Te nderuar
Leximi i diskutimit te deritanishem me ben te kuptoj se te gjithe ju jeni dakord me mendimin se Shqiperia sot de facto eshte nje shtet jo i pavarur.
Pavaresia ne kuptimin e plote te saj do te kerkonte nje pavaresi te te gjithe institucioneve shqiptare, nje pavaresi ekonomike, politike, legale, ushtarake.
Sa e pavarur eshte Shqiperia sot?
Une po ndalem tek pavaresia ekonomike.
12 vjet pas hapjes se dyerve per sistemin kapitalist, Shqiperia e sheh veten sot te varur ekonomikisht.
Kjo varesi eshte e theksuar dhe behet e rrezikshme per arsye se kapitali i cili eshte futur ne Shqiperi dominohet nga ai i nje shteti te vetem qe ka qellime antishqiptare, Greqise.
Qe prej vitit 1997 ky kapital ka marre dore mbi jeten tone, mbi kursimet shqiptare, mbi investimet shqiptare, mbi rruget shqiptare, mbi telefonine shqiptare.
Ne letren e hapur qe u formulua dhe u nenshkrua prej dates 12 deri me daten 21 maj, behet nje paraqitje e mire e kesaj varesie ne rritje te shtetit shqipatr nga Greqia.
Ne temen tjeter te hapur ne kete rubrike: "Si mund te ulet ndikimi grek ne Shqiperi", kam vendosur nje artikull qe une e gjeta ne kosova.com, por qe ish botuar ne Dakota Sun, me titullin "Ekspansioni grek ne Shqiperi". Ju ftoj ta lexoni ne linkun e meposhtem:
http://www.forumishqiptar.com/showt...42&pagenumber=2
Nje varesi tjeter e drejtperdrejte eshte ajo nga institucionet nderkombetare qe garantojne investime per infrastrukturen shqiptare, por qe ndihmojne dhe mbajtjen ne kembe te buxhetit te shtetit, pra FMN dhe Banka Boterore.
Duke qene se nevoja per kete mbeshtetje eshte e madhe, shteti shqiptar eshte i detyruar te beje leshime te karakterit politik, sic mund te jete bindja ndaj "keshillave" qe vijne nga Evropa.
Ka dy forma per kete bindje:
1- shteti merr ndihmat dhe ne kembim eshte i detyruar te degjoje keshillat (forma normale me te cilen ndeshen te gjithe vendet ne zhvillim)
2- shtetaret, apo me mire te deshiruarit per pushtet ofrojne qe ne kembim te perkrahjes ndaj tyre dhe pushtetit te tyre te sigurojne nje bindje ndaj gjithe kerkesave dhe keshillave qe vijne nga keto institucione (kjo eshte forma anormale dhe njekohesisht ajo qe po i siguron pushteti socialist shqiperise qe prej vitit 1997.)
Kjo bindje alla YES-MAN eshte ajo qe po godet ceshtjen kombetare.
Me poshte po paraqes disa te dhena mbi gjendjen ekonomike te Shqiperise ne vitin 2000, te dokumentuara nga Banka Boterore.
GDP (US$ billions): 3,8 miliarde
"Balance of Payments"
Exports of goods and services: 707 milione
Imports of goods and services: 1513 milione
Pra nje deficit prej: 806 milione US $
External Debt
Total debt outstandings and disbursement: 784 milione
IDA (International Development Association): 346
milione
IMF (Fondi Monetar Nderkombetar): 88 milione
other multialterals (te tjera borxhe ne kuader
kontaktesh multilaterale): 58 milione
(besoj se ketu perfshihen ato ne kuader marreveshjesh
me EU-ne apo Pakti i Stabilitetit)
Bilateral: 218 milione
private: 37 milione
Short-term (borxhe afatshkurter): 37 milione
Borxhi ne vitin 2000 ishte rreth 67% e GDP-se.
Ne vitin 2002 qe jemi tani parashikohet qe ky borxh te
arrije nje vlere prej 70% te GDP-se.
Nga keto rreth 38% do t'i kemi borxh te jashtem dhe
pjesen tjeter borxh te brendshem.
Menyra me efikase per te shmangur kete varesi ekonomike nga keto institucione eshte futja ne Shqiperi e investimeve te huaja.
Edhe kjo do te siguronte varesi, por duhet patur parasysh se ne rrjetin e kesaj varesie gjenden te gjithe vendet e botes.
Nje faktor tjeter i domosdoshem qe duhet te plotesonin keto investime te huaja do te ishte Larmia e tij, pra investues te kombesive te ndryshme jo-greke.
Rreziku i kolonializimit me pas do te reduktohej e deri dhe minimizohej.
Krijoni Kontakt