Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Poshtėrimi i Ballkanit nga Kadare

    POSHTĖRIMI NĖ BALLKAN


    Ismail Kadare

    Poshtėrimi i popujve ėshtė njė dukuri e njohur nė histori. Poshtėrimi, pararendėsi i racizmit, bėn pjesė nė shenjat e sigurta qė paralajmėrojnė pėrgatitjen e njė zezone. Populli i shenjuar pėr keq pret me ankth stuhinė e sė keqes. Zezona mund tė vonojė me stinė, me vite, disa herė me shekuj, por njė ditė ajo do tė arrijė. Pritja mė e gjatė e sė keqes u ka ndodhur hebrenjve. E shpėrndarė nė tre mijėvjeēarė u duk se ajo po shterrohej, po shfryhej gradualisht nga shekulli nė shekull. Por nuk ndodhi ashtu. As pėrndjekjet e pėrsėritura, as shpėrnguljet, as pogromet mizore, nuk e shuan asnjėherė armiqėsinė kundėr hebrenjve. Dhe kjo vazhdoi gjer nė mesin e shekullit XX, kur krimi arriti kulmoren e vet me Holokaustin.
    I kryer nga nazistėt, krimi ka qenė nė tė vėrtetė me pėrmasa planetare. Spėrkatja e tij ka njollosur ndėrgjegjen e shumė popujve, ndėrgjegje ende e pashqyrtuar plotėsisht.
    Poshtėrimi mund tė duket nė pamje tė parė si njė e keqe banale, njė farsė keqkuptimi kulturor, njė sėmundje e kapėrcyeshme. Pėr tė hequr dorė nga ēdo ngushėllim i tillė duhet tė kuptojmė se genocidi kundėr hebrenjve, ashtu si ēdo genocid, ka nisur pikėrisht me poshtėrimin.
    Poshtėrimi i popujve sjell dy tė kėqija madhore. E para, e ēon popullin viktimė drejt katastrofės. E dyta, e egėrson viktimėn duke ia shtrajtuar karakterin gjer nė atė shkallė sa ta shtyjė drejt shkėrbimit tė xhelatit tė vet.
    Si rrjedhojė e kėsaj, klima e njė rajoni, e njė kontinenti apo e njė epoke mund tė helmohen disa herė nė mėnyrė tė pakthyeshme.
    Poshtėrimi mund tė jetė i njėmendtė apo i shpikur. Ka raste nė histori kur vende apo regjime janė hequr si tė poshtėruar, pėr tė pėrligjur kundėrsulmin, e mė pas krimet e tyre ndaj tė tjerėve. Vetė ky fakt dėshmon fuqinė e lemerishme tė poshtėrimit, kėtij mekanizmi qė mund tė shėrbejė si thikė me dy presa nė jetėn e popujve.



    2

    Nė tetor tė kėtij viti nė Shqipėri ndodhėn tri ngjarje, nė vėshtrim tė parė, tė rėndomta, nė njė shqyrtim mė tė thellė, kuptimplote. Nė kulmin e fushatės sė zgjedhjeve vendore, njerėzit qė e ndiqnin fushatėn nė TV u befasuan nga shpėrthimi i pezmit antishqiptar nė krahinėn e Himarės. Shqiptarė dhe grekė, ose mė saktė zuzarė tė dy kombeve, tė kapluar nga njė mllef primitiv me fjalė, me gjeste, me ulėrima, dėshmuan pa ndonjė arsye mosdurimin e tyre kundėr vendit qė quhet Shqipėri, dhe popullit qė e banon kėtė vend, shqiptarėve. Zyrtarė grekė dolėn tė pėrzier nė kėtė histori. Mefshtėsia e autoriteteve shqiptare pėr tė mbrojtur dinjitetin e vendit nga poshtėrimi u gjykua pėrulėse. Heshtja e vėzhguesve ndėrkombėtarė, e dyshimtė.
    Pothuajse nė tė njėjtėn kohė vazhdonte njė tjetėr histori aspak e denjė: ēėshtja e prejardhjes sė Nėnė Terezės. Qė ballkanas kokėtrashė, sipas njė tradite tė njohur qė u mohon shqiptarėve ēdo personazh tė fismė, duke i lėnė veē banditėt, hajdutėt dhe brashnjarėt, pra, qė ballkanas xhelozė tė shpallnin se shenjtorja nuk ishte me zanafillė shqiptare, kjo nuk ishte ndonjė befasi. Por, qė intelektualė shqiptarė ta bėnin kėtė me njė zell edhe mė tė madh, kjo ishte natyrisht dhe befasuese dhe e trishtuar. Me njė nėnqeshje qesėndisėse, me njė kinse sipėrani, qė pas mendjes sė tyre e jep veēimi prej kombit qė tė ka pjellė, kėta dijsa kėrkuan tė talleshin me opinionin shqiptar qė kėrkoi tė ripohonte as mė pak e as mė shumė, atė tė cilėn Nėnė Tereza, e bashkė me tė, gjithė bota e kishte shpallur prej vitesh: prejardhjen e saj shqiptare. Fill pas kėsaj, pėr njė ēudi tė madhe, kėta dijsa, qė pak mė parė ishin tallur me “nėnėterezistėt shqiptarė”, qė e kishin quajtur pėrmendjen e prejardhjes si tregues sė njė mendėsie parake, romantiko-nacionaliste, katundareske, groteske e tė tjera si kėto, u bėnė befas seriozė, e nisėn tė zhbironin arkivat pėr tė gjetur shi atė qė e kishin pėrēmuar, zanafillėn e shenjtores. Por kėtė herė, sipas tyre, tani pa qesėndi e pa pėrqeshje, Nėnė Tereza na paskėsh njė prejardhje, por ajo ishte maqedonase, vllahe, madje, sipas njė indiani, ndoshta cigane. Me fjalė tė tjera, Nėnė Tereza mund tė kishte ēdo kombėsi, veē jo atė shqiptare.
    Njė ngjarje e tretė ndodhi pa dalė muaji tetor. Nė njė emision televiziv, ku flitej pėr pakicat kombėtare, disa pėrfaqėsues tė kėtyre pakicave mezi e pėrmbajtėn mllefin antishqiptar. Veēanėrisht tė egėr ishin dy prej tyre: pėrfaqėsuesi i pakicės maqedonase (njė burrė me emėr mysliman, qė fliste, kushedi pse, nė emėr tė maqedonasve tė krishterė), dhe tjetri, qė e quante veten si zėri i pakicės “egjiptiane”, ata qė populli racist shqiptar, sipas tij, i quante me pėrēmim “jevgj”, e qė gjithmonė sipas tij, ishin ngulur nė kėtė vend nė kohėn e faraonėve, rrjedhimisht shumė shekuj pėrpara vendėsve.
    Ėshtė vėshtirė tė besohet qė pakicat etnike, nė emėr tė tė cilave flitej nė TV, do tė dėshironin vėrtet tė pėrfaqėsoheshin prej kėtyre tipave. E para, sepse do tė ishte paksa e ēuditshme qė maqedonasit e krishterė do tė pranonin njė zėdhėnės me emėr e mbiemėr turko-mysliman. E dyta, sepse as maqedonasit e as tė quajturit “egjiptianė”, qė jetojnė prej shumė kohėsh nė Shqipėri, nuk do tė pranonin njė harbim tė tillė dhe njė mungesė tė plotė luajaliteti ndaj vendit dhe popullit, midis tė cilit jetojnė. Luajaliteti ndaj vendit qė u jep strehė dhe i mbron pakicat, njėlloj si shtetasit e vet, ėshtė kriteri i parė, i detyrueshėm nė ēdo demokraci evropiane pėr kėto pakica.
    Si tė mos mjaftoheshin me shkeljen e luajalitetit, pėrfaqėsuesit e mėsipėrm, shkuan gjer atje sa tė kėrkonin shpalljen e Shqipėrisė si vend shumėkombėsh!


    3

    Tre incidentet e mėsipėrme, ndonėse tė rėndomta nė dukje, dėshmuan qartė pėr njė hovzim tė ndjeshėm tė njė klime antishqiptare nė gadishull.
    Nė rastin e Himarės, fyerjet kundėr Shqipėrisė, kundėr flamurit dhe simboleve tė saj shtetėrore, shoqėruar kjo me valėvitjen e flamurit dhe simboleve greke, dėshmuan haptas pėr njė program tė vjetėr, tė nxjerrė nga varri, nė mos pėr shpėrbėrjen e Shqipėrisė, pėr shkėputjen e njė cope tė saj.
    Nė rastin e Nėnė Terezės, u shpalos njė program tjetėr: shpallja tėrthorazi e popullit shqiptar si popull qė s’mund tė ketė modele pozitive, e aq mė pak modele sublime si Nėnė Tereza. Duke i lėnė kėtij populli vetėm monopolin e modeleve negative: banditėve, mafiozėve, horrave, shkretanėve tė ēdo ngjyre, praktikisht i programohet mbyllja e ēdo shtegu drejt pėrparimit. Atij i lihet hapur vetėm njė shteg: atij qė ēon nė fillim nė
    greminėn morale, e pastaj thjesht nė greminė.
    Rasti i tretė, ai i bisedės televizive tė 25 tetorit, hedh projektin e ri, sipas tė cilit shqiptarėve nuk u pėrket veēse njė copėz e Shqipėrisė, ndoshta pjesa mė e vogėl e saj. Thėnė shkurt, ky ėshtė projekti i vjetėr i copėtimit tė vendit, rishfaqur me njė kostum tė ri: vend shumėkombėsh.
    Kėta shembuj, shoqėruar me dhjetėra tė tjerė, nuk janė as tė rastit, as tė shkėputur nga njė fundajė e tėrė nė kėtė fillim shekulli. Nė ndėrrimin e mijėvjeēarėve, pėr herė tė parė nė gadishull, populli shqiptar u shfaq i lirė, nė pothuajse krejt shtatin e tij. Nė vend qė tė pritej nė mos me gėzim, sė paku me atė luajalitet, qė shkakton ai qė mbėrrin mė vonė, nė logun ku sivėllezėrit e tjerė bashkėvuajtės si ai, kanė mbėrritur ndėrkaq, nė vend pra qė tė pritej me mirėkuptim, ndodhi shpeshherė e kundėrta. Mė kot rilindasit shqiptarė u ranė kambanave dhe dhanė shenjat paralajmėruese se nuk po del nga mjegulla njė pėrbindėsh, por njė popull qė kėrkon lirinė, ato kambana nuk u dėgjuan dhe ato shenja nuk u panė. Liria e njė populli u pėrftua si diēka kėrcėnuese, diēka dėmtuese pėr tė tjerėt. U krye kėshtu njė gabim fatal, nga ata qė historia nuk i fal kurrė: u krijua iluzioni fatkeq, se Gadishulli Ballkanik mund tė gjejė lirinė e vet, duke ndryrė, duke varrosur brenda barkut tė vet, lirinė e njėrit prej popujve mė tė vjetėr tė tij.
    Keqkuptimi vazhdoi gjatė. Dhe bashkė me tė njė tragjedi shumėaktėshe, pėr tė sjellė vetėm njė nga shembujt, atė qė luhej mu pėrpara syve tė verbėr tė Evropės. Tam-tamet e festivaleve, tė forumeve e tė profkave pseudoliberale e mbuluan pėr njė kohė tė gjatė atė qė gjithsesi nuk duhej tė mbulohej: dramėn e njė populli qė vuante si nė mesjetė nė Jugosllavi: shqiptarėve tė Kosovės. Ishte padyshim turpi mė i madh i Evropės sė pasluftės dhe njolla mė e rėndė nė ndėrgjegjen e saj. Pėr fat tė mirė Evropa dhe gjithė qytetėrimi perėndimor u zgjuan mė nė fund. Ata e ndėshkuan Jugosllavinė duke shėnuar nė historinė e njerėzimit luftėn e parė tė njė grupi popujsh tė bashkuar pėr arsye kryesisht morale.
    Kohėt e fundit, po krijohet pėrshtypja se ky ngadhnjim i ligjeve sublime tė tė drejtave dhe lirisė mbi ēdo ligj tjetėr, po vihet prapė nė dyshim. Njė frymė mohimi, e njohur nė historinė njerėzore pas ngjarjeve tė mėdha, njė ndjesi pendimi pėr atė qė u bė, spikat aty-kėtu herė mė qartė, herė mė turbullt nė kontinentin evropian. Ndonėse nė Hagė vazhdon gjykimi dhe dėnimi i krimit, njė simpati e heshtur pėr tė gjėllon andej-kėndej. Si shoqėruese e kėsaj ndjesie, vjen nervozizmi dhe mosdurimi ndaj atij qė u bė shkaktar pėr atė bombardim tė gjatė e tė kobshėm nė Ballkan: popullit shqiptar.
    Shenjat e njė prej flamave mė tė vjetra tė botės, racizmit, po shfaqen, kėtė herė, kundėr shqiptarėve. Tre shembujt qė u pėrmendėn nė krye tė kėsaj sprove nuk janė veēse shenjėza tė rastit midis njė sfondi tė madh. Por shpesh janė pikėrisht shenjat e rastit, e sidomos ato qė nuk u vunė re, qė paralajmėrojnė ngjarjet.



    4

    Nė tė gjitha acarimet ballkanike poshtėrimi ka pjesėn e vet. Ai lidhet me viktimizimin, njė nga pasionet kryesore tė ballkanasve. Zakonisht tė gjithė hiqen viktima, madje xhelatėt mė fort se tė tjerėt. Nė rrethana tė tilla ēėshtja e poshtėrimit dhe bashkė me tė ajo e viktimizimit, janė tepėr delikate nė kėtė zonė tė Evropės. Rrjedhimisht, rėnia e kambanės pėr poshtėrim kėrkon njė pėrgjegjėsi tė lartė morale. Njė kushtrim tė rremė nuk e ndan veēse njė hap nga thirrja pėr krim kundėr tjetrit.
    Nė kėto kushte, ngritja e ēėshtjes sė poshtėrimit tė shqiptarėve, e bėn tė detyrueshme njė shqyrtim gjakftohtė tė kėsaj dosjeje, bashkė me pyetjet themelore qė ajo shtron. Disa nga kėto pyetje tepėr bezdisėse, historia shqiptare ashtu si dhe historitė e gjithė popujve tė tjerė ballkanikė, nė rastet e tyre, nuk ka guxuar t’u japė pėrgjigje tė saktė.
    Pyetjet janė sa tė thjeshta aq dhe monumentale, tė tilla qė nuk lėnė shteg pėr bishtnim. Nė rastin e poshtėrimit pyetja shtrohet: si ka qenė e vėrteta nė pėrgjithėsi? Kanė qenė shqiptarėt viktima tė poshtėrimit, apo dhe vetė ata kanė poshtėruar tė tjerėt? E njėjta pyetje shtrohet pėr racizmin: kanė qenė ose mė saktė, a janė shqiptarėt racistė, apo jo? Pyetje tė tjera lidhen natyrshėm me tė parat: kanė qenė shqiptarėt tė shtypur, shtypės, apo tė dyja bashkė?
    Historia ballkanase nė pėrgjithėsi, e me tė bashkė, historia shqiptare, duhet tė zhvishen sa mė parė nga madhėshtitė e rreme hijerėnda, apo nga idilet rozė, po aq tė rreme. Ajo duhet tė pastrohet nga pluhuri qė mbulon tė vėrtetėn, nga pudra qė pėrpiqet tė mbulojė turpin, nga joshja pėr cubnitė dhe nga krejt kultura e krimit e paraqitur si kulturė heroike. Vetėm kjo shpėlarje do ta ndihmojė Ballkanin tė kthjellojė nė fillim ndėrgjegjen, e fill pas asaj mendėsinė e vet. Gadishulli ynė, mė shumė e mė ngutshėm se kurdoherė ka nevojė sot pėr tė vėrtetėn. Popujt e Ballkanit nuk duhet tė kenė frikė nga e vėrteta, sepse pavarėsisht nga prapėsitė qė kanė bėrė me shumė zell, ka gjasė tė kenė megjithatė, njė bilanc tė pėrgjithshėm pozitiv.
    Qė tė kthehemi te pyetjet e vėshtira, lidhur me poshtėrimin, mund tė thuhet pa frikė se shqiptarėt nuk kanė pse tė qahen e tė hiqen si viktima tė gjithėhershme. Nė pjesėn mė tė madhe tė rrugėtimit tė tyre historik, ata jo vetėm qė nuk kanė qenė tė poshtėruar, por, pėr fat tė keq, shpesh kanė marrė pjesė nė poshtėrimin dhe shtypjen e tė tjerėve.
    Prania shqiptare nė gadishull ka qenė tepėr e fuqishme, por ne duhet tė kemi kurajon tė themi se kjo prani ka qenė e tillė po aq pėr tė mirė sa edhe pėr tė keq. Pėr tė mirė kur nuk e ka ulur kryet ndaj trysnisė otomane, kur ka bėrė luftė pėr lirinė e vet ose pėr lirinė e fqinjit tė tij: popullit grek. Pėr tė keq, kur feudalėt, vezirėt, pashallarėt, guvernatorėt mizorė shqiptarė u kanė shkaktuar fatkeqėsi popujve tė tjerė, aty ku kanė sunduar ose u ka rėnė rruga e marshimit. Nė qoftė se nė baladat popullore greke shqiptarėt pėrmenden aty-kėtu, si pushtues ose sundues, kjo s’ka pse tė na duket propagandė qėllimkeqe, por dėshmia epike e njė epoke.
    Lidhur me ēėshtjen edhe mė delikate, atė tė racizmit, ne pėrmendim shpesh me tė drejtė prirjen filosemite dhe mbrojtjen e hebrenjve prej shqiptarėve. Krenaria jonė pėr kėtė ėshtė legjitime, madje nė kushtet e ringjalljes sė antisemitizmit sot, kjo krenari e ripohon me kurajo kėtė program moral. Ndėrkaq, duhet thėnė se, prohebreizmi shqiptar nuk mund tė shėrbejė as si alibi, as si pasaportė qė u jep shqiptarėve tė drejtėn tė shpallen si njė popull qė nuk e njeh racizmin.
    Thjesht e me plot gojėn mund tė themi se, pėr fat tė keq, si shumė tė tjerė, populli ynė ka qenė dhe mbetet i prekur nga kjo sėmundje e rėndė. Ėshtė e vėrtetė se racizmi i tij ėshtė i atij lloji qė mund tė quhet “i tensionit tė ulėt”. Ėshtė po aq e vėrtetė se historia shqiptare nuk njeh as pogrome, fushata, psikoza e programe raciste, por kjo s’do tė thotė se shqiptarėt nė kėtė fushė, janė engjėj. Racizmi tradicional kundėr romėve, (emėrtimet jevg, magjyp, gabel, janė disa nga dėshmitė sipėrfaqėsore tė tij), ka qenė dhe vazhdon tė jetė i pranishėm nė jetėn shqiptare. Nė shumicėn e rasteve nėn njė petk bablok e tolerance tė dyshimtė nga ana e shqiptarėve, pjella e ndjenjės sė superioritetit. Nė ndonjė rast tė rrallė, me goditje ndėshkuese, si nė luftėn e Kosovės.
    Racizmi kundėr fqinjėve, kryesisht sllavėve (emėrtimet shkja, shkinė, me nder grek, shule etj.), shpesh i ndėrsjellė, shoqėruar pėr fat tė keq me goditje hakmarrėse, si nė Kosovė vazhdon t’i sjellė njė dėm tė ndjeshėm ēėshtjes shqiptare. Racizmi kundėr turqve, (halldup, anadollak, turkoshak etj.), pjesėrisht i shpjeguar nga pushtimi, pa rigjallėrim, mė tepėr mbetje folklorike. Sė fundi, racizmi antiitalian, (breshkamadh, pepino etj.), pėrsėri shpjeguar nga pushtimi, e sidomos nga periudha e paspushtimit italian, pa goditje hakmarrėse, pėrkundrazi me sjellje fisnike ndaj ushtrisė sė mundur italiane.
    Njė racizėm i vonė, i mbetur nė shpėrgenj, ishte ai kundėr kinezėve, i vetmi, me sa duket, me prejardhje politike, mosmiratim i njė miqėsie groteske, qė u fik, pėr fat tė mirė, bashkė me maoizmin, pa lėnė asnjė gjurmė ndaj komunitetit kinez, qė jeton sot nė Shqipėri. Mundėsi racizmi jep prania e UNMIK-ut nė Kosovė, sidomos ndaj nėpunėsve me prejardhje afrikano-aziatike, mbi tė cilėt mund tė bien fare pa tė drejtė pėrēmime tė vjetra, ose mllefe tė reja, me zanafillė tė sotme.
    Shtresimi racist ėshtė njė ndėr mė tė vjetrit e mė tinzarėt nė natyrėn njerėzore. Ai zė vend vit pas viti e shekull pas shekulli saqė mėton tė ngjasojė me lidhjet fisnore e ato tė gjakut, nė kahun negativ, natyrisht.
    Pėr t’u kthyer te poshtėrimi, pavarėsisht nga shembujt e mėsipėrm, nė njė bilanc pėrfundimtar, mund tė thuhet se shqiptarėt, ndryshe nga ē’mendohet, jo vetėm qė nuk kanė qenė viktima, mė shumė se tė tjerėt, por pėrkundrazi shpesh kanė qenė tė favorizuar. Bazuar ose jo nė tė vėrtetėn, ata kanė patur shpesh njė nam tė mirė, tė ngjyrosur me romantizėm. Prejardhja e tyre ilire dhe e gjuhės shqipe kanė qenė tė pranuara gjerėsisht. Njė simbol mbretėror planetar si ai i shkabės dykrenore, ndonėse i lakmuar kudo, i ėshtė njohur vetėm flamurit tė tyre, me zemėrgjerėsi, madje i pėrforcuar me shprehjet: “vend i shqipeve” dhe “bij tė shqipeve”, tė dyja tė krijuara, me sa dukej, prej evropianėve.
    Gjatė diktaturės gjysmėshekullore komuniste, ndėrsa regjimi fitoi pėrēmimin e gati gjithė botės, kombi shqiptar i mbyllur si nė zhguall prej kėtij regjimi, mbeti pėrgjithėsisht i paprekur. Pėr ironi tė fatit, kur regjimi komunist ra, fillimisht nė Shqipėri e pastaj nė Kosovė, shqiptarėt bashkė me lirinė njohėn edhe poshtėrimin masiv. Tė vėnė nėn projektorėt e gjithė botės, shqiptarėt treguan, pėr fat tė keq, njė fytyrė tepėr zhgėnjyese, qė i ngazėlleu pa dyshim kundėrshtarėt e tyre tradicionalė, aq sa i dėshpėroi mbrojtėsit e tyre. Prapėsia shqiptare arriti kulmin nė vitin e zi 1997, turpin dhe lemerinė e tė cilit shqiptarėt, elita politike e kulturore, bashkė me turmat qė vuri nė lėvizje, nuk kanė ende guximin moral pėr ta zbėrthyer e pėr ta dėnuar. Ky refuzim shpjegon njė pjesė tė shthurjes morale dhe tė ėndrrave makabre qė ende projektohet nga ato ngjarje nė kohėn e tanishme.
    Vetėposhtėrimi qė shqiptarėt i bėnė vetvetes, ajo pabesi nė pėrmasė tė madhe, qė do tė sillte rrėzimin e turpshėm tė shtetit, u hapi rrugė fantazmave tė vjetra nė gadishull, njė nga tė cilat kishte qenė zhbėrja e Shqipėrisė. Kishte vite qė, falė diktaturės sė saj proverbiale, Shqipėria shkėlqente, siē thuhet, me mungesėn e saj. Kishte pushuar sė qeni faktor, me fjalė tė tjera, ajo vetė kishte njėmendėsuar projektet e hershme antishqiptare. Tani qė diktatura, kjo gardiane e vetasgjėsimit shqiptar kishte rėnė, rolin e saj duhej ta merrte dikush tjetėr. Shqiptarėt e dalė nė liri, ngjanin tė rrezikshėm. Nė prag ishin ngjarjet e Kosovės, pas tė cilave tė tjerė shqiptarė do tė dilnin nė liri. Duhej bėrė diēka e ngutshme qė ky dallgėzim tė frenohej. Pėrrallat pėr rrezikun islamik, qė kinse bartte populli shqiptar, nuk pinin ujė. E po ashtu thirrjet mallėngjyese tė Serbisė, qė Evropa t’u jepte rolin e kamxhikut nė emėr tė kinse mbrojtjes sė krishtėrimit. Surpriza e keqe, prirja vetėvrasėse e shqiptarėve, tėrbimi i njė pjese tė tyre kundėr atdheut, nxiti, me sa dukej kurajon e qarqeve tė vjetra antishqiptare. Njė strategji tjetėr, gjysmė e re, gjysmė e hershme doli nė dritė: tė goditej jo mė regjimi, por ai qė pėrbėnte thelbin e ēėshtjes, vetė kombi shqiptar. E kjo gjė nuk mund tė kryhej pa ndihmėn e asaj pararoje qė shfaqet zakonisht nė kėsi rastesh: falanga e rimohuesve.



    6

    Goditja ose mė saktė shkulja e themeleve tė kombit dhe identitetit shqiptar, vėnia nė dyshim e krejt historisė sė tij, mohimi i shenjave dhe i vlerave, pėrbaltja e modeleve, pėrēmimi i gjuhės, kėto e tė tjera si kėto, nuk mund tė kryheshin pa njė keqkuptim tė rėndė, qė vitet e fundit, thirret nė skenė, sa herė qė dikush ka nevojė pėr ēoroditje dhe alibi. Ėshtė fjala pėr dy nocione aq shumė tė pėrfolura sot: patriotizmin dhe nacionalizmin. Loja me to, mjegullimi, shfrytėzimi me dredhi, duke pėrdorur dy kute, kanė lėnė shteg pėr spekulime tė pafundme. Dihet se si nacionalizmi agresiv ėshtė maskuar shpesh me lajlelulet e patriotizmit, por po ashtu patriotizmi natyral ėshtė fshikulluar pa tė drejtė si nacionalizėm i keq. Ndonėse tė ndryshme si nata me ditėn, njė qasje e kthjellėt ndaj kėsaj dukurie, na lejon tė mendojmė se ashtu si dashuria me urrejtjen, qė qėllon tė pėrkiten nė njė pikė, ashtu dhe atdhetarizmi me nacionalizmin kanė, pėr fat tė keq, njė pikėtakim tė turbullt. Ėshtė pikėrisht kjo zonė qė nxit keqkuptimet e rėnda, shpesh tė qėllimshme.
    Nė Evropėn e sotme, ndonėse gjėkund nuk shprehet qartė, nėnkuptohet pėrdorimi i dy kuteve pėr kėto dy nocione. Ndėrsa pranohet heshturazi njė lloj nacionalizmi tek disa vende tė mėdha e tė stabilizuara, duke u pagėzuar si patriotizėm, e njėjta ndjesi, nė tė tjera vende, damkoset si nacionalizėm.
    Shpallja si “mite nacionaliste” e gjithė modeleve shqiptare, qė nga Kastrioti e Nėnė Tereza, zėvendėsimi i kėtyre modeleve me tė tjera, shumica poshtėruese: figura pashallarėsh mizorė qė i shėrbyen jo lirisė por robėrisė, rebelime tė hapura proturke, si ai i Haxhi Qamilit, pashallarėt e kuq, qė e zėvendėsuan flamurin otoman me atė panbolshevik, figura mafiozėsh e monstrash politikė qė valėvitin sot njė flamur tė tretė, atė tė korrupsionit, e kėshtu me radhė, gjer te emblema e fundit, atė qė duhet t’i fshijė tė tjerat e tė kthehet nė shenjė identifikimi tė kėtij populli: anije tė mbushura me refugjatė, qė e braktisin vendin. Siē shihet, asgjė ndėrtuese nuk ka nė kėtė tablo tė re qė i propozohet botės shqiptare. Nė tė ka vetėm kaos, mbrapshti dhe braktisje.
    Qė qarqeve tė ndryshme nė Ballkan, u intereson kjo gjendje gjysmėnokdauni nė tė cilėn ka rėnė vendi ynė, (rivaliteti ekonomik pėr dikėnd, statusi i Kosovės pėr dikė tjetėr, e kėshtu me radhė), kjo merret me mend, por qė rimohues shqiptarė marrin pjesė, madje me shumė zell, nė kėtė sulm kundėr vendit tė vet, kjo ėshtė vėrtet dėshpėruese.
    Pėrveē iliricitetit dhe figurės sė Kastriotit, si mite ēoroditėse dhe burim kryesor i fatkeqėsisė shqiptare u shpallėn tezat e rilindasve.
    Cilat kanė qenė, nė tė vėrtetė, “mitet” e rilindasve shqiptarė? I pari dhe mbi tė gjitha, pėrveē Kastriotit, ishte miti i flakjes sė pushtimit turk, bashkė me otomanizmin oriental. Pastaj vinin me radhė miti i zgjimit tė ndėrgjegjes kombėtare. I ruajtjes sė tėrėsisė truallsore tė Shqipėrisė. I orientimit perėndimor e i modelit zviceran. I harmonisė fetare dhe i harmonisė midis Veriut dhe Jugut. I kultit tė gjuhės shqipe.
    Edhe nė kishte mite, qė tingėllonin naive, si ai i Shqipėrisė Zonjė tė rėndė tė dikurshme, e katandisur mė pas me rrecka, ose i prejardhjes pellazge, ose i sublimit tė virtyteve e bukurisė shqiptare, kėto e tė tjera si kėto, nuk i prishin punė askujt. Kryesorja ishte qė, nė kėtė program nuk kishte urrejtje, e aq mė pak tmerre, si ato tė pastrimit etnik, qė ishin formuluar ndėrkaq nė disa nga programet e fqinjėve tanė.
    Pėr ēudi, rimohuesit tanė, aq tė vėmendshėm pėr t’i gjetur njolla Rilindjes sė vendit tė vet, nuk kanė vėrejtur asnjė tė keqe nė mitet qė paralajmėruan tragjedinė e fundit nė Ballkan: “Kosova djep i Serbisė”, “ku jeton qoftė edhe njė serb ėshtė Serbi”, etj., etj. Edhe kur flakėt morėn qiellin dhe bota e tėrė u rrėqeth nga masakrat e Kosovės, ata prapė nuk panė asgjė dhe vazhduan t’i binin kambanės kundėr “kombėtarizmit shqiptar”.
    Shkrimtari, qė mė sė shumti e barti nė shekullin 20 mitologjinė rilindase, ishte Gjergj Fishta. Sipas logjikės sė rimohuesve tanė, Fishta ka bėrė njė gjė tė keqe. Mirėpo ata, tani pėr tani, nuk guxojnė ta prekin atė. Ata vazhdojnė tė zhyten thellė e mė thellė nė mashtrim dhe hipokrizi kur ngulin kėmbė qė “mitet” shqiptare i transferoi nė shekullin tonė Enver Hoxha. Kinse kritika e tyre pėr shefin komunist, ėshtė, nė tė vėrtetė, lavdėrimi mė i madh pėr tė.
    Ne e dimė mirė ē’bėri Hoxha me programin rilindas. Ne e dimė mirė se si psikozėn kundėr otomanizmit e ktheu nė psikozė kundėr kapitalizmit. Programin properėndimor, nė tė kundėrtėn e tij. Modelin zviceran, nė model sovjetik e kinez. Harmoninė fetare, nė ndalim tė gjithė besimeve. Mitin e virtyteve tė shqiptarit, nė mit “tė njeriut tė ri”, tė kundėrt me tė parin. Sė fundi, mitin e Zonjės sė rėndė tė dikurshme, tani me rrecka, nė mitin e Zonjės gjithmonė me rrecka, tani, Shoqe e nderuar.
    Ē’i propozohet sot Shqipėrisė, si kėmbim pėr mohimin e “miteve rilindase”? Nė radhė tė parė vetėposhtėrimi. Kėnga e kukuvajkės, fryma mohuese pėr gjithēka. Shkurt, mitit tė atdheut, me tė gjitha ngarkesat kundėrthėnėse, qė ai ka marrė, nė historinė e gjithė popujve, i kundėrvihet miti i vendit tė pamundur, thėnė ndryshe, tė mallkuar.
    Mėkati mė i pafalshėm i rimohuesve ėshtė se, me transformimin qė i bėjnė sė keqes shqiptare, nga regjimi komunist tek kombi shqiptar, ata, dashur padashur, bėhen mbrojtėsit e kėtij regjimi. Me alibinė qė i bėjnė kėshtu diktaturės, ata nxisin njė pyetje tė pėrēudur: ē’tė bėnte i gjori regjim komunist me kėtė popull, qė gjithēka tė tij: historinė, kulturėn, mendėsinė i kishte pasur tė prishura nė themel?


    8

    Polemika pėr Nėnė Terezėn, nė vjeshtė tė kėtij viti, tregon se gadishulli ynė jo vetėm vazhdon tė prodhojė histori, siē ėshtė thėnė, por krahas historisė, uzina e tij shpik ose mohon zanafilla, injoron ose fabrikon pakica tė paqena, pėrgjysmon ose dyfishon popuj, pjell mburrje qesharake faraonike ose perandorake.
    Polemika, si ēdo prodhim i provokacionit qėllimkeq, ka qenė e panevojshme.
    Nė ēdo provokim tė kėtillė ka njė dozė pabesie. Skema ėshtė e njohur: hedhja nė publik diēka tė pavėrtetė. (Nė kėtė rast, ėshtė pritur vdekja e Nėnė Terezės, qė tė thuhet se ajo nuk ėshtė shqiptare.) Natyrisht qė do tė ketė reagim, siē ka reagim nė kėsi rastesh. Pas reagimit, gjendet dikush qė thėrret: ē’ėshtė ky reagim? Pėrse ky reagim? Bėrtitėsit shkojnė mė larg: ē’ėshtė ky patriotizėm, ky kinse patriotizėm, ky nacionalizėm? Pėr ēudi gjithė mllefi i bėrtitėsve nuk drejtohet kundėr provokatorit qė hodhi nė opinion njė mashtrim, por kundėr atyre qė i thanė “jo” mashtrimit.
    Bėrtitėsit vazhdojnė tė ngulin kėmbė se s’duhej tė kishte reagim pėr njė gjė qė dihet. Ndėrkaq, ata bėjnė sikur nuk e dinė qė pa atė reagim, mashtrimi pėr Nėnė Terezėn do tė zinte vend nė trajtėn e njė shtatoreje prej bronzi nė njė shesh tė Romės. Tė nervozuar, disa nga bėrtitėsit e hedhin mė nė fund maskėn: ē’punė kanė shqiptarėt me Nėnė Terezėn? Ajo i pėrket gjithė njerėzimit.
    Ky pohim ka qenė edhe thelbi i provokimit.
    Dy pyetje shtrohen tani disi mė qartė: e para, ėshtė apo jo e nevojshme shpallja e prejardhjes sė njeriut? E dyta: kanė apo s’kanė punė shqiptarėt me Nėnė Terezėn?
    Pėr pyetjen e parė, dihet se tre janė informacionet bazike qė jepen nė krye tė ēdo lajmi pėr ēdo personalitet: dita e lindjes, prejardhja, dita e vdekjes. I mirė ose i keq, ky ėshtė tani pėr tani zakoni i njerėzimit. Pėr Nėnė Terezėn nuk do tė kishte pėrjashtim. Ndėr mijėra lajme, qė njoftuan vdekjen e saj, u dhanė tė sakta lindja, vdekja dhe prejardhja shqiptare e saj.
    Nė morinė e pafund tė informacionit qė shoqėroi vdekjen e saj, zėrat e vetmuar qė u ngritėn pėr tė thėnė se Nėnė Tereza nuk ishte shqiptare, por sllave, cigane ose vllahe, ishin njė pikė ujė nė oqean. E megjithatė, ishte kjo pikė ujė nė oqean, qė u kap prej provokatorėve nė Tiranė, pėr tė ngritur njė zhurmė kundėrshtuese.
    Njerėzit qė reaguan kundėr kėtyre zėrave, u fshikulluan nė mėnyrė tė pabesė si “bojaxhinj” tė Nėnė Terezės, domethėnė si falsifikatorė, si mbulues, si pėrēudnues tė saj. Pas kėsaj deklarate, do tė donim tė dinim se a do tė kishte guxim provokuesi ta ēonte mendimin e tij gjer nė fund, pėr tė thėnė se nė kėtė histori, kryebojaxhia, pra, kryefalsifikatorja qenkėsh vetė Nėnė Tereza, meqenėse ka qenė ajo, qė e ka shpallur pėrpara botės prejardhjen e saj shqiptare? Dhe pėr tė mbyllur kėtė paragraf tė trishtueshėm do tė duhej tė bėnim pyetjen: nė qoftė se ata qė pohojnė pėrkatėsinė shqiptare tė Nėnė Terezės do tė quheshin “bojaxhinj”, ē’emėr duhej t’u vinim atyre qė i gjetėn asaj njė tjetėr prejardhje tjetėr, atė vllahe?
    Kurthi i prejardhjeve mbetet nga mė tė larmishmit nė Ballkan. Prejardhja si mburrje. Prejardhja si fyerje. Prejardhja e padurueshme prej tjetrit. Prejardhja e mohuar. Prejardhja e fshehur. Prejardhja e nxjerrė befas si thikė nga mėnga, e kėshtu me radhė.
    Keqkuptimi pėr prejardhjet ėshtė pjesė e atij
    gramshaleshi tė madh qė pėrbėn “ballkanizmin”, nė kuptimin mė tė keq tė fjalės. Ai lidhet me njė varg keqkuptimesh tė tjera, shpesh dramatike, siē ėshtė ai i statusit tė pakicave. Si kudo nė botė, pakicat kanė qenė e do tė jenė tė pashmangshme nė Ballkan. Ēėshtja ėshtė nėse ato do tė lozin rolin e urave bashkuese apo tė greminave ndarėse. I kanė luajtur tė dyja gjer mė sot, mė hershėm atė tė urave, mė vonshėm atė tė greminave. Nga qartėsia e Kushtetutės sė Evropės sė Bashkuar pėr kėtė problem do tė varet njė kthjellim i mėtejshėm i njė prej burimeve tė sė keqes nė Ballkan.
    Popujt e gadishullit tonė kanė dhėnė e kanė marrė gjerėsisht me njėri-tjetrin pėr shekuj me radhė. Krahas ndikimeve kulturore, zakonore, gjuhėsore, ballkanasit kanė kėmbyer lėndė njerėzore, nė masė tė ndjeshme. Lėnda njerėzore e ardhur nga njė popull tjetėr, ėshtė zakonisht faktor gjallėrimi dhe shėndoshjeje. Historia e ka pranuar se ē’pasurim sjell kjo pėrzierje, ky metisash, dhe ē’varfėrim shkakton e kundėrta. Shembulli amerikan, si ngadhėnjim i pėrzierjes mbetet mė i qarti gjer mė sot.
    Shqiptarėt, si gjithė tė tjerėt, i janė nėnshtruar kėtij ligji. Ata kanė dhėnė, dhe duke dhėnė, kanė shėndoshur popujt e tjerė, sidomos fqinjėt, me gjindjen e tyre. Nga ana tjetėr ata kanė marrė, dhe gjithaq janė shėndoshur prej tė tjerėve.
    Nė shėmbėllim tė krushqive mbretėrore, qė janė pėrpjekur tė luajnė njė rol zbutės, njė rėnie tė trysnisė midis shteteve, kėto dhėnie-marrje midis popujve e kanė luajtur pa dyshim njė rol tė tillė, madje, me sa duket, mė tė ndjeshėm se krushqitė monarkike. Megjithatė, si nė rastin e gjithė krushqive edhe ato, nga kahu pozitiv, ka qėlluar tė kthehen nė tė kundėrtėn.
    Provokimet nuk kanė nevojė gjithmonė pėr sheshe ku tė shpallen. Ato mund tė fillojnė pa bujė, si shkrepsja modeste, qė i vė zjarrin njė turre drush. Ato mund tė nisin nė trajtė sprovash akademike, nė trajtė veshjesh, apo thashethemesh tė kafeneve. Prejardhjet, janė rrafsh i parapėlqyer pėr acaruesit. Tė thuash se nėna e Gjergj Kastriotit ėshtė me prejardhje joshqiptare, ėshtė njė gjė e zakonshme. Kryezotėt shqiptarė, ashtu si njė pjesė e feudalėve ballkanas, pėr arsye tė ndryshme, qoftė edhe pėr tė imituar mbretėrit, merrnin gra tė huaja. Me kėtė rast, fyerja e shqiptarėve pėr prejardhjen e nėnės sė heroit, qė ka gjasė tė ketė qenė malazeze, ėshtė e papėrligjur. Rasti rėndohet kur vjen puna e shpalljes me bujė, nė njė gazetė me tirazh tė madh, se ati i Skėnderbeut, Gjon Kastrioti ka qenė gjithashtu serb. Provokimi mban erė qė larg, ngaqė bazohet thjesht mbi njė mashtrim. Nga disa shkresa tė vjetra serbe ku emri i Gjon Kastriotit figuron si Ivan Kastrioti, u hidhka poshtė njė e vėrtetė e dėshmuar nga mijėra dokumente tė tjera nė dhjetėra gjuhė, e nė dhjetėra vende. Nė kėto dokumente emri i Gjon Kastriotit natyralizohej, nė shumė raste, sipas gjuhės me tė cilėn pėrpilohej dokumenti. Kėshtu, Gjoni i Kastriotėve, nė gjuhė tė ndryshme ishte Zhan, Xhon, Johan, Huan, Ivan, Xhovani etj. Kėta emra mund ta bėjnė atė francez, anglez, gjerman, spanjoll, serb ose italian, aq sa ē’mund ta bėjė shqiptar emri i shqiptarizuar Gjon, Papėn e Romės, Gjon Palin e dytė.
    Zelli pėr provokim dokumentohet ngaqė nga gjithė prejardhjet e mundshme, parapėlqehet ajo qė acaron, ndonėse pa tė drejtė, shqiptarėt.
    Them, pa tė drejtė, sepse ēfarėdo prejardhjeje qė t’i ngjitėsh Kastriotit, serbe, greke, spanjolle apo kineze, asgjė nuk e ndryshon asnjė grimė identitetin e tij shqiptar.
    Loja me prejardhjet ėshtė, jashtė ēdo dyshimi, njė nga kotėsitė foshnjarake ballkanike. Por kjo nuk do tė thotė aspak se provokimi vetė, mund tė quhet foshnjarak. Njė provokim ėshtė gjithmonė serioz nė tė keqen e tij, e sidomos nė gadishullin tonė. Shumė tmerre kanė ndodhur nė historinė e botės tė nxitura nga ngjarje qė ngjajnė fėminore: njė lėvizje e gabuar e dorės nė njė tempull, njė krehje flokėsh, njė tatuazh a njė deklarim i pakujdesshėm.
    Shqiptarėt nuk janė aspak tė mbrojtur nga ethe tė tilla. Shembulli i prejardhjes tė hamendsuar joshqiptare tė Migjenit ėshtė njė nga mė kuptimplotėt. Ajo ka qenė pėr njė kohė tė gjatė tabu. Tė thuhej se Millosh Gjergj Nikolla, ishte me zanafillė joshqiptare, me sa dukej malazeze, kjo merrej si fyerje. Nė tė vėrtetė, jo vetėm nuk ka asnjė fyerje, por ka qenė nder pėr botėn shqiptare, qė mundi tė magjepste e ta bėnte tė vetin njė nga talentet mė tė mėdhenj tė kohės. Rasti i Migjenit tregon se universi shqiptar bashkė me gjuhėn shqipe, ai univers e ajo gjuhė qė ne e kemi bėrė zakon ta shkelim me kėmbė, ka fuqi thithėse e integruese tepėr tė fortė.
    Migjeni, pėr nga prejardhja, pėr nga studimet, e pėr nga gjuha, mund tė ishte njė shkrimtar jugosllav. Vendi fqinj mund t’i jepte atij hapėsirė e mundėsi, nė dukje, mė tė madhe se Shqipėria e sertė, e varfėr dhe kryeneēe. Por ai, jashtė ēdo pėrfitimi, madje kundėr tij, e bėri zgjedhjen e vet. Ajo zgjedhje ishte rrėnjėsore, e sinqertė, e plotė. I dashuruar “tragjikisht”, siē shkruan, pas botės sė shqiptarėve, (ka gjasė qė viset e Perėndimit, pėr tė cilat ai kishte gjithashtu njė “dashuri tragjike”, iu dukėn mė tė kapshme nėpėrmjet Shkodrės sė shqiptarėve sesa zonės sllave), Migjeni nuk e kujtoi kurrė zanafillėn e vet. Do tė mjaftonte kjo qė, nė qoftė se dikujt duhej t’i mbetej hatri (nė kėtė gadishullin tonė hatėrmbetės), kėta do tė ishin malazeztė e jo shqiptarėt.
    Askush nuk ka tė drejtė t’i kėrkojė askujt pohimin apo mohimin e prejardhjes sė vet. E drejta e pohimit ėshtė po aq e ligjshme sa ajo e mohimit.
    Ndryshe nga Migjeni, njė tjetėr shkrimtar shqiptar me prejardhje tė huaj, Sterio Spasse, nuk e mohoi asnjėherė zanafillėn maqedone. Shkrimtar i shquar nė dy regjime tė ndryshme, mbretėror dhe komunist, i qortuar nė tė parin si tepėr pesimist (romani “Pse?”), e nė tė dytin si tepėr optimist (realizmi socialist), Spasse pėrjetoi fatin e shumicės sė shkrimtarėve shqiptarė, fat tė kushtėzuar nga disa faktorė, pėrveē njėrit: atij qė lidhej me prejardhjen. Nė tė dy kohėt, mbretėroren dhe komunisten, askush nuk ia kujtoi kurrė maqedonėsinė, rrjedhimisht, prej saj ai s’pati asnjė tė keqe, ashtu siē nuk pati asnjė tė mirė.
    Ėshtė rasti tė thuhet kėtu se, ndėrsa s’kemi tė drejtė tė mohojmė e tė shkulim prejardhje, aq mė pak kemi tė drejtė tė detyrojmė dikėnd ta mbajė atė me dhunė, si tatuazh, si yll tė Davidit nė setėr, sipas zakoneve naziste, apo si damkė hekuri tė skuqur, sipas dokeve mesjetare.



    9

    Zemėrimi kundėr zanafillės shqiptare u pėrligj nė njė mėnyrė shtihane, se kinse zhurma pėr Nėnė Terezėn ishte e tepruar nė Shqipėri dhe se ajo po shfrytėzohej prej klasės politike shqiptare, pėr kapital, moral etj., etj. Ata qė e njohin pak a shumė gjendjen nė Shqipėri, e dinė fare mirė se klasa politike shqiptare as qė do t’ia dijė pėr Nėnė Terezėn, se veshėt e shqiptarėve, nga mėngjesi nė darkė janė tė shurdhuar nga klithmat e njė panairi politik rraskapitės: Nano-Meta, Mejdani-Berisha, Votat e vjedhura, KQZV-tė, VKQZ-tė, Mocion besimi, Mocion mosbesimi etj., etj. Midis kėsaj zallahie shterpė, ēdo tėrheqje e vėmendjes prej gjėrash mė tė epėrme, do tė ishte jo vetėm e dobishme pėr shėndetin moral tė kohės, por do tė ndihmonte pėr tė parė se, sa e mjerė ėshtė gjithė kjo rrumpallė, qė ka gėlltitur jo vetėm politikėn, por edhe pjesėn dėrrmuese tė shtypit shqiptar.
    Ē’tė keqe, pra, do tė kishte prania mė e ndjeshme e Nėnė Terezės, e frymės sė saj, nė botėn tonė shqiptare, tė mbushur me mosdashuri, me nerva dhe urrejtje?
    Antinėnėterezistėt tanė i mėrzit fakti qė populli shqiptar, pothuajse unanimisht, e ka shpallur adhurimin e tij pėr Nėnė Terezėn. Ky popull ėshtė akuzuar vitet e fundit si tepėr i ashpėr, shkatėrrimtar, egėrshan. Ka njė pjesė tė sė vėrtetės nė kėtė fajėsim. Nisur qoftė edhe nga kjo, ē’tė keqe ka nė qoftė se populli shqiptar, me zgjedhjen e kėsaj embleme morale shpall prirjen e tij pėr tė bėrė njė ndreqje, njė qortim, njė zbutje brenda vetes? A nuk i kėrkohet sot gjithė Ballkanit njė program i ri moral, thelbin e tė cilit e pėrbėn zėvendėsimi i urrejtjes me frymėn e mirėkuptimit? I gjithė ky zell pėr mėnjanimin e Nėnė Terezės bėhet edhe mė i pafalshėm, kur kujtojmė se ka patur njė kohė tė errėt, kur regjimi komunist e kishte pėrjashtuar shenjtoren krejtėsisht nga Shqipėria. T’i bėsh jehonė, qoftė edhe pa dashur kėtij qėndrimi ēnjerėzor, ėshtė mėse e habitshme.
    Argumenti i fundit nė dosjen Nėnė Tereza ėshtė edhe mė absurdi: frika se mos krenaria pėr prejardhjen shqiptare tė shenjtores, ripėrtėrit tek ne mitin e hershėm tė superioritetit tė racės shqiptare!!!
    Ėshtė vėrtet pėr tė lėnė mendjen, siē thuhet. Se kur na paska dalė ky rrezik i ri nė kėtė vend, kjo mbetet njė nga kureshtitė e mėdha se gjer ku mund tė shkojė fantazia njerėzore.
    Nė fundajėn e njė rėnie morale tė paparė, ku vetėposhtėrimi, shkelja e vetvetes, humbja e ēdo besimi, kanė arritur nė atė pikė, sa qė shpesh janė tė huajt qė pėrpiqen tė na sjellin nė vete, duke thėnė: kini besim nė veten tuaj!, tė flasėsh pėr rrezikun qė vjen nga kompleksi i superioritetit tė racės, ėshtė si tė pėshtysh mbi njė gur varri.
    E meqė ėshtė fjala pėr modelin e Nėnė Terezės, ky model shelbues, qė ėshtė, veē tė tjerash, edhe i pėrvujtnisė, jo vetėm nuk mund tė nxisė tė kundėrtėn te shqiptarėt, por na jep shkas tė besojmė se njė nga arsyet e adhurimit ėshtė pikėrisht prirja pėr t’u ndarė edhe me kėtė cen: kreninė e tepruar e boshe.
    Nėnė Tereza, si ikonė e mbarė planetit tė njerėzve, ėshtė veēanėrisht e tillė pėr popullin shqiptar, falė lidhjes sė gjakut. Ėshtė kjo lidhje qė kthehet vetvetiu nė njė pakt, nė njė shkollė tė tėrė emancipuese, nė njė lajm tė mirė, pėr njė kohė tė re.
    Tė ngresh moralin e pėrmbysur tė njė njeriu ėshtė ndėrkaq diēka e madhe. Tė ndihmosh pėr tė ngritur moralin e njė populli tė tėrė ėshtė pėrtej sublimes. Pėr tė kuptuar se kjo nuk ėshtė as metaforė poetike e as njė pėrkryerje, qė ndodh nė sfera tė larta, tė parrokshme pėr njeriun e thjeshtė, le tė kujtojmė qindra mijėra mėrguesit e sotėm shqiptarė, ata qė fati nuk u ka ecur, siē kanė shpresuar, dhe qė tė shpėrndarė anekėnd, ditė e natė pėrballen me mungesat, ankthet, poshtėrimin. As shteti shqiptar, as pasaporta shqiptare nuk i mbrojnė dot, pėrkundrazi, ua ndėrlikojnė jetėn. Le tė kujtojmė dramėn kolosale, atė dramė me tė cilėn nuk merret askush, tė mijėra e mijėra fėmijėve tė kėtyre mėrguesve, tė cilėt shkojnė ēdo mėngjes nė shkollat e huaja, me zemėr tė dridhur se mos dikush u thotė me pezm: ti je shqiptar!
    E pra, kėtyre mėrguesve tė harruar, qė u qėllon tė pėrfundojnė nė burg me faj e pa faj, e kėtyre fėmijėve qė gjymtohen psikikisht qė nė mėngjesin e jetės, u vjen befas nė ndihmė ikona e shenjtores. Ėshtė ajo dhe vetėm ajo, qė u jep kurajon t’i thonė me vete policit, gjykatėsit ose mėsuesit: ju vendin tim e shpėrfillni, por lavdi Zotit ėshtė njė shenjtore qė ju e nderoni: Nėnė Tereza. Ajo ėshtė nga vendi im.
    Do tė mjaftonte vetėm kjo arsye e thjeshtė njerėzore, midis arsyeve tė tjera tė mėdha, qė tė rreshtte zhurma kundėr pranisė sė Nėnė Terezės nė Shqipėri. Zelli qė ushqen kėtė zhurmė, na bėn tė mendojmė se ata qė i bezdis kjo prani, nė tė vėrtetė ėshtė vetė populli shqiptar qė i bezdis.
    Siē u tha mė lart, vendi i vetėm ku zanafilla e Nėnė Terezės zgjoi kundėrshtime e polemika, ishte Shqipėria. Nė kėtė rast, nuk ka si mos tė na shkojė mendja te dy testamentet qė i ishin lėnė popullit shqiptar lidhur me shenjtoren. Porosia e asaj vetė, qė ajo tė mos ndahej mė kurrė nga Shqipėria. Porosia e Enver Hoxhės, qė ajo tė mos i qasej kurrė Shqipėrisė. Populli shqiptar nderoi testamentin e parė, atė tė shenjtores. Provokatorėt shqiptarė nderuan tė dytin, atė tė diktatorit.



    10

    Prodhimi me tepricė i historisė nė Ballkan, sipas thėnies sė njohur tė Ēurēillit, nuk mund tė kryhej pa njė sėrė uzinash ndihmėse, ato qė pėrgatitėn lėndėt e nevojshme, pėr departamentin kryesor. Trysnitė etnike, mitet vrastare, pėrēudnimet e historisė, e gjer te provokimet e te helmet mė banale, janė disa nga nėnprodhimet e domosdoshme qė uzina e madhe tė mos pushojė sė nxjerri tym. E tymtarėt e saj, pėr fat tė keq, kanė qenė e mbeten ndotėsit mė tė kėqinj tė gadishullit.
    Nisur nga kjo, ėshtė e kuptueshme qė Evropa e Bashkuar, nė portat e sė cilės ballkanasit kanė zėnė radhėn pėr tė hyrė, vigjilon, mbikėqyr, jep kėshilla e dėrgon kėrcėnime, qė gadishulli tė harrojė fantazmat ngatėrrestare tė tij, tė rishikojė historinė e dhunuar, tė heqė dorė nga dufet e vjetra, shkurt tė evropianizohet.
    Nė fillim tė shekullit 21, njė trysni e re po rreket tė buthtojė mu nė mes tė kryeqytetit tė Shqipėrisė, Tiranės: acarimi midis shqiptarėve e vllehėve. Ėshtė ende e dobėt, e parėndėsishme dhe pa tė ardhme, e megjithatė, si ēdo helm, e ka aftėsinė qė edhe nė sasi tė paktė, tė dėmtojė rėndshėm. Pėr njė kohė tė shkurtėr, kjo trysni, ndonėse kryekėput e shpikur, arriti tė provokojė rrjedhojėn mė tė keqe nė kėsi rastesh: shenjat e para tė racizmit shqiptar kundėr pakicės vllahe.
    Thelbi i asaj qė ka ndodhur ėshtė ky: nė fillim tė shekullit 21, pėr herė tė parė nė kronikėn historike shqiptare, janė bėrė pėrpjekje, pėr tė krijuar njė trysni tė paqenė, tė panjohur gjer mė sot, tė ngjashme me krijimin artificialisht tė qelizave kanceroze, nė njė laborator studimor.
    Pėr tė sajuar njė trysni ėshtė e domosdoshme gjetja e tharmit. E tharmi i ēdo trysnie etnike ėshtė persekutimi. Pra, fabrikimi i njė trysnie ėshtė baraz me fabrikimin e njė persekutimi.
    Nė kėtė kah, ēėshtja shtohet thjesht dhe qartė: a ka patur ose a ka trysni midis shqiptarėve dhe pakicės vllahe? Thėnė ndryshe: ka patur ose ka persekutim tė vllehėve prej shqiptarėve?
    Opinioni i pėrgjithshėm shqiptar i pėrgjigjet me njė “jo!” tė madhe kėsaj pyetjeje.
    Opinioni i pėrgjithshėm vllah, madje edhe vetė provokatorėt (paradoksi do tė shpjegohet mė poshtė), i pėrgjigjen praktikisht me njė “jo!” edhe mė tė madhe.
    Atėherė pėrse kjo zhurmė? Pėrse bie kambana? Pėr kė fabrikohet helmi?
    Pėrgjigjet janė dy. Sipas studiuesit shqiptar, Albert Ramaj, kjo ēėshtje, si shumica e ēėshtjeve tė dyshimta nė Ballkan, ka njė prapavijė politike: krijimin e njė pakice etnike vllahe, me qendėr Maqedoninė, pėr tė relativizuar atje statusin e shqiptarėve si popull i dytė. Sipas njė mendimi mė tė pėrgjithshėm, e gjithė kjo s’ėshtė veē njė ēėshtje biznesi. Meqenėse Kėshilli i Evropės, me tė drejtė, e mbron pakicėn vllahe, si pakicė e rrezikuar, disa “liderė” tė kėsaj pakice duan me ēdo kusht tė provokojnė persekutimin, mundėsisht racizmin, ngaqė kėshtu, mendojnė ata, edhe pėrfitimet do tė jenė mė tė mėdha.
    Kėto janė hamendje, tė cilat, pėr t’u bėrė tė besueshme, kanė nevojė pėr tė vėrtetėn, atė qė del nga faktet.
    Problemi vllah nuk ka ekzistuar nė Shqipėri, pėr arsyen e thjeshtė se vllehėt janė konsideruar qytetarė shqiptarė, njėlloj si shqiptarė, rrėnjės (autoktonė) si ata, me tė njėjtat tė drejta si ata, me tė njėjtat detyra, me tė njėjtin fat. Kjo s’do tė thotė se nuk njihej zanafilla e tyre vllahe ose arumune. Por kjo prejardhje nuk ka dhėnė gjer mė sot asnjė shenjė dallimi ose ndarjeje. Prania vllahe nė Shqipėri ėshtė quajtur prani tipike shėndoshjeje, martesat me shqiptarė kanė qenė pa kurrfarė kufizimi, pjesėmarrja e vllehėve nė ēėshjet kombėtare, politike e kulturore tė kombit shqiptar ka qenė e plotė, nė tė gjitha kohėrat dhe regjimet.
    Fjalė tė bukura, vizion rozė? Kurrsesi.
    Ajo ēka u tha mė lart, dėshmohet katėrcipėrisht nga vetė shkrimet e nxitėsve tė provokacionit. Njė kundėrthėnie e madhe i pėrshkon fund e krye kėto shkrime. Nga njė anė, me njė krenari tė ligjshme pėrmenden nė to gjithė veprimtarėt me prejardhje vllahe, qė punuan e luftuan pėr Shqipėrinė, qė nga poetėt e misionarėt, gjer te martirėt qė derdhėn gjakun pėr tė, e nga ana tjetėr, nė tė njėjtat shkrime, ngrihet ankesa pėr pėrēmim e persekutim.
    Kėto dy pohime nuk mund tė qėndrojnė bashkarisht. O njėri, o tjetri bie. Pėr fat tė mirė, bie i dyti, pėrēmimi, sepse i pari ėshtė i dėshmuar historikisht.
    Pohimi i parė e pėrjashton tė dytin, sepse as historia, as natyra njerėzore kėtu nė Ballkan nuk japin shembuj qė, njė pakicė e shtypur tė punojė me kaq pėrkushtim, madje tė flijohet, pėr njė komb tė huaj, e pėr mė tepėr shtypės.
    Pėr fat tė keq, nxitėsit e grindjes kanė shkuar larg. Sipas kanuneve ballkanike, janė pėrpjekur ta projektojnė grindjen nė thellėsi tė mijėvjeēarėve, aty ku, sipas tyre, stėrgjyshėrit e tė dy palėve janė ndeshur egėrsisht.
    Ėshtė thėnė edhe mė lart se zgjedhja e njė prejardhjeje, tė qenė apo tė paqenė, tė vėrtetė apo gjysmė tė vėrtetė, ėshtė njė hobi nga e cila popujt nuk ndalen dot. Ajo mbetet e pafajshme pėrderisa nuk ushqen njė qėllim tė errėt. Ajo bėhet e fajshme pėrderisa nxit pikėrisht qėllimin e keq. Mėtimi pėr njė lidhje tė popullsisė vllahe me latinitetin (ndonėse ky latinitet nuk ėshtė i qartė pėr ata vllehė qė e quajnė veten tė lidhur me helenėt), ėshtė krejtėsisht punė e tyre. Kur ky mėtim nis e pezmatohet, me ngarkesė konfliktuale, pėr tė ushqyer njė provokim tė sotėm, ai bėhet i dėnueshėm. Njė kapardisje vllahe, e ndikuar, me sa duket, nga kapardisja proverbiale shqiptare, duke u ndezur nga kujtimet e Romės antike, kujton se do t’u japė zemėr tė vetėve, duke kujtuar sipėraninė e Romės (si tė thuash, stėrgjyshėrve tė vllehėve), ndaj ilirėve, (me demek katragjyshėrve tė shqiptarėve). Nuk pėrmendet vetėm lufta midis tyre, sė paku nė shtyp, por ajo vazhdon kafeneve, bashkė me ngazėllimin pėr humbjen e ilirėve (me demek tė shqiptarėve!).
    E gjithė kjo do tė mbetej njė episod grotesk, nga ata qė vetėm gadishulli ynė fantazist ėshtė i aftė tė pjellė, sikur tė mos pasohej nga njė helm i rrezikshėm, helmi klasik qė qėndron nė bazė tė ēdo racizmi: superioriteti i njė race. Nė shtyp, e zezė mbi tė bardhė, ėshtė shkruar se vllehėt qenkėrkeshin superiorė ndaj shqiptarėve.
    Ėshtė, me sa duket, kjo ide e helmėt, ajo qė nxiti reagimin e ashpėr racist shqiptar. Provokimi ia kishte arritur qėllimit. Pėr herė tė parė, nė trajtė tė egėr, cinike, u shfaqėn nė shtyp cilėsime pėrbuzėse pėr vllehėt, kėrraba vllahe, ēobanėria, bejte pėr mushkat, si simbole tė nomadizmit etj. Ishte e trishtueshme qė tė pėrēmoheshin kėshtu elemente baritore, ato qė nuk turpėrojnė asnjė popull e qė kanė qenė rrėnjėt e jetės, sidomos pėr vetė shqiptarėt e pėr gjithė ballkanasit, qė nga kohėrat homerike e gjer mė sot.
    Racizmi, qoftė edhe i provokuar, ėshtė kryekėput i dėnueshėm. Ndėrkaq, po aq i dėnueshėm ėshtė provokimi i tij.
    Racizmi ndaj shqiptarėve, i ushtruar sot gjerėsisht nė njė vend si Greqia, anėtare e BE-sė, ėshtė krejtėsisht i kundėrkohshėm. Proselitizmi i dhunshėm, ndėrrimi i emrave, i fesė, fyerjet, keqtrajtimet, burgimet me shkak e pa shkak, e gjer te torturat e vrasjet me njė plumb pas kokės, nė zyrat e policisė, dhe shpallja pastaj e vrasėsve tė pafajshėm, kjo ėshtė njė kronikė tepėr e dhimbshme pėr t’u gėlltitur.
    Shteti shqiptar, i ēoroditur nga korrupsioni dhe marrėzitė e brendshme tė tij, intelektualėt renegatė shqiptarė, tė merakosur se mos emri i Nėnė Terezės u jep kurajo (lexo: ua lehtėson brengat) bashkėkombasve tė tyre, komitetet e tė drejtave tė njeriut tė tipit Ballauri, cinikė dhe krejtėsisht tė pandjeshėm ndaj vuajtjeve tė emigrantėve tanė, i kanė lėnė ata nė mėshirėn e njė fati tė papėrfytyrueshėm.
    Nga kalvari i tyre i gjatė, do tė mjaftonte ngjarja makabre e pėrkthyeses sė gjyqeve, qė, duke mos ditur asnjė fjalė shqip, pėr dhjetė vjet rresht ka kalbur nėpėr burgje me dhjetėra e ndoshta me qindra djem shqiptarė, pėr tė kuptuar sa larg kanė shkuar gjėrat.



    12

    Nuk ėshtė e lehtė tė gjenden shkaqet e plota qė ēojnė drejt otracizmit (veēimit) tė njė populli. Njė pjesė e tyre mbeten gjithmonė nė terr.
    Nga arsyet e njohura, pėrveē revanshit tė vjetėr ballkanik, ka qenė jugosllavomania, thėnė ndryshe, moda e flirteve me fqinjin tonė verior, ajo qė mė sė shumti e ka dėmtuar Shqipėrinė. Politika vetėvrasėse e veēimit, krimi fillestar e njėherėsh mė i rėndi, i komunistėve shqiptarė, ka qenė fatale nė kėtė kah.
    Pėr njė ndėrlikim tė favorshėm tė rrethanave, ai qė nė gjuhėn e pėrditshme quhet skajim i keq i yjeve, Shqipėria, nė shumicėn e rasteve, del e humbur. Njė sėrė keqkuptimesh dramatike, fryt i mosnjohjes ose dashakeqėsisė, e ndjekin hap pas hapi dosjen e saj. Nga e djathta ajo quhet e majtė e, pėr ēudi, nga kjo e fundit fajėsohet si e djathtė. Nga qarqet e krishtera konservatore merret pėr myslimane, e nga myslimanėt radikalė pėr jo e devotshme.
    Njė pjesė e gjykimeve kundėrthėnėse e shpesh paradoksale, e kanė burimin te grindjet brenda perandorisė komuniste, atėherė kur Bashkimi Sovjetik hodhi mbi Shqipėrinė akuzėn biblike se “iu shit imperializmit pėr 30 aspra”. Pėr njė kohė tė gjatė, ajo akuzė mbeti nė kujtesėn e miliona njerėzve, tė cilėt, nga padituria dhe naiviteti besonin vėrtet se vendi i vogėl stalinist ishte kthyer nė Judė, nė shėrbim tė kapitalizmit. Kundėr tij u pėrdorėn shpesh tė njėjtat mallkime qė pėrdoreshin zakonisht kundėr CIA-s, Izraelit ose Boris Pastėrnakut.
    Gjithsesi e pafat, Shqipėria humbi kėshtu miliona simpatizuesit e saj filosovjetikė e, mė pas, pas grindjes me Kinėn, miliona tė tjerėt, maoistėt.
    Kėto aradhė tė pafundme, nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr u kthyen kundėr saj. Ishin ata qė mė 1999 mbushėn radhėt e para tė manifestimeve pėr tė mbrojtur Serbinė nga bombardimet, por kurrsesi popullsinė shqiptare nga masakrat.
    Gati e pabesueshme tingėllon sot profecia e famshme e Hrushovit, kur e quajti Shqipėrinė Judė tė shitur te Perėndimi. Nė atė kohė, akuza ishte krejtėsisht jashtė ēdo baze logjike, e tillė qė mund ta prodhonte veē truri i njė tė ēmenduri. E megjithatė erdhi njė kohė qė difensa e ēmendur u krye, e Shqipėria pėrfundoi si njė ndėr aleatėt mė besnikė, nė mos i Perėndimit mbarė, i fortesės sė tij kryesore, SHBA-sė.
    Si shumė punė tė Shqipėrisė, edhe kjo miqėsi kėrkon taksėn e vet. Mė kot ėshtė thėnė e shpjeguar se simpatia pėr Amerikėn nuk ėshtė njė pasion i radhės, por i ka rrėnjėt nė mirėnjohjen historike nė fillim tė shekullit, kur presidenti amerikan, Willson, ishte i vetmi nga shefat perėndimorė qė kundėrshtoi dhe pengoi ndarjen e Shqipėrisė dhe, nė mbarim tė shekullit, kur SHBA-ja udhėhoqi koalicionin pėr ēlirimin e Kosovės. Valėt e antiamerikanizmit qė, pėr fat tė keq, pėrshkojnė sot botėn dhe Evropėn, nuk lėnė pa prekur vendin e vogėl nė breg tė Adriatikut. Ka gjasė qė jo vetėm amerikanofobia klasike, por manifesitmet anėsore, nga ato antisemite gjer te altermondistėt e mė tej, te kundėrshtarėt e “UGJM”-ve (ushqime gjenetikisht tė modifikuara), tė pėrplasin stėrkalat e tyre mbi vendin ballkanik. Ndėrkaq, si rrjedhojė e acarimeve midis BE-sė dhe SHBA-sė, ka gjasė qė sipas proverbit “kur grinden atllarėt shkelmat i hanė gomarėt”, Shqipėria tė hajė shkelma atėherė kur s’e pret.
    Ky ndėrlikim ndėrkombėtar i dosjes sė Shqipėrisė, ndonėse mund tė duket zotėrues, nuk do tė arrinte dot tė krijonte njė klimė mohuese nėse nuk do tė arrinte do tė ushqehej nga njė faktor i befasishėm: shpėrthimi dhe shpėrndarja nėpėr botė e qindra mijėra shqiptarėve. Janė tė njohura pasojat e kėsaj pėrmbytjeje: imazhi katastrofik dhe nxitja e racizmit antishqiptar. Ėshtė e ditur e vėrteta e thjeshtė se, banditėt dhe mafiozėt shqiptarė pėrbėjnė njė pėrqindje tė vogėl tė mėrguesve, por po aq e ditur ėshtė fuqia njollosėse e sė keqes. Njė vrasje e bujshme e njė banditi, mund tė hedhė baltė mbi njė mijė jetė tė ndershme, ato qė s’pėrbėjnė as lajm, as histori.
    Ky nam i keq i shqiptarėve, u shumėzua, pėr fat tė keq, nga njė rrezatim mosdashurie, pėr tė mos thėnė urrejtje kundėr vendit, i njė pjese tė tyre. Kjo mosdashuri e shpallur e vetė vendasve, shėrbeu pėr tė legjitimuar mosdashurinė e tė tjerėve. Shprehja kulmore e saj, ishte deklarata cinike e regjisorit majtist italian Xhani Amelio “s’kam takuar gjer mė sot asnjė shqiptar qė ta dojė vendin e vet”.
    Nuk ishte vetėm njė gėnjeshtėr e madhe. Ishte shpallja arrogante e njė programi tė ri, program qė e bėnė tė tyre intelektualėt rimohues shqiptarė. Kėta tė fundit, siē u tha mė lart, ishin batalioni i fundit i “vezėve tė gjarprit”, ata qė tinėzisht e mbrojtėn diktaturėn, duke e paraqitur tė keqen e saj, jo si njė tė keqe komuniste, por gjithėshqiptare.
    Shthurja morale e pjesės mė tė madhe tė klasės politike shqiptare, mungesa e pėrkushtimit pėr vendin, shpallja e kėsaj shthurjeje dhe kėsaj mungese pėrkushtimi, si diēka moderne dhe tallja e drejtpėrdrejtė ose e tėrthortė e atyre qė mendonin ndryshe, ka qenė njė tjetėr faktor madhor pėr njė rėnie tė pėrgjithshme morale nė kėtė vend.
    Rrjedhojė e saj ishte fryma e sėmurė rimohuese, ajo qė u pėrpoq ta zhveshė Shqipėrinė nga gjithēka, pėr ta paraqitur si njė vend virtual, version i pėrsėritur i pėrcaktimit cinik “shprehje gjeografike”. Rrjedhojė e kėsaj dhe e njė fryme hakmarrėse pėr popullin qė, bashkė me shtatoren e tiranit, e pėrmbysi, mė nė fund, komunizmin, ishte ideja e nėnkuptuar se Shqipėria mund tė ishte e pranueshme si otomane, si komuniste, por kurrsesi si demokrate dhe evropiane.
    Ide tė ngjashme, tė nxitura nga orekse tė shtuara kohėt e fundit notojnė nėpėr mjegull. Pavarėsia e kushtėzuar e Kosovės, ose formula e Kosovės shumėkombėshe, kėrkohet t’i kalojnė tinėzisht krejt Shqipėrisė. Me fjalė tė tjera, nė vend tė shtetit historik qė po mbush shekullin, tė ketė njė shtet tė kushtėzuar shumėkombėsh, thua se shqiptarėt, ndryshe nga gjithė popujt, nuk mund tė kenė shtėpinė e vet. Provokatori tepdil kinse maqedonas, kėrkoi pikėrisht kėtė gjė nė emisionin televiziv, tė pėrmendur nė fillim tė kėsaj sprove.
    Shqipėria paraqitet sot si njė vend qė nuk e duan. Kėtė pohim e ndan vetėm njė hap nga formula: Shqipėria ėshtė njė vend qė s’ka pse tė duhet. E nga kjo e fundit, gjer te hedhja e idesė pėr thurjen e mėtejshme tė saj, nuk ka veē njė tjetėr hap.
    Shqipėria pėr shumėkėnd ėshtė sot njė pemė e rrėzuar, prej sė cilės, ashtu si e thotė proverbi, tė gjithė mund tė bėjnė dru. Shqipėria e ka ulur kryet vėrtet, por, pėr fat tė mirė, nuk ka rėnė. Ata qė mezi presin ta shohin pėrtokė, ėshtė mė mirė tė kthehen e tė shohin mjerimin e ngazėllimit tė tyre meskin. Asgjė e mirė nuk i vjen Ballkanit nga lėngata e njė prej popujve tė vjetėr tė vet. Pėrkundrazi, shėndoshja e popullit shqiptar, normaliteti i tij, ashtu si ajo e ēdo populli, ashtu si e popullit serb e malazez, ėshtė nė tė mirė tė tė gjithėve. Tė sėmurė apo tė shėndoshė, ne jetojmė e do tė jetojmė nė tė njėjtin pavion dhe, duam apo s’duam, fatet i kemi tė pėrziera. Ata qė nuk arrijnė ta kuptojnė kėtė, s’kanė kuptuar asgjė nga kjo botė.
    Shqipėria nuk ka rėnė. Ende i drojtur, si nė muzikėn e Ravelit, ndihet njė motiv i kundėrt, me atė tė mosdashurisė. Ndėrsa mafiozėt shqiptarė ushqejnė acarimin kundėr kombit qė i pėrkasin, njė tjetėr armatė, ajo e fėmijėve shqiptarė, anekėnd Shqipėrisė e shkollave tė botės, zgjon nderimin e, bashkė me tė, dashurinė. Nė kėtė ndeshje, qė tė kujton luftėn midis bishės dhe qengjit, ashtu siē jepet nė shkrimet e shenjta, qengji, ai qė ka tė ardhmen, do tė fitojė.
    Disa javė mė parė, nė prag tė vitit tė ri 2004, njė qytet i vogėl francez, nė breg tė Atlantikut, u ngrit i tėri nė kėmbė, me manifestime, me peticione e me komitete, pėr tė mbrojtur njė familje shqiptare, pėr njė problem administrativ. Nė Operan e Parisit, kur Angjelin Prelocaj, nė preludin e njė prej baleteve tė tij, me njė bri nė dorė foli ca ēaste fjalė tė vjetra shqipe, salla e mbushur plot, qė nuk i kuptonte ato, por qė e dinte se kjo ishte gjuha amtare e koreografit tė madh, nė heshtje solemne, si nė njė katedrale, i dėgjonte gjithė nderim.
    Kohėrat janė duke u ndėrruar nė Ballkan e nė Evropė. Njė brez tjetėr ėshtė duke ardhur, me njė mendje mė tė kthjellėt e njė shpirt mė tė pasur. Ende nuk kanė nė dorė fuqi ekonomike e politike, megjithatė fryma e tyre ndihet anekėnd: nė shkolla, nė auditore, nė familje, nė kafe, nė internet. Ėshtė frymė tjetėr, qė kėrkon njė tjetėr Shqipėri. Qė refuzon varfėrinė si fatalitet e imoralitetin si kusht. Qė spraps kėngėn e kukuvajkave e profkat e rimohuesve. Qė natyrshėm kėrkon t’i kthejė nderin e humbur vendit tė vet.
    Njė kėngė e adoleshentėve, e shpėrndarė tani vonė nėpėr Shqipėri, e jep nė mėnyrė prekėse kėtė kumt:
    Shqipėri, atdhe i dashur
    Ne s’tė lemė ty tė varfėr.
    Ėshtė kumt e premtim bashkė. Ėshtė i thjeshtė, i dhimbshėm, pa dokrra e fjalė tė mėdha. Nuk flitet pėr Shqipėri etnike a multietnike. Flitet thjesht pėr Shqipėrinė moderne, atė qė nuk mund tė ekzistojė, pa lėnė pas varfėrinė. E varfėria, nė kėtė rast, ėshtė e lidhur me tė gjitha: turpin, bjerrjen morale, poshtėrimin. Ndaj premtimi “S’tė lemė ty tė varfėr”, ėshtė i barazvlefshėm me “s’tė lemė ty tė biesh”.
    Asnjė popull s’duhet lėnė tė bjerė. Sikur adoleshentėt e Ballkanit perėndimor, ta kėndonin njė kėngė tė ngjashme pėr popujt e tyre, ky do tė ishte njė lajm i mirė. E nėse do ta kėndonin bashkarisht pėr gjithė gadishullin, ky do tė ishte njė lajm i madh.

    Ismail Kadare
    2003-2004

    Ismail Kadare
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    Hmmm, cool
    Bravo Kadareja

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Fjala e Kadarese ka peshe te madhe si gjithmone..

    Eshte fat qe e kemi Kadarene dhe qe Ai shpesh komenton situaten kombetare..

    Kto dite u fol dhe qe Kadare te shpallej si kryetar nderi i MJAFT-it.. Sdi cka u be..

    Dikur kam shkruar ketu ne Forum se si do ishte e mira qe te trajtohej Bregu i detit Shqiptar e beja fantazi qe kur nje shqiptar kosove ose Korce a Shkodre ose Diaspore ose turist i huaj te kalonte ne shetitoret buz detit e ti zinte syri nje shtepize a vile te bukur te thoshin vendasit ..ja atje banon Kadare ose filan profesor i shquar ose x Doktor i njohur ose y Piktor e artist i madh..
    Pra ne populli i thjeshte te shijonim breg detin Demokratikisht e disave per hir te kontributit te tyre te jashtzakonshem tu jepej privilegji nga Shteti qe te kishin mundesine te pushonin e te merrnin energji pak me ndryshe se ne tjeret e qe kto energji ti vinin ne sherbim po te atdheut..

    Pra te behej e mundur qe nje pjese te elites se Kombit tu jepej rasti te kishin vila e shtepi ne vendet e bukura te natyres tone e kjo te ishte si mirnjohje per ta..

    Mirpo nuk po ndodh keshtu..

    Dikur breg deti (vitet 1920-40) nuk shikohej si resurs Kombetar e ishin vec nje grusht njerzish te emancipuar qe kuptuan se Bregu i detit eshte vend clodhjeje e ripertritjeje e se ja vlen qe aty te ndertohet dicka..
    Keta njerez filluan te ndertojne ne ate kohe Vilat e para e tek tuk ndonji kafene e restaurant..
    Kuptohet se athere hapsira bregdetare ishte e madhe dhe kerkesa per te pushuar ne breg det e vogel e kjo beri qe disa pa ndonji shpenzim te madh te Blejne ose te huazojne nga Shteti copa toke e te ndertojne aty gjera te bukura..

    Mbas 1945-es keto vila u shtetezuan dhe me kalimin e kohes u bene residenca te Bllokmeneve staliniste te Enver Kapo Mizave..dhe miqve te tyre..

    Megjithate Shteti ndertoi dhe kabina plazhi per Popullin e thjeshte si dhe ndertesa te medhaja sikurse Kampe pioneresh e puntoresh e pallate per Pushime verore ne Breg det..e ky proces u be me ritem te kenaqshem deri diku..

    Kjo ne varesi te kerkesave ne rritje te Shqiptareve qe donin detin e Plazhin dhe te fuqisese Shtetit per te ndertuar..

    Duke u kulturuar populli e duke u shtuar qeflijte e plazheve e erdhem ne ate periudhe kur kishte me shume kerkesa per plazh se sa gabina e dhoma hotelesh ..

    Mund te themi se Rinija e Tiranes, Durresit , Vlores, Pogradecit e Sarandes e deri diku Shkodres e shijuan plazhin por pjesa me e madhe e popullit nuk pati rast kurre ta shijoje bregdetin..
    Kur tirano-Dursaket benin plazh rinija fshatare i binte Lopates e Shatit neper arat e Kooperativave e Kolkozeve ..kurse rinija e qyteteve pa det e liqen zakonisht freskoheshin trotuareve duke luajtur tavell e ngrene fara luledielli..

    Me ardhjen e demokracise u shtuan kerkesat per plazh qofte se u shtuan mjetet e transportit qofte se dhe u krijuan klasa e biznesmeneve dhe politikaneve 40-50-60 vjecare me benza qe donin plazh per te "pushuar" me dashnoret e tyre gjimnaziste, studente apo militanto-sekretaresha..
    Bregu i detit u be pra vend i kerkuar dhe ndodhi ajo qe e quajme masaker....pra u ndertua agresivisht mbi cdo pellembe bari.. ranishteje e u ckul cdo Pishe e plep i mbjell dikur..

    Sot flitet se dhe Kadare ka gjuajtur nje cop breg det dikund nga Golemi i zones Durres-Kavaje e se po nderton Vile apo hotel..

    Une e pershendes Kadarene per kete qe ai investon kursimet e veta ne Bregun tone por kam disa vrejtje..

    Ai si njeri i madh i Kombit duhet te kuptoje se Bregu i detit eshte sot nje Pasuri Kombetare dhe se merita qe ne kemi sot nje cop bregdet nga Butrinti deri ne Velipoje nuk eshte merit e atyre qe sot faktikisht kane vene nen zoterim privat kete bregdet..

    Pra ne kemi kte breg det sepse kemi nje Shtet e se per te pasur kte Shtet ka 200 vjet qe punuan dhjetra gjenerata Rilindasish e luftetaresh Kombetare..

    Po si u be Shteti e si u mbajt..qe dikush sot te ket nevoj vec per nje cop leter nga Bashkia per te ndertuar.. pra pa pasur nevoj ta cliroj me lufte Radhimen apo Golemin apo kodrat e Liqenit ..apo lulishten buz bulevardit nga Turku apo Serbi apo greku??

    Dikush luftoi ne Bukuresht per te pasur kombi nje abetare ..dikush ne Stamboll per ti marre leje Sulltanit per te ngritur flamurin.. dikush me pushke ne Shkoder, Kacanik e Diber..dikush hapi shkolle ne Prizren e Korce e dikush shtypi libra ne Kalabri apo Sofie.. dikush studioi per mjeksi ne Vjene a Bolonje qe te luftoj Malarjen e tuberkulozin e dikush studioi Gjuhesi e Letersi per te bere librat e Shkollave.. dikush dha djalin e vetem ne lufte e dikush shkriu pasurine per atdheun.. e dikush emigroi ne Cikago nje jet te tere e dikush punoi mesues fshatrave te Pukes a Devollit e dikush ne miniera e dikush pyjeve e dikush spitaleve e dikush duke ndjekur hajdutet si polic i shtetit e dikush duke montuar hekurat e fabrikave e dikush duke projektuar diga e kanale vaditese e dikush duke bere diplomaci e dikush art e Muzike etj etj..

    Pra nje popull i tere ka dhene djers e gjak qe ne kemi shtet e qe kti shteti i takon nje cop bregdet e se ky breg det duke qene i lakmueshem smund te jete vec pron e nje grushti njerzish..qofshin keta dhe vet Skenderbeu..me Ismail Qemalin..

    Duhet pra qe bregu i detit, bregu i Liqenit te Poradecit e cdo hapsire tjeter qe hyn ne Pjesen e Lakmueshme te atdheut te trajtohet si pasuri Kombetare ne sherbim te gjithe Kombit..qe nga Shkodra e ne Gjirokaster e nga Podujeva deri ne Permet..

    Ne raport me turistin e huaj eshte krejt Normale qe kjo pjes e lakmueshme e Natyres sone te jete burim Fitimi por ne raportet mes bashk kombasve duhen tjera norma..

    Le te pyese Kadare se cilet ka fqinje ne ate vend ku ai po nderton Vilen e tije te pushimit..

    Ne se pran tije po nderton vile Gjergj Fishta e Naun Veqilharxhi e Adem Jashari me Cerciz Topullin athere do gezohemi e do themi.. .. e..po u takon ktyre njerzve te famshem qe kan dhene aq shume per atdheun te kene nga nje "cop Atdhe" si pron private e ti ngrohin ato mullaqe e lo-qe ne diell se u jan mardhur kur thon korcaret apo u jan leqendisur kur thone gjirokastritet apo u kan merdhif gjat luftrave e perpjekjeve kombetare..qe ata burra te medhenj i bene per atdhe e shtetin tone..

    Mirpo realiteti tregon ndryshe..

    Ne Radhime..ne kte mrekulli te Natyres e jo vec te Natyres por dhe te punes se mijra bujqesoreve tane ullishtaxhinj e domate- portokallexhinje mjeshtra kane bere hotel-bordello jo Ismail qemali me Is Buletinin e Selam Musai apo Fatos Arapi ose agronomet e inxhnieret tane te shquar .. por leart Shyti me altin Arapin.. pra ca kriminele.. e Arben Malajt e compani.. pra ca hajdute te financave te Shtetit ..
    Ne Golemin e bukur nga Natyra por dhe nga puna e mijra puntoreve te pyjoreve qysh nga ata mjeshtrat e Shkolles amerikane bujqesore e deri tek ata te viteve socialiste nuk kan ndertuar e privatizuar copa breg deti as Eqrem Cabeu me Aleks Buden apo Ferdinand Deden apo Vace Zelen ose Besim Zekthin e doktor Besim Elezin apo mesuesin veteran Mehmet Gjevorin a Fehmi Aganin .. apo Familja DAKO qe ndertonte Shkolla falas apo Mithat Frasheri qe punoi 60 vjet per Kombin por ky breg det eshte bere prone e ca Anonimeve pa asnji vlere mbrapa te cileve fshihen neper letrat e zyrave .. pikerisht Ministra e politikane mafioze demo-Socialiste te ktyre viteve te hidhura..

    Ismail Kadare nuk duhet te ndertoj aty ku ndertojne MAFIOZET sepse dashje pa dashje behet "ladri Compagni" me Kriminelet Mafioze qofshin ata rrugace si Altin Arap Shytat qofshin rrugace te llojit Edvin Ram-Ilir Meto-Majkot e Marsel Koco kokdhimat..

    Ai vet le te behet Shembull i ndertimit ne Breg det vetem ne baze te ligjeve demokratike e me para te ndershme e transparence e me llogjiken e vlerave qe permendem me lart..

    Kjo ka rendesi sepse Shqiperia i ngjan asaj sorkadhes qe e shqyejne luanet e krokodilat e qe su ngelet gje sorrave e mizave..
    Pra duke u pronesuar gjithcka e lakmueshme e atdheut nga MAFIA e cila nuk i ka dhene asgje Kombit e Shtetit ngushtohen hapsirat per pune e jetese te Shumices se Popullit e kjo sjell mjerimin dhe .. kuptohet dhe Otranton..
    Kjo sjell dhe shkaterrimin e ndiesive kombetare e nje dite dhe coptimin e ktij Shteti..

    Pra te qellojme ne shenje e te mjekojme plaget e jo te krijojme tym...

    Asnji nuk e braktis Shqiperine me Gomone ne mes te Janarit se po ja ndrron kombesine Nen Terezes ndonji cervenkovsk i Shkupit por sepse alternativat utilitare baze per jetese e Pune jane Vjedhur teresisht nga nje grusht Miliarderesh..dhe se i vetmi shteg ka ngelur..Shtegu i Fotoksines dhe i Gomones..

    Krejt mir e ka Kadarja per cka proteston por... por "te kapim Demin nga Briret" thote nje Shkrimtar edhe me i madh se Kadareja..e ky eshte .. Populli.."ine" liri-pun e fasule-dashes..

    qashtu Kadare djali.. me bregun e detit..me fushat e mira bujqesore ..me bulevardet e Parqet e me gjithcka tjeter qe "Shitet" te jemi demokratike..qe nga "shitja" e gjerave te mira te vije prosperiteti per 3 milion e ca banore arbo-Pellazge..e jo ca ne fotoksin e karaburun e ca ne koncert te Vjenes e Golem e Radhime me benza e shampanja..

    6000 femij Shqiptare thone letrat jane trasfikuar..neper bote ..
    Mbi 10 000 vajza jan trafikuar..
    Pra Kadare i dashur kujdes se pran viles qe po nderton ka hotel 10 katesh me mermer dhe Tutori e vrasesi i qindra vajzave shqiptare..si dhe ministri e kryeministri e vjedhesi i Thesarit Meto-Majko Ruco Nanot me shoke..

    tung tang dhe ting..

  4. #4
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Pajtohem me juve Brari pėr punėn e ndėrtimit tė vilave nė njė zonė qė do tė duhej tė caktohej vetėm pėr personalitete tė larta tė kombit si Kadare me shokė, kud o nė bregdetin tonė.

    Tung pa tang e pa ting
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #5
    T'majt e jotja. Maska e Reiart
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Atje ku arrin tymi i SHARRES
    Postime
    621
    Brari te qofte hallall gaveta e groshes.

    Tani pa shaka. Je shume i sakte ne ato qe thua dhe une bashkohem me ty kunder hipokrizise dhe servilizmit intelektual qe ka pushtuar Shqiperine. Te falenderoj per shkrimet e tua qe i lexoj me kenaqesi.
    Injoranti eshte......
    Injorant nuk eshte ai qe nuk di, por ai qe nuk meson!

  6. #6
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Shumėdimensionet e librit eseistik “Poshtėrimi nė Ballkan”

    Autori i Lajmit: Mexhit Prenēi

    Citim Postuar mė parė nga Friedrich Nietzche
    “Tendenca kryesore e tė dobtėve dhe mediokėrve
    tė tė gjitha kohrave, ėshtė t i bėjnė tė dobėt, tė fortėt
    dhe tė diturit qė t i zbresin nė nivelin e tyre duke i
    sharė me epitete tė shėmtuara”
    1.
    Personalitetet e shquara tė njė kombi, gjithnjė marrin kahjen drejt ringritjes morale, ringjalljes sė shpresės, zhvillimit e pėrsosjes sė shoqėrisė; drejt dritės kur ka terr; drejt rregullit nė kaos; duke kėrkuar dhe lartėsuar modelin mė tė lartė tė vlerave nė reaksion me rrymat e kundėrta. Padyshim, ata pėrbėjnė elitėn e kombit tė tyre.

    2.
    I pėrmasave tė tilla elitare, ėshtė edhe shkrimtari ynė, i pakrahasueshėm, Ismail Kadare, personaliteti mė i shquar i kulturės sonė kombėtare, me vizion drejt sė ardhmes.
    Nė njė kohė kritike, kur ėshtė ravijėzuar njė rrymė antishqiptare, qė mohon vlerat e virtytet e shqiptarėve dhe, pėrbalt modelet pozitive, siē janė figurat e ndritura tė kombit, duke krijuar alibi edhe pėr prejardhjen e tyre, Kadare, nga lartėsitė e intelektualit tė shquar, shkrimtarit dhe eseistit tė klasit tė lartė, duke stigmatizuar dhe fshikulluar tė keqen dhe, duke evidentuar e mbrojtur vlerat, lot rol tė rėndėsishėm nė ngritjen e moralit tė nėpėrkėmbur tė shqiptarit, aktualisht.

    3.
    Ky vizioni kadarean kundėr rrymės antishqiptare (me shqiptarė dhe tė huaj) tė cilėt poshtėrojnė Shqipėrinė dhe shqipėtarėt, duke u mohuar vlerat e duke u atribuar mėkatet, buron nga atdhetarizmi dhe idealizmi i kulluar. Ata, mohuesit, i propozojnė Shqipėrisė vetėposhtėrimin, kėngėn e kukuvajkės, siē thotė Karareja, “frymėn mohuese, pėr gjithēka. Shkurt, mitit tė atdheut, me tė gjithė ngarkesat kundėrthėnėse, qė ai ka marrė, nė historinė e gjithė popujve, i kundėrvihet miti i vendit tė mundur, thėnė ndryshe, tė mallkuar.”

    4.
    Agresiviteti nėpėrmjet pseudoargumenteve dhe alibive qė burojnė: nga ligėsia, djallėzia, mediokriteti dhe pėrfitimi i natyrave tė ndryshme tė antishqiptarizmit, qė ka vėnė nė tehun e kritikės Kadareja, ėshtė vizion inkandeshent qė transmeton kumtin mė tė lartė qė: shqiptari tė mbrojė vetveten, vlerat kombėtare, mitet dhe figurat e ndritura, simbole tė kombit, duke ju kundėrvėnė ēetave tė mbushur me personazhe pervers, me zė tė hollė e tė ē akorduar, tė shitur e tė lajthitur, aventurierė, “sharlatanė e shagllabanė”, siē do tė thoshte Koliqi.

    5.
    Libri eseistik “Poshtėrimi nė Ballkan”, siē e dėshmon edhe titulli, ėshtė shumėdimensional, shumėshtresorė e kuptimorė, ėshtė ndėr librat mė tė fuqishėm nė rrafshin e eseistikės, i shkruar me stil tė lartė, qė do ta quaja stil kadarean, i cili pėrshkohet nga ide tė mėdha dhe transmeton shumė kumte tė rėndėsishmė e tė jashtzakonshme, nė shumė fusha, por nė themel ėshtė njė sprovė e sukseshėshme sipas optikės se: nė kohėn tonė, pėr shqiptarin ėshtė po kaq i rėndėsishėm si rritja e mirėqenies dhe zhdukja e varfėrisė, ashtu dhe ngritja e moralit duke sfiduar rėnien e tij dhe kukuvajkat qė kėndojnė kėngėn e trishtuar tė vetėposhtėrimit.

    6.
    Kėtė zell tė mohuesve nė fushėn e moralit, Kadare e shpjegon: “Dy duhet tė jenė arėsyet. Mbrapshtia shpirtėrore e njerėzve, e atyre qė dėshtimet, brengat, ambiciet e paarrira, i projektojnė te tė tjerėt, nė kėtė rast tek atdheu i vet, duke e bėrė atė shkak pėr to. E dyta, pėrfitimi....Pėrbaltja e Shqipėrisė, fyerja, pėrqeshja, tallja cinike, tė gjitha kėto shpėrblehen”. Janė njė kompleks shkaqesh dhe arėsyesh tė dukshme e tė padukshme, qė ēetat e atyre qė nuk arrijnė tė realizojnė vetveten, kėrkojnė anėt e pista dhe tė errta duke i paraqitur si parėsore dhe ndyejnė vlerat qė ia ngrejnė lart lavdinė kombit tonė. Kaq i egėr dhe i lig ėshtė cinizmi i tyre.

    7.
    Kadera ėshtė nxitur tė shkruaj kėsisoj, nga tre ngjarje reale, tronditėse, siē ishin: fushata e antishqiptarizmit nė Himarė; fushata djallėzore, e pamoralshme, pėr t i mohuar Nėnė Terezės origjinėn shqiptare ndonėse vetė e kishte deklaruar e, nė kėto raste nuk ka asnjė shteg pėr kontestim apo dyshim; dhe, mllefi i disa tė vetėquajturve pėrfaqsues tė pakicave etnike, tė cilėt nė vend qė tė kėrkonin mė shumė tė drejta e mė pak racizėm ndaj tyre, “shkuan gjer atje, sa tė kėrkonin shpalljen e Shqipėrisė si vend shumėkombėsh”, nėnvizon Kadareja.

    8.
    I revoltuar dhe tronditur siē mund tė revoltohet ēdo shqiptar, atdhetar e patriot, por duke i vėnė fre zemėrimit, autori, me njė gjuhė tė pastėr dhe tė bukur shqipe, me logjikė historike dhe analiza tė thella, me fakte e argumente tė shumtė, ku shfaqet erudicioni i gjerė dhe kompetenca profesionale nė trajtimin e problemeve, nga pozicioni i shkatėrrimit pėr tė ndėrtuar, u ējerr maskėn rrymtarėve mjeranė, tė huaj dhe vendas, grafomanėve dhe tė blerėve, karrieristėve pa tru, tė liqve dhe monstrave qė guxojnė tė hedhin baltė mbi shqiptarėt dhe Shqipėrinė, madje edhe mbi figura tė tilla si Skėndėrbeu, Ismail Qemali, mbi Shenjtoren me vlera planetare Nėnė Terezėn e tjerė, e tjerė. Do tė dėshiroja qė bloztarėt e vlerave, mė tipikėt, tė pėrmendeshin edhe me emra pėr ta bėrė mė tė ndjeshme kritikėn, ashtu siē do tė mendoja se njė strukturim mė solid i librit, do tė mėnjanonte njė farė shpėrndarje tė lėndės duke eleminuar edhe pėrsėritjet e lehta qė ndjehen, tė cilat e kanė burimin te karkteri fillestar, shkruar si artikuj tė veēantė.

    9.
    Ndėr vlerat mė tė qenėsishme tė librit “Poshtėrimi nė Ballkan” ėshtė vetorientimi i autorit qė, nėpėrmjet pėrqasjes, ballafaqimit e krahasimit, jepen fakte dhe argumente tė bollshme, qė e vendos Shqipėrinė dhe shqiptarėt nė raporte tė njejta me tė tjerėt: edhe nė virtytet, vlerat morale, nė patriotizėm e nacionalizėm, po edhe nė vizionin dhe qėndrimin kah perėndimi duke dėshmuar nivel qytetėrimi. Ja, ē shkruhet pėr Skėndėrbeun: “Heroi i njė epoke tė tėrė, si rrallėkush, ai u kthye nė njė ikonė, nė fillim nė kontinent, e pastaj nė njė pjesė tė botės: Amerikė, Rusi e gjer nė Japoni” E pėr tė shpjeguar tė fshehtėn e kėsaj dukurie, vazhdon mė tej: “Heronj me shpatė e me kalė, ka patur me tepricė nė gadishullin tonė epik. As shpata, as kali, po tjetėr gjė e shpjegon tė fshehtėn e famės sė Skėndėrbeut. Pėrpara se tė ishte kordhėtar, ai ishte ideatori, programuesi i njė orientimi tė ri pėr shqiptarėt dhe krejt ballkanasit: orientimi drejt perėndimit.”
    Ndėrsa pėr Nėnė Terezėn shprehet: “Si njė ikonė e mbarė planetit, ėshtė veēanėrisht pėr popullin shqiptar, falė lidhjes sė gjakut. Ėshtė kjo lidhje qė kthehet vetvetiu nė njė pakt, nė njė shkollė tė tėrė emancipimi, nė njė lajm tė mirė, pėr njė kohė tė re”. Njė kumt ky, jo vetėm shqiptar e ballkanik, por botėror.

    10.
    Duke ju kundėrvėnė tė gjithė atyre qė lozin bixhoz me prejardhjen e figurave, simbol tė kombit, Kadare, pasi citon vargjet lapidare tė Naim Frashėrit “Ti Shqipėri mė jep nder, mė jep emrin shqipėtar” me njė ndjenjė tė lartė krenarie tė ligjėshme, shprehet: “Ne na vjen mirė kur personalitete tė shquara tė botės sė sotme e kanė shpallur me kėnaqėsi prejardhjen shqiptare qė nga Patriarku i Madh, papa i ortodoksisė Atenagora, te Nobelisti Ferid Murati, nga gjeniu i koreografisė franceze Angjelin Prelocaj, te shkrimtari i njohur italian Karmine Abate, e kėshtu me radhė”

    11.
    Nė shestmin e librit qė po analizojmė, siē bėjnė tė gjithė njerėzit e mėdhenj qė orientohen nga optika progresiste e ringjalljes, ringritjes, pėrsosjes dhe, jo nga ajo e degradimit, rėnies, shpėrbėrjes, apo ēmitizimit tė vlerave, Kadare, ka qenė tendncioz nė kuptimin mė tė mirė, nė tėrė strukturimin dhe ndėrtimin e librit sipas filozofisė sė ringritjes morale. Njė konceptim dhe trajtim i tillė, siē theksova mė lart, ėshtė sfidė ndaj antishqiptarizmit, i cili nė mėnyrė tendencioze nėpėrkėmb vlera, mohon vlera, tjetėrson vlera, pėrdhos vlera, me qėllime tė errta e tė kėqija, pėr ta paraqitur shqiptarin tė degjeneruar, pa moral, pa virtyte, qenie njerėzore e kategorisė sė fundit, qė s ėshtė i zoti tė bėjė asgjė tė mirė, veē tė kėqija, siē pėrpiqet ta paraqes ēeta e dėshtakėve, tė liqėve, aventurierėve dhe gangsterėve tė kohės sonė.

    12.
    Kjo kahje e orienton shqiptarin tė njoh vetveten, tė njoh vlerat e tij, tė njoh vlerat kombėtare dhe tė vetėdijėsohet pėr tė braktisur kahjet regresive tė rėnies morale. Vetėm alternativa e pėrsosjes dhe ringjalljes shpirtėrore, ėshtė udha e dritės, e realizimit tė shpresės, udha e ngjitjes me dinjtet nė ato nivele qė kėrkon qytetėrimi i sotėn pėr t u integruar.

    13.
    Nė unison me ēetat bastarde tė antishqiptarizmit nga njė pjesė e shqiptarėve, janė edhe disa tė huaj, madje njė opinion evropian negativ, qė Kadareja i fshikullon duke i zhvlerėsuar nėpėrmjet thėnieve tė tyre krejtėsisht tė gėnjeshtėrta, tė prodhuara nga fantazi tė sėmura, qė as idiotėt nuk i besojnė.
    Mosdashuria e vetė vendasve, thotė Kadareja, shėrben pėr tė legjitimuar mosdashurinė e tė tjerėve. Shprehja kulmore e kėsaj, ishte deklarata cinike e regjisorit majtist italian Xhani Amelio kur thotė: “S kam takua gjer mė sot asnjė shqiptar qė ta dojė vendin e vet”. Kjo, thotė Kadareja, ishte shpallja mė arrogante e njė programi tė ri, qė e bėnė tė tyren edhe intelektualėt rimohues shqiptarė, tė cilėt “ishin batalioni i fundit i “vezėve tė gjarpėrit”, ata qė tinėzisht e mbrojtėn diktaturėn, duke e paraqitur tė keqen e saj, jo si njė e keqe komuniste, por gjithėshqiptare”.
    Duke analizuar kėtė fenomen Kadareja arrin nė njė konkluzion tronditės: “Mėkati mė i pafalshėm i rimohuesve ėshtė se, me transferimin qė i bėjnė tė keqes shqiptare, nga regjimi komunist te kombi shqiptar, ata, dashur pa dashur, bėhen mbrojtėsit e kėtij regjimi. Me alibinė qė i bėjnė ashtu diktaturės, ata nxitin njė pyetje tė pėrēudur: ē tė bėnte i gjori regjim komunist me kėtė popull, qė gjithēka tė tij: historinė, kulturėn, mendėsinė i kishte pasur tė prishura nė themel?”

    14.
    Le tė kthehemi pėrsėri te tė huajt. Njė akademike angleze, Gabriele Hanash derdh helm kundėr moralit, qytetėrimit dhe kulturės shqiptare, kur shpif nė mėnyrėn mė tė ulėt, mė tė paskrupullt, me njė gjakftohtėsi hanibaliste dhe moral tė zhytur nė gjirize tė zeza: “Shqiptarėt e Veriut, thotė ajo, kryesisht katolikėt, tė dielave e kanė pėr zakon tė hanė nga njė antar tė fisit”. Ky racizėm, vazhdon Kadareja, qė tė kujton paēavuret naziste pėr kinse “vrasjet” rituale, ėshtė botuar nė njė revistė shqiptare shoqėruar me elozhe.
    Ndėrsa francezin Ksavie Rofer, antishqiptarizmi i sėmurė gjer nė psikopati, e shtyn atė tė shkruajė nė njė mėnyrė kaq poshtėruese e fyese, sa ai identifikohet me vetė poshtėrsinė, duke trilluar gėnjeshtra me bisht, sa as gėnjeshtari mė i madh i planetit s mund t i sajojė. Ai thotė: “Themeli mesjetar i mafias evropiane ėshtė kanuni i Lekė Dukagjinit dhe se vargu i refugjatėve kosovarė qė gjithė bota e pa nė ekranet e TV-ve, nė tė vėrtetė, nuk ishte vargan refugjatėsh tė dėbuar nga mizoritė serbe, por turmė njerėzore e grupuar nga mafia shqiptare pėr tė shpėrndarė drogė nė Evropė”. Kėto dhe dhjetra shembuj tė tjerė “dėshmojnė se gjer ku arrinė cinizmi dhe poshtėrsia e tė shiturve pėr tė poshtėruar njė popull.” thotė Kadareja.

    15.
    Edhe nėse ka shqiptarė mafiozė, banditė, kodoshė prostitutash, vrasės tė paskrupullt, tė tillė ka nė tė gjithė botėn, kjo s do tė thotė se tėrė shqiptarėt janė tė tillė, tėrė gjermanėt janė tė tillė, tėrė evropianėt janė tė tillė. “Lemerira ndodhin gjithkund, thotė Kadare, sipas lajmeve tė fundit mu nė mes tė Parisit, nėna vret fėmijėn e vet; mu nė mes tė Gjermanisė hanibali vendas ha njė tjetėr gjerman”, kjo kurrėsesi nuk do tė thotė se tėrė francezėt apo gjermanėt janė tė tillė, e kur ndodhin vrasje nė Shqipėri, s do tė thotė se tėrė shqiptarėt janė tė tillė. Le tė hedhin sa tė duan baltė antishqiptarėt, balta bie mbi ta; shpifjet pėrdhosin ata; pėrēudnimi janė vetė ata.

    16.
    Po qė tė jemi transparent, siē del edhe nga libri qė kemi marrė nė shqyrtim, ka njė rėnie tė pėrgjithėshme morale nė vendin tonė, njė opinion negativ, keqdashės, qė e fundos mė tepėr dhe e pėrdhos moralin e kulluar, duke arritur gjer atje sa tė thonė se shqiptari na qenkėrka i degjeneruar e me karakter tė deformuar. Kjo frymė rimohuese totale, orvatet ta “zhveshė Shqipėrinė nga gjithēka, pėr ta paraqitur si njė vend ritual, version i pėrsėritur i pėrcaktimit cinik si “shrehje gjeografike”.

    17.
    Duke arėsyetuar mbi shkaqet e rėnies sė moralit tė shqiptarit gjatė kohės sė tranzicionit, Kadare, paraqet njė argument tjetėr tė rėndėsishėm, i cili shėrben edhe si kumt pėr tė sotmen dhe tė ardhmen. Citojmė: “Shthurja morale e pjesės mė tė madhe tė klasės politike shqiptare, mungesa e pėrkushtimit ndaj vendit, shpallja e kėsaj shthurje dhe mungese pėrkushtimi si diēka moderne dhe, tallja e drejtėpėrdrejtė dhe e tėrthortė e atyre qė mendonin ndryshe, ka qenė njė tjetėr faktor madhor pėr njė rėnie tė pėrgjithėshme morale nė kėtė vend.”. Kjo, padyshim, ėshtė akuza mė e sinqertė, sa realiste aq tronditėse, qė pėrmban kumtin mė tė fuqishėm e madhor qė klasa politike, o tė marrė kahjen e ngritjes morale tė shoqėrisė dhe ta realizojė atė, o tė zbythet sa s ėshtė vonė, qė ta marrin nė dorė tė rinjtė ndryshimin, zhillimin, dhe pėrparimin e vendit. Njė klimė e re, njė frymė e re, njė klasė politike e re, i duhen sot kėtij vendi pėr njėqindenjė arėsye!

    18.
    Si vizionar, Kadare shikon dritė edhe nė errėsirė. Kjo ėshtė karakteristikė e njerėzve tė mėdhenj, tė veēantė, tė ditur, personalitete tė rrallė.
    Nga fundi i librit, ai, duke sjellė ndėrmen dy vargje tė njė kėnge tė adoleshentėve: “Shqipėri, atdhe i dashur / Ne s tė lemė ty tė varfėr” thotė: “Shqipėria nuk ka rėnė! Ndėrsa mafiozėt shqiptarė ushqejnė acarimin kundėr kombit. Ata qė i pėrkasin njė tjetėr armate, ajo e tė rinjėve, anekand Shqipėrisė e shkollave tė botės, zgjon nderimin e, bashkė me te, dashurinė.”

    19.
    Siē theksova mė lart, nė librin “Poshtėrimi nė Ballkan” analizohen dhe trajtohen njė sėrė problemesh tė ndryshme qė nga poshtėrimi, racizmi, hakmarrja e revanshi, viktimizimi, luftrat dhe masakrat genocidiste, nacionalizmi e kombtarizmi, patriotizmi e atdhetarizmi, mitet e lufta e horrave pėr ēmitizim; qė nga alibitė e gjer te kurthet diabolike tė antishqiptaristėve, tė cilat janė trajtuar me kompetencė dhe stil tė lartė, sipas optikave dhe vizioneve moderne,siē kam theksuar edhe mė sipėr.
    Siē shihet libri ngėrthen njė problematikė tė gjėrė: edhe morale edhe historike edhe politike edhe filozofike, qė kėrkon kohė dhe analiza tė thella e tė gjithanshme, ēka nuk ėshtė objekt i kėsaj optike kritike, e cila ėshtė fokusuar nė raportin midis ngritjes morale dhe rėnies morale, nga dy qėndrime tė kundėrta, siē e dallon vetė lexuesi.

    20.
    Si konkluzė: Libri “Poshtėrimi nė Ballkan”, ėshtė i pasur dhe i larmishėm me sentenca, me mendime dhe ide tė fuqishme tė eseistit dhe gazetarit, shkrimtarit dhe mendimtarit, analistit tė shkallės sė lartė dhe personalitetit tė shquar tė kulturės kombėtare Ismail Kadare, i pa krahasueshėm me asnjė tjetėr, qė tė trondit pėr forcėn, kompleksitetin, pasurinė informative, kompetencėn e analistit tė klasit tė parė qė, transmeton kumte potente, me kahje: pėrsosjen morale, ngritjen shpirtėrore tė njeriut dhe shoqėrisė, pėr njė program tė ri bashkėjetese, mirėkuptimi dhe integrimi, pėr njė shoqėri tė re tė integruar e qytetėruar, me ekonomi tė zhvilluar dhe mirėqenie tė lartė, pėr njė shoqėri pa krisma e luftra, pa horra, aventurierė dhe gansterė politikė.
    My silence doesn't mean I am gone!

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 06-10-2011, 14:03
  3. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  4. Rexhep Qosja: Tė vėrtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  5. Historia fetare pėrmes historisė dramatike (nga Ismail Kadare)
    Nga macia_blu nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 13-01-2004, 12:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •