Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 38 prej 38
  1. #21
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Nisin punimet për hapjen e tunelit 5.65 km. Kryeministri: “Fondet janë gjetur”
    Berisha shpërthen i pari tunelin e Rrëshen-Kalimash



    Adi Shkëmbi / Jonuz Hallaci
    Kryeministri Sali Berisha është ngjitur në lartësinë 850 metra mbi nivelin e detit, në një terren ku kishte nisur dhe dëbora dhe ka bërë shpërthimin inaugurues në tunelin e rrugës Rrëshen-Kalimash.

    Kjo është pjesa më e rëndësishme e korridorit Durrës-Kukës. Berisha e ka konsideruar këtë një ëndërr që po bëhet realitet, duke shtuar se ky aks që do të lidhë Shqipërinë me Kosovën do të përfundojë në verën e vitit 2009. Përsa i përket tunelit, ai do të jetë i gjatë 5.65 km, me katër korsi (dy nga secili drejtim) dhe shpejtësia mesatare do të jetë 100 km/orë.
    Berisha
    Kryeministri Berisha shtypi i pari butonin e telekomandës për shpërthimin e parë të tunelit të këtij aksi. Duke e quajtur atë një pjesë shumë të rëndësishme dhe njëkohësisht të vështirë të këtij projekti, kreu i qeverisë tha se tani janë siguruar të gjitha fondet për përballimin e shpenzimeve. “Sot nis tuneli më i gjatë që ekziston në vend, por edhe në rajon, i cili bën të mundur shkurtimin e distancës ndërmjet Tiranës dhe Prishtinës, midis Kukësit dhe Tiranës, Durrësit. Ky tunel do të ndërtohet sipas parametrave më modernë të kohës, do të respektojë të gjitha masat e domosdoshme të sigurisë së tuneleve, edhe ato të cilat janë shtuar pas disa problemeve të krijuara në Evropë me tunelet e gjata”, u shpreh kryeministri Berisha. I pyetur nga mediat, nëse janë të gjitha fondet për të përfunduar realizimin e kësaj vepre, kryeministri u shpreh se “në fakt janë fondet, jo vetëm për këtë vepër, por edhe për të realizuar disa të tjera. Në vitin 2009 mbaron e tërë autostrada Durrës-Morinë, si dhe disa vepra të tjera të rëndësishme”. Ndërsa ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacioneve, Lulzim Basha, duke dhënë detaje të financimit të këtij projekti u shpreh se fondet për ndërtimin e autostradës janë programuar në programin afatmesëm buxhetor trevjeçar. Gjithashtu në buxhetin e vitit 2007 janë parashikuar fondet që do të mbulojnë investimet për këtë tunel, ndërkohë që shtoi se do të mbulojnë investimet edhe disa banka ndërkombëtare. Sipas Bashës, për vitin e ardhshëm është parashikuar një shumë prej 125 milionë eurosh dhe për vitin e fundit (deri në verë të 2009) 60% e fondit që do të nevojitet do të përballohet nga buxheti i shtetit dhe 40% nga financimet e huaja. “Përmes saj krijohet mundësia e komunikimit të Shqipërisë me Kosovën brenda një kohe të shkurtër, pasi të dy kryeqytetet lidhen midis tyre për 3 orë e 30 minuta”, u shpreh ministri.
    Projekti
    Autostrada me 4 korsi kalimi dhe me një gjatësi 60.85 km po ndërtohet nga “Bechtel & Enka Joint Venture” dhe është parashikuar që të përfundojë në korrik të 2009. Sipas projektit të paraqitur nga këto dy firma, “tunelet do të gërmohen në përputhje me metodën e re austriake (NATM), në bazë të së cilës qëndron shfrytëzimi i kapacitetit mbajtës të shkëmbit për të siguruar hapjen e tunelit”. Veç kantierit për prodhimin e trarëve të paranderur, do të ndërtohen gjithashtu fabrika apo impiante në vende të caktuara, që do të përdoren për të prodhuar beton për strukturat gurore dhe nyje thyerje inertesh, si dhe impiante të prodhimit të tipave të ndryshëm të asfaltobetonit.


    Projekti i Durrës-Morinë

    Gjatësia 60.85km (5.65 km tunel)
    Tipi 4 korsi (2 në secilin drejtim)
    Shpejtësia 100km\orë
    Përfundimi Qershor 2009
    Urat 35 në total 4.5km të rrugës do të jenë në urë
    100 m gjerësi
    Ndërtuar për binarë të një gjatësie prej 40m
    Rruga 2 korsi për secilin drejtim, plus karrexhata
    3.75 m gjerësi korsie
    2 m gjerësi korsie emergjence

    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-10-2004
    Postime
    235

    Tipi 4 korsi (2 në secilin drejtim)
    Shpejtësia 100km\orë



    duke patur parasysh se si hecet ne tirane dhe se cfare edukate kane shqipetaret ne dhenjen e makinave, them se kjo rruge do te behet si nje rrugice e shtruar me asfalt

    te ndgushta shume dhe njerezve do tu duhet te hecet me 60-80 km / h pra nje vrime ne uje , dmth se ky projket jo vetem qe nuk permbush standartet internacionale ( nga 130 km /h - 180-200 km/h, te pakten 3 korsi dhe nje plus (deri ne 4 km ) per dalje ose hyrje ne autostrade )por dhe ato nacionale kam frike se do te behet si mbikalimi i durrsit ku u foll si me i madhi ne balkan por kur shkkova vete me makine i rashe 4 here rreth e rrotul deri sa gjeta drejtim per tirane ........nejse te presim

  3. #23
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Pothuajse aq pune sa nevojitet per realizimin e nje projekti te tille,biles edhe me teper kerkohet per mirmbajtjen e saj! Jane nje sere problemesh qe ja vlen te shikohen ne kete projekt.Sic dihet,eshte autostrate teke...domethene e pakryqezuar apo paralelizuar me rruge te tjera (nga Rresheni e siper) Ne raste aksidentesh (dhe duke u bazuar ne menyren e ngarjes se automjeteve ne Shqiperi sdo jene te pakta) nga dhe ku mund te devijohet trafiku? Kuptohet qe nje linje eshte e rezervuar per emergencen (zjarrfikese,polici dhe ambulance).Sidocofte eshte projekt i demosdoshem per te nxjerre deri duku veriun nga izolimi dhe damar kryesor lidhes me Kosoven.

    Rruge te reja po ndertohen plot ne Shqiperi,po me c'kam vene re une pak behet per mirmbajtjen e tyre.
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  4. #24
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Rruga që do të bashkojë dy shtetet shqiptare


    Eriona YMERI





    Autostrada Durrës-Morinëështë cilësuar si rruga që do lidh dy shtetet shqiptare. Jo vetëm si projekt komunikimi me Kosovën, por segmenti lidhës do të ndihmojë edhe në zhvillimin ekonomik të vendit tonë. Rruga lidh portin e Durrësit me pikën kufitare të Kosovës, Morinin. Varianti i rrugës së re, pothuajse është krejtësisht fushor, pasi kalon nga Miloti në Ndërfushë, në Reps, në Thirrë e deri në kufi në Morinë. 400 milionë euro do të arrijnë të përfundojnë këtë projekt infrastrukturor ndër gjigandët dhe më të rëndësishmit në Shqipëri. Sipas drejtuesve të këtij projekti, përfundimi i autostradës parashikohet në korrik të vitit 2009.
    Projekti
    Qeveria ka përgatitur projektin se ku do të kalojë aksi Durrës-Kukës-Morinë. Kjo rrugë lidh portin e Durrësit me pikën kufitare të Kosovës, Morinën. Varianti i propozuar i rrugës së re, pothuajse është krejtësisht fushor. Kostoja totale e këtij investimi për ndërtimin e këtij aksi lidhës ndërmjet dy vendeve fqinje do të kushtojë rreth 400 milionë euro. Aktualisht kjo rrugë përshkohet nga dy drejtime rrugësh ekzistuese, që as njëra dhe as tjetra, në gjendjen aktuale, nuk iu përgjigjen kërkesave për një rrugë që do të lidhte dy rajonet në fjalë nevojave të trafikut dhe të lëvizjes së mallrave apo pasagjereve. Të dy variantet ekzistues kalojnë në qafa mali në lartësi mbi 1000 metra dhe zbresin në lugina në kuota 300-600 metra, duke përshkuar distancën prej 234 apo 214 km në 5 deri 7 orë, me shpejtësi të automjeteve 30-45 kilometra në orë.
    Segmentet
    E gjithë autostrada Durrës-Morinë, prej 111 kilometrash, është ndarë në 5 segmente. Segmenti i parë, Durrës-Vorë-Fushë-Krujë-Milot ka një gjatësi prej 59 kilometra, konsiderohet ekzistuese dhe pjesë e Korridorit Veri-Jug dhe Lindje-Perëndim (Korridori VIII). Segmenti i dytë, Milot-Reps, i cili ka një gjatësi prej 54 kilometrash dhe kushton rreth 28 milionë dollarë. Investimi për këtë aks do të financohet nga Banka Botërore dhe qeveria shqiptare. Segmenti i tretë, Reps-Thirrë, ka një gjatësi prej 27 kilometër. Segmenti i katërt, Thirrë-Kalimash, ka një gjatësi prej 13 kilometra, ndërsa segmenti i fundit Kalimash-Kukës-Morinë ka një gjatësi prej 30 kilometrash dhe do të kushtojë rreth 60 milionë dollarë.

    Kur inxhinieri shqiptar Karl Gega vrau veten për tunelin në Austri

    Ditën e 14 marsit të vitit 1860, inxhinieri i tunelit Semmering, Karl Gega, nuk mendoi gjë tjetër veç të vriste veten. Një minator erdhi dhe dha lajmi e rëndë se gërmimet në dy skaletat e tunelit nuk ishin takuar. Për të zgjidhur problemin u detyrua të qëllonte mbi vete. Pas gjysmë ore, lajmi i minatorit doli i rremë, pasi të dyja anët e tunelit u takuan. Kjo i ishte vonë për jetën e inxhinierit më të madh shqiptar, Karl Gega. Në hyrje të tunelit të Semmeringut është bërë një varr madhështor për këtë figurë kaq të madhe.
    Historia
    Karl Gega lindi në Venedik, më 10 janar 1802 (dikush e shkruan 1800, ku prindërit i kishin lindur në Kallmet të Lezhës) dhe vdiq në Vjenë, me 14 mars 1860, duke vrarë veten prej dëshpërimit. Të parët e Karlit kishin mërguar në Venedik së bashku me shumë bashkatdhetarë të ikur nga Shqipëria veriore, pas pushtimit osman. Mbasi kreu një kolegj për filozofi e matematikë me përfundime shumë të mira, në moshën 15 vjeçare u regjistrua në Universitetin e Padovës. Vetëm mbas një viti u diplomua në degën e inxhinierisë. Me 1819, kur sapo kishte mbushur 17 vjetet, merr titullin doktor në matematikë. Më 1849 u bë drejtor i Seksionit të Ndërtimit të Hekurudhave dhe më 1850 drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme për ndërtimin e hekurudhave shtetërore në Vjenë.
    Momentet e fundit
    Karl Gega ishte ngarkuar nga qeveria austriake të ndërtonte tunelin e Semmeringut në Austri. Pak kohë përpara se të përfundonte ndërtimin e hekurudhës së Semmeringut, qeveria austriake e dërgoi atë në Sibenburg që të ndërtonte një rrjet hekurudhor të ri. Në të vërtetë kjo ishte një manovër e bërë për ta larguar së andejmi, pikërisht në një kohe kur po përfundonte vepra e tij kryesore. Gjithçka mund të ndodhte në mungesë të tij. Ndodhej në Vjenë, kur dikush i tha se dy anët e kundërta të tunelit të Semmeringut paskeshin devijuar gjatë shpimit pa u takuar. Ky lajm e tronditi tej mase Karl Gegën, deri sa i kushtoi jetën.



    Gjatësia dhe gjerësia e segmentit më të rëndësishëm, Thirrë-Kalimash
    Nis udhën tuneli 6 kilometra

    Gerald BILBILI

    Deri më sot dinim që një shqiptar me emrin Karl Gega projektonte tunelet më të gjata në Alpet e Evropës. Për ndër të këtyre veprave ai fali edhe jetën. Gati 150 vjet më vonë, këto vepra ndërtohen në vendin e tij të origjinës. Që nga e diela ka nisur të marr udhë tuneli ndër më të mëdhenjtë në Ballkan. Gazeta "Tirana Observer" zbardh të plotë projektin se ku kalon vepra si dhe afatet kur do të përfundojë. Projekti parashikon ndërtimin e mbi 35 urave e viadukteve. Ndërtimi i këtij segmenti do t'i lejojë shoferët të udhëtojnë me një shpejtësi prej 100 kilometra në orë.
    Të dhënat
    Shpërthimi i parë i fillimit të gërmimit të Tunelit Thirrë-Kalimash, 5.65 kilometra, u krye të dielën në hyrje të kësaj vepre të re. Në autostradën Rrëshen - Kalimash, prej 60.85 kilometrash, bën pjesë edhe tuneli i ri, pjesa më e vështirë e kësaj vepre inxhinierike. Tuneli mes për mes Thirrë-Kalimashit do të jetë me 4 korsi kalimi dhe po ndërtohet nga kompanitë e huaja, fituese të tenderit. Është kompania amerikane "Bechtel" dhe ajo turke "Enka", të cilat kanë krijuar një joint-venture dhe do të përfundojnë një nga tunelet më të gjatët i ndërtuar ndonjëherë në Ballkan, në korrik të vitit 2009. Tunelet do të gërmohen me teknologji moderne, në përputhje me metodën e re austriake (NATM), e cila qëndron në shfrytëzimin e kapacitetit mbajtës të shkëmbit, për të siguruar hapjen e tunelit. Në bazë të kësaj metode, vetëm një përforcim minimal i strukturës së shkëmbit është i nevojshëm dhe masa e këtij përforcimi do të varet nga kategoria e shkëmbit që do të haset. Sipas drejtuesve të projektit, kjo është një metodë më e shpejtë dhe më ekonomike, për të gërmuar dhe përforcuar tunelin, në krahasim me metodat e tjera alternative, që bazohen në hipotezat e një kapaciteti mbajtës, më të dobët të strukturës shkëmbore. Për të arritur objektivin e hapjes së shpejtë të tunelit, "Bechtel" & "Enka Joint Venture", ka importuar pajisjen speciale "Jumbo Driller" (Atlas Copco L2C) nga Suedia, për të hapur vrimat e detonimit dhe instaluar elementët e përforcimit të strukturës shkëmbore. Sipas drejtuesve të dy kompanive, janë marrë të gjitha masat për vazhdimin e punimeve edhe pse terreni është mjaft i vështirë.
    Veprat e tjera
    Përveç ndërtimit të tunelit, projekti është ndarë në 5 segmente. Ky projekt parashikon ndërtimin e mbi 35 urave e viadukteve. Gjatësia totale e urave do të jetë afërsisht 4500 metra dhe ura më e madhe është aktualisht e parashikuar të jetë 100 metra e lartë. Këto ura do të ndërtohen, duke përdorur trarë betonarme të paranderur, me gjatësi standarde 40 metra, të cilët do të jenë të parafabrikuar në kantiere të ndërtuar afër autostradës. Sipas specialistëve, shpejtësia e qarkullimit të mjeteve në këtë aks do të jetë 100 kilometra në orë. Veç kantierit për prodhimin e trarëve të paranderur, do të ndërtohen gjithashtu fabrika apo impiante në vende të caktuara, të cilat do të përdoren për të prodhuar beton për strukturat, gurore dhe nyje thyerje inertesh si dhe impiante të prodhimit të tipeve të ndryshme të asfaltobetonit. Aktualisht është duke ndërtuar 3 kampe përgjatë autostradës ku personeli ndërtues do të qëndrojë dhe do të zhvillojë aktivitetin e tij.

    BURIMI I LAJMIT
    Ndryshuar për herë të fundit nga BvizioN : 06-02-2007 më 18:16
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  5. #25
    ..She is so cute... Maska e jessi89
    Anëtarësuar
    25-08-2003
    Postime
    955
    Nderime madheshtore me duken per kushtet tona.Fat e mbaresi te ken ne punime.
    Wild and crazy can't be lazy

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    puna e kesaj qeverie po tregon gjithmone e me shume se cfare jane ne gjendje te bejne per shqiperine dhe shqiptaret , urime

  7. #27
    puna e kesaj qeverie po tregon gjithmone e me shume se cfare jane ne gjendje te bejne per shqiperine dhe shqiptaret
    Skorpions, po shkruan si ne kohen e dulles, per veprat madheshtore te partise ...

    Qeveria po e ben kete autostrade?

    Te ishte per qeverine edhe per salis, ajo nuk do te behej kurre.

    Jane edhe interesa te tjera qe e bejne te domosdoshme kete rruge ...

  8. #28
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga Xhuxh Xhumaku
    Qeveria po e ben kete autostrade?

    Te ishte per qeverine edhe per salis, ajo nuk do te behej kurre.

    Jane edhe interesa te tjera qe e bejne te domosdoshme kete rruge ...

    Interesat dhe domosdoshmeria jane te njejtat si 15 vjetet e shkuara, por prap vetem nen kete qeveri ajo autostrade po behet realitet.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  9. #29
    shkruan drity me kompetence ... sheh me syze inaugurimesh, festimesh, fishekzjarresh ...

    Interesat dhe domosdoshmeria jane te njejtat si 15 vjetet e shkuara
    Ti kaq di (ose ben sikur) dhe aq thua ...

  10. #30
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga Xhuxh Xhumaku
    shkruan drity me kompetence ... sheh me syze inaugurimesh, festimesh, fishekzjarresh ...

    Ti kaq di (ose ben sikur) dhe aq thua ...
    Ne asnje fjale nga ato qe the nuk u morre me ate qe thashe une por me mua.

    ke fillu me e qelb fare, kam pershtypjen qe je o i lodhur o i stresuar
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  11. #31
    drity, ta permenda nje here se ti nuk do te marresh (pranosh) vesh se per çfare benet fjale - konsultohu me fahri balli sigurimsin, se ai te ndreq ate ndergjegjen tende te dyzuar ne proces pakthyeshmerie.

    ke fillu me e qelb fare, kam pershtypjen qe je o i lodhur o i stresuar
    kujt mer i paskem prish pune? shif mer ni her nga vetja se mos te vjen era dhe hala s'e ke mor vesh, se ne keso raste i qelburi e merr vesh i fundit qelbosjen e vet.

    lodhjen e stresin pershtypor qe ti po permend, shko e rregulloje ma perpara te ustai jot salis, shif mer mos ka ndodh gjo andej nga ndermarrja ...

  12. #32
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga Xhuxh Xhumaku
    drity, ta permenda nje here se ti nuk do te marresh (pranosh) vesh se per çfare benet fjale ..
    Ti o vlla m'duket se jeto hala m'1980en. Ke frik se mos't vi xhipi ke shpija apo ça?

    Qite Xhuxho, thuj ça ke me thon, se skemi as moshe as kohe per gjeagjeza.

    Apo, osht bllof, si 50% e atyre qe thu (ai 50 perqinçi i verifikushem)
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  13. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-01-2007
    Postime
    75
    Autostrada po ecen shume ngadale. Shqiptareve po u mbaron durimi me keta kriminele ne krye qe nuk dine te punojne. Mjaft me me mashtrime por futjuni punes dhe punoni. Mos harxhoni kot parate e shqiptareve. Shqiptaret duhet te kerkojne doreheqjen e menjehershme te cdo politikani qe nuk mban premtimet. Keshtu funksionon demokracia.

  14. #34
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga brooklyn
    Autostrada po ecen shume ngadale. Shqiptareve po u mbaron durimi me keta kriminele ne krye qe nuk dine te punojne. Mjaft me me mashtrime por futjuni punes dhe punoni. Mos harxhoni kot parate e shqiptareve. Shqiptaret duhet te kerkojne doreheqjen e menjehershme te cdo politikani qe nuk mban premtimet. Keshtu funksionon demokracia.

    Ja edhe ky javascripti i ZPse, gjithmon nga 256 karaktere i ka postet, osht versioni 8 bit m'duket
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  15. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-01-2007
    Postime
    75
    Sjam as me ZP as me RD. Jam me ato qe kerkojne shkundjen e ndryshkut dhe zhvillimin e shqiperise

  16. #36
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    mos vall behet fjal per autostrade 10kl
    Partizoni

  17. #37
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga mario_kingu
    mos vall behet fjal per autostrade 10kl
    10km (dhe jo "kl" siç e shkruan zotrote) jane tunele dhe ura.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  18. #38
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    Citim Postuar më parë nga drity
    10km (dhe jo "kl" siç e shkruan zotrote) jane tunele dhe ura.
    wauuuuu cme the duket njeriu me shkoll damn
    Partizoni

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Durres-Kukes: Gjykata e apelit rrezon pretendimin e prokurorise
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 29-12-2008, 23:35
  2. Projekti i BB-së, regjistrimi i pronave brenda 10 ditësh
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-02-2007, 23:30
  3. Promoteus, projekti më i mundshëm për gazin
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-08-2006, 07:34
  4. Projekti amerikan për Lindjen e Mesme të Madhe
    Nga ORIONI në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 26-01-2005, 11:20
  5. Dështon projekti për Kosovën
    Nga drini_në_TR në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-08-2003, 03:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •