Ornela me sytė nga komunizmi
Figaro magazine
Artistja e njohur pėr nudot fotografuar nė tė kuqe, e cila prej vitesh jeton nė Paris, boton romanin e saj tė parė Vendi ku nuk vdes kurrė. Pak nga historia dhe adoleshenca e saj nė diktaturė, me njė baba tė dėnuar politik dhe e kaluara e shqetėsuar, Ornela Vorpsi e derdh nė tė kuqe
Kėsulėkuqja e vogėl nuk ishte e kuqe. Ndėrsa ujku, ai po, ishte i kuq. Quhej Enver Hoxha, si diktatori komunist shqiptar. Ai nuk do ti pėrpinte vajzat e vogla. Jo, nuk ua kishte nevojėn, pėr aq sa ato nuk kishin as pite, as poēe me gjalpė pėr tia ēuar gjyshes sė tyre.
Kjo ishte, mbretėria e Hoxhės: mungesė pėr gjithēka. Dhe burg pėr ata qė guxuan tė ankohen. Kėshtu, shumė vogėlushe shqiptare u gjendėn papritur pa baba, ashtu si tregimtarja e Vendit ku nuk vdes kurrė.
Kjo adoleshente e quajtur njėra pas tjetre Elona, Ornela apo Eva, fiton ēdo ditė eksperiencė nga ajo fjala e urtė shqiptare qė nė rrėfimin e saj kthehet nė njė lajtmotiv: Jeto qė tė tė urrej dhe vdis qė tė tė qaj.
Hirushja e vogėl duke pritur zanėn e saj tė mirė, ndan mjerimin e pėrditshėm me njė nėnė nė shoqėrinė e njėfarė melankolie, e pangushėlluar qė nuk mundi tė kishte pėr burrė njė Alen Delon.
Elona-Ornela-Eva ka trashėguar bukurinė e saj, ēka do tė thotė njė pasuri e madhe, e rėndė, nė njė shoqėri ku akuza pėr «imoralitet» ndynte fytyrat e bukura dhe shtynte siluetet shtatderdhura.
Ajo shqiptonte fjalėt e saj tė para si fjala e fundit qė do vuloste destinin e saj: «Nuk do tė jetė vonė pėr tu bėrė njė kurvė e bukur, he he...»
«Mata Hari» pėr disa, «Kuqalashja» pėr tė tjerė, megjithatė ajo ėshtė e dyshimtė. Vajzė e njė tė burgosuri politik, ajo duhet tė ndjekė mėsime suplementare mbi materializmin dialektik dhe teorinė e evolucionit tė llojeve.
Nė moshėn 12-vjeēare, i imponojnė uniformėn ushtarake tė tė rejave shqiptare, stėrvitje qitjeje, pėr «tė mėsuar se si mbrohet atdheu, atdheu ynė, ai pėr tė cilin bota mbarė na kishte zili pėr marshimin e tij tė lavdishėm drejt komunizmit, siē thotė komandanti ynė "timonieri", Enver Hoxha».
Tė bukur qeverisje i bėri Partia jetės sė saj, ajo nuk mund tė kontrollonte dot imagjinatėn e vajzės. Megjithė ēfarė i shtiu nė mendje, vajza e re vazhdoi tė besonte se ėngjėjt ekzistonin, besonte nė numrin 7, nė mrekullitė e dervishėve dhe nė historitė e Ēehovit. «Nata do tė jetė gjithmonė natė, pėr aq sa komunizmi apo kapitalizmi, nuk do tė gjejnė mėnyrėn pėr ta hequr qafe», thotė ajo ndėrsa shtrihet pėr tė fjetur.
Nga kėto fjalė poetike tė ėmbla e tė hirshme, Vendi ku nuk vdes kurrė u stėrpik nga yjtė. E lexon kėtė roman dhe njė lėmsh tė mblidhet nė fyt, sytė tė njomen, i mahnitur nga talenti i autorit tė librit. Ornela Vorpsi, tė jetė vallė produkt i imagjinatės sonė? Jo, ajo ekziston vėrtet. E takuam njė mbrėmje dhjetori. Eshtė njė grua e bukur me tė qeshurėn fėminore dhe sy tė shqetėsuar, e cila jeton nė Paris nė njė apartament veshur nė tė kuq. Si ajo e kuqja e tablove qė pikturon - «pėr tė shprehur shqetėsimin». Eshtė fotografe. Ka lindur nė Tiranė nė vitin 1968, e mė pas prej vitit 1991 jetoi nė Itali. Vendi ku nuk vdes kurrė ėshtė pak nga ajo historia e saj. Lexojeni, ėshtė njė mrekulli.
Asgjė e dukshme
E lindur nė Tiranė, nė vitin 1968, Ornela Vorpsi studioi Akademinė e Arteve nė Brera tė Italisė, para se tė vendosej pėrfundimisht nė Paris. Monografia e saj e parė fotografike Nothing Obvious, botuar nga Scalo, ėshtė njė nga ata libra qė pėrcaktoi vendin e saj nė fotografinė bashkėkohore nė shoqėrinė e Richard Billingham-it, Ray-it Laugh dhe Martin Parr-it.
Nothing Obvious ėshtė njė libėr me portrete femėrore dhe autoportrete. Nė shumicėn e imazheve gruaja ėshtė parė e vetmuar, nė hapėsira tė zbrazėta. Megjithatė imazhet nuk janė pa njė farė sensualiteti, ato provokojnė mė sė shumti mendimet e pėrvojave tė sė kaluarės. Nėse Asgjė e dukshme ėshtė pjesa mė e rėndėsishme deri tani nė karrierėn e Vorpsit si fotografe, njė tjetėr sfidė ka prekur sė fundi Vorpsi, letėrsinė. Romani i saj Vendi ku nuk vdes kurrė, i shkruar nė italisht ėshtė botuar nė Francė nga shtėpia e njohur botuese Actes Sud.
24/01/2004
Krijoni Kontakt