Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Per besimtaret shqiptare

    Sidomos per Muslimanet e forumit qe nuk e kan pak sa idene per ato qe flasin dhe se car impakti kane ato llafe ne shoqerine shqiptare.

    Te nderuar besimtare.
    Feja eshte nje ceshtje personale, nje dicka e shenjte, qe cdo njeri e ka nje pike referimi ne jete. Duke zbatuar ato qe jane shkruajtur ne traktatet e ndryshme fetare, njeriu mundohet ne menyre asimptodike ti afrohet jetes se shenjtorit, por pa e cekur ate asnjehere.
    Kuptohet qe jashte ketij frymezimi, qe rrjedh nga aktet e shenjta te ketyre shenjtoreve, njeriu ka ecur per shekuj me radhe ne jete, ka krijuar te mira materiale, letrare, shkenncore, duke mbetur ne thelb gjithenje filozofia qe i udheheq ne jete.
    Asnjehere feja nuk ka qene imponuese, detyruese, dhunuese, poshteruese ndaj gjysmes se popullsise se te njejtin besim(sic ndodh me femeren ne islamizem ), pervehtesuese, kriminale, etj. Me fjale eshte thene toleranca, por duhet pare se sa eshte zbatuar ajo ne jete konkretisht.
    Te vjen te qeshesh, kur ndeshesh me tendenca, qe pas rreth 800 vjetesh, Maria behet Mejreme, qe Abrahami behet Ibrahim, qe Moisiu behet Musa, qe Jozefi behet Jakup, e keshtu me radhe. Perfundimi eshte i qarte: me gjera siperfaqesore dhe mjaft te voneta, nuk mund te pervehtesohen ato simbole qe kane qene krijuar mepare, duke u paraqitur si islame. Nje feje qe i mungojne shenjtoret, eshte e destinuar te kaloje ne akte te dhuneshme, ashtu sic ka kaluar mjaft here feja islame.
    Per ju as qe nuk ja vlen te flitet, sepse ju jeni njerez te kthyer, dikur keni qene te krishtere, sepse nese jeni shqiptare, vetem keshtu ka qene. Nese nuk keni qene, duhet ta deshmoni me anen e pemes gjenealogjike se cfare jeni. P.sh. ne ne fisin tone, e kemi te deshmuar me fakte deri ne 400 vjet qe kemi qene te krishtere, nga kemi ardhur, me emra se kush kane qene anetaret, dhe sa femije kane qene.
    Nese nuk doni te jeni te tille, apo te mohoni, eshte nje e drejte e juaja te zgjidhni fene islame, sepse eshte dicka personale, sic thame ne fillim. Por kujdes me menyren se si e zbatoni. Ndoshta nuk keni faj, sepse nuk i njihni mire fete.

    Nese nuk i njihni, atehere cfaqeni ne skene si amatore, duke renditur mendime qe nuk formojne gje tjeter vecse plagjiatura, amalgama te thena nga iks person, apo iks filozof.
    Qe Shqiperia, edhe ate pak islam qe arriti te depertoje, duhet te dini mire qe iu imponua nga rrethana te caktuara historike. Nuk flasim per Skenderbeun, qe megjithese u rrit ne oborrin e Sulltanit,megjithese ishte i parazgjedhuri i tij ndofta edhe per postin e ardheshem te Sulltanit, ai erdhi e mbrojti vendin e tij ne gjithfare plane, por edhe gjithe boten, duke u nderuar nga bota e qyteteruar si kalores i krishterimit nga disa pape, por edhe me bustin e tij ne Rome, ne piazza Albania: eroe legendario del popolo albanese, protettore della cristianita. Po te doni mund te shkoni ta shihni, sepse une e kam pare dhe jam ndjere shume krenar, sidomos tani, kur si pasoje e disa personave si ju (qofte jo e vertete kjo), na krahasojne me cecenet, ne qe jemi 70 km larg nga poli i kristianizmit.
    Traditat sekulariste te popullit tone, qofte kristian apo musliman, kane qene te spikatura : mendoni Koto Hoxhin, Hasan Zyko Kamberin, Hoxha Tahsinin (rektorin e pare te Universitetit te Stambollit), i cili ishte nje shkencetar i vertete materialist per kohen, nje fizikant dhe astronom, qe megjithese i huaj, turku nuk pa se cfare ishte, por i dha postin me te larte shkencor. Mendo, se ne kete rruge, vete Ataturku, i dha me pas Turqise rrugen sekulariste, duke e ndare perfundimisht shtetin nga feja, duke i lene te lire te besonin njerezit, por ne shtet nuk ka diskutime per fene.Kete po ta them une, qe e kam ndjere ne cdo vend qe kam qene aty.

    Por, te gjitha fete, duke mos qene dakord 100 % me doktrinat qe kane paraqitur nga njera ane per motive teologjike-filozofike, por me teper thelbesisht ekonomike, kane pesuar shizmat(ndarjet) e tyre. Shizma e pare ndodhi ne fene kristiane, rreth viteve 500, ku
    kristianet u ndane vec kotket e sirianet, pra kishat ekstreme lindore nga ato perendimoret. Te mos harrojme se islamizmi akoma nuk kish dale.
    Me pas, ne vitin 1074, ndodhi shizma e dyte ne fene kristiane, ne Concilio Vaticano Secondo, ku katoliket u ndane perfundimisht nga orthodokset. Ne thelb ndarja ishte me teper per pozitat ekonomike: Bizanti po shkelqente nga shkenca dhe kultura, ndersa ne pjesen perendimore te Europes kishim shtypje, inkuizicion, etj. Me vone ndodhi ndarja ne katoliket,ku Martin Lutheri ne Gjermani i dha udhe reformes, ndersa ne kishat e Lindjes, u zhvillua koncepti i Autoqefalise, domethene secila kishe orthodokse kishte kryetarin e saj, por nga ana administrative njihte per kryetar Patriarkun e Stambollit(ketu ben pjese edhe kisha orthopdokse shqiptare).
    Ndersa ne mes katolikeve, kemi katoliket qe besojne Papen, si te derguarin e zotit ne toke, ndersa protestantet besojne kryepeshkopin e Kanterburit si kapo te tyre. Te gjitha keto ndarje jane bere ku me paqe, e ku me lufte, disa gjurme te te cilave i hasim edhe sot: Irlanda e Veriut eshte me tipikja.

    Por e njejta gje ka ndodhur edhe ne fene islame. Islamizmi, ku me bindje e ku me dhune, iu imponua njerezve e popullsive te tera si fe, si nje kod parimesh morale me nje ndikim te fuqishem dhe qe cliroi energji shume te medha progresi: ne fushen e dijes, ne letersi, e sidomos ne tregeti. Aty ku nuk bindeshin, i priste neneshtrimi me force.Duke dashur te fitoje nje terren, i cili ishte i zene prej 600-800 vjetesh, asesi nuk mund te ishte zbutes formulimi i parimeve. Sunave iu bene ndryshime, qe u pershtaten me ndryshimet qe vete njerezimi pesonte. Edhe ne fene islame, ne paskulmin e saj, filluan shizmat:ndarja e pare ishte ne mes te syniteve e shiiteve: kujto mire o besimtar, te dy jane muslimane. Por shiitet besojne ne nje dicka me sublime, ne vendosjen e drejtesise se perdhosur nga synitet, ne shtremberimin e saj dhe ajo do te vije vetem kur te vije i derguari i Muhametit ne toke, Muhamet Aliu Imami i dymbedhjete. A shikon, o besimtar, qe ka nje simetri perfekte,mes 12 shenjtoreve te fese kristiane dhe 12 imameve. Divisioni ishte aq i madh, sa qe ndarja ishte tragjike me zhvillimin e betejes ne fushen e Qerbelase (Kerbalas), ku shiitet u vrane, u prene, u masakruan, gjeneral Jeziti i preu ujin dhe desh
    i la te vdisnin ne shkretetire, por nje akt heroik ndodhi:besimtaret u udhehoqen nga Imam Hyseni dhe arriten te cajne rrethimin. Sot shiitetjane ndofta fermenti me i ditur, me i fuqishem i fese islame. Ata kane dhene me shume se te tjeret me Universitetet e shkollat e tyre, dukepasur nje shtrirje te admirueshme ne Iran, ne Irak, ne Jemen, ne Liban, ne Uzbakistanin e Jugut, etj.

    Problemi shtrohet se sa tolerante jane fete ndaj dallimeve te ndarjeve te tyre, pastaj ndaj respektimit te njera tjetres.
    Problemi shtrohet me i mprehte tani per disa aresye: Me pare problemi i fese ishte i obscuruar nga ndarja politike, ajo ishte ne plan te pare, kishte kapitalizem e komunizem.

    Pas ramjes se komunizmit, efektit te globalizimit ne ekonomi e gjithkund, e vetmja gje qe i dallon tani njerezit nga pikepamja e konstitucionit shpirteror, eshte feja. Ne kete moment, historia kthehet si ne vitet 1100-1500, ku synohet qe ndryshimet te behen me dhune, vecanerisht nga individe ne disa vende islamike, qe dhunen e shohin si te vetmin mjet te pershtatshem per te kryer ndryshimin e raportit te forcave. Kuptohet qe nje raport forcash ndryshohet ne dy menyra: me bindje, nje rruge shume e gjate, dhe me dhune, nje rruge ne dukje e shpejte, por QE NUK TE JEP ATE REZULTAT QE MENDON. Bota eshte shume e
    komplikuar, dhe ajo qe mendon ti te realizosh, kthehet ne bumerang kundra teje.Kur bota ishte e ndare ne dy sisteme, Amerika vuri sekretar shteti Henri Ksingerin, ne vitet 70, i cili ishte profesor i doktrinave marksiste ne Universitetin e Yale (ndofta me
    i miri ne bote), dhe per simetri u vu pape nje pape polak, nga nje vend komunist. Keto dy faktore, por edhe nje sere faktoresh te tjere, kryesisht ekonomike, cuan ne varrosjen e komunizmit pas 25 vjetesh. Toleranca ne fe eshte vendimtare: Une jam nje njeri qe kam shetitur shume ne bote: ne Paris ka xhami, ne Londer ka shume xhami, ne Rome ndodhet xhamija me e madhe ne Perendium, ketu ne Amerike ka shume xhami. Po te pyes: a ka ndonje kishe ne Kuvajt, ne Meke apo ne Medine, ne Teheran, etj.
    Ali Agca, para 25 vjetesh, shtiu mbi Papen. Organizata fetare ekstremiste kunder krishterimit "Ujqerit e Murme" mori persiper atentatin. Papa ka shkuar ne qeli dhe e ka falur Ali Agcane.
    Me thuaj nje rast tani, qe ndonje i krishtere a ka vrare ndonje Imam? Imam Khomejni shkoi e jetoi ne France, u mbrojt dhe u kthye ne Iran shendoshe e mire.

    I nderuar besimtar: Kush fe nxit agresivizmin, integralizmin, vrasjen, krimin, etj. Aq me keq kur keto jane te formuluara ne menyre indirekte apo te nxitura ne menyre artificiale.
    Neve si shqiptare nuk na ngjit kjo gje, eshte nje dicka e huaj.
    Prandaj kthehu ne rrugen kombetare njehere, pastaj jeto si besimtar.

    prandaj lere ato qe poston se zoti esht simbol qe nuk DECIFROHET dot. Ke nderrmarre nje rruge qe nuk te con asgje kundi.

    me me shume rrespekt kur i drejtoheni te tjereve ne forum se un them qe kam te bej me persona te llogjikshem e jo persona qe marrin car them une ene i fusin nje koment te nje tifozi fetar se sa te nje besimtari.

    kalofshit mire
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 20-01-2004 mė 00:09
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-03-2003
    Postime
    683
    Mos je frymezuar nga fryma e shenjte qe shkruajte kaq shume ?

    Ju te krishteret keni nje veti te vecante sepse do ti beni njerezit qorra me pahir. Po pse kujton ti se nuk kemi bere histori ne te tjeret dhe erdhe ti te na ndricosh me diturine qe ke marre nga ndonje meshe te dielave.???

  3. #3
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    ironia eshte arme shume e dobet dhe perdoret nga persona qe skane argumenta ne raste te tilla.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-03-2003
    Postime
    683
    Po ca argumentash do ti te jap une kur ti nuk i di ? Nuk kam kohe aq sa ty dhe te hap nje teme te re dhe te tregoj luften qe bejne misionaret te krishtere kundra islamit.

    Do te permend nje fakt vetem ....Kush quhesh Maomet dhe cfare kuptimi ka ky emer ...???


    p.s : Prit gomar te mbij bar mbiu bari ngordhi gomari

  5. #5
    . Maska e *DJ-ALDO*
    Anėtarėsuar
    03-03-2003
    Vendndodhja
    Asgjėkundi
    Postime
    297

    Re: Per besimtaret shqiptare

    Postuar mė parė nga Cyclotomic
    [B]Sidomos per Muslimanet e forumit qe nuk e kan pak sa idene per ato qe flasin dhe se car impakti kane ato llafe ne shoqerine shqiptare.
    Te vjen te qeshesh, kur ndeshesh me tendenca, qe pas rreth 800 vjetesh, Maria behet Mejreme, qe Abrahami behet Ibrahim, qe Moisiu behet Musa, qe Jozefi behet Jakup, e keshtu me radhe. A shikon, o besimtar, qe ka nje simetri perfekte,mes 12 shenjtoreve te fese kristiane dhe 12 imameve.
    Ali Agca, para 25 vjetesh, shtiu mbi Papen. Organizata fetare ekstremiste kunder krishterimit "Ujqerit e Murme" mori persiper atentatin. Papa ka shkuar ne qeli dhe e ka falur Ali Agcane.
    Me thuaj nje rast tani, qe ndonje i krishtere a ka vrare ndonje Imam? Imam Khomejni shkoi e jetoi ne France, u mbrojt dhe u kthye ne Iran shendoshe e mire.


    Prandaj kthehu ne rrugen kombetare njehere, pastaj jeto si besimtar.[/b
    Ti harrove mė kryesorėt :
    EVA = Hava dhe ADAMI= Adem.
    Si nuk u lodhe qė shkrove gjithė atė postim.
    Ja vlen o mik??

  6. #6
    Cyclotomic, forumi ku ke shkruar thirret "Pyetje per besimtaret". Ti c'pyetje ke?

    Ato qe ke shkruar ti me larte jane diskutuar me dhjetra here ne disa tema dhe jane be monotone me. Jepu nje sy temave me te vjetra se te garantoj qe do gjesh gjera me vlere.

    Teme e mbyllur.

    StterollA

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Plavė e Guci
    Nga Davius nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  3. Mesjeta e hershme shqiptare
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2006, 15:10
  4. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •