Close
Faqja 1 prej 3 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 43
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Mosha
    41
    Postime
    3,501
    Faleminderit
    0
    16 falenderime nė 16 postime

    Ornela Vorpsi

    Ornela me sytė nga komunizmi


    “Figaro magazine”

    Artistja e njohur pėr nudot fotografuar nė tė kuqe, e cila prej vitesh jeton nė Paris, boton romanin e saj tė parė “Vendi ku nuk vdes kurrė”. Pak nga historia dhe adoleshenca e saj nė diktaturė, me njė baba tė dėnuar politik dhe e kaluara e shqetėsuar, Ornela Vorpsi e derdh nė tė kuqe


    Kėsulėkuqja e vogėl nuk ishte e kuqe. Ndėrsa ujku, ai po, ishte i kuq. Quhej Enver Hoxha, si diktatori komunist shqiptar. Ai nuk do t’i pėrpinte vajzat e vogla. Jo, nuk ua kishte nevojėn, pėr aq sa ato nuk kishin as pite, as poēe me gjalpė pėr t’ia ēuar gjyshes sė tyre.
    Kjo ishte, mbretėria e Hoxhės: mungesė pėr gjithēka. Dhe burg pėr ata qė guxuan tė ankohen. Kėshtu, shumė vogėlushe shqiptare u gjendėn papritur pa baba, ashtu si tregimtarja e “Vendit ku nuk vdes kurrė”.
    Kjo adoleshente e quajtur njėra pas tjetre Elona, Ornela apo Eva, fiton ēdo ditė eksperiencė nga ajo fjala e urtė shqiptare qė nė rrėfimin e saj kthehet nė njė lajtmotiv: “Jeto qė tė tė urrej dhe vdis qė tė tė qaj.”
    Hirushja e vogėl duke pritur zanėn e saj tė mirė, ndan mjerimin e pėrditshėm me njė nėnė nė shoqėrinė e njėfarė melankolie, e pangushėlluar qė nuk mundi tė kishte pėr burrė njė Alen Delon.
    Elona-Ornela-Eva ka trashėguar bukurinė e saj, ēka do tė thotė njė pasuri e madhe, e rėndė, nė njė shoqėri ku akuza pėr «imoralitet» ndynte fytyrat e bukura dhe shtynte siluetet shtatderdhura.
    Ajo shqiptonte fjalėt e saj tė para si fjala e fundit qė do vuloste destinin e saj: «Nuk do tė jetė vonė pėr t’u bėrė njė kurvė e bukur, he he...»
    «Mata Hari» pėr disa, «Kuqalashja» pėr tė tjerė, megjithatė ajo ėshtė e dyshimtė. Vajzė e njė tė burgosuri politik, ajo duhet tė ndjekė mėsime suplementare mbi materializmin dialektik dhe teorinė e evolucionit tė llojeve.
    Nė moshėn 12-vjeēare, i imponojnė uniformėn ushtarake tė tė rejave shqiptare, stėrvitje qitjeje, pėr «tė mėsuar se si mbrohet atdheu, atdheu ynė, ai pėr tė cilin bota mbarė na kishte zili pėr marshimin e tij tė lavdishėm drejt komunizmit, siē thotė komandanti ynė "timonieri", Enver Hoxha».
    Tė bukur qeverisje i bėri Partia jetės sė saj, ajo nuk mund tė kontrollonte dot imagjinatėn e vajzės. Megjithė ēfarė i shtiu nė mendje, vajza e re vazhdoi tė besonte se ėngjėjt ekzistonin, besonte nė numrin 7, nė mrekullitė e dervishėve dhe nė historitė e Ēehovit. «Nata do tė jetė gjithmonė natė, pėr aq sa komunizmi apo kapitalizmi, nuk do tė gjejnė mėnyrėn pėr ta hequr qafe», thotė ajo ndėrsa shtrihet pėr tė fjetur.
    Nga kėto fjalė poetike tė ėmbla e tė hirshme, “Vendi ku nuk vdes kurrė” u stėrpik nga yjtė. E lexon kėtė roman dhe njė lėmsh tė mblidhet nė fyt, sytė tė njomen, i mahnitur nga talenti i autorit tė librit. Ornela Vorpsi, tė jetė vallė produkt i imagjinatės sonė? Jo, ajo ekziston vėrtet. E takuam njė mbrėmje dhjetori. Eshtė njė grua e bukur me tė qeshurėn fėminore dhe sy tė shqetėsuar, e cila jeton nė Paris nė njė apartament veshur nė tė kuq. Si ajo e kuqja e tablove qė pikturon - «pėr tė shprehur shqetėsimin». Eshtė fotografe. Ka lindur nė Tiranė nė vitin 1968, e mė pas prej vitit 1991 jetoi nė Itali. “Vendi ku nuk vdes kurrė” ėshtė pak nga ajo historia e saj. Lexojeni, ėshtė njė mrekulli.


    Asgjė e dukshme
    E lindur nė Tiranė, nė vitin 1968, Ornela Vorpsi studioi Akademinė e Arteve nė Brera tė Italisė, para se tė vendosej pėrfundimisht nė Paris. Monografia e saj e parė fotografike “Nothing Obvious”, botuar nga “Scalo”, ėshtė njė nga ata libra qė pėrcaktoi vendin e saj nė fotografinė bashkėkohore nė shoqėrinė e Richard Billingham-it, Ray-it Laugh dhe Martin Parr-it.
    “Nothing Obvious” ėshtė njė libėr me portrete femėrore dhe autoportrete. Nė shumicėn e imazheve gruaja ėshtė parė e vetmuar, nė hapėsira tė zbrazėta. Megjithatė imazhet nuk janė pa njė farė sensualiteti, ato provokojnė mė sė shumti mendimet e pėrvojave tė sė kaluarės. Nėse “Asgjė e dukshme” ėshtė pjesa mė e rėndėsishme deri tani nė karrierėn e Vorpsit si fotografe, njė tjetėr sfidė ka prekur sė fundi Vorpsi, letėrsinė. Romani i saj “Vendi ku nuk vdes kurrė”, i shkruar nė italisht ėshtė botuar nė Francė nga shtėpia e njohur botuese “Actes Sud”.



    24/01/2004
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e pagan
    Anėtarėsuar
    15-02-2004
    Postime
    233
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime

    Ornela Vorpsi

    nje nga shtepite botuese me te njohura te frances ACTE SUD boton (ne fakt riboton ngaqe libri pati sukses) romanin e pare te tashme shkrimtares (por edhe piktores, fotografes e me tej) te titulluar "Le pays oł l'on ne meurt jamais." (vendi ku s'vdesim kurre).

    libri u prit shume pozitivisht nga kritika, ne pothuaj gjithe revistat e gazetat me ne ze te frances duke filluar nga ato te modes si VOGUE ose te perditshmet LIBERATION apo LE FIGARO, u botuan artikuj te gjere te shoqeruar me fotografi mbi autoren, e cila pasi fitoi nje burse nga "villa medicis hors des murs" ndodhet aktualisht ne Japoni.

    ne fakt pas atij me fotografi Nothing Obvious botuar nga nje shtepi prestigjioze svicerane (scalo), ky eshte libri i dyte i orneles, se afermi do te dale romani i saj i dyte po tek acte sud.

    per ata qe lexojne frengjisht ja nje bisede (entretien) e saj: ne kete faqe

  3. #3
    Jeta ėshtė e bukur! Maska e Elna Durrėsi
    Anėtarėsuar
    15-06-2002
    Postime
    923
    Faleminderit
    0
    10 falenderime nė 10 postime

    Pėrshėndetje.

    Unė ka nja njė muaj qė e kam lexuar librin e Vorpsit: "Vendi ku nuk vdesim kurrė".
    Ėshtė i shkruar mirė dhe tė rrėmben nė lexim nga ana letrare. Nga pėrmbajtja do thoja se aty ka shumė tė vėrteta rrėnqethėse shqiptare. Ajo shpreh shumė qartė nėnēmimin femėror nė shoqėrinė e dikurshme shqiptare. Ka njė thėnie mė se tė vėrtetė nė kėtė roman ku Vorpsi thotė : - Tė ishe e bukur ishe putanė, tė ishe e shėmtuar ishe gjynah.

    Shpreh gjithashtu shumė qartė vėshtirėsitė e familjeve tė prekura politikisht , ku tė ngjethet mishi nė tė lexuar si dhe vėshtirėsitė qė kalon personazhi vashėz me familjen e saj tė shpėrbėrė gjatė rritjes dhe pėrgatitjes pėr tė dalė nė jetė.

    Personalisht nuk jam dakort vetėm nė njė pikė me Vorpsin. Nė intervistėn qė lexova nė kėtė faqe , kur gazaterja pyet Vorpsin se nėse ky libėr ishte autobiografia e saj, Vorpsi i pėrgjigjet se kjo ishte autobiografia e gjithė Shqipėrisė, dhe pikėrisht pėr kėtė mua mė vjen njė revoltė nė shpirt nga mėnyra e prezantimit tė marrėdhėnieve : nėnė-bijė nė kėtė libėr , ku sipas autores bija ėshtė trajtuar qė nė fėmijėri si putanė , edhe kur ajo as qė e kishte idenė se ē'kishin meshkujt nėn pantallona , e ėma dhe gjyshja e vashėzės sė paraqitur nė roman e trajtojnė tė tillė meqė ajo ishte pjellė e tė atit, i cili ishte i ndarė me tė jėmėn dhe ishte nė Spaē si i burgosur politik. Hedh aq shumė dyshime mbi tė ėmėn, sa madje diku dyshon se edhe mos e ėma e kish burgosur tė atin pėr tė patur liri veprimi , meqenėse i ati i saj e kishte keqtrajtuar me dhunė fizike.

    Pra , unė personalisht nė lexim tė romanit ndiej diēka midis mllefit dhe xhelozisė tė vashėzės personazh dhe mėmės sė saj.

    Mbetem dakort qė tė jetė autobiografia e Vorpsit , por jo tė prezantojė tė tėrė familjen shqiptare si tė shpėrbėrė ku fėmijėt keqtrajtohen nė jetėn e pėrditshme duke u shfrytėzuar si shėrbyesit e familjes pėr pėrgatitjen e ushqimit dhe punėve tė shtėpisė dhe ledhatohen vetėm nė raste sėmundjes, siē i ndodhte personazhit tė Vorpsit nė roman.

    Mua nėna ime nuk mė ka trajtuar putanė ndonjėhere. As ndėr shoqet e mia nuk kam vėrejtur njė reagim tė tillė.
    Pra, pėr mua do kishte qenė mė e udhės qė Vorpsi tė kishte thėnė thjesht se ishte autobiografia e saj.

    Nė libėr jeta e pėrditshme paraqitet shumė negative. Nuk mund tė them se ishte shumė ndryshe jo , por ama me bindje them se familja ka ekzistuar dhe rezistuar nė Shqipėri shumė mė shumė se nė Evropė dhe se tė paktėn marrėdhėniet nėnė- bijė nuk kanė qenė nuk kanė qenė armiqėsore , mllefuese apo xhelozuese.
    Pra , Vorpsi , ti me personazhin tėnd ose e nxirrje nė pah tė vetmen pikė pozitive qė kishte nė Shqipėri , familjen , ose thoje nė intervistė se kjo ėshtė autobiorafia tėnde dhe pikė e nuk na pėrfshije tėrė shqiptarėve nė thesin e kėsaj vorbull familjeje.

    Pėrveē kėtij reagimi , s'do kisha fjalė tjetėr tė thoja pėr librin sepse si anė letrare ėshtė mjaft i arritur dhe tė tėrheq nė lexim.

    Do mundohem tė lidh intervistėn tė pėrkthyer nė shqip kėtu , qė tė keni mundėsi tė lexoni , si dhe pak nga pak do ju postoj sipas kohės qė mund tė kem nė dispozicion pjesė tė pėrkthyera nga libri , qė tė njihet dhe lexuesi shqiptar me tė.

    Elna.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Elna Durrėsi : 01-07-2004 mė 16:56

  4. #4
    Jeta ėshtė e bukur! Maska e Elna Durrėsi
    Anėtarėsuar
    15-06-2002
    Postime
    923
    Faleminderit
    0
    10 falenderime nė 10 postime
    Intervista e Ornela Vorspit.

    „Nė vendin ku nuk vdesim kurrė“ Ornela Vorspi risjell me pėrzierje miniskenike fragmentare kėtė tokė e gjitha nė kontrest qė ėshtė Shqipėria, duke denoncuar ashtu si ajo barbarinė ledhatuese diktatoriale e cila ēelet nėn hijen e lulėzimit tė triskave.
    Takim.

    Ėshtė romani juaj i parė. E keni mbartur gjatėkohė ?

    Unė shkruaj qė kohė mė parė , por ideja e publikimit ka ardhur rastėsisht. Njė ditė i lexova ne pėrkthim tė menjėhershėm italiano-francez njė miku shkrimtar Eric Laurent , i cili mė kurajoi gjallėrisht ti publikoja. Nė fillim besova se mė thoshte kėtė pėr tė mė dhuruar kėnaqėsi, por kur mė propozuan seriozisht t’i kushtoja kohė pėr ti pėrkthyer , thashė mbase ia vlente.
    Disa kalime nė kėtė mozaik janė tė 6 viteve tė shkuara . Tė tjerat janė shkruar para 3 vjetėsh kur vėrtet u vura tė shkruaj romanin.

    Ju e keni shkruar kėtė roman nė italisht, vendi ku ju keni jetuar: pėr cilėn arsye?

    Kam efektivisht kryer studimet e mia tė artit nė Itali. Zgjedhja tė shkruaja nė italisht ishte sepse kisha nevojė tė isha vėrtet e shkėputur nga ajo qė rrėfeja. Italishtja mė tėrhiqte me njė gjithėsi (univers) mjaft tė larguar nga Shqipėria qė tė mundja tė hidhja nė shkrim gjithė ē’kisha pėr tė thėnė. Njė tjetėr arsye ekziston por ajo ėshtė akoma mė shumė pragmatike : nėse do ekisha shkruar kėtė libėr nė Shqipėri dhe t’ia kisha prezantuar njė botuesi tė atjeshėm, do tė mė kishte thėnė probbanilisht jo, e kjo vetėm nga shkaku i pėrmbajtjes.

    Lexojmė qė ju jeni fotografe, piktore dhe videoaste. Kjo mėsymje nče roman ėshtė vetėm njė kalim?

    Pėr tė qenė e sinqertė arti bashkohės i sotėm mė pėlqen pak: ai ėshtė shumė i mjergullt, ka shumė abuzim. Nuk mė mjafton. Literatura nė tė kundėrtėn ėshtė njė terren ku ndjehem natyrshėm , me tė cilėn mbeten ende shenja: mund tė thuhet nėse njė tekst ėshtė i mirė apo jo.
    Nuk mundemi vėrtet tė hilezojmė siē ndodh me foton: shikohet shumė kjo prirje e kohės sė sotme pėr tė fotografuar banalitetin e pėrditshėm, shėmtimin, boshllėkun ekzistues.
    Arti bashkėkohės ka pėrparuar shumė, nuk ka mė limite apo shenja rikthimi (repčres) , gjithēka mund tė ekzistojė dhe kjo ėshtė shumė turbulluese pėr dikė si unė, qė i kushton njė rėndėsi tė madhe ēėshtjes sė kompozimit tė vėrtetė, punės sė mirėfilltė, estetikės. Pozicioni i artistit sot varet shumė nga relacionalja/nga blloku i tij i adresave: nuk shoh raportin me punėn!
    Shkurt, pėr momentin jam vėrtet nė literaturė pėrderisa vazhdoj tė shkruaj. Megjithatė, vazhdoj njėkohėsisht tė tjerat, fotografimin, ekspozimin e pikturave, videon pör nė njė mėnyrė mė tė qetė.

    Keni ju subjekte tė preferuara nė foto?

    Interesohem shumė pėr trupat e femrave [ Vorpsi tregon njė foto nė mur , nė tė cilėn prezantohen shumė buste femėrore pranė e pranėnga tė cilat vihet re dukshėm kafazi i kraharorit]. Konsiderojmė shumė shpesh trupat, format e tyre , si njė objekt bukurie , mishėrim i erotizmit. Nė tė kundėrtėn pėr mua kėta trupa fshehin plot mendime , gjėra qė shfaqen e zhduken: pėsojnė transformime. Askush nuk e ka zgjedhur trupin e tij, ne duhet ta pranojmė nė tė gjitha gjėndjet e tija tė njėpasnjėshme. Sigurisht sensualiteti ekziston por kjo nuk mė shtyn mua nė shikim keqndjellės.
    I fotografoj kėta trupa me njė lloj estetike duke mos nguruar pa pėrjashtim asgjė nga ajo qė gjejmė nė tekst.

    Pikėrisht kėtu , dy aktivitet e juaja foto dhe shkrim, bashkohen, sepse ne romanin tuaj, vashėza ėshtė nė qendėr , ajo rritet , ka shumė identitete por ajo ėshtė heroina. Vijmė atėherė tek njėra nga temat principale tė tekstit tuaj, imazhi i femrės, gjithnjė dyshues pėr “putinerie“. Mendoni ju qė ky zhvlerėsim femėror ėshtė njė pasojė e mentaliteteve nėn diktaturėn e Shqipėrisė apo ėshtė njė konsiderim i mirėfilltė nė kėtė vend?

    Ėshtė njė pyetje e ndėrlikuar sepse sigurisht diktatura ka ēuar nė njė amulli tė mentalitetit tė vendit. Qėnia njerėzore ishte e burgosur atje: gabimet lindnin lehtėsisht nga kjo gjėndje e tė mbullurit. Megjithatė, mendoj se ėshtė njė imazh njė imazh mjaft prezent nė vendet mediterrane , nčese shikojmė p.sh Italinė e viteve 40, shohim qė bukuria nuk e lė shpirtin tė qetė. E dėnojmė; njėjtė Greqia, Jogosllavia, qė ishin vende pak tė indistrualizuara. Qėnia njerėzore ka nevojė, mbi tė gjitha nė shoqėrinė oksidentale, tė krijojė idhuj, Ndaj , nė Shqipėri, ishte e pamundur. Femrat shndėrroheshin nė njė misterė tė magjishėm mbi tė cilat fantazojmė.

    Duhet ta konsiderojmė kėtė roman si totalisht autobiografikė? Ka ai vlera dėshmimi apo ėshtė thjesht lehtėsim ?

    Nuk ėshtė tėrėsisht autobiografik [(ēdo shkrimtar, edhe po tė jetė nė fiksion tė plotė, flet gjithnjė pak nga vetja)]. Pėr mua , ky libėr ėshtė nė radhė tė parė autobiografia e Shqipėrisė. Ajo qė pėrshkruaj ėshtė pėrjetuar nga mijra njerėz nė kėte vend.
    Nuk shkruaj as pėr dėshmi, as pėr lehtėsim. Kur shkruaj, nuk mė lehtėson. Kam njė ide shumė mė tė lartė pėr literaturėn. Kur e pėrdorim thjesht pėr tė nxjerrė gjėra, nuk i besoj dhe nuk e dua, gabaim mbase. Nė sytė e mi, proēesi i krijimit shkon shumė mė lart se thjesht ideja tė njerrėsh gjėra nga vetja, kėtė mund ta bėj nė tė folur me njė mike. Pėr aspektine dėshmimit, ėshtė e sigurtė qė duke treguar atė qė ishte nė tė vėrtetė Shqipėria (sepse gjithēka ėshtė e vėrtetė , edhe pse mund tė mos mė ketė arritur), prekim gjithsesi nė tė vėrtetėn histori. Megjithatė, nuk ėshtė vėrtet ajo qė kėrkoja : kisha njė nevojė tė vėrtetė krijimi.

    Kur lė Shqipėrinė pėr tė arritur nė njė tjetėr vend demokratik dhe liberal, dhe mbi tė gjitha tė qenit njė femėr e bukur, vallė nocioni i « putinerisė » vazhdon t’ju ndjekė ?


    Nė relaitet nuk ndihem mė eprekur nga ky problem. Megjithatė, edhe kėtu mė thonė nganjėherė « Oh ! Ornela, tė pashė nė tele tė ftuam sepse je e bukur , apo s’ėshtė e vertetė »
    Kjo gjė ndodhi pikėrisht pėr emsisionin Vol de Nuit. E vėrteta ėshtė qė Patrick Poivre D’Arvor shkurt kishte pėlqyer librin tim dhe mė kishte ftuar pa mė njohur mė parė se tė mė ftonte !

    Nga nje kėndvėshtrim mė i pėrgjithshėm, si jetohet kalimi nga njė diktaturė nė njė demokraci ?

    Pėr mua, ky tranzicion ka qenė turbullues, e kundėrta nga disa bashkėpatriotėt e mi qė janė adaptuar lehtėsisht. Po bėhen 12 vjet qė endem nėpėr botė dhe ende nuk kam gjetur vėndin tim. Shqipėria ishte nė fakt , njė vend shumė i strukturuar ( familja, shoqėria), kur donim tė lėviznim shumė larg, gjendnim njė mur : qėnia njerėzore dinte pra shumė mirė ku dhe nė ēfarė limitesh tė lėvizte. Papritmas, ardhur nga njė vend nga njė vend aq i mbyllur, aq « i linjėzuar », e arritur nė njė vend ku nuk ka asnjė shenjė(ose asnjė model) ėshtė vėrtet destabilizuese. Oksidentalėt janė gjitnjė nė lėvizje : studimet, puna, nganjėheØre edhe familjet janė tranzizuese. Mua m’u kanė dashur vite qė tė mėsohesha, njė kohė tė gjatė kam ndenjur nė njė lloj letargjie , duke mos arritur ne integrimin e kėsaj shoqėrie me aq pak forma fikse.
    Pėr mė shumė duhej tė gjeja njė vend qė mė pėrshtatet dhe kur je emigrant , e para gjė ėshtė mbijetesa : nė kėtė rast figurues, arti kthehet nė diēka abstrakte , i largėt. Siē thoshte Marksi , pėr qenien njėrėzore , ka bazėn dhe superstrukturėn. Si i bėhet kur ka ashtu si unė, bazčehumbur. Kohėgjatė , edhe pse arti mė mė dilte gjithnjė pėrpara, ishte e pamundur tė krijoja sepse duhej mė parė tė mbijetoja.

    Ju e keni lėnė Shqipėrinė nė moshėn 22 vjeēare. Jeni kthyer atje ?

    Ka gjashtė apo shtatė muaj, qė u ktheva njė dhjetėditėsh.

    D.m.th pasi kishit shkruar librin?

    Po, por Shqiptarėt nuk e kanė lexuar ende. Nuk e di nėse kjo do tė shndėrronte diēka pėr ta por nė fakt nuk mund tė mė mllefojnė sepse pėrshkruaj vetėm tė vėrtetėn. Gjithashtu nuk ėshtė ajo qė autorėt e tjerė kanė bėrė, tė cilėt kėrkonin t’i jepnin tė huajve imazhin e kėtij vėndi mė ekzotik, mė tė bukur se ai ishte kur realiteti i hidhėronte. Unė nuk nuk kam luajtur kėtė lojė.

    Ka disa muaj, pra ishte hera e parė qė ju ktheheshit?

    Jo, e dyta por nuk rri kurrė gjatėkohė. Kam kuptuar se vetėm e shkuara ime gjėndej atje dhe se ishte goxha pas meje. Gjithsesi, si tė jem atje , nė Itali apo Francė, nuk ndihem asgjėkundi tek unė (chez moi). Vėndndoshja ime ėshtė bėrė shumė “oportuniste „ nė kuptimin se ajo instalohet nė vendodhjen ku mund tė krijoj, shkruaj, shkurt tė jem nė paqe.

    Nė lexim, turbullohemi vėrtet nga pėrshtypja sa shumė doni ju ta pėrēmoni kėtė vend: si qėndron realiteti’ Ėshtė e mundur qė pėrfundojmė vėrtet duke dashur xhelatin tonė?

    Sinqerisht, po sigurisht qė mund ta duam por mundemi gjithashtu tė zgjedhim ti japim fund njė ditė durimit tė vuajtjeve. Ėshtė njė dashuri si ajo qė ndiejmė pėr njė prind qė ju keqtrajton: kemi dėshirė t’u ikim lidhjeve me kėtė prind, mbajmė distancat pėr vetė mbijetesėn, pėr tė mundur tė ekzistojmė pa mundur tė pengojmė arsyet e thella tė kėtij instikti dashurie. Shqipėria ėshtė vendi ku jam rritur, ku kam kujtimet e mia tė rinisė, dhe duke qenė une vetė dikush shumė nostalgjik, ėshtė normale qė kėto kujtime tė mė vijnė tė zbukuruar.
    Ateherė po, isha dhe jam akoma e lidhur me kėtė vend, por pata qartėsinė tė shkėputem , nė momentin e ardhur. Sot , e dua qetėsisht, nga larg.

    Le pays oł l’on ne meurt jamais,
    Ornela VORPSI
    Actes Sud
    15 euros, 155 pages.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e pagan
    Anėtarėsuar
    15-02-2004
    Postime
    233
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime
    perkthim i dobet, nuk perkthehet fjale per fjale, por duhet me pershtat.

    shih nje shembull qe jepet tek fjalori frengjisht - shqip i Vedat Kokones.

    j'ai fini depuis longtemps = kam mbaruar qekur

    siē shihet ne nje perkthim duhet te jesh SUPLE.

    ajo GJATEKOHE eshte e lezetshme e mund te perdoret diku por jo kudo se ēprish natyrshem shkrimin duke na terhequr vemendjen.

    sa i perket asaj pjeses ku s'te pelqen ornela, mendoj se duhet te thellohesh. ornela, mos harro, flet per VAJZAT E BUKURA, ku ben pjese. kur ne nje familje pa burre, gjenden nje grua e bukur bashke me nje vajze te bukur, te dyja plot ambicje per jeten, mendoj se relacionet midis tyre komplikohen e kjo nuk ndodh vetem tek familjet shqiptare, siē ka dashur te thote ornela por tek te gjitha familjet e globit, pra kemi te bejme me dukuri universale, te cilen vet ornela se ka kuptu si duhet.

    mendoj se sido te jete puna, nena i do femijet per interes. eshte ky interes qe i jep force dashurise se saj, ne vende si shqiperia kjo eshte mjaft e dukshme, ndersa ne france duke qene se femija shkeputet heret nga gjiri familjes, relacionit nene-femije i ngel ose dashuria ose interesi. ne shqiperi keto te dyja mpleksen.

  6. #6
    Jeta ėshtė e bukur! Maska e Elna Durrėsi
    Anėtarėsuar
    15-06-2002
    Postime
    923
    Faleminderit
    0
    10 falenderime nė 10 postime
    Citim Postuar mė parė nga pagan
    perkthim i dobet, nuk perkthehet fjale per fjale, por duhet me pershtat.

    shih nje shembull qe jepet tek fjalori frengjisht - shqip i Vedat Kokones.

    j'ai fini depuis longtemps = kam mbaruar qekur

    siē shihet ne nje perkthim duhet te jesh SUPLE.

    ajo GJATEKOHE eshte e lezetshme e mund te perdoret diku por jo kudo se ēprish natyrshem shkrimin duke na terhequr vemendjen.

    sa i perket asaj pjeses ku s'te pelqen ornela, mendoj se duhet te thellohesh. ornela, mos harro, flet per VAJZAT E BUKURA, ku ben pjese. kur ne nje familje pa burre, gjenden nje grua e bukur bashke me nje vajze te bukur, te dyja plot ambicje per jeten, mendoj se relacionet midis tyre komplikohen e kjo nuk ndodh vetem tek familjet shqiptare, siē ka dashur te thote ornela por tek te gjitha familjet e globit, pra kemi te bejme me dukuri universale, te cilen vet ornela se ka kuptu si duhet.

    mendoj se sido te jete puna, nena i do femijet per interes. eshte ky interes qe i jep force dashurise se saj, ne vende si shqiperia kjo eshte mjaft e dukshme, ndersa ne france duke qene se femija shkeputet heret nga gjiri familjes, relacionit nene-femije i ngel ose dashuria ose interesi. ne shqiperi keto te dyja mpleksen.
    Pagan

    I kishe dhėnė me vakt ti njė tė pėrkthyer intervistės, e se kishe lėnė ta bėnin tė tjerėt e pastaj ta shihje ti nga ballkoni nė ishte mirė apo jo.

    Pastaj:

    - e para : falendero dikė qė ka marrė mundimin tė pėrkthejė , se tė paktėn kohė ka harxhuar.

    - e dyta- pėrderisa autorja ėshtė shqiptare unė nuk kam tė drejtė shqipėrimi , sepse mund ti humb nuancat qė ajo vetė dėshėron ti japė librit apo intervistės sė saj.

    - e treta- Nuk jam e deklaruar nė asnjė zyrė kombėtare apo ndėrkombėtare si pėrkthyese artistike frėngo-shqiptare, qė do tė tė thotė , personalisht jam e kėnaqur nga pėrkthimi.Ti ke mendimin tėnd unė kam timin. Kėtu ėshtė forum diskutimi nga lexues tė ndryshėm , dhe jo zyra e kalimit tė provimit tė pėrkthyesve.

    - Dhe e fundit pėr ta mbyllur kėtė diskutim me ty unė i rikthehem mendimit tim i cili mė thotė tė tė them : .- Shtroje menderen e pėrktheje meqė s'tė paska pėlqyer dhe sille intervistėn me nuancat e pėrkthimit tėnd qė tė shihet diferenca e domethėnies nėse mbetet e njėjtė apo ndryshon ngjyrė kuptimi, sepse nė kėtė rast ka rėndėsi brendėsia dhe jo bukuria. Bukurinė le t'ia japė e zonja nė dashtė ta botojė Shqip. Megjithatė unė tė them se nuk ėshtė aq i dobėt jo sa mendon ti pėrkthimi , por nuk di ku po tė shkel nė kallo.

    Shėndet.


    Elna.

  7. #7
    Jeta ėshtė e bukur! Maska e Elna Durrėsi
    Anėtarėsuar
    15-06-2002
    Postime
    923
    Faleminderit
    0
    10 falenderime nė 10 postime
    Citim Postuar mė parė nga pagan
    sa i perket asaj pjeses ku s'te pelqen ornela, mendoj se duhet te thellohesh. ornela, mos harro, flet per VAJZAT E BUKURA, ku ben pjese. kur ne nje familje pa burre, gjenden nje grua e bukur bashke me nje vajze te bukur, te dyja plot ambicje per jeten, mendoj se relacionet midis tyre komplikohen e kjo nuk ndodh vetem tek familjet shqiptare, siē ka dashur te thote ornela por tek te gjitha familjet e globit, pra kemi te bejme me dukuri universale, te cilen vet ornela se ka kuptu si duhet.

    mendoj se sido te jete puna, nena i do femijet per interes. eshte ky interes qe i jep force dashurise se saj, ne vende si shqiperia kjo eshte mjaft e dukshme, ndersa ne france duke qene se femija shkeputet heret nga gjiri familjes, relacionit nene-femije i ngel ose dashuria ose interesi. ne shqiperi keto te dyja mpleksen.
    Sa pėr kėtė pėrfundimin tėnd pėr relacionin mėmė bijė nė kėtė libėr , unė tė them ,:- Futi i tė lexume edhe njė herė romanit tė Vorpsit edhe mbaje afėr fjalorin e Kokonės se tė ndihmon ta kuptosh mė mirė librin dhe pėrbėrjen e tij nė frėngjisht. Nėse prapė nuk i ke dhėnė si shumė dum, kėtu do e kesh ashtu tė pėrkthyer e tė papėrshtatur( ose ndryshe thėnė tė pashqipėruar artsistikisht) nga ana ime kėtė roman, sepse mua mė ka lėnė mbresa dhe kam dėshirė qė kėto mbresa ti ndaj me pjesėmarrėsit e forumit , tė pėlqen ty apo jo.

    Elna.

  8. #8
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Mosha
    48
    Postime
    2,500
    Faleminderit
    0
    29 falenderime nė 29 postime
    dmth, ne do qe te te botojne (ne france, itali , etj) u dashka te shash shqiperine. E besoj pak a shume kete , sidomos per ne europe.
    Ajo shkrimtarucja , qe ne interviste mu duke fare debile packa se mund te kete diploma per shkolla arti. Aty nuk thote asgje te mecur. Vecse po mburret se jetoka larg shqip ne paqe. Kush me thote mua se a eshte vertete shqiptare kjo? Nga cili qytet i shqip eshte. Dhe sidomos ku i ka dajat?...
    (nuk paska denjuar zonjusha e shkuar ne itali jo me pak se 22 vjece ta shkruaj librin e saj te pare ne shqip.-kjo eshte njera nga pikat dhe e mjaftueshme , per t'mu neveritur kjo fare ornele. I dh.efsha suksesin... qe paska patur me urrejtjen per vendin e vet, prinderit apo ate m.. gjoja biografie te sajen.
    "ne fakt letersia shqipe , shqiperia vete, dhe sidomos diaspora per keto lloji urrejtjesh ka nevoje"Jam duke vdekur nga kurioziteti ta lexoj.
    Kadareja me siguri duhet ta kete lexuar (apo thuaj ku lexoj ai autor shqiptare) po te pakten per xhelozi (meqe paska bere si fame ) duhet ta kish lexuar e te kish reaguar ne ato gazeta ku qenka intervistuar zonjusha shqiptare, dhe ku paska guxuar te shpalose vetem te zezen e familjes shqiptare. E vetmia genjeshter e pagelltitshme eshte ajo qe ajo diku paska thene (sipas ketyre rrjeshtave qe lexove ketu)se nena shqiptare qenke dhunuese e femijeve, dhe xheloze per te bijen. KURRE!Ne asnje kohe , ende nuk ka ndodhur te gjindet nje NENE SHQIPTARE, te jete xheloze per te bijen e ku e di une. Se nenat e europes qenkan me te mira ? Jam kurizoe te di, e ka bere ndonje dite punen e putanes kjo ornela aty ne itali? Se ne shqip, te pakten eshte ende turp te putanesosh.
    Nuk e shpiku femra shqiptare putanellekun. Ka Lindur pikerisht ne ITALIne qe ajo e dashka me shume se shqiperine.
    ... Do lexoj librin.... kur te mund ta kem ne shqip.

  9. #9
    Jeta ėshtė e bukur! Maska e Elna Durrėsi
    Anėtarėsuar
    15-06-2002
    Postime
    923
    Faleminderit
    0
    10 falenderime nė 10 postime
    Mace

    Shqip nuk ėshtė botuar , por do t'ju sjell pjesė qė po i pėrkthej qė ti lexoni. Ose nėse ndonjėri ka mė shumė kohė le tė fillojė pėrkthimin e kėshtu vazhdojmė.
    Mua personalisht mė ka lėnė mbresa. Tė tėrheq rrėmbimthi nė lexim. Nuk ėshtė i lodhshėm si libėr nė tė lexuar. Ka shtjellim tė shumė thėnieve tė urta popullore shqiptare. Gjatė elximit tė duket se je nė kinema e po sheh film. Edhe kur tregon pėr marrėdhėniet nėnė-bijė rrėnqethesh nga mėnyra e komunikimit . Trupin ta pėrshkron njė shije e hidhur dhe dhembshuria tė mbulon shpirtin si pėr t'ėmėn qė e detyruar nga mentaliteti mundohet tė shtrėngojė tė bijėn po nuk di se si, thjesht se nuk gjen mėnyrėn e dialogimit normal, por psikologjikisht i flet tė bijės sikur tė ishte putanė, po ashtu pėr tė bijėn e cila vuan pasojat si tė mentalitetit se fėmijė pa babė po , e bukur po, me nėnė tė bukur po, po ashtu edhe pasojat e nervozizmit tė sė ėmės e cila shpeshherė ndjehej nervoz e shumė raste shkarkoj teke bija . E vetmja gjė ėshtė se ajo nuk mund tė thotė me kėtė nė intervistė publike se kjo ėshtė autobiografia e gjithė Shqipėrisė , por mund tė thoshte se ėshtė autobiografia e saj , e familjeve si kjo pėrshkruar nė libėr a ku ta di unė , po jo tė japė imazhin e familjes torturuese ndaj fėmijėve si psikologjikisht ashtu edhe fizikisht.

    Megjithatė duroni pakėz se do ju sjell pjesėz nga libri, se nuk ėshtė dhe me shumė faqe jo , pėrkthehet , vetėm se janė dhe pushimet nė mes .

    Elna.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e pagan
    Anėtarėsuar
    15-02-2004
    Postime
    233
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime
    elna FLM, po te presim me padurim, du ta lexoj nga ty shoqeruar me komentet e tua, ndoshta vetem femra e kupton si duhet femren. une e kisha ne frengjisht po s'gjeta kurrajon ta lexoja.
    sot e shoh si detyrim moral, ose si me thone interes personal, qe thu ti ajo goca (shkrimtarja pra) me pruri nga japonia nje aparat fotografik qe kisha kater muj qe mbaja rradhe per ta ble.

    keshtuqe me ja lexu librin eshte me e pakta qe mund te bej per te. jo tallem, se mos e ka shrujt per mu.

    mace; mesadi une kadareja i ka shpene nje mezazh personal shume te ngrohte, pak i befasuar nga shtepia botuese si dhe pritja shume e gjere qe i beri shtypi dhe televizioni shteteror francez orneles.

    elna, mace, pershendetje e urime ne letersi dhe juve te dyjave.

  11. #11
    Jeta ėshtė e bukur! Maska e Elna Durrėsi
    Anėtarėsuar
    15-06-2002
    Postime
    923
    Faleminderit
    0
    10 falenderime nė 10 postime
    Citim Postuar mė parė nga pagan
    elna FLM, po te presim me padurim, du ta lexoj nga ty shoqeruar me komentet e tua, ndoshta vetem femra e kupton si duhet femren. une e kisha ne frengjisht po s'gjeta kurrajon ta lexoja.
    sot e shoh si detyrim moral, ose si me thone interes personal, qe thu ti ajo goca (shkrimtarja pra) me pruri nga japonia nje aparat fotografik qe kisha kater muj qe mbaja rradhe per ta ble.

    keshtuqe me ja lexu librin eshte me e pakta qe mund te bej per te. jo tallem, se mos e ka shrujt per mu.

    mace; mesadi une kadareja i ka shpene nje mezazh personal shume te ngrohte, pak i befasuar nga shtepia botuese si dhe pritja shume e gjere qe i beri shtypi dhe televizioni shteteror francez orneles.

    elna, mace, pershendetje e urime ne letersi dhe juve te dyjave.
    Pagan.

    Aktualisht jam me pushime ne antikun Durres , dhe librin e Vorpsit nuk e kam marre me vete, por edhe po ta kisha nuk di nese do mundja te postoja dicka ne forum , sepse ne nje nga ditet e shkuara te korrikut mora nje mail nga dikush ku falenderehosha per perkthimin e intervistes ( gje qe me gezoi goxha ) si dhe ku me thuhej qe libri eshte copyright e Acte Sud e nuk dihej ne kisha te drejte ta postoja ne forum te perkthyer apo jo? Pyeta edhe disa miq nese kisha te drejte te postoja ne nje forum nje liber te perkthyer pa qellim botimi apo perfitimi dhe me thane se behej. Por personalisht nuk kam deshire te marr mbi vete angazhime qe mund te paskan te bekan me ligjin apo Maliqin, ndaj nese dikush i njeh me mire ligjet mbi forumet dhe perkthimet me qellim debatues miqesor ne to le te jape nje njoftim ketu e une nese lejohet ligjerisht postoj pjese te perkthyera , por jo para fundshtatorit se kam punet e mia ne dore .

    Me respekt
    Elna.

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e jehona_ime
    Anėtarėsuar
    12-08-2004
    Vendndodhja
    lart e poshte
    Postime
    4
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    a eshte botuar vepra e saj ne shqip apo nje tjeter yll qe shkelqen vetem ne qiej te huaj?

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e pagan
    Anėtarėsuar
    15-02-2004
    Postime
    233
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime
    si duket ti se njihke ate proverben qe thote: nul n'est prophčte en son pays. (asnje s'eshte profet ne vend te tij).

    pastaj shqiptaret nuk lexojne libra, te duash te jetosh nga arti, pa u "prostitłar" (ne kuptim figurativ), ne shqiperi eshte pothuaj e pa mundur. por kjo vlen pak edhe per jashte.

    si dhe po te mos qe njoh nga francezet, te ishte per ne kadareja do te qendronte sot ne te njejtin rang me ...........futni ketu cilin te desheroni, te tjeret, flas per ata qe jane gjalle sot, jane te gjithe pothuaj ne te njejtin nivel.

    ndersa sa i perket pyetjes, jo nuk eshte perkthyer. s'di a i intereson autores njohja ne shqiperi, pastaj siē e thame po u njohe ne bote njihesh edhe ne shqiperi, ndersa e kunderta ka pak gjasa te ngjase.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e jehona_ime
    Anėtarėsuar
    12-08-2004
    Vendndodhja
    lart e poshte
    Postime
    4
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    pyeta sepse desha ta lexoj dhe une nuk di frengjisht.
    Duaj me mendje dhe zemren mos ja fal askujt!

  15. #15
    Jeta ėshtė e bukur! Maska e Elna Durrėsi
    Anėtarėsuar
    15-06-2002
    Postime
    923
    Faleminderit
    0
    10 falenderime nė 10 postime

    Pėrshėndetje Pagan.

    Citim Postuar mė parė nga pagan
    si duket ti se njihke ate proverben qe thote: nul n'est prophčte en son pays. (asnje s'eshte profet ne vend te tij).

    pastaj shqiptaret nuk lexojne libra, te duash te jetosh nga arti, pa u "prostitłar" (ne kuptim figurativ), ne shqiperi eshte pothuaj e pa mundur. por kjo vlen pak edhe per jashte.

    si dhe po te mos qe njoh nga francezet, te ishte per ne kadareja do te qendronte sot ne te njejtin rang me ...........futni ketu cilin te desheroni, te tjeret, flas per ata qe jane gjalle sot, jane te gjithe pothuaj ne te njejtin nivel.

    ndersa sa i perket pyetjes, jo nuk eshte perkthyer. s'di a i intereson autores njohja ne shqiperi, pastaj siē e thame po u njohe ne bote njihesh edhe ne shqiperi, ndersa e kunderta ka pak gjasa te ngjase.
    Mė vjen njė pyetje ashtu ndėr mend
    Siē vjen kur rri e e lexon kotazi
    Vallė je shpallur vetė avokat
    Vallė tė ka angazhuar Vorpsi .

    Nejse mė erdhi ashtu si kot kjo rimė , sepse miqėsisht mė tė thėnė po i kėput ca brockulla kėtu sa mua sinqerisht po mė bėn tė humb shijen e tė lexuarit nė kėtė rubrikė. Po si o burrė i dheut ( a grua , se zoti e di ē'fshihet pas emrit) nuk u ule ose tė pėrktheje dy tre copėza: besoj Acte Sud nuk do thoshte gjė pėr copėza , aq mė tepėr qė njifke dhe Ornelėn, ose tė na bėje dhe ti njė koment se ē'ndive ti kur e lexove kėtė libėr, ē'mesazh apo mbresa mbetėn nė ty. Po veē hy e dil nė temė pa sjellė asgjė konkrete.

    Libri i Vorpsit bėn njė shtjellim tė bukur tė shumė thėnieve e proverbave shqiptare , por dreqi e mori , nuk po gjej dot asnjė shtjellim nė atė libėr ku thuhet se shumė nga shqiptarėt grijnė sallatė mė apo pa lakėr brenda, mjaft qė grijnė.

    Jepi mėrjau mendimin tėnd njėherė tė shohim a e kemi kuptu i lloj unė ene ti, ene tjerė si unė e ti.

    Gjithė tė mirat

    Elna.

  16. #16
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,184
    Faleminderit
    7
    196 falenderime nė 162 postime
    jehona_ime:
    anglisht:
    http://www.amazon.com/exec/obidos/AS...538638-0877427

    frengjisht:
    http://www.fnac.com/Shelf/article.as...To=0&Nu=1&Fr=0



    macia_blu, mi ke hequr fjalet nga goja!!! :-)))
    Si lexues i librit te Vorpsit mendoj te them dy-tre fjale.
    Ne radhe te pare dua te them qe eshte nje "auto-biografi" e gatuar per shijet e
    publikut "Perendimor". Ketij publiku me ane te ketij libri i serviret nje menu
    e cila kenaq fantazmat e tyre rreth botes se panjohur ish-komuniste; njerez
    te eger, pa ndjenja, mbushur me krime, femer-objekt seksual, burg, gulag ... etj.
    Sa per bujen, mos te ma kishte keshilluar nje shok i cili kishte kryqezuar
    Z. Vorbsi ne sallonin e librit ku ajo i kishte dhuruar nje kopje, s'besoj se
    do ta kisha degjuar per te....

    Mendoj qe duke denigruar vendin tend (Znj. Vorbsi e ka kaluar
    kete shkalle pasi shikon me urrejtje ose perēemim mashkullin
    kokeshtypur e veshe llapush shqiptar, nenen xheloze shqiptare,
    etj etj) fiton vetem meshiren e te huajve, por jo respektin.

    Z. Vorbsi ka rene ne ujart e atyre qe dilnin para kamerave
    te televizjoneve te botes (90-91-97) e shanin nga nena e
    motra Shqiperine, qe i kishte lene pa ngrene, pa veshur
    e pa nxene. Ata qe aq shume te peshtire beheshin sa
    qe dhe vendasit te cilet i mireprisnin, pas buzeqeshjes
    hipokrite fshinin perēemimin per keta njerez pa vlere
    qe shisnin "nenen" e tyre per nje pule te pjekur, nje
    pale "xhinkse", nje manjetofon .... , nje vend per
    ekspozim ne ndonje galeri te Parisit ...

    Z. Vorbsi i uroj suksese ne punen e saj
    si fotografe "artistike" te trupit nudo te gruas;
    si shkrimtare s'besoj ti blej me liber.

    Kujdes ata qe jane me lidhje interneti te ngadalte, do ju marre
    shume kohe te ngarkohet:

    http://www.galerie213.com/dossier/vo...ela_Vorpsi.pdf


    Roni
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Wordless : 22-08-2004 mė 06:14

  17. #17
    Jeta ėshtė e bukur! Maska e Elna Durrėsi
    Anėtarėsuar
    15-06-2002
    Postime
    923
    Faleminderit
    0
    10 falenderime nė 10 postime
    Mendimi im!

    Ėshtė autobiografi se aty ka shumė elemnete detajuese nga jeta e Vorpsit si dhe shumė emra personazhes tė cilėt janė realė, dhe njerėzit qė njohin Vorpsin si dhe rrethin ku u rrit Vorpsi njohin edhe njė pjesė tė mirė tė personazheve, por nuk ėshtė autobiografi e gatuar sipas shijeve tė publikut perėndimor aspak. Ajo pėrshkruan rrjeshmėrisht jetėn e dikurshme shqiptare dhe lexohet aq lirshėm libri ( tė paktėn nė frėngjisht mua kėtė pėrshtypje mė ak lėnė) saqė tė duket vetja se po i jeton ato ngjarje. Ėshtė vėrtet ca e hidhėt pėr ne sepse jeta pėrshkruhet aq realisht siē ka qenė atėherė me mentalitet dhe mėnyrė jetese dhe ne nuk na vjen mirė qė perėndimorėt tė na zbulojnė realisht si jemi brymosur ne nė jetėn e atjeshme.

    Mendoj qe duke denigruar vendin tend (Znj. Vorbsi e ka kaluar
    kete shkalle pasi shikon me urrejtje ose perēemim mashkullin
    kokeshtypur e veshe llapush shqiptar
    Faktikisht edhe sot 80 % tė meshkujve shqiptarė ėshtė pėr ti nėnēmuar ndoshta jo nga veshllapushllėku , por nga mėnyra se si ata e konceptojnė jetėn, mėnyra e komunikimit qė ata kanė me njerėzit sidomos kur kanė seksin femėr pėrballė tyre nė bisedė. Verifikojeni kur shkoni Zonja e Zonjėza nė Shqipėri pėr pushime sesi ju zhbirojnė shikimet e meshkujve qė as ti vetė nuk arrin t'i kuptosh ē'domethėnie ka nė to: Sy tė shqyer , gjuhė langaraqėsh , shikim i papėrkufizueshėm e i papėrqendrueshėm. Ato nuk janė aspak shikime admirues , larg kėsaja se tė gjithė do i mirėpripsim, as shikime kurioze nuk janė , por mua personalisht mė ngjalllin frikė dhe pasiguri.
    Atėherė pse ju duket kaq nėnēmues ky realitet nga anė e Vorpsit kur faktikisht ekziston , ėshtė pjesė e jetės nė Shqipėri?!
    Edhe Cajupi shkroi : Burrat nėnė hije lozin, kuvendojnė/ Pika qė s'u bie se nga gratė rrojnė. Dhe kjo ide ka ekzistuar nė kohė tė Cajupit, nė kohė tė monizmit si dhe vazhdon tė ekzistojė nė kohė tė demokracisė.

    Pėr mua e vetmja gjė qė Vorpsi duhej tė kishte bėrė ishte qė tė deklaronte qė kjo ishte autobiografia e saj e jo e gjithė Shqipėrisė , sepse vėrtet relacionet nėnė-bijė nė libėr janė mllefuese e xheloze deri nė atė pikė sa bija dėshėron shpesh herė nė meditimet e saja vdekjen e nėnės sė saj, duke shpresuar se do shpetonte nga ky " lloj keqtrajtimi qė nėna i bėnte" nėse do mund ta quaja kėshtu. Pra, nėse nė rrugė do hasnim djemtė qė tė pėrpinin me sy e tė nėnēmonin me fjalė (dhe besoj se nuk ngriheni e tė thoni: JOOOOOOO S'eshte e vertete kjo, se ėshtė mė e vėrtetė se e vėrteta) e nėse nė ēdo familje do hasnim vėshtirėsitė ekonomike si dhe furnelat e tmerrshme tė vajgurit; nė marrėdhėnit prindėr-fėmijė tė paktėn ishte ndjenja e afrimitetit dhe familja ishte e shenjtė. Pra Ornela mund tė thoshte qė marrėniet prind-fėmijė qė pėrshkruan ajo nė libėr ishin raste tė vecanta jo tė pėrgjithshme. Pėr mua vetėm kjo gjė mė lė shije tė hidhur sepse kur e lexoj mė cėnohet familja ime e shenjtė shqiptare nė tė cilėn u linda , u rrita , u formova dhe ja qė jam kjo qė jam sot. Pėrveē kėsaj pike jam 200% dakort me Vorpsin nė libėr.

    Fatkeqesėsisht nuk mundem t'ju postoj pėrkthim tė librit sepse duke pasur parasysh se libri ėshtė copyright i Act-Sud mund tė sjellė probleme me tė drejtat e autorit , por kush di frėngjisht apo italisht mirė do ishte ta lexonte. Si dhe mirė do ishte tė pėrkthehej zyrtarisht nė shqip qė lexuesit shqiptar tė njiheshin me tė , por kėte e vendos vetė e Zonjė e librit.

    Tė le ndjesi tė hidhur kur e lexon, sepse keqardhja dhe dhimbja tė mbulon shpirtin pėr mėnyrėne jetesės qė kemi bėrė nė Shqipėri, por nė fund tė fundit : Ky ishte realiteti ynė Shqiptar.

    Elna.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Elna Durrėsi : 22-08-2004 mė 07:19

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e pagan
    Anėtarėsuar
    15-02-2004
    Postime
    233
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime
    o elna a di pse postova per ornelen ketu, vetem me qellimin te frymezoj te tjeret, ju. librin e saj se kam lexu as gjej kohe per ta lexu. dhe jo vetem te sajin.
    gjithashtu ornela kurre nuk do te behet shkrimtare, mendoj se shkrimi nuk eshte sport per femrat, pra jo vetem per te.

    thjesht ajo KERKON TE BEHET DIKUSH, dhe eshte pikerisht kjo veti te cilen simpatizoj tek njerez te tille. pak rendesi kane detajet, vepra e saj. ajo qe vlen per mua eshte PERPJEKJA, qofte dhe absurde, per te arritur nje objektiv.

    sa me i larte te jete objektivi, aq me FISNIKE behet perpjekja, aq me i pavdekshem protagonisti i saj. nji ktu eshte puna.

    bile dhe dallimi i dashur roni, me ata halabaket qe shanin shqiperine tek tele cerna gora. sipas teje ornela shan vendin, ata shanin vendin gjithashtu, pra jane njesoj.

    jo lal.

    ata e shanin vendin per nje pale letra, a eshte po ky qellimi orneles. jo! objektivi saj eshte me i larte se nje pale letra, pra s'ka sesi akti i tyre te jete i njejte.

    nuk di a kupton.

    shnet.

    ps; a do te behet ornela diēka dhe ēfare ne rrugen e saj. ket nuk mund ta them, s'jam magjistar. vetem koha do e tregoje.

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e jehona_ime
    Anėtarėsuar
    12-08-2004
    Vendndodhja
    lart e poshte
    Postime
    4
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    E shoh se pagan paska nje ide te veten per Vorpsin dhe per vepren e saj duke u nisur nga fakti se eshte femer. Ai thote se si e tille nuk mund te jete shkrimtare, por perseri ja vlen te permendet per perpjekjen.
    Jo mor ti, jo! Ajo eshte perpjekur dhe ka fituar. Te pakten per kohen ne te cilen jeton. Lavdia e saj pas vdekjes do te varet nga nje tjeter shkrimtar/e qe do te dije te na e serviri si te pavdekshme.

    U dashka gjetur libri, sepse ajo qe thote Elna me nxit goxha kuriozitetin.
    Duaj me mendje dhe zemren mos ja fal askujt!

  20. #20
    GLADIATOR Maska e adis68
    Anėtarėsuar
    02-11-2004
    Postime
    124
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    WOW. Bravo Ornela. Po gjetet nndonje foto postojeni. Se para nja 20 vjetesh ka qene goce simpatike.

Faqja 1 prej 3 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Thashetheme
    Nga MI CORAZON nė forumin Kino-Televizioni nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 260
    Postimi i Fundit: 23-08-2007, 11:21
  2. Studentja 20 vjecare vret shoqen e dhomes per te dashurin
    Nga zeus nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 58
    Postimi i Fundit: 12-01-2005, 20:21
  3. Vajza e Ornela ***** lė burrin pėr njė shqiptar?
    Nga kledi nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 04-03-2004, 00:17
  4. Nje ulėrimė nėne :"NUK E SHES VAJZEN!"
    Nga ALBA nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 14-05-2003, 01:29

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •