Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 56 prej 56
  1. #41

    Anëtarësuar
    08-02-2003
    Postime
    1,792
    E pra lol..

    Se psiqika ime eshte psiqika ime dhe jo psikologjia jote

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Psikologjia eshte nje mjet perfitimi dhe jo nje menyre ndihme . Askush s'çan koken e as te siguron ty si person i traumatizuar apo stresuar per qetesine qe mund te jape nepermjet dialogut dhe bashkbisedimit , por psikologu sigurohet mire per faturen e tij . Nuk mendoj se kjo eshte rruga , por perkundrazi nje ambjent familjar dhe shoqeror eshte ndihmese e shendetshme , e natyrshme . Psikologet jane nje shtrese pa rezultat per mendimin tim , me pak fjale disa gjinkalla parazite per milingonat puntore . Ka ikur koha kur dikush ishte filozof dikush ishte psikoanalist dikush ishte piktor apo skulptor . Kohet moderne sjellin njeriun e gjithanshem i cili i shfrytezon te gjitha prirjet apo talentet e tij , e ne rradhe te pare procesin e te menduarit dhe llogjikuarit i cili i jep forme çdo deshire .
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  3. #43
    Walk a little slower... Maska e ♥ Ela ♥
    Anëtarësuar
    11-07-2009
    Postime
    369
    E shikoj si nje analize per procesin mental (trurin). Cdo gje pastaj eshte e perfshire tek ky proces se nuk eshte nevoja ti rradhisim se jane shume.

  4. #44
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anëtarësuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,966
    Hahaha me shkrive, e jotja eshte e jotja, nuk ta rremben njeri. Po ajo qe theksova une qe ne fillim ishte qe: "pisika jote eshte e lidhur/pandashme me pissskologjine"...lol
    »« ¤ »«Ê£ÐØ®ÂÐØ»« ¤ »«

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Nje pyetje per ty James nese me lejohet .

    A shkon ndonjehere nje psikolog per tu trajtuar tek nje koleg i vet ? Ke degjuar ndonje here , te çfare lloji jane problemet psikologjike te psikologeve , di te me thuash ndonje rast ?

    Jam kurioz per problemet psiqike te psikologeve pasi edhe mjeket semuren nga semundje qe trajtojne kurse psikologe qe kane nevoje per ndihme psikologu s'kam pare e as degjuar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga daniel00 : 03-12-2009 më 12:32
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  6. #46

    Anëtarësuar
    08-02-2003
    Postime
    1,792
    Po mi Ela mire e ke ti po a thua ka qene ne gjendje ta perfundoj edhe kete rradhitjen e procesit mendor apo eshte rruges

    Shic e shikon si mendoj une nuk mendon J@mes-i Ky eshte deshtimi i rradhes lol

  7. #47
    Walk a little slower... Maska e ♥ Ela ♥
    Anëtarësuar
    11-07-2009
    Postime
    369
    Citim Postuar më parë nga La_Lune Lexo Postimin
    Po mi Ela mire e ke ti po a thua ka qene ne gjendje ta perfundoj edhe kete rradhitjen e procesit mendor apo eshte rruges
    Sado studiohet kjo fushe, ne baze te fjaleve te psikollogeve te pare, shume nuk arrijne te kuptojne fuqine e turit te njeriut. Flasim ne, flasim per psikollogjine, mundohemi ta kufizojme me fjale, por vete fjala mbetet e papershkruar.

    Athere si ta pershkruajme ate? Pershkruhet vetem me disa fjale qe prap nuk ia japin kuptimin qe procesi mendor meriton.


  8. #48

    Anëtarësuar
    08-02-2003
    Postime
    1,792
    Citim Postuar më parë nga ♥ Ela ♥ Lexo Postimin
    Sado studiohet kjo fushe, ne baze te fjaleve te psikollogeve te pare, shume nuk arrijne te kuptojne fuqine e turit te njeriut. Flasim ne, flasim per psikollogjine, mundohemi ta kufizojme me fjale, por vete fjala mbetet e papershkruar.

    Athere si ta pershkruajme ate? Pershkruhet vetem me disa fjale qe prap nuk ia japin kuptimin qe procesi mendor meriton.

    Po ashtu eshte.Gjithcka eshte unike ne llojin e vete jo vetem proceset mendore por dhe shpirterore..so...doli fjala ime Psikologjia eshte ''shkence'' ne Krize Identiteti

  9. #49
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anëtarësuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,966
    Citim Postuar më parë nga daniel00 Lexo Postimin
    Psikologjia eshte nje mjet perfitimi dhe jo nje menyre ndihme . Askush s'çan koken e as te siguron ty si person i traumatizuar apo stresuar per qetesine qe mund te jape nepermjet dialogut dhe bashkbisedimit , por psikologu sigurohet mire per faturen e tij . Nuk mendoj se kjo eshte rruga , por perkundrazi nje ambjent familjar dhe shoqeror eshte ndihmese e shendetshme , e natyrshme . Psikologet jane nje shtrese pa rezultat per mendimin tim , me pak fjale disa gjinkalla parazite per milingonat puntore . Ka ikur koha kur dikush ishte filozof dikush ishte psikoanalist dikush ishte piktor apo skulptor . Kohet moderne sjellin njeriun e gjithanshem i cili i shfrytezon te gjitha prirjet apo talentet e tij , e ne rradhe te pare procesin e te menduarit dhe llogjikuarit i cili i jep forme çdo deshire .
    daniel, nuk po flasim se si individe te caktuar i perdorin njohurite dhe aftesite e tyre jo ne sherbim te njerezve me probleme por thjesht per te mbushur xhepat e tyre.

    Sot me shume se kurre, ne kete epoke shprehja "homo homini lupus" gjen vend ne te gjitha fushat dhe profesionet e jetes.
    Gjithsesi, ne kete teme nuk na intereson profesioni i psikologut, psikanalistit, sesa psikologjia ne teresi dhe vlerat e saj per njeriun e thjeshte.

    Nje pyetje per ty James nese me lejohet .

    A shkon ndonjehere nje psikolog per tu trajtuar tek nje koleg i vet ? Ke degjuar ndonje here , te çfare lloji jane problemet psikologjike te psikologeve , di te me thuash ndonje rast ?

    Jam kurioz per problemet psiqike te psikologeve pasi edhe mjeket semuren nga semundje qe trajtojne kurse psikologe qe kane nevoje per ndihme psikologu s'kam pare e as degjuar.
    Psikologet jane qenie njerezore dhe nuk jane te ndryshem nga pjesa tjeter. Jane dhe mjaft dokumentar me histori rastesh te njerezve me çrregullime psikike, te cilet nevoja dhe deshira e madhe jo vetem per tu sheruar por per te jetuar nje jete normale si gjithe te tjeret i beri qe te studionin, analizonin e merreshin me vite te tera me problemin e tyre. Mjaft te tille u diplomuan dhe ndihmuan te tjere si ta ( ne rolin e psikologut tashme).

    Ne historikun e njerezve te famshem kemi gjithashtu raste si psh:

    Jung, ne fillimet e tij, thuhet se sa here qe gjendesh perballle nje audicioni te madh, i binte te fiket. Mendohet se vuante nga fobia sociale.

    Frojd, Ajshtajni, Gates, mendohet kane pasur simptoma te ngjashme me njeri tjetrin. Kane nje sjellje dhe forme te ndryshme te te parit te gjerave, nje forme e lehte e autizmit.
    »« ¤ »«Ê£ÐØ®ÂÐØ»« ¤ »«

  10. #50

    Anëtarësuar
    08-02-2003
    Postime
    1,792
    Si perfundim,te gjithe i sheroi shkenca e psikologjise keta me probleme?

    Replika fundit se sdua te me mberdhifin qelizat e trurit ne kete teme

  11. #51

    Lightbulb

    Jam dakort me La Lune. Psikologjine e shoh me shume si deshtim sesa si sherim te mendjes. Psikologjia nuk mund te quhet kurrsesi shkence. Me sa kam lexuar e kuptuar eshte dicka qe qendron ne nivelin e tentatives. Shkenca e rezultateve "tafti bafti" do te thoja me sakte. Jane analizuar dhe observuar sjelljet e individeve dhe jane krijuar disa skema standarte te personit funksional dhe atij jofunksional ne sjellje dhe mbi keto skema tentohet te trajtohen te gjithe pacientet, jo me fal, klientet doja te thoja. Sepse dhe ne kete profesion, per ato qe nuk e dine, pacientet emertohen me termin kliente. Ky emertim nuk dallon nga nje person qe eshte i abonuar ne nje sherbim afatgjate apo afatshkurter si fitness, klasa danci, floktore, apo cdo lloj aktiviteti qe nenkupton besnikeri klienteliste ndaj nje biznesi.
    Nejse, ideja kryesore nuk ishte se c'nenkupton klientela ne fushen e psikologjise, por suksesi i kesaj "disipline". Kjo analize e imja as nuk duhet kuptuar si nje nenvleresim total i psikologjise. Absolutisht jo. Psikologjia, ose psikoterapia me sakte, eshte e nevojshme per shume individe me probleme te stresit. Vetem se efektet afatgjata te kesaj terapie lejne shume per te deshiruar. Efektet afatshkurtera jane te mira, duke arritur te sugjestionojne individin pozitivisht dhe te ndihmojne ate te kete nje kendveshtrim me te paster te gjerave. Por ketu fillon dhe deshtimi i psikologjise. Ne nje pjese te konsiderueshme te pacienteve kerkohen seanca e seanca pafund. Jo me kot ne shume raste psikoterapie zgjat me vite, madje dhe per gjithe jeten tek njerezit me probleme te medha. Kjo eshte nje metode per ta mbajtur ne gjendje kontrolli personin.

    Psikologu = thike me dy presa

    Ca dua te them me kete? Nese nje pacient gjen nje psikolog te mire atehere mund te arrihet nje histori suksesi pas nje terapie dhe ta cliroje pacientin nga problemet e tij. E kunderta ndodh nese psikologu nuk eshte "i afte" te ndihmoje pacientin e tij. Dhe per fat te keq jane te shumete psikologet "e paafte " duke qene se vete profesioni i tyre le shume per te deshiruar. Pra efekti i kundert eshte zhgenjim nga ana pacientit dhe perkeqesim dhe me i madh i problemeve te tij.
    Tjeter problem i psikologjise eshte kosto relativisht e larte financiare e sherbimeve terapeutike. Shpesh kjo kosoto ka cuar ne nderprerje te "parakohshme" terapise nga ana e pacieteve duke krijuar kushtet per nje deshtim total te gjithe "terapise sheruese".

    E permbledhur

    Psikologjia shkence? Jo. Psikologjia (psikoterapia) e nevojshme? Po, per sa kohe justifikon koston financiare me rezultatin afatgjate te arritur. Sa jetike eshte psikologjia ne morine e terapive per sherimin e mendjes? Psikologjia per mendimin tim ze vetem 10-15% te gjithe strategjive efektive te sherimit. Do ta vendosja ne nje pozicion dytesor. Si menyren me te mire te sherimit te mendjes vej, gjimnastiken (sidomos ate ne ajer te paster), ushqimin e mire, meditimin (joga), muzikoterapine, dhe nje rol shume kryesor mbajtjen e nje optimizmi dhe egoje maksimale gjate gjithe kohes. Psikologjia nuk eshte me shume se nje pjese e vogel komplemetare e gjithe taktikave te sherimit. Jo dhe aq e nevojshme edhe pse ka marre nje rendesi te pamerituar ne fushen e mjeksise si cdo ilac dhe terapi qe shitet sot per qellime komerciale ne rradhe te pare.
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  12. #52
    i/e regjistruar Maska e Akulli_ch
    Anëtarësuar
    19-06-2010
    Vendndodhja
    Zürich / CH
    Postime
    188
    Nuk eshte e mjaftushme vetem te jeni te dashuruar
    Mbi te gjitha Atdheu

  13. #53
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anëtarësuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    10,781
    Ne greqishte „psyhe = shpirt“ dhe „logos = shkencë“.
    Psikologjia eshte ajo qe te shkatron me se shpejti,me eshte lodhur truni!
    - - Shumë shpesh ndodh rasti, kur dhembjen nuk mund ta ndash me askë!
    Agim Metbala"

  14. #54
    te gjitha kategorite e prikologjise bazene e tyre e kane nga fillosofia edhe jo veten
    fillosofia =psikoligjia
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  15. #55
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anëtarësuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,966
    Mua me duket sikur eshte shtuar numri i anetareve qe shkruajne shqip te ndihmuar totalisht nga "perkthyesit qe gjenden online".

    Ka mundesi te shkruani nje shqipe te kuptueshme, pastaj diskutojme per "shpirtrat" dhe "trurin me dy kembe" qe ju shkaterron psikologjia juve...
    »« ¤ »«Ê£ÐØ®ÂÐØ»« ¤ »«

  16. #56
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511
    Citim Postuar më parë nga baobabi Lexo Postimin
    Pervec kesaj pyetjeje po parashtroj edhe disa te tjera shoqeruese me te.

    Cfare quhet shkence?

    A eshte psikologjia shkence?

    Ftoj psikologet qe te pergjigjen
    Mbase eshte;Kerkimi,zbulimi,kuptimi,i kapacitetit te mendimit o i sentimentit te nje individi o te nje shoqerie kolektive.Studion mekanizmat e mendjes e te emocionit mental te shendetit.E per kete mbase eshte dhe shkence shendetesore.

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •