Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 33 prej 33
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-10-2004
    Postime
    349

    Talking Armandoooooo

    O MANDO PO NJE LAPSUS MER ISHTE.
    NUK E LEXOVE MIRE TI CAR KAM THENE.
    KAM THENE: (ne mos gaboj).
    tung.

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Nganjehere hyj ne (nenforumet) Boten (pa)Shpirterore te disa "fetarve"
    Postime
    700

    a story me episoda prap po tregon

    Citim Postuar mė parė nga episodestory
    O LAL E PARA PUNES AI MUHABET ESHTE I VERTET.
    E DYTA TI DUKESH 100% QE JE BEKTASHI PER 2 ARSYE.
    a) sepse e ke kopjuar ate qe thashe un dhe ste ka pelqyer dhe e ke hedhur poshte.
    b) dukesh nga ktu ku thua qe (pranojn vetem IMAM ALIUN ALLAHU QOFT I KNAQUR ME TA)
    PASTAJ KETE E DINJNE TE GJITHE QE BEKTASHINJTE PRANOJNE IMAM ALIUN.
    JO SE MYSLIMANET NUK E PRANOJNE QE KA QENE PEJGAMBER.
    POR JU BESONI SE KURANI DUHTE TI KISHTE ZBRITUR ATIJ.
    ATE E PRANOJNE VETE KOMUNITETI BEKTASHI NE TIRANE MER DAJ.
    TUNG.
    a) NE QOFTE SE ESHTE AI MUHABETI I VERTET SI THUA TI ATEHERE ME TREGO ME KEND ESHTE BISEDUAR KU DHE KUR NE QOFTE SE NUK JEP PERGJEGJE ATEHERE ESHTE RRENE b)UNE KAN DESHIRE TE JEM BEKTASHI EDHE 200%PO SDI SA MUNDEM TE JEM NDOSHTA NUK MUND TE JEM AS 1 %
    c) SJELL FAKTE ZOTERI TI APO COMPANIA JOTE SE BEKTASHIT NE TIRANE THOJN ASHTU SIQ PO THUA TI MA LART .PERNDRYSHE EDHE KJO ESHTE RRENE Tash edhe diēka dua te them me ate shkollen time sa di une , 1 te dashurit e ALLAHUT me te vertet kane shume fytyra por ata kurr nuk jane dyftyresh , lexo KURANIN DHE HADISE NGA MUHAMEDI a.s do te shohesh se te gjith ne kohe te veēanta kane qene me shume fytyra , pra nje here kane qene te durueshem nje here tjeter misterioz ,tjeter here kane qene te fshehur , tjeter here luftetar e kshtu me radhe shume raste te tjera por ma merr mendja ju nuk i kuptoni keto 2 Me siguri se keto mesazhe do te fshihen se nuk ju pelqejn disa patronave ketu .Ata patrona kur dojn ti heqin ca postime qe nuk jane ne interes te tyre zakonisht e dergojn nje nxenes te vogel te tyre qe te merret me sharje apo ku ta di diēka tjeter , e pastaj ata te kene shkas per ti shlyer ato

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-12-2004
    Postime
    47
    E mrekullit ne librat tjere fetar ku po i leni ???????

  4. #24
    Ku edi ju se zoti ekziston na jepni nje shembull qe ka ndodhur ne jeten tuaj?
    L DOG FROM C TOWN

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-10-2004
    Postime
    349

    Talking Only Truth

    O Lal Ai Muhabet Ka Ndodhur Ne Stamboll.
    Un Tani Sdo Iki Ta Kap Ate Plakun Dhe Ta Sjell Ne Syte Teje.
    Nuk Te Detyroj Ty Dhe Ndonje Tjeter Qe Te Besojne.
    Por Nje Mysliman Per Keto Lloj Muhabetesh Nuk Ka Pse Genjen.
    Tung.

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-10-2004
    Postime
    349

    Talking Kurse

    Kurse Ti Ke Deshire Te Jesh Bektashi.
    O Vlla Bjeri Lapsit Mire. Bektashinjte Thojne Qe Zoti E Ka Xhebraili(a.s) E Ka Zbritu Kuranin Gabimisht Te Muhammedi(a.s) Sepse Duhet Ta Kishte Zbritur Te Aliu(a.s).si Mund Te Bej Gabim Nje Melek Qe E Dergon Allahu.
    Kjo Eshte Gje Koti.
    Tung.

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Nganjehere hyj ne (nenforumet) Boten (pa)Shpirterore te disa "fetarve"
    Postime
    700

    Kerkoj falje per nderhyrjen ne teme

    O Episod shko dhe hape nje teme per gjerat qe po thua ti e te mos ju pengojm te tjereve ne kete teme .Ti a po e sheh edhe titullin e temes si eshte dhe per ēka bisedohet ne kete teme , me mire te permiresojm veten se te na permirsojn te tjeret , Prap qendroj mbas postimev te mia dhe nje gje dua te them se fakt se te gjitha ato gjera qe thua ti jane genjeshtre i ke edhe shume veta nga compania jote . Ja nje shembull te gjithe ata qe shkruajn ketu me ato letrat e pergatitura copy paste shpageti , edhe ata do ta permendnin te njejten gje se ka shume qe mezi presin te shohin nje gje negative te tjetri . Sikur qe thot nje fjale popullore disa mezi presin ta shohin bishtin edhe ne qofte se eshte edhe 1 cm pastaj ate e rritin me kilometra

  8. #28
    Armandoboni.com Maska e White_Shadow:)
    Anėtarėsuar
    28-02-2005
    Vendndodhja
    Duke ikur ne hene per te dale nje xhiro nga MArsi me EMInene
    Postime
    248

    Lightbulb

    Citim Postuar mė parė nga only truth
    O Episod shko dhe hape nje teme per gjerat qe po thua ti e te mos ju pengojm te tjereve ne kete teme .Ti a po e sheh edhe titullin e temes si eshte dhe per ēka bisedohet ne kete teme , me mire te permiresojm veten se te na permirsojn te tjeret , Prap qendroj mbas postimev te mia dhe nje gje dua te them se fakt se te gjitha ato gjera qe thua ti jane genjeshtre i ke edhe shume veta nga compania jote . Ja nje shembull te gjithe ata qe shkruajn ketu me ato letrat e pergatitura copy paste shpageti , edhe ata do ta permendnin te njejten gje se ka shume qe mezi presin te shohin nje gje negative te tjetri . Sikur qe thot nje fjale popullore disa mezi presin ta shohin bishtin edhe ne qofte se eshte edhe 1 cm pastaj ate e rritin me kilometra
    Ti ke te drejte shoku ...............Episode u fut ne teme qe sduhej .....une jam shoku itij e e njoh mire por ketu t ike te drejte............

    Por ate qe Bektashinjte njohin Aliun per te derguar une e ka mdegjuar vete nga Kreu u bektashinjve ne berat ne festen e KULMAKUT qe behet ne gusht ne malin e Tomorrit........

    ja kalofsh mire

  9. #29
    djalli,mė i dashuri i Zot
    Anėtarėsuar
    23-03-2005
    Vendndodhja
    Nė Zvicerr
    Postime
    116
    Citim Postuar mė parė nga episodestory
    Ishın Njehere Dy bektashınj Dhe Dy Mysliman.Nqs E Dını Bektashınjte Jane Ata Qe Pranojne Alıun Sı Pejgamber Jo MUHAMEDIN (A.S).Keto E Lane Njehere Per Nje Debat Kush I mbushte Mendjen Njerı Tjetrıt Do Te Kthehej Ne Ate Fe.Ky Plaku Myslıman I Tha: Dyshe Dyshe Behet Rremuje.Me Mıre Zgjıdhnı Ju nje Dhe Ne Njerın Per Debat.Ata Pranuan.Fılloı Plaku Myslıman Dhe Tha: A Ka Qene Alıu Mynafık(njerı Me Dy fytyra)?Jo Tha I Plaku bektashı
    Po Frıkacak Ka Qene? Jo Tha Bektashıu.
    I Pranonte Sahabet(shoket E Profetıt) Alıu? Jo Tha Plaku Por I Pranonte Nga E Keqa Per Sy Te Tjereve Dhe Se Kıshte Frıke Se Nuk E besonte Njerı Pastaj.
    POR TI THE QE ALIU NUK ISHTE MYNAFIK(NJERI ME DY FYTYRA)?! DHE QE NUK ISHTE AS FRIKACAK?
    Aty Ngecı Plaku Bektashı. Nuk Dınte Cte Thonte
    Myslımanı I Berı Dhe Ca Pyetje te Tjera Dhe Plaku Tjeter Bektashı Qe Degjonte Tha: UN BEHEM QE TANI MYSLIMAN.Kurse Plaku I Muhabetıt Nuk Pranoı.
    Sikur fetarėt qė kanė marrur njė fe pėr vedi,ta mbanin kėtė vetėm pėr vehten e tyre shpirtėrore e tė mos bėnin propagandė fetare me mjete e pa mjete qė edhe tė tjerėt ti fusin nė "Shkėlqimin e lumturisė"qė kanė ata,feja do t`kishte mė shumė vlerė se sa ka sot.Vet propaganda , detyrimet me dhunė,me para,me benificione tjera,me punėsim,me burse pėr studime,me...tregojnė qartė se feja ėshtė njė "firmė piramidale"e bisnesit,pamarrė parasysh se cila ėshtė ajo!Un nėse dua tė komunikoj me zotin e bėnj kėte gjithkund dhe nė ēdo kohė,pėr kėte s`mė nevojitet fare ndermjetsuesi se Zoti kupton tėra krijesat qė ka krijuar!
    Tempujt fetarė qė zbukurohen e stilizohen aq bukur nė tėrė botėn nuk janė shpija Zoti se Zoti nuk ka nevojė pėr shtėpitė qė ia ndėrtojnė njerėzit!Ato janė mashtrime.Ato ka vėrtetuar historia edhe se janė pėrdorur dhe pėrdorėn pėr plane Djalli...pėr lufta,pushtime,terror etj.
    Asnjė fe e sotme nuk ėhtė(pėr mua) e pastert dhe e sinqertė sepse secila e lufton mundėsinė e njeriut tė jetojė i lirė siq e ka krijuar Zoti-Natyra tė pa fe!Tė parėt nė shėnjestėr tė Feve janė tė pafetė,pastaj besimtarėt e fesė tjetėr!

    Kėrkoj me ēdo kusht tė mos fyhet askush me mendimet e mia!

  10. #30
    Armandoboni.com Maska e White_Shadow:)
    Anėtarėsuar
    28-02-2005
    Vendndodhja
    Duke ikur ne hene per te dale nje xhiro nga MArsi me EMInene
    Postime
    248

    :)

    Citim Postuar mė parė nga ademur
    Sikur fetarėt qė kanė marrur njė fe pėr vedi,ta mbanin kėtė vetėm pėr vehten e tyre shpirtėrore e tė mos bėnin propagandė fetare me mjete e pa mjete qė edhe tė tjerėt ti fusin nė "Shkėlqimin e lumturisė"qė kanė ata,feja do t`kishte mė shumė vlerė se sa ka sot.Vet propaganda , detyrimet me dhunė,me para,me benificione tjera,me punėsim,me burse pėr studime,me...tregojnė qartė se feja ėshtė njė "firmė piramidale"e bisnesit,pamarrė parasysh se cila ėshtė ajo!Un nėse dua tė komunikoj me zotin e bėnj kėte gjithkund dhe nė ēdo kohė,pėr kėte s`mė nevojitet fare ndermjetsuesi se Zoti kupton tėra krijesat qė ka krijuar!
    Tempujt fetarė qė zbukurohen e stilizohen aq bukur nė tėrė botėn nuk janė shpija Zoti se Zoti nuk ka nevojė pėr shtėpitė qė ia ndėrtojnė njerėzit!Ato janė mashtrime.Ato ka vėrtetuar historia edhe se janė pėrdorur dhe pėrdorėn pėr plane Djalli...pėr lufta,pushtime,terror etj.
    Asnjė fe e sotme nuk ėhtė(pėr mua) e pastert dhe e sinqertė sepse secila e lufton mundėsinė e njeriut tė jetojė i lirė siq e ka krijuar Zoti-Natyra tė pa fe!Tė parėt nė shėnjestėr tė Feve janė tė pafetė,pastaj besimtarėt e fesė tjetėr!

    Kėrkoj me ēdo kusht tė mos fyhet askush me mendimet e mia!

    Une vete jam musliman por ti ne disa gjera ke te drejte......

    Si prsh zoti ska nevoje pershtepi e disa gjera te tjera..por ke edhe disa gabime .......Gabimet le ti thoje ndonje tjeter se kam frike se mos te fyej e une se dua nje gje te tille....
    Ja kalofsh mire
    bye

  11. #31
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Pastėrtia e universit dėshmon per Zotin

    Krijuesi i Madhėrishėm e ka krijuar universim dhe tokėn ku jetojmė nė ekuilibėr tė plotė. Dhe ky ekuilibėr vjen si pasojė se e krejt gjithėsia ėshtė pasqyrė e Emrave tė Tij tė Bukur.


    Ėshtė e pamundur qė nė univers tė mos shohėsh gjurmėt e Emrave tė Tij e tė mos mahnitesh prej tyre. Njė prej kėtyre Emrave, pasqyrimi i tė cilit shihet qartė nė ηdo cep tė gjithėsisė ėshtė emri Kuddus, i Shenjtė, i Pastėr.
    Sepse ky univers dhe toka nė tė cilėn jetojmė ėshtė si njė fabrikė madhėshtorte qė punon pa pushim dhe si njė bujtinė qė vazhdimisht mbushet e zbrazet me banorė tė rinj. Por fabrika dhe bujtina tė tilla mbushen me papastėrti, mbeturina e me lėndė tė ndotura qė mblidhen kudo. Nėse nuk do kihej kujdes e tė mos pastrohen do ishte e pabanueshme dhe e pajetueshme aty brenda, njeriu do mbytej nė tė.
    Ndėrsa universi si fabrikė dhe toka si bujtinė ėshtė aq e pastėr dhe e pandotur saqė ėshtė e pamundur qė nė tė, tė vėresh diηka tė pavlerė, tė padobishme dhe rastėsore. Edhe nėse shikohet provizorisht, ajo menjėherė hidhet nė makinerinė pastruese dhe pastrohet.
    Domethėnė ai pronar kujdeset mė sė miri pėr kėtė fabrikė. Kjo fabrikė ka njė pronar pastrues qė e pastron kėtė fabrikė madhėshtore si tė ishte njė dhomė e vogėl duke mos lėnė asgjė tė tepėrt nė tė. Dhe nė varėsi tė asaj madhėsie tė asaj fabrike madhėshtore nuk gjenden papastėrti dhe mbeturinė nė ato masa, ndoshta nė varėsi tė madhėsisė sė saj i vihet rėndėsi pastėrtisė.
    Nėse njė njeri nuk lahet dhe nuk pastron dhomėn e tij pėrgjatė njė muaji do bėhet shumė pis. Domethėnė pastėrtia dhe rregulli nė kėtė univers vjen si pasojė e njė pastrimi tė rregullt e i imėt. E sikur tė mos ishte ai pastrim i detajuar e i kujdesshėm, do shikonim se si do mbyteshin nė tokė qindra mijėra specie tė ndryshme kafshėsh. Dhe yjet, planetet dhe trupat e shumtė qiellorė tė cilėt shkatėrrohen nė univers do tė copėtonin kokat tona e tė kafshėve, ndoshta edhe tokėn dhe botėn tonė. Por Ai ka krijuar "vrimat e zeza" nė tė cilat hidhen me rregull tė gjitha kėto mbetje pa cėnuar planetin dhe jetėn tonė duke u shndėrruar nė kosh plehėrash. Pėrndryshe gurė tė mėdhenj sa masat e maleve do binin mbi ne si shi. Gjė e cila do t'i jepte fund jetės tonė e do na nxirrte nga kjo botė. Ndėrkohė qė, tė gjitha riparimet dhe rregullimet qė ndodhin atje lart prej periudhash shumė tė hershme, si tė ishte njė shenjė mėsimi pėr ne, nė tokė kanė rėnė vetėm disa trupa tė vegjėl qiellorė; edhe ato qė ranė askujt nuk i kanė rėnė mbi kokė e ta godasin.
    Gjithashtu kufomat e qindra mijėra kafshėve dhe mbeturinat e dyqind mijė lloje bimėsh mbi sipėrfaqen e tokės si pasojė e vdekjeve dhe ndryshimit tė jetės, do ta ndotnin tokėn dhe detin nė atė gradė sa lloji njerėzor jo t'i donte mė ato e tė dashurohej pas tyre, por ndoshta do largoheshin me vrap drejt vdekjes nga urrejtja e asaj shėmtie.
    Ashtu si njė zog pastron me lehtėsi pendėt e tij, ashtu edhe kjo tokė e ky univers fluturues pastrohet e zbukurohet ηdo moment aq shumė sa njerėzit bien nė dashuri me kėtė pastėrti e bukuri duke harruar e duke mos parė Pastruesin e vėrtetė.
    Madje kėtė urdhėr pastrimi e dėgjojnė edhe rruazat e kuqe e tė bardha tė gjakut tė cilat kryejnė pastrimin e qelizave tė trupit, ndėrsa frymėmarrja jonė pastron gjakun.
    Domethėnė ky univers e kjo toka jonė janė njė pasqyrim madhėshtor i emrit Kuddus, aq sa tė gjitha urdhėrat e pastrimit qė vijnė prej Tij bėjnė jehonė dhe i dėgjojnė tė gjithė mishngrėnėsit e detit dhe shqiponjat e tokės, madje edhe krimbat e milingonat kanė pjesėn e tyre tė rėndėsishme duke mbledhur kufomat.
    Nėse nuk do ishte puna kolosale e kėtyre nėpunėsve tė caktuar me kėtė detyrė, kufomat dhe mbeturinat e mbledhura brenda njė viti do krijonin njė masė prej mėse njė metri hedhurinash mbi sipėrfaqen e tokės, ndėrsa peshqit e ngordhur do e mbushnin plotėsisht sipėrfaqen e detit duke e bėrė si detin ashtu edhe tokėn jo vetėm tė shėmtuar por edhe tė pajetueshėm.
    E gjitha kjo pastėrti e detajuar dhe e rregullt, vėrteton mė sė miri se Ai qė ka krijuar kėtė univers kujdeset vazhdimisht edhe pėr pastrimin e saj duke treguar edhe njėherė Njėsinė dhe Madhėshtinė e Tij.

  12. #32
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anėtarėsuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Fizikantėt bashkohorė dhe ekzistenca e Allahut



    Njė kritikė islame ndaj ideve tė disa fizikantėve bashkohorė


    Nёse Zoti ekziston apo jo, nuk ёshtё subjekt i asnjё prej shkencave ekzakte, natyrore apo sociale. Por faktet apo ēfarё nganjёherё supozohen si fakte, tё shkencave natyrore, veēanёrisht fizikёs dhe biologjisё pėrdoren ndonjėherė pėr tė mbėshtetur njė pikėpamje ose njė tjetėr. Ky pra, nuk ёshtё njё artikull rreth fizikёs, por rreth marrёdhёnieve midis fizikёs dhe ekzistencёs sё Allahut, subhanehu ve teala. Kjo ёshtё kryesisht njё kritikė racionale islame ndaj mёnyrave moderne tё ateistёve tё cilёt pёrpiqen pёr tё sfiduar teorinё e Big Bengut. Nuk trajton faktet pozitive tё ekzistencёs sё Krijuesit, vetёm provon pavlefshmёrinё e argumeteve tё pёrdorura pёr tё mbёshtetur ateizmin.

    Njё nga argumentet kryesore qё pёrdoren pёr tё mbёshtetur disa forma apo disa tė tjera tė ateizmit ka qenё thёnia qё: “Bota, ose disa pjesё tё saj, janё tё pёrjetshme dhe si tё tilla nuk kanё nevojё pёr krijues”. Kёshtu disa mendimtarё grek besuan qё trupat qiellorё dhe veēanёrisht dielli, ishin tё pёrjetshёm. Argumenti kryesor i njёrit prej tyre, Galen, ishte, qё sipas El-Gazali, ai ka vazhduar pёr shekuj e shekuj tё ketė tё njёjtat pёrmasa, ēfarё tregon se nuk shuhet, sepse po tё shuhej, do tё kishte shfaqur shenja shpёrbёrjeje. El-Gazali thotё, se ky nuk ёshtё njё argument sepse:

    “Sё pari .... ne nuk duhet tё biem dakort me tё, qё diēka nuk mund tė zhduket pёrveēse nёpёrmjet shpёrbёrjes: shpёrbёrja ёshtё vetёm njё mёnyrё e zhdukjes, por nuk ёshtё e pamundur qё njё gjё tё zhduket papritur ndёrsa ёshtё nё formёn e tij tё plotё.

    Sё dyti, edhe nёse e pranojmё se nuk ka zhdukje pa shpёrbёrje, ku e di ai se nuk kalon nė njė proces shpёrbёrjeje? Mbёshtetja e tij nё vёzhgime nuk ёshtё e pranueshme, sepse pёrmasat (pёrmasat e njohura nga ato) janё vetёm tё pёrafёrta. Kёshtu nёse dielli, pёr tё cilin ёshtё thёnё se ёshtё 170 herё apo mё tepёr, mё i madh se toka po tё zhdukej me pёrmasat e maleve, nuk do tё vёrehej. Kёshtu ai mund tё jetё duke u shpёrbёrё dhe mund tё jetё zvogluar me pёrmasat e maleve ose mё tepёr, por shqisat nuk mund ta pėrceptojnė kёtё.....” ( El-Gazali, 126)

    Hamendja e El-Gazaliut, qё pёrmasat e diellit mund tё ishin duke u zvogluar ishte, siē mund tё shihet tani, njё parashikim i rallė parashkencor i asaj se ēfarё shkenca do ta provonte. Shkenctarёt tani na tregojnё, qё dielli me tё vёrtetё shpėrbėhet, por shumё mё tepёr sesa mendonte ai, saqё do tё shuhet pёrfundimisht.


    Sasia e energjisё qё ēlirohet nga dielli ёshtё e atillё qё masa e diellit zvoglohet me ritmin 4.3 bilion kg/s. Megjithatё kjo ёshtё njё masё aq e vogёl sa ёshtё shumё e vёshtirё tё dallohet.... Dielli ynё besohet se ёshtё 4.5 bilion vite i vjetёr dhe mundёsisht do tё vazhdojё aktivitetin e tij edhe pёr 4.5 bilion vite tё tjera. (Ėheeler, 596 )

    Nёse trupat qiellorė nuk janё tё pёrjetshёm atёherё, ēfarё ёshtё e pёrjetshme, substancat nga tё cilat kёto trupa janё tё pёrbёrё? Fizikantёt kanё zbuluar qё kёto janё tё pёrbёrё prej molekulash. Atёherё a janё kёto molekula tё pёrjetshme!? Jo, sepse kёto molekula pėrbėhen nga atome. Ēfarё janё atёherё atomet? Njёherё besohej se ato ishin tё pandashme, dhe ishin, si tė tilla, grimcat mė tė vogla tė lėndės nga tė cilat pėrbėheshin tė gjithė trupat. Ky shihej, sё fundi, themeli bazė mbi tё cilin tё ngrihej ateizmi modern.

    Megjithatё shkenca pёrparonte dhe gjatё pёrparimit tё saj, i vinte gjithnjё e mё shumё nё siklet ateistёt. Shumё shpejt u zbulua se atomi nuk ishte grimca mё e vogёl e pandashme e lёndёs, siē kishin besuar pёr njё kohё. Si ēdo gjё tjetёr, edhe ato janё tё ndashme: ato pёrbёhen nga grimca, tё cilat janё gjithashtu tё ndashme nё grimca akoma mё tё vogla. A ka fund nё kёtё ndarshmёri? Askush nuk e di: por edhe sikur tё kishte, nuk do tё ishte nё ndihmё tё ateistёve, sepse shkenca jo vetёm ka provuar qё atomi dhe thёrmijat pёrbёrёse tё tij janё tё ndashme, por ka zhdukur ndarjen ndёrmjet materjes dhe energjisё. Kёshtu, ēdo grimcё e lёndёs, sado e vogёl, jo vetёm teorikisht, por edhe praktikisht shndёrrohet nё energji, dhe anasjelltas. Si pėrfundim mund tė thuhet se nuk ekziston asgjё drejt tё cilit tё drejtohemi dhe tё deklarojmё me siguri: ky gjithmonё ka qenё, siē ёshtё tani, dhe do vazhdojё tё mbetet i tillё. Ky zbulim duhet tė jetė i mjaftueshėm pėr tė shembur ēdo shpresė pėr ankorimin e ateizmit mbi pėrjetėsinė e lėndės. Nė qoftė se jo,teoria e Big Bengut sigurisht qė e ka bėrė. Ishte kjo teori qė i dha goditjen finale pėrjetshmėrisė sė ēdo pjese tė universit. Pse?

    Kozmologėt besojnė qė Big Bengu pėrfaqėson jo vetėm lindjen e materjes dhe tė energjisė nga asgjėja, por dhe krijimin e hapsirės dhe tė kohės gjithashtu. Universi nuk ėshtė krijuar nė hapsirė dhe kohė: hapsira dhe koha janė pjesė e universit tė krijuar.

    (Davies, 123)

    Keqkuptimi mė i madh rreth Big Bengut ėshtė, se filloi si njė pikė pa vėllim. Nuk ishte vetėm materja qė u krijua gjatė Big Bengut, por edhe hapsira dhe koha. Kėshtu koha ka njė fillim, por edhe hapsira gjithashtu. (Boslouh, 46)

    Nė fillim nuk kishte asgjė, as kohė as hapsirė, as yje as planete, as shkėmbinj as bimėsi, as kafshė as qenie njerėzore. Ēdo gjė erdhi nga asgjėja. (Fritzch, 3)

    Pyetja nėse ekziston Zoti apo jo nuk ėshtė subjek i asnjė shkence empirike, por shkenctarėt janė qėnie njerėzore. Ato nuk mund tė mos mendojnė rreth implikimeve jetėsore jo shkencore tė shkencave tė tyre. Ato nuk mund tė mos kenė ndjenja kundrejt kėtyre implikimeve.

    Jasrow ka thėnė rreth Ajnshtajnit:

    Ai ishte i shqetėsuar nga ideja e njė universi nė zgjerim, sepse kjo nėnkupton qė bota ka patur njė fillim. Nė njė letėr dėrguar De Siterit, Ajnshtajni shkroi: “Kjo rrethanė e njė universi nė zgjerim mė irriton “ Kjo ėshtė njė gjuhė emocionale me tė cilėn diskutoi pėr disa formulave matematikore. Mendoj se ideja e njė fillimi nė kohė e shqetėsonte Ajnshtajnin pėr shkak tė pėrkatėsisė sė tij teologjike (Jasroė, 29)

    Gastro ka cituar tё tilla reagime nga shkencёtarё tё tjerё, si Edington, i cili ka thёnё se “nocioni i njё fillimi ёshtё i papajtueshёm “ pёr tё (122), dhe ia atribuon kёtё reaksion emocional faktit qё ato nuk mund tё “durojnė mendimin e njё fenomeni natyror, i cili nuk mund tё shpjegohet“ dhe komenton mbi reagime tё tilla tё shkenctarёve duke thёnё se ato parashikojnё :

    ...njё demonstrim interesant nё pёrgjigje tё mёndjes shkencore- gjoja njё mendje shumё objektive – kur evidenca zbulohet nga vetё shkenca ēon nё konflikt me artikujt e besimit nё profesionin tonё. Kjo tregon se shkencёtarёt sillen nё tё njёjtёn mёnyrё sikurse ne, kur besimet tona bien nё kundёrshtim me evidencёn. Ne nervozohemi, pretendojmё se konflikti nuk ekziston, ose mbyllim faqen me njё frazё tё pakuptimtё. (Jasrow, 15-16.)

    Nė qoftė se koha dhe hapsira kanё patur njė fillim, pyetja qё natyrshёm vjen nё mendje ёshtё: Si ndodhi? Kur’ani na tregon qё nёse njё person nuk beson nё Zot, atёherё nuk do tё mund tё shpjegojё ekzistencёn e asgjёje, pёrveēse nёpёrmjet njёrёs nga tre alternativat e pa baza:

    a. Ai thotё, ose ёshtё krijuar nga asgjёja, qė do tė thotė qё u shfaq papritur nga asgjёja.

    b. Ose krijoi vetveten.

    c. Ose ёshtё krijuar nga diēka qё ёshtё krijuar vetė.

    Duke iu drejtuar ateistёve Kur’ani thotё:

    A u krijuan ato nga asgjёja? Apo ishin ato krijues (tё vetvetes)? Apo ato krijuan qiellin dhe tokёn ? Jo, por ato janё nё dyshim. (52: 35-36)

    Kur’ani nuk thekson se arabėt, tё cilёve iu ёshtё drejtuar, besonin se gjёrat janё krijuar nga asgjёja, ose qё ato krijuan vetveten. Ato sigurisht qё nuk kanё deklaruar se kanё krijuar qiejt dhe tokёn: asnjė person i shėndoshė mendorė do tė mund ta kishte thėnė njė gjė tė tillė. Kur’ani vetёm i qartёson ateistėve pozicionin absurd tё tyre.

    Pas njё studimi tё kujdesshёm tё disa argumentave tё shumё filozofёve dhe shkencёtarёve ateist perёndimorё, zbulova qё me tё vёrtetё ato kishin rёnё nё kёto tre kategori tё pa baza. Pse tё pa baza?

    A u krijua nga asgjёja?

    Supozoni sikur i keni thёnё dikujt qё nuk kishte asgjё, asgjё nё njё rajon tё caktuar, dhe pastaj ja! Njё patё shfaqet e gjallё. Pse ai person nuk do ju besonte megjithёse ti do tё mundoheshe ti mbushje mendjen qё me tё vёrtetё ndodhi? Jo vetёm, sepse ai e di qё pata nuk shfaqet nё atё mёnyrё, siē mund tė mendojё ndonjёri, por sepse duke besuar kёtё dhunon principet kryesore tё racionalitetit tё tij. Kёshtu ai do tё mbante tё njёjtin qёndrim edhe nёse objekti pėr tė cilin i ishte thėnė se u shfaq nga asgjėja, ishte diēka pėr tė cilin kurrė nuk kishte dėgjuar mė parė. Kjo rrjedh nga fakti qė ne mendojmė se asgjė nuk vjen nga asgjėja, dhe gjithmonė jemi nė kėrkim tė shkaqeve me tė cilat shpegojmė ngjarjet nė shkencat natyrore, sociale ose psikologjke. Pikėrisht nė sajė tė kėtij principi racional u zhvillua shkenca. Pa tė, jo vetėm shkenca por edhe racionaliteti ynė do tė ishte nė rrezik. Pėr mė tepėr, ideja e shkakut ėshtė esenciale edhe pėr identitetin e vėrtetė tė gjėrave, siē ėshtė theksuar nga dijetari mysliman Ibn Rushd ( Averroes):

    Ėshtė e kuptueshme qė qeniet kanė identitete, dhe ato kanė cilėsitė e tyre nė sajė tė sė cilave ēdo qenie vepron, dhe virtyte nė sajė tė sė cilave qėniet kanė identitete, emra dhe pėrkufizime tė ndryshme. Nė qoftė se ēdo qenie nuk do karakterizohej nga sjellje tė posaēme, nuk do tė kishte pasur njė natyrė qė ėshtė tipike pėr tė; dhe nqs nuk do tė kishte pasur njė natyrė specifike, nuk do tė kishte pasur njė emėr dhe pėrkufizim specifik. (Tahafut Attahafut, 782-3)

    A e krijoi ai vetveten?

    Absurditeti i idesė sė diēkaje qė krijon vetveten ėshtė mė se e qartė. Ideja pėr tė krijuar diēka , ekziston tashmė ; por qė diēka tė vetkrijohet, nuk ekziston. Ideja e diēkaje qė krijon vetveten ėshtė pra kontradiktore.

    A u krijua nga diēka qё ėshtė i vetė krijuar?

    A mundet qė shkaku i njė qėnie tė pėrkohshme tė jetė vet i pėrkohshėm? Po, nqs flasim pėr ēėshtje jo tė rėndėsishme, siē ėshtė ushqimi dhe tė ushqyert, uji dhe mugullimi, flaka dhe tė djegurit etj. Por kėto shkaqe janė shkaqe jo tė paplota.

    Sė pari, sepse asnjė nga ato nuk ėshtė i vetmjaftueshėm pėr tė dhėnė efektin qė ne ia atribuojmė: secila nga kėto shkaqe tė pėrkohshme varet pėr efikasitetin e tij mbi njė tėrėsi kushtesh tė tjera pro dhe kundra.

    Sė dyti, sepse duke qėnė tė pėrkohshėm, ato kanė nevojė pėr mbėshtetje, dhe kėshtu qė nuk mund tė jenė shkaqet pėrfundimtare tė ekzistencės. Supozojmė se tė mėposhtmet janė njė varg shkaqesh dhe efektesh tė pėrkohshme: C1, C2, C3, C4...... Cn, tė tilla qė C1 ėshtė shkaktuar nga C2, C2 nga C3,e kėshtu me rrallė. Tė tilla shkaqe tė pėrkohshme janė shkaqe reale, dhe tė dobishme, sidomos pėr qėllime praktike dhe pėr shpjegime jo tė plota; por nqs ne po kėrkojmė shkakun pėrfundimtar tė ekzistencės , nqs marrim C1, C2 natyrisht nuk ėshtė shkaku, sepse rrjedh nga C3. E njėjta gjė mund tė thuhet pėr C3, e kėshtu me rrallė. Kėshtu edhe nėse kemi njė pafundėsi shkaqesh tė tilla tė pėrkohshme, nuk do tė mund tė na paraqiste njė shpjegim pėrfundimtar tė ekzistencės sė C1.

    Le ta shpjegojmė pak mė ndryshe: kur u krijua C1? Natyrisht pas krijimit tė C2. Kur u krijua C2? Vetėm pas krijimit tė C3, dhe kėshtu vazhdon arsyetimi deri nė Cn.Kėshtu C1 nuk do tė krijohej pa krijimin e Cn. I njėjti problem do tė ekzistonte edhe nėse shkojmė mė larg se Cn, edhe nėse shkojmė nė infinit.Kjo nėnkupton qė nėse ekzistenca e C1 do tė varej nga gjithė kėto shkaqe tė pėrkohshme, atėherė nuk do tė krijohej asnjėherė. Kėshtu qė nuk do tė kishim njė varg shkaqesh tė ekzistencės, por njė varg tė mos ekzistencės siē shpjegon Ibn Tejmijah. Por fakti ėshtė qė ka qenie pėrreth nesh; kėshtu qė shkaku pėrfundimtar i ekzistencės sė tyre nuk duhet tė jetė i pėrkohshėm; duhet tė jetė i pėrjetshėm dhe njėkohėsisht jo rrjedhojė i njė tjetri.

    Kur dikush, pavarёsisht shkencёtar apo jo, insiston nё besimet e gabuara pёrpara tё gjitha evidencave, nuk mund tё ketё mёnyrё pёr tё mbёshtetur besimet e tij pёrveēse duke u bazuar nё argumente tё dyshimta, sepse asnjё gёnjeshtёr nuk mund tё mbёshtetet nga njё argument i saktё. Kėshtu ka ndodhur me tё gjithё shkencёtarёt dhe filozofёt ateist tё cilёt besojnё nё teorinё e Big Bang.

    Disa deklarojnё me paturpёsi qё materia e universit u shfaq vetvetiu nga asgjёja. Kёshtu Fred Hoyle, i cili mbronte teorinё e universit statik, e cila pёr njё kohё ёshtё konsideruar si rivale e fortё e teorisё sё Big Bangut, por ashtu sikurse dhe teoritė e tjera rivale, duhej tė shpjegonte shfaqjen e lėndės sė re, ka thёnё:

    “Pyetja mё e rёndёsishme tё cilёs duhet t’i pёrgjigjemi rreth vazhdimёsisё sё krijimit ёshtё: Prej nga vjen materia e krijuar? Nuk vjen nga asgjёkundi. Materja thjesht shfaqet-ajo ёshtё e krijuar. Njё kohё atomet e ndryshme pёrbёrёse tё lёndёs nuk ekzistonin, dhe nё njё kohё tё mёvonshme u shfaqёn. Kjo mund tё duket njё ide shumё e ēuditshme dhe jam dakord, sipas shkencės nuk ka rёndёsi se sa e ēuditshme ёshtё njё ide pёr sa kohё ajo nuk bie poshtё qė do tė thotė se njё ide mund tё merret nё konsideratё pёr sa kohё qё rrjedhimet e saj pёrputhen me vёzhgimet.”

    (Hoyle, 112)

    Kur Hoyle e tha kёtё, pati reagime kundёr tij. Ai u akuzua pёr dhunimin e principit kryesor tё shkencёs, qė asgjė nuk shfaqet nga asgjėja dhe nė kėtė mėnyrė “po i hapte rrugėn fesė” siē theksoi njė filozof. Mario Bunge ka thėnė rreth kėsaj:

    "Kjo teori pėrfshin hipotezėn e krijimit tė vazhdueshėm tė materies nga asgjėja. Dhe nuk ėshtė egzaktėsisht ēfarė zakonisht nėnkuptohet nga respektimi i determinizmit shkencor edhe nė kuptimin e saj tė pėrgjithshėm, sepse koncepti i shfaqjes nga asgjėja ėshtė karakteristike teologjike ose magjike edhe e shprehur nė formė matematikore." (Brunge)

    Qė hipoteza e krijimit nga asgjėja nuk ėshtė shkencore, ėshtė e vėrtetė, por pretendimi qė ėshtė karakteristike teologjike ėshtė tepėr e kufizuar. Religjonet nuk deklarojnė qė sendet shfaqen nga asgjėja sepse kjo bie ndesh me pohimin mė tė rėndėsishėm nė fe qė ne jemi krijuar nga Zoti. Ajo ēfarė thonė njerėzit e fesė ėshtė se Zoti i krijon gjėrat nga asgjėja, dhe ky ėshtė, gjithė dallimi ndėrmjet dy nocioneve.

    Nėse krijimi nga asgjėja u konsiderua fillimisht nga ateistėt si njė princip joshkencor dhe teologjik, tani pretendohet nga disa qė ka status shkencor dhe pėrdoret pėr denigrimin e fesė.

    Pėr herė tė parė njė pėrshkrim i kompletuar i tė gjithė krijimit mund tė jetė brenda tė kuptuarit tonė. Asnjė problem shkencor nuk ėshtė mė i rėndėsishėm sesa enigma e shfaqjes sė universit. A mund tė ketė ndodhur kjo pa veprimin e njė force mbinatyrore? Mekanika kuantike thekson faktin qė “nuk mund tė pėrftosh diēka nga asgjėja”. Fizikantėt tani flasin pėr “njė univers qė krijon vetveten”: pėr njė kozmos qė u shfaq spontanisht, si njė grimcė bėrthamore qė shfaqet nga asgjėja nė procese tė caktuara me energji tė lartė. Pyetja nėse detajet e kėsaj teorie janė tė sakta apo tė gabuara nuk ka rėndėsi. Ajo qė ėshtė e rėndėsishme ėshtė se tani mund tė mendojmė pėr njė shpjegim shkencor tė tė gjithė krijimit. (Jastrow, viii)

    Ēfarė shpjegimi ėshtė ky? A ke filluar ndonjėherė tė shpjegosh diēka duke thėnė se u shfaq nga asgjėja? A besojnė me tė vėrtetė shkencėtarėt qė grimca bėrthamore u shfaq nga asgjėja, me kuptimin e plotė qė u shfaq nga asgjėja, dhe nuk ka asgjė qė e paraprin? Duke komentuar atė ēfarė ka thėnė Davies, njė shkenctar ka thėnė: “Kjo, gjithsesi, ėshtė njė ngjarje qė ndodh nė hapsirė dhe nė kohė, brėnda njė mjedisi ku ka lėndė dhe rrezatim. “Asgjė” ėshtė njė nocion qė nuk shfaqet nė kėtė situatė”.

    E njėjta ide e gabuar ėshtė pėrsėritur nė njė libėr mė tė vonshėm nga njė tjetėr shkencėtarė ateist, Taylor:

    Propabiliteti i shfaqjes nga vakumi i njė grimce siē ėshtė njė elektron nuk ėshtė zero. Nė fakt vakumi ėshtė pėrplot me mundėsi, njė nga tė cilėt ėshtė shfqja e vetė univesit. Ai ėshtė krijuar nga asgjėja, siē ka ndodhur nė tė vėrtetė. (Taylor, 22)

    Pėr ēfarė vakumi flet Taylori? Nėse ai ėshtė duke e pėrdorur fjalėn nė kuptimin teknik shkencor, atėherė ai me tė vėrtetė mund tė flasė pėr tė si plot me mundėsira, ose pėr njė elektron qė shfaqet nga ai, pėr shkak se ky vakum ėshtė nė fakt njė zonė jo e zbrazėt. Ky sigurisht nuk ėshtė vakumi i referuar nga teoria e Big Bengut. Nuk ka madje as ndonjė anologji midis tė shfaqurit e njė grimce nė njė vakum (boshllėk) me tė shfaqurit e njė universi nga asgjėja absolute.

    Idea qė diēka ėshtė krijuar nga asgjėja , pra shfaqet nga asgjėja, ėshtė shumė mė e ndryshme nga idea qė ajo krijon vetveten. Ėshtė e ēuditshme se si disa shkencėtarė flasin rreth tyre sikur ato janė njė ose e njėjta gjė. Nuk ėshtė vetėm Davies qė i ngatėrroi kėto dy nocione siē mund ta shohim nė citimin e sapo pėrmendur, por edhe tė tjerė. Taylor na tregon qė elektronet mund tė krijojnė vetveten nga asgjėja nė tė njėjtėn mėnyrėn si Baron Munchausen shpėtoi vetveten nga tė mbyturit nė njė moēal duke e nxjerrė veten me forcat e tij.

    “Ėshtė sikurse nėse kėto grimca tė veēanta janė tė afta tė tėrheqin vetveten me forcat e tyre (tė cilat nė rastin e tyre janė forcat ndėrmjet tyre) pėr tė krijuar vetveten nga asgjė siē Baron Munchausen shpėtoi vetveten pa asnjė mbėshtetje tė dukshme......kjo forcė ėshtė propozuar si njė skenar shkencorė i respektuar pėr krijimin e njė Universi tepėr tė specializuar nga asgjėja”. [Taylor, 46]

    A ėshtė shkencė apo fantashkencė kjo qė u tha kėtu? Taylor e di dhe e ka thėnė qė ajo ėshtė vetėm njė histori; ēfarė ai ka thėnė tė ketė bėrė ėshtė nė fakt fizikisht e pamundur tė realizohet. Pėr kundėr kėsaj, Taylor dėshiron tė shpjegojė nėpėrmjet ideve tė tij diēka qė jo vetėm ėshtė reale por ėshtė e njė rėndėsie tė lartė dhe kėshtu pėrfundon me diēka qė ėshtė shumė mė absurde sesa historia e trilluar e Munchausen sikur ai gjoja shpėtoi veten me forcat e veta. Tė paktėn Munchausen fliste pėr gjėra qė tashmė ekzistonin nė realitet. Por grimcat e veēanta tė Taylor-it veprojnė edhe pėrpara se ato janė tė krijuara! Ato “e tėrheqin vetveten me forcat e tyre ..... pėr tė krijuar veten nga asgjėja”!

    Alternativa e tretė e atribuimit tė krijimit tė gjėrave Zotit tė vėrtetė, ėshtė atribuimi i tyre zotave tė trilluar. Kėshtu shumė ateistė pėrpiqen t’ia atribuojnė krijimin e gjėrave tė pėrkohshme gjėrave tė tjera qė janė tė pėrkohshme (ashtu siē thamė mė parė). Davies thotė:

    “Ideja e njė sistemi fizik qė pėrmban njė shpjegim tė vetvetes mund tė duket paradoksale pėr njeriun e zakonshėm por ėshtė njė ide qė ka pėrparėsi nė fizikė. Ndėrsa dikush mund tė pranojė (duke injoruar efektet kuatike) qė ēdo ngjarje ėshtė e mundshme dhe varet pėr shpjegimin e saj nė disa ngjarje tė tjera, nuk ka nevojė tė thuhet qė kjo seri vazhdon nė pafundėsi dhe mbaron tek Zoti. Mund tė mbyllet nė njė qark. Pėr shembull, katėr ngjarje, ose objekte ose sisteme E1, E2, E3, E4, mund tė kenė varėsinė e mėposhtme tek njėri-tjetri: (Davies, 47)


    E2

    E3

    E4

    E1


    Por ky ėshtė njė shembull i qartė i njė cikli vicios. Merrni ndonjė nga kėto ngjarje ose objekte ose sisteme tė supozuara. Le tė marrim E1, dhe tė pyesim si u shfaq. Pėrgjigjja ėshtė: u shkaktua nga E4, i cili e parapriu atė; po cili ėsshtė shkaku i E4? Ėshtė E3;dhe shkaku i E3 ėshtė E2, dhe e E2 ėshtė E1. Kėshtu shkaku i E4 ėshtė E1 sepse ėshtė shkaku i shkaqeve tė tij. Kėshtė E4 ėshtė shkaku i E1 dhe E1 ėshtė shkaku i E4 ēfarė nėnkupton qė secili prej tyre paraprin dhe paraprihet nga tjetri. A ka kuptim kjo? Nėse kėto ngjarje, etj, ekzistojnė, atėherė dalja e tyre nė ekzistencė nuk ėshtė shkaktuar nga ato me rrugėn qė supozonte Davies. Shkaku pėrfundimtar i tyre duhet tė jetė jashtė kėtij cikli tė gabuar.

    Filozofi Passmore na kėshillon tė:

    Tė krahasojmė tė mėposhtmet: (1) ēdo ngjarje ka njė shkak; (2) nėse njė ngjarje ka ndodhur njeriu duhet tė dijė si ndodhi ajo. E para thjesht na tregon ne qė nėse jemi tė interesuar pėr shkakun e njė ngjarjeje, ėshtė gjithmonė njė i tillė pėr tu zbuluar nga ne. Por na lė tė lirė tė fillojmė e tė ndalojmė nė ēdo pikė qė dėshirojmė nė kėrkim tė shkaqeve; ne mundemi nėse dėshirojmė, tė kėrkojmė shkakun e shkakut e kėshtu me radhė deri nė infinit, por ne nuk kemi nevojė tė veprojmė kėshtu; nėse kemi gjetur njė shkak, pavarėsisht shkakut tė tij. Pohimi i dytė, kurrė nuk do tė na lejojė ne tė pohojmė qė e dimė qė njė ngjarje ka ndodhur..... sepse nė qoftė se ne nuk mund tė dimė qė njė ngjarje ka ndodhur derisa dimė shkakun e saj, nė tė njėjtėn mėnyrė ne nuk mund tė dimė qė shkaku i ngjarjes ka ndodhur derisa tė dimė shkakun e tij, e kėshtu mund tė thuhet deri nė infinit. Shkurt, nėse teoria do tė ishte e plotė, seria duhej tė ndalonte diku, por deri tani ajo ėshtė e tillė qė seria nuk ndalon asgjėkundi _ pėrderisa njė ngjarje tė trajtohet e priviligjuar, p.sh. krijimi i universit. (Pasture, 29)

    Nėqoftėse mendojmė pėr tė, nuk ka dallim tė vėrtetė ndėrmjet kėtyre dy serive siē e ka shpjeguar shumė qartė para shumė kohėsh Ibėn Tejmijje (Ibėn Teimijje, 436-83). Njė njeri mund ta ndėrtojė serinė e parė nė kėtė mėnyrė: qė njė ngjarje tė ndodhė, shkaku i saj duhet tė ndodhė. Tani nėse shkaku ėshtė gjithashtu i shkaktuar, atėherė ngjarja nuk do tė ndodhė derisa shkaku i saj tė ndodhė, dhe kėshtu vazhdon, deri nė infinit. Kėshtu ne nuk do tė kemi njė seri ngjarjesh qė ndodhin, por njė seri jo ngjarjesh. Pse ne e dimė qė ato janė ngjarje, ne arrijmė nė pėrfundimin qė shkaku i vėrtetė pėrfundimtar nuk duhet tė ketė qenė diēka e pėrkohshme ose seri gjėrash tė pėrkohshme qofshin ato tė fundėm apo tė pafundėm. Shkaku pėrfundimtar duhet tė jetė i njė natyre tė ndryshme nga ajo e gjėrave tė pėrkohshme: duhet tė jetė i pėrjetshėm. Pse themi ‘pėrfundimtar’? sepse, siē thashė mė pėrpara, ngjarjet mund tė shihen si shkaqe reale tė ngjarjeve tė tjera, pėr sa kohė ne t’i pranojmė ato si shkaqe tė varura dhe tė paplota siē dhe janė nė tė vėrtetė, dhe si tė tilla nuk janė shkaqet qė shpjegojnė shfaqjen nė ekzistencė e diēkaje nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės, qė do tė thotė se ato nuk mund tė zėvendėsojnė Zotin.

    Cila ėshtė lidhja e kėtij diskutimi me zinxhirėt nė fund tė fundit? Mund tė kenė ekzistuar disa justifikime pėr tė, pėrpara mbėrritjes sė teorisė sė Big Bengut, por duhet tė jetė e qartė pėr Davies nė veēanti se nuk ka aspak vend pėr tė nė pikėpamjen e njė njeriu i cili beson qė universi ka njė fillim absolut.

    Fakti qė ēdo gjė pėrreth nesh ėshtė e pėrkohshme dhe qė nuk mund tė ishte krijuar pėrveēse nga njė Krijues i pėrhershėm i ėshtė bėrė e njohur njerėzimit qė nė agimin e krijimit tė tyre, dhe ėshtė akoma besimi i pjesės dėrmuese tė njerėzve kudo nė botė. Do tė ishte njė gabim tė krijohej nga ky material pėrshtypja qė var ekzistencėn e Zotit nė vėrtetėsinė e teorisė sė Big Bengut. Ky sigurisht nuk ėshtė besimi im:dhe as qė ishte qėllimi i kėtij materiali. Qėllimi kryesor i kėtij materiali ka qenė nė tė vėrtetė qė nėse njė ateist beson nė teorinė e Big bengut , atėherė ai nuk mund tė mos pranojė qė universi u krijua nga Zoti. Kjo, nė fakt,ėshtėēfarė disa shkenctarė e kanė pranuar sinqerisht, dhe ēfarė dia tė tjerė aludojnė me ngurrim.

    Nuk ka bazė pėr tė supozuar se materia dhe energjia ekzistonin mė pėrpara dhe papritur u gjallėruan nė shpėrthim. Atėherė ēfarė mund ta dallonte atė moment nga tė gjthė momentet e tjerė nė pėrjetėsi?.... Ėshtė thjesht postulimi i krijimit nga asgjėja. Forca Hyjnore e krijoj natyrėn nga asgjėja. (Jasrow, 122)

    Pėr sa i pėrket shkakut tė parė tė universit nė kontekstin e zgjerimit, i ėshtė lėnė lexuesit tė ndėrhyjė, por piktura jonė ėshtė e pa plotė pa Tė. (Jasrow, 122)

    Kjo nėnkupton qė gjendja fillestare e universit duhet tė ketė qenė zgjedhur me shumė kujdes nėse modeli i Big Bengut tė nxehtė ėshtė korrekt qė nė ēastin fillestar.Do tė ishte shumė e vėshtirė tė shpjegoje pse universi u shfaq nė kėtė mėnyrė pėrveē si akt i njė Zoti, i cili kishte pėr qėllim tė krijonte qenie si ne. (Hawking)
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e Shmeki
    Anėtarėsuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Suedi
    Postime
    175
    Klevisi,Orioni,forumi126..

    Allahu ju shperbleft,afishimet e juaja jan te dobishme ne kte forum per ate qe ka tru dhe logjikon !
    Shkenca na e premton tė vertetėn...por ajo kurrė nuk na e premton as paqen as fatin!

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Ēfarė ėshtė Sufizmi?
    Nga ocean nė forumin Komuniteti bektashi
    Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 15-11-2017, 01:42
  2. Mosekzistenca historike e "Muhamedit"
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 24-06-2015, 09:29
  3. Mosekzistenca historike e "Jezusit" dhe e "Pavlit"
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 06-03-2015, 11:37
  4. "Shpirti?"
    Nga iliria e para nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 08-04-2006, 12:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •