Dhuna seksuale si krim nderkombetar-Dhunimet ne Kosov.

DHUNIMI PLAGĖ QĖ VĖSHTIRĖ SHĖROHET

· Ndikimi i mediave vendase e tė huaja nė
zhvillimin e hetimeve tė rasteve
tė dhunimeve tė femrave shqiptare gjatė luftės
nė Kosovė
· Femrat e dhunuara duhet tė garantohen se nuk do
tė fyhen e kritikohen
nga rrethi kur flasin pėr fatkeqėsitė e tyre
(HRW- Martina Vandenberg)
· Shkrime skandaloze nė mediat tona e tė huaja –
shkelje imediate e
sė drejtės sė femrės pėr ruajtjen e dinjitetit
dhe indivudalitetit tė
saj

Si trajtohet nga mediat tona ēėshtja e dhunimit tė
femrės shqiptare nga
pjesėtarėt e forcave tė armatosura serbe para dhe
gjatė luftės nė Kosovė? Sa
hapėsirė i jepet nga shtypi ditor, revista javore,
dyjavore apo mujore kėsaj
kaptine tė dhimbshme dhe shumė tė ndjeshme nga lufta e
porsapėrfunduar? A
ka trajtime adekuate tė kėsaj problematike dhe a
shkohet nga ajo qė sa mė
shumė raste qė pėrshkruhen bėhen me qėllim tė
senzibilizimit tė
problematikės? Sa rėndėsi i kushtohet rikthimit nė
jetė dhe integrimit nė
shoqėrinė tonė tė femrave tė dhunuara duke i
shfrytėzur mundėsitė e kėtyre
mediave? A kemi ne si shoqėri pėrvojė tė mirėfilltė
nė trajtimin e rasteve
tė tilla dhe rehabilitimin e femrave qė plagėn e
dhunimit do ta bartin tė
ndryrė nė shpirt deri nė fund tė jetės? Sa janė nė
gjendje familjet e
femrave tė dhunuara tė ballafaqohen me realitetin dhe
t’u ndihmojnė vajzave
apo nuseve tė tyre nė tejkalimin e thyerjes
shpirtėrore qė ato e kanė
pėrjetuar?
Janė kėto disa nga pyetjet qė ne ēdo ditė duhet t’ia
bėjmė vetes dhe t’u
rikthehemi ditėve qė po kalojnė, tė vėshtrojmė prapa
se ēfarė kemi bėrė dhe
sa kemi bėrė deri mė tani pėr ta lehtėsuar gjendjen nė
kėtė drejtim. Janė
publikuar rrėfime tė ndryshme, natyrisht, pa tė dhėna
konkrete tė rasteve,
janė publikuar shumė raporte tė organizatave
qeveritare dhe joqeveritare
ndėrkombėtare e shumė pak ose fare pak raporte tė
organizatave vendase.


Cilat janė shkrimet qė e kanė trajtuar kėtė temė?

Nė vazhdim do tė shėnojmė disa nga publikimet mė tė
rėndėsishme qė janė
dhėnė nga shtypi. Thėnė mė konkretisht, deri mė tani
ėshtė shkruar pėr disa
raporte qė kanė publikuar OKB, OSBE, FNUAP, HWR etj.
Gjatė periudhės sė
sulmeve ajrore tė NATO-s mbi forcat serbe, atėherė kur
nė Kosovė nuk ėshtė
botuar asnjė gazetė ditore apo revistė tjetėr, nė
shtypin ditor tė
shqiptarėve nė Maqedoni ėshtė publikuar raporti i
Stejt Departamentit
Amerikan, ku, sekretarja e shtetit, Medlin Olbrajt,
pastrimin etnik tė
forcave serbe nė Kosovė e ka quajtur “… fushatė tė
rrezikshme”. Nė kėtė
raport thuhet se “forcat serbe po e pėrdorin dhunimin
si pjesė tė pastrimit
etnik, se numri i dhunimeve ėshtė shtuar nė
vazhdimėsi, kėshtu qė, kur bėhet
fjalė pėr dhunimet, mund tė flitet pėr njė fushatė tė
organizuar. Brenda
kėtij raporti thuhet se shqiptaret e reja janė ndaluar
nė njė hotel nė Pejė,
ku pa mėshirė janė dhunuar nga ushtarėt serbė”, (e
pėrditshmja shqiptare e
Shkupit “Fakti”, 12.05.1999, faqe 4). Po nė “Fakti”,
mė 12 dhe 13 maj 1999,
nė faqen e fundit tė gazetės, ėshtė dhėnė njė analizė
e shkurtėr e
ekspertėve tė Tribunalit Ndėrkombėtar (shkruar nė
gjuhėn angleze), qė
merren me hetimin e krimit tė dhunimit. Shkrimi
titullohet “Dhuna seksuale
si krim ndėrkombėtar” dhe ėshtė njė analizė shumė e
rėndėsishme.
E pėrditshmja “Flaka”, gjithashtu e Shkupit, e datės
24 maj 1999, ka shkruar
pėr raportin e publikuar nga OSBE, pėr krimet dhe
gjenocidin serb nė
Kosovė, ku thuhet se janė grumbulluar mbi 1400 dėshmi
pėr krime lufte e
dhunime nė Kosovė. Nė raport thuhet se dėshmitė janė
grumbulluar nga gratė
dhe vajzat e reja shqiptare, tė cilat rrėfejnė pėr
veten e tyre (anonime)
apo pėr shoqet e tyre dhe tė afėrmet qė kanė pėrjetuar
dhunimin nga
pjesėtarėt e forcave serbe. Nė “Fakti” mė 26 maj 1999
ėshtė shkruar edhe pėr
raportin e FNUAP (Fondi i Kombeve tė Bashkuara pėr
Popujt e Rrezikuar), tė
publikuar njė ditė mė parė. Nė kėtė raport tė
publikuar nga OKB nė Gjenevė
thuhet – “Ushtarėt serbė pėr ēdo ditė ngarkonin me
kamionė nga 30-50 femra
tė reja shqiptare tė cilat i dėrgonin nė drejtime tė
panjohura dhe
mbylleshin me to pėr disa ditė me radhė nė ndėrtesa
ushtarake apo vendbanime
tė tjera tė ushtarėve serbė.- Nėse ato refuzonin t’i
nėnshtroheshin seksit
- ose vriteshin ose digjeshin nga policėt dhe ushtarėt
serbė “.
Pėr dhunimet gjatė periudhės sė luftės nė Kosovė ka
folur edhe Komisionarja
e OKB pėr tė Drejtat e Njeriut z. Mery Robinson. Ajo,
nė raportin e saj, ka
thėnė: “Dhunimet e femrave shqiptare nė shumė qendra
tė Kosovės janė kryer
kryesisht nga paramilitarėt e Arkanit dhe nga policėt
serbė”. Nė vazhdim ajo
pėrmend njė rast nė Ponesh tė Gjilanit ku pjesėtarėt e
forcave tė armatosura
serbe kanė dhunuar nė shtėpinė e saj njė vajzė 20
vjeēare nė prani tė nėnės
sė saj (“Bota sot”, 7.3.2000,faq. 3).
Nė prag tė njėvjetorit tė fillimit tė sulmeve ajrore
tė NATO-s, pėrkatėsisht
mė 21 mars 2000, organizata joqeveritare humanitare
amerikane Human Rights
Watch ka publikuar njė raport prej 37 faqesh, ku janė
pėrshkruar 96 raste tė
dhunimeve tė femrave nė Kosovė. Lidhur me kėtė raport
(i pari i kėtij lloji)
kanė shkruar “Koha ditore”, “Zėri ditor” e “Kosova
sot”, kurse e
pėrditshmja “Dita” e ka publikuar kėtė raport me
vazhdime pėr disa ditė me
radhė.
Po ashtu, pėr kėtė raport ka shkruar edhe ekspertja e
HRW Martina
Vandenberg, (shkrim ky i botuar nė tėrėsi nė revistėn
mujore pėr femra
“Teuta” me titull “Krimet mbi bazė tė gjinisė”,
(revista nr. 61, prill
2000, faqe 11). Martina Vandenberg, ndėr tė tjera,
thotė “… nėse gratė e
dhunuara nuk flasin (nuk dėshmojnė, kriminelėt qė
kryen dhunėn seksuale, do
tė shpėtojnė pa u ndėshkuar! Gratė e dhunuara duhet tė
garantohen se nuk do
tė kritikohen nga rrethi kur tė flasin pėr kėto
tortura”. Autorja e
raportit M. Vanderberg deklaron se, nė saje tė
dėshmive qė HRW ka
grumbulluar, forcat e armatosura tė Jugosllavisė dhe
tė Serbisė janė
pėrgjegjėse direkte pėr dhunimin sistematik tė grave
dhe tė vajzave
shqiptare nė Kosovė gjatė sulmeve ajrore tė NATO-s .
Kurse zonja Zylfie
Hundozi – Pallaska, neuropsikiatre, nė shtojcėn
“Extra” tė revistės “Teuta”
- tė shtatorit 1999, ka shkruar njė vėshtrim shkencor
pėr pasojat
psikologjike tė dhunimit tė femrave, tė titulluar
“Kthimi nė jetėn normale”,
faqe 16 – 17, ku, nė mėnyrė shkencore, flet pėr
pasojat psikologjike tė
tė dhunuarave dhe mėnyrėn se si duhet tė trajtohen ato
nga rrethi qė tė
rikthehen nė jetėn normale. Po kjo revistė, nė numrin
e saj tė tetorit 1999,
ka organizuar njė tryezė tė rrumbullakėt ku kanė marrė
pjesė psikologė,
neuropsikiatėr, pėrfaqėsues tė Qendrės pėr Mbrojtjen
e Grave e tė Fėmijėve
dhe tė Kėshillit pėr Mbrojtjen e tė Drejtave e tė
Lirive tė Njeriut. Temė
diskutimi ishin raste tė shumta tė femrave tė dhunuara
dhe fenomenin e
dhunimit tė femrės sonė nga pjesėtarėt e forcave tė
armatosura serbe.
Nė tė pėrditshmen “Zėri” ėshtė publikuar nė tėrėsi
shkrimi i botuar nė tė
pėrditshmen londineze “THE OBSERVER”, titulluar “Nėnat
e dhunuara mallkojnė
fėmijėt e lindur, luftėn, serbėt dhunues…” (19 prill
2000, faqe 11) dhe
“Foshnjat e dhunimit presin adaptuesit” (20 prill
2000, faqe 11), nė tė
cilin shkrim, ndėr tė tjera, thuhet se grupet lokale
humanitare kanė
konstatuar se vetėm nė janar tė vitit 2000, nė
Kosovė, kanė lindur rreth
100 foshnja, etėrit e tė cilėve janė dhunuesit serbė?!
Kjo gazetė rrėfen pėr
vėshtirėsitė qė hasin ekspertėt dhe hulumtuesit
ndėrkombėtarė dhe vendas nė
evidencimin e kėtyre rasteve pėr shkak se shumica e
femrave tė dhunuara nuk
pranojnė se kanė qenė tė dhunuara, mirėpo, pėr to mė
tepėr mund tė mėsohet
nga rrethi dhe dėshmitarėt eventualė, qė i kanė parė
nė momentet kur ato
janė marrė nga forcat serbe. Lidhur me kėtė shkrim
menjėherė kanė reaguar
autoritetet udhėheqėse tė Klinikės Obstetrike –
Gjinekologjike nė Prishtinė.
Ky reagim ėshtė botuar nė tė pėrditshmet “Koha ditore”
dhe “Zėri” mė 20
prill 2000 dhe nė tė thuhet se nuk ėshtė e vėrtetė se
kohėve tė fundit kanė
lindur shumė fėmijė tė dhunuesve serbė, sepse nuk do
tė thotė qė ēdo dhunim
ka pėrfunduar me shtatzėnėsi. Ata dėshmojnė, po ashtu,
se shumė raste tė
shtatzėnėsive tė tilla janė paraqitur para disa muajve
dhe janė parandaluar
nė kėtė spital.

Dhunimi seksual – krim kundėr njerėzimit

Nė vėshtrimin “Dhuna seksuale si krim
ndėrkombėtar” (“Fakti”, 12 e 13 maj
1999) ekspertėt e Tribunalit Ndėrkombėtar pėr Krime tė
Luftės theksojnė se
aktet e dhunės seksuale trajtohen nė kuadėr tė
juridiksionit tė ICTY
(Tribunali Ndėrkombėtar pėr Krime Lufte nė Jugosllavi)
dhe tė ICTR
(Tribunali Ndėrkombėtar pėr Krime tė Luftės nė
Ruandė. Ata, me shembuj tė
ndryshėm tė dhunimeve, e elaborojnė kėtė ēėshtje nė
mėnyrė shkencore dhe
juridike. Kėto Tribunale e specifikojnė dhunimin
seksual deri nė shkallėn
e definicionit tė akteve, tė cilat mund t’i
konstituojnė krimet kundėr
njerėzimit. Kėta ekspertė potencojnė disa segmente tė
juridiksionit tė tė dy
Tribunaleve Ndėrkombėtare pėr Krime tė Luftės, tė
cilat, nė statutet e tyre,
dhunimin seksual e konsiderojnė si:
- krim kundėr njerėzimit,
- gjenocid,
- shkelje tė ligjeve tė luftės,
- torturė,
- krim tė luftės nė konfliktet e armatosura midis dy
vendeve,
- krim tė luftės nė konfliktet e armatosura interne,
- krim i luftės konsiderohet edhe pėrgjegjėsia
pėr dhunim, kurse
- shtatzėnsia e dhunshme konsiderohet krim
potencial.
Nė kėtė vėshtrim janė marrė disa shembuj tė personave
tė akuzuar nga kėto
Tribunale pėr abuzime seksuale tė civilėve tė
pafajshėm nė Ruandė dhe nė
ish-Jugosllavi (Bosnjė, Kroaci e Serbi), kurse vetėm
ėshtė potencuar se ICTY
e ka zgjeruar juridikisionin e vet pėr hetimin e
abuzimeve seksuale tė
kryera nga forcat e armatosura serbe mbi popullatėn
civile shqiptare gjatė
luftės nė Kosovė.

Sa ndihmojnė rrėfimet anonime tė
publikuara nė shtypin tonė e tė huaj?

A ndihmojnė dhe sa ndihmojnė rrėfimet anonime tė
viktimave tė dhunuara apo
tė dėshmitarėve tė dhunimeve nga forcat serbe gjatė
luftės nė Kosovė, qė
herė pas here po publikohen nė shtypin tonė? Po tė
shtrohet ēėshtja se sa
kanė ndikim mediat nė zhvillimin e hetimeve mbi rastet
e dhunimit tė femrave
gjatė luftės nė Kosovė dhe ēfarė ndikimi ushtrojnė
ato, atėherė kalojmė nė
njė rrafsh krejt tjetėr, terren ky qė mė shumė do t’u
takonte organizatave
e institucioneve pėrkatėse, psikologėve dhe hetuesve
qė merren me trajtimin
dhe hetimin e krimeve tė kėsaj natyre.
Duke marrė parasysh vėshtirėsitė qė hasim ne si
institucion nė ndriēimin e
kėtyre rasteve, vėshtėrsitė me tė cilat ballafaqohemi
gjatė zbulimit tė
tyre, deklarimit tė viktimave apo tė dėshmitarėve dhe
duke pasur parasysh
ndjeshmėrinė e hetimit mund tė konkludojmė se puna qė
ėshtė bėrė deri mė
tani nė kėtė drejtim ėshtė e vogėl dhe e
pamjaftueshme. Themi kėshtu pėr
arsye se kemi tė bėjmė me njė problematikė shumė tė
ndėrlikuar, e cila
kėrkon njė tempo mė tė shpejtė tė zgjidhjes sė
problemve, sepse ėshtė nė
pyetje e ardhmja e njė pjese shumė tė rėndėsishme tė
shoqėrisė sonė, e
ardhmja e qindra e mijėra femrave tona (kryesisht tė
reja), tė cilat, po nuk
u ndihmuan, do tė mbesin nė mėshirėn e fatit dhe do tė
gjenden para
situatave shumė tė rėnda, prej tė cilave vėshtirė do
tė arrijnė tė dalin
vet.
Nė bazė tė pėrvojės qė kanė bashkėpunėtorėt tanė nė
hetimin e rasteve,
shumica e viktimave apo e dėshmitarėve qė kanė dhėnė
deklarata pėr KMDLNJ,
kategorikisht janė kundėr publikimit tė rasteve tė
tyre pėr media edhe
atėherė kur atyre u ėshtė premtuar se rasti vetėm do
tė pėrshkruhet pa emra
apo me iniciale (sipas dėshirės sė tyre) dhe se tė
dhėnat e tjera do tė
mbahen sekrete. Megjithatė, kemi pasur raste kur
viktimat kanė deklaruar
haptazi se nuk dėshirojnė tė flasin pėr pėrjetimet e
tyre tė tmerrshme mu
pėr shkak tė frikės se rasti do tė publikohet pėr
media. Viktimat e shfaqin
ēdo herė kėtė mosbesim dhe refuzojnė ēdo bisedė qė do
t’u hapte rrugė
rrėfimeve tė tyre.
Skandaloz ka qenė shkrimi i botuar nė “Koha ditore” me
titull ”Fėmijėt e
turpit”, shkrim ky qė ngjalli reagime tė ndryshme edhe
nė shtypin tonė.
Marrė nė pėrgjithėsi, pėr mendimin tonė, ky shkrim dhe
shkrime tė tilla e tė
ngjashme kanė pasur ndikim shumė negativ nė hulumtimin
e rasteve tė
dhunimeve pėr shkak se shumė femra tė dhunuara, qė
kanė pasur rastin t’i
lexojnė kėto shkrime, e kanė ndierė veten tė nėnēmuar
dhe, edhe nėse do ta
kishin pasur mendjen qė ndonjėherė tė rrėfehen, e kanė
mbyllur pėrgjithmonė
kėtė kaptinė tė hidhur tė jetės sė tyre.

Cila ėshtė evidenca e KMDLNJ lidhur me rastet e
dhunimeve tė femrave?

Lidhur me kėtė kategori tė dhunės dhe pėr kėtė krim
ėshtė folur para dhe
gjatė gjithė periudhės sė luftės nė Kosovė. Nė bazė tė
tė dhėnave nga
terreni, kemi dyshime tė bazuara se femrat shqiptare
janė dhunuar nga forcat
serbe qė nga fillimi i luftės nė Kosovė, kryesisht nė
pjesėt qė gradualisht
janė pėrfshirė nga lufta. Mirėpo, intensiteti i
dhunimeve ėshtė shtuar me
fillimin e bombardimeve dhe ėshtė rritur nė vazhdimėsi
gjatė tėrė periudhės
sė sulmeve ajrore. Shumė organizata ndėrkombėtare
joqeveritare dhe ekspertė
tė ndryshėm kalkulojnė me shifrėn se afėr 20.000
femra shqiptare janė
dhunuar nga pjesėtarėt e forcave serbe nė ditėt e
luftės. Tė dhėnat nga
terreni dhe dėshmitė e mbledhura nė kampe tė
refugjatėve nė Maqedoni,
Shqipėri, Mal tė Zi, dhe nė vende tė ndryshme, ku kanė
qenė tė vendosur
shqiptarėt e dėbuar e tė deportuar nga Kosova dhe tė
gjitha dėshmitė e
mbledhura pas pėrfundimit tė luftės, dėshmojnė se
numri i femrave tė
dhunuara mund jetė shumė i madh me qindra e mija. Por
ne, si institucion,
kemi shėnime pėr:

- 126 femra shqiptare tė dhunuara nga forcat
serbe, tė cilave ua dimė
identitetin,
vendin dhe kohėn kur janė dhunuar, e nė disa raste,
kemi identifikuar edhe
dhunuesit e tyre;
- prej tyre 28, pasi janė dhunuar, janė vrarė nga
dhunuesit serbė, kurse
- 8 femra, pasi janė dhunuar, janė marrė nga
dhunuesit, janė dėrguar nė
drejtime tė panjohura dhe ende llogariten si tė
zhdukura.
Nga ana tjetėr, kemi tė shėnuara edhe disa lokacione,
ku femrat shqiptare
janė dhunuar nė grupe, por identitetin e tyre nuk kemi
arritur ta
konstatojmė. Kėto dėshmi janė marrė nga personat qė
kanė qenė prezentė kur
nga kolonat e tė dėbuarve janė nxjerrė dhe janė
dėrguar nė drejtime tė
panjohura pėr t’u dhunuar nga 20, 30 e 50 femra
shqiptare. Ka pėr tė mbetur
enigmatike se cilat kanė qenė kėto femra, sepse
karakteristike ka qenė se
ato nuk janė njohur nga rrethi ku janė marrė, pėr
shkak se popullata, gjatė
dėbimeve, ka qenė e zhvendosur. P.sh., nė Prishtinė
janė marrė femra tė
rretheve tė tjera; nė Gjakovė janė marrė dhe janė
dhunuar femra tė
Mitrovicės apo tė fshatrave tė Drenicės. Po ashtu,
kemi shėnime se
pjesėtarėt e forcave serbe, nė disa fshatra, qė pėr
arsye objektive nuk po i
pėrmendim, kanė dhunuar sistematikisht 50, 70, 80 e mė
shumė femra tė reja.
Ne kemi shėnime pėr dhunimin e 857 femrave shqiptare,
identitetin e tė
cilave nuk e dimė, por jemi duke i gjurmuar kėto
raste.

Ēka do tė ndihmonte rikthimin e femrave tė dhunuara
nė binarėt e jetės normale?

Kėto ishin disa nga shkrimet qė kanė alarmuar
opinionin pėr ndriēimin e
krimit mė makabėr qė ėshtė kryer nga forcat serbe nė
Kosovė. Mė lart cekėm
se janė publikuar edhe disa rrėfime tė viktimave apo
tė dėshmitarėve tė
dhunimeve, tė cilat, veē e veē, janė rrėfime
rrėqethėse tė tė mbijetuarave,
qė kanė arritur tė shpėtojnė gjallė, por qė plagėn e
dhunimit vėshtirė do ta
shėrojnė. Ne nuk mund ta konstatojmė vėrtetėsinė e
kėtyre shkrimeve dhe
objektivitetin e tyre, sepse ne e dimė fare mirė
reagimin e viktimave e tė
dėshmitarėve, por nuk e pėrjashtojmė mundėsinė qė
ndonjėri prej rasteve tė
jetė i vėrtetė, megjithėse e dimė se kjo mėnyrė e
qasjes kėsaj problematike
nuk ėshtė krejtėsisht e qėlluar.
Mirėpo, ne, si instucion, e shohim tė arsyeshme t’ua
pėrkujtojmė autorėve tė
shkrimeve tė tilla se nė gazetari nuk ėshtė ēdoherė i
preferuar senzacioni
qė do ta rrisė tirazhin e gazetės , por pėrherė duhet
t’i jepet pėrparėsi
vėrtetėsisė. Nėse ne, si shoqėri, pėrpiqemi t’u
ndihmojmė nė tė gjitha
format kėtyre femrave tė lėnduara, atėherė ndihmėn
tonė duhet ta orientojmė
nė kahje tė tjera, pėrpjekjet tona duhet t’i
kanalizojmė nė forma tė
tjera. Kėto femra mė sė tepėrmi do t’i ndihmojmė duke
organizuar tryeza tė
rrumbullakėta, seminare, trajnime pėr media, ku
ekspertė tė kėsaj fushe,
psikologė, veprimtarė pėr tė drejtat e njeriut,
pėrfaqėsues eminentė tė tė
gjitha konfesioneve fetare tė Kosovės, veprimtarė
lokalė dhe qytetarė tė
vullnetit tė mirė do tė diskutonin lidhur me kėto
probleme dhe do tė
kėrkonin rrugė e mėnyra pėr tė ndihmuar qė kėtyre
femrave tė mos u cenohet
dinjiteti i tyre moral e njerėzor. Duhet tė
organizohen anketa me shtresa tė
ndryshme tė popullsisė, kėshillime dhe emisione
kontakti nė radio e TV,
kurse femrave tė dhunuara t’u bėhet thirrje qė
dhunimin e tyre tė mos e
konsiderojnė turp tė tyre personal, tė mos e mohojnė
veten e tyre nga ēdo
gjė nė jetė, sepse ky edhe ka qenė qėllimi i fundit i
dhunuesve tė tyre.
Dhunimin e tyre duhet ta marrim edhe ne si pjesė tė
luftės sė pėrlyer qė ka
bėrė armiku, luftė kjo nė tė cilėn ato nuk janė
fajtore, por viktima ndėr
mė tė rėndat.
Gjatė luftės nė Kosovė dikė e ka qėlluar plumbi, dikė
e ka qėlluar granata,
dikush ėshtė vrarė e masakruar, dikush ėshtė gjymtuar
e dikush ėshtė
zhdukuar apo ėshtė arrestuar dhe ende mbahet nė
burgje, dikujt i ėshtė
djegur shtėpia, dikujt i ėshtė plaēkitur pasuria e
dikush ėshtė dhunuar.
Kėto nuk janė vepra e veprime turpi tė shoqėrisė sonė,
por viktima tė kėsaj
lufte tė pabarabartė. U bėhet apel familjarėve se
fshehja e krimit tė
dhunuesve tė femrave tona ėshtė pėrkrahje e krimit
dhe ndihmė qė iu bėhet
dhunuesve serbė. Getoizimi familjar i kėtyre femrave,
nėnēmimi dhe
mospėrfillja e problemeve shėndetėsore tė tyre ėshtė
krim i dyfishtė.
Braktisja e femrave tė dhunuara, aq mė tepėr dėbimi i
nėnave tė dhunuara
nga shtėpitė dhe familjet e tyre, do tė ishte krim mbi
krimet.

Prishtinė,
Naime
Maēastena – Sherifi