Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 43 prej 43
  1. #41
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    "Il paese dove non si muore mai"

    E kam lexuar librin e saj,nje femer qe kerkon te ndertoje suksesin e saj personal duke hedhur balte mbi atdheun e saj,mbi popullin e saj,dhe rrjedhimisht duke mohuar vetveten meqenese dhe kjo vorpsi eshte shqiptare....ne fakt eshte nje mbeturine shqiptare,cdo komb ka plehrat e tij

    ptu,kerme.

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pėr: Ornela Vorpsi

    Fotografitė intime tė Ornela Vorpsit
    28 Qershor 2013 | : Kulturė | Autor: Gazeta Shqip

    Ornela Vorpsi ekspozon nė Paris, pėrkrah emrave tė njohur tė artit bashkėkohor. Artistja shqiptare prezanton njė imazh fotografish qė tė bėjnė tė shikosh pėrtej imazheve tė ofruara

    ornela02 (1)

    ornela04

    ornela05


    ornela06

    ornela09

    ornela10 (1)


    Njė femėr nudo mbart ende tė fshehta. Nė format e trupave tė fotografuar nė ambiente ku dominon e kuqja, apo gjysmerrėsira, Ornela Vorpsi tė bėn tė mendosh pėr atė ēfarė ndodhet pėrtej. Tė pozosh nudo nuk do tė thotė se i ke treguar tė gjitha. Njė trup fsheh gjithnjė diēka brenda tij. Ky kėrkim i bukur i Ornela Vorpsit e ka bėrė kritikun Gioanni Romano tė ndalet gjatė nė fotografitė e saj. Kėrkimi pėrtej sė dukshmes ėshtė pėr tė njė formė pėr tė larguar harresėn dhe pėr t’u dhėnė rėndėsi gjėrave tė vėrteta nė jetėn e grave nė tė pėrditshmet e tyre. Fotografitė e artistes shqiptare janė njė shuplakė e pamėshirshme pėr realitetet brutale, me tė cilat pėrballet shpesh qenia femėrore. Pjesa mė e madhe e femrave tė fotografuara prej saj janė vetėm, nė njė hapėsirė boshe, krejt tė zhveshura. Modelet qė ajo zgjedh nuk janė profesioniste, por thjesht mikesha tė saj, tė cilat vijnė nė kėto foto bashkė me pėrvojat e tyre personale. Vajzat kthehen nė protagonistet kryesore, nė hapėsirat ku qėndrojnė lakuriq, duke i lėnė publikun t’i vėzhgojnė me njė sy krejt tė lirė. Jetėt qė ato kanė lėnė jashtė kėsaj hapėsire ku po pozojnė, rivijnė e shfaqen pėrmes dritės nė forma tė ndryshme, duke u reflektuar e duke i bėrė shikuesit tė kenė njė mori mendimesh mbi to. Kėto foto provokojnė mendime tė ndryshme mbi misterin erotik tė femrės, por dhe mbi forcėn e realitetit, qė reflektohet nė trup dhe kur ai kėrkon tė ndahet prej tij. Fotografia ėshtė njė tjetėr mėnyrė tė shprehuri pėr Ornela Vorpsin pas letėrsisė. Imazhet e ofruara prej saj duken sikur sjellin historinė e njė libri qė sapo e ke lexuar. Ajo ėshtė e ndjeshme si njė poezi nė tė gjitha punėt e saj. Kėto ditė, artistja ka ekspozuar nė galerinė “Taļss” nė Paris bashkė me emra tė njohur tė artit bashkėkohor si Ali Kazma (Turqi), Dana Hoey (SHBA), Eva Magyarosi (Hungari), Frank Michel Pancin (Francė), Klavdij Sluban (Slloveni) dhe Marie Hendriks (Irlanda). Ekspozita e quajtur “Vera dhe ėndrra tė tjera” sjell njė mori fotografish qė kėrkojnė tė shohėsh pėrtej sė dukshmes. Artistėt pjesėmarrės tė tėrheqin nė botėn e tyre intime, shpeshherė tė mjegulluar nga fantazia, mes ėndrrave plot ankthe, pushtetit dhe zhdukjes, njė bote njerėzish qė lėnė gjurmė tė padukshme, dashuri fatale etj. Tė tilla janė dhe fotot e artistes shqiptare, njė kėrkim i gjatė pėr gjėrat qė ende nuk i kemi prekur dhe i dimė qė janė diku. Ornela Vorpsi ka qenė gjithnjė e tėrhequr nga e vėrteta. Krijimtaria e saj e deritanishme ėshtė njė rrugėtim pėr tė mėsuar tė vėrtetat qė janė lėnė pas nė kohė. Ashtu si fotografitė nudo, qė kėrkojnė tė zbulojnė pėrtej sė pamundurės, dhe nė letėrsi, vajza qė e la Shqipėrinė pėr tė ndjekur Akademinė e Arteve nė Brera, e mė pas pėr t’u ndalur pėrfundimisht nė Paris ėshtė gjithnjė nė kėrkim tė pasazheve tė mbetura tė fshehura nė kujtesėn tonė. Subjektet qė ajo sjell nė libra i ngjasojnė disi jetės sė saj. Njė vajze tė rritur nė diktaturė, me njė baba tė dėnuar politik, qė nuk mund ta heqė kurrė prej trupit tė saj tė shkuarėn. Pavarėsisht ngjyrės sė kuqe qė ajo u jep nudove, ato nuk mund tė fshehin dot trishtimin. “Kėsulėkuqja e vogėl nuk ishte e kuqe. Ndėrsa ujku, ai po, ishte i kuq. Quhej Enver Hoxha, si diktatori komunist shqiptar. Ai nuk do t’i pėrpinte vajzat e vogla. Jo nuk ua kishte nevojėn, pėr aq sa ato nuk kishin as pite, as poēe me gjalpė pėr t’ia ēuar gjyshes sė tyre. Kjo ishte mbretėria e Enver Hoxhės: mungesė nė gjithēka. Dhe burg pėr ata qė guxuan tė ankohen”, shkruan Ornela nė romanin “Vendi ku nuk vdes kurrė” i botuar nė Francė. Njė rrėfim pėr mungesėn tė cilėn shkrimtarja vijon ta kėrkojė pėrmes personazheve qė ka zgjedhur. Pėr tė Shqipėria mbetet ashtu siē shprehet edhe vetė “toka e kujtimeve fėmijėrore”. “Nėse kam emigruar, kėtė gjė nuk e kam bėrė pėr arsye ekonomike. Familja ime i pėrkiste ‘pjesės sė gabuar’ dhe komunizmi i asaj kohe nuk na linte hapėsirė”, thotė ajo. E kaluara ėshtė aq e pranishme nė punėt e Ornela Vorpsit, sa ajo ka zgjedhur tė shkruajė italisht dhe jo nė shqip librat e saj, si njė mėnyrė “pėr tė larguar dhembjen” gjatė tė shkruarit. “Besoj se po tė shkruaja ato qė kam shkruar nė gjuhėn shqipe, e gjitha do ishte shumė mė e dhimbshme dhe thuajse e pamundur. Sepse gjuha shqipe pėr mua ėshtė gjuha qė mbart fėmijėrinė. Unė u rrita nė atė vend dhe nė njėfarė mėnyre jam e konstruktuar nė atė vend, jam thellėsisht e tėrėsisht shqiptare”, thotė Vorpsi. Ka diēka qė e bėn letėrsinė e Vorpsit, njė letėrsi qė tė pėrfshin, diēka qė duket qė vjen thellė brenda autores, dhe qė shndėrrohet nė njė fuqi e cila depėrton tek ēdo lexues.

    http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/0...rnela-vorpsit/

    komente



    Fotografia
    Myfreecams • 10 hours ago

    Cpo vdesim per nje cope mish te rruar! Te rruar dhe te pacpuar.

    Pėrgjigju

    Shpėrndaje ›
    Fotografia
    tani • a day ago

    Cfare te keqe ka ajo eshte modele dhe ka pozuar si e tille ,por shihni ed gomarin si ka pozuar

    Pėrgjigju



    Me qe s'ka asnje te keqe, co gruan tende, motren, nenen,gjyshen dhe te tera femrat e fisit! Kur ta hapesh ekspoziten, me lajmero!
    1

    Pėrgjigju

    Shpėrndaje ›
    Fotografia
    SETKI JASHARI tani • a day ago


    gomari(ty qe s'je njeri) ngaqe e din qe vet eshte G.O.M.A.R.kerkon te beje dhe te tjeret si vetja.../
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,632

    Pėr: Ornela Vorpsi

    "Vdekja mė vjen prej syve te saj"...

    Faleminderit pėr tekstin, por mė beso se, pėr momentin nuk e kam ndermend t'ia blej librin, nuk jam i gatshėm....
    "Ky eshte njė liber me tė cilin autorja ben ate qe ka pesuar vete: ashtu siē mjedisi ku eshte rritur e identifikonte Vorpsin me tė keqen, e dhunonte, pra, verbalisht, po ashtu edhe Vorpsi po dhunon kete mjedis, kete vend, Shqiperine, vendin ku nuk na u vdiska kurre, dhe e identifikon me te keqen, me ligesine".
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. Thashetheme
    Nga MI CORAZON nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 260
    Postimi i Fundit: 23-08-2007, 11:21
  2. Studentja 20 vjecare vret shoqen e dhomes per te dashurin
    Nga zeus nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 58
    Postimi i Fundit: 12-01-2005, 21:21
  3. Vajza e Ornela ***** lė burrin pėr njė shqiptar?
    Nga kledi nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 04-03-2004, 01:17
  4. Nje ulėrimė nėne :"NUK E SHES VAJZEN!"
    Nga ALBA nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 14-05-2003, 01:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •