Data te rėndėsishme historike

Kronologji

e ngjarjeve tė rėndėsishme nė historinė e popullit shqiptarė

Para erės sonė

400-300 Lidhjet e fiseve ilire tė enkelejve, tė taulantėve, tė molosėve dhe tė ardianėve bėhen mbretėri, pėr atė kohė tė fuqishme.

345-331 Sundimi i Aleksandėr Molosit, i cili i shtyn kufijtė e lidhjes sė Molosėve deri nė bregun e Adriatikut tė Poshtėm.

335 Lufta e enkelejve dhe taulantėve kundėr Aleksandrit tė Maqedonisė. Taulantėt zgjerohen nė Veri deri nė Lezhė, kurse nė Jug deri nė malėsitė e Vlorės.

307-277 Sundimi i Pirros, i cili bėhet pretendent nė fronin maqedon dhe zhvillon fushatė ushtarake nė Itali dhe nė Sicili.

250-231 Pas dobėsimit tė shtetit tė enkelejve dhe atij tė taulantėve ngritet shteti i ardianėve, qė do tė forcohet sidomos nė kohėn e sundimit tė Agronit.

231 Fillon sundimi i mretėreshės Teuta, e shoqja e Agronit.

229 Lufta e Parė Iliro – Romake. Pas pushtimit tė Korkyrės dhe Apollonisė, romakėt arrijnė nė Dyrrah.

219 Lufta e Dytė Iliro – Romake. Pas pushtimit tė ishullit tė Farit njė kohė Roma nuk i vazhdon luftimet nė Iliri sepse i kėrcėnohej rreziku kartagjenas.

168 Lufta e Tretė Iliro – Romake. Pas disfatės mbreti Genti u dėrgua si rob lufte nė Romė. Nė krahinat ilire u vendos sundimi i gjatė romak.

Era jonė

6 – 9 Kryengritja e madhe ilire kundėr pushtuesve romakė e udhėhequr nga Batua i dezidiatėve. Shkak pėr kryengritje ishte rekrutimi i ilirėve nė njėsitė ndihmėse tė ushtrisė romake tė caktuara pėr luftė kundėr markomanėve nė Ēeki.

378 Dyndja e vizigotėve nė krahinat perėndimore tė Gadishullit Ballkanik.
395 Ndarja e Perandorisė Romake nė dy pjesė. Tokat e sotme tė Shqipėrisė shėnojnė kufijtė perėndimorė tė Perandorisė Romake tė Lindjes, e quajtur Perandoria Bizantine.

441 Dyndja e hunėve nė Iliri. Brenda disa vjetėsh ata pushtojnė dhe rrėnojnė disa qytete nė Maqedoni dhe nė Iliri, sidomos, nė Dardani.

476 Rėnia e Perandorisė Romake tė Perėndimit.

732 Shkėputja e peshkopatave tė Shqipėrisė nga varėsia e Romės.

851 – 1018 Shkėputja e peshkopatave tė Shqipėrisė nga varėsia e Romės.

1054 Ndarja pėrfundimtare e dy kishave: e Lindjes (ortodokse) dhe e Perėndimit (katolike).

1081 Sulmi i parė i normanėve nė Shqipėri.

1083 Tėrheqja e normanėve nga Shqipėria pas disfatės sė pėsuar nė Durrės.

1107 Zbarkimi i dytė i normanėve nė Shqipėri.

1108 Largimi i normanėve nga Shqipėria.

1149 Flota e Rozherit tė Sicilisė, mbretit tė normanėve, plaēkit dhe shkreton njė varg qytetesh tė bregdetit shqiptar. Pas ndėrhyrjes sė ushtrive tė themės sė Durrėsit, ajo u tėrhoq nė Itali.

1190–1199 Nė Arbėri sundon arhondi Progon.

1199–1208 Nė Arbėri sundon Gjini, biri i Progonit.

1208–1216 Nė Arbėri sundon princi Dhimitėr.

1257–1258 Kryengritja e arbėreshėve kundėr sundimit bizantin.

1272 Karli Anzhu shpall formimin e Mbretėrisė sė Arbėrisė.

1304 Filipi i Tarenit pushton Durrėsin. Rimėkėmbet Mbretėria e Arbėrisė.

1336 Kryengritja e malėsorėve shqiptarė kundėr Bizantit.

1338 Tanush Thopia njihet sundimtar i krahinave midis Shkumbinit dhe Matit.

1343 - 1347 Mbreti serb Stevan Dushani pushton territorin shqiptar. – Merr fund sundimi bizantin nė Shqipėri i vendosur 9 shekuj mė parė.

1355 Feudalėt shqiptarė pėrfitojnė nga rasti i vdekjes sė Stevan Dushanit dhe krijojnė shtete mė vete.

1359 - 1388 Sundimi i Karl Thopisė.

1382 Fillon lufta midis Balshės II dhe Karl Thopisė. Balsha II pushton Durrėsin.

1385 Karl Thopia mund ushtritė e Balshės nė fushėn e Savrės.

1389 Nė Betejėn e fushės sė Kosovės ushtritė e koalicionit ballkanik thyhen nga ushtria turke.

1393 Turqit pushtojnė Shkodrėn dhe Ulqinin.

1405 Lindi Gjergj Kastrioti – Skėnderbeu.
1415 Turqit pushtojnė Krujėn.

1417 Turqit pushtojnė Vlorėn, Kaninėn dhe Beratin.

1419 Turqit pushtojnė Gjirokastrėn.

1423 Gjon Kastrioti ua dorėzon turqve tre djemtė e vet peng.

1430 Ushtria turke, me Isa Bej Evrenozin nė krye, hyn nė Shqipėri dhe shtyp kryengritjen e Gjon Kastriotit.

1432 Kryengritja e feudalėve shqiptarė kundėr turqve, me Gjergj Arianitin nė krye.

1433 Gjergj Arianiti thyen ushtrinė turke nė betejėn nė Grykėn e Labėrisė.- Hungarezėt thyejnė ushtrinė turke afėr Nishit. – Skėnderbeu kthehet nė Shqipėri.

1444 Mbahet Kuvendi i Lezhės, me qėllim tė bashkimit tė vendit nė luftėn kundėr turqve. Formohet Lidhja Shqiptare.

1445 Turqit thyhen nė Luftėn e Mokrės, nė Domosdovė.

1446 Turqit thyhen nė Dibrėn e Poshtme.

1448 Ushtria shqiptare nė krye me
Skėnderbeun e thyen ushtrinė e Venedikut nė brigjet e Drinit.

1450 Rrethimi i parė i Krujės nga ushtria turke nė krye me sulltan Muratin II.

1453 Ushtria shqiptare, e kryesuar nga Skėnderbeu, e thyen ushtrinė turke tė kryesuar nga Ibrahim beu nė fushėn e Pollogut.

1455 Beteja e Beratit.

1456 Ushtria turke, e udhėhequr nga Moisi Golemi, thyhet nė fushėn e Oranikut, te Dibra.

1457 Ushtria turke e kryesuar nga Isa Evrenozi dhe Hamza Kastrioti thyhet te fusha e Albulenės, afėr Milotit.

1461 Skėnderbeu me 2500 ushtarė shkon nė Itali pėr ta ndihmuar Ferdinandin e Napolit. – Marrėveshje e pėrkohshme paqėsore midis Skėnderbeut dhe turqėve.

1462 Turqit thyhen nga Skėnderbeu nė fushėn e Pollogut.

1466 Rrethimi i Dytė i Krujės.

1467 Rrethimi i Tretė i Krujės.

1468 Vdekja e Skėnderbeut nė Lezhė.

1476 - 1478 Rrethimi i Katėrt i Krujės dhe pushtimi i saj nga sulltan Mehmeti II. Mbrojtėsit e kėshtjellės theren nė vend, kurse gratė dhe fėmijėt e tyre shiten si skllevėr.

1479 Rėnia e Shkodrės. Pėr tė mos u skllavėruar prej turqve, banorėt e fundit tė Shkodrės braktisin atdheun dhe mėrgojnė nė Vendik.

1481 Gjon Kastrioti, djali i Skėnderbeut, i ndihmuar prej mbretit tė Napolit, Ferdinandit, zbarkon nė jug tė Durrėsit. Rimėkėmbja e pėrkohshme e Principatės sė Kastriotėve.

1485 Gjon Kastrioti detyrohet tė largohet nga Shqipėria dhe tė vendoset pėrsėri nė Itali.

1492 Kryengritja e Himarės dhe ekspedita e Bajazitit II kundėr Himarės. Marrėveshja midis himariotėve dhe Bajazitit II.

1508 - 1510 Botohet nė Romė vepra e Marin Barletit mbi jetėn dhe trimėritė e Skėnderbeut.

1555 Botohet nė gjuhėn shqipe "Meshari" i Dom Gjon Buzukut.

1632 Ngrihet shkolla fillore nė Kurbin tė Krujės.

1639 Hapet shkolla e mesme (gymnasium) nė Blinisht.

1699 Kryengritja e madhe kundėrturke qė shtrihet prej Kurveleshit deri nė Shkodėr.

1708 Fillon kryengritja trivjeēare e Shqipėrisė sė Mesme.

1735 Mėrgimi i fshatarėve tė Shestanit nė afėrsi tė Zarės.

1737 Mėrgimi i kelmendasve nė Sllavoni.

1744 Themelohet Akademia e re nė Voskopojė.

1761 Grigor Durrėsaku pėrkthen shqip Dhjatėn e re.

1767 Suprimohet patrikana e Ohrit dhe i bashkohet Patrikanės sė Stambollit.

1769 Voskopoja digjet pėr herė tė parė.

1772 Voskopoja digjet pėr herė tė dytė.

1785 Kara Mahm*t Pasha pushton Malin e Zi.

1786 Nė Podgoricė mbahet Kuvendi i krerėve shqiptarė dhe malazez nga Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina, nė tė cilin vendoset bashkimi i forcave nė luftėn kundėr turqve dhe krijimi i njė lidhjeje qė u quajt Konfederata ilirike. – Kryetar i Konfederatės u zgjodh Kara Mahm*t Bushatliu.

1787 Rrethimi i parė i Kara Mahm*t Pashės nė Rozafat pas shpalljes sė tij fermanli nga ana e sulltanit. – Ali Pasha emėrohet dervend-pashė i Toskėrisė dhe i Epirit.

1788 Ali Pasha merr Janinėn

1789 Shkatėrrimi i tretė i Voskopojės

1793 Rrethimi i dytė i Kara Mahm*t
Pashės nė Rozafat, shpėrthimi i tij nga kalaja dhe fitorja kundėr Ebu Beqir Pashės.

1796 Vrasja e Kara Mahm*tit nė Malet e Veriut

1797 Lindi ideologu i parė i Rilindjes Kombėtare, Naum Veqilharxhi. Vdiq mė 1854.

1798 Ali Pashė Tepelena sulmon dhe pushton Himarėn.

1809 Lord Bajroni vjen nė Shqipėri

1814 Lindi poeti i madh arbėresh, Jeronim de Rada. Vdiq mė 1903.

1822 Nė luftėn kundėr turqve nė Janinė, vritet Ali Pashė Tepelena. – Fillon kryengritja e udhėhequr prej Zylyftar Podės.

1833 Nė Shqipėrinė Jugore dhe tė Mesme shpėrthejnė kryengritje tė mėdha antiosmane. Nė Berat mblidhet kuvendi i pėrfaqėsuesve tė krahinave kryengritėse, qė krijojnė administrimin e vendit nga nėpunės shqiptarė.

1835 Shpėrthen kryengritja antiosmane nė Shkodėr nėn drejtimin e Hamza Kazazit.

1837 Kryengritėsit shqiptarė thyejnė forcat turke pėrpara Beratit.

1839 Shpėrthen kryengritja antiosmane nė Prizren. – Shpallet dekreti perandorak, Hat-i Sherif i Gjylhanesė dhe fillon periudha e Tanzimatit. – Lindi Abdyl Frashėri. Vdiq mė 1892.

1844 Shpėrthen kryengritja antiosmane nė Rrafshin e Dukagjinit, nė Kosovė dhe nė Krahinėn e Pollogut. – Botohet Evėtori i parė i gjuhės shqipe nga Naum Veqilharxhi. – Lindi Ismail Qemali. Vdiq mė 1919.

1845 Botohet abetarja e dytė Fare i ri evėtor shqip i Naum Veqilharxhit.

1846 Lindi poeti dhe mendimtari i madh kombėtar, Naim Frashėri. Vdiq mė 1900.

1847 Fillon Kryengritja kundėrosmane e Kurveleshit e drejtuar prej Zenel Gjolekės dhe Rrapo Hekalit, qė shtrihet edhe nė Shqipėrinė e Mesme.

1850 Lindi Sami Frashėri. Vdiq mė 1904.

1856 Sulltan Abdyl Mexhiti shpall dekretin e ri perandorak, Hat-i Humajun. Fillon periudha e dytė e Tanzimatit.

1864 Fillon zbatimi i ndarjes sė re administrative tė Turqisė Ballkanike, kurse vendin e elajeteve e zėnė vilajetet.

1869 Krijohet Vilajeti i Shodrės. – Shpėrthejnė kryengritjet kundėrosmane nė Pejė, Gjakovė, Prizren, Shkodėr, Mat dhe Tiranė.

1871 Lindi Gjergj Fishta. Vdiq mė 1940.

1876 Nė Rajshtat tė Bohemisė nėnshkruhet marrėveshja e fshehtė ndėrmjet Rusisė dhe Austro-Hungarisė pėr ndarjen midis tyre tė Gadishullit Ballkanik nė rast se do tė prishej status quo-ja.

1877 Nėnshkruhet Protokolli i Londrės, me tė cilin Fuqitė e Mėdha njohėn parimin e autonomisė pėr kombėsitė e Perandorisė Osmane me pėrjashtim tė kombit shqiptar. – Nė Stamboll formohet Komiteti Qendror pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Kombėsisė Shqiptare, nėn kryesinė e Abdyl Frashėrit. – Ushtria turke shtyp kryengritjen e Mirditės.

1878 Nė Shėn Stefan nėnshkruhet Marrėveshja e Paqes midis Perandorisė Ruse dhe Perandorisė Osmane me tė cilėn pjesė tė tokave shqiptare iu dhanė Bullgarisė, Serbisė dhe Malit tė Zi. – Vazhdon shpėrngulja e dhunshme e shqipatrėve prej Serbisė Jugore dhe prej Malit tė Zi. – Kuvendi kombėtar themelon nė Prizren Lidhjen Shqiptare. – Mbahet Kongresi i Berlinit, nė tė cilin njihen zgjerimet e Serbisė dhe tė Malit tė Zi nė tokat shqiptare.

1879 Nė Stamboll themelohet Shoqėria e tė shtypurit shkronja shqip, me kryetar Sami Frashėrin. – Ushtria malazeze fillon sulmet kundėr Plavės e Gucisė.

1880 Forcat e Lidhjes Shqiptare shpartallojnė ushtrinė malazeze nė Velikė, Pepaj dhe Rrzhanicė. – Konferenca e Berlinit vendos t’i japė Malit tė Zi, nė vend tė Hotit dhe tė Grudės, qytetin shqiptar Ulqinin me rrethin e tij. – Mblidhet Kuvendi i Gjirokastrės, i cili vendos qė tė luftohet pėr formimin e shtetit autonom shqiptar. – Lindi Fan Noli. Vdiq mė 1965.

1881 Kuvendi i jashtėzakonshėm i Lidhjes Shqiptare, qė mblidhet nė Prizren, shpall Qeverinė e Pėrkohshme me kryetar Ymer Prizrenin. – Forcat e Lidhjes Shqiptare ēlirojnė njė sėrė qytetesh nė Kosovė dhe nė Maqedoni. – Ushtria turke ripushton qytetet qė kishin ēliruar forcat shqiptare dhe shtyp Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit.

1883 Shpėrthen kryengritja kundėrosmane nė malėsinė e Mbishkodrės.

1885 Zhvillohet kryengritja nė Kosovė e udhėhequr nga Sylejman Vokshi.

1887 Nė Korēė hapet shkolla e parė shqipe.

1893 Shpėrthen kryengritja kundėrosmane e udhėhequr nga Haxhi Zeka nė Pejė.

1896 Sulltan Abdyl Hamiti shpall dekretin mbi reformat nė vilajetin e Rumelisė.

1897 Komiteti shqiptar i Stambollit, i kryesuar nga Sami Frashėri, shpall manifestin Ē’duan shqiptarėt.

1899 Formohet Lidhja Shqiptare e Pejės nė krye me Haxhi Zekėn. – Botohet programi kombėtar i Sami Frashėrit Shqipėria ē’ka qenė, ē’ėshtė e ē’do tė bėhetė?

1902 Shpėrthen kryengritja kundėrosmane nė Mirditė.
1906 Nėn drejtimin e Komitetit tė Manastirit fillon formimi i ēetave tė para atdhetare.

1908 Shpėrthen revolucioni xhonturk.- Fillon punimet Kongresi i Manastirit pėr njėsimin e alfabetit shqip. – Lindi Eqrem Ēabej. Vdiq mė 1980.

1909 Nė Elbasan hapet Shkolla Normale Shqipe.

1910 Zhvillohet beteja midis kryengritėsve shqiptarė tė udhėhequr nga Idriz Seferi dhe forcave turke nė Grykėn e Kaēanikut dhe kryengritėsve shqiptarė tė udhėhequr nga Isa Boletini e Hasan Budakova dhe forcave turke nė Shtimje e Caralevė. – Shpėrthen kryengritja kundėr xhonturqve nė Malėsinė e Mbishkodrės e udhėhequr nga Ded Gjo Luli.

1911/12 Nė tokat shqiptare zhvillohen kryengritje tė mėdha pėr pavarėsinė e Shqipėrisė.

1912 Fillojnė luftėrat ballkanike. – Kuvendi kombėtar i Vlorės shpall Pavarėsinė e Shqipėrisė.

1913 Ushtritė serbe dhe malazeze bėjnė masakra masive nė tokat e pushtuara shqiptare nė Kosovė, nė Maqedoni dhe nė Mal tė Zi. Fillojnė shpėrnguljet e shqiptarėve nė Turqi. – Konferenca e Ambasadorėve nė Londėr cakton kufijtė e Shqipėrisė. Mė shumė se gjysma e popullit shqiptar dhe e trojeve tė tij etnike mbesin jashtė kufijve tė Shqipėrisė!

1914 - 1918 Lufta e Parė Botėrore.

1914 Qeveria greke shpall zyrtarisht pushtimin e Shqipėrisė sė Jugut. – Italia pushton Sazanin dhe Vlorėn. – Vazhdon shpėrngulja e shqiptarėve nė Turqi dhe kolonizimi i Kosovės me serbė.

1915 Ushtria serbe fillon agresionin nė Shqipėrinė e Mesme, kurse ushtria malazeze pushton Shkodrėn.

1916 Ushtria austro-hungareze hyn nė Shqipėrinė e Veriut. – Ushtria italiane hyn nė Gjirokastėr, Sarandė dhe Pėrmet. – Ushtria franceze hyn nė Korēė.

1918 Formohet Komiteti Mbrojtja Kombėtare e Kosovės. Fillon lėvizja e kaēakėve.

1919 Hapet Konferenca e Paqes nė Paris. – Nėnshkruhet Marrėveshja Tittoni-Venizellos. – Bėhet kolonizimi me serbė e malazez i tokave shqiptare nė Kosovė, nė Maqedoni e nė mal tė Zi.

1920 Hapet Kongresi i Lushjės. – Avni Rrustemi e vret nė Paris Esad Pashė Toptanin. – Ēlirohet Vlora prej italianėve. – Ndėrhyrja e armatosur e ushtrisė jugosllave nė Shqipėrinė e Mesme. – Shqipėria pranohet anėtare e Lidhjes sė Kombeve. – Mbretėria Serbe-Kroato-Sllovene nxjerr tė ashtuquajturin Dekretligjin mbi kolonizimin e viseve jugore – tė tokave shqiptare.

1921 Kryengritja separatiste e Marka Gjonit nė Mirditė. – Konferenca e Ambasadorėve nė Paris aprovon kufijtė e Shqipėrisė. – Formohet qeveria e Hasan Prishtinės.

1924 Formohet qeveria e Fan Nolit. – Kėshilli i Lidhjes sė Kombeve ia njeh Shqipėrisė Shėn Naumin. – Reparte jugosllave bėjnė sulme kundėr Shqipėrisė. – Ahmet Zogu merr pushtetin. – Xhandarmėria dhe ushtria serbe i vazhdojnė ekspeditat ndėshkimore nėpėr Kosovė dhe likuidimet masive tė shqiptarėve. Vritet Azem Bejta.

1925 Shpallet Republika Shqiptare.

1928 Shqipėria shpallet monarki, kurse Ahmet Zogu mbret i Shqipėrisė.

1931 Mbretėria Jugosllave nxjerr Ligjin mbi kolonizimin e viseve jugore.

1936 Lindi Ismail Kadare.

1937 Nė Klubin Kulturor Serb, nė Beograd, bėhet projekti pėr shpėrnguljen e dhunshme tė shqiptarėve prej Kosovės dhe Maqedonisė nė Shqipėri dhe nė Turqi.
1938 Nėnshkruhet Konventa jugosllavo-turke pėr shpėrnguljen e shqiptarėve nė Turqi.

1939 Italia pushton Shqipėrinė. Shpėrthejnė demonstrata kundėrfashiste nė qytetet kryesore tė Shqipėrisė.

1939-1945 Lufta e Dytė Botėrore.

1941 Pushtimi i Jugosllavisė prej Gjermanisė dhe bashkimi i njė pjese tė tokave shqiptare nė Jugosllavi me Shqipėrinė.

1942 Nė Konferencėn e Pezės krijohet Fronti Antifashist Nacionalēlirimtar.

1943 Kapitullimi i Italisė dhe pushtimi i Shqipėrisė prej Gjermanisė.

1943-44 Nė Fshatin Bujan tė Malėsisė sė Gjakovės mbahet konferenca Themeluese e Kėshillit Nacionalēlirimtar pėr Kosovėn dhe Rrafshin e Dukagjinit, nė tė cilėn miratohet Rezoluta pėr bashkimin e Kosovės dhe trojeve tė tjera shqiptare nė Jugosllavi me Shqipėrinė.

1945 Kapitullimi i Gjermanisė.

1946 Asambleja Kushtetuese shpall Republikėn Popullore tė Shqipėrisė. – Shpallet Reforma arsimore. Arsimi, shkenca dhe arti i nėnshtrohen doktrinės dogmatike tė realizimit socialist. – Me Kushtetutėn e Jugosllavisė Popullore Federative, Kosova me Rrafshin e Dukagjinit shpallet qark autonom i Republikės Popullore tė Serbisė, kurse territoret e tjera shqiptare ndahen midis Republikės Popullore tė Maqedonisė dhe Republikės Popullore tė Malit tė Zi.

1948 Shqipėria bashkohet me Rezolutėn Informative tė Partive Komuniste dhe Punėtore.

1955 Kuvendi Popullor i Shqipėrisė ratifikon Traktatin e Varshavės. – Shqipėria pranohet nė OKB.

1955/56 Nė Kosovė organizohet i ashtuquajturi aksioni pėr mbledhjen e armėve, qė sjell shpėrnguljen e qindra mijėra shqiptarėve nė Turqi.

1961 Shqipėria shkėput marrėdhėniet me Bashkimin Sovjetik dhe lidhet me Kinėn.
1966 Mbahet Plenumi IV i KQ tė LKJ nė tė cilin dėnohet dhuna dhe terrori i Shėrbimit tė Sigurimit Shtetėror mbi popullin shqiptar, kurse nėnkryetari i Jugosllavisė, Aleksandėr Rankoviqi, me njė numėr bashkėpunėtorėsh, shkarkohet prej pozitave politike dhe shtetėrore pėr shkak tė veprimtarisė sė atij Shėrbimi.
1968 Nė Prishtinė shpėrthejnė demostratat shqiptare nė tė cilat kėrkohen tė drejtat kombėtare dhe statusi i Republikės pėr Kosovėn. Shuhen brutalisht prej milicisė serbe.

1973 Mbahet Plenumi IV i KQ tė PPSH nė tė cilin mirren vendime pėr forcimin e luftės klasore dhe ideologjike nė fushėn e krijimtarisė artistike e shkencore. Bėhen burgosje tė udhėheqėsve nė fushė tė kulturės.

1974 Miratohet Kushtetuta e re e Jugosllavisė, me tė cilėn shqiptarėve u njihen mė shumė tė drejta, kurse Kosova bėhet element konstitutiv i Federatės Jugosllave. – Mbahet Plenumi V i KQ tė PPSH pas tė cilit bėhen likudime nė kreun ushtarak tė Shqipėrisė.

1975 Mbahet Plenumi VII i KQ tė PPSH pas tė cilit bėhen pastrime nė rradhėt e udhėheqėsve shtetetėror dhe partiak tė Shqipėrisė.

1980 Vdiq Josip Broz Tito.

1981 Nė Kosovė shpėrthejnė demonstratat masive nė tė cilat kėrkohet qė Kosovės t’i pranohet statusi i Republikės. Serbia dhe Jugosllavia u pėrgjigjen me dhunė kėrkesave tė shqiptarėve.

1985 Vdiq Enver Hoxha. (Po shumė jetoi virani?)

1986 Shpallet Memorandumi i Akademisė Serbe tė Shkencave dhe tė Arteve, nė tė cilin kėrkohet qė Kosovės t’i merret statusi i autonomisė i njohur nė

Kushtetutėn e vitit 1974.
1989 Serbia me dhunė ia merr Kosovės autonominė e njohur nė Kushtetutėn e vitit 1974.

1990 Deputetėt shqiptarė tė Kuvendit tė Kosovės miratojnė Deklaratėn mbi Pavarėsinė e Kosovės. – Serbia e suprimon Kuvendin e Kosovės. – Deputetėt e Kosovės miratojnė nė Kaēanik Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės. – Nė Shqipėri pėrmbyset diktatura komuniste.

1991 Mbahet referendumi nė tė cilin populli shqiptar i Kosovės deklarohet pėr Kosovėn shtet sovran dhe tė pavarur. – Bashkėsia Evropiane e shpall shpėrbėrjen e Jugosllavisė.

1992 Zgjedhjet shumėpartiake pėr President, Parlament dhe Qeveri tė Republikės sė Kosovės

......Kėtu fillon shkatėrrimi i Jugosllavisė...

------------------------------------------------------------------------------------------------
Nese ndokush ka dhe data te tjera le ti fus ketu te bejm nje list komplete.Bela.