Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 57
  1. #21
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Ti me permende Teuten dhe une nuk kam c'te them tjeter me.

    Si shkoi halli i shqiptareve nen mbreterine e Teutes ?!

    Si mundet te qeverisi nje shtet femra , kur ajo nuk eshte ne gjendje te qeverisi mendjen e saj ( lere pastaj familjen e saj ) ?!

    Si mundet te kete stabilitet nje femer , ne nje kohe kur tundimi eshte tipari kryesor qe e dallon nga mashkulli ?!

    Si mundet te duroje dhimbjen , vuajtjen , etj nje krijese qe qan vetem se nuk eshte ndjere e dashuruar per dy oret e fundit ?!

    O Kaltersi , mos bej enderra ne beze sepse sado fjale te bukura te ndertosh ti , nuk do ta thyesh dot realitetin.

    PS...Ne restorantin tim ke vendosur te me ftosh zonjushe ? ....shko merri dhe shoqet te gjitha dhe ha sa te te doje qefi , kur te vije kamarieri i thuaji qe je shoqja e pronarit ( sepse do i lej edhe une nje shenim neser ne mengjes )

  2. #22
    E Lirė! Maska e KaLTerSi
    Anėtarėsuar
    27-10-2003
    Vendndodhja
    NYC.
    Postime
    850
    Ku ka qene gruaja rreth viteve 1900? dhe ku eshte gruaja sot ne vitin 2004?
    A nuk eshte per tu admiruar avancimi tyre? A nuk mendon qe ky avancim eshte ne rritje e siper? A nuk mendon qe barazia do arrihet ne mos ne gjeneraten tone, ne tjetren padiskutim? A nuk jane per tu pergezuar per barazite qe kane arritur ne sfera te ndryshme te jetes? A nuk e sheh qe diferencimi mes femrave dhe meshkujve po zvogelohet shume e me shume me kalimin e viteve? Nuk eshte enderr i nderuar, eshte realiteti, shaje, fyeje, ofendoje, peshtyje, hidhe poshte e beji cte duash por heret a vone do e pranosh kete realitet se nuk ke rruge tjeter.

    Me fal po ti sikur na ftove vete ne, tani ceshte kjo te merrem me kamarjerin une kur ti do jesh prezent? Mo me thuj qe ke ndrru mendje, se ndryshe as une me Anabelen sdo vemi.
    Toleranca, eleksiri i lirisė.

  3. #23
    Postuar mė parė nga DeuS

    ...imagjino ta kishin ne dore femrat . A thua do ISHTE ?!


    ...DeuS... ( maskilist i terbuar ) ..... sapunin femrave lol
    ta them U!

    ti te pakten do ishe ketu..jo i permalluar (se per te tjerat spo te ankojme hic) aty ku je!

    pastaj ne Shqiperi vitet e fundit mund te cuditesh se sa eshte rritur numri i femrave qe kane biznesin te vetin. Jane te determinuara per t'ia arritur nje qellimi e mos harro qe mbi kurriz kane dhe familje. A nuk eshte merite kjo?!

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-01-2004
    Vendndodhja
    toke
    Postime
    83
    te mocmit kane thene dhe sepse burri eshte koka e shtepise gruaja ka luajtur gjithmone rolin e qafes. Dmth nga shkon qafa andej do te shkoje dhe koka

    nga ana tjeter

    Where would man be today if it wasn't for women? In the Garden of Eden eating water melon and taking it easy.
    - C Kennedy

  5. #25
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Une per vete nuk kam asnje problem te shikoj gruan e sotme atje ku gjenden dhe detyrat e burrave ,ajo qe me cudit eshte tendenca e tyre te quajne fitore sa here bejne nje detyre te bere nga meshkujt tradicionalisht ,ketu del ne pah shpesh femnizmi i terbuar.
    Mendoj se lidhjet e nje cifti kerkojne kerkojne,patjeter kontributin e te dyve ,mashkullit dhe femres por problemet e medha ,te drejtimit te nje shteti ,udhekryqet e politikes kerkojne mendjen e nje burri.
    Me kete nuk mohoj vlerat e grave ,mos harroni ate thenien se "Pas nje burri te sukseshem ,apo pas suksesit te nje burri fshihet gjithmone nje grua"
    Mos harroni te dashura femra forumiste se vete Zoti nuk u la pa pushtet ,ua ka dhene pushtetin diku tjeter ........................lol
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kolombi : 14-04-2005 mė 10:56
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  6. #26
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Pervec shprehjes se fundit , te tjerat me verbuan syte

    Mos me hy sonte ne MSN - nuk pranoj diplomate

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-10-2003
    Postime
    153
    PO te ishte tema politika dhe gruaja do pergjigjesha,ama gruaja dhe politika,maca me minin.

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2003
    Postime
    2,796

    Re: Gruaja dhe politika.

    Postuar mė parė nga kolombi
    Gruaja sot loz nje rol te rendesishem,ne te gjitha fushat e jetes.Pjemarrja e saj aktive ne te gjitha sektoret e jetes eshte per tu admiruar ,e pse jo per tu patur zili.
    Cuditerisht,POLITIKA eshte nje fushe ,ku pjesmarrja e sex-it femer eshte e ulet.
    Shume mendojne se grate nuk zoterojne dot aftesine e duhur ,per te mbijetuar ne fushat politike,por edhe sepse nuk kane kurajo ta fitojne vete pushtetin por ngushellohen me ate qe u falin burrat.
    Cilat jane mendimet tuaja lidhur me rolin e gruas ne politike?
    A do te votonit nje grua ne majen me te larte te politikes shqiptare?



    Ne Afganistan dhe ne Sri Lanka (dhe ku e di une ku tjeter) gruaja ska te drejte te behet doktoresh ose avokate etj (tani dhe ndoshta ka ndryshuar ky ligj se po modernizohen dhe ata)
    Ne Shqiperi e ka fituar kete te drejte...por na duket shume e cudicme te marri pjes ne politike, kjo tregon vetem qe jemi akoma pak me mbrapa si shtet nga shtetet e tjer me te zhvilluar (dhe si mos te jemi me keta politikan qe ka Shqiperia).
    Nuk e kuptoj ca ka per te diskutuar kjo ceshtje! Une per vete jam 100% me mendimin qe grat jan te afta te merren me politike dhe munden te japin rezultata te mira ashtu sic japin dhe ne cdo fushe tjeter. Sido qe ta besh grat jan me te pjekura ne mendime dhe me te qeta dhe te organizuara.....po te kishim gra per presidente ne vend te burave nuk besoj se do kishte kaq shume luftra.

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    90
    per te gjithe ju maskilistet, aman O ZOT, ka me budallenj se gjinia mashkullore? Ato edhe nese i fitojne postet , shumicen e rasteve me korrupsion e fitojne, e humbin shume kollaj sepse mjafton ti futet nje femer ne mes dhe ato shkrihen si qiri.
    Femrat per mendimin tim duhet te ishin ne fuqi ne kete bote dhe jo meshkujt, sepse femra eshte e zgjuar, e dashur, e ndjeshme, jo e ngurte si meshkujt. Ajo ka me shume ne thellesi te shpirtit dhe te mendjes qe ti dhuroje botes, sigurisht me shume se cka mashkulli. Po te ishin femrat ne fuqi s'do kishin ndodhur shume atrocitete qe po ndodhin ne bote tani. Po c'ti besh sepse Zoti i beri meshkujt me te fuqishem fizikisht dhe prandaj ato e perdoren kete cilesi per ta mposhtur femren dhe per ta mbajtur me koken poshte qe ajo te mos ngrinte koken dhe te ishte e barabarte me ato. Kjo ndodhi sepse meshkujt e shihnin sa e zgjuar ishte femra dhe i friksoheshin faktit qe ato do t'ja kalonin ne shume fusha te jetes.
    Kaq kisha per te thene, dhe ju cuna ne vend qe ta vleresoni femren vine ketu dhe thoni qe ne te merremi me gatim apo me pastrim, shume keq e keni kete mendim prapanik.




    Mos perdor fjale ofenduese baby blue.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kolombi : 26-01-2004 mė 02:20
    Remember your yesterdays
    Live your todays
    Dream your tomorrows!

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Ne cdo qeveri ka vend vetem per nje kurve-Politiken.
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  11. #31
    E Lirė! Maska e KaLTerSi
    Anėtarėsuar
    27-10-2003
    Vendndodhja
    NYC.
    Postime
    850
    Feminizmi i terbuar ushqehet nga maskilizmi i terbuar.
    Sikur meshkujt ta vleresonin femren me teper se thjeshte nje objekt seksual atehere dhe femra do evitonte 'tendencat' e krekosjes mbi arritjet e saj.
    Ajo qe me cudit mua eshte sesi mund te mendoni qe ne nje lidhje te shendoshe kerkohet kontributi i te dy paleve por ne udheheqjen e vendit njera pale duhet te mbaje qendrim pasiv? Sa e shendoshe, sa efikase, sa e qendrueshme eshte kjo udheheqje atehere? Gruaja eshte pjese e shoqerise ashtu sic eshte burri, eshte thjeshte nje iluzion qe te predikosh avancim shoqeror kur mendimi saj nuk merret per baze.
    Cuditem akoma me teper, perse keni kaq frike te pranoni realitetin ku femra po behet shume e me shume nje pjesemarrese e ketij realiteti? Hidhnji nje sy mbrapa ne vitet e kaluara dhe do shikoni qe pjesemarrja saj eshte e pashmangshme ndaj...guys please get with the program.

    p.s. uolfo cu be darka lali?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga KaLTerSi : 26-01-2004 mė 15:45
    Toleranca, eleksiri i lirisė.

  12. #32
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Me duket se u shpreha qarte nuk shoh ndonje problem marrjen tuaj me politike ndonese neper kohera prezenca e burrrave ne kete fushe ka qene dominuese.Ndoshta se natyra i ka ndare ca gjera.Me thoni a munt te imagjinojme nje burre edukator kopeshti ?Jo.Kjo sepse shpirti i nje gruaje di me mire te mekoje miresi ,dashuri.
    E pra c'hyn sfida ketu.
    Nuk e kuptoj pse nje karrige politike kerkoni ta shembelleni me fitoren e pushtetit kunder meshkujve.
    Per mua besoj dhe shume meshkuj te tjere nuk e shohim me xhelozi prezencen tuaj kudo qofte.Vleren ja u dime ,ja u njohim shume mire ndaj u kemi nena ,motra ,te dashura ,gra.
    Thjesht duhet te kuptoni se disa profesione jane te ndara ,disa jane burrerore ,per arsye te tendences se barazise shoqerore mos duhet te burrerohen dhe grate ?Largqofte kemi nevoje per puthje ,perkedheljet tuaja te embla ,te ngrohta.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kolombi : 14-04-2005 mė 10:58
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  13. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-08-2002
    Postime
    495
    Kolombi e ke pare filmin "Daddy daycare"?

  14. #34
    E Lirė! Maska e KaLTerSi
    Anėtarėsuar
    27-10-2003
    Vendndodhja
    NYC.
    Postime
    850
    A nuk e the vete kolomb qe politika eshte nje sfere ku mashkulli ka qene dominuesi? Atehere si mos ta quajme rritjen e pjesemarrjes se gruas ne kete sfere 'mashkullore' si nje arritje apo fitore pushteti? Natyra te drejta te barabarta i ka thene si gruas ashtu dhe burrit, por burri si nje udheheqes egoist, fodull por gjithsesi dominues nder shekuj, ka ulur gjithmone vlerat e gruas. Asnjehere nuk jane vleresuar grate, fakti qe ne vendet me avancim shoqeror me te larte ata arriten te fitonin te drejten e te votuarit vetem 70 vjet me pare, tregon qe grate nuk vleresoheshin si njerez me mendime. Thelbi i avancimit shoqeror nuk varet tek edukatorja kopshtit apo ke boksjeret por tek pranimi i opinionit te gruas njesoj si burrit atje ku tamam duhet te jete, udheheqja shteterore.

    Nese prezenca gruas shikohet si gje e normes ne fusha te ndryshme te jetes publike atehere perse duhen bere keto ndarje profesionesh te ndryshme ne dy kategori
    "pune burri" dhe "pune gruaje"? Nuk e kam fjalen per pune ndertimi apo per sport te keq, qe eshte pak me mashkullore per guston e nje femreje, por bej fjale per profesionet e dites, si politika apo biznesi. Perse shumica e meshkujve(si te duash perjashtoje veten nga ky grup) atehere e konsiderojne politiken si pune burri kur nderkohe gruaja ka shpalosur te njejtat aftesi si ai ne mos me shume?
    Ka dal nje show i ri ne televizor quhet The Apprentice, ketu konkurohet per te fituar nje vend pune ne zyrat e Donald Trump. Konkuruesit jane ndare ne femra vs. meshkuj. Nese shumica meshkujve do i shikonin femrat si te barabartat e tyre, atehere perse kjo ndarje seksiste ne televizion publik? Njeri nga djemte u tha shokeve te tij qe fitoren e kane ne xhep pasi rivali tyre eshte gruaja. Uau, nese kjo nuk eshte revoltuese per femrat kudo qe jane, atehere cmund te jete me teper?
    Fryma kur femrat shikoheshin e trajtoheshin si qenie inferiore po venitet pak nga pak, por ama eshte prezent akoma.
    Sa per kulturen tuaj, tek The Apprentice, deri tani femrat kane fituar dhe meshkujt po eliminohen nje nga nje.

    Te bejne cte bejne femrat, sikur ne ndertim te punojne ngrohtesine e perkedheljeve te tyre nuk e humbasin dot, mos u shqetesoni
    Toleranca, eleksiri i lirisė.

  15. #35
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Po thashe vetem nje te vertete.
    Por ti mendove ti quash burrat ,fodull dhe udheheqes egoist neper shekuj ,duke harruarr se per ato shekujt qe ti ben fjale ,politika nuk behej me llafe as pas nje kopjuteri apo me ndihmen e shtypit ,te gazetave por ne fushat e betejes ,me comange ,topuze ,shpata ,e pushke ,e pra keto zonjushe e nderuar kerkonin shpirtin luftarak te burrit.
    Te thashe edhe me lart ,ene e shoh me kenaqsi perparimin ,pjesmarrjen e gruas ne te gjitha fushat e jetes,dhearritjet tuaja ne biznes ,mjeksi ,art ,kuture e kudo tjeter jane per tu patur zili(me kuptimin e mire te fjales).Por nuk mendoj se eshte faji yne qe ne fushen e politikesnuk mbijetoni dot.
    Dhe per mua dhe she shume te tjere eshte me mire te kemi ne kete bote ,ne dobi te njerezimit gra si Nene Tereza apo Lady Diana sesa gra si Margaret Theacer dhe Tansu Ciller.
    Nese ti kerkon akoma barazi profesionesh ,te uroj eksplorim te kendshem atje ku grate e shkreta te shtyra nga nje grup feministesh te terbuara,e per hir te barazise me burrat ngjisnin shkallet e hekurta te pastronin oxhaqet e furnaltave ne kohen e perandor Enverit.
    Jam dhe do te jem adhuruesi gjinise femerore ,i nenave ,i motrave ,i shoqeve ,i te dashurave tona.
    Sa per feministet e terbuara i urojne te jene kudo per te perbushur detyren e tyre ne dobi te barazise shoqerore,pse jo dhe diku poshte ndonje peme ku nena natyre ,shkarkon me gjithe zemer 20.000w pernjeheresh(kjo e fundit thjesht me pak esence humori)

    PS Fatkeqsisht nuk me argetojne asnje show,ne TV amerikane.Te kerkoj falje nese te zhgenjeva .
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  16. #36
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Postuar mė parė nga DeuS
    Mire apo keq , te pakten ESHTE !

    ...imagjino ta kishin ne dore femrat . A thua do ISHTE ?!
    Nese "eshte" nga droga, nga manipulimi, nga korrupsioni, nga mashtrimi, etj... atehere per mua eshte nje soj sikur "seshte"

    (na falni per pergjigjen me vones por se kam frekuentuar forumin)

  17. #37
    E Lirė! Maska e KaLTerSi
    Anėtarėsuar
    27-10-2003
    Vendndodhja
    NYC.
    Postime
    850
    Nuk jam feministe e terbuar ndaj te lutem mos u merzit nese nena natyre, si femer qe eshte, devijon pak nga urimi yt dhe ben shkarkimin mbi ndonje mashkull te ulur nen nje selvi e duke shkruar urime.
    Nuk dua qe gruaja te triumfoje ne polike mbi burrin dhe nuk dua qe burri te vazhdoje te udheheq, dua barazi mes gruas dhe burrit ne kuadrin politik pasi te drejtat e individit, vendimet shteterore, ligjet kushtetuese, kodet penale e civile te nje Shteti te mirefillte kerkoje pjesemarrjen e te dy paleve.
    Ti me permenden luftrat mua, po dale se ishin vendimet e ndritura te burrave, ishte shpirti tyre luftarat qe e shpune situaten deri aty deri ne pergjakje e vdekje.
    Sigurisht qe per ty dhe shume meshkuj te tjere do ishte me mire sikur grate te mbanin qendrim pasiv por fatkeqesisht per mua dhe femrat e tjera ky pasivitet nuk ze rehat tek ne ndaj dhe barazimi politik do krijohet.
    Me degjo mua me mire qe nuk e shikon The Apprentise se kokrren e namit po lene meshkujt e do turperoheshe aq shume nga gjinia jote sa mbase mbase do uroje te kishe dale femer.
    Toleranca, eleksiri i lirisė.

  18. #38
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Nuk me frikeson ,tendenca juaj e triumfit ne politike mbi burrat,se nuk i ngjisni dot ato shkalle.
    Hidhi nje sy politikes shqiptare dhe do shohesh aty vetem tre gra.Kjo jo se nuk jeni te zonja ,por politika dhe pushteti nuk u shkojne grave ,i shemtojne nuk i zbukurojne.
    Nuk eshte as faji im se dolet ne monopatet e politikes shekuj te te tere pas burrave.
    Luften ta permenda se dikur neper luftera thoshim,dhe burrat ngjisnin malet .
    Feministet nuk kane pse ta marrin me vrull e duke u shtyre punen e pushtetit,ja u kemi lene ne shtepi ,diku prane "Lavatrices"
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  19. #39
    E Lirė! Maska e KaLTerSi
    Anėtarėsuar
    27-10-2003
    Vendndodhja
    NYC.
    Postime
    850
    e di cfare i nderuar eshte e kote qe te te replikoj pasi tendeca jote maskiliste te me ulesh(si femer) ne nivelin e nje sherbetoreje i kalon etiketat e nje diskutimi te mirefillte dhe respekti per bashkebiseduesit fatkeqesisht nuk eshte i dyanshem. levdoi sa te duash meshkujt e ul sa te duash femra mendo cte duash, je i lire i ajri.
    mgjth pavaresisht se nuk jam ne gjendje te mbaj shpaten me nje dore, e te perdor topa e gjyle e artileri duke ngjitur malet te pakten zoti pa tru nuk me la, vlereso ate qe kam e mos me permend mangesiren e takatit fizik e shpirtit luftarak per te derdhur gjak.
    gjithe te mirat e mos harro ti mesosh gruas tende si te perdori lavatricen se padyshim kjo teknologjia e re eshte shume e veshtire per trurin e saj femeror.

    kaltersi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga KaLTerSi : 24-02-2004 mė 14:13
    Toleranca, eleksiri i lirisė.

  20. #40
    i/e regjistruar Maska e Anisela
    Anėtarėsuar
    20-01-2004
    Postime
    764
    "Femra trunin mes kofsheve???????Ashtu ju bejne syte meshkujve,sepse ata e kane trurin tek ai "shoku i ngushte"dhe i shohin gjerat me ate syrin qor te "mikut"dhe ju duket truri i femrave si kofshe dhe gjoks!!!!Ka shume femra qe jane politikane te shume vendeve,por gjykimi i meshkujve eshte akoma i prapambetur dhe frika zoteron!!!!!
    Dhe keshtu ne rruge te madhe eshitme zemren tone, njerzve qe vetem nje te perqeshun dhane per te e shkuen te kenaqun e tu u gezue- pse pane mfshetsinat intime te kesaj jetes tone.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Deklarata universale e tė drejtave tė njeriut dhe Islami
    Nga Cappuccino nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 30-11-2013, 13:37
  2. Per Motrat Muslimane
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 04-02-2009, 11:12
  3. Si Dashurojnė Burrat Dhe Si Dashurojnė Gratė?
    Nga Albin nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-12-2005, 09:39
  4. Fetva te dijetareve islame ne lidhje me ceshtjet Islame
    Nga aluando nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 29-03-2005, 14:50
  5. UNMIK-u dhe KFOR-i kanė pezulluar aktivitetet e TMK-sė jashtė vendit
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 11-05-2003, 17:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •