Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Traktati i Shėn Stefanit (3 mars 1878)

    Traktati i Shen Stefanit dhe Shqiperia

    Ushtrite ruse perparuan drejt Jugut dhe ne janar te 1878, arriten ne fshatin Shen Stefan, ne periferi te Stambollit. Nderkohe ushtrite e Serbise dhe te Malit te Zi, qe kishin rifilluar luften kunder Perandorise Osmane marshuan drejt tokave shqiptare ne vilajetin e Kosoves dhe vilajetin e Shkodres. Gjate ketij marshimi ushtrite pushtuese serbe shperngulen me dhune me dhjetra mijera shqiptare nga trojet e tyre etnike qe benin pjese ne sanxhakun e Nishit. Kjo popullsi shqiptare u vendos ne territorin e sotem te Kosoves. Po keshtu Greqia u perpoq por pa sukses qe me rreth 500 te ashtuquajtur vullnetare Epiriote te provokonte ne Shqiperine e Jugut nje kryengritje antiosmane e cila te kerkonte bashkimin e kesaj pjese te Shqiperise me Mbreterine Greke.E ndodhur ngushte Porta e Larte firmosi ne fillim armepushimin ne Edrene, 31 janar 1878 dhe ne Shen Stefan ne 3 Mars nenshkroi traktatin e paqes me Rusine. Ne realitet traktati i Shen Stefanit iu diktua Turqise se mundur, prandaj ai ishte krejtesisht ne favor te Rusise dhe te shteteve sllave te Ballkanit. Sipas ketij Perandorise Osmane i shkeputej pjesa me e madhe e zoterimeve te saj ne Ballkan.Ne kete traktat shqiptaret nuk ziheshin fare ne goje si kombesi me vete por trojet e tyre coptoheshin shume rende. Gati gjysma e tokave shqiptare u jepej shteteve sllave te Ballkanit. Sipas traktatit te Shen Stefanit, Bullgaria qe fitonte autonomine me kufinj shume te gjere do te merrte krahinat shqiptare te Korces, Pogradecit, Dibres, Struges, Kercoves, Gostivarit, te Tetoves, te Shkupit, te Kacanikut dhe te Kumanoves. Serbia do te aneksonte viset veriore te Kosoves deri ne afersi te Mitrovices. Mali i Zi do te merrte Ulqinin, Krajen, Anamalin, Hotin, Gruden, Kelmendin, Plaven, Gucine dhe Rugoven. Pjesa tjeter e Shqiperise do te mbetej nen sundimin osman. Si rrjedhoje tokat shqiptare do te ndaheshin midis kater shtetesh te huaja, Perandorise Osmane, Bulgarise, Malit te Zi, dhe Serbise.Traktati i Shen Stefanit shkaktoi nje shqetesim te thelle dhe te pergjithshem ne Shqiperi. Nga te kater anet e vendit pati protesta dhe u shpreh vendosmeria per kundershtimin me te gjitha mjetet zbatimin e ketij traktati. U krijuan gjithashtu beselidhje krahinore per mbrojtjen nga copetimi. Nderkohe traktati i Shen Stefanit kundershtohej edhe nga fuqite e tjera te medha, te cilat kerkuan rishikimin e tij ne nje kongres kombetar, qe u vendos te mbahej ne Berlin ne Qershor te 1878.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anėtarėsuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Komiteti Kombetar i Stambollit

    Kur filloi kriza lindore shqiptaret i kuptuan rreziqet qe kercenonin atdheun e tyre, prandaj vendosen qe fillimisht te qendronin ne pritmeri dhe te ndiqnin me vemendje zhvillimet e ngjarjeve politike. Meqenese shperthimi i luftes Ruso-Turke e shtoi rrezikun e coptimit te tokave shqiptare, ne rradhen e patrioteve lindi ideja per realizimin e nje kryengritjeje te armatosur antiosmane, per te shpallur pavaresine e Shqiperise dhe per ta vene diplomacine evropiane perpara nje fakti te kryer.
    Per kete qellim ishte vendosur te krijohej nje qender drejtuese dhe te sigurohej ndonje aleat i jashtem. Ne fillim atdhetaret formuan ne Janine, ne Maj te 1877, nje komitet te fshehte shqiptar nen kryesine e Abdyl Frasherit. Ne vere te po atij viti u formua ne Shkoder nje komitet tjeter me kryetar Pjeter Gurakuqin (i jati i Luigj Gurakuqit). Pas disa muajsh ne dhjetor te 1877, u formua ne Stamboll nje komitet kombetar me emrin "Komiteti Qendror per mbrojtjen e te drejtave te kombesise shqiptare", i cili shkurtimisht ishte quajtur Komiteti i Stambollit. Ne te benin pjese patriote si Pashko Vasa, Ymer Prizreni, Sami Frasheri, Zija Prishtina, Jani Vreto, Ahmet Koronica etj. Kryetari i ketij u zgjodh Abdyl Frasheri.
    Si aleat per kryengritjen shqiptare patriotet mendonin se mund te shihej Greqia, e cila ishte e interesuar te luftonte kunder Perandorise Osmane dhe gjithashtu te kundershtonte zgjerrimin e shteteve sllave ne Ballkan. Prandaj qe ne korrik te 1877, perfaqesues te levizjes kombetare shqiptare hyne ne bisedime me perfaqesues te Greqise per te krijuar nje aleance shqiptaro-greke. Mirepo qeveria greke e kundershtoi kushtin kryesor te pales shqiptare, qe ajo te njihte zyrtarisht formimin e shtetit te pavarur shqiptar me kufijte etnike te Shqiperise, duke perfshire Kosoven ne Veri, deri ne Vranje e Cameri ne Jug, deri ne Preveze. Bisedimet qe u zhvilluan disa here dolen pa asnje rezultat, sepse pala greke nuk hiqte dore nga pretendimi per te aneksuar Shqiperine e Jugut deri ne Shkumbin.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ~Geri~ : 02-10-2005 mė 04:23
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  3. #3
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anėtarėsuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Kongresit te Berlinit

    Tri dite pasi u themelua Lidhja Shqiptare e Prizrenit, me 13 Qershor 1878, filloi punimet Kongresi i Berlinit. Ne te moren pjese perfaqesuesit e gjashte Fuqive te Medha, te Gjermanise, te Anglise, te Frances, Te Rusise, te Austro-Hungarise dhe te Italise. Shtetet Ballkanike u ftuan vetem per te parashtruar kerkesat e tyre. Ndonese ne Berlin do te diskutohej edhe per fatin e popullit shqiptar,Fuqite e Medha e injoruan qenien e tij.Delegacionin qe e dergoi Lidhja e Prizrenit me nismen e vet nuk e perkrahu asnje fuqi dhe nuk e pranuan te fliste ne Kongres.Madje kur Abdyl Frasheri ne nje takim jozyrtar me kryetarin e Kongresit,Bismarkun,i kerkoi qe ne rendin e dites te perfshihej edhe ceshtja e te drejtave te kombit shqiptar,mori prej tij pergjigjen e padrejte se "nuk ekzistonte nje komb shqiptar" dhe se "Shqiperia ishte vetem nje shprehje gjeografike".
    Kongresi i vazhdoi punimet nje muaj dhe me 13 Korrik 1878 u nenshkrua Traktati i Berlinit qe zevendesoi ate te Shen-Stefanit.Edhe pse e korrigjuan Traktatin e Shen-Stefanit,Fuqite e Medha cdo gje e vendosen ne pershtatje me interesat e veta politike dhe nepermjet nje lufte te ashper diplomatike.Sipas Traktatit te Berlinit perfitimet politike dhe territoriale te Rusise dhe te shteteve sllave te Ballkanit u pakesuan. Kufijte e Bullgarise autonome u zvogeluan gati trefish dhe do te shtriheshin midis lumit Danub dhe maleve Ballkan,Viset ne jug te maleve Ballkan do te formonin nje province autonome me emrin Rumelia Lindore. Ndersa krahinat lindore te Shqiperise, qe Traktati i Shen Stefanit ia jepte Bullgarise, do te mbeteshin nen sundimin osman. Serbia nuk zgjerohej ne drejtim te Mitrovices dhe te Prishtines, por iu dhane krahinat e Pirotit, te Trenit, te Vranjes dhe te Nishit qe i qene premtuar Bullgarise. Malit te zi i jepeshin krahinat e Tivarit, te Podgorices, te Plaves, te Gucise, te Rugoves dhe Kolashinit.
    Kongresi morri parasysh edhe kerkesat e Greqise,e cila nuk kishte marre pjese ne lufte kunder Perandorise Osmane.Ai vendosi qe kufiri i ri ne Thesali dhe ne Shqiperine e poshtme te caktohej nga nje komision turko-grek. Si vije kufiri keshillohej vija qe formonin lumenjte Kalamas dhe Selemvria,duke i dhene keshtu Greqise pervec krahinave greke qe i takonin, edhe treven shqiptare te Camerise.
    Keto vendime cenonin rende te drejtat dhe interesat kombetare te popullit shqiptar.Ne kete menyre kongresi i Berlinit e trajtoi Shqiperine si placke tregu dhe e beri objekt coptimi ne favor te shteteve fshinje ballkanike Prandaj ato e shtuan edhe me teper zemerimin e shqiptareve. Nga te kater anet e vendit pati protesta kunder coptimit te trojeve shqiptare.
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  4. #4
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anėtarėsuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Marreveshja e Budapestit

    Perpara se ti shpallte lufte Perandorise Osmane, Rusia ishte e detyruar te hynte ne bisedime me Austro-Hungarine, rivalen e saj kryesore ne Ballkan, dhe ti bente asaj disa leshime me qellim qe ajo te mbante nje qendrim asnjanes. Ne fillim te vitit 1877 ne Budapest u nenshkrua nje marreveshje e fshehte ndermjet Rusise dhe Austro-Hungarise.
    Ne te Vjena zotohej qe ne luften Ruso-Turke do te qendronte asnjanese, dhe si shperblim ne mbarim te luftes ajo do te fitonte te drejten te pushtonte Bosnjen dhe Herzegovinen. Nese Perandoria Osmane do te shembej plotesisht atehere parashikoheshin te krijoheshin tre shtete te reja, Bullgaria, Rumelia dhe me kerkese te Austro-Hungarise dhe Shqiperia.
    Marreveshja e Budapestit eshte akti i pare diplomatik nderkombetar qe e pranoi ne parim krijimin e shtetit shqiptar. Megjithate ajo cenonte teresine e tokave shqiptare, sepse viset jugore, te cilat u perfshinin nen emertimin "Epir" i premtoheshin Greqise. Serbise i hapej rruga per te aneksuar Kosoven. Malit te zi mendohej ti jepeshin viset e Shqiperise Veriore, ndersa trevat shqiptare lindore ishin ne rrezik te perfshiheshin brenda shtetit autonom sllav qe do te krijohej me emrin Rumeli.
    Pas marreveshjes se Budapestit, me 24 prill 1877, Rusia i shpalli lufte Perandorise Osmane. Kjo lufte e thelloi me tej krizen lindore. Duke parashikuar disfaten e forcave Osmane, te gjitha palet u vune ne levizje ne pershtatje me interesat e tyre.
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  5. #5
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anėtarėsuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Traktati i fshehte i Londres


    Lufta e Pare Boterore shpertheu si pasoje e kontradiktave ndermjet dy grupeve te Fuqive imperialiste: Lidhja tripaleshe (Gjermania,Austro-Hungaria,Italia) dhe fuqite e Antantes (Anglia,Rusia,Franca).
    Luften e filloi Austro-Hungaria kunder Serbise ne korrik 1914.Ne gusht,ajo u kthye ne nje lufte boterore,me pjesemarrjen e Gjermanise krahas Austro-Hungarise,dhe te Anglise,Rusise e Frances krahas Serbise.me vone lufta u zgjerua duke perfshire 20 vende.
    Fuqia e trete e trepaleshit,Italia,shpalli asnjanesine dhe perkohesisht qendroi jashte luftes,Nderkohe Italia me Greqine,si vende asnjanese,ne marreveshje midis tyre,pushtuan e para Sazanin dhe Vloren dhe e dyta ligjesoi pushtimin e Shqiperise se Jugut.
    Te dy grupet imperialiste nderluftuese filluan te benin pazarlleqe me Romen per ta hedhur ne lufte,secili ne anen e vet.Asaj i zotoheshin t'i jepnin si shperblim,vec te tjerave,edhe toka shqiptare.Si perfundim,Italia vendosi te rreshtohej me fuqite e Antantes.Keshtu,me 26 prill 1915,midis tyre u nenshkrua ne Londer nje traktat i fshehte.
    Sipas Traktatit te Londres,Italise i njihej ne Shqiperi aneksimi i Vlores,i ishullit te Sazanit dhe i zone prej Vjose,ne veri,deri ne Himare,ne jug.Fuqite e Antantes,po ta shihnin te arsyeshme,do te kenaqnin me tokat e Shqiperise edhe lakmite e aleateve serbe e malazeze,si dhe ato te Greqise,duke u dhene pjeset veriore dhe jugore te vendit.Ne Shqiperine e Mesme do te formohej nje shtet autonom dhe asnjanes shqiptar,i cili ne marredheniet me boten e jashtme do te perfaqesohej nga Italia.
    Pas nenshkrimit te Traktatit te Londres,Italia i shpalli lufte Austro-Hungarise.
    Traktati i Londres ishte nje nga faqet e reja te politikes antishqiptare te Fuqive imperialiste.Per interesat e tyre grabitqare ato synonin tani te coptonin edhe ate pjese te cunguar qe ia kishin njohur Shqiperise se pavarur.
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    TRAKTATI I SHĖN STEFANIT DHE REAGIMET E SHQIPTARĖVE

    Shkruan: MA. Fitim Rifati

    “Ne dėshirojmė me gjithė zemėr tė jetojmė nė paqe me mbarė fqinjėt tanė, Malin e Zi dhe Greqinė, Serbinė dhe Bullgarinė. Ne nuk duam dhe nuk kėrkojmė asgjė prej tyre, por jemi krejt tė vendosur tė qė tė mbajmė atė qė ėshtė e jona. T`u lihen shqiptarėve tokat shqiptare!”. (Komiteti i Stambollit, 30 maj 1878)

    Ndryshimi i ekuilibrit tė forcave nė Evropė u shkaktua si pasojė e Krizės Lindore (1875-1878), e cila pėrfshinte pėrmbysjen e sundimit osman nė Rumeli (pjesėn evropiane tė Perandorisė Osmane), si nė Bosnjė e Hercegovinė, nė Bullgari, nė Kretė nė Shqipėri, por edhe pavarėsimin e plotė tė principatave autonome ballkanike. Fuqitė kryesore nė luftėn politike e diplomatike gjatė kėsaj krize ishin: Rusia, Anglia dhe Austro-Hungaria, duke mos pėrjashtuar edhe rolin dytėsor qė luajtėn fuqitė e tjera (Franca, Gjermania e Italia) dhe principatat ballkanike (Mali i Zi, Serbia e Rumania) e Mbretėria e Greqisė.

    Gadishulli i Ballkanit vazhdoi tė mbetet nė qendėr tė vėmendjes sė Fuqive tė Mėdha edhe pas pėrfundimit tė Luftės sė Krimesė, e cila mori fund me nėnshkrimin e Traktatit Ndėrkombėtar tė Parisit (1856). Politika e jashtme e fuqive perėndimore (Anglisė dhe tė Francės), synonte fuqizimin e Perandorisė Osmane, duke i dhėnė asaj kredi pėr tė nxitur njė sėrė ndryshimesh tė brendshme administrative dhe financiare, me qėllim qė tė arrihej nė njė shkrirje tė tė krishterėve me myslimanėt, duke formuar njė lloj kombėsie turke, qė nė kėtė mėnyrė shteti osman tė shpėtonte nga ndėrhyrjet e jashtme.[1]

    Kryengritja e cila shpėrtheu nė verė tė vitit 1875 nė Bosnjė e Hercegovinė u shua po atė vit nga Porta e Lartė.[2] Gjithashtu, edhe kryengritja bullgare e prillit tė vitit 1876, pas njė muaji, u shua nė mėnyrė tė pėrgjakshme nga ushtria osmane.[3] Nė anėn tjetėr, duke konsideruar nė dobėsimin e brendshėm tė Perandorisė Osmane dhe nė shpėrqendrimin e ushtrisė sė saj nė gjithė territorin osman, po nė verė tė vitit 1876, Principata e Serbisė dhe Principata e Malit tė Zi i shpallėn luftė asaj. Pavarėsisht trazirave tė brendshme, nė fund tė shtatorit tė vitit 1876, ushtria osmane u shkaktoi disfata tė rėnda principatave sllave. Principata e Serbisė ishte nė prag tė kapitullimit, por me ndėrhyrjen e Perandorisė sė Rusisė, mė 31 tetor 1876, palėt ndėrluftuese (Porta e Lartė dhe Serbia) nėnshkruan armėpushim nė nėntor tė atij viti, ndėrsa Mali i Zi e vazhdoi luftėn pa ndonjė sukses tė rėndėsishėm.[4]

    Pozita ndėrkombėtare e disfavorshme pėr Perandorinė e Rusisė, qė erdhi si rrjedhojė e Traktatit Ndėrkombėtar tė Parisit (1856), i cili pengoi qėllimet imperialiste qė ajo kishte drejt Perandorisė Osmane, i pamundėsoi daljen nė Detin e Zi e lumin Danub dhe nga pretendimet pėr tė mbrojtur tė krishterėt e Ballkanit qė jetonin nė territorin e Perandorisė Osmane, gjė qė rezultoi me dobėsimin e saj politik dhe ekonomik. Si pasojė e humbjes sė baraspeshės sė forcave, rolit kushtėzues nė skenėn politike ndėrkombėtare dhe interesave tė saj gjeopolitike dhe ekonomike, Rusisė i shėrbente ēdo problem mė i vogėl i tė krishterėve, veēanėrisht ortodoksėve, nė Ballkan, qė nė kėtė mėnyrė ajo tė pėrfshihej nė ēėshtje tė brendshme tė Portės sė Lartė, tė cilat do tė ēonin drejt dobėsimit dhe shkatėrrimit tė Perandorisė Osmane.[5] Mirėpo, kėto synime tė saj pengoheshin nga Anglia dhe Franca, tė cilat pėrkrahnin procesin e reformave nė pjesėn evropiane tė perandorisė sė sulltanit dhe fuqizimin e saj tė brendshėm. Pėr kėtė qėllim, ato organizuan njė konferencė ndėrkombėtare nė Stamboll, por mė 23 dhjetor 1876, ditėn kur filloi punimet Konferenca e Stambollit, pėr herė tė parė nė historinė osmane sulltani shpalli njė kushtetutė, e cila tė gjithė popujve pėrbėrės tė perandorisė, pavarėsisht diversitetit kombėtarė e fetarė, iu dha tė drejta tė barabarta. Sipas kushtetutės, u krijua parlamenti i pėrbėrė nga dy dhoma; ajo e deputetėve dhe ajo e aristokratėve. Zyrtarisht, parlamenti i filloi punimet mė 20 mars tė vitit 1877.[6]

    Me njė situatė tė tillė, e cila zgjaste modifikimin e status quosė nė Ballkan, nuk pajtoheshin fuqitė konservatore si Rusia, e cila nėn trysninė e pansllavizmit shprehte gatishmėri t`i mbėshteste me ēdo mjet lėvizjet politike nė Ballkan dhe Austro-Hungaria, e cila duke vlerėsuar ndikimin e Rusisė, mėtonte t`i realizonte interesat e saj imperialiste nė Ballkan pėrmes metodave tė kompromisit dhe zgjidhjes diplomatike.[7] Tė pėrafruara nė kėtė pikė tė pėrbashkėt, shuarjes sė sundimit osman nė Ballkan dhe ndarjes sė territorit tė tij sipas interesave qė kishin, mė 8 korrik tė vitit 1876, Rusia dhe Austro-Hungaria nėnshkruan njė marrėveshje tė fshehtė nė Rajhshtat tė Bohemisė (Republika e sotme e Ēekisė), e cila do tė pėrcaktonte ndarjen e zonave tė ndikimit pėr tė dyja palėt. Sipas kėsaj marrėveshje, pėrveē tė tjerash, parashikohej edhe formimi i Shqipėrisė autonome nėn protektoratin e Austro-Hungarisė, pikė kjo e cila u kundėrshtua dhe mohua nga ana e Rusisė.[8]

    Meqenėse Rusia nuk mund tė pajtohej me situatėn e brendshme dhe tė jashtme, e cila ishte nė kundėrshtim me interesat e saj, ajo po bėnte tė gjitha pėrgatitjet pėr tė filluar luftėn kundėr Perandorisė Osmane. Mirėpo, pėr tė siguruar neutralitetin e Austro-Hungarisė, pėrmes njė marrėveshje tė fshehtė tė realizuar nė Budapest, mė 15 janar 1877, Rusia dhe Austro-Hungaria ranė dakord me sa vijon: Austro-Hungaria merrte Bosnjė-Hercegovinėn, ndėrsa Besarabia Jugore bashkohej me Rusinė. Bullgaria, Rumania dhe Shqipėria bėheshin autonome, kurse Kreta, Thesalia dhe pjesėrisht Epiri, bashkoheshin me Greqinė. Kjo marrėveshje u plotėsua me njė aneks qė u nėnshkrua mė 18 mars 1877.[9]

    Marrėveshjet e fshehta tė Rajshtatit dhe Budapestit, tė firmosura nga kėto dy perandori, nė historiografinė shqiptare dhe atė ndėrkombėtare konsiderohen ndėr aktet e para diplomatike qė brenda tyre trajtuan edhe ēėshtjen e formimit tė njė shteti shqiptar, ide kjo e cila buroi nga iniciativa e Austro-Hungarisė.

    Ishte e nevojshme qė ushtria ruse tė kalonte nėpėr tokat rumune, korridor ky i cili i mundėsonte asaj pėr tė arritur nė Danub (frontin e Ballkanit). Pėr kėtė arsye, Rusia hyri nė bisedime me Principatėn e Rumanisė, tė cilat rezultuan me nėnshkrimin e njė marrėveshje ndėrmjet dy palėve, mė 16 prill 1877, sipas tė cilės trupat ruse kalonin lirshėm nėpėr territorin rumun.[10] Nė kėtė mėnyrė, Rusia pėrfundoi tė gjitha pėrgatitjet dhe fitoi sigurinė qė mė 24 prill tė vitit 1877 t`i shpall luftė Perandorisė Osmane.[11]

    Lufta ruse-osmane u zhvillua nė dy fronte: nė Ballkan dhe nė Kaukaz. Me kėtė rast, principatat ballkanike, duke shfrytėzuar koniunkturat nė favor tė interesave tė tyre politike, u futėn nė luftė pėrkrah Rusisė. Ushtria osmane ishte e shpėrndarė nė tėrė territorin e perandorisė dhe duke qenė e dobėsuar nga brenda, nuk bėri ndonjė rezistencė tė fortė, pėrveē asaj nė fortesėn e Plevnės (Bullgari), e cila u rrethua nė verė tė vitit 1877 me ē`rast ushtria ruse fillimisht pėsoi disfatė. Mirėpo, me ndihmėn e forcave rumune, ajo shpėrtheu portat e fortesės, morri atė mė 10 dhjetor 1877 dhe mposhti qėndresėn e ushtrisė osmane, e cila mė nuk kishte fuqi t`i bėnte rezistencė marshimit tė ushtrisė ruse, qė deri nė janar tė vitit 1878 iu afrua Stambollit.[12]

    Nė anėn tjetėr, shpėrtheu sėrish kryengritja nė Bosnjė[13], ndėrsa Principata e Malit tė Zi kishte arritur tė pushtonte viset shqiptare tė Anamalit, Hotit e Krajės me qytetet Ulqin e Tivar. Principata e Serbisė kishte bėrė pėrparim drejt jugut duke okupuar sanxhakun e Nishit, Pirotin, Vranjėn, Leskovcin dhe kishte arritur deri nė Gjilan.[14] Ėshtė dėshmuar se kėto treva kanė qenė tė banuara me popullsi shqiptare myslimane, e cila pėr shkak tė masakrimeve, vrasjeve, torturave, djegies sė shtėpive ishte detyruar t`i braktiste vatrat e saj pėr t`u shpėrngulur nė vilajetin e Kosovės, vilajetin e Manastirit e gjetiu nė territor mė tė sigurt tė Perandorisė Osmane.[15] Nė ndėrkohė, duke shfrytėzuar pėrparimin rus dhe rėnien e ushtrisė osmane, Mbretėria e Greqisė, mė 21 shkurt tė vitit 1878, urdhėroi ushtrinė e saj tė futej nė territorin osman, por nga presioni i Anglisė dhe Francės, pas nėntė ditėsh, ajo u detyrua t`i largojė trupat e saj tė rregullta nga zotėrimet osmane. Mirėpo, me qėllim pėrfitimi e zgjerimi territorial nė kurriz tė Perandorisė Osmane, ajo vazhdoi financimin e bandave greke pėr tė kryer akte guerile nė Epir (Shqipėrinė e Jugut), Thesali e Kretė.[16]

    Njėkohėsisht, Fuqitė e Mėdha (Anglia, Franca e Austro-Hungaria), meqė mbajtėn neutralitet derisa zhvillohej lufta ruse-osmane, me tė vėrejtur kapitullimin e ushtrisė osmane dhe afrimit tė ushtrisė ruse para portave tė Stambollit, ato nuk mund tė pajtoheshin me pėrparimin rus, i cili rrezikonte seriozisht interesat e tyre, qė me disfatėn e sulltanit mund tė ēonte nė humbjen e kredive qė ato i kishin huazuar atij. E para ishte Anglia e cila nė fillim tė janarit 1878 reagoi duke futur flotėn detare nė Dardanele, qė nėnkuptonte gatishmėrinė e saj pėr ta mbrojtur Stambollin. Nė ndėrkohė, Austro-Hungaria, pėrmes ministrit tė Jashtėm, Andrashi (Andrassy), i kėrkonte Rusisė qė tė ishte e vėmendshme pėr tė mos kushtėzuar Portėn e Lartė me njė paqe, dispozitat e sė cilės do tė nxirreshin sipas diktimit tė saj, sepse nė tė kundėrtėn fuqitė evropiane do tė reagonin sipas rrjedhave qė do tė zhvilloheshin.[17]

    Nė rrethana tė tilla, Rusia u detyrua tė nėnshkruante armėpushimin me Portėn e Lartė, mė 31 janar tė vitit 1878 nė Adrianopojė (Edrene), pėr tė filluar negociatat, tė cilat do tė pėrfundonin me firmosjen e njė traktati paqeje ndėrmjet dy palėve. Pėr tė pėrqendruar vėmendjen vetėm nė bisedimet me Rusinė, sulltan Abdyl Hamiti II, sipas pushtetit qė i siguronte kushtetuta, mė 14 shkurt 1878 shpėrndau tė dy dhomat e parlamentit pėr njė afat tė pacaktuar, por pėr tri dekada, parlamenti nuk u mblodh mė.[18]

    Kėshtu, bisedimet pėr paqe u zhvilluan nė Shėn Stefan, njė lagje nė perėndim tė Stambollit, nga Nikolla Ignjatiev e Aleksandėr Nelidov, pėrfaqėsues tė Rusisė dhe ministrit tė Jashtėm Safet Pasha e ambasadori nė Gjermani Sadullah Beu, pėrfaqėsues tė Perandorisė Osmane. Ky delegacion, mė 3 mars tė vitit 1878, nė emėr tė tė dy perandorive, firmosi njė marrėveshje paqeje, e cila njihet si Traktati i Shėn Stefanit. Sipas kėsaj marrėveshje, Porta e Lartė e njihte pavarėsinė e Malit tė Zi dhe i kalonte atij tokat nga Nikshiqi, Podgorica, Zhabjaku, si dhe tokat shqiptare tė Ulqinit, Tivarit, Krajės, Anamalit, Hotit, Grudės, Tuzit, Kelmendit, Plavės, Gucisė dhe Rugovės.[19] Nė kėtė mėnyrė, sipėrfaqja e tij trefishohej nga 4.700 km² nė 15.700 km².[20] - (Neni 1-2). Principata e Serbisė fitonte pavarėsinė nga Porta e Lartė dhe zgjerohej nė jugperėndim duke pėrfshirė sanxhakun e Novi Pazarit, tė Nishit me Leskovcin, si dhe pjesėn veriore e verilindore tė Kosovės[21], me ē`rast territori i saj zgjerohej nga 37.700 km² nė 52.700 km².[22] - (Neni 3). Bullgaria do tė bėhej njė principatė autonome dhe tributare e sulltanit. Nė krye tė saj do tė qėndronte njė vali i krishterė dhe kufijtė e saj do t`i siguronte njė milici kombėtare. Kufijtė e kėsaj principate do tė shtriheshin nė lindje deri nė Detin e Zi, nė jug deri nė Detin Egje, nė veri deri te lumi Danub dhe nė perėndim do tė shkonin deri nė malet e Voskopojės. Brenda kėtyre kufijve do tė pėrfshiheshin edhe vise shqiptare si: Korēa, Bilishti, Pogradeci, Ohri, Struga, Dibra, Kėrēova, Gostivari, Tetova, Shkupi, Kumanova, Kaēaniku etj.[23] Kėshtu, formohej njė “Bullgari e Madhe”, e cila do tė administronte njė territor prej 172.500 km².[24] - (Neni 6). Nė Kaukaz, Rusisė i kalonin krahinat e Karsit, Ardahanit, Bajazidit e Batumit, si dhe krahina e Besarabisė, tė cilėn ia shkėputi Rumanisė nė kompensim tė Dobruxhės Veriore.[25]

    Me Traktatin e Shėn Stefanit, Rusia nuk respektoi marrėveshjet e saj tė fshehta me Austro-Hungarinė, nuk mori parasysh shumėllojshmėrinė kombėtare qė ekzistonte nė Ballkan, veēanėrisht shqiptarėt, dhe nė pėrputhje me interesat e saj pansllaviste e tė dominimit politik e ekonomik nė Mesdhe, diktoi edhe klauzolat e traktatit tė paqes, ndaj tė cilave sulltani nuk kishte fuqi kundėrshtimi. Nga cedimet e kėtij traktati, zotėrimet osmane nė Evropė pothuajse privoheshin tėrėsisht. Shtetet sllave tė jugut zgjeroheshin nė kurriz tė tokave tė banuara nga shqiptarėt nė veri e nė lindje tė tre vilajeteve; tė Shkodrės, tė Kosovės dhe tė Manastirit.

    Nė kohėn kur dispozitat e pėrgjithshme tė Traktatit tė Shėn Stefanit u shpallėn publikisht dhe kur u bėnė tė njohura nenet e tij qė kishin tė bėnin me viset shqiptare, atėherė shqiptarėt ndėrruan kursin e lėvizjeve tė tyre, tė cilat tashmė morėn karakter kombėtar. Reagimet e shqiptarėve kundėr vendimeve tė kėsaj paqeje erdhėn nga intelektualėt shqiptarė qė jetonin nė Stamboll (Komiteti i Stambollit), por edhe nga tė gjitha shtresat e popullsisė shqiptare qė jetonin nė trevat shqiptare. Ato ishin tė shpejta dhe u intensifikuan me kalimin e kohės pėrmes protestave tė cilat manifestoheshin me tubime popullore, memorandume, telegrame e peticione drejtuar ambasadave dhe konsullatave tė Fuqive tė Mėdha (Anglisė, Francės, Austro-Hungarisė e Italisė), me tė cilat shprehnin zemėrimin mbi mohimin e qenėsisė kombėtare dhe territoriale tė tyre dhe njėzėri kundėrshtonin ēdo aneksim tė tokave shqiptare qė parashihej tė bėhej sipas kėtij konfiguracioni tė ri politik. Ata deklaronin se ishin tė gatshėm pėr mbrojtjen nė ēdo mėnyrė tė tė drejtave tė tyre tė pacenueshme.

    Sipas raporteve tė konsujve austro-hungarez nė Shqipėri, se zgjerimi i kufijve tė Malit tė Zi nė kurriz tė tokave shqiptare tė veriut, ishte nė kundėrshtim me gjendjen territoriale-administrative tė Perandorisė Osmane, me elementin etnik e fetar, tregon edhe fakti qė pėrcillet me protesta e lutje nga ana e pėrfaqėsuesve shpirtėrorė katolik tė Shqipėrisė sė Veriut. Konsulli austro-hungarez nė Shkodėr, Lipih (Lippich), i raporton, mė 11 mars tė vitit 1878, njė protestė dhe lutje ministrit tė Punėve tė Jashtme tė Austro-Hungarisė, Andrashi (Andrassy), e hartuar nga kryepeshkopi i Tivarit dhe Shkodrės, njėkohėsisht dhe mitropolit i Shqipėrisė, Karl Poten (Karlo Pooten), i cili kundėrshtonte marrjen nga ana e Malit tė Zi tė krahinave katolike qė u pėrkisnin dioqezave tė Tivarit dhe Shkodrės. Ai, duke konsideruar se qeveria austro-hungareze ishte protektore e kultit katolik, kėrkonte qė ajo tė ruante popullsinė malėsore dhe tė pengonte kalimin e tokave tė tyre nėn pushtetin e Malit tė Zi ortodoks. Duke pėrshkruar vrasjet, djegiet, plaēkitjet dhe vuajtjet qė ushtria malazeze kishte shkaktuar nė lokalitetet shqiptare, kryepeshkopi lutej qė Austro-Hungaria “...tė kujdeset qė qeveria malazeze tė tėrheqi trupat nga vendbanimi i okupuar, qė banorėt malėsorė tė mos vuajnė nėn zgjedhėn e shkjave...” dhe tė mos pėrjetojnė mėtej vuajtje si ato nėn sundimin turk.[26]

    Duke u mbėshtetur nė dokumente tė publikuara angleze, tė cilat pėrkitazi pasqyrojnė zhvillimet e brendshme nė Perandorinė Osmane, dėshmuar pėrmes raporteve tė ambasadorėve, konsujve tė pėrgjithshėm dhe nėnkonsujve anglezė, paraqesim kėtu disa peticione, telegrame, protesta e memorandume, qė shqiptarėt i dėrguan kėtij organi diplomatik dhe ambasadave tė tjera tė Fuqive tė Mėdha, tė cilat njėzėri kundėrshtojnė me vendosmėri vendimet e Traktatit tė Paqes nė Shėn Stefan, qė ishin nė dėm tė tokave shqiptare.

    Nė njė peticion tė banorėve tė sanxhakut tė Shkupit, i hartuar mė datėn 14 mars tė vitit 1878 nga paria e myslimanėve (shqiptarėt dhe turqit), ortodoksėve (grekėt, maqedonasit, serbėt e shqiptarėt) dhe hebrenjve, fillimisht theksohet keqardhja me rastin e njoftimit mbi vendimet e Traktatit tė Shėn Stefanit dhe dispozitave tė tij se sanxhaku i Shkupit do tė pėrfshihej brenda kufijve tė Bullgarisė. Duke vėnė nė dukje pajtueshmėrinė me regjimin e sulltanit nė njėrėn anė dhe numrin e banorėve, pėrkatėsinė fetare, ku mė se gjysma e tyre qė pėrbėnin sanxhakun e Shkupit ishin myslimanė (shqiptarė e turq), harmoninė e bashkėjetesėn e shkėlqyeshme qė kishte mbretėruar ndėr shekuj mes tyre, pa dallim bindjeje fetare, pėrkatėsie kombėtare, gjuhėsore a krahinore nga ana tjetėr, ata shpreheshin njėzėri se aneksimi i tokave tė tyre ishte nė kundėrshtim me ēdo tė drejtė dhe protestonin me gatishmėri, duke thėnė: “...mė parė do tė flijohemi se sa tė bijmė nėn robėrinė e sundimit tė egėr, barbar dhe gjakatar tė bullgarėve”.[27]

    Ndėrkaq, nė njė memorandum tė cilin nė emėr tė shqiptarėve e ka pėrgatitur Komiteti i Stambollit, qė pėrmes anėtarit tė kėtij komiteti, Pashko Vasės, ia paraqet ambasadės britanike nė Stamboll (1 prill 1878), reflektohet situata e ndėrlikuar si pasojė e planit pėr krijimin e Principatės sė Bullgarisė, tė zgjerimit tė kufijve tė Serbisė e Malit tė Zi nė dėm tė tokave shqiptare, e cila pėr rrjedhojė do tė ndikonte nė shfaqjen e njė krize tė re pėr kohėn, asaj tė Shqipėrisė. Nė vėshtrim retrospektiv mbi kujtesėn historike dhe nė pasqyrim e pėrputhje me realitetin e kohės, nė memorandum paraqiten argumente historike, etnografike, gjuhėsore, fetare, zakonore etj., tė cilat provojnė historikisht qenien e shqiptarėve qė banonin viset e tyre nga kohėrat mė tė lashta, e qė tani ishin objekt aneksimi sipas klauzolave tė Traktatit tė Shėn Stefanit. Nė kėtė memorandum thuhet: “...Shqiptarėt, qoftė tė besimit mysliman apo tė besimit katolik, nuk do t`i nėnshtrohen sundimit tė ndonjė shteti sllav...”.[28] Aty, ndėr tė tjerash, theksohej pozicioni nė rrezik dhe gjendja tepėr e vėshtirė pėr popullin shqiptar, ku kėrkohej qė tė vihej nė konsideratė fuqia dhe kapaciteti i brendshėm shoqėror, ushtarak dhe gjitha pasuritė e tjera tė shqiptarėve, qė mbi mbėshtetjen e tyre trojet shqiptare tė kalonin nė njė qeverisje autonome, duke theksuar si arsyetim administrimin e dobėt, mospėrputhjen e ligjeve publike me zakonet e popullsisė vendėse, korrupsionin dhe injorancėn e gjykatėsve e punonjėsve administrativ tė pushtetit osman.[29]

    Nė pėrputhje me platformėn politike nė interesin kombėtar tė shqiptarėve, por njėkohėsisht duke respektuar tė drejtėn dhe dėshirėn nacionale tė popujve fqinjė ballkanikė, nė memorandumin e Komitetit tė Stambollit, thuhej: “Po qė se, pra, Bullgaria, Serbia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina do tė shkėputen, pak a shumė, nga Perandoria, dhe do tė vetėqeverisen si tė dėshirojnė pėrsa u pėrket interesave tė tyre nacionale, nuk ka arsye t`i detyrojnė shqiptarėt qė tė heqin dorė nga pėrparėsitė e njė qeverisjeje autonome...”. Pėr mė tepėr, nė memorandum shprehet vullneti i shqiptarėve tė cilėt ”...kėrkojnė njė qeveri tė ndarė, e cila do tė jetė mė shumė nė harmoni me kėrkesat dhe traditat e tyre...”, qė nė kėtė mėnyrė do tė futeshin nė gjirin e familjes sė madhe evropiane, e drejtė kjo qė ata e kėrkonin pėrmes tij.[30] Pėrkitazi me aspiratėn e shqiptarėve pėr tė vetėqeverisur viset e tyre dhe pėr tė qenė tė mbrojtur nga ēdo copėtim i tokave tė tyre nė dobi tė principatave fqinje ballkanike e nė kundėrshtim tė plotė me vendimet e Traktatit tė Shėn Stefanit, nė memorandum theksohet se “...shqiptarėt kurrė nuk do tė pranojnė t`i nėnshtrohen ndonjė shteti sllav qė Rusia mund tė orvatet t`ua imponojė...”[31], sepse nė kėtė aspekt nuk ekzistonte asnjė pėrputhje e karakterit historik, etnografik, gjuhėsor, zakonorė etj. Prandaj, duke vlerėsuar rolin themelor dhe qėndrimin e Fuqive tė Mėdha perėndimore, tė cilat diktonin zhvillimet e pėrgjithshme nė marrėdhėniet ndėrkombėtare, nė ndikimin qė ato ushtronin mbi Portėn e Lartė, nė fuqinė e brendshme luftarake tė shqiptarėve dhe nė evitimin e rrezikut qė i kanosej pėrmes copėtimit tė trojeve tė tyre, memorandumi pėrfundonte: “Nė qoftė se shqiptarėt nuk do ta fitojnė autonominė, por kanė pėr tė zgjedhur nė mes tė nėnshtrimit njė shteti tė vogėl sllav, apo aneksimit nga njė shtet i madh evropian, ata unanimisht nuk do tė ngurrojnė pėr t`u deklaruar nė tė mirė tė alternativės sė dytė”.[32]

    Nė relacionin e datės 7 prill 1878, qė konsulli Lipih (Lippich) i dėrgon ministrit tė Punėve tė Jashtme tė Austro-Hungarisė, Andrashi (Andrassy), pėrveē qė dėshmon pėr situatėn mjaft tė rėnduar nė viset e okupuara nga Mali i Zi, ndėr tė tjerash, raporton edhe pėr zemėrimin dhe kundėrshtimin e plotė tė shqiptarėve nė Prizren mbi pėrcaktimet e paqes ruse-osmane. Ai konstaton se “atje i nxejnė gjakrat sidomos cedimi i Vranjės, Gjilanit, Shkupit dhe i Tetovės ndaj Bullgarisė” -dhe pėrfundon- “koncesionet e bėra nga Porta ndonėse ajo ėshtė e pafuqishme, i quajnė tradhti ndaj shqiptarėve”.[33]

    Lėvizja shqiptare kishte filluar tė shkonte drejt organizimit dhe fuqizimit, qė si rrjedhojė ngėrthente nė vete masa tė gjera popullore, duke i bashkuar drejt kundėrshtimit tė vendimeve tė Traktatit tė Shėn Stefanit. Mė 30 prill tė vitit 1878, konsulli austro-hungarez nė Prizren, Jelinek (Jelinek), njoftonte se nė Gjakovė ishte zhvilluar njė mbledhje me qėllim tė merren nė konsideratė kundėrshtimet dhe peticionet qė shqiptarėt i drejtonin ambasadave tė Anglisė, Francės, Austro-Hungarisė e tė Italisė nė Stamboll, protesta kėto qė vinin nė theks rrezikun e padrejtė qė i kanosej atyre nga dispozitat e paqes ruse-osmane.[34]

    Reagimet dhe protestat e shqiptarėve kundėr vendimeve tė Traktatit tė Shėn Stefanit u shtuan sidomos gjatė muajit maj tė vitit 1878. Nė njė raport qė konsulli i pėrgjithshėm britanik nė Shkodėr, Kirbi Grin (Kirby Green), i dėrgon, mė 3 maj tė vitit 1878, sekretarit shtetėror tė Punėve tė Jashtme tė Britanisė sė Madhe, Sallsbėrit (Salisburit), ndėr tė tjerash konstatohet se shqiptarėt e veriut po “...pėrgatiten pėr ta rezistuar ēdo pėrpjekje tė ndryshimit tė kufijve qė kanė tė bėjnė me ta”.[35]

    Siē theksuam edhe mė herėt, brenda kufijve tė Principatės sė Bullgarisė, e cila parashikohej tė formohej sipas klauzolave tė Traktatit tė Shėn Stefanit, vihej nė dukje edhe aneksimi e pėrfshirja nė tė e rrethit tė Dibrės. Me t`u informuar pėr kėtė vendim, dibranėt protestuan bashkėrisht dhe, mė 4 maj 1878, i dėrguan telegram organit konsullor tė Britanisė sė Madhe, me ē`rast kėrkohej mbėshtetje miqėsore qė ata, duke shfrytėzuar dhe vėnė nė funksion autoritetin nė raportet diplomatike ndėrkombėtare, tė pengonin realizimin nė praktikė tė kėtij plani, dispozitat e tė cilit ishin nė kundėrshtim me realitetin e pėrgjithshėm dhe tė drejtėn njerėzore. “Dibra nuk ka asnjė gjė tė ngjashme qė mund tė pėrkoj me vendin qė quhet Bullgari. Ajo i takon Shqipėrisė” – thuhet nė kėtė telegram proteste.[36]

    Nė protestėn e popullsisė sė rretheve tė Shkodrės, Podgoricės, Shpuzės, Zhabjakut, Ulqinit, Grudės, Kelmendit, Hotit e Kastratit drejtuar, mė 8 maj tė vitit 1878, ambasadės franceze nė Stamboll, kundėr aneksimit tė tokave shqiptare nga Mali i Zi, u paraqitėn argumente pėr pasigurinė qė pėrjetonin nga e kaluara prej fqinjėve tė tyre malazez, dhe duke provuar se pjesa absolute e popullsisė sė kėtyre trevave ishte shqiptare, protestonin “...para Fuqive tė Mėdha kundėr aneksimit tė vendit... nga Mali i Zi”. Ata pėrfundonin protestėn e tyre tė vendosur se do tė vepronin nė ēdo mėnyrė projektin e aneksimit tė tokave tė tyre brenda administrimit tė Malit tė Zi. Mė parė “...pėlqejmė tė asgjėsohemi sot duke mbrojtur nderin dhe lirinė tonė...” se sa “...tė biem nėn skllavėrinė e Malit tė Zi” – thuhej nė peticion.[37]

    Meqenėse gjatė muajit maj nė Vilajetin e Kosovės ishte pėrhapur lajmi jo i saktė se edhe pjesėt perėndimore tė tij do t`i kalonin Bullgarisė, njėkohėsisht, nė protestėn qė banorėt e rajoneve tė Pejės, Gjakovės dhe Gucisė i adresuan po kėsaj ambasade (ambasadės franceze), mė 10 maj tė vitit 1878, thuhej: “Vendi ku banojmė qysh nė kohėt e lashta quhet vendi i shqiptarėve dhe pėr deri sa tė gjithė jemi shqiptarė, ndonse tek ne vetėm njė e dhjeta e banorėve ėshtė e krishterė, pėrse duhet... t`i nėnshtrohemi administratės sė egėr tė bullgarėve ose mė mirė tė themi skllavėrisė ruse? Cila ndėrgjegje do ta pranonte kėtė? Nė emėr tė cilės drejtėsi do tė urdhėrohej kjo?”.[38]

    Sipas konsullit austro-hungarez nė Shkodėr, Lipih, mė 11 maj tė vitit 1878, protesta dhe reagime tė shqiptarėve pati nė rrethin e Matit, Gjakovės, Pejės, Gucisė, Beranės, Rozhajės, Bjellopoljes dhe Senicės. Ai konstatonte se nė kėto anė kishte shpėrthyer njė lėvizje e thellė kundėr cedimeve bullgare-serbe-malazeze, tė caktuara nė Traktatin e Shėn Stefanit. Udhėheqėsi kryesor mė me influencė nė kėto anė, i cili kryesonte kėtė lėvizje, ishte Ali pashė Gucia, njė ēifligar i madh. Me sa duket, ky aktivitet kishte grumbulluar kėto rrethe pėr tė pėrgatitur njė kryengritje tė zgjeruar shqiptare, qė fillimisht do tė sulmonte ushtrinė serbe pėr ta dėbuar atė nga viset shqiptare qė kishte pushtuar gjatė luftės ruse-osmane. Mirėpo, meqė akoma nuk ishte arritur nė njė unifikim tė brendshėm pėr tė filluar njė aksion tė tillė ushtarak e nuk ishte arritur tė bindeshin krerėt e Prizrenit pėr tė marrė pjesė nė lėvizje, tė cilėt ishin deklaruar se u mungonin pushkėt, nevojat ushqimore e mjetet materiale, ky aksion u ndėrpre. Megjithėkėtė, sipas konsullit austro-hungarez, “...nė qarqet shqiptare prej Ohri deri nė kufi tė Serbisė mbretėronte njė eksitim i ethshėm...”[39], qė provon shqetėsimin e shqiptarėve ndaj marrėveshjes ruse-osmane dhe gatishmėrinė pėr tė mbrojtur tokat e tyre.

    Se pėrfshirja e shqiptarėve dhe viseve tė tyre nė kufijtė dhe qeverisjen e Malit tė Zi, Serbisė e Bullgarisė, ishte nė disharmoni me ēdo tė drejtė humane, historike, kombėtare, gjuhėsore a zakonore, paraqitet e argumentohet bindshėm edhe nė telegramin qė banorėt e Prizrenit i dėrgojnė ambasadave tė Anglisė, Francės, Austro-Hungarisė dhe tė Italisė nė Stamboll, mė 12 maj tė vitit 1878. Pėrmes kėtij telegrami, shqiptarėt e Prizrenit shpreheshin: “Serbėt dhe bullgarėt, tė cilėt i kanė okupuar disa kaza tė vilajetit tonė, i kanė dhunuar familjet tona, e kanė cenuar nderin dhe pasurinė tonė. Faltoret dhe varrezat tona janė poshtėruar dhe rrėnuar; varrezat e tė parėve tanė janė ēnjerėzuar nė mėnyrė jo tė denjė...”.[40] Prandaj, duke qenė tė vendosur njėzėri se do tė kundėrshtonin nė ēdo formė pėrfshirjen e tokave tė tyre nėn njė pushtet tė tillė, ata ishin tė gatshėm qė tė sakrifikonin ēdo gjė, madje edhe jetėn, vetėm pėr tė mbrojtur tė drejtat e tyre tė pacenueshme. Po nė kėtė kontekst, ata paralajmėronin situata lufte, por “...me qėllim qė tė pengohet gjakderdhja”, deklaronin: “...na e ngrisim zėrin duke kėrkuar ndihmė dhe pėrkrahje...” nga Fuqitė e Mėdha, tė cilat mund tė parandalonin ēdo pėrfshirje tė tyre nėn njė administrim tė ri, pėrcaktim ky si rrjedhojė e njė harte tė re politike pėr Evropėn Juglindore, qė ishte skicuar me marrėveshjen e Shėn Stefanit.[41]

    Protesta tė ngjashme nga popullsia e Prizrenit iu dėrguan ambasadės sė Francės nė Stamboll sėrish mė 24 e 26 maj tė vitit 1878, pėrmes tė cilave kėrkonin nga qeveria franceze tė pengojė realizimin e dispozitave tė kėsaj marrėveshje e cila copėtonte viset shqiptare.[42] Po nė adresė tė kėsaj ambasade u dėrgua njė protestė e popullsisė shqiptare tė Senicės, Novipazarit e Novivaroshit, mė 29 maj, pėrmes tė cilės kundėrshtonin vendimet e padrejta tė Traktatit tė Shėn Stefanit pėr copėtimin e tokave shqiptare.[43]

    Lėvizje e organizime tė shqiptarėve tashmė ishte pajtuar tė lejonte edhe Porta e Lartė dhe autoritetet e saj lokale. Madje, ajo kėrkonte edhe nga deputetėt shqiptarė nė Stamboll, qė vinin nga vise tė rrezikuara, qė pėrmes ndikimit tė tyre tė kėshillonin e nxitnin popullin shqiptar tė paraqiste sa mė shumė lutje e protesta kundėr ēdo aneksimi tė tokave tė tyre nga harta e re politike, qė pretendohej tė realizohej. Shqiptarėt duhet tė kėmbėngulnin se pranonin Portėn e Lartė si sundues tė vetėm nė tokat e tyre. Nė ndėrkohė, nuk mungonte gatishmėria dhe interesimi i popullsisė shqiptare katolike nė Shqipėrinė e Veriut, tė cilėt dėshironin “...haptas aneksimin e vendit prej Austro-Hungarisė”, raportonte Lipih mė 18 maj.[44]

    Mė 22 maj tė vitit 1878, kundėr aneksimit bullgar qė parashihej nė Traktatin e Shėn Stefanit, protestuan edhe banorėt e Tetovės. Pėrveē tė tjerash, ata provonin se janė “...mė shumė se 30.000 burra myslimanė (shqiptarė, F. R.), ndėrsa tė krishterėt nuk janė mė shumė se njė e katėrta. Pra myslimanėt pėrbėjnė shumicėn si numėr, por e lemė mėnjanė kėtė, sepse si shqiptarė ne jemi tė gjithė degė tė dalė nga i njėjti trung, nuk kemi mosmarrėveshje pėr asnjė ēėshtje dhe jetojmė tė gjithė tė bashkuar” – thuhej nė protestėn e tyre, duke mos pranuar asnjėherė pėrfshirjen e tyre nė Bullgarinė. Ata shpreheshin tė gatshėm pėr tė bėrė “...tė gjitha sakrificat pėr tė mbrojtur atdheun...”.[45]

    Shqiptarėt e vilajetit tė Kosovės ishin tė gatshėm pėr aksion tė armatosur eventual dhe tek ata, tani zotėronte njė lėvizje tepėr e gjallė, e cila pėr ēdo moment ishte nė gjendje lufte. Sipas konsullit austro-hungarez nė Prizren, Jelinek, “...prej Prishtine, Gjakove e Dibre mė 24 k.m. (24 tė kėtij muaji, maj 1878-F R-) edhe prej Prizreni ju dėrguan protesta telegrafike Fuqive tė Mėdha: Austro-Hungarisė, Anglisė, Francės dhe Italisė, kundėr shtrirjes sė projektuar nė vendimet paraprake tė Shėn Stefanit tė kufijve serbė, malazezė dhe bullgarė nė territorin shqiptar dhe u kėrkua mbrojtja e kėtyre Fuqive tė Mėdha”.[46]

    Mė 27 maj tė vitit 1878 popullata myslimane nė Serres i drejtoi njė peticion ministrit tė jashtėm anglez, Sallsbėri (Salisbury) dhe ambasadorėve tė Fuqive tė Mėdha nė Stamboll, nė tė cilin luteshin “...qė provinca e Serres-it tė mos pėrfshihej nė principatėn e Bullgarisė...”, raportonte konsulli austro-hungarez nė Selnaik, Chiari, mė 29 maj.[47]

    Nė artikujt frėngjisht, qė rilindėsi i shquar kombėtar shqiptar, Abdyl Frashėri (kryetar i Komitetit tė Stambollit), botonte pa emrin e tij nė revistėn e pėrjavshme austriake “Messager de Vienne” (Lajmėtari i Vjenės) gjatė muajve prill-maj 1878, vlerėsonte se Traktati i Shėn Stefanit rrezikonte interesat jetike jo vetėm tė popujve tė Lindjes, por edhe tė gjithė Evropės. Duke konsideruar se dėmtimi mė i madh nga cedimet e kėtij traktati, i binte sidomos popullit shqiptar, tė cilin jo vetėm Perandoria Osmane, por edhe Fuqitė e Mėdha e shtetet fqinje ballkanike, nuk e njihnin pėr komb tė vetėm, as si entitet politik e as si grup etnografik. Prandaj, ai i kushtoi vėmendje tė posaēme kėtij problemi, duke argumentuar pėr opinionin publik ndėrkombėtar se kombi shqiptar pėrbėhej nga njė popullsi me tė gjitha tiparet historike, gjuhėsore, kulturore e territoriale, dėshmi kėto qė e bėnin tė dallohet nga popujt fqinjė ballkanikė. Mirėpo, mosrespektimi i parimit kombėtar diskriminonte shqiptarėt dhe identifikonte qenėsinė e tyre nė skenėn politike ndėrkombėtare me pėrkatėsinė fetare, qė nėnkupton se ata i nxirrte pėr turq, gjykuar nga pjesa mė e madhe e tyre qė ishin myslimanė. Prandaj, ai vlerėsonte se asnjė fuqi e jashtme apo e brendshme nuk mund t`i detyrojė shqiptarėt qė tė heqin dorė nga e drejta e tyre pėr kompaktėsi territoriale, nga ēfarėdo vendimi qė cenonte atė tėrėsi.[48]

    Duke ndjekur platformėn e tij politike, e krijuar nga rrethanat ndėrkombėtare qė dolėn si pasojė e dispozitave tė Traktatit tė Shėn Stefanit, Komiteti i Stambollit u bėnte thirrje shqiptarėve pėr mobilizim tė pėrgjithshėm, duke kundėrshtuar ēdo akt tė Fuqive tė Mėdha, apo edhe tė Perandorisė Osmane, i cili nė mėnyrė tė drejtpėrdrejt apo tė tėrthortė dėmtonte bashkėsinė territoriale tė Shqipėrisė dhe kėrkonte unifikimin juridik e politik tė vilajeteve shqiptare nė njė vilajet tė vetėm me tipare autonome, i cili politikisht, gjeografikisht e etnikisht, do tė pėrcaktonte kufijtė e viseve shqiptare dhe kėshtu ato do tė shėrbente si bazament me elemente konkrete pėr opinionin publik, politik e diplomatik ndėrkombėtar.

    Mirėpo, duke konsideruar nevojėn qė populli shqiptar tė zhvillonte marrėdhėnie miqėsore me popujt fqinjė ballkanikė, mė 30 maj tė vitit 1878, Komiteti i Stambollit shpalli njė proklamatė drejtuar popullit shqiptar dhe opinionit ndėrkombėtar, nė tė cilėn, ndėr tė tjerash, deklaronte: “Ne dėshirojmė me gjithė zemėr tė jetojmė nė paqe me mbarė fqinjėt tanė, Malin e Zi dhe Greqinė, Serbinė dhe Bullgarinė. Ne nuk duam dhe nuk kėrkojmė asgjė prej tyre, por jemi krejt tė vendosur tė qė tė mbajmė atė qė ėshtė e jona. T`u lihen shqiptarėve tokat shqiptare!”.[49]

    Siē duket pėr kėtė periudhė, protestat dhe reagimet e shqiptarėve u pėrfillėn nga fuqitė kundėrshtuese, kur dihet fakti se ky traktat hasi nė rezistencė tė fortė nga Anglia dhe Austro-Hungaria, tė cilat nuk mund tė pajtoheshin me krijimin e kėsaj harte tė re politike pėr Ballkanin, e cila, duke zvogėluar rolin e tyre tė dominimit nė Mesdhe dhe nė Lindje, i shėrbente interesave tė Rusisė. Prandaj, ato kėrkuan rishikimin e vendimeve tė Traktatit tė Shėn Stefanit nė njė kongres tė pėrgjithshėm. Meqė nuk hasi nė mbėshtetjen e Gjermanisė, pėrmes tė cilės kėrkonte qė Austro-Hungaria tė zbuste qėndrimin e saj, Rusia u bllokua nė pikėpamje diplomatike dhe nė gjendje tė vėshtirė ekonomike u detyrua tė pranonte kėrkesėn e njė kongresi ndėrkombėtar, me tė cilin do tė rishikoheshin dispozitat e kėsaj marrėveshje, e cila rrezikonte ekuilibrin e forcave nė Evropė. Ky kongres u caktua tė zhvillonte punimet nga 13 qershori i vitit 1878, nė Berlin tė Gjermanisė.[50] Ndėrkaq, shqiptarėt po pėrgatiteshin qė tė mbanin njė mbledhje gjithėkombėtare nė Prizren (10 qershor 1878), e cila do tė rezultonte me formimin e njė organi qendror tė njohur me emrin Lidhja e Prizrenit, qė do tė mbronte viset e rrezikuara nga copėtimi i huaj dhe do tė pėrfaqėsonte vullnetin politik e kombėtar tė shqiptarėve.


    [1] Petrit Nathanaili, Marrėdhėniet ndėrkombėtare nga origjina deri mė sot, Vėllimi i parė (Deri nė fund tė shek. XIX), FILARA, Tiranė, 2009, f. 403.
    [2] Ferdinand Schevill, Ballkani – historia dhe qytetėrimi, EUGEN, Tiranė, 2002, f. 321.
    [3] Castellan, Georges, Histori e Ballkanit (shekulli XVI-XX), ĒABEJ, Tiranė, 1991, f. 338.
    [4] Abaz Mullai, Historia e Ballkanit shek. XIX-1918, SHBLU, Tiranė, 2008, f. 164-166.
    [5] Petrit Nathanaili, Marrėdhėniet ndėrkombėtare nga origjina deri mė sot, f. 404.
    [6] Bernard Lewis, Lindja e Turqisė moderne, Shtėpia e Librit dhe e Komunikimit, Tiranė, 2004, f. 193.
    [7] P. Nathanaili, vep.cit., f. 406.
    [8] Grup autorėsh, Historia e Popullit Shqiptar II (Rilindja Kombėtare Shqiptare – vitet 30` tė shek. XIX-1912), Akademia e Shkencave e Shqipėrisė (Instituti i Historisė), TOENA, Tiranė, 2002, f. 133-134.
    [9] Po aty, f. 137.
    [10] Barbara Jelavich, Historia e Ballkanit (Shekulli i tetėmbėdhjetė dhe nėntėmbėdhjetė), Volumi I, PĖRPJEKJA, Tiranė, 1999, f. 330.
    [11] Misha Gelnny, Historia e Ballkanit (1804-1999), TOENA, Tiranė, 2007, f. 133.
    [12] Abaz Mullai, Historia e Ballkanit shek. XIX-1918, f. 169.
    [13] Po aty.
    [14] Grup autorėsh, Historia e Popullit Shqiptar II (Rilindja Kombėtare Shqiptare – vitet 30` tė shek. XIX-1912), f. 144.
    [15] Sabit Uka, Dėbimi i shqiptarėve nga sanxhaku i Nishit dhe vendosja e tyre nė Kosovė (1877/1878-1912), Libri I dhe II, VALTON, Prishtinė, 1994, f. 9-29.
    [16] George Gawrych, Gysmėhėna dhe shqiponja – sundimi otoman, islamizmi dhe shqiptarėt (1874-1913), BOTA SHQIPTARE, Tiranė, 2007, f. 63.
    [17] P. Nathanaili, vep.cit., f. 407.
    [18] Robert Mantrani, Historia e Perandorisė Osmane, DITURIA, Tiranė, 2004, f. 481-482.
    [19] Arkivi i Kosovės – Prishtinė, Lidhja Shqiptare e Prizrenit nė dokumente angleze (1878-1881), pėrgatitur nga Skėnder Rizaj, Prishtinė, 1978, f. 51.
    [20] Kristo Frashėri, Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878-1881), TOENA, Tiranė, 1997, f. 58.
    [21] S. Rizaj, Lidhja Shqiptare e Prizrenit nė dokumente angleze (1878-1881), f. 52.
    [22] Kristo Frashėri, Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878-1881), f. 58.
    [23] S. Rizaj, Lidhja Shqiptare e Prizrenit nė dokumente angleze..., f. 53.
    [24] K. Frashėri, vep.cit., f. 58.
    [25] Robert Mantrani, Historia e Perandorisė Osmane, f. 482.
    [26] Beqir Meta, Ferit Duka & Marenglen Verli, Lidhja Shqiptare e Prizrenit nė dokumentet austro-hungareze (1878), Vėllimi I, ALBANICA, Tiranė-Prishtinė, 2008, f. 36-38.
    [27] S. Rizaj, Lidhja Shqiptare e Prizrenit nė dokumente angleze..., f. 54.
    [28] Po aty, f. 56.
    [29] Po aty, f. 57.
    [30] Po aty.
    [31] Po aty, f. 58.
    [32] Po aty.
    [33] Beqir Meta, F. Duka & M. Verli, Lidhja Shqiptare e Prizrenit nė dokumentet austro-hungareze (1878), f. 54-55.
    [34] Po aty, f. 82.
    [35] S. Rizaj, Lidhja Shqiptare e Prizrenit nė dokumente angleze..., f. 58.
    [36] Po aty, f. 60.
    [37] Akademia e Shkencave tė RPS tė Shqipėrisė (Instituti i Historisė), Akte tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare (1878-1912), pėrgatitur nga Stefanaq Pollo dhe Selami Pulaha, Tiranė, 1978, f. 12-13.
    [38] Po aty, f. 14.
    [39] B. Meta, F. Duka & M. Verli, Lidhja Shqiptare e Prizrenit nė dokumentet austro-hungareze..., f. 75-77.
    [40] S. Rizaj, Lidhja Shqiptare e Prizrenit nė dokumente angleze..., f. 60.
    [41] Po aty, f. 61.
    [42] Stefanaq Pollo dhe S. Pulaha, Akte tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare (1878-1912), f. 16-17.
    [43] Po aty.
    [44] B. Meta, F. Duka & M. Verli, Lidhja Shqiptare e Prizrenit nė dokumentet austro-hungareze..., f. 80-83.
    [45] S. Pollo dhe S. Pulaha, Akte tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare..., f. 15.
    [46] B. Meta, F. Duka & M. Verli, Lidhja Shqiptare e Prizrenit nė dokumentet austro-hungareze..., f. 95.
    [47] Po aty, f. 97.
    [48] K. Frashėri, vep.cit., f. 70-75.
    [49] S. Pollo dhe S. Pulaha, Akte tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare..., f. 19.
    [50] P. Nathanaili, vep.cit., f. 409-410.

    Marrė nga: www.zemrashqiptare.net
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

Tema tė Ngjashme

  1. Intolerancė mbi rrėnojat e Shėn Stefanit
    Nga Traboini nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-12-2005, 09:51
  2. A e ruajti feja islame popullin shqiptar nga asimilimi?
    Nga imaas nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 166
    Postimi i Fundit: 30-10-2005, 09:27
  3. Shqiperia dhe Traktati i Varshaves
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-09-2004, 11:33
  4. Kornologjia e BE-sė
    Nga StterollA nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-05-2004, 02:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •