Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 20
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Shqiptaret dhe Vllehet..

    panorama:

    ---------------

    Si i bashkuan tė njėjtat fate historike, shqiptarėt dhe arumunėt
    Kush janė tezat e studiuesve rumunė dhe pėrse ata thonė qė fati i pėrbashkėt trokiti nė dyert e dy popujve tanė


    Baki YMERI *

    Studiues tė ndryshėm shpesh herė thonė se ėshtė zbehur miqėsia shqiptaro-vllahe, megjithėse te njerėzit ėshtė zgjuar kurrioziteti ndaj botės arumune. Po ē’dinė shqiptarėt pėr ta? Cilat janė lidhjet gjenetike, ndėrmjet kėtyre dy popujve, pėrgjatė historisė? Kėto dhe tė tjera pyetje marrin pėrgjigje nė shkrimin e Baki Ymerit, njeriut qė ėshtė marrė dhe merret me studime historike nė kėtė fushė.

    Sipas Ymerit, nė shekullin e XVIII-tė, dijetari gjerman Thunmann, nė veprėn e tij tė famshme “Hulumtime mbi Historinė e popujve tė Evropės orientale”, i kushton njė kapitull tė tėrė historisė dhe gjuhės sė shqiptarėve dhe arumunėve. Nė hulumtimet e tij ai thotė: “Asnjė popull tjetėr i pjesės sė botės, nė tė cilėn jetojmė, nuk ėshtė aq i panjohur pėr ne evropianėt e Perėndimit, pėr sa i pėrket prejardhjes, historisė dhe gjuhės, sa shqiptarėt dhe vllehėt. E megjithatė, ata janė popuj kryesorė, popuj tė lashtė e tė rėndėsishėm, qė ēdo historian do tė dėshironte t’i njihte: historia e tyre do tė plotėsonte zbrazėti tė mėdha nė historinė e lashtė e tė re tė Evropės. Por ata sot nuk luajnė mė ndonjė rol, ata janė popuj tė nėnshtruar, ata janė fatkeqė dhe historiani shpesh ėshtė po aq i padrejtė, sa dhe njeriu i zakonshėm: ai nuk e pėrfill atė qė nuk i ka punuar fati”.

    Lashtėsi historike dhe lidhje farefisnore
    Thunmann tregon me studimet e tij tė vitit 1774, tė cilat duket se janė aktuale edhe sot e kėsaj dite, lidhjet arumuno-shqiptare, qė, sipas gjermanit, janė tė mahnitshme. Ato rrallėkush i ka prekur, dhe atė parcialisht. As ne nuk mund t’i trajtojmė aq sa meritojnė, nė kuadrin e kaptinės sė njė studimi, qė synon tė trajtojė njė segment tė emigracionit ballkanik nė veri tė Danubit. Ėshtė me rėndėsi fakti se autoritetet rumune, madje edhe populli, pėrgjatė historisė, qė tė dy popujt (shqiptarėt dhe arumunėt) i kanė konsideruar herė si farefis, herė si kushėrinj tė njė gjaku, madje dhe si vėllezėr. Konstatimet e babait tė filologjisė rumune, B.P.Hashdeu (1838-1907), tė shtyjnė t’u japėsh tė drejtė fjalėve tė gjyshes sė dr.Rahmi Tudės: “Aq tė afėrt janė shqiptarėt me vllehėt, saqė dallimi ndėrmjet tyre ėshtė sa membrana e qepės”. Nė kuadrin e librit “Shqipėria ē’ka qėnė, ē’ėshtė dhe ē’do tė bėhet?”, Sami Frashėri i konsideron vllehėt si ”miq”. “Nga kombet fqinjė vetėm njė kemi mik, i cili kupėton tė mirėn’e ti e e di qė pa na s’munt tė mbahetė. Ky komp ėshtė komb’ i Vllehvet, qė rojnė nė Shqipėri e afrė Shqipėrisė. Nga kėta ca janė Vlleh-Shqiptarė, qė flasinė vllahisht edhe shqip, dhe ca Vlleh-Greq, qė flasinė vllahisht edhe greqisht. Grekėritė kanė bėrė dhe po bėjnė gjithė pėr kėta Vlleh ato qė kanė bėrė e qė po bėjė pėr ne Shqipėtarėtė, domethėnė pėrpiqenė t’i bėjnė Grekė me shkollat e me kishėt tė tyre”. Pasi thekson nevojėn e hapjes sė shkollave “mė vete”, autori thekson se, “nė kėtė punė Vllehtė nuk mund tė kenė tjetr ndihmė e mik tė vėndit pėrveē Shqipėtarėve…. Edhe Rumania qė ėshtė mėmė e kėtyre Vllehve a deri e tek etėrit e tyre, ta themi pėr shėmbull, e di mirė qė Vllehėt e Shqipėrisė e tė Maqedonisė nuk mundin tė rrojnė e tė ruajnė gjuhėn e kombėrin e tyre kundėr djallėzive tė Grekėve pėrveē duke u mbėshtetur nė miqėsitė e Shqipėtarėvet e duke u bashkuarė me ta” (vepra e cituar, e botuar pėr herė tė parė nė Bukuresht (1899), dhe e ribotuar nė Tiranė, 1962, flet pėr kėtė temė nė faqet 52-53. Si e arsyeton kėtė argument Hashdeu, nė Konferencėn e Akademisė Rumune, mė 25 maj tė vitit 1901?

    Hashdeu, vėllazėrimi shqiptaro-vllah dhe nevoja pėr pėrkrahje
    “Ja pra, e tėrė gjeneza e shqiptarėve, tri popujt dakas; Kostoboēėt, Karpėt dhe Besėt, tė shpėrngulur nga Karpatėt nė epokėn e perandorit Aurelian, pasi ata pėrgjatė 150 vitesh, bashkėvepruan nė Dakinė Trajane pėr formimin e kombit rumun. Qė nga viti 300 deri te Skėnderbeu i madh, heroi kombėtar i Arnautėve, kaluan pothuajse 1200 vjet. Nė njė periudhė tė kėtillė shekujsh, duke ndenjur tė pazhvendosur nė tė njėjtin vend, nė Iliri, nuk na habit fakti qė pasardhėsit e Dakėve kanė arritur ta konsiderojnė veten si autoktonė nė brigjet e Adriatikut. Ja pra, se si i shkruante Skėnderbeu njė princit italian: “Ti s’i njeh Shqiptarėt e mi! Ne vijmė nga po ata Maqedonė, tė cilėt me Aleksandrin tonė e fituan Indinė”. Edhe pse historia ua pėrgėnjeshtron maqedonizmin Arnautėve, ajo ua njeh megjithatė, si njė jetė jo aq pak tė shkėlqyer. Njė Skėnderbe i ri do t’u kishte thėnė: “Na jemi kombi i Deēebalit (Dakėballit), qė e futi nė haraē perandorinė romake, dhe qė ia kalli datėn vetė Trajanit!”. Hipotezat e Hashdeut, anėtar i Akademisė Rumune, meritojnė kujdesin e shkencėtarėve qė dinė tė nxjerrin konkluzione konvergjencash e jo divergjencash. Ilirėt dhe trakasit me dardanėt e fise tė tjera, kanė qenė fqinjė qė e kanė ushqyer njėri-tjetrin, madje edhe me fjalė tė njėjta, qė vijnė nga periudha paralatine (buza, bukur(ia), qafa, gusha, mėnzi, cjapi, vatra, vjedhulla, katundi, rrėnza, stani, dardha, Daka, pėrroi etj.). Shqiptarėt me rumunėt dhe arumunėt, kanė lidhje farefisnore dhe njė fat tė ngjashėm, edhe pėr nga lashtėsia. Nuk ėshtė fjala kėtu pėr njė lashtėsi qė fillon qė nga shekulli VII-tė e kėndej, por pėr njė lashtėsi qė, siē shprehet poetikisht autori i kėtij studimi: “Shpėrthen duke shndritur, qė nga prafullimat e yjeve”. Si e shpjegon Hashdeu kėtė? “Shqiptarėt pra, nuk janė fis me ne Rumunėt, por na janė vėllezėr, vėllezėr tė mirė, tė tė njėjtit gjak. Shqiptarėt pėr ne janė ata qė janė Keltėt pėr Francezėt. Duke pėrmbyllur dua tė nxjerr dy konkluzione aktualiteti: Cilidoqoftė filolog rumun, sado serioz, dhe sado metodik qė do tė ishte, do tė degdisej me pėrsosmėri, sidomos nė lidhje me gramatikėn, po qe se nuk do ta studionte parasėgjithash gjuhėn shqipe me tė gjitha dialektet e saj, si dhe folklorin shqiptar. Kombi rumun e ka pėr detyrė t’i pėrkrahė vėllazėrisht Shqiptarėt, siē i pėrkrah edhe Maqedo-rumunėt (arumunėt-shėn.yni), ngase Maqedo-rumunėt dhe Shqiptarėt e kanė dashur pėrherė njėri-tjetrin, dhe si “Daci redivivi”, do tė mund tė mund tė formonin njė ditė njė mbretėri tė bukur neo-dakase prej 3-4 milionė shpirtėrash, nė fqinjėsi tė mbretėrisė aktuale neo-helene. Fjala e urtė shqipe: Gjaku s’bėhet ujė”. Nė vend tė perandorisė neo-dakase, nė jug tė Shqipėrisė, nė veri tė Greqisė dhe nė Maqedoni, sot e kėsaj dite ekziston njė “mbretėri” e fuqishme arumuno-shqiptare, tė cilės ēdokush ia ka lakminė. Pėr fat tė keq, pėrderisa shqiptarėt e ruajtėn me sakrifica identitetin kombėtar, arumunėt iu nėnshtruan njė procesi djallėzor tė shkombėtarizimit. Ku janė njėqind shkollat dhe kishat e tyre, qė i kishin nė kohėn e turkut nė kėto troje – pyesin intelektualė tė shquar bukureshtarė. Mos vallė u larguam nga tema me njė pyetje tė kėtillė?

    Marrėdhėnie tė ngushta miqėsie
    Marrėdhėniet arumuno-shqiptare nė Maqedoni, Greqi e Shqipėri, kanė qenė fuqimisht tė stimuluara nga ana e Bukureshtit. Shkollat arumune qė funksiononin nė kėto troje deri nė kohėn e pushtimit serb (1913), ishin tė sponsorizuara nga Qeveria rumune. Njė shkollė e kėtillė, siē thekson shkrimtari vllah Branisllav Stefanoski, ka funksionuar edhe nė Tetovė, tejmatanė godinės sė vjetėr tė Bibliotekės sė qytetit. Njė numėr i konsideruar mbiemrash tė njėjtė, (Daka, Dika, Leka, Boletini, Cara, Rushani etj.), prezentė edhe te shqiptarėt, edhe te rumunėt, kėrkojnė avancimin e hulumtimeve lidhur me identifikimin e elementit vllah, tė shqiptarizuar apo sllavizuar, nė Maqedoni e Kosovė. Qytete dhe fshatra tė shumta tė Ēamėrisė, krahas shqiptarėve, ishin tė banuar edhe me turq dhe arumunė. Pėr t’ua likuiduar identitetin kombėtar, ata “qenė arrestuar, maltrajtuar dhe deportuar nga ana e grekėve”. “Shqiptarėt, turqit dhe arumunėt e Janinės, e rrethuar deri mė 1913, krijuan aleancėn luftarake kundėr grekėve”. “Nė pjesėn e Shqipėrisė tė okupuar nga serbėt, arumunėt e orientimit kombėtar kaluan nė anėn e shqiptarėve”. Me gjithė projektet e shkombėtarizimit dhe taktikėn qė pėrdori Beogradi pėr zbehjen e relacioneve arumuno-shqiptare nė Maqedoni (1913-1989), ato mbetėn tė pėrzemėrta, pikėsėpari duke iu falenderuar lashtėsisė, traditave, elementeve identike tė gjuhės dhe mentalitetetit tė ngjashėm. Aq tė pėrfarėrta ishin lidhjet e tyre, saqė princi rumun me prejardhje shqiptare Albert Gjika, ėndėrronte nė fillim tė shek.XX tė pėrfitojė fronin e njė shteti tė pėrbashkėt arumuno-shqiptar, me emrin Albano-Maqedonia, qė do ta pėrfshinte “krejt Maqedoninė dhe Shqipėrinė”. Sintagma e pėrsėritur nga gjeneratat e vjetra se “Vllahu ėshtė vėlla” (Aromėnul este frate), mbėshtetet nė jetėn e pėrbashkėt baritore, si dhe nė njė bashkėveprim tė fuqishėm, nė fushė tė tregtisė, ekonomisė, politikės dhe kulturės.

    Bolintineanu dhe admirimi i tij ndaj arnautėve tė Maqedonisė
    Nė vend qė tė trajtojė subjekte tė kėtilla, ekonomisti arumun me prejardhje onomastike sllave, Dimo Dimēevi, shkon e ngucet atje ku s’duhet: te prejardhja shqiptare e Nėnė Terezės. Edhe pse jetonte nė Rumani, shkrimtari, atdhetari dhe ish-ministri i Kulteve, Dimitrie Bolintineanu (1824-1878), pėr nga i ati (Enaqe Kosmad), kishte prejardhje arumune nga Ohri. Mamaja e tij ishte nga komuna rumune Bolintinul din Vale, prej nga edhe e trashėgon mbiemrin Bolintineanu. I kapluar nga nostalgjia ndaj vendlindjes sė babait, kalon nė vitin 1858 nėpėr Maqedoni, dhe shkruan kujtimet e tij, me njė dashuri tė hatashme ndaj “vėllazėrimit” shqiptaro-vllah. Libri qė boton nė vitin 1863 nė Bukuresht, mban titullin “Udhėtimet te rumunėt e Maqedonisė (...)”. Hymnizon Zotin, filozofinė, shkencat, politikėn, fenė. Mahnitet me admirimin e atėhershėm qė kishin arumunėt ndaj popullit shqiptar. Me vėrshimin e mėvonshėm tė programeve serbe pėr shkombėtarizimin e tyre, duke ua servuar edhe ekstremizmin fetar, varfėrinė dhe mjerimin, ky admirim fillon tė zbehet. Njė numėr i konsideruar studentėsh arumunė qė studiojnė sot nė universitetet bukureshtare, e kanė kaluar Danubin me po ato komplekse ballkanike tė albanofobisė, qė i kanė edhe ksenofobėt e Beogradit. Si e pėrshkruante Maqedoninė dhe harmoninė interetnike, paradyqindvjeēare, ky shkrimtar bukureshtar? “Kombi, sipas mendimit tim, s’ėshtė tjetėr veēse njė poezi njerėzore. Unė e kuptoj ndjenjėn e nacionalitetit nga njė pikėpamje praktike dhe poetike. Praktikisht, ngase mendojmė se pėr ta pėrmirėsuar fatin e botės, pikėsėpari duhet tė pėrmirėsojmė fatin e kombit nė tė cilin bėjmė pjesė. Poetikisht?... Kjo ėshtė njė ndjeshmėri qė nuk shpjegohet. Nėn spektrin e kėtyre mendimeve hedh sytė ndaj njė populli prej njėmilion rumunėsh, tė shpėrndarė nėpėr Maqedoni, Thesali, Epir dhe vende tė tjera…. Rumunėt e Maqedonisė mė janė tė shtrenjtė nga mė shumė raporte. Po qe se Vllahia ishte atdheu i nėnės sime, Maqedonia ishte atdheu i babait tim. Gjuha e tij ishte ajo e kėtyre rumunėve; gjaku i tij, gjaku i tyre; shpresat dhe vuajtjet e tij ishin shpresat dhe vuajtjet e kėtyre njėmilion (a)rumunėve” (Bolintineanu, Calatorii, Editura Pentru Literatura, Bukuresht, 1968, f.11). Nė vazhdim, pasi bėn fjalė pėr gjirin e hapur tė Rumanisė mikpritėse ndaj tregtisė greke, shpreh keqardhje pėr mosmarrėveshjet njerėzore, pėr qėndrimet armiqėsore tė grekėve ndaj elementit shqiptaro-vllah, autori ndalet edhe te shqiptarėt. Takohet me njėrin prej tyre, i cili i paraqitet si arnaut. Duke parė emrin e tij, autori mendon se ka tė bėjė me njė turk. “Je arnaut, e pyeta unė. –Arnaut – qė nga lindja, pėrgjigjet ky arnaut mysliman. Shumica e arnautėve janė myslimanė dhe kėta janė mė tė ndershėm, trima dhe kavalerė. Ata qė janė tė krishterė, janė greqizuar, janė latinizuar, kanė filluar ta zbehin krenarinė ndaj kombit tė vet. Nuk kanė besė, shton ai, ky komb ėshtė plot madhėshti dhe nuk do tė humbė kurrė. Do ta ketė dhe ai njė ditė nė jetė; kjo ditė ėshtė larg, por do tė vijė” (Po aty, f.39). Pėrkundėr do tentakulave tė Shqipėrisė qė vijnė kėndejpari me alergji ndaj fesė katolike apo asaj islamike, autori bukureshtar mahnitet nga sinqeriteti i njė shqiptari pa paragjykime fetare. I tregon se si gjyshi i tij kishte qenė nė shtėpinė e Ali Pashė Tepelenės. “Pse mos tė na e tregosh kėtė histori?” - e pyet ai. –T“ju them tė vėrtetėn, vazhdon ai, ashtu siē e di nga i ati im. Por mė parė dua tė tė flas pėr bashkėkombasit e mi arnautė. Kombi ynė ėshtė i shtrirė nė anėn veriore tė Epirit dhe nė Ilirinė greke. Numri i kėtyre albanėve ngjitet sot nė njėmilion sė bashku me ata tė shpėrndarė nėpėr kombet fqinje me ta. Njerėzit janė trima dhe gratė tė bukura, nė male. Pothujase nė tė gjitha anėt e Turqisė, deri nė Azi tė Vogėl, autoritetet kanė nė shėrbimin e tyre shqiptarė prej kėtyre tanėve, dhe atė pėr dy fjalė: sė pari, janė trima, dhe e dyta, se nė vend qė tė mbajė dhjetė turq, mund tė mbajnė dy shqiptarė; dy shqiptarė kryejnė mė shumė punė sesa dhjetė turq. Njerėzit, me tė cilėt shėrbej unė janė shqiptarė, me kėta njerėz Ali Pashai kreu punė tė mėdha nė kėto vende. Ja njė njeri i rrallė. Ky vjen nga gjiri i popullit. Ishte i biri i njė agai tė varfėr nga Tepelena, por burrėria dhe mendja i kishin dhėnė flatra, qė edhe shqiptarėt ta shmangin furtunėn”…, (po aty, f.40). Si i pėrshkruan autori bukureshtar, lidhjet shqiptaro-vllahe nė rrethin e Manastirit:? “Fola pėr shqiptarėt dhe po kthehem te ta me kėnaqėsi. Janė njė shumicė rumunėsh nga Shqipėria qė nuk mund tė dallohen nga shqiptarėt. Kėto dy kombe janė mė tė afėrmit nė kėto vende. Rumunėt mirren vesht mė mirė me shqiptarėt sesa me tė tjerėt. Gjė e ēuditshme! Traditat e shqiptarėve janė thuajse njėsoj si ato tė rumunėve tė Maqedonisė, dhe ē’ėshtė mė kureshtare, shėmbėllejnė pothuajse nė tė gjitha shikimet me ato tė rumunėve nga Principatat. Si dhe njė ngjashmėri e madhe nė gjuhė, siē duket nė tablonė e fundit”. (po aty, f.84-85). Komentimin lidhur me komplimentet ndaj shqiptarėve tė kėtij shkrimtari rumun me prejardhje vllahe, tė shkruara para 145 viteve (mė 1858), dhe qė jepen pėr herė tė parė tė pėrkthyera shqip, po e lėmė nė kompetencat e zotit Aurel Plasari. Mė mirė e ka tė merret me subjekte tė kėtilla qė afrojnė e afirmojnė, sesa ta alimentojė me afrikanizma shkencore, impotencėn pansllaviste, tė albanofobėve tė Shkupit.

    * Doktorant i Universitetit tė Bukureshtit

    ---------------

  2. #2
    fushori Maska e Ermal 22
    Anėtarėsuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Vllehėt e Tiranės, vėllezėr tė shqiptarėve
    Nga Valentin Mustaka

    E Merkure 14 mars 2007
    Koha jone

    Refleksione rreth librit "Kodiku i kishės sė "Shėn Prokopit" tė Tiranės" (1818-1922) tė Dhimitėr Beduli. Dėshiroja shumė qė njė kodik i tillė tė ekzistonte dhe tė botohej edhe pėr kishat ortodokse nė Korēė, Voskopojė, Shipskė, Nicė, Lėnge, Berat, Durrės, Kavajė, Elbasan, Lushnjė, Fier, Vlorė etj etj, dhe nė veēanti njė shkrim shumė profesional dhe me pėrkushtim i tė ndjerit z. Dhimitėr Beduli.
    Kėshtu do tė njiheshin me shume kush janė arumunėt-vllehėt e Shqipėrisė dhe vendi qė ata kanė nė historinė shumė shekullore tė Shqipėrisė, gjė qė nga historianėt tanė shumė tė nderuar nuk del nė asnjė shkrim tė tyre.

    Nė librin e zotit Dhimitėr Beduli ėshtė njė shprehje shumė domethėnėse ku thuhet: "Vllehėt e Shqipėrisė, tė quajtur "Fėrshėrotė" domethėnė Shqiptaro-vllehė, sepse kėta, duke jetuar me shqiptarėt, qoftė si blegtorė nėpėr malet e fushat e vendit, qoftė si zejtarė e tregėtarė nėpėr fshatrat dhe qytetet, e dinin gjuhėn shqipe, madje dhe shumė gjėra nga mėnyra e jetesės i kishin te pėrbashkėta".

    "Nga marrdhėniet e pėrzemėrta midis kėtyre dy kombėsive aq tė afėrta nė gjak, zakone, veshje dhe gjuhė, u krijua proverbi: Vllahu ėshtė vėlla. Kur sot pyet njė vllah i ē'kombėsie ėshtė, ai tė pėrgjigjet lirisht se ėshtė shqiptar.

    Kėtė libėr ma rekomandoj pėr ta blerė miku im dhe njėkohėsisht edhe sekretari i shoqatės tonė nė Durrės z. Petraq Jorgoni. Tani qė e kam pėrfunduar sė lexuari librin, them me tė vėrtetė qė vallė pse nuk e kisha lexuar mė parė.

    Motivet
    Nė kėtė libėr krahas motivit kryesor, atij fetar pėr historikun e kishės sė "Shėn Prokopit" (kur dikur dhe tani rinia bėnte dhe bėnė dashuri, thua tė jetė kodra e shėn Valentinit) nė libėr pėrshkruhen me shumė vėrtetėsi, ēiltėrsi dhe realitet historiku edhe i vllehėve tė Tiranės. Autori shumė qart e shpreh se bashkėsia ortodokse e viteve 1720 deri 1920, kur Tirana u bė kryeqytet, ishte e tėra vllahe-arumune, banorėt e saj tė parė qenė disa familje gjysėmnomade vllehe, ku dhe nė kodik autori thotė: "Nė tė takon rrallė edhe disa shprehje e fjalė dhe nė gjuhėn vllehe.

    Pra ishte kjo bashkesi ortodokse qė me shpenzimet e tyre ngritėn nė vendin e quajtur Turėshte (vend banimi i pėrkohshėm-vllahisht) kishėn e Shėn Prokopit mė 1720 sipas arkitektit Koēo Miho, dhe nė vitin 1874 kishėn e Ungjillizimit tė Shėn Marisė (Evangjelizmoit). Pikėrisht unė kėtu shoh se qė kur janė autokton vllehėt nė Tiranė, ndoshta mė tė vjetėr nga njė pjesė e atyre tiranasve musliman, qė sot quhen autoktonė. Vllehėt janė tė ardhur nė Tiranė, e cila i mirėpriti fillimisht nė periferi tė qytetit midis qytetit nxėnėsve dhe ish zdruktarise.

    Varrezat e tyre ishin pėrballė vend banimit nė vendin e quajtur Sallmane (e cila duhet tė jetė njė emėr vlleh, ndoshta njė vend ku mbas varrimit laheshin duart-mėni), ku ėshtė kombinati ushqimor sot. Njė pjesė tjetėr banonin nė ish-Tiranėn e Re. Si rjedhojė e kėtyre vend banimeve tė atėhershme lindėn edhe toponime nga mė tė ndryshme si shėnjė e banimit nga vllehėt nė kėto treva.

    Mė tė cilėsuarat kanė qenė kroi i Banės, krojet e Shėn Gjinit, stanet e Gogėve, pėrroi i Llainkės, lagja e Nicotėve, Sallmane, lagja e Priftit, Shallvare (shallė varur besoi llahinkat mbanin shalle tė tilla), Tėreshte. Fillimisht, vllehė tė ardhur rreth viteve 1700 (kur Tirana ėshtė formuar nė vitin 1614) kanė qenė rreth 10 familje dhe qė mė vonė rreth vitit 1818 nė 60 familje dhe nė vitin 1899 ‑ 140 familje.

    Familjet vllahe vinin ēdo vitė duke u shtuar nė qytet dhe nė veēanti tė ardhur nga Voskopoja, Nica, Llėnga, Shipska, Belica e Maqedonisė etj. Kjo edhe pėr arsyen sepse nga tiranasit vendali dhe nė pėrgjithėsi nga prijesi i Tiranės Ibrahim Bej Bargjini, i cili i mirėpriti dhe i vlerėsoi shumė pėrkrahjen qė vllehėt i dhanė atij nė luftrat e ndryshme qė ai bėnte pėr mbrojtjen e qytetit.

    Voilla
    Vllehėt formuan njė trupė me nė krye njė pjesėtar tė familjes Voilla. Mbas kėtij momenti Ibrahim beu i falėnderoi vllehėt u premtoj se shtėpia e tij merrte nėn mbrojtje bashkesinė vllahe (deri nė vitin 1787 kur ai vdiq). Bile Ibrahim beu i fali dyqane brenda qytetit familjes Voilla. Nga ky moment vllehėt u bėnė pjestar aktiv tė jetės shoqėrore-ekonomike nė qytetin e Tiranės.

    Ata formuan bashkėsitė sipas profesioneve ku numri i punonjėsve arinte nė 165 vetė, ndėr ta argjendarė, remtarė (kazanxhinj-kallanxhij), pijeshitės, kasapė, kėpucarė, rrobaqepės, furrxhinj, tragtar manifakture, mjekė, farmacistė, arsimsimtarė, artikuj ndėrtimi, leshpunues etj. Pra kjo bashkėsi pak a shumė e humbi karakterin blegtoral, ajo tani ishte njė bashkėsi zejtaro- tregėtare.

    Sigurisht kjo bashkėsi mbasi ndėrtoj kishėn e Shėn Prokopit, u fuqizua ekonomikisht, ekonomikisht, konsolidoi mardhėniet shumė tė mira me popullsinė musulmane vendase (gjatė gjithė periudhės njihen vetėm dy raste tė vogla mosmareveshje) dhe kėshtu iu krijuan mundėsitė qė nė vitin 1874 tė ndėrtoj edhe kishėn e Ungjillizimit, si nevojė e shtimit tė bashkėsisė dhe afrimit nė qytet tė tyre.

    Tė dy kėto kisha kishin pėr detyrė tė ndihmonin familjet nė nevojė, tė shkollonin fėmijėt e bashkėsisė e tė zgjidhnin shumė probleme qė shqetėsonin bashkėsinė. Kėto probleme autori i ka shpjeguar kronologjikisht me njė vėrtetėsi dhe pasion shumė tė lavdėrueshėm.

    Kjo ilustrohet edhe me emrat e fėmijėve tė bashkėsisė qė nė vitet 1920-30 49 vetė kanė pėrfunduar studimet nė Rumani, qė tregon pėr njė intelekt shumė tė mirė dhe qė mė vonė krijuan klasėn intelektuale tė Tiranės dhe tė mbarė vendit.

    Gjuhėt
    Autori spjegon se: nė bashkesinė ortodokse tė Tiranės flitej vllahishtja dhe shqipja,kjo e fundit mė tepėr nga burrat (sepse u nevojitej pėr nevoja komunikimi pune V.M) Gjuha greke ka qenė gjuhė e shkollave, e kishės dhe e korrespondencės tregėtare. Familja vllahe ishte njė familje kompakte dhe e madhe, ku, kur plaku ose i jati jepte ndonjė porosi nė familje, ajo zbatohej menjėherė.

    Autori shumė bukur i ka spjeguar tė gjitha rastet qė ndodhnin nė jetėn e pėrditėshme si lindjet, pagėzimet, fejesat, dasmat, ditėt e festave dhe vdekjet. Janė vėrtetė gjėrė shumė tė bukura qė unė nga fėmijėria ime nė Korēė i kujtoj me nostalgji kėto tradita shumė tė bukura. Kėto tradita identike unė nė vitin 1990 i pashė edhe nė vllehėt e Bukureshtit nė Rumani. Ja njė kėngė qė fėmijėt e kėndonin nė ditėt e afrimit tė festės sė Krishtėlindjes:

    Kolindi, melindi, sarakokodindi

    Cinci llaka, dėmi tri kulaka etj.

    Kjo bashkesi ortodokse vllahe pati njė jetė shumė tė gjatė dhe kompakte qė nga vitet 1720-1945, kur sigurisht qyteti u shtua shumė me popullat tė ardhur nga rrethe tė ndryshme, kėshtu qė bashkėsia vllahe ortodokse u shkri nė popullsin e ardhur.

    Mendoj se emrat e familjeve Voilla, Nishku, Lasku, Hobdari, Janku, Koja, Shundi, Kora, Mara, Prosi, Shkurti, Pjeshkazini, Roci, Dimroci, Golgoti, Heba, Toēi, Vava, Dhora, Findiku, Kazanxhiu, Jorgoni, Cokaj, Vuēani, Stamati, Terpa, Sallabanda, Pano, Kona, Myzeqari, Musha, Mullisi, Njeci etj kanė luajtur gjithmonė historikisht njė rol shumė tė rėndėsishėm nė jetėn shoqėrore dhe ekonomike tė bashkesisė ortodokse vllahe tė qytetit tė Tiranės.

    Refleksionet
    Zoti Mihal Hobdari ka shkruar shumė mė gjatė dhe hollėsishėm pėr bashkėsinė ortodokse vllahe tė Tiranės, por unė mbas leximit tė kėtij libri historik pėr vllehėt dhe kishėn ortodokse mendova tė japė disa refleksione, sepse tek ky libėr bashkė me atė tė z.Dhori Fallo pėr Voskopojėn, tek kėto perla unė shoh njė histori tė shkruar pėr vllehėt e Shqipėrisė.

    Kam mendimin qė kėto libra shoqata jonė duhet tė gjejė mundėsinė ekonomike dhe t'ia u japi falas familjeve vllahe si perla qė nuk shiten por falen. Ky libėr ėshtė botuar nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipėrisė.

  3. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Ermal 22 pėr postimin:

    Kreksi (10-04-2015)

  4. #3
    fushori Maska e Ermal 22
    Anėtarėsuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Faqe 12/13 - Speciale panorama

    21Maj 107
    Historia

    Debati/ Kush ėshtė e vėrteta e vllehėve ose “ēobenjvė” tė Shqipėrisė dhe pėrse ata pėrfundimisht janė asimiluar nė shqiptarė

    Historia e vllehėve nė Shqipėri
    Si u bėnė njerėz tė shquar tė kulturės, politikės dhe patriotizmit


    NAUM PRIFTI

    Meqė prej disa kohėsh nė shtypin shqiptar po vazhdojnė diskutimet pėr etnitetin e vllehėve, pėr numrin dhe shtrirjen e tyre, historinė, origjinėn dhe kryesisht pėr tė drejtat elementare qė vazhdojnė t’u mohohen, e quaj tė arsyeshme tė jap ndihmesėn time, me shpresė tė shpėrndaj sadopak mjegullėn e mbledhur rreth kėtij problemi. Nuk e rendit veten etnolog apo historian tė popullsisė vllahe, por me keqardhje vėrej se diskutimet pasionante dhe emocionante janė tepėr larg fakteve dhe tė vėrtetave historike tė njohura. Para dyzet vitesh, mė 1964, kryeredatori i revistės “Ylli,” Qamil Buxheli, mė ngarkoi tė shkruaja njė reportazh pėr vllehėt. Nuk e di si i lindi kjo ide, apo kush ia sugjeroi, por subjekti m’u duk interesant. Nga e si kishin ardhur nė vendin tonė vllehėt? Meqė pėr ta s’dija asgjė, shkova nė Bibliotekėn Kombėtare me shpresė tė gjeja diēka pėr ta. Gjeta mė shumė sesa prisja.

    Lexova librin “Arumunėt e Shqipėrisė” tė njė etnologu italian, njė studim mono-grafik tė njė dijetari rumun, qė erdhi nė Shqipėri nė vitin 1906-1908, me mision nga qeveria rumune pėr tė mbledhur vllehėt nomadė nė atdheun mėmė, nė Rumani. Ai shkoi mal mė mal, kudo ku kishte bashkėsi vllehėsh dhe u ofronte atyre tokė, shtėpi, shkolla pėr fėmijėt e tyre, me kusht tė ktheheshin nė Rumani. Vllehėt e dėgjonin pa u zėnė besė premtimeve tė tij, madje dyshonin se ishte kurth, sapo shihnin se shoqėrohej nga njė xhandar turk. Libri mė interesant ishte “Vllehėt e Pindit” nga dy arkeologė anglezė. Sikurse shkruanin nė parathėnie, autorėt ishin nisur drejt Thesalisė nė fund tė shekullit tė XIX, me qėllim tė zbulonin mbishkrime tė vjetra greke. Nė Selanik pajtuan njė kafshar pėr mbartjen e plaēkave tė tyre dhe pėr ta patur si udhėrrėfyes. Rrugės e pyetėn kafsharin: “Grek?” “Jo,” u pėrgjegj ai. “Shqiptar?” “Jo,” kundėshtoi ai. “Maqedonas?” “Jo.” “Po ēfarė jeni?” “Jam vėllah,” i sqaroi ai. Ky etnitet krejt i panjohur ngjalli kureshtjen e anglezėve. Pasi u bindėn se kėrkimi i mbishkrimeve tė lashta nė atė zonė ishte i kotė, filluan tė hulumtonin pėr vllehėt e Pindit. Qėndruan me muaj nė Samarinė, nė atė kohė qendra shpirtėrore e vllehėve dhe pastaj dy vjet me radhė u endėn nėpėr Shqipėri, Maqedoni dhe Greqi, duke qėmtuar gjithēka qė u dukej me interes rreth kėsaj popullsie. Nė Angli botuan njė libėr mjaft voluminoz, gati 600 faqe, pėr historinė e vllehėve, pėr ritet e lindjes, fejesės, martesės, vdekjes, zakonet, gjuhėn, folklorin, veshjet. Sipas dėshmive historike, popullsia e ka origjinėn prej Vllahisė, pjesa mė veriore e Rumanisė, prej nga emri vėllah, vllehė. Dialekti i tyre njėsohet nga mė tė hershmit e rumanishtes. Pėr shkakun e shpėrnguljes dhe pėr rrugėt e ardhjes sė tyre nė jug tė Gadishullit Ballkanik, historianėt kishin mendime tė ndryshme. Pėr herė tė parė pėrmenden nė histori nė shekullin XI. Midis trekėndshit tė Pindit, ku pėrfshihen toka tė Greqisė, Shqipėrisė dhe Maqedonisė, jetonin rreth njė milion vllehė, kryesisht nomadė. Kjo shifėr, pėr arsye tė kuptueshme, nuk mbėshtetet nė ndonjė regjistrim a statistikė zyrtare. Nė fund tė shek.XIX, vllehėt bėnė pėrpjekje tė krijonin njė shtet tė pavarur, mirėpo kėrkesa e tyre nuk u pėrkrah nga Fuqitė e Mėdha, tė cilavet Ballkani u dukej mjaft i fragmentarizuar edhe pa kėtė mikroshtet. Greqia, Serbia dhe Turqia ishin tėrėsisht kundėr.

    “ĒOBENJTĖ” E SHQIPĖRISĖ
    Nė Shqipėri njihen dy degėzime tė vllehėve tė ngulitur: frashėriotė dhe grabovarė. Vllehėt e hershėm u vendosėn kryesisht nė luginat e lumenjve Devoll, Seman dhe Vjosė, si edhe nė qytetet Korēė, Elbasan, Berat, Durrės, Fier, Pogradec, Kavajė. Llaqi Jani, historian “amatorė” dhe kryetar i shoqatės sė vllehėve, mbron tezėn se ata kanė ardhur nė Shqipėri nėpėrmjet Romės dhe si argument sjell vendosjen e tyre anės lumenjve. Po ndėrkohė ky ėshtė vetėm njė nga variantet e supozimit tė itinerarit tė tyre. Dijetarė tė tjerė pohojnė se ata erdhėn nė Ballkan nėpėrmjet rrugės tokėsore. Akoma nuk dihen me saktėsi motivet e shpėrnguljes sė tyre masive nga Vllahija, krahina mė veriore e Rumanisė. Sidoqoftė, ka plot fakte qė vėrtetojnė se ata janė vendosur herėt nė fshatrat dhe qytezat e Shqipėrisė mesjetare. Disa nga familjet e njohura vllahe u bėnė pjesė e elitės sė qyteteve si nga fama, ashtu edhe nga pasuria. Nė Korēė, ata ndėrtuan kishėn e tyre, e cila njihej si kisha e vllehėve, diku pranė kinemasė “Majestik”, sot e rrėnuar. Janė me dhjetėra familje tė nderuara me origjinė vllahe nė Korēė, Durrės, Fier, Kavajė e gjetkė. Nuk besoj se pėrbėn mėkat pohimi se shkrimtari i shquar Jakov Xoxa, i pėrkiste njė familjeje me origjinė vllahe, po ashtu sikurse kėngėtarja e shquar Eli Fara, piktori i talentuar Llambi Blido, humoristi Niko Nikolla e dhjetėra tė tjerė. (Partiakėve tė Korēės nuk u falet shembja e kishės sė Shėn Gjergjit qė ndodhej para Muzeut tė Arsimit, njė nga faltoret mė tė bukura tė qytetit, ndėrtesė kapitale me vlera arkitekturale. Qoftė edhe pėr faktin historik se atje u shugurua dhespot Imzot Noli, duhej shpallur e mbrojtur si monument kulture. Komunistėt i vunė kazmėn, me justifikimin se aty do tė ngrihej biblioteka e re e qytetit, sikur nuk mund ta ndėrtonin pak mė lart, a pak mė poshtė, kudo qė tė vinin gishtin. (Duket se fasada me gurė tė skalitur e kishės dhe kupola e saj me kryq, u vriste sytė ateistėve tė vetėshpallur.) Voskopoja arriti tė bėhej qendėr e rėndėsishme kulturore, mbasi ishte nyje e dy rrugėve tė rėndėsishme Berat-Selanik dhe Prizren-Janinė. Kishat e saj tė shumta tė zbukuruara me afreske nga dora e ikonografėve mė tė shquar, Akademia (shkolla e mesme) dhe shtypshkronja dėshmojnė lulėzimin ekono-mik tė qytetit. Cilėsohet edhe si kryeqyteti shpirtėror i vllehėve, ngaqė njė pjesė e popullsisė ishte vllahe. Intelektualėt e saj mė tė shquar Kavaljoti dhe Haxhi Filipi punuan me pėrkushtim pėr kulturėn shqiptare. Nė regjistrimet e popullsisė sė kazasė sė Kolonjės gjatė kohės sė Turqisė, krahas emrit tė fshatit ishte kolona, ku specifikohej numri i familjeve myslimane, ortodokse dhe vllahe. Ky fakt tregon se etniteti vllah njihej zyrtarisht dhe prandaj mirrej nė konsideratė. Vllehėt janė tė krishterė ortodoksė, por nuk njėsoheshin as me ortodoksėt shqiptarė, as me ortodoksėt grekė. Nė Myzeqe, popullsia vendase ndahej nė dy kategori: “lalė” dhe “ēo-benj.” Lalėt janė myzeqarėt autoktonė, kryesisht bujq, ndėrsa ēobenj thirreshin vllehėt sedentarė. Deri vonė, ata pėrdornin vllahishten ndėr familjet e tyre. Si shembull po sjell lagjen Stan tė Divjakės, e banuar mė se 90% prej “ēobenjve”, arumunė. Nuk duam tė pohojmė kurrsesi se pas dhjetė shekujsh ata nuk janė autoktonė.

    VLLEHĖT NOMADĖ
    Vllehėt e ngulitur nėpėr qytete dhe fshatra u asimiluan ngadalė nga popullsia shqiptare mė e madhe nė numėr, ndėrsa vllehėt nomadė, duke jetuar tė veēuar nė komunitete tė vogla prej 10-15 familjesh, me ose pa lidhje gjaku midis tyre, e ruajtėn mė gjatė identitetin. Fejesat lidheshin me ndėrmjetėsinė e prindėrve dhe martesat kryeshin kurdoherė mes etniteteve tė tyre. Nė krye tė ēdo bashkėsie ishte “ēelniku”, pronari i kopeve tė dhenve, tė kafshėve tė ngarkesės, kuaj e mushka. Pasuria si dhe titulli trashėgohej brez pas brezi. Ēelniku ishte kryetar i pėrjetshėm i komunitetit, ai blinte kullotėn verore dhe dimėrore, firmoste kontratėn me pronarėt ose kryepleqėsitė, shlyente detyrimet dhe taksat me para tė thata nė dorė, ose me mallra nė natyrė, djathė, lesh, mish, ndėrsa blegtorėt e tjerė mbaheshin me pagesė prej tij. Ēelnikėt zotėronin kope tė mėdha nga 3.000 deri 8.000-15.000 kokė dhen e dhi, ndėrsa familjet e tjera nga 30-40 kokė bagėti, sa pėr tė mbuluar nevojat e ngutshme. Drithin e blinin nė pazar me para nė dorė. Organizimi shoqėror i vllehėve nomadė qe tipik feudal mesjetar, ku sundonte blegtorobėria. Paguheshin keq dhe meqė nuk arrinin t’i mbulonin shpenzimet e familjes, gjithmonė futeshin borxh te ēelniku. Borxhet shkonin nga njė brez te tjetri dhe ata gjithmonė mbeteshin tė ndėrvarur prej ēelnikut.

    Vllehėt nomadė tė Shqipėrisė veronin nė kullotat e maleve tė Pogradecit, Vithkuqit, Korēės, Kolonjės, ndėrsa nė dimėr zbrisnin nė vėrri, nė zonat e buta tė bregdetit Jon, kryesisht Sarandė, Delvinė. Dalloheshin menjėherė nga veshja dhe gjuha. Shqipen e flisnin me “rr” tė forta dhe tinguj grykorė. Thirreshin vllehė, ēobenj mali (pėr t’i dalluar nga ēobenjtė e fshatrave), arumunė, aromenė, sarakaēanė, cinxė. Fjala cinx apo cinxė nuk ka lidhje me fjalėn cinxar (dorėshtrėnguar), por me tingujt “c” dhe “x”, qė nė gjuhėn e tyre dėgjohen shpesh. Kontaktet me popullatėn vendase i kishin tė rralla. Takoheshin nė treg, te mullinjtė ku bluanin drithin dhe mė rrallė te kishat. Vllehėt nomadė nuk kishin priftėrinj, as libra fetare, prandaj shėrbesat i kryenin shqip ose greqisht. Ata vinin nė kishė njėherė nė vit, ditėn e Shėn Mėrisė, mė 15 gusht. Madje, dhe atė ditė, vllakat dhe fėmijėt e vegjėl, qė kungoheshin, mbushnin kishat, ndėrsa burrat nuk u ndaheshin kopeve nė kullotat alpine. Pagėzimin e fėmijėve e kryenin nė kishė, ndėrsa ceremonitė fetare tė martesės te kalivet e tyre nė mal. Kalivet karakteristike me kashtė thekri dhe thupra ahu, i ndėrtonin tė reja pėr ēdo vit, duke sjellė lastarė ahu nga pyjet, ndėrsa kashtėn e blinin nga fshatarėt. Deri njė metėr mbi tokė kalivet i veshnin pėrbrenda me baltė qė tė mbroheshin nga e ftohta. Vllakat i endnin vetė tė gjitha rrobat e tyre, qė nga tė linjtat e tyre deri te cibunėt, rrobat e burrave dhe tė fėmijėve. Nė mal a nė fushė, ndenjur a duke ecur, kėrrusur nėn barrėt e rėnda, ato do t’i shihje me bosht e furkė nėn sqetull duke tjerrė lesh. Edhe sot ato janė artiste tė mrekullueshme tė qilimave, kuvertave, endjeve me grep, thurjeve me shtiza dhe punimeve me dorė. Sa do tė ruhet kjo traditė? Nomadėt nuk i shquante ndonjė ndjenjė patriotizmi as ndaj Greqisė, as ndaj Shqipėrisė ose Maqedonisė, sepse ata kudo e ndienin veten tė huaj, prandaj pėrpiqeshin tė rrinin larg ngatėrresave politike dhe luftėrave midis klaneve, partive a shteteve. Ndėrkohė, donin ose nuk donin, ata ishin strehė e jatak pėr firarėt dhe kaēakėt gjatė pushtimit osman, pėr komitėt gjatė zgjimit kombėtar, pėr partizanėt gjatė pushtimit fashist, pėr tė arratisurit, dezertorėt dhe, domosdo edhe pėr cubat dhe hajdutėt. Pushteti popullor, pasi shtetėzoi pyjet, malet, kullotat, burimet e ujit, ēifliqet, dekretoi shtetėzimin e tufave tė mėdha tė bagėtive. Reforma i zhveshi pronarėt e kopeve nga pasuria e tyre, blegtoria. Shtetėzimi zhduku klasėn e ēelnikėve, zotėruesit e kopeve, dhe njėkohėsisht shpejtoi shkrirjen e nomadėve tė fundit tė Shqipėrisė. Mė 1947-48, tufat kaluan nė zotėrimin e shtetit dhe vllehėt u kthyen punonjės tė Ndėrmarrjeve Blegtorale Shtetėrore. Nėpėr stanet u hapėn shkolla fillore verore. Askujt prej vllehėve nuk iu besua ndonjė detyrė, a pėrgjegjėsi, pavarėsisht nga aftėsitė profesionale. Kopetė kaluan nė duart e lebėrve, zotėrve tė rinj. Fodullėku dhe arroganca e lebėrve ishte po aq e ashpėr sa ajo e ēelnikėve, qė kishin patur mbi krye. Kudo i trajtonin me pėrēmim si qytetarė tė dorės sė fundit dhe pozita e tyre shoqėrore u keqėsua. U detyruan t’u largohen kopeve, tė braktisin mjeshtėrinė e tyre shekullore dhe tė vendosen nėpėr fshatrat e Korēės, Kolonjės, Pėrmetit, Gjirokastrės, Sarandės, kudo ku mund tė gjenin strehė dhe punė.

    FSHATI "ANDON POĒI"
    Nė Lunxhėri, pranė Hundėkuqit, u ngrit njė fshat i ri, ku u vendosėn rreth tridhjet familje vllehėsh nomadė. E pagėzuan “Andon Poēi”, pėr tė pėrjetėsuar kujtimin e njė dėshmori nga vllehėt nomadė. E vėrteta ėshtė se vllehėt nomadė e ruajtėn paanėsinė aq sa kishin mundėsi. Pak prej tyre u rreshtuan nė radhėt partizane, po ndėrkohė edhe ata pėsuan raprezalje nga fashistėt. Disa herė ua dogjėn kasollet me pretekstin se strehonin partizanėt. Sikurse mė rrėfeu Kosta Loli, nė atė kohė kryetar i kooperativės, Andoni u grind keq me ēelnikun pėr ēėshtje pagese. Ai e akuzoi si shfrytėzues, gjakpirės dhe pasi u arratis nga kalivet verore, u bashkua me partizanėt. Besohej se Andoni ra nėn ndikimin e emisarėve tė Partisė Komuniste qė predikonin liri dhe barazi, prandaj u ndėrkrye kundėr pronarit. Nė Lunxhėri dhe ndoshta nė gjithė Shqipėrinė ėshtė fshati i vetėm ku flitet ende vllahisht. Nė fshatrat e tjera tė jugut, vllehėt janė pakicė, e vetėm mes tyre komunikojnė vllahisht.

    Asimilimi i vllehėve po kryhet para syve tanė me shpejtėsi tė madhe pėr shkak tė mungesės sė shkollave nė gjuhėn e tyre, tė ndryshimit tė strukturės ekonomike dhe tė presionit qė ushtron zhvillimi shoqėror dhe artistik. Shifrat qė servirin disa pėrfaqėsues tė zellshėm tė etnitetit vllah, janė aq tė zmadhuara, sa nuk kanė pėrqasje me realitetin demografik tė vendit. Nuk ka shtypje a pėrēmim pėr vllehėt e ndėrfutur me kohė nė tė gjitha strukturat e shoqėrisė shqiptare, aq sa nuk dallohen mė. Sa pėr vllehėt nomadė, qė u kthyen sedentarė nė pesė dekadat e fundit, ata s’ngrehin asnjė peshė nė asnjė drejtim. A duan shkolla nė gjuhėn e tyre? Le t’i kenė, ėshtė njė e drejtė qė u takon, po praktikisht dialekti i tyre nuk kuptohet as nga rumunėt. Shekulli XX po rrafshon me furi identitetet e pakicave kombėtare. Me pėrjashtim tė ciganėve, asnjė etnitet tjetėr nuk po mundet tė rezistojė me sukses. Mė keq se kudo janė vllehėt e Greqisė, tė cilėve u mohohet e drejta tė njihen si etnitet arumun. Nė greqishten popullore epiteti “vllakė” ka kuptim pejorativ, kokėtrashė, e paditur, e pagdhendur. Ndėrkohė qė Greqia mburret si shtet demokratik, mohon me kokėfortėsi ekzistencėn e kombėsive tė tjera, pavarėsisht prej fakteve historike, etnografike dhe gjuhėsore. Nė Ballkan nuk ka asnjė shtet plotėsisht homogjen.

  5. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Ermal 22 pėr postimin:

    Kreksi (10-04-2015)

  6. #4

    Pėr: Shqiptaret dhe Vllehet..

    Ja se ē'thone studjuesit e huaj per origjinen e perbashket te shqiptareve dhe vlleheve:

    Emri:  vllehet dhe shqiptaret.PNG

Shikime: 3614

Madhėsia:  24.0 KB

    Nje pjese shume e madhe e popullsise qe sot quhet vllehe, jane asimiluar dhe jane pjese perberese e popujve kroate, serbe, malazeze, sllavomaqedone dhe greke.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 10-04-2015 mė 14:12

  7. #5

    Pėr: Shqiptaret dhe Vllehet..

    Thirrje mi kombin skipetar

    Nje leter me vlera historike e popullates vllehe, drejtuar popullsise shqiptare:

    Emri:  vellezer 1.jpg

Shikime: 4003

Madhėsia:  69.2 KB
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 10-04-2015 mė 14:19

  8. #6

    Pėr: Shqiptaret dhe Vllehet..

    Vazhdimi i letres:

    Emri:  vellezer 2.jpg

Shikime: 3882

Madhėsia:  69.8 KB

  9. #7

    Pėr: Shqiptaret dhe Vllehet..

    Vazhdim i letres:

    Emri:  vellezer 3.jpg

Shikime: 3873

Madhėsia:  74.6 KB

  10. #8

    Pėr: Shqiptaret dhe Vllehet..

    Vazhdim i letres:

    Emri:  vellezer 4.jpg

Shikime: 3985

Madhėsia:  65.3 KB

  11. #9

    Pėr: Shqiptaret dhe Vllehet..

    Vazhdim i letres:
    Emri:  vellezer 5.jpg

Shikime: 3665

Madhėsia:  70.0 KB

  12. #10

    Pėr: Shqiptaret dhe Vllehet..


  13. #11

    Pėr: Shqiptaret dhe Vllehet..

    Vazhdim i letres:

    Emri:  vellezer 7.jpg

Shikime: 3736

Madhėsia:  71.4 KB

  14. #12

    Pėr: Shqiptaret dhe Vllehet..

    Vendbanimet vllehe gjate shekullit te 19-te.

    Emri:  vendbanimet vllahe.jpg

Shikime: 4748

Madhėsia:  65.5 KB

  15. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar DYDRINAS pėr postimin:

    Kreksi (10-04-2015)

  16. #13
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,631

    Pėr: Shqiptaret dhe Vllehet..

    Prejardhja Arumune

    Kolonia arumune e Dobrugjes duket se ka njė prejardhje mė tė vjetėr se ajo qė ndodhet nė Serbi e Bullgari.
    Kantiz i cili i ka marrur burimet nga Lejean, ai jep nė vitin 1868 shifren rreth 123 000 frymė, dhe ai konstaton se, popullźsija arumune e Dobrugjes, edhe nė munges te mbeshtetjes sė shkollimit nga administrata serbe, ky komunitet vijon te zhvillohet dhe te rritet, mbrenda 5 vitesh ka fituar popullėsi 20% njė rritje e konsiderushme.
    Arumunėt transdanubianė pra nė Rumani janė rreth 200 000, njė shifer e perafert.Arumunėt e Maqedonisė, te quajtur me emrin Tzinxarė, ose Valak tė pergjysmuar,
    (KouToźXapi) ose vellahėt e zinjė (Kapaźaoi) jetojnė nė regjionet malore te pashkeluara ku rrallė ndonjė udhėtar ka patur rastin ti shkeli kėto vende.
    Ne pepiqemi qė permes kėtij libri, pa qellime tjera perpos njoftimit me njė libėr tė thjeshtė bibliografik, disa pika te pa njohura nga etnografia europiane.
    E kemi thėnė se, udhėpershkruesit rrallėherė kanė folur pėr rumunėt e Epirit, tė Thesalisė, e tė Maqedonisė. Mirėpo ata kanė folur mjaftė qė tė na zbulojnė ekzistencėn e tyre, por, jo aqė te mjaftueshme qė tė kemi njė ide te sakėt tė perhapjes sė tyre gjeografike.

    Historianėt te cilėt janė marrur nga besimi i tė dhanave te pakompletuara, nuk kanė mundur tė bien nė njė pajtim mbi prejardhjen e kėsaj popullsije tė veēantė, dhe as lidhjet e tyre me me Rumunet e anes sė djathtė te Danubit.
    Janė te njohura der me sot tri forma ende te mbėshtetura nga autor te ndryshėm pėr te spjeguar se si janė vendosur kjo popullsi nė jug te Ballkanit te cilėt flasin gjuhėn rumune.
    Nė sistemin e parė(formen e parė) te mbrojtura nga Thunmann, arumunėt e maqedonisė janė pasardhėsit e Trakėve te vjetėr te cilėt kishin marrur nga kolonizusit ushtarakė tė Romes antike gjuhėn latine. Perndryshe, nuk kanė patru asnjė lidhje direkte me Rumunet e Karpateve.
    Nga ky opinion i dyti pra, mbeshtetur edhe nga Kolonel Lake, ata kanė te njėjten origjinė si popullsija rumune e Dakisė, te cilėt ishin ndarė prej tyre rreth shekullit tė IX ose X-tė dhe u shperngulen nė Ballkan.
    Njė opinion tjetėr, i treti, i zhvilluar sė pari nga Engel dhe i rimarrur nga Rosier, e konsideron shpernguljen e kėsaj popullsije nga Dacia nėn sundimin e Aurelianit ( Aurélien Lucius Domitius Aurelianus, empereur romain (270-275). Né en Illyrie ... ) si tė kompletuar: Dakėt e latinizuar nė Daki u terhoqen krejtėsishtė nga atje dhe u vendosen nė brigjet e lumit Danub, (anes Bullgare te sotme) te cilėt kthehen nė vendin e tyre nė Daki (rumani) nė shekullin e XI-tė pas krishti, do thotė, pas 700-800 vitėsh !
    Kthimi i tyre nuk ndodhi nė mėnyrė masive siē kishin ardhur nė kėto vende 800 vite mė parė, do thotė qė nga shekulli i III-tė pas krishti dhe kthimi i tyre nė shekullin XI-tė? .. pra, njė grup prej tyre mbeti nė Ballkan qė formojnė sot komunitetin arumun tė Olimpsisė dhe shpatijet e maleve Pinde.

    Kėto tri forma opinionesh neve na duken tė papranueshme dhe ne tentojmi kėtu ti shtojmi edhe opinionin e IV-tė;

    Né mendojmi se, nė kohėn kur u terhoqen kjo popullsi nga Dakia nė kohėn e Aurelianit, pra shekullin e III-tė pas krishti, arumunėt ndahėn nė dy grupe: njėri grup u vėndos nė Moesi(miziė) e tjetri grup kėrkonte strehim nė skajin e Karpateve. Ne nuk mund ta spjegojmi nė mėnyrė aqė tė perputhur sipas kronikave te Nestorit e as nga letra e papes Gregori IX i cili i dergon letėr mbretit Bźlla IV, e as emrin e qytetit Szatmār Németi, i pershkruar nė shekullin e X-tė qė nė rumanishte thueht Satit Mare, ose =(katundi i madh.)

    Ngjajshmėria mes dy dialekteve na jep njė ide pėr tė perfunduar se, kjo ndarje e Arumunve nė dy deg nuk mund tė ishte edhe aqė e vjetėr, mirėpo ata qė kanė patur rastin qė ti studiojnė fshatrat rumun mendohet pra se kjo ėshtė e mundshme.

    Asnjė popull nuk ka treguar rezistenc aqė tė madhe, duke ditur se, rumunėt jetojnė nė mesin e racave tė ndryshme dhe nuk u shuan, jo vetėm se iu ofruan njė rezistenc paqėsore, ku as sllavėt, as gjermanėt as grekėt e as hungarezėt nuk triumfuan mbi ta, mirėpo perkundrazi, ata fituan territore mbi fqinjėt e tyre.

    Studimet qė ne deshirojmi ti ndermarrim mbi rumunėt e pertej Danubit neve ndosht a do tė na mundėsojnė qė tė njihėmi me idet e reja natyrishtė qė tė ndryshohėn bindjet e deritanishme, por as duke mos insistuar t'ua paraqesim opininin tonė.

    Qellimi yni pra ėshtė thjeshtė, tė pėrgatitėt vijimi pėr studime atyre qė do vijnė pas neve dhe t'i njftojmi ata, me njė fjalė, qė ata studiues tė njihėn me punimet tona rreth kėtij syzheu nga ky publikim.

    Autori i parė qė ne e permendėm mė lartė ishte Tunmann i cili i ka perkushtuar njė studim tė gjatė dhe fortė interesante mbi rumunėt dhe shqiptarėt.

    Tumanni i konsideron rumunėt si pasardhės tė Trakve dhe shtyhėt tė dėshmoje kėtė opinion mė ndihmėn e tė gjitha tė dhanave qė ka mbledhur nė lidhje me Vėllahėt nė perandorin e Bizantit. Ai zbulon dy fjalė rumune tė shkruara nga Theofani nė fund tė shekullit VI-tė pas krishti.
    "Torna, torna frate" fjalė tė cilat mbesin shumė te kundershtuara. Pepos kėtyre ideve qė ai ėshtė perpjekur tė na bindi, hipotez kjo e cila sot mė nuk mund tė mbrohėt.

    Megjithate Tumanni i ka dhėn shkencės njė fjalor grek-rumun-shqip, tė publikuar nė Venedik nė vitin 1770, i cili sot nuk gjėndet, vetėm nėse ai ka marrur kujdesin qė ta ribotoje.

    *Johann Thunmanns, ordentlichen Lehrers der Beredsamkeit und Philosophie auf der Universitąt zu Halle, Untersuchungen ūber die Geschichte der ōstlichen europāischen Vōlker. £rster Theil. Leipzig, bel Siegfried Lebrecht

    Grusius, 1774,
    ============================
    Leksiku shqip-vźllahe-bullgare-greke

    Pra ky fjalor, pėr tė cilin do flasim mė tej, na bėn tė njohur gjuhėn e thjeshtė(vulgare) tė folur para njė shekulli (do thotė nga1700-1770) nga rumunėt e Maqedonisė: ky fjalorė ėshtė kompozuar pa asnjė pretendim shkėncor dhe pėr kėtė arsyje njihėt si dokument i sakėt.
    Hulumtimet e Trumannit u rishikuan nė vitin 1808 nga njė rumun i Maqedonisė, George Rosa i cili e botoj nė Pest(Budapest) njė pasqyrim tė vogėl mbi tė njėjtin syzhe.

    Njź deshmi interesante nė njź letėr Letra n° 13. 24 nėntor 1933 (lexojeni me vemendje ju lutemi...) se si i shkruan e źma te birit tė tij letėr i vili kishte shkruar pėr sturdime nė Paris dhe ajo e kėshillon qė tė bėt burrė i fortė dhe i vendosur..

    Mnogo iten moj Tirka,
    Sosve shēo tipushēime niėkni druga kniga(letėr) toko ti pisha opet denes qunqi soj sat zviėjme kniga ot majqiėte i ot
    Numka koje ese mnogo dobre i te baēve so itiėnje golėmo...
    Ti si mola mnogo iė ot strana moja, kaj ena majka ftora i istinēka so bola ti se mola opet da bandish diėte so um i da
    ne se sikledisvish iē para iē, zhosh otide po mbodhisano, i ti esi diėte
    umno i vo vacances zhi ftasash i zhi naminish.
    Sall zdravie et Boga da imash, i za drugjiėte da n'emash kasavet iē, da bandish mash[B] i Shqipėtarin !
    Qė perndeia t'ua japi vetėm se shėndetin e pėr tjerat mos u merzit fare, bėhu burrė Shqipėtar !

    Nė kėtė hart tė vitit 12O5 janė tė shenuara te gjitha fiset vėllahe nė Peloponez(Moré) si dhe sipėr ishte provinca e quajtur Megalo Blachia=Vllahia e Madhe !



    Vėllehėt e Shqiptarėt nė perandorinė Bizantine

    Nikefor Botanjati kishte trasheguar nė vitin 1078 Nikefor Brijenit i cili kishte filluar njė luftė tė mbrendshme pėr tė marrur tronin kur paraqitet nė tė njėjtėn kohė edhe njė Kikefor tjetėr i cili kishte mbledhur njė ushtri nė Durrės si dhe vėndėt fqinje qė ishin tė pėrbėrė nga Frankėt, Bullgarėt dhe Arbanitėt. Ky emri i fundit Arbanitėt dhe ai i Bullgarėve nuk e percaktojnė mirė sa duhėt kėtė kryengritjen nga Nikefor Bazilike. Si duket kėta Arbanitėt(arbanites) duhej tė ishin i njėjti popull qė i thrrasim prej atėherė Albaniens ose Albanitės, pershkruar nga An Komneni e cila fletė pėr njė oficer i quajtur Cimiscortas=Tsimiskortas, tė cilit Aleksisi, pra i 'ati i An Komenit ia kishte besuar ruajtjen e Durrėsit nė vitin 1087 dhe thuhet se ky oficier vinte nga Arbana ose vinte nga Arbam-a.
    Do tė shohim mė tej se pėrmes njė pershkrimi nga kjo kronik e njohur e Ana Komnenit e quajtur Aleksiada, pra aty thuhet se Arbana ishte njė qytet i fortifikuar jo shumė largė Durrėsit, nė njė vendė malor qė kėto kźshtjella quhėshin klozyra(klysyra) qė sikur e perkthejmi nga frengjishtja kuptojmi njė forteresė(kėshtjellė tė mbylluar)=tė rrethekuar, klotyre, qė nė popoull njihen me emrin klysyra, me siguri nga latinishtja prej kohės romake ose asaj bizaantine qė vjenė pas tyre.Pra perandori i bizantit Aleksisi e kishte marrrur kėtė kėshtjellė qė kur Bohemondi e kishte trasheguar nga i ati i tij i cili kishte pushtuar tė tėrė perandorinė e lindjes.

    Patjetėr duhet tė cekim se, para pushtimeve Normane nga Robert Giskardi i cili kishte pushtuar Sicilinė dhe shumė qytete tjera nė Itali si Aversa(Aber)Arber ? e pastaj pushtoi edhe Durrėsin nė vitin 1081, e mundi perandorin Aleksis Komnenin duke i shkaktuar humbje te mėdhaja por Giskardi kthehėt nė Itali nė vitin 1083 me ftesen e papes Greguar XII dhe nė Durrės e lė djalin e tij Bohemondin.

    Arba ishte njė lum nė Peloponeze, permendet nga Pozanias, poashtu edhe Arba tjetėr qė ishte njė qytet i ishullit Skardon nė brigjet e Ilirisė siaps Ptolemeut kurse Plini e ėmron vetem si ishulli Arba por nuk e cek asnjė emėr qyteti tė kėtij ishulli. Ptolemeu i permend edhe popullin Arbali, Arbalėt qė ishin jetonin nė rrethin e Volgės. Njė Arbana tjetėr permendet poashtu nga Ptolemeu qė ishte njė ishull afėr Toprobanės.Arbanium ishte njė qytet nė grykėn e Bosforit, permendet nga Stefan Geografi. Arbat, qytet nė Palestinė nė Galile. Arbazani, popull i Ligurisė sipas Stefan Bizantit. Arbela qytet tjetėr nė Turqinė e sotme, aty ku Aleksandri i madh fitoi betejen mes dy lumejve Gangamela e Zabu. Arbon, emri i njė qyteti nė Iliri sipas Stefan Bizantit, nxjerrur nga Polibi por tė nderlikuar me qytetin Narbon nė jug tė Francės qė opinionety e autorėv tė tjerė mbetet i diskutueshėm.Arbon permendet edhe nga Marcelliani qė e vendos nė Gali si njė kamp i romakve.Arborea, qytet nė Sardenjė.


    NėTransilvaniė kemi ZatmArbana, njė qytet po me tė njėjtin emėr. Arbrė e hasim edhe nė Suedi qė mbanė emrin njė qytet qė ndoshta edhe Normanėt e pakzuan mė vonė nė Albani ? Si e shohim, vetėm pas ardhjes sė Normanve nė Durrės mėnjėherė pas disa vitesh pra pas 8 vitėsh, ky emėr njihet nga Ana Komneni por, duhėt shtuar se kjo kronik shkruhėt disa vite mė vonė pasi qė njihen mirė Arbanitet, ose Arvanėt

    Me siguri se nga ky qytet Arbana afėr Durrėssit Arbanitet quhen mė kėtė emėr mirėpo pa kėnė ende tė sigurt dhe dukėt e pa besueshme qė me njė ndryshim tė vogėl tė kėtij emri nga Arbana nź Arbanitėt i gjithė ky popull e mori emrin Albanitet ose Albaniens.

    Pra ky i njėjti Nikefor qė Albanitėt e perkrahin nė kėtė kryengritje, ky Nikefori bėn aliancė me Patzinakėt=Peēenegėt tė cilėt i fton ti dalin nė ndihmė.

    Nikefori kishte shfrytszyuar kėtė rast tė ngritet kundėr Bizantit pasi qė ishte informuar se atje nė lindje Petēenegėt dhe Komanėt kishin marrur Andrinopojėn, e kishin djegur njė pjesė tė qytetit pėr tu hakmarrur ndaj Nikefor Brienit i cili kishte vrarė disa prej tyre, dhe ata ishin terhjekur por tani kthehėn perseri pėr tė mbeshtetur njė Nikefor tjetėr kėtė Nikeforin e rrethit tė Durrėsit i cili ishte ngritur kundėr bizantit.

    Lekas ishte njė heretik Manishean ose Manikean, i cili mė parė jetonte nė Aziė nė vendin e Kalibėve ku atėherė Zhan Zamickes i kishte mundur kėta Manisheanet dhe i kishte transferua nė Filipoli e nė vendet tjera nė Trakė si pėr qėllim tė mbrohej nga kjo anė perandoria qė sulmohyej nga Barbatomi por kishin vijuar tė mbetėn armiqėt e Bizantit. pra ky Lekasi kishte ikur nga Epigambria dhe shkonė strehohėt tek kėta Peēenegėt, lidh marrveshje me ta dhe kercnonte perandorinė e Bizantit me fjalė tė rėnda.

    Nė tė njėjtėn kohė, Dobromer (Dobrfomiri) njė rrebel kishte vėndosur me disa banorė tė Mesambrisė ti kundėrvihėn perandorit dhe filluan te shkaktojnė rrėmujė Bizantit. Nė anėn tjetėr ky Lekasi e kishte vrarė evekun e Sardikės(Sofijes) i cili mbronte interesat e perandorisė, i kishte shtyėr banorėt qė tė mbeshtesin edhe ata iden e tij por vritet. Perandoria kishte derguar nė Mesambri Leon Diabatenin pėr tė vėndosur qetėsin atje dhe pas njė kohe ky ia arrin suksesit duke vėndosur paqė me Peēenegėt dhe Komanėt.

    Mirėpo disa vite mė vonė, njė Manesheanė i kundėrvihet perandorit me 2800 Paulicianė kur ky Balbusi kishte perfituar nga humbja e Aleksisit ndaj Robertit, dukės sė Normanve nė vitin 1081, perandori e kishte lutur qė tė rrinte aty nė vendė por ky nuk kishte pranuar dhe ishte terhjekur nė Trakė me ushtarėt e tij. Perandori kishte ndermarrur masa ndaj tij pėr hakmarrje ndaj tij por ky Balbusi ik nga Traka dhe gjėnė strehim sipėr Danubit tek Skitėt, ku nga aty si bazė, bėnte plane tė sulej kundėr perandorit Aleksis.

    Ana Komneni neve na mėson se, nė Dristra mbretnonin Petēenegėt, Kalesi ishte qėndra e tyre si dhe qytete tjera qė ishte Bitzina.Mirėpo nė njė tjetėr paragraf ajo thotė se, banorėt e Mizisė i quan Peēenegė e Sarmatė.

    Konflikti mes perandorisė bizantine dhe Skitve kishte marrur permasa tź medhaja, njė gjeneral Bizantinė ishte derguar qė ti ndeshkoje ata nė brigjet e Danubit pasi qė kėta kishin bėrė sulme mbi popullsinė e kėtyre trevave.

    Njė vit mė vonė, shefi i Skitėve Tselegu, kaloi Danubin me 80 000 luftėtarė, pėrbėrė prej shumė popujve Skitė, Sarmat edhe Dakė e Hungarezė qė u sulen nė drejtim tė Filipolisit dhe tėrė Maqedonia u bė shkrumb e hi nga kėta barbar, derisa perandoria bizantine mė nė fund arrrijti ti shpartallonte, por nuk arrijti ti largoje nga Misia.

    Ana Komneni e tregonse sa vuante i ati i saj perandori Aleksisi kur mendonte se nė perandorin e tij ishin vėndosur kėta Skitėt, popuj barbar pa lejen e tij. Kishte mbledhur ushtrinė e tij dhe shkon qė ti ndjeki ata. Por Aleksisi kishte planifikuar mė parė qė ti eliminoje fqinjėt e Skitve nga tė cilėt kishin gjetur mbėshtetje dhe Aleksisi duhej t'ua mbushi mendjen kėtyre qė tė bashkėpunonin nė interes tė perandorisė mirėpo, te gjithė banorėt e brigjeve tė Danubit kishin marrur njė urrejtje ndaj Bizantit prandaj, tė gjitha tentimet qė kishte bėrė Aleksisi pėr tė fituar besimin tek kėta banor kishin shkuar huē, asnjė propozim asnjė premtim i perandorit nuk ishte pranuar nga ana e tyre.

    Njė Blak(vėllahė) e lajmėron Aleksisin pėr gjendjen e tyre dhe rrethanat se si bashkėpunonin me Sitėt por, nė anėn tjetėr, njė tjetėr Blak i kishte shpie Skitėt pėrmes maleve tė pakalueshme tė Hemusit pėr tė sulmuar Konstantinopojen. Kur e mori lajmin Aleksisi, iu desht tė tehiqet mėnjėherė me shpresė se do vinte vitin e ardhźshėm ti dėbonte Skitėt e Sarmatėt tjerė qė kishin mbetur nė Dristra buzė Danubit.

    Aleksis pra kthehet vitin tjetėr qė ti mundi Skitėt, kishte planifikuar njė luftė ball pėrballė. Kishin pritur tėrė ditėn dhe vetėm nė mbrėmje lufta kishte filluar. An Komneni i jep nė detaje edhe trupat e aleatve tė Bizantit qė ishin mes tyre edhe kalorėsit e famshėm Frank si dhe disa Sarmatė nė krye me komandantin e tyre Uzas(uzhas, "t'merri") si dhe Esklavon tjerė.

    Skitėt nga ana e tyre ishin rreshtuar nė njė rregull tė admirueshėm, me qerret e tyre si mburoje e trupave tė mberendshėm. Nė rradhet e dyta poashtu hypur mbi qerre ishin tė rradhitur si para njė spektakli gra e fėmijė te cilėt i epnin vullnet burrave si dhe iu ofronin ndihmėn tė plagosurve si dhe lėshonin klithje, duke ua treguar fėmijtė e tyre pėr tu treguar te guximshėm.

    Lufta ishte e barabart por tė nesėrmen, Skitėve iu erdhi nė ndihmė Tatusi me 36000 Komanė te ardhur pertej Danubit. Kur a panė kėtė perforcim qė iu erdhi Skitve, ushtarve bizantin nuk iu mbetej tjetėr vetėm se ikja, u tehoqėn mbrap, ku edhe Aleksi si dhe vėllau i tij mezi shpėtun jetėn.

    Skitėt kishin kapur shumė ushtar bizantin, disa donin ti vrisnin por tjerėt ishin te pajtimit tė lirohėn pasi qė Aleksisi tė paguante shperblimin pėr ta. Nga kjo ikje e ushtrisė bizantine Skitėt e Komanėt kishin gjetur nė kampin e Aleksisit pasuri tė konsiderushme dhe kėtu fillon grindja mes Skitėve e Komanve qė iu kishin ardhur nė ndihmė aletve te tyre Skitė edhe se nuk kishin bėrė luftė Komanėt, kėta pretendonin se, rraēet e grabituara nga ikja e ushtrisė bizantine iu takonin edhe atyre.

    Konflikti kishte filluar tani mes Skitėve e komanve derisa Komanėt i sulmojnė Skitėt dhe nė kėtė perleshje Skitėt marrin vrapin e strehohėn nė Misi buzė liqenit tė njohur Ozilimnė, aty kishin mbetur te mbyllur Skitėt pa guxuar tė dalin, por edhe Komanėt mbesin pa ushqim, vendosin tė kthehėn nė Sarmati sipėr Danubit me shpres se do kthehen nė pranverėn e arshme pėr tu hakmarrur ndaj tyre.

    Sulmet Peēenege Komane dhe Skite 1086


    Pergatiti Kreksi

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kreksi : 10-04-2015 mė 16:55
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  17. #14
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anėtarėsuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665

    Pėr: Shqiptaret dhe Vllehet..

    Une jame me origjine vllahe nga te dy prinderit, ne shtepi flisnin arumune , e kuptoja po nuk mora mundimin ta mesoja,
    Me pas shoqata na krijoi mundesine te benim studimet ne rumani dhe mesuam rumanishten
    Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo

  18. 2 antarėt mė poshtė falenderuan Marya pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    Kreksi (11-04-2015),xhori (11-04-2015)

  19. #15
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,631

    Pėr: Shqiptaret dhe Vllehet..

    Unė jam nga Kosova, kurrė nuk kam degjuar pėr vėllehet kur isha i vogėl por mėsova pėr ta krejte vonė dhe kohėve tė fundit interesohėm rreth hitoris e gjuhės sė tyre, nuk di ta flas por mundohem ti krahasoj disa fjalė permes shqipes, psh. mė ka habitur fjala "nuse" si dhe "hajde" qė tek arumune nuk shkruhet "hajde" por "ajde" pa "h" ? mandej jam i intersuar edhe pėr fjalėn "lule" "lulja" "luljat", "lulanje" "luhatje" qė kur i shikojmi vertete lulet qė te gjitha "luhaten" "lulaten" ndoshta nga era...nuk rrijnė tė palevizshme nė form statike..por lozin..(e lexova diku nga nji anėtar fjalėn "bloza" pėr kuptimin kur lulja vishket apo merrė nji smundje dhe duket e blozhėt, qė ka kuptimin edhe tė nji loze kungulli, tė themi rrėnje kungulli apo bostani) .do thotė se ka nji fjalė formim diku tė perbashkėt, ose nga se ato luajnė (lozin) ose perkunden si nė "hulaēe"(luhaten, luajnė, pra pėr mendimin tim "luajnė" dhe kjo "lulja" kanė rrėnjėn e pėrbashkėt diku qė tregojnė luhatjen e bimve dhe gjallėrin e tyre.

    faleminderit Marya,
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  20. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Kreksi pėr postimin:

    Marya (11-04-2015)

  21. #16
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anėtarėsuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518

    Pėr: Shqiptaret dhe Vllehet..

    Citim Postuar mė parė nga Marya Lexo Postimin
    Une jame me origjine vllahe nga te dy prinderit, ne shtepi flisnin arumune , e kuptoja po nuk mora mundimin ta mesoja,
    Me pas shoqata na krijoi mundesine te benim studimet ne rumani dhe mesuam rumanishten
    e ka pas fajin dada qe nuk ta ka mesuar
    jeshét prčmč ne aliarčm
    jeshčm more jeshčm
    po drita skeshčm

  22. #17
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anėtarėsuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665

    Pėr: Shqiptaret dhe Vllehet..

    Citim Postuar mė parė nga xhori Lexo Postimin
    e ka pas fajin dada qe nuk ta ka mesuar
    Jo maja e kishte fajin
    Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo

  23. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Marya pėr postimin:

    Kreksi (11-04-2015)

  24. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-07-2011
    Postime
    239

    Pėr: Shqiptaret dhe Vllehet..

    Sipas disa vetave Vllehet e Shqiperise jan Shqiptare e jo Rumune kurse Arvanitet e Greqise nuk jane Greke por Shqiptare... Hajde merru vesh !

  25. #19

    Pėr: Shqiptaret dhe Vllehet..

    O.Univ.-Prof. Dr.phil. Karl Kaser

    Ka botuar nje studim te gjere per origjinen e asaj qe quhet nga te tjeret si popullsi vllehe dhe qe sipas tij nuk jane gje tjeter veēse ilire te romanizuar te cilet me pas u detyruan qe te marrin malet nga dyndjet barbare dhe veēanerisht ato sllave.

    Sipas tij, shqiptaret dhe vllehet jane pasardhes te ilireve.

    Emri:  Hirten kämpfer stammshelden.jpg

Shikime: 4184

Madhėsia:  75.5 KB

  26. #20

    Pėr: Shqiptaret dhe Vllehet..

    Citim Postuar mė parė nga TilVolioR Lexo Postimin
    Sipas disa vetave Vllehet e Shqiperise jan Shqiptare e jo Rumune kurse Arvanitet e Greqise nuk jane Greke por Shqiptare... Hajde merru vesh !
    Nese te jipet rasti, lexo librin qe solla ne kete teme dhe do te ēuditesh nga perfundimet e autorit.

    Sipas tij (austriak), shqiptaret dhe vllehet jane pasardhes te ilireve. Te paret (shqiptaret e sotem) kane arritur qe te mbajen gjalle ilirishten, ndersa te dytet (vllehet e sotem) jane ilire te romanizuar dhe sipas tij ata banonin neper qytetet bregdetare te gadishullit ilirik, qene pjese e administrates romake, mirepo me largimin e Romes dhe me dyndjet barbare qe shoqeruan kete largim, ata (vllehet) u detyruan qe te ngjiten maleve dhe te jetojne me vellezerit e tyre te origjines. Sipas autorit, vllehet kane qene shumice ne te gjithe bregdetin Adriatik dhe Jon, ne te gjitha qytetet e ngritura nga romaket dhe ishin pjesa me e kulturuar dhe me e civilizuar e gadishullit ilirik. Sipas tij, gjurmet iliro-vllaho-shqiptare gjenden lehtesisht ne te gjithe gadishullin.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 23-04-2015 mė 15:35

Tema tė Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. All-llahu ka thėnė
    Nga Sabriu nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 15-01-2007, 07:25
  3. Armiqtė e shqiptarėve: Nė kėrkim tė themelit tė politikės
    Nga Sabriu nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-01-2007, 04:26
  4. Rexhep Qosja: Tė vėrtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  5. Shqiptarėt Popull Solidar
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 29-01-2006, 20:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •