gsh
--------
DOSSIER I
Dėshmia e emigrantit politik Neshat Bilali me banim nė SHBA i cili nė vitet 1945-1946 luftoi me armė nė dorė kundėr forcave tė Sigurimit dhe mė pas u arratis nė Greqi
"Si u arratisa nga Shqipėria me Muharrem Bajraktarin"
--------------------------------------------------------------------------------
Petrit Palushi
Dėshmitė, refleksionet dhe vlerėsimet historike pėr vitet 1942-1946 qė po paraqesim nė shkrimin e mėposhtėm, jepen prej njė dėshmitari okular tė ngjarjeve qė lidhen me rezistencėn nacionaliste tė drejtuar nga Muharrem Bajraktari, dhe pėr kėtė, ato plotėsojnė mangėsi dhe zbrazėti tė shumta nė kėtė fushė, e rikthejnė atė kohė pėr t'u ndriēuar mė mirė shumė fakte, ngjarje, etj. Ato ballafaqohen me ato ngjarje qė janė ekspozuar deri tani dhe ku, nė tė shumtėn e herėve, kanė qenė tė deformuara dhe fakte tė shumta janė shtrembėruar. Informacionet qė sillen prej Neshat Bilalit dhe qė krejt natyrshėm jetėsohen e ndihmojnė realisht nė ndriēimin e ngjarjeve, tė enigmave tė ndryshme dhe u japin lehtėsisht pėrgjigje pyetjeve tė shumta qė janė shtruar kohė mbas kohe: Kush ishte Muharrem Bajraktari? Cilėt ishin pjesėtarėt e rezistencės nacionaliste tė Lumės? Pėrse Muharrem Bajraktari dhe pėrkrahėsit e tij mė tė afėrt nuk u larguan nga Shqipėria sapo mbaroi lufta? Si mund tė shpjegohet qė arriti t'i pėrballonte tė gjitha rrethimet qė i bėnė forcat policore tė ndjekjes nė vitet 1945-1946? Mund tė thuhet se ato ndriēojnė shumė fakte qė lidhen me pjesėtarėt e rezistencės nacionaliste tė Lumės, e cila mori formėn e njė organizate tė rregullt antikomuniste. Dėshmitė dhe refleksionet e Neshat Bilalit, marrin edhe karakterin e ekspozimit tė njė biografie tė trefishtė: fillimisht pėr Muharrem Bajraktarin, mbi tė cilin pėr rreth 50 vjet ngjitas do tė binin anatemat e historiografisė komuniste shqiptare. Ato gjithashtu janė njė pėrshkrim i veprimtarisė sė pjesėtarėve tė Rezistencės sė Lumės dhe informacioni qė sjellin, janė plotėsim i dėshmisė sė madhe, qė pa dyshim, i shėrben rishkrimit drejt tė historisė. Por ato, nė fund tė fundit, janė edhe njė autobiografi e shkėlqyer e vetė e rrėfimtarit i cili dėshmon sinqerisht pėr pjesėmarrjen e tij aktive nė ngjarjet e atyre viteve, tė cilat ende vazhdojnė tė mbeten tė mjegullta.
Zoti Bilali, Para largimit pėr nė Greqi keni marrė njė udhėtim pėr nė zonėn e Hasit. Pse e bėtė kėtė, kur dihej se ju qė mbetėt gjallė mbas ndeshjes nė Majė tė Vogėl, ishit tė rrethuar nga tė gjitha anėt?
"Nuk kish rrugė tjetėr. Muharrem Bajraktari na pat thanė se duhej me shkue edhe nė Has pėr me lajmrue tė arratisunit e atjeshėm me u mbledhė s'bashku e me u nisė pėrjashta vendit. Ai thoshte se duhej me u ba patjetėr ajo punė se ēdo qėndrim i matejshėm kishte me pasė veē dėmtime. Rezistenca e Muharrem Bajraktarit nė Lumė e pat ba punėn e vet. Por jo veē nė Lumė, por edhe nė shumė krahina tjera. Pėr shembull, jehonė ka pasė edhe nė Has, nė nji krahinė qė ka qenė pėrherė nė marr-dhanje shumė tė mira me Lumėn. Prandaj, tė arratisunit nė Has mund tė kujtonin se Bajraktari ndodhej hala nė Lumė dhe mbanin shpresa se diēka kish me ndodhė. Por edhe pėr nji tjetėr arsye. Duke u shmangė pėr do kohė prej Lume, tė paktėn forcat e sigurimit do tė kujtojshin se kishim ikė jashtė shtetit dhe Luma kish me ra nė heshtje pėr nji farė kohe prej ndjekjeve tė shumta. Lėvizja jonė prej Lume nė Has dhe prej Hasi deri Lera e Sorrave kur u nisėm pėr me u largue pėrfundimisht prej Shqipnie, ka qenė nji lėvizje qė s'u diktue prej forcave tė ndjekjes dhe kjo pėr meritė tė atyne njerėzve dhe tė atyne familjeve qė na strehuen dhe na ndihmuen. Mbas ndeshjes nė Majė tė Vogėl, mbetėm gjallė vetėm katėr vetė: Muharrem Bajraktari, Bajram Bajraktari, Esat Bajraktari dhe unė, prandaj e kishim shumė tė lehtė pėr me u largue dhe pa u rrezikue. Por Bajraktari me nji rast na tha se duhet me rrezikue prap dhe t'i marrim me vete tė gjithė ata qė e kishin nda mendjen me ardhė me ne".
Vendimin pėr t'u nisur jashtė vendit e keni marrė mbas ndeshjes nė Majė tė Vogėl apo mė pėrpara ?
"Beteja qė u zhvillue nė Majė tė Vogėl qe nji betejė e ashpėr. Forcat e ndjekjes na kishin rrethue kahmos. U vranė nė fushė tė betejės: Dostan Rexhepi, Sefė Xheladini dhe babė e bir, Tosun Ēejku me Elmaz Ēejkun. Bajraktari u ligshtue shumė. Mbaj mend qė pėr vrasjen e Tosunit dhe Elmazit tha: "Si ka mundėsi me u vra babė e bir menjiherė. Kjo gja asht e randė, e padurueshme". Ne s'ishim ata qė po na paraqiste propaganda komuniste. E vėrteta do dilte shumė ma vonė nė dritė. Ne ishim ata njerėz qė kėrkojshim nji regjim demokratik. Kėrkojshim nji Shqipni etnike. Kėrkojshim lidhje me Perėndimin. Meqense ra fjala, nė ndeshjen nė Majė tė Vogėl, Rezistenca u da .Pėrpjekja mtue shumė. Por kjo gja e ka shpejtue pėrgatitjen tonė pėr t'u largue prej atdheu, se pėrpjekjet tona i kishim fillue shumė ma herėt. Mbas pėrfundimit tė ndeshjes nė Majė tė Vogėl, me shumė vėshtirėsi mbrritėm nė Rexhepaj. Kemi lėvizė me shumė kujdes se qemė tė rrethuem gjithandej prej forcave tė ndjekjes. Nė Rexhepaj, nė shtėpinė e Sulė Asllanit morėm furnizim. Due me shtue se Bajraktari asht arratisė sė pari nė prill tė vitit 1941 dhe arratisja ka fillue nga kjo shtėpi. Po ashtu, edhe mė 1945, njerėzit e kėsaj shtėpie i dhanė bukė dhe e strehuen Bajraktarin, prandaj kjo familje, kur ka ardhė rasti, ka tregue vepra patriotike dhe s'asht frikėsue me ba sakrifica pėr me nderue vetin dhe kombin. Mbasi u larguam prej kėsaj shtėpie (e mbaj mend mirė se sa kishte ēelė dita), gjithė ditėn e kaluem nėpėr do zabele, pėrmes Pėrbregut dhe Gjegjanit. Nė mbramje vonė shkuem te shtėpija e Hasan Nuhi Nėrgutit, nė Gjegjan. U furnizuem edhe kėtu me municion. Ndėrsa, nė Bardhoc gjetėm mundėsi dhe u takuem me Cen Sedė Ademin. Edhe kėtu morėm ushqime. Nė Morin, qėndruem dy a tri ditė tek shtėpija e Xhemshit Durakut. Nėpėr Dri tė Bardhė kemi kalue nė Dome tė Hasit, te Demir Xhema, ku ndenjtėm edhe aty dy a tri ditė midis shelgjeve dhe gjurra me ujė tė freskėt na ēlodhi shumė. Patėm frikė tė rrinim nė katund se mos na diktojshin, por Demir Xhema na pru ushqime dhe furnizime tė tjera aty pranė shelgjeve. Prej aty, nė Gjine tė Hasit patėm nji takim me Kasem Gjinin e kaluem nėpėr Krumė, Zahrisht e Perollaj. Nė Perollaj u takuem me Hamit Perollin, i cili na bani me dije se ishte nė kontakt edhe me tė arratisun tė tjerė, tė arratisun shqiptarė tė Kosovės, si pėr shembull, me Ukė Sadik Ramėn, Ejup Binakun, etj. Hamit Perolli u ēoi atyre nji lajm tė Bajraktarit se po tė donin me ardhė nė Greqi, tė lajmėronin edhe tė tjerė tė arratisun se ishte caktue data pėr t'u largue dhe ishte caktue edhe vendi se ku kishim me u nisė krejt bashkė. Hamit Perolli e kreu porosinė shumė ma shpejt se e mendojshim dhe na njoftoi se tė arratisunit e tjerė pranonin me shumė kėnaqėsi me ardhė me ne se e kishin shumė tė vėshtirė me u largue kah anėt e Jugosllavisė. Me Hamitin kishin ardhė edhe Tafė Selmani nga Gjakova dhe Zenel Bobi nga Peja, tė cilėt ishin strehue diku nė Perollaj. Kėta dy t'fundit erdhėn me ne. Me ne erdh edhe Iljaz Peka prej Krume. Pėrpara se tė niseshim i thamė Hamit Perollit pėr me lajmrue edhe tė arratisunit e Gjakovės, pėr tė cilėt kishim ndigjue se po ndiqeshin nga forcat pushtuese jugosllave. Dhe, nė fillim, kur u nisėm pėr nė zonėn e Hasit, ishim vetėm katėr vetė, ndėrsa nė kthim u bamė shtatė. Thamė qė nė Krumė kontaktuem me disa vetė, por vetėm Iljaz Peka erdhi me ne. Prej Krume erdhėm nė Tregtan, tek hoxha i katundit, nė Myē-Has u ndalėm tek Halim Faslia, ku na ēoi edhe ne nė bahēe tė bostanit. Kur u futėm nė aty, na u duk sikur liria ish jona dhe s'do tė na gjente ma kurrė e keqja. Kjo na u duk, mbas gjithė atyne ditėve tė lodhshme dhe tė mundimshme. S'do t'i harroj kurrė ato fjalė tė Halim Faslisė, i cili pasi kish pre do zemra tė bostaneve, nė tha: "S'ka ma mirė kur tė pėrcjell tjetri me zemrėn e bostanit. E mira qoftė gjithmonė me ju!".
Kaluem Urėn e Vezirit e dolėm nė Kolsh, Mamėz e Surroj. U takuem me Tahir Vatėn, i cili ish nda prej nesh qysh prej rrethimit t'Shpatzės. U takuem edhe me Sulė Dogjan Misinin, dolėm nė Mahallė t'Epėrme dhe nė Dome tė Ujmishtit. Dolėm n'Arrėn, tek Xhemė Shahini dhe aty gjetėm edhe nji tė arratisun tjetėr, Nebi Sedėn. Kaluam tek Dodet, nė Reē, te Zenel Doda. Aty kėrkuem edhe Sali Dodėn dhe i thamė tė vinte me ne. Gjetėm edhe Ymer Dodėn dhe tha se edhe ai do tė vinte me ne. Ndėrsa nė Gjurrė-Reē takuem Adem e Shaban Gjurrėn. Nė Skavicė takuem Sulejman Kasamin e Sherif Nuredinin. Nė Malqene u ndalėm tek Hamit Bruka. Nė Lusėn shkuem tek Zenel Ēejku, te Maliq Iljazi, tek Ramadan Ēejku, te Sabri Ēejku. Nė Buzėmadhe u ngjitėm tek Baftjar Dan Rexhepi, te Ramadan Tasim Bresa, te Sebedin Mera. Me ne nė Buzėmadhe erdh edhe Liman Peposhi prej Lusne. Dhe kėshtu, dhamė e morėm informacion, duke pritė datėn 25 gusht, qė prej Lerės Sorrave tė niseshim pėr kah Greqia. Por gjatė kohės tue u pėrgaditė pėr Greqi, jemi zhvendosė e kemi qėndrue do ditė edhe n'Shtrezė, tek Asllan Islami dhe Xheladin Zaimi (a siē i thojshin edhe Xhelė Zaimi), ku gjetėm strehė e ushqim pa u diktue prej kėrkujt".
Nga njerėzit qė lajmėruat dhe qė vendosėn pėr t'u larguar me ju nga Shqipėria, cilėt prej tyre, pėr njė arsye a tjetėr, nuk mundėn tė vinin me ju?
"Nga njerėzit qė patėm lajmėrue dhe qė patėm marrė lajm se kishin me ardhė me ne, disa prej tyne s'mundėn me ardhė. Pėr shembull, s'mundi me ardhė Ukė Sadik Rama. Edhe Tahir Hoxha prej Tropoje ēoi lajm se kishte me ardhė me ne, por gjatė udhės pėr nė vendin e caktuem, bie nė ndeshje me forcat e sigurimit dhe s'mundi me ardhė as ai, as shokėt e vet. E kam thanė edhe nji herė tjetėr se ne u pėrpoqėm pėr m'i lajmrue tė gjithė tė arratisunit qė kishin lanė shtėpitė e tyre pėr shkak tė regjimeve; nė zonėn e Lumės, Hasit e Tropojės, pėr shkak tė regjimit komunist tė Enver Hoxhės, ndėrsa nė Kosovė, pėr shkak tė regjimit pushtues jugosllav. Ne lajmėruem aq sa patėm mundėsi. Tė gjithė kėta tė arratisun, kur e morėn vesh se Muharrem Bajraktari e kish nė plan me u largue prej Shqipnie, e panė si rrugėn mė tė mundshme me iu bashkangjitė atij qė tė dilnin tė gjallė prej Shqipnie. Ēdo rezistencė e matejshme ndaj regjimit po shihej se ish e kotė dhe do tė kishte damtime tė mėdha. Jeta e tė arratisunve dhe nė kėtė rast edhe jeta e Muharrem Bajraktarit dhe e tė gjithė atyne qė ishim pranė tij, pėr shkak tė pėrndjekjeve tė shumta, ishte ba nji jetė ferri e vėrtetė. Ky ishte fati i atdhetarėve shqiptarė. Ky ishte edhe fati i Muharrem Bajraktarit, njeriut me shumė njohje dhe me shumė kontribut pėr shqiptarinė".
"Tashmė ėshtė bėrė e njohur se, mė 25 gusht 1946, njė shpurė e organizuar njerėzish prej 56 vetėsh, largohen nga Shqipėria pėr nė drejtim tė Greqisė. Nė kėtė shpurė, pjesėmarrėsit qenė nga Luma, Hasi, Dibra, Puka, Gjakova, Prizreni, etj. madje, ndėrmjet tyre qe dhe njėri prej Tepelene. Jeni njėri prej pjesėmarrėsve tė atij rrugėtimi, prandaj dėshmia juaj e ruan ekskluzivisht autenticitetin e dėshmisė se si u realizua rrugėtimi nė fjalė. Atėherė, largimi nga Shqipėria ka lidhje me vėshtirėsitė qė po krijoheshin pėr shkak tė pėrndjekjeve sistematike tė forcave tė ndjekjes, apo me diēka tjetėr?
"N'at kohė, nė Lumė, rreth Muharrem Bajraktarit qenė grumbullue forca tė shumta kundėrkomuniste, ndėrmjet tė cilėve baja pjesė edhe unė. Ne ishim atdhetarė, e donim tokėn tonė, e donim Shqipninė etnike. Ne donim qė Kosova tė ishte nji me Shqipninė, qė toka shqiptare tė mos rrinte ma e ndame. Bile, po e shoh tė arsyeshme tė pėrkujtoj do fjalė tė Muharrem Bajraktarit, se "Shqipėria dhe Kosova pa njana-tjetrėn nuk bajnė kurrė pėrpjetė". Ne ishim pėr nji regjim demokratik. Vetėm nė nji regjim demokratik shqiptarėt s'do vuejshin ma. Hala pa mbarue lufta, por sidomos me tė mbarue ajo dhe kur forcat komuniste e morėn vetin dhe u forcuen, forcat atdhetare tė Muharrem Bajraktarit qė veprojshin nė zonėn e Lumės u ndodhėn vazhdimisht nėn presionin dhe pėrndjekjet e kėtyre forcave. Shkurt, Muharrem Bajraktari s'pajtohej me regjimin komunist dhe kėt frymė kishim tė gjithė ne qė ishim pranė tij. Muharrem Bajraktari kish emėn, kish autoritet, kish pėrkrahės dhe pėr kėt arsyje komunistėt e kohės mendojshin se Lumėn s'e kishin me veti dhe s'mund ta nėnshtronin lehtė. Muharrem Bajraktari kish emėn jo veē nė Lumė e Has, por nė Kosovė dhe nė gjithė Shqipninė. Prandaj nė Lumė regjimi krijoi nji Batalion special pėr zhdukjen e Muharrem Bajraktarit dhe forcave tė tij kish me veti. Due me thanė gjithashtu se prania e forcave nacionaliste nė Lumė ishte njė lloj opozite me sistemin e kohės. Dhe opozitė, nė nji formė a tjetrėn, ka pasė nė gjithė Shqipėrinė. Tjetėr gja se regjimi pėrdori dhunėn, pėr ta eliminue at opozitė, siē veproi me Muharrem Bajraktarin nė Lumė. Regjimi, me tė marrė pushtetin, filloi me ia pre damarėt opozitės. Pėr shembull, askush sot nuk mundet me imagjinue se me sa egėrsi asht ndjekė Muharrem Bajraktari nė Lumė. Unė qė kam qenė dėshmitar i asaj kohe, mė duket sikur ngjarjet i kam pa me nji film tė vjetėr, shumė tė vjetėr. Dhe pėr t'iu pėrgjigjė pyetjes tuej, do thanė se largimi jonė prej Shqipnie, s'ishte largim pėr qejf. Ai qe nji largim i detyrueshėm. Ne u pėrzumė me dhunė. E them kėt se ne rezistuem sa mund tė rezistohej".
(vijon nesėr)
-------
Krijoni Kontakt