Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 32
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269

    Ekonomia Shqiptare

    Ju ftoj ketu te diskutojme se si mund te zhvillohet Ekonomia Shqipetare. ja disa nga problemet qe Shqiperia ka hasur.

    1. Nuk kemi prodhim. (vetem ket vit arritem prodhimin e 90', pra kemi ec 10 vjet mbas)
    2. privatizimi i tokes dhe sot e kesaj dite vazhdon te shkaktoje viktima per nje b..... arre me shume apo per nje b....... fiku me pak.
    3. Korrupsioni eshte kudo.
    4. inteligjenca vazhdon te emigroje (edhe pse ky nuk eshte dhe aq faktor i rendesishem per faktin qe pune nuk ka)
    5. Meta deklaroi sot ne inaugurimin e tij si kryeminister per heren e dyte se qeveria e tij do te vazhdoje ne rrugen qe ka ndjekur per 20 muajt e kaluar. Cila eshte kjo rruge? Shtrim rrugesh dhe vjelie doganash? Doganat mbushin rreth 1/2 e buxhetit te qeverise shqiptare. Po sikur neser midis vendeve te Ballkanit te vendoset "free trade"? Ku do e gjeme 50% e buxhetit ne?
    6. Sistemi bankar shqiptar eshte pothuajse inekzisten. BKSH eshte ndoshta e vetmja banke ne bote qe nuk jep kredi. Me falni po pse quhet banke pastaj. Ne dhjetor BKSH do privatizohet. Le te shohim se ne c'kushte.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Per mendimin tim rruga e drejte drejt zhvillimit eshte bazimi i ekonomise ne sectorin e sherbimeve (turizem, komunikacione, transporte, sistemi financiar apo bankar etj). Kuptohet qe ky sector duhet zhvilluar sepse eshte pothuajse inekzistent ashtu si cdo sector tjeter ne ekonomine tone, por koha dhe parate e harxhuara jane me te pakta dhe perfitimi shume me i madh.

  3. #3
    i/e larguar Maska e visitor
    Anėtarėsuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Diku
    Postime
    64

    Ekonomia Shqiptare

    Nje sektor tjeter qe duhet permendur eshte edhe ai i industrise te lehte, dmth te prodhimit per konsumatorit (Agrume, tekstile, peshkimi). Nje gje tjeter qe mund te perdorej ne Shqiperi do te ishte pas disa vitesh nqs do te mund te vendosnim nje baze ekonomike/ligjore te kthehej Shqiperia ne nje vend me rregulla minimale ku mund te inkorporoheshin kompani Europiane, dhe Shqiperia te kthehej ne nje lloj Monterkarlo, Bahamas, off-shore banking/trading center. Ka shume mundesi, thjesht idiotet ne krye nuk i shohin ose s'duan ti realizojne

  4. #4
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Sinqerisht me duket aq i thjeshte rregullimi ekonomik i shqiperise sa nuk di ca te them.

    Por ama teorikisht.

    Praktikisht:

    1.Pa nje siguri rendi te mire nuk mund te pretendosh te kete investime!


    2. Duhet te hiqen te gjitha monopolet qe jane vendosur!
    (qofte nga politikane kriminele shqiptare , qofte nga greke)

    Vetem me tre Rruge (veri jug, durres kosove, durres maqedoni)dhe zhvillimin e turizmit ekologjik , plus nje politike inteligjente financiare( taksa zero per 20 vjet investimeve te huaja psh) plus futjen e menjehershme te Euros.

    Per 10 vjet ne arrijme te behemi nje shtet normal.

    Por realiteti:

    Akoma nuk kemi arritur prodhimin e viteve 80`:

    Doda: Per bakrin, 90 milione USD investime

    Doda: Per bakrin, 90 milione USD investime



    Per industrine e bakrit pritet te investohen rreth 90 milione dollare. Kjo shifer, e publikuar dje ne Parlament nga Ministri i Industrise dhe Energjetikes, Viktor Doda, do te shkoje per hapjen e nje vendburimi te ri te mineralit te bakrit dhe rigjenerimin e industrise perpunuese te tij. Per kete nje vit me pare qeveria shqiptare i ka dhene te drejten e koncesionit per industrine e bakrit nje firme turke, e cila gjate fazes se pare pritet te shpenzoje 8.7 milione dollare per hapjen e nje vendburimi te ri, ate te Minelles, qe njihet si zona kryesore per pasurine e ketij metali ne Shqiperi. Sipas Dodes, ne rast se do te vertetohet ekzistenca e mineralit te bakrit ne kete vendburim, do te kalohet ne fazen e dyte te projektit per fuqizimin e metalurgjise se metaleve me ngjyre. Ekspertet turq te kesaj metalurgjie per 18 muaj do te eksperimentojne ne uzinen e Rubikut ecurine e zhvillimit te industrise se bakrit. Me nje investim, qe kap vleren 3.2 milione dollare, do te behet risjellja ne pune e kesaj fabrike. Aktualisht prodhimi i bakrit ne Shqiperi eshte zero, nga 1 milion ton ne fund te viteve '80. Nderkohe, qe vlera e shitjes se tij ne vitet e fundit te prodhimit kapte shifren e 2300 dollareve per ton, me e larte sesa shifrat qe ofronte tregu boteror per te njejten perudhe, 1400 dollare per ton.




    --------------------------------------------------------------------------------
    Korrieri, 07/02/2002
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e erv
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Vendndodhja
    te rruga me kthesa ne londer
    Postime
    46

    si mund te zhvillohet ekonomia shqiptare

    nje nga problemet krysore esht se ne shqiperi shumica
    e personave emigrojn dhe nuk eshikojn te ardhmen e tyre ne shqiperi..Nuk e kam fjalen vetem per inteligjencen shqiptare e kam fjalen dhe per clasen puntore, qe un do thosha esht clasa me e rendesishme per zhvillimin e industris dhe ekonomis ne shqiperi.........,,,,,,,,,......,

    po ashtu emigrimi i shqiptarve ul numrin e popullsis qe esht nje nga factoret kryesor per zhvillimin e tertiary sector,, keshtu qe ne shqiperi duhet clasa puntore ne fillim qe te rrisi the second sector dhe the primary sector.....

    the secondary sektor lun nje rol te madh ne zhvillimin dhe rritjen per tertiary sector,, dhe ne qoftse shqiperia rrit the tertiary sector
    economia shqiptare ka per te perparuar fast.....

    por kjo varet na gjendja politike qe ndodhet ne shqiperi dhe nga zhvillimi i brezit te ri,,
    If you don't have something to die for, you are already dead...

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e mateo
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Vendndodhja
    united kingdom
    Postime
    286
    estella ke hapur nje teme me te vertete kautike te pergezoj per kete.
    do te mundohem ti bie shkurt duke te te drejtua nje pyetje:
    kush e nderton shqiperine?....
    pres pergjigje dhe do te marresh reston.
    mateo

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Ajo eshte nje pyetje teper e gjere duhet te jesh me specifik ne pyetjet e tua. mund te shkruaja edhe nje liber te tere per pergjigje te pyetjes tende. Ku e ke fjalen?

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e mateo
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Vendndodhja
    united kingdom
    Postime
    286
    e kisha fjalen se per aq gjate sa ne Shqiperi politika te kete pseudonimin absurditet nuk kemi zhvillim

    dhe neve shqiptaret kemi nevoje te ndergjegjesohemi

    thanx
    mateo

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e erv
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Vendndodhja
    te rruga me kthesa ne londer
    Postime
    46
    edhe politika ka per tu rregulluar ne shqiperi por asnjeher s'ka per tu barazuar me ate gjermane, angleze ose amerikane,,se shqiperia esht 50viet mbrapa na gjendja ekonomike dhe politike...,

    nuk di ca te them gjeja e fundit qe dua te flas apo te diskutoj esht politika,,,po e shikoj veten jasht kesaj tem.......
    If you don't have something to die for, you are already dead...

  10. #10
    i/e larguar Maska e visitor
    Anėtarėsuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Diku
    Postime
    64

    Ekonomia Shqiptare

    Per mendimin tim farat e kapitalizmit ne Shqiperi jane hedhur dhe gjendja nuk eshte edhe aq e keqe sa c'duket. Me kete dua te them, para se te me hidheni te gjithe ne gryke , qe statistikat qe vijne nga Shqiperia masin vetem ekonomine zyrtare, ato para qe jane ne banka e qe raportohen ne shtet por te gjithe e dime qe keto jane vetem maja e piramides. Shumica e lekeve ne Shqiperi vertitet ne hije, ose vjen nga jashte neper corape dhe keto e mbajne Shqiperine ne kembe. Megjithate ka shume per te bere. Per ti permbledhur duhet qe:

    1) te vendoset rendi (sic u tha me lart pa rend s'ka perparim)

    2) te eleminohen monopolet (u tha perseri me lart)

    3) te eleminohet korrupsioni (u tha me lart)

    4) te ndertohet infrastruktura (u tha me lart)

    5) te eleminohen trafiqet, dhe kalimet ilegale te kufirit.

    6) te pengohet emigracioni. Mund te duket si ide e kohes se diktatures por asgje tjeter nuk mund ta parandaloje me hemorragjine e njerzve nga Shqiperia. Dikush mund te thote qe ju qe jeni jashte i hidhni keto ide se cate ferren e iket dhe tani flisni per qejf. Por nqs do te kishte hapa ne drejtime pozitive shumica jone do te ktheheshin ne Shqiperi.

    7) te vihen tarifa mbrojtese per prodhimet vendase. Globalizimi, tregtia e lire, keto jane te gjitha terma te bukura por do te ishte gomarlleku me i madh nqs Shqiperia nuk e mbron industrine e saj foshnjore dhe e le te perballet me ate Greke, Italiane, e Ballkanike. Jemi nje nga shtetet me te vogla, dhe me te pazhvilluara ne Ballkan, po s'patem tarifa mbrojtese do te behemi thjesht nje treg per tepricat e vendeve te tjera.

    8) Shpallja e nje faljeje fiskale per te terhequr leket jashte shqiperise. Pasi te futen nje pjese e mire e fitimive ne Shqiperi te kufizohen sasite e lekeve qe mund te nxirren nga Shqiperia. Nje gje e tille ekziston edhe tani por nuk eshte shume efektive.

    9) Ulja e taksave mbi prodhuesit vendas, krijimi i lidhjeve me efektive midis tregtareve/industrialisteve shqiptare dhe atyre te huaj nepermjet dhomave te tregtise.

    10) Krijimi i nje sistemi efikas mesimor per te edukuar dhe pergatitur forcen punetore per pune me teknologji me te larte. Mundesisht futja e nje sistemi si ai i SHBA me universitet 2 vjecare ku pergatitet populli i gjere dhe universitetet e vjetra (Tirana, Shkodra, Elbasani, Gjirokastra) 4 vjecare ku pergatiten drejtuesit e larte te te ardhmes.

    11) Zhvillimi i bujqesise e cila te furnizoje jo vetem tregun e konsumit por edhe ate te importit si dhe te nje industrie ushqimore.

    12) Te stimulohet industria e lehte per te cilen Shqiperia ka kushte shume te pershtatshme. Qe nga prodhimet ushqimore, tek ato te veshjeve etj, etj, etj. Qe tani ka shume firma italiane qe i prodhojne mallrat e tyre ne Shqiperi (motore te vegjel, veshje, etj). Plus nje industri e tille do te sherbente si treg edhe per fshatin dhe prodhimet e tij.


    Keto jane disa gjera. Problemi eshte se ne teori ne te thajme, por ne praktike kemi mbi koke ca idiote qe duan vec te trashen pervete dhe s'interesohen per gje tjeter.

    Visitor

    P.S. Fjalet Primary, secondary dhe tertiary sector mund te perkthehen fare lehte ne shqip ne "sektori i pare (paresor), i dyte (dytesor) dhe i trete" i ekonomise. S'ka perse te perdoren fjale te huaja per terma qe gjenden ne shqip.

    P.S.2 Ministria e mbrojtjes nuk mund te ndikoje mbi ekonomine me cfaredo ligjesh, ose normash, ndac shqiptare, ndac nderkombtare. Vetem ne e befshim ushtrine si ajo kineze qe ka ndermarrje te veta private mund te futet ekonomia e mbrojtjes ne ekonomi por edhe ne ate rast eshte nje dicka e vecante dhe jo e pergjithshmja.

    P.S. 3 C'do te thote "kautike"?

  11. #11
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Po nisem nga shkrimi i Visitor, meqe ai i ka vendosur ne menyre me te permbledhur pikat mbi te cilat duhet te realizohet ngritja e ekonomise shqiptare dhe po nderhyj me disa pika qe une i shoh si verejtje te asaj qe eshte shprehur.


    Me pese pikat e para jam dakord.

    Pika e gjashte:

    6) te pengohet emigracioni. Mund te duket si ide e kohes se diktatures por asgje tjeter nuk mund ta parandaloje me hemorragjine e njerzve nga Shqiperia. Dikush mund te thote qe ju qe jeni jashte i hidhni keto ide se cate ferren e iket dhe tani flisni per qejf. Por nqs do te kishte hapa ne drejtime pozitive shumica jone do te ktheheshin ne Shqiperi.
    Per emigracionin do te thoja se eshte dicka qe nuk mund ta pengosh, edhe nese ligjerisht ate e pengon njerezit do te gjejne menyren te largohen ilegalisht. Kete kane arritur ta bejne edhe ne kohe te diktatures komuniste qe e rrethonte Shqiperine me tela me gjemba e jo me tani. Hemoragjine e njerezve nga Shqiperia (sic e quan ti) mund ta ndaloje vetem permiresimi i kushteve brenda ne vend, i atyre te punedhenies, i perspektivave per pas studimeve dhe i qetesise e rendit publik.



    Pika e shtate:

    7) te vihen tarifa mbrojtese per prodhimet vendase. Globalizimi, tregtia e lire, keto jane te gjitha terma te bukura por do te ishte gomarlleku me i madh nqs Shqiperia nuk e mbron industrine e saj foshnjore dhe e le te perballet me ate Greke, Italiane, e Ballkanike. Jemi nje nga shtetet me te vogla, dhe me te pazhvilluara ne Ballkan, po s'patem tarifa mbrojtese do te behemi thjesht nje treg per tepricat e vendeve te tjera.

    Per tarifat mbrojtese per prodhimet vendase. Do te thoja qe te mos entuziazmoheshe kaq shume dhe te kerkoje te kerkoje tarifimin e mallrave te importit. Shqiperia do ta kishte te pamundur nje gje te tille per arsye se ajo eshte e varur nga ndihmat ekonomiko-financiare qe vijne pikerisht nga keto vende. Nje arsye tjeter (dhe kjo eshte kryesorja) eshte se Shqiperia ne kuadrin e veprimtarise se perbashket me Banken Boterore dhe FMN-ne eshte e detyruar t’i nenshtrohet nje sere kushtesh qe ata shtrojne dhe qe sigurojne creditworthiness te nje vendi dhe ata nuk do te lejonin kurre kete mase. Do te ishte nje lloj monopoli i mallrave shqiptare, nderkohe qe tregu duhet te mbetet i hapur ne kuadrin e WTO. Shqiperia ka aderuar ne kete organizate ne 8 shtator 2000 (sipas http://www.wto.org/english/thewto_e/...f_e/org6_e.htm


    Pika e tete:

    8) Shpallja e nje faljeje fiskale per te terhequr leket jashte shqiperise. Pasi te futen nje pjese e mire e fitimive ne Shqiperi te kufizohen sasite e lekeve qe mund te nxirren nga Shqiperia. Nje gje e tille ekziston edhe tani por nuk eshte shume efektive.

    Une kete pike e mbeshtes por edhe kjo eshte kundra levizjes se lire te kapitalit.
    Megjithate mendoj se nuk do te ishte e ndalueshme dhe per kete mund te veprohej edhe konkretisht. Visitor, kapitali ne Shqiperi hyn e del sipas qejfit dhe kontrolli per te jo qe nuk eshte efektiv, por eshte qesharak.


    Pika e nente:

    9) Ulja e taksave mbi prodhuesit vendas, krijimi i lidhjeve me efektive midis tregtareve/industrialisteve shqiptare dhe atyre te huaj nepermjet dhomave te tregtise.
    Kjo eshte nje mase e mire.
    Ne periudhen 92-97 kjo ka qene e drejtuar dhe e ofruar per ndermarrjet e reja ne menyre qe t’u jepej mundesia te arrinin ne zonen e fitimit para se te ishin te detyruar te perplaseshin me humbjet.

    E rendesishme per mendimin tim do te ishte qe nga kjo ulje taksash te perftojne ndermarrjet e vogla dhe ato te mesme, sepse te medhate, ato qe tani kane monopolizuar tregun shqiptar, vetem se do te perfitonin akoma dhe me shume dhe do t’u zhduknin nga qarkullimi ekonomite familjare qe mbahen ne kembe nga ai pak biznes i vogel dhe numri i ketyre familjeve eshte shume i madh.



    Pika e dhjete:

    10) Krijimi i nje sistemi efikas mesimor per te edukuar dhe pergatitur forcen punetore per pune me teknologji me te larte. Mundesisht futja e nje sistemi si ai i SHBA me universitet 2 vjecare ku pergatitet populli i gjere dhe universitetet e vjetra (Tirana, Shkodra, Elbasani, Gjirokastra) 4 vjecare ku pergatiten drejtuesit e larte te te ardhmes.
    E ke fjalen per universitetet tre vjecare dhe degen bachelor, sikurse edhe pesevjecaret me graden master?
    Eshte nje mase e mire, qe duhet te vije me unifikimin e sistemit arsimor. Nje gje e tille po behen perpjekje per ta realizuar brenda Bashkimit Evropian. Nese Shqiperia do ta ndermerrte nje mase te tille, do t’i duhej te kishte nje trupe te kualifikuar profesoresh qe te benin te mundur dhe njohjen e diplomave jashte. Sidoqofte edhe sikur te mos arrihej kjo njohje jashte, do te ishte e mundur per te rinjte qe te kalonin direkt ne praktike e te fitonin prej saj.




    Per pikat qe mbeten nuk kam verejtje, vetem se ketu do te deshiroja te vendosja nje shkrim timin nga forumi "Ceshtja Kombetare", nen temen "A eshte Shqiperia shtet i pavarur?"





    Te nderuar


    Leximi i diskutimit te deritanishem me ben te kuptoj se te gjithe ju jeni dakord me mendimin se Shqiperia sot de facto eshte nje shtet jo i pavarur.

    Pavaresia ne kuptimin e plote te saj do te kerkonte nje pavaresi te te gjithe institucioneve shqiptare, nje pavaresi ekonomike, politike, legale, ushtarake.

    Sa e pavarur eshte Shqiperia sot?

    Une po ndalem tek pavaresia ekonomike.

    12 vjet pas hapjes se dyerve per sistemin kapitalist, Shqiperia e sheh veten sot te varur ekonomikisht.
    Kjo varesi eshte e theksuar dhe behet e rrezikshme per arsye se kapitali i cili eshte futur ne Shqiperi dominohet nga ai i nje shteti te vetem qe ka qellime antishqiptare, Greqise.

    Qe prej vitit 1997 ky kapital ka marre dore mbi jeten tone, mbi kursimet shqiptare, mbi investimet shqiptare, mbi rruget shqiptare, mbi telefonine shqiptare.

    Ne letren e hapur qe u formulua dhe u nenshkrua prej dates 12 deri me daten 21 maj, behet nje paraqitje e mire e kesaj varesie ne rritje te shtetit shqipatr nga Greqia.

    Ne temen tjeter te hapur ne kete rubrike: "Si mund te ulet ndikimi grek ne Shqiperi", kam vendosur nje artikull qe une e gjeta ne kosova.com, por qe ish botuar ne Dakota Sun, me titullin "Ekspansioni grek ne Shqiperi". Ju ftoj ta lexoni ne linkun e meposhtem:

    http://www.forumishqiptar.com/showt...42&pagenumber=2


    Nje varesi tjeter e drejtperdrejte eshte ajo nga institucionet nderkombetare qe garantojne investime per infrastrukturen shqiptare, por qe ndihmojne dhe mbajtjen ne kembe te buxhetit te shtetit, pra FMN dhe Banka Boterore.
    Duke qene se nevoja per kete mbeshtetje eshte e madhe, shteti shqiptar eshte i detyruar te beje leshime te karakterit politik, sic mund te jete bindja ndaj "keshillave" qe vijne nga Evropa.

    Ka dy forma per kete bindje:

    1- shteti merr ndihmat dhe ne kembim eshte i detyruar te degjoje keshillat (forma normale me te cilen ndeshen te gjithe vendet ne zhvillim)

    2- shtetaret, apo me mire te deshiruarit per pushtet ofrojne qe ne kembim te perkrahjes ndaj tyre dhe pushtetit te tyre te sigurojne nje bindje ndaj gjithe kerkesave dhe keshillave qe vijne nga keto institucione (kjo eshte forma anormale dhe njekohesisht ajo qe po i siguron pushteti socialist shqiperise qe prej vitit 1997.)


    Kjo bindje alla YES-MAN eshte ajo qe po godet ceshtjen kombetare.


    Me poshte po paraqes disa te dhena mbi gjendjen ekonomike te Shqiperise ne vitin 2000, te dokumentuara nga Banka Boterore.

    GDP (US$ billions): 3,8 miliarde

    "Balance of Payments"

    Exports of goods and services: 707 milione

    Imports of goods and services: 1513 milione

    Pra nje deficit prej: 806 milione US $


    External Debt

    Total debt outstandings and disbursement: 784 milione


    IDA (International Development Association): 346
    milione

    IMF (Fondi Monetar Nderkombetar): 88 milione

    other multialterals (te tjera borxhe ne kuader
    kontaktesh multilaterale): 58 milione
    (besoj se ketu perfshihen ato ne kuader marreveshjesh
    me EU-ne apo Pakti i Stabilitetit)

    Bilateral: 218 milione

    private: 37 milione

    Short-term (borxhe afatshkurter): 37 milione


    Borxhi ne vitin 2000 ishte rreth 67% e GDP-se.

    Ne vitin 2002 qe jemi tani parashikohet qe ky borxh te
    arrije nje vlere prej 70% te GDP-se.
    Nga keto rreth 38% do t'i kemi borxh te jashtem dhe
    pjesen tjeter borxh te brendshem.



    Menyra me efikase per te shmangur kete varesi ekonomike nga keto institucione eshte futja ne Shqiperi e investimeve te huaja.
    Edhe kjo do te siguronte varesi, por duhet patur parasysh se ne rrjetin e kesaj varesie gjenden te gjithe vendet e botes.
    Nje faktor tjeter i domosdoshem qe duhet te plotesonin keto investime te huaja do te ishte Larmia e tij, pra investues te kombesive te ndryshme jo-greke.
    Rreziku i kolonializimit me pas do te reduktohej e deri dhe minimizohej.


  12. #12
    i/e larguar Maska e visitor
    Anėtarėsuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Diku
    Postime
    64

    Ekonomia Shqiptare

    Dita,

    Mbase ato qe kam thene me siper mund te duken masa ekstreme dhe te parealizueshme. Megjithate, une mendoj qe behen. Ne piken 6 me siper kam thene qe duhet ndaluara emigracioni i njerzve jashte vendit. Une e kuptoj qe nuk mund te ndalohet 100% e njerzve qe perpiqen te ikin. Biles une nuk do ti ndaloja 100% se ata qe ikin dergojne dollare ne Shqiperi dhe keto dollare jane kapital qe mund te perdoret. Ceshtja eshte te ndalet lumi te kthehet dalengadale ne perrua e ne vije derisa shteti e kushtet e jeteses te jene ngritur disi. Sado qe te perpiqemi tani do ta kemi te veshtire kur shumica e popullsise do te caje ferren nje ore e me pare. Shembulli i qarte i kesaj ideje eshte Gjermania Lindore. Deri para ndertimit te murit Gjermania Lindore kishte nje hemorragji te tmerrshme njerzish, kur u ndertua muri dhe u ndalua kalimi i shumices se njerzve atehere Gjermano Lindoret e pane qe s'kishin ca te benin me dhe e bene Gjermanine Lindore vendin me te perparuar te bllokut komunist.


    Per piken 7, mbrojtja e prodhimit vendas. Kjo s'ka pse te behet vetem me ane te tarifave. Mund te perdoren ligje kundra monopoleve te huaja (sa perqind te tregut zoterojne sot firmat greke), mund te vesh kuota (fizike, jo tarifa, dmth taksa, por te vesh nje numer te caktuar sa domate lejohen te hyjne nga Maqedonia). Mund te fusesh nje ligj kundra "dumping" (s'besoj se ekziston nje term ne shqip). Pra po te duash ja gjen klecken. Mund te vesh standarde te larta shendetsore etj, etj, etj.


    Per piken e 8. Po te ndalohet trafiku i njerzve dhe te kontrollohen bankat atehere automatikisht njerzit s'kane si ti nxjerrin parate. Duan s'duan do te jene ne bankat shqiptare dhe do te mund te perdoren per investime.

    Pika e dhjete

    Faktikisht une do te sugjeroja qe vitet e para te mos kishte mundesi njohjeje te diplomave shqiptare jashte Shqiperise. Kjo ne menyre qe njerzit te mos kishin mundesi te shkonin te zinin pune jashte Shqiperise. Nje doktor do te mund te punonte si doktor vetem ne Shqiperi, jo jashte, keshtu qe do s'do do te jete aty. Per sistemin e shkollave ne BE nuk e di, por ne ShBA jane 2-vjecaret ku merr Associate, dhe 4-vjecaret ku merr Bachelors (+2 Masters, +2 PHD). Per trupin mesimor s'do te ishte edhe aq problem sepse kjo do te ishte nje dicka qe vjen pas disa vitesh, plus ne Shqiperi 20-30 te ketilla mund te kete dhe profesore per keto mund ti gjesh. Nuk ka nevoje te jene gjeni, thjesht profesioniste ne fushen e tyre, mund te perdoren si ne Amerike ne kolegjet katevjecare, biznesmene, mekanike qe e zoterojne lenden dhe e japin mesim si pune te dyte.


    Artikulli qe ke postuar eshte i sakte, te gjithe e dime se ne c'gjendje ekonomike eshte Shqiperia. Fatkeqsisht pa pasur ndryshime politike s'ka per te pasur ndryshime politike pasi ata qe jane ne krye duhet ti krijojne mundesi investuesve te huaj qe te vine e te derdhin para ne Shqiperi. Deri sa qerohen greket nga qeveria s'ka liri nga monopolet greke qe po e mbysin Jugun dhe gradualisht gjithe Shqiperine.

  13. #13
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Estela, pyetjes tende une i pergjigjem; Droge, Seks dhe Rock & Roll, kjo eshte e vetmja menyre. Duhet thene qe ketej kaloi dhe bota, nuk di a e dini.
    Ndersa sa per zgjidhjet qe propozoni ju (shumes), mos rreni veten, z'beri gje Marksi (filozof, por mbi te gjitha ekonomist) me "Manifestin" e tij, atehere JU ??????? me keto pikat tuaja. Imagjino te keni mundesi t'ja propozoni popullit, mnjf ti vini ne zbatim, KATASTROFE, me e madhe nga e marksit.
    A e dini pse ka 12 vjet dhe shqiperia gjithmone njesoj, pa drita e uje, sepse popullit i serviren "pika" te tilla. Si mendoni eshte njeriu qe i prin ekonomise, apo ekonomia njeriut. Fatkeqesisht gjerat qendrojne me thelle se "pikat".
    Si do te jete, kete mos ma merrni per kritike, por eshte shume keq "kur rren veten".

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Besim i ri

    Gjatė dekadės sė kaluar nga Shqipėria janė larguar gati njė milion shqiptarė - tė paktėn 600 mijė punojnė tani nė Greqi.

    Paratė qė vijnė nga jashtė - qė vlerėsohet se shkojnė nga 750 milionė nė njė miliard dollarė - janė njė nga mbėshtetjet kryesore tė ekonomisė.

    "Po, kemi problemet tona, por sigurisht qė jo ēdo gjė ėshtė e zezė," thotė Edi Rama, kryetari interesant i bashkisė sė Tiranės.

    Qė kur u zgjodh nė detyrė tre vjet mė parė, zoti Rama e ka transformuar qytetin mė parė tė zymtė e tė shkatėrruar, duke lyer ndėrtesat me ngjyra tė ndezura dhe duke shtuar jeshillkun nė vendet publike.

    "Ne shqiptarėt jemi njė popull me shumė inisiativė," thotė zoti Rama.

    "Pėr njė gjeneratė tė tėrė ne u shtypėm nėn regjimin komunist.

    "Pastaj pasoi njė periudhė gati anarkie. Tani njerėzit po rifitojnė vetbesimin.

    "Ēdo ditė po hapen dyqane dhe biznese tė reja. Shqiptarėt qė ikėn jashtė po kthehen.

    "Shqipėria ėshtė njė vend i vogėl. Nuk do tė duhet shumė mund pėr ta kthyer fatin tonė ekonomik."

  15. #15

    Re: Si mund te zhvillohet Ekonomia Shqiptare?

    Postuar mė parė nga Estella
    Ju ftoj ketu te diskutojme se si mund te zhvillohet Ekonomia Shqipetare. ja disa nga problemet qe Shqiperia ka hasur.

    1. Nuk kemi prodhim. (vetem ket vit arritem prodhimin e 90', pra kemi ec 10 vjet mbas)
    2. privatizimi i tokes dhe sot e kesaj dite vazhdon te shkaktoje viktima per nje b..... arre me shume apo per nje b....... fiku me pak.
    3. Korrupsioni eshte kudo.
    4. inteligjenca vazhdon te emigroje (edhe pse ky nuk eshte dhe aq faktor i rendesishem per faktin qe pune nuk ka)
    5. Meta deklaroi sot ne inaugurimin e tij si kryeminister per heren e dyte se qeveria e tij do te vazhdoje ne rrugen qe ka ndjekur per 20 muajt e kaluar. Cila eshte kjo rruge? Shtrim rrugesh dhe vjelie doganash? Doganat mbushin rreth 1/2 e buxhetit te qeverise shqiptare. Po sikur neser midis vendeve te Ballkanit te vendoset "free trade"? Ku do e gjeme 50% e buxhetit ne?
    6. Sistemi bankar shqiptar eshte pothuajse inekzisten. BKSH eshte ndoshta e vetmja banke ne bote qe nuk jep kredi. Me falni po pse quhet banke pastaj. Ne dhjetor BKSH do privatizohet. Le te shohim se ne c'kushte.
    me falni po nuk i lexova me vemendje postimet e tjera keshtu qe mund te persesis ndonje gje

    1-prodhim vertet qe nuk kemi por nuk mund te pretendonim me teper sepse nuk dinim te orinetoheshim ne sitemin ky hyme (liberal)
    prodhimi do te rritet dtyrimisht duke filluar nga industria e lehte (veshje kepuve etj)

    2-problemi i tokes fatkeqesisht nuk eshte mungesa e ligjit por mos aplikimi i tij duke filluar nga gjykatat
    fillojme respektojme ligjet qe kemi e pastaj kerkojme te reja

    3-korrupsioni eshte bere struktural ne ekonomine shqipetare
    ai qe ka mundesi te korruptoje dike, ka nje avantazh konkurues ndaj kundershtareve (si te kesh kapitale me teper psh) poe edhe mund te luftohet ose biznesi meson te bashkejetoje (nuk mjafton si justifikim)

    4- emigrimi i inteligjences eshte nje humbje e madhe - puna krijohet nga organizimi i burimeve (nga inteligjentet) dhe nder keto burime jane dhe ato njerezore (edhe inxhiniere etj)

    5- free trade nuk na e imponojne dot po nuk hyme ne ndonje BE dhe meqense nuk na fusin pa i rregulluar punet, nuk do ndodhe kurre nje zbrazje e buxhetit

    6- sistemi bankar eshte ne permiresim dhe po fillon ti pergjigjet kerkesave te tregut (duhet te kemi parasysh se rreziku eshte i madh dhe experinca e hidhur me kredite)

    perfundimisht: perparesi industrise se lehte, plan per nxitjen e kthimit te inteligjences (plan real e jo fjale patriotike), zbatim rigoroz i ligjit egzistues dhe permiresimet e mundshme, garanci ligjore per bankat (funksionim i permbarimit psh) etj (vazhdojme me vone)

  16. #16
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Biznesi mes importit dhe falimentimit

    Luan Bregasi *

    Problemet e integrimit evropian dhe vetė integrimi, pėrbėjnė me tė vėrtetė njė moment shumė tė rėndėsishėm pėr gjithė ekonominė shqiptare, dhe nė mėnyrė tė veēantė pėr komunitetin e biznesit. Integrimi ėshtė njė proces nė vetvete i pakthyeshėm, i pandalshėm, ėshtė nė fund tė fundit njė rrjedhje normale dhe logjike e njė vendi nė strukturat e veta historike dhe gjeostrategjike. Pėr komunitetin e biznesit, procesi i integrimit ėshtė edhe diēka mė tepėr, ėshtė ballafaqim dhe partneritet me tregun evropian, me prodhuesit evropianė, me teknologjinė evropiane, me marketingun evropian, me kulturėn dhe pėrvojėn e sipėrmarrėsve evropianė dhe mė gjerė. Nė kėtė kėndvėshtrim ai ndodhet realisht para sfidash tė reja.

    Biznesi privat sot te ne dominon nė mėnyrė tė padiskutueshme gjithė jetėn ekonomike tė vendit. Ai jep 74-81% tė prodhimit tė pėrgjithshėm bruto, realizon 82-88% tė investimeve tė ekonomisė kombėtare dhe ka tė punėsuar mbi 310 mijė veta, gjithnjė sipas statistikave tė Institutit Shqiptar tė Statistikave. Nė se nė aspektin organizativ janė bėrė hapa tė mėdha drejt rritjes e konsolidimit, nė aspektin “fiziologjik” pjesa mė e madhe e numrit tė bizneseve te ne, janė akoma nė fazėn e rritjes. Kjo do tė thotė se rritja e tyre do tė ēojė nė rritjen totale tė ekonomisė. Kjo do tė thotė akoma se kėtė proces rritjeje mund ta nxisin ose frenojnė politikat nė fushėn e ekonomisė. Kam bindjen se nė historinė e Shqipėrisė do tė regjistrohet dhe mbahet mend ajo qeveri qė do t’i japė vendit impulsin e fuqishėm tė zhvillimit ekonomik, larg indiferencės dhe pamjes sė ekonomisė natyrore, tė ekonomisė sė rrjedhjes sė lirė. Sot kemi njė klasė tė re biznesi, tė aftė tė marrė pėrsipėr dhe tė realizojė projekte tė mėdha dhe perspektive pėr vendin, si dhe tė bėhet partnere plotėsisht e aftė dhe e merituar me klasėn e biznesmenėve evropianė.

    Nga kjo pikėpamje, kjo klasė, ose kjo pjesė e shoqėrisė shqiptare, sė bashku me intelektualėt dhe akademikėt, ndihen mė afėr integrimit, ose e thėnė ndryshe, janė lokomotiva tė integrimit.

    Nė ekonominė e tregut, njė ekonomi ėshtė efiēente kur arrin tė komunikojnė nė tregun ndėrkombėtar tė mallrave e shėrbimeve dhe tė pėrfitojnė nga ky komunikim. Mė lejoni qė nė vijim tė diskutoj njėherėsh sa pėr tregtinė e lirė rajonale edhe pėr integrimin evropian, qė pėr komunitetin e biznesit marrin pothuaj tė njėjtėn formė pėrkthimi. Marrėveshjet e tregtisė sė lirė janė pa asnjė hezitim njė arritje e vlerėsueshme nė rajon. Ato kanė ndryshuar dhe po ndryshojnė dita-ditės klimėn e komunikimit tregtar midis vendeve. Hapi i parė i madh pėr tė liberalizuar dhe lehtėsuar tregtinė midis vendeve tė Rajonit, ėshtė hedhur me kėto marrėveshje. Mė e rėndėsishmja ėshtė qė te ne tė nxitet prodhimi pėr eksport, qė nė kushtet e tregtisė sė lirė, ne tė ndihemi edhe blerės edhe shitės. Deri tani subjekti ėshtė zgjidhur. Marrėveshjet ekzistojnė. Mungon objekti, s’ka prodhime sufiēitare nė vend, mungon prodhimi vendės. Nė kėto rrethana, mendojmė se ėshtė po kaq dobiprurėse angazhimi po kaq i madh i strukturave shtetėrore pėr nxitjen e prodhimeve vendėse, veēanėrisht atij pėr eksport. Pėrvoja turke, polake, hungareze, bullgare, sllovene, etj., janė tė suksesshme, sepse kanė si ēelės tė zgjidhjes ekonomike atė tė rritjes sė prodhimit vendės dhe investimeve direkte. Kėto pėrvoja tregojnė gjithashtu se, nuk mund tė ketė strategji tė vėrteta tė reduktimit tė varfėrisė apo tė nxitjes sė eksporteve, pa nxitur dhe stimuluar prodhimin vendės. Nuk di tė ketė ndonjė ligj, apo ndonjė incentivė qė favorizon dhe stimulon prodhimet e vendit pėr eksport, aq sa, pėr shembull, u stimuluan me tė drejtė, firmat e ndėrtimit dhe vėllimi i ndėrtimeve nga mungesa e Tatimeve dhe TVSH-sė pėr njė periudhė kohe relativisht tė gjatė. Zgjerimi i pėrmasave tė tregut shqiptar, me reduktimin dhe heqjen e tarifave doganore pas vitit 2008, pėrbėn njė avantazh tė madh, por vetėm potencialisht. Kėmbimet e lira janė tipar i vendeve relativisht tė zhvilluara, ekonomitė e tė cilave kėmbejnė reciprokisht dhe lirisht mallrat dhe shėrbimet. Nė rrugėn e zhvillimit perspektiv edhe vendet e Ballkanit kanė ēfarė tė prodhojnė, tė kėmbejnė dhe tė komunikojnė me njėra-tjetrėn. Sot ėshtė koha e nxitjes sė fuqishme tė iniciativave dhe investimeve nė ato degė e sektorė tė ekonomisė shqiptare qė kanė avantazhet e rritjes e tė zhvillimit pėr ekonominė rajonale. Edhe brenda Komunitetit Evropian, tregu i pėrbashkėt i zgjeronte kufijtė paralelisht me reduktimin e pengesave politike dhe me rritjen ekonomike tė vendeve anėtare tė tregut. Pėr tė kaluar nga Traktati i Romės nė Tregtinė pa Dogana, u deshėn gati 45 vjet. Nė kėtė kėndvėshtrim mendojmė se ėshtė koha tė pėrqendrohet vėmendja te investimet e intensifikuara nė degėt qė na favorizojnė dimensionet e reja tė tregut rajonal. Ėshtė koha t’i rikthehemi prodhimit dhe eksportit tė disa prodhimeve tradicionale nė fushėn e bujqėsisė, industrisė agroushqimore, artizanatit, turizmit dhe prodhimeve tė traditės, drejt veriut tė Rajonit.

    Nė takime, konsulta dhe ballafaqime tė komunitetit tė biznesit, me pėrfaqėsues tė niveleve tė ndryshme tė administratės dhe politikės shtetėrore, kemi hasur shpesh nė praktika apo qėndrime fare teknike, tė ngurta, pa perspektivė. Mė ngacmon gjithnjė ideja qė kanė disa “… tė lemė vetėm disa artikuj pa liberalizuar nga tregtia me jashtė, se do tė na duhet tė mbushim buxhetin”. Kėto lloj idesh e politikash janė tė dėshtuara qė nė embrion. Buxheti nuk mund tė mbushet me andra dhe me pikatore. Mbushja e buxhetit, nė se mė lejoni tė shprehem edhe unė kėshtu, do tė garantohet vetėm nga faktorė tė qėndrueshėm ekonomikė vendės. Buxhetin tonė tė mos mendojė ndokush se do tė na e mbushin tė huajt me eksportet e tyre drejt Shqipėrisė. Buxheti mbushet vetėm po tė zhvillojmė faktorin tonė ekonomik, bizneset vendėse, shėrbimet vendėse, dhe ta bėjmė atė tė aftė tė konkurrojė nė rajon e mė gjerė. Pėr kėtė tani kemi kohėn mė tė pėrshtatshme. Integrimi ekonomik nuk ėshtė vdekje ekonomike. Nė se nuk veprojmė nė kohė, ne do tė rrezikojmė tė jemi ngaherė tė vonuar. Komuniteti i biznesit ka patur disa herė pėrfaqėsuesit e vet nė komisionet dypalėshe, qė diskutojnė politikat e reduktimit tė tarifave doganore apo elementė tė tjerė tė kėsaj natyre. Me keqardhje mund tė them se, nėse do tė vazhdojmė tė diskutojmė nga tavolina, nga zyra pėr llojin e tarifave qė duhen reduktuar, pa referim nga jeta e ekonomisė dhe biznesit, tė mos na duket ēudi qė nesėr tė ndodhemi po kaq tė zhgėnjyer e tė dėmtuar nga integrimi nė strukturat evropiane, sa u ndjemė tė zhgėnjyer edhe nga integrimi nė OBT. Integrimi, i konceptuar si politika tė reduktimit tė doganave, apo si politika preferenciale tė reduktimit tė tarifave doganore, dhe vetėm tė kėsaj, nuk i intereson askujt. Nė komunitetin tonė ka dy grupe tė mėdha interesash nė raportet me integrimin dhe reduktimet doganore e tarifore. Nga njėra anė janė tregtarėt, tė cilėt kėrkojnė sistemin e doganave zero, nga ana tjetėr qėndrojnė prodhuesit dhe investitorėt, tė cilėt kėrkojnė politika tė zgjeruara dhe inkurajuese. Mbi ta, mbi ne, ėshtė politika, ėshtė shteti, i cili duhet tė ngrihet realisht mbi kėto interesa dhe tė bėjė ato politika qė i interesojnė vendit, ekonomisė, shqiptarėve si pjesė e Evropės dhe perspektivės. Shpeshherė kemi qenė dėshmitarė tė ndryshimeve tė ligjeve nė interes ose dėm tė biznesit me njė lehtėsi tė ēuditshme, me njė shpejtėsi gjithashtu tė papėrfytyrueshme, siē duket nė shėrbim tė interesave tė bizneseve apo grupeve tė caktuara. Kjo ėshtė e dėmshme.

    A ka reciprocitet nė tregtinė e lirė rajonale tė vendit tonė? A kemi aktualisht tregti tė barabartė? Kjo ėshtė njė pyetje paksa e vėshtirė. Nė njė farė mėnyre dihet se ne mund tė kemi kushte tė barabarta tregtare me vendet e rajonit, por kurrsesi tregti tė barabartė. Ky konkluzion ėshtė trajtuar tashmė. Dėshirojmė ta vėmė theksin te efekti qė kanė marrėveshjet e tregtisė sė lirė nė ristrukturimin e ekonomisė shqiptare, ose mė saktė, nė njė orientim tė ri strukturor. Nė vendin tonė kaluam njė tranzicion shumė tė vėshtirė, gjatė tė cilit u shkatėrruan edhe disa kapacitete prodhuese, qė mund tė riaftėsoheshin dhe tė ktheheshin nė kapacitete efektive edhe pėr tregun e sotėm. Pak a shumė, sikurse ka ndodhur nė disa vende tė tjera tė rajonit. Nė kėtė kėndvėshtrim ekonomia jonė sot ndodhet pa punishtet e nevojshme apo fabrikat e konservimit tė perimeve, tė prodhimit tė kompostove, tė pėrpunimit tė konservave, tė peshkut, tė prodhimeve blegtorale, etj. Ndėrkohė, vendet e rajonit i kanė transformuar nė efektive ish-kapacitetet prodhuese tė 15-20 viteve mė parė. Nė kėto kushte ne, sigurisht nuk ndihemi nė pozitat e tregtisė sė barabartė, por vetėm nė kushte tregtare tė barabarta. Pa dashur tė hyjmė nė objektin e ndonjė diskutimi tjetėr, fakti mė domethėnės i kėtij konkluzioni, ėshtė njėherėsh rritja e vazhdueshme, e ndjeshme, unė do tė thosha dhe e frikshme e vėllimit tė importeve dhe deficitit tregtar. Deficiti tregtar po i kapėrcen kufijtė e 1 miliard euro. Kjo shifėr ėshtė e papėrballueshme pėr kapacitetet prodhuese dhe gjeneruese tė ekonomisė shqiptare. Duhet tė mirėorientohemi, kthejmė fytyrėn nga prodhimi vendės, nga industrialistėt, fermerėt, ndėrtuesit, dhe ndėrmarrjet e tjera tė prodhimit vendės, tė mėdhenj, tė vegjėl apo tė mesėm qofshin ata. Ėshtė vendi tė theksojmė se edhe sistemi bankar mund tė ndikojė fuqishėm, nėpėrmjet sistemit tė kreditimit prioritar tė investimeve bujqėsore apo tė industrisė agroushqimore. Ėshtė e nevojshme tė konkludojmė se marrėveshjet e tregtisė sė lirė tė vendit tonė me vendet e tjera tė rajonit duhet tė shoqėrohen me paketa dhe politika inkurajuese qė kanė pėr objektiv zhvillimin dhe pėrdorimin e burimeve tė brendshme. Me tendencat aktuale tė rritjes sė shpejtė tė importeve, tė reduktimit ose tė qėndrimit nė vend tė eksporteve, tė thellimit pėrditė tė bilancit tė tregtisė me jashtė, tė thellimit apo vėshtirėsisė nė bilancin e veprimeve rrjedhėse me jashtė, mendojmė se nė tė ardhmen ekonomia jonė do tė ballafaqohet me vėshtirėsi tė mėdha.

    Kur flasim pėr integrim dhe tregti tė lirė mbajmė gjithnjė parasysh faktin se, pėrveē anės ekonomike, vendet palė kanė edhe njė kuadėr tjetėr, kuadrin politik, strategjik, institucional, kuadrin integrues apo pėrgatitje pėr t’u integruar nė strukturat evropiane. Pa shumė komente, marrėveshjet nė aspektin politik janė iniciativė dhe veprim inkurajues. Ato, kemi pėrshtypjen, vlerėsohen si tė tilla prej tė gjithėve. Por marrėveshjet nuk duhet tė ngelen gjithnjė kuadėr, garniturė politike. Pėrveē rregullimeve nė fushėn e tarifave doganore, aplikimi i marrėveshjeve do tė kėrkonte edhe rregullime tė tjera nė fushėn e regjimeve ekonomike tė vendit tonė dhe tė vendeve tė tjera, tė regjimeve aktive dhe tė regjimeve pasive.
    PAUCA SED MATURA

  17. #17
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Sistemi Bankar
    ANE: “Mė 2005 raporti eksport-import 1 me 2.5”

    Agjencia e Nxitjes sė Eksporteve (ANE) synon qė raportin e bilancit tregtar, qė aktualisht ėshtė 1 ton eksporte me 4 importe, mė 2005 ta zvogėlojė nė 1 me 2.5






    Data (28-11-2003)




    .
    Kjo ėshtė bėrė e ditur dje nė njė konferencė pėr shtyp nga drejtori i ANE-s, Neritan Mullai. Ai u shpreh: “Deri nė vitin 2005 ne synojmė tė rritim eksportet tona, pėr tė ulur kėshtu raportin nga 1 me 4 nė favor tė importeve nė 1 me 2.5”. ANE, e cila ėshtė miratuar nga Parlamenti e Shqiptar para dy muajsh dhe ėshtė institucion autonom, sipas Mullait, ka si synim tė vetin tė pėrmirėsojė kushtet e prodhuesve shqiptarė qė eksportojnė, pėrpilimin e politikave favorizuese pėr eksportuesit, krijimin e njė rrjeti aktorėsh qė kanė ndikim nė eksportet shqiptare.
    Pėr sa u pėrket politikave favorizuese, Mullai theksoi: “Me kėtė nėnkuptohet lehtėsimi i politikave fiskale, informimi i eksportuesve me efektet e marrėveshjeve tė tregtisė sė lirė (MTL), legjislacionit pėrkatės pėr eksportuesit. Mė konkretisht, po punojmė me Ministrinė e Financave pėr pėrmirėsimin e sistemit fiskal (uljen e taksave) pėr eksportuesit e bimėve mjekėsore”.
    Pyetjes sė gazetarėve pėr ekzistencėn e njė projekti tė mbėshtetur nga qeveria amerikane pėr nxitjen e eksporteve me njė buxhet prej 6 milionė dollarėsh, Mullai u pėrgjigj: “E vetmja agjenci qė bazohet nė njė strategji pėr nxitjen e eksporteve jemi ne dhe ne do tė bashkėpunojmė me kėtė agjenci, qė ėshtė akoma nė projekt, pėr tė shfrytėzuar ndihmesat qė jep ajo nė dhėnien e shėrbimeve tė ndryshme pėr eksportuesit”.
    PAUCA SED MATURA

  18. #18
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Ekonomia Shqiptare arrihet vetem nqs do te arrihet stabilizimi i gjendjes politike ne vend.
    Per mua e vetmja menyre qe dicka e tille te arrihet esht vetem nqs diaspora behet shume me aktive dhe fillon te marri pjese ne politiken shqiptare.
    Ne ate vend jane bere gabime skandaloze, si shitja e amc per dy lek, procesi i privatizimit te bankes se kursimeve, lenja pas dore per shume vite e rrugeve kanalizimeve,tyneleve, hidrocentraleve, termocentraleve e shume struktura te tjera qe jane ngritur ne kohen e enverit por qe njerezit u dalldisen mbasi regjimi ra, dhe cdo gje qe ishte bere ne te kaluaren duhej te prishej.

    Merrni kinen se shembull, nje tranzicion perfekt avash avash prona privatepo futet. Ne jemi nje komb qe nuk pati tranzicion por nje eksitim pa mase(Sali berisha thoshte qe do bente vepra si hidrocentrale etj per 2 vjet dhe njerezit o burra mbrapa). Edhe nje kalama i di kohet teknike per te ndetuar nje ure apo nje autostrade etj. Nesje nuk dua te hap debat politik se sjam me asnje por vetem me te miren. Dhe e mira esht qe te gjithe keta patriote shqiptare te kthehen mbrapsht nje dite edhe ti vejn gjerat ne vend, vetem pastaj mund te mendohet per nje avancim ne ekonomi. Pa drita e uji, infrastruktura me e domosdoshme, ska ekonomi.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  19. #19
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Bankat, 9.3 miliardė lekė portofoli i kredisė pėr biznesin

    Sipas tė dhėnave tė publikuara nga Banka e Shqipėrisė, portofoli i kredisė sė bankave pėr sektorin privat tė ekonomisė ėshtė rritur me 9.3 miliardė lekė gjatė 9 muajve tė parė tė kėtij viti





    Data (01-12-2003)


    Viti 2003 ka shėnuar njė rritje tė mbėshtetjes sė sektorit privat me kredi. Gjatė nėntė muajve tė parė bankat kanė shėnuar njė rritje nė portofolin e tyre tė kredive prej rreth 9.3 miliardė lekėsh. Kėto tė dhėna, tė bėra publike nga guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė Shkėlqim Cani nė mbledhjen e komitetit ndėrministror tė politikave tė sigurimit kombėtar, tregojnė pėr njė rritje tė mbėshtetjes sė ekonomisė nė pėrgjithėsi. Sipas Canit, duke u bazuar nė zhvillimet e verifikuara gjatė kėtij nėntėmujori, si dhe nė zhvillimet aktuale nė likuiditetin e sistemit bankar, mund tė arrihet nė pėrfundimin se zhvillimet monetare gjatė vitit 2003 do tė jenė njė ndihmė mė shumė nė pėrforcimin e ekuilibrit tė pėrgjithshėm makroekonomik tė vendit. “Nga ana tjetėr, zhvillimet nė sektorin e jashtėm tė ekonomisė flasin pėr njė rritje tė mėtejshme tė aktivitetit tė tregtisė sė jashtme, ku zhvillimet mė pozitive i pėrkasin rritjes sė eksporteve dhe dėrgesave nga emigrantėt“, shprehet ai. Gjatė kėsaj periudhe ekonomisė i janė dhėnė 63.8 miliardė lekė kredi e re, ose 44 pėr qind mė shumė se gjatė sė njėjtės periudhė tė vitit tė kaluar. Sipas Bankės sė Shqipėrisė, nga tė dhėnat e raportuara nga vetė bizneset qė janė kredituar nėpėrmjet sistemit bankar, 34 pėr qind e kredisė ėshtė dhėnė pėr financimin e aktivitetit tregtar, 17 pėr qind pėr industrinė pėrpunuese dhe 12 pėr qind pėr financimin e blerjeve tė pasurive tė patundshme. “Me interes po shihet dhe rritja e financimit me kredi bankare, edhe pse jo nė nivele tė konsiderueshme, pėr sektorė tė tillė si bujqėsia, peshkimi, transporti, shėrbimet etj.“, citohet nė raportin e fundit tė Bankės sė Shqipėrisė pėr vlerėsimin e ekonomisė gjatė tremujorit tė tretė tė kėtij viti.

    Normat e interesit
    Sipas guvernatorit Cani, politika monetare e vitit 2003 ka vazhduar tė jetė e kujdesshme me tendenca zbutjeje. Kjo ėshtė pasqyruar nė uljen e normave tė interesit tri herė gjatė kėtij viti. Duke ndjekur nė vazhdimėsi ecurinė e inflacionit dhe treguesit e likuiditetit tė sistemit bankar, Banka e Shqipėrisė ka ulur me 1.5 pikė pėr qind nė total normėn e marrėveshjeve tė riblerjes (REPO) gjatė vitit 2003, duke e ēuar atė nė fund tė muajit tetor nė nivel tė njėjtė me nivelin e parakrizės sė likuiditetit tė vitit tė kaluar. Sistemi bankar ka reaguar menjėherė pas kėtij vendimi tė Bankės sė Shqipėrisė duke ulur normat e interesit tė pranimit tė depozitave, tė bonove tė thesarit dhe tė transaksioneve nė tregun ndėrbankar. Ky reagim i sistemit bankar nė uljen e normės sė interesit ka sjellė njė tejkalim nė uljen e normės bazė tė interesit nė afatin e maturimit tremujor si pėr depozitat, ashtu dhe pėr bonot e thesarit. Njė gjė e tillė, sipas Canit, ka ndikuar nė uljen e normave reale tė interesit gjatė vitit 2003. “Gjithsesi, ato kanė mbetur pozitive nė sajė tė ruajtjes sė normės sė inflacionit brenda objektivit tė Bankės sė Shqipėrisė nė gjashtė muajt e fundit“.
    PAUCA SED MATURA

  20. #20
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Shtator, rritet eksporti dhe importi

    Gjatė kėtij muaji vihet re qė eksportet kanė dominuar nė grupin “Tekstile dhe kėpucė”, gjė qė konfirmon faktin se ndėrmarrjet tekstile dhe tė lėkurė-kėpucėve janė mbizotėruese nė vendin tonė






    Orieta Zhupa / Data (05-12-2003)


    Gjatė muajit shtator ėshtė vėrejtur njė rritje e eksporteve dhe importeve nė krahasim me njė muaj mė parė. Sipas raportit tė INSTAT-it eksportet janė rritur me 93.5 pėr qind dhe importet me 14 pėr qind krahasuar me njė muaj mė parė. Kėshtu eksportet pėr kėtė muaj kanė qenė nė vlerėn e 4.771 milionė lekė, ndėrsa importet 19 milionė lekė. Deficiti tregtar gjatė kėtė muaji ėshtė 14435 milionė lekė, duke shėnuar njė rritje 0.4 pėr qind ndaj muajit tė kaluar. Tregtia me vendet e Bashkimit Europian zuri 71.9 pėr qind. Partnerėt kryesorė tregtarė edhe gjatė kėtij muaji ishin Italia dhe Greqia. Duke krahasuar tė dhėnat e kėtij muaji me tė njė muaji mė parė pėr disa nga shtetet dhe grupmallrat mė kryesore shohim se: eksporti i grupit “Prodhime druri dhe letre” u rrit 1.2 herė, “Tekstile dhe kėpucė” u rrit 1.1 herė, “Ushqime, pije, duhan” u rrit 57%, ndėrsa grupi “Produkte kimike dhe plastike” u ul me 20.5 pėr qind. Edhe kėtė muaj ka dominuar grupi “Tekstile dhe kėpucė”. Kjo situatė konfirmon edhe njėherė faktin se ndėrmarrjet me aktivitetin ekonomik tė industrisė tekstile dhe lėkurė-kėpucėve janė mbizotėruese nė vendin tonė.
    Nga ana tjetėr vėrhet se importi nga Franca, Gjermania, Britania, Italia, Greqia etj. u rrit, kurse nga Belgjika, Kroacia, Polonia, Holanda, Hungaria etj. u ul.
    Gjatė kėtij muaji eksporti me Italinė ishte 75.4 pėr qind dhe importi 29.6 pėr qind. Kurse me Greqinė eksporti ishte 12.9 pėr qind dhe importi 21.2 pėr qind.
    PAUCA SED MATURA

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Letersia Shqiptare
    Nga new-man nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-01-2009, 12:28
  3. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •