Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 78
  1. #41
    ***
    kur bie shi humbasin gjurmėt
    kur duken gjurmėt s’bie shi;
    nė cilin shpirt plagosen udhėt
    nga gjurmė shiu qė le ti?

    kafe “Royal”, 22 Qershor ‘99


    Lutje

    pėrpara tymit
    harroj zjarrin

    pėrpara puthjes
    harroj dashurinė

    pėrpara lules
    harroj aromėn

    pėrpara hingėllimės
    harroj kalin

    pėrpara emrit
    harroj njeriun

    mė vini pėrpara orėn
    tė harroj kohėn
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 02-10-2004 mė 01:31
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    XHEVAHIR SPAHIU

    Urim per vitin X...

    Nese me pyet:
    Si qe ky vit qe shkoi?
    Te pergjigjem:
    I zi.
    Ky vit qe vjen
    O Zot se s'te besoj
    Ne mos i bardhe
    Te pakten qofte gri.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  3. #43
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    lajme te mira

    Poeti Xhevahir Spahiu ne 60 vjetorin e lindjes se tij eshte nderuar me urdhrin "Mjeshter i Madh" dhe me titullin "Qytetar nderi" i Skraparit. Ceremonia e vecante me shume lule dhe portrete per poetin

    Poetit Xhevahir Spahiu nuk mund ti kishte vajtur mendja se ne 60 vjetorin e lindjes se tij, do te mund te merrte aq shume cmime, portrete, lule e fjale te embla. Cmimin e pare e ka marre nga vete Presidenti i Republikes, z Alfred Moisiu, i cili i dekoroi me urdhrin "Mjeshter i Madh" me motivacionin: "Personaliteti i shquar i letrave shqipe, poeti i dashur i te gjithe shqiptareve, krijues i nje vepre me ide te medha dhe tronditese, lirike e dramatike". Z. Spahiu shprehu mirenjohjen e tij per nderimin e bere dhe besimin per nje te ardhme me te mire te vendit. Por nuk ka mbetur me kaq, ne Millenium 2, Spahiut i eshte dhene dhe nje tjeter xhevahir, ai i "Qytet nderi" i Skraparit. Urimet e miqve e kolegeve te tij shoqerohenin me lule, fjalime te gjata e te shkurtra, kenge polifonike te interpretuara live, nga nje grup i ardhur posacerish nga Skrapari dhe poezi te interpretuara nga studente te Akademise se Arteve. Shume i emocionuar Xhevahir Spahiu i ka falenderuar te gjithe per nderimin qe i bene ne kete 60 vjetor. Spahiu u lind ne Malind te Skraparit ne 1 mars 1945. Mesimet e para i mori ne Vlore, ndersa studimet e larta i kreu ne Universitetin e Tiranes, ne Fakultetin Histori-Filologji, dega e Gjuhe-Letersise shqipe. Prej vitit 1968 punoi si gazetar ne gazeten "Zeri i Popullit" me pas ne revisten "Nentori", mesues letersie e libretist ne Teatrin e Operas dhe Baletit ne Tirane. Ka qene sekretar i Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise, ndersa prej shkurtit te vitit 1998 -2000, kryetar i Lidhjes. Nder veprat e tij te botuara permenden: "Mengjes sirenash" (1970); "Vdekje perendive" (1977); "Agime shqiptare" (1981); "Neser jam aty" (1987), i vleresuar me cmimin "Migjeni"; "Heshtje s'ka" (1989), fitues i cmimit te pare ne konkursin e 45-vjetorit te Clirimit te Atdheut; "Ferreparajsa" (1996) etj. A. NIKA
    wrong verb

  4. #44
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    panorama

    Ditėlindja e 60-tė e Xhevahir Spahiut. Mė shumė se asnjėherė mė parė, ambjentet e kinema “Millenium 2”, do tė tejmbusheshin nga miqtė e tij. “Edhe kokrra e mollės, nuk ka ku tė bjerė”, tha dikush aty pranė, teksa mundohej tė hidhte ēapin pėr t’i dhėnė njė urim poetit tė letrave shqipe.

    Ndoshta edhe vetė Xhevahir Spahiu nuk e kish menduar se sa shumė njerėz e deshėn, e njėmendas tha, paskam bėrė diēka. Kėshtu, autori i mjaft veprave, do ta quante “ditėlindja - e pėrpjetė e madhe”, teksa mundohej tė shkėmbente pėrqafimet dhe shtrėngimet e duarve dje, gjatė ceremonisė sė mbajtur nė mesditė. Dukej i lumtur e aq mė tepėr kur ēdokush mundohej tė fliste pak, pėr aq sa e njohu poetin e madh, poezinė e tij… Madje kėta ishin tė shumtė, aq sa njė limit mund tė ndalej nė Kinė, njė kinez shqipfolės, kishte miqėsi me poetin tonė. E mė tej, recitime, kėngė polifonike, tė zonės sė Skraparit,vendit tė poetit, piktura e koktej mblodhėn bashkė mijra njerėz, tė gjithė pėr tė njėjtin urim. Po si ėshtė ndjerė poeti Xhevahir Spahiu dje, nė pėrvjetorin e 60-tė tė lindjes. Ja si shprehet ai pėr gazetėn “Panorama”.

    Si janė 60 vjet pėr njė poet, pak apo shumė?
    Herė-herė tė duken shumė. Herė mė duken gjashtė orė, herė mė duken 600 vjet.

    Keni jetuar tė dy sistemet dhe jeni pėrballur me lexuesit shqiptarė. E konsideroni veten me fat apo do tė donit njė botė tjetė?
    Jo, nuk kėrkoj asnjė fat dhe asnjė botė tjetėr sepse nė rradhė tė parė, fati jepet, nuk zgjidhet, shumė-shumė mund tė ndreqet diēka nė thelbin e tij, por jo nė mėnyrė pėrfundimtare, tėrėsore.

    Pėr poezinė tuaj ėshtė folur pak apo shumė, mirė apo keq? Si e gjykoni ju?
    Unė mendoj se ėshtė folur shumė, padyshim ėshtė folur mirė. Pa mėdyshje, kėto e kanė ndihmuar, edhe pse nuk kanė qenė vendimtare. Fjalėt e mira dhe ato tė kėqija kanė qenė anėsore, rėnduese ose lehtėsuese, ndėrsa vlerėsimet sidomos kėto njėzet vjet, kanė qenė tė shumta dhe mė kanė zgjuar besimin nė vetvete, nga ana tjetėr disa stėrkėmbėsha, disa dashakeqas apo cmirėzinj, qoftė pushtetarė apo injorantė, kuptohet mė kanė plagosur, mė kanė penguar, mė kanė ēuar njėzet vjet me rradhė tek dera e burgut, por nuk kanė arritur ta plotėsojnė ligėsinė dhe mllefin e tyre ēnjerzor. Gjithsesi, kritika qoftė edhe e padrejtė e shumėkujt, mė ka bėrė tė jem mė i vėmendshėm, madje ta mbaj kokėn lart edhe sytė hapur, dhe ta vė veten nė punė.

    Xhevahiri dhe poezia, sa hyjnė tek njėri- tjetri. Kush zė vend mė shumė?
    Tani qė jam gjallė, vjen poezia tek unė, nesėr kur s’do tė jem,do tė shkoj unė tek poezia ime. Nėse kam bėrė diēka, nėse nga dhjetė marrėzira, qė thotė njeriu brenda ditės, kam thėnė njė fjalė tė mirė, kjo nuk ėshtė pak, ka tė tjerė qė mendojnė apo pandehin se nga dhjetė fjalė qė thonė, njėzet i kanė tė pėndritura.
    I keni larė borxhet…E mbani mė idenė, se do tė shisni pllakėn e varrit, sikurse edhe thoni nė njė nga poezitė tuaja “Borxhet e mia”
    Po. Njeriu vetėm, rron edhe nė majė tė gjembit. Njeriu mund tė rrojė njerėzisht vetėm midis njerėzve, nė tė kundėrt le tė shkojė dhe tė rrojė midis ujqėrve nė pyll. Humanizmi ėshtė shpėtimtar pėr njeriun, por edhe pėr artin e tij. Diku kam shkruar se njeriu ėshtė njeri, pėr aq sa sakrifikon pėr tė tjerėt.

    Si do ta quanit ditėn e sotme (djeshme)?
    Siē ėshtė jeta, nė njė sintezė tė gėzimit dhe tė pikėllimit. Duke besuar, e para, sepse njerėzit qė ishin mbledhur aty pėr tė mė nderuar, titulli qė mė dha presidenti i Republikės, zoti Moisiu, mė bėn tė mendohem se kėta njerėz mė duan, mė ēmojnė… Njė kolonjar, qė ka vuajtur mė tha: Qė tė donim e dinim, por qė tė donim kaq shumė, u desh ditėlindja qė tė bindeshim edhe njehėrė pėr kėtė. Unė me shaka ia ktheva: Nuk ėshtė faji im se njerėzit mė duan, kjo vjen mbase se jam unė, qė i dua mė shumė, nga ē’mė duan njerėzit mua. Pėr kėtė unė edhe kėndoj, kėnga ime ėshtė nisur nga unė dhe sos tek ata. Ndryshe ē’kuptim do tė kishte.

    Cili ishte urimi i parė qė morėt sot (dje)?
    Nuk e dija se njė ditėlindje qenka njė e pėrpjetė e madhe. I qarkuar nga vėshtrime tė dashura, tė qindra njerėzve, nga fjalė qė mbase e kapėrcejnė ndjenjėn e masės, por nė kėto raste, ėshtė falet. I rrethuar nga lulet dhe urimet tė ardhura nga anė e anės, qė nga Tomorri e deri nė Prishtinė, kjo mė bėri tė mendohem dhe thashė me vete, mbase diēka kam bėrė. Jam unė qė duhet t’ua shpėrblej atyre, duke u falur shqipen time gjeniale, poezitė e saj, poetėve martirė. E tė gjitha kėto, nė njė ditė dimri, qė nisi me ca drudhėza dėbore nė mėngjes, tė cilat mė bėnė tė djersij dhe tė mendoj ti shtojmė jetėn njėri-tjetrit, dhe tė gjithė sė bashku t’i shtojmė Shqipėrisė sonė, pėrjetėsinė.
    wrong verb

  5. #45
    Shkėputur nga pėrmbledhja "Pezull"

    Pas ndeshjes

    Ndeshen dy male,
    pas ndeshjes njė V e hapur.

    Fitimtari?

    Zogjtė e kaltėr...


    Dheu im

    Mos mė zezo,
    mos u kthe nė shushamė.
    Tė kam mbajtur,
    mbamė!

    Urat

    Nga barku i rrebeshit
    lindi paqja

    Paqja
    lidhi brigjet e largėta

    Rimbėrriti rrebeshi
    rrėnoi ėndrrat e gurta

    Tė parat qė hodhi nė erė
    ishin urat…


    ***

    Lumi qė buron nga sytė
    mė pėrmbyt

    Mua
    arėn buzė dashurisė
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  6. #46
    Anės gjakut qan Ajkuna

    elegji e thinjur

    Pranė Ajkunės mjeron gjaku,
    anės gjakut qan Ajkuna.
    Qaj, moj qyqe, bar mos mbijė,
    vdekjes vetė t’i dridhet buza.
    Qaji tė tėrė me radhė
    tė rėnet pėrmbys a nė brinjė,
    me kokat e prera, syshuar,
    kthyer nga qielli i hirtė.
    Qaj ata qė s’kishin nėna
    qaj ata qė kishin motra;
    qaj ata qė s’i sheh hėna,
    s’u flet deti, s’i njeh kodra
    Skajeve tė vajit tėnd
    zunė korbat e krrokasin;
    klithmat e tua, moj loke
    lisat e malit luhatin.
    Kur tė vdesėsh ti, moj korbė
    pak nga pak siē vdes njė lumė
    kush do tė tė qajė mbi kokė?
    Veten vetė qaje, Ajkunė
    Ē’flas kėshtu? Mos mė piu nata
    Mjaft zezove, moj e mjerė.
    Prije kujėn. Mblidh fishekėt,
    shko nė shtrat lind djem tė tjerė.

    1981
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  7. #47
    Takim mė 31 dhjetor

    Nė kufirin mes viteve,
    pėr ato qė ikėn,
    pėr ato qė vijnė
    mendimi pezull rri.

    Ty qė m'u shfaqe nė dhjetorin e bardhė,
    nuk di ku tė tė fus, nuk di!

    Ish pasditja e fundit e njė viti nė ikje.
    Ora e Vlorės pėrudhte
    shkėmbime vėshtrimesh tė dridhshme.

    Sido qė tė jenė ngashnjimet e ardhshme,
    kėto do tė mbeten
    tė papėrsėritshme.

    E unė
    nė kufirin mes viteve,
    prerė nga njė pyetje si ky qiell me vetėtimė:
    Ku tė tė fus,
    nė ato qė ikėn,
    a nė ato qė vijnė?
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  8. #48
    Shkembi

    Mbi buzet e plasura te gureve
    perkulet butesisht nje fik i eger.
    Ndonje zog qe me te rralle ulet,
    sajon nje cerdhe ne pjesen e pavdekur.

    Qumeshti i kokrrave ben drite
    mbi trupin e ngrire ne heshtje.
    T'i vije goja pa le te jape shpirt,
    me ta thene te verteten e tmerrshme.

    1991
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e GeoF
    Anėtarėsuar
    01-07-2008
    Vendndodhja
    Fier, ku nje kile tru shitet sa nje filxhan me fara
    Postime
    188
    Nga "Ferrparajsa", po postoj dhe une nje qe ai i vete i quan shkurtima, por per mua jane shume teper se poema .

    Ata ndertonin keshtjellen me te verdhen e vezes
    njerezit s`kishin buke, por koha kishte njerez .

    Nga shkurtimat.....Xh.Spahiu.

  10. #50
    Shkurtimet jane nje sinteze e bukur mendimi. E bukur kjo qe keni sjelle GeoF, po vendos edhe une nje tjeter shkeputur nga “Kohe e krisur”

    Zezonė

    Ē’mėnxyrė ia ul kokėn
    asaj pishe qė s’tundet?

    Ēdo ditė mbi tė njė sorrė shkon e ulet.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  11. #51
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Xhevahir Spahiu, Poeti goditet nga njė ishemi cerebrale

    Xhevahir Spahiu, Poeti goditet nga njė ishemi cerebrale

    » Dėrguar mė: 01/04/2009 - 11:59

    Admirina Peēi

    Syzet janė aty mbi tavolinėn e punės. Pak mė andej, libra e shėnime tė shumta. Aty ulej ēdo ditė para kompjuterit dhe shk ruante. "Punonte ēdo ditė Xhevo..." Marjetės, (bashkėshortja e poetit tė mirėnjohur Xhevahir Spahiu), i dridhet zėri tek flet pėr tė. Ėshtė e trishtuar, edhe pse jep idenė e njė gruaje tė fortė. Nė vėshtrime i lėvrin ēast pas ēasti njė dritė shprese. E sheh sėrish aty, duke kryer punėt e tij tė zakonshme, ndėrsa hedh romuze e i shoqėron batuat me lėvizjet energjike. Do tė rikthehet sėrish rendi i gjėrave. Poeti dhe fjalėt e tij, nxitimi pėr tė takuar e ndihmuar miqtė dhe orėt para kompjuterit...
    Marjeta sapo ėshtė kthyer nga spitali pas shumė orėve pėrkujdesje. Prej pesė ditėsh, ajo, dy djemtė e poetit, motra e tij e tė afėrm tė tjerė, presin me ankth ndonjė shenjė pėrmirėsimi. Qė nga e premtja pasdite, kur poeti pėsoi njė goditje infarkti, nė shtėpinė e tyre ėshtė fanitur qetėsia. Djali i madh i poetit ėshtė mjek. Ai mundohet tė na shpjegojė qartė diagnozėn. "Diagnoza ėshtė ishemi cerebrale. Ka dy vatra nė hemisferėn e majtė tė trurit. Njėra ėshtė ballore. Janė bėrė ekzaminime tė shumta dhe vatrat e ishemisė janė tė gjėra. Po bėhen ekzaminime shtesė qė tė shihet edhe gjendja e enėve tė gjakut nė pjesėn e qafės dhe tė trurit. Nesėr marrim njė pėrgjigje mė tė saktė nga prof. Petrela, doktoreshė Jera Kruja dhe Mira Ratacolli. Pas pėrgjigjes do tė shohim mbase edhe pėr ndryshim terapie".
    Mėsojmė se poeti ka pėsuar dy goditje tė njėpasnjėshme. Marjeta tregon se pasditen e tė premtes, pas njė ore gjumi ishte zgjuar dhe befas nuk kishte mundur tė fliste. Ishin shenjat e para tė sėmundjes. "Lajmėruam menjėherė djalin e mandej ambulancėn. Pas rreth njė ore pati njė pėrmirėsim dhe filloi sėrish tė fliste. Mori mjekimet e para, e ndėrsa po mendonim se gjithēka mund tė kalonte, rreth mesnatės ai pėsoi goditjen e dytė. E shtruam direkt nė spital. Por, kėtė herė gjendja ishte mė e rėndė. Nuk ka folur mė qė nga ajo kohė..."
    Marjeta tregon se shumė miq e shokė tė poetit mbėrrijnė ēdo ēast tė ditės e interesohen. Por, askush nuk mund ta takojė, kjo pėr shkak tė gjendjes delikate emocionale e cila mund tė ndikojė negativisht dhe mund ta pėrkeqėsojė gjendjen e tij shėndetėsore.
    "I erdhi gjithēka e papritur. Kaq papritmas... Dhe, ai preket shumė. Pėr tė fjala ėshtė e pazėvendėsueshme. Dhe, ai tani s'mundet tė shprehet. Kjo e trazon, i krijon emocione..." E pyesim Marjetėn se me ēfarė po merrej kėto kohė poeti, dhe ajo tregon se i kishte pėrfunduar tashmė dy libra tė rinj.
    I zgjedhur anėtar i Akademisė sė Shkencave qė nga korriku i vitit tė kaluar, angazhimeve tė tij tė gjithhershme i ishin shtuar edhe angazhimet qė lidhen me Akademinė. Sigurisht, ishte i lumtur pėr titullin akademik dhe po punonte me gjithė forcat pėr librat e tij tė rinj. "Pėrmbledhja poetike me titullin provizor 'Antologji poetike' tashmė ėshtė nė Akademinė e Shkencave, gati pėr botim, dhe pritet tė bjerė shumė shpejt nė duart e lexuesve. Janė kryesisht krijime tė reja, por ka ndėr to edhe poezi tė shkruara vite mė parė tė cilave ai iu ėshtė rikthyer. Bėhet fjalė pėr njė vėllim me 100 faqe, i cili vjen pas botimit antologjik me dy vėllime 'Udha 1 dhe 2', botuar nga shtėpia botuese 'Ideart', me rastin e 60-vjetorit tė lindjes", - thotė bashkėshortja e poetit, ndėrsa shton se librin e dytė me poezi pėr fėmijė e kishte ende nėpėr duar, dhe s'e kishte pėrfunduar. Gjurmė tė kėtyre punėve mund tė hasėsh gjithkund nė shtėpinė e Xhevahir Spahiut. "Ai nuk rri kurrė. Edhe kur nuk merret me gjėrat e tij, patjetėr do tė ketė nėpėr duar librin e ndonjė miku pėr ta redaktuar apo thjesht edhe pėr t'i dhėnė njė mendim dikujt..." Sepse, njė mendim prej tij iu vlen shumė miqve. Tashmė, gjithkush prej tyre shpreson qė ai tė pėrmirėsohet e tė kthehet sėrish nė punė, aty nė tryezėn pėrballė kompjuterit tė tij dhe nė takimet miqėsore me biseda tė gjata rreth librave.

    gsh.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  12. #52
    Me vjen keq qe lexoj nje lajm te tille. Eshte nje nder poetet me te mire te letersise shqiptare.


    Vdekja e lotit

    Buzė mjerimit
    bota kalonte me njė qeshje si tė Zotit.

    Unė po qaja
    pėr vdekjen e lotit.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  13. #53
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Lajmi eshte teper i sakte dhe shume trondites.Poeti me zemer e guxim te madh.Me ka ardhur shum keq per kete lajm te hidhur.Zoti befte mbrekulli .

  14. #54
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Nė shtėpinė e Xhevahir Spahiut, pas operacionit nė zemėr

    Entela Resuli | 03/05/2009

    Miq e tė afėrm vizitojnė familjen Spahiu, pas kthimit tė poetit nga Turqia. Si shkoi operacioni, ēfarė parashikojnė mjekėt pėr shėndetin e mjeshtrit tė penės dhe mundėsitė pėr rikthimin e tė folurės. Fletė pėr Sh2-shin, Orges Spahiu

    Trokasim nė shtėpinė e Xhevahir Spahiut, njė ditė pas kthimit nga Turqia. Pasi hapet dera, shohim se shtėpia ėshtė e mbushur me miq e tė afėrm, dėgjojmė urime pėr njė shėndet mė tė mirė tė poetit tonė tė madh, ndėrsa janė duke u pėrshėndetur me njėri-tjetrin e largohen. Spahiu ėshtė i ulur nė divanin e dhomės sė ndenjes, nė apartamentin e tij tė vogėl, tė ndodhur pranė "Shkollės sė kuqe".

    Mban hedhur supeve njė xhaketė dhe nė dorėn e djathtė, njė gotė me ujė. Na pėrshėndet ėmbėl, me njė shikim dashamirės dhe buzėqeshjes sė tij i janė shtuar njė palė mustaqe. Po ashtu, nuk ka ndryshuar asgjė nga ērregullsia e flokėve gjysmė tė thinjur. Thellėsia e syve tė jep ndjesinė e njė personi qė sapo ka mbaruar njė krijim tė radhės poetik, e po shijon vargjet e krijuara.

    Nuk i bėjmė fotografi pėr tė mos e shqetėsuar. Shpresojmė qė shumė shpejt do ta shohim aktiv. Shpresat janė. Nė shtėpi ėshtė vetėm djali, i cili i ka qėndruar pranė gjatė gjithė kohės dhe gruaja e Xhevahirit, qė tashmė duhet tė kujdesit 24 orė non stop pėr bashkėshortin.


    Ndėrhyrja e vėshtirė kirurgjikale, dhjetė ditė mė parė, nė njė nga spitalet mė tė mira turke, ka nevojė pėr pėrkujdesje, pasi kura qė ai merr ėshtė me orar dhe duhet dikush qė ta ndihmojė. Ndėrkohė qė i biri shpjegon se si ka ecur shėndeti i tė atit, ai dėgjon me vėmendje gjithēka dhe vetėm hesht. Hesht nga pamundėsia pėr tė thėnė diēka. Sėmundja qė ka kaluar nuk lejon qė ai tė flasė. Mjekėt kanė dhėnė shpresa pėr rikthimin e tė folurit, pohon Orgesi, por kjo ka kohėn e vet. Sė pari, i nevojitet njė muaj relaks total dhe qetėsi absolute, mė pas duhet tė fillojnė ngacmimet nga mjekėt qė tė shohim reagimin.


    Nė murin pas tij qėndron varur njė tablo, nė tė cilėn ėshtė pikturuar njė shkėmb, ku pėrplasen dallgėt e detit, ashtu do ta krahasonim edhe poetin Spahiu, njė shkėmb qė nuk e thyen dot sėmundja. Po ta pyesnim si do tė donte tė ishte nė kėto momente, nuk do tė merrnim njė pėrgjigje, por po e lėmė vetėm tė imagjinojė, ndoshta nė kafe me miqtė, duke rrėkėllyer ndonjė gotė raki rrushi, me krijimin e radhės nė dorė. Nė kėto ditė tė vėshtira, mjeshtri i penės ka pasur pas vetes miq e tė dashur, tė cilėt nė njė mėnyrė apo tjetėr kanė uruar dhe mbėshtetur shėrimin e tij. Ia vlen tė pėrmendim shprehjen e njė miku tė Xhevos se, "Dielli i madh i optimizmit, lulesa e shkėlqyer e ndjenjave kombėtare qė nervon krijimtarinė e Xhevahir Spahiut, do ta mposhtė sėmundjen dhe, ai, si Tomorri, tė cilit i pėrkushtohet, do tė mbijetojė pėr tė rrezatuar si Dielli mbi Tomorr. Ndėrsa vargu i fundit i krijuar pėr tė nga Agim Doēi, i bėn thirrje pėr rikthim:

    Unė iki mė tutje, tė pi njė kafe
    Poeti i kombit, lėngon nė Anadoll...
    Pa kthemu or mik, mjaft vetėm na le
    Tė shkojmė tė dy tok, nė Baba Tomorr.

    Tė pjekim shelegun nėn hije Perėndish
    Tė ngremė njė dolli, pėr njerėzit qė s'janė
    Tė pimė pak raki, me djathin e dhisė
    Unė ec i trishtuar, nė brengėn Tiranė.


    Zoti Orges, sapo jeni kthyer nga Turqia, sė bashku me babanė tuaj, ku ai kreu njė ndėrhyrje kirurgjikale nė zemėr. Mund tė na thoni nga se erdhi kjo gjendje e poetit xhevahir Spahiu?

    Probleme me tensionin shkaktuan "isheminė" dhe gjithė kėto anomali nė shėndetin e babait. Kjo gjė mund t'u ndodhė tė gjitha atyre qė nuk janė nėn kontrollin e vazhdueshėm tė mjekėve, pasi sėmundje tė tilla kanė nevojė pėr regjim strikt nga ana e ēdokujt. Analizat e tij i kemi ndjekur vazhdimisht, ka pasur deri diku, yndyrė mbi normė, po jo shumė tė lartė. Herė pas here kurohej me mjekim mė shumė popullor nga ana e tij dhe me ndonjė aspirinė. Kohėt e fundit kishte filluar njė shėtitje nė mėngjes nga liqeni, por qė nuk zgjati shumė.


    Si ndodhi ditėn qė u sėmur, kishte pasur shenjė mė parė?

    Mėngjesin e 29 marsit pati anomali me shėndetin, dhe unė mora neurologen nė shtėpi, sė bashku me infermieren. Neurologia na tha qė do qetėsi. I vendosėm serumin pėr tė bėrė tė mundur uljen e tensionit. Mė pas, kur ndodhi goditja e dytė e tensionit, nė mesnatė, e dėrguam direkt nė spital. Se kur ndodh e para, prit tė dytėn, thonė mjekėt. Kurse jashtė nė klinikat e specializuara, bėhet ndėrhyrja brenda 6 orėsh, ndėrhyjnė ata, direkt. Kėtu tek ne ėshtė e pamundur. E dėrguam nė spitalin "Nėnė Tereza", dhe aty u dha menjėherė ndihma nga mjekėt. Skanerin e realizuam tė nesėrmen pasi u shtrua, bėmė dhe skanerin e enėve tė gjakut, domethėnė tė gjitha analizat e nevojshme


    Patėt vėshtirėsi pėr dėrgimin e babait nė spitalin e Turqisė?


    Jo, nuk patėm vėshtirėsi. U bė gati gjithēka pothuajse pėr dy-tri ditė. Pati njė komunikim me Ministrinė e Shėndetėsisė, ishte ajo qė firmosi kontratėn. Po ashtu, na ndihmoi shumė edhe Ministria e Mbrojtjes, e cila u vu vetė nė lėvizje. Ne i falėnderojmė tė gjithė pa pėrjashtim, miqtė, tė afėrmit, veēanėrisht dua tė pėrmend kryetarin e Bashkisė, z. Edi Rama, po ashtu edhe Agim Doēin. Njė meritė tė veēantė kanė edhe mjekėt turq.


    Kur vendosėt qė tė kryhej ndėrhyrja kirurgjikale nė Turqi?

    Pas disa ditė qėndrimi, atje u krye edhe ndėrhyrja kirurgjikale nė spitalin gjerman-Alman Hastanesi (Universal Hospital Group) nė Stamboll. Faza pas operacionit kaloi pa komplikacione. Ndėrhyrja u krye nga Prof. dr. Ismail Jukseltan, i cili me duart e tij tė arta shmangu rrezikun pėr jetėn tė babait tim. Qė nga ai moment gjendja shėndetėsore ėshtė nė pėrmirėsim dita-ditės.


    Keni pasur kontakt me njerėzit dhe miqtė nė Shqipėri gjatė kohės qė keni qėndruar pranė babait tuaj, nė Turqi?


    Po, padiskutim, jo vetėm telefonat nga Shqipėria, por nga tė gjithė dashamirėsit e babait nė tė gjithė botėn, deri nė Amerikė.

    Edhe tani qė jemi kthyer nė shtėpi, kemi marrė shumė urime dhe ka mjaft nga ata qė duan tė na vizitojnė, po ne me dashamirėsi i kemi njoftuar qė do tė ishte mė mirė tė prisnin disa ditė, pasi babai ka nevojė pėr pushim e qetėsi, sidomos nė muajt e parė pas ndėrhyrjes, pasi operacioni nuk ishte i lehtė.


    Tani a ka nevojė mė qė tė dėrgohet Turqi dhe ēfarė kanė thėnė mjekėt pėr pėrmirėsimin e tij tė mėtejshėm?

    Tani tė shohim se si do tė shkojė kjo periudhė. Do konsultohemi me neurologun kėtu dhe njė kardiolog, dhe do tė jetė nėn kontrollin e vazhdueshėm tė tyre. Tė shohim ē'do tė thonė ata, me mjekimin qė kemi marrė me vete, me epikrizėn qė kemi.

    Mė pas do komunikojmė sėrish me mjekėt turq, se lidhjet i kemi, si nėpėrmjet miqve po ashtu edhe nėpėrmjet pėrkthyeses qė qėndron atje nė gatishmėri, zonjės Teuta Turku, e cila ka lidhje direkte me mjekėt.

    Se si do shkojė mė tej, ne kemi shumė shpresa, pasi ai ka pėrmirėsim si nė lidhje me lėvizjen e anėsive, dorės dhe kėmbės sė djathtė, ashtu dhe nė lidhje me tė folurėn. Gjithsesi, pėr sa i pėrket tė folurės sė tij, do duhet njė kohė e caktuar rehabilitimi. (Fjalėt kanė filluar rrjedhėn e tyre. Shpresojmė tė vazhdojė me kėto ritme).

    Kush i mbuloi shpenzimet e dėrgimit tė kurimit tė babait tuaj jashtė vendit?


    Nga miqtė tanė, z.Fidel Ylli dhe nėpėrmjet Bashkisė sė Tiranės, tė cilėt menjėherė u organizuan dhe u vunė nė lėvizje pėr gjithēka nga ana monetare. Kėta e siguruan mbulimin e shpenzimeve, gjė qė na ndihmoi shumė.

    Mirėnjohja e familjes Spahiu!

    "..Nė emėr dhe tė familjes, falėnderoj thellėsisht nga zemra miqtė e tė afėrm tė babait dhe familjes qė bėnė tė mundur dėrgimin pėr kurim jashtė vendit, mjekėt nė spitalin e Tiranės, qė i shėrbyen me zell maksimal babait, pėrkushtimin e strukturave tė shtetit, qė treguan interesim tė madh pėr gjendjen shėndetėsore tė tij, si Ministrinė e Shėndetėsisė, Ministrinė e Mbrojtjes, Presidentit tė Republikės, personelin e kėtyre strukturave e shumė e shumė miq, shokė e bashkėkombės tė tjerė brenda dhe jashtė vendit, qė gjithashtu treguan njė solidaritet qytetar tė pashembullt.
    Faleminderit dhe pėrshėndetje zemre tė gjithėve!"
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  15. #55
    Ėndrra

    del nga mali
    me njė befje tė pritshme
    nis e flet
    paragjuhėn e (pa)perėndishme;
    hėnė e ngrėnė
    e pangrėnė
    thyen zezonėn e natės
    e na bėn tė pėrhėnur
    nė pasqyrėn e pėrthyer
    pikturon
    pikėllimin tonė tė nėmur;
    thellė bluve ujore
    valėzojnė
    e vallzojnė
    pasionet,
    pėrqafohen
    ububu si tėrbohen
    peshqit;
    pėrvėlimi
    si yti
    si imi
    dash hėnor i kopesė;
    me njė xixė nė bebėz murosur
    me fytyrėn si vjeshtė e vrerosur
    se -
    ajmé!
    qėkursé
    mbi tė
    shkeli kėmba
    sosi etja pėr larg
    sosi ėndja;
    kur mėnon
    lot kullon
    buzė humnerės sė reve
    mbledhim drudhėzat ė saj:
    bisqe yjesh
    thėrrime,
    e sajojmė tė plotė
    ne fatlumėt
    fatkobėt
    ne, de, ne, tė paplotėt
    kokėdritėt
    kokėmishėt
    e tokės;
    sonte s'duket
    kemi punė me malin
    ulu mal
    ulu mal tė dalė hėna
    ajo, de, ēerdheargjėnda
    varur pemės sė vjelė tė qiellit
    me muzikė pėrbrenda:
    hyjnė zogj
    dalin ėndrra'
    rreth e rrotull po lehin
    le tė lehin
    mali ulet a s'ulet
    hėna duket a s'duket,
    loja luhet bukuria (pėr)soset;
    dielli ndahet mė dysh
    i jep zė
    dritė sysh;
    s'e besoni
    zanafilla nuk njeh smirėzime
    ēlodhu pak
    ēlodhu shumė
    pėrgjithonė zemra ime.

    Tiranė 2000
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  16. #56
    Uroj gjithe te mirat per Z.Spahiu.
    Poezite me kthyen ne Shqiperi per pak.
    Flm!
    Paqe!

  17. #57
    Ylli i kėngės

    Unė e di ku e kanė folenė dallėndyshet,
    unė e di: hapi i parė me hapin e mbramė shkrihet
    dhe loti i kthimit tek loti i nisjes bie.

    Mali im nuk ėshtė mal, po zmadhim i zemrės sime,
    toka ime s'quhet tokė, po nėnė, nėnė e dhimbshme
    dhe kali i botės shpesh kali i vdekjes thirret.

    Atdheu im ėshtė ky ajėr si qelq,
    lumi i rrėmbyer qė brenda trupit mė rrjedh.

    Me harkun tim i bie harpės sė pemėve,
    guri, prej kėngės sime magjepset.

    Sheh nė sy shtatė mrekullitė
    ............dhe shtatė shėmtitė e botėve, -
    kėnga dhe ylli i kengės.

    Kurora prek yjet,
    me sekretin tek rrėnjėt.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  18. #58

    Xhevahir Spahiu, poeti hesht nė 65-vjetor

    Poeti Xhevahir Spahiu ka festuar dje paradite 65-vjetorin e lindjes nė njė aktivitet tė organizuar nga Ministria e Kulturės nė sallėn e Akademisė sė Shkencave. Pėr herė tė parė pas sėmundjes sė njė viti mė parė, ai shfaqet nė publik. E vetmja fjalė e poetit ishte “Faleminderit...!”

    Prej foltores, aktori Bujar Asqeriu interpreton poezitė e Xhevahir Spahiut. Herė me ton tė lehtė, herė ledhatar, herė tė zemėruar e herė tė rebeluar dhe tė dashuruar ai i vjen pas vargjeve tė poetit. Nė rreshtin e parė, e ulur kėmbėkryq pėrtokė, njė vogėlushe rreth gjashtė vjeē vėshtron fotografitė e gjyshit tė saj. Ia ka rrėmbyer prej duarve atė dhuratė tė miqve tė shoqatės “Tomori” e nė tė njėjtėn kohė lėkundet e kėrcen nėn ritmin e fjalėve tė thurura prej tij. Ngre kokėn dhe i thėrret: “Gjysh, o gjysh...” dhe ia bėn me dorė. E vogla kėrkon vėmendjen e flokėthinjurit nė sallėn e mbushur plot me intelektualė, njerėz tė letrave, miq, kolegė, gazetarė, tė afėrm e dashamirės, tė cilėt i ka mbledhur bashkė 65-vjetori i lindjes sė Xhevahirit poet. Dhe ai, Xhevahir Spahiu, energjiku, njeriu i fjalės, i qeshuri dhe zhurmėmadhi u tha: “Faleminderit! Faleminderit!” dhe heshti. Tentoi tė thoshte dy fjalė mė shumė, por sėmundja pėrzier me emocionet e bėri kėtė shfaqje tė tij publike, thjesht fizike. Poeti pėr herė tė parė nuk foli gjatė. Por buzėqeshja e shoqėronte ngado, me gjithė sytė e mendueshėm qė diē mė shumė shprehnin. “Shėndet e jetė tė gjatė!”, ky urim vinte mė i shpeshtė nga goja e tė gjithė atyre qė afroheshin pėr ta pėrgėzuar, sepse mė nė fund pas sėmundjes sė rėndė qė e goditi plot njė vit mė parė e pas ndonjė dalje sporadike nė publik, e ndonjė kafeje mes miqsh nė tė pėrhershmen kafe “Evropa”, poeti i madh ėshtė pėrballur me kamerat, me kureshtjen e mediave dhe me interesimin e tė gjithėve. Nė pamundėsi pėr tė qenė i pranishėm pėr ta uruar e pėrqafuar mikun e tij, poeti Dritėro Agolli i ka dėrguar njė letėr. “Tė uroj nga zemra 65–vjetorin e lindjes. Fillimi i 66-vjetorit tė jetė njė rilindje moshe edhe nė krijimtarinė tėnde aq vlerėmadhe, me idetė dhe temat e tua tė ndritura lart me metaforėn tėnde tė natyrshme, qė nuk ėshtė rritur nė sera tė librave, apo nė qymezet e kėndes-poetėve, por nė mendjen dhe ndjenjėn tėnde nė aleancė me shoqėrinė dhe natyrėn. Poezia jote rron dhe do tė rrojė”, shkruan ai. Dhe Xhevahiri vjen nė kėtė 65-vjetor, si poeti qė sipas akademikut Myzafer Korkuti, hapi njė epokė tė re nė poezinė moderne shqiptare, apo siē Jorgo Bulo e quajti, si njė prej ikonave tė saj. “Ai ėshtė poeti qė ka lėvruar fjalėn shqipe dhe i ėshtė falur kultit tė saj. Ėshtė poeti qė krijoi poezinė e shpirtit tė lirė njerėzor, poeti qė i pėrket ēetės sė rebeluar tė poetėve”, vijon Bulo, duke iu drejtuar Xhevahirit se krijimtaria e tij duhet tė vijojė rrugėn, “sepse i ke ende borxhe fjalės”. Pėr studiuesin Shaban Sinani kjo ditėlindje e poetit ėshtė njė ngjarje e gėzueshme pėr tė gjithė letėrsinė shqipe, pėr lexuesit e studiuesit e saj; pėr kulturėn shqiptare dhe dashamirėsit e saj kudo qė ajo krijohet, trashėgohet dhe zbut e qytetėron njeriun shqiptar. “Xhevahir Spahiu iu largua kėsaj tradite dhe hapi udhėn e vet tė poezisė pa madhėshti dhe heroizėm historik, tė poezisė qė kishte nė qendrėn e vet njeriun: nėnėn, motrėn, tė dashurėn, mikun, Nolin, Ēabejin apo qytetarin pa emėr. Nuk ka nė poezinė e Xhevahirit qytete tė pėrfytyruar, ardhmėni postindustriale, antena, trena tė shpejtė, kibernetikė, urbanizim tė qėllimshėm, teknologji tė frikshme pėr vetė fatin e poezisė. Dallimin kryeneē qė bėri Xhevahir Spahiu me paraardhėsit e tij hijerėndė mund ta vėrejė edhe lexuesi i pėrditshėm, prej fjalorit poetik apo fjalėve ēelėsa”, thotė nė fjalėn e tij Sinani. Sipas tij, Xhevahir Spahiu dhe bashkė me tė edhe Frederik Rreshpja dhe tė tjerė, dalluan prej njė brezi tė mėparshėm poetėsh edhe nė njė mėnyrė tjetėr: jo duke iu varur dikujt prej hierarkisė sė mėparshme, por duke mbėshtetur dhe lartėsuar ata tė rinj poetė qė donin t’i dorėzoheshin urdhrit tė shenjtė tė poezisė, por shtigjet i shihnin tė mbyllura. Ai vijon mė tej duke thėnė se tė vetmet “aleanca” tė Xhevahir Spahiut qenė ato me mė tė ngratėt e mė tė papėrkrahurit prej ēetės sė re tė krijuesve; shpesh dhe me mė problematikėt e mė shqetėsuesit prej tyre. “Xhevahir Spahiu ėshtė njė prej poetėve qė ka pėr tė qenė gjithnjė njė referencė si ai qė e nderoi deri nė madhėshtim vlerėn e fjalės. Nė dy periudha, tė dyja inkurajuese tė njė omnigrafie pėrmbytėse dhe tė shumė manive tė tjera tė lidhura me fjalėn e shkruar e tė folur, tė lirėn dhe tė ndaluarėn, ai ėshtė mė i kursyeri dhe mė mirėbesuesi nė fuqinė e fjalės. Nė njė kuptim tė tillė, Xhevahiri ishte dhe ėshtė njė idealist, sepse ka dashur dhe do t’i ndryshojė gjėrat me fuqinė e ndikimit tė mendimit dhe jo tė veprimit, sikurse ėshtė zakon ndėr shqiptarėt. Kohė tė artė pėr idealizmin nuk ka pasur ndonjėherė. Sidomos kur zėdhėnėsi “vjen i bardhė” nė kohėra komisarėsh e nė kohėra tė mėvonshme tė lojės me lirinė. Shumė interesante ėshtė tė vėrehet se poezia e Xhevahir Spahiut e vazhdon vetveten pėrmbi cakun qė ndan dy periudhat historike-politike pa ndonjė sforcim, pa ndonjė shtrėngim, gati-gati me pandjeshmėri ndaj asaj qė kishte ndodhur. Ishte dhe mbeti njeriu nė poezinė e tij. Ardhtė i bardhė Xhevahir Spahiu dhe pėr njėqind vjet tė tjera!”, e pėrfundon fjalėn e tij Shaban Sinani. Ndėrsa pėr zėvendėsministren e Kulturės, Suzana Turkun, ky poet i madh i letėrsisė shqipe, qė i ka kaluar kufijtė e vendit tė tij, ka sakrifikuar jetėn dhe qetėsinė e tij pėr tė thėnė tė vėrtetė. “Ti e do shumė Shqipėrinė dhe shqiptarėt. Ajo qė ke krijuar u pėrket atyre, kudo qė ndodhen”, i drejtohet ajo poetit. Gjatė aktivitetit tė organizuar me kėtė rast, veē dhuratave e luleve pėr Xhevahir Spahiun, interpretoi njė kėngė popullore grupi i Skraparit, teksti i sė cilės ishte shkruar nga vetė poeti, si dhe u shfaq edhe njė dokumentar i titulluar “Magjia perse pėr princin e poezisė shqipe”. Xhevahir Spahiu lindi nė Malind tė Skraparit mė 1 mars tė vitit 1945. Aktiviteti nė nder tė tij u organizua nga Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve dhe Akademia e Shkencave tė Shqipėrisė.
    GAZETA SHQIP
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga HELEN OF TROY : 02-03-2010 mė 12:44
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  19. #59
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    U ndjeva i emocionuar nė atė datėlindje tė POETIT!
    Faleminderit patriote qė na i sjell kėto festa tė bukura kėtu nė forum!

  20. #60
    Citim Postuar mė parė nga Besoja Lexo Postimin
    U ndjeva i emocionuar nė atė datėlindje tė POETIT!
    Faleminderit patriote qė na i sjell kėto festa tė bukura kėtu nė forum!
    Beso si mund te mos ndjehemi te emocionuar per Xhevahir Spahiun
    Faleminderit duhet ti thuhet atij nga te gjithe ne..
    TE PERSHENDES PATRIOT...
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Xhevahir Spahiu, poet i dashur i tė gjithė shqiptarėve
    Nga Brari nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-04-2009, 16:59
  2. Alban Spahiu
    Nga Manulaki nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-02-2006, 15:43
  3. Kreshnik Spahiu, Qytetari I 2004-es
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-01-2005, 11:02
  4. Pse ministrja e Kultures Dade flaku poetin Xhevahir Spahiu?
    Nga Orion_DYRRAHU nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 28-03-2003, 15:11
  5. Veglat
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-08-2002, 16:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •