Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 36 prej 36
  1. #21
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anëtarësuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Citim Postuar më parë nga citizen insane
    ...te ma lejoni nje pyetje (jo krejtesisht) off topic, per diikush-in, nqs mundet; cfare qendrimi mbajne psikologu dhe psikiatri kundrejt njeri-tjetrit ne USA?
    Pershendetje Insane

    Sic mund ta maresh me mend, cdokush ka egot e veta, dhe disa i bien daulles se njeres pale duke thene se jane me mire se pala tjeter, po ka plot raste qe ka kooperim shume te mire ne hulumtime shkencore midis tyre. Po sic thashe, ne pergjithesi jane psikologet qe bejne me te shumtat hulumtime shkencore (ata klinike disomos).

    Per punen e dhenies se recetave, tani qe psikologet po perpiqen te ligjerojne te pasurit te drejte te japin receta, kuptohet psikiaterve nuk u vjen dhe aq mire, se deri tani e kane pasur monopol te tyren, po si cdo gje, do behet normale eventualisht dhe they will get over it lol

  2. #22
    flm diikush

    dmth tendenca eshte te behen si njeri-tjetri, apo?
    Lie down on the couch, what does that mean?
    You're a nut! You're crazy in the coconut!

  3. #23
    viva voce
    Anëtarësuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    Citim Postuar më parë nga diikush
    ti kete njehere e ke kopjuar diku tjeter

    po gjithesesi, te pakten ne Amerike
    - Psikiaterit bejne 4 vjet shkolle mjekesie te pergjithshme (para kesaj bejne bachelors ne cfaredolloj dege, mjafton te kene disa klasa kimie, etj), me dhe pas bejne sepecializimin, qe quhet residency, pra kryesisht praktike ne psikiatri duke punuar ne spital

    - Psikologet (klinike behet fjale) bejne 4 vjet bachelors ne psikologji, pastaj bejne doktoraturen qe zakonisht zgjat rreth 6 vjet, dhe gjate ketyre 6 vjeteve punojne intensivisht me mentore akademike ne hulumtime shkencore, mbrojne masterin dhe me pas temen e dokotoratures, e akoma me pas kesaj i duhet te punojne 1 vit nen mbikqyrjen e nje psikologu te licensuar dhe me pervoje ne menyre qe te marin licensen e psikololgut.

    Keshtu qe kur nuk i din gjerat tamam, ben mire te shprehesh te pakten me rezerva

    sa per dhenien e recetave ke te drejte qe vetem psikiaterit e japin, pasi ata kane pasur trajnim ne fushen e medikamenteve dhe pasojat anesore qe ato mund te kene tek njeriu, dhe jo se jane superiore ne dijen e tyre per semundjet mendore.

    Edhe kjo eshte duke u ndryshuar ne Amerike (one state at a time, New Mexico first ...) dhe psikologet po promovojne levizjen e tyere qe te kene te drejte te leshojne receta per semundjet mendore, mbasi kane plotesuar edukimin dhe trajnimin e duhur shtese per medikamentet etj.
    Nuk eshte ashtu or mik: qe te hysh ne shkollat mjeksore ne USA eshte shume e veshtire dhe jo disa klasa kimie....

    Ne USA, qe te jesh psikiater duhet te mbarosh 12 vjet High school=(shkolla e mesme), mbas kesaj duhet te vazhdosh edhe 4 vjet te tjera undergraduate(shpesh i thone kolegj, por termi i sakte eshte nengraduim).Pas kesaj per te hyre ne "graduate school" duhet te kalosh nepermjet nje provimi pranimi qe quhet "provimi i pranimit per graduim ne mjeksi". Ky provim eshte shume i veshtire dhe duhet te pregatitesh mire gjate nengraduimit ose kolegjit.Pra pasi pranohesh vashdon edhe 4 vjet te tjera sholle...shume e veshtire...por jo e pamundur.Kur mbaron kete shkolle quhesh MD= doktor ne mjeksi, qe i korespondon ne grade PhD(doktor ne filosofi).Me tutje vazhdon 3vjet rezidenci ose praktike mjeksore zakonisht prane nje spitali (ketu akoma eshte e veshtire, sepse po te kesh mbaruar me rezultate te ulta ose diku ku nuk ka emer edhe spitalet nuk kane qejf te te pranojne per rezidenci). Ne kete kohe ben edhe specializimin ne psikiatri e cila eshte shkenca qe studion dhe kuron semundjet mendore.
    Dua te shtoj dicka...provimet me te veshtira per te kaluar ne graduim jane : ai i mjeksise, dentistrise dhe juridikut. Prandaj dhe keta profesionoste paguhen me mire se te tjeret
    Shenim.Pranimi per PhD behet mbi bazen e rezultatebe te undergraduate, por pas nje apo ne disa shkenca dy vjetesh pregatitje perseri kalon nje provim pranimi per temen e doktorates. Kjo eshte e vlefshme edhe per Mjeksine dhe Juridikun.
    DP
    Ndryshuar për herë të fundit nga dp17ego : 18-05-2006 më 12:27
    sereno

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256
    mos harro qe ne fund te cdo etape/hapi ke nga nje provim (e c'provim se) te kaluar, dhe me nota te mira po deshe.


    qashtu. lol
    TBD

  5. #25
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anëtarësuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Citim Postuar më parë nga citizen insane
    flm diikush

    dmth tendenca eshte te behen si njeri-tjetri, apo?
    Nuk e di ku e ke fjalen Insane, por nuk mendoj se tentojne te behen si njeri-tjetri...



    Citim Postuar më parë nga dp17ego
    ....[/B]Kur mbaron kete shkolle quhesh MD= doktor ne mjeksi, qe i korespondon ne grade PhD(doktor ne filosofi).Me tutje vazhdon 3vjet rezidenci ose praktike mjeksore zakonisht prane nje spitali (ketu akoma eshte e veshtire, sepse po te kesh mbaruar me rezultate te ulta ose diku ku nuk ka emer edhe spitalet nuk kane qejf te te pranojne per rezidenci). Ne kete kohe ben edhe specializimin ne psikiatri e cila eshte shkenca qe studion dhe kuron semundjet mendore.
    ...
    o doktor, doktoret bejne undergraduate, po ashtu edhe psikologet, pra 4 vjet secili (120 credit hours), me ndryshimin qe doktoret undergraduate e bejne te pergjithsme me concentration ne mjekesi (pasi nuk ka dege mjekesie ne undergraduate) kurse psikologet bejne undergrad per psikologji, pra marrin shume me shume klasa per ceshtjet e psikologjise ne kete nivel.

    Doktoret pastaj sic the bejne 4 vjet shkolle mjekesie te pergjithshme, dhe mbas provimeve behen MD. Gjate kesaj kohe marin klasa per psikiatrine, por ne nivel te pergjithshem apo jo? si per cdo subjekt tjeter.
    Vetem 3 vjetet e fundit te arsimit te tyre marin KRYESISHT arsimim/specializim per psikiatrine.

    Gjithashtu, MD nuk eshte aspak ekuivalent me PhD

    Psikologet mbas bachelors bejne PhD, qe zgjat mesatarisht 6, 6.5 vjet (teorikisht mund ta besh edh eper vjet, por asnje nuk e mbarron aq heret per hir te temes se doktoratures). Mbas kesaj marrin PhD (kuptohet provime, mbrojtje Masteres njehere, provime, mbrojtje Desertation).

    E me pas prap punojne nje vit nen mbikqyrjen e dikujt tjeter.

    Pra shuma totale e viteve te edukimit i bie pak a shume njesoj ne secilin zhaner, me dallimin qe psikologet fokusohen totalisht ne ceshtjet mendore/tru/ etj qe ne fillim dhe marin shume me shume edukim per ate pune, pasi specializohen VETEM per gjerat mendore qe ne fillim, jo per gjithe trupin njehere, pastaj etj etj


    Citim Postuar më parë nga dp17ego
    ... Dua te shtoj dicka...provimet me te veshtira per te kaluar ne graduim jane : ai i mjeksise, dentistrise dhe juridikut. Prandaj dhe keta profesionoste paguhen me mire se te tjeret...
    Ka shume provime te veshtira ne graduate school, dhe qe te thaush se keto zanate paguhen me shume pikerisht sepse kane provime te veshtira, eshe absurde (se je dhe doktor zotrote).

    Paga eshte supply and demand, pra pak a shume biznes dhe ekonomi tregu.

    Mos valle professional athletes kalojne provime shume shume me te veshtira qe paguhen miliona ne vit? Apo aktoret e Hollivudit?


    Citim Postuar më parë nga dp17ego
    ...
    Shenim.Pranimi per PhD behet mbi bazen e rezultatebe te undergraduate, por pas nje apo ne disa shkenca dy vjetesh pregatitje perseri kalon nje provim pranimi per temen e doktorates. Kjo eshte e vlefshme edhe per Mjeksine dhe Juridikun.
    DP
    Rezultatet e undergrade meren parasysh por nuk jane faktori kryesor ne pranimin per PhD ne Psikologji i dashur doktor. Meret shume parasysh eksperienca paraprake ne hulumtime shkencore te ngjashme me ato te shkolles dhe profesorit ku aplikon per PhD, piket ne testin e GRE, etj.

    Kshu o doktor
    Ndryshuar për herë të fundit nga diikush : 18-05-2006 më 16:57

  6. #26
    viva voce
    Anëtarësuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    Per vitet e shkolles mendojme pak a shume njesoj, per veshtiresine e pranimit, nuk mendoj se ke kundershtim...Ate qe thote Larsusi se une e harrova, besoj edhe ti e pranon.
    Ndryshimi eshte ne ca gjera te vogla...lol kush eshte me i rendesishem ne ambjentet sociale mjeku psikiater apo psikologu(i cili nuk eshte mjek), me duket ketu divergojme te dy, apo jo?
    Une mendoj qe eshte me e veshtire te behesh MD.
    Per punen e pageses une mendoj se pagesa eshte me e larte ne rastin e MD, mos ke kundershtim?
    Ajo qe thua ti per artistet atletet etj eshte tjeter gje. Mos u rrembe te thuash gjera qe edhe ti i di edhe une po ashtu
    - e para: ata jane te talentuarit e njerezimit dhe sigurisht do te paguhe ne menyre te paskeduar nga ekonomistet
    - e dyte kur krahasohen pagat, behet fjale per dy profesione ne momentin e startit dhe ne kushte te barabarta aftesie. Te themi nje MD i graduuar dhe nje PhD i graduuar. mOs fut ne krahasim shkencetaret bisnesmenet, artistet, fatlumet etj sepse nuk jane e njejta njesi...eshte si te krahasosh litrat me kilogramet apo patatet me qepet.
    DP
    Ndryshuar për herë të fundit nga nausika : 27-05-2006 më 22:46
    sereno

  7. #27
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anëtarësuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    tema ishte se cili eshte ndryshimi dhe ndaj u fokusova tek ajo, pra cfare kane te perbashketa dhe te vecanta si profesion, sfare edukimi marin secili per te aritur trajtimin dhe hulumtimin e ceshtjeve mendore, etj.

    Per sa i perket pageses, thjesht meqe e permende ti, kundershtova idene tende qe ai qe paguhet me shume rrezulton te jete me superior profesionalisht ose intelektualisht ne fushen perkatese. Kjo dihet qe nuk eshte e vertete githmone (pra nuk eshte rregullsi), pasi paga tradicionalisht ne boten kapitaliste nuk ka qene ne korelacion perfekt me aftesite e nje profesioni apo kontributin qe jep ai profesion/njeri per njerezimin.

    Edhe brenda fushes se mjekeve p.sh. ka plot mjeke qe bejne me shume para duke praktikuar mjekesine ne nivele relativisht ordinere, kur ne te njejten kohe ka plot mjeke qe merren me hulumtime shkencore ne nje institucion te caktuar dhe marrin me pak (universitete, etj.) packa se kontributi i tyre eshte me madhor, po ashtu superioriteti profesional dhe itelektual.


    me te mira
    Ndryshuar për herë të fundit nga nausika : 27-05-2006 më 22:45

  8. #28
    Fine Wine Maska e ildushja
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Rr. A Kasemi, N'ajër
    Postime
    832
    Citim Postuar më parë nga Mina
    Psikologjia trajton individin, psikiatria: patologjine e tij! Nje psikiater mund te jete edhe psikolog i mire, kete e vlereson pacienti nese krijon besim. Tek psikologu mund te drejtohen edhe ata qe nuk konsiderohen te semure! Psikologu te kthjellon mendimet ndersa nevoja e psikiatrit lind ne nje stad me te avancuar, atehere kur je semure dhe nuk funksionon psikoterapia dhe detyrimisht duhet t`i neshtrohesh terapise me sedative!
    Mina e ka thene shume bukur!
    "and..nothing makes us so lonely... as our own secrets..."-Nebelstern

  9. #29
    Fine Wine Maska e ildushja
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Rr. A Kasemi, N'ajër
    Postime
    832
    Citim Postuar më parë nga Shën Albani
    Tri semundje me te njohura qe trajtohen nga psikiatri e jo nga psikologu jane:

    Shizofrenia
    Paranoja
    dhe depresione te renda!

    Psikologu ne krahasim me psikitarin nuk eshte asgje!
    Skizofrenia, paranoia dhe "depresonjet e renda" jan bere publike nga psikologjia, je totalisht gabim!
    Psikologjia eshte ajo qe i analizon dhe "sheron" keto tre semundje.

    Gjithe te mirat.
    "and..nothing makes us so lonely... as our own secrets..."-Nebelstern

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Rakel
    Anëtarësuar
    31-01-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    15
    Si fillim me vika keq qe ngaterroni rolin e psikologut me te psikiatrit, Nga eksperienca ime e perditshme me kete fushe ,per ata qe kane thene se psikologu seshte asgje para psikiatrit , do doja te theksoja se kane nje mendim komplet te gabuar persa i perket vendit qe zene qe te dy profesionistet ne terapine e shendetit mendor. atehere pa u zgjatur shume sic eshte thene me lart psikologu sheron anen mendore ,emocionale , shpirterore, anomali te sjelljes dhe shume te tjera qe kane te bejne me cregullime te sistemit nervor, ndersa Psikiatri kuron anomalite e ndryshme te trurit , absurditetin dhe humbjen e kontaktit me realitetin simptoma keto qe i shfaq pacienti ,i cili e ka humbur teresisht lidhjen me boten qe e rrethon, dhe ku te gjitha keto pasohen nga simptoma sic jane halucinacionet optike apo akustike, gjendja e agresivitetit qe jane pjese e skizofrenise dhe semundjes se titulluar BIPOLAR e perfshire nga mania dhe depresioni bashke , semundje kjo e cila sjell pasoja shume te renda per individet qe rrethohen nga te semuret me kete diagnoze, dhe ku ne keto raste emergjente kerkohet ndihma e drejte per drejt e psikiatrit i cili pervec psikoterapise perdor dhe medikamentet qe jane pjese kryesore e profesionit te tij. Por ne brendesi lidhja midis psikologut dhe psikiatrit kane te perbashket crregullimin mendor te individit.
    Sinqeriteti i dikujt vlen me shume se nje justifikim i rastit

  11. #31
    Larguar..
    Anëtarësuar
    31-08-2009
    Postime
    4,530

    Si ta dallojme psikologun nga psikiatri.

    Shpeshherë ndodh që të ngatërrohen profesioni i psikologut me atë të psikiatrit. Prandaj është e rëndësishme që të bëhet dallimi mes psikologut (psikologut klinik) dhe psikiatrit.

    Psikiatri nuk mund të krahasohet më psikologun. Ai është krejt ndryshe. Psikiatrët janë mjekë të specializuar të trajtimin e sjelljeve anormale dhe si të tillë ata mund të rekomandojnë medikamente, gjë që smund ta bëjnë psikologët. Psikiatrët ndjekin shkollën mjeksore dhe janë në fillim doktor në mjeksi. Ata pastaj specializohen në trajtimin e sjelles anormale, sëmundjet psikike. Psikiatrët shohin te problemet e sjelljës së pacientit shkaqe mjeksore dhe në këtë mënyrë përdorin trajtim mjeksor, dmth. terapi me medikamente, krahas terapisë psikologjike. Psikiatria është degë e mjeksisë, jo e psikologjisë.

    Psikologu klinik diplomon në psikologji dhe më pas vazhdon studimet pasuniversitare. Zakonisht pas dy apo tre vjetësh i jepet grada e zakonshme për psikologët klinik, e cila varet nga çdo shtet. Pas kësaj, ai duhet të praktikoj një kohë të gjatë në një instuticion nën kujdesjën e psikologëve të tjerë ose psikiatërve, para se të fillojë të trajtojë, diagnostifikojë njerëzit në menyrë të pavarur në praks private.


    Ph. D. ose Dr. phil. (doktor i filozofisë)…..


    Marre nga psikologjia.com
    Ndryshuar për herë të fundit nga gloreta : 25-06-2010 më 05:19 Arsyeja: korrigjim

  12. #32
    Kerkoj fshehtesit e jetes Maska e vali@
    Anëtarësuar
    07-04-2010
    Vendndodhja
    Stockholm, Suedi
    Postime
    11
    Ate qe thate mbi psikiatrin eshte e sakte.

    Si psikiatria ashtu edhe psikologjia jane pjese e nje " familje" te perbashket ne lenden e mjekesise.
    Psikiatri mjekon semundjet mendore, ndersa psikologu bisedon rreth semundjeve mendore; jep ndriçim problemeve mendore; ben perpunimin e tyre qe te kuptohen me mire.

    Vete fjala psikologji dmth shkenca mbi shpirtin ( ndjenjat) dhe perfshine sjelljet ,ndjenjat dhe mendimet e njerezve. Kur flitet per psikologji, flitet edhe per psikoterapi,neurologji, keshillim dhe zhvillimin psikologjik duke filluar prej femijeve e deri tek te moshuarit.
    Nje psikolog ka njohuri mbi psikologjine e perditshme dhe crregullime psikike, por nuk mirret me mjekimin farmakologjik te tyre.
    Ndryshuar për herë të fundit nga vali@ : 25-06-2010 më 06:30

  13. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Postime
    2,796
    Psikiatri meret me skizofreniket dhe semundje te tjera te renda qe kan te bejn me trurin.

    Nje qe u nda me te dashurin ose eshte shume i/e stresuar me shkollen, punen etc vete te psikologu per te folur. Per te mar kshilla, te ndihet me mire. Zakonisht njerezit qe kan shenja depresioni ven te psikologu. Kur behet fjal per depession te rend marin dhe ndo nje ilac.

    Nje shoqa ime ne shkolle vajti te nje nga psikologet e shkolles sepse ndihej e merzitur se nuk po gjente dot te dashur lol

  14. #34
    谷ஜ๑۩۞۩๑•谷ஜAuGuSt ๑۩۞۩๑•谷ஜ Maska e AuGuSt_
    Anëtarësuar
    20-06-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    1,090
    Cdo gje eshte e ndare ne Psiqiatri dhe ne Psikologji mjeket ne Psiqiatri meren me kurimin me ane te barnave te substancave qe mungojne ne tru dhe kjo ben nje nje fare menyre regullimin dhe stabilizimin ne nje fare menyre te sjelljes kurse psikiatri meret me probleme qe lindin mbas kalimit te nje traume apo dhe mbas kalimit nga nje psikiater ne doza me te lehta dhe me pas ne reabilitimin e tij dhe me ane te nje psikoterapie i behet e qarte se cfare duhet te ndjeke nje pacient dhe ketu e kam fjalen per semundje qe duhet gershetim i Psikiater Psikolog .Vazhdon.......
    skerdigodo@hotmail.com

  15. #35
    Special Guest Maska e Genius™
    Anëtarësuar
    04-10-2010
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    46
    Citim Postuar më parë nga AuGuSt_ Lexo Postimin
    Cdo gje eshte e ndare ne Psiqiatri dhe ne Psikologji mjeket ne Psiqiatri meren me kurimin me ane te barnave te substancave qe mungojne ne tru dhe kjo ben nje nje fare menyre regullimin dhe stabilizimin ne nje fare menyre te sjelljes kurse psikiatri meret me probleme qe lindin mbas kalimit te nje traume apo dhe mbas kalimit nga nje psikiater ne doza me te lehta dhe me pas ne reabilitimin e tij dhe me ane te nje psikoterapie i behet e qarte se cfare duhet te ndjeke nje pacient dhe ketu e kam fjalen per semundje qe duhet gershetim i Psikiater Psikolog .Vazhdon.......
    Psiqiatri? Psikiatri - Është mjek i cili lëshon receta, në bazë të kontrolleve.

    Psikologu klinik - Konsultohet dhe nuk jep receta për pacientin. Sa shumë je zgjatur dhe pa shkak.
    If you are first you are first. If you are second, you are nothing.

  16. #36
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anëtarësuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,966

    Për: Dallimi Psikiatër – Psikolog

    Nganjëherë ndodh të ballafaqohemi me situata të vështira dhe një ndër veprimet që zakonisht e bëjmë, është të shkojmë të dikush për t’i diskutuar problemet tona në mënyrë që të gjejmë një zgjidhje. Njerëzit e parë të cilëve ju drejtohemi, janë ata më të afërt dhe të dashur për ne. Megjithatë, ndodh që ndonjëherë kemi nevojë të kërkojmë edhe ndihmë profesionale.

    Kur kërkoni profesionist të tillë, mund të hasni shumë emra të ndryshëm, me tituj të ndryshëm të punës, si psikolog, psikiatër, këshilltar, psikoterapeut etj. Edhe pse janë profesione që mund të keni dëgjuar për to, mund të mos jeni të sigurtë për kuptimin e tyre. Dilema më e madhe mbetet në mes të psikiatërve dhe psikologëve, të cilët shpesh përdoren në mënyrë sinonime, e në fakt bëjnë punë shumë të ndryshme. Të dy profesionet janë kyçe në fushën e shëndetit dhe sjelljes mendore. Por, çfarë i dallon këto dy profesione?

    Psikolog dhe psikiatër - Kush janë ata?

    Psikologjia është studim shkencor i mendjes dhe sjelljes njerëzore. Psikologët studiojnë se si qeniet njerëzore mendojnë, sillen dhe ndihen në mjedise të ndryshme shoqërore. Pra ata janë ekspertë në sjelljen njerëzore.

    Ndërsa psikiatria është një degë e mjekësisë, që merret me trajtimin e sëmundjeve mendore, shqetësimeve emocionale dhe sjelljet jonormale. Psikiatrit studiojnë anomalitë biologjike, neurologjike dhe biokimike, për të diagnostikuar sëmundjet mendore dhe për të përshkruar medikamentet për trajtimin e tyre.

    Fushat e psikologjisë dhe psikiatrisë janë të dyja thelbësore në kërkimin dhe zhvillimin e trajtimeve për përmirësimin e mirëqenies mendore dhe emocionale të njerëzve. Të dy profesionet kanë një qëllim të përbashkët: të ndihmojnë njerëzit të udhëheqin jetë funksionale dhe të shëndetshme.

    Dallimet ndërmjet psikiatërve dhe psikologëve

    Psikiatrit trajtojnë çështje dhe probleme mendore përmes ilaçeve, ndërsa psikologët i trajtojnë ato me terapi.
    Dallimi më i madh në mes tyre është në qasjen që ata marrin për trajtimin e problemeve / sëmundjeve mendore.

    Një psikiatër merret me trajtime mjekësore. Pasi të bëhet diagnoza, ata ndërtojnë një plan të kursit të trajtimit për pacientin, duke u fokusuar në menaxhimin e simptomave nëpërmjet përdorimit të medikamenteve dhe psikoterapisë.

    Ndërsa psikologët kryesisht përdorin lloje të ndryshme të terapisë për të menaxhuar simptomat dhe për të ndihmuar pacientët e tyre të përballen me problemet e tyre. Ata mund të përdorin forma të terapive, siç janë: terapia psikologjike e sjelljes, terapia psikodinamike, terapia racionale e sjelljes, terapia humaniste etj. Gjithashtu ata janë të kualifikuar në kryerjen e testeve psikometrike, të cilat vlerësojnë gjendjen mendore, si dhe atributet për të përcaktuar rrjedhën e duhur të veprimit për pacientin.

    Për shembull, nëse një person vuan nga depresioni, psikiatri do të përshkruaj medikamente kundër depresionit. Pas stabilizimit të pacientit, psikologu fillon terapinë për ta ndihmuar pacientin të menaxhojë mendimet dhe emocionet negative që i ka.

    Psikiatrit zakonisht merren me çrregullime apo probleme mendore, por për psikologët kjo është vetëm një nga degët.
    Psikiatrit janë mjekë dhe kështu punojnë kryesisht në mjedise të kujdesit shëndetësor si spitale, klinika të shëndetit mendor ose edhe në ordinanca private. Brenda fushës së mjekësisë, specializimi i tyre është shëndeti mendor dhe puna e tyre ka të bëjë vetëm me atë. Ata më tej mund të specializohen në fushën e shëndetit mendor, duke përfshirë fusha të tilla si: psikiatria ligjore, psikiatria e fëmijëve dhe adoleshentëve, menaxhimi i dhimbjes, mjekësia e gjumit, mjekësia e sëmundjeve të trurit etj.

    Në anën tjetër, pasi që psikologjia është studim i mendjes dhe i sjelljes njerëzore, mund të zbatohet pothuajse në të gjitha fushat, për sa i përket shëndetit mendor. Fjala “ psikologji” është një term që përfshin fusha të ndryshme të psikologjisë: si psikologjia klinike, psikologjia e këshillimit, psikologjia e fëmijëve, psikologjia kognitive, psikologjia industriale / organizative, psikologjia ligjore etj. Të diplomuarit e psikologjisë mund të zgjedhin të specializohen në secilën prej tyre, varësisht nga interesi që kanë.

    Psikiatrit mund të përshkruajnë medikamente, psikologët nuk munden.
    Psikiatrit janë mjekë dhe janë të pajisur ligjërisht për të përshkruar medikamente për pacientët. Shumë çrregullime të tilla si: skizofrenia, çrregullimi bipolar, çrregullimi obsesiv komplusiv (OCD), çrregullimi i hiperaktivitetit të deficitit të vëmendjes (ADHD) etj., u përgjigjen kryesisht mirë medikamenteve dhe trajtohen nëpërmjet tyre.

    Megjithatë, psikologët nuk mund të përshkruajnë medikamente të tilla. Ata kryejnë teste psikologjike për diagnostikimin e pacientëve dhe trajtimin e tyre përmes terapisë. Në rastet kur medikamentet mund të jenë efektive, psikologët i referojnë pacientët te psikiatri.

    Referencat:

    https://www.mindler.com/blog/psychol...t-differences/

    Marrë nga Busulla
    »« ¤ »«Ê£ÐØ®ÂÐØ»« ¤ »«

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •