Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 19
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Sandėr Prosi

    E Diele, 18 Janar 2004


    ARTISTI I POPULLIT, SANDER PROSI, SHQIPTAR DERI NE PALCE, NE JETE DHE NE ART

    Aty ne mjediset e Teatrit Kombetar artistet e skenes dhe ekranit; Tinka Kurti, Roland Trebicka, Kico Londo, Agim Qirjaqi, Margarita Xhepa, Drita Pelingu, Yllka Mujo, shkembejne mendime e kujtojne majat e artit skenik e filmik shqiptar si Kujtim Spahivogli, Mihal Popi, Loro Kovaci, Prokop Mima, Pjeter Gjoka, Naim Frasheri, Bexhet Nelku por nje nder ta mbetet i pashlyer ne kujtesen e tyre, mjeshtri i skenes dhe kinematografise shqiptare Artisti i Popullit Sander Prosi qe tashme sapo mbushi te 84 vitet.

    Lindi ne Shkoder, ne janar te vitit 1920. Pasi mbaroi shkollen fillore vazhdoi gjimnazin e Tiranes. Merr pjese ne dramen "Vilhelm Teli". Shkon per studime ne Austri per dentist, te cilat nuk i mbaroi. Me 1947 merr pjese ne konkursin prane Teatrit Popullor dhe e fiton ate. Mbi 100 role te ndryshme te interpretuara me mjaft mjeshteri ne Teatrin Kombetar dhe ne kinematografi. Ky eshte thjesht ne shifra artisti yne i mrekullueshem Sander Prosi, por pas shifrave...

    Kujtojme figurat e paperseritshme "Fytyra e dyte" rolin e Vuksanit, Horatin tek "Hamleti", Otellon tek "Otello", dhe Mileri tek "Intrig e dashuri" ku figurat nuk kapen ne menyre te pergjithshme, statike por ne zhvillim e siper si rezultat i kontradiktave qe zhvillohen ne nje veper dramatike. Artisti nepermjet monologut te brendshem zberthente gjithe shqetesimet, preokupacionet e mendimet e personazhit. Nje artiste me nje profil krijues teper fin, teper te vecante. Tek Sander Prosi vihet re individualiteti qe e karakterizon, jo vetem ne ate cka ai ben, por edhe ne unitet mendimi dhe ndjenja. Si aktor i zgjuar deperton ne thellesi te roleve deri ne skutat me te erreta te tyre duke zberthyer deri ne detaj psikologjine e personazhit. Ka luajtur role nga me te ndryshmet dhe asnjehere nuk ka qene i njejte. Njeh mjaft bukur boten emocionale te personazhit. Rolet e interpretuara prej tij jane sa jetesore dhe te natyrshme, ku ne gamen e interpretimeve spikat thjeshtesia. Sander Prosi mban mend qe nena e tij, Anastasia, kur mblidhej me shoqe e kendonte, ndersa gjyshi ishte instrumentist i mire popullor.

    Artisti i Popullit Sander Prosi ne vitet 1962-1975 e deri sa vdiq dha mesim si pedagog ne degen dramatike ne Akademine e Arteve.

    Ne rolin e Otellos

    Artisti zhvilloi nje pune teper te madhe ne rolin e Otellos, pune kjo qe zgjati kater vjet deri ne pergatitjen e mbrapme te rolit. Punonte me vetveten per te arritur ndjesite komplekse te figures. Vemendje i kushtoi punes me plastiken, zerin duke synuar thelbin analitik e logjiko-emocionale te tij. Otello i Sander Prosit u shfaq si njeri i paster me gjeresine dhe thellesine vitale te njeriut qe beson deri ne naivitet dhe kur zhgenjehet rebelohet ne menyr` tragjike. Otellon shume teatro e tajtojne si tragjedi te xhelozise por Sander Prosi nga perberja e konstrukti psikik nga tiparet morale, personazhi i rezultoi ndryshe. Besa dhe nderi jane nder vecantite e ketij fisniku qe e kane udhehequr tere jeten e vet, besen e nderon dhe e cmon kurse pabesine e denon. Artisti dashurine per Dezdemonen e interpreton si dashuri te kulluar te natyrshme te paster qe buron nga shpirti bujar. Otello i Prosit eshte shprehje e nje natyre te ndjeshme.

    Ne rolin e gjeneralit tek "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

    artisti gjithnje studionte personazhin nga vinte, kujt i perkiste e c'motive e shtynin. Vezhgonte imtesite e botes se brendshme te personazhit. Me nje pune titanike njesohej me figuren. Gjenerali eshte i sjellshem, delikat, i dashur ne dukje por ne brendesi te tij eshte nje vullkan qe rreh te gjeje rastin per te shperthyer.

    Publiku pa me sy nje gjeneral qe erdhi per te prishur nje dasme te bukur shqiptare, por forca vitale e vendit e shtang e pastaj e zvogelon. Artisti si mjeshter i skenes perdor ngjitjet e zbritjet ne menyre virtuoze. Ai luan ne teater dhe se imiton jeten por e ngre ate ne nivelin e te pamundures ku shkelqen estetika e larte. Ne monologjet e dramave te interpretuara prej tij nderthuret bukur tragjikja, komikja, aktori kalon nga nje situate tek tjetra duke ruajtur ndjenjen e mases. Ai ben si i cmendur, por thelle brenda tij eshte vetedija e artistit per te kuptuar thelbin e rolit, mesazhin e publikut. Artisti i Popullit regjisori Piro Mani eshte shprehur "Sandi sikur ka lindur per te luajtur Horatin tek "Hamleti". Sandri eshte nder figurat me te realizuara". Vete aktori Sander Prosi eshte shprehur: "Talenti zhvillohet nga ndjenja e dashurise per punen". Arti i Sander Prosit spikati qysh nder figurat e interpretuara nga vitet 1953 ku interpreton Von Shubes, Vata, kamarieri Mitka, vazhdon me Zabelinin, shkelqen tek Prefekti ku artisti shpalos nje game te gjere situatash komike me mjeshteri te pazakonte. Ne rolin e Isa Boletinit u shqua si interpret i atdhetarit te flakte, luftetarit te madh te lirise me te cilin u identifikua ky talent brilant.

    Arti kinematografik i Sander Prosit

    Aktori ka interpretuar me talent te rralle figurat e mesuesit, doktor Boroves, inxhinjer Sharres, Jaho Labit, etj. Figura e Dhaskal Todrit e interpretuar nga Prosi ka mbetur ne kujtesen e publikut shqiptar. Me mjeshteri te rralle artistike interpretoi figuren e Ismail Qemalit. Ai dha nje Ismail Qemal te urte, te mencur, njeriun qe rrezaton autoritet, besim e respekt plot ndjenja njerezore ne cdo hap e veprim. Arti i vertete eshte i veshtire dhe kerkon pune, talent dhe dije. Figura e Ismail Qemalit ne te cilen gjallon force, gjalleri mendore e fizike sjellje te mira takti e vetepermbajtjeje diplomati gjeti realizimin me te arrire nga ky artist i madh. Po miqte, shoket, koleget ne kete 84-vjetor te lindjes se Artistit te Popullit Sander Prosi flasin sikur ta kene prane e sikur bisedojne me te. Sander Prosi ishte i sakte, i vertete, i mencur e i matur, shqiptar deri ne palce ne jete dhe ne art. Veprimtaria e tij skenike para nesh mbetet e gjalle.

    Baxhul Merkaj





    Copyright ? KOHA JONE - E perditshme e pavarur
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    PERSHPIRTJE Sander Prosi

    E Marte, 03 Prill 2007
    Anisa YMERI

    Ata jane mpakur! Te tjere akoma qe jane ende ne jete, ngjiten shkalleve te skenes ne capitje. Gjerdani nuk i mungoi as paraditen e djeshme skenes se Teatrit Kombetar, por vendi i “gjeneralit” i takonte Sander Prosit. Ne 24 shkurtin e vitit 1985 ai u shua, ndersa tani pershpirtja qe per vitin e tij te 22-te te te mosqenit me ne jete. Ironi fati a jo, 22 vjet me vone, ne te njejten dite, ate te 24 shkurtit u shua edhe Sulejman Pitarka, e dheu mbi varrin e tij, por edhe te Kadri Roshit, eshte ende i pathare.

    Dhaskal Todri dhe Ismail Qemali s’mund te perseriten me, por ne jemi te pasur, pasi Sander Prosi na i ka skalitur ne dublat e filmave keto figura dhe ne kemi pse te mburremi. Te gjithe rolet e tij jane ajo, gravura e qendisur me fije shpirti, pasi cdo gje dilte prej zemres se tij, e cila kurre nuk reshti se rrahur per teatrin, ndersa fryma e tij ndjehej edhe ne ato minuta te tera ne sallen e teatrit.

    Ndersa te tjeret qe vijne pas tij s’kishin sesi t’i mungonin skenes: Lazer Filipi, Drita Pelingu, Margarita Xhepa, Kallamata, Viktor Gjika, por edhe Tinka Kurti etj., qene aty ne skene, por edhe ne salle per te ndjekur nje e nga nje rolet e tij. Natyrshem kishte edhe mungesa ne kete gjerdan. Violeta Manushi s’mundi dot te ngjiste shkallezat e kesaj skene dje. Mpakje tjeter edhe kjo!

    Fjale u thane, e sikunder kritiku Josif Papagjoni pohoi, “cdo fjale e thene per te nuk eshte shume, dhe jo te gjitha fjalet nuk mjaftojne per te”. Por ajo cka eshte e sigurt, cdo fjale e thene eshte nje penel me shume per te ravijezuar portretin e tij, Sander Prosit, kontit te hijshem te skenes dhe ekranit shqiptar.

    Tek ai fjala shqipe ishte me e bukur, me e embel!

    Rolet ne teater jane te shumta, por sec i pati me shume hije filmi! Ndaj edhe Viktor Gjika para se te fliste, u perul para kujtimit te Prosit per te thene fill: “Nderojini artistet! Jane rrenjet e kombit tone, ndaj dhe nderojini ata sa jane mes nesh!”.

    Humbjet pakkush i pranon, por fisnikeria e tij shfaqet cdo dite ne ekran dhe pjese prej roleve te tij u shfaqen paraditen e djeshme. E jo me kot regjisori Gjika teksa fliste i drejtohej... “I dashur Sander! U mblodhem te te themi qe s’mund te te harrojme”. E duket se buzeqeshjet jane ushqimi i madh qe ai pati.

    Natyrshem ne te tilla raste, ata qe e njohen kthehen pas, sjellin ende copeza kujtimesh... “Ishte i madh edhe ne rolet e vogla, - shprehet Gjika, - pasi per te nuk kishte role te medha e te vogla, sepse ai punonte qe t’i bente te medha edhe rolet e vogla dhe ia arrinte”.

    Ai ishte aktori qe ia beri nderin vetes, duke na nderuar te gjithe ne.

    Por vec nje porosi mund te lihet ne kesi rastesh. Duajeni skenen sic e deshi Sander Prosi!

    Pirro Mani, nje leter nga pertej...

    Per te vyerin Sander Prosi... Keshtu e nis letren e tij Pirro Mani nga pertej oqeanit, pasi i pranishem fizikisht ne sallen e teatrit nuk mundi te ishte. Nuk mundi dot t’i shihte as aktoret e tjere ne sy. I paten kerkuar edhe atij te jepte mendimet per te, per Sandrin e paarritshem, per te cilin eshte e veshtire te thuash teper mendime.

    Dhe nder radhet e letres se tij Pirro Mani shkruan: “Duhet te ndalesh mire kur flet per te. Te ulesh dhe te mbeshtetsh fort mbi tavoline dhe me nje e-mail s’mund t’i shkruaj te gjitha. Mirepo tani me jane zgjuar me shume emocione, sesa mendime”. Ata flisnin edhe per duhanin e keq, pasi ne asnje rast s’mund te jete i mire dhe ne cdo rast per teatrin perfundonin te ndaleshin me gjate. Per ate pjese, qe ishte edhe jeta e tyre. “Ai fliste thjesht dhe paster, - shkruan Pirro Mani, - pasi ishte ndryshe. Dhe askush nuk mund te harroje te qeshuren e tij te bukur, aq sa edhe fisnike”.

    Stomatologu qe lindi per skene

    Diploma e stomatologut ne xhep nuk e ka stepur aspak Sander Prosin. Pasioni qe kishte per skenen e beri qe, ndonese i sapokthyer nga studimet ne Austri dhe vetem pak kohe pune ne profesionin e tij qe diploma i diktonte, nuk mundi ta linte indiferent, teksa degjonte per konkursin e Teatrit Kombetar. Per te vijuar me rolet e tij te paarrira ne kinematografi, pasi Dhaskalin plak askush nuk mund ta shlyeje nga kujtesa.

    Ndersa roli i tij i pare ka qene ai i Shaqir Ages ne komedine “Prefekti” te Besim Levonjes, qe u prit mjaft mire dhe ku aktori luajti krahas Loro Kovacit, Mihal Popit, Marie Logorecit etj. Ishte viti 1961, kur ai mori rolin e pare ne film, si drejtori i shkolles ne filmin “Debatik”. Ne filmin “Vitet e para” ai i beri pershtypje spektatorit per nje konkretizim te qarte te personazhit te Abdylit, duke mbetur ne mendje te cdokujt per nje kohe te gjate. Sander Prosi vdiq atehere, kur mund t'i jepte akoma role te bukura skenes dhe ekranit. U vleresua me cmime, tituj e medalje, si dhe me titullin e larte “Artist i Popullit”. U nda nga jeta duke xhiruar metrat e fundit te filmit “Pranvere e hidhur” me 24 mars 1985. Dhe pranvera e hidhur ishte vertet per te.

    Korrieri

  3. #3
    Sander Prosi

    Nje nga aktoret me te medhenj te plejades se vjeter te aktoreve shqiptar, qe themeluan Teatrin Kombetar dhe mbajten “mbi supe” aktivitetin e tij, me forcen e talentit te tyre, per tre dekada.
    Nje nga arkitektet me te mire te Teatrit tone, qe ngriti me mjeshteri, ne piedestalin e skenes, shtate kryerole monumentale si Horatin dhe Otellon, Zabelinin dhe Gjeneralin, Ismail Qemalin, Dhaskal Todrin e Jaho Labin, qe qendrojne me siguri mbi “Guret e themeleve” te njeqind roleve te tjere. Nje nga ata aktore, ku perputhet, ne harmoni te plote, artisti i madh me njeriun e mire.

    Jeta dhe rolet

    Sander Prosi lindi ne Tirane me 6 Janar 1920. Qe i vogel e terhiqte kinematografia dhe i ndiqte shfaqjet me kersheri. Ekrani gati gati e magjepste dhe beri qe te jete enderrimtar qysh i vogel. Sander Prosi gjate viteve te gjimnazit u njoh me nje tjeter figure te madhe te artit shqiptar, aktorin Naim Frasheri, me te cilin do ta lidhnin enderrime te perbashketa. Gjate kesaj kohe, mesuesi i tyre Skender Luarasi kishte perkthyer dramen e Shilerit “Vilhem Teli” dhe duke pare nxenesin e tij te talentuar Sander Prosin, mendja i shkoi tek roli i djaloshit Tel, per te cilin ai u pergatit, por qe nuk arriti te vihej dot si pjese ne skene. Ne vitin 1948 Sander Prosi pranohet ne Teatrin Popullor, ku po kete vit do te dilte ne skene ne komedine “Prefekti”. Me vone ai luan ne teater ne
    “Revizorin” (1952) e Gogolit,
    tek “Halili dhe Hajria”,
    “Shtate shaljanet” (1958),
    “Dragoi i Dragobise” (1960),
    “Epoka para gjyqit” (1980) etj.
    Disa nga rolet e tij me te spikatura ne skenen e teatrit, te cilat jane interpretuar me origjinalitet krijues, me emocione dhe tipare te veēanta kombetare, edhe pse keto vepra ishin te gjymtyara prej kendveshtrimit ideo-politik te kohes, prap se prape keto role kishin karakteristikat dhe veēorite e tyre. Keto pjese jane
    “Toka jone” (1954),
    “Familja e peshkatarit” (1955),
    “Ne tufan”,
    “Mbi germadha”,
    “Cuca e maleve”,
    “Fytyra e dyte”.
    Nga dramaturgjia e huaj, klasike dhe bashkekohore vlen te permendet
    “Grate gazmore te Uinsorit”,
    “Otello”,
    “Hamleti”,
    “Makbethin”,
    “Xhaxha Vanja” nga Ēehovi,
    “Oret e Kremlinit” nga Pogodini.
    “Luiza Miller”…etj

    Per here te pare Sander Prosin e shohim ne ekranet e kinemase ne filmin “Debatiku” ku interpreton rolin e drejtorit. Vazhdon me filmat
    “Detyra e posaēme”,
    “Horizonte te hapura” (1978).
    Tek filmat “Plage te vjetra” dhe “I teti ne bronx”, Prosi dallohet per realizimin psikologjik te personazheve. Me vone kemi filmat
    “Guximtaret” (1970)
    “Gjurmet” (1970),
    “Mengjese lufte” (1971),
    “Yjet e neteve te gjata” (1972),
    “Shtigje lufte” (1973)…
    Ne vitin 1975 ai perjeteson ne celuloid figuren e gjeneralit ne filmin “Gjenerali i ushtrise se vdekur”. Po ne vitin 1975, Sander Prosi paraqet antitezen e figures se gjeneralit, me nje tjeter personazh te shquar te artit, Jaho Labin, ne filmin “Ne fillim te veres”. Pas kesaj aktori Sander Prosi do te kete edhe 10 vjet jete, qe do shoqerohen me 14 role ne filma, ku spikatin me se shumti rolet ne filmat
    “Perballimi” (1976),
    “Fijet qe priten” (1977),
    “Gjeneral gramafoni” (1978),
    “Udha e shkronjave” (1979), nje nga kryeveprat e tij
    “Vajzat me kordele te kuqe” (1980),
    “Qortimet e vjeshtes” (1981),
    “Nentori i dyte” (1982), nje tjeter rol mjaft i arritur i tij
    “Dora e ngrohte” (1983).

    Ne rolin e profesorit tek “Dora e ngrohte”, Sander Prosi luajti si te thuash vetveten te ngritur ne art, ashtu siē ishte ne te vertete intelektual, fisnik, njeri sensibel, i ngrohte. Filmi i fundit “Kush vdes ne kembe”, i xhiruar ne 1984, sikur profetizoi edhe vdekjen e vete artistit. Nje vit me pas ai ndroi jete, tek merrte pjese ne xhirimin e filmit “Pranvera e hidhur” qe e la ne mes, pas nje stresi te forte qe e kaploi kete artist fort te ndjeshem, me humbjen e te cilit, kinematografia dhe arti shqiptar humbi nje thesar te vyer.

    Shkeputur dhe permbledhur nga “Jete artistesh” – Miho Gjini


    ***

    Teksa po lexoja per jeten e Sander Prosit nga libri me lart dhe po ashtu nga artikulli qe ka sjell dodoni per jeten e tij, ka mosperputhje per vendlindjen e Sander Prosit. Di ndonjeri me shume?
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  4. #4
    Topi dekoron Sandėr Prosin me Urdhrin “Nderi i Kombit”

    Presidenti Topi nderoi me Urdhrin “Nderi i Kombit” artistin e madh tė skenės dhe tė kinematografisė shqiptare, aktorin e pakrahasueshėm Sandėr Prosi pas vdekjes, me motivacionin si personalitet i shquar i skenės dhe i ekranit me kontribute tė ēmuara nė krijimin dhe konsolidimin e mėtejshėm tė artit teatral dhe kinematografik shqiptar.

    “Ai ishte njė artist i fjalės. Njė nga mė tė mėdhenjtė e fjalės shqipe. Fjala pėr tė nuk kishte sekrete, ai ishte i pushtetshėm ndaj saj pikėrisht nė kohėn kur fjala dhe liria e saj kishin marrėdhėnien mė tragjike nė kėtė vend. Sandėr Prosi ishte njė nga kolonat e artit tė shtatė nė Shqipėri.” u shpreh Presidenti Topi.
    Duke ju rikthyer interpretimeve dinjitoze tė Sandėr Prosit, Presidenti i vendit mori shembull filmin nėntori i dytė ku sipas Topit vetėm artistė tė mėdhenj si prosi skalisin si reale figura tė mėdha historike sic ishte dhe ajo e Ismail Qemalit.

    “Nė kujtesėn tonė Burri i Pavarėsisė ėshtė skalitur nėpėrmjet interpretimit tė Sandėr Prosit, njė imazh qė kurrė nuk mund tė tjetėrsohet e ndoshta as tė tejkalohet. Ashtu siē e kemi tė vėshtirė tė ndėrrojmė perceptim pėr Skėnderbeun, pavarėsisht nga gravurat qė shohim, sepse tė gjithė kemi nė zemėr bustin e Odise Paskalit, po ashtu Ismail Qemali pėr ne, ėshtė ai i “Nėntorit tė dytė”. Ndikime tė tilla i shkakton vetėm arti i madh.” u shpreh Presidenti.

    Nė ceremoninė e dekorimit tė aktorit tė madh, ishin tė pranishėm aktorė, regjizorė, kineastė dhe personalitete tė larta tė artit shqiptar.
    Nė emėr tė tyre pėrshėndeti djali i aktorit Sandėr Prosi:

    “Ju falenderoj pėr fjalėt vėrtet shumė prekėse, tė thella tė thėna nė adresė tė babait tonė! Ju falenderoj shumė edhe pėr dekorimin qė ju e bėtė sot nė 25-vjetorin e vdekjes sė tij! Dua tė falenderoj shumė edhe kolegėt bashkėpunėtorė tė krijimtarisė artistike, njė pjesė e mirė e tė cilėve ėshtė nė kėtė sallė. Sė fundi do tė falenderoja me shumė respekt dhe do tė shprehja njė mirėnjohje tė thellė pėr dy persona qė unė mendoj se kanė njė vend shumė tė rėndėsishėm dhe tė pazėvendėsueshėm nė jetėn e tij qoftė private, qoftė artistike. Kam parasysh bashkėshorten e tij, zonjėn Filomena dhe mikun artistė tė tij, operatorin, regjisorin e famshėm Viktor Gjika.”
    Dekorimi i aktorit tė madh nga kreu i shtetit pėrkon me 25 vjetorin e vdekjes sė tij.

    BalkanWeb
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e stern
    Anėtarėsuar
    09-10-2008
    Postime
    5,034
    Ka qene nje Aktor i mbrekullueshem
    Ja disa nga rolet e tij

    Njeriu me top



    Vajza me kordele te kuqe



    Ne fillim te veres

    "Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."


  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Respekt per jete ketij gjigandi te filmit shqiptar!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e milena123
    Anėtarėsuar
    30-03-2009
    Postime
    101
    Mesa mbaj mend une, tek "Njeriu me top" dhe "Vajzat me kordele te kuqe" nuk luan Sander Prosi ...
    If you love something, set it free. If it comes back to you, it's yours. If it doesn't, it never was

  8. #8
    -
    Anėtarėsuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Tek Njeriu me top, Sandri luan mullixhiun, "kaurrin e derrit".

    - Do me besh te ha dhź eeee?

    Tek Vajzat me Kordele te Kuqe eshte babi i njeres nga vajzeve.


    Nejse, kur flitet per Sander Prosin, vendimi eshte unanim: Kolos i Kinemase Shqiptare.
    Per cdo adhurues te filmave shqiptare, Sandri hyn ne Listen e Ikonave.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kavir : 25-03-2010 mė 07:01
    -

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shekulli


    --

    Sandėr Prosi nė ditėn e vdekjes


    Elsa Demo


    | 25/03/2010 | Kulture | 24 KOMENTE |

    Nė 25-vjetorin e vdekjes sė aktorit Sandėr Prosi Presidenti i Republikės e nderon me Urdhrin "Nderi i Kombit"


    Mė 25 mars 1985 Sandėr Prosi ndėrsa ishte me xhirimet e filmit "Pranverė e hidhur" nė qytetin e Durrėsit, gjeti vdekjen papritur. Njė vdekje enigmė pėr tė cilėn ėshtė folur me rezervė tė madhe, sikur tė prekej njė e vėrtetė qė duhej shtyrė nė kohė, e pėr tė cilėn duhej folur kur tė vinte momenti i duhur.


    Kur do tė ishte ky momenti i duhur?


    Nėn zė, gjithnjė ėshtė thėnė se Sandėr Prosi vrau veten, u hodh, se njė nga tentativat e tij e ēoi nė fund. E kanė thėnė kolegė tė afėrt qė nuk kanė pranuar megjithatė ta pohojnė kėtė gjė nė publik.


    Nė tė kaluarėn vetėvrasjet nuk duheshin zėnė goje, sikur tė ishin shprehje e njė individualiteti tė pavarur, e njė lirie personale, e vetvetiu tė rrezikshme. Nė pėrgjithėsi nuk ka pasur koment dhe shpjegime pėr to, thjesht nuk ziheshin goje. Sot vetėvrasjet pėrbėjnė lajm, hollėsirat si dhe pse janė tė zakonshme pėr shtypin qė ia fut kot, ngaqė i trajtojnė tė vetėvrarėt si krijesa qė s'kanė mė tė drejta, qė janė askush.


    Rasti Sandėr Prosi do tė rrėfehet njė ditė kur kultura jonė tė ketė jetėshkrues profesionistė, biografė qė tė tregojnė pa simuluar cili ishte artisti dhe njeriu Sandėr Prosi tė cilin Presidenti i Republikės Bamir Topi e dekoroi dje me Urdhrin "Nderi i Kombit" (pas vdekjes).


    Motivacioni ishte ky: "Si personalitet i shquar i skenės dhe i ekranit me kontribute tė ēmuara nė krijimin dhe konsolidimin e mėtejshėm tė artit teatral dhe kinematografik shqiptar."


    Ceremonia u organizua dje nė Presidencė, njė ditė para 25-vjetorit tė vdekjes sė artistit. Ishin tė pranishėm familjarėt, dy djemtė e aktorit dhe kolegė tė tij me tė cilėt ai ndau njė karrierė afro 40-vjeēare nė skenė dhe ekran.


    Presidenti Topi i dorėzoi Urdhrin e lartė dhe dekretin pėrkatės nė shenjė vlerėsimi, Aristidh Prosit, djalit tė madh tė aktorit, solist i Orkestrės Simfonike tė RTSH-sė. Ndėrsa komentonte arsyet pse Sandėr Prosit i jepej ky Urdhėr, Presidenti ka bėrė njė retrospektivė tė fillimeve tė teatrit dhe kinemagrafisė shqiptare dhe ka vlerėsuar kontributin plejadės sė aktorėve dhe regjisorėve tė vitet 40-50 tė shekullit tė XX-tė "ku shkėlqeu me talentin e tij edhe Sandėr Prosi.


    Tė parėt, themeluesit, kanė njė karakteristikė qė i bėn ata pjesė tė asaj historie qė shndėrrohet nė pikė referimit pėr brezat, ata kishin talentin e madh, talent si ai i Sandėr Prosit." Kontributin e Sandėr Prosit, Presidenti Topi e lidhte dje me njė nxitje tė madhe "pėr mendimin tonė, pėr raportin tonė me tė bukurėn, me artin, me vetė lirinė.


    Nė adoloshencėn time apo vitet e shkollės, pak portrete fizike mė kanė tėrhequr vėmendjen, aq sa ai i Sandėr Prosit. Ai ishte i saktė, i vėrtetė, i menēur, shqiptar deri nė palcė, nė jetė dhe nė art. A nuk ėshtė i tillė Otelloja, qė ai interpretoi me aq mjeshtėri ku duket qartė nderimi pėr besėn dhe pėrēmimi pėr pabesinė? Lartėsia e interpretimit bashkohej me vlerat e personazhit dhe padyshim me vlerat morale tė aktorit."


    Nė fjalėn e tij Presidenti ka komentuar disa role tė aktorit, si Dhaskal Todri tek "Udha e shkronjave", Gjeneralin tek "Gjeneralin e Ushtrisė sė Vdekur", Ismail Qemalin tek "Nėntori i dytė", duke i parė kėto figura si imazhe qė kanė mbetur tė historisė qė mund tė mėsohet tė mėsohet edhe nėpėrmjet artit, e kinematografisė.


    Nė mbyllje, pėrshėndeti Aristidh Prosi i cili falėnderoi "pėr fjalėt prekėse, tė thella tė thėna nė adresė tė babait tonė! Ju falėnderoj shumė edhe pėr dekorimin qė ju e bėtė sot nė 25-vjetorin e vdekjes sė tij! Dua tė falėnderoj kolegėt bashkėpunėtorė tė krijimtarisė artistike.


    Sė fundi do tė falėnderoja me shumė respekt dhe do tė shprehja njė mirėnjohje tė thellė pėr dy persona qė unė mendoj se kanė njė vend shumė tė rėndėsishėm dhe tė pazėvendėsueshėm nė jetėn e tij qoftė private, qoftė artistike. Kam parasysh bashkėshorten e tij, zonjėn Filomena dhe mikun artist tė tij, operatorin, regjisorin e famshėm Viktor Gjika."


    Aktori Sandėr Prosi u lind mė 16 janar 1920 nė Tiranė. Gjatė kohės sė shkollės sė mesme, nė Gjimnazin e Tiranės, pėrgatit dhe vė nė skenė dramėn e Shilerit, "Vilhelm Teli", shfaqje qė u pengua tė shfaqej nga regjimi fashist i kohės.


    Pėr herė tė parė interpretoi nė vitin 1948 nė komedinė "Prefekti" tė Besim Levonjės nė rolin e Shaqir Agės. Luajti pėrkrah Mihal Popit, Loro Kovaēit, Marie Logorecit. Mė pas vazhdoi me role tė tjera nga dramaturgjia kombėtare dhe botėrore.


    Nė teatėr ka interpretuar tek "Cuca e maleve", "Orėt e Kremlinit", "Hamleti", "Fytyra e dytė", "Doktori pacient", "Otello", "Makbethi", "Epoka para gjyqit", "Gjenerali i ushtrisė sė vdekur", "Familja e peshkatarit", "Ēatia e tė gjithėve", "Revizori", "14 vjeē dhėndėr", "Gratė gazmore tė Uindsorit", "Rrėnjėt e thella", "Xhaja Vanja" etj.
    Pas vitit 1961, rolet e tjera i takojnė kinematografisė nė filmat "Debatik", "Detyrė e posaēme" (1963), Vitet e para (1965), "Horizontet e hapura" (1968), "Guximtarėt" (1970), "Gjurma" (1970), "I teti nė Bronz" (1970), "Mėngjese lufte" (1971), "Yjet e netėve tė gjata" (1972), "Shtigje lufte" (1973), "Gjenerali i ushtrisė sė vdekur" (1975), "Nė fillim tė verės" (1976), "Pėrballimi" (1976), "Fijet qė priten" (1977), "Njeriu me top" (1977), "Gjeneral Gramafoni" (1978), "Udha e shkronjave" (1979), "Yje mbi Drin" (1979), "Vajzat me kordele tė kuqe" (1980), "Plumba perandorit" (1980), "Plaku dhe hasmi" (1981), "Qortimet e vjeshtės" (1981), "Nėntori i dytė" (1982), "Dora e ngrohtė" (1983), "Kush vdes nė kėmbė" (1984) dhe "Pranverė e hidhur" filmi i regjisorit Muharrem Fejzo qė ai la nė mes.






    24 KOMENTE

    Z.Sander Prosi ka qene nje aktore i madh si ne teater njekohesisht edhe aktore i filmave cfare ka qene e jashtzakonshme ne karakterin e ketij fisniku ishte degjimi dhe urtesia e mencuria e nje personaliteti virtuoz ,personalisht e kam njohur ne vitin 1978 dhe nuk do te harroj kurre z.Sander Prosin ne nje interviste ne televizorin shqiptare dikush i tha ju pleqte ai e ndaloi biseden dhe duke ju drejtuar personit i thote njeriu nuk plaket por moshohet njerez te mrekullueshem qe jetojne pergjithmone me respekt te madh dhe i ndrit shpirti atje ne qetsine e tij


    Dardani | March 25, 2010 8:00 PM | Repliko

    Nuk mundet ta filloj ndryshe kete shenim ne ditarin tim,pa falenderuar sa gazeten "Shekulli" dhe doren me mendien e se mires Elsa Demo,qe na kuron ne te moshuarve me te tilla shkrime perkujtimore per njerez bashkejetuar ne kulmin e aritjeve te tyre,si artiste sa dhe njerez,si ishte Sander PROSI.Vetem do te doja;titullin shkrimit tia kishte vene pa ate fjalen
    "vdekie", se Aleksander PROSI,nuk ka vdekie Kurre.
    Mjeshter ka gjetur fjalet z.Sokol T. ne keto komente:' Njerez te lavdishem ne EPOKE te LAVDISHME, te tille rriti SHQIPERIA.Nderim te PERJETSHEM.
    I faleminderi Pr.te Republikes per nderimin me urdherin "NDERI i KOMBIT",
    po Ai perfaqeson gjithe"PERFAQESUESIT"
    e kohes vene ne skene,si SIMBOL i te GJITHEVE.Kur thua SANDER PROSI i ke thene te gjithe me tere pergjithesim bere,ne historin e KOMBIT TONE.I paerjtshe kujtiimi TIJ.



    Guri Naimit d (ritur e plakur me vepren e TIJ,sot renkoj ne dhe te huaj.) | March 25, 2010 7:44 PM | Repliko

    Sander Prosi-Fisnik i vertete. Te tille njerez rralle i ben nena. I mungon tmerresisht kultures shqiptare.


    jeti | March 25, 2010 7:28 PM | Repliko

    Eshte dhe do te mbetet nje nga Perlat e kinematografise shqiptare,nje falenderim per PROSIN e madh.


    olsi | March 25, 2010 7:04 PM | Repliko

    Dua te saktesoj vendlindjen e Mjeshtrit Sander Prosi. Ai ka lindur ne Shkoder.Aksidentalisht.Nena e tij ishte shkodrane dhe lindja e Sandrit e zuri ne shtepine e prinderve. E ka thene vete ne nje takim me ne, ish skenderbegasit ne prill 1975, E kane degjuar me se 2000 skenderbegas, plus mesuesit tane,Sotir Drenova, Gjylyzar Cico, Flutura Xoxe, Sashenka Rino(Deli), Vasilika Vasi, etj.,te cilet, uroj te jene mire e shendosh, dhe ti lexojne keto radhe.


    lskenderbegasi | March 25, 2010 6:42 PM | Repliko

    Me mire vone se kurre!-thote populli yne.Bravo dhe zotit Topi per medaljen per te paharruarin Sander Prosi.


    Konomi | March 25, 2010 6:14 PM | Repliko

    Me deshiren me te madhe duhet te shkrujm nje fjale per kete njeri,qe kishte mbare Shqiperia pa perjashtuar edhe Kosoven,i qofte i lehte dheu,i paharruer qofte kujtimi per te,respekt dhe ngushllime per familjene tij,edhe pse mbas kaq shume vitesh.


    asimmorina | March 25, 2010 6:00 PM | Repliko

    pa diskutim nje nga artistat me te mire.....dhe jo i vetem por mund t them se i gjith ai brez ishin dhe mbeten te paperseritshem.....respekte


    an | March 25, 2010 5:34 PM | Repliko

    sander prosi ka qene nje nga aristat me te medhenj qe ka nxire shqiperia dhe ka mare vleresimin me te larte artist i popullit.
    dua te di nje artist i popullit nuk eshte dhe krenari per kombin.te gjithe artistat e popullit jane krenari e kombit.


    lly | March 25, 2010 5:24 PM | Repliko

    kujtimi i SANDER PROSIT eshte dhe do te jete gjithmone ne zemrat e SHQIPTAREVE E TE SHQIPERIS.interpretimi ,embelsia pasioni,thjeshtesia,karakteri i tij te benin per vete sapo te shihje qe ne kete film apo drame luan SANDER PROSI.SANDER PROSI eshte gjithmone i gjalle ne memorien e cdo durrsaku ne xhirimet e atij filmi prane shkolles GJ KASTRIOTI dhe nje nder ta jam une.i paharruar qofte kujtimi i tij.


    artan | March 25, 2010 5:15 PM | Repliko

    Sander Prosi si aktor dhe si njeri, ka qene dhe do te mbetet ar i paster, 24 karatesh. Eshte nje lloj Ylli Polar, per artistet e sotem dhe ata qe do te vijne, nje pike referimi dhe orientimi per te gjithe.
    Nderime dhe respekt i thelle per kete Gjeni.
    Pershendetje


    Heretiku | March 25, 2010 5:08 PM | Repliko

    hubja e tij eshte e pakompenzueshme ne filmin shqiptar,ishte personazhi origjinal i filmit , spektatori para tij nuk dinte se po shikonte film por ngjarje te vertet,iku heret duke e varferuar kinematografin shqiptare.


    noli | March 25, 2010 4:58 PM | Repliko

    Eshte nga ata pak njerez qe na ben krenare qe jemi Shqiptare.
    I Madhi SANDER: FALEMINDERIT per gjithcka na ke dhuruar.
    Ndritte ylli yt perjetesisht ne qiell.

    Ndersa dikujt si Rroku i themi: Shko ne shpelle e mos dil nga zinxhiri, se nuk jane per sojsezet keto pune. Laj gojen kur te flasesh per te tille NJEREZ


    Faleminderit nga Vlora | March 25, 2010 4:48 PM | Repliko

    E KUJTON ME MALLE E GHITHE KOSOVA


    IDRIZ BAJRAKTARI | March 25, 2010 4:10 PM | Repliko

    O Rrok je shume i madh ,me shkaterrove...Nuk kam qeshur keshtu ne jeten time ndonjehere


    O ZOT | March 25, 2010 2:52 PM | Repliko

    Epoka e kreshnikeve ne leteresi ka emblemat e veta, ashtu edhe epoka e artisteve ne teater e film, ka koloset e pa arritshem. Nder ata ndrine yll i pashuar i madh Sater Prosi, Kjo eshte kohe e artit te madh ne rrethana te vecanta. Realizimet e Prosit dhe plejades se madhe te artit shqiptare, nuk jane perafruar tash e 20 vjet pas demokratizimit te sistemit qeveritar. Prosi, ka mot qe nuk permendet eshte vertet leshim i madh, eshte injorim banal i vlerave artistike, me veprime te tilla asgje nuk fitohet, nuk ecet perpara, me te tilla mosperfillje, vetem sa humbim e thellojme fundosjen tone. Sater Prosi me shume shoke, por ai si ylli polar ne mes tyre, eshte institucion artistik, eshte monumet i te arritura artistike qe duhet sherbyer per orientim brezave qe jane dhe atyre qe vijne pas kohes se tij dhe kohes sone.Lavdi Sadrit


    Mala | March 25, 2010 2:37 PM | Repliko

    Kur thuhet Sandr Prosi ne diten e vdekjes duhet te vihet fotografija kur ishte i vdekur ne ARKIVOL e jo fotografija kur luante neper filma ,nuk di a luajtur ndonje film si i vdekur,ketu kerkoj falje.


    rrok lushaj | March 25, 2010 2:21 PM | Repliko

    Sander Prosi ka lindur me 16 janar 1920 ne Shkoder


    artan | March 25, 2010 1:38 PM | Repliko

    Sikur 5% te respektit te ketyre artisteve te medhenj, te kishin politikanet tane, do te ishin te nderuar, por s'kane takat ti afrohen respektit qe keta i kane vene vehtes me madheshtine e tyre dhe qe populli me te drejte i nderon dhe i respekton, se keta punuan per popullin.


    Tironsi vjeter | March 25, 2010 1:17 PM | Repliko

    Ne Mars te vitit 1985,ne qytetin e Durresit,xhironin paralel dy grupe te Kinostudios,ne filma te ndryshem.Kam pasur fatin e keq te jem ate dite ne Durres dhe te mesoj lajmin e hidhur te vdekjes te te madhit aktor Sander Prosi menjehere pas ndodhise,nga babai dhe koleget e tij,qe xhironin filmin tjeter.Kane kaluar 25 vjet dhe kujtimet e asaj nate me kane mbetur ne mendje,hidherimi i babait,i shokeve dhe kolegeve te tij ,ishte i pa pershkrueshem,kishin humbur nje shok,nje koleg,kishin humbur nje talent i madh.
    I paharruar do te mbetet kujtimi i emrit te tij,te paharruara do te mbeten figurat dhe karakteret e skalitura te tij.
    Familjes dhe te afermve ju uroj shendet.


    Dhionis | March 25, 2010 1:16 PM | Repliko

    Janč flori dhe shkuar floririt oor bir...Sa i bukur ai zč,sa tingčllues, sa i mrekullueshčm.Njerčz tč lavdishčm nč epokč tč lavdishme,tč tillč riti Shqipčria.Nderim tč pčrjetshčm.


    Sokol.T | March 25, 2010 12:51 PM | Repliko

    Nderime dhe respekte deri ne perjetesi per kete shqiptar te madh, per kete artist te madh jo vetem i permasave kombetare, per kete brilant te artit dhe kinematografise shqiptare.I madhi Sander Prosi, e ka merituar shume me heret kete titull, pra Nderi i Kombit, por me mire vone se kurre.Personazhet e prezantuara me rolet e tij, jane monumente te gjalla ne kujtesen e cdo spektatori shqiptar, qe nuk vdesin kurre. Nepermjet filmave te fiksuara ne celuloid, Sandri vjen kurdohere i gjalle dhe madheshtor edhe tek ai brez qe nuk e ka njohur kurre.


    Vezhguesi F | March 25, 2010 12:49 PM | Repliko

    ALEKSANDER PROSI NJE ARTIST I GDHENDER NE KUJTESEN TONE PER JETE!
    keshtue kujtova ne FB per vete dhe miqte e mi..
    shoqeruar mevideonDHA E SHKRONJAVE!


    rovi | March 25, 2010 12:31 PM | Repliko

    Esht i paperseritshem, ne qofte se para 90-tes, donim filma te Holliwudit, sot shof, filma shqiptar, jo thjesht per permbajtjen, qe ska qen e keqe, por per vertetesine e roleve qe i jepnin keta artiste te paharrueshem.
    Nderi i Kombit, eshte medalja me e mire, per te nderuar kete artist te madh.


    Tironsi vjeter | March 25, 2010 11:03 AM | Repliko
    Komenti juaj
    ..

  10. #10
    Sander Prosi, artisti qė nuk u bė kurrė stomatolog

    Lindi nė Shkodėr, nė janar tė vitit 1920. Pasi mbaroi shkollėn fillore vazhdoi gjimnazin e Tiranės. Sandėr Prosi lindi nė njė qytet ku u kėndua pėr vite tė tėra “Luleborė”. Qysh kur ishte ende nė gjimnaz provoi tė vishte petkun e njėrit prej personazheve tė dramės “Vilhelm Tel”, e cila nuk mundi tė shfaqej. Pasionin pėr teatrin e kishte qė i vogėl kur shkonte nė kinema. Aty jepeshin shfaqje nga grupi amator i drejtuar nga Mihal Popi dhe ai pėrpiqej sadopak qė tė pėrshtatej me personazhet qė kishin filluar t’i ceknin ėndrrėn e tij tė madhe, atė tė aktorit. Por me sa duket planet qė kishte pėr tė familja ishin ndryshe. Niset pėr studime nė Austri nė degėn stomatologji, tė cilat i la pėrgjysmė. Pasi kishte lėnė kujtimet e ėmbla tė Austrisė, merr pjesė nė konkursin e Teatrit Popullor, ku edhe iu besua roli i parė. Roli i tij i parė ka qenė ai i Shaqir Agės nė komedinė “Prefekti” tė Besim Levonjės, qė u prit mjaft mirė, dhe ku aktori luajti krahas Loro Kovaēit, Mihal Popit, Marie Logorecit etj. Popullariteti i tij si aktor lidhet me karakterin e thellė popullor tė artit tė tij. Vetitė fizike, trupi i drejtė, pamja fisnike, me njė nur skenik, vėshtrimi i ngrohtė, plastika dhe forca e fjalės sė tij nėpėrmjet zėrit tė veēantė i dhanė kėtij aktori pėrmasat e njė aktori tė madh qė i vjen rrallė skenės shqiptare. Krijimet e Sandėr Prosit nė film shėnojnė kulme nė mjeshtėrinė e aktorit. Ishte viti 1961 kur ai mori rolin e parė nė film. Ishte personazhi i drejtorit tė shkollės nė filmin “Debatik”. Ky do tė ishte fillimi, ndėrkohė qė ai do tė spikaste dukshėm duke reflektuar impulset e magjishme tė artit dramatik. Me shikimin e thellė, me tė folurėn e prerė, me zėrin e ėmbėl ai nuk mund tė mos tė shfaqte Sandrin e vėrtetė, njeriun e natyrshėm qė u bė artist i madh. Nė filmin “Vitet e para” ai i bėri pėrshtypje spektatorit pėr njė konkretizim tė qartė tė personazhit t tė Abdylit, duke mbetur nė mendje tė ēdokujt pėr njė kohė tė gjatė. Sandėr Prosi vdiq atėherė kur mund t’i jepte akoma role tė bukura skenės dhe ekranit. U vlerėsua me ēmime, tituj e medalje, si dhe me titullin e lartė “Artist i Popullit”. U nda nga jeta duke xhiruar metrat e fundit tė filmit “Pranverė e hidhur” mė 24 mars 1985.
    Arti kinematografik i Sandėr Prosit
    Aktori ka interpretuar me talent tė rrallė figurat e mėsuesit, doktor Borovės, inxhinier Sharrės, Jaho Labit, etj. Figura e Dhaskal Todrit e interpretuar nga Prosi ka mbetur nė kujtesėn e publikut shqiptar. Me mjeshtėri tė rrallė artistike, interpretoi figurėn e Ismail Qemalit. Ai dha njė Ismail Qemal tė urtė, tė menēur, njeriun qė rrezaton autoritet, besim e respekt plot ndjenja njerėzore nė ēdo hap e veprim. Artisti gjithnjė studionte personazhin nga vinte, kujt i pėrkiste e ē’motive e shtynin. Vėzhgonte imtėsitė e botės sė brendshme tė personazhit. Me njė pune titanike njėsohej me figurėn.
    Trofe
    Sandėr Prosi, edhe pse ėshtė konsideruar shpesh si njė nga aktorėt mė tė mėdhenj tė skenės shqiptare, sėrish nuk ka marrė aq sa duhet nga shteti. Gjatė karrierės sė tij autoriale ai ėshtė nderuar me disa ēmime, kupa, medalje si dhe me ēmime tė Republikės. Nė ‘75 u nderua me Ēmimin e Republikės sė Shkallės sė Parė pėr rolin e Jaho Labit nė filmin “Nė fillim tė verės”. Sot numėron nė mbi 100 role tė interpretuara me mjeshtėri nė teatėr dhe kinematografi, por asnjėra prej tyre nuk mund tė pėrsėrisė realizimin e figurės sė Ismail Qemalit, e cila u nderua me Medaljen e Festivalit tė Pestė dhe me Ēmimin e Republikės sė Klasit tė Parė. E kush e ka harruar Dhaskal Todrin, i cili ėshtė ngjizur aq mjeshtėrisht nga Sandri, edhe ky po kaq i vlerėsuar nga publiku? Kolegėt dhe tė afėrmit tregojnė se ai krijonte njė lidhje tė ēuditshme me personazhin, duke pėrftuar nė kėtė mėnyrė ndjesi tė tilla qė shkriheshin direkt me rolin. Sandėr Prosi njihte mirė letėrsinė, qė shėrbente pėr tė zbėrthyer mjeshtėrisht personazhet, para se ai tė vishte petkun e tyre.
    Galeria e roleve
    Pėr mė se tri dekada Sandėr Prosi krijoi mbi 80 role nė teatėr dhe kinematografi, tė shkėputura kėto nga 75 vepra tė autorėve tė huaj dhe vendas. Klasi i tij autorial bėri qė asnjėri prej tyre tė mos i ngjajė tjetrit. Ata ishin aq tė ndryshėm dhe pėr kėtė qėllim u bėnė mjaft popullorė dhe tė pėlqyer nga publiku. Trupi i drejtė, pamja fisnike, njė nur i pa krahasuar skenik, vėshtrimi i ngrohtė, plastika, forca e fjalės sė tij dhe zėri i veēantė i dhanė kėtij aktori pėrmasat e njė artisti tė madh tė skenės qė u gdhend natyrshėm te publiku. Ai luajti nė mjaft filma, tė cilėt padiskutim u cilėsuan tė suksesshėm. Nė se bėjmė njė shėtitje tė shkujdesur nė galerinė e roleve tė tij, do tė veēojmė filmat: “Horizonte tė hapura”, “I teti nė bronz”, “Mėngjese lufte”, “Yjet e netėve tė gjata”, “Nė fillim tė verės”, “Fijet qė priten”, “Pėrballimi”, “Gjeneral Gramafoni”, “Udha e shkronjave”, “Plaku dhe hasmi”, “Kush vdes nė kėmbė”, “Detyrė e posaēme”, “Oshėtimė nė bregdet”, “Guximtarėt”, “Shtigje lufte”, “Gjenerali i ushtrisė sė vdekur”, “Njeriu me top”, “Vajzat me kordele tė kuqe”, “Plumba perandorit”, si dhe shumė tė tjerė po kaq tė njohur nga shikuesit dhe gjithashtu tė pėlqyer.
    Nderi i kombit
    Presidenti Topi ka nderuar me Urdhrin “Nderi i Kombit” artistin e madh tė skenės dhe tė kinematografisė shqiptare, aktorin e pakrahasueshėm Sandėr Prosin pas vdekjes me motivacionin si personalitet i shquar i skenės dhe i ekranit me kontribute tė ēmuara nė krijimin dhe konsolidimin e mėtejshėm tė artit teatral dhe kinematografik shqiptar. Nė 25-vjetorin e vdekjes e nė 90-vjetorin e lindjes Topi e pat shprehur se ai ishte njė artist i fjalės, njė nga mė tė mėdhenjtė e fjalės shqipe. Fjala pėr tė nuk kishte sekrete, ai ishte i pushtetshėm ndaj saj pikėrisht nė kohėn kur fjala dhe liria e saj kishin marrėdhėnien mė tragjike nė kėtė vend. Sandėr Prosi ishte njė nga kolonat e artit tė shtatė nė Shqipėri.

    Kozeta Kurti - Gazeta Shqiptare
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anėtarėsuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Gjigandi i skenes shqiptare ! Bashke me gjigande te tjere , perben nje nga pjeset ose kapitujt e Historise se Shqiperise . Nderim , respekt dhe mirenjohje !

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Per mua eshte thjesht aktori me i madh shqiptar. Me ka pelqyer jashte mase ne cdo rol, po sidomos te "Udha e shkronjave".

  13. #13
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anėtarėsuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    jon flori e shkuar florinit oj dixhije ashtu mfal tunxh bir
    no glove no love

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    i ishte bere ferra brahim te ngratit sander..

    i dukej se sigurimi e ndjek hap pas hapi..

    ky tmerr real apo imagjinar (ate le ta vertetojne shoket e sigurimit)e kish vet mbillur te shkretin sander pros sa kish harruar te flase..

    mania e persekutimi e griu te ziun..

    kte e muarr vesh dhe enveri.. dhe u detyrua.. bravo i qoft per kte..qe te gjej nje rast e te lavderoje artistet.. e tu a permend emrin per mire..qe kjo te kish pasoja pozitive psikologjike tek ata..

    dhe ashtu ndodhi.,,,

    ca vjet shum nga artistet e famshem qe vuanin nga mania e persekutimit..pra qe u dukej se ne cdo hap kan prapa sigurimin.. u permirsuan ca psikiko moralisht.. dhe vazhduan punen normalisht..

    mirpo tek sandri sic duket.. ishin len pasojat e viteve qe vuante nga mania e persekutimit dhe edhe se enveri e mori me te mire..ai nuku u permirsua ndjeshem..

    dhe nje dizaj.. kur xhironte nje film.. e pikerisht ne durres.. erdhi lajmi mister..

    ai ra nga shkallet e hotel volges..

    a u hodh vet.. a i ra vilani e u rrezua ne ato shkall tip minareje.. a dicka e tille kerkush nuk e di..

    un pata fatin ato dit ta shoh nga afer fare..bile ti afroj cigare..

    nuk pranonte.. cigare nga askush..
    pinte ato rozafat e gjata pa filter paf e puf nji nga njė..

    ki ishte tiranasi i urte sander prosi..

    ne ishim ca sehirxhij qe shikonim si luanin filmin..

    regjisor ishte muharrem fejzo..
    ne pushimet e xhirimit kishim deshir tu rrininm pran artistave..
    aty kam njohur dhe reis cicon qe luante nje djal trim qe rrokullisej kodrave me mitraloz..lol..
    nje dizaj pra..ish mbas dite koh vere ora dikund nga 5-6 mbas dite.. mu mbrapa komitetit partis durres lart ne koder.. vjen njeri e i thote muharrem fejzos..
    keshtu ashtu sandri ka vdekur..

    e kam si tani parasysh kur..regjosori fejzo.. u shemb shakull ne toke nga lajmi i tmerrshem..



    ..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 21-12-2011 mė 18:03

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Sandėr Prosi

    I Perjetshmi Kolos SANDER PROSI !


  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Sandėr Prosi

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 28-03-2018 mė 17:33

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Sandėr Prosi

    Kolos i teatrit shqip! - Historia e panjohur e Sandėr Prosit

    Publikohet historia e panjohur e aktorit Sandėr Prosit, i konsideruar si njė nga kollosėt mė tė mėdhenj tė skenės sė teatrit dhe kinematografisė shqiptare. Memorie.al shkruan se Prosi qė nė rininė e tij, pėrveē punės qė bėnte nė klinikėn stomatologjike tė vėllait tė tij ku shkonte shpesh pėr ta ndihmuar, ai kishte prirje e pasion pėr muzikėn dhe luante bukur nė kitarė, violinė, apo kėndonte bukur nė korin e Kishės Orthodokse nė Tiranė, bashke me shokun e tij tė ngushtė, Prokop Mima.

    Angazhimi i tyre si “aktorė” duke interpretuar nė pjesėn “Vilhelm Tel” qė vunė nė skenė shokėt e tyre mė tė vegjel tė gjimnazit tė Tiranės nė vitin 1943, gjė e cila do tė sillte mė pas arrestimin e tyre nga komunistėt nė nėntorin e ’44-ės, duke u akuzuar si pjestarė tė rinisė nacionaliste tė Ballit Kombėtar. Dėshmitė e rralla tė aktorit tė ndjerė Rikard Ljarja pėr mikun dhe kolegun e tij, si dhe tė birit, Aristidhit, i cili hedh dritė mbi disa anė tė panjohura tė babait tė tij: nga pėrgatitja e roleve, jeta e thjeshtė familjare, miqtė dhe kolegėt me tė cilėt shoqėrohej, e deri te pasionet dhe hobet e tij. Ka qėnė 24 marsi i vitit 1985, kur nė njė nga sheshet e xhirimit tė filmit “Pranverė e Hidhur”, tė Kinostudios “Shqipėria e Re”, skenat e tė cilit po pėrgatiteshin nė plazhin e Durrėsit, humbi jetėn nga njė aksident fatal, Sandėr Prosi, njė nga aktorėt mė tė famshėm tė skenės dhe kinematografisė shqiptare. Po cila ishte e kaluara e Sandėr Prosit, ku kishte studiuar ai dhe si mundi qė tė bėhej njė nga yjet e teatrit dhe filmit shqiptar?

    Familja Prosi

    Sandėr Prosi u lind nė 6 janar tė vitit 1920 nė Shkodėr, ku nėna e tij, Aspasia, kishte shkuar pėr tė qėndruar pėr pak kohė nė familjen e saj. Sandri ishte fėmija i fundit i Jovan Prosit, nga tre djem dhe tre vajza qė kishte ajo familje e vjetėr tiranase me origjinė vllehe dhe kur lindi Sandri, familja e tij banonte nė njė shtėpi tė vjetėr nė rrugėn e “Barrikadave”. Jovan Prosi, u kujdes qė t’u jepte fėmijėve njė arsimim sa mė tė mirė. Kėshtu Kleanthi, vėllai i madh i Sandrit, u diplomua pėr stomatologji dhe pas diplomimit ai hapi njė klinikė private diku afėr “Pazarit tė Ri” nė Tiranė. Pas Kleanthit, po nė tė njėjtin profesion studio edhe i vėllai tjetėr, Aristidhi, por ai nuk pati fatin tė jetonte gjatė dhe vdiq nė Tiranė nė moshėn 30 vjeēare, pasi ishte kuruar nė njė nga klinikat e Zvicrės. Vdekjen e Aristidhit, familja e pėrjetoi dyfish pasi tė gjithė ata mbaheshin me tė ardhurat e klinikės sė Kleanthit dhe Arstidhit. Kur Sandri ishte nė vitin e fundit tė gjimnazit tė shtetit nė Tiranė, shpesh herė shkonte tek klinika dhe punonte, duke zėvėndėsuar vėllain e madh, i cili shkonte nė Bukuresht pėr tė takuar tė afėrmit e familjes sė tyre.

    Pasioni i tij, muzika.

    Ndonėse fėmijėt e Jovan Prosit ishin tė dhėnė tė gjithė pas profesionit tė stomatologut, Sandri i vogėl bėnte dallim nga ata, pasi qė kur ishte nė bangat e shkollės fillore, shfaqi prirje pėr muzikėn. Kėtė pasion i’a ushqeu dhe babai i tij, i cili merrte leksione violine nga mjeshtri i madh, Ludovik Naraēi. Sandri studioi disa vite edhe instrumentat e fizarmonikės dhe kitares, madje aty nga fundi i viteve ‘30, ai mori vėndin e parė nė njė konkurs violine tė organizuar nga Ministria e Arsimit e Kulturės sė asaj kohe. Pėrveē muzikės, ai ishte i dhėnė shumė edhe mbas kinematografisė botėrore dhe asokohe ai mbildhte foto tė ndryshme revistash tė filmave italianė duke i koleksionuar ato. Pas mbarimit tė gjimnazit nė vitin 1938, Sandri mundi tė pėrfitojė njė bursė nga qeveria e Zogut, pėr tė studiuar pėr stomatologji nė njė nga universitetet e Vjenės. Nė kryeqytetin austriak, ai studio pėr dy vite, dhe mė pas atij i’u ndėrpre bursa pas pushtimit italian tė Shqipėrisė. Si pasojė e kėsaj ai u detyrua qė tė kthehej nė Tiranė, ku herė pas here ndihmonte tė vėllanė, Kleanthin nė klinikėn dentare. Mė pas ai shkoi nė Bari tė Italisė, ku disa nga miqtė e tij anti-fashistė qė ishin tė internuar aty, i thanė qė tė mos rikthehej nė Tiranė, pasi aty kishte shpėrthyer lufta. “Unė nuk i dėgjova kėshillat e miqve tė mi, pasi kisha dobėsi pėr nėnėn time Aspasinė”, kujtonte Sandri lidhur me kthimin e tij nė atdhe.

    Prosi e Mima nė 1943-in te “Vilhelm Tel”

    Nė vitet 1942-43, maturantėt e gjimnazit shtetėror tė Tiranės, ku midis tė cilėve ishte dhe aktori Naim Frashėri, vunė nė skenė dramėn “Vilhelm Tel”. Pėr kėtė ata kėrkuan ndihmėn e shokėve tė tyre mė tė rritur, Sandėr Prosit dhe Prokop Mimės, tė cilėt kishin jo mė shumė se 3-4 vite qė ishin larguar nga shkolla. Kjo premierė pati njė sukses tė padiskutueshėm dhe pėr kėtė patėn njė meritė tė madhe Prosi dhe Mima. Kjo shfaqje do tė shėnonte edhe fillimin e karrierės sė tyre si aktorė tė teatrit dhe kinematografisė shqiptare. Gjatė viteve tė pushtimit tė vėndit, 1939-’44, Sandėr Prosi nuk u pėrfshi nė asnjė nga forcat politike tė asaj kohe, por sipas disa dėshmive, nė fund tė vitit 1944, ai figuronte nė listat e komunistėve pėr t’u arrestuar, si ish-pjestar i formacioneve tė rinisė sė organizatės nacionaliste tė Ballit Kombėtar. Madje sipas disa dėshmive, si p.sh. ajo e bėrė publikisht nga Xhemal Alimehmeti, ish-eksponent rinisė nacionaliste tė Ballit Kombėtar, diku aty nga fundi i tetorit apo fillimi i nėntorit 1944, Sandėr Prosi me gjithė shokun e tij i ngushtė Prokop Mima, u arrestuan nga njė njėsit partizan dhe u dėrguan nė malin e Dajtit nė afėrsi tė fshatit Priskė, ku partizanėt i kishin improvizuar disa godina tė vjetra si burg dhe mbanin aty shumė nga tė arrestuarit e atyre ditėve. Aty nga mesi i muajit dhjetor, tė gjitha tė arrestuarit qė ishin aty i zbritėn nė Tiranė dhe i “sistemuan” nė dy burgjet qė sapo ishin vėnė nė funksion, por Sandri me Prokop Mimėn mundėn tė liroheshin, pasi pėrveē pjesmarrjes sė tyre nė pjesėn “Vilhelm Tel” tė organizuar nga rina e Ballit Kombėtar, nga hetimet nuk rezultoi qė ata tė kishin pasur aktivitet nė rradhėt e asaj organizate nacionaliste. Por kjo ngjarje dhe akuza si “ish-pjestar i Rinisė sė Ballit Kombėtar”, do ta ndiqte Sandrin dhe mikun e tij tė ngushtė, Prokop Mimėn, edhe pėr shumė vite, pasi ata kishte filluar punė si aktor nė Teatrin Popullor.

    Nė Teatrin Popullor

    Pas mbarimit tė Luftės aty nga fillimi i viti 1945, Sandri sė bashku me mikun e tij Prokop Mimėn, u afruan nė korin e Filarmonisė sė Shtetit, pasi mė parė kishin dhėnė “prova”, duke kėnduar nė korin e Kishės Orthodokse. Nė korin e Filarmonsiė, Sandri qėndroi deri nė fundin e vitit 1947, kur u thirr pėr tė luajtur si aktor nė Teatrin Popullor. Nė atė kohė u ofruan pranė atij teatri edhe aktorėt Mihal Popi, Besim Levonja, Loro Kovaēi, Prokop Mima, etj. Sandri u aktivizua qė nė pjesėt e para tė vėna nė skenė nga regjizori Pandi Stillu, ashtu dhe nga rusi Kriēkov.

    Lidhur me rolet e tij nė Teatrin Popullor, Rikard Ljarja, njė nga aktorėt e mėdhenj tė kinematografisė shqiptare, kujtonte: “Ndonėse pėr vetė moshėn unė nuk kam pasur nderin qė tė luaj sė bashku me Sandrin, pėrveē dy-tre roleve nė kinematografi, di tė them se ai ka qėnė njė njeri i jashtėzakonshėm. Roli i tij mė i spikatur ka qėnė ai i Horatios tek “Hamleti”. Them kėshtu, pasi ai ishte njė rol i njė njeriu tė mirė si nė dramė ashtu dhe nė filma, ėshtė tepėr e vėshtirė qė tė realziosh role si ai i Horatios, mikut tė ngushtė tė Hamletit. Megjithatė loja e Sandrit tek Horatio, ishte virtuoze, gjė qė e bėri tė shkėlqejė atė me gjithė madhėshtinė e tij.

    Sandri kishte dhunti interpretuese tek rolet nė filma, tė cilat fillonin qė nga portreti, fiziku i tij, deri tek gjestikulacionet. Ai diti tė dallojė shumė mirė filmin nga teatri, tė cilat janė dy gjėra krejt tė ndryshme, por ai e gjeti veten mė sė miri nė film”, pėrfundon Ljarja pėr kolegun e tij. Sipas dėshmive tė Rikard Ljarjes, por dhe kolegėve tė tjerė tė tij, pėrveē punės sė madhe qė ai bėnte me rolet nė studiot e teatrit, Sandri atė gjė e vazhdonte pėr orė tė tėra, edhe nė shtėpinė e tij.

    Lidhur me kėtė, djali i tij i madh, Aristidhi kujton:”Babai punonte shumė nė shtėpi me rolet e tija tė Teatrit. Kėshtu mė kujtohet aty nga mesi i viteve ‘60-tė, ai ka punuar pėr afro katėr vite pėr rolin e Otellos. Aq shumė ishte i dhėnė pas atij roli, saqė edhe unė qė isha i vogėl, arrita t’i mėsoja pėrmėndėsh, pothuaj pjesėn mė tė madhe tė monologjeve tė asaj drame. Po kėshtu edhe kur dilnim nė xhiro nė shėtitoren e Tiranės, ai shpesh pėrshpėriste me vete rolet e tija. Nė ēdo kohė ai e kishte mėndjen vetėm tek rolet”, kujton i biri, Aristidhi.

    Nė filmat e pare

    Pas shumė roleve nė dramat e pjesėt e tjera qė u vunė nė skenėn e Teatrit Popullor, me krijimin e Kinostudjos “Shqipėria e Re”, kur filluan qė tė realizoheshin filmat e parė shqiptarė, Sandėr Prosi ishte njė nga aktorėt qė u aktivizua me role kryesore nė ato filma. Kėshtu Sandri, mori pjesė nė filmin “Furtuna” qė ishte njė bashkėprodhim shqiptaro-rus, e mė pas nė filmin “Vitet e para” nė rolin e njė inxhinieri qė punonte pėr tharjen e asaj kėnete. Pas kėtyre filmave me tė cilat filloi kinematografia shqiptare, Sandėr Prosi vazhdoi tė interpretojė njė galeri rolesh, ku ndėr mė kryesoret janė: oficer i Sigurimt tė Shtetit te ”Detyrė e Posaēme”, italiani te ”Oshėtimė nė Bregdet”, doktor Borova te “I teti nė bronx”, Kapedani i bigės, te “Horizonte tė hapura”, komunisti te “Debatiku”, babai i Zanės te “Plagė tė vjetra”, si dhe role tė tjera kryesore te “Mėngjeze Lufte”, “Yjet e netėve tė gjata”, “Udha e Shkronjave”, “Shtigje Lufte”, “Fije qė priten”, “Pėrballimi”, “Gjenerali i Ushtrisė sė vdekur”, “Nėntori i Dytė”, “Dora e ngrohtė” etj. Nga roli i drejtorit tė shkollės te filmi “Debatik” qė ishte roli i tij i parė nė kinematografi, e deri tek ai i fundit te filmi ”Pranverė e Hidhur” nė vitin 1985, qė Sandri nuk arriti ta pėrfundojė, ai shėnon 29 role nga mė tė arrirėt tė kinematografisė shqiptare, tė cilat kanė hyrė nė fondin e artė tė filmit shqiptar. Po kėshtu pėrveē kėtyre, nga viti 1947 e deri nė vitet e fundit tė karrierrės sė tij artistike, Sandėr Prosi luajti edhe mbi 100 role nė teatrin shqiptar.

    Si jetoi Sandėr Prosi?

    Ndonėse Sandėr Prosi pati njė ngritje tė shpejtė si aktor duke u bėrė njė nga mė tė njohurit e kinematografisė shqiptare, ai bėnte njė jetė krejt tė thjeshtė. Ai sė bashku me familjen e tij, nga bashkėshortja Filomena dhe dy djemtė Aristidhi e Adriani (tė dy muzikantė) deri nė vitin 1976, kanė banuar nė njė shtėpi tė vjetėr tiranase, e cila kishte vetėm njė dhomė e njė guzhinė, te rruga e “Barrikadave”. Nė vitin 1976, shteti u detyrua qė t’i jepte njė apartament mė tė zgjeruar aktorit tė madh Sandėr Prosi. Nė atė shtėpi, Sandri pėrgatiti pjesėn mė tė madhe tė roleve tė tija, ku spikati ai i Otellos, pėr tė cilin i’u desh katėr vite punė. Prosi nuk e kishte kurrė zakon tė ankohej pėr kushtet nė tė cilat banonte dhe punonte. Ndonėse ishte njė nga mė tė famėshmit e kinematografisė shqiptare, nuk kishte televizor nė shtėpinė e tij dhe shumė nga filmat e kohės ishte i detyruar qė tė shkonte pėr t’i parė tek i vėllai Kleanthi. Siē tregojnė kolegėt dhe familjarėt e tij, Sandėr Prosi ishte i mbyllur nė vetvete. Lidhur me kėtė djali i tij Aristidhi kujton: ”Babai bėnte njė jetė tė rregullt familjare. Ai nuk pinte alkol, ndonėse frekuentonte zakonisht barin e “Vollgės” dhe atė tė katit tė tretė nė Pallatin e Kulturės, qė ishin dhe dy nga lokalet ku ai shkonte zakonisht me kolegėt e tij artist, (nga miqtė mė tė afėrt kishte Prokop Mimėn e Naim Frashėrin) dhe pinte rreth shtatė-tetė kafe nė ditė, tė cilat i shoqėronte me tre paketa cigaresh”.

    Pasionet e Sandrit

    Ashtu si gjithė njerėzit e tjerė dhe Sandėr Prosi nė jetė, kishte hobet e pasionet e tija. Lidhur me kėtė, i biri Aristidhi, kujton:”Im atė qė nga rinia e tij, kishte njė pasion pėr zogjtė, gardelinat dhe kanerinat. Ai i mbante ato nėpėr kafaze nė shtėpi dhe kujdesej shumė pėr to. Njė herė kur nė teatėr ju desh njė kanarinė, ai mori njė nga ato tė shtėpisė dhe u bė shumė keq kur atė ia hėngri macja, ngaqė dikush nga kolegėt e tij i kishte lėnė derėn e kafazit tė hapur. Po kėshtu babai nuk i’u nda kurrė muzikės, pasionit tė parė tė tij. Ai mbante nė shtėpi njė numėr tė madh disqesh gramafoni me muzikė klasike dhe operistike, ku mė shpesh kishte dėshirė tė dėgjonte simfoninė pastorale tė katėrt tė Bethovenit. Njė pasion tė madh kishte dhe pėr librat, ndonėse pėr vetė natyrėn e punės sė tij, nuk kishte shumė kohė tė lexonte.

    Pėrsa i pėrket kinematografisė botėrore, im atė kishte idhull, aktorin e madh francez Zhan Gaben, ndonėse nuk mbante foto tė tija nė shtėpi, pėr vetė rrethanat e asaj kohe. Sa herė kishte shfaqe, na merrte me vete e pas mbarrimit tė saj, ne e prisnim aty pėrpara ish monumentit tė Stalinit. Babai nuk e kishte kurrė pėr zakon qė tė shante njeri, e aq mė pak kolegėt e tij. Aktori i madh Sulejman Pitarka thonte shpesh: “Unė nuk kam lėnė njeri nė teatėr pa bėrė fjalė, por me tė vetmin qė nuk u fjalosa kurrė, ishte Sandėr Prosi dhe kjo jo pėr meritėn time”.

    Vdekja aksidentale

    Aktori i madh Sandėr Prosi, vdiq krejt papritur nė moshėn 65 vjeēare, kur ishte nė kulmin e energjive tė tij krijuese. Ka qenė viti 1985 kur ai ishte caktuar qė tė lunate njė rol tek filmi “Pranverė e hidhur”, tė autorėve Luan Rama e Muharrem Fejzo. Skenat e xhirimit tė atij filmi, ishin vendosur nė ambientet e plazhit tė Durrėsit, nė hotelet e tė cilit ishte akomoduar dhe trupat e aktorėve. Paraditen e 24 marsit, teksa Sandri po dilte nxitimthi nga dhoma e tij e hotel “Adriatikut” ku po studionte skenarin, humbi jetėn nė mėnyrė tragjike. Tė nesėrmen e asaj dite, nė njė nga sallat e Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė, pranė arkivolit me trupin e tij u bėnė homazhe nga kolegėt, miqtė, shokėt dhe qindra banorė tė Tiranės, tė cilėt e pėrcollėn aktorin e madh pėr nė banesėn e tij tė fundit.

    Pėr kontributin e tij tė madh nė zhvillimin e artit tonė skenik e kinematografik ai ėshtė nderuar me titullin e lartė “Artist i Popullit”, me ēmime tė Republikės dhe urdhra e medalje tė tjera. Nė 25-vjetorin e vdekjes sė tij, aktori i madh Sandėr Prosi, u dekorua nga Presidenti i Republikės, me Urdhrin “Nderi i Kombit”, ndėrsa nė 24 shkurt tė vitit 2017, ai u nderua me urdhėrin “Gjergj Kastrioti Skėnderbeu”, pas vdekjes./Memorie.al

    https://konica.al/2020/05/historia-e...sander-prosit/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 24-05-2020 mė 15:10

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Sandėr Prosi



    Sandėr Prosi - Panteon, News24

    Prill 2015

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Sandėr Prosi



    Udha e shkronjave - Kėnga e trimave

Tema tė Ngjashme

  1. Ervin Skela
    Nga inter_forever nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 17-01-2007, 10:11
  2. Aktorėt mė tė mirė shqiptarė!
    Nga Davius nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 122
    Postimi i Fundit: 06-12-2005, 09:41
  3. Artistet e Skenes
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-05-2004, 17:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •