Tropoje - Pergjakje me gruan dhe vetveten ne shtepine e kunatit. Duket se per protagonistin e kesaj ngjarjeje te rende zgjidhja e vetme ishte ekzekutimi i nuses, i vetes dhe i nje femije qe do te vinte ne jete prej tyre. E, ndersa vetem per nje shtepi shenohen tri viktima, per shkaqe qe iu perkasin vetem atyre, gjithcka qe zyrtarizoi ngjarjen faktoi se nje krim i rende ndodhi serish brenda familjes.
Tragjedia Doci
Duket se nuk lindi dje. Jane pasojat e nje stermundimi qe detyrojne nje emigrant qe te kthehet dhe t'i jape fund jetes se tij dhe te familjes se tij. Astrit Doci, ishte personi qe hyri ne historine e vetekzekutimeve, duke vrare nusen e tij 25-vjecare Valentina, me pas me te njejten arme, edhe veten. E, nderkohe qe Astriti30-vjecar priste te behej baba se shpejti, u jep fund tre jeteve me nje arme automatike, duke bere qe ne familjen Doci diten e djeshme te pergaditen tri arkivole.
Policia nuk ben te ditur shkaqet por sakteson se nje prej tyre dhe ndoshta edhe detyrimi qe coi ne skajshmerine e te menduarit dhe te vepruarit tropojanin, eshte varferia. Nusja e tij, Valentina, e cila u be viktima e pare diten e djeshme, bashke me beben e tyre ne barkun e saj, qendronte prej kohesh ne shtepine e te vellait te saj, Besnik Metalise, ne lagjen "Dardania" te qytetit te Bajram Currit. Astriti mesohet se sapo kthehet nga Greqia shkon drejt e ne shtepine e kunatit te tij, ku do te takonte nusen. Prej aty, sipas policise se qyetit verior, u tha vetem se u degjuan disa krisma, te cilat lajmeruan vrasjen e trefishte dhe asgje tjeter nuk u mesua si nisje apo shtyse e eliminimit.
Kushtet ekonomike vrane familjen Doci
Zerat qe vijne nga zona e larget e Fierzes tregojne se familja e Astrit Docit jetonte ne kushte te veshtira ekonomike per te perballuar jeten. Dhe per kete Astriti mori edhe rrugen e emigrimit duke e lene bashkeshorten shtatzene ne shtepi. Me pas e largoi per ne shtepine e vellait te saj, duke bere qe edhe tragjedia te ndodhte ne gjini. Burimet policore, pervec ketyre shkaqeve, bashkerendisin edhe nje zenke per motive banale sipas tyre duke bere qe te quhet edhe shtysa e pare ne krim e ndersa askush nuk deklaron ne cfare kushtesh jetonin ata njerez ne nje fshat te thelle te komunes se Fierzes.
Krijoni Kontakt