panorama:
---------------
Si i bashkuan tė njėjtat fate historike, shqiptarėt dhe arumunėt
Kush janė tezat e studiuesve rumunė dhe pėrse ata thonė qė fati i pėrbashkėt trokiti nė dyert e dy popujve tanė
Baki YMERI *
Studiues tė ndryshėm shpesh herė thonė se ėshtė zbehur miqėsia shqiptaro-vllahe, megjithėse te njerėzit ėshtė zgjuar kurrioziteti ndaj botės arumune. Po ēdinė shqiptarėt pėr ta? Cilat janė lidhjet gjenetike, ndėrmjet kėtyre dy popujve, pėrgjatė historisė? Kėto dhe tė tjera pyetje marrin pėrgjigje nė shkrimin e Baki Ymerit, njeriut qė ėshtė marrė dhe merret me studime historike nė kėtė fushė.
Sipas Ymerit, nė shekullin e XVIII-tė, dijetari gjerman Thunmann, nė veprėn e tij tė famshme Hulumtime mbi Historinė e popujve tė Evropės orientale, i kushton njė kapitull tė tėrė historisė dhe gjuhės sė shqiptarėve dhe arumunėve. Nė hulumtimet e tij ai thotė: Asnjė popull tjetėr i pjesės sė botės, nė tė cilėn jetojmė, nuk ėshtė aq i panjohur pėr ne evropianėt e Perėndimit, pėr sa i pėrket prejardhjes, historisė dhe gjuhės, sa shqiptarėt dhe vllehėt. E megjithatė, ata janė popuj kryesorė, popuj tė lashtė e tė rėndėsishėm, qė ēdo historian do tė dėshironte ti njihte: historia e tyre do tė plotėsonte zbrazėti tė mėdha nė historinė e lashtė e tė re tė Evropės. Por ata sot nuk luajnė mė ndonjė rol, ata janė popuj tė nėnshtruar, ata janė fatkeqė dhe historiani shpesh ėshtė po aq i padrejtė, sa dhe njeriu i zakonshėm: ai nuk e pėrfill atė qė nuk i ka punuar fati.
Lashtėsi historike dhe lidhje farefisnore
Thunmann tregon me studimet e tij tė vitit 1774, tė cilat duket se janė aktuale edhe sot e kėsaj dite, lidhjet arumuno-shqiptare, qė, sipas gjermanit, janė tė mahnitshme. Ato rrallėkush i ka prekur, dhe atė parcialisht. As ne nuk mund ti trajtojmė aq sa meritojnė, nė kuadrin e kaptinės sė njė studimi, qė synon tė trajtojė njė segment tė emigracionit ballkanik nė veri tė Danubit. Ėshtė me rėndėsi fakti se autoritetet rumune, madje edhe populli, pėrgjatė historisė, qė tė dy popujt (shqiptarėt dhe arumunėt) i kanė konsideruar herė si farefis, herė si kushėrinj tė njė gjaku, madje dhe si vėllezėr. Konstatimet e babait tė filologjisė rumune, B.P.Hashdeu (1838-1907), tė shtyjnė tu japėsh tė drejtė fjalėve tė gjyshes sė dr.Rahmi Tudės: Aq tė afėrt janė shqiptarėt me vllehėt, saqė dallimi ndėrmjet tyre ėshtė sa membrana e qepės. Nė kuadrin e librit Shqipėria ēka qėnė, ēėshtė dhe ēdo tė bėhet?, Sami Frashėri i konsideron vllehėt si miq. Nga kombet fqinjė vetėm njė kemi mik, i cili kupėton tė mirėne ti e e di qė pa na smunt tė mbahetė. Ky komp ėshtė komb i Vllehvet, qė rojnė nė Shqipėri e afrė Shqipėrisė. Nga kėta ca janė Vlleh-Shqiptarė, qė flasinė vllahisht edhe shqip, dhe ca Vlleh-Greq, qė flasinė vllahisht edhe greqisht. Grekėritė kanė bėrė dhe po bėjnė gjithė pėr kėta Vlleh ato qė kanė bėrė e qė po bėjė pėr ne Shqipėtarėtė, domethėnė pėrpiqenė ti bėjnė Grekė me shkollat e me kishėt tė tyre. Pasi thekson nevojėn e hapjes sė shkollave mė vete, autori thekson se, nė kėtė punė Vllehtė nuk mund tė kenė tjetr ndihmė e mik tė vėndit pėrveē Shqipėtarėve . Edhe Rumania qė ėshtė mėmė e kėtyre Vllehve a deri e tek etėrit e tyre, ta themi pėr shėmbull, e di mirė qė Vllehėt e Shqipėrisė e tė Maqedonisė nuk mundin tė rrojnė e tė ruajnė gjuhėn e kombėrin e tyre kundėr djallėzive tė Grekėve pėrveē duke u mbėshtetur nė miqėsitė e Shqipėtarėvet e duke u bashkuarė me ta (vepra e cituar, e botuar pėr herė tė parė nė Bukuresht (1899), dhe e ribotuar nė Tiranė, 1962, flet pėr kėtė temė nė faqet 52-53. Si e arsyeton kėtė argument Hashdeu, nė Konferencėn e Akademisė Rumune, mė 25 maj tė vitit 1901?
Hashdeu, vėllazėrimi shqiptaro-vllah dhe nevoja pėr pėrkrahje
Ja pra, e tėrė gjeneza e shqiptarėve, tri popujt dakas; Kostoboēėt, Karpėt dhe Besėt, tė shpėrngulur nga Karpatėt nė epokėn e perandorit Aurelian, pasi ata pėrgjatė 150 vitesh, bashkėvepruan nė Dakinė Trajane pėr formimin e kombit rumun. Qė nga viti 300 deri te Skėnderbeu i madh, heroi kombėtar i Arnautėve, kaluan pothuajse 1200 vjet. Nė njė periudhė tė kėtillė shekujsh, duke ndenjur tė pazhvendosur nė tė njėjtin vend, nė Iliri, nuk na habit fakti qė pasardhėsit e Dakėve kanė arritur ta konsiderojnė veten si autoktonė nė brigjet e Adriatikut. Ja pra, se si i shkruante Skėnderbeu njė princit italian: Ti si njeh Shqiptarėt e mi! Ne vijmė nga po ata Maqedonė, tė cilėt me Aleksandrin tonė e fituan Indinė. Edhe pse historia ua pėrgėnjeshtron maqedonizmin Arnautėve, ajo ua njeh megjithatė, si njė jetė jo aq pak tė shkėlqyer. Njė Skėnderbe i ri do tu kishte thėnė: Na jemi kombi i Deēebalit (Dakėballit), qė e futi nė haraē perandorinė romake, dhe qė ia kalli datėn vetė Trajanit!. Hipotezat e Hashdeut, anėtar i Akademisė Rumune, meritojnė kujdesin e shkencėtarėve qė dinė tė nxjerrin konkluzione konvergjencash e jo divergjencash. Ilirėt dhe trakasit me dardanėt e fise tė tjera, kanė qenė fqinjė qė e kanė ushqyer njėri-tjetrin, madje edhe me fjalė tė njėjta, qė vijnė nga periudha paralatine (buza, bukur(ia), qafa, gusha, mėnzi, cjapi, vatra, vjedhulla, katundi, rrėnza, stani, dardha, Daka, pėrroi etj.). Shqiptarėt me rumunėt dhe arumunėt, kanė lidhje farefisnore dhe njė fat tė ngjashėm, edhe pėr nga lashtėsia. Nuk ėshtė fjala kėtu pėr njė lashtėsi qė fillon qė nga shekulli VII-tė e kėndej, por pėr njė lashtėsi qė, siē shprehet poetikisht autori i kėtij studimi: Shpėrthen duke shndritur, qė nga prafullimat e yjeve. Si e shpjegon Hashdeu kėtė? Shqiptarėt pra, nuk janė fis me ne Rumunėt, por na janė vėllezėr, vėllezėr tė mirė, tė tė njėjtit gjak. Shqiptarėt pėr ne janė ata qė janė Keltėt pėr Francezėt. Duke pėrmbyllur dua tė nxjerr dy konkluzione aktualiteti: Cilidoqoftė filolog rumun, sado serioz, dhe sado metodik qė do tė ishte, do tė degdisej me pėrsosmėri, sidomos nė lidhje me gramatikėn, po qe se nuk do ta studionte parasėgjithash gjuhėn shqipe me tė gjitha dialektet e saj, si dhe folklorin shqiptar. Kombi rumun e ka pėr detyrė ti pėrkrahė vėllazėrisht Shqiptarėt, siē i pėrkrah edhe Maqedo-rumunėt (arumunėt-shėn.yni), ngase Maqedo-rumunėt dhe Shqiptarėt e kanė dashur pėrherė njėri-tjetrin, dhe si Daci redivivi, do tė mund tė mund tė formonin njė ditė njė mbretėri tė bukur neo-dakase prej 3-4 milionė shpirtėrash, nė fqinjėsi tė mbretėrisė aktuale neo-helene. Fjala e urtė shqipe: Gjaku sbėhet ujė. Nė vend tė perandorisė neo-dakase, nė jug tė Shqipėrisė, nė veri tė Greqisė dhe nė Maqedoni, sot e kėsaj dite ekziston njė mbretėri e fuqishme arumuno-shqiptare, tė cilės ēdokush ia ka lakminė. Pėr fat tė keq, pėrderisa shqiptarėt e ruajtėn me sakrifica identitetin kombėtar, arumunėt iu nėnshtruan njė procesi djallėzor tė shkombėtarizimit. Ku janė njėqind shkollat dhe kishat e tyre, qė i kishin nė kohėn e turkut nė kėto troje pyesin intelektualė tė shquar bukureshtarė. Mos vallė u larguam nga tema me njė pyetje tė kėtillė?
Marrėdhėnie tė ngushta miqėsie
Marrėdhėniet arumuno-shqiptare nė Maqedoni, Greqi e Shqipėri, kanė qenė fuqimisht tė stimuluara nga ana e Bukureshtit. Shkollat arumune qė funksiononin nė kėto troje deri nė kohėn e pushtimit serb (1913), ishin tė sponsorizuara nga Qeveria rumune. Njė shkollė e kėtillė, siē thekson shkrimtari vllah Branisllav Stefanoski, ka funksionuar edhe nė Tetovė, tejmatanė godinės sė vjetėr tė Bibliotekės sė qytetit. Njė numėr i konsideruar mbiemrash tė njėjtė, (Daka, Dika, Leka, Boletini, Cara, Rushani etj.), prezentė edhe te shqiptarėt, edhe te rumunėt, kėrkojnė avancimin e hulumtimeve lidhur me identifikimin e elementit vllah, tė shqiptarizuar apo sllavizuar, nė Maqedoni e Kosovė. Qytete dhe fshatra tė shumta tė Ēamėrisė, krahas shqiptarėve, ishin tė banuar edhe me turq dhe arumunė. Pėr tua likuiduar identitetin kombėtar, ata qenė arrestuar, maltrajtuar dhe deportuar nga ana e grekėve. Shqiptarėt, turqit dhe arumunėt e Janinės, e rrethuar deri mė 1913, krijuan aleancėn luftarake kundėr grekėve. Nė pjesėn e Shqipėrisė tė okupuar nga serbėt, arumunėt e orientimit kombėtar kaluan nė anėn e shqiptarėve. Me gjithė projektet e shkombėtarizimit dhe taktikėn qė pėrdori Beogradi pėr zbehjen e relacioneve arumuno-shqiptare nė Maqedoni (1913-1989), ato mbetėn tė pėrzemėrta, pikėsėpari duke iu falenderuar lashtėsisė, traditave, elementeve identike tė gjuhės dhe mentalitetetit tė ngjashėm. Aq tė pėrfarėrta ishin lidhjet e tyre, saqė princi rumun me prejardhje shqiptare Albert Gjika, ėndėrronte nė fillim tė shek.XX tė pėrfitojė fronin e njė shteti tė pėrbashkėt arumuno-shqiptar, me emrin Albano-Maqedonia, qė do ta pėrfshinte krejt Maqedoninė dhe Shqipėrinė. Sintagma e pėrsėritur nga gjeneratat e vjetra se Vllahu ėshtė vėlla (Aromėnul este frate), mbėshtetet nė jetėn e pėrbashkėt baritore, si dhe nė njė bashkėveprim tė fuqishėm, nė fushė tė tregtisė, ekonomisė, politikės dhe kulturės.
Bolintineanu dhe admirimi i tij ndaj arnautėve tė Maqedonisė
Nė vend qė tė trajtojė subjekte tė kėtilla, ekonomisti arumun me prejardhje onomastike sllave, Dimo Dimēevi, shkon e ngucet atje ku sduhet: te prejardhja shqiptare e Nėnė Terezės. Edhe pse jetonte nė Rumani, shkrimtari, atdhetari dhe ish-ministri i Kulteve, Dimitrie Bolintineanu (1824-1878), pėr nga i ati (Enaqe Kosmad), kishte prejardhje arumune nga Ohri. Mamaja e tij ishte nga komuna rumune Bolintinul din Vale, prej nga edhe e trashėgon mbiemrin Bolintineanu. I kapluar nga nostalgjia ndaj vendlindjes sė babait, kalon nė vitin 1858 nėpėr Maqedoni, dhe shkruan kujtimet e tij, me njė dashuri tė hatashme ndaj vėllazėrimit shqiptaro-vllah. Libri qė boton nė vitin 1863 nė Bukuresht, mban titullin Udhėtimet te rumunėt e Maqedonisė (...). Hymnizon Zotin, filozofinė, shkencat, politikėn, fenė. Mahnitet me admirimin e atėhershėm qė kishin arumunėt ndaj popullit shqiptar. Me vėrshimin e mėvonshėm tė programeve serbe pėr shkombėtarizimin e tyre, duke ua servuar edhe ekstremizmin fetar, varfėrinė dhe mjerimin, ky admirim fillon tė zbehet. Njė numėr i konsideruar studentėsh arumunė qė studiojnė sot nė universitetet bukureshtare, e kanė kaluar Danubin me po ato komplekse ballkanike tė albanofobisė, qė i kanė edhe ksenofobėt e Beogradit. Si e pėrshkruante Maqedoninė dhe harmoninė interetnike, paradyqindvjeēare, ky shkrimtar bukureshtar? Kombi, sipas mendimit tim, sėshtė tjetėr veēse njė poezi njerėzore. Unė e kuptoj ndjenjėn e nacionalitetit nga njė pikėpamje praktike dhe poetike. Praktikisht, ngase mendojmė se pėr ta pėrmirėsuar fatin e botės, pikėsėpari duhet tė pėrmirėsojmė fatin e kombit nė tė cilin bėjmė pjesė. Poetikisht?... Kjo ėshtė njė ndjeshmėri qė nuk shpjegohet. Nėn spektrin e kėtyre mendimeve hedh sytė ndaj njė populli prej njėmilion rumunėsh, tė shpėrndarė nėpėr Maqedoni, Thesali, Epir dhe vende tė tjera . Rumunėt e Maqedonisė mė janė tė shtrenjtė nga mė shumė raporte. Po qe se Vllahia ishte atdheu i nėnės sime, Maqedonia ishte atdheu i babait tim. Gjuha e tij ishte ajo e kėtyre rumunėve; gjaku i tij, gjaku i tyre; shpresat dhe vuajtjet e tij ishin shpresat dhe vuajtjet e kėtyre njėmilion (a)rumunėve (Bolintineanu, Calatorii, Editura Pentru Literatura, Bukuresht, 1968, f.11). Nė vazhdim, pasi bėn fjalė pėr gjirin e hapur tė Rumanisė mikpritėse ndaj tregtisė greke, shpreh keqardhje pėr mosmarrėveshjet njerėzore, pėr qėndrimet armiqėsore tė grekėve ndaj elementit shqiptaro-vllah, autori ndalet edhe te shqiptarėt. Takohet me njėrin prej tyre, i cili i paraqitet si arnaut. Duke parė emrin e tij, autori mendon se ka tė bėjė me njė turk. Je arnaut, e pyeta unė. Arnaut qė nga lindja, pėrgjigjet ky arnaut mysliman. Shumica e arnautėve janė myslimanė dhe kėta janė mė tė ndershėm, trima dhe kavalerė. Ata qė janė tė krishterė, janė greqizuar, janė latinizuar, kanė filluar ta zbehin krenarinė ndaj kombit tė vet. Nuk kanė besė, shton ai, ky komb ėshtė plot madhėshti dhe nuk do tė humbė kurrė. Do ta ketė dhe ai njė ditė nė jetė; kjo ditė ėshtė larg, por do tė vijė (Po aty, f.39). Pėrkundėr do tentakulave tė Shqipėrisė qė vijnė kėndejpari me alergji ndaj fesė katolike apo asaj islamike, autori bukureshtar mahnitet nga sinqeriteti i njė shqiptari pa paragjykime fetare. I tregon se si gjyshi i tij kishte qenė nė shtėpinė e Ali Pashė Tepelenės. Pse mos tė na e tregosh kėtė histori? - e pyet ai. T“ju them tė vėrtetėn, vazhdon ai, ashtu siē e di nga i ati im. Por mė parė dua tė tė flas pėr bashkėkombasit e mi arnautė. Kombi ynė ėshtė i shtrirė nė anėn veriore tė Epirit dhe nė Ilirinė greke. Numri i kėtyre albanėve ngjitet sot nė njėmilion sė bashku me ata tė shpėrndarė nėpėr kombet fqinje me ta. Njerėzit janė trima dhe gratė tė bukura, nė male. Pothujase nė tė gjitha anėt e Turqisė, deri nė Azi tė Vogėl, autoritetet kanė nė shėrbimin e tyre shqiptarė prej kėtyre tanėve, dhe atė pėr dy fjalė: sė pari, janė trima, dhe e dyta, se nė vend qė tė mbajė dhjetė turq, mund tė mbajnė dy shqiptarė; dy shqiptarė kryejnė mė shumė punė sesa dhjetė turq. Njerėzit, me tė cilėt shėrbej unė janė shqiptarė, me kėta njerėz Ali Pashai kreu punė tė mėdha nė kėto vende. Ja njė njeri i rrallė. Ky vjen nga gjiri i popullit. Ishte i biri i njė agai tė varfėr nga Tepelena, por burrėria dhe mendja i kishin dhėnė flatra, qė edhe shqiptarėt ta shmangin furtunėn , (po aty, f.40). Si i pėrshkruan autori bukureshtar, lidhjet shqiptaro-vllahe nė rrethin e Manastirit:? Fola pėr shqiptarėt dhe po kthehem te ta me kėnaqėsi. Janė njė shumicė rumunėsh nga Shqipėria qė nuk mund tė dallohen nga shqiptarėt. Kėto dy kombe janė mė tė afėrmit nė kėto vende. Rumunėt mirren vesht mė mirė me shqiptarėt sesa me tė tjerėt. Gjė e ēuditshme! Traditat e shqiptarėve janė thuajse njėsoj si ato tė rumunėve tė Maqedonisė, dhe ēėshtė mė kureshtare, shėmbėllejnė pothuajse nė tė gjitha shikimet me ato tė rumunėve nga Principatat. Si dhe njė ngjashmėri e madhe nė gjuhė, siē duket nė tablonė e fundit. (po aty, f.84-85). Komentimin lidhur me komplimentet ndaj shqiptarėve tė kėtij shkrimtari rumun me prejardhje vllahe, tė shkruara para 145 viteve (mė 1858), dhe qė jepen pėr herė tė parė tė pėrkthyera shqip, po e lėmė nė kompetencat e zotit Aurel Plasari. Mė mirė e ka tė merret me subjekte tė kėtilla qė afrojnė e afirmojnė, sesa ta alimentojė me afrikanizma shkencore, impotencėn pansllaviste, tė albanofobėve tė Shkupit.
* Doktorant i Universitetit tė Bukureshtit
---------------
Krijoni Kontakt