Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8

Tema: Bajron

  1. #1

    Bajron

    George Gordon Byron (1788 – 1824)
    Bajroni, poet anglez, perfaqsues i romanticizmit. Ai ka shkruar mjaft vepra letrare midis te cilave poemen Childe Harold’s Piligrimage (1812 – 1817). Kjo poeme eshte shkruar ne baze te pershtypjeve nga udhetimet e Bajronit ne Spanje, Greqi, Shqiperi, Zvicer, Itali, etj Ne kete poeme, ndermjet te tjerash, ai pershkruan traditat dhe zakonet shqiptare si: trimerine dhe dashurine per liri. Kjo poemė ėshtė sjellė pėr herė tė parė nė shqip nga mjeshtri i pėrkthimit, Skėnder Luarasi. Me poshte disa krijime te tjera nga Bajron.

    Kenga e Medores

    Nga poema “Korsari”

    Ne zemren time kam dicka te fshehte
    Ate ne bote nuk ma di njeri;
    Kur jemi tok, lulzon si lulja vete
    Por hesht serish ne terr, kur iken ti.

    Nje fill i arte shpirtit m’i jep drite
    Po rrezet nuk i shihen dot me sy
    Ate mbi dhe s’ka force ta venite
    Se erresira nuk arrin aty

    Oh, dhe ne vdeksha, sillme neper mendje
    Kujtoje miken qe te desh me zjarr
    Sa ta duroj, e mjera, s’jam ne gjendje
    Harrimin tend, i dashur, as ne varr!

    Nje amanet plotesoma, po te mundesh
    Se nuk do te te lutem perseri
    “Nje pikez lot, te parin e te fundit,
    Per dashurine time derdh ti!”

    Perktheu J. Bllaci

  2. #2
    Ti qan...

    Ti qan e loti vetetin
    ...Qerpikeve te tu
    Elmazi i veses ne agim
    ...Prej vjollces shket ashtu
    Ti buzeqesh, ē'i embel gaz
    ...Shkendrit ne syte e tu
    Safiri zbehet n'ate cast
    ...Nga flake e tyre blu

    Purpurn' e reve ruan ti
    ...Kur dielli perendon
    Dhe erresira pa kufi
    ...Nis boten e mbulon
    Keshtu edhe veshtrimi yt
    ...Djeg rete e shpirtit tim
    Le t'erret! Brenda meje ndrit
    ...I zjarrti perendim!

    Perktheu J. Bllaci
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  3. #3
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    nga Zeri i Popullit

    BAJRONI, rebeli

    Poeti anglez lord Bajroni (1788-1824)
    dėshironte tė pėrcaktohej "opozitar i lindur". Megjithė prirjen pėr tė dramatizuar egzistencėn e tij dhe "pėr tė mbajtur qėndrime", Bajroni ishte shumė i kthjellėt lidhur me veten, e kjo mėnyrė shfaqjeje pėrmbledh mirė aspektin themelor tė jetės sė poetit. Rebel pėrballė koncepteve letrare e sociale tė kohė sė tij, ai ka denoncuar vazhdimisht hipokrizinė nė fushėn politike, poetike e morale, duke mohuar zgjidhjen e lehtė tė bazuar nė ndarjen e kėtyre tre aspekteve.

    Nė tė vėrtetė pėr Bajronin politika, morali dhe poezia janė tė lidhur pazgjidhshmėrisht: pėr kėtė vepra dhe jeta e tij pėrbėjnė njė tėrėsi unike. Dhe fakti se ai e kryente kėtė gjė nė mėnyrė tė ndėrgjegjshme e tė vendosur, e bėn rebelimin e tij mė efikas dhe tė mahnitshėm. Kur vdiq nė Mesollongj mė 1824, para se tė kishte kohė pėr tė marrė pjesė nė betejat e luftės sė pavarėsisė, grekėt e kuptuan shpejt se ai kishte shkuar pėr tė marrė pjesė nė luftėn e tyre pėr liri bashkė me aleatėt evropianė si njė martir, si njė hero nė gjendje, qė me shembullin e tij, tė mobilizonte ndėrgjegjet e pėr tė kontribuar nė thyerjen e shtypėsit otoman. Ishte ky pėrfundim i denjė i njė ekzistence relativisht tė shkurtėr, gjatė sė cilės poeti kishte dėshmuar vazhdimisht superioritetin e aksioneve pėrballė fjalėve. I lindur opozitar, vdiq duke u kundėrvėnė.

    Jeta e trazuar e Bajronit e bėri atė arketip tė shkrimtarit "romantik" dhe aktualisht shumė besojnė se ėshtė pikėrisht kjo lloj jete qė peshon dhe e bėn atė njė personazh tė paharrueshėm. Tani, duhet pranuar, se jeta dhe vepra e Bajronit janė nė harmoni perfekte. Poeti po, ėshtė konsideruar kurdoherė i mallkuar; veēse pėr kėtė kishte arsye tė mjaftueshme, si fizike (ishte i trishtuar nga njė kėmbė e deformuar), ashtu dhe psikologjike (kishte patur njė fėmijėri fatkeqe bashkė me njė nėnė puritane nė Aberdeen).

    Kur mė 1798 trashėgoi nga xhaxhai pronėn e Newstead Abbey, afėr Notingamit, djaloshi Bajron u bind se tė qenėt pjestar i aristokracisė sė Regencės (Mėkėmbėsisė), do t’i lejonte tė merrte revanshin pėr poshtėrimet e pėsuara nė fėmijėri. Sidoqoftė ai kėrkonte tashmė tė afirmohej me tė gjitha mėnyrat. Nė makthet nga pamja fizike, mė 1810 arriti tė thotė, pasi kishte kapėrcyer me not Helespontin, se ajo ishte ndėrmarrja mė e madhe e jetės sė tij. I ēliruar nga vargonjtė e varfėrisė, u lėshua nė njė karrierė ngashnjyesi, ēdo episod i sė cilės dukej si njė sfidė ndaj koncepteve tė kohės. Lidhjet e tij tė mėpasme godasin gjithnjė e mė shumė shoqėrinė e mirė, nė tė cilėn, pa u kujdesur pėr skandalet, poeti gjeti tė dashura pasionante tė personazhit tė tij.

    Ēmimi i paguar nga Bajroni pėr kėtė rebelim tė vėrtetė e personal seksual do tė jetė egzili:

    duke lėnė Anglinė pėr nė Itali nė prill 1816, nuk do tė kthehej mė kurrė. Por u ngushėllua shumė shpejt me kėnaqėsitė dashurore qė iu dhuruan nė Venecia. Duket se u paqėtua vetėm duke u bėrė "kavalieri shėrbyes" i konteshės Tereza Guēioli. Megjithatė edhe nė kėtė rast nuk arrin t’u nėnshtrohet bindjeve dhe i lėshohet pasionit tė tij me aq intensitet sa pėr tė kėputur martesėn e konteshės.

    Por nuk ėshtė e drejtė qė e gjithė kjo tė shikohet si njė frenezi e thjeshtė narciziste. Paqėndrueshmėria e pasioneve tė Bajronit shpjegohen me kultin e tij tė lirisė individuale dhe nė tė njėjtėn kohė dhe me bindjen e tij se nuk ėshtė e pranueshme as nė natyrėn e gjėrave, qė bota tė mbetet e palėvizshme. Mė 1810 i hipi anijes pėr lundrimin tradicional tė tė rinjve aristokratė anglezė ne Evropė dhe filloi tė kompozojė Ēajld Haroldin (Pelegrinazhi i djaloshit Harold - Childe Harold’s Pilgrimage), qė dy yjet mė vonė, do ta bėnte tė famshėm. Heroi i kėsaj poeme tė gjatė e shumė autobiografike, nė egzil vullnetar dhe i etur pėr epshe, i pėmgjan deri nė detaje vetė Bajronit. Por vepra ėshtė edhe njė denoncim i shkėlqyer dhe i zemėmar i kuadrit tė ofruar nga Evropa e shek. XIX.

    Natyrisht, Bajroni nuk mund tė pranonte kundėrshtimin qė pjesa mė e madhe e bashkėpatriotėve tė tij ushqente pėr Revolucionin francez. Pėr atė Bonaparti, i bėrė Napoleon, ishte gjithnjė njė hero dhe e konsideronte vjedhjen e bėrė nga Lord Elgini tė pjesėve nga Partenoni (episod qė vazhdon edhe sot tė ngjallė kundėrshti) karakteristikė pėr Albionen e pabesė. Pėr atė ideali grek ishte kurdoherė i gjallė si nė gjurmėt e trashėgimisė klasike, ashtu dhe nė aspiratat e kohės pėr pavarėsi, qė do tė konkretizohej dymbėdhjetė vjet mė vonė. Megjithėse afirmonte duke folur pėr vete, nė realitet Bajroni kishte pėrpiluar njė manifest tė vėrtetė e tipik, provokues dhe politik, nė favor tė lirisė nė Evropė.

    Padyshim, fjalimi i tij i parė nė Dhomėn e Lordėve mė 1812 ishte njė pretencė kundėr tiranisė sė njė qeverie qė reklamonte dėnimin me vdekje pėr sabotimin e makinave endėse nga ana e punėtorėve tė kthyer nė tė papunė, masė qė ai e quante "padrejtėsi e dukshme". E kuptoi shumė shpejt se antikonformizmi i tij nuk mund tė kishte hapėsirė nė Parlament dhe se ai nuk i pėrkiste kėtij sistemi. Megjithatė, vazhdoi luftėn e tij kundėr hipokrizisė politike, duke marrė pjesė aktivisht nė konspiracionin e karbonarėve italianė kundėr okupacionit austriak nė vitet rreth 1820-ės, para se tė pėrqafonte kauzėn e Greqisė, inisiativa kėto qė vėrtet nuk mund tė gjykohen si njė gjest i thjeshtė i jashtėm.

    Paralelisht vazhdonte njė vepėr poetike jashtėzakonisht pjellore e tė larmishme. Edhe poemat e tij tregimtare mė popullore, si "tregimet orientale", ishin tė gjata pėr t’iu pėrgjigjur topave dhe normave tė traditės letrare. Bajroni interesohej vetėm pėr personazhe me tė cilėt ndjehet nė sintoni: aventurierė misteriozė mbartės tė tė fshehtave tė parrėfyera, tė dėbuar nga shoqėria e tė shtyrė nga njė lloj zemėrimi shkatėrrimtar, qė i bėn ata heronj tragjikė nė mundėsi. Kėta personazhe tė vetmuar evokojnė nė njė farė mėnyre Prometeun, personazh, miti i tė cilit ėshtė rimarrė shumė herė nga Bajroni: pėrfytyrimi i titanit rebel, i ndėshkuar se u bėri tė njohur njerėzve tė fshehtėn e zjarrit, evokon mrekullisht atė tė poetit rebel.

    Nė pėrgjithėsi Bajroni nuk ishte krejt i butė me bashkėkohėsit e tij. Vepra e tij e parė e rėndėsishme English Bards and Scotch Reviewers (Bardė anglezė dhe kritikė skocezė) ėshtė njė satirė drejtuar kundėr pjesės mė tė madhe tė autorėve tė epokės; nė The Vision of Judgement (Vizioni i gjykimit) ai cungon nė mėnyrė tė shkėlqyer poetin zyrtar Robert Southey, qė kishte shkruar njė poemė me tė njėjtin titull mbi mbėrritjen e Xhorxhit III nė Parajsė. Nė poemėn mė tė gjatė e mė ambicioze tė Bajronit, Don Juan (Don Zhuani), gjejmė tė njėjtėn pėrzierje tė satirės poetike me aksionin politik. Nė kėtė epope, ku forca komike nuk ėshtė njė nga karakteristikat mė tė vogla, poeti fshikullon lavditė letrare tė epokės dhe degjenerimin moral tė bashkėkohėsve tė tij, pėrveē ekzaltimit tė luftės, vlerė mbi tė cilėn mbėshtetej Perandoria. Kjo revoltė letrare e fundit e Bajronit rebel, ėshtė njė kritikė radikale e shoqėrisė, por edhe njė poemė intensivisht njerėzore, stili i sė cilės ėshtė njė sfidė ndaj kanuneve letrare tė epokės. Refuzimi i paepur i Bajronit pėr tė arritur paktin me padrejtėsinė, hipokrizinė dhe me pretendimet e ēdo lloji, bėjnė emrin dhe veprėn e tij njė simbol tė qėndrueshėm tė dashurisė pėr tė vėrtetėn dhe lirinė.



    ēajld harold

    Nga mat i zymtė shqipėtar Haroldi

    Kaloi gjer nė kėrthizė t’Ilirisė.

    Pėr pllajė e male fort tė madhėrishėm

    E vise q’Historia s’i kujton,

    N’Atikėn e pėrmendur rrallė sheh

    Lugina kaq tė bukura: s’ka Tempja

    Stoli q’aty s’e gjen; Parnasi i dashur,

    Me gjithse vend klasik i shenjtėruar,

    S’krahasohet dot me vise qė fsheh ky bregdet.



    Kaloi dhe Pindin, gjolin e Janinės,

    E la kryeqytetn’ e Vilajetit,

    Dhe mori udhėn pėr tė ngjatjetuar

    Prijsin e Shqipėris’, urdh’ i tė cilit

    Ėshtė ligj pa ligj, sepse me dorėn gjak

    Sundon njė popull kryengritės trim;

    Aty-kėtu ndonjė fis guximtar

    E kundėrshton, e qė nga Kullė e shkėmbit

    I akrohet e s’i bindet kujt, nė mos floririt.

    .................................................. ....



    Tė ngrysur ēohen lart pėrpara syve,

    Si amfiteatėr vullkanik natyre,

    Sė majti djathtas, alpet e Himarės;

    Rrėzės lėnga lėviz me gjė tė gjallė;

    Blegrijnė grigjat, rrjedhin prrenjtė, kreshtat,

    Po valaviten. Ja Aheron i zi.

    Lumi q’u ishte truar varreve.

    O Plut, ndė qoftė ferri yt si ky,

    Elizit mbyllja portėn, shpirti nuk ma do.

    Qytete e kulla s’i shėmtojnė viset,

    Janina ėshtė afėr, por akoma s’duket,

    E fshehur prapa bokash, sheh pak njerėz,

    Tė rralla janė fshatrat e kasollet;

    Nė ckėrka dhitė po gjėrmojnė krėnde,

    Dhe, duke rojtur grigjen e shpėrndarė,

    Bariu djalosh me gunėn krahėvet

    Rri pshtetur mbi njė gur a shkon nė shtrofull

    E pret shtėrgatėn jetėshkurtėr tė pushojė.

    Dodonė, ku ėshtė prozhmi yt i moēėm;

    Kroi profetik, orakulli divin?

    Nga ē’lug pėrgjigjej Zeusi? Asnjė shenjė

    S’ka mbetur nga faltore e Gjėmimtarit?

    Tė gjitha vanė... E ti, njeri, vajton

    Se t’u kėputėn shpejt vargojt’ e jetės?

    Hesht, lolo! paske fatn’ e perėndive:

    Mos do tė rrosh mė se mermeri e dushku?

    Kur kombe e gjuhė e botė i pėrmbys grusht’ i vdekjes?

    .................................................. ..



    Dielli po perėndon pėrtej Tomorit,

    E Vjosa vjen me valė t’egėrsuar;

    Hijet e natės po mbulojnė dhenė.

    Tek rusej me kujdes tėrthores thikė,

    Haroldi pa, si meteor nė qiell,

    Xhamit’ e ndritura tė Tepelenės

    Dhe muret e Kalasė pėrmbi lumė.

    Sa qasej, ndjente zhurmė luftėtarėsh

    E cila shtonte flladin vajtimtar tė grykės.

    Kaloi kullėn e heshtur tė Haremit,

    Nga beri i gjėrė i portės vuri re

    Konakn’ e kėtij prijsi tė fuqishėm;

    Ēdo gjė tregon sundimn’ e tij tė naltė;

    Veziri rri nė salltanet tė madh,

    Teksa pallatn’ e tundin pregatitjet,

    Ushtarė, miq, hadėmė, skllevėr presin;

    Saraje brenda dhe kala pėrjashta:

    Kėtu duket se mblidhen njerėz nga ēdo anė.



    Njė varg atllarė tė shiluar bukur,

    Dhe shumė lėndė lufte e pregatitur

    Presin pėrposh n’oborr tė gjėrė; sipėr

    Plot togje tė ēudiēme sheh nė hajat;

    Rėndom mbi prag tė portės qė kėrcet,

    Nget kalin shpejt ndonjė tartar fesgjatė.

    Turq, grekė, shqiptarė, arapė aty pėrzien

    Nė lloj-lloj ngjyra gjer sa zėri i mbytur

    I tamburit tė luftės lajmėron akshamin.



    Shih t’egrin shqipėtar me fustanellė

    E rrobat tė qėndisura me ar.

    Armėt tė lara me flori, sa bukur!

    Dhe maqedhonasit mandile-kuq;

    Delinė me qylaf e jatagan,

    Grekun dinak, tė zinė bir me cen

    T’Etiopisė; shih, pa shih dhe turkun

    Mjekrosh, qė rrallė begenis tė flasė,

    Eshtė zot tepr’ i rėndė e s’mund tė jetė i butė.



    Pėrzier, po dallojnė: aty disa

    Vėshtrojnė viset rrotull e kėnaqen,

    Njė mysliman besnik po fal namazin,

    Disa pinė duhan e disa lozin;

    Kėtu shqiptari ecėn kryelartė;

    Greku dėgjohet duke pėshpėritur.

    Mbaj vesh! Ezani e tundi minarenė,

    Muezini thrret besnikėt qė tė falen;

    «S’ka zot pėrveē Allahut! Allahu ėshtė i madh!»

    Cak kėtė stinė agjrim i Ramazanit

    Mbahet ditė-pėr-ditė me durim;

    Po kur erdh ora e ngathėt e iftarit

    Filluan prapė gostia dhe gėzimi:

    Ēdo gjė qe nė burbujė: shėrbėtorėt

    I shtruan sufrat mbushur plot me gjellė.;

    Tani ēardhaku mbeti fare shkretė,

    Po nga bashodat vjen zhurmė e pėrzier

    Kur robr’ e trima hyjnė e dalin vazhdimisht.



    Nė kėtė vend s’i ndihet zėri gruas:

    E mbyllur, s’del dot pa ēarēaf e rojė,

    Mėsuar nė kafaz, as do tė dalė;

    Njėjt vetėm ia jep trupin dhe zemrėn,

    Atij q’e ka pranuar zot e burrė;

    E lumtur nė detyrė amtare t’ėmbėl —

    Nė mė tė shenjtėn pėrmbi gjithė ndjenjat —

    Me gjin’ e saj e rrit fėmin’ e saj,

    E nuk e lė t’u bindet epsheve mė t’ulta.



    Nė qoshk tė shtruar me mermer, ku kroi

    Me ujė rrjedhės qė nga mez i trollit

    Gurgullon freski plot andė, dhe divani

    I butė epshor fton mysafirėt t’ulen,

    Rri pshtet’ Alu, burrė luftrash e mizor;

    Po tash kur ėmbėlsia rrezet hedh

    Nė ballin e nderuar t’atij plaku,

    Nėpėr tiparet nuk i duken gjurmat

    E kobit qė fsheh brenda dhe e njollos me turp.

    Jo se kjo mjekėr e bardhė e gjatė e tij

    S’pėrkon me ndjenjat e rinis’ sė zjarrtė;

    Moshėn e mundi Sevdaja — kėshtu thonė

    Hafizi dhe Tejani, me tė drejtė, —

    Po kobet q’heshtin zėrin e mėshirės,

    Dhe s’i kanė hije kujt, sidomos plakut,

    I kanė vėnė damkėn e egėrsirės.

    Gjaku do gjak, e kush nė gjak e nis

    Do ta mbarojė jetėn ca mė keq me gjak.

    Ndėr gjėra krejt tė ra pėr vesh e sy.

    Kėtu shtegtari i ēlodhi kėmbėt dhe

    Vėshtronte rrotull salltanetin, sa

    Ju neverit pallati i qejfevet,

    Ku Madhėria e ngjinjur bėnte pallė

    Larg zhurmės sė qytetit. Po tė kish

    Mė thjeshtėsi, vėrtet do t’ish i kėndshėm;

    Paqa s’i don argtimet e gėnjeshtra

    Gėzimi tok me salltanetin nuk ka shije.

    Tė rreptė bijt’ e Shqipes! Po vetitė

    Nuk u mungojnė; veē t’ishin mė t’arrira;

    Armiku ua pa kurrizin ndonjė herė?

    Kush e duron si ata mundimn’ e luftės?

    Shkėmbinjt’ e tyre s’janė mė tė patundur

    Nga ata nė ēast rreziku dhe nevoje:

    Ē’armiq pėr vdekje, po sa miq besnikė!

    Kur besa a nderi i thrret tė derdhin gjakun,

    Si trima turren ku t’i ēojė i pari i tyre.



    Haroldi i pa nė kullė t’Ali Pashės

    Tek niseshin nė luftė e nė fitore;

    Pastaj i pa kur vetė u ra nė dorė,

    Viktimė e dallgės s’egėr n’udhė e sipėr,

    Kur rasti i bėn tė liqtė mė tė liq;

    E pritėn nė shtėpi me gjith tė mirat,

    Gjind mė pak t’egėr presin ca mė pak,

    Bashkatdhetarėt do ta linin vetėm —

    Nė zjarr, sa pakė zemra i bėkan ballė provės!

    Kur ia pėrzuri sqotė e madhe lundrėn

    Kundrejt bregdetit me shkėmbinj tė Sulit,

    Qe natė e rreth e rrotull shkretėtirė;

    Rrezik tė zbrisnin, ca mė keq tė prisnin;

    Detarėt kishin frikė se mos binin

    N’abuz katilash; zbritėn mė nė fund,

    Gjithmonė me shpirt nė dhėmbė se mos vallė

    Ata q’urrejnė njė soj turk’ e frėngun.

    Mund t’ia fillonin punės s’moēme tė kasapit.



    Sa frikė e kot’! Suljotėt u dhanė dorėn

    Nėpėr moēale e ckėrka i pėrcuall,

    Mė njerėzisht nga skllevėt e llustruar,

    Pa lajka. Ndezėn zjarr, u thanė rrobat;

    Pa nasqirisėn llambėn, mbushėn plloskėn,

    dhe shtruan sufrėn, me atė qė patėn:

    Kėsaj i thonė dashuri njerzore.

    T’i japėsh prehje e ngushullim fatkeqit,

    I mėson fatbardhėt e tė liqt’ i bėn tė skuqen.

    Qėlloi qė kur gatitej tė largohej

    Nga kėta male, ēeta prej hajdutėsh

    U prisnin udhėn njerzvet, i plaēkitnin.

    Me jatagan e zjarr bėnin rrėmujė;

    Kėshtu, pra, mori pas njė togė trima,

    Tė regjur e tė zotėt, ta pėrcillnin

    Nėpėr tė madhin pyll t’Akarnanisė

    Gjer pėrshėndeti Akelon valėshkumbė

    Dhe agjtoi matanė lumit fushat etoljane,



    Ku Utraki sajon bryl nė trajtė unaze

    Dhe vala e lodhur vjen tė ndrijė e qetė —

    Sa murmė gjerbėrim i sukės natėn

    Tulatet ėmbėl pėrmbi gjin’ e heshtur,

    Kur nis e pėshpėrin terig i lehtė

    Dh’e puth pa e rudhur faqen e limanit —

    E pritn’ Haroldin, mik e mysafir;

    I ftohtė nuk u nda prej pamjes s’ėmbėl

    Se mblidhte shum’ gėzim nga agor i butė i Natės.



    Nė zall tė shtruar ndritėn zjarret natėn,

    Darka mbaroi, vjen rrotull verė e kuqe;

    Dhe kush u ndodh atje pa pritur gjė,

    Ju muar mentė fare nga ajo pamje;

    Se sa pa shkuar orėz e mesnatės,

    Pėrcjellėsit ia nisėn kėngės tyre;

    Ēdo Palikar e flaku tutje shpatėn

    Kėcyen dorėpėrdorė njeri pas tjetrit

    Me kėngė apo vajtim u drodhėn fustanellat.

    Ēajld Haroldi rrij afėr e shikonte

    Jo i pakėnaqur nga ky lloj argtimi,

    Zbavitjet e padėmshme s’i urrente;

    Vėrtet nuk qe sehir i keq qė bėnte,

    Dėfrim barbar po jo dhe i pahijshėm;

    Flaka se ē’u ndrin faqen kur kėrcejnė,

    E dredhin trupin, syt’ e zes shkėlqejnė,

    Flokėt e gjatė u derdhen gjer te supet,

    Dhe tok ia thonė me tė thirur kėsaj kėnge:



    Tamburxhi! Tamburxhi! thirrja jote ushton;

    U ngjall trimave shpresėn; pėr luftė na fton

    Gjithė djemt’ e malsisė i thėrret anėmbanė

    Himariotėt, Ilirėt, Suliotėt zeshkanė,



    E kush ėshtė aqė trim sa Sulioti zeshkan,

    Me fustane tė bardhė e tė zi tallagan?

    Ja le tufėn shqiponjės e bishės e zbret

    Poshtė fushės me sulm si rrėkeja nė det.



    Tė bijt’ e Himarės qė s’falin as mikun,

    Si mundet ta lėnė tė gjallė armikun?

    Si s’markan dot gjak me pushkat besnike,

    Ka shenj’ mė tė bukur se zemra armike?

    Maqedhoni dėrgon bijt’ e tij fitimtarė

    Lenė gjahun nė pyll nė gjak pėr tė larė

    Mandilet e kuqe’ t’i skuqin mė shumė

    Nė gjakun e luftės qė rrjedh posi lumė.

    Kusarėt e Pargės i ka deti shokė;

    I zene rob frėngjtė, i zbresin nė tokė,

    I shpien nė burg, atje tė kuptojnė

    Se ē’janė vargonjt’ e sa rėndė rėndojnė.

    Tė dobėtit blejnė, u duhen paratė;

    Fitoj, ēdo gėzim qė dua, me shpatė;

    Prej s’ėmės rrėmbej tė bijėn truphedhur,

    Marr nusen e re, me flokėt e derdhur.

    E dua fytyrėn e bukur si lule.

    Qė shpirtin ma deh me kėngė e pekule,

    Pa silljani lirėn prej odės sė vet

    E kėngės t’ia thotė pėr vdekjen e tet.

    Kujtoni Prevezėn, nė dorė kur shtimė,

    Armiqtė vajtuan por ne brohorimė;

    Shtėpira qė dogjėm, e plaēkė qė ndamė —

    Zengjinėt i therrėm, tė bukrat s’i ngamė.

    Ne frikėn s’e njohim, s’e njohim mėshirėn,

    Kėto nuk i njeh kush lufton pėr Vezirin;

    Qė kur leu Profeti, s’ka parė Gjysmėhėna

    Njė trim kaq tė madh sa Ali Tepelena.



    I biri Myftari drejt Tunės po nget,

    Gjaurėt leshverdhė ta dinė ē’i pret;

    Kur turren Delinjtė mbi lumin me gjak,

    Tė gjallė Moskovit i kthehen fort pak!



    Silihtar! zhveshe kordhėn e tė Parit tonė;

    Tamburxhi, kushtrimi ne shpresėn na shton;

    Ju male, qė shihni si zbresin nė zall,

    Ja kthehemi mundės, ja nuk vimė gjallė.


    p.s. artikulli dhe perkthimi ishin (fatkeqsisht) pa autor
    wrong verb

  4. #4
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Citim Postuar mė parė nga Diabolis
    Tamburxhi! Tamburxhi! thirrja jote ushton;

    U ngjall trimave shpresėn; pėr luftė na fton

    Gjithė djemt’ e malsisė i thėrret anėmbanė

    Himariotėt, Ilirėt, Suliotėt zeshkanė,

    .......................................

    Silihtar! zhveshe kordhėn e tė Parit tonė;

    Tamburxhi, kushtrimi ne shpresėn na shton;

    Ju male, qė shihni si zbresin nė zall,

    Ja kthehemi mundės, ja nuk vimė gjallė.
    Si e ka punen me kete fjalen "tamburxhi" Bajroni? Kishte BBC America para ca javesh nje film shume te mire anglez per jeten e Bajronit. Dhe kishin mare biles ca shqiptare qe flisnin shqip ne background ne keto pasazhet ne Greqi e Shqiperi, por kur filluan te kendonin kete kengen me iso "tamburgi... tamburgi" m'u duk si fjale e cuditshme, dhe rame perdhe nga te qeshurat me njerezit qe po e shikoja filmin. Ndoshta ja ka mesuar gabim shqipen Ali Pasha Bajronit a si eshte puna? lol
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ne kohen e Dulles jepej pjese nga "ēajld harold" ne tekstin e Letersise.. por nuk thuhej fare perkthyesi. Ne fakt eshte prof. Skender Luarasi, perkthyesi i ēajld harold-it te Bajronit. Mirpo kete e dinin ata qe e kishin pasur profesor ..te ndjerin Skender Luarasi ne kohen e Zogut ne gjimnazet e asaj kohe.

    Edhe nga Shileri e Gete ka perkthyer ai e u a jepte nxanesve te vet si tema hartimi si psh vargjet e Shilerit..
    e vjetra shembet
    nji bot e re po lind germadhash..etjetj..

    Bazuar ne kto vargje shkruan Hartimin e famshem dhe nxenesi i prof Skenderit, Qemal Stafa..

    Gjithashtu duke qene shok e kunat me Migjenin.. prof Skenderi ruajti e botoi dhe krijimet e Migjenit te cilat i lexojme ne sot.

    Ai ishte i vetmi disident i lire (natyrisht i ndjekur e pergjuar hap mbas hapi) qe dukej trotuareve te Tiranes ne vitet cobano-stalinisto-envero-ramizo-m.utoiste te PPSH-se.

    I denje ishte i ngrati.. per te qene i biri i rilindasit Petro Nini Luarasi..

    Cben sot i nipi prof Skenderit.. prof Alfred Uci?

    Edhe ai eshte njeri i ditur..

    Te Pakten bij te ketyre lloj fisesh te beheshin Lidera e Bosa te Shqiperise..

    Jo llumi.. qe vjedhin dhe karriket e zyres shtetit ..

    E mjera Shqiperi..

    Kush p....i e kush mur groshin..

  6. #6
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    I burgosuri i Shilonit

    Fragment

    1.
    Nga vitet floket s'i kam
    dhe as nga tmerri,shpesh siē ngjan,
    s'u zbardha krejt n' nje nate, i tere
    kur kembet e krahe nis ndryshk te zere.

    Ne kete burg na ra dhe atij
    ku ne te gjashte na hodhi fati
    kur toke e mire ne qyshkur
    te lidhe s'na mbajti si flamur.
    Fatkeqi at' e pati short
    te vdese ne hu, keshtu u dogj,
    mirpo nga bindjet dore s'hoq.
    Dhe siē e kishte trashegim
    ne terr prape beri vend si trim.
    Gjith' ishim shtate, po mbetem gjashte
    te gjashte dem te atit plak;
    i pati vllau dogj me flake
    dhe dy te tjeret rane ne gjak,
    krenare, per nder u bene theror
    siē ra theror dhe i ati i gjore.
    Te treve ne qe mbeme, me zor
    na zuri keq ky burg mizor
    e dy m'i hengri thellesia...
    Veē une germadhe kam mbetur sot,
    te them. te qaj, te tyrin short.

    2.
    Shiloni gjendet, ja atje,
    me shtate kolona thelle ne dhe,
    me myshkun gri te viteve.
    Mbi te e muget drita zbret
    kur gjen diku nje plase ne mur,
    shpon erresiren neper gur
    dhe bie poshte ne dysheme,
    e zbeht', sidrita qe u dal,
    si xixellonje ne moēal.
    Ne ēdo kolon' rri nje verige
    dhe ne secilen nje zinxhir,
    nje prang' e hekurt rri, qendron,
    qe krahet tane i kafshon
    dhe ate shenj' qe lene ato
    as koha vete s'e shlyen, jo!
    Me nate, mesuar kaqevjet,
    tani,dhe drita syte m'i vret.
    Ky shpirt m'u rend, m'u be hata
    qe kur m'u vra i fundmi vella.
    I gjllae, prane vellajt qe vdekur fle
    me ankth jam shtrire ne dysheme.

    3.
    Ne ato pranga ishim ne
    qe mbi kolona ti i sheh.
    Ne ishim veē, megjithese tok,
    nje hap drejt tjetrit s'benim dot;
    nuk shiheshim dot sy ne sy
    se na pengonte terri i zi.
    Po patem vetem nje gezim
    qe thoshim fjale me pergjerim.
    Te tre i ndiznim zemrat flake
    here me nje ngjarje, nje rrefim,
    here me nje kenge luftarake,
    por shpejt edhe kengen, tonin ze,
    I treti burgu nje nga nje.
    Na u be zeri si per tmerr;
    i ngjirur, sikur fytin ējerr,
    i shurdhe perplasej permbi mur
    te burgut tone shkemb e gur,
    si dallga qe kerkon liri
    siē desheruat ju tani;
    dhe zeri i tyre, zeri im,
    m'u be i huaj, si vajtim.

    Perktheu: Dhori Qiriazi
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  7. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar [Perla] pėr postimin:

    bili99 (22-01-2019)

  8. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2010
    Postime
    378
    Xhorxh Gordon Bajron : ''Shtegtimi i Ēajld Haroldit'' Shqipėroi nga origjinali: Skėnder Luarasi
    George G. Byron: Child Harold’s Pilgrimage Translated by: Skender Luarasi


    Lamtumirė, Atdheu im

    O lamtumirė! Atdheu im
    Po zhduket dalngadalė:
    Gjėmon stuhia me tėrbim,
    Ēaēri gėrhet mbi valė;
    Pas diellit qė po flakėron,
    Po nisemi tė lirė;
    Dhe ty, si atij qė pėrėndon,
    Atdhe, Natėn e Mirė!

    Kur nesėr rishtaz ai diell
    Do lindė me shkėlqim,
    Do pėrshėndesim det e qiell
    Po jo atdhenė tim,
    Nė vatrėn time nuk ka zjarr,
    Nėpėr avllit' e forta
    Tė kullės sime rritet bar,
    Im qen po leh te porta.

    "Ti pazh i vogėl, pa m'u qas!
    Pse qan e po vajton?
    Mos tė tremb deti me tallaz,
    A shqota tė tmerron?
    Pa fshiji lotėt; anija jonė
    E shpejtė ėshtė dhe e fortė:
    Nuk ka skifter qė fluturon
    Mė shpejt e mė gazplotė".

    "Le tė kanosen erė e det,
    Nuk trembem nga asnjė shqotė;
    Po, zoti Ēajld, mos u ēudit
    Qė po mė rrjedhin lotė;
    Prej babės e prej nėnės ik,
    U ndava prej shtėpisė;
    Tani s'mė mbetet asnjė mik,
    Veē teje e pėrėndisė.

    T'im at' e pashė qė duron,
    Kur mė bekoi me mall;
    Po nėnėn kush m'a ngushullon
    Gjer sa tė kthehem gjallė!"-
    "Pusho, pusho ti djal' i mirė!
    Tė kanė hije lott;
    Po tė isha vetė zemėrdlirė,
    Nuk do t'i mbaja dot.

    "M'u qas, m'u qas, ti trim besnik;
    Pėrse mė qenke zverdhur?
    Mos trembesh nga njė frėng armik,
    Apo nga det' i ndezur?" -
    "Sėr Ēajld, nuk jam aq frikacak.
    As zverdhur jam prej frikė;
    Po kur kujtova gruan larg
    M'u zbeh faqja besnike.

    Rron ime shoqe me tim bijė
    Nė kullė te kėneta:
    Nd'e pyeēin ē'u bė babai,
    Ē't'u thotė nėnė-shkreta?" -
    "Pusho, trimi im, tė mora vesh,
    Ta njoha brengėn tėnde;
    Por unė zemėrlehti qesh
    Qė shkoj nga kėta vėnde".

    Kush u beson psherėtimave
    Tė femrės qė mbush sytė?
    Ia than lotėt qepallave
    Ndonjė dashnor i dytė.
    S'qaj pėr gėzimet qė humbas,
    Rrezikun qė mė vjen;
    Po vetėm qaj se nuk lė pas
    Asnjė qė lotn' e vlen.

    Nė botė mbeta fill i mjerė,
    Nė detin pa kufi;
    Pėrse tė qaj pra pėr tė tjerė-
    Pėr mua s'qau njeri.
    Do t'angullijė ndoshta sot
    Im qen gjer sa tė gjejė
    Ushqim nga ndonjė tjetėr zot;
    N' u kthefsha do mė shqejė.

    Pra, mermė, o lundėr, dhe vrapo
    Nė detin plot buēim;
    Dhe shpjermė nė ēdo vend qė do,
    Veē jo nė vendin tim!
    Tė falem det i kaltr' i zi!
    Dhe kur tė shkel i lirė
    Nė dhé, tė falem, shkretėti!
    Atdhe, Natėn e Mirė!

  9. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar monikal pėr postimin:

    bili99 (22-01-2019)

  10. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2010
    Postime
    378
    Xhorxh Gordon Bajron : ''Shtegtimi i Ēajld Haroldit'' Shqipėroi nga origjinali: Skėnder Luarasi
    George G. Byron: Child Harold’s Pilgrimage Translated by: Skender Luarasi

    Inez

    Mos qesh me mua; nga mėrzia,
    Medet! as kurrė s'do qesh dot:
    Po mos e dhėntė perėndia
    Qė ti tė qash, e ndoshta kot,

    Mė pyet se ē'hidhėrim i fshehtė
    Po ma bren zemrėn nė rini?
    Dhe don ta dish edhe ti vetė
    Njė helm, qė s'e shėron as ti?

    Nuk ėshtė urrejtj' a dashuri
    As nder i humbur, i lakmuar,
    Qė mė largon me neveri
    Nga sa kam patur mė tė ēmuar.

    Mėrzia ėshtė, qė buron
    nga sa dėgjoj, shikoj e has;
    As Bukuria s'mė gėzon,
    As syt' e tu s'mė japin gaz.

    Ėshtė helmi nxitės i shtegtarit,
    Q'Ebreun shetitės e mundonte,
    Qė nuk kėrkon asgjė veē varrit,
    Por as pėr ēlodhje s'do shpresonte.

    Mė zbon prej vehtes pikėllimi!
    Dhe gjer nė fund tė dheut mė ndjek
    Demoni im i keq, Mendimi-
    Si bastra qė tė lashtat djeg.

    Tė tjerėt bredhin nė dėfrime,
    Kėnaqen nga sa flaka vetė;
    O, prorė rrofshin n'ėndėrrime
    Dhe mos u zgjofshin nga ajo jetė!

    Harboj me nėmėn e Kujtimit,
    Gjersa me vdekjen do tė ndesh;
    Po kam njė peng prej ngushėllimit-
    Mė e keqja ē'ėshtė, e mora vesh.

    Mė e keqja ē'ėshtė?- O ki mėshirė,
    E mos kėrko ta dish; po qesh-
    E mos ia shih njeriut zemrėn
    Se brenda ferrin do t'i gjesh.

  11. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar monikal pėr postimin:

    bili99 (22-01-2019)

Tema tė Ngjashme

  1. Skėnder P. Luarasi
    Nga XllokumiX nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 225
    Postimi i Fundit: 05-05-2016, 04:53
  2. Jeteshkrime nga jeta e njerzve te medhej nder shekuj !
    Nga ALBA nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 03-07-2011, 06:33
  3. Pėrkthime nga D.D.
    Nga Diabolis nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 183
    Postimi i Fundit: 30-11-2010, 20:23
  4. Jetėshkrime nga njerėz tė menēur!
    Nga Davius nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 164
    Postimi i Fundit: 20-05-2005, 14:31
  5. Homoseksualiteti
    Nga Psikostudenti nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 27-09-2004, 02:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •