, që nga dyqanxhinjtë e deri te fshatarët dhe gazetarët”.[99] Këto dhe kërkesat e tjera për zvogëlimin e natalitetit përmes të ashtuquajturit kontroll të lindjes dhe planifikim të familjes shqiptarët i kuptuan shumë drejt: si kërkesa që hynin në modelin gjenocidal të të menduarit dhe të sjelljes së ish-shtetit ndaj tyre.[100] Mirëpo, fatmirësisht, ashtu edhe siç pritej nga shqiptarët, nuk u përmbush asnjë rezultat i pritur nga serbët.
    Të frikësuar nga numri i madh i shqiptarëve, shtrirja e gjerë dhe territorialisht kompakte dhe perspektiva e tyre demografike dhe kinse për shkak të rrezikimit të hapësirës serbo-jugosllave dhe prosperitetit gjeodemografik, kombëtar, politik dhe ekonomik të sllavëve të jugut, të gjitha qarqet ish-jugosllave nisën t'i numërojnë shqiptarët dhe ta shtrijnë shqiptarofobinë në të gjitha rajonet dhe shtresat shoqërore të sllavëve të jugut, veçanërisht të serbëve, maqedonëve dhe malazezëve. Çdo zgjerim demografik të shqiptarëve drej Serbisë së Jugut, Maqedonisë Qendrore dhe Titogradit e shpjegonin si “zgjerim të hartës nacionaliste të Shqipërisë së Madhe”.[101] Ish-shteti, me të gjitha mekanizmat e tij, duke financuar segregacionizmin dhe aparatin represiv, vazhdoi të angazhohej haptazi për mposhtjen e epërsisë numerike dhe reproduktive të shqiptarëve dhe të vënies së baraspeshës etnike përmes kolonizimit të serbëve dhe dëbimit të shqiptarëve. Në funksion të këtij qëllimi pasuan disa valë të kolonizimit të serbëve dhe të shpërnguljes së shqiptarëve nga Kosova. Në këtë mënyrë, lufta kundër faktorit demografik shqiptar u bë pjesë përbërëse e strategjisë antishqiptare. Shqiptarofobia ishte aq transparente sa që nuk fshihej fare prapavija neomaltusianiste, raciste dhe gjenocidale.


    vijon.........................

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528

    vijimi

    7. POLITIKA E RE KOLONIZUESE SERBE DHE NDJEKJA E SHQIPTARËVE

    --------------------------------------------------------------------------------

    Pas vitit 1981, kur e tërë ish-Jugosllavia u ngrit kundër shqiptarëve dhe kërkesave të tyre të drejta për barazi dhe pavarësi, që u shtruan në demonstratat masive të shqiptarëve, pasoi një valë e konsiderueshme e ikjes së tyre, kryesisht të rinjve nga represioni shtetit policor dhe partiak komunist. Ndërsa pas nxjerrjes me dhunë nga puna të rreth 150.000 punëtorëve shqiptarë prej vitit 1990 e këndej, emigrimi për motive ekzistenciale u intesifikua edhe më tepër. Pasi pëlciti lufta në Slloveni e Kroaci (1991) dhe në BeH (1992) ushtarët shqiptarë, duke mos dashur të luftojnë në anën e ushtrisë agresore serbo-jugosllave dhe kundër popujve të pafajshëm joserbë, braktisën këtë ushtri dhe ikën kryesisht në vendet perëndimore. Një numër i madh i shqiptarëve gjeti strehim politik në këto vende, veçanërisht të rinjtë. Ish-APJ-ja, që nga viti 1981 kishte montuar shumë procese politike kundër ushtarëve shqiptarë, me ç'rast kishte burgosur dhe vrarë shumë shqiptarë, të cilët i kthente në arkivole hermetikisht të mbyllura, duke mos u ofruar dëshmi as familjeve e as opinionit për vrasjen e tyre.
    Pas shpërthimit të luftës në ish-Jugosllavi në vititn 1991 shumë shtete perëndimore e kushtëzonin hyrjen përmes vizave. Mirëpo, shumë shqiptarë, me familje dhe si individë, vazhdonin të shpërnguleshin në shtetet e tjera evropiane ku ende mundësohej hyrja dhe përmes tyre ilegalisht hynin në vendet që kishin vënë viza. Shumë të rinj shqiptarë të ndjekur nga autoritetet ushtarake e policore serbe, u strehuan te të afërmit e tyre në Turqi, Shqipëri, Maqedoni dhe në vende të tjera. Më brengosëse u bë atëherë dukuria e shkuarjes së shqiptarëve, sidomos të rinjve, përtej oqeanit: në SHBA, Kanadë dhe Australi, meqenëse ekzistonte frika objektive se emigrimi i përkohshëm në këto vende do të shndërrohej në shkuarje pa kthim. Vala e re e terrorit me pretekst të kërkimit të armëve ishte faktori tjetër në funksion të drejtpërdrejtë të shpërnguljes së shqiptarëve. Në këtë funksion ishte edhe përjashtimi i punëtorëve shqiptarë nga puna, shkatërrimi i bazës ekonomike të Kosovës përmes plaçkitjes së fondeve dhe teknologjisë, taksat dhe dënimi i afaristëve shqiptarë, ndjekja e vazhdueshme e rekrutëve shqiptarë, si dhe okupimi i hapësirave shkollore dhe universitare për nxënësit dhe studentët shqiptarë dhe pengimi i funksionimit të arsimit shqiptar të të gjitha niveleve.
    Deri në fillimin e luftërave në ish-Jugosllavi dhe përgjithësisht deri në sulmet e Aleancës Veriatlantike mbi caqet serbe (1999), sipas disa vlerësimeve, më se 400.000 shqiptarë nga trojet e tyre të ish-Jugosllavisë, kryesisht nga Kosova, punonin dhe me status të ndryshëm qëndronin në Gjermani (rreth 170.000 ose 45%), në Zvicërr (rreth 130.000 ose 30%), ndërsa pjesa tjetër prej 25% kishte shkuar në vende të tjera: në Suedi (rreth 35.000, kryesisht si azilantë), Austri (rreth 23.000), Belgjikë (rreth 8.000), Francë (rreth 5.000), Danimarkë (rreth 5.000), Itali (rreth 4.000), Norvegji (rreth 4.000), Holandë (rreth 2000), Angli (rreth 2.500), Finlandë (rreth 600), Luksemburg (rreth 200), pastaj në Kroaci (rreth 40.000), Slloveni (rreth 15.000), Shqipëri (rreth 25.000), ndërsa në BeH, deri në vitin 1992, vlerësohej se kishte rreth 30.000 shqiptarë me status të ndryshëm qëndrimi.
    Në dhjetëvjetëshat e fundit të shek XX, për arsye tashmë të njohura ekonomike dhe politike, shumë shqiptarë emigruan në SHBA, të cilët iu bashkuan diasporës së madhe të hershme dhe arritën madje deri në Alaskë, pastaj në Kanada, Australi e Zelandë të Re. Pas eksodit masiv të shqiptarëve të Kosovës nga ndërmarrjet gjenocidale serbe gjatë kohës së bombardimeve (24 mars deri 10 qershor 1999) shumë shqiptarë u strehuan në vende të ndryshme të Evropës dhe jashtë saj, ku një numër edhe mbeti atje. Por kjo mbetje e tyre duket se nuk e ka ndryshuar shumë gjendjen numerike në raport me atë të para 24 marsit 1999. Vlerësohet se sot jashtë hapësirës gjeoetnike të shqiptarëve në vendet perëndimore gjenden afër 1 milion shqiptarë dhe rreth gjysma e tyre emigruan në këto tri dekadat e fundit. Bashkatdhetarët nuk kursyen asgjë për ta ndihmuar materialisht, moralisht, politikisht dhe ushtarakisht Kosovën e okupuar dhe shqiptarët e frustruar në të gjitha trojet etnike në ish-Jugosllavi, veçanërisht në vitet kur shpërthyen konfliktet midis shqiptarëve të Kosovës dhe Serbisë (1998-1999), shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe Serbisë ( 2000-2001) dhe pushtetit maqedonas dhe shqiptarëve (2001).
    Me propozimin e Qeverisë së “reformatorit” Ante Markoviq të ish-Jugosllavisë, natyrisht me kërkesën e Serbisë, në vitin 1989 u miratua në Kuvendin e këtij ish-shteti i ashtuquajturi Program Jugosllav për Kosovën. Përmes këtij Programi, në të vërtetë, filloi vala e tretë e kolonizimit të Kosovës. Kjo politikë e re kolonizuese ishte pjesë e programit ekstrem nacional serb, që gjithashtu kishte për qëllim instalimin e serbëve për ta vënë baraspeshën etnike në Kosovë. “Programi Jugosllav” u siguronte kolonëve serbë 3.284 banesa dhe 1.422 troje falas për ndërtim, ndërsa vetëm në përiudhën 1989-1993 parashihej ndërtimi i 2.000 banesave dhe i 710 shtëpivë individuale me kushte tepër të volitshme, me kredi afatgjata dhe pa kamatë. Ish-Federata jugosllave dhe republikat e saj ndanin mjete të mëdha për stimulimin e ardhjes sa më masive të serbëve në Kosovë, që përkrahej edhe nga ish-udhëheqja komuniste shqiptare e Kosovës. Privilegjet e serbëve ishin shumë të mëdha: sigurimi i punësimit, i banesave, i trojeve falas, i kredive afatgjata pa kamatë, për të njëjtin vend pune të ardhurat shumë më të mëdha se të shqiptarëve dhe beneficione të tjera. Në vargun e shumë paradokseve këtu del në shesh edhe një tjetër: Serbo-Jugosllavia e dëshironte edhe Kosovën e kolonizuar nga serbët, edhe Kosovën e pazhvilluar për shqiptarët!
    Në vitet '80 filloi ngritja e reparteve industriale në enklavat serbe dhe ndërtimi i objekteve segregacioniste të banimit në funksion të rikolonizimit. Kjo valë e kolonizimit filloi me sjelljen e policëve, të instruktorëve të lartë ushtarakë, të gjykatësve dhe administratorëve për t'i ndjekur e torturuar sa më tepër shqiptarët. Ish-Federata dhe njësitë e saj në këtë mënyrë stimulonin represionin dhe segregacionin në Kosovë dhe e ndihmonin realizimin e synimeve të kahmotshme të politikës hegjemoniste të Serbisë, rikolonizimin e Kosovës. Ndërkaq për shqiptarë ofrohej si ndihmë punësimi në miniera, në industrinë e rëndë, në shërbime komunale (pastrimi i rrugëve) dhe në ndërtimtari në Serbi dhe në rajonet e tjera të ish-Jugosllavisë kinse për ta përmirësuar situatën punuese dhe jetësore të tyre.
    Nga fillimi i viteve të 80-ta të shekullit XX, nga qarqet reaksionare serbe dhe instancat politike serbo-jugosllave, doli edhe një tezë tjetër absurde, që u përsërit edhe në mitingjet populliste dhe shoviniste serbe, se kinse një numër i madh i shqiptarëve, rreth 400.000 sish, kanë ardhur nga Shqipëria në Kosovë pas vitit 1941 dhe gjoja në saje të këtij imigrimi shqiptarët paskan krijuar një epërsi në strukturën etnike të Kosovës. Ndërsa faktet pasqyronin gjendje krejtësisht tjetër: sipas regjistrimit të vitit 1981, nga bota e jashtme në Kosovë kishin ardhur 3.33l persona. Prej tyre nga Shqipëria kishin ardhur 1.543 veta, prej të cilëve në Kosovë, sipas raporteve të policisë (1986), jetonin gjithsej 704 veta. Teza mbi numrin masiv të imigrantëve nga Shqipëria ishte në të vërtetë pjesë e një strategjie hegjemoniste serbe për spastrimin etnik të Kosovës, dëbimin jo vetëm të 400.000 shqiptarëve, por edhe të pasardhësve të tyre, e kjo praktikisht do të thoshte të të gjithë shqiptarëve. Insistimi kaq i madh i qarqeve politike e shkencore serbe në këtë tezë, si "argument demografik", kishte për qëllim që shqiptarët t'i paraqesë si "kolonizatorë" dhe "ndjekës" të serbëve dhe se vetëm serbët na e paskan "të drejtën historike, e në mbështetje të saj edhe "të drejtën aktuale" për të jetuar dhe qeverisur në Kosovë, ndërsa shqiptarët si "të ardhur" na qenkan të privuar nga këto të drejta. Për këto arsye, por edhe për shkak të jolojalitetit ndaj shtetit serb dhe si "shtetas të huaj", sipas tyre, duhej të dëboheshin nga Kosova, “përtej Bjeshkëve të Nemuna”, me mjete dhe metoda gjenocidale si një ëndërr e kahmotshme e të gjitha regjimeve serbe, e cila, fatmirësisht, mbeti vetëm aspiratë hegjemoniste.
    Politika shtetërore serbe në fillim të vitit 1990 doli haptas me ligje, projekte dhe programe hegjemoniste, destinimi kryesor i të cilave ishte ndërrimi i strukturës së popullisë së Kosovës përmes kolonizimit të serbëve dhe spastrimeve të qeta etnike të shqiptarëve. Ky program politik u miratua në Kuvendin e Serbisë dhe në Komitetin Qendror të LKS-së me një titull tepër perfid dhe cinik "Për paqe, liri, barazi, demokraci dhe prosperitet të Kosovës", që kur të krahasohet me dokumentet e politikës së atëhershme zyrtare serbe dhe veçanërisht me “Memorandumin” e Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve ndaj Kosovës del vërtet kopje e tyre: gënjeshtra, inskenime, akuza dhe tendenca për kolonizim dhe ndërrim të strukturës kombëtare të popullsisë me masa të ndryshme, para së gjithash me masa represive të aparatit shtetëror-policor.
    Programi doli edhe në “Fletën zyrtare” të Kuvendit të Serbisë,[102] ndërsa u përkrah edhe nga të gjitha partitë e posaformuara politike serbe. Në të, përveç tjerash, thuhej: “Është e pakontestueshme se serbët, malazezët, por edhe myslimanët, kroatët, turqit, romët dhe të tjerët në Kosovë vite me radhë jetojnë në kushtet e mungesës së lirisë dhe sigurisë, të sigurisë personale dhe të pasurisë. Prandaj, nuk është për t’u habitur që në 50 vitet e fundit nga Kosova janë shpërngulur 400.000, ndërsa vetëm në periudhën 1961-1989 më shumë se 135.000 serbë dhe malazezë. Pjesëmarrja e tyre në popullsinë e përgjithshme të Kosovës në prag të Luftës II Botërore ishte rreth 43%,[103] kurse, për shkak të shpërnguljes masive të tyre dhe ndalimit të kthyerjes në vatrat e tyre, në një anë, dhe eksplosionit demografik të popullsisë së kombësisë shqiptare, në anën tjetër, në vitin 1981 kjo përqindje u zvogëlua në rreth 15%, për t’u reduktuar sot në më pak se 10%.
    Është e pakontestueshme se presioni nacionalist ishte shkaku kryesor i shpërnguljes së serbëve dhe malazezëve nga Kosova, ndonëse kishte shpërngulje edhe për arsye ekonomike dhe të tjera. Format e këtij presioni ishin të ndryshme, pak a shumë agresive. Këto, përveç tjerash, ishin rrezikimi i sigurisë personale dhe i pasurisë, mosofrimi i mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore qytetare, përkatësisht të mosfunksionimit të shtetit juridik në Kosovë, para së gjitha kur është fjala për mbrojtjen e serbëve dhe malazezëve, kërcënimet e hapëta dhe kërkesat që ta braktisin Kosovën dhe sidomos sjelljet skajshmërisht johumane, jocivilizuese, gjenocidale – rrënimi i varrezave dhe i përmendoreve, dhunimet, torturimet dhe frikësimet e fëmijëve etj.
    Disa herë – të përmendim vitin 1968, pastaj 1981, e deri në vitin e kaluar dhe në këtë vit – erdhi deri te demonstratat agresive dhe shkatërrimtare , madje edhe deri te aktivitetet terroriste, që i organizuan dhe i nxitën nacionalistët dhe separatistët shqiptarë me qëllim që të shpejtohej shpërngulja e serbëve dhe e malazezëve dhe të realizohej Kosova etnikisht e pastër, për të marrë një “argument të fuqishëm” në dorë për realizimin e qëllimit themelor – shkëputjes së Kosovës nga Serbia dhe më vonë edhe nga Jugosllavia dhe krijimi i Shqipërisë së Madhe…
    Kuvendi i Republikës Socialiste të Serbisë sjell Programin për realizimin e paqës, lirisë, barazisë, demokracisë dhe prosperitetit në KSA të Kosovës në kuadër të mosshkeljes së integritetit të Serbisë dhe Jugosllavisë. Serbëve dhe malazezëve dhe kombeve dhe kombësive të tjera të rrezikuara me të gjitha mjetet e shtetit juridik do t’u sigurohet paqja dhe liria e plotë dhe siguria e plotë personale dhe e pasurisë…Në qoftë se nacionalistët dhe terroristët shqiptarë vazhdojnë t’i kundërvihen politikës së paqës, barazisë, demokracisë dhe prosperitetit të KSA të Kosovës në kuadër të Serbisë…Serbia do të jetë e detyruar të ndërmarrë masa të tjera shtetërore-juridike dhe ekonomike…”
    Edhe pas shthurjes së ish-Federatës jugosllave, objektiva kryesore të Serbisë mbetën aspiratat shtetomëdha dhe serbizimi i Kosovës. Menjëherë pas nxjerrjes së kësaj platforme, që kishte fuqinë e një programi nacional, politik dhe shtetëror serb, në vitin 1991 Kuvendi i Serbisë nxorri ligjin për kushtet e ndarjes së tokave bujqësore në Kosovë me qëllim të realizimit të synimeve kolonizuese. Pas këtij viti, me qëllim të serbizimit të Kosovës, regjimi serb, krahas ndjekjes së shqiptarëve, nisi të sjellë edhe refugjatë-kolonistë nga Kroacia e BeH, si dhe serbomalazezë nga Shqipëria. Instalimi i këtyre kolonëve në Kosovë njihet si valë e katërt e kolonizimit të Kosovës. Këto programe të Serbisë tërthorazi në fillim u ndihmuan edhe nga Komesariati i Lartë i OKB-së për Refugjatë me seli në Prishtinë. Këta refugjatë serbë pushteti okupues i vendosi në pjesë të ndryshme të Kosovës, më tepër në objektet arsimore, edukative e rekreative të nxënësve dhe studentëve dhe në objektet hoteliere e turistike. Numri i këtyre refugjatëve nuk është i madh, por qëllimet e sjelljes së tyre ishin tepër djallëzore. Sipas vetë burimeve serbe ky numër sillej rreth 10.000 veta, por ata nga sjelljet duket se ishin pjesa më militante dhe kryesisht kriminelë të luftës të cilët pushteti serb po i ndërsente çdo ditë kundër shqiptarëve. Kjo bëhej kryesisht në frymën e porosive të projekteve të V. Çubrilloviqit për spastrime etnike, në të cilin kërkohej që në Kosovë, ku vala e shpërnguljes nuk i përfshin të gjitha vendbanimet shqiptare, në ato vendbanime duhej "të silleshin njerëz pa mirësjellje, të vrazhdtë e agresivë, të cilët me sulmet e tyre do ta detyronin pjesën e shqiptarëve të mbetur të shpërngulej, ndërsa pastaj të silleshin kolonë nga viset tjera".
    Meqenëse për ndërrimin e shpejtë të strukturës kombëtare të popullsisë së Kosovës, kolonizimi përmes programit të përmendur të ish-Jugosllavisë, programit të Serbisë të vitit 1990 dhe sjelljes së refugjatëve-kolonëve serbë e malazezë nga Kroacia, BeH dhe Shqipëria nuk dha rezultate inkurajuese -, pushteti policor e militarist serb intensifikoi terrorin mbi shqiptarët, veçanërisht mbi të rinjtë me qëllim që Kosova të braktisej dhe boshatisej. Presioni më i madh ushtrohej në rajonet kufitare me Shqipërinë dhe në mjediset homogjene shqiptare, ku si pretekst përdorej mbledhja e armëve, sipas skenarit të aksionit të mbledhjes së armëve në vitet e 50-ta, si dhe ndjekja e të rinjve shqiptarë të moshës së ushtrisë. Me qëllim të pastrimit të qetë etnik dhe të rrudhjes së dimensionit demografik të shqiptarëve si në vëllim, ashtu edhe në shtrirje hapësinore, provokimet, dhuna dhe terrori e përfshiu gjithë Kosovën e aneksuar dhe të okupuar, si dhe rajonin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Në funksion të drejtpëdrejtë të këtij qëllimi vazhdonin të ishin gjithashtu largimi i shqiptarëve nga puna, shkatërrimi i bazës ekonomike përmes plaçkitjes së fondeve dhe teknologjisë, taksat dhe gjobat ndaj tregtarëve dhe zejtarëve shqiptarë, ndjekja e të rinjve shqiptarë për rekrutim në ushtrinë serbe dhe përzënia e nxënësve, studentëve dhe asrimtarëve shqiptarë nga objektet shkollore dhe universitare. Punktet policore nëpër rrugët më qarkulluese të Kosovës, për shembull, ku ushtrohej një tmerr mbi shqiptarët, gjithashtu ishin të destinuara për këtë qëllim. Ngritjen e tyre e kishte propozuar në Parlamentin e Serbisë nacisti V. Sheshel.
    Politika zurtare serbe nuk do të heqë dorë në asnjë mënyrë nga objektivi për rikolonizimin e Kosovës dhe ndjekjen e shqiptarëve me qëllim të ndërrimit të përbërjes kombëtare dhe serbizimit të plotë të Kosovës. Pas projekteve të shumta, të hartuara për këtë qëllim, por, për shumë arsye të kohës, jo të zbatuara në tërësi, në fillim të vitit 1995 organet shtetërore të Sebisë e të “Jugosllavisë së tretë” përmes një dekretligji paralajmëruan një aksionin tjetër të ri për kolonizimin e Kosovës, për të cilin nuk ekzistonte asnjë rrethanë, as hapësinore (dendësia e madhe), as ekonomike (moszhvillimi, struktura e pavolitshme e ekonomisë, shkatërrimi edhe i asaj baze ekzistuese të ekonomisë, plaçkitja e fondeve dhe teknologjisë), as sociale (papunësia, varfëria) dhe as politike (ashpërsimi i marrëdhënieve edhe ashtu të tensionuara ndëretnike). Kjo ndodhi në fund të shek. XX kur e tërë bota demokratike i dënonte kolonizimet e tilla si ndërmarrje gjenocidale që kishin për qëllim transferin e dhunshëm të popullatës dhe ndërrimin e përbërjes etnike. Përveç formimit të disa enklavave të vogla me kolonë (Deçan, Vushtri, Klinë, Kishnicë), për kolonët e rinj parashihej ndarja e trojeve falas në Istog (Burim), Prishtinë, Gjilan, Lipjan, Mitrovicë, Pejë, Obiliq (Kastriot) etj. Numri prej 100.000 kolonëve serbë, që parashihte ta instalonte regjimi i Millosheviqit në Kosovë, paraqiste valën më të fuqishme të paralajmëruar në vargun e valëve të kolonizimit të Kosovës midis dy luftërave botërore dhe pas Luftës II Botërore. Sipas këtij dekretligji kolonëve u ofroheshin kredi me kushte shumë të volitshme për ndërtimin e shtëpive, troje falas, vende të punës dhe shumë beneficione të tjera. Projekti pjesërisht gjeti zbatim, veçanërisht pas “Stuhisë” kroate më 5 gusht 1995, kur, përkundër vullnetit të tyre, u instaluan në Kosovë disa mija serbë nga Kroacia.
    Pos nxjerrjes së ligjit të vitit 1991 mbi kushtet dhe mënyrën e ndarjes së tokave bujqësore në Kosovë, politikës së re kolonizuese dëshirohej t'i jepej forma tjetër institucionale me paralajmërimin e nxjerrjes së një ligji të ri kadastral mbi rregullimin e pronave të paluajtshme që nga viti 1945 e deri më sot, që mund t'i goditte shqiptarët më shumë se çdo ligj tjetër i deriathershëm i nxjerrë për këto qëllime. Nxjerrjen e këtij ligji pushteti serb e bënte me arsyetim kinse "të vërtetojë pronësinë e vërtetë mbi patundshmëritë që i posedojnë qytetarët e Kosmetit dhe t'i korrigjojë gabimet eventuale. Është e njohur se pas vitit 1945 në krahinën tonë ka pasur regjistrime të ndryshme joligjore në librat kadastrale, pa dokumentacion juridik.[104] Qytetarët që posedojnë patundshmëri do të jenë të obliguar që komisionit përkatës profesional t'ia dorëzojnë dokumentacionin juridik mbi shfrytëzimin ose pronësinë. Në qoftë se nuk posedojnë dokumentacionin e duhur, ata nuk do të mund ta fitojnë të drejtën e patundshmërisë në librat kadastrale. Në këtë mënyrë do të vërtetohet saktësisht se cilët janë shfrytëzuesit, ndërsa cilët janë pronarët e vërtetë të tokës".[105] Nga fondi i tokave, i cili do të formohej nga tokat komunale, tokat e organizatave bujqësore dhe nga tokat që do t'i falnin personat juridikë e fizikë, me këtë ligj parashihej që serbëve të Kosovës t'u jepej toka falas, ndërsa për ndërtimin e shtëpive do të siguroheshin kredi me afat kthimi prej 25 vjetësh.
    Qëllimi i nxjerrjes së këtij dhe ligjeve të ngjashme ishte më se i qartë: ta intensifikonin kolonizimin e serbëve dhe t'i varfëronin shqiptarët në mënyrë që të shpërnguleshin, por edhe të krijoheshin tensionime të reja, meqenëse, me marrjen e tokave shqiptarët jo vetëm që do t'i godaste në bazën ekzistenciale, por edhe në rrafshin emocional dhe individualo-psikologjik, ku mund edhe të provokoheshin më lehtë, provokim ky i cili më vonë do të shuhej me gjak. Mirëpo, regjimi serb e dinte mirë se fondi i tokave që formohej për destinime provokative e reaksionare nuk është i serbëve, por më se 90% ishte i shqiptarëve. Serbëve u takonte vetëm ajo tokë e cila me të gjitha bazat ishte pronë e tyre, ndërsa u është marrë me Ligjin mbi fondin e tokave bujqësore nga viti 1953 në emër të kufizimit të maksimumit në 10 hektarë, si dhe toka e konfiskuar për mospërmbushjen e detyrimeve nga grumbullimi i dhunshëm i prodhimeve agrare menjëherë pas Luftës II Botërore. Dihej se në Kosovë me këtë ligj më së shumti janë goditur familjet shqiptare, meqenëse, për shkak të numrit të madh të anëtarëve, kishin më shumë prona me mbi 10 ha. Nga fondi komunal i tokës së punueshme, i kullotave të përbashkëta dhe nga toka e kooperativave bujqësore regjimi nuk kishte të drejtë të grabiste asnjë metër katrore, ndërsa tokat që i kishin blerë shqiptarët, madje shumë sipërfaqe edhe nga disa herë, ishin të tyre dhe nuk mund të tjetërsoheshin ndryshe, pos me dhunë dhe brutalitet.
    Me aksionin e paralajmëruar të kolonizimit prej 100.000 serbëve, pos që tentohej të futej frika e pasiguria në mesin e shqiptarëve, qëllimi ishte edhe të fashiteshin epshet e serbëve të instrumentalizuar të Kosovës. Serbët e këtushëm, të pakënaqur me premtimet e Millosheviqit dhe të qarqeve ekstreme e fashistoide serbe se një numër të madh të shqiptarëve do ta përzë përtej Bjeshkëve të Nemuna, siç kishin premtuar qarqet shesheliane, dhe se në Kosovë shumë shpejt do ta vinin baraspeshën etnike, në gjysmën e parë të vitit 1995, me peticione e kërcënime, sipas skenarëve të viteve '80, sërish ngrehën zërin se në Kosovë dhe ndaj shqiptarëve regjimi aktual ka dështuar, ndërsa shqiptarët kanë formuar institucionet e veta, të cilat po funksionojnë pa pengesa. Me këtë kërkonin masa edhe më brutale ndaj shqiptarëve me qëllim të dëbimit sa më masiv të Kosovës.
    Angazhimet serbe për gjetjen e instrumenteve me qëllim të vënies së baraspeshës etnike në Kosovë dhe kufizimit të lindjeve te shqiptarët nuk ndërpriteshin. E zhytur thellë në problemet ekonomike e sociale, në konfliktet e brendshme dhe në izolimin ndërkombëtar, Serbia vazhdonte ta drejtonte vemendjen e opinionit serb nga Kosova dhe shqiptarët. Për dështimin e projektit të Serbisë së Madhe "Të gjithë serbët në një shtet", për krizën demografike e morale dhe për politikën dështuese në Kosovë dhe në zhvillimin e përgjithshëm shoqëror të Serbisë, regjimi i Millosheviqit orvatej t'i fajësonte popujt e tjerë, veçanërisht shqiptarët. Pas mitingjeve populliste dhe tubimeve e tryezave kinse shkencore për Kosovën në vitet '80, nga fundi i marsit të vitit 1995 u mbajt një tubim "shkencor" mbi popullsinë e të ashtuquajturës Jugosllavi, ku si temë qendrore doli jo popullsia e këtij vendi, por ajo shqiptare. Tubimi ishte plotësisht në funksion të politikës serbomadhe, ku nuk u fshehën fare kërkesat neomaltusianiste dhe raciste ndaj shqiptarëve. Në tubim u nxorr edhe njëfarë "Memorandumi", që i paraprinte një instrumentalizimi të ri të serbëve të Kosovës dhe tubimeve të tyre nacionaliste që paralajmëroheshin ato ditë, për t'i kënaqur shpirtërat shoviniste serbe. Tubimi i propozoi Qeverisë së Serbisë dhe të Jugosllavisë së vetëquajtur që të nxjerrë hiq më pak se 13 ligje, që do të ishin në funksion të mposhtjes së plotë të dominimit numerik e reproduktiv të shqiptarëve, vënies së baraspeshës etnike në Kosovë dhe rrudhjes së dimensionit demografik të shqiptarëve përmes kolonizimit të më se 400.000 serbëve, dëbimit të po aq shqiptarëve si "shtetas të huaj", kufizimit të lindjeve dhe dobësimit të fuqisë vitalo-demografike të shqiptarëve me masa administrative, antisociale dhe anticivilizuese të tipit indiano-kinez. Qasjet e këtilla padyshim hynin në radhën e modelit gjenocidal të të menduarit dhe të sjelljes, por, fatmirësisht, pa asnjë mundësi që të gjenin aplikim, sepse Serbia ua kishte suprimua shqiptarëve të gjitha të drejtat (punësimi, arsimi, mbrojtja shëndetësore, pensionimi etj.).
    Pas ofensivës kroate "Stuhia" më 5 gusht të vitit 1995, pasoi eksodi masiv i serbëve nga territoret deriatëherë të okupuara të Kroacisë nga serbët, që ishte pa dyshim eksodi më i madh pas shkatërrimit të Jugosllavisë së dytë. Një numër të konsiderueshëm të tyre regjimi serb nisi ta instalojë në Kosovë, që me të drejtë mund të cilësohej si valë e pestë e kolonizimit të Kosovës. Me këtë ndërmarrje pushteti serb nuk kishte për qëllim t'i zgjidhte tragjeditë individuale e familjare të të ikurve, të instrumentalizuar sikurse serbët e Kosovës nga politika agresive e militariste e Beogradit, por për të realizuar aspiratat tashmë të njohura hegjemoniste ndaj Kosovës gjatë realizimit të katër valëve të mëparshme të kolonizimit të saj. Për këtë qëllim pushteti okupues serb formoi disa shtabe komunale, si dhe trupin koordinues në nivel të Kosovës.
    Vendosja e serbëve në Kosovë nuk mund të cilësohej si "vendosje e përkohshme" e as të ardhurit si "refugjatë", siç përpiqej t'i shpjegonte regjimi serb dhe organizatat humanitare joshqiptare, por si tendencë e instalimit të përhershëm dhe në funksion të ndërrimit të përbërjes kombëtare të popullsisë së Kosovës, ndërsa të ardhurit si kolonë. Kolonizimi bëhet me dhunë nga se vetë kolonët refuzonin kategorikisht që të vendoseshin në Kosovë, si territor i okupimit klasik dhe i konflikteve potenciale në Ballkan, me pasoja të paparashikueshme. Serbia zyrtare dhe forcat opozitare këtë tragjedi njerëzore e shihnin si rast të volitshëm për realizimin e projektit të përmendur për kolonizimin e 100.000 serbëve në Kosovë. Se nuk ishte fjala për zgjidhjen e një problemi humanitar, por për kolonizim me qëllim politiko-hegjemonist dëshmon edhe fakti se regjimi serb të ikurit nuk i vendoste në Serbi, ku kishte hapësirë të bollshme jetësore: tokë të punueshme, objekte të zbrazëta banimi, por edhe mungesë të fuqisë punëtore dhe thyerje të plotë demografike të fshatit serbian. Në favor të këtij qëllimi ishte edhe vendosja e kolonëve serbë në objektet shkollore, në konviktet e nxënësve e të studentëve, prej nga ishin përzënë nxënësit dhe studentët shqiptarë, pastaj në çerdhet e fëmijëve, në shtëpitë e jetimëve, në objektet hoteliere e turistike dhe industriale, prej nga ishin nxjerrë me dhunë punëtorët shqiptarë, e deri te përmendoret kulturo-historike, siç është rasti me kompleksin memorial të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, që paraqiste një provokacion të rëndë dhe mundësi të hapur për keqësimin e mëtejme të situatës në Kosovë e më gjerë. Provokacioni tjetër plotësues ishte paralajmërimi i pushtetit okupues që një numër të kolonëve ta vendoste edhe në shtëpitë private, pronarë të të cilave ishin shqiptarët.
    Sipas të dhënave të organizatave joserbe, që kujdeseshin dhe në mënyra të ndryshme i ndihmonin kolonët serbë (nga se ua njihnin statusin e refugjatëve të luftës), numri i tyre në Kosovë deri në fund të shtatorit 1995 arrinte në rreth 13.000 veta, të instaluar në të gjitha mjediset e Kosovës, por më së shumti në komunën e Prishtinës (rreth 3.400), të Prizrenit (rreth 1.100), të Fushë-Kosovës (rreth 1.000), të Pejës (rreth 800), të Gjilanit (rreth 750), të Mitrovicës (rreth 700), të Obiliqit (afër 650), të Gjakovës (rreth 500) etj. Mirëpo, sjellja e kolonëve vazhdonte dhe autoritetet serbe parashihnin që ky numër së paku të dyfishohej. Për shkak të rezistencës që bënin vetë kolonët për t’u vendosur në Kosovë, numri i tyre nuk u rrit shumë dhe sillej midis 15.000 e 20.000 vetave. Prej tyre rreth 40% i përkisnin moshës mbi 60 vjet, ndërsa numrin tjetër e përbënin gratë dhe fëmijët. Pjesën dërmuese të meshkujve të moshës 19 deri 59 vjet, të martuar e të pamartuar, pushteti serb nuk e ka lejuar as të hyjë në territorin e Jugosllavisë së vetëshpallur, por e ka kthyer në BeH për të luftuar kundër myslimanëve dhe kroatëve. Përbërja kombëtare e Kosovës për 1% në favor të serbëve mund të ndërrohej po qe se këtu silleshin rreth 22.500 kolonë serbë, për 2% rreth 45.000 veta etj., që do të thoshte se numri i kolonëve nuk mund të kishte peshë të madhe në prishjen e raporteve etnike. Mirëpo, duke pasur parasysh qëllimin hegjemonist të Serbisë ndaj Kosovës, instrumentalizimin e kolonëve për qëllime ekskluzivisht politike, ardhjen e kolonëve nga një territor dhe atmosferë lufte, frustrimin e tyre, si dhe gjendjen e përgjithshme edhe ashtu të tensionuar për shkak të terrorit serb ndaj shqiptarëve - edhe numri më i vogël i kolonëve mund të provokonte një konflikt të gjerë në Kosovë dhe në rajon. Pikërisht në kolonët me prejardhje nga Kraina, Lika, Bania, Korduni dhe viset e tjera karstike të ish-Jugosllavisë si "njerëz pa mirësjellje, të vrazhdë e agresivë", siç i cilësonte Çubrilloviqi, edhe llogaritej midis dy luftërave që "tipi violent dinarik", siç i vlerësonte Cvijiqi, të shfrytëzohehej për ndjekjen masive të shqiptarëve në Turqi. Fundja, kolonët e këtyre rajoneve, në të gjitha periudhat, veçanërisht në kohën e Rankoviqit dhe pas vitit 1981, janë shquar për sjelljet brutale ndaj shqiptarëve.
    Meqenëse pjesa dërmuese e kolonëve nga Kroacia, veçanërisht nga rajoni i Krainës, ishte me profesion agrar, pushteti okupues po parashihte që ata në fazën e dytë t'i vendoste në mjedise rurale shqiptare në mënyrë që t'u jepej tokë e punueshme qoftë nga fondi i sipërfaqeve të kooperativave e kombinateve bujqësore, të formuara nga reforma agrare e vitit 1953 (në emër të kufizimit të maksimumit në 10 ha), qoftë nga fondi i formuar nga konfiskimi për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve nga grumbullimi i "tepricave" bujqësore në vitet e para të funksionimit të regjimit komunist, të cilat prona shqiptarëve duhet t'u kthehen sot. Këtu edhe duhej parë një sukses të politikës kolonizuese dhe rrezikimin e hapësirës jetësore të shqiptarëve dhe mbi këtë bazë ashpërsimin e marrëdhënieve shqiptaro-serbe deri në konfrontim të hapët. Në gjitha rajonet ruralo-agrare të Serbisë lëvizja natyrore e popullsisë serbe ishte negative, ku dominonte popullata e moshuar, qindra fshatra tashmë kishin mbetur gati pa njerëz ose qindra të tjera gjendeshin para shuarjes gati të plotë të jetës, por atje pushteti nuk i vendoste refugjatët serbë, ndërsa refugjatët boshnjakë nga BeH nuk i lejonte të vendoseshin në Kosovë, sikundër që e pengonte kthimin e refugjatëve shqiptarë nga shtetet evroperëndimore.
    As sa i përket qëllimit e as numrit të kolonëve, regjimi i Millosheviqit nuk është origjinal, sepse koncepti kolonizues bazohej në projektet ekstreme, si pjesë të programit nacional serb nga e kaluara e largët dhe e afërme, tashmë të zëna në gojë, ndërsa qysh në vitin 1989 vendosjen e 100.000 kolonëve në Kosovë e kërkoi ekstremisti i njohur serb Vojisllav Sheshel në qarqet neoçetnike në Perëndim dhe më vonë disa herë e përsëriti këtë kërkesë në tribuna publike dhe në vetë Parlamentin e Serbisë. Për t'u realizuar kjo aspiratë, Shesheli në kushtrimin famëkeq “Spremte se, spremte èetnici”,[106] kërkonte që Prishtina të bëhej kryeqytet i Serbisë dhe i Jugosllavisë, ku do të përqëndroheshin të gjitha institucionet shtetërore, shkollat policore e ushtarake, shumë policë, oficerë e nëpunës me familje (Toronto, 1989). Ndërkaq, Vukashin Jokanoviqi, në cilësi të kryetarit të Kuvendit të Kosovës (1989) shkoi edhe shumë më larg dhe kërkoi atëherë që Kosova të kolonizohej me 300.000 serbomalazezë.[107] Qarqet shoviniste serbe flitnin atëherë edhe për sjelljen e 400.000 serbëve nga Rumania në Kosovë, ndonëse në këtë vend, sipas vetë burimeve serbo-jugosllave, nuk jetonin më shumë se 24.000 serbë![108]
    Formulimin më të qartë programor për krijimin e Serbisë së Madhe dhe serbizimin e plotë të Kosovës me dëbimin e shqiptarëve dhe kolonizimin me serbë e gjejmë në Programin e Partisë Radikale Serbe të Vojisllav Sheshelit të vitit 1991, të cilin si dokument e botojmë në tërësi.[109] Që në pikën e parë të tij thuhet se krijimi i shtetit serb “do të përfshijë tërë popullin serb, të gjitha tokat serbe, që do të thotë se ajo do t’i përfshijë përbrenda kufijve të saj njësinë e zvogëluar Federale Serbe, Malin e Zi, Bosnjën Serbe, Hercegovinën Serbe, Dubrovnikun Serb, Dalmacinë Serbe, Likën Serbe, Kordunin Serb, Banijën Serbe, Sllavoninë Serbe, Sremin Perëndimor Serb, Baranjën Serbe dhe Maqedoninë Serbe”. Si politikisht, ashtu edhe ekonomikisht në program kërkohet largimi i “Serbisë së Madhe” nga Bashkësia Evropiane dhe forcimi i lidhjeve ekonomiko-politike me vendet me sisteme ende dogmatike - Rusinë, Kinën dhe Korenë e Jugut.
    Një pikë i kushtohet Kosovës, por me 16 nënpika si masa kundër shqiptarëve dhe spastrimit të tyre etnik. Në funksion të spastrimit etnik të shqiptarëve janë këto masa: dëbimi i shqiptarëve “emigrantë” së bashku me pasardhësit, që kapin shifrën prej rreth 1,5 milion shqiptarëve të Kosovës, dhënia pa pengesë e pasaportave në mënyrë që të shpërngulen, dëbimi i plotë i shqiptarëve në zonën deri 50 km në rripin kufitar me Shqipërinë, pengimi i gjithë shqiptarëve që kanë qëllime “separatiste”, ngritja e minierave të thëngjillit dhe e kapaciteteve elektroenergjetike në zonat më dendur të banuara me shqiptarë për arsye shpërnguljeje, ndalimi i përdorimit të gjuhës shqipe për shqiptarët e mbetur, pengimi i lindshmërisë me masa sociale dhe administrative etj. Ana tjetër e serbizimit të Kosovës, sipas programit të kësaj partie, konsiston me “zhvendosjen nga Serbia dhe vendosjen në Kosovë të akademive policore e ushtarake dhe institucioneve të tjera ushtarake” dhe “vendosjen e dhjeta mijëra oficerëve, nënoficerëve, policëve, punëtorëve shtetërorë dhe anëtarëve të familjeve të tyre”; të gjithë këtyre “do t’u ofroheshin apartamente të mëdha e konfore në Kosovë e Metohi si zgjidhje e përhershme për problemet e tyre të banimit”. Kolonëve serbë në Kosovë do t’u “jepej tokë e punueshme dhe shumë tokë ku ata mund të ndërtojnë shtëpi për familjet e tyre dhe për biznes”, ndërsa punëtorët serbë që do të punësoheshin në Kosovë do të kishin të ardhura mesatare “dy herë më të larta se mesatarja e të ardhurave në pjesë tjera të Serbisë” dhe lehtësime të tjera. Ndërkaq në “Universitetin e Prishtinës do të krijoheshin kushte shumë të favorshme për të studjuar vetëm në gjuhën serbe” etj. etj.


    vijon...........................

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528

    vijimi

    8. GJENOCIDI FAKTIK MASIV NDAJ SHQIPTARËVE DHE REAGIMI I SHQIPTARËVE

    --------------------------------------------------------------------------------

    Veprimet gjenocidale të pushtetit serb jo vetëm që nuk u ndërprenë, por ato u intensifikuan, duke marrë përmasa të krimit të vërtetë gjenocidal. Politika diskriminuese, segregacioniste dhe represive serbe dhe jugosllave e viteve të 80-ta, u zavendësua në vitet e e 90-ta me të gjitha format dhe aktivitetet gjenocidale dhe me një politikë të përgatitur për një kohë të gjatë dhe të konceptuar mirë të krimit gjenocidal ndaj shqiptarëve. Ndërkaq, deri në ekzitimin e ish-Federatës jugosllave, nën ombrellën e organeve të së cilës vepronte shovenizmi dhe terrori serb ndaj shqiptarëve, aktet e bollshme gjenocidale serbe në të gjitha sferat e jetës e të punës së shqiptarëve kamufloheshin dhe cilësoheshin si akte sporadike dhe si luftë kundër "individëve e grupeve nacionaliste, separatiste dhe terroriste shqiptare". Pas veprimeve të tilla gjenocidale serbe ndaj shqiptarëve dukej se më shumë qëndronin idetë dhe synimet gjenocidale, sidomos në rrafshin demografik, çfarë ishte rasti me përpjekjet për të penguar procesin normal të lindshmërisë, sesa projektet dhe programet e veprimit gjenocidal të drejtuara nga qendrat e pushtetit. Bashkësia ndërkombëtare nuk besonte madje as në përpjekjet dhe motivet gjenocidale e lëre më në aktet dhe elementet e krimit gjenocidal, çfarë ishte p. sh. spastrimi i qetë etnik i Kosovës dhe sulmet në substancën biologjike e kombëtare të shqiptarëve, por fliste për shkeljen e të drejtave të njeriut në Kosovë dhe atë vetëm pas vitit 1989.
    Mirëpo, suprimimi i autonomisë së Kosovës në mars të vitit 1989 dhe së bashku me të rrënimi i të gjitha institucioneve politike, administrative, ekonomike, sociale, kulturore, shëndetësore, etj. dhe përjashtimi masiv i punëtorëve pas grevës së përgjithshme të 3 shtatorit 1990, tregonin qartë se nuk ishte fjala më për një pushtet që kishte si synim vetëm okupimin, kolonizimin dhe vënien e sistemit kolonialist në Kosovë, por diçka shumë më të tmerrshme: kishte për qëllim degradimin sistematik të shqiptarëve, varfërimin, rrezikimin e shëndetit, të ekzistencës biologjike dhe shpërnguljen e tyre.
    Në vitin 1998 dhe veçanërisht në vitin 1999, në sytë e gjithë botës, idetë dhe synimet e kahmotshme të regjimeve dhe qarqeve të ndryshme serbe brenda tyre u shndërruan në gjenocid faktik masiv ndaj shqiptarëve. Sipas të dhënave ende jo të plota, mbi 15 mijë shqiptarë civilë, ku kishte fëmijë, gra dhe pleq, u vranë, u masakruan ose u dogjën të gjallë dhe u futën në qindra varreza masive; mbi 120.000 shtëpi, të shtrira në rreth 1100 vendbanime, u dogjën, u rrënuan e u dëmtuan; fshatra të tëra e shumë qendra urbane, me sistemet e tyre infrastrukturore, u shkatërruan; rreth një milion shqiptarë u deportuan jashtë Kosovës me mjete të ndryshme, me trena, kamionë, autobusë, vetura, këmbë nëpër male, gjithnjë rrugës duke u poshtëruar, torturuar e dhunuar; disa qindra mijëra të tjerë nën dhunë e kërcnime u ndoqën nga shtëpitë e tyre, duke bredhur brenda territorit të Kosovës, më tepër nëpër terrenet malore. As gjysma e varrezave masive të shqiptarëve ende nuk janë hapur as në Kosovë e as në Serbi.
    Regjimi fashisoid serb, me të gjitha mjetet u vërsul mbi identitetin etnik, historik dhe kulturor të shqiptarëve dhe mbi themelet e jetës së tyre. Rrënimi i monumenteve kulturo-historike, p. sh. i 218 xhamive, i kompleksit memorial të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, zhdukja e bustave të figurave të shquara të rilindësve tanë dhe ndërrimi i gjithë onomastikës së Kosovës kishte për qëllim ringjalljen e miteve kishtare mesjetare serbe dhe serbizimin e plotë të Kosovës. Përmes deportimit masiv që i ngjante plotësisht deportimit të çifutëve gjatë Luftës II Botërore dhe zhdukjes së dokumentacionit (letërnjoftimet, pasaportat, regjistrat kadastrale, librat amë të të lindurve, të kurorëzuarve dhe të të vdekurve, numrat personalë, librat e nënshtetësisë etj.) në pranverën e vitit 1999, ky regjim donte ta dehumanizonte njeriun e përkatësisë etnike shqiptare dhe gjithë bashkësinë shqiptare dhe ta këputte çdo lidhje juridike të shqiptarëve me truallin gjeoetnik të tyre, ta rrënonte një etni, një kulturë, një shoqëri me të gjitha institucionet e saj.
    Të gjitha këto veprime, të qëllimshme e të dhunshme ndaj popullatës së etnikumit shqiptar, me të gjitha konventat ndërkombëtare, konsiderohen si krime gjenocidale, krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit, që shënojnë anën më të errët në historinë e njerëzimit dhe tragjedinë më të madhe në jetën e kombit që i ka përjetuar. Evitimi i kësaj tragjedie njerëzore dhe kombëtare të shqiptarëve u bë në saje të intervenimit të NATO-s, në krye me SHBA-të, dhe rezistencës së brendshme gjithëpopullore. Dëbimi definitiv i të gjitha forcave të regjimit të Millosheviqit u bë pas hyrjes së forcave të NATO-s (KFOR) më 12 qershor 1999 dhe vënies së Kosovës nën protektorat ushtarak dhe civil ndërkombëtar sui generis.
    Kthyerja e shqiptarëve, e një mase kaq të madhe të tyre për një kohë kaq të shkurtër, madje përkundër apeleve të bashkësisë ndërkombëtare që të mos nguten të kthehen sepse nuk ka kushte për ekzistencë, me shtëpi të rrënuara e të dëmtuara, pa ushqim, pa ujë, me rreziqe të mëdha nga minat që i kishin vënë forcat serbe, megjithatë, tregon se sa është e fuqishme te popullata shqiptare lidhja emocionale për truallin gjeoetnik të tyre, për pronën e paluajtshme, për shtëpinë dhe tokën. Ishte ky një fenomen që bënte përjashtim në historinë e eksodeve masive etnike në epokën bashkëkohore, që e habiti gjithë botën, e forcoi imazhin e shqiptarëve të Kosovës dhe siguroi një simpati edhe më të madhe se sa para bombardimeve dhe në kohën e bombardimeve të forcave të NATO-s mbi caqet serbe. Këtë imazh, mjerisht, e prishën disa grupe të shqiptarëve me sjelljet e tyre (uzurpimet, plaçkitjet, vrasjet, frikësimet) në ditët e para të kthyerjes dhe, më vonë, liderët e shqiptarëve me grindjet e tyre në luftë për pushtet, ndonëse ishte e qartë se Kosova ishte vënë nën protektorat ushtarak dhe civil ndërkombëtar.
    Pasqyra etnike e Kosovës sot ka pësuar ndryshime të konsiderueshme, ku shqiptarët përbëjnë shumicën dërmuese, mbi 90%. Së bashku me tërheqjen e forcave policore, militare dhe paramilitare serbe pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës më 3 qershor 1999, siç dihet, afër gjysma e serbëve u tërhoq nga Kosova (100.000 veta), ndërkaq rreth 100.000 të tjerë mbetën të jetonin në Kosovë. Aktualisht serbët jetojnë në enklava etnike, të cilat shtrihen në komunën e Prishtinës, të Gjilanit, të Kamenicës, të Shtërpcës, të Lipjanit, të Vitisë, të Novo Bërdës, si dhe në komunat serbe të Leposaviqit, të Zveçanit e të Zubin Potokut dhe në veri të qytetit të ndarë të Mitrovicës. Në qytete, ku dominojnë shqiptarët, kanë mbetur shumë pak serbë, të cilët ruhen nga forcat ndërkombëtare. Pjesa më e madhe e tyre po ua shesin shqiptarëve pronat, shtëpitë dhe banesat, madje edhe tokën e punueshme, dhe në këtë mënyrë kapitali i shqiptarëve po bartet në Serbi.
    Kur flitet për shpërnguljen e një numri të serbëve nga Kosova pas hyrjes së forcave të NATO-s, përkatësisht shpërnguljen e 100.000 vetave dhe kthyerjen e 200.000-300.000 vetave(!), siç po propagandohet këto kohët e fundit nga regjimi serb dhe disa ndërkombëtarë, doemos duhet dhënë disa shpjegime. Së pari, një numër i konsiderueshëm i serbëve e kishte braktisur Kosovën dhe ishte nisur për në Serbi së bashku me tërheqjen e forcave ushtarako-policore dhe paramilitare serbe pa u kthyer ende shqiptarët. Nuk ka ekzistuar ndonjë koncept i ndjekjes së serbëve, sepse shqiptarët nuk ishin të organizuar në institucione që do të hartonin projekte të tilla, e as që kishin hartuar ndonjëherë ndonjë projekt të ngjashëm. Të gjithë të ikurit serbë ishin fajtorë për krimet në Kosovë, ose e kishin ndjenjën e fajit, prandaj ikën së bashku me ushtrinë e tyre pa i ndjekur askush nga shqiptarët. Sjelljet ekstreme ishin të grupeve shqiptare, të cilët, të disponuar për plaçkitje, uzurpime, kërcënime dhe vrasje - më shumë të shqiptarëve sesa të serbëve - i bënë shumë dëm çështjes shqiptare pasojat e të cilëve po i vuan Kosova edhe sot. Por, fatmirësisht, popullata shqiptare nuk i mbështeti këto grupe ekstreme, sepse i dinte mirë motivet e sjelljes së tyre. Ndjenja e frikës objektivisht ekzistonte te serbët, sepse shumica dërmuese, në mënyra të ndryshme, ishte e implikuar në operacionet kriminale kundër civilëve shqiptarë. Faktin e ikjes së serbëve pa u kthyer shqiptarët e kishte theksuar disa herë vetë komandanti i forcave të KFOR-it, gjenerali gjerman Klaus Reinhard; për të ishte e paqartë pse u larguan rreth gjysma e serbëve nga Kosova (100.000 veta) para se të ktheheshin shqiptarët.
    Nuk është e kufizuar vetëm lëvizja e serbëve. Edhe lëvizja e shqiptarëve në enklavat serbe është e kufizuar, ku, sa herë që t’u teket i bllokojnë rrugët, i gjuajnë makinat, i sulmojnë shqiptarët dhe ndërkombëtarët; Kosova Veriore është një çështje në vete në këtë drejtim. Së dyti, Serbia kërkon t’i kthejë në Kosovë edhe serbët që kurrë nuk kanë jetuar këtu. Kërkon t’i kthejë edhe serbët e Kroacisë e të BeH, të cilët kishte filluar t’i sjellë para intervenimit të NATO-s. Këta, pra, ishin pjesëtarë të valëve të kolonizimit të Kosovës në vitet e 90-ta me serbë nga Kroacia dhe BeH. Po Serbia po kërkon t’i kthejë edhe serbët që tashmë i kanë shitur pronat për para të majme. Dhe, së treti, ku dëshiron Serbia t’i vendosë këta serbë: në enklavat ekzistuese apo rreth tyre, në tokat shoqërore, komunale dhe të organizatave bujqësore (kooperativat), në mënyrë që t’i krijojë territoret etnikisht pë pastra, me pushtet të caktuar, të dirigjuar ekskluzivisht nga Beogradi dhe në këtë drejtim po bën përpjekje për të përfituar mbështetjen e faktorit ndërkombëtar dhe të institucioneve kosovare?! Në strategjinë e kthyerjes së serbëve, në përpjekjet për ndarjen e Kosovës kujdes i rëndësishëm po i kushtohet pikërisht kadastrit, ku shumë çështje nuk janë të zgjidhura apo janë në dëm të shqiptarëve.
    Realizimi i planit të Beogradit për kthyerjen e serbëve në Kosovë, e që përmendet shifra deri 300.000 sosh, parasheh instalimin e tyre në dhjetra lokacione, që do të thotë në ngritjen e shtëpive, madje edhe të vendbanimeve të reja brenda enklavave dhe përreth tyre në sipërfaqe jo të privatizuara, ku në shumicën e rasteve ishte pronë e dikurshme e shqiptarëve, e marrë në kuadër të reformës agrare pas Luftës II Botërore dhe në emër të kufizimit të maksimumit në 10 hektarë. Kthyerja parashihet të stimulohet në disa baza, sikurse gjatë viteve të 80-ta, prej sigurimit të vendeve të punës e deri te ndërtimi i shtëpive dhe ngritja e sistemeve urbane infrastrukturore, që do t’i lidhnin enklavat, pastaj parashihen shumë shërbime gratis për ta, sikurse sot, ku serbët në enklava dhe jashtë tyre nuk paguajnë rrymë, ujë, telefon etj., me fjalë të tjera janë shumë të privilegjuar. Ky tip i instalimit ka vetëm një emër: kolonizim i ri, por tani në rrethana të reja. Dhe pse mos të kthehen serbët në Kosovë me këto kushte tepër të favorshme, ku edhe ata që i kanë shitur pronat do të kërkojnë të kthehen në Kosovë, në shtëpi të reja, të cilat, ndoshta sërish do t’ua shesin shqiptarëve! Kryeideolog i këtij projekti përsëri na del arkitekti e urbanisti i përmendur Branisllav Kërstiq.
    Dhuna që ushtrojnë pushtetet dhe regjimet me qëllim të nënshtrimit dhe shtypjes së popujve në sferën nacionale, politike, sociale dhe emancipuese, kurrë nuk mund të triumfojë. Nuk është treguar e qëndrueshme dhe afatgjate as politika e regjimeve hegjemoniste, që populli i tij përmes parlamenteve dhe strukturave të tjera pushtetore të vendos për fatin e një populli tjetër, çfarë bëri Serbia dhe serbët për një kohë të gjatë ndaj Kosovës dhe shqiptarëve, duke përdorur dhunën dhe terrorin derisa nuk u mposhtën nga reaksioni i brendshëm i armatosur (UÇK) dhe ndërhyrja e fuqishme e faktorit evroatlantik në krye me NATO dhe SHBA-në.
    Reagimi i masave nga protestat e demonstratat e deri te format e ndryshme të përdorimit të forcës dhe të mjeteve të armatosura për çlirim dhe dekolonizim, nuk ka pse të mos arsyetohet. Tekefundit, përdorimi i forcës këtu është një akt vetëmbrojtjeje. Kështu bënë shumë popuj në botë në shk. 20 në përpjekjet e tyre për çlirim dhe dekolonizim, ndër të cilët edhe shqiptarët në Kosovë, në Serbi të Jugut dhe në Maqedoni këto vitet e fundit. Shqiptarët, më se 10 vjet, në kohën e Millosheviqit, duke u udhëhequr nga parimet e proklamuara të bashkësisë ndërkombëtare se të gjitha problemet duhet zgjidhur me rrugë demokratike dhe bisedime, ndoqën rrugën paqësore në zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Mirëpo, derisa shqiptarët nuk e kapën pushkën për t’iu kundërvënë forcave serbe, policore, ushtarake dhe paramilitare, kundërshtimi me rrugë paqësore nuk mundësoi shporrjen e forcave serbe nga Kosova dhe rrëzimin e regjimit të Millosheviqit. Regjimi i Millosheviqit as që ndërroi gjë nga sjellja e tij represive dhe brutale ndaj shqiptarëve. Shembulli i Serbisë dhe i Maqedonisë dëshmuan se dhunës pushtetore duhej përgjigjur me dhunë, në mënyrë që bashkësia ndërkombëtare të ndërhyjë në forma të ndryshme: ushtarake, ekonomike apo diplomatike.
    Problemi më i theksuar në vendet ku shqiptarët jetojnë është rezultat i çështjes së pazgjidhur shqiptare. Konflikti i armatosur midis shqiptarëve (UÇPMB-ja) për mënjanimin e dhunës dhe realizimin e të drejtave të tyre njerëzore e nacionale dhe forcave policore e ushtarake serbe në Serbi të Jugut përfundoi me një marrëveshje tepër të brishtë. Serbia nuk po i realizon obligimet e marra; e arritura më e madhe është instalimi i punkteve policore dhe ushtarake pothuajse në të gjitha vendbanimet ku jetojnë shqiptarët. Aktualisht sikur problemi më i madh është Maqedonia. Shqiptarët kërkojnë të jenë të barabartë me maqedonasit: popull konstitutiv, të kenë vendet e tyre në armatë dhe polici, gjuha shqipe të jetë e barabartë në jetën publike, me Universitet të financuar nga shteti etj. Shqiptarët e njohën Maqedoninë si shtet të tyre dhe partitë e tyre politike participojnë në Qeveri dhe në Parlament. Edhe pse është arritur marrëveshja, pala maqedonase bën obstruksione nga më të ndryshmet për implementimin e saj. Nëse pushteti maqedon vazhdon me politikën e vjetër (represioni, arrestimet arbitrare, mohimi i të drejtave njerëzore, kombëtare dhe konstitutive etj.), ka bazë supozimi se konflikti mund të përtëritet, ndërsa pasojat do të jenë shumë të mëdha për gjithë rajonin. Edhe këtu kjo çështje do të varet nga fakti se sa janë të vendosur amerikanët në realizimin e marrëveshjes së nënshkruar midis palëve në konflikt. Copëtimi etniko-territorial i Maqedonisë është varianti më i keq i mundshëm për shqiptarët, sepse, përveç humbjeve të tjera, humben edhe qytetet me numër të konsiderueshëm të shqiptarëve, çfarë janë Shkupi dhe Kumanova.
    Për ta qetësuar Ballkanin së pari duhet ndryshuar mentalitetin ballkanik, ku logjika e kombit, e shtetit, e kufirit dhe e urrejtjes interetnike është ende e fortë. Me këtë logjikë është vështirë të vendoset një paqe e qëndrueshme dhe të krijohet një shoqëri civile dhe demokratike. Kjo logjikë ende çon nga mbyllja dhe konfliktet midis shteteteve dhe konfliktet midis etnive brenda vendeve ballkanike; ndërhyrjet evropiane nuk po premtojnë zgjidhje të pranueshme të problemeve. Transformimi i këtij mentaliteti është një proces afatgjatë. Së dyti, ekziston mentaliteti komunist, ku përveç Greqisë, të gjitha shtetet ballkanike ishin komuniste. Ky mentalitet ka prodhuar një sistem të tërë të sjelljeve autoritare, me të cilin nuk mund të ketë progres as në planin e të drejtave të njeriut, as në vendosjen e demokracisë, të ekonomisë së tregut, të mirëqenies sociale dhe të paqes. Së treti, hegjemonizmi serb është si burim kryesor i destabilizimit të Ballkanit. Është gabim të mendohet se kjo ideologji është mposhtur me rënien e Millosheviqit; ajo do të ekzistojë një kohë të gjatë. Makineria ushtarake serbe, e trashëguar nga epoka e Titos, ende nuk është asgjësuar. Nga bombardimet e NATO-s më 1999 shumë pak ka pësuar. Serbia dhe serbët, pos forcës ushtarake, kalkulonin edhe faktorin demografik si një forcë dominuese (rreth 8,5 milion), ndonëse në Ballkan ekziston një ekuilibër demografik (rreth 9 milionë grekë, 8,5 milionë bullgarë, 7 milionë shqiptarë).
    Megjithatë, hegjemonizmi më i rrezikshëm në Serbi dhe te serbët, mbetet sistemi i të menduarit hegjemonist. Pjesa dërmuese e serbëve mendon se duhet të dominojë mbi popujt e tjerë të Ballkanit. Shumica e serbëve e përkrahën politikën e Millosheviqit dhe luftërat në Kroaci, në BeH dhë në Kosovë. Serbia e viteve të 80-ta dhe të 90-ta nuk ishte produkt i Millosheviqit, por Millosheviqi ishte produkt i Serbisë, pikërisht i këtij sistemi të të menduarit neohegjemonist.[110] Sjellja e strukturave pushtetore, e opozitës dhe e institucioneve kyçe të shoqërisë serbe, si dhe e serbëve si qytetarë ndaj Kosovës pas rënies së Millosheviqit (2000) e dëshmon pikërisht këtë. Është krejtësisht e sigurt se duhet të kalojë shumë kohë që nga klasa politike në Serbi të dalë një personalitet i tipit të Dë Golit i cili do t’i thoshte opinionit dhe popullit serb: Kosova është barrë e madhe politike, ekonomike, ushtarake dhe diplomatike për Serbinë, prandaj duhet të pavarësohet. Për ta ndërruar këtë sistem të të menduarit hegjemonist serb nevojitet ende kohë, por edhe qasje të reja evroperëndimore ndaj Serbisë dhe politikës serbe, në përputhje me realitetet faktike.
    Për dështimet e politikës së Millosheviqit në të gjitha planet, si dhe për tragjeditë njerëzore, rrënimin e qyteteve dhe fshatrave në BeH, Kroaci dhe në Kosovë nuk mund të fajësoheshin shqiptarët dhe popujt e tjerë joserbë, por regjimi militarist i Serbisë, me qëllime ekspansioniste. Mirëpo, për krimet dhe tragjeditë e mëdha njerëzore në hapësirat e ish-Jugosllavisë, si dhe për shkatërrimin e vetë shoqërisë serbe në asnjë mënyrë nuk mund të shfajësohen as opinioni e as populli serb, të cilët e mbështetën haptas politikën agresive e militariste të Millosheviqit. Veçanërisht intiligjencia serbe dhe pjesa më e lartë e saj, shtypi e mediat elektronike dhe kisha ortodokse serbe kanë faje të mëdha si inspiruese të tragjedive dhe krimeve për një kohë të gjatë.
    Pas gjithë asaj që kanë bërë regjimet serbe në Kosovë dhe ndaj shqiptarëve në shek. XIX dhe XX – represioni, terrori, spastrimi etnik, krimi dhe gjenocidi -, shqiptarët kurrë nuk mund të pajtohen që të hynë në çfarëdo bashkësie me Serbinë dhe aq më tepër të jetojnë nën juridiksionin dhe dominimin serb. Janë edhe shumë arsye të tjera pse i vetmi solucion i mundshëm për stabilitetin e Kosovës dhe paqen në rajon është pavarësia e saj në tërësinë e saj të plotë territoriale. Kosova e ka vendin e vet në Evropë, jo përmes këtij apo atij “shallteri”, por drejtpërdrejtë. Nëse duhet të hyn në Evropë dhe në instancat euroatlantike përmes ndonjë vendi tjetër, atëherë ky do të jetë Vashingtoni. Mirëpo, shumëçka varet nga vetë kosovarët dhe strukturat e tyre pushtetore, nga veprimi, vendosmëria dhe koncenzusi për çështjet kyçe të Kosovës. Të gjithë gjenden para sfidave të reja dhe të mëdha, duke përfshirë edhe bashkësinë ndërkombëtare.

    Fund

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528

    Legjenda e 8 kapitujve të më sipërme

    --------------------------------------------------------------------------------


    [1] Në një enciklopedi serbe të vitit 1978 për organizatën “Crna ruka”, përveç tjerash, thuhet: “Organizatë komplotiste serbe të cilën e përbënin kryesisht oficerët pjesëmarrës të përmbysjes së oborrit në vitin 1903; pas ndarjes së saj një pjesë formoi organizatën sekrete nacionaliste me emër “Ujedinjenje ili smrt” ( “Bashkim ose vdekje”) ose “Crna ruka” (Dora e zezë”), si e kanë quajtur pastaj, ndërkaq pjesën tjetër e quanin “Bela ruka” (Dora e bardhë”). Qëllimi i “Dorës së zezë” ishte që të gjithë serbët t’i bashkojë në Mbretërinë Serbe si piemont të serbizmit; forca kryesore e realizimit të qëllimit do të ishte Mbretëria Serbe, ndërsa organizatat e ndryshme komplotiste ndër serbë jashtë Serbisë do ta ndihmonin me propagandë, atentate dhe veprime çetnike. Organizata ka konsideruar se këtë detyrë mund ta realizon vetëm nëse vetë e merr udhëheqjen dhe të gjitha forcat e Mbretërisë së Serbisë dhe lëvizjet e serbëve jashtë Serbisë i orienton në drejtim të krijimit të Serbisë së Madhe” (Mala enciklopedija Prosveta, Treæe izdanje, 3, R-Š, Prosveta, Beograd, 1978, f. 644). Udhëheqësit kryesorë të kësaj organizate në një proces gjyqësor, të mbajtur në Selanik në qershor të vitit 1917, për shkak të vrasjes së regjentit Aleksandër më 1903, u dënuan me pushkatim (Po aty, f. 262-263).
    [2] Famullitarët shqiptarë në raportin e tyre drejtuar Lidhjes së Kombeve në vitin 1930 për krimet e pushtetit serb ndaj shqiptarëve, i zënë në gojë shpesh krimet e organizatave çetnike si “Narodna odbrana” dhe “Bella ruka” si krah i shkëputur i “Cërna rukës” (La situation de la minorité albanaise en Yougoslavie. Memoire presenté à la Société des Nations par Don Bisaku, Don Etienne Kurti et Don Louis Gashi), Genève, le 5 mai 1930). Raporti i plotë është pjesë e këtij publikimi.
    [3] E. Durham, Brenga e Ballkanit dhe vepra të tjera për Shqipërinë dhe shqiptarët, 8 Nëntori, Tiranë, 1991, f. 405.
    [4] Të vetmen kopje të broshurës “Golgota shqiptare” e zbuloi në Bibliotekën e Harvardit z. Safete S. Juka, të cilën nga gjuha gjermane e perktheu në gjuhën angleze në vitin 1991. Ndërkaq, në vitin 1992 rrëfimet u botuan në gjuhën gjermane dhe kroate në Hamburg, me një parathënie të Hans Peter Rullman-it, të cilën si koment po e botojmë në tërësi. Në vitin 2001, broshura me titull “Shfarosja e shqiptarëve” doli në gjuhën shqipe në Prishtinë, me titull “Shfarosja e shqiptarëve”, në përkthim të Salih Maqedoncit, prej nga edhe po e marrim me lejen e vetë përkthyesit.
    [5] J. Cvijiqi ishte edhe mik i shquar i klubit “Slovenski jug”, anëtarët e të cilit vepronin legalisht në klub, ndërsa ilegalisht në organizatën terroriste “Crna ruka” (B. Èoviæ, “Politika obmana i nasilja”, Grup autorësh, Izvori velikosrpske agresije, Rasprave-dokumenti, (Red. B. Èoviæ), A. Cesarec-Š. knjiga, Zagreb, 1991, f. 32).
    [6] D. Bogdanoviæ, “Književne novine” (intervistë), nr. 679, 1. 01. 1985, Beograd, f. 10.
    [7] J. Cvijiæ, Govori i èlanci, I, Beograd, 1921, f., 63 (fjalë e mbajtur në vitin 1907).
    [8] J. Cvijiæ, Po aty, f. 58 (fjalë e mbajtur në vitin 1907), nënvizoi H. I.
    [9] J. Cvijiæ, Govori i èlanci, I, 1921, f. 233 (botuar në vitin 1908).
    [10] J. Cvijiæ, Promatranja o etnografiji Makedonije, në Govori i èlanci, Knjiga 3, Beograd, 1987, f. 153 (botuar më 1905 dhe 1906).
    [11] J. Cvijiæ, Govori i èlanci, II, 1921, f. 47 (botuar në “Glasnik Srpskog geografskog društva”, 1914).
    [12]J. Cvijiæ, Govori i èlanci, Beograd, 1987, f. 139 (botuar më 1913); Balkansko poluostrvo i južnoslovenske zemlje. Osnove antropogeografije, Zagreb, 1922, f. 393 (nënvizoi H. I.).
    [13] Këto teori të Cvijiqit, por edhe të autorëve të tjerë serbë, ku shqiptarët cilësoheshin “me bishta, me bishta të kalit apo të dhisë”, “krijesa të egra”, “melezë të tipave të ndryshëm etnologjikë”, “banda”, “hajdutë” etj., Kërlezha i quajti “kanibaliste” dhe i demaskoi rëndë (Izabrana dela Miroslava Krleže u deset knjiga, Deset krvavih godina, Sloboda, Beograd, 1977, f. 390-394; Srbija i Albanci. Pregled politike Srbije prema Albancima od 1878. do 1914. godine, Knjiga prva, Ljubljana, 1989, f. 94-101.
    [14] J. Cvijiæ, Govori i èlanci,I, 1921,f. 211 (botuar më 1908).
    [15]J. Cvijiæ, “Izlazak Srbije na Jadransko more”, Glasnik Srpskog geografskog drustva, God. 1, br. 2, Beograd, 1912.
    [16] J. Cvijiæ, Po aty, f. 195-196.
    [17] J. Cvijiæ, Po aty, f. 197.
    [18] J. Cvijiæ, Govori i èlanci, II, 1921, f. 18-19 (botuar më 1912), nënvizoi H. I.
    [19] J. Cvijiæ, Govori i èlanci, II, 1921, f. 41 (botuar më 1914).
    [20] J. Cvijiæ, Balkansko poluostrvo i južnoslovenske zemlje. Osnove antropogeografije, Zagreb, 1922, f. 254-255.
    [21] J. Cvijiæ, “Izlazak Srbije na Jadransko more”, Glasnik Srpskog geografskog drustva, God. 1, br. 2, Beograd, 1912, f. 202-203; shih edhe në Govori i èlanci, II, 1921, f. 22-23 dhe Govori i èlanci, knjiga 5, 1989, f. 20 (teksti i vitit 1912).
    [22] J. Cvijiæ, Osnove za geografiju i geologiju Makedonije i Stare Srbije, knjiga treæa, Srpska kraljevska akademija, Beograd, 1911, f. 1161-1272; Govori i èlanci, Knjiga 3, Beograd, 1987, f. 139 (botuar më 1913); Balkansko poluostrvo i južnoslovenskje zemlje. Osnove antropogeografije, Zagreb, 1922, f. 393-394.
    [23] S. Pulaha, "Aspekte të demografisë historike të trevave shqiptare gjatë shekujve XV-XVI", Studime historike, nr. 3, Tiranë, 1985, ff. 175-184; ky punim është botuar edhe në publikimin Studime për epokën e Skënderbeut, 1, Tiranë, 1989, ff. 44-55. Shih edhe burimet e tjera që shënohen te Pulaha, sikurse: H. Inalcik, Sureti defteri sancaki arvanid, Ankara, 1954; N. Todorov, "Za demografskoto sostojanije na balkanskija poluostrov prez XV-XVI vek", Godišnjak na Sofiskija Universitet, tom LII, 2, Sofija, 1960; Baºbakanlik arºivi, defter nr. 231, 508; H. Hadžibegiæ, A. Handžiæ, E. Kovaèeviæ, Po aty.
    [24] M. Tërrnava, "Migrimet e popullsisë në territorin e sotëm të Kosovës gjatë shekujve XV-XVI", Kosova, 5, Prishtinë, 1976, ff. 295, 304-309.
    [25] N. Malkolm, Kosova. Një histori e shkurtër, Koha, Prishtinë, 1998, f. 116.
    [26] J. Cvijiæ, Govori i èlanci,II, 1921, f. 203 (botuar më 1920).
    [27] Shih më gjerë: S. Žuljiæ, “Antropogeografske podvale Jovana Cvijiæa”, Izvori velikosrpske agresije, Rasprave-dokumenti, (Red. B. Èoviæ), A. Cesarec-Školska knjiga, Zagreb, 1991, f. 327-380.
    [28] “Vuk Drashkoviqi, figura më interesante e opozitës serbe. Kishte qenë romansier fjalëshumë, tani kërceu në skenën politike si ekstremist, i plotësuar me mjekrën si të dhiatës së vjetër, me ide raciste dhe me pamjen e një fshatari serb” (Ë. Zimmermann, Burimet e një katastrofe, Besa (Libra për një shoqëri të hapur), Tiranë, 1996, f.107.
    Në Këshillin Iniciativ të Partisë së Përtëritjes Popullore Serbe në Nova Pazovë (më 6. I. 1990, në ditën para Kërshëndellave ortodokse), që i parapriu formimit të partisë së sotme të Vuk Drashkoviqit, Lëvizjes Serbe të Pëtëritjes, Drashkoviqi, përveç tjerash, theksoi se kjo parti do të angazhohet për "demontimin e shtetit shqiptar në Kosovë e Metohi" në atë mënyrë që "të gjithë shqiptarët, të cilët, që nga 6 prilli 1941 e deri më sot janë vendosur në Kosmet ose kudo në Serbi, do të kthehen në Shqipëri së bashku me pasardhës", "për mbylljen e shkollave në gjuhën shqipe, ndalimin e përdorimit të simboleve kombëtare" etj. (D. Vukomanoviæ, "Hronologija nastanka politièkih partija", në librin Srbija izmeðu prošlosti i buduænosti - Uzroci i obeležja društvene i politièke situacije izmedju 1987-1994. i moguænosti demokratizacije, Institut društvenih nauka, Forum za etnièke odnose, Beograd, 1995, fq. 175).

    [29] Shih më gjerë punimet e autorit H. Hoxha: "Elemente të presionit ekonomik ndaj shqiptarëve në Jugosllavinë e vjetër, Përparimi, nr. 4, Prishtinë 1970; "Politika e eliminimit të shqiptarëve nga trualli i Jugosllavisë së vjetër", Përparimi, nr. 5, 1970; "Proces nacionalne afirmacije albanske narodnosti u Jugoslaviji", Èasopis za kritiko znanosti, 51 - 52, Ljubljana, 1982, f. 244 - 318.
    [30] La situation de la minorité albanaise en Yougoslavie (Memoire presenté à la Société des Nations par Don Bisaku, Don Etienne Kurti et Don Louis Gashi), Genève, le 5 mai 1930.
    [31] L. Rushiti, Rrethanat politiko-shoqërore në Kosovë 1912 - 1918, Prishtinë, 1986, f. 105 - 127.
    [32] J. Osmani, "Zakonski propisi o agrarnoj reformi i kolonizaciji na Kosovu izmeðu dva svetska rata", Vjetar - Godišnjak, XX, Prishtinë, 1985, f. 169 - 189.
    [33] M. Obradoviæ, Agrarna reforma i kolonizacija na Kosovu (1918 - 1941), Institut za istoriju Kosova, Priština, 1981, fq. 231.
    [34] I biri i Gjorgje Kërstiqit, Branisllav Kërstiqi (1922), arkitekt i pensionuar, nga viti 1994 e këndej paraqitet si eksponent i politikës së shkatërrimit të individualitetit të Kosovës dhe të politikës kolonizuese në Kosovë. Sa herë që kishin dhe kanë nevojë qarqet qeveritare serbe dhe kisha ortodokse serbe për copëtimin e territorit të Kosovës paraqitet B. Kërstiqi me projektet e tij. Ai ishte mbështetës i flakët i politikës së centralizimit në Jugosllavinë komuniste dhe kundërshtar i politikës së decentralizimit.
    Shqetësimi i tij kryesor ishte individualiteti juridiko-politik i Kosovës, Krahina Autonome, siç e quante, pastaj shtrirja territorialisht kompakte, numri dhe perspektiva demografike e shqiptarëve dhe brengosja për kinse rrezikimin e prosperitetit demografik, kombëtar e shtetëror të Serbisë dhe të serbëve. Për realizimin e interesit serb dhe vënien e Kosovës nën sovranitet të plotë të Serbisë, sipas tij, duhej amortizuar “albanizimin e Kosovës” dhe duhej “thyer plotësisht” dominimin numerik dhe reproduktiv të shqiptarëve dhe atë përmes rikomponimit territorial të Kosovës, krijimit të autonomisë diferenciale dhe rrjedhimisht ndarjes së Kosovës, synime këto që nuk kishin lidhje me tendencat e një regjionalizimi të ri evropian dhe me integrimet ballkanike e më gjerë, por ishin thjesht një aspiratë shtetomadhe dhe hegjemoniste serbe, ku serbët do t’i sendërtonin “të drejtat e tyre historike” mbi bazë të monumenteve kulture-historike (kishat dhe manastiret), të cilat, përndryshe, sipas tij, ishin të uzurpuara nga shqiptarët, si dhe rrëmbimin e territoreve të pasura me resurse nëntokësore dhe mbitokësore, ku shqiptarët përbënin shumicën dërmuese. (Ð. Krstiæ, Kosovo izmeðu istorijskog i etnièkog prava, Beograd, 1994; Kosovo pred sudom istorije, Beograd, 2000).

    [35] Ð. Krstiæ, Kolonizacija u Južnoj Srbiji, Sarajevo, 1928, f. 5, 52.
    [36] Arhiv Jugoslavije, F. 48 (Statistièki pregled obavljenih radova do 1940), Tehnièkog odseka Vrhovnog povereništva agrarne reforme u Skoplju na dan 11. XI. 1940; sipas A. Hadri, "Pozita dhe gjendja e Kosovës në mbretërinë e Jugosllavisë (1918 - 1941)", Gjurmime albanologjike, nr. 2, Prishtinë, 1968, f. 167.
    [37] H. Hoxha, "Elemente të presionit ekonomik ndaj shqiptarëve në Jugosllavinë e vjetër", f. 329.
    [38] A. Uroševiæ, "Agrarna reforma i naseljavanje u Južnoj Srbiji", Spomenica 25. godišnjice oslobodjenja Južne Srbije, Skoplje, 1936, f. 826 - 932.
    [39] Arhiv Jugoslavije, F. 48; A. Hadri, Lëvizja nacionalçlirimtare në Kosovë (1941 - 1945), Prishtinë ,1971, f. 2 - 23.
    [40] M. Obradoviæ, Po aty, f. 221-222.
    [41] M. Obradoviæ, Po aty, f. 210-211.
    [42] M. Obradoviæ, Po aty, f. 215-217.
    [43] M. Obradoviæ, Po aty, f. 210, 213-214.
    [44] R. Abdyli, Gjendja dhe pozita e klasës punëtore në Kosovë ndërmjet dy luftërave 1918 - 1941 (Disertacion i doktoratës në dorëshkrim), Prishtinë, 1982, f. 49.
    [45] Ð. Krstiæ, Po aty, fq. 5; "Pitanje agrarne reforme (mišljenja i zahtevi muslimana u Južnoj Srbiji), Južni pregled, br. 10, Skoplje, 1922, f. 66, 70.
    [46] A. Uroševiæ, Kosovo, SANU, Beograd, 1965, f. 22 e tutje.
    [47] M. Obradoviæ, Po aty, fq. 5.
    [48] Vojna enciklopedija, II izdanje, Beograd, 1972; Srbija i Albanci. Pregled politike Srbije prema Albancima od 1944. do 1989. godine, Knjiga druga, Èasopis za kritiko znanosti (izredna števila), Ljubljana, 1989, f. 11.
    [49] Fan S. Noli, "Një tragjedi në tri akte: çpasurim, çpërngulje, çfarosje", Liria Kombëtare, nr. 110, 10 prill 1929, Gjenevë; Fan S. Noli, Vepra, 3, 1988, f. 177 – 178 (nënvizoi H. I.).
    [50] Në vitin 1939 rreth 60% të bujqve në Kosovë përdornin parmendën, ndërsa në tërë Kosovën kishte gjithsej 4 traktorë, 5 mbjellëse, 6 makina të korrjes, 145 makina shirëse, 242 makina të tipit "Trier" dhe 11 makina të tjera bujqësore (Proizvodne snage NR Srbije, Beograd, 1953, f. 158).


    vijon................

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528

    vijimi

    [51] A. Ostreni, Gjeografia e Shqipërisë,Tiranë, 1976, f. 102.
    [52] La situation de la minorité albanaise en Yougoslavie, Genève, le 5 mai 1930.
    [53] H. Hoxha, "Proces nacionalne afirmacije albanske narodnosti u Jugoslaviji", Èasopis za kritiko znanosti, 51 - 52, Ljubljana, 1982; H. Bajrami, Rrethanant shoqërore dhe politike në Kosovë më 1918 - 1941, Prishtinë, 1981, f.177.
    [54] Narodni Odbor Autonomne Kosovsko-Metohijske Oblasti, Osnovni materijali sa zasedanja, Knj. I, Priština 1955, f S.7-8 (nënvozoi H. I.).
    [55] P. Joviæeviæ,"Politièka situacija i rad partijske organizacije na Kosovu i Metohiji pred rat 1941", në Zbornik Ustanak naroda jugoslavije 1941, knj. II, Beograd, 1963, f. 214.
    [56] Glas Crne Gore. Legalni organ KPJ za Crnu Goru, br. 3, 15. XII. 1939.
    [57] D. Vasiæ, Dva meseca u Jugoslovenskom Sibiru, Gece Kona, Beograd, 1921, f. 60.
    [58] J. Cvijiæ, Balkansko poluostrvo i južnoslovenske zemlje. Osnove antropogeografije, Knjiga prva, Zagreb, 1922, f.395.
    [59] Shih më hollësisht: Prepiska o arbanaškim nasiljima u Staroj Srbiji 1898-1899, Beograd, 1899.
    [60] Iseljavanje Arnauta, Predavanje održano u Srpskom kulturnom klubu od Dr. Vase Èubriloviæa, 7. marta 1937. godine, Vojnoistorijski institut, Arhiv bivše jugoslovenske vojske, Br.2, Fasc. 4, Kutija 69 (në shtojcë: një hartë, dy tabela dhe dy grafikone; teksti ka 19 faqe makine, i shkruar me alfabet cirilik, në origjinal është i nënshkruar me dorë; fotokopja e elaboratit gjendet te autori i këtij botimi (nënvizoi H. I.).
    [61] Rrënimin e mureve e të gardhishteve, si ide fashisoide të Çubrilloviqit, që nuk u zbatua atëherë, në vitet e 80-ta të shek. XX ndaj shqiptarëve e bënë organet e pushtetit komunist në Maqedoni.
    [62] "Konventa jugosllavo-turke e vitit 1938 për shpërnguljen e shqiptarëve", Gjurmime albanologjike. Seria e shkencave historike, XII, Prishtinë, 1982, f. 243-271.
    [63] Konvencija sa Turskom o iseljavanju iz Južne Srbije muslimanskog stanovništva, DASIP, Beograd: Poslanstvo u Turskoj F. 31. D/9 pov.,1938; "Konventa jugosllavo-turke e vitit 1938 për shpërnguljen e shqiptarëve", Po aty, f.268-269.
    [64] B. Horvat, Kosovsko pitanje, Globus, Zagreb, 1988, f. 46-47.
    [65] B. Krizman, "Elaborat dra Ive Andriæa o Albaniji iz 1939. godine", Èasopis za suvremenu povijest, II, Zagreb, 1977, f. 89.
    [66] Shih: Dokument br. 37 od 20.XII.1941 godine, Arhiv Vojn-istorijskog instituta, Beograd (me nënshkrimin e Drazha Mihajlloviqit).
    [67] S. Moleviæ, “Homogena Srbija”, Zbornik dokumenata i podataka o narodnooslobodilaèkom ratu naroda Jugoslavije, XIV, knjiga 1, Dokumenti èetnièkog pokreta Draže Mihailoviæa 1941-1942, Vojnoistorijski institut, Beograd, 1981, f. 1-10; Izvori velikosrpske agresije, Rasprave-dokumenti, (Red. B. Èoviæ), A. Cesarec-Školska knjiga, Zagreb, 1991.
    [68] M. Krasniæi, Savremene društveno-geografske promene na Kosovu i Metohiji, Priština, 1963, f. 38, 90
    [69] Elaboratin e dytë të vitit 1944 e gjeti gjatë hulumtimeve në një arkiv të Beogradit në fillim të viteve të 80-ta dr. Seit Lipa.
    [70] Elaborati ka 11 faqe makine (tekst i dendur) cirilicë. Në shtojcë ka një tabelë (Broj Arnauta u Staroj Srbiji, Makedoniji i Crnoj Gori po srezovima od 31 mart 1931 godine") dhe një hartë (Broj Arnauta i Rumuna na sto stanovnika"). Në origjinal është nënshkruar me dorë; fotokopja e këtij elaborati gjendet te autori i këtij studimi. Pjesët e citateve nga elaborati i ka nënvizuar H. I.
    [71] M. Friganoviæ, Demogeografija (Stanovništvo svijeta), Školska knjiga, Zagreb, 1978, f. 140.
    [72] Më gjerë shih: H. Hoxha, “Kosovo in Albanci u novi Jugoslaviji”, në librin Albanci, Cankarjeva založba, Ljubljana, 1984, f. 214 e tutje.
    [73] E. Èengiæ, S Krležom iz dana u dan (1980-1981). U sjeni smrti, Globus, Zagreb, 1985, f. 178.
    [74] R. Ismalji, “Shqiptarët dhe Evropa juglindore”, Thema, 11, Prishtinë, 1993, f.29-38.
    [75] Siç dihet, janë raste shumë të rralla në botë, ku rreth dy të tretat e popullsisë, që i përket një kombi, të jetojë jashtë kufijve të shtetit kombëtar. Nuk është identik as rasti i irlandezëve, të cilët, së bashku me pasardhës, ndonëse disa herë janë më shumë jashtë shtetit të tyre kombëtar, megjithatë kjo ndarje është pasojë e eksodit përtej oqeanit. Irlandezët në hapësirën kompakte etnike, por jashtë Irlandës si shtet amë (Alsteri që është në përbërje territoriale të Irlandës veriore dhe pjesë e Anglisë), ka shumëfish më pak. Numri kaq i madh i shqiptarëve jashtë kufijve të shtetit kombëtar është në radhë të parë rezultat i ndarjes me kufi artificialë; natyrisht që ka edhe shpërngulje jot ë vogla nga trualli gjeoetnik i tyre dhe ngulitje larg territorit të pakëputur etnik, në Evropë dhe përtej oqeanit. Prandaj, si dje ashtu edhe sot, në kuptimin demografik, por jo vetëm demografik, është vështirë të thuhet se Shqipëria është amë, ndërsa Kosova dhe trojet e tjera etnike përreth saj degë (Shih: H. Islami, Rrjedha demografike shqiptare, Dukagjini, Pejë, 1994, f. 7-11).
    [76] W. Zimmermann, Burimet e një katastrofe, Besa (Libra për një shoqëri të hapur), Tiranë, 1996, f. 27.
    [77] M. Hadžiæ, “Srpski kraj jugoslovenske armije”, në Srbija izmeðu prošlosti i buduænosti, Beograd, 1995, f. 281-299; D. Janjiæ, “Srbija izmeðu krize identiteta i izazova modernizacije”, në Srbija izmeðu prošlosti i buduænosti, f. 24.
    [78] Me tezën për ndarjen e Kosovës qysh nga fundi i viteve të 60-ta kishte dalë “babai” i kombit serb, Dobrica Qosiqi. Kur u bë kryetar i të ashtuquajturës Jugosllavi e Zhablakut (1992), si zgjidhje definitive të problemit të Kosovës dhe, më konkretisht, të çështjes shqiptaro-serbe, siç thoshte ai, projektin për ndarjen e Kosovës në fillim të vitit 1993 (60:40% në favor të serbëve) ia paraqiti edhe bashkëkryetarëve të Konferencës së Gjenevës për ish-Jugosllavi, Vensit dhe Ovenit në selinë e OKB-së në Nju Jork. Mirëpo, me sa dihet, këta dy diplomatë të rangut të lartë, këtë projekt e hodhën poshtë pa diskutim.
    [79] Dëshmitari i partisë “Nova demokratija”, kundër S. Millosheviqit në Tribunalin e Hagës, Ratomir Taniq, disa herë në koalicion qeveritar me Partinë Socialiste të Millosheviqit, përveç tjerash, theksoi se politika e reduktimit të numrit të shqiptarëve në Kosovë përmes spastrimit etnik ishte qëllim dhe strategji e regjimit të Millosheviqit (Shih: Koha ditore, 21-22 maj 2002).
    [80] Intelektualët serbë ishin pikërisht ata tëcilët në vitet e 80-ta të shekullit të kaluar inicuan idenë dhe projektin e “pacifikimit” të Kosovës sipas modelit izraelit. Këtë e bëri me dije sociologu i njohur slloven, Rudi Rizman, në simpoziumin “Kosovo-Serbija-Jugoslavija” në fillim të vitit 1989: “Kam menduar se është ky një konstrukcion utopik, por më duhet të them se nga shokët e mi serbë, intelektualët, kam marrë një kundërargument që flet për mundësinë e pacifikimit, duke pasur parasysh atë që ka ndodhur në Izrael, pra që një popull pas një mijë vjetëve përsëri të kthehet në vendin e vet, pacifikimi madje në një funksion civilizues. Kjo ide është e mundur të shpjegohet dhe kuptohet racionalisht në atë mënyrë që plotësisht pajtohem me rrezikun e imitimit të një modeli, të një paradigme e cila në përmasa jugosllave do të ishte e trishtueshme dhe e cila do të kishte efekte fatale, më shumë se që kishte kthimi i hebrejve në Palestinë” (Diskutimi i Rudi Rizmanit në publikimin Zbornik Kosovo-Srbija-Jugoslavija, Ljubljana, 1989, f.66-67).
    [81] F. Agani, Demokracia, kombi, vetëvendosja, Dukagjini, Pejë, 1994.
    [82] Historianja serbe dhe udhëheqsja e dikurshme e Serbisë, Llatinka Peroviq, theksonte se objektivat militariste të Serbisë ishin “revidimi i kufijve të brendshëm, këmbimi i popullatave dhe ristrukturimi i hapësirës politike ballkanike” (L. Peroviæ, “Yugoslavia ëas defeated from inside”, in S. Biserko (éd.), Yugoslavia: Collaps, Ëar, crimes, Center for Antëar Action, Belgrade, 1993, p. 63; sipas V. Pešiæ, “La guerre pour les Etats nationaux”, në Radiologie d’un nationalisme. Les crimes serbes du conflit yougoslave (Sous la direction de N. Popov), Les Editions de l’Atelier (Editions Ouvrières), Paris, 1998, p. 51.
    [83] “Çfarë populli jemi ne, çfarë njerëz jemi ne, të cilët në luftë aq shumë vdesin për liri, ndërsa me vetë fitoret mbesin pa të? Si është e mundur që dikush midis nesh, dikush në shtëpinë tonë, të na i grabitë atë që nuk ka mundur të na i grabitë në luftë armiku shumëfish më i fortë? Si është e mundur që njerëzit aq shumë dinjitozë, që mburren, janë trima në luftë, pranojnë që në paqe të jenë të përulur, të nënshtruar? (…) dhe është tragjike të jesh pasardhës i atyre që janë të detyruar të kenë më shumë forcë për luftë sesa për paqe, të cilët pas fitores më të rëndë dhe më të madhe të luftës në historinë serbe, kanë mbetur pa fuqi që ta verifikojnë në paqe” (D. Æosiæ, Stvarno i moguæe. Èlanci i ogledi, O. Keršovani, Rijeka, 1982, f. 171-172).
    [84] Nga romani i D. Qosiqit "Deobe"; sipas: Velika Epohina enciklopedija aforizama, Zagreb, 1968, f. 264.
    [85] D. Janjiæ, Po aty, f. 34.
    [86] W. Zimmermann, Burimet e një katastrofe, Tiranë, 1996, f. 230-231.
    [87] D. Bogdanoviæ, Knjiga o Kosovu, SANU, Beograd, 1986.
    [88] Shih më gjerë: H. Islami, Dimensioni demografik i çështjes së Kosovës, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore, Prishtinë, 1997, f. 219-220, 233-234.
    [89] Si përfundim, në elaboratin e tij, qartë racist theksonte: “Në rastin tonë duhet pasur parasysh aq më parë që kemi të bëjmë me një racë të gjallë, të fuqishme dhe pjellore, për të cilën i ndjeri Cvijiq ka thënë se është raca më ekspansive në Ballkan. Gjermania prej vitit 1870 deri në vitin 1914 ka shpenzuar shumë miliarda marka që, gradualisht, duke e blerë tokën nga polakë, t’i kolonizojë trevat e veta lindore. Por, pllshmëria e nënave polake ka ngadhënjyer mbi organizimin gjerman dhe paratë gjermane. Në vitin 1918 Polonia e mori prapa Poznanjin e vet. Statistikat tona të vitit 1921 dhe të vitit 1931, që i përmendëm më parë, tregojnë se edhe pjellshmëria e grave shqiptare ka ngadhënjyer mbi politikën tonë të kolonizimit” (V. Èubriloviæ, Iseljavanje Arnauta, 1937).
    [90] S. Uka, “Vendbanimet e Sanxhakut të Nishit të banuara me popullatë shqiptare dhe të përzier në vitet 1877/78”, Gjurmime albanologjike. Seria e shkencave historike, XII, Prishtinë, 1983, ff. 105-124.
    [91] J. Cvijiæ, Osnove za geografiju i geologiju Makedonije i Stare Srbije, knj. III, Beograd, 1911, f. 1166.
    [92] Shih më gjerë: H. Hoxha, “Kosovo in Albanci u novi Jugoslaviji”, në librin Albanci, Cankarjeva založba, Ljubljana, 1984, f. 214 e tutje.
    [93] P. Nushi, “Karakter i osobenosti prilaza izuèavanju iseljeništva naroda i narodnosti pokrajine Kosova”, Iseljeništvo naroda i narodnosti Jugoslavije, Zagreb, 1978, f. 586.
    [94] H. Islami, Dimensioni demografik i çështjes së Kosovës, f. 185.
    [95] H. Islami, Po aty.
    [96] M. Macura, Perspektive, ciljevi i naèela politike obnavljanja stanovništva (proširene teze za uvodnu reè u diskusiji oko okruglog stola, 21. I 22. V. 1987), SANU, Beograd, 1987, f. 11-12.
    [97] S. Dolanc, intervistë në revistën “Teleks”, Lublanë, nëntor 1988.
    [98] Histeria antishqiptare kishte arritur kulminacionin në mitingjet shoviniste serbe në pjesën e dytë të viteve të 80-ta (H. Islami, “Demografski problemi Kosova i njihovo tumaèenje”, Zbornik Kosovo-Srbija-Jugoslavija, Ljubljana, 1989, f. 42-43).
    [99] “Më kujtohet një mbrëmje takova një historiane arti. Ishte grua e gjatë, tërheqëse dhe e ndjeshme, që kishte qenë në Njujork shumë herë dhe e donte Amerikën dhe kulturën e saj. Pas një bisede të mrrekullueshme për një rreth të gjerë çështjesh, unë e pyeta se si do ta trajtonte ajo problemin e Kosovës. ‘Fare thjesht, - tha ajo.- Të vihen të gjithë shqiptarët në një mur dhe të pushkatohen” (Ë. Zimmermann, Burimet e një katastrofe, Tiranë, 1996, f. 17-18.
    [100] Viktimologu i njohur kroat, atëherë rektor i Universitetit të Zagrebit, prof. Zvonimir Sheparoviq, ishte ndër njerëzit e rrallë në ish-Jugosllavi që mori guximin ta kualifikonte fushatën për “kontrollin e lindjes” dhe “planifikimin e familjes” te shqiptarët si angazhim gjenocidal. Ai shkruante: “Disa thirrje, të cilat vijnë nga brengosjet për shkak të ekspansionit biologjik të popullatës në mjedisin e pazhvilluar, çfarë është Kosova, se thirrjet e tilla njënacionale që të pengohet lindshmëria e numrit kaq të madh të shqiptarëve… kanë diçka në vete që hyn në modelin gjenocidal të të menduarit dhe të sjelljes” (Z. Šeparoviæ, intervista në revistën “Start”, nr. 526, Zagreb, 18. 03. 1989, f. 17).
    [101] S. Šuvar, “Kosovska zbivanja i nacionalistièka euforija”, NIN, br. 600, Beograd, 1981, f. 15.
    [102] “Za mir, slobodu, ravnopravnost, demokratiju i prosperitet SAP Kosovo”, Službeni list, br. 15, Beograd, 30. mart 1990.

    [103] Mirëpo, megjithë manipulimet që janë bërë në dëm të shqiptarëve dhe popullsisë josllave, shqiptarët, në bazë të gjuhës amtare shqipe (arnautski, siç e quanin), dominuan në pasqyrën etnike të Kosovës qysh në vitet e 20-ta të shek. XX, sepse përbënin 65,8% të numrit të përgjithshëm të popullsisë së Kosovës, ndërsa grupacioni i gjuhës serbokroate përbënte 25,9% dhe i asaj turke 6,3% (Prethodni rezultati Popisa stanovništva u Kraljevini Srba, Hrvata i Slovenaca 31. januara 1921, Državna štamparija, Sarajevo, 1924, f. 3-34; Stanovništvo i domaæinstva SR Jugoslavije prema popisu 1991, Stanovništvo 47, Savezni zavod za statistiku, Centar za demografska istraživanja Instituta društvenih nauka, Beograd, 1995, f. 205). Ndërkaq, sipas regjistrimit të vitit 1931 (të dhënat e të cilit u përpunuan vetëm më 1945, por nuk u publikuan) në Kosovë u shënuan gjithsej 552.064 banorë, kurse prej tyre, sipas gjuhës amtare,u evidentuan 331.549 shqiptarë ose 60,1% nga numri i përgjithshëm i popullsisë (Stanovništvo predratne Jugoslavije po veroispovesti i maternjem jeziku po popisu 1931. godine (nepublikovano izdanje), Državni statistièki ured DF Jugoslavije, Beograd, 1945).
    Ndërsa, sipas regjistrimit të vitit 1948 serbët dhe malazezët në popullsinë e gjithëmbarshme të Kosovës përbënin 27,5%, kurse shqiptarët 68,5% (Popis stanovništva, domaæinstava i stanova u 1981. godini. Nacionalni sastav stanovništva po opštinama, Statistièki bilten 1295, Savezni zavod za statistiku, Beograd, 1982, f. 16; Stanovništvo i domaæinstva SR Jugoslavije prema popisu 1991, Stanovništvo 47, Savezni zavod za statistiku, Centar za demografska istraživanja Instituta društvenih nauka, Beograd, 1955, f. 213).

    [104] Deri në vitin 1966, siç dihet, administratën juridike si në nivel të komunave, ashtu edhe në nivel të Kosovës e udhëhiqnin vetë kuadrot serbe.
    [105] “Jedinstvo”, 2. 02. 1995.
    [106] V. Šešelj, “Spremte se, spremte èetnici”, Glas kanadskih Srba, Toronto, 1989.
    [107] “Jedinstvo”, Priština, 28-29. 12. 1989.
    [108] “Tanjug”, 23. 12. 1989.
    [109] Marrë nga: “Program of the Radical Party”, Yugoslav Survey, XXXIV, 1, Belgrade, 1993, p. 56-61.
    [110] Njëri nga liderët kryesor në Serbi në gjysmën e parë të viteve të 80-ta, Ivan Stambilliqi, qëllimet serbomëdha në Kosovë dhe në gjithë ish-Jugosllavinë donte t’i arrinte me mjete të tjera, siç thoshte “me marrëveshje dhe luftë politike”, duke e ndërsyer tërë ish-shtetin kundër Kosovës dhe shqiptarëve. Pasi qarqet hegjemoniste, nacionalshoviniste dhe neofashiste serbe në luftë për pushtet e menjanuan atë nga skena politike në vitin 1987 e në fund edhe e vranë në vitin 2000, pas heshtjes disavjeçare flet për inspiratorët dhe organizatorët e “kryengritjeve serbe” në Kosovë në vitet e 80-ta, për angazhimet e tij politike për “Serbinë unike dhe të barabartë” dhe për politikën shkatërrimtare të Millosheviqit, të cilin vetë e kishte sjellë në pushtet, por dhe të qarqeve militariste serbomëdha. Me zgjedhjen e Millosheviqit për kryetar të Serbisë me 104% të votave (!) dhe me tërë atë që i ka ndodhur dhe po i ndodh popullit serb, hegjemoni Stambolliq nuk e fsheh zhgënjimin edhe në vetë popullin hegjemon (Shih: I. Stamboliæ, Put u bespuæe, Radio B - 92, Beograd, 1995).


    fund

Tema të Ngjashme

  1. Hyseni: Kadare kundër bashkimit të Shqipërisë etnike
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 12:44
  2. Parailiret - Iliret - Arberit _M.Korkuti
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-10-2006, 20:53
  3. Përgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  4. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •