Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 30
  1. #21
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,573
    Njė grup Shqiptar-Amerikan me veglat muzikore Shqiptare.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Edi

  2. #22
    i/e larguar Maska e Gjallica
    Anėtarėsuar
    26-12-2002
    Vendndodhja
    My MinD iS yOuRs...YoUr HeArT iS mInE...!
    Postime
    596
    Oh te flm per keto foto kaq te bukura qe solle ketu.Me keto te fundit na ktheve kohen prapa, e na fute ne mendime

  3. #23
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    po gajden ku ma kini? do i kete mbetur hatri qe s'e kini permendur gjekund.
    Summertime, and the livin' is easy...

  4. #24
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Citim Postuar mė parė nga Cupke_pe_Korce
    po gajden ku ma kini? do i kete mbetur hatri qe s'e kini permendur gjekund.

    Gajdja

    Vegėl muzikore aerofone.

    Gajdja pėrbėhet nga shakulli prej lėkure bagėtie tė vogėl, buēalla e isos dhe pipa e notave. Gajdja tek shqiptarėt ėshtė e lidhur ngushtė me kultin e blegtorisė. Pėr kėtė arsye, repertori i gajdes pėrkon ngushtė me kėtė sferė tė jetės shqiptare. Qė nė kohėt e vjetra sipas Thalloczy: ilirėt kėndonin kėngė lufte tė shoqėruara me fyej e gajde. Sot, gjeografikisht gajdja gjendet e pėrhapur nė Shqipėrinė e Jugut kryesisht nė Toskėri, nė rrethet e Beratit, Kuēovės, Pogradecit, Gramshit, Devollit, Korēės, Librazhdit etj. Pėrdoret si vegėl solistike nė pjesė tė ndryshme, kryesisht kaba, por edhe si vegėl shoqėruese nė ansamble me vegla popullore kryesisht nė funksion tė melodisė dhe veēanėrisht tė iso-pedalit. Si vegėl popullore mjaft e pėrdorur dhe e pėrhapur, e gjejmė tė ndėrfutur edhe si “tė panjohur” nė gjė a gjėzat:

    -Qafė kam
    kokė s’kam
    katėr shalėsh dhe pa kėmbė
    me frymė dhe i vdekur jam
    as me kocka as me dhėmbė.
    (Gajdja) Korēė
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  5. #25
    Citim Postuar mė parė nga shigjeta Lexo Postimin
    Lahuta

    Eshte nje vegel popullore me hark dhe me nje korde te perbere prej qimeve te kalit. Trupi i lahutes behet nga nje cope e vetme druri (panje, arre, etj). Kasa ka trajt gjysem sferike dhe mbulohet me lekure te rregjur e cila mberthehet ne anet e saj me kunja druri. Harku i lahutes behet zakonisht nga druri i thanes, qimet lyhen me rreshire pishe. Lahuta shpesh here eshte e zbukuruar me simbole kultesh te lashta si koka e dhise, gjarpri, ose figura historike etj. Timbri i lahutes eshte hundor dhe pershtatet shume mire me permbajtjen e kengeve epike. Me lahute luhen hyrjet, interludet dhe shoqerohet ne menyre heterofonike kengetari. Lahuta eshte e perhapur ne Malesine e Madhe, Dukagjin, Postrib, Nikaj-Mertur, ne Malesine e Gjakoves etj. Ndeshet edhe ne krahinat poshte Drinit si ne Puke, Diber, Mat dhe aty ketu ne disa fshatra te Shqiperise se Mesme.
    Lahuta/ Elementėt mitikė tė veglės muzikore

    Mbetet njė nga veglat mė tė lashta, po pjesa problematike mbetet prodhimi i tyre se krijohen nė kushte familjare.
    Lahuta ėshtė njė ndėr veglat mė tė lashta muzikore tė popullit tonė.

    “Eposi i Kreshnikėve” tashmė prej njė viti ėshtė miratuar nga komisioni kombėtar qė kjo pasuri shpirtėrore tė jetė pjesė e UNESCO-s pėr mbrojte, pasi vitet e fundit kjo dukuri ėshtė rrudhur sė tepėrmi.

    ABC

    Ne videon me poshte ka disa informacione vertet interesante, si ato qe shpjegon studiuesi dhe koleksionisti i lahutave, Jaho Brahaj.

    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-02-2010
    Postime
    98
    Shpjegimi per qiftelin me duket disi jo i plote.Qiftelia nuk quhet dyzen,dyzen dmth,me akordu,karadyzen eshte vegel tjeter qe i thon edhe prim.Duhet shpjeguar se nga e kane marr qiftelin shqiptaret dhe ne cilen kohe eshte perdor deri me sot.

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar mė parė nga Izber
    Duhet shpjeguar se nga e kane marr qiftelin shqiptaret dhe ne cilen kohe eshte perdor deri me sot.
    Duke u nisur dhe nga emri qė ka, duket se ēiftelia ėshtė njė vegėl qė ka hyrė nė Ballkan gjatė pushtimit osman. Ja ē'lexova nė njė enciklopedi shqiptare pėr folklorin:

    _________

    e.f., Vegėl muzikore kordofone me dy tela qė gjendet nė veri tė Shqipėrisė.
    Etim. Sokoli: nga fjala turke “ēift” dhe nga fjala arabe “tel”. Nė greqishte “kitelis” nė maqedonishte “kitelija”.

    Enci. Vegla e ēiftelisė ka njė pėrhapje nė veri tė Shqipėrisė dhe nė Kosovė. E gjejmė tė pėrdorur edhe nė fshatrat e “Maqedonisė toske”. Kemi disa lloje ēiftelish. Ēiftelia e vogėl quhet ndryshe edhe ēifteli Dukagjini, sepse kjo ēifteli pėrdoret nė regjistrin e lartė. Ēiftelia mesatare quhet ndryshe edhe ēifteli Tirane, nė nonjė rast edhe ēifteli Elbasani. Ēifteli e madhe quhet ēiftelia e Dibrės, ēifteli e cila nuk kombinohet me sharki pėr shkak tė regjistrit tė saj tė poshtėm qė ėshtė i ngjashėm me sharkinė. Dy telat e ēiftelisė akordohen nė mėnyra tė ndryshme dhe mbi tela luhet me pendė ose me pendėn e bėrė nga lėkura e drurit tė qershisė.

    E gjejmė tė pėrdorur kryesisht nė funksion tė vokalit, si vegėl solistike por edhe si vegėl pėrbėrėsė nė ansamble me vegla kordofone dhe membranofone. Zakonisht interpreti nė ēifteli ėshtė edhe kėngėtar.. Veglėn e ēiftelisė e gjejmė tė pėrmendur edhe nė krijime tė ndryshme tė folklorit gojor:

    Me emrin qyteli dhe qiteli e gjejmė tė pėrdorur nė Kosovė. Nė 16 Maj tė vitit 1966, nė qytetin e Lezhės formohet ansambli folklorik me emrin “Ēiftelia” , pjesėmarrės nė tė gjitha festivalet folklorike kombėtare dhe lokale, vlerėsuar me ēmime dhe medalje. Ansambli “Ēiftelia” dekorohet mė 24 Janar 1970 me urdhėrin “Naim Frashėri” tė klasit tė dytė.

    Literatura: “Melodi dhe valle popullore instrumentale”, Tiranė, 1969; Sokoli. R, “Gjurmime folklorike”, Tiranė, 1981; Miso. P, “Muzikė popullore instrumentale”, Tiranė, 1990, Sokoli. R, Miso. P, “Veglat muzikore tė popullit shqiptar”, Tiranė, 1991; Ēobani, Tonin. “Ēiftelia e festivaleve kombėtare”, “Paralele kulturore”, Lisitan, 2001 etj.

    http://www.vasiltole.com/Albanian/En...lopediaCC.html

    .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga -BATO- : 02-01-2012 mė 15:27

  8. #28
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Citim Postuar mė parė nga edspace Lexo Postimin
    Ja dhe Lahuta
    Lahuta, “racė” nė zhdukje

    Muzeu Historik Kombėtar prezanton “Lahuta e Eposit Shqiptar”, ekspozitė e tridhjetė lahutave tė rralla shumica mbi 100-vjeēare.

    Nė njė sfond etnografik rrinin dy palė kostumesh tė burrit malėsor dhe xhubleta femėrore pėrdorur nė Malėsinė e Madhe, nė Rrafshin e Dukagjinit dhe nė Mal tė Zi. Koleksionistja e tyre ėshtė poetja Luljeta Dano, e cila i ka emėrtuar “Burrė e grua nga Dukagjini” dhe “Burrė e grua nga Kelmendi”.

    Ndėrsa lahutat, pothuajse tė gjitha u pėrkasin koleksioneve private tė Bajram Hysenit, Mustafa Arapit, Nikolit Vasisė, e Luljeta Danos e cila i koleksionon prej fundit tė viteve tetėdhjetė. Vetėm tri janė pjesė e koleksionit etnografik tė Muzeut Historik Kombėtar, pėr tė cilat thuhet qė i ka mbledhur Gjon Duglia nė Shkodėr, e qė mbajnė shėnimin “Gegė e Toskė”.

    Lahuta ėshtė vegėl muzikore popullore me njė tel ose njė qime kali, mbi tė cilėn luhet me njė hark tė pėrkulur. Ėshtė pėrdorur kryesisht nė Shqipėrinė e Veriut, nė Kosovė dhe nė Mal tė Zi. Pėrbėhet nga njė kupėz e drunjtė nė trajtė vezake tė mbuluar me lėkurė, qė quhet shark, dhe ka njė bisht nė tė cilin janė tė pikturuara figura tė ndryshme dhe qė nuk ėshtė shumė i gjatė. Harku i lahutės ndėrtohet nga degėt e drurit tė thanės tė tėrhequra me qime nga bishti i kalit. Trupi i saj pėrbėhet nga kasa e drurit dhe lėkura mbėshtjellėse e kasės, e cila zakonisht ėshtė lėkurė keci. Gdhendjet mė tė zakonshme tė lahutės janė me kokė dhie, por ka dhe figura tė tjera mitologjike. Kėto figura, tė vizatuara veēan ishin ekspozuar pėrbri instrumenteve. Janė qenie ose skena mitologjike nga areale ballkanike. Nė lahutė gjen tė gdhendura tė quajturat Orėt e bjeshkėve, figurėn e kreshnikut, gjarprin shėrues, – figurė e cila sipas studiuesit Jaho Brahaj ekziston vetėm nė mitologjinė shqiptare – dielli dhe hėna apo brirėt e bollėkut. Tė gjitha kėto njohėsit e instrumentit i quajnė “zgjatime tė lahutės, kode tė saj qė tregojnė njė larmi tė jashtėzakonshme tė njė pasurie shumė tė lashtė qė i ka rrėnjėt qė nga kultura e ilirėve dhe arbėrve”.

    Lahuta mė e vjetėr nė ekspozitė ka tė dizajnuar figurėn e kreshnikut. Sipas Brahajt “ai jeton ende i gdhendur nė mentalitetin e popullit, sepse populli s’mund ta pranojė vdekjen e tij. Prandaj ai gjendet kėmbėkryq nė shpella ose nė varrin ku mendohet qė ėshtė varrosur”. Ky ėshtė njė transformim qė ka ardhur deri nė ditėt e sotme.

    Studiuesi Brahaj shton se dy faktorėt kryesorė tė cilat po ndikojnė nė zhdukjen e kėtij instrumenti tradicional tė Shqipėrisė sė Veriut janė “lėnia pas dore nga ata persona qė e kanė njė vegėl tė tillė muzikore dhe blerjet e tė huajve qė e dinė rėndėsinė qė ka ky instrument.”

    Eposi i Kreshnikėve bashkė me mjeshtėrinė e punimit tė veglave muzikore tradicionale presin tė marrin statusin “Kryevepra tė Trashėgimisė Shpirtėrore Shqiptare”.

    Ndėrsa Ministri i Kulturės Aldo Bumēi nė fjalėn e tij, falėnderoi koleksionistėt pėr punėn e bėrė dhe tha se “jemi nė pritje qė kjo vlerė shpirtėrore e popullit shqiptar tė njihet e dokumentuar nga UNESCO”.

    Valeria Dedaj
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Postime
    336

    Rapsodi D. Kola me cifteli nga Pier Leone Ghezzi

    Nje fraze nga Libri_1:

    . . . the picture of Domenico Colas, playing the two-stringed colascione(no.284)
    is a gratifying addition to the rare illustrations of this instrument . . .


    ---------------- Liber 1 ------------------

    Titulli:
    Il Mondo novo musicale di Pier Leone Ghezzi

    Autori:
    Giancarlo Rostirolla
    Publ:
    Milano: Skira;
    Roma: Accademia nazionale di Santa Cecilia, 2001

    [ 495 p ISBN 8-881-18427-3. 92.96.] Illustrations, bibliography, indexes.


    ------------------------ Liber_2 (www tekst) -----------------------------
    THE STRINGED INSTRUMENTS OF THE MIDDLE AGES
    THEIR EVOLUTION AND DEVELOPMENT

    FROM THE DANISH OF HORTENSE PANUM

    ----------------------------------------------
    Nje fragment nga Libri_2:

    . . .
    The Colascione was mentioned for the last time when the
    Brescian brothers Colla gave concerts in various towns of
    Europe in the second half of the eighteenth century, in order
    to popularise "two entirely new instruments".

    In November, 1763, and in April, 1771,
    they performed at the Royal Theatre in Copenhagen (Overskou).
    By that time the instrument must have so far fallen into
    disuse that its previous existence had been forgotten.

    . . .

    [ Domenico Colla, Bresciano, il suonatore di Colascione ]

    --------------------------------------------------------------------------

    Ne adresen www qe vijon eshte nje varg vizatimesh nga Pier Leone Ghezzi.
    Vizatimi i njezete paraqet nje rapsod me cifteli (ngjitur).
    Ndoshta eshte Domenik Kola qe permendet ne dy librat e cituar.


    www.bildindex.de/
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Vegla te muzikes popullore

    Artisti i huaj promovon ēiftelinė: Ky instrument mikrotonal mė ndryshoi mėnyrėn se si unė mendoj pėr muzikėn

    Nuk janė tė pakta rastet kur kultura shqiptare promovohet nga tė huajt. Njėsoj ka ndodhur edhe me instrumentin e ēiftelisė, e cila ėshtė promovuar nga kompozitori dhe programuesi David Hilowitz, me banim nė Filadelfia, i cili promovon kultura tė ndryshme


    Nuk janė tė pakta rastet kur kultura shqiptare promovohet nga tė huajt. Njėsoj ka ndodhur edhe me instrumentin e ēiftelisė, e cila ėshtė promovuar nga kompozitori dhe programuesi David Hilowitz, me banim nė Filadelfia, i cili promovon kultura tė ndryshme.

    Fokusi i tij mė sė shumti qėndron te objektet, tė cilat janė tė vjetra, instrumentet qė nuk janė aq tė njohura dhe gjithēka tjetėr me tė cilėn mund tė krijojė muzikė.

    Nė platformėn “YouTube”, nė kanalin personal tė David Hilowitz (“David Hilowitz Music”) nė njė prej videove tė tij, Hilowitz tregon rrugėtimin e tij deri te njė dyqan i antikave. Ndėr tė tjera, ajo qė ia merr vėmendjen ėshtė njė ēifteli me flamurin kombėtar dhe me mbishkrimin “Kosova”.

    Programuesi e merr instrumentin shqiptar pėr tė mėsuar mė shumė pėr tė. Madje ai promovon edhe artistė tė ndryshėm shqiptarė, tė cilėt dinė t’i bien instrumentit me dy tela. Ai vazhdon edhe mė tej ta eksplorojė ēiftelinė, por bėn edhe krahasimin e ēiftelisė me instrumentet e tjera si kitarė etj.

    Kjo hap rrugėn pėr njė adoptim mė tė gjerė tė notave muzikore tė ēiftelisė dhe muzikės shqiptare.

    Gjithė kėtė proces ai e emėron me “Ky instrument mikrotonal ndryshoi mėnyrėn se si unė mendoj pėr muzikėn”.

    Te videoja e postuar nuk mungojnė dhe komentet nga shqiptarėt.

    “Si shqiptar ndihem i nderuar duke parė njė joshqiptar duke ecur nė kėtė rrugė tė gjatė pėr t’i shtuar kaq vlerė traditės sonė muzikore dhe pėr t’u ofruar mundėsi kaq tė mėdha artistėve tė rinj dhe kujtdo qė vendos tė krijojė muzikė”, shkruan njė ndjekės.

    Madje ka nga ata edhe qė ndėrrojnė mendim pėr ēiftelinė.

    “Unė u rrita duke u mėrzitur prej ēiftelisė dhe duke e urryer pasi mė duhej ta dėgjoja ēdo ditė, por gjeta njė vlerėsim tė ri”, thotė njė tjetėr komentues.


    / Gazeta SI / Shqiptarja.com

    https://shqiptarja.com/lajm/artisti-...oj-per-muziken

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Polifonia Popullore
    Nga Eni nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 23-05-2023, 16:43
  2. Muzika popullore ne dileme.
    Nga ChuChu nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 16:00
  3. kostumet popullore
    Nga olimpiadisti nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-03-2009, 19:27
  4. Enciklopedia e Muzikes Popullore Shqiptare
    Nga Darius nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-08-2006, 20:09
  5. Ndue Shyti, krijues i pėrsosur i muzikės popullore
    Nga StormAngel nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-09-2004, 11:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •