Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Konkurse mbi trashegimine kulturore-artistike shqiptare

    Krahas forumit qe vizitohet nga nje numer i madh shqiptaresh, sherbimi tjeter me i vizituar eshte ai i "chat", qe lejon komunikimin direkt me njeri-tjetrin ne kohe reale. Mund te futeni ne chat duke klikuar butonin Chat ne krye te forumit.

    Disa prej anetareve te stafit te chatit, kane dale me idene e krijimi te nje kanali virtual ku vizitoret tane te shumte mund te futen dhe te marrin pjese ne nje konkurs te ngritur mbi trashegimine tone kulturore-artistike-historike...etj. Ideja eshte qe vizitoret te mund te zgjedhin nje fushe ne te cilen mund te konkurojne dhe nje robot tu ofroje atyre pyetje qe vizitoret duhet ti pergjigjen. Konkursin do te mund ta marrin disa njerez pernjeheresh duke konkuruar me njeri-tjetrin per te marre sa me shume pike duke u pergjigjur shpejt e sakte pyetjeve.

    Kjo eshte nje menyre shume e mire per te kaluar kohen ne chat, per te testuar njohurite tuaja dhe mbi te gjitha, per te zgjeruar njohurite tuaja mbi trashegimine tone shqiptare. Anetaret e stafit te chat moren persiper anen teknike te realizimit te ketij konkursi ne dhome por qe kjo inisiative te realizohet ka nevoje per kontributin tuaj.

    I ftoj te gjithe anetaret e ketij forumi qe kane njohuri/ekspertize ne nje fushe te caktuar sic mund te jete historia shqiptare, muzika shqiptare, kinematografia, letersia, arti, matematika, fizika, kimia ..... etj etj. Dija nuk ka fund prandaj nuk ka kufizime ne lemin e temave ne te cilat mund te konkurrohet.

    Ndihma qe ju mund te ofroni eshte si me poshte:

    1. Zgjidhni nje fushe ku ju keni njohuri te avancuara.
    2. Formuloni 20 ose me shume pyetje kryesore te cilat publiku duhet ti dije ne ate fushe. Pyetjet fillojne nga me te thjeshtat e vijne duke u veshtiresuar.
    3. Poshte cdo pyetje, jepni pergjigjen e sakte me nje fjale.

    Po u jap nje shembull te thjeshte, le te themi se une dua te krijoj nje konkurs mbi historine:

    1. Kur u shpall pavaresia e Shqiperise?
    28 Nentor 1912

    2. Cili ka qene mbreti i shqiptareve?
    Mbreti Zog I

    3. Cili shtet e pushtoi Shqiperine ne 1939?
    Italia

    ....... etj

    Mos e humbni kete rast qe te formuloni pyetjet e nje konkursi te cilat do te lexohen e mesohen nga qindra shqiptare, kryesisht te moshave te reja qe jane larguar ne moshe te vogel nga Shqiperia dhe sot shkojne ne shkolla te huaja dhe jo shqiptare. Keto konkurse jane jo vetem interesante por edhe shume edukuese.

    Albo

    P.S Jeni te lutur qe ti renditni te gjitha pyetjet ne nje mesazh me poshte. Pyetjet tuaja do te kopjohen nga stafi i chatit dhe ne fund mund te vini edhe emrin tuaj si formulues i pyetjeve.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    Law Student Maska e Arlind
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    SE London
    Postime
    210
    Ja dhe sia pytje pergjigjie qe mund ti perdorni ne kete loj argetuese !

    sa esht lartesia e malit korab ?
    2753 metra
    cili esht mali me i lart ne shqiperi ?
    mali korab

    kush e ka fituar kampionatin e basketbollit ne shqiperi ne vitin perkates
    1946 17 Nëntori
    1947 Ylli i Kuq
    1948 17 Nëntori
    1949 Tirana
    1950 Tirana
    1951 Partizani
    1952 Partizani
    1953 Partizani
    1954 Partizani
    1955 Durrësi
    1956 Partizani
    1957 Tirana A
    1958 Partizani
    1959 Partizani
    1960 Partizani
    1961 17 Nëntori
    1962 17 Nëntori
    1963 17 Nëntori
    1964 Partizani
    1965 17 Nëntori
    1966-67 Vllaznia
    1967-68 Partizani
    1968-69 Partizani
    1969-70 Partizani
    1970-71 17 Nëntori
    1971-72 Partizani
    1972-73 Partizani
    1973-74 Partizani
    1974-75 Partizani
    1975-76 Partizani
    1976-77 Partizani
    1977-78 Partizani
    1978-79 Partizani
    1979-80 Partizani
    1980-81 Partizani
    1981-82 Partizani
    1982-83 Partizani
    1983-84 Partizani
    1984-85 Partizani
    1985-86 Partizani
    1986-87 Partizani
    1987-88 Partizani
    1988-89 Partizani
    1989-90 Vllaznia
    1990-91 Partizani
    1991-92 Partizani
    1992-93 Vllaznia
    1993-94 Adelin
    1994-95 Dinamo
    1995-96 Partizani
    1996-97 Vllaznia
    1997-98 Vllaznia
    1998-99 Tirana
    1999-00 Vllaznia
    2000-01 Tirana
    2001-02 Tirana
    2002-03 VALBONA
    Tropojan Virus

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  3. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Mesjeta e hershme shqiptare
    Nga DYDRINAS në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2006, 15:10
  5. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •