Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 88 prej 88
  1. #81
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-03-2003
    Postime
    683
    o deshmues , mospergjigja ime ndaj shpjegimeve te tua eshte per arsyen qe ti nuk je ne gjendje ti kuptosh ato shkrime sado te thjeshta te jene ato. Mospergjigja ime nuk do te thote se ti ke te drejte , por perkundrazi une te kam thene qe nuk dua te replikoj me ty prape.

    Me nje fjale ti dole hapur qe nuk njohuri te mjaftueshme per te diskutuar per kete teme. Po ta them sinqerisht deshmues sepse ta kam thene edhe here te tjera .

    Ma gjej pak gabimin tend deshmues ne fjaline me poshte. Po te le vete te korigjohesh.
    Postuar mė parė nga deshmuesi
    Atomi perbehet nga: Berthama, dhe pjese te berthames jane: Neutronte( - ) dhe protonet (+), me pas vjen elektorni ose elektronet, te cilet vijne rreth berthames.
    Shumica e shkrimeve te tua jane te tilla. Njehere thua qe Hena eshte ndricues (burim drite) si dielli dhe me vone pranon qe hena eshte yll. Po te lexosh me vemendje replikat qe kemi bere , une te kam korigjuar pothuajse ne cdo shkrim edhe pse ato ishin gjera qe edhe femijet i dine tani , kurse ti fatkeqesisht i dije gabim


    Ate punen e Drites qe ti thua qe eshte "energjia" ta kam shpjeguar ne shkrimin #55
    http://www.forumishqiptar.com/showth...5&pagenumber=4


    P.s : Po ta them miqesisht te heqesh dore se nguluri kembe ne ceshtje qe nuk ke njohuri te duhura per te diskutuar
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Newhost : 21-01-2004 mė 03:39

  2. #82
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,282
    Sa per ate qe une kam shkrojtur rreth atomit dhe pejseve te tij perberse, te takon ty qe te me korigjosh. dhe une jam i gatshem ta pranoj gabimin tim.
    Sa per Henene asnjehere nuk kam thene se eshte burim energjie. Perkundraxzi kam then fjalet e Bibles. Hene ashte ndricuesi i nates. Ndersa ju kini thene se Djelli eshte burimi i energjise. NDRICUES nuk do te thoteBURIM ENERGJIE. edhe LLAMBA e qelqte ndricon, por nuk eshe ajo burimi i energjise.
    Po pres korigjimin tuaj. Eshte mire kur flitet me fakte, dhe jo thejsht te thuash: - nuk eshte keshtu , je gabim e tjera.
    Jam kurjoz te di se si e shpjegoni Atomin ju myslimanet.

  3. #83
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-03-2003
    Postime
    683
    Postuar mė parė nga deshmuesi
    Sa per ate qe une kam shkrojtur rreth atomit dhe pejseve te tij perberse, te takon ty qe te me korigjosh. dhe une jam i gatshem ta pranoj gabimin tim.
    Hape nje liber dhe gjeje vete. Nuk kam kohe te merrem me ty tani. Po te ishe pak i zgjuar do e kishe lene kete teme.



    Postuar mė parė nga deshmuesi
    Sa per Henene asnjehere nuk kam thene se eshte burim energjie. Perkundraxzi kam then fjalet e Bibles. Hene ashte ndricuesi i nates. Ndersa ju kini thene se Djelli eshte burimi i energjise. NDRICUES nuk do te thoteBURIM ENERGJIE. edhe LLAMBA e qelqte ndricon, por nuk eshe ajo burimi i energjise.
    o deshmues ti ke thene qe Hena eshte ndricues dhe une te kam thene qe eshte reflektuese e drites se diellit. Biles ne te njejten fjali , ne fund ke thene se hena eshte yll apo jo ? Shifi shkrimet e mia sepse aty do gjesh edhe quotet e tua.


    Postuar mė parė nga deshmuesi
    Jam kurjoz te di se si e shpjegoni Atomin ju myslimanet.
    Cfare shpjegimi kerkon ti ? A je ne teme apo jashte saj ? Shif postin #55 tek kjo teme sepse pergjigjen e gjen aty brenda. Ti me te vertete me bere te dyshoj per moshen tende. Ne fillim mendova se mos kisha te beja me nje te rritur , por pastaj pashe qe ti 4 here radhazi po me thuaje qe Atomi perbehet nga energjia , hapesira dhe lenda. Pa dyshim qe une e dija qe ti doje te tregoje per neutronet , elektronet dhe protonet , por nuk po kuptoja arsyen qe nuk po i nxirrje. Prita 4 shkrime qe ti te nxirrje qe atomi ishte i perbere nga protonet (+) , neutronet (o) dhe elektronet (-).

    Pas ti e nxorre se per cfare doje te flisje duke marre parasysh vullnetin tend te madh per te debatuar une ta shpjegova tek shkrimi #55 arsyen qe Drita simbolizon diellin tek Zanafilla dhe jo energjine.


    Hajd shnet.

    Tema perseri do vazhdoje

  4. #84
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,282
    Meqense ti je i papergjegjshem ne ato qe flet, kjo eshte puna jote. Nese i lexon me radhe te gjitha shkrimet e tua, do te kuptosh qe qellimi yt eshte: te kundershtosh. Ky fakt nuk te lejon qe te shohesh argumentin dhe llogjiken e bisedes. Ju ne krye te temes kerkoni te dini se cfare Bibla deshmon ne lidhej me shekncen. Une ju solla te dhena shkencore, per te cilat bibla ka pohuar perpara se te lindte jeta ne toke. Tani meqense ju nuk jeni i nxene ne kete fushe, perpiqeni qe me injorancen tuaj te ulni deshmine time. Une ju kam sjelle vetem studimin shkencor se si shkenca gjen piknisje prej bibles. Pra nuk e kupotoj se cfare ju ngatroni. Ju shpejgova ne menyre shekncore se i gjithe unviersi per baze materjale ka ATOMIN. Me pas ju shpjgova se cilet jane perbersit e ATOMIT. Me pas ju solla deshmin biblike, e cla na tregon se si Perendia solli ne ekzistence BAZEN MATERJALE te ndertimit te ketij universi. Po keshtu bibla deshmon se BAZA MATERJALE ishin: HAPESIRA, LENDA dhe ENERGJIA. Me pas duke ju referuar te dhenave shekcore, shohim se pikerisht ATOMI ne vetvete perbeht nga te tri keta ELEMENTE. Po keshtu te shpejgova me( njohurine time nga shkola) se cfare eshte HEPESIRA , LENDA dhe ENERGJAI ne ATOM. Tani cfare tju them me shume? Tani qe gjithshka eshte mese e qarte , ju filloni te hidheni dege me dege. NE fillim thate se ENERGJIA eshte DJELLI, me pas kur une ju tregova se DJELLI eshte nje planet i cili jep ndricim ne saje te ENRGJISE qe VERPON ne te. Ju perseri me fillonit te tallshit. Me pas ju sollet nga Zanfilla ( si kritik qe di gjithshka) disa vargje. Me pas une ju pergjigja cdo vargu me pergjigjet perkatse, ju per kete gje nuk folet fare. Tani nuk e kupton se qellimi juaj eshte: te kundershtoni Krishtin dhe Perendine? A e di se nga vjen kjo deshire? Kjo vjen nga Djalli, i cili eshte armiku i Perendise dhe i fjales se Perndise. Me pas fillove te vesh ne dyshim moshen time, te siguroj se djalin e kam sa ty. Sa per njohurite e mija nuk mburem dhe aspak nuk perpiqem qe te ul diturte e dikujt, por me shume perpiqem te perfitoj, e megjithse jam i shkolluar. Pasi dituria keron njerez te perunjur dhe pranues.
    Nes deshiron une mund tju shjell te gjithe librin( shkencor) ku ju te mund te kutponi se Bibla eshte liber qe ka AUTORITET DHE PUSHTET ne gjerat qe deshmon, pasi eshte fjale e Perendise.
    Le tju them tani, se ku u tregua dhe u deshmua inoranca tuaj. Ju menjehere pasi une solla fatktet shekncore, u hodhet ne tallje dhe ne kundershtim, te cilin e bete pa FAKTE kundershtimi shekncore. Kur ti kundershton personat koptente ( shkencore dhe jo fetare) te cilet kane shkrojtur kete liber, atehere cfare mund te mendoj une per ty? Une jam i bindur qe ti asqe mer vesh nga keto pune, por je vene te vish kunder, sepse per kete je thirur.
    Deshmuesi
    Ps. Ju vertet kerkuat te dini te dhenat shekncore te cilat gjejne baze ne bibel, por ju vete nuk kini njohuri te disktuoni ne kete fushe, prandja ne fillim te shkrimit tim ju kam paratreguar, se, qe te besh nje diskutim te tille, duhet dhe njohuri. Ju mendonit se une do te sillja shembuj ashtu si ju merni prej kruanit. Kurani ka disa gjera ne dukje shkencore, pasi ato profeti juaj i ka KOPJUAR nga te dhenat shkencore qe qarkullonin ne ate perjudhe. Ndersa Bibla deshmon per ato gjera, kur ende nuk kishte nisur JETA ne toke. Pra ketu kemi DESHMINE e PERENDISE JAHVE, dhe jo kopime te njeriut. Une do te vazhdoj te sjell akoma shkrimet shekncore, dhe do te shoh ( njohuirne) se sa ti do te jesh ne gjendje qe te diskutosh.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 23-01-2004 mė 22:04

  5. #85
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Ne kuran para 1400 vjetesh permendet atomi dhe neutronet protonet dhe berthama qe ne shekullin tone shkenca i zbuloi.Pra shiko ajetin grimca eshte atomi me i vogel se grimca jane neutronet dhe me i madh se grimca eshte berthama.


    3"E ata qė nuk besuan thanė: "Nuk do tė na vijė neve kijameti!" Thuaj: "Po, pasha Zotin tim qė e di tė fshehtėn, pa tjetėr do t'ju vijė ai juve. Atij nuk mund t'i fshihet as nė qiej e as nė tokė sendi sa grimca, e as mė i vogėl, e as mė i madh, vetėm se janė tė regjistruar nė librin e qartė".[sebe]
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  6. #86
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    KURANI DHE ASTRONOMIA


    Astronomia nė Kur'an



    Kur'ani pėrmban shumė meditime mbi qiejtė. Nė kapitullin e sipėrm kushtuar krijimit, kemi vėrejtur se janė pėrmendur shumė qiejtė dhe Toka, si dhe ekzistimi i asaj qė Kur'ani e pėrkufizon si ndėrkrijim, pėrkatėsisht meskrijim "nė mes qiejve dhe Tokės", si realitet tė cilėn shkenca bashkėkohore e ka dėshmuar. Ajetet qė kanė tė bėjnė me krijimin nė njė farė mėnyre e kanė dhėnė kuptimin e pėrgjithshėm mbi pėrmbajtjen e qiejve, dmth pėr tėrė atė qė ėshtė jashtė Tokės sonė.


    Pėveē ajeteve tė cilat nė mėnyrė tė veēantė e pėrshkruajnė krijimin, 40 ajete tė tjera ofrojnė tė dhėna tė sakta astronomke tė cilat janė plotėsuese tė kėtyre tė dhėnave. Disa janė jo vetėm mbi formėn e Gjithėkrijuesit dhe Organizatorit tė tė gjitha sistemeve tė yjeve dhe tė planeteve, pėr tė cilėt dimė se janė tė rradhitur nė baraspeshė, mbajtjen e tė cilės Njutoni e ka shpjeguar me anė tė Ligjit tė tėrheqjes reciproke tė trupave.


    Ajetet e para tė cilat i kemi cituar kėtu nuk motivojnė aspak pėr meditim shkencor: qėllimi i tyre ėshtė thjesht tė tėrheqė vėmendjen nė gjithėfuqinė e Zotit. Megjithatė, duhet t'i pėrmendim qė tė krijohet pėrfytyrimi real mbi mėnyrėn nė tė cilėn teksti kur'anor, para gati 14 shekujsh e ka paraqitur organizimin e Gjithėsisė.


    Kėto aluzione paraqesin fakte tė reja tė Shpalljes Hyjnore. As Ungjijtė, as Besėlidhja e Vjetėr (nėse lihen anash botėkuptimet mbi krijimin nė tregimin biblik, pasaktėsinė e sė cilės e pamė sė bashku) nuk merret me organizimin e botės. Kur'ani hollėsisht e shqyrton kėtė temė. Me rėndėsi ėshtė ajo qė pėrmban ai, por edhe atė qė ai nuk e pėrmban. Ai, me fjalė tė tjera, nuk pėrmban teori mbi organizimin e botės qiellore tė cilat nė atė kohė ishin tė respektuara dhe pasaktėsinė e tė cilės shkenca e vėrteton mė vonė. Mė tutje do tė ofrojmė shembuj pėr kėtė. Ky aspekt i llojit negativ duhet tė theksohet55.




    A. MEDITIME TĖ PĖRGJITHSHME MBI QIELLIN.


    Surja 50, ajeti 6 ka tė bėjė me njerėzimin pėrgjithėsisht:


    "A nuk ata me vėmendje kah qielli se si mbi ta kemi ndėrtuar atė, e kemi zbukuruar atė duke mos pasur nė tė ndonjė zbrazėti?"

    " Ai krijoi qiejt pa shtylla, sikurse po i shihni ..." 31 - A 10).


    "All-llahu ėshtė Ai qė ngriti qiejt pa ndonjė shtyllė. Ju i shihni ato. Ai mbizotroi Arshin dhe nėnshtroi Diellin dhe hėnėn ... "(S13 – A2).



    Kėto dy ajetet e fundit nuk e pranojnė besimin mbi bazė tė tė cilit Kupa qiellore nė sajė tė shtyllave mbajtėse nuk pėrplaset pėrtokė.


    "Ai e ngriti qiellin dhe Ai vuri drejtėsinė." (S55 - A7).


    "Ai mban qiellin tė mos bjerė nė tokė pos nėse dėshiron Ai" (S22 - A65).


    Dihet se largėsia e masave qiellore nė distanca tė mėdha, propocionale me madhėsitė e vetė masave paraqet bazėn e ekuilibrit tė tyre. Sa mė tė largėta tė jenė masat, aq mė tė dobta do tė jenė forcat tėrheqėse midis tyre. Sa mė tė afėrta tė jenė ato, aq mė shumė ndikojnė njėra mbi tjetrėn: p.sh rasti i Hėnės, e afėrt me Tokėn (mendohet nė kontekstin astronomik), e cila sipas Ligjit tė tėrheqjes ndikon nė ujin e detit, nga ky ndikim lind fenomeni i baticės. Nėse dy trupa qiellor do tė afroheshin jashtė mase, atėherė pėrplasja e tyre do tė ishte e pashmangshme. Nėnshtrimi ndaj njė rendi ėshtė conditio sine qua non i mungesės sė ērregullimit (pertubacionit).


    Aq shpesh pėrkujtohet nėnshtrimi i qiejve ndaj rendit hyjnor. Zoti i thotė tė Dėrguarit:
    "Thuaj: kush ėshtė Zoti i shtatė qiejve dhe Zoti i Arshit tė madh?" (S23 - A86).


    E pamė se me shtatė qiej duhet kuptuar shumėsi e jo numėr i caktuar.


    "Dhe pėr ju nėnshtroigjithė ē'ka nė qiell dhe ē'ka nė tokė, njėmend pėr njerėzit mė thellė, nė kėto ekzistojnė argumente." (S45 - A13).


    "Dielli dhe Hėna udhėtojnė sipas njė pėrcaktimi tė saktė"56. (S55 - A5).


    "Ai ėshtė krijuesi i dritės sė mėngjesit. Natėn e bėri kohė pushimi, e Diellin dhe hėnėn pėr pėrllogaritjen e kohės ..."57 (S55 – A97)


    "Pėr ju nėnsshtroi Diellin dhe hėnėn qė nė mėnyrė tė zakonshme udhėtojnė vazhdimisht. Pėr ju pėrshtati edhe natėn dhe ditėn." 58. (S14 - A33).


    Kėtu njė ajet e plotėson tjetrin: parallogaritja pėr njėsimin e kohės pėr tė cilat ėshtė fjala kanė pėr pasojė rregullsinė e lėvizjes sė trupave qiellorė tė shqyrtuara, qė ėshtė shprehur me fjalėn da'ib, pjesoren e kohės sė tashme tė foljes domethėnia fillestare e sė cilės ishte tė punojmė me kujdes dhe me ngulm nė diēka. Kėtu i jepet kuptimi "pėrpjekje pėr tė punuar diēka me kujdes dhe nė vazhdimėsi, pa ndryshime, sipas njė shprehje tė caktuar".


    "Edhe Hėnės i kemi caktuar fazat (pozicionet) derisa tė kthehet nė trajtėn e harkut (rrem i hurmės sė tharė). (S36 – A39)".


    Kėtu aludohet me degėn e lakuar tė palmės, e cila, duke u tharė, merr formėn e draprit tė Hėnės. Mė vonė do tė plotėsojmė komentimin.


    "Dhe pėr ju nėnshtroi natėn dhe ditėn dhe Diellin e hėnėn. Edhe yjet janė tė nėnshtruar me urdhrin e Tij. Vėrtet, nė kėto ka argumente pėr njė popull qė mendon". (S16 - A12).


    Pėrmendet ndikimi praktik i kėtij organizimi tė pėrkryer qiellor duke insistuar nė interesin e tij pėr lėvizen e njeriut nė Tokė dhe det, si dhe pėr llogaritjen e kohės. Kjo vėrejtje ėshtė e kuptueshme kur ta kujtojmė se Kur'ani nė fillim ka qenė predikim qė i drejtohej njerėzve qė ishin tė aftė ta kuptojnė vetėm gjuhėn e thjeshtė me tė cilin shėrbeheshin nė jetėn e pėrditshme.


    "Ai ėshtė, qė krijoi yjet pėr ju qė me ta tė orientoheni nė errėsira kur jeni nė tokė ose nė det. Vėrtetė Ne i shpjeguam argumentet tona pėr njė popull qė di tė mendojė."(S6–A97)


    "Vuri dhe shenja tė tjera ( pėr orientim ditėn), ndėrsa (natėn) ata orientohen me anėne yjeve." (S16 - A16).


    "Ai e bėri Diellin shndritės, e hėnėn dritė dhe asaj (hėnės) ia caktoi fazat, qė ta dini numrin e viteve dhe llogarinė. Allahu nuk krijoi kėtė pėr tjetėr, pos me qėllim tė caktuar. Ai ia sqaron argumentet njė populli qė kupton". (S10 - A5).


    Kėtu imponohet njė vėrejtje. Gjersa Bibla i cilėsoi si "ndriēues", Diellin dhe Hėnėn duke shtuar vetėm njė herė mbiemrin i madh kurse pėr tjetrin e vogėl, Kur'ani si njėrit, ėshtu dhe tjetrit, ja pėrshkruan edhe ndryshimet e tjera e jo vetėm ato tė dimensioneve. Vėrtet, ndryshimi ėshtė vetėm verbal, por si t'ju shpjegojė njerėzve tė asaj epoke e tė mos habiteshin duke shprehur idenė se Dielli dhe Hėna nuk janė ndiēues me natyrė identike.






    B. NATYRA E TRUPAVE QIELLORĖ




    DIELLI DHE HENA


    Dielli ėshtė dritė (diyā'), kurse Hėna kthjelltėsi (nur). Ky pėrkthim duket se ėshtė mė i saktė nga ai qė i zėvendėson dy shprehje. Thėnė shkurt, ndryshimi nė kuptim ėshtė i dobėt, ndonėse diyā' i takon rrėnjės (daw') e cila nė fjalorin klasik tė Kazimirskit pėrkthehet si shkėlqim, shndrit (thuhet pėr flakėn etj.), megjithėse ky autor emrin pėr tė cilin ėshtė fjala i jep kuptim tė njėjtė thellėsisė, krahas kuptimit tė dritės.


    Por ndryshimi ndėrmjet Diellit dhe Hėnės nė Kur'an do tė saktėsohet me anė tė krahasimeve tė tjera.


    "I madhėrishėm ėshtė Ai qė krijoi yjet nė qiell dhe vendosi nė tė dritė (diell) e hėnė qė ndriēon." (S25 - A61

    "A nuk ekeni parė se si Allahu krijoi shtatė palė qiej (me kate). Dhe nė ta hėnėn e bėri dritė, Diellin e bėri ndriēues". (S 71 - A15,16).


    "Dhe Ne kemi ndėrtuar mbi ju njė shtatėshe tė fortė. Dhe kemi vėnė ndriēuesin qė flakėron". (S 78 - A12-13) ).



    Ndriēuesi flakėrues ėshtė nė mėnyrė tė qartė Dielli.


    Kėtu Hėna ėshtė pėrkufizuar si trup i cili ndriēon (munir) nga rrėnja e njėjtė sikurse nur (kthjelltėsia e cila pėrdoret pėr Hėnėn). Dielli krahasohet me kandilin (Sirag) dhe me kandilin qė flakėron (uahhag).


    Njė njeri nga epoka e Muhammedit a.s. ka mundur pa dyshim tė dallojė Diellin, yllin pėrvėlues, tė njohur mirė nga njerėzit e shkretėtirės dhe Hėnėn, yllin e freskisė sė natės. Pra krahasimet lidhur me ta, tė cilat gjenden nė Kur'an janė krejtėsisht tė natyrshme. Ajo qė ėshtė interesante nė kėtė ėshtė tė pėrmbajturit nė krahasime dhe mungesa e ēdo elementi krahasues nė tekstin kur'anor, i cili pėrdorej nė atė kohė, kurse nė ditėt tonė do tė dukej fantazmagorik.


    Dihet se Dielli ėshtė yll i cili nga djegia e tij e brendėshme prodhon nxehtėsi dhe dritė intesive, ndėrsa Hėna nuk ėshtė e ndritshme vetvetiu por vetėm reflekton dritėn qė merr nga Dielli dhe paraqet yllin inert sė paku nė (shtresat e saj tė jashtme). Asgjė nė tekstin kur'anor nuk ėshtė kundėr njohurisė qė kemi sot pėr kėta dy trupa.






    YJET


    Dihet se yjet si dhe Dielli, janė trupa qiellorė, qėndra tė fenomeneve tė ndryshme nga tė cilat fenomeni mė i lehtė qė shihet ėshtė prodhimi i dritės. Kėta janė yje qė kanė shkėlqimin vetjak.


    Trembėdhjet herė e hasim nė Kur'an fjalėn (nagm, nė shumės nugum); kjo rrjedh nga rrėnja qė do tė thotė tė shfaqurit, tė shikuarit. Fjala tregon trupin e dukshėm qiellor pa parandjenjė mbi natyrėn e tij : a ėshtė ky transmetues i dritės ose reflektues i thjeshtė i dritės sė marrė. Qė tė saktėsojė se objekti i shėnuar ėshtė me tė vėrtetė ai qė ne e quajmė yll, i shtohet njė cilėsor, si nė suren 86, ajeti 1 - 3:


    "Pasha qiellin dhe yllin ndriēues ( tė natės)! E ku di ti se ēka ėshtė tariku- trokitėsi? Ai ėshtė ylli qė shpon (errėsirėn me dritė). (S 86, A 1-3)


    Ylli i mbrėmjes nė Kur'an ėshtė cilėsuar me fjalėn takhib , e cila tregon atė qė flakėron, digjen dhe depėrton nėpėr diēka (kėtu nėpėr errėsirėn e natės). Pėrveē kėsaj po kjo fjalė pėrdoret si shenjė pėr meteorėt (surja 13, ajeti 10); ata janė rezultat i njė djegje.






    PLANETET

    Eshtė e vėshtirė tė thuhet nėse vėrtet janė pėrmendur nė Kur'an me kuptim tė saktė qė u jepet kėtyre trupave qiellorė.


    Planetėt nuk janė tė ndritshėm vetvetiu. Ata sillen rreth Diellit. Toka jonė u takon atyre. Edhe nėse supozohet se ka edhe diku tjetėr dihet vetėm pėr ata tė sistemit diellor.


    Pesė planetėt jashtė Tokės kanė qenė tė njohur qė nė lashtėsi, si: Mėrkuri, Venera, Marsi, Jupiteri dhe Saturni kurse tre janė zbuluar nė kohėn bashkėkohore: Urani, Neptuni dhe Plutoni.


    Duket se Kur'ani i quan me emrin kaėkab (shumės kaėākib) dhe nuk e saktėson numrin e tyre. Ėndrra e Jusufit i pėrmend 11 nė suren 12, por, sipas pėrkufizimit kemi tė bėjmė me njė tregim imagjinar siē duket, njė pėrkufizim i mirė i domethėnies sė kėsaj fjale nė Kur'an ėshtė dhėnė nė njė ajet shumė tė njohur, kuptimi i thellė i tė cilit ėshtė krejtėsisht shpirtėror, e pėr tė kanė diskutuar shumė dhe ekzegetėt. Ai ėshtė gjithsesi tepėr interesant pėr shkak tė krahasimit qė ėshtė bėrė lidhur me fjalėn e cila, si duket, shėnon planetin.


    Teksti qė na intereson ėshtė ky:


    "Zoti ėshtė dritė e qiejve dhe e Tokės. Drita e tij ėshtė e ngjashme me kamaren nė tė cilin ėshtė kandili. Kandili ėshtė njė qelq kupor, e qelqi ėshtė sikurse planeti me shkėlqim margaritar..."60 (S24 - A35).


    Kėtu vėrtet bėhet fjalė mbi projektimin e dritės nė njė trup tė cilin e reflekton (qelqi) duke i dhėnė shkėlqimin e margaritarit, sikurse planetit tė ndriēuar nga Dielli. Kjo ėshtė hollėsia e vetme eksplikative e kėsaj fjale qė mund tė gjendet nė Kur'an.


    Kjo ėshtė fjalė e pėrmendur dhe nė ajete tė tjera. Nė disa prej tyre nuk mund tė pėrcaktohet saktė pėr cilėt trupa qiellorė bėhet fjalė (surja 6, ajeti 76 dhe surja 82, ajeti 1-2).


    Por, njimend duket se nė njė varg mund tė bėhet fjalė pėr trupa qiellorė, tė cilėt mbi bazė tė njohurive tė reja shkencore, i njohim si planetė. Nė suren 37, ajeti 6 lexojmė kėtė:


    "Ne e kemi stolisur qiellin tuaj mė tė afėrt me planetė".


    A thua shprehja kur'anore "qielli mė i afėrt" mund ta tregojė sistemin diellor? Dihet se mes elementeve qiellorė mė afėr nesh nuk ekzistojnė elemente tė tjera tė pėrhershme pėveē planetėve: Dielli ėshtė ylli i vetėm nė sistemin qė mban emrin e tij. Nuk dimė se pėr ēfarė trupa tė tjerė qiellorė mund tė bėhet fjalė kėtu, pėveē pėr planetėt. Domethėnė, duket se pėrkthimi i bėrė ėshtė i drejtė dhe Kur'ani pėrmend ekzistimin e planetėve sipas pėrkufizimit bashkėkohor.






    QIELLI ME AFERT


    Disa herė Kur'an pėrmend qiellin mė tė afėrt dhe trupat qiellorė qė e pėrbėjnė atė, ndėr tė cilėt janė, siē duket nga ajo qė pamė mė sipėr, nė rend tė parė, planetėt. Por, kur ai i lidh shqyrtimet e pastėrta shpirtėrore me njohuritė materiale, qė janė tė kuptueshme pėr ne sot, meqė sot jemi tė arsimuar me shkencėn bashkėkohore, kuptimi bėhet shumė i paqartė.


    Kėshtu ajeti i fundit i cituar do tė mund tė kuptohej lehtė, por kur ajeti i ardhshėm (7) i tė njėjtės sure (37) flet pėr "ruajtjen nga ēdo shejtan inatēi", "ruajten" e cila ėshtė pėrmendur edhe nė suren 21, ajeti 32 dhe nė suren 41, ajeti 12, hasim nė shqyrtime qė ndryshojnė nga tė parat.


    Gjithashtu, ē'kuptim t'i japim shprehjes "goditjes sė shejtanit" tė cilėn ajeti 5 i sures 67 e vendos nė qiellin mė tė afėrt? A mos ndoshta "kandilat" qė janė pėrmendur nė po kėtė ajet kanė tė bėjnė me meteorėt61, tė cilėt i kemi pėrmendur mė sipėr?


    Si duket tė gjitha kėto ndryshime e kanė vendin jashtė kėtij studimi. Kėtu i kemi pėrmendur pėr shkak tė tėrėsisė, por nuk duket se tė dhėnat shkencore, nė gjėndjen ekzistuese, do tė mund tė ndriēonin mė mirė njė objekt qė tejkalon gjykimin njerėzor.




    C. STRUKTURA QIELLORE


    Ajo qė ėshtė nė Kur'an lidhur me kėtė ēėshtje i takon para sė gjithash sistemit diellor, por gjithashtu aludon nė fenomene qė e kalojnė vetė sistemin diellor dhe tė cilat janė zbuluar nė kohėn bashkėkohore.


    Dy ajete shumė tė rėndėsishėm bėjnė fjalė pėr orbitat e Dielli dhe tė Hėnės:


    "Ai ėshtė qė krijoi natėn dhe ditėn, Diellin dhe hėnėn dhe secili noton n1 orbitė". (S21-A33)


    "As Dielli nuk mund ta arrijė hėnėn, e as nata para ditės, po secili noton nė njė galaksion". (S36-A40)


    Kėshtu nė mėnyrė tė qartė ėshtė pėrmendur fakti i rėndėsishėm: ekzistimi i orbitave pėr Hėnėn dhe Diellin dhe ėshtė aluduar nė lėvizjen e kėtyre trupave nė hapėsira me anė tė lėvizjes vetjake.


    Pėr mė tepėr, me rastin e leximit tė kėtyre ajeteve paraqitet njė fakt i llojit negativ: ėshtė theksuar se Dielli lėviz nėpėr njė orbitė pa e saktėsuar se ēfarė ėshtė ajo orbitė nė raport me Tokėn. Nė kohėn e Shpalljes sė Kur'anit ėshtė besuar se Dielli sillet, kurse Toka ėshtė pikė e palėvizshme. Ky ishte sistemi geocentrik i cili ka qenė i njohur nga Ptolemeu, nė shekullin II p.e.s., dhe i cili do tė qėndrojė si teori deri nė shekullin XVI, nė kohėn e Kopernikut. Kjo pikėpamje qė ka qenė e pranuar nė kohėn e Muhammedit a.s. nuk del askund nė Kur'an, as kėtu, as nė ndonjė vend tjetėr.




    EKZISTIMI I ORBITES PER HENEN DHE DIELLIN


    Atė qė kėtu e pėrkthejmė si orbitė ėshtė fjala arabe falak tė cilės shumė pėrkthyes tė Kur'anit nė frengjisht i japin kuptimin e sferės. Ky ėshtė me tė vėrtetė kuptimi fillestar i fjalės. Hamidullahu e ka pėrkthyer si orbitė.


    Fjala (falak) i kishte hutuar komentuesit e Kur'anit, tė cilėt nuk kanė mundur ta paramendojnė rrugėn rrethore tė Hėnės dhe tė Diellit, dhe pėr kėtė arsye nė vetvete krijuan pak a shumė pėrfytyrime tė sakta ose krejtėsisht tė gabuara mbi lėvizjen nė hapėsirė tė kėtyre dy trupave qiellor. Nė pėrkthimin e tij tė Kur'anit, si Hamza Bubeker pėrmend interpretime tė ndryshme: "Njė lloj boshti si shufra e hekurt rreth sė cilės sillet mulliri; kupa e qiellit, orbitė, , shpejtėsia, vala...". Ai shton kėtė mendim tė komentuesit tė njohur tė shek. X, Tabarisė: "E kemi pėr detyrė tė heshtim kur nuk dimė". Kjo tregon sa tė paaftė kanė qenė njerėzit atėherė qė ta kuptojnė kėtė nocion tė orbitės pėr Diellin dhe Hėnėn. Ėshtė e qartė se interpretimi i kėtyre ajetevenuk do tė shpiente nė vėshtirėsi tė tilla, sikur fjala tė shprehte ndonjė nocion nga astronomia e kohės sė Muhammedita.s. Domethėnė, nė Kur'an ka ekzistuar njė nocion i ri i cili do tė kuptohej shekuj mė vonė.


    1.PER HENEN

    Nė kohėn tonė ėshtė shumė i pėrhapur mendimi se ky satelit i Tokės sillet rreth saj me pėrsėritje periodike prej 29 ditėsh63. Por duhet korrigjuar vija rrethore absolute e orbitė, sepse astronomia bashkėkohore ia lejon njė lėvizje tė konsiderueshme boshtit, kėshtu qė largėsia Tokė - Hėnė, e vlerėsuar nė largėsinė 384.000 km, ėshtė largėsi mesatare.


    Mė sipėr pamė si e ka theksuar Kur'ani dobinė e vėzhgimit tė lėvizjeve tė Hėnės pėr matjen e kohės.


    "Ai e bėri Diellin shndritės, e hėnėn dritė dhe asaj (hėnės) ia caktoi fazat, qė ta dini numrin e viteve dhe llogarinė. Allahu nuk krijoi kėtė pėr tjetėr, pos me qėllim tė caktuar. Ai ia sqaron argumentet njė populli qė kupton". (S10-A5, e citur nė fillim tė kėtij kapitulli).


    Kjo llogaritje ėshtė kritikuar shpesh si arkaike, jopraktike dhe joshkencore nė krahasim me sistemin tonė tė mbėshtetur nė rrotullimin e Tokės rreth Diellit, i cili nė kohėn tonė shprehet nė kalendarin julian.


    Kjo kritikė ēon nė dy vėrejtje:


    a) Kur'ani para 14 shekujsh i ėshtė drejtuar banorėve tė Gadishullit arabik, tė cilėt e kanė aplikuar njėsimin hėnor tė kohės. Ka qenė e udhės qė t'u flitet nė vetmen gjuhė tė cilėn kanė mundur ta kuptojnė dhe tė mos u shkaktohet pėshtjellim nė zakonet e tyre, tė marrjes sė shenjave hapsinore dhe kohore pėr orientim, tė cilėt edhe ishin mjaft efikas. Dihet se banorėt e shkretėtirės kanė qenė tė mėsuar me vėzhgimin e qiellit, me orientimin me anė tė yjeve dhe me llogaritjen e kohės sipas fazave tė Hėnės, tė cilat kanė qenė mjetet mė tė thjeshta dhe mė tė sigurta.


    b) Nėse lihen anash specialistėt pėr kėto ēėshtje, nė pėrgjithėsi injorohet pėrputhja e shkėlqyeshme ndėrmjet kalendarit julian dhe atij hėnor: 235 muaj hėnor pėrputhen saktėsisht me 19 vjet julian prej 365 ditėsh e njė ēerek; gjatėsia e viteve tona prej 365 ditė nuk ėshtė e pėrkryer, pasi kjo kėrkon korrigjim nė ēdo katėr vjet (vitet e brishta). Me kalendarin hėnor, fenomene tė njėjta pėrsėriten nė ēdo tė nėntėmbėdhjetin vit tė vitit julian: ky ėshtė cikli i Metonit, astronomit grek, i cili nė shek. V p.e.s. zbuloi pėrputhshmėrinė e saktė tė kohės diellore dhe hėnore.


    2. SA I PERKET DIELLIT


    Ekzisitmi i orbitės kuptohet vėshtirė pėr arsye se jemi mėsuar tė konsiderojmė se sistemi ynė diellor ėshtė i organizuar rreth tij. Qė tė kuptohet ajeti Kur'anor duhet tė vėzhgohet pozita e Diellit nė Galaktikėn tonė dhe, mbi bazė tė kėsaj, t'i referohemi pikėpamjeve tė shkencės bashkėkohore.


    Galaktika jonė pėrmban njė numėr tė madh yjesh tė shpėrndarė nėpėr njė disk, i cili ėshtė mė i dendur nė qendėr sesa nė periferi. Aty Dielli ėshtė nė njė pozitė tė larguar nga qendra e diskut. Meqė Galaktika rrotullohet rreth vetes me qendrėn e vet si bosht, del se Dielli rrotullohet rreth tė njėjtės qendėr nė orbitė rrethore. Astronomia bashkėkohore i ka pėrllogaritur elementet e saj. Shaplei nė vitin 1917 e ka pėrllogaritur se Dielli ėshtė larg qėndrės sė Galaktikės 10 kiloparsek64 qė i pėrgjigjet pėrafėrsisht largėsisė prej 300.000.000.000.000.000 km. Qė tė bėjnė njė rrotullim rreth vetes Galaktika dhe Dielli duhet tė kalojnė njė periudhė pėrafėrsisht prej 250 milion vjetėsh nė kėtė rrotullim Dielli lėviz me njė shpejtėsi prej afėr 250 km/sek.


    I tillė ėhtė rrotullimi orbital i Diellit tė cilin e shpalli Kur'ani para 14 shekujsh, ekzistimin dhe koordinatat e tė cilit i ka vėrtetuar astronomia bashkėkohore.




    ALUZIONI NE LEVIZJEN E HENES DHE TE DIELLIT NE GJITHESI ME LEVIZJE VETJAKE




    Ky nocion nuk paraqitet nė pėrkthimet e Kur'anit nga njerėzit e shkolluar tė letėrsisė, tė cilėt, duke mos e njohur astronominė, fjalėn arabe e cila shpreh kėtė lėvizje e kanė pėrkthyer me njė nga kuptimet e fjalės "notoj", e kėshtu ėshtė rasti edhe me pėrkthimet nė frėngjisht, nė anglisht, nė pėrkthimet e njohura tė Jusuf Aliut65.


    Fjala arabe e cila bėn aluzion nė transferimin me lėvizje vetjake ėshtė fjala sahaba (jasbahuna nė tekstin e dy ajeteve). Tė gjitha kuptimet e foljes implikojnė lėvizjen e ndėrlidhur me lėvizjen vetjake tė trupit i cili lėviz. Kjo ėshtė "notoj" nėse lėvizja bėhet nė ujė, kurse lėvizja me anė tė kėmbėve tė veta ėshtė tokėsore. Mezi mund tė jepet ideja mbi lėvizjen nė Gjithėsi qė e implikon kjo fjalė, pėveē duke perdorur kuptimin fillestar.


    - Hėna ė bėn rrotullimin e vet rreth vetes pėr aq kohė sa e kryen lėvizjen rreth Tokės ose pėrafėrsisht pėr 29,5 ditė, prandaj gjithnjė ka tė njėjtėn pamje.


    - Dielli rrotullohet rreth vetes pėr afėr 25 ditė. Ekzistojnė disa karakteristika tė rrotullimit pėr ekuatorin dhe pėr polet, pėr tė cilat nuk do tė bėnim fjalė kėtu, por nė tėrėsinė e tij ylli ėshtė nxitur nga njė lėvizje rrotulluese.


    Domethėnė, duket se nė Kur'an njė nuancė e foljes aludon nė lėvizjet karakteristike tė Diellit dhe tė Hėnės. Kėto lėvizje tė dy trupave qiellorė i kanė vėrtetuar tė dhėnat e shkencės bashkėkohore, por nuk mund ta kuptojmė se si njė njeri i shekullit VII tė epokės sonė, sado i ditur tė ketė qenė pėr kohėn e tij, gjė qė nuk ėshtė rasti me Muhammedin a.s. - ka mundur ta mendojė.


    Ndonjėherė kėtė pikėpamje e kundėrshtojnė disa shembuj tė mendimtarėve tė mėdhenj tė lashtėsisė tė cilėt nė mėnyrė tė pakontestueshme i kanė shpallur disa fakte, qė shkenca bashkėkohore i ka vėrteturar si tė sakta. Ata nė njėfarė mėnyre mezi kanė mundur tė mbėshteten nė deduksionin shkencor dhe mė shumė kanė ndjekur rrugėn e arsyetimit filozofik. Shpesh pėrmendet rasti i pitagoristėve, tė cilėt, nė shek. IV para erės sonė, e kanė mbrojtur teorinė e rrotullimit tė Tokės rreth vetvetes dhe rrotullimin e planetėve rreth Diellit, teori tė cilėn do ta vėrtetojė shkenca bashkėkohore. Kur tė bėhet krahasimi me rastin e pitagoristėve, ėshtė e lehtė tė hidhet hipoteza mbi Muhammedin a.s., mendimtarin gjenial, i cili vetvetiu e ka menduar atė qė shkenca bashkėkohore do ta zbulonte shumė shekuj pas tij. Duke bėrė kėtė, harrohet thjesht tė pėrmendet forma tė tjera tė kontributit intelektual tė kėtyre gjenive tė mendimit filozofik dhe tė gabimeve ( mashtrimeve ) tė mėdha me tė cilat janė ngjyrosur veprat e tyre. Kėshtu nuk duhet harruar se pitagoristėt gjithashtu kanė mbrojtur teorinė e mos lėvizjes sė Diellit nė Gjithėsi, qė e kanė bėrė qėndėr tė Botės, duke e menduar pėrqėndrimin e Gjithėsisė vetėm rreth tij. Zakonisht te kėta filozofė tė mėdhenj tė lashtėsisė hasim nė pėrzierje tė ideve tė sakta dhe tė gabuara mbi Gjithėsinė. Shkėliqimin qė u japin veprave tė njeriut pėr pikėpamjet pėrparimtare qė i pėrmbajnė ato, nuk duhet tė na bėjnė tė harrojmė pikėpamjet e gabuara qė na kanė mbetur trashėgim nga po kėto vepra. Kjo ėshtė ajo qė vetėm nė pikėpamje shkencore ndahet nga Kur'ani, sepse shumė tema qė pėrmenden nė Kur'an janė tė lidhura me njohuritė bashkėkohore, e nė tė nuk mund tė hasim nė asnjė pohim i cili do tė ishte nė kundėrshtim me atė qė e ka vėrtetuar shkenca e kohės sonė.






    NDERRIMI I DITES DHE I NATES


    Nė epokėn nė tė cilėn ėshtė konsideruar se Toka ėshtė qėndėr e Botės dhe Dielli ėshtė nė lėvizje nė krahasim me tė, cilės krijesė njerėzore nuk do ta pėrmendte lėvizjen e Diellit me rastin e ndėrrimit tė ditės dhe tė natės? Por diēka tė tillė nuk shkruan nė Kur'an, i cili kėtė temė e trajton si mė poshtė:


    " ..., Ai e mbulon ditėn me natėn, qė me tė shpejtė e kėrkon atė (mbulimin e dritės sė ditės)..."(S7- A54)


    "Pėr ata ėshtė argument edhe nata, prej sė cilės largojmė ditėn, kurse ata mbesin nė terr(S36-A37)


    "A nuk e di se Allahu e fut (errėsirėn) natėn nė ditė dhe e fut (dritėn) nė natė,..." (S31- A29)


    " Ai natėn ia mbėshtjell (vendit tė) ditės dhe ditėn ia mbėshtjell natės;..." (S39-A5)


    Ajeti i parė (S7-A54) nuk ka nevojė pėr komentim. I dyti ( S36-A37 ) thjesht dėshiron tė na ofrojė pamjen.


    Para sė gjithash, ajeti i tretė (S31-A29) dhe i katėrt (S39-A5).


    Si duket fjala "mbėshtjell" ėshtė mėnyra mė e mirė, si nė pėrkthimin e R. Blacher, pėr tė pėrkthyer fjalėn arabe kawwara. Kuptimi i hershėm i kėsaj foljeje ėshtė mbėshtjellja spirale e turbanit rreth kokės; nė tė gjitha kuptimet e tjera ėshtė ruajtur kuptimi i mbėshtjelljes.


    Por, ēfarė ndodh nė tė vėrtetė nė Gjithėsi? Si e kanė parė mirė astronautėt amerikanė dhe qė kanė fotografuar nga anijet e tyre kozmike, sidomos nga distanca shumė tė largėta nga Toka, p.sh nga Hėna , Dielli pandėrprerė (pėrveē gjatė zėnies -eklipsit) e ndriēon gjysėmsferėn tokėsore tė vendosur kundrejt tij, kurse gjysėmsfera tjetėr ndodhet nė errėsirė. Pasi Toka rrotullohet rreth vetes, kurse ndriēimi ngel po ai, i palėvizshėm, njė zonė e ndriēuar nė formė gjysėmsfere rrotullohet pėr 24 orė rreth Tokės, kurse gjysėmsfera qė ka mbetur nė errėsirė pėr tė njėjtėn kohė bėn rrotullim tė njėjtė. Ky ndėrrim i pandėrprerė i ditės dhe i natės ėshtė pėrshkruar nė mėnyrė tė pėrsosur nė Kur'an. Kjo nė kohėn tonė ėshtė e lehtė pėr t'u kuptuar nga njerėzit, meqė kemi njohuri mbi palėvizshmėrinė (relative) tė Diellit dhe mbi rrotullimin e Tokės. Ky proēes i mbėshtjelljes sė pandėrprerė, me depėrtim tė vazhduar tė njė sektori nė njė sektor tjetėr, ėshtė shprehur nė Kur'an sikur tė jetė menduar nė epokėn e Tokės sė rrumbullakėt, gjė qė pa dyshim nuk ėshtė rastėsi.


    Krahas kėtyre shqyrtimeve mbi ndėrrimin e ditės dhe tė natės, duhet t'i lidhim evokimet e shumėsisė tė lindjes dhe tė perėndimit nė disa nga ajetet e Kur'anit, interesi i tė cilit ėshtė vetėm pėrshkrues, pasi kėto fenomene mund tė zbulohen me vėzhgimin mė banal. Ato janė pėrmendur kėtu me qėllim, nė mėnyrė qė sa tė jetė e mundur tė riprodhohet nė tėrėsi ajo qė Kur'ani e pėrmban lidhur me atė temė.


    Kėto janė, p.sh:


    - nė suren 70, ajeti 40, shprehja: "Pra betohem nė Zotin e lindjeve dhe e tė perėndimeve, se Ne kemi fuqi" ;


    - nė suren 55, ajeti 17, jo: "Zotit i dy lindjeve dhe Zot i dy perėndimeve";


    - nė suren 43, ajeti 38, evokimi: "...Ah, tė kishim qenė larg mes vete sa lindja me perėndimin;... " ėshtė pasqyrė qė shpreh pafundėsinė e largėsisė ndėrmjet dy pikave.


    Vėzhguesi i lindjes dhe i perėndimit tė Diellit e di qė Dielli lind nė pika tė ndryshme tė lindjes dhe perėndon nė pika tė ndryshme tė Perėndimit, sipas stinėve tė vitit. Shenjat e shėnuara nė ēdo horizont pėrcaktojnė pikat e fundme qė caktojnė dy lindje dhe dy Perėndime, ndėrmjet tė cilave gjatė vitit vendosen mespikat. Fenomeni qė ėshtė pėrmendur kėtu mund tė thuhet se ėshtė banal. Por veēanėrisht meriton vėmendje ajo qė ka tė bėjė me tema tė tjera tė shqyrtuara nė kėtė kapitull, nė tė cilin pėrshkrimi i fenomeneve astronomike qė i evokon Kur'ani ėshtė konform me pikėpamjet bashkėkohore.




    D. EVOLUCIONI I GJITHESISE

    Duke i pėrkujtuar idetė bashkėkohore mbi formimin e Gjithėsisė e kemi treguar evolucionin qė ka ndodhur duke filluar nga mjergullnajat fillestare e deri te formimi i galaktikave, i yjeve dhe i sistemit diellor, deri nė paraqitjen e planeteve qė kanė rrjedhur nga Dielli nė njė shkallė tė evolucionit tė tij. Tė dhėnat bashkėkohore lejojnė mendimin qė nė sistemin diellor dhe pėrgjithėsisht nė Gjithėsi evolucioni vazhdon akoma. Kur dihet kjo, atėherė si mos ta krahasojmė me disa pohime qė i gjejmė nė Kur'an, kur evokohen manifestimet e plotėfuqisė sė Zotit?


    Nė disa raste Kur'ani rikujton se: "... Ai mbizotėroi Arshin dhe nėnshtroi Diellin e hėnėn qė ēdo njėri udhėton deri nė njė afat tė caktuar;..."


    Kėtė fjali e gjejmė nė suren 13, ajeti 2; nė suren 31, ajeti 29; nė suren 35, ajeti 13; nė suren 39, ajeti 5.


    Por, pėr mė tepėr, ideja mbi afatin e caktuar ėshtė e lidhur me idenė mbi cakun nė suren 36, ajeti 38:


    " Dhe Dielli udhėton pėr nė kufirin e vet ( nė cakun pėrfundimtar). Ai ėshtė (udhėtim) pėrcaktim i Ngadhėnjyesit, tė Dijshmit."


    Kufiri i caktuar ėshtė pėrkthim i fjalės mustekarr. Nuk ka dyshim se me kėtė fjalė ėshtė e lidhur ideja mbi vendin e caktuar.


    Si duket konfrontimi i kėtyre i pohimeve me tė dhėnat qė i ka vėrtetuar shkenca bashkėkohore?


    Kur'ani ja cakton Diellit afatin evolutiv dhe cakun. Hėnės gjithashtu ia cakton afatin. Qė tė mund tė kuptohet domethėnia e mundshme e kėtyre pohimeve, duhet t'i sjellim ndėr mend njohuritė bashkėkohore mbi evolucionin e yjeve nė pėrgjithėsi, e tė Diellit nė veēanti, dhe, me anė tė konkluzionit, mbi formacionet qiellore tė cilat detyrimisht e ndjekin lėvizjen e tyre nė Gjithėsi, e tė cilave u pėrket Hėna.


    Dielli ėshtė yll, vjetėrsinė e tė cilit astrofizikanėt e vlerėsojnė nė 4,5 miliard vjet. Si pėr tė gjitha yjet edhe pėr tė mund tė caktohet stadi evolutiv. Dielli tani ėshtė nė stadin e parė, tė cilin e karakterizon transformimi i atomeve tė hidrogjenit nė atome tė heliumit: stadi i tanishėm, teorikisht, do tė duhej tė zgjaste edhe 5,5 miliard vjet, sipas llogaritjeve tė bėra tek yjet e tipit tė Diellit, stadit tė parė tė tanishėm, tek yjet e tipit tė Diellit, ia caktojnė kohėzgjatjen e pėrgjithshėm prej gjithsej 10 miliard vjet. Pas kėtij stadi, siē ėshtė vėrejtur tek yjet e tjerė, pason stadi i dytė tė cilin e karakterizon pėrfundimi i transformimit tė hidrogjenit nė helium, pasojė e tė cilit janė zgjerimi i shtresave tė jashtme dhe ftohja e Diellit. Nė stadin e fundit drita ėshtė e zvogėluar shumė dhe densiteti i rritur shumė: kjo shihet nė tipin e yjeve tė cilėve u ėshtė dhėnė emri i xhuxhėve tė bardhė.


    Nga e gjithė kjo nuk duhet mbajtur mend datat, tė cilat janė interesante vetėm sa pėr tė dhėnė vlerėsimin e pėrafėrt tė faktorit kohė, por vetėm atė qė mė sė shumti del nė pah: kuptimi i evolucionit. Tė dhėnat bashkėkohore e bėjnė tė mundur parashikimin qė brenda disa miliardė vitesh kushtet nė sistemin diellor nuk do tė jenė kėto tė sotmet. Si edhe pėr yje tė tjerė, transformimet e tė cilėve janė regjistruar deri nė stadin e fundit, mund tė parashikohet fundi edhe pėr Diellin.


    Ajeti i dytė qė ėshtė dhėnė mė sipėr (S36 - A38) evokon se Dielli shkon drejt cakut tė vet.


    Astronomia bashkėkohore e ka caktuar nė mėnyrė tė pėrkryer duke i dhėnė edhe emrin e apeksit diellor: sistemi diellor me tė vėrtetė lėviz nė Gjithėsi drejt njė pike tė vendosur nė yllėsinė e Herkulit, nė fqinjėsi me yllėsinė Vega (yllėsia e Lirės), koordinatat e tė cilit janė tė pėrcaktuara mirė: lėvizja ka shpejtėsi tė caktuar prej 19 km/sek.


    Tė gjitha kėto tė dhėna nga astronomia meritojnė tė paraqiten lidhur me dy ajetet e Kur'anit, tė cilėt, siē duket pėrputhen me njohuritė e sotme shkencore nė mėnyrė tė pėrkryer.




    ZGJERIMI I GJITHESISE


    Zgjerimi i Gjithėsisė ėshtė fenomeni mė madhėshtor qė e ka zbuluar shkenca bashkėkohore. Ky sot ėshtė kuptimi i pėrcaktuar mirė, kurse diskutimet bėhen vetėm rreth shembullit sipas tė cilit zbatohet.


    I sugjeruar nga teoria e pėrgjithshme e relativitetit, zgjerimi i Gjithėsisė ka bazė fizike nė hulumtimin e spektrit tė galaktikave; lėvizja sistematike e spektrit tė tyre kah pjesa e kuqe shpjegohet me largimin reciprok tė galaktikave. Kėshtu sipėrfaqja e Gjithėsisė rritet vazhdimisht e ky zgjerim ėshtė mė i madh, pėr aq sa largohet nga ne. Shpejtėsitė me tė cilat trupat qiellorė lėvizin nė kėtė zgjerim tė pandėrprerė mund tė shkojnė nga pjesė tė shpejtėsisė sė dritės deri nė vlera mė tė mėdha se ajo.


    A mund tė krahasohet ajeti vijues nga Kur'ani (surja51, ajeti 47), nė tė cilėn Zoti flet, me tė arriturat shkencore bashkėkohore?


    " Ne me forcėn tonė e ngritėm qiellin dhe Ne e zgjerojmė atė."66 (S51, A47)


    Qielli, pėrkthim i fjalės sema', a nuk ėshtė pikėrisht Gjithėsia jashtė Tokės, pėr tė cilėn kėtu bėhet fjalė?


    Atė qė ne e kemi pėrkthyer "Ne e zgjerojmė" ėshtė pjesorja e kohės sė tashme tė shumėsit muėsiu'na tė foljes auuasaa' qė do tė thotė: zgjerim, shtrirje, zgjerim hapsinor, kur ėshtė fjala pėr objektet.


    Disa pėrkthyes, tė paaftė pėr ta kuptuar domethėnien e fjalės sė fundit, i japin kuptimin qė mė duket i gabuar si "Ne jemi plotė gjėrėsi" (R. Blachere). Autorė tė tjerė ia qėllojnė domethėnies por nuk kanė guximin ta thonė: Hamidullahu, nė pėrkthimin e vet tė Kur'anit, flet pėr zgjerimin e qiellit, tė Gjithėsisė, por me pikėpyetje. Ka tė tillė, tė cilėt, duke u mbėshtetur nė komentimet e veta tė mendimeve tė autorizuara shkencore, ia japin kuptimin qė e kemi treguar kėtu. I tillė ėshtė rasti me komentimin e Muntahabit, tė cilin e boton Kėshillin Suprem i Punėve Islamike nė Kajro; ata pa as mė tė voglin dyshim e pėrmendin zgjerimin e Gjithėsisė.




    E. PUSHTIMI I GJITHESISE


    Nga ky pikėvėshtrim, tre ajetet kur'anore meritojnė ta tėrheqin tėrė vėmendjen. Njėri nė mėnyrė tė qartė shpreh atė qė u takon njerėzve ta realizojnė dhe ēfarė do tė realizojnė. Nė dy ajetet e tjera, Zoti evokon ēudinė qė do t'u ndodhte jobesimtarėve nga Meka, sikur tė mund tė ngjiteshin nė qiell, duke aluduar kėshtu nė njė supozim i cili nuk do tė ketė pasoja pėr kėta tė fundit.


    1. Ajeti i parė ajeti 33 nga surja 55:


    "O turmė e xhinve dhe e njerėzve, nėse keni mundėsi tė dilni pėrtej kufijve tė qiejve tė tokės, depėrtoni pra, po nuk mundeni vetėm me ndonjė fuqi tė fortė (por ju nuk e keni atė). (A33 nga S55)


    Pėrkthimi tė cilin e dhamė kėtu kėrkon disa shpjegime plotėsuese:


    a) Fjala frėnge "si" shpreh kushtin e cila zbulon nė mėnyrė tė njėjtė mundėsinė, si dhe supozimin e realizueshėm dhe tė parealizueshėm. Gjuha arabe ėshtė nė gjendje qė ta nuancojė kushtin nė mėnyrė tejet eksplicite. Ekziston fjala qė shpreh mundėsinė (ida), njė tjetėr qė tė shprehet supozimi i realizueshėm (in), dhe njė e tretė qė tė shprehet supozimi i parealizueshėm (leė). Ajeti tė cilin po e shqyrtojmė konsideron se fjala ėshtė pėr supozimin e realizueshėm, tė shprehur me anė tė in. Kur'ani domethėnė evokon mundėsinė materiale tė realizimit konkret. Ky ndryshim gjuhėsor formalisht e eleminon interpretimin e pastėr mistik tė cilin kanė provuar t'ia japin gabimisht kėtij ajeti.


    b) Zoti iu drejtohet xhinėve dhe njerėzve e jo nė thelb personave alegorik.


    c) "Depėrtim i kundėrt" ėshtė pėrkthimi i fjalės nefedhe pas tė cilės vjen parafjala min,e cila, sipas fjalorit tė Kazimirit, domethėnė depėrtim, kalim pėrtej dhe dalje pėrtej njė trupi (p.sh thuhet pėr shigjetėn e cila del nė anėn kundėrt). Ajo domethėnė evokon depėrtimin e thellė dhe daljen nė anėn tjetėr tė zonave pėr tė cilat bėhet fjalė.


    d) Fuqia (sultan) tė cilėn duhet ta kenė njerėzit pėr arritjen e kėtij qėllimi duket se ėshtė fuqi e cila buron nga i Plotėfuqishmi.


    Nuk ka dyshim qė ky ajet tregon mundėsinė qė do ta kenė njerėzit dikur pėr ta kryer atė qė ne, nė epokėn tonė, ndoshta nė mėnyrė shumė tė papėrshtatshme, e quajmė pushtim tė Gjithėsisė. Duhet tė theksojmė qė teksti kur'anor nuk e vėren vetėm depėrtimin nėpėr zonėn e qiejve, por edhe nėpėr zonat e Tokės, ky ėshtė hulumtim i thellėsive.


    2. Dy ajetet e tjera janė nxjerrė nga surja 15, ajeti 14dhe 15. All-llahu iu flet jobesimtarėve nga Meka, si tregon edhe kjo pjesė e sures:


    "Edhe sikur Ne t'u hapnim atyre njė derė nė qiell dhe tė ngjiteshin vazhdimisht lart nė tė (e tė shihnin ėngjėjt e fshehtėsitė). Ata gjithqysh do tė thonin: " Neve na janė ndalė sytė (tė pamėt). Jo, ne jemi njerėz tė magjepsur." ( S15 - A 14 -15)


    Kjo ėshtė shprehje e habisė para njė pamje tė papritur, tė ndryshme nga ajo qė njeriu mund ta paramendojė.


    Fjalia kushtore ėshtė futur kėtu me anė tė fjalės leė e cila shpreh supozimin qė nuk do tė realizohet kurrė pėr ata pėr tė cilėt bėn fjalė kjo pjesė.


    Domethėnė nė pikėpamje tė pushtimit tė Gjithėsisė ndodhemi nė mesin e dy pjesėve tė tekstit kur'anor, nga tė cilat njėra bėn aluzion nė atė qė njė ditė do tė realizohet nė saj tė fuqisė qė Zoti do t'ia japė intelektit dhe aftėsisė zbuluese tė njeriut, kurse e dyta evokon ngjarjen tė cilėn nuk do ta pėrjetojnė jobesimtarėt e Mekės, nga e cila rrjedh karakteri i kushtėzimit, i cili nuk do tė realizohet... Por kėtė ngjarje do ta pėrjetojnė tė tjerėt siē e supozon ajeti i parė i cituar. Ai i pėrshkruan reaksionet e njerėzve para pamjes sė papritur e cila ndodh qė t'iu shfaqet udhėtarėve tė Gjithėsisė: shikime tė shqetėsuar, pėrshtypje e magjepsjes...


    Mu kėshtu astronautėt e pėrjetuan kėtė aventurė tė ēuditshme nė vitin 1961, me rastin e fluturimit tė parė tė njeriut rreth Tokės. Dihet, se kur tė ndodhemi nga ana tjetėr e atmosferės sė Tokės, qielli nuk shihet askund me pamjen e tij tė kaltėr qė u tregohet tokėsorėve, e i cili ėshtė rezultat i fenomenit tė absobimit67 tė dritės sė Diellit nė shtresat atmosferike. Kur njeriu ndodhet nė Gjithėsi, nė anėn tjetėr tė atmosferės tokėsore, ai sheh njė qiell tė zi, kurse Toka i duket e mbėshtjellur nė njė si unazė ngjyrė tė kaltėr, pėr shkak tė fenomeneve tė ngjashme tė absorbimit tė dritės nė atmosferėn tokėsore, kurse Hėna, e cila nuk ka atmosferė, shihet me ngjyrat e veta nė sfondin e errėt tė qiellit. Domethėnė njė pamje krejtėsisht e re pėr njeriun paraqitet nė Gjithėsi, pamje fotografitė e tė cilės janė bėrė klasike pėr njerėzit e kohės sonė.


    Edhe kėtu, kur e ballafaqojmė tekstin e Kur'anit me njohuritė bashkėkohore, si mos tė impresionohemi me saktėsitė pėr tė cilat nuk mund tė supozojmė se rrjedhin nga mendimi i njė njeriu, i cili ka jetuar para 14 shekujsh.

    KLIKO KETU


    http://www.harunyahya.com/notbychance07.php
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  7. #87
    i/e regjistruar Maska e vetem_TI
    Anėtarėsuar
    06-06-2003
    Vendndodhja
    ITALI
    Postime
    90
    nuk eshte e novejshme te zihemi po jap nje shkrim lexojeni te gjithin nese keni deshire me te vertete te dini dh me jepni mendimin me vone.

    http://www.geocities.com/athens/delp...bla-kurani.htp
    thuaj,ZOTI eshte nje.

  8. #88
    i/e regjistruar Maska e vetem_TI
    Anėtarėsuar
    06-06-2003
    Vendndodhja
    ITALI
    Postime
    90
    nejse nuk doli ajo cka doja por tek goegle kerkoni bibla kuarani dhe shkenca eshte nje liber i shkruajtur nga Dr.Maurice Bucaille
    kirurg dhe profesor ne universitetin e parsit.lexoni dhe me pas jepni kend veshtrimet.
    thuaj,ZOTI eshte nje.

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Tema tė Ngjashme

  1. Kontributi i shkenctarėve islam nė shkencė
    Nga Bleti002 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  2. Mrekullite shkencore te Kur'anit --- video dokumentar ---
    Nga Acid_Burn nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 05-03-2007, 13:46
  3. Mrekullitė e Jezusit
    Nga toni77_toni nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 16-03-2006, 18:43
  4. Analize e nje muslimani
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 16-12-2004, 18:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •