Rusėt kanė nxjerrė nga arkivat pas plotėsimit tė afateve ligjore gjithēka lidhet me periudhėn 1949-1953. Materialet, klasifikuar dikur top sekret, i kanė botuar nė tirazh tepėr tė vogėl nė dy vėllime voluminozė. Interesant ėshtė fakti qė edhe pėr Shqipėrinė nė to ka materiale me vlerė, tė cilėt ne nuk i kemi.
Luan Kondi
Historianėt duhet tė gėrmojnė nė arkivat ruse, pasi kemi njė histori tė paktėn 20-vjeēare, tė mbyllur nė to. Shumė dokumente nuk mund tė gjenden te ne, sepse diplomatėt e huaj, pas takimeve dhe bisedave qė kanė pasur me personalitete tė qeverisė shqiptare, u kanė raportuar qeverive tė vendeve tė tyre dhe nuk kanė lėnė kopje tė kėtyre raporteve nė vendin tonė, pėr shkak tė karakterit sekret tė tyre. Kėshtu ėshtė edhe rasti i ambasadorit rus D.S.Ēuvakini, raportet e tė cilit janė botuar nga rusėt tani pas 50 vitesh. Kjo praktikė vazhdon tė ndiqet edhe sot. Nėse do tė kėrkohet nėpėr arkivat ruse, me siguri do tė gjenden edhe materiale tė tjera, tė cilat mund tė hedhin dritė mbi atė periudhė tė historisė sė marrėdhėnieve ndėrmjet dy shteteve tona. Tė bėnė pėrshtyje fakti qė nė njė botim tė Akademisė sė Shkencave tė ish-Bashkimit Sovjetik ishte botuar njė letėr e Enver Hoxhės drejtuar udhėheqjes sė lartė tė sovjetit lidhur me Kosovėn. Kėtė letėr, jo vetėm ai, por edhe mjaft historianė, me tė cilėt kishte biseduar, nuk e njihnin. Nė atė letėr, tė cilėn Enveri e kishte dėrguar qysh nė shtator tė vitit 49-tė, janė dhėnė disa qėndrime, tė cilat ne nuk i kemi njohur. Vėllimet qė pėrmbanin kėto materiale ishin nė jo mė shumė se 1000 kopje, pėr tu shitur mė vonė. Ish-ambasadori i kishte siguruar botimet nga njė mik i tij librashitės. Kėto dokumente merrnin pėr kufi kohor vdekjen e Stalinit, kėshtu qė gjithēka ka ndodhur pėrpara kėsaj kohe ėshtė pėrfshirė nė dy vėllimet. Janė pothuajse 2000 faqe. Megjithėse Shqipėria nuk zinte ndonjė vend tė madh nė krahasim me vendet e tjera tė kampit socialist, pasi ishte njė shtet i vogėl, pėrsėri ato materiale qė gjendeshin kishin vlerė. Disa dokumente qė i takojnė Shqipėrisė janė nė vėllimin e parė dhe disa tė tjera nė vėllimin e dytė. Mė tė rėndėsishmet janė nė vėllimin e dytė, i cili nuk ka ardhur akoma nė Bibliotekėn Kombėtare, megjithėse ėshtė botuar qė nė vitin 1999. Dy janė dokumentet mė themelor; letra dėrguar udhėheqjes sė lartė ruse pėr Kosovėn, ku jepen edhe mėnyrat e zgjidhjes sė kėsaj ēėshtjeje delikate, dhe njė bisedė e Stalinit me Enver Hoxhėn, nė mars tė vitit 1949, e regjistruar nga pala ruse. Kjo merret pėr bazė si mė e sakta, sepse ėshtė si njė proces-verbal i atij takimi. Aty ka gjėra shumė interesante, por mė shumė bie nė sy fakti qė Stalini e njihte mirė Shqipėrinė nė atė kohė. Ai, madje ka dhėnė disa kėshilla, tė cilat do tė ishin shumė tė dobishme nėse do tė ishin zbatuar te ne. Ato lidheshin me qėndrimin ndaj borgjezisė sė vogėl, intelektualėve, fesė, mėnyrės sė kompensimit tė qeverisė. Nuk ka lėnė pa pėrmendur disa rekomandime pėr kolektivizimin, politikėn e jashtme. Kėto dokumente janė tė vlefshme pėr faktin se shėrbejnė si nxitje pėr studiuesit e historisė, pasi disa gjėra mund tė na bėhen mė tė qarta.
Biseda e Enver Hoxhės me Stalinin nė takimin e dytė midis tyre nė Moskė, mė 23 mars 1949, ruajtur kjo nė arkivat ruse. Nga biseda, e cila ka zgjatur mė shumė se 2 orė, janė shkėputur vetėm pasazhet ku Stalini i jep disa kėshilla tė vlefshme Enverit. Shėnimet i ka mbajtur V.Erofejev.
Shoku Stalin vėren: Shqiptarėt mė duket po krijojnė kolkoze (kooperativa)
Hoxha pėrgjigjet: Nė kongres u muar vendim tė fillohet nga krijimi i kolkozeve, por tė mos nxitohet me kėtė punė.
Shoku Stalin thotė: Shokėt shqiptarė nuk duhet tė nxitohen tė krijojnė kolkoze. Shqipėria ėshtė njė vend i prapambetur malor. Madje, dhe nė Bashkimin Sovjetik, nė rrethet malore, nuk ka kolkoze. Prandaj ne Shqipėri, hė pėr hė, nuk duhen krijuar kolkoze. Po qe se fshatarėt skanė plehra, kafshė dhe makina, shteti mund tu vijė nė ndihmė. Pėr kėtė duhet qė shteti tė ketė pikat e veta tė makinave dhe traktorėve, nė mėnyrė qė, nėse fshatarėt duan tė marrin ndihmė me makina, shteti tu lėrojė tokėn fshatarėve me ndihmėn e kėtyre makinave, ndėrsa gjatė vjeljes sė drithėrave ti ndihmojė fshatarėt ti shijnė ato. Pėr kėtė ndihmė, shteti duhet tu marrė fshatarėve njėfarė pagese nė natyrė. Se si do ta ndajnė fshatarėt midis tyre dhe misrin, kjo si takon shtetit. Shteti do tė marrė pagė nė natyrė. Shteti duhet tė ketė njė ekonomi tė vetėn me traktorė, makina shirėse dhe tė tjera makina pėr tė ndihmuar fshatarėt, po qe se ata do tė kėrkojnė ndihmė. Kėto sjanė kolkoze, por nė tė njėjtėn kohė kjo do tu japė mundėsi fshatarėve ti kthejnė sytė nga teknika dhe tė vlerėsojnė rėndėsinė e saj. Nė kohėn e vet kjo te ne quhej pikė makinash dhe traktorėsh. Fshatarėve u jepeshin me qira makinat, tė cilat pastaj i ktheheshin pėrsėri shtetit. E njėjta gjė duhet bėrė dhe nė Shqipėri. Pėr sa i pėrket shpėrndarjes sė tė korrave, ata fshatarė qė kanė mė shumė tokė do tė marrin mė shumė, kurse ata qė kanė mė pak tokė do tė marrin mė pak. Kjo sdo tė thotė luftė me kulakėrinė, por ama kjo do ti mėsojė fshatarėt pak tė kamur tė veprojnė bashkarisht.
Shoku Stalin pyet nėse brenda Shqipėrisė ka borgjezi tregtare kombėtare.
Hoxha pėrgjigjet: Nė Shqipėri ka borgjezi tregtare, por ajo ska as fabrika, as dyqane, as shtėpi. Tė gjitha kėto asaj i janė marrė.
Shoku Stalin thotė: Kjo sėshtė gjė e mirė. Borgjezia kombėtare do tė mund tė ndihmonte pėr tė prodhuar disa mallra dhe pėr tė bėrė njėfarė tregtie, deri sa tė forcohet shteti, sidomos nėse ndėrmjet kėsaj borgjezie tregtare kombėtare ka elementė, tė cilėve u dhimbset liria dhe pavarėsia e Shqipėrisė. Tė tillė elementė patriotikė ndėrmjet borgjezisė duhen shfrytėzuar dhe jo larguar. Shoku Stalin thotė se ai mund tė sjellė njė shembull nga praktika qė ekziston nė Kinėn Veriore. Ndėrmjet borgjezisė kombėtare kineze, ndėrmjet fabrikantėve tė vegjėl e tė mesėm dhe ndėrmjet tregtarėve ka tė tillė qė i mbėshtesin komunistėt. Ne i kėshilluam shokėt kinezė tė mos i largonin kėta elementė. Kjo pjesė kombėtare patriotike e borgjezisė mendon se vetėm komunistėt mund tė mbrojnė lirinė dhe pavarėsinė e Kinės dhe se tė gjitha partitė e tjera kanė falimentuar. Prandaj ajo po vendos kontakte me komunistėt. Kjo pjesė e borgjezisė kombėtare ėshtė shkėputur nga Ēan Kai Shia, sepse e pa qė partia e tij nuk ėshtė e aftė tė mbrojė njė Kinė tė bashkuar e tė pavarur, sepse u bind qė luftėn pėr njė Kinė tė pavarur e bėjnė vetėm komunistėt. Dhe borgjezia me tė vėrtetė i ndihmon komunistėt. Siē dihet, Kina ėshtė e ndarė nė dy pjesė: Veriore dhe Jugore. Disa shoqėri tregtare nė veri tė saj i furnizojnė komunistėt kinezė me mallra nga jugu, duke pėrfshirė madje edhe mallra amerikane. Pyetjes se pėrse e bėjnė ata njė gjė tė tillė dhe pėrse sakrifikojnė paratė e veta, ata pėrgjigjen se nuk shohin, pėrveē komunistėve, askėnd qė mund tė mbrojė pavarėsinė e Kinės kundrejt Japonisė dhe Amerikės. Lenini kurdoherė mendonte qė, po qe se revolucioni ka karakter antiimperialist pėr ēėshtjen e mbrojtjes sė pavarėsisė sė vendit qė ndodhet e kėrcėnuar, komunistėt mund tė kenė njėfarė bashkėpunimi me borgjezinė kombėtare. Ky bashkėpunim ėshtė i lejushėm nė njė etapė tė caktuar nė periudhėn e parė. Kėtė vėrejtje tė Leninit duhet ta mbajnė mend shokėt shqiptarė. Nė vendet e demokracisė popullore borgjezia kombėtare ėshtė bėrė skandaloze me lidhjet e veta me pushtuesit gjermanė dhe italianė. Prandaj, kur trupat ruse hynė nė kėto vende, borgjezia iku me gjermanėt. Nė territorin e Shqipėrisė ska pasur as trupa jugosllave dhe as trupa sovjetike. Prandaj dikush nga borgjezia kombėtare ka mbetur, nėse shokėt shqiptarė nuk i kanė masakruar tė gjithė. Tė largosh nga vetja njė borgjezi qė ėshtė pėr pavarėsinė kombėtare dhe mund tė ndihmojė, ėshtė njė gjė qė sduhet bėrė.
Shoku Stalin vazhdon: Kjo ka tė bėjė edhe me disa elementė tė inteligjencės, qė nuk i simpatizojnė komunistėt, por e shohin qė pavarėsinė e vendit mund ta mbrojnė vetėm ata. Prandaj kėta njerėz tė inteligjencės, edhe pse nuk i simpatizojnė komunistėt, mund tu japin atyre njėfarė ndihme. Ata, gjithashtu, sduhen larguar nga vetja. Bolshevikėt rusė nuk e kanė ndjekur njė politikė tė tillė. Rusinė nė ēastin e revolucionit askush nuk e pati pushtuar dhe askush nuk e kėrcėnonte, po tė mos llogaritim luftėn me Gjermaninė. Prandaj revolucioni rus nuk kishte karakter antiimperialist. Tehu i tij ishte drejtuar brenda vendit. Prandaj ka ndyshim midis asaj qė ndodhte nė Rusi dhe asaj qė ndodhi nė Kinė, Kore dhe vende tė tjera. Pėrderisa nė Rusi nuk kishte kėrcėnim tė drejtpėrdrejtė nga jashtė, borgjezia kombėtare ruse ishte armiku i papajtueshėm i revolucionit. Lufta me tė zgjati disa vjet, borgjezia ruse nuk ishte patriote. Ajo thėrriste nė ndihmė francezėt dhe anglezėt, i bėnte thirrje ndėrhyrjes. Shokėt shqiptarė, nė politikėn e tyre nuk duhet tė kopjojnė atė qė ndodhi nė Rusi ose nė vende tė tjera. Ata duhet tė mbajnė parasysh veēoritė e vendit. Po qe se nė Shqipėri do tė gjenden kapitalistė tė vegjėl qė do tė ēelin ndėrmarrje, dyqane apo punishte tė vogla, atyre u duhen dhėnė patenta, tu vihet taksa, por tu jepet mundėsi tė merren me veprimtari tregtare dhe industriale, deri sa tė forcohet ekonomia e Shqipėrisė.
Shoku Stalin pyet se kush ėshtė Komandant i Pėrgjithshėm i Ushtrisė shqiptare.
Hoxha pėrgjigjet se Komandant i Pėrgjithshėm ėshtė ai vetė.
Shoku Stalin thotė se sovjetikėt, bolshevikėt, kanė njė parim tė tillė nė ndėrtimin e shtetit: nėse nė vend predominojnė myslimanėt, nė qeveri shumica duhet tu pėrkasė po ashtu myslimanėve. Popullit sduhet ti dhunohet feja. Ai ska pėr ta kuptuar pse nė krye tė qeverisė qėndrojnė myslimanėt, nė njė kohė kur nė njė vend shumica janė tė tillė. Kėto janė gjėra elementare, por nė Jugosllavi nuk e kanė kuptuar kėtė. Natyrisht, kjo sdo tė thotė qė nė qeveri duhet tė jenė vetėm myslimanėt, duhen zgjedhur edhe njerėz tė aftė nga pakicat kombėtare pėr tė ruajtur unitetin e popullit. Pjesėmarrja nė qeveri e pėrfaqėsuesve tė pakicave kombėtare dhe fetare do ti sigurojė stabilitet vendit.
Shoku Stalin thotė se fjalėt lidhur me copėtimin e Shqipėrisė janė sajuar pėr tė frikėsuar shqiptarėt. Siē dihet, pavarėsia e Shqipėrisė ėshtė siguruar me Deklaratėn e tri fuqive, Amerikės, Anglisė dhe BRSS-sė. Natyrisht, Deklarata mund tė shkelet, por kjo nuk ėshtė kaq e lehtė. Pėr sa u pėrket grekėve tė Caldarisit, ata mezi qėndrojnė nė kėmbė, e jo mė tė flasin seriozisht pėr copėtimin e Shqipėrisė. Nėse shqiptarėt do tė mbajnė qėndrim tė drejtė, nuk do tė shajnė shumė imperialistėt, nuk do ti cytin ata, por do tė sillen me mė modesti, Shqipėrinė askush ska pėr ta prekur. Amerika dhe Anglia nuk duan qė Shqipėria ti pėrkasė Italisė, sepse kjo do tė forcojė Italinė; nuk duan qė ajo ti pėrkasė Greqisė, pasi kjo do ta forcojė atė; nuk duan ti pėrkasė Jugosllavisė. Pėr kėtė shkak ata janė pėr ruajtjen e pavarėsisė sė Shqipėrisė.
Enveri nė kujtimet e botuara nė librin Me Stalinin
Shoku Stalin mė pyeti: Keni krijuar shumė kooperativa tė tilla? Ēkritere ndiqni?
Unė sqarova me kėtė rast se kongresi orientoi qė kolektivizimi i bujqėsisė tė bėhet gradual, i matur dhe nė baza vullnetare .
Shoku Stalin tha se: Pėr sa i pėrket kolektivizimit tė bujqėsisė ju nuk dueht tė shpejtoheni. Vendi juaj ėshtė malor dhe me reliev qė ndryshon nga zona nė zonė. Edhe te ne nė zonat malore, tė ngjashme me ato tė vendit tuaj, i kemi ngritur shumė vonė kolkozet.
Shoku Stalin tha pastaj: nuk e njoh historinė e karakteristikat e borgjezisė nė vendin tuaj, dhe pyeti: Keni pasur ju borgjezi tregtare?
Enveri: Kemi pasur, njė borgjezi tregtare nė formim e sipėr, por tani ajo nuk ka gjė nė dorė.
Stalini: I keni shpronėsuar krejt?
Enveri: Nė pėrgjigje tė pyetjes, unė i fola shokut Stalin mbi politikėn qė kishte ndjekur partia qė gjatė luftės me klasat e pasura, pėr diferencimin e madh qė kishte ndodhur nga qendrimi i elementeve tė kėtyre klasave ndaj pushtesve tė huaj. Pėr sa u pėrket atyre elementėve, kryesisht tė borgjezisė sė mesme e tė vogėl patriotike, qė u lidhėn me popullin nė luftė e iu kundėrvunė pushtuesit tė huaj - mė tej vazhdova - Partia i pėrkrahu, i mbajti afėr dhe u tregoi rrugėn e vėrtetė pėr ti shėrbyer zhvillimit tė vendit e pavarėsisė sė atdheut .
Stalini: Pėr sa u pėrket britmave qė bėjnė armiqtė e jashtėm pėr ndarjen e Shqipėrisė, ato bėhen sa pėr tju futur frikėn, se nė kėtė drejtim unė mendoj se, aktualisht, nuk ka ndonjė rrezik. Kjo nuk ndodh nga dashamirėsia e armiqve, por pėr njė sėrė arsyesh. Nė radhė tė parė, Shqipėria ėshtė njė vend i lirė, i pavarur, populli atje ka marrė fuqinė dhe do tė dijė ta mbrojė pavarėsinė e vet, ashtu siē edhe diti ta fitonte. Sė dyti, vetė armiqtė e jashtėm kanė kontradikta me njėri-tjetrin nė lidhje me Shqipėrinė. Asnjėri nga armiqte nuk do qė Shqipėria tė jetė vetėm e njėrit ose e tjetrit.
Krijoni Kontakt