Ke do ta kisha klonuar pas eves ne kosove


Kė do ta kisha klonuar pas Evės nė Kosovė

Letėr nga kryeqyteti i bėrllokut

NASER MIFTARI

Rastis shpeshherė qė tė dėgjosh nėpėr popull kur flasin pėr dikė qė ka virtyte dhe moral tė lartė tė thonė: “S’e kish shoqin filani”. Kur po mendohesha pėr tė shkruar njė kolumne pėr Vitin Ri, fati e deshi qė miku im i mirė, Adriatiku, kishte shkruar njė kolumne pėr arritjet qė janė bėrė nė botė dhe tė paarriturat nė Kosovė sivjet. Midis arritjeve tė botės ai kishte pėrmendur edhe klonimin e foshnjės Eva. Me gjithė kundėrthėniet qė ėshtė duke ngritur nė botė klonimi kur pėrshtata rrethanave tona ma ndezi mendjen dhe besomėni mė mahniti. Papritur fillova tė mendoja se si do tė ishte qė klononim edhe nė Kosovė “dikė qė s’e ka shoqin”. Nė fillim u dėshpėrova, sepse thashė qė vėrtet nuk ia vlen kėtu askush t’i “gjendet shoqi”, madje as Adelina, sepse mjaft shqetėsime ėshtė duke shkaktuar edhe njė Adelinė qė ėshtė. Por duke menduar e pashė se do tė kishte tė atillė qė nuk ia dalin t’i bėjnė dy punė mira pėrnjėherėsh dhe mendja mė shkoi te shumėkush. Dorėn nė zemėr ka edhe tė atillė qė nuk ia dalin tė bėjnė as edhe njė punė tė mirė, por nejse atyre nuk po ua kushtoj kėtė kolumne. Mendova pėr Ibrahim Rugovėn dhe thashė se ai ėshtė burrė i mirė dhe nė kokė mė erdhi njė ide qė mė thoshte se mirė do tė ishte tė dyzohej ky burrė Kosove. E di qė shumė njerėzve nuk do t’u pėlqejė, por shumė do tė mė pėlqente qė t’i kishim dy Ibrahim Rugova. Ky qė kemi tė vazhdonte vetėm tė pinte uiski dhe tė kėrkonte pavarėsi, derisa ai “shoqi i dyzuar” tė punonte pėr pavarėsi. Besa kur tė realizohej kjo do tė mund edhe ta riklononim dhe ta nisnim nėpėr rajon te fqinjėt tanė pėr t’ia mėsuar sesi funksionon demokracia si p.sh. nė Serbi ose nė Mal tė Zi, meqė tė dyja janė pa kryetar. Njeriun e dytė qė e mendova pėr klonim ishte Nexhat Daci. Kryeparlamentari do mund tė rrinte nė Parlament dhe t’i shante serbėt e “shoqi i tij i dyzuar” do tė mund rrinte tė bėjė rrumpallė tėrė kohėn, tė pijė kafe te “Grandi”, e t’u kėrkonte falje tėrė ditėn serbėve pėr gafat qė do t’i bėnte ‘shoqi’ i tij i dyzuar nė Parlament. Edhe serbėt edhe shqiptarėt e kėtushėm me siguri do tė ndiheshin shumė tė lumtur. Edhe kryeministrin do ta kisha klonuar. Derisa njėri Bajram do tė rrinte nė Prishtinė tėrė kohėn, pėr t’ua bėrė qejfin bashkėpartiakėve, ai tjetri do tė shkonte nė Beograd pėr tė negociuar pėr pavarėsinė. Kur jemi te Rexhepi, mė sillej ndėrmend edhe klonimi i vendlindjes sė tij, por kjo tashmė ėshtė bėrė nga ndėrkombėtarėt, i kemi dy Mitrovica. Do ta kisha klonuar edhe Aziz Tahirin, shumė herė. Derisa po shihja raportet qė priteshin tė botoheshin nė kėtė gazetė mė rastisi ta shoh emrin e tij. Ky njeri ka 10 vjet qė del me vetiniciativė dhe i mbulon gropat, shtron rrugėt dhe bėn punė tė mira kudo qė shkon nė Kosovė a nė Shqipėri. Ky ėshtė njeriu mbase i fundit nė Kosovė qė punon angari qė Kosova tė bėhet mė e mirė. Kur po mendohesha mė vinte nėpėr mend se do tė ishte mirė tė klonoheshin edhe gjėrat pa frymė. Por thonė se nga gjėrat pa frymė nuk mund tė klonosh ende, megjithatė brenda mundėsive do tė kisha klonuar edhe buxhetin e Kosovės. Do t’i kisha klonuar edhe ato tri orė rrymė qė i kemi para territ. Nuk do ta kisha klonuar KEK-un, por me qejf do ta kisha klonuar “Valėn 900” tė PTK-sė. Do t’i kisha klonuar edhe policėt e trafikut sidomos pėr rastet kur ndalet rryma qė tė jenė gati tė kontrollojnė trafikun nėpėr udhėkryqet e Prishtinės. Besa do ta kisha klonuar pėr shembull edhe pensionin e plakut tim. Bile atė do ta kisha riklonuar disa herė radhazi. E pse jo, do ta kisha klonuar edhe gruan. Do tė ishte fantastike sikur njėra tė ishte mė shpesh aty kur kam nevojė pėr tė e tjetra tė punonte. E mira ėshtė qė tash edhe kanė dalė ngjyra tė ndryshme flokėsh dhe me pak ngjyrė tė mirė mbase as nuk do tė mė dukeshin njėsoj, njėrėn do ta kisha bėrė bjonde e tjetrėn brune. Nė fund, do ta kisha klonuar edhe veten. Jo pse jam ndonjė burrė qė si gjendet shoqi, porse nuk do tė isha i detyruar tė mendoja as pėr Rugovėn e as pėr Dacin, do tė kisha shkuar nė shtėpi mė herėt dhe nuk do tė isha marrė me kėtė qė po merrem tani. Por kėto janė vetėm dėshira tė Vitit tė Ri.


------------------------------------------------------------------------------------Hhemee,ke do e klonoja un?! Pik se pari do e klonoja ne Shqiperi,Nanon dhe ti beja edhe 3 Nano,nje qe tjua qojm Grekut ta e mbajn atje,nje per serbet dhe nje mundesisht te jet shqiptar(se ky qe esht nuk ka pik gjaku shqiptari).

Pastaj Edi Ramen,njeri te vjedh sa te mundet dhe tjetri te mbrohet per te dyt para gjygjit,dhe nje te tret qe te renoj e ndertoj ne Shqiperi.


Pastaj Salen,njeri te dali te bertas si gomari neper mitingje nders tjetri te ri e te punoj aty ku duhet,per partin e tije.

pastaj,pastaj per momentin nuk po me kujtohen se dhe cilet,po do i gjej.

Po juy pyes juve,a thua ke do e kishit klonuar ne shqiperi.