Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Judges of Ur
    Anėtarėsuar
    10-11-2003
    Postime
    75

    Toka mbas 200 milion vjetesh, oktapod gjigand popullojne evropen?

    Sipas nje libri te interesant "the future is wild, a natural history of the future" qe ka dale kohet e fundit nga disa profesore paleontologe i cili eshte kthyer ne nje serial ne kanalin "animal planet" http://www.thefutureiswild.com/flash/

    Shkencetaret hedhin supozimet e tyre persa i perket planetit toke ne te ardhmen e larget. megjithse teoria e kaosit thote se per sisteme teper te komplikuara parashikimi eshte i pamundur, kjo nuk i ka ndaluar palentologet te bejne parashikimet e tyre. ata mendojne se mbas 200 milione vjetesh per shembull evropa do te jete mbuluar pothuajse krejtesisht nga nje bimesi e dendur tropikale me peme qe arrijne madhesi gjiganteske. gjithashtu ne kete bote tropikale njeriu do te jete zhdukur (ose sic thuhet ne liber ne nje menyre ironike i evakuar ne sisteme djellore te tjere dhe vendin e tij do ta ken zene invertebrate te ardhur nga oqeanet te cilet kan mbushur vakumin e nje mass extinction i cili ka lene shumicen e mamaleve dhe kafsheve tokesore ne pluhurin e harreses. keta invertebrate thuhet te vijojne nga familjet e oktapodeve kryesisht "squids" te adaptuar per te ecur ne toke. disa specie te "Squid" gjigand do te arrijne mase prej 14 tonesh dhe do te ecin me 8 kembe. trupi i tyre natyrisht nuk do te permbaje kocka skeletale por do te jete ndertuar mbi bazen e nje serie muskujsh rethor. kembet e tyre do te levzin me ane te nje harmonizimi ritmik i cili do te mundesoje shperndarjen e peshes. Gjithshtu forma te tjera te cuditshme oktapodeske do te popullojne planetin tashme te rrikthyer ne formen Pangea II. Disa prej tyre do te zhvillojne trurin ne menyre qe it pershtaten jetes se komplikuar te "terra firma"
    cfar mendoni?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Judges of Ur : 31-12-2003 mė 16:38
    I spoke to horrors of a dying planet, creatures of a dying sea. Nature was forever aletered, warped by reality. A truth to me was then revealed, born on wings of destiny. Decaying in my silent grave I spoke to kings of heirless thrones. An oath to me there was sung, the prophecy of their bones.

  2. #2
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Shume artikull interesant ky... e pashe dhe website-in... kishte dhe nje seksion aty se si per nja 5 milion vjet do ngrijn akujt e niveli i detit do bie gati 100 m.
    Keto jane thjesht cikle them une.... me delfinat jam kurioz te di se cfar do ndodhi.... thuhet se jane shume inteligjent po skam pasur mundesi te zhvillohen ne civilizim sepse pa duar etj etj.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #3
    Teori interesante.....por njekohesisht mbetet teori. Me nje numer te madh faktoresh, qe ndryshojne ne menyre te vazhdueshme, eshte e veshtire te parashikohet e ardhmja e Tokes. Do te shtoja qe nje nga keta faktore, eshte njeriu vete, me rolin e tij karshi natyres, qe me veprimet e tij mund te ndryshoj boten perreth.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    Un mensoj se ndryshimet ne ekosistemet sot ne bot jan shum te shpejta dhe relativisht te medha. Vetem 20 mij vjet me par nje siperfaqe e madhe e tokes qe esht e banuar sot nga njerez ishte e mbuluar me akuj. Ndryshimet ne Toke ndodhin aq shpejt duke e krahasuar me 200 milion vjet sa qe esht krejt e pamundur te parashikohet se si do te ndryshoj ambjenti. megjithate Toka ka evoluar vazhdimisht duke kaluar era gjeologjike dhe vazhdon te evoloj megjithse keto ndryshime jan te pa perceptushme nga njerzit qe jetojn vetem nje moment te ererave gjeologjike.

  5. #5
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Postime
    4,911
    Per mendimin tim ne toke pas 200 mil. vjetesh do te jete shume e veshtire te gjesh forma jete te tilla. Njeriu do ta beje jashtezakonisht te veshtire mbijetesen e qenieve me baze karboni duke shkrire akujt dhe duke prishur ozonin, gje qe do te sjelle si pasoje me mundesi me te medha nje planet me atmosfere te dendur, te mbushur me avuj dhe furtuna te vazhdueshme. Faza e pare e ketij transformimi do te prodhoje temp. aq te larta sa asnje gjallese nuk do te mund te mbijetoje, por kalimi ne fazen e dyte do te jete edhe me shkaterrues. atmosfera e tipit te venusit do te filtroje rrezet e diellit ne maksimum duke e ftohur siperfaqen e tokes shume. Por te gjithe e dime qe natyra eshte e papritshme dhe e pashpjegueshme. Ajo ka aftesine te krijoje jete aty ku mendohej se jeta ishte e pamundur.
    Ne fund te fundit....a nuk eshte shkaterrimi fillimi i gjithshkaje...

    P.S. - Meqe ra fjala njehere kam lexuar nje artikull ku ne menyre po aq bindese tregohej se si e ardhmja e jetes ne planet do te jene pikerisht BUBURRECAT. Shkencetaret kete pune kane...

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Judges of Ur
    Anėtarėsuar
    10-11-2003
    Postime
    75
    Postuar mė parė nga Force-Intruder

    hahaha. nuk eshte e pamundur qe bubuzhelat te jen e ardhmja e planetit. veshtire te gjendet qenie me adaptuese, por nese merret parasysh egzistenca e tyre ne forme gati te pandryshuar qe nga djepi i kohes tiokesore kam mendimin se bubuzhelat do te vazhdojne te egzistojne ne forme gati te pandryshuar per qindra miliona vjet te tjere. gjthashtu nuk besoj qe njeriu te kete pasoja aq kataklizmike per planetin tone sa qe ta trondisin sitemin tokesor per 200 milione vjete me rradhe. njeriu e shumta eshte nje njolle ne jeten e planetit asgje me shume. mbasi stuhirat e kohes ta eleminojne krijesen e paduruar misterjoze njeri, ne memorien e planetit nuk do te mbetet gje tjeter vecse nje episod. mendoj se nuk eshte dhe aq e veshtire te parashikohet e ardhmja e larget ne menyre teper te pergjithshme duke ndjekur rrjedhen e trendeve gjeologjike. por sa i perket banoreve tokesore 200 vjet me vone eshte e pamundur te percaktohen sepse gjerat specifike nuk mund te parashikohen. ka vetem teori. nje gje eshte e sigurt njeriu do te jete zhdukur me kohe. nga ana tjeter po te vezhgojme trendet evolucionare ne toke nje trend i frikshem vihet re. krijesat tokesore po vine duke u zvogeluar. kjo vihet re ne pothuajse cdo forme te gjalle, qe nga rreptilet (te cilet dihet kan qene shume here me gjigand) deri tek mammalet pothuajse cdo forme e mammale ka egzistuar ne forme me gjigande ne te kaluaren por eshte adaptar per te konsumuar me pak energji. mos valle burimet e planetit po vijne duke u zvogeluar? mbase mundesia e tokes per te suportuar jete po vjene duke u zvogeluar? veshtire te nxirren konkluzione. per mendimin tim ne keto momente jetojme ne nje perjudhe qe me terma gjeologjike quhet mass-extinction. nje periudhe ku nje sasi e madhe e formave te gjalla tokesore po zhduken. nese vezhgohet koha nga perspektiva e njeriut, athere ky trend nuk observohet dhe behet i padukshem, por nese vihet re me syrin e nje perspektive gjeologjike atehere te gjitha shenjat tregojne se jetojme ne zhvillimin e nje mass-extinction mbase te shkalles perimiane, por megjithate disa krijesa te gjalla nuk kane shume frike nga extinction te tipit te tille. kjo per faktin se ato kan mbijetuar mass extincion te tjere. e kam fjalen per krijesat gati perfekte te gjalla si puna e peshkaqeneve, kjo krijese eshte vertete nje master-specie e cila per mendimin tim do te egzistoje ne planet ne forme gati te pandryshuar edhe 200 milione vjet me vone (eshte per tu vene re se krijesat te cilat evolucioni i ka bekuar me gati-perfeksion nuk kane nevoje te ndryshojne formen e tyre pse? sepse dicka perfekte nuk ka nevoje te modifikohet, jane perkundrazi krijesat e dobeta dhe jo-perfekte qe ndjene mundesine te ndryshojne dhe ne kete menyre te vdesin shpejt. njeriu eshte nje krijese e tille i cilli e ka vene si parim ne koshiencen e vet ndryshimin e formes se vet duke keqinterpretuar mesazhin e evolucionit, i cili nuk eshte gje tjeter vecse "mbijeto sa me gjate" kurse per njeriun mesazhi evolucionit do te thote "shkaterro sa me shume qe te ndihesh i fuqishem mbi te tjeret". mania njerezore per te "dominuar" speciet e tjera tokesore nuk eshte gje tjeter vecse nje maske per kompleksin e inferioritetit te qenies njeri sepse asnje qenie e gjalle pervec njeriut nuk egziston ne planet per te zhdukur dhe shfarosur krijesat e tjera por egzistojne vetem per te "mbijetuar" per te mbrojtur veten dhe per te siguruar te ardhmen e geneve te tyre. cdo trend i nje krijese tokesore per ti sherbyer synimeve te tjera pervec vet-prezervimit dhe perhapjes se geneve, nuk eshte agje vecse shprhje nihilizmi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Judges of Ur : 09-01-2004 mė 11:36
    I spoke to horrors of a dying planet, creatures of a dying sea. Nature was forever aletered, warped by reality. A truth to me was then revealed, born on wings of destiny. Decaying in my silent grave I spoke to kings of heirless thrones. An oath to me there was sung, the prophecy of their bones.

  7. #7
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Postime
    4,911
    Hmmmm Judges, eshte interesante ceshtja se ti e quan vet-prezervizmin dhe perhapjen e gjeneve, deshiren dominante dhe veprimtarine e njeriut kunder forcave te natyres, "shprehje nihilizmi". Eshte pikerisht ky nihilizem qe te ka sjelle ty sot te shkruash ne kete forum si fillim.
    Eshte mese e natyrshme nga ana tjeter qe nje dite stuhite (e kohes apo ato qe do te shkaktojme ne) do ta bejne kete planet te pabanueshem per qeniet njerezore, por njeriu nuk do te zhduket kurre pa luftuar deri ne genin e fundit (LoL). Dhe a do te zhduket perfundimisht raca njerezore apo jo as kete nuk do te jemi ne gjendje ta themi me siguri. Dhe nuk do te jemi ne gjendje te themi me siguri as demin qe njeriu do te lere pas; ky i fundit mund te jete aq i madh saqe mbi kete planet te mos mund te jetoje me asnje organizem me baze karboni. Dhe akoma me teper mbase nuk do te jete aspak e vertete qe do te mbijetojne krijesa primordiale sic jane peshkaqenet (keta te fundit jane ne zhdukje per vete); nuk e di nese me peshkaqenet ke dashur ti referohesh legjendes se megalodon-carcharis apo thjeshte organizmave me thjeshtesi te larte organike....sepse ne rast se eshte kjo e fundit ki parasysh qe ne kete planet jeton nje makine akoma me perfekte dhe jashtezakonisht e thjeshte...Virusi.
    Kerkoj ndjese per komentin e lene pergjysem mbi buburrecat dhe dua te bej nje sqarim te vogel : buburrecat jane krijesa qe do ti mbijetonte me me pak probleme apokalipsit atomik dhe nenkuptohet qe keta nuk do te jene ndoshta e ardhmja e rruzullit. Si ne nje rast a ne nje tjeter, ke te drejte mbi nje fakt...
    Arroganca e njeriut dhe egocentrizmi i tij eshte aq i madh saqe ai do te ishte i gatshem te bente cfaredo lloj akti te cmendur me te vetmin qellim prezervimin e races se tij...perfshi ketu edhe hedhjen ne ere te te gjithe rruzullit.

  8. #8
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Ėshtė trishtim pėr mendimin tim qė shkencėtarėt tė mendojnė kaq shumė "pėrpara" nė kohė, duke vrarė mėndjen aq shumė me "ēfarė" do tė popullohet toka miljona vjetė qė sot, kur sot toka ėshtė nė rrezik tė madh nga industria, nga vrima e ozonit qė po ēahet edhe mė shumė, ėshtė nė rrezik nga sterminimi i shumė qėnieve dhe bimėve tė gjalla tė cilat po zhduken nga sipėrfaqja e tokės, dhe ata merren me "parashikime"...

    ...pazari digjet dhe k.... krihet i thonė kėsaj! Mė ngelet t'i uroj veē zbulime "tė ndritura" na gjenshin kėta shkencėtarė!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Force-Intruder : 10-01-2004 mė 05:41

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Judges of Ur
    Anėtarėsuar
    10-11-2003
    Postime
    75
    Postuar mė parė nga Force-Intruder
    Hmmmm Judges, eshte interesante ceshtja se ti e quan vet-prezervizmin dhe perhapjen e gjeneve, deshiren dominante dhe veprimtarine e njeriut kunder forcave te natyres, "shprehje nihilizmi". Eshte pikerisht ky nihilizem qe te ka sjelle ty sot te shkruash ne kete forum si fillim.
    Eshte mese e natyrshme nga ana tjeter qe nje dite stuhite (e kohes apo ato qe do te shkaktojme ne) do ta bejne kete planet te pabanueshem per qeniet njerezore, por njeriu nuk do te zhduket kurre pa luftuar deri ne genin e fundit (LoL). Dhe a do te zhduket perfundimisht raca njerezore apo jo as kete nuk do te jemi ne gjendje ta themi me siguri. Dhe nuk do te jemi ne gjendje te themi me siguri as demin qe njeriu do te lere pas; ky i fundit mund te jete aq i madh saqe mbi kete planet te mos mund te jetoje me asnje organizem me baze karboni. Dhe akoma me teper mbase nuk do te jete aspak e vertete qe do te mbijetojne krijesa primordiale sic jane peshkaqenet (keta te fundit jane ne zhdukje per vete); nuk e di nese me peshkaqenet ke dashur ti referohesh legjendes se megalodon-carcharis apo thjeshte organizmave me thjeshtesi te larte organike....sepse ne rast se eshte kjo e fundit ki parasysh qe ne kete planet jeton nje makine akoma me perfekte dhe jashtezakonisht e thjeshte...Virusi.
    Kerkoj ndjese per komentin e lene pergjysem mbi buburrecat dhe dua te bej nje sqarim te vogel : buburrecat jane krijesa qe do ti mbijetonte me me pak probleme apokalipsit atomik dhe nenkuptohet qe keta nuk do te jene ndoshta e ardhmja e rruzullit. Si ne nje rast a ne nje tjeter, ke te drejte mbi nje fakt...
    Arroganca e njeriut dhe egocentrizmi i tij eshte aq i madh saqe ai do te ishte i gatshem te bente cfaredo lloj akti te cmendur me te vetmin qellim prezervimin e races se tij...perfshi ketu edhe hedhjen ne ere te te gjithe rruzullit.
    Force, une nuk quajta "vet-prezervizmin dhe perhapjen e gjeneve, deshiren dominante, "shprehje nihilizmi". thash pikerisht te kunderten, pra cdo deshire qe nuk i sherben perhapjes dhe mbrojtjes se geneve dhe vet-prezervimit jane shprehje nihilizmi. tani cdo specie ne planet ka strategji te ndryshme per tu vet-prezervuar dhe per te shperndare genet. disa ne nje forme te organizuar kolekive, disa ne forme individuale. duket qarte se nga perspektiva evolucionare format e gjalla te cilat punojne ne grup duke sakrifikuar benefite individuale per nje kombinim energjish kane me shume sukes ne prezervimin e geneve te tyre. kjo ne fakt eshte edhe esenca e lindjes se "organizimit te specieve" ne nje forme ku ndihet ngjajshmeria individule e nje kolektivi (ngjajsmeri te cilen per arsye studimi e kemi ndare ne familie, specie, sub-specie rraca etj). tani ne rrastin e njeriut, organizimi shoeror i tij ka qene aq i sukseshem sa qe ai ka arritur te multiplikohet ne menyre te theksuar. mirepo mbi popullata e njersze ne proporcion me masen e tejkaluar te njeriut ben qe planeti ta kete te pamundur te suportoje nje sasi kaq te madhe njerezish dhe njeriu te bjeri ne konflikt direkt me natyren dhe te behet nje agjent i dis-ekilibrimit (dhe jo shperberjes) se biomes dhe balances se pergjithshme te ekosistemit, kete une e quaj shprehje nihilizmi, per shkak se cdo konflikt i njeriut me planetin toke sjell ne shkaterrimin e njeriut, sa per token ajo eshte ne gjendje te vet gjernerohet sic e ka treguar historia fantastike e ketij planeti, cdo krijese e gjalle tokesore mund te egzistoje vetem nese i bindet rregullave te ekosistemit tokesor, ndryshe vet-shkaterrohet. nga ana tjeter milingonat per shembull (te cilat kane nje sistem shoqeror teper te ngjajshem me ate te njeriut) kane arritur te egzistojne ne harmoni totale me ambientin per disa qindra miliona vjet, kjo per shkak se masa e tyre e vogel individuale mundeson nje riprodhim masiv pa afektuar balancen e ekosistemit. dua te theksoj ketu se cdo krijese e gjalle ne toke eshte e lidhur me njera tjetren, te gjitha bashke ato jane te lidhura me token, toka eshte e lidhur me henen, hena me token jane te lidhura me djellin, etj etj. me fjale te tjera cdo gje eshte e nderlidhur. tani fakti se nje krijese e tipit te njeriut nuk ka egzistuar me pare ne toke pra nje krijese me atributet e njerut (te pakten me aq sa dime ne) eshte per tu alarmuar dhe jo per te celebruar. pse? sepse kjo do te thote se nje organizim i formes se njeriut nuk ka qene i sukseshem ne zhvillimin evolucionar te specieve. speciet me te sukseshme jane ato qe kan egzistuar me gjate. ti permende si qenien me perfekte virusin. eshte e vertete, virusi eshte vertete qenia me e sukseshme ne planet, nese vihet ne rrangun e organizmave te gjalla, e dyta per nga perfeksioni eshte bakteria, e treta fungu, etj etj. pra dihet se krijesat me te sukseshme jane ato me te thjeshtat. por kur ofrova peshkaqenin si nje nga krijesat perfekte, vura re se peshkaqeni eshte nje qenie me e kompletuar dhe jo e nje anshme si format e mesiperme. nr nje peshkaqenet jane kafshet me te hershme te planetit (peshqit) nr dy, peshkaqeni eshte nje nga speciet e vetme te cilat kane imunitet 98% ndaj cdo semundje qe egziston ne planet, duke perfshire ketu SIDEN dhe KANCERIN (ne fakt shkencetaret kan kohe qe studione mundesine per te shmangur shumicen e semundjeve te njeriut duke studiuar gjakun e peshkaqenit). nr 3. peshkaqeni kurre nuk humbet sistemin e shikimit nga mosha, dhe kurre nuk vuan degjenerim te qelizave nga mosha (pra nuk plaket) nr 4. peshkaqeni ka 3 rradhe dhembesh te cilet regjenerohen gjate gjithe jetes se tij duke eliminuar vuajtjet qe shoiqerohen me humbjen dhe demtimin e dhembve. nr.5 ai kurre nuk vuan dhimbje te shkaktuara nga nerva te vendosuara ne pjese jo-vitale te trupit (me fjale te tjera peshkaqeni ndjen dhimbje vetem kur plagoset ne pjeset vitale te trupit kur plagoset rrende) etj etj. pra keto ishin arsyet perse une zgjodha peshkaqenin si nje nga format me perfekte qe egzistojne sot ne planet dhe e cila padyshim do te vazhdoje te mbijetoje ne planet per qindra miliona vjet te tjere.
    p.s. peshkaqenet kurre nuk kan qene ne listen e specieve te zhdukura, disa sub-specie jane "rrezikuar te levizin" nga disa zona te planetit ku ka perqendrim te madh njerezish, tani styudiuesit oqeanolog me tendenca l"hipiste" te cilet propagandojne per terheqje fondesh etj e egzagjerojne rrezikimin e zhdukjes se peshkaqenit te madh te bardh (great white shark) por sipas nje studimi te fundit u mesua nga shkencetaret oqeanolog se peshkaqeni i madh i bardh egziston ne numer marramendes ne vende te cilat ata nuk mendonin se ai mund te egzistonte. ne fakt mendoj se edhe skur njeriu te mundohet ti zhdukte krejtesisht peshkaqenet duke perdorur te gjitha metodat ne dispozicion nuk do te mundte (duhet permendur se ai do te vet-shkaterronte specien e vet perpara se tja arrinte atij qellimi). kjo per faktin se njeriu ka eksploruar vetem 15% te pjeses se planetit te mbuluar nga oqeanet. nje bote e cila eshte vertet djepi i jetes dhe qe perfshin pjesen me te madhe te pa-eksploruar te planetit dhe ne fund te fundit ambjentin me te pershtateshem per tu vet-prezervuar dhe per te perhapur genet nga perspektiva evolucionare.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Judges of Ur : 11-01-2004 mė 01:56
    I spoke to horrors of a dying planet, creatures of a dying sea. Nature was forever aletered, warped by reality. A truth to me was then revealed, born on wings of destiny. Decaying in my silent grave I spoke to kings of heirless thrones. An oath to me there was sung, the prophecy of their bones.

Tema tė Ngjashme

  1. Autostrada Durrės-Kukės mbaron ne qershor 2009
    Nga ganoid nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 739
    Postimi i Fundit: 02-08-2010, 18:05
  2. Vazhdojnė punimet e rrugės Durrės-Morinė
    Nga Iceberg nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 18-09-2007, 08:47
  3. Auditimi i Brendshėm
    Nga dodoni nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 26-08-2006, 05:45
  4. Implikimi i pushtetareve ne krimin e organizuar
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-08-2002, 04:36
  5. Zog I dhe Toptani sipas Durhamit
    Nga Bohemian nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 03-08-2002, 10:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •