Dossier IV
Dokumente sekrete hedhin dritė mbi veprimtarinė e Shėrbimit tė fshehtė shqiptar pas Luftės sė Dytė Botėrore dhe kombinacionet e Mehmet Shehut me zbulimet e huaja
Gjenerali: Mehmeti mė tregoi kur dilnim pėr gjah se ēfarė i tha Stalini nė Moskė pėr Enverin
Bekim Budo
Gjenerali kėtė herė shpjegon pėrpara hetuesit (Sekretarit) se ē“bisedonte me Mehmet Shehun menjėherė pasi ky u kthye nga studimet nė Moskė. Ai tregon me detaje se gjatė gjuetisė nė Karaburun shkėmbenin mendime me Mehmetin pėr shumė ēėshtje tė karakterit sekret. Shehu kishte aq besim te Gjenerali sa t“i tregonte kėtij tė fundit edhe pėr disa probleme qė kishte pasur pas kundėrshtimit tė jugosllavėve, qė Mehmeti tė ishte nė Ministrinė e Mbrojtjes. Ai i rrėfehet mikut si e thirri Stalini nė Moskė pak pėrpara se tė largohej prej andej dhe si u bė e mundur emėrimi i tij ministėr i Brendshėm, me porosi tė Stalinit. Si e spostuan jugosllavėt edhe Haxhi Lleshin, qė edhe pėr ta emėruar nė Presidiumin e Kuvendit Popullor u desh ndėrhyrja e Hoxhės. Gjenerali rrėfehet pėrpara Sekretarit edhe pėr dijeninė e tij pėr lidhjet mes funksionarėve tė lartė tė Ministrisė sė Brendshme me jugosllavėt edhe pas prishjes sė marrėdhėnieve mes dy vendeve, madje deri nė vitin 1957. Gejenerali ishte njė agjent dopio-rol. Ai e pranon kėtė fakt edhe pėrpara Sekretarit (hetuesit). Mendohet se pothuajse tė gjithė agjentėt e Shėrbimit tonė tė fshehtė ishin tė tillė. Po t“i kthehemi historisė, vėrejmė se njė nga agjentėt dopio-rol pas ēlirimit tė Shqipėrisė, ka qenė dhe agjenti shqiptar me pseudonimin Berlini, qė pėrmendet edhe nė deponimin e tė penduarit nė numrin e sotėm tė gazetės, rekrutuar nga Gjenerali, zėvendėsministėr, qė mbulonte Sigurimin e Shtetit. Ky person mbante lidhje me agjenturat jashtė shtetit. Berlini ishte njė inetelektual shqiptar nga radhėt e aristokracisė, qė kishte mbaruar studimet nė Francė, qė para luftės. Gjatė Luftės Nacional-ēlirimtare mbahej nė lidhje nga misionarė tė huaj, ndėrsa pas ēlirimit tė vendit e mori nė lidhje togeri francez Cochet. Ndėrkohė, atij i kishin fiksuar, edhe disa takime tė fshehta, me majorin anglez Smith. Nė kėto kondita, siē del nga dosja, ai arrestohet nė mėnyrė sekrete dhe, pasi zbėrthehet si agjent i huaj, rekrutohet me material komprometues, nga zėvendėsministri, Gjenerali dhe njė nėnkolonel e kėshilltar jugosllav. Dosja e tij nuk regjistrohet nė kartotekė, nuk i hapen kartela, sipas rregullit tė pėrgjithshėm, dhe nuk figuron nė librin qendror tė agjenturės sė fshehtė. Versioni i dytė mund tė jetė zhdukja pa lėnė gjurmė e kėtyre materialeve. Mundet, siē u bė gjatė viteve 1967-1968, pas rėnies sė Rankoviēit nė Jugosllavi, ku u asgjėsuan shumė materiale dokumente me vlerė ruajtje operative dhe historike, duke i justifikuar si shkelje tė Platformės sė Sigurimit, tė ketė ndodhur kėshtu edhe nė vendin tonė . Nė dosjen Berlini nuk ka shėnime nga drejtues eprorė, si dhe vlerėsime pėr informacionet e shumta qė ai ka dhėnė. Deri nė vitin 1949, tė dhėnat e tij, nė masėn 70 pėr qind bėnin fjalė sidomos pėr intelektualė, qė kishin studiuar nė Perėndim, tė cilėt, nė pėrgjithsi, konsideroheshin agjentė tė zbulimeve perėndimore, si dhe pėr intelektualė, qė kishin mbaruar Shkollėn Teknikė tė Fulcit, Shkollėn Bujqėsore tė Dakės etj., pa bėrė vlerėsime pėrkatėse, diferencimet e tyre, gjė qė tė jep tė kuptosh pėr sygjestionimin e tij, nėpėrmjet dhėnies sė vijave tė sjelljes, detyrave, ekspozimit para tij tė personave qė sigurimi kishte interesa operative. Pas viteve 1949-1950, informacionet nė dosje tė raportuara nga Berlini, bėnin fjalė, shumica pėr agjenturėn serbe dhe mė vonė pėr atė Lindore, ku vendin e parė e zinte agjentura sovjetike. Pas viteve 1956-1960, shumica e tė dhėnave tė tij bėnin fjalė pėr elementin antiparti dhe lidhjet e tyre, qė ai orientohej se ku do ti takonte, gjatė vendeve tė internimit, lidhjet e tyre familjare ose shoqėrore nė qytete tė ndryshme, gjatė kohės sė verės, nė plazhe, te gratė sovjetike dhe lidhjet e tyre, qė ishin ose jo nė survejim pa bėrė dallimin dhe diferencimin e tyre, tė qėndrimit, mbi bazėn e konceptit, qė po zinte vend tė, agjentomanise. Nė vazhdim biseda interesante e Gjeneralit me Sekretarin.
vijon nga numri i kaluar
Kjo dosje ekspozohet pėr herė tė parė. Dėshmia ėshtė dhėnė pas vetėvrasjes sė Mehmet Shehut nė Hetuesinė e Pėrgjithshme. Sekretari ėshtė pseudonimi i hetuesit qė ka marrė nė pyetje dėshmitarin. Ndėrsa Gjenerali ėshtė njė nga drejtuesit e lartė tė Sigurimit tė Shtetit. Pseudonimet e tyre pėrdoren pėr arsye tė ruajtjes sė sekretit profesional, pasi dosja, qė do tė lexoni, sipas ligjit, duhet tė ruaj koifidencialitetin e personave pėr mė shumė se 50 vjet. Sipas kėtij ligji, kėto materiale duhet tė zbardhen me emra realė pas vitit 2080. Pendimi i gjeneralit ka nisur qė pėrpara vetėvrasjes sė Mehmet Shehut, kėtė e dėshmon edhe njė denoncimi i tij (gjithmonė sipas dokumenteve arkivorė) depozituar nė kėtė dosje. Megjithatė, sipas sekretarit, Gjenerali nuk ishte i vetėm, pasi mė parė kishin deponuar edhe emra tė njohur tė hierearkisė shtetėrore si ministri i Drejtėsisė, Bilbil Klosi, dhe komandanti i Gardės sė Republikės nė atė kohė, Ēelo Arrėza. Gjenerali ėshtė penduar, pasi ėshtė ballafaquar me materialet e dosjes Shehu, dhe ėshtė shprehur se e ka kryer veprimtarinė e tij nė mbėshtetje tė Mehmet Shehut pa ndėrgjegje. Gjenerali dhe sekretari jetojnė edhe sot.
Sekretari: Jo, jo nuk bėn keq. Sa mė shumė e mė mirė ti sqarojmė problemet, aq mė pak pėshtjellime do ti mbeten historianėve tanė tė shquar.
Gjenerali: Po ja, kur ai (Mehmeti) erdhi nga Moska, pas disa ditėsh, vajtėm pėr gjah, pėr derra, nė Karaburun, dhe nė njė moment pushimi, kur ishim vetėm mė tha: Jugosllavėt mė dėrguan dosjen time, qė e kishte hapur Koēi nė KGB dhe disa ditė para se tė vija nė Shqipėri, pasi mbarova studimet ne akademi mė thirri Stalini, nga mėnyra se si me pyeti, se si mė kėrkoi sqarime, pėr disa probleme, unė kuptova se ata ishin nė dijeni tė plotė, mbi personin dhe tė shkuarėn time, pėr tė dhėnat qė mė akuzonin pėr agjent tė huaj, pėr marrėdhėniet e mia me Enverin dhe Titon, sidomos kur ky i fundit i kėrkoi Enverit, qė unė tė mos qėndroja nė detyrėn e shefit tė shtabit tė Ministrisė sė Mbrojtjes, por nė njė ministri tė parėndėsishme, siē ishte ajo e Komunikacionit, ku punova bashkė me Qemalin (Klosi). Stalini mė pyeti pastaj pėr Enverin dhe shtroi pyetjen nėse ishte ai borgjez. Unė iu pėrgjigja se Enveri ishte njė udhėheqės i madh dhe i pėrkushtuar pėr popullin e tij, aq sa ishte dhe internacionalist. Atėherė ai reagoi me superlativa pėr tė, duke thėnė: Dėgjo shoku Shehu, tė gjeni gjeneralin mė tė zotė dhe tė siguroni Enverin me njė trup rojesh tė zgjedhur, sepse ai nuk i takon vetėm popullit tė vogėl shqiptar . Pastaj kėrkoi ambasadorin Ēuvahin dhe i dorėzoi njė letėr personale pėr Hoxhėn, ku, siē e mora vesh, mė vonė ai, i propozonte qė unė tė bėhesha ministėr i Brendshėm .
Sekretari: Kėtė fakt unė nuk e di dhe njė problem i tillė nuk ėshtė diskutuar as dhe njė herė. Unė di atė qė thatė ju pėr Titon, para se Koēi tu dėrgonte dosjen e Mehmetit, ata kishin mendime tė mira pėr tė, kėtė e mėsuam edhe nga Kristo Themelko, ish-anėtar i Byrosė Politike, i cili ja tha nė sy atij nė plenumin e 11-tė tė KQ tė PKSH-sė, qė u mbajt nė Shkollėn e Dakėve nė Tiranė, dhe konkretisht: Titua mė tha qė tė bėja presion nė Byro, qė Mehmeti tė zgjidhej ministėr . Kur shkonim nė Beograd, ty tė priste Titua tė parin dhe jo mua edhe pse ti sishe anėtar byroje. Nė njė rast kur ishim bashkė, ti i the Titos dhe jo unė se nėn udhėheqjen dhe komandėn supreme tė shokut Tito, ushtritė tona do tė bėhen tė pathyeshme , ndėrsa Koēi Xoxes dhe Beqir Ballukut ai u tha po nė sy: Ju dhatė pėlqimin pėr pranimin e njė divizioni jugosllav nė Korēė, pėr tu mbrojtur nga grekėt , kurse ata tė dy heshtėn . Mund tė na sqaroni gjeneral, pėr tė hedhur sadopak dritė nė kėto fakte?
Gjenerali: Pas dėrgimit tė dosjes sė Mehmetit nė Beograd, Dushani si dhe pėrfaqėsuesit e OZN-ės dhe mė vonė ata tė UDB-sė, po bėnin njė lojė, mbi bazėn e njė skenari, qė ne ishim nė dijeni: Nga njėra anė kritikohej hapur Mehmeti, ndėrsa underground, pra nėn dhe, na bėnin presion qė ai tė bėhej ministėr i Mbrojtjes. Nga ana tjetėr, dėrgonin informacione, qė nuk ishin gjė tjetėr, por dizinformacione tė pastėrta pėr kuadro tė shėndetshėm dhe tė ndershėm, se gjoja ata ishin agjentė tė lidhur me zbulimet e huaja. Nė kasafortėn time kisha mbi 20-30 informacione tė kėsaj natyre, pėr tė cilat kishim vėshtirėsi, pėr ti verifikuar dhe pėr tė nxjerrė tė vėrtetėn nė shesh. Kishte mbi 5 tė dhėna pėr Haxhi Lleshin, qė e nxirrnin atė si agjent tė Inteligjent Servisit anglez. Nė fillim, ai ishte ministėr i Brendshėm e hoqėn shpejt dhe e vunė drejtor kuadri nė Ministrinė e Mbrojtjes, por dhe kėtu nuk donin jugosllavėt, pasi ai gjatė luftės kishte shfaqur hapur antisllavizmin. Kėtė nuk ja falte OZNA, por edhe Tito. U desh ndėrhyrja e Hoxhės, pas vdekjes se Omer Nishanit, qė ai tė bėhej President, por u luftua deri nė fund .
Sekretari: Pra, sipas jush, edhe pas ēlirimit tė vendit, Ministria e Punėve tė Brendshme ishte vėnė nė shėnjestėr tė jugosllavėve, pėr tė patur aty kuadro drejtues tė lidhur me tė, me qėllim realizimin e ėndrrės sė tyre pėr ta patur Shqipėrinė Republikė tė shtatė tė tyre, dmth.. qė ne tė kishim tė njėjtin fat si edhe me Kosovėn e kosovarėt.
Gjenerali: Ėshtė e vėrtetė. Kėtė ēėshtje unė e kam trajtuar nė letrėn time, qė jua kam dėrguar. Ata nė thes kishin Koēi Xoxen. Me tė komunikonte shefi im Dushani dhe kėshilltarėt, qė i propozonin atij njerėzit e tyre, ti themi fansat e tyre, pėr ti futur nė Ministrinė e Brendshme nė sektorė tė rėndėsishėm tė saj, nė shėrbimin e fshehtė, i cili nuk mund tė kontrollohej nga askush dhe nga asnjė organizėm, qoftė parlamentar, qoftė ekzekutiv, apo partiak, sepse asnjėri nuk mund tė njihej me agjentin dhe ta kontrollonte atė, pėr tė nxjerrė konkluzionin, nėse ai ishte vėrtet agjent nė shėrbim tė interesave tė kombit, apo agjent dopio-rol, me anė tė tė cilėve, kuadro tė lartė mund tė mbanin lidhje me padronėt e tyre, siē do tė mundohemi tė hedhim dritė pėr disa prej tyre, qė mbanin lidhje, qysh nga koha e luftės dhe ato nuk i shkėputėn, edhe pse politika kishte ndryshuar rrėnjėsisht.
Sekretari: Veē, ēfarė na ke shkruar, dini raste tipike pėr sa thatė?
Gjenerali: Deri nė vitin 1957, kishim tė dhėna se disa kuadro tė lartė tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme mbanin lidhje me agjentė ndėrlidhės me Legatėn jugosllave nė Tiranė, dhe konkretisht me Rexhep Xhijen, Radivoj Gjeniē, Svetozar Koēishin dhe Savo Bozhidaroviēin. Nė analizėn vjetore tė vitit 1956, qė ėshtė e shėnuar edhe nė procesverbalin e mbledhjes, u raportua se dy diplomatė jugosllave survejoheshin nga Sigurimi i Shtetit. Ministri i asaj kohe ndėrhyri: Kush ju ka thėnė tė merrni nė survejim kėta diplomatė? Pse kėrkoni tė prishni marrėdhėniet shtetėrore me Jugosllavinė? . Nė mbledhje merrte pjesė dhe kryekėshilltari sovjetik, kolonel Grebenik. Nė njė kohė qė ishte zhvilluar Konferenca e Tiranės dhe ju politikisht jeni i mirinformuar pėr kėtė. Agjentja ndėrlidhėse DH.L., i dėrgonte tė fala ministrit nga rezidenti jugosllav Svetozar Koēiē. Agjentja ndėrlidhėse Zana lidhte Panajot Plakun me Svetozar Koēiēin dhe Rexhep Xhijen. Njė fakt qė na kishte rėnė nė sy me kohė ishte se nė fillimet e hetimeve morėn pjesė vetė ministrat e kohės dhe pėr ta, sipas rregullave, duhet tė pasqyroheshin nė dokumente, tė cilėt mungojnė. Konkretisht, Koci Xoxen nė fillim e merr nė parahetim M.Shehu, ndėrsa e heton Bedri Spahiu, i cili e sygjestionon gjatė, pothuajse, gjithė kohės, duke e pyetur pas ēdo pėrgjigje: Sekretari i Pėrgjithshėm ka patur dijeni, ose a ka urdhėruar ai pėr kėtė veprim, e tė tjera qė duhet tė sqaroheshin. Nė parahetimin e Dhora Lekės mori pjesė Kadriu. Nė parahetimin e Teme Sejkos morėn pjesė Beqiri dhe Kadriu, Feēor Shehu do tė mbulonte hetimin e Beqir Ballukut .
Sekretari: Unė nuk do tė isha shumė dakord pėr sa thatė lidhur me kontrollin nga ana e partisė, ku kam parasysh Komitetet e Partive, Aparatin e KQ tė PPSH, komisionet, Presidiumin e Kuvendit etj., tė cilėt shikonin me vigjilencė platformėn e punės sė kėtyre organeve, ku sintetizohej vija e partisė .
Gjenerali: Parimisht, ju keni tė drejtė. Por, praktikisht, ju nuk i njini sa duhet praktikat. Sidomos nė veprimtarinė e fshehtė, kishte hapėsira, ku nuk funksiononte kontrolli administrativ, ai shtetėror, por edhe ai partiak. Konkretisht, mė kujtohet qė njė funksionar i lartė i Ministrisė sė Punėve tė Brendshme mbante nė lidhje njė agjent tė rėndėsishėm, tė cilin nuk e regjistronte nė kartotekė, e kishte rekrutuar, bie fjala, nė burgun e Burrelit dhe e arratiste jashtė shtetit, me vijė sjellje, pėr tu futur nė emigracion jashtė dhe pėr tė fituar besimin e emigrantėve me anė tė njė personi me influencė, qė do ta rekomandonte. Pėr kėtė agjent kishte dijeni vetėm ministri ose edhe ndonjė zėvendėsministėr, apo nė raste tė veēanta, edhe ndonjė person konfidencial e konspirativ . Shoku sekretar, do tė mundohem tua shpjegoj mė vonė kėtė problem qoftė edhe me ndonjė shembull tipik, ilustrues, si pėr shembull te dosja Berlini, ku kėto qė iu thashė ravijėzohen mjaft qartė.
Sekretari: Dakord gjeneral! Kemi kohė pėr tu futur nė tentakulat e shėrbimeve tė fshehta. Unė njė gjė kam merak. Kur ju thatė se mori pjesė nė parahetime, ky apo ai, dyshoni pėr ndonjė devijim, shmangie nga objekti i hetimit?
Gjenerali: Unė nuk kam ndonjė dokument qė ta provoj, por nga pikėpamja e respektimit tė ligjit, ministri etj., nuk kanė tė drejtė tė fillojnė hetimet, kemi patur njė drejtori qė merrej me to, qė cakton hetuesit e ēėshtjeve dhe miraton planet hetimore. Nga ana tjetėr, unė nuk hedh poshtė gjithė procesin hetimor, duke pohuar atė qė thashė pak mė parė, shumė procese, sidomos pėr agjentėt e huaj, kanė mjaft prova bindėse, tė cilat janė vėrtetuar edhe me mjete tekniko-shkencore, janė bėrė ballafaqime, kombinacione tė fshehta me letra, janė ekspozuar nga persona tė tretė dhe persona tė pavarur pseudonime reale, parulla lidhjeje dhe kundėrparulla. Janė vėrtetuar dhe provuar nė rrugė tė fshehtė dhe ligjore lidhjet me agjenturat e huaja, detyrat qė ato u kanė dhėnė, si dhe sekretet qė ata kanė marrė prej tyre . Pa e zgjatur, unė kam bindjen, qofsha i gabuar, se ata qė kanė marrė pjesė nė parahetime kanė patur frikė pėr probleme qė ata do tė nxjerrin, qė mund edhe ti implikonin dhe mendonin, se po tė dilnin nga disa burime, e kanė patur tė vėshtirė pėr tu mbrojtur dhe pėr tė bindur sidomos Hoxhėn, i cili, me sa duket, kishte dhe kanale tė tjera verifikimi dhe pėr tė mos i ekspozuar ato, pėr tė mos ua bėrė publike, gjithnjė thoshte: Komplotet tė gjitha i ka zbuluar Partia . Cila Parti e Komitet Partie nė Ministri tė Brendshme, B.Karafili? Jo. Ne kemi qenė dėshmitar okular dhe dinim fort mirė hapėsirat qė analizonin dhe mbulonin komitetet nė fjalė .
Sekretari: Unė nuk do tė isha shumė dakord me parashtrimin tuaj, gjeneral. Sekretari i Parė i njė rrethi kishte kompetenca tė pakufizuara, pėr tė kontrolluar kėto organe nė rrethin brenda juridiksionit tė funksionit tė tij .
Gjenerali: Nė praktikėn tonė, ky sekretar nuk njihej me personat konkretė, problemet konkrete, pra agjentėt qė vepronin sidomos jashtė shtetit, gjė qė ishte ndaluar nga vetė Hoxha, pėr tė mos u njohur me burimet e informacioneve tė rėndėsishme. Ne, nga ana tjetėr, spekullonim nė kėtė drejtim, duke u fshehur pas punės sė mbyllur, duke i dhėnė asaj pėrmasat e njė kulti dhe besimi, qė nuk kishe nevojė jo mė tė ndėrhyje, por as edhe ta kontrolloje.
Sekretari: Njė problem, qė unė nuk e kam tė qartė, nga pikėpamja e punės sė fshehtė, ėshtė se ekziston njė lidhje midis Konferencės sė Tiranės sė vitit 1956 dhe ngjarjeve tė mėvonshme antiparti?
Gjenerali: Unė mendoj se po. U bė plani i arratisjes sė Panajot Plakut dhe u kombinua kjo me vajtjen e Mehmetit nė Moskė, dhe siē me tha ai vetė mė vonė, e kishte takuar Panajotin nė Moskė, i cili ishte bėrė protagonist kryesor i ngjarjeve tė mėvonshme. Agjentja Zana na njoftoi nėpėrmjet ambasadės jugosllave, orėn e datėn e ardhjes nė Pentar tė Shkodrės tė Panajot Plakut me udhėzimet pėrkatėse nga miqtė e tyre sovjetiko-jugosllavė. Mehmeti caktoi njė takim me tė dy zėvendėsministrat e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme. Nė Konferencėn e Tiranės nuk ishin kryesorėt, qė kėrkonin tė fusnin frymėn e Kongresit tė 20-tė tė PK tė BRSS, Islami, Vinēani, Fidhi apo Ademi. Kėta do tė bėnin mė shumė zhurmė, do tė shfaqnin disa pakėnaqėsi ndaj udhėheqjes dhe vijės sė saj, por kryesorėt kishin marrė udhėzime tė qarta pėr ndryshimin e vijės politike, rishikimin e tė gjitha gabimeve sektare apo oportuniste gjatė gati 15 vjetėve.
Sekretari: Mua mė duket se nė faqen 20, paragrafi i dytė, e ekzagjeroni kur thoni se faktori kosovar, si faktor i jashtėm, ka luajtur njė rol kyē deri nė vitet 1981 .
Gjenerali: Sidomos pas viteve 1955, nga ana e shėrbimit tė fshehtė jugosllav u dha sinjali SOS pėr shkak tė pėrshkallėzimit tė demonstratave nė Kosovė, qė pėrcilleshin te shėrbimet tona me konkluzionin: Paraqitnin njė rrezik eminent ndaj Federatės Jugosllave, paqes nė Ballkan, si dhe destabilizimit tė saj pėr shkak tė politikės sė Hoxhės dhe regjimit tė tij, qė kėrkojnė nė mėnyrė absurde Shqipėrinė e Madhe . Kėshtu ata intensifikuan veprimtarinė agjenturore tė mbėshtetur fuqimisht nga kėshilltarėt sovjetikė, qė kėtė periudhė vetėm nė Ministrinė e Mbrojtjes kishin ardhur qysh nga viti l947, rreth 54 kėshilltarė, ku pjesa mė e madhe e tyre merreshin me veprimtarinė e fshehtė nė ushtri dhe mė gjerė. Natyrisht, zanati i tyre ishte tė rekrutonin kuadro me perspektivė, tė organizonin rrjete agjenturore .
Sekretari: Ju vini disa fakte, qė zėnė sfera tė larta jo vetėm tė ushtrisė, por dhe tė Partisė. A i argumentoni dot po tė vijė puna, qė tė diskutohet pėr to?
Gjenerali: Kemi njė material rreth 300 faqe qė ėshtė pėrpiluar nga njė grup agjenturor, nė vitet 1960, qė do i dėrgohej KGB-sė, nėpėrmjet nėnkolonelit sovjetik Ivan Kollēin i diktuar nga njė ish-anėtar i Byros Politike dhe i kopjuar nga njė agjent i rekrutuar nė Leningrad nga sekretari i Rajkomit, i cili kur punonte nė flotė merret nė lidhje nga Ivani. Parulla e lidhjes ishte: Me 10 maj kam njohur A. nė parkun Ekaterina . Ndėrsa pėr tė mos u zbuluar nga kundėrzbulimi shqiptar, ata kishin pėrpiluar kodin e thjeshtė tė komunikimit, nga njė fjalor shqiprusisht i vitit 1954, pėrbri gėrmave pėr tė formuluar informacionet, qė i dėrgonin rezidentėve sovjetikė. Librit, qė u gjet, iu bė ekspertiza shkencore dhe u pėrcaktua ekzaktėsisht autori. Mė 1 korrik 1961, Dushan Mugosha bėn njė mbledhje me krerėt kryesorė tė emigracionit shqiptar nė Kosovė, ku bėn dhe thirrjen: Tė bashkohemi nė luftė kundėr armikut tonė tė pėrbashkėt, regjimit tė Hoxhės, sepse tani ėshtė fundi i tyre . Nė shtator 1960, Mehmeti u takua rastėsisht me Titon, Randolf Ēėrēillin dhe Koēa Popoviēin, duke shkuar nė sezonin e OKB-sė me vaporin Kuin Elisabetė, atėherė njė kolegu im i rregulloi atij takimet me Titon nė kuvertėn e anijes, ku mori pjesė dhe ministri i Jashtėm jugosllav, Koēa Popoviē. Takimi zgjati rreth gjysmė ore. Po kėshtu u takua edhe me Randolfin, qė siē e dini ka qenė njė nga kuadrot kryesor tė MI-6 angleze, pra tė organit kryesor tė zbulimit anglez gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, dhe nė atė kohė, ju e dini, qė ai ishte pranė shtabit tė Titos, si i dėrguari i tė atit, Ēėrēillit .
Sekretari: Po, po kėtė tė fundit e kam marrė vesh edhe nga njė burim tjetėr. Pra, ju mendoni se me kėto pak fakte kishte njė koordinim tė veprimtarisė sė fshehtė tė zbulimit sovjetik me atė jugosllav?
Gjenerali: Madje, jam i sigurtė nga faktet e shumta qė disponoj. Ata kėrkonin ndryshime tė shpejta nė Shqipėri, ēka pėrfitimi ishte reciprok. Nga njė anė rusi siguronte bazėn ushtarake tė Pashalimanit, duke kontrolluar krahun jugor e tė djathtė tė NATO-s, pra si Italinė, Greqinė dhe Spanjėn, ndėrsa serbi mbante nė zap kosovarėt, pra irredentistėt, qė kėrkonin me tė drejtė bashkimin me Shqipėrinė, pėr vėnien nė vend tė padrejtėsisė sė shekujve tė kaluar.
Sekretari: Mirėpo, me sa jam i informuar, vitet “60-tė shėnojnė edhe njė intensifikim tė Luftės sė Ftohtė midis dy superfuqive.
Gjenerali: Po, ėshtė e vėrtetė. Nė kėtė kohė, nė arenėn ndėrkombėtare, kishte filluar njė luftė e ashpėr agjenturore. Agjentėt sovjetikė po i shoqėronte njė krizė, sidomos nė rekrutimet me motive ideologjike ose dhe politike, shkallė- shkallė agjentura patriotike po zėvendėsohej nga agjentura dopiorol, e cila po komercializohej. Agjenti potencial i KGB-sė, koloneli Anatoli Dolnicin, kaloi nė Perėndim, nė vitin 1962, rrjedhojė e tė cilit shėrbimi sekret sovjetik humbi lidhjet me rreth 150 agjentė, qė vepronin vetėm nė territorin e SHBA-sė. Koloneli tjetėr sovjetik, Oleg Penkovski, kuadėr i lartė i zbulimit ushtarak sovjetik, nė vitin 1962 kaloi nė Perėndim, i rekrutuar nga zbuluese Neville Vynne. Penkovski dha informacione tė rėndėsishme pėr shtetin sovjetik, sidomos pėr reagimet e vėrteta sovjetike pėr ngjarjet e Kubės sė bashku me tė dhėna tepėr sekrete pėr agjenturėn: Nė vitin 1962, midis 5200 diplomatėve sovjetikė nė Perėndim, tė akredituar nė pėrfaqėsitė e tyre jashtė shtetit nė 72 vende tė botės rreth 3000 ishin kuadro tė shėrbimit tė fshehtė . E bujshme ėshtė nė tė njėjtėn kohė edhe dizinformacioni i bėrė nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Informacionit tė KGB-sė, me qėllim sabotimin e Samitit tė Fuqive tė Mėdha nė Paris. Thelbi i dizinformimit ishte: Bashkimi Sovjetik nuk dispononte mjete pelengimi dhe interceptimi tė avionėve dhe objekteve tė tjera nė lartėsi tė mėdha . Amerikanėt, pėr tė vėrtetuar saktėsinė e kėtij informacioni, dėrguan nė hapėsirėn ajrore tė Bashkimit Sovjetik avionin U-2 tė lartėsirave tė mėdha me pilot zbuluesin me gradėn major Francis Gary Pauers. Avioni u rrėzua, sepse ata i kishin raketat e lartėsive tė medha, majori u zu rob dhe u shkėmbye me kolonelin sovjetik Rudolf Abel, i kapur nga FBI, si rrjedhojė e rekrutimit tė zėvendėsit tė tij, Hajanem. Kėshtu, Hrushovi gjeti pretekstin e avionit spiun dhe refuzoi tė shkonte nė mbledhje . Shėrbimet sekrete sovjetike dhe amerikane gjatė kėsaj periudhe lėshuan rreth tokės secili nga 145 satelitė spiunė me detektorė infra tė kuqe me sensibilitet tė madh fotografimi dhe depėrtimi . Me kėto pak fakte, argumentohet dhe ashpėrsimi i marrėdhėnieve tė tyre si nė sferėn agjenturore ashtu dhe atė politike, qė do tė ndikonte patjetėr edhe nė marrėdhėniet me shtetin tonė.
* Punonjės nė arkivin e Ministrisė sė Rendit
vijon...
Krijoni Kontakt