Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 78 prej 78
  1. #61
    Pa ndodhur eklipsi

    Une po iki, i thashė,
    dhe ty po tė lė muzikėn.
    Sa pak, tha ajo, sa pak.

    Une po iki, i thashė,
    dhe ty po tė lė kujtimin
    Gazavaj, tha ajo, gazavaj.

    Une po iki, i thashė,
    dhe ty po tė lė universin
    Fare pak, tha ajo, fare pak.

    Duhej ikur.
    Doemos duhej ikur.
    Po kur? Nė shkurt a nė maj?

    Pa ndodhur eklipsi i diellit tė saj
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #62
    Agime shqiptare

    Me sqep goditi strallin njė shqiponjė.

    Prej xixave
    qė zgjoi sqepi i saj, -
    u ndez njė lis,
    njė mal,
    njė re flurore
    dhe qielli mori flakė skaj mė skaj.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  3. #63
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Trokitje pranverore

    Rendin rete. Era shkund petalet,
    Nen petale dehen trotuaret.

    Dy-tri krisma, shiu rrjedh i rrepte,
    Bore e bardhe breshri bie nga rete.

    Kokrrat mbi ēatira vallet nisin,
    Si nje mije pellumba po ēukisin.

    Ja, po dal dhe une tej tek rruga,
    Te kap nje nga tufat me pellumba.

    Po ēfare paten, krahet pse hepuan,
    Dhe mbi hark t'ylberit fluturuan?

    Le te shkojne hapesirave te kaltra,
    Ne stacion mua me pret e dashura.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  4. #64
    Loja

    Para derės medimet e vogla,
    prapa derės mendimet e mėdha.

    C'mendojnė ata qė janė jashtė
    pėr ata qė janė brenda?
    C'mendojnė ata qė janė brenda
    pėr ata qė janė jashtė?

    Tė dy bashkė -
    ...............ata qė janė brenda
    ...............ata qė janė jashtė,
    hapin honin
    ku njėtrajtshmėria vdes.

    Mos na lentė perėndia
    pa ata qė janė jashtė.
    Mos na lėntė perėndia
    pa ata qė janė brenda.

    Njė ēelės trokitjeje
    mund tė shpėrbėjė gjithēka.

    A thua gjėndet ēelėsi i artė?
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  5. #65
    Era bėhet kujė

    Era bėhet kujė,
    hėna bėhet lot,
    muzgu bėhet murg,
    plagė bėhen zogjtė;
    po nuk erdhe ti
    ditėn qysh ta ngrys?

    Qielli do mė shtypė.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  6. #66
    DESTINY Maska e freiheit
    Anėtarėsuar
    20-11-2010
    Vendndodhja
    al
    Postime
    229
    Ktheva koken, mbajta hapat:
    binin tjegullat, binin traret,
    binte qielli i nje nate dashurie.
    Atje mbi papafingo, prane yjeve e pata puthur,
    shemben yjet tani, behen pluhur.
    Dritare s'ka, ka sy te zgavert,
    s'ka mure me plasaritje te etshme,
    skelete fjalesh ne gjysmerresire,
    skelete enderrash, premtimesh te neserme.
    Ngrihet tymi si nje mjegull e bardhe,
    nje grusht eshtrash te nje nate germadhe.
    Ne cep te rrenimit
    dy burra po pine qete-qete cigare.
    Ej, ju atje! Nuk degjoni si ulerijne brenda meje xhindet,
    edhe pak e llava do te dale jashte meje si tek vullkanet.
    Mos u kthe ne kujtim, i thashe
    mos u kthe ne harrim, me tha;
    botes i falem nje nate dashurie
    dhe kjo s'eshte pak.
    Nje nate. Dhe cfare nate!
    Dora mbi sup,
    hena mbi mal,
    qielli i kalter i botes mbi krye...
    Mbajeni, mbajeni!
    Ajo po bie...po bie....
    Dhe ishte nje nate e paemer,
    sic ishin te paemert yjet.
    Kini meshire, mos e shembni ate nate!
    Eshte renkimi im apo klithma e saj?
    Kini meshire, kini meshire!
    Ajo ishte nje nate dashurie
    qe kurre s'duhej te kish gdhire.
    Kini meshire,
    ne mos po atje nen gure,
    nen peshen e nates se shembur do te shembem,
    i vrare jo nga urrejtja, po nga dashuria,
    qe, perjetesisht quhet dhembje............


    ***
    kur bie shi humbasin gjurmėt
    kur duken gjurmėt s’bie shi;
    nė cilin shpirt plagosen udhėt
    nga gjurmė shiu qė le ti?
    kafe “Royal”, 22 Qershor ‘99
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga freiheit : 30-12-2010 mė 08:06 Arsyeja: ngaterrim
    Liebe -die schwankungen in mir wenn ich deine Schritte höre

  7. #67
    Raport lufte

    I perėndishmi Padishah!
    Zjarri i xhehnemit
    mbi Arbėrinė ra.
    Dhjetė mijė frymė
    i dėrguam nė atė botė;
    shtatė mijė arnautė,
    tre mijė ullinj tė moēėm
    Tė paudhėt
    i shkuam njė pėr njė nė shpatė,
    drurėt
    i dogjėm tė gjithė tė gjallė.
    Tre ditė e tre net: ē'aromė profetike
    e njė flake ylberore
    veē tė ishe aty
    Zoti im!

    ..........Shėrbėtori yt i pėrunjur
    .....................Ibrahim
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  8. #68
    Zemra

    O ju qė vini,
    bij tė kėtij dheu,
    rrahur nga shiu dhe nga dielli rrahur,
    pėr ju poeti kraharorin shqeu
    tė nxirrte ose zemrėn
    ose vargun.

    Dhe ja ku doli.
    Varg ėshtė apo zemėr?
    Jua preu krahėt apo ju dha krahė?
    Nė qoftė varg, ju lėreni pa emėr,
    nė qoftė zemėr,
    zemra do t'ju rrahė.

    1978
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  9. #69
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804

    Vargjet e kenges!

    Citim Postuar mė parė nga shigjeta Lexo Postimin
    Zemra

    O ju qė vini,
    bij tė kėtij dheu,
    rrahur nga shiu dhe nga dielli rrahur,
    pėr ju poeti kraharorin shqeu
    tė nxirrte ose zemrėn
    ose vargun.

    Dhe ja ku doli.
    Varg ėshtė apo zemėr?
    Jua preu krahėt apo ju dha krahė?
    Nė qoftė varg, ju lėreni pa emėr,
    nė qoftė zemėr,
    zemra do t'ju rrahė.

    1978

    Me pelqen shume poeti Xhevahir Spahiu, kete poezi qe e keni sjelle e nderuar Shigjeta ,Ilir Shaqiri e ka realizuar si kenge... dhe e kendon shume bukur sic di vetem ai!
    Rrofsh qe e solle.........Pershendetje!

    me nderime,
    bili99
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  10. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar bili99 pėr postimin:

    shigjeta (12-10-2014)

  11. #70
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804

    Poezia edhe si kenge e bukur !

    Citim Postuar mė parė nga shigjeta Lexo Postimin
    Zemra

    O ju qė vini,
    bij tė kėtij dheu,
    rrahur nga shiu dhe nga dielli rrahur,
    pėr ju poeti kraharorin shqeu
    tė nxirrte ose zemrėn
    ose vargun.

    Dhe ja ku doli.
    Varg ėshtė apo zemėr?
    Jua preu krahėt apo ju dha krahė?
    Nė qoftė varg, ju lėreni pa emėr,
    nė qoftė zemėr,
    zemra do t'ju rrahė.

    1978
    Ne perpunim te kesaj poezie ,Iliri ka shtuar edhe pak vargje Migjeni!...ka dale bukur!


    http://youtu.be/Lk_UCpZz7Dw
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 03-07-2011 mė 02:08
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  12. #71
    Nė pyje vjeshta ndezi zjarre

    Nė pyje vjeshta ndezi zjarre
    nė zemėr zjarr mė ndeze ti;
    po diē gjėmoi lart nė male
    dhe nga gjėmimi rrodhi shi.

    Dhe fryu njė erė e dimri i bardhė
    i shtriu krahėt gjer tek ne;
    u drodhėn drurėt, gjethet ranė
    si copėra flakėsh mbi xhade.

    Tė dy mbėshtetur pas njė reje
    Tė dy, dy sy nė gjithėsi;
    unė bie, ngrihem brenda teje
    e brenda meje digjesh ti.

    Sa vjen, dėbon vetminė e plogėt
    sa shkon, vetmia flet pėrēart;
    pėr ne s’do thonė arkeologėt
    statuja qė nuk patėn fat.

    Nė pyje vjeshta ndezi zjarre
    lejlekėt nisi s’di se ku;
    mbi hi do fryjė erė e marrė
    kur tė mos mbetet asnjė dru.

    1967
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  13. #72
    Pėrkthimi i lumit

    Rri dhe pėrkthej lumin.
    Pėrkthim i vėshtirė
    ky i ujėrave.
    Fjalė tė rralla,
    shprehje tė ngurosura,
    ritėm i tejkohėve.
    Njėqind burime njėzėri
    mitin e moēėm kallzonin.
    Gjithė natėn pėrktheva lumin.
    Nė mėngjes
    pėrkthimi ishte zhdukur.

    Skrapar, 1983
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  14. #73
    Pyetje e rrezikshme

    Pėrtej dritares njė qiell i heshtur.

    Akuariumi i hėnės
    pa peshkun.

    Pa tringėllima guaskash
    qė bishti pas qelqit i pėrplas
    e ėndrrėn ta lė pezull
    ............nėpėr natėn e artė.

    Dy sy fėmije lodronin rreth tij
    dhe nė bebėz tė syve njė pyetje:

    - Peshqit pse s'flasin?

    Pyetje e rrezikshme. Pėrgjigje
    enciklopeditė nuk japin.

    1990
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  15. #74
    Do t'i kapėrcej te gjitha

    Ti hesht pėrballė meje,
    pak tė zgjas dorėn dhe dorėn tėnde prek;
    po se ē'ka diēka midis nesh
    si humnerė.

    Kjo arė me grurė si bukė e madhe, e pjekur?
    Kėta plepa hollakė qė nesėr bėhen letėr?
    Kėto gra shamibardha nėpėr diell me shatė?
    Kėta djem qė shesin fishekoret me thana?
    Kriporja si njė rėnie e papritur dėbore
    nė kėtė verė tė artė?

    Nuk e di, nuk e di.

    Do t'i kapėrcej tė gjitha
    (edhe vetėveten)
    e do tė mbėrrij tek ti.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  16. #75

    Pėr: Xhevahir Spahiu

    Dita tronditet

    Koka e bukur mbi Arushėn e Madhe,
    kėmbėt nė gojėn e njė peshkaqeni nė det;
    buzėt e vogla pinė qumėsht tė kaltėr,
    yje pėrtypin, si shegė.

    Nė ėndėrr i ka tė gjitha lodrat,
    shalon makinat si kuajt, vė njė tigėr nėn kėmbė,
    ha e pi pėr shtatė palė qejfe,
    i bie botės pash mė pash, pret tė niset nė hėnė.

    Mėngjesi vjen, Arushės s'i iket,
    peshkaqeni s'tundet nga brigjet pėrposh.
    Djali hap sytė, dita tronditet,
    ėndrrės sė tij s'di ē't'i thotė.

    Uji i Ftohte, 24 korrik 1987
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  17. #76

    Pėr: Xhevahir Spahiu

    Pagjumėsi diamantesh

    Rrokaqiej tė Ēikagos,
    ndėrkryerje diamantesh tė zinj.

    Njeriu
    ballėpėrballė
    Njė Mijė e Njė Netėve
    njė pėrrallė
    tė palindur
    pėrpin.

    Nata panterė
    dashuri krejt e verbėr
    me agimin tundonjės kėrleshet.

    Hungėron.

    Lind e vdes.

    Pa vetveten.

    Trupi fundemajė rrokaqiejve u ndizet,
    - ulurima tė parrokshme pėrēartjesh.

    Njeriu s'di ē'tė bėjė
    me ty,
    …….pagjumėsi diamantesh.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  18. #77

    Pėr: Xhevahir Spahiu

    Pranė burimit

    poetit arbėresh Vorea Ujko

    Kish ikur para pesėqind vjetėsh,
    pas pesėqind vjetėsh erdhi pėrsėri.
    Kėrkoi burimin,
    burimi ish aty,
    Mijėra buzė kishin pirė,
    mijėra shtėmba ishin thyer,
    sa gishta kishin ngrirė,
    sa sy pėrmbys kthyer.
    Burimi ish aty:
    Pėr sy tė turbullt
    ish bėrė mė i kthjellėt,
    ish bėrė mė i ftohtė
    pėr buzėt e etjes -
    njė sofėr e xhamtė
    pėr dreka krushqish
    tek mbartin mbi kuaj
    dasma nusesh.
    Erdhi. Pas zėrit tė ujėrave erdhi,
    hoqi mėnjanė njė trumbė fletėsh,
    piu nė buronjė
    mė njė et pesėqind vjetėsh,

    Ishte poet.
    Fis poetėsh.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  19. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar shigjeta pėr postimin:

    bili99 (01-03-2019)

  20. #78
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Xhevahir Spahiu

    Poeti Xhevahir Spahiu nderohet me titullin “ Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu ”

    28 Shkurt, 2020


    Presidenti i Shqipėrisė, Ilir Meta, i ka akorduar titullin “Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu” poetit Xhevahir Spahiu, shkruan KultPlus.com

    Ka qenė vet Spahiu i cili ka bėrė publik kėtė lajm teksa ka falėnderuar atė dhe gjithė bashkėpunėtorėt e tij qė kanė qenė pranė tij nė kėtė ditė.

    Titujt e tillė zakonisht jepen nė raste kur personalitetet tė ndryshme nė sferat e tyre tregojnė suksese ashtu siē ka treguar ndėr vite edhe Xhevahir Spahiu.

    “Presidenti i Republikės, zoti Ilir Meta, mė akordoi sot titullin “Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu”. E falėnderoj Presidentin dhe gjithkėnd prej miqve, shokėve, poetėve e artistėve qė ishin pjesė e kėtij gėzimi” , ka shkruar Spahiu nė Facebook.


    Kultplus.com

    https://www.kultplus.com/lajme/poeti...ti-skenderbeu/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 22-06-2022 mė 21:06

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema tė Ngjashme

  1. Xhevahir Spahiu, poet i dashur i tė gjithė shqiptarėve
    Nga Brari nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-04-2009, 16:59
  2. Alban Spahiu
    Nga Manulaki nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-02-2006, 15:43
  3. Kreshnik Spahiu, Qytetari I 2004-es
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-01-2005, 11:02
  4. Pse ministrja e Kultures Dade flaku poetin Xhevahir Spahiu?
    Nga Orion_DYRRAHU nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 28-03-2003, 15:11
  5. Veglat
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-08-2002, 16:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •