trepca.net

-------

Intervistė eksluzive e Fadil Tolajt me rastin e njėvjetorit tė vrasjes sė kolonel Tahir Zemės, birit tė tij Enisit dhe kushėririt tė tyre Hasanit

HERONJTĖ SALIH ĒEKAJ DHE TAHIR ZEMAJ USHTRINĖ E ORGANIZUAN PROFESIONALISHT

( dėshmi dhe fotografi me rėndėsi )


-----------------------------------------------------

Thotė Fadil Tolaj, nė intervistėn e tij eksluzive, me rastin e njėvjetorit tė vrasjes sė kolonel Tahir Zemės, bashkė me tė birin e tij Enisin dhe kushėririn Hasanin. Nė kėtė intervistė, ka folur edhe pėr figurėn e heroit Salih Ēekaj,bashkėluftėtar i tė cilit ka qenė, dhe pėr lidhjet e tij dhe tė kolonel Zemajt me tė. Detajisht ka folur edhe pėr organizimet e para ushtarake qė janė bėrė nė Rrafshin e Dukagjinit, dhe mė gjerė. Fadil Tolaj flet edhe pėr peripecitė qė ka pasur familja e tij, kur ky ndiqej nga policia serbe, pėr shkak se ishte inkuadruar nė grupin e komandant Salih Ēekajt. Ndėr tė tjera, ka shfaqur edhe opinionin e tij pėr atė organizim ushtarak, pėr pėrplasjet mes grupit tė Salih Ēekut dhe tė Xhavit Halitit me shokė, pėr shkaqet e krimit pas pėrfundimit tė luftės etj…

3 janar 2004 / TN

Biseduan : Sefedin KRASNIQI dhe Nazmi LUKAJ

PYETJE : Zotėr Fadil, si bashkėveprimtar i Salih Ēekajt, pastaj dhėndėrr i kolonel Tahir Zemajt, duke qenė afėr tyre, sigurisht keni shumė gjėra pėr tė thėnė qė lexuesit ėshtė me interes t’i dinė. Do tė fillonim sė pari me kontaktet qė ke pasur me Salih Ēekajn. Pta qė nga fillimi kur u njoftuat me tė?

Fadil Tolaj: Salih Ēekajn e kam njohur qysh nė moshėn e re. Ka qenė tezak i kushėrinjve tė mi. Meqenėse, Salihu ka qenė disa gjenerata mė i vjetėr se unė, nė rininė e hershme nuk kemi pasur ndonjė raport a bashkėpunim tė veēantė. Kontaktet tona kanė qenė sponante, dhe kanė filluar tė shpeshtohen, pasi Salihu e kreu Fakultetin Juridik dhe filloi tė punojė gjkatės nė Gjykatėn Komunale tė Deēanit.

Pėr punėn e tij korrekte, tė ndershme dhe profesionale ai u avansua nė instancat mė tė larta nė komunėn e Deēanit. Pėrkundėr pozitės hierakikte qė kishte nė komunė, ai nuk pranonte qė pas orarit tė punės tė shetitej me veturėn zyrtare pėr t’u bėrė argat i fshehtė i dreqit. Ka pasur raste qė ty-tre herė nė muaj ishte mysafir nė Pobergjė te tezakėt e vet, e kėta i kisha kushėrinj. Nė tė shumtėn e herave kam qenė edhe unė i pranishėm nė ndeja dhe biseda tė ndryshme. Pėr tė folur pėr jetėn, e sidomos pėr veprimtarinė e pasur kombėtare tė Salih Ēekut, nuk ėshtė fare lehtė. Jam krenar dhe i lumtur qė kam pasur rastin ta njoh.

Nė biseda ka qenė modest, por me vizione tė qarta dhe intelektual qė i duhej kombit tė robėruar. Salihu, me njė fjalė, ka qenė figurė komplekse dhe komplete, sepse ka qenė intelektual i mirėfilltė, ka qenė trim dhe atdhetar i devotshėm. Mu pėr kėtė, e them me pėrgjegjėsi, se na takon tė flasim pėr veprėn e tij jo vetėm neve si bashkėkombės, bashkveprimtarė dhe bashkėluftėtarė, por e kanė obligim moral dhe kombėtar edhe institucionet mė tė larta tė Kosovės. Nė veēanti, pėr hir tė sė vėrtetės dhe titullit qė mbajnė, duhet tė flasin historianėt, kur t’i shkruajnė faqet e reja tė historisė sė re tė Kosovės.

Salih Ēekaj, me meritė, domosdoshmėrisht duhet tė jetė kyē dhe nė ballin e rreshtit tė gjatė tė tė gjithė atyre qė me vite punuan dhe vepruan pėr ēlirimin e Kosovės. Sot, shumė nga ky rresht i gjatė nuk janė mė nė mesin tonė. Ata u flijuan nė fushėn e nderit pėr lirinė e Kosovės. Salih Ēekaj, edhe nė rreshtin e dėshmorėve, ėshtė nė mesin e tė parėve. Gjeneratat e reja, nė Historinė e Re tė Kosovės, duhet tė mėsojnė pėr veprimtarinė kombėtare njėzetvjeēare tė Salih Ēekajt, i cili punoi me aq pėrkushtim pėr ēlirimin e saj, derisa ra heroikisht nė « Betejen e famshme tė Koshares ».

PYETJE : Odat e Kosovės kanė qenė njėlloj institucioni, ku ėshtė folur pėr gjėra qė ishin tė ndaluara nė sistemin shkollor. Ato kanė shėrbyer edhe si vende pėr fjalime gjysmė publike, sidomos nė Dukagjin. A ke pasur rastin ta dėgjosh Salihun nė bidesa tė kėtilla ?

Fadil Tolaj: Nė ndeja a takime tė rastit nė oda tė burrave, nga Salihu gjithnjė kam dėgjuar dhe kam mėsuar gjėra tė menēura. Pėrmbajtja e tyre ka qenė e njėjtė sikur nė organizime tė ndryshme nė vende publike. Ai ka shprehur gjithkund brengėn pėr fatin e Kosovės, pėr vuajtjet e popullit shqiptar etj. Fliste me pietet pėr tė gjithė veprimtarėt, patriotėt dhe luftėtarėt e kombit qė ishin flijuar pėr ēėshtjen kombėtare. Gjithnjė fliste qė edhe gjenerata jonė e ka pėr detyrė tė paguajė ēfarėdo ēmimi tė lartė, pėr tė vazhduar rrugėn e atyre qė kishin lagur tokėn me gjak pėr ēlirim nga thundra serbe.

Jo rastėsisht e thashė mė herėt se Salihu ishte vizionar, sepse shumė heret pati filluar ta pėrgatisė terrenin, duke kėrkuar njerėzit qė nė momentin e caktuar do t’i gjindeshin afėr pėr detyra kombėtare. Ajo qė duhet vlerėsuar shumė te Salihu, ėshtė fakti qė ai nė kėrkimin e kėtyre njerėzve, nuk bazohej vetėm nė lidhjet familjare. Mė sė shumti e ēmonte trimėrinė e njerėzve dhe vendosmėrinė e tyre pėr sakrificė.

Nė kėtė vazhdė, e di qė ka pasur edhe te unė besim tė madh. Sigurisht pėrcaktuese ka qenė edhe e kaluara e pastėr e familjes sime; si nga ana e babės dhe nga ana e nėnės. Ky besim mund tė them se ishte reciprok. I kam besuar dhe kam pasur respekt aq tė madh pėr tė, qė edhe sot e ruaj me fanatizėm. Serioziteti, puna e palodhshme profesionale dhe e ndershme e tij bėri qė Salihu gjatė viteve 1987, 1988, 89 dhe 1990 tė jetė njėri prej udhėhqėsve dhe funksionarėve mė me atutoritet nė komunėn e Deēanit, dhe mė lart. Nė kėtė kohė, siē dihet, nė Kosovė filloi tė zbatohet politika ēfarosėse kundėr shqiptarėve, politikė kjo e pėrpiluar mė herėt nga qeveritė e Serbiėsė sė garashaninėve e qubrilloviqėve.

Pikėrisht nė vitin 1987, me ardhjen me dhunė tė Millosheviqit nė Kryesinė e Serbisė, kryekrimineli i Ballkanit filloi zbatimin e memorandumeve famėkėqija, tė pėrpiluara mė herėt, qė parashihnin zbrazjen e Kosovės nga substanca kombėtare shqiptare. Dihet se filloi me propagandėn antishqiptare, mė vonė me ndyshimet kushtetuese, ku u bė abrogimi i Autonomisė sė Kosovės. Pėrkundėr dhunės qė vazhdoi tė ushtrohet kundėr shqiptarėve, shpesh me intenzitet shumė tė shtuar, ne shqiptarėt e Kosovės ia arritėm tė qėndrojmė stoikisht nė mėnyra tė ndryshme, duke mos u gjunjėzuar.

PYETJE : Ku gjendej Salih Ēekaj nė atė kohė, dhe ku ishte i rreshtuar?

Fadil Tolaj: Ato vite, Salih Ēekaj e gjetėn nė njė vend tė lartė udhėheqės dhe me pėrgjegjėsi tė madhe nė komunėn e Deēanit. Ishte kryetar komiteti, dhe ky funksion duket tė ketė qenė sfida dhe sprova mė e madhe pėr tė. Pėrkundėr funksionit qė kishte, Salih Ēekaj ishte funksionari i parė nė Kosovė qė u rreshtua nė krahun e popullit dhe u solidarizua me kėrkesat e tij. Ai s’u mashtrua as nga karriera politike, si u mashtruan disa, as nuk i pati parasysh pasojat qė do t’i pėrjetonte mė vonė pėr kundėrvėniet qė ia bėri aparatit tė diktaturės serbo-komuniste tė asaj kohe. Nė nėntorin e viti 1988, kur minatorėt e Trepēės filluan marshimin e tyre drejt Prishtinės me kėrkesėn qė tė mos ndodhin ndryshimet kushtetuese, mė kujtohet qė si punėtor nė Fabrikėn e Mobilieve nė Deēan, u organizuam me shpejtėsi tė madhe dhe u nisėm kėmbė pėr Prishtinė. Donim t’iu bashkėngjiteshim minatorėve tė Trepēes.

Nė dalje tė Deēanit, nė rrugėn kryesore, kishte dalė Salih Ēekaj. Nuk kishte dalė pėr tė na penguar, siē kishin bėrė tė tjerėt para tij, por pėr tė na inkurajuar tė shkonim sa mė shumė pėr Prishtinė. Gjithashtu, nėpėrmes punėtorėve qė ua kishte besėn mė shumė, na dėrgonte kėshilla pėr vigjilencė dhe kėrkonte qė situatėn ta mbanim nė dorė. Kishte mundėsi qė nė rreshtat tonė tė infiltroheshin pjestarė tė UDB-sė, pėr ta degjeneruar protestėn gjithėpopullore. Gjatė rrugės, na u bashkėngjit Peja, dhe mė se gjysma e Dukagjinit. Afėr Klinės, u takuam me drejtorin e Gjeravicės dhe tė Fabrikės sė Mobilieve, Shefqet Tolajn dhe Avni Hasajn, qė ktheheshin nga njė udhėtim zyrtar nga Sarajeva.

Tė dytė patėn qėndrime tė njėjta pėr shkuarjen tonė nė Prishtinė, por edhe kėrkuan tė jemi tė kujdesshėm e tė kthehemi shėndosh e mirė nė shtėpitė tona. Na premtuan se askush nuk do tė kėrkonte tė ushtrohej ndonjė sanksion kundėr nesh. Shkuarja e gjysmės sė Kosovės nė Prishtinė, pėr t’iu bashkėngjitur minatorėve tė Trepēės, tronditi Serbinė. Ky ishte mesazh i qartė se shqiptarėt nuk do tė dorėzohen kurrė, dhe se nuk do tė pajtohen me fatkeqėsinė pėr tė jetuar nėn sundimin e Serbisė. Situata ēdo ditė keqėsohej nė Kosovė. Ndėrmarrjen tonė disa udhėheqės filluan ta akuzojnė pėr nxitje dhe shkuarje tė organizuar nė Prishtinė. Megjithatė, duke iu falėnderuar drejtorėve tonė: Avni Hasajt dhe Shefqet Tolajt, tė cilėt e kishin edhe pėrkrahjen e fortė tė Sali Ēekaj, askush nga ne punėtorėt nuk u pėrjashtua nga puna, as nuk mori ndonjė dėnim tjetėr.


Salih Ēekaj ishte me ne. Ai i pėrkrahte kėkesat e popullit.

PYETJE : Thuhet se kur minatorėt e Trepēės u futėn nė grevė urie nėpėr zgafella, Salih Ēekaj i ka pėrkrahur haptas, edhe pse ishte zyrtar i lartė nė komunėn e Deēanit. Di gjė tė thuash pėr kėtė?

Fadil Tolaj: Gjatė atyre ditėve tė vėshtira, pėr Salih Ēekaj tė gjithė e dinė sa ka pasur qėndrimin konstruktiv dhe patrotik. Ky qėndrim ia rriti autoritetin, si te punėtorėt, ashtu edhe te mbarė popullata e komunės sė Dreēanit. Nė fund tė shkurtit tė vitit 1989, minatorėt e Trepēės u hedhėn nė grevė urie nė zgafellat e minierės, gjithnjė me kėkesa tashmė tė njohura pėr opinionin. Duke mos pasur mundėsi t’u bashkėngjiteshim, posa u informuam, ditėn e dytė tė grevės, u solidarizuam me ta.

Me ne u solidarizuan punėtorėt e Gjeravicės, me pėrjashtim tė disa serbėve qė punonin nėpėr sektorė tė ndryshėm tė kėsaj ndėrmarrjeje. Kėrkesat tonė kanė qenė tė hapura dhe identike me ato tė minatorėve. Kėrkonim tė mos bėhen ndyshimet kushtetuese, ku humbej Autonomia e Kosovės. Kėrkonim edhe dorėheqjen e disa politikanėve shqiptarė, qė i pėrkrahnin kėto ndryshime. Salih Ēekaj ishte me ne. Ai i pėrkrahte kėkesat tona, kėrkesat e popullit.
PYETJE : Ku e vėrenit qė ai ishte me ju, me popullin ?
Fadil Tolaj: Ka qenė dita e dytė a e tretė e grevės, kur Salih Ēekaj erdhi me njė delegacion nga komuna e Deēanit. Kėtė delegacion e “shoqėronte” edhe njė anėtar i paftuar i Komitetit Qendror tė Jugosllavisė. Para tyre i shprehėm kėrkesat tona. Ishim vendosur nė restorantin e ndėrmarrjes. Nė mesin tonė, kishte njerėz tė grupmoshave tė ndryshme. Kishte tė moshuar, po kishte edhe tė rinj e tė reja. Kishte edhe nėna shtatzėna dhe tė tjera qė i kishin lėnė fėmijėt nė shtėpi. Dhe, kohė pas kohe, shkonin pėr t’i ushqyer.

Ato posa mbaronin punėt e domosdoshme tė shtėpisė, ktheheshin prapė nė mesin tonė. Ardhjen e Salih Ēekut nė mesin tonė njerėzit e pritėn me gėzim. Asnjė moment nuk ka bėrė presion qė ta ndėrpresim grevėn. Edhe ardhja e Salih Kastratit nga Lėbusha na ka gėzuar atėherė, sepse ai gėzonte autoritet nė popullin e Deēanit. Nė kėtė grup, kishte edhe tė tjerė qė populli nuk donte t’ua shihte fytyrėn, pėr shkak tė lojalitetit tė tyre ndaj Serbisė. Ata sot, pėr ta larė atė gjynah, janė radhitur nė partitė qė po e konsiderojnė veten " parti tė dala nga lufta ".
PYETJE : Ke mbajtur nė mend ēka ėshtė thėnė nė atė takim ?
Fadil Tolaj: Nėse kam harruar ndonjė detaj, gjėrat kryesore i di. U zhvillua njė debat i gjerė dhe shumė i nxehtė. Nga punėtorėt, i pari e mori fjalėn Genc Tahirsylaj, pastaj Mehmet Osaj, Bajram Gjikokaj, Nurije Cacaj, Zymer Zymeraj e shumė tė tjerė. Situata u tensionua aq shumė, saqė disa herė gati ka dalė jashtė kontrollit. Ne ishim tė prerė dhe shumė kėmbėngulės nė qėndrimet dhe kėrkesat tona. Kėshtu ia bėmė me dije " mysafirit " tė paftuar nga Beogradi se populli shqiptar kurrė nuk do tė pajtohet me administrimin e Serbisė nė Kosovė. Nė kėtė ambient tė nxehtė, Salih Ēeku nė fillim vetėm e vėzhgonte situatėn. Nė fytyrėn e tij, vėrehej se ēdo diskutim joni e bėnte mė tė fortė.

Nė njė moment, u ngrit nė kėmbė pėr ta marrė fjalėn. Pėr disa minuta rresht, nuk mundi t’ia nisė nga duartrokitjet tona. Kur u qetėsuam pak, pasi na pėrshėndeti, bėri njė shpjegim tė situatės politike nė vija tė pėrgjithme. Nė fund, u shpreh haptas para masės : " Unė nuk kam pėr tė thėnė as mė shumė e as mė pak se ju. Ju garantoj me ndėrgjegjen mė tė lartė, se unė, Salih Ēekaj, si bir i kėtij populli, pajtohem plotėsisht me kėrkesat tuaja, dhe ato i konsideroj si kėkesa personale. Ju betohem qė kėto kėrkesa do tė dėgjohen edhe mė lartė“. Diskutimi i tij ishte diskutim i pjekur, qė na mbushi me shpresė. E them me pėrgjegjėsi se Salih Ēekaj ishte politikani i parė i asaj kohe nė Kosovė qė guxoi t’i pranojė kėrkesat e popullit tė Kosovės, si kėrkesa tė veta. Ai kėtė e bėri haptas, dhe tha se do tė qėndrojė pas tyre, pa llogaritur pasojat.

PYETJE : Si mbaroi ai takim, ajo vizitė me “mysafirin” e Beogradit?

Fadil Tolaj: Gjatė diskutimeve, papritmas ėshtė futur nė sallė udhėheqėsi i sigurimit tė ndėrmarrjes sonė, z. Ali Ēekaj, i cili mė njė zė pak trishtues kėrkoi dhjetė djem tė fortė, pėr ta shuar zjarrin qė e kishte kapluar njė pjesė tė nxemjes dhe tė Sillosit. Tė entuziazmuar nga fjalimi dhe premtimi i Salih Ēekajt, duke vėnė jetėn nė rrezik, pa ndihmėn e zjarrfikėsve, ia arritėm ta shuajmė atė zjarr. Kėshtu, e shpėtuam fabrikėn pa u djegur . Nė kėtė punė, pėr shkak tė gazėrave tė liruara nga zjarri, disa veta u dėrguan pėr ndihmė mjekėsore nė ambulancėn e Deēanit.

Nė mesin e tyre, kam qenė edhe unė. Dua tė shtoj edhe disa gjėra, sepse ne punėtorėt e Fabrikės sė Mobilieve gjatė atyre viteve (88, 89, 90) nė vazhdimėsi kemi qenė nė ballė tė protestave dhe tė demonstratave. Kjo bėri qė tė gėzonim njė respekt tė madh nga populli i komunės sė Deēanit. Kontributi ynė pėr ēėshtjen kombėtare ishte i madh, duke i ditur rrethanat politike tė atyre viteve. Gjatė kėtyre demonstratave, kemi pasur disa persona tė plagosur dhe disa tė arrestuar. Thjesht, kemi qenė halė nė sy pėr UDB-nė e Serbisė dhe tė punėtorėve tė saj, si tė Vukmir Mirqiqit dhe Qazim Majzrekajt me shokė.

Ata na kanė pėcjellė nė ēdo hap. Nė kėto rethana, janė burgosur shumė persona. Mė kujtohet rasti sesi nė Carrabreg ėshtė nxjerrė nga vetura ime, i plagosur, Jashar Dobraj, tė cilin e dėnuan gjashtėdhjetė ditė burg. Nė kėtė rrėmujė pak nga fati, duke u paraqitur gjoja se isha mysafir i rastit, e mė shumė nga qėndrimi i Jasharit, kam shpėtuar edhe unė pa u burgosur. Ndoshta dola pak nga tema a?

PYETJE : E kishim bisedėn te takimi me Salih Ēekajn!

Fadil Tolaj: Tash po vazhdoj edhe diēka pėr aktivitetin e asaj kohe tė Salih Ēekajt. Pasi haptas e dėnoi politikėn qė zbatohej nė Kosovėn e atyre viteve, dhe nuk pranoi tė bėhej vegėl e serbėve, e mori edhe ndėshkimin. E pushuan nga puna me dhunė. Largimi nga puna, Salihun, e motivoi edhe mė shumė dhe e bėri mė tė fortė. Tash ai e vuri tėrė potencialin intelektual nė shėrbim tė Kosovės dhe tė ēėshtjes kombėtare. Po e theksoj, edhe pse ėshtė pėrmendur nė disa shkrime, pa u hamendur me disa kolegė, e formoi Shaqatėn e Pavarur tė Juristėve nė Deēan.

Me ndryshimin e pėrditshėm tė situatės politike, sidomos pas shpalljes sė Deklaratės Kushtetuese tė 2 Korrikut pėr pavarėsinė e Kosovės nga delegatėt e atėhershėm tė Kuvendit tė Kosovės dhe aprovimit tė Kushtetutės sė Kaēanikut, Salihu me kolegėt e vet hartoi statutin e Komunės sė Deaēanit, nė pėrputhje me kėtė Kushtetutė. Ky veprim i tij njihet si akt trimėrie te qytetarėt e Deēanit. Kėtė Serbia e vlerėsoi si shumė tė rrezikshėm, kėshtuqė disa nga kolegėt e Salihut, i arrestoi dhe i dėnoi. Salihu, falė ndihmės sė Sherif Ramosės dhe Haxhi Gashit, shpėton dhe largohet nga Kosova.


Salihu nė kuadėr tė LDK-sė, ka kryer detyra nga mė tė rėndėsishmet politike dhe komėtare

PYETJE : Pas largimit nga Kosova, ku ėshtė vendosur Salih Ēekaj ?

Fadil Tolaj: Salihu kishte njė pjesė tė familjes nė Gjermani. Atje u vendos te vėllezėrit e vet dhe te djemtė e axhės. Kishte vėnė kontakte me mėrgimtarėt e hershėm nė Gjermani, ku menjėherė e kishte vazhduar aktivitetin e tij politik, qė tashmė e kishte nisur nė Kosovė, nė radhėt e Lidhjes Demokratike tė Kosovės. LDK-ja, nė prak tė shkatėrrimit tė Jugosllavisė moniste, si nė Kosovė, ashtu edhe nė diasporė kishte themeluar degėt e saj. Kjo forcė e madhe politike, nė ballė tė sė cilės doli intelektuali Dr. Ibrahim Rugova, njihet edhe si Lėvizje Kombėtare e Shqiptarėve tė Kosovės. Ndikimi i saj, siē dihet, pati jehonė edhe nė Shqipėri, por edhe nė viset e tjera shqiptare.

LDK-ja, pėrveē realizimit tė Republikės sė Kosovės, qė njihet si shtet paralel, ka qenė shtylla kryesor nė financimin e Luftės Ēlirimtare tė Kosovės. Nė vorbullėn e kėtyre ngjarjeve, por edhe ushtarake. Puna e tij e palodhshme, Salihu nė kuadėr tė LDK-sė, ka kryer detyra nga mė tė rėndėsishmet politike dhe e ndershme, ia shtoi edhe mė shumė kredibilitetin nė mėrgatėn shqiptare. Si duket, edhe fati ia kishte rezervuar qė aktivitetin e tij politik, nė Gjermani ta vazhdojė nė qytetin ku bashkėvendėsit e tij, heronjtė e Kosovės, vėllezėrit Jusuf dhe Bardhosh Gėrvalla, e kishin zhvilluar deri sa u vranė nga UDB-ja e Jugosllavisė. Salihu, pra, e vazhdoi rrugėn dhe amanetin e tyre, derisa u flijua nė front me armė nė dorė, pėr ēlirimin e Kosovės.

PYETJE : Tė kthehemi pak mė prapa. Nė Deēan, nė vitin 1991, kishte ndodhur njė ngjarje qė dridhi tėrė Kosovėn.Nė pėrledhje fyt pėr fyt me policinė serbe, qe vrarė Mentor Tolaj. Ēfarė di ti pėr kėtė rast?

Fadil Tolaj: Po. Mė 13 maj 1991, nė qendėr tė Deēanit, nė kacafytje tė drejtpėrdrejtė me policinė serbe, vritet i riu Mentor Tolaj dhe plagosėn dy tė tjerė. Dhjetėra tė tjerė u maltretuan dhe u arrestuan. Pas tre muajve, nė Drenoc, policia serbe vrau edhe Agim Panxhėn. Tė dy kėta kanė qenė nga fshati Pobėrxh. Pas vrasjes sė Mentorit, shumė kohė, mbretėroi njė situatė shumė e tendosur. Nuk e di sesi kemi shpėtuar pa u ngritur nė revoltė gjithėpopullore.

Ditėn e varrimit tė tij, erdhėn aq shumė njerėz pėr homazhe, sa ta merrte mendja se nuk do t’i mbante toka. Kishin ardhur njerėz nga tė gjitha trojet shqiptare. E di qė ka pasur qė kanė ardhur edhe nga Struga, Presheva deri edhe nga Gucia dhe Malėsia. Tė gjithė kėta njerėz kishin ardhur t’ia japin lamtumirėn e fundit dėshmorit mė tė ri tė Kosovės, i cili fyt pėr fyt me policinė serbe ra dėshmor nė qendėr tė Deēanit. Duke parė gjithė kėtė masė njerėzish qė kishin ardhur nga larg tė takohen pėr tė ndarė dhimbjen me familjen e Mentorit, pėrkundėr dhimbjes sė madhe, ishim shumė tė fortė dhe krenarė.

Banorėt e tė dy fshatrave, Pobėrgj dhe Voksh, u gjendėm para njė sprove tė madhe. Duhej pritur e pėrcjellur shumė njerėz. Solidariteti, pėr aktin heroik tė Mentorit, na ka ndihmuar tė organizohemi dhe tė dalim faqebardhė. Mendoj qė sakrificės sė Mentorit, kemi arritur t’ia bėjmė nderin. Duhet tė theksoj se nė varrimin e Mentorit patėn ardhur njerėz tė tė gjitha moshave, duke filluar nga nxėnėsit e shkollave fillore, tė mesme, studentėt deri te emrat mė eminentė tė Kosovės. Kishte shumė telegrame ngushllimi nga tė gjitha viset shqiptare, si dhe nga diaspora.

U lexuan shumė prej tyre, dhe u pėrcollėn me lot nė sy. Shumė i veēantė ishte telegrami i Salih Ēekajt. Pėr shkak tė rrethaneve, nuk kishte mundur tė vijė, por zėrin e kishte dėrguar nė njė audiokasetė. Duke i shprehur ngushėllime familjes dhe farefisit kishte thėnė shumė fjalė lavdie pėr aktin heroik tė Mentorit me shokė. Veē kėsaj, ai kishte kėrkuar tė jemi tė bashkuar dhe tė gatshėm pėr sfida edhe mė tė mėdha, qė trasonte rruga e Mentorit. Mesazhi i tij ishte i qartė edhe inkurajues se edhe nė diasporė, bijtė e Kosovės, si Salih Ēekaj, amanetin pėr atdheun nuk e kishin harruar.

Fadil Tolaj nė vetėn e parė: Mendoj qė institucionet e Kosovės, sa mė parė, duhet ta vlerėsojnė rolin dhe punėn e tė gjitha gjeneratave dhe tė gjithė individėve pėr rezistencėn dhe ēlirimin e Kosovės prej Lidhjes sė Prizrenit e deri mė sot. Vetėm kėshtu ata qė u sakrifikuan pėr atdhe, do t’i nderojmė dhe do tu dalim hakėsh. Vetėm nė kėtė mėnyrė do tė qetėsohen shpirtėrat e tė dy krahėve politikė, i atyre partive politike tė spektrit tė majtė qė po deklarohen « si krah i dalur nga lufta dhe shpėtimtare tė Kosovės », si edhe tė spektrit tė krahut tė djathtė , qė veproi pėr njė dekadė, e qė nė fillim ishte i pėrcaktuar pėr realizimin e pavarėsisė sė Kosovės me dialog dhe me paqe.

Por, nė momentin e caktuar doli edhe me armė nė dorė. Konsideroj qė LDK-ja, me aletatėt e saj politikė, veē politikės paqėsore tė kreut, anėtarėt e saj mbushėn, pėrveē 3% tė Qeverisė Bukoshi, tė gjitha fondet e luftės, si : Fondin « Vendlindja thėrret » dhe « Gjithēka pėr pavarėsinė e Kosovės ». Njerėzit i kanė dėshimtė. Personalisht kam dėshmi qė i kam ndihmuar tė gjitha fondet e luftės. Sikur pėr shumicėn e popullit , edhe pėr mua, mė e rėndėsishmja ka qenė ēlirimi nga Serbia. Kurrė nuk do tė pajtohem se, po tė mos ishin partitė e majta „tė dalura nga lufta”, si PDK-ja, AAK-ja e ndonjė tjetėr, ne do tė ishim ende nė sundimin e Serbisė.

Dihet qė prej Lidhjes sė Prizrenit kombi ynė ka luftuar dhe ka rezistuar nė forma tė ndryshme. Mandej, nėse ėshtė harruar ndonjė detaj, gjėrat kryesore i kemi ende nė kujtesė. Ato janė shumė tė freskėta. Dihet se ēka ka ndodhur me shqiptarėt prej vitit 1912 e kėndej. Lufta e imponuar e viteve 1998/99 ishte vetėm vazhdim i rrugės sė trasuar nga patriotėt e gjeneratave mė tė hershme. Aktet heroike, nė forma tė ndryshme, u pėrcollėn gjeneratė pas gjenerate nga tė parėt. Me kėtė rast, do t’i pėrmendja si shembull disa gjėra, qė i kanė ndodhur edhe familjes sime. Nuk e them kėtė pėr ndonjė lavdatė personale, por pėr tė pėrshkruar tragjedinė qė e kanė pėsuar pjesa dėrrmuese e familjeve shqiptare nė Kosovė.

Ja disa shembuj: Bajram Hajdari, i pushkatuar nė Hereē nga xhandarmėria e Serbisė. Atje e ka varrin. Curr Misini, vėllai i gjyshit tim, u vra nė Junik, kur Juniku e kishte statutin neutral. Kur ėshtė vrarė, ka qenė pėrcjellės i Bajraktarit tė Junikut. Aty e ka edhe varrin Dinė Asllani, axha im, ka vdekur nė Gjakovė nga tifusi. Ishte luftėtar i Luftės Nacional- Ēlirimtare. Varrin e ka nė Gjakovė. Selim Rrustemi, njė figurė e njohur dhe luftėtar i devotshėm, prijės dhe pjesėmarrės nė shumė luftėra pėr ēlirmin e atdheut. Luftėn mė tė madhe e bėri nė mbrojtjen e trojeve shqiptare nė Plavė dhe Guci. Ka qenė bashkėpunėtor i Zija Kosovės dhe Kryezive tė Gjakovės.

Ky, nė kohėn famėkeqe tė Rankoviqit, arrestohet. Dhe, nė vitin 1954, e likuidojnė nė mėnyrė mizore nė malet e Rekės sė Keqe. Varrin e ka nė Subėll. Axha, Fazli Rrustemi, nga dhuna dhe presioni i ushtruar ndaj tij nė kohėn e Rankoviqit, nė vitin 1956, detyrohet me tė dy djemtė dhe njė tufė dele tė futet nė Shqipėri. Jonuz Asllani, vėllai i babės, nė vitin 1962 vritet vetėm pak javė para mbarimit tė shėrbimit ushtarak nė Sarajevė, tė cilin fat edhe mė vonė e pėrjetojnė ushtarėt shqiptarė. Tė gjitha kėto qė i ceka, i bėra pėr tė treguar se nuk ka luftuar vetėm njė familje a njė regjion. Nuk ėshtė luftuar pėr ēlirimin e Kosovės vetėm dy vjet, siē po pretendojnė tė na e mbushin mendjen. Pra, rezistencė nė forma tė ndryshme dhe vuajtje ka pasur thuaja nė ēdo shtėpi shqiptare. Unė jam qė historia tė shkruhet ashtu si ka qenė, e jo me dhunė a me tė njofshėm, sikur nė ndonjė administratė tė korruptuar.

PYETJE : Me dėshirė do tė kalonim nė njė temė tjetėr, edhe pse ėshtė shkruar disa herė pėr tė. E kam fjalėn pėr fillimin e ushtrimeve ushtarake tė grupeve tė para nė Shqipėri, nė vitin 1991. Veē lidhjeve familjare qė ke me disa nga protagonistėt qė kėtė organizim e kanė bartur mbi supe, njė kohė edhe ti ke qenė i implikuar drejtpėrdrejtė nė to.. Cili ėshtė rrėfimi yt?

Fatil Tolaj: Pasi u vendos Salih Ēekaj nė Shtutgart, krahas politikės paqėsore, qė udhėhiqej legalisht nė Kosovė, tė cilėn e pėrkrahte edhe ai, megjithatė fillouan nismat e para pėr ushtrime ushtarake tė djemve tė Kosovės nė Shqipėri. Kurrė nuk e ka vėnė nė dyshim politikėn paqėsore tė udhėhequr nga Dr. Rugova, por edhe kurrė nuk ka besuar se Kosova mund tė ēlirohet nga hallka serbe pa luftė. Gjithė duke bėrė politike legale, me menēuri tė madhe, nėn udhėheqjen e krerėve tė LDK-sė, nė dijeni dhe me pėlqimin e Akademik Fehmi Aganit, me disa bashkėveprimtarė nė Gjermani dhe Zvicėr, bėnė planin pėr formimin e bėthamave tė para tė Ushtrisė sė ardhshme tė Kosovės. Kėtė plan ia ka arritur ta realizojė me ndihmėn e shtetit shqiptar dhe tė Qeverisė sė Kosovės.

Atje disa djemve tė zgjedhur nga Kosova dhe nga viset e tjera shqiptare, u mundėsohet t’i fillojnė ushtrimet ushtarake nėn udhėheqjen e disa oficerėve shqiptarė. Pas mbarimit tė kėtyre ushtrimeve, vendoset qė tė hyhet nė Kosovė. Kėtyre djemve mė tė mirė tė kombit u vihet nė ballė, kush tjetėr, pos Salih Ēekajt. Nė kėto ushtrime ushtarake, pėrveē Salihut ka pasur edhe djem tjerė nga Deēani. Pasi me ndonjėrin prej tyre kishim edhe lidhje familjare, nė gjysmėn e vitit 1991, u njoftova nga djali i axhės, Bajram Tolaj, se njė grup djemsh nga Kosova po ushtronte nė Shqipėri nėn drejtimin e Salihut. Kėrkesa e Bajramit ishte e drejpėrdrejtė. Kėta djem duhej t’i ndihmonim. Nė fillim shpreha rezervė, jo qė nuk i besoja Bajramit a Salih Ēekajt, por pata frikė se ndonjė i papėrshtatshėm mund tė gjindet nė atė grup. Nėse zbuloheshim, pasojat diheshin. Edhe Bajrami kishte tė njėjtin mendim. Megjithatė, kur erdhi koha, kryem punėn qė u kėrkua nga ne. Situata ishte e tillė dhe nuk mund tė refuzohej.


Themelet e murit qė i ndante shqiptarėt, i kanė lėkundur Sali Ēeku dhe Adem Jashari. Ndėrsa, shkatėrrimin pėrfundimtar e kanė bėrė, prapė veterani i luftės, Salih Ēeku dhe Agim Ramadani. Nė kėto operacione ushtarake kanė marrė pjesė edhe qindra ushtarė tė brigadave dhe batalioneve, tė formuara njė vit mė parė nga strategėt ushtarakė - kolonelėt Ahmet Krasniqi dhe Tahir Zemaj, nė kuadėr tė Ministrisė sė Mbrojtjes sė Republikės sė Kosovės.

PYETJE : Ēka u kėrkua nga ju dhe kush e kėrkoi ndihmėn tuaj?

Fadil Tolaj: Pas mbarimit tė ushtrimeve nė Shqipėri, pėr tė mos u pėrsėritur gjėrat, dua tė them se nė ballė tė kėtyre ushtarėve u gjend Salih Ēekaj, dhe krejt normal legjenda e Kosovės, Adem Jashari. Dihet se tė gjithė kėta ushtarė (33) u futėn nė Kosovė me armatime tė ndryshme, si pushkė automatike dhe granata dore. E pėrmenda kėtė fakt tė pamohueshėm, pėr tė forcuar tė vėrtetėn e pamohueshme, se Salih Ēekaj me Adem Jasharin e kanė thyer kufirin e hekurt Shqipėri-Kosovė, qė nė vitin 1991.

Themelet e kėtij muri ia kanė lėkundur Sali Ēeku dhe Adem Jashari. Ndėrsa, shkatėrrimin pėrfundimtar e kanė bėrė, prapė veterani i luftės, Salih Ēekaj dhe Agim Ramadani. Nė kėto operacione ushtarake kanė marrė pjesė edhe qindra ushtarė tė brigadave dhe batalioneve, tė formuara njė vit mė parė nga strategėt ushtarakė - kolonelėt Ahmet Krasniqi dhe Tahir Zemaj, nė kuadėr tė Ministrisė sė Mbrojtjes sė Republikės sė Kosovės. Kjo thyerje definitive e kufirit do tė njihet nė histori si „Beteja e Koshares“, ku u flijuan me dhjetėra ushtarė, bijtė mė tė mirė tė Kosovės.

Kur ishim te grupi qė u fut nė Kosovė, dua tė shtoj edhe disa fjalė. Ky grup, pėr shkak motit tė lig dhe rrugės sė gjatė, pa dėshirėn e vet, arriti nė Voksh. Duke e ditur se ata djem kishin vetėm qėllime kombėtare, kanė pasur edhe fatin qė janė takuar me njė familje me tradita kombėtare tė pastra, siē ėshtė familja Panxhaj e Vokshit. Pra, ndihmėn e parė kėtyre ushtarėve ua ka ofruar Salih Panxhaj me vėllezėr, si dhe Isuf e Ramė Panxhaj. Kėta kanė qenė kushėri tė Salihit. Tė gjithė ata ushtarė, me armatimet e tyre, vendosėn nė shtėpitė e familjeve Panxhaj, tė cilėt u ofrojnė konak dhe ushqim.

Pasi grupi pushon mirė, merret vendimi pėr shpėrndarjen dhe strehimin e tyre. Nė kėtė grup, ka qenė edhe Sami Tahiraj, me familjen e tė cilit kemi edhe miqėsi. Ai vjen nė Pobėrxhė dhe e lajmėron Bajram Tolajn, tė cilin e merr mė vete, pėr t’i bartur ushtarėt me qerre kuajsh prej Vokshit nė Beleg dhe Kodrali. Pasi Bajrami e ka njohur mirė Samiun dhe ka pasur besim nė tė, pranon t’i japė ndihmė. Nė familjen Panxhaj mbetet vetėm Salihu. Mė vonė, kishte kaluar kah Mali i Gėshtenjave, nėpėr oborrin tim, dhe vendoset te kusherintė e mi, qė Salih Ēekaj i kishte tezakė. Kam qenė duke punuar nė shitoren time. Erdhėn Demė Tolaj dhe Sherif Tolaj. Ata mė thanė se mė kėrkonte Salih Ēekaj. Eu, thashė! Mbylla shitoren, dhe shkova ta takoj.

PYETJE : Ku ishte Salihu?

Fadil Tolaj : Ishte nė dhomė tė fjetjes. Hyra brėnda. U pėrshėndetėm ngrohtėsisht. Kurrė pėr jetė nuk do ta harrojė atė moment. Ishte tepėr emocionues. Kishte kaluar njė kohė e gjatė, qė nuk ishim parė. Pasi pimė bashkė nga njė kafe, Salihu filloi tė mė rrėfejė pėr marshutėn qė kishte kaluar. Mė tregoi nė detaje pėr ēdo gjė. Unė e pėrcillja me vėmendje. Isha bėrė, siē thuhet, “sy e veshė”. Duke e njohur edhe mė herėt Salihun pėr gjakftohtėsinė e tij, u habita kur vėrejta se ishte mjaft i shqetėsuar. Pėrkundėr suksesit tė futjes me armatime nė Kosovė, nė momentin e fundit disa gjėra nuk i kishin shkruar si duhet, pa fajin e tij. Pastaj, ma tha hapur se e kishte dronė e armatimit qė kishte mbetur nė Voksh. Kėrkoi nga unė qė ta tėrheqim, dhe ta vendosnim nė shtėpinė time.

PYETJE : Po Ti, si veprove?

Fadil Tolaj : Kam qenė para njė dileme dhe sprove tė madhe. Ishin disa gjėra qė mė brengosnin. Isha mbajtės i vetėm i familjes. Fėmijėt i kisha tė vegjėl. Pastaj, edhe pse Bajrami mė kishte njoftuar pėr disa gjėra, drejtpėrdrejt nuk isha i kyēur nė kėtė organizim. Nuk i kisha premtuar askujt asgjė. Kryesorja ishte se, pėr atė kohė, kjo ishte njė punė me rrezik tė madh. Megjithatė, duke parė Salihun aq tė shqetėsuar, duke e njohur si njeri tė besės e tė fjalės dhe qė nuk tradhton, nuk munda t’i them jo. Mė inkurajonte fakti qė edhe ai kishte besim nė mua. Kisha respekt tė madh pėr tė.

Pastaj, pėrkundėr rrezikut, kjo ndihmė imja, isha i vetėdishėm qė e avanconte sado pak ēėshtjen kombėtare. Nė vazhdim, Salihu na njoftoi se ky ishte vetėm fillimi i armatosjes sė popullit pėr njė luftė tė madhe ēlirimtare. Planifikonte qė nė tė ardhmen tė futeshin edhe armė tė kalibrave tė madhenj. Pasi e pranova detyrėn, kėrkova nga Salihu shpjegime mė tė hollėsishme: “Kah kishin ardhur kėto armatime, pėr kėnd ishin tė destinuara, si duhet t’i shpėrndanim etj.

PYETJE : Pse ishte e nevojshme tė dihej burimi i armatimeve?

Fadil Tolaj : E pyeta, sepse ka pasur raste qė kanė ardhur persona tė ndryshėm, dhe kanė kėrkuan nga unė t’u mundėsojė qė shtėpia ime te bėhet njė pikė pėr grumbullimin dhe shpėrndarjen e armėve pėr Voksh dhe pėr krejt komunėn e Deēanit. Ata persona kanė qenė nga komuna e Gjakovės. Mė vonė, kur kam qėndruar nė Shqipėri, e kam kuptuar se i takonin grupit tė Mentor Kaēit. Ata mė patėn thėnė se do t’i sillnin armatimet nga Gjakova nė emėr tė mallit pėr shitoren qė kisha. Edhe pse me mua qenė shumė tė sinqertė, pasi nuk i njihja mirė, pata refuzuar. Sidoqoftė, u premtova qė kurrė njė fjalė nuk do tė dilte prej meje.


Saimit i tregova se armėt ishin tėrhequr nga Vokshi dhe gjendeshin nė shtėpinė time

PYETJE : Si reagoi Salihu ndaj kėsaj kėrkese ?

Fadil Tolaj : Pasi mė dėgjoi mė vėmendje, mė tha: “Kėto armė i kemi sjellė nga Shqipėria. Siē thashė, nga Pobėrxha duhet tė shkojnė nė vende tė caktuara tė regjioneve tė ndryshme tė Kosovės, pėr njerėz tė caktuar. Duhet tė bėhet evidenca pėr ēdo armė. Kush me ēka ngarkohet. Kėto, tha, janė armatimet e para tė Ministrisė sė Mbrojtjes tė Qeverisė sė Republikės sė Kosovės”.

Pasi armatimet ishin nė shtėpinė e Isuf dhe Ramė Panxhajt, Salihu mė autorizoi qė t’i ngarkoja me nga njė pushkė automatike dhe me njė sasi municioni tė nevojshėm. Salihu shkoi ta vizitojė familjen e vet nė Broliē. Kurse ne u nisėm nė detyrėn tonė, sipas marrėveshjes. Bėnte ftohtė i madh. Bora kishte rėnė. Atė natė, i sollėm armėt nė shtėpinė time. Saimit i tregova pėr kėtė. Punuam deri nė mėngjes me pėrkushtim, sepse ishte njė mund i madh. Ishte edhe shumė rrezik, sepse fshati Pobėrxhė survejohej me kujdes nga policia serbe. Armatimet i mbajta 7- 8 ditė nė shtėpinė time me pėrgjegjėsi tė jashtzakonshme, derisa u mor vendimi si duhet vepruar mė tutje dhe ku duhet dėrguar.

Tė nesėrmen e vendosjes sė armėve nė shtėpinė time, edhe pse isha shumė i lodhur, dola nė Deēan. Nė njė ēajtore, i takova Saim Tahirajn dhe Xhemajl Berishėn. Pas dreke, u ktheva nė shtėpi. E hapa shitoren. Kisha kujdes tė madh. Pėrcillja ēdo lėvizje. Sa ishte rrezik, ishte edhe pėrgjegjėsi e madhe. Kah ora 20:00, erdhėn Sami Tahiraj, Osman Ferizi, Hasan Ferizi dhe Shkėlzen Gjoni me traktor dhe kėrkuan t’i shoqėroja deri nė Jasiq. Atje duhej tė merrnim edhe njė pjesė tė municionit qė ditė mė parė u kishte mbetur kur kishin ardhur nga Shqipėria. Refuzova kėrkesėn e tyre, duke u thėnė se isha shumė i lodhur, pasi armatimet i kishim tėrhequr nga Vokshi dhe i kishim vendosur nė njė fshat tjetėr. Edhe pse kėta kishin qenė nė ushtrime nė Shqipėri dhe ishin futur nė Kosovė me Salih Ēekaj, nuk u tregova se armatimet, nė tė vėrtetė, ishin nė shtėpinė time. Kėta mė kuptuan drejt. Dhe shkuan.

PYETJE : Ēka ndodhi nė vazhdim?

Fadil Tolaj : Salihu, pas 3- 4 ditėsh, prapė nėpėr Pobėrgjė, u kthye nė Shqipėri, me Muharrem Bobin nga Korisha e Prizrenit. Ndėrsa ne, pasė disa ditėsh, nė konsultim me vėllain e Salihut, me Smajlin vendosėm qė armėt nga shtėpia ime t’i dėrgojmė nė Broliē, nė shtėpinė e Salih Ēekaj. Prej aty do tė bėhej shpėrnadarja e mėtutjeshme. Ne i futėm armėt nė thasė, i ngarkuam nė qerre kuajsh dhe i maskuam me tallė. Vendosėm qė bartjen ta bėjmė ditėn, sepse natėn do tė ishim mė tė dyshimtė.Kishte mundėsi tė na ndalonte ndonjė patrullė e policisė serbe.

Ngarkesėn dhe maskimin e armėve e bėmė me Agron Tolajn dhe djalin e axhės sė tij, Alushin. Agroni e mori pėrsipėr ta bėjė bartjen nga Pobėrxha nė Broliq. Nė momentin kur deshėm tė nisemi, ēfarė koinēidence? Nėna ime, Hajria, posa na i hapi dyert e oborrit, u kthye kah ne dhe na tha: “Fadil, policia janė para dera me njė pinzgauer ». Pėrkundėr rrezikut, kthim mbrapa s’kishte. I thash mos i mbyll dyert, se nėse nuk kanė ardhurur enkas pėr ne, atėherė dyshimi do tė jetė mė i madh. E kėshtu do tė zbulohemi nga frika. « Merrma djalin, Asllanin », i thashė nėnės. Atėherė ishte gjashtėvjeēar. « Dėrgoma te djemtė e axhės ».

Nga ana tjetėr, i bėmė gati armėt qė i kishim nė posedim, dhe pritnim momentin qė nėse policia do tė tentonte tė futej nė oborr, t’i presim me zjarr. Ishim tė vendosur dhe tė betuar qė kėtė deturė ta kryenim me nder. Po qe nevoja tė sakrifikojmė deri nė fund. Kėtė ia kishim premtuar Salih Ēekajt, bashkė me Agron Tolajn. Por, shpesh kur je mė sė ngushti, ndodhin mrekullira. Policia, me mjetin transpotues, vazhdoi rrugėn teposhtė fshatit. Ajo vazhdoi pėr Deēan. Agroni, me guxim tė madh, u nis pas tyre dhe i dėrgoi armatimet nė shtėpinė e Musa Ēekaj, vėllait tė Salihut. Mė vonė, njė pjesė e kėtyre armatimeve vendoset nė shtėpinė e vėllezėrve Ismet e Saim Tahiraj tė Belegut. E nga shtėpia e tyre, siē dihet, u furnizuan me armė disa vise tė tjera tė Kosovės, si dhe vetė Adem Jashari.

PYETJE : Pėrkundėr gjithė kujdesit dhe mundimeve tė mėdha, grupi zbulohet. Arrestohen shumė persona dhe maltretohen. Si ndodhi kjo?

Fadil Tolaj : Nė gjysmėn e dhjetorit tė vitit 1991, policia serbe i kishte rėnė nė gjurmė grupit tė Gjakovės. Kishte arrestuar disa prej tyre. Mediat shkruanin se kishte zbuluar dhe arrestuar “njė grup terroristėsh”. Kėshtu i quanin atėherė shqiptarėt qė mundoheshin tė bėjnė diēka pėr ēlirimin e Kosovės. Dy javė mė vonė u zbulua grupi jonė. Duhet cekur se gjurmėt e zbulimit nuk ishin nga Deēani, por nga njė pjesė tjetėr e Kosovės. Dihet emri dhe mbiemri i njeriut tė parė qė policia serbe e arrestoi. Ndėrsa, mė 29 dhjtor 1991, bastisen disa familje nė Komunėn e Deēanit.

Ėshtė fjala pėr familjen e vėllezėrve Tahiraj nga Belegu. Nga kjo familje, arrestohet Sami Tahiraj, por Saimi qė ishte njeriu kyē i organizimit, arrin tė largohet. Nė Kodrali, bastisėn disa familje. Arrestohet Shkėlzen Gjonaj, por Osman dhe Hasan Ferizi arrijnė tė largohen. Nė Pozhar, bastiset shtėpia e Xhemajl Berishės, por edhe Xhemajli kishte arritur tė largohej. Nė Broliē arrestohen vėllezėrit e Salih Ēekut, Hasani dhe Smajli. Edhe ndaj tyre ėshtė ushtruar dhunė e tmerrshme. Duke u qėndruar stoikisht torturave, lirohen dhe detyrohen tė largohen nga shtėpia. Shkojnė nė Shqipėri. Nė Voksh, bastisen familjet Panxhaj, por nė saje tė pozitės gjeografike tė fshatit arrijnė tė largohen Jusufi, Rama dhe Avdyli.

PYETJE : Nga i more ti kėto informacione pėr bastisjet dhe arrestimet?

Fadil Tolaj: Ka qenė ditė e shtunė. Unė punoja nė shitoren time, si zakonisht. Kah ora gjashtė e mbrėmjes, aty erdhėn Bajrami dhe Dema. Mė thanė qė kishin dėgjuar se nė disa fshatra tė Deēanit policia serbe kishte bėrė disa bastisje nė Voksh dhe Beleg, por nuk kishin ende lajme tė sakta dhe konkrete pėr krejt ēka ka ndodhur. Veē njė parandjenjė tė keqe e kisha atė ditė. Posa m’i pėrmendėn familjet e bastisura, u thashė: “ Po ne qenkemi zbuluar, prandaj duhet tė kemi kujdes”. Bajrami dhe Dema shkuan menjėherė nė Beleg kėmbė, pėr ta kuptuar se ēfarė kishte ndodhur.

Unė e mbylla shitoren, dhe shkova te djemtė e axhės, Dina dhe Shaqiri. Kishin darkėn e postermės. dhe shumė musafirė nė odė. Pas dy ore mė thanė se jashtė mė kėrkonte dikush. Ishin Bajrami dhe Dema, qė ishin kthyer nga Belegu. Ata ishin informuar detajisht nga Ismet Tahiraj pėr bastisjet dhe arrestimin e vėllait tė tij, Samiut. Duke qenė se ishim tė implikuar nė kėtė organizim, ishte shumė normale qė edhe neve tė na vinin nė “vizitė” policėt serbė. E vlerėsuam situatėn. Vendosėm tė largoheshim nga shtėpitė tona. Thirra nė divahanen e odės Dinėn dhe Shaqirin. I lajmėrova qė pėr momentin, isha i detyruar tė largohesha nga shtėpia, sepse konsideroja qė isha i rrezikuar. Megjithatė, nuk ua tregova arsyen e vėrtetė. I porosita qė ēfarėdo qė tė mė ndodhte, tė kujdeseshin pėr familjen time.


U dėgjuan disa rafale tė automatikėve, tė shoqėruara nga tė shtėna revolesh.

PYETJE : Si rrodhėn ngjarjet nė vazhdim?

Fadil Tolaj: Futa nė xhep 2500 marka. Me Bajramin, Demėn dhe Sherifin, kah ora 22:00, i braktisėm shtėpitė. Nuk dinim kah tė shkonim. Vendosėm qė atė natė tė bėjmė konak te Haki Balaj nė Carrabreg. Vėllai i tij, Dervishi, na priti jashtėzakonisht mirė, qė tash pėr atėherė i falėnderohem. Tė nesėrmen, Dema u kthye prapė nė shtėpi pėr ta vėshtruar situatėn. Mbas dreke, tė tretė sė bashku shkuan nė Gllogjan te Ahmet Mehmetaj, me tė cilin kemi miqėsi familjare. Ka qenė data 30 dhjetor e vitit 1991. Nė mbrėmje, erdhėn tė gjithė vėllezėrit e tij.

Ne u paraqitėm, se nuk kishte ndodhur asgjė. Megjithatė, Bajrami e informoi vėllain e Ahmetit, Hakiun, qė pėr ēdo rast tė ishin nė dijeni. Rreth orės 23:00, tė gjithė pėrjetuam njė shqetėsim. U dėgjuan disa rafale tė automatikėve, tė shoqėruara nga tė shtėna revolesh. U ngritėm tė gjithė nė kėmbė tė shikojmė ēfarė po ndodhte. Veē hallit qė kishim ne, miqtė tanė kishin edhe ata njė hall. Disa djem tė tyre kishin refuzuar tė shkonin nė ushtrinė serbe.

Pasi Hakiu tash e dinte hallin tonė, iu afrova dhe e pyeta pėr tallėn qė ishte afėr shtėpisė se a kishte mullar. Nė rast se ishim tė rrethuar nga policia serbe, rezistenca pėr shkak tė rrethanave, nuk ishte e mundur, prandaj vendosa qė prej katit tė tretė tė kėrceja mbi tallė. Kishim vendosur tė mos dorėzoheshim tė gjallė. Hakiu mė tha: “Ke kujdes, lartėsia ėshtė e madhe dhe mos po tė sulmojnė qentė nė oborr”. Pas pak kohe, njėri nga meshkujt e familjes qė kishte dalė ta vėzhgonte situatėn, u kthye. “Mos u shqetėsoni”, tha. “S’ka gjė pėr trazim. Janė provokime tė policisė serbe, tė sitipave tė Sllobės dhe Vulės”. Pasi u qetėsuam, e vazhduam ndejėn. Natėn e dytė, mė 31 dhjetor, na ftoi kushėriri i Ahmetit, i cili na priti mirė. Atė natė, ishte Viti i Ri.

Tė nesėrmen, u hap lajmi nė tėrė Kosovėn se nė Prekaz, Adem Jashari i kishte bėrė rezistencė tė armatosur policisė serbe. Pėr mua, kėtu ka filluar njė faqe e re e historisė sė Kosovės dhe shqiptarėve nė pėrgjithėsi. Isha kranar qė me armėt qė i kishin sjellė Sali Ēekaj dhe bashkėluftėtarėt e bashkėveprimtarėt e tij nga Shqipėria, Ademi me vėllezėr i kishte dhėnė shakut leksion. Mė 1 janar, pas dreke, shkuam nė Shaptej, te Lushė Syla. Na priti jashtėzakonisht mirė, sidomos Dauti. Kushėrinjtė e mi kishin miqėsi tė dyfishtė me kėtė familje dhe pėr Bajramin kishin respekt tė veēantė. Veē kėsaj, disa raporte tė hershme nė mes tė Lushit dhe gjyshit tim, Asllan Beqės, ia shtonin vėllimin respektit reciprok. Nė Shaptej, ndejtėm dy net. U larguam nga familja e nderuar e Lushajve, qė na pėrcolli deri nė Dubravė, ku u ndalėm te Smajl Syla. Pushuam pak, dhe e vazhduam rrugėn livadheve tė Prilepit (Repishtave).

Pėr njė moment, u ndalėm nė livadhin qė e kisha blerė disa vjet mė herėt. Ishim tė katėrtit: unė, Bajram Tolaj, Sherif Tolaj dhe Demė Tolaj. U ulėm pėr tė biseduar. Ishin bėrė pesė net qė ishim larguar nga shtėpitė tona. Flenim nėpėr miq. Kėshtu rrezikonim dyfish. Edhe veten, edhe familjet e miqve, tė cilėt mund t’i implikonim nė gjėra qė s’kishin lidhje. Policia serbe nuk pyeste kush ēka ka ditur.

Njė pretekst i vogėl, e maltretonte tėrė familjen. Kėrkova nga tė tretė, ose tė kthehemi nėpėr shtėpitė tona dhe tė vazhdojmė jetėn normale deri kur ka thėnė Zoti, ose po atė natė tė niseshim pėr nė Shqipėri. Ishte vendim i vėshtirė, veēanėrisht pėr mua, sepse nė shtėpi s’kisha mashkull tjetėr tė moshės madhore. Kisha vetėm nėnėn dhe gruan me pesė fėmijė tė vegjėl. Sherifi mė dėgjonte me vėmendje. U emocionua shumė. Pasi mbarova, mė tha: « Do tė thotė se do me u pėrshėndetė me Kosovėn, a ? » Pa u hamendur, ia ktheva: « Sherif, alternativė tjetėr s’kemi. Nuk dua mė ta rrezikojė askėnd, asnjė mik a dashamir. Sonte do tė nisem pėr Shqipėri. Megjithatė, ēfarėdo qė tė jetė rreziku, para se tė nisem pėr atje, dėshiroja tė kthehem edhe njė herė nė shtėpi, pėr t’u pėrshėndetur me familjen ».

PYETJE : Si reaguan tė tjerėt?

Fadil Tolaj: Tė gjithė mė dėgjuan nė heshtje dhe me kureshtje. Kur mbarova fjalėn, Bajrami dhe Sherifi u pajtuan me mua. Dema u nda nga ne dhe u kthye nė shtėpi pėr t’i pėrgaditur familjet dhe pėr tė na e bėrė gati bukėn pėr rrugė. Ne tė tretė shkuam pėr konak nė Prilep te Hajdar Alija. Baca Hajdar u gėzua shumė kur na pa. Menjėherė e shtroi sofrėn pėr darkė. Mendonte se kemi shkuar enkas pėr ndejė. Ne i treguam se nuk kishim kohė tė rrinim gjatė. Ikėm duke i treguar se nuk do tė shiheshim njė kohė tė gjatė. Nga Prilepi deri nė Pobėrgjė shkuam rrugėve anėsore dhe nėpėr livadhe.

Rreth orės 20:00, arritėm nė shtėpi. Ishte vėshtirė. Kishte ardhur koha qė nė shtėpitė tona tė hynim ilegalisht. Nė familje, pasi kishin kuptuar situatėn, tė gjithė ishin shumė tė mėrzitur, sidomos tė moshuarit dhe fėmijėt. Kėshtu, pasi u krijua njė gjendje e rėndė, edhe pse kishim vendosur tė largohemi kah orėn 23:00, unė kėrkova qė kėtė ta bėnim sa mė herėt. I thashė gruas qė t’i ēojė fėmijėt nė gjumė mė herėt. Nuk kisha dėshirė tė pėrcillem me lot fėmijėsh. Djali, Asllani, edhe pse i kishte vetėm gjashtė vjet, nuk shkonte nė gjumė. U afrua pranė meje. Nuk mė ndahej. Dikur sikur donte tė ma lehtėsonte barrrėn. « Babė, mė tha, mos u mėrzit ti, se unė kujdesem pėr shtėpinė dhe pėr shtallėn me bagėti ».

PYETJE : Duke u bazuar nė atė qė ke thėnė mė herėt, largimin nga shtėpia e kanė pėrjetuar shumė meshkuj tė familjes Suaj. Kėto braktisje kanė qenė edhe ugur i keq, sepse shumica prej tyre nuk j anė kthyer kurrė. A ndihej kjo atė natė nė shtėpinė tuaj?

Fadil Tolaj : Po, ndihej. Madje ky largim u ngjante shumė atye tė paraardhėsve tė mi. Shpesh kėto largime a braktisje te dhunshme, janė kthyer nė tragjedi pėr familjen tonė. Disa prej tyre janė vrarė e varrosur, por kami edhe shembuj qė kurre s’i kemi gjetur. Mandej, ėshtė rasti i djemve tė axhės : Xhaferit dhe Skėnderit, qė nga zullimi, nė vitin 1956, ikėn pėr Shqipėri. Kurrė s’janė kthyer, derisa nuk ka mbaruar Lufta e Kosovės. Megjithatė, shpresa thuhet se vdes e fundit. Edhe ne kishim shpresė se do tė kthehemi, e nuk do tė na gjente fati i tė parėve.

U nisėm, pra, kah mali unė, Bajrami dhe Sherifi. Na shoqėruan Dina dhe Lulėzimi. Sipas planit, sė pari donim tė shkonim deri nė Gjocaj, pastaj ta kalonim kurfirin. Kjo rrugė nuk ishte e lehtė, sepse ishte e mbuluar me borė. Bėnte ftohtė i madh. Nė orėn tre tė mėngjesit, arritėm nė shtėpinė e Ismet Qaush Gjocajt dhe tė Binak Gjocajt. Kishim besim tė plotė nė ta. I kisha edhe tezakė. Veē lidhjes familjare qė kishim, janė edhe patriotė. Duke u bazuar nė kohėn e vonė tė arritjes, ata e kuptuan qėllimin e vizitės sonė. As ne nuk ngurruam t’ua tregojmė planin. Pėr tė na ēliruar, m’u drejtuan dhe mė thanė: “Tezak, thuaju kusherirėve tė rrinė shlirė, se jeni nė njė familje tė sigurtė dhe tė besės”. Ata kishin qenė nė rrjedhė tė ngjarjes, sepse katėr ditė mė parė, Ismet Gjocaj i kishte pėrcjellur pėr Shqipėri Isuf Ramėn dhe Avdyl Panxhėn.

Nuk vonoi shumė e nė odė hyri edhe Ismeti, qė kthehej nga kufiri. Ai m’u drejtua me shaka: “Ku je, tezak? Tė kam pritur edhe ty me shokė, se njė grup i dorėzova nė Shqipėri”. Ismeti ka qenė njė trim i madh, i fjalės dhe i besės. Ai punoi shumė pėr ēėshtjen kombėtare. Mu pėr kėtė, krimineli i njohur i komunės sė Deēanit, polici serb- Vula, e ka masakruar nė Stacionin e Policisė nė Deēan, nė vitin 1997.

Pasi kaluam atė pjesė tė natės qė kishte mbetur, tė nesermėm, edhe pse binte borė e madhe, ne ia mėsyem kufirit. Dina dhe Lulėzimi u kthyen mbrapa nė shtėpi. Meqė Ismeti ishte i lodhur shumė, pėr Shqipėri na pėrcolli Abazi. Edhe ai e njihte rrugėn mirė. Pėr fatin tonė tė keq, bėnte njė acar tepėr i theksuar. Bėmė njė rrugė tė gjatė dhe tė rrezikshme. Kaluam pėrmes Bjeshkėve tė Botushės, rrėz Rrasės sė Zogut, dhe u ngjitėm nė Bjeshkėt e Shqipėrisė. Fėrfėllėzonte. Vende-vende bora arrinte deri nė njė metėr e gjysmė. Ashtu tė lodhur edhe tė rraskapitur, na u shtua edhe njė e keqe. Papritmas, e humbėm rrrugėn. Megjithatė, fati e deshti qė shpejt ta gjenim. Kah ora katėr e mėngjesit, arritėm nė Padesh.

PYETJE : A kėrkuat konak pėr tė pushuar, apo e vazhduat rrugėn?

Fadil Tolaj: Nė shtėpinė e parė qė kemi hasur, kemi trokitur. Abazi e njihte pronarin e saj. Na tregoi qė e kishte emrin Bali. Thirrėm:“ O i zoti i shtėpisė!“. Nga brėnda, njė zė pyeti: “Kush ėshtė, dhe ēka kėrkon“”. Sherifi iu pėrgjigj: “Jemi kosovarė! Jemi tė lodhur dhe tė mėrdhirė! A ka mundėsi tė hyjmė brėnda dhe tė pushojmė pak?!“. Pa vonuar, u dėgjua njė zė femre: “Babė, tha, tė lutem hape derėn, se qenkan kosovarė”. Axha Bali e largoi tytėn e pushkės nga frenxhia. Dhe, na e hapi derėn. Hymė brenda. Ishte shtėpi e vjetėr dhe nė tė banonte Baliu, me gruan dhe vajzėn, qė quhej Hilmie. Kjo menjėherė ndezi zjarrin nė oxhak, dhe ngrohu shtėpinė dhe solli ujin, pėr t’i pastruar duart dhe kėmbėt, qė i kishim krejt tė mėrdhira. Pasi u ngrohėm pak, hėngrėm pak bukė qė e kishim marrė me vete nga shtėpia. Hangrėn me ne edhe axha Bali me vajzėn. U kėnaqėn qė, pas shumė dekadave, po hanin bukė Kosove.

Pas njė gjumi dhe pushimi tė mirė, tė nesėrmen, nė mėngjes, pimė nga njė gotė qumėsht. Nga kėtu, u nisėm pėr Tropojė. Me ne, ishte Abazi, i cili na ēoi nė njė kullė dykatėshe, arkitektura e sė cilės u ngjante kullave tė Dukagjinit. Ishte kulla e Qerim Alisė. U ngjitėm nė katin e dytė nėpėr shkallėt prej guri. Nga divahanja, para se tė hynim nė odė, thirrėm sipas traditės: „O i zoti shtėpisė! A do mysafirė?“. Papritmas, u hap dera. Qerimi qė ishte nė ballė tė oxhakut, na u pėrgjegj: „Mirė se u bjen Zoti!“. Oda ishte e mbushur me mysafirė. Aty ishte edhe Xheviti, vėllai i Abazit. Nė odėn e Qerim Alisė, ndejtėm tėrė natėn duke biseduar. Pėrkundėr mikpritjes shqipare, qė na ofrohej ēdokund, ne duhej tė gjenim njė mėnyrė pėr tė komunikuar me familjet tona. Kėrkuam tė shkonim nė Tiranė. Thėnė realisht as idenė s’e kishim qė, pėr tė shkuar nė Tiranė, duhej bėrė njė ditė rrugė.

Pasi dėgjuan dhe e respektuan kėrkesėn tonė, tė nesėrmen, herėt nė mėngjes, u nisėm pėr Bajram Curr. Na pėrcjellėn Halili dhe Xhaviti. Prej aty, me njė autobus shkuam pėr Fierzė. Halili na pėrcolli deri te trageti, na i preu biletat dhe u pėrshėndetėm. Nė Komon morėm autobusin pėr Tiranė. Rruga ishte e vėshtirė, por mė e vėshtirė ishte e vėrteta se ēdo metėr qė bėnim, ne largohehsim nga shtėpitė tona. Nė Mamurras e kishim djalin e axhės, Skėnderin. Kishte ikur nė Shqipėri nė vitin 1956. Jetonte me tė vėllain. Edhe pse ishim djem tė axhės, nuk njiheshim mes vete. Kur zbritėm nė Mamurras, kishte rėnė terri. Takuam njė djalė (25 vjeē), tė cilin e pyetėm se mos e njihte dhe dinte ku banonte Skėnder Tolaj. „Po kush ėshtė ai qė nuk e njeh Skėnderin“, na tha. „Po, ju, kosovarė jeni?“ – pyeti ai. „Po“. Na priu dhe na dėrgoi nė pallatin ku banonte Skėnderi. Banesėn e kishte pasur nė katin e tretė.

U ngjitėm. Dhe, trokitėm. Derėn e hapi vajza e Skėnderit. E pyetėm a ishte kjo banesa e tij. Po tha: “Urdhėroni hyni brenda”. Kėrkuam Skėnderin, i cili u duk nė derėn e hapur para nesh. “Edhe pse s’po ju njoh, hyni brenda”, na tha. Sherifi reagoi: “ Si s’po na njeh? Ky ėshtė Fadil Beqa, ky Bajram Selimi e unė Sherif Bilalli“. Skėnderi lėshoi njė zė mallėngjyes:“ Fadil edhe Bajram, a jeni me tė vėrtetė ju djemtė e axhės?”. Ishte njė skenė prekėse dhe me plot emocione. U pėrqafuam mes vete. Gėzimi na zhburrėoi pak, se na u mbushėn sytė me lot. Skėnderi pėrsėriste vetmevete: “Nuk po ju besoj syve tė mi”. Po takoheshim pas tridhjetė e pesė vjetėve. Skėnderi thoshte se kishte humbur shpresėn sr do ta takonte dikėnd tė familjes. Herė pas here, i drejtohej gruas a vajzės dhe e pyeste: “A ėshtė e vėrtetė qė kanė ardhur Fadili dhe Bajrami? „. Biseduam dhe u munduam tė ēmallemi. Nuk di ēka nuk i treguam pėr atė kohė aq tė shkurtėr, por 35 vjet ndarje ishin tė gjata. Mė bėhej se veē kalonim nėpėr tema tė ndryshme.


U lajmėruam nė pėrfaqėsinė e Kosovės nė Shqipėri

PYETJE : Ju nuk kishit mbajtur ndonjė korrespondencė nga Kosova mė herėt me Skėnderin ?

Fadil Tolaj: Tepėr rrallė. Nė tė vėrtetė, Skėnderi kishte pasur njė parandjenjė qė dikush prej Kosovės do ta vizitonte pėr Vitin e Ri, qė e kishim lėnė pas. Pastaj na tregoi njė rast tė pabesueshėm. Para disa muajve, na kishte dėrguar njė letėr. Letra ishte kthyer mbrapa, me shpjegimin se personat qė u destinohej letra, nuk jetonin nė Kosovė. Atė natė, e kishte marrė dhe e kishte rilexuar. Intervali kohor nga rileximi i letrės dhe arritjes sonė te Skėnderi ishte vetėm dhjetė minuta.

Pasi ishte demoralizuar tej mase, e kishte hudhur nė shportė. Kur u qetėsua pak, e nxori dhe na e tregoi. Tė nesėrmen, nė mėngjes, u nisėm pėr Tiranė. Skėnderi erdhi me ne. Ishte kuadėr i shkolluar. Punonte nė Ministrinė e Bujqėsisė. Shkuam nė zyrėn ku punonte ai. Prej aty, arritėm t’iu lajmėrohemi disa anėtarėve tė familjeve, qė i kishim nė Perėndim. Iu lajmėruam edhe Salih Ēekajt nė Shtutgart. I treguam qė gjendeshim nė Shqipėri. Ai na sugjeroi tė lajmėroheshim nė pėrfaqėsinė e Qeverisė sė Kosovės, e cila gjendej nė Muzeun Kombėtar. « Drejtohuni » , na tha, te Prof. Ali Aliu. Aty punėtor administrativ nė atė kohė kishte qenė Zymer Berisha.

PYETJE : A u lajmėruat nė pėrfaqėsinė e Kosovės, dhe a u dolėn nė ndihmė?

Fadil Tolaj: Po. Shkuam dhe iu lajmėruam Zymerit. I treguam se kush ishim dhe nga ishim. Zymeri u tregua shumė i sjellshėm dhe njerėzor me ne. U tregua edhe shumė i gatshėm tė na ndihmonte, aq sa kishte mundėsi. I treguam se pėr banim nuk kishim nevojė pėr ndihmė, sepse kishim tė afėrm nė Shqipėri.

PYETJE : Atė kohė, regjimi i Serbisė kishte shtuar shumė zullumin ndaj shqiptarėve. Shumė tė rinj kishin refuzuar tė shkonin nė shėrbimin ushtarak tė Serbosllavisė. Veē kėsaj, kishte edhe ndonjė qė kishte tentuar tė formojė edhe grupe tė armatosura. A takuat ju dikėnd atje?

Fadil Tolaj: Gjatė qėndrimit tonė nė Tiranė, veē atyre qė ishin nė organizim, qė nė njė kuptim i takonim edhe ne, takuam edhe disa tė tjerė , qė i takonin grupit tė Gjakovės, qė kisha pasur rastin t’i njoh mė herėt. Kishte edhe nga Deēani. Disa prej tyre ishin aty edhe mė herėt, nė studime. Ka pasur qė kanė ardhur pas nesh, si pėr shembull Faton Mehmetaj me tė fejuarėn dhe me njė kusheri tė tij. Ardhja e Fatonit, sidomos interesimi i tij pėr tė na takuar tė gjithėve, edhe sot ėshtė i dyshimtė.

Neve na thoshte se kishte ikur nga shtėpia, ngase Slloba dhe Vula i kishin kėrkuar disa kilogramė tritol. Ndėrsa kusheririt tė vet, Xhemajl Berishės, i kishte kėrkuar armė se donte ta vriste Vulėn. Pajtohem me atė qė nė intervistėn e tij ka thėnė Xhemajl Berisha. Dyshimi na u shtua edhe mė shumė, kur dihet qė Fatoni, nga njė anė thoshte se kishte ikur pėr shkak se po e kėrkonte policia serbe, e nė anėn tjetėr, pas njė kohe, u kthye nė Kosovė. Vazhdoi me vite tė tėra tė bėjė jetė normale. Dihet qė serbėt kanė qenė tė pamėshirshėm. Gjėra tė kėtilla nuk kanė lejuar. Tė gjithė tė pėrndjekurit e vėrtetė e dinė qė Kosova pėr ta ka qenė ėndėrr, por gjatė luftės ky na doli edhe zėdhėnės i UĒK-sė.

PYETJE : A doli i arsyeshėm largimi juaj nga shtėpitė?

Fadil Tolaj: Mė 18 janar 1992, kemi qenė nė Durrės te Xhaferi. Nė mbrėmje radioja lamėroi se nė fshatin Pobėrxhė njė ekspeditė e madhe e policisė serbe kishte bastisur disa shtėpi tė familjeve tė Tolaj. Lajmet bėnin tė ditur se nga maltretimet fizike nuk ishin kursyer as fėmijėt dhe tė moshuarit. Ishin bėrė disa arrestime. Meqenėse nė atė kohė lidhjet telefonike nė Shqipėri funksionin me vėshtirėsi, tė nesėrmen shkuam nė Tiranė.

Nga hotel “Tirana” telefomuan nė Gjermani, te motra ime. Ajo, duke dashur tė na kursejė, na tha se na kishin kėrkaur neve dhe asgjė mė shumė. Pastaj thirrėn Salihun nė lokalet e LDK-sė nė Shtutgart. Pasi i kėrkuam, ai na tregoi gjendjen reale. Detajishit na tregoi pėr demolimet qė policia i kishte bėrė, maltretimet dhe arrestimet. Na tha se ishte ne kontakt me Kosovėn. Dhe se pėr ēdo gjė do tė na informonte. Nė veēanti, mė duket, se u mėrzita unė. Kisha frikėn se nė mungesė timen do tė ma merrnin dikėnd peng. Pėr shkak tė kushteve tė vėshtira tė komunikimit nė Shqipėri, nuk mund tė qėndronim dot.

Meqė unė dhe Sherifi posedonim dokumentet e udhėtimit, tė nesėrmen fluturuam me aeroplan pėr Gjermani. Bajrami nuk kishte pasaportė, mbeti nė Shqipėri. Pėr udhėtim, nuk patėm probleme. Gjermania ende nuk kishte aplikuar regjimin e vizave. Zymer Berisha na i rezervoi biletat kthyese. Nė kėto halle, na u gjet edhe Rexhė Dobrunaj. Pati ardhur nergut nga Gjermania, pėr tė na ndihmuar. Njė pjesė e familjes dhe tė afėrmėve (motra, djemtė e axhės dhe nipat) tė mi gjendeshish nė Berlin. Unė dhe Sherifi u vendosėm te motra ime. Aty ishte edhe miku im, kolonel Tahir Zemaj.

PYETJE : Si dhėndėrr i tij, ju sigurisht atij i keni rrėfyer nė detaje pėr kėtė organizim? A kishte njohuri ai pėr tė?

Fadil Tolaj: Me kolonel Zemajn kam biseduar, por ishte edhe vetė nė dijeni pėr kėtė organizim.

PYETJE : A kontaktuat nga Berlini me Salihun?

Fadil Tolaj: Po. Pasi pushuam pak, i telefonuam. E lajmėruam qė kishim arritur nė Berlin. Nga zėri e vėrejta qė ishte shumė i shqetėsuar. Ai e kishte ditur qė policia serbe ishte kėrcėnuar, duke kėrkuar vetėdorėzimin tim, ndryshe do tė ma merrnin peng gruan a djalin. Unė kėtė e kuptova gjatė bisedės me tė. Meqenėse, pa arsye, e ndiente njė peshė tė „fajit“, unė i thashė pa asnjė diplomaci, se njė barrė tė tillė nuk kishte nevojė t’ia ngarkonte vetes. Tė gjithė kemi qenė tė vetėdijshėm pėr aktet tona. Kėsaj pune i kemi hyrė me dėshirė dhe ky proces as nuk ka filluar me ne, as nuk do tė ndalet deri nė realizimin e aspiratave tona dhe tė shumė gjeneratave para neve. Pata pėrshtypjen se Salihu u qetėsua sado pak. Pastaj e kėrkoi mikun tim, kolenel Tahir Zemėn. Biseduan gjatė nė telefon.

PYETJE : Kur ke vėnė kontakt me familjen nė Kosovė?

Fadil Tolaj: Kontakte indirekt, nėpėrmes njerėzve qė vinin nga Kosova nė Gjermani, kemi pasur qė ditėt e para. Por, njė kontakt mė tė afėrt e patėm ditėn e dytė tė arritjes nė Berlin. Djali i axhės, Agimi, na telefonoi. Sapo ma dėgjoi zėrin, m’u drejtua: „Mos mė pyet nga lajmėrohem, por, baca Dil, jemi tė gėzuar qė keni arritur shėndosh e mirė, sepse situata ėshtė shumė e keqe. Policia serbe pėr 3 - 4 ditė kanė ardhur dhjetė herė nė shtėpinė tėnde. Kėrkojnė tė dorėzohesh. Por, mos gabo e kthehesh.

Po u ktheve, ke mbaruar. Nga nėna jote, Hajria, po e kėrkojnė njė automatik. Nėse nuk e dorėzon, po kėrcėnohen se do ta marrin peng djalin ose gruan tėnde“. U shqetėsova tej mase. Agimi mė qetėsoi pak, kur mė tha se jo vetėm ai, por edhe fshati kishin vendosur tė mos e lejojnė pėr sė gjalli kėtė punė. Pastaj, meqenėse isha nė njė banesė me mikun tim, kolonel Tahir Zemajn, ai mė ngushėllonte, duke mė thėnė se policia serbe donte te mbillte frikė me presione dhe shanatazhe, por kurrė peng nuk do ta marrė askėnd. Nga shqetėsimi im, Tahiri e thirri nė telefon Salihun, dhe ia shpjegoi situatėn. Ranė takord qė po ndodhi tė merrej dikush peng nga familja, tė ktheheshim tė gjithė bashkė.

Policėt i kėrcėnoheshin nėnės pėr ta gjetur armėn time.

PYETJE : A u mor peng ndokush?

Fadil Tolaj: E kam pasur njė automatik. Nėna ime e dinte se ku ishte ai, por ajo nuk e kishte dorėzuar. Nuk e kishte dorėzuar, edhe kur njėri prej tė arrestuarve, para Vulės famėkeq dhe shefit tė tij, i kishte thėnė nėnės Hajrije: „Dorėzoje armėn qė e ka Fadili“. Tash nuk dua t’ia pėrmendi emrin atij personi. Megjithatė, nėna, me gjakftoftėsi, u kishte thėnė policėve:“Bastisni! Po pati nevojė, rrėnoni shtėpitė dhe shtallėn, por unė nuk di qė Fadili ka pasur armė!Bėni ēka tė doni, por nė tė ardhmen mė lini rehat! ».

Asgjė nuk doli nga presioni dhe shantazhet e policisė serbe, falė nėnės dhe kėmbėngulėsisė sė fshatit Pobėrxhė. Rol tė rėndėsishėm me kėtė rast ka luajtur ndėrmjetėsimi i plakut tė fshatit, Selim Delisė. Nė shitoren time, dhe nė praninė e disa banorėve tė fshatit, i kishte thėnė Vulės : « Nėse tentoni t’ia merrni dikėnd peng familjes sė Fadilit, dijeni qė do tė pėrballeni me tėrė fshatin. Shikoj kėta dy-treqind burra rreth rrugės. Po ju flas nė emėr tė tyre ». Deri nė vdekje, pėr bashkėfshatarėt e mi, nė veēanti pėr Selim Delinė, respektin do ta ruaj.

Nga kjo lloj rezistence, policia serbe largohet me bisht nėn kėmbė, por me kėrcėnimin se do tė kthehen prapė. Kjo doli e vėrtetė. Derisa e kam tėrhjequr familjen nga Kosova nė vitin 1994, kurrė ekspeditat bastisėse tė policisė serbe familjes sime nuk iu kanė ndalur.

PYETJE : Nė janar tė vitit 2004 mbushet njė vit nga vrasja e kolonel Tahir Zemajt. Na thoni, nėse dini, kur janė takuar Salih Ēekaj dhe ky nė Gjermani?

Fadil Tolaj: Veē bisedave telefonike tė shpeshta dhe tė gjata mes tyre, dy muaj pasi kishim arritur nė Berlin, me kėrkesėn e Salih Ēekajt, kemi shkuar nė Shtutgart. U nisėm tė tretė : Tahiri, Sherifi dhe unė. Rexhė Osaj nga Deēani na ēoi me veturėn e vet. Kėtė gjest e bėri pėr hatėr tė Tahirit. Ka pasur njė respekt tė veēantė pėr tė. Ka qenė njeriu mė besnik i Tahir Zemajt. Fatkeqėsisht, pas luftės, tė dytė i vrau njė dorė tradhtare. Qėllimi i kėsaj vizite ka qenė bashkėrenditja e veprimtarisė politike dhe asaj ushtarake nė tė ardhmen.

Pastaj, njohja mė pėr s’afėrmi e Salihut dhe Tahirit me peripecitė tona. Salihu, pėr kėtė rast, nė lokalet e LDK-sė nė Shtugartd, kishte organizuar edhe njė takim me Hafiz Gagicėn dhe Ramush Tahirin. Ramushi atėherė ka qenė zėvėndės i kryeministrit Bukoshi, si dhe njė lloj ministri (a koordinatori) nė resorin e mbrojtjes. Pas dy ditėsh qėndrimi nė Shtutgart, dhe shumė bisedave, u arrit njė marrėveshje qė aktivitetet politike, por edhe ushtarake, duhet tė intensifikoheshin. U bisedua edhe pėr rezistencėn e Adem Jasharit, qė Salihu e njihte mirė.

PYETJE : Po ti, legjendėn e qėnderesės, Adem Jasharin, a ke pasur rastin ta takosh ndonjėherė?

Fadil Tolaj: Pas njė vit qėndrimi nė Gjermani, nė fund tė vitit 1992, jam kthyer nė Shqipėri, pėr t’u takuar me familjen. Nė Shqipėri, nė Pėrfaqėsinė e Republikės sė Kosovės e kam takuar legjendėn e rezistencės dhe tė luftės Adem Jasharin. Isha shumė kureshtar ta shoh njeriun qė mundi dhe guxoi t’i dalė pėrballė kuēedrės Serbi, nė vitin 1991. Kėtė takim ma ka mundėsuar Zymer Berisha. Paraparakisht, veē asaj qė dija pėr sulmin qė familja Jashari kishte pėrjetuar nė vitin 1991, historinė patriotike tė kėsaj familjeje ma mėsoi Zymeri. Kur u takova me Ademin, isha tepėr i lumtur, sepse nė atė njeri shihja ēlirimtarin. Aty u takova edhe me Jakup Nurėn. Ishte bashkė me Ademin.

Kam takuar edhe Xhemajl Berishėn, i cili kishte gati njė vit qė jetonte nė Shqipėri dhe Ismet Ēekajn. Pėr tė gjithė kėta njerėz, Salih Ēekaj na kishte folur disa herė. Ismeti, shumė vjet, ka qenė shtylla kryesore nė Shqipėri pėr tė gjithė bashkėluftėtarėt dhe bashkėveprimtarėt qė ishin rreth Salihut dhe mė gjerė. Kam takuar edhe shumė tė tjerė, qė pėr shkak tė represionit qė policia serbe ushtronte nė Kosovė, ishin detyruar tė largohen prej atje.

Kishte edhe asi qė kishin ardhur nga Perėndimi, nė cilėsinė e komesarėve politikė, dhe pėrhapnin propagandė kundėr institucioneve tė atėhershme tė Kosovės. Neve qė ekonomikisht ishim dobėsuar shumė, pėr shkak tė rrethanave tė krijuara, na paraqiteshin sikur “Bossa”, qė mund tė hargjonin edhe nga 200.00 DM nė ditė. Pasi jam vendosur nė Zvicėr, kam mėsuar se tė gjithė ata kishin qenė “Bosssa mafiozė” , tė cilėt i kishte pėrzėnė Zvicra, pėr shkak tė aktiviteteve tė tyre kontrabanduese. Tash as qė ia vlen tė merremi me ta.

PYETJE : Megjitahtė, nė atė kohė, nė Shqipėri fillon njė antikosovarizėm i shfrenuar prej kėtyre “bosave mafiozė”. Ndoshta lexuesit kanė dėshirė tė dinė mė shumė pėr ta?

Fadil Tolaj: Normal, kėta “bossa mafiozė” kanė emra dhe mbiemra, por “bossi” i tyre ka qenė Xhavit Haliti. Thoshin se janė ushtarė tė Xhavitit, a siē i thoshin ata, njėfar « Zekės ». Nė janar tė vitit 1993, e kam parė edhe “kryebosin” e tyre, i cili erdhi nė Shqipėri. Ishte i veshur me njė pallto tė gjatė e tė shtrejtė. Nė dorė mbante njė ēantė diplomatike. U takuam nė njė lokal, para hotel Dajtit.

Kam qenė me Xhemajl Berishėn dhe disa tė tjerė, kur ky Zeka filloi tė shajė e shkretojė mbi institucionet e Kosovės. Nisi tė flasė edhe kundėr Salih Ēekajt dhe grupit tonė. Nuk munda pa reaguar. “A e njeh mirė ti Sali Ēekajn ? » - i thashė ? ». “ Nuk e njoh personalisht, por kam dėgjuar pėr te”. Ia preva shkurt, se nuk guxonte tė fliste pėr Salih Ēekajn. Kur ia kam lexuar intervistat e tij nė njė gazetė ditore tė Kosovės, dhe rrėfimet pėr takimet qė ka pasur me Adem Jasharin, jam trishtuar. Krejt gėnjeshtra kanė qenė. „Zekėn“ s’ka njeri nė Shqipėri, qė e ka parė duke pirė njė kafe me Adem Jasharin.

PYETJE : Ky ka deklaruar qė ėshtė edhe themelues i UĒK-sė.

Fadil Tolaj: Gjuha ėshtė prej tulit, por themelues tė bėrthamave tė para tė njė force mbrojtėse, por edhe ēlirimtare, kanė qenė Salih Ēekaj, Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti. Nė Rafshin e Dukagjinit, i pari ka vepruar Salih Ēekaj, nė Drenicė Adem Jashari, nė Llap Zahir Pajaziti. Nėse „Zeka“ dhe kompania tij kanė formuar ndonjė ushtri tjetėr, atėherė po del se kanė punuar kundėr Adem Jasharit, dhe e kanė minuar atė.

Edhe ashtu dihet se UĒK-ja nuk kishte komandim vertikal. Ndėrsa ata qė formuan ushtri tė rregullt, me komandim ushtarak tė mirėfilltė, janė strategėt: kolonel Ahmet Krasniqi dhe kolonel Tahir Zemaj, pastaj veterani i luftės Salih Ēekaj dhe strategu Agim Ramadani e shumė tė tjerė, qė u flijuan pėr Kosovė. Ata ia arritėn qė njėsitet e UĒK-sė, tė organizuara dobėt nga gjeneralėt qė lindėn si kėrpurdhat pas shiut, t’i organizojnė nė njėsi operative. Kėshtu duke fituar nė beteja, si atė tė Loxhės dhe Koshares, i shkaktojnė humbje tė mėdha armikut nė njerėz dhe teknikė.

PYETJE : Si ndodhi qė ti u vendose nė Zvicėr e jo nė Gjermani ?

Fadil Tolaj: Pas qėndrimit nė Shqipėri, u ktheva nė Gjermani nėn pėrcjelljen e Salih Ēekut dhe tė Demė Tolajt kam hyrė nė Zvicėr. Nė kufi na kanė pritur Ismet Avdullahu nga Llapi, i cili atėherė vepronte me Salih Ēekajn. Me tė ka qenė Saim Tahiraj.
U vendosa nė Zvicėr, me bindjen se nga aty do tė kontribuoja mė shumė. Edhe nė Zvicėr kemi pasur njerėz tė njofshėm, si dhe pjesėtarė tė familjeve. Tė gjithė na kanė dhėnė pėrkrahje tė madhe morale, sidomos bashkėfshatarėt.

PYETJE : Ti je dhėndėrr i kolonel Tahir Zemajt, qė ėshtė edhe figura mė komplekse nga kolosėt e luftės. Pėr sė gjalli ka qartėsuar shumė gjėra . Veē dy librave me motive nga lufta, ka dhėnė edhe shumė intervista. Megjithatė, pėr tė ende nuk ėshtė thėnė fjala e fundit. Mė 4 janar 2004, mbushet njė vit nga vrasja e tij. A mund tė thoshit diēka mė tepėr ?

Fadil Tolaj: Ėshtė e vėrtetė qė kolonel Tahir Zemaj, pėr sė gjalli, i ka qartėsuar shumė gjėra. Pas dy librave « Kėshtu foli Tahir Zemaj », me motive dhe shpjegime nga lufta, doli nga shtypi njė pamflet libėr « Kėshtu bėri Tahir Zemaj ». Autorėt e kėtij libri, pėrveē falsifikimeve, janė marrė me shpifje dhe me jetėn private tė kolonel Zemajt. Pėr tė treguar se krejt ai libėr ėshtė pamflet me shpifjet mė tė paskrupullta, pa u thelluar shumė, do t’i pėrmend disa fakte. Tahir Zemaj, nė qeshor tė vitit 1991, nuk ėshtė liruar, por ėshtė arratisur nga Burgu i Dubravės. Nė shtėpinė time ka qėndruar dhjetė ditė.

Pas dhjetė ditėsh, me dy vetura e kemi pėrcjellė deri nė Prishtinė. Nė pėrcjellje tė tij kam qenė unė, Azem Zemaj, Isuf Kurmehaj dhe Adem Coca. Gjatė rrugės, unė e kam bartur nė shokė pasaportin e tij. Falė njė organizimi tė mirė dhe disa lidhjeve familjare, arriti tė largohet nė Perėndim. Posa ka arritur nė Gjermani, siē e kam shpjeguar mė herėt, vazhdimisht ka qenė nė kontakt me Salih Ēekun , dhe ka qenė nė dispozicion tė instutucioneve tė Republikės sė Kosovės. Kolonel Tahir Zemajn, pa hak, e kanė akuzuar kundėrshtarėt, duke iu frikėsuar famės sė tij dhe respektit qė kishte nė Dukagjin dhe nė krejt Kosovėn.

Le ta kenė pėr turp autorėt e librit pamflet „Kėshtu bėri Tahir Zemaj“, tė cilėt, ndėr tė tjera, e akuzuan se nė Kroaci paska luftuar nė anėn e ushtrisė serbe, kundėr Abesė qė luftonte nė anėn kroate!!! Nuk ka njeri nė botė qė e ka parė Tahir Zemajn tė ketė luftuar nė Kroaci, pėrveē autorėve tė librit akuzues- Ernest Lumės dhe Skėnder Krasniqit. Besoj qė kur tė zbardhet vrasja e kolonel Zemajt, do tė shkruhet edhe njė libėr tjetėr me titullin „Kėshtu e vranė Tahir Zemajn“. Edhe gazeta e falimentuar « 24 orė », me gojėn e Kemajl Shaqirit tė Tushilės, ka vjellur shumė vnerė mbi figurėn e kolonel Zemajt.

Unė do tė thosha se sikur qė gazeta « Zėri i Kosovės » i LPK-sė, qė e ka vrarė moralisht kolonel Ahmet Krasniqin, Kemajl Shaqiri, nė gazetėn « 24 orė », e ka vrarė moralisht kolonel Tahir Zemajn. Moralisht ia kanė varė edhe djalin Enisin. Ndėrsa tė tretė : Kolonel Zemajn, tė birin e tij dhe kushėririn e tyre Hasanin, mė 4 janar 2003, i vranė fizikisht kriminelėt pėr tė humbur gjurmėt e krimeve tė mėhershme. Pėr Kemajl Shaqirin kam pėr tė thėnė shumė, por tash pėr tash, do t’i them vetėm edhe dy fjalė. Veē kolonel Tahir Zemajt, ka deshmitarė tė tjerė tė gjallė qė kanė thėnė se Shaqiri ka qarė me lot sikur fėmija, duke e lutur ministrin e Mrojtjes Krasniqin qė tė mos e dėrgojė nė front. Ka qarė dhe nė Koshare. Pastaj, botėrisht dihet se Kemajli ka ikur nga Drenica, dhe kėshtu ka dezertuar nga UĒK-ja. Ky kameleon modern ditėn ka qenė me Ministrinė e Mbrojtjes, natėn e ka pėshtyrė atė.


Frikoheshim se Salihu do tė dėbohej nga Zvicra nė „Jugosllavi“

PYETJE : Kam dėshirė ta qartėsojmė edhe njė detaj rreth Salih Ēekaj. Ėshtė pėrfolur se njė herė ka qenė nė rrezik tė dėbohet pėr Serbi. Ēfarė di ti ?

Fadil Tolaj: Pas fillimit sė luftės nė Kroaci, dhe vazhdimit tė asaj nė Bosnjė (1993/94), dihet qė Serbia e trashi zullumin edhe nė Kosovė. Veē shumė masave represive, filloi kolonizimin e Kosovės me serbė dhe malazezė. Nė komunėn e Deēanit, gjegjėsisht nė Junik dhe pėrgjatė rrugės Deēan – Gjakovė, filloi ndėrtimin e shtėpive pėr kolonėt serbė tė Kroacisė dhe Bosnjės. Salihu vendosi ta pengojė kėtė ndėrtim. Me disa bashkėveprimtarė disa herė shkon nga Perėndimi dhe i shkatėrron. Nė mungesė tė dokumentave pėr udhėtime legale, ilegalisht kalonte nga tri shtete, derisa arrinte nė vendin e caktuar. Pas njė aksioni qė e kryen atje, kthehet nė Zvicėr. Kur niste pėr Gjermani, posa kalon kufirin, e ndalin autoritetet gjermane dhe e kthejnė sėrish nė Zvicėr.

Autoritetet zvicėrane e kanė mbajtur disa ditė, nėn kėrcėnimin pėr ta dėbuar nė ish-Jugosllavi. U shqetėsuam shumė. Kot u munduam tė kontaktojmė. Me Kadri Lokajn dhe Zenun Idrizin shkuam nė Burgun e Bazelit tė bėnim diēka. Ishte krejt e kotė. U brengosėm tepėr, kur na thanė se pas disa ditėsh do t’ua dorėzonin autoriteteve serbe. Situatėn e ka shpėtuar Xhafer Shatri, ministėr i informatave nė ish-Qeverinė e Kosovės. Falė ndėrhyrjes sė tij, autoritetet zvicėrane Salihun e kanė kthyer nė Shqipėri, e jo nė Serbi. Nė gjithė kėtė rrėmujė, ēfarė koinēidence? Duke kryer disa punė tė miat pėr bashkim familjar, u takuam rastėsisht nė Policinė e Aeroportit tė Cyrihit. Aty ndėrruam dy-tri fjalė, dhe mė tha se e dėrgonin pėr Tiranė. Kur i tregova se tė nesėrmen duhej tė fluturoja edhe unė andej, mė porositi qė tė merrja me vete pak veshmbadhje pėr tė dhe njė shumė frangash. Tė nesėrmen jemi takuar nė Aeroportin e Rinasit. Kishte dalė tė me presė me Milazim Marajn.

PYETJE : Tė gjitha gjėrat i thoni tė detajizuara...

Fadil Tolaj: I them, sepse nė sakrificat e Salih Ēekut, Adem Jasharit, Zahir Pajazitit etj., pėrfituan shumė njerėz qė nuk u ka munguar as njė pulė. Pėrfituan dhe u ngritėn politikisht ata tė cilėt, kur kėta kryenin aksione dhe ende pa e lėshuar territorin e Kosovės, lėshonin komunikata dhe vetėemėroheshin zėdhėnės tė UĒK-sė, tė njėjtit akuzonin, akuzojnė edhe sot duke na ndarė se kush ėshtė ose ishte kundėr UĒK-sė, e tash pėr a kundėr TMK-sė. Nuk ka shqiptarė qė ėshtė kundėr atyre qė u flijuan pėr lirinė e Kosovės, por janė, si jam edhe unė, kundėr pėrfituesve dhe keqbėrsėve, tė cilėt ia kanė prishur imazhin edhe lirisė, edhe Kosovės. Tė gjithė jemi qė TMK-ja tė shndėrrohet nė ushtri tė mirfilltė dhe tė jetė nė shėrbim tė qytetarėve tė Kosovės. Por, ata qė kontribuan mė sė paku na dolėn mė tė zėshmit. Tashmė thonė se edhe TKM-ja ėshtė e tyre!!!

PYETJE : Njė kohė tė gjatė, Salih Ēekaj ėshtė anatemuar. Kush e bėnte kėtė dhe pse?

Fadil Tolaj: Salihun, edhe gjatė luftės, ka pasur tė atillė qė janė munduar ta anashkalojnė. Pas luftės, nė vend tė meritave dhe mirėnjohjeve, kundėrinstitucionalistėt u munduan ta injorojnė. Kjo i bėhej Salihit, sepse ai qė nga themelimi i institucioneve tė Kosovės, pėr tė cilat edhe vetė punoi shumė, i respektonte ato. Nga ana tjetėr, edhe vetė kėto institucione Salihut dhe bashkėveprimtarėve tė tij, nuk i kanė dalė nė ndihmė financiarisht. E di qė prej vitit 1994 deri nė luftėn e haptė pėr shumė aksione dhe nevoja tė organizimit Salihu ka kėrkuar ndihmė nga ne, shokėt e tij. Ka kėrkuar ndihmė edhe pėr tė tjerėt nė Kosovė.

PYETJE : Bashkėveprimtarė tė Salihut flasin se ti ke ndihmuar disa herė, dhe se ke falur apo huazuar njė shumė tė caktuar parash. Si qėndron e vėrteta?

Fadil Tolaj: Dihet qė ēdo organizim, pėrveē vullnetit dhe sakrificės sė njerėzve, kėrkon edhe mjete materiale. Ato shpesh mungonin. Qeveria qė vepronte nga mėrgimi taktizonte shumė. Atėherė, pėr tė vepruar, duhej njė lloj organizimi dhe ndihme interne. Mė datėn 20.08.1995, Salihu kėrkoi njė shumė tė caktuar parash. Ishte e domosdoshme tė blihen disa paisje, pėr t’i dėrguar nė Kosovė. Pasi e sigurova njė pjesė tė tyre, mė 21.08.1995, me autorizimin e Salihut, ia kam dorėzuar nė dorė 1300.00 Frs Zenun Idrizit.

Kah fundi i vitit 1996, Adem Jashari kishte kėrkuar urgjentisht ndihma nėpėrmes bacės Rifat. Kėtė na e ka thėnė Osman Ferizi, i cili e kishte informuar Salih Ēekaj. Salihu, bashkė me Osman Ferizin dhe Ekrem Shehollin, veprojnė shpejtė, duke kėrkuar nga shokėt tė mblidhen para. Nė kėtė aksion, kam marrė pjesė mė 200.00 Frs. E di qė janė tubuar 5830.00 franga e marka. Mė 1 shkurt 1997, nė Munih, Osman Ferizi dhe Ramadan Bobi ia kanė dorėzuar Rifat Jasharit.

Nė fillim tė vitit 1997, u vra Zahir Pajaziti me dy bashkėluftėtarė. Nuk vonoi shumė dhe filluan burgosjet e pjestarėve tė UĒK-sė nė tėrė Kosovėn. Vala e arrestimeve e pėrfshiu edhe komunėn e Deēanit, dhe preku bashkėpunėtorėt e drejtpėrdrejtė tė Salih Ēekajt, siē ishte Agron Tolaj, Arif Panxhaj etj. Kėto vrasje dhe arrestime i dhanė grusht tė rėndė organizimit tė UĒK-sė. Menjėherė u ndie nevoja e pėrtėritjes sė radhėve dhe nevoja pėr mjete materiale. Nė shtator tė vitit 1997, Salihu kėrkoi nga unė 10000.00 DM, me kusht qė mė vonė tė mė kthehen. Ashtu edhe ka ndodhur. Kėto marka, nė shumėn e frangave zvicėrane, prapė, me autorizimin e Salihut, ia kam dorėzuar Zenun Idrizit. Ky i ka dorėzuar nė vendin e caktuar.

Nė pranverėn e vitit 1997, pas trazirave qė ndodhėn nė Shqipėri, Salihu kishte disa njerėz nė Veri tė Shqipėrisė, si Shpend dhe Xajė Ēelėn etj., tė cilėt ishin tė gatshėm tė bėjnė shumė pėr Kosovėn. Nė Shqipėri, si njeri i Salihut, vepronte edhe Ismet Ēeku. Tash ishte mundėsia, me ēmime tė volitshme, tė blihen shumė armė tė kalibrave tė ndryshėm. Salihu prapė m’i kėrkoi 10000.00 CHF. Tash ēdo kush e dinte se lufta me shpejtėsi tė madhe do ta pėrfshijė Kosovėn, prandaj nuk ishte momenti pėr ngurrim. Nuk mė qėlluan aq sa m’i kėrkonte, por 8000.00 franga zvicėrane, nė banesėn e tij nė Shtutgart, Salihut ia kam dorėzuar nė dorė mė datėn 05.12.1997. I pranishėm ka qenė edhe Demė Tolaj.

PYETJE : Fillimi i vitit 1998 ishte shumė i egėr pėr shumė familje nė Drenicė. Forcat serbe sulmuan familjen Jashari nga Prekazi, pastaj masakruan disa familje nė Likoshan dhe Qirez. Nė mars, pas rezistencės tri ditėshe (mė 5, 6, 7) forcat serbe me artileri tė rėndė vrasin shpirtin e rezistencės Adem Jasharin dhe shumicėn e anėtarėve tė familjes sė tij. Ndryshon ēdo gjė nė organizimin e shqiptarėve. Si u gjendėn bashkėluftėtarėt dhe bashkėveprimtarėt e Salih Ēekut nė kėto rrethana tė reja?

Fadil Tolaj: Pas kėtyre masakrave tė serbėve nė Drenicė, lufta e haptė pėlciti edhe nė Dukagjin. Tash u paraqit nevoja pėr njė riorganizim. Salihu, si gjithnjė, veproi me shpejtėsi. Erdhi nė Zvicėr me kolonel Tahir Zemajn, pėr t’i bashkėrenditur veprimet me Ministrinė e Mbrojtjes. Ata vepruan nė dy drejtime. Salihu shkoi nė Lucern, nė njė tubim me bashkatdhetarė, ku merrnin pjesė parti politike dhe shoqata tė ndryshme. Tahiri shkoi tė takohej me disa oficerė shqiptarė, pėr ta organizuar luftėn kundėr forcave serbe, qė nė Kosovė i kishin filluar masakrat.

Atė ditė, Tahirin e kam shoqėruar unė. Sė pari, kėrkoi tė takohej me Zeqir Lekėn, jo qė kishte ndonjė pėrgatitje tė lartė ushtarake, por ky, nė disa ndeja, i kishte deklaruar Tahirit se nė momentin e caktuar, do t’i bashkėngjitej dhe do tė hynin bashkė nė Kosovė. Takimin e realizuam nė Mėvempik tė Regensdorfit. Biseda zgjati mė se katėr orė. Tahiri qe shumė i qartė. Ia tregoi formėn e organizimit dhe kohėn kur do tė hynin shumica e oficerėve shqiptarė nė Kosovė. Asnjė rezultat! Thjesht, Zeqir „vodniku“ nuk ishte nė gjendje ta realizojė atė qė kishte deklaruar. Deklarimet e tij, disa herė, i kam dėgjuar edhe vetė. Mandej, nė disa regjione tė Zvicrės, kishte shkuar aq larg, sa kishte bėrė edhe lista pėr rekrutim, nė kohėn kur nuk duhej. Tash kur duhej, Zeqiri merrej me filozofi patriotike, e lufta bėnte kėrdi nė Kosovė.

Pas kėtij takimi, shkuam pėr Cyrih. Tahiri me Agim Mehmetin kishin lėnė njė takim tjetėr, me disa oficerė tė tjerė. Atė ditė, ka ndodhur maskara nė Lybeniē. Takimet ishin shumė tė ngjeshura. Mu pėr kėtė, pak pas mesnatės, me Tahirin u kthyem nė banesėn time. Dy orė mė vonė, u kthyen edhe Salihu e Demė Tolaj. Pėrpos qė ishin tė lodhur, ishin tej mase edhe tė dėshpėruar pėr shkak tė shumė pengesave, qė i kishin krijuar disa sabotues qė flisnin nė emėr tė UĒK-sė, por pėr tė cilėt asgjė nuk ishte e vlefshme nėse nuk ishte nė vijėn politike tė Enver Hoxhės.

Nga dėshira pėr tė ditur se ēka po ndodhte nė Kosovė, kah ora tre e mėngjesit, e mora nė telefon nipin tim, Shkėlzen Kuēin, nga Deēani. Nė telefon, i dėgjoja rafalet e detonimeve qė ia fusnin njeriut frikėn nė Zvicėr, e lere mė atyre qė ishin shumė afėr tyre. Shkėlzeni , tepėr i dėshpruar me organizimin e dobėt, m’u drejtua : « Si ėshtė mundur, o dajė, tė shkojmė nė Shqipėri pėr armatime, tė rrezikojmė me qindra veta, e tė kthehemi duarthatė?! Ēfarė organizimi ėshtė ky, kur nuk na mundėsohet tė armatosemi as pėr vetėmbrojtje? ». I tronditur nga kėto fjalė, nuk dita si t’i pėrgjigjem.

Pasi tė gjithė sa ishim tė pranishėm e kishim dėgjuar bisedėn, i thashė : « A do dikėnd tjetėr tė bisedosh, se unė s’kam koment pėr kėtė“ ». « Po », tha. Ia afova dėgjuesen Salihut. Kur Salihu iu prezantua me emėr e mbiemėr se « unė jam Salih Ēekaj », pėr Shkėlzenin ishte befasi, por edhe njė kurajo. Salihu njihej nė gjithė komunėn e Deēanit, si shpresa mė e madhe. Biseda e tyre zgjati mė shumė se gjysmė ore. Tė nesėrmen Salihu dhe Tahiri u kthyen pėr Gjermani.

Pas pak kohe, kanė udhėtuar pėr Shqipėri. Pasi marrin pjesė nė formimin e Brigadave tė famshme tė komanduara nga Minsitria e Mbrojtjes, me tė cilėn komandonte kolonel Ahmet Krasniqi, me urdhėrin e tij, Salihu dhe Tahiri, me shumė oficerė dhe ushtarė, hynė nė Kosovė. Se si kanė rrjedhur ngjarjet, pėr shumė ēka dihet. Pėr luftėn qė ka bėrė nė Dukagjin, kolonel Tahir Zemaj ka pasur dhe ka dhėnė mjaft material.

Deri sot askush s’i ka kontestuar, madje as pas vrasjes sė tij nga kriminelė tė regjur. Pas vrasjes, ata qė kishin folur shpesh me pėrbuzje pėr tė, pranuan qė kur kanė qenė nė zor, Tahirit ia kanė besuar vėllezėrit pėr t’ua shpėtuar jetėn. Salihu qėndroi nė front, derisa ra heroikisht nė front kundėr focave serbe nė Betejėn e Koshares, vetėm disa ditė pas Agim Ramadanit. Mendoj qė, pėr Kosharen, ka edhe shumė ēka tė shkruhet, sidomos pėr rolin qė kanė luajtur Salihu dhe Agimi.

PYETJE : Vitin e Ri 2003 e keni pritur bashkė me kolonel Tahir Zemajn, nė banesėn e tij nė Berlin. Ai kishte nė plan tė udhėtojė pėr Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Udhėtimin nuk e realizoi, sepse mė 4 janar 2003, pasi kishte udhėtuar pėr Kosovė, kriminelėt e vranė nė Pejė. A ke vėrejtur te ai ndonjė shqetėsim tė jashtzakonshėm atyre ditėve sa keni qenė bashkė nė Berlin?

Fadil Tolaj: Po, ėshtė e vėrtetė qė vitin e Ri 2003 e kam pritur nė Berlin, sė bashku me kolonel Tahir Zemajn. Ishte dėshirė e tij. Fatkeqėsisht qe viti i fundit qė e kemi pritur me tė. Vit qė do tė mė mbetet nė kujtim tėrė jetėn. Ėshtė e vėrtetė qė ato ditė ka pasur tė fluturojė nga Prishtina pėr nė SHBA. Ndėrsa sa i pėrket ndonjė shqetėsimi tė veēantė, ai pėr veti kurrė nuk ka pasur, as kur ka luftuar kundėr forcave serbe. Tė gjithė e dinė qė ka qenė trim. Por, pėr djalin tė cilin e ka dashur shumė, e di qė vazhdimisht ka pasur shqetėsime.

PYETJE : Gjatė bisedės sonė keni qartėsuar shumė gjėra. Keni pėrmenduar edhe shumė emra. Vrasjet politike nė Kosovė nuk janė ndalur ende. Vrasja e Sebahate Tolajt dhe Jusuf Haklajt na janė ende tė freskėta. A keni frikė pėr kėtė qė e thatė?

Fadil Tolaj: Fatkeqėsisht ndodhėn edhe kėto vrasje tepėr tė rėnda. Gjatė luftės, ndodh gjithēka, por pas luftės nuk ėshtė dashur kurrsesi. Ne shqiptarėt jemi ngopur me to. Njėqind vjet vrasje. Kėto tė fundit qė i pėrmendėt, janė kulmi i tragjedisė sonė, sepse, veē individėve, po vriten institucionet. Ndėrsa nė komunėn e Deēanit do t’i pėrmendi tri fshatra: Pobėrxhėn, Strellcin dhe Isniqin, qė u vranė para luftės, gjatė luftės dhe pas luftės. Kur jemi te frika, nuk di pse duhet tė kem frikė nga e vėrteta ? Ēdo gjė qė kam thėnė, ėshtė e vėrtetė. Fundi i fundit shpirt kemi tė gjithė.

Pėr ta mbyllur kėtė bisedė, kam dėshirė t’i them edhe dy-tri fjalė pėr figurėn e Salih Ēekajt. Me kėtė rast, do tė citoja profesorin e nderuar, Emrush Lokajn, i cili, nė tė pame pėr Salihun, thoshte: „Kur lexonim dhe mėsonim pėr Sylejman Vokshin, Haxhi Zekėn, Hasan Prishtinėn, Luigj Gurakuqin, Isa Boletinin etj., e pyesnim vetveten se a thua si janė dukur kėta njerėz?“. Tash, kur e analizoj punėn dhe kontributin e tyre dhe tė Sali Ēekajt, them: Si kanė pasur tė jenė ndryshe, veē si Salih Ēekaj. Kontributi i tij kombėtar, ėshtė tipik njė kontribut si i rilindasve.

-----------------------

Trepca net