GUIDE NE FUNDJAVE

SKI NE MALIN E TOMORRIT


-----------------------------------------------------------

Ilir MATI


Shqipėria, ashtu si gjithė vendet malore, ėshtė shumė tėrheqėse pėr gjithė ata qė kanė dėshirė tė shėtisin mes bardhėsisė sė dėborės, a tė ushtrojnė sportin e skive.Tani, fundet e javėve nuk janė tė mėrzitshme pėr shumė banorė tė Tiranės. Ata vetėm, me familje a tė mbledhur me shokė rreth njė pasioni tė pėrbashkėt, gjejnė mėnyrėn dhe vendin pėr t'u zbavitur.
Fund javėn e shkuar, njė grup prej pesė vetėsh: Gent Mati, Arjan Gaēe, Ilir Hysa, Neritan Kallfa dhe unė, vendosėm tė shkojmė nė Tomorr. I vumė vetes si qėllim tė mbėrrijmė me makinė deri nė teqenė e bektashinjėve, nė Kulmak dhe pastaj tė nesėrmen, nė se koha e lejon, dy prej nesh do tė ngjiten me ski deri nė majėn jugore tė Tomorrit dhe tė tjerėt sipas mundėsisė nė kėmbė ose drejt majės, po qe se dėbora ėshtė e pėrshtatėshme, ose do tė bėjmė shėtitje shpatit tė malit.
U nisėm nga Tirana nė orėn shtatė dhe pėr mė pak se dy orė pėrshkuam gjithė rrugėn prej 120 km deri nė Berat, rrugė e rehatshme deri nė Lushnje, 82 km dhe e mirė deri nė Berat, por e pa rregulluar ende sipas standarteve tė reja. Nė Berat ndalėm pėr tė blerė ushqimet qė do tė na duheshin, (mė vonė do tė kuptonim se koha e humbur pėr kėtė ndalesė do tė na kushtonte). I hipėm makinės dhe u nisėm pėr nė Ēorovodė. Nga Berati deri nė Ēorovodė janė 52 kilometra, nga tė cilat vetėm pesėmbėdhjetė kilometrat e fundit nuk janė rregulluar ende. Udhėtojmė me njė Toyota Land Crouiser tė rehatshme, pėr karburantin e tė cilės kemi ndarė shpenzimet. Por mė tė rehatshme e bėn rrugėn asfalti i ri dhe pėrmirėsimi i mrekullueshėm i saj. Nė Ēorovodė ndalojmė pėr tė blerė hudhra pėr salcėn e makaronave tė darkės, element tė cilin e kishim harruar nė Berat. Na befasoi sjellja e njerėzishme e shitėsit skraparlli kur hudhrėn e bėri dhuratė. Nuk na mori lekė, megjithė kėmėnguljen tonė si turistė dimėrorė, pėr tė paguar.
Nė dymbėdhjetė e gjysėm lamė Ēorovodėn plot njerėz dhe filluam ngjitjen pėr nė Qafėn e Dėvrisė, qafė e cila ndan Skraparin nga Tomorrica. Pa dalė nė qafė, nė kthesė tė fshatit Radesh aty pranė kanionit maramendės tė Pirrogoshit, na ndaloi njė patrullė e policisė rrugore, e cila na njoftoi se qafa ėshtė e bllokuar nga dėbora. Patrulla, pasi na kontrolloi nėse ishim tė pajisur me zinxhirė dhe nėse mjeti me tė cilin udhėtonim ishte nė gjendje tė pėrballonte situatėn, na pėrshėndeti duke na uruar udhė tė mbarė.
Qafėn e Dėvrisė e kaluam pa vėshtirėsi, ndonėse aty dėbora kishte hedhur gjatė mėngjezit mė shumė se 10 cm shtresė tė re. Rrugės morrėm njė udhėtar tė rastit, i cili doli se ishte elektriēisti i zonės dhe se po ēante dėborėn nė kėmbė pėr tė kryer detyrėn: rikthimin e dritave fshatrave tė mbetur pa dritė.
Nė Gjerbės mbėrritėm nė orėn dy. Aty ndaluam pėr njė kafe nė njė prej klubeve tė fshatit. Jo vetėm qė kafenė na i bėnė tė mirė e na nxorėn edhe raki, por edhe kėtu nuk na morėn lekė. Jeni miq thanė dhe na keni ardhur nė dimėr, kur nuk na vjen kėrkush. Gjerbėsi ėshtė poshtė buzė lumit tė Tomorricės nė kuotė gjashtėqind metra. Pėr t'u ngjitur deri nė baxhon e Ujanikut, nė kuotėn 1300 m, na duhen edhe mė shumė se 18 km rrugė tė zėnė nga dėbora. Nė kthesė tė parkut kombėtar tė Kulmakut vumė zinxhirėt. Aty dėbora ishte mė shumė se gjysėm metri. Pak nga pak, mbėrritėm deri nė baxho, jo vetėm nga dėshira jonė, fuqia e automjetit, por edhe nga qė atė pjesė rruge, teqeja e bektashinjėve, me kontributet e besimtarėve e ka rregulluar, i ka zbutur pjerrėsitė, nė mėnyrė qė nė festėn e famėshme tė Tomorrit nė gusht, atje pelegrinėt tė mbėrrijnė me automjete tė vogla.
Ora ishte 16.30. Edhe 30 min dhe do tė errej. Qielli i mvrejtur dhe hėna nuk pritej tė shikohej. Vendosėm tė kalojmė natėn nė stanin mbi baxho, njėzet minuta marshim nė dėborė tė thellė deri atje. E vėshtirė dhe e kotė do tė ishte pėrpjekja pėr tė mbėrritur nė teqe. Tė cfilitur, menduam se nuk do tė kishim mundėsi tė nesėrmen pėr t'u zbavitur mes natyrės magjike tė Tomorrit. Tek hanim darkė, nė orėn 22 erdhėn me dy makina edhe tre shokė tė tjerė: Flori, Lorina dhe Landi. Ata, me telefon na komunikuan se u nisėn nga Tirana nė orėn 14.
Tė nesėrmen mes qiellit blu, bardhėsisė sė dėborės dhe rrezeve pėrvėluese tė diellit, unė dhe Genti u ngjitėm deri nė teqe me ski, e tjerėt shėtitėn nė kėmbė.
Bora e madhe dhe e freskėt, ende e pa transformuar pėr tė qenė e pėrshtatėshme, na pengoi tė ngjitemi deri nė majė, qoftė me ski, por mė tepėr e pamundur pėr shokėt tė arrinin nė kėmbė.
Nė orėn 14 u nisėm nga Tomorri dhe nė orėn 20.30, ishim nė Tiranė, nė bar, mes miqsh duke treguar udhėtimin tonė. Jemi tė vendosur ta pushtojmė majėn edhe sivjet, prandaj qėllimi i njė prej fundjavėve tona tė ardhshme ėshtė sėrish Tomorri. Por rradhėn tjetėr nga Tirana duhet tė nisemi qė nė 6 tė mėngjesit, tė pėrgatitur, pa llafe dhe ndalesa tė kota rrugės. Tė shtunėn duhet tė mbėrrimė pa tjetėr nė teqe. Atje na presin, na shtrojnė, na bėjnė zjarr, na japin ēaj nga i Tomorrit dhe guzhinė me tė gjitha gjėrat e duhura pėr tė gatuar, jo vetėm sepse janė mikpritės pėr pelegrinėt e Tomorrit, por edhe se ne iu gjėndemi kur janė tė bllokuar nga dimri i fortė i malit tė shenjtė.

gsh