Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 57 prej 57
  1. #41
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Postuar mė parė nga KaLTerSi
    e di cfare i nderuar eshte e kote qe te te replikoj pasi tendeca jote maskiliste te me ulesh(si femer) ne nivelin e nje sherbetoreje i kalon etiketat e nje diskutimi te mirefillte dhe respekti per bashkebiseduesit fatkeqesisht nuk eshte i dyanshem. levdoi sa te duash meshkujt e ul sa te duash femra mendo cte duash, je i lire si ajri.

    kaltersi
    Per nder te mikeshes time - Kaltersi - dhe per te qetesuar sado pak femrat e alarmuara nga diskutimet maskiliste ( pa baza ) te disa horrave ketu , po ju dhuroj kete foto , e cila mendoj qe do ju beje te ndjeheni pak me teper " FEMER "
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #42
    kokeforte Maska e elisabet
    Anėtarėsuar
    06-10-2003
    Vendndodhja
    kendej
    Postime
    200
    Ka qene, eshte dhe do te jete:
    Burri drejton shtetin kurse gruaja burrin.

    LLafet e shumta jane fukarallek - thone...fukarallek i trurit -them une....
    O bote, o dreq
    une linda te te ndreq
    Po bota u shthur
    per te mos u ndrequr me kurre.
    :^Globi

  3. #43
    Une do votoja ate qe do ishte me i zoti nuk ka randesi a eshte grua po burr, randesi ka te eci vendi perpara, une per vete mendoj se ta provojne edhe grat nje her se vendin ton burrat nuk po e qojne perpara.
    Grat kan vite qe po nenvlersohen nga meshkujt te pakten sot i ka ardh koha te ju japim te drejtat. (po nuk ka drejtsi as nuk ka per te pasur)

  4. #44
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Postuar mė parė nga KaLTerSi
    e di cfare i nderuar eshte e kote qe te te replikoj pasi tendeca jote maskiliste te me ulesh(si femer) ne nivelin e nje sherbetoreje i kalon etiketat e nje diskutimi te mirefillte dhe respekti per bashkebiseduesit fatkeqesisht nuk eshte i dyanshem. levdoi sa te duash meshkujt e ul sa te duash femra mendo cte duash, je i lire i ajri.
    mgjth pavaresisht se nuk jam ne gjendje te mbaj shpaten me nje dore, e te perdor topa e gjyle e artileri duke ngjitur malet te pakten zoti pa tru nuk me la, vlereso ate qe kam e mos me permend mangesiren e takatit fizik e shpirtit luftarak per te derdhur gjak.
    gjithe te mirat e mos harro ti mesosh gruas tende si te perdori lavatricen se padyshim kjo teknologjia e re eshte shume e veshtire per trurin e saj femeror.

    kaltersi
    Edhe mua e nderuar me vjen keq qe mendimet e mia pergjithsuese per grate i ke marre personalisht.
    Respekti nga une per ju si anetare e ketij forumi kurre nuk ju ka munguar dhe ju e dini fare mire kete.
    Mendimet dhe idete nuk shiten as nuk blihen.Secili ka te vetat.Dhe une respektoj te tuat ndaj dhe i lexoj.
    Thjesht permenda te kaluaren per te treguar se grate dolen ne fushen politike shume me vone se burrat.Ndaj kemi dhe kete diznivel numerik qe ne asnje menure nuk shendrrohet ne disnivel cilesor,per shume fusha te tjera te jetes.
    Sa per trimerite dhe shpatat,topat ,gjylet,nuk e di a ke degjuar se ne floten ajrore te U S A,jane pilote shume gra qe leshojne bomba njelloj si burrat.Tani ti mos prit qe pas nje jave apo 10 vjetesh numri i bombave te leshuara nga 10 mije metra lartesi te jete i barabarte.
    Shpresoj dhe ti te mos ndihesh e nenvleftesuar,se nuk bombardon dot .As une nuk kam bombarduar ndonjehere.
    Sa per piken kyce ate te fundit dhe mesimet e larje-tharjes te gruas sime ,fatkeqsisht ajo e imja ka ndermend te merret me politike ,keshtu qe ndoshta detyrohem ta mesoje vete lavatricen.
    Gjithe te mirat gjithashtu.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  5. #45
    E Lirė! Maska e KaLTerSi
    Anėtarėsuar
    27-10-2003
    Vendndodhja
    NYC.
    Postime
    850
    kjo eshte nje nga temat ne te cilat i nderuar kolomb me ke sfilitur me teper.....nuk te kam kundershtuar per hir te kundershtimit por per hir te pasionit tim mbi drejtesine....puna eshte se gruaja akoma shoqerohet me seksualitetin e saj ndaj dhe eshte e veshtire per meshkujt ta shohin si te barabarten e tyre; gruaja akoma per te njejten pune qe ben burri paguhet 25% me pak se ai; gruaja diskriminohet e perbuzet gjate dites nga burri(ne punera) nderkohe qe ne darke ne shtepi i thuren poezira duke e ngritur ne piedestalin me te larte per rolin e saj si nene e bashkeshorte.
    eshte nje hipokrizi mashkullore qe tashme ka dale mode....nejse ckam pasur per te thene e kam thene, kam nje besim te papare ne drejtesi dhe ashtu perpiqem te jetoj dhe jeten time, nese behet fjale per nje ceshtje e cila me prek mua ashtu si burrin perballe atehere jam e bindur qe mendimi im eshte po aq i vlefshem sa i tij....ketu gjej rast te perjashtoj sportin e makinat lol
    Toleranca, eleksiri i lirisė.

  6. #46
    Vajza e Eres Maska e Puhiza
    Anėtarėsuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    355
    E dashur Kaltersi,
    Te dashur burra,

    Nuk duhet te te shterojne fuqite per te mbrojtur ate qe te mohohet me te padrejte. Ne ne fakt jetojme ne nje shoqeri maskiliste por kjo nuk perben asnje problem per ne, seksin e forte, femrat.

    Meshkujt duhet te kuptojne dicka: Nuk jemi ne qe i sulmojme por jane ata qe kane frike nga ne.Sepse ashtu sic tha dhe dikush me lart, kur ne i udheheqim ata ne shtrat njesoj do jemi te afta t'i udheheqim dhe ne politike.

    Asgje nuk na mungon per te ecur ne krah me ta, perpara tyre, madje shume me egersisht se cdine meshkujt. Kjo sepse cdo ndjesi femra e ka me shumice, si dashurine, si urrejtjen. Te gjithe e njohin Kleopatren egoja e se ciles per pak vuri poshte gjithe boten. Edhe ketu ne Shqiperi, gjithe "udheheqesit e medhenj" (nese vertet ka pasur te tille) kane pasur nga nje eminence gri "femer" nga pas. Ali Pasha psh. nuk shkonte as ne banjo pa urdherin e se emes. Kurse Shqiperia jone e mire vetem kur udhehiqte Teuta ka qene e lire kurse keta te tjeret e kane ndritur te tere. Te pakten mire qe nuk jemi shuar fare si komb, po dhe per kete eshte merita e grave!!!

    Nuk dua te merrem me luften e mbrojtjes se grave etj etj etj feminizma te tilla me te cilat nuk kam qene e nuk do jem kurre dakord. Natyra na ka krijuar te ndryshem dhe kjo eshte bukuria e races njerezore e cila nganjehere me duket shume e varfer vetem me njeriun... Asnje lloj shkence nuk e ka provuar superioritetin e njeres gjini karshi tjetres. Shkaqet per zvetenimin e figures se femres ne politike mund te jene te ndryshme: Se pari eshte tradita e keqpercjelle neper shekuj madje mijevjecare qe gabimisht e ve femren ne nje etalon dytesor, eshte frika e mashkullit per te pranuar te verteten dhe dorezimi i femres perballe iluzionit te percjelle ne mendesi.

    Nje femer ka po aq potencial sa meshkujt si nga ana e intelektit ashtu dhe nga ajo e ndjenjes.Jemi cifti me i persosur ndoshta ne gjithesi(ngaqe vetem surreter njerezore njohim).

    Hajt pra, te mesojme te duam njeri tjetrin e te mos paragjykohemi kot e me kot.

    Nuk e di si do ishte bota pa te kaluaren,
    them te hapim nje teme te re per diskutim....
    Tingujt e heshtjes sė mendimeve te pathėna
    perplasen nė detin e renkimit pamor,
    Lotet e kuq gjurmėt keqaz mbulojnė
    U mpiksėn tingujt, ngrirja filloi
    Heshtja ime u trishtua...

  7. #47
    kokeforte Maska e elisabet
    Anėtarėsuar
    06-10-2003
    Vendndodhja
    kendej
    Postime
    200
    Zemra e nje femre


    Kur Zoti krijoi femren
    ishte dita e 6-te duke bere ore extra....
    Erdhi nje engjell dhe e pyeti??
    Perse po kalon kaq shume kohe me kete???


    Dhe Zoti iu pergjigj:
    E ke pare listen e gjerave te vecanta qe ka?
    Duhet te lahet teresisht,
    por ama nuk duhet te jete plastike,
    ka 200 pjese te levizshme,
    te gjitha qe mund te rivendosen ,
    funksionon me café dhe pjese te tjera te ushqimit,
    ka nje vend ku mund te qendrojne dy femije ne te njejten kohe,
    ka nje puthje qe mund te sheroje gjithcka ,
    qe nga gjuri i gervishtur deri tek zemra e thyer

    Engjelli u mundua ta ndaloje Zotin duke i thene
    “Ka shume pune dhe nuk mund ta mbarosh te gjithe sot,
    me mire prit deri neser per ta mbaruar
    "Nuk mundem - kundershtoi Zoti
    Jam duke e mbaruar kete krijim timin
    te cilin e kam shume per zemer.
    Kuron vetveten kur eshte e semure
    dhe mund te ushqeje nje familje me nje hamburger,
    mund te beje qe nje femije 9 vjec te qendroje ne dush

    Engjelli u afrua dhe preku Femren
    "E ke bere kaq te bute..."
    "Ajo eshte e bute dhe delikate,
    por gjithashtu e kam bere te forte.
    Nuk e ke idene se sa mund te rezistoje
    dhe cfare eshte ne gjendje te arrije

    æMund te arrije te mendoje?– e pyeti:
    Zoti u pergjigj:
    “ Jo vetem do jete ne gjendje te mendoje,
    por dhe te llogjikoje dhe te beje biznese

    Engjelli vuri re dicka dhe u zgjat,
    preku mollezen e femres
    "Oh, me sa duket ky model paska nje defekt,
    ju thashe qe po i vendosni shume gjera”


    "Ky nuk eshte defekt – kundershtoi Zoti
    Ky eshte nje pike lot

    Perse duhet loti?- pyeti engjelli

    Zoti tha :
    "Lotet jane forma
    me te cilen ajo shpreh gezimin,
    dhimbjen, zhgenjimin, vetmine,
    keqardhjen dhe krenarine e saj .

    Engjelli mbeti i mahnitur.
    "Je me te vertete nje gjeni Zoti im,
    ke menduar ne gjithcka,
    me te vertete femrat jane te mahnitshme
    Femrat kane nje force qe i mahnit burrat ,
    Mbajne femijet, kalojne vestiresi,
    mbartin mbi supe pesha te renda,
    por ama luftojne gjithmone per lumturine,
    dashurine dhe alegrine

    Buzeqeshin kur duan te ulerasin,
    Kendojne kur duan te qajne,
    Qajne kur jane te lumtura
    dhe qeshin kur jane nervoze
    Luftojne per idene ne te cilen besojne
    I kundervihen padrejtesive,
    nuk pranojne nje “jo” per pergjigje
    kur mendojne se ka nje zgjidhje me te mire

    Nuk blejne per vete kepuce te reja,
    por per femijen e vet po......
    Shoqerojne tek mjeku nje mik te trembur .
    Duan ne menyre te pakufizuar,
    qajne kur femijet e e saj diplomohen
    dhe gezohen kur miqte e saj triumfojne
    Iu thyhet zemra kur nje mik vdes .
    Vuajne ku humbasin nje anetar te familjes ,
    Mgjte jane te forta
    dhe kur nuk kane nga t’i nxjerrin forcat.
    E dine qe nje perqafim dhe nje puthje
    mund te sheroje nje zemer qe vuan.

    Ka femra me permasa,
    ngjyra dhe forma nga me te ndryshmet
    Manovrojne, fluturojne,
    ecin dhe te dergojne e-maile
    per te te thene se sa te duan.
    "Zemra e femres eshte ajo qe leviz sot boten"

    Femrat jo vetem sjellin ne jete femijen .
    Ato sjellin gezim dhe shprese,
    shoqeri dhe ide.
    Femrat kane shume gjera per te thene dhe per te dhene .


    !Po, Zemra e femres eshte me te vertete e mahnitshme!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga elisabet : 05-03-2004 mė 08:26
    O bote, o dreq
    une linda te te ndreq
    Po bota u shthur
    per te mos u ndrequr me kurre.
    :^Globi

  8. #48
    E Lirė! Maska e KaLTerSi
    Anėtarėsuar
    27-10-2003
    Vendndodhja
    NYC.
    Postime
    850
    Puhiza dua te te pergezoj per postimin tend pasi ishin mendimet me te drejta qe kam lexuar mbi relatat mashkull/femer.
    Problemi qendron qe te verteten te gjithe e dime, zotesine te gjithe ja kemi pare femres, zgjuarsine te gjithe ja kemi hasur, dashurine te gjithe ja kemi ndjere por qe ne fillim te fillimit, qofshin fillime laike apo jo, ajo eshte konsideruar si aktore dytesore ne kete filmin e jetes dhe te shkosh kundra kesaj rrymeje mendore, sic po ndodh aktualisht, do perballesh me rezistim te forte pasi je duke ndryshuar radikalisht thelbin e pergjithesimit te nje opinioni global mbi femrat, keto sherbetore te perkryera.
    Nuk e di se perse ter kjo energji e ter ky pasion e vullnet per te gjetur mangesira tek femrat nuk i perkushtohet cilesive te cilat ajo mbart.....si burrat pa femra ashtu dhe femrat pa burra nuk vlejne shume atehere perse te mos vleresohet kjo vlere po merremi me mendime te subjektivizuara mbi gjinite tona.
    Toleranca, eleksiri i lirisė.

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2004
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    61
    Pershendetje!
    Margeret Thatcher ka thene keshtu: A woman who can run a house, she can run a country.
    C'do gje varet nga aftesia e personit, qe mund te jete mashkull ose femer, dhe nuk eshte se meshkujt jane me te zgjuar se femrat apo anasjelltas. Nuk e di se mund te lindi njeriu i zgjuar. Te diskutosh per kete teme eshte e kote, per arsye se ka pas femra qe kan drejtu shtete shume te zhvilluara.

  10. #50
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Mesa shoh qenkeni bere gati dhe per krijimin e partise suaj.
    Ka kaq gjera te bukura ne jete,dhe ju kerkoni me ngulm per hir te barazize te luani ne lojen e felliqur qe quhet politike.
    Shume nga ju thate se femrat dine ta lozin politiken mjaft mire.Nuk e ve ne dyshim po ti referohemi se si e therret ndryshe populli politiken...................lol
    Nejse ju uroj fat,dhe te gjithe burrat maskiliste(shpresoj te jem dhe une listen tuaj te zeze)ti denoni ne turren e drureve cdo 8 Mars.
    Une vazhdoj te jem skeptik per aftesite tuaja ,por veten ne fushen e politikes.
    Si perfundim te qetesoj shpirtrat tuaja te trazuara po ju dhuroj disa vargje te nje poeti qe adhuroi FEMRAT,skocezi i madh Robert Berns.

    E beri Zoti sexin mashkull
    Kur ende s'kishte shkolle
    Se Zoti shkollen se kish dashur
    Ndaj s'ishte mendjeholle

    Pastaj mesimet Zoti ndoqi
    Mes librave i strukur
    U lodh dhe koken e perpoqi
    Dhe lindi sexi i bukur.

    PS I bukur tha Bernsi,jo i ....................................
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kolombi : 14-04-2005 mė 11:03
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  11. #51
    Vajza e Eres Maska e Puhiza
    Anėtarėsuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    355
    Eh mor eh!

    Sa mire! Me ne fund pak paqe!
    Tingujt e heshtjes sė mendimeve te pathėna
    perplasen nė detin e renkimit pamor,
    Lotet e kuq gjurmėt keqaz mbulojnė
    U mpiksėn tingujt, ngrirja filloi
    Heshtja ime u trishtua...

  12. #52
    Jam Tea :) Maska e My_Soul
    Anėtarėsuar
    07-02-2004
    Vendndodhja
    Diku...
    Postime
    464
    Seksi i bukur duhet te jete edhe i zgjuar. Po i ka keto dy cilesi eshte i "pamposhtur" nga maskilistet "Kolombi type". Por seksi i bukur me zgjuaresi duhet t'i shfrytezoje maskilistet qeflinj per care parpara drejt "horizonteve te hapura". Le ti lene maskilistet te luftojne per to ne frontin e pare dhe ne fund te korrin fitoren.
    Pra ne fund te gjithe te dalin te humbur apo te fituar, mereni si t'ju vije me mbare.
    HAKUNA MATATA

  13. #53
    Vajza e Eres Maska e Puhiza
    Anėtarėsuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    355
    Futja kot dmth. se nuk me shkon per shtat kjo lloj e folure, po fjalet per t'u thene jane bere
    Tingujt e heshtjes sė mendimeve te pathėna
    perplasen nė detin e renkimit pamor,
    Lotet e kuq gjurmėt keqaz mbulojnė
    U mpiksėn tingujt, ngrirja filloi
    Heshtja ime u trishtua...

  14. #54
    Jam Tea :) Maska e My_Soul
    Anėtarėsuar
    07-02-2004
    Vendndodhja
    Diku...
    Postime
    464
    Mire e ke, kot ja ke futur...
    HAKUNA MATATA

  15. #55
    i/e regjistruar Maska e Fjala e drejte
    Anėtarėsuar
    24-02-2004
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    188
    lol Femra dhe politika

    Femra e brishte emocionale veti keto qe nuk e lejojne ate te manaxhoje situaten mire.Por Ajo ka nje gje shume te bukur qe ndonjehere sherben per mire ndonjeher sherben per keq,

    Karakteri i saj i bute.

    Pra kur eshte puna per te qene e guximshme tek shumica e femrave kjo nuk eshte kurse kur vjen puna per te qene e bute ndoshta burri ketu gabohet ndonjehere dhe femra e ploteson mire kete detyre.

    Ne kuran eshte nje histori e bukur me nje perendoreshe me emrin Belkisa.Populli i saj adhuronte diellin dhe Sulejmani profet njekohesisht edhe mbret i coi nje leter per te hequr dore prej adhurimit te diellit dhe te adhuronin Zotin ose ai do ti vinte e do ti pushtonte.Atehere (femra) Belkisa mblodhi parine ose keshilltaret e saj per te vendosur se cfare do te benin.Paria qe ishin burra thane ne jemi gati te luftojme 33. Ata (paria) i thanė: "Ne jemi tė fuqishėm dhe jemi luftėtarė tė rreptė, por puna qėndron te ti, e ti mendo se ēka do tė na urdhėrosh!"

    Tani do te shohim dy vecori te bukura te femres nje zgjuarsia dhe butesia e kunderta e trimerise

    34. Ajo tha: "Kur sunduesit e pushtojnė ndonjė vend, ata e rrėnojnė atė e parinė mė tė zgjedhur tė atij vendi e nėnshtrojnė. Kėshtu ata veprojnė!"
    35. Po unė do t'u dėrgojė atyre njė dhuratė (tė madhe), e do tė shohė se ēka do tė na sjellin tė dėrguarit (me dhuratė).


    Pra sic e shikoni se femra eshte e bute ndaj mjedisit maskilist por ajo kerkon dhe deshiron qe gjerat te zgjidhen ne mynyre te zgjuar dhe perdor "ndonjehere" dhe dredhi sidomos ate te "dredhine e bukurise" qe i ka dhene Zoti.Por jeta shpesh here eshte shume komplekse dhe e paberballueshme nga brishetsia femerore prandaj burri e ka me te lehte perballimin me keto veshtirsi per shkak te karkterit te tij te forte.

    Per me shume qe te lexoni kete histori klikoni ketu
    http://www.kurani.net/KerkimSure.asp...mit1=K%EBrkoje
    "Me mire i drejte dhe i zhytyr ne balte se mashtrues dhe tek sarajet e mbretit".


    33:23.
    Prej besimtarėve kishte burra qė vėrtetuan besėn e dhėnė All-llahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhėnė jetėn, dhe ka prej tyre qė janė duke pritur (ta zbatojnė) dhe ashtu nuk bėnė kurrfarė ndryshimi

  16. #56
    E Lirė! Maska e KaLTerSi
    Anėtarėsuar
    27-10-2003
    Vendndodhja
    NYC.
    Postime
    850
    eshte shume e thjeshte,
    perderisa gruaja duhet te jetoje jeten e saj brenda normave apo ligjeve shteterore te nje shteti eshte mese normale qe dhe mendimi saj te meret parasysh qe dhe ajo te jete protagoniste ne percaktimin e ketyre normave.
    harmonia mes mashkullit dhe femres e ben jeten me te lehte si ne shpi e si jashte saj.
    ajt tani zhurme kot mos beni se ceshte e verteta argumentat me bindese tek kjo teme femrat i kane thene po he
    Toleranca, eleksiri i lirisė.

  17. #57
    Vajza e Eres Maska e Puhiza
    Anėtarėsuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    355

    Ne folem, po kujt i folem!

    Shoqeria jone e dashur shqiptare dhe boterore ka qene maskiliste dhe e tille ka per te mbetur. Por nuk bejme dot pa njeri tjetrin sado te zihemi e te kacafytemi, prape kemi per te mbetur se keshtu i ka krijuar natyra gjerat.
    Po qe ju meshkujt na e beni me hile na e beni...dhe te mos ju vije inat... se nuk dua te filloj prape me teorira kot me kot..
    Tingujt e heshtjes sė mendimeve te pathėna
    perplasen nė detin e renkimit pamor,
    Lotet e kuq gjurmėt keqaz mbulojnė
    U mpiksėn tingujt, ngrirja filloi
    Heshtja ime u trishtua...

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. Deklarata universale e tė drejtave tė njeriut dhe Islami
    Nga Cappuccino nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 30-11-2013, 13:37
  2. Per Motrat Muslimane
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 04-02-2009, 11:12
  3. Si Dashurojnė Burrat Dhe Si Dashurojnė Gratė?
    Nga Albin nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-12-2005, 09:39
  4. Fetva te dijetareve islame ne lidhje me ceshtjet Islame
    Nga aluando nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 29-03-2005, 14:50
  5. UNMIK-u dhe KFOR-i kanė pezulluar aktivitetet e TMK-sė jashtė vendit
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 11-05-2003, 17:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •