Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2

Tema: Eliona Naēi

  1. #1

    Eliona Naēi

    Lindi ne Tirane ne 1982. Eshte studente ne Fakultetin e Histori-Filologjise, Dega Gjuhesi-Letersi.


    Kur vdes nje yll

    Juve ndoshta s’ju shkoi nder mend
    pse syte drejtuar perendimit qendruan
    Kur vdes nje yll mbi det
    dielli dhe hena per te lotuan

    Ngre syte drejtuar perendimit
    kur shuhet nje yll mbi liqen
    E ndiej si bie ngadale
    ne qiell s’ka yje, as hene

    Ndoshta s’ju shkoi nder mend
    Ne zemer ndoshta deti s’ka dashuri
    Ne muzgun e erret nje heshtje ka rene
    Qielli vajton e ngryset perseri

    Ngere syte drejtuar perendimit
    Pse bota eshte vec ligesi?!
    Yje pas yjesh do te zhduken
    Nga qielli i trishtimit tani


    Sot

    Nje lule sot keputa ne shpirtin tend
    nje lot i hidhur nga syte ra
    U ula aty dhe rrenjet putha
    dhe lindja, nje filize te re dielli pa.


    Nje pike lot

    Ngadale rreshqet nje pike lot
    per te gjithe ata qe lane kete bote
    Per te gjitha ato zemra qe coptuan
    per te gjithe ata sy qe nga dhimbja shteruan

    Per te gjitha ato nena qe kurre nuk ulerine
    nga hidherimi dhe dhimbja, vec psheretine
    Per te gjithe ata njerez te munduar
    nga hija e vdekjes me jete denuar

    Ngadale nga goja nje fjale del
    por zemra e brengosur kurre mallkimin
    ……………s’e nxjerr
    Nje pike lot per dhimbjen e nenes
    nje pike lot per deshperimin e zemres
    nje pike lot per ata sy te shkruar
    nje pike lot per ate shpirt te trazuar

    Por a do te mjaftoje nje pike lot
    per te gjithe ata qe lane kete bote?
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #2

    Pėr: Eliona Naēi

    Vargut tim

    E kėrkova mes lindjes sė diellit
    aty ku vesa frymėn tėnde mbart.
    E kėrkova mes erės sė ēmendur,
    mes ēdo goditjeje xhamash tė zjarrtė.

    Dhe vargut tim emrin tėnd i fala,
    e s'e kėrkova mė ngado,
    nė zemėr zuri vendin qė zė vala,
    tani zėrin e tij prano!

    Vargut tim i ndenja gjithmonė afėr.
    Gjithmonė e doja dhe mė donte.
    I fala zėrin tim, pėr ta dėgjuar,
    dhe shpirtin qė ta kuptonte.

    Vargut tim gjithnjė i thashė "tė dua",
    e s'e kėrkova mė me ngut,
    e lashė tė rronte tok me mua,
    s'e lashė tė vdiste nė njė skutė…
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Tema tė Ngjashme

  1. Klonimi
    Nga MEDEA nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 29-12-2007, 00:18
  2. Per cfare ju ka marre malli te hani?!
    Nga Sweet Brunettee nė forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Pėrgjigje: 228
    Postimi i Fundit: 09-02-2006, 22:20
  3. Qumeshti..
    Nga s0ni nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 09-02-2003, 02:04
  4. Ja Dhe Une
    Nga camarrokja serioze nė forumin Prezantoni veten nė forum
    Pėrgjigje: 64
    Postimi i Fundit: 24-12-2002, 07:02
  5. Mbi Varrin tim te shkruhet..
    Nga Tironce_Moderne nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 17-08-2002, 03:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •