PIKEPYETJET E EKONOMISE

Cka nese ndodh me e keqja? Me fat dhe menaxhim te mire nuk do te duhej. Fitohet pershtypje se ekonomia boterore shfleton nje faqe tjeter, por gjithmone duhet te mbajme ne mend mantren e menaxhereve te mire: "Prite te paprituren". Duke u perkujtuar ne kete, i pyetem ekspertet qe t`i radhisin pese rreziqet me te medha te cilat mund te ndodhin sivjet. Ja, kjo eshte radhitja e tyre.

Nese u besoni tregjeve financiare, ekonomia boterore po sherrohet. Bursat jane lart mbi trendet e tyre me te ulta, fjala inflacion, e jo deflacion, eshte ne gojen e bankave qendrore. Por, perderisa tregjet financiare tregojne shenja te sherimit, ekonomia ne pergjithesi ne fakt eshte duke u perkeqesuar.

Borxhi i konsumatoreve amerikane eshte ne nivel me te ulet, ndersa dificiti ne llogarine e Shteteve te Bashkuara gjithnje e me shpesh po hyn ne zonen e kuqe. Bashkimi Evropian dhe Japonia edhe krahas disa hapave te mire kryesisht jane vezhgues te tentimeve per ngritjen e rritjes ekonomike boterore. Per SHBA-te fitimi prej taksave te ulta dhe deficiti i larte buxhetor do te vijne me siguri ne vitin 2004, kur administrata pret qe sherimi te perforcohet. Por, baraspesha globale mund te jete aq e madhe sa qe nuk do te mund te permiresohet vetem me hapat ekonomik te Amerikes. Nese nje gje e tille ndodh, rruga e vetme jashte kesaj situate do te jete edhe nje receioni boteror nen udheheqje te Amerikes.


.........................
........................

Artikulli eshte marre nga gazeta Koha Jone dhe emri i artikullshkruesit/es nuk jepet.

Mgja une nuk jam i sigurt se SHBA-ja eshte ende udheheqesi i ekonomise boterore. Edhe pse ajo dollari ka proporcionalin me te madh ne tregun boteror ai po peson ulje cdo dite e me shume.

Edhe pse presidenti i USA shprehet se keto jane masa per te heq stoqet e formuara me pare , kjo nuk te bind komplet.
Dihet shume mire qe Bushit po i rreshqet situata nga duart. Kjo sepse lufta ne Irak dhe terrorizmi jane nje nga faktoret qe i bejne investitoret te heqin dore nga aksionet qe kane tek kompanite amerikane ..... kjo con ne uljen e kerkeses per kapital amerikan.

Se dyti ka lene mbresa contabiliteti joserioz i dy kompanive me te medhaja para 2 vjetesh.....i cili sjell nje mosbesueshmeri per investitoret .... Pasoja: Ulja e kerkeses per kapital amerikan.

Se treti: Nafta e Irakut nuk po menazhohet sic duhet dhe dje lexova se Bushi po kerkon tja lere ne dore OKB-se Irakun rrjedhimisht edhe kontrollin e naftes Irakene.

Se katerti: Hapesira e EUROzones po konsolidohet dita dites dhe kjo pervecse nje partner ne rritje e siper me tregun Amerikan perben edhe nje konkurrent shume dinjitoz perkundrejt Amerikes.
Po keshtu shohim se bashkpunimi Rusi-EU eshte me i fuqishem se ai Rusi USA dhe kjo perben nje faktor te rendesishem pasi Rusia eshte nje nga exportuesit me te medhenj te gazit dhe naftes.

Se pesti: nje tjeter faktor eshte edhe Kina. Faktori i fuqise punetore me cmim te ulet po ben Kinen nje superfuqi.


Jane keto arsyet perse une mendoj se Amerika nuk mund te jete me lider i ekonomise botrore. Une bashkohem me artikullshkruesen vetem ne momentin kur citon "prit te paprituren".