Close
Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 173 prej 173
  1. #161
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    Poezi e Sabri Hamitit nga libri i tij Leja e Njohtimit 1985



    EQREM CABEJ


    Ku ndriqon plisi perthekon guna
    Ku buka eshte buke e uji uje
    Ku digjet qiriu e tymon una
    Rrjedh lume Drini rrjedhe lume Buna


    Hesht Ili Iliri flet vete Albani
    Ne valle Lisi ku feston fisi
    Merr ne thua e bie tirani
    Ne male te bardha bardhon plisi


    Ne naten e zeze del para Abeja
    Ti thur ballin me kujtime e gjak
    Midis krahrorit te shkrep rrufeja
    Klithjen e moqme e zgjon ne prak.


    Ku ndriqon plisi perthekon guna
    Ku buka eshte buke e uji uje
    Ku digjet qiriu e tymon una
    Rrjedh lume Drini rrjedh lume Buna


    Vallezon shqipja ne teatrin antik
    Me bukuri te thurur fije me fije
    Ne shi furtune kerkon nje mik
    Per heshtje urti per bese e dije.


    E shpresa syrin e hap ne diell
    E ne naten me peshe te vone
    Fjala fluturon flet vete ne qiell
    Kengen e moqme e ben jehone


    Ku ndriqon plisi perthekon guna
    Ku buka eshte buke e uji uje
    Ku digjet qiriu e tymon una
    Rrjedh lume Drini rrjedh lume Buna


    Ne vete thur vete-dijen e durimit
    Si kengen e dhembjes se pafund
    Ne boten e gjalle te humbjes shpetimit
    I njohur rinjohur perdit pa mund.


    Ku ndricon plisi perthekon guna
    Ku buka eshte buke e uji uje
    Ku digjet qiriu e tymon una
    Rrjedh lume Drini rrjedh lume Buna.

  2. #162
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    bravo shum e lezecme me pelqen f s noli ke poezi te tjera

    serafimdilo@yahoo.it
    Citim Postuar më parë nga ocean wave Lexo Postimin
    A do trima e sejmenë
    kapardisur kudo venë
    gjumi natën të mos flenë
    për tre mirditas bëj benë.

    A të duhen gënjeshtarë,
    matrapazë, kokëtharë
    rërën ta shesin për farë
    merr Krutan dhe je i larë.

    A të duhen luftëtarë,
    a do botës t’i vesh zjarrë
    do arratinë armiku të marrë
    merr nja dhjetë kosovarë.

    Po qejflinj a të duhen
    që me jevga duan të kruhen
    zonja që pjellin për vit
    veç Elbasani i rrit.

    Do demebelë për Stamboll
    mos u lodh e bridh dynjanë
    në Tiranë rresht =abanë
    vetëm të zgjatësh një dorë.

    Hall i madh me skraparllinë
    ka rrezik të hash dhe dru
    dy ministra le ti lenë
    se na duhen dhe pa tru.

    Do ministra kolonjarë
    se mbahen burra me mend
    duan kudo të jenë të parë
    në mexhlis dhe në kuvend

    Njerëz të zgjuar me lezet
    që i gjen në çdo anë
    që të bënë hallvë e salep
    këta janë mjeshtrit dibranë

    A do njerëz për ahengje
    për tryezë dhe për kuvend
    burra e gra kërcejnë me lodër
    këta i gjen veç në Shkodër

    A do male me dëborë
    trima të fortë e malësorë
    fort bujarë e burrërorë
    shko në Kukës e i ke në dorë.

    Këta matjanë burra të zot
    që dikur kanë bërë barot
    se i njeh gjithë vendi mbarë
    janë të aftë për xhandarë.

    A të duhen sharlatanë
    që të lëpihen në çdo anë
    që të përçajnë vatanë
    ka sa të duash tropojanë

    A do budallenj
    ca gomar porsi kopuk
    shko e merri mu në Pukë.

    Kërko hoxhë e kerko prift
    mos bridh e mos u ngjit
    se si këta që bënë mëkat
    i gjen vetëm në Berat.

    Në se do burra llafazanë
    që çudisin tërë dynjanë
    rrinë tërë ditën rrugës
    nga këta gjen plot në Durrës.

    Po kërkove kokëpalarë
    kryengritës dhe gomarë
    që punët të shkojnë vaj
    shko e merri në Kavajë.

    A do të ruash florinë
    katandinë dhe shtëpinë”
    me dy qofte mbush sininë
    ec e merr gjirokastrinë.

    Dy gjëra mos i harro - Vorën-
    se ky faj lahet me gjak
    veç nishanet dhe shiritat
    kësaj pune i venë kapak

    Do të hash e të bësh qejf
    sofra si për mbret
    pastërti e për yzmet
    të tillë gjen vec në Përmet.

    Do për punë një Korcar
    i ke bujq e ustallarë
    në grel bashkë hapur venë
    krahë e kokë s’u kanë të sharë.

    A do urtë njerëzit të rrinë
    në komandë të mbash njerëzinë
    në terbiet të vesh njerëzinë
    merr të gjithë Labërinë.

    Do budallenj, hajvanë me dy këmbë
    që nuk dinë as si të hanë
    ku t’i flasësh të të venë,
    dil a shëtit tërë Myzeqenë.

  3. #163
    i/e regjistruar Maska e Megi1
    Anëtarësuar
    04-05-2007
    Postime
    7
    Andon Zako Çajupi:

    Shqipetar!

    Shqiperin' e mori turku,
    i vu zjarr!
    Shqipetar, mos rri, po duku,
    shqipetar!

    Mjaft punove per te tjere,
    o fatkeq!
    Kujto vendin tek ke lere
    dhe tek heq.

    Te ka bere perendia
    luftetar,
    si s'te lodhi roberia,
    shqipetar!

    Erdhi dita te ngresh koke,
    te kerkosh
    lirine, bashke me shoke
    te leftosh!

    Mos beni si keni bere
    gjer me dje,
    por te leftoni te tere
    per Atdhe.

    Peseqind vjet kemi rruar
    me pahir,
    Lidhure me kemn' e duar
    me zinxhir!...

    Myslyman' e te krishtere
    jemi keq!
    Te ngrihemi qe te tere,
    djem e pleq!

    Te ngrihemi te deftojme
    trimeri;
    ja te vdesim ja te rrojme
    per liri!

    O moj Shqiperiz' e dashur,
    memedhe,
    Te shoh me buze te plasur,
    si me sheh.

    U shkretove anembane,
    Shqiperi,
    se shqiptaret s'kane
    dashuri.

    Gjithe djemte qe ke qare
    dhe mban zi,
    per Morene jane vrare,
    per Turqi!

    Zhvish rrobat e roberise,
    memedhe,
    vish armet e trimerise
    se ke ne!

  4. #164
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    Nga Sabri Hamiti, marre nga libri i tij Leja e Njohtimit 1985



    T E U T A


    I kerkoj syte tu te kalter syte tu te zi
    Qe kishin pare Diellin kur u mbyt ne det
    Ushtari apo femija kush t`i zbuti gjijte
    Kur dole lart ne Mal te gjuaje gjarpijte
    Ishe e para si Nane po gjuhe a nuk pate
    Per Yjet qe fiken diten si ne pike nate
    As fjalen e vetme qe pres me shekuj Te dua
    Kur kthetra te urrejtjes me zene per fyti mua
    Si vdiset duke dashur si duhet duke vdekur
    Vetem pernjehere apo perdit pak nga pak
    Apo ne endrrat e gruas shihje vetem vere
    Qe nuk di per Akullin qe do te vinte vrap
    Ne gjirin tend te forte stoli ishte shpata
    Aty fshihej zemra qe e pershkoi dashuria
    Fryma i vret pleqet e si buzeqesh femija
    Ne mynxyren e kohes ligjeron vete nata
    Koha ta njohu emrin qaforen vare ne gushe
    Hallhallen ne dore kohen trollin e shtepine
    Une te desha gjithhere si grua me sy te zi
    Qe jeten puthi ne ball e vdekjen puthi ne gji
    E di se te kisha Nane se me kishe femije
    Kur shkoje lart ne Mal te gjuaje gjarpij
    Shenja Trup e Shpirt te mos mbeten huq
    Kerkoj ta shoh syrin tend te zi te kuq
    Qe kish pare Diellin kur u mbyt ne det
    Kur femijeve te mocem koha u jipte jete
    Thesari si pluhur Yjesh u derdhet nder duar
    Flasin gjuhen plot me pezm gjuhen e zemruar
    Teuta u te ta ata te u teta u tuta eu Teuta
    Ilire e lire e liri truri turi uri te Teuta

  5. #165
    i/e regjistruar Maska e jakup
    Anëtarësuar
    07-12-2006
    Postime
    5
    MALLKIMI I GJAKUT

    Zbraze , zbraze një pushkë
    në derë të oborrit, o Zeqë Shpati !
    Le të zgjohen të përgjumurit
    strofujve të gjëmimeve shekullore,
    Se sot po na shkon Fata e po shuhet kënga e dashurisë
    që këndoi plangjeve tona !
    Po te shkon Fatë zeza , o bacë
    me sy të qëndisur me ngjyrën e kopshteve ,
    me buzë posa të skuqura në bukën e misrit të ri….

    O, çikë e pate
    E jo fëmijë të gjetur buzë rrugëve !
    O, e as rroktare jo
    Për të punuar nëpër ara

    Pse je shurdhuar , bre bacë ?
    A s’kallesh në flakën e krahëve të vogëlushes së dashur
    Që e fale pa dëshirën e saj ?

    Po të shkon Fata me flokë bishtaleca të shelgjishteve
    në zbërthim,
    me harqe vetullash—dy krahë lejleku në fluturim ,
    me bebëza vizëlluse—dy liqene të fshehura
    në pishnajë….

    O, ae di , Zeq Shpati,
    se për ty vetima hapësirën shpon
    lumenjtë dalin nga shtrati me zllapa pikëllimi në brigje,
    se mordja mbi pullaze zdirgjet dhe lëpin jetën
    E pëllumbave
    që ajo ushqyer i ka me troha buke në shtigje

    Zbraze fjalën si pushkën dikur, o Zeq Shpati
    qëllo hallkën e vargonjve të ndryshkur
    duarve të vogëlusheve tona
    se
    S’është kanu gjaku yt të mallkojë !…

    DIN MEHMETI

  6. #166
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-05-2008
    Postime
    2
    Dikush postoi ate vjershen e Dritero Agollit ne kenge ,ky ketu eshte version shume i bukur i asaj vjershe i kenduar.



    Ju lutem a ka mundesi dikush te na postoje vjershen qe Noli i ka kushtuar Luigj Gurakuqit,mbasi e vrane (Nene moj te ra deshmor),dhe vjershen qe i ka Kushtuar Bajram Currit (ne mos gabohem) ku e quan (Drago i Dragobise.)

    per menimin tim Fjalet e Qiririt eshte nje nga vjershat me te bukura shqipetare,bashke me disa te Migjenit (eshte per tu habitur fakri qe migjeni ka qene shume i ri kur ka krijuar keto poezi,ai vdiq vetm 26 vjec ,cfar humbje,imagjinoni Migjenin te kishte jetuar tek te 70-tat?)

    Pastaj sa per vepra atdhetare,nuk diskutohet fare qe kane talent shume te vecante,Fishta (lahuta e malcise eshte kryeveper) Noli,e shume e shume te tjere.

    Per kohet tona Dritero Agolli dhe Kadare jane njesha.

  7. #167
    Diabolis
    Anëtarësuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    At Vinçenc Prennushi

    Lumnit e Kalvarit e dhunit e Paganizmit

    E sa janë t'bijt e mkatit
    qi, dbue pre' Edenit, enden fushës e shpatit,
    a thue din, Divë, ti me m'i njehë mjerimet?
    A por ma mirë shko e njitu
    mi Malin me gjak la
    e, ngri, tuj pa shka kreu dora mizore,
    bindu n'madhni hyjnore
    t'Njatij qi qiellës e tokës i a njef shestimet.
    Qasiu t'Kryqzuemit, puthe m'ball tuj kja
    Njatë, qi shndoshë ç'do lngatë, qi mi lamë t'territ
    shkaktoi vetë jargu i ferrit;
    pse Aj, po, asht gjarpni i shndetshem,
    naltue veç prej dashtnije m'dru t'shug'rueme.
    E kndom lumnit e tija
    e, peng dashtnije, pshtete
    harpen per Krygjë, nen ato kamë t'bekueme.

    I mniem prej qiellve, qitë e lanë mas dore,
    fshan e gjimon nji shekull m'epshe i zhyem!
    per nierz rrezik e anmik me mshir hyjnore.
    Shlliga m'fshikllim t'ngerthyem,
    lajmon, se lypë t'adhrohet
    m'lavrime t'dhunshme; neper idhuj t'verbtë
    don qi gjithkahë por t'rrxohet
    lteri i t'vertetit Hy, e kushte e keme
    per vedi dan me i ndalë,
    e gjakun flijesh dalë,
    don vetë t'a pijë, pse asht, thotë, krejt gjaja e eme.
    Inadi, mnija, vaji
    mretnojn nder zemra, e droja
    t'dekshmit i ka vallue:
    Drejtsis nder popuj s'i a din emnin goja,
    pse: n'luftë motin tu' e shkue,
    mje sa kqyrë njani e turret m'plaçka t'hueja,
    del tjetri e e then; por s'pran lakmija e kueja.

    Flligshtija gjithkund shtekun
    vedit i a çilë e aty ma fort perhapet
    ku robi, randue dhimash, dnesë i mekun;
    kashata e sajë perçapet
    e njyeme n'gjak, gjak nierzsh derdhun per lojë.
    Vojtë per nen shtasë, s'din t'gzojë
    e robve tufa e lidhun
    pa u hallaktë m'llomishta t'qelbta t'vesit;
    mall i pa zot, qi e shkon motit tu' u dridhun.
    Mundoniu e t'u mlojë djersa,
    farë e mallkueme, e per nen zgiedhë t'dhunive
    përkulnie shpinën t'uej,
    e n'baltë, veç n'baltë t'lan gjurmen kama e juej;
    Drejtsija e qiellve, s'cillës i a shifni rrfen,
    nder lod e nder mjerime
    vedit u dau e u la me hyjni t'mnime;
    e trashigim ju dhimat,
    qi tash do të barni, fmivet t'ue t'u a leni,
    t'cillët, porsi ju, tuj lypë,
    buken, qi u dani sot, kan me pertypë.

    Kshtu kje mretnija zhvillue n'gji t'mallkuemit
    Kshtu, perbuzë ligjët hyjnore, jetoi robi,
    nen peshë t'dhunive t'veta,
    jetën e njaj t'poshtuemi
    e m'botë adhroi gjithshkafen.
    aj i rami edhe i zezuemi;
    e veç Tenzot, t'Vertetit, vend s'i bani.
    Plaçken veç pat per zemer,
    por plaçkat kurr s'e ngine;
    e kshtu nder lufta u grine
    e vllau me vlla e djali me babë të vetin;
    pse, bishë m'shoshojnë tu' u ba,
    n'gjak t'vetin njerzt u shkrinë;
    kaq kishin tretë, s'i dijshin majë vedit,
    ç'se keq pan bjerrë e keq kerkuen Edenin.
    Porsi m'nji det, ku era
    me mledhë furi mundohet
    nder valë, ku shkumë por çohet
    ujët e terbuem; kshtu zemrat
    pshtjellueshem muer'n e u lshuen e i u trand mendja
    robit, e, per mend t'mjerit,
    hyjnivet t'rrejshme i u true gjaku u nierit.

    Per rob të nierzve, prishë edhe shkatrrue,
    a e ka kush kund nji kshill?
    A del per te ma dill,
    e a vjen kurr dorë, qi syvet t'tij t'u bije,
    loden edhe t'i a fshije?
    Mendon i dieshmi e s'bzan,
    kah rrximit t'nierit nuk i a din kund fillet;
    por kqyrë tremshem per dhe,
    mi t'cill'n a' shtri nji qiell qi s'dan se kthiellet.
    Derpton nji rreze, si n'per tis të bardhë,
    mi fise t'Izraelit, trashigimin
    qi e pa'n gjithmonë drejt e n'per rrethe qiellet;
    e mje sa lodja s'prantuj shkue rrkajë,
    Veguesat shejten, nji mas nji, çilë gojen,
    nji kangës i a thonë, plot dhimë e plot uzdajë.
    A ka kush e kupton? Nuk i a ven menden
    pagani, qi shet dije,
    a por s'don me u besue
    fjalve qi 'i popull pat prej Hyjt trash'gue;
    e kaperthye n'dyshime,
    mendja ma gja s'i dan;
    mi fat tuj lshue mallkime,
    s'i nepet me ba tjeter,
    veç me persritë pa da fjalen e vjetër:
    "Se gjs t'sugurtë s'ka bota,
    e se krenija e pa masë
    kahë kobi i fundshem dote nierzt me i qasë"

    Prej bregut m'breg se idhshem goja çilej,
    vedit tu'i thanë: pse ushqeva
    nji jetë kaq t' errtë? e buza kah u dridhej,
    "u shoftë t'gjith thojshin, dita n't'cillen leva!"
    Kaq mi kulm t'vet ma t'naltin
    ishte kenë kapë gjithkund trishtimi i t'mjerit
    e e qiellës drejtsija kundra robit t' nierit.
    Veshkë e der n'gund, t'thuesh, kalbun
    landa nierzore, ishte kahë marote,
    as ma nuk po flijote
    nji shpirt Abeli me ma t'mirat flije;
    pse veç fisi i Kainit
    dhantit e dhunshme don mi lterë t'i shtrije,
    njaj fis qi hyjt mallkote,
    mallkote qiellë e dhe,
    pse i nji hyjneshës ba pre,
    qi nder rasë t'gzueshme s'gjindej ku u dishronte.

    Por qe, se dhimshem qielli
    m'nji skaj po kthillej, andej kah Judea;
    prej shpis s'Davidit dielli
    nji lule ish' tuj pa shpërthye s'parit;
    e kandshem nji za ndiehej
    nder zemra tuj jehue:
    Gzoniu ju fise t'tana: Erdh Marija,
    mi gra grueja e bekueme,
    qi n'zemer t'veet t'kullueme,
    si e foli Izaija,
    do t'barin, t'bamun nier, t'Birin e Zotit.
    Thoniani valles ju, bija Sionit,
    pse n'lule t'marrë Jerikut,
    nder drandofille e zymyla t'Saronit
    ma e hiejshmja a' kjo, ç'se xu m'u endë m'tokë drita.
    T'trishtuemve t'Izraelit
    u njallet prap uzdaja,
    qi fushës edhë zabelit
    persrisin fjalët e mdhaja:
    "Pasqyrë e qiellve riju
    e ret voesen t'dikojnë;
    e i Drejti t'vije e t'çilet toka e t'dalë
    Dashtnija, nesh mishnue,
    Shelbuesi i pritun, per aq mot dishrue".

    At vigem shejte, n'Izrael perhapun,
    n'fund t'zemres s'vet me e ndie mrrijti Kinezi
    e n'shpirt ate aq e ndezi
    sa, syt kahë qiella, i lutej "t'Madhit Shejtit:
    Gjithipushtedshem, pr'anes s't'Lemit çoje,
    Hartues i qiellve, ate qi do t'na pshtoje".
    Ajo uratë; gjith flakë,
    persritet nder pagoda
    prej gojet t'Hindve: "Ulu
    nder ne, Shpërblyes, e, me pushteden t'ande,
    fol fjalën plot fuqi e, zhgulu,
    thuej dekës, me çka gjithherë kjo bjen me vedi.
    Verigat t'ona kputi,
    Ti i gjani e zemerbuti,
    qi je gjith dritë e gjith lumni kah dija.
    Çoj n'vend dishiret t'ona,
    e dhimat ti pajtona
    mi ket lamë lodje, t've'n ku po e ban mnija".

    E Prusi i madh i pshtimit, aq dishrue,
    u duk mi tokë i veshun
    me trajta t'dekshme, e, per ne mishnue,
    m'nji grazhd madhnin tu'e mledhë,
    m'pak triza trupin pshtjellë,
    s'ftoftit aj kjau, sado qi per rreth tij
    lshue s'nalti çetat veshë me rreze diellit,
    nji valle kndojshin, njoftë por m'rrethe t'qiellit.
    E, si pa'n folë Veguesat,
    n'Betlem u le e djepin
    e pat ma t'prujtë se mund mendote kushi;
    por aty u mlodh'n barit
    e erdhen aty Mreten e dhantit
    i a parashtruen. Kerkue
    prej njaj Herodi qi, mizuer, e drote,
    i u desht vend t'i kerkote
    vedit, tui hikë, e fmi
    n'Egypt u struk, ku zi
    i i desht me bart fort shum, nder sum mierime,
    deri qi Lajmi i Zotit
    e grishë me Nanen Virgjin, me Sh'Jozefin
    t'kthejë n'Naxaret tu shpija
    ku, ndejë n'vetmi, kaluene ditt e tija.

    Por, si erdh koha e gzueme,
    caktue m'kuvend t' qillit,
    popujve t'mrekulluem aj duel e u foli,
    u foli fjalët e Ungjillit,
    t'njasajë kanu hyjnore
    msimesh fort t'amla e t'nalta,
    qi nierzve u zblojnë t'vertetat themelore.
    N'per njat fuqi, qi me Te mi tokë zdrypi,
    se shpejt mkamet i smuemi,
    shurdhani ndien, e i verbti, qi dritë lypi,
    gjet dritë, edhe i randuemi
    gerbulet t'mndershme, ma s'po din çka a' varra;
    sa t'marrun krejt gjymtyrësh, se shpejt po hecin,
    e m'kë randoi e rrases s'vorrit barra,
    aj vorrit del e kthen prej dekës n'jetë.
    Aj grishë e don rreth vedit
    t'mjeruemit n'zemer, nierzt e ligësht e t'shkretë;
    e gjithkund t'vejë aj kamen,
    mrekull por t'shofin syt,
    e valle gzimit ndien, por s'ndien ma gjamen.
    Aj asht nji Diell qi ndritë
    mi mende t'nierit e tu' u zblue t'verteten,
    rrugen atyne u mson me gjetun jeten.
    Por shka? se mnieshem çohet
    peshë kundra tij prap shlliga
    e fundit t'ferrit e, tuj mbledhë furi,
    idhshem por lypë qi t'shuhet emni i ti.
    Shpirten qiellorë, kreshnikët e Zotit, eni,
    e ktu tu' e ndrydhun m'krye,
    n'vend qi i perket tu' e shtye,
    me luejtë ju mos e leni,
    pse, per shka duket, vneri
    i farizejve t'Drejtin don me e mlue.
    Shperdani ret e zeza,
    qi aq zymtë janë tash kah çohen
    e tokës me i a xanë ket diell ato mundohen.

    Por n'qiell e t'Naltit mshrira
    uraten nuk e ndien e Krishti, ndezë dashtnijet,
    si etshem lshon kah kelku mushë me t'vshtira
    e trashgim aj merr mundimet t'gjitha
    t'misjonit t'vet mi tokë,
    e dhimat vetë i merr; me to do t'lahen
    fajet e nierzve; e shtegtarve t'mjeruem
    u mson rrugen e ngushtë
    qi çon fill e n'lumni, n'Parriz të gzuem.
    E shtrue darken ma t'mramen,
    dishepujt t'gjith i grishë me u ulë me ngranë,
    pse at natë nji shej dashtnijet dau me u lanë.
    E, mjesa, kah prendote,
    dielli desht t'mblidhte rrezet m'ball t'bekuem,
    t'Dymdhetve aj xen me u folun
    e, tuj da buken: Merrni e hanie, u thotë,
    Ky asht korpi i em, qi a' tu' u flijue per botë.


    E kelkun kapë: Ky a gjaku u em, t'a dini,
    shi gjaku i em, mshefsi fejet hyjnore
    e lidhnis s're, e un due qi ju t'a pini
    pse, derdhë për jue, lan mkatet e gjith nierzve:
    Merrnie si peng dashtnijet,
    qi un po u la qysh tash, perpara flijet.

    E kshtu tuj folë, kah Ati
    syt e bekueme drejtue,
    kah nji ullishtë e aferm muer me udhtue.
    E aty, tu' dnesë, Aj lutet
    e, tuj provue sa e randë asht pesha e mkatit,
    trishtim e kapë e gjak djerset gjith shtatit.
    E kaq i a trenden zemren
    t'fshamet, sa mekun dhimash, per tokë ra.
    E vjen tradhtari, i afrohet,
    e me nji t'puthun mrrin me e shitë at Msues,
    qi, lanë prej t'vetsh krejt vetun,
    bjen n'dorë t'njaj çetës s'mallkue,
    qi e lidhë e kahë Solima
    fill ate dan me e çue;
    pse atje aj shpirt do t'ngrihej krejt me dhima,
    Veguesit si e pa'n permendë,
    Mshefsit e gjakut t'tij kur muer'n me i endë.

    Shoqet, Divë, tu' i bashkue,
    veshun ju n'zi, prej s'naltit ulniu e eni,
    e kangët e vajshme kah per zem'r i keni,
    nalnie ktu synin, nalni fletët e arta;
    e ju, o Ejët e Zotit,
    sa dielli gjithnji dedhë rrezet e zjarta,
    mlidhniu edhe shikjoni,
    pse jush un pres qi t'm'thoni,
    se me Mal shejt t'Kalvarit tjeter s'vehet.
    Qe Krygja, m't'cillen pezull met gozhdue
    Nji Izak hyjnuer, qi, per me i dhanë pshtim t'mjerit,
    Zot i vertetë tuj kenë, u ba bir nierit.
    Permysë, me ftyrë per dhe,
    ju, Zana, per mua kndoni
    e 'i gojet sot m'kallxoni
    si Kiji i paster u ba fli per ne,
    tuj la me gjak shejt t'vetin
    dangët qi la mkati mi ket shpirt t'onë t'shkretin:
    e ju popuj e fise,
    çoniu n'ket ditë n't' cillën tuj dekë Shelbuesi,
    dekë edhe ferr tuj mujtun,
    robin e hoq, qi na pat metë per hise.

    Gjithkahë trishtim e vaj
    per rreth Shelbuesit, ra n'rektime t'dekës,
    kah gjaku i shkon prap rrkaj;
    e terri mlon mbarë boten
    kur, neper duer të nierzve,
    nep shpirt Auktori i jetës.
    E pra, o ju t'bijt e mkatit,
    ky ças, kjo ditë e mndershme
    asht ditë e ças i njaj faljes s'perhershme;
    asht çasi i pagjës s'dishrueme.
    Kqyrni kah Krishti e mi at ftyrë t'bekueme
    keni per t'pa njat Diell qi s'njef prendime
    e qi, dashnijet shkri,
    desht n'shpirt jue me u pertri.
    Kam et! Aj foli, e ato fjalë aq per mall
    na msojn ne gjith dishirin
    qi ndryn n'at zemer shejte,
    me na pa ne tuj dnesë
    per falje, ai qi Atij zemren dysh i a dane;
    dishir, qi asht vetë uzdaja,
    ngushllimi i jonë ma i miri
    n'ç'do kob t'ksajë tokë, në mjerime edhe ma t'mdhaja.
    Sado qi lodhun dhimash, letsim s'gjen,
    Aj t'bijt e vet s'i dan, as n'at ças, zemret;
    jo, mshrira e ti kurr s'men
    e falë ata, qi m'kqyr merthye e kishin,
    tuj thanë, se ç'bajshin e s'dishin;
    t'Amshuemit per ta i lutet e si vulë
    tuj i vu vepres hyjnore, krye mi botë,
    kah hjekë per t'mramen herë e kryet e ulë,
    nji vigem lshon, e, ndiene: U krye! po thotë.

    U krye! pse buzët e tija
    deshten n'at kelk idhnimesh me kerkue
    ku kje ma e idhtë fundrrija:
    e toka e pshtoi, me qiell tash tuj pajtue.
    Prej rretheve ma t'epra
    shperthen prap brohorija.
    Zot! çka u thotë nierzve kjo kangë hyjnore?
    "Se nalt prej qiellve knaqen Ejët tuj kqyrë,
    Drejtsi e pagjë kahë sot po puthen në ftyrë",
    nder ato vetmi t'errta
    ku ndrye ç'kah mot po rrite
    e pritte njat gurrë drite
    çeta e bekueme e gjith etenve t'hershem.
    E qe, se 'imend Shelbuesi, gjith madhni,
    veshun me dritë, u duket:
    shpirten t'bekuem ju gzoniu e me dashtni
    nji valles thonia e Mretin
    e qiellës ju sot levdonje
    pse, shi me dekë qi bani,
    deken mujtë; fuqija e mkatit prani
    ç'se edhe njat shkrim të mndershem,
    ku dnimi i nierzve shifej si pelqye,
    mordes i a hoq aj dore
    e copë e grimë tu' e ba,
    per Krygjë të veten aj e la merthye.
    Shej gzimi shpirti t'napë,
    pse dyert e lumnis s'qiellës per jue janë hapë.

    Qe Krygja! O popuj, qasniu,
    permysniu para soje, tu' e adhrue
    ket flamur të bindueshem
    t'çetave t'Zotit, pengun shugurue
    prej dashtnis s'njajtij, qi mi tokë pat kja,
    pse tokës desht varrët m'i a la.
    Qe Krygja! fron mishriret,
    shkallë e sugurtë per t'pshtuem, qi me u njitë duen
    kah gzimi i jetës, ka' Empiret.
    Kjo a druja aq plot mrekull,
    qi njerzve u suguron t'falun mi shekull;
    e kqyrnie at krye, qi m'njanen anë rrin pshtetë,
    at ball, gjithherë bekue,
    me ferra kunorue:
    e, në rasa t'dhishme e t'gzueshme,
    sa luleve t'ksajë botë aq u lakmoni,
    e kto ju veç kërkoni,
    t'u bijë n'mend se janë stoli ma e çmueshme
    kto ferra per ball t'uej
    se gjith lulet e shkreta,
    qi toka e mjerë mund i paraqese kuej.

    Forta mshefsi! se ç'emen ky Kalvarit!
    Ky asht aj Mal ku Zoti
    gjurmët e pergjakne t'vetat
    me i lanun desht, se t'enden stina e moti.
    Ktu, po, nji Zot, tuj dekë, me vendue deshti
    landen e jetës s're:
    prandej ti, qi mi dhe
    nder t'dekshem njehesh, kqyr e ven n'oroe
    kto shejet e bindueshme
    t'ktij Mreti plot me dhima,
    qi m'mrekulli t'dashtnis aq mirë lumnohet
    e shpirtenve u njoftohet
    qi, me qindresë t'padame,
    ngallnimin kan qellim e mas tij nepen.
    Qe gozhdat, majin; qe, ktu heshten ke,
    ke i trup krejt me gjak la,
    ke gjakun mi tokë ra
    e ujët e shndetshem qi pat rrjedhë krahnori.
    Ndalu, pra, ktu e kputë
    prej dromit rrahë mi shekull,
    bjerë m'giuj e, tuj u lutë,
    lyp mshrir e ballin pshtete
    pet ato buca, per njat tokë t'bekueme
    qi nder visare t'qiellës e t'dheut, visarin
    e ndryn ma t'çmueshmin, ndryn ate ma t'parin.

    Popuj, deh! kqyrnie Mretin,
    njat Mret hyjnuer, qi me pushtedë t'perhershme
    Fitues i lum, njashtu si kje premtue,
    lumnueshem, m'fuqi t'veten,
    mirë hidres kryet i a shtypë, hidres s'permndershme.
    Qe i lypuni edhe i Dishruemi
    mi majet e amshueme,
    m'sheje t'mundimit t'bartun qe i Hijeshuemi,
    qi tokës i a shperdau terrin
    tuj majtun morden e tuj thye vetë ferrin.
    Pellaz mretnuer Kalvarin
    Aj ka e pre aso naltsije
    rruzullin vend mretnije
    e njehë e per fron t've'n, hyjnisht shug'rue,
    ka krygjen shejte, gjithkahë m'botë adhrue.

    Synin kesnik tu' e sjellë,
    si tretë n'kujtime, qi m'pershkojshin shpirtin,
    mjesa un zemres dhimë rrijshem tu' i njellë,
    n'mes t'rrezeve t'amshueme,
    m'djasper e m'krisolide,
    doret t'padekshme dhenë;
    m'u duk se perftyrime
    po shifshem punësh fort t'mdha:
    rreth Malit me gjak la,
    rreth njati Mal, ku Zoti barti aq dhima,
    kahë dielli veshej n't'zi
    e mndershem n'qiell të xime endej vetima,
    e gjithçka trandej deri per nen dhe,
    sa me u ter gjaksvet gjakun, n'ftyrë me i zbe;
    breznit e ardhshme t'gjitha,
    gjith popujt mue m'u duk se ishem tu'i pa
    mledhun në ket vend shejt e n'giuj tuj ra.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Diabolis : 15-07-2008 më 13:11

  8. #168
    Diabolis
    Anëtarësuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Vilson Blloshmi

    Mysafiri ne shtepi te vet*

    A s'e patët ditën plot me diell
    Qe bën natë koha dhe e nxin...!
    I jep hënë e yje, lart në qiell
    E, së fundmi, fare e përpin...!?

    A se shkuat shpejt ju fëmininë?
    Kjo s'u fsheh për ju e s'humbi fare?
    A s'po mbani mbi sup pleqërinë,
    E në mendje thellë vitet mitare?

    A s'e mbani mend atherë te plepi
    Loznit në oborr me hijen tuaj?
    Po tani më larg nga ju është djepi
    Apo arkivoli, pa më thuaj?

    Gjithçka e marrin vitet duke shkuar,
    Sërish kthen gjithçka që shkon, humbet
    Troket lehtë kujtimi i trishtuar
    Mysafiri në shtëpi të vet.

    * pa titull ne origjinal

  9. #169
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-05-2008
    Postime
    52
    Vaji - A.Z.Q.

  10. #170
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-08-2009
    Postime
    26
    Nuk mund ta kuptoj mungesen e poezise se Vaso Pashes " O moj SHQYPNI", nje hymn per te gfjitha kohet e brezat, qe na mbush me dashuri per Atdheun dhe te paret tane, dhe me dhimbje per gjendjen e Shqiperise se ndare e te coptuar nga kufipreret, ku isot e kujeve Came dhe te pjeseve te tjera grabitur nga traktatet rendojne ne shpirtin dhe ndergjegjen e cdo shqiptari.

  11. #171
    Citim Postuar më parë nga Xhemal Gora Lexo Postimin
    Nuk mund ta kuptoj mungesen e poezise se Vaso Pashes " O moj SHQYPNI", nje hymn per te gfjitha kohet e brezat, qe na mbush me dashuri per Atdheun dhe te paret tane, dhe me dhimbje per gjendjen e Shqiperise se ndare e te coptuar nga kufipreret, ku isot e kujeve Came dhe te pjeseve te tjera grabitur nga traktatet rendojne ne shpirtin dhe ndergjegjen e cdo shqiptari.
    Sigurisht qe eshte, sepse sic thoni edhe ju eshte nje nga pjeset me te bukura te letersise tone.

    http://www.forumishqiptar.com/showpo...1&postcount=40
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  12. #172
    i/e regjistruar Maska e jakup
    Anëtarësuar
    07-12-2006
    Postime
    5
    S'MUND TË NDAHEM NGA LUFTA

    Me gjithë mallin që kam për ty, nënë,
    me gjithë dhembjen që ke për mua
    me gjithë dëshirën që kam për jetë
    megjithqë një vajzë shumë e dua.

    Megjithëqë më pëlqen stina e pranverës
    megjithëqë dua paqen në botë,
    megjithëqë më pëlqen të nxehtët e ver...ës,
    megjithëqë me dëshirë do të rrija mbi tokë.


    S'mund të ndahem nga lufta kurrë
    s'mund të pajtohem me paqen robëri
    'pashë më pashë do t'i bie ferrit'
    për të shtrenjtën tonë liri.

    Edhe vdekjen do ta puth, nënë,
    kur lufta këtë do ta kërkojë,
    edhe nga varri do të ngrihem
    luftën kurrë s'do ta pushoj

    Bahri Fazliu GZIMI

  13. #173
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243
    Citim Postuar më parë nga EXODUS Lexo Postimin
    Anës Lumenjve


    Arratisur, syrgjynosur,
    Raskapitur dhe katosur
    Po vajtoj pa fund, pa shpresë,
    Anës Elbës, anës Spree-së.


    Ku e lam' e ku na mbeti
    Vaj-vatani e mjer-mileti
    Anës detit i palarë,
    Anës dritës i paparë,
    Pranë sofrës i pangrënë,
    Pranë dijes i panxënë,
    Lakuriq dhe i dregosur,
    Trup e shpirt i sakatosur?


    Se ç'e shëmpnë derbederët,
    Mercenarët dhe Bejlerët,
    Se ç'e shtypnë jabanxhinjtë
    Se ç'e shtrythnë fajdexhinjtë,
    Se ç'e pren' e se ç'e vranë,
    Ç'e shkretuan anembanë,
    Nënë thundrën e përdhunës
    Anës Vjosës, anës Bunës!


    Çirem, digjem i vrerosur,
    Sakatosur, çarmatosur,
    As i gjall' as i varrosur,
    Pres një shenj' e pres një dritë,
    Pres me vjet' e pres me ditë,
    Se ç'u tera, se ç' u-mpaka,
    Se ç' u-çora, se ç' u-mplaka,
    Lark prej vatrës dhe prej punës,
    Anës Rinit, anës Tunës.


    Çakërdisur, batërdisur,
    Përpëlitur dhe zalisur,
    Endërroj pa fund, pa shpresë
    Anës Elbës, anës Spree-së.


    Dhe një zë vëngon nga lumi,
    Më buçet, më zgjon nga gjumi,
    Se mileti po gatitet,
    Se tirani lebetitet,
    Se pëlcet, kërcet furtuna,
    Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
    Skuqet Semani dhe Drini,
    Dridhet Beu dhe zengjini,
    Se pas vdekjes ndriti jeta,
    Dhe kudo gjëmon trumbeta:
    Ngrehuni dhe bjeruni,
    Korrini dhe shtypini,
    Katundar' e punëtorë,
    Që nga Shkodra gjer në Vlorë!


    Ky ilaç e ky kushtrim
    Më bën djal' e më bën trim,
    Më jep forc' e më jep shpresë,
    Anës Elbë-s, anës Spree-së.
    Se pas dimrit vjen një verë
    Që do kthehemi një herë
    Pranë vatrës, pranë punës,
    Anës Vjosës, anës Bunës.


    Arratisur, syrgjynosur,
    Raskapitur e katosur
    Brohoras me bes' e shpresë
    Anës Elbës, anës Spree-së
    .


    'Fan S Noli'
    Per mua eshte poezia me e bukur,me e goditur dhe me e thjeshta ne gjuhen shqipe.Nuk fsheh asgje,t'i tregon te gjitha me nje thjeshtesi te madherishme saqe mund te ndjejme te njejtat ndjenja te cilat ka patur Noli kur i ka shkruar.Dua te them se,ne kete poezi,ndjenja me arsyetimin jane perqafuar perjetesisht ne menyre te kulluar.

Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789

Tema të Ngjashme

  1. Emra shqip
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 225
    Postimi i Fundit: 11-05-2018, 16:54
  2. Me ndihmoni me nje emer shqip
    Nga prishtinase në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 22-03-2010, 14:52
  3. Info per Eqerem Cabej?
    Nga rrogozhinsi në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 18-04-2009, 18:36
  4. A Mund Te Zgjerohet Baza Dialektore E Shqipes Standard?
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-11-2006, 17:04
  5. Emrat Ilire
    Nga Leila në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 12-05-2006, 20:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •