Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Kėshillat sekrete tė Stalinit pėr Enverin

    Rusėt kanė nxjerrė nga arkivat pas plotėsimit tė afateve ligjore gjithēka lidhet me periudhėn 1949-1953. Materialet, klasifikuar dikur “top sekret”, i kanė botuar nė tirazh tepėr tė vogėl nė dy vėllime voluminozė. Interesant ėshtė fakti qė edhe pėr Shqipėrinė nė to ka materiale me vlerė, tė cilėt ne nuk i kemi.

    Luan Kondi

    Historianėt duhet tė gėrmojnė nė arkivat ruse, pasi kemi njė histori tė paktėn 20-vjeēare, tė mbyllur nė to. Shumė dokumente nuk mund tė gjenden te ne, sepse diplomatėt e huaj, pas takimeve dhe bisedave qė kanė pasur me personalitete tė qeverisė shqiptare, u kanė raportuar qeverive tė vendeve tė tyre dhe nuk kanė lėnė kopje tė kėtyre raporteve nė vendin tonė, pėr shkak tė karakterit sekret tė tyre. Kėshtu ėshtė edhe rasti i ambasadorit rus D.S.Ēuvakini, raportet e tė cilit janė botuar nga rusėt tani pas 50 vitesh. Kjo praktikė vazhdon tė ndiqet edhe sot. Nėse do tė kėrkohet nėpėr arkivat ruse, me siguri do tė gjenden edhe materiale tė tjera, tė cilat mund tė hedhin dritė mbi atė periudhė tė historisė sė marrėdhėnieve ndėrmjet dy shteteve tona. Tė bėnė pėrshtyje fakti qė nė njė botim tė Akademisė sė Shkencave tė ish-Bashkimit Sovjetik ishte botuar njė letėr e Enver Hoxhės drejtuar udhėheqjes sė lartė tė sovjetit lidhur me Kosovėn. Kėtė letėr, jo vetėm ai, por edhe mjaft historianė, me tė cilėt kishte biseduar, nuk e njihnin. Nė atė letėr, tė cilėn Enveri e kishte dėrguar qysh nė shtator tė vitit ‘49-tė, janė dhėnė disa qėndrime, tė cilat ne nuk i kemi njohur. Vėllimet qė pėrmbanin kėto materiale ishin nė jo mė shumė se 1000 kopje, pėr t’u shitur mė vonė. Ish-ambasadori i kishte siguruar botimet nga njė mik i tij librashitės. Kėto dokumente merrnin pėr kufi kohor vdekjen e Stalinit, kėshtu qė gjithēka ka ndodhur pėrpara kėsaj kohe ėshtė pėrfshirė nė dy vėllimet. Janė pothuajse 2000 faqe. Megjithėse Shqipėria nuk zinte ndonjė vend tė madh nė krahasim me vendet e tjera tė kampit socialist, pasi ishte njė shtet i vogėl, pėrsėri ato materiale qė gjendeshin kishin vlerė. Disa dokumente qė i takojnė Shqipėrisė janė nė vėllimin e parė dhe disa tė tjera nė vėllimin e dytė. Mė tė rėndėsishmet janė nė vėllimin e dytė, i cili nuk ka ardhur akoma nė Bibliotekėn Kombėtare, megjithėse ėshtė botuar qė nė vitin 1999. Dy janė dokumentet mė themelor; letra dėrguar udhėheqjes sė lartė ruse pėr Kosovėn, ku jepen edhe mėnyrat e zgjidhjes sė kėsaj ēėshtjeje delikate, dhe njė bisedė e Stalinit me Enver Hoxhėn, nė mars tė vitit 1949, e regjistruar nga pala ruse. Kjo merret pėr bazė si mė e sakta, sepse ėshtė si njė proces-verbal i atij takimi. Aty ka gjėra shumė interesante, por mė shumė bie nė sy fakti qė Stalini e njihte mirė Shqipėrinė nė atė kohė. Ai, madje ka dhėnė disa kėshilla, tė cilat do tė ishin shumė tė dobishme nėse do tė ishin zbatuar te ne. Ato lidheshin me qėndrimin ndaj borgjezisė sė vogėl, intelektualėve, fesė, mėnyrės sė kompensimit tė qeverisė. Nuk ka lėnė pa pėrmendur disa rekomandime pėr kolektivizimin, politikėn e jashtme. Kėto dokumente janė tė vlefshme pėr faktin se shėrbejnė si nxitje pėr studiuesit e historisė, pasi disa gjėra mund tė na bėhen mė tė qarta.

    Biseda e Enver Hoxhės me Stalinin nė takimin e dytė midis tyre nė Moskė, mė 23 mars 1949, ruajtur kjo nė arkivat ruse. Nga biseda, e cila ka zgjatur mė shumė se 2 orė, janė shkėputur vetėm pasazhet ku Stalini i jep disa kėshilla tė vlefshme Enverit. Shėnimet i ka mbajtur V.Erofejev.

    …Shoku Stalin vėren: Shqiptarėt mė duket po krijojnė kolkoze (kooperativa)

    Hoxha pėrgjigjet: Nė kongres u muar vendim tė fillohet nga krijimi i kolkozeve, por tė mos nxitohet me kėtė punė.

    Shoku Stalin thotė: Shokėt shqiptarė nuk duhet tė nxitohen tė krijojnė kolkoze. Shqipėria ėshtė njė vend i prapambetur malor. Madje, dhe nė Bashkimin Sovjetik, nė rrethet malore, nuk ka kolkoze. Prandaj ne Shqipėri, hė pėr hė, nuk duhen krijuar kolkoze. Po qe se fshatarėt s’kanė plehra, kafshė dhe makina, shteti mund t’u vijė nė ndihmė. Pėr kėtė duhet qė shteti tė ketė pikat e veta tė makinave dhe traktorėve, nė mėnyrė qė, nėse fshatarėt duan tė marrin ndihmė me makina, shteti t’u lėrojė tokėn fshatarėve me ndihmėn e kėtyre makinave, ndėrsa gjatė vjeljes sė drithėrave t’i ndihmojė fshatarėt t’i shijnė ato. Pėr kėtė ndihmė, shteti duhet t’u marrė fshatarėve njėfarė pagese nė natyrė. Se si do ta ndajnė fshatarėt midis tyre dhe misrin, kjo s’i takon shtetit. Shteti do tė marrė pagė nė natyrė. Shteti duhet tė ketė njė ekonomi tė vetėn me traktorė, makina shirėse dhe tė tjera makina pėr tė ndihmuar fshatarėt, po qe se ata do tė kėrkojnė ndihmė. Kėto s’janė kolkoze, por nė tė njėjtėn kohė kjo do t’u japė mundėsi fshatarėve t’i kthejnė sytė nga teknika dhe tė vlerėsojnė rėndėsinė e saj. Nė kohėn e vet kjo te ne quhej pikė makinash dhe traktorėsh. Fshatarėve u jepeshin me qira makinat, tė cilat pastaj i ktheheshin pėrsėri shtetit. E njėjta gjė duhet bėrė dhe nė Shqipėri. Pėr sa i pėrket shpėrndarjes sė tė korrave, ata fshatarė qė kanė mė shumė tokė do tė marrin mė shumė, kurse ata qė kanė mė pak tokė do tė marrin mė pak. Kjo s’do tė thotė luftė me kulakėrinė, por ama kjo do t’i mėsojė fshatarėt pak tė kamur tė veprojnė bashkarisht.

    Shoku Stalin pyet nėse brenda Shqipėrisė ka borgjezi tregtare kombėtare.

    Hoxha pėrgjigjet: Nė Shqipėri ka borgjezi tregtare, por ajo s’ka as fabrika, as dyqane, as shtėpi. Tė gjitha kėto asaj i janė marrė.

    Shoku Stalin thotė: Kjo s’ėshtė gjė e mirė. Borgjezia kombėtare do tė mund tė ndihmonte pėr tė prodhuar disa mallra dhe pėr tė bėrė njėfarė tregtie, deri sa tė forcohet shteti, sidomos nėse ndėrmjet kėsaj borgjezie tregtare kombėtare ka elementė, tė cilėve u dhimbset liria dhe pavarėsia e Shqipėrisė. Tė tillė elementė patriotikė ndėrmjet borgjezisė duhen shfrytėzuar dhe jo larguar. Shoku Stalin thotė se ai mund tė sjellė njė shembull nga praktika qė ekziston nė Kinėn Veriore. Ndėrmjet borgjezisė kombėtare kineze, ndėrmjet fabrikantėve tė vegjėl e tė mesėm dhe ndėrmjet tregtarėve ka tė tillė qė i mbėshtesin komunistėt. Ne i kėshilluam shokėt kinezė tė mos i largonin kėta elementė. Kjo pjesė kombėtare patriotike e borgjezisė mendon se vetėm komunistėt mund tė mbrojnė lirinė dhe pavarėsinė e Kinės dhe se tė gjitha partitė e tjera kanė falimentuar. Prandaj ajo po vendos kontakte me komunistėt. Kjo pjesė e borgjezisė kombėtare ėshtė shkėputur nga Ēan Kai Shia, sepse e pa qė partia e tij nuk ėshtė e aftė tė mbrojė njė Kinė tė bashkuar e tė pavarur, sepse u bind qė luftėn pėr njė Kinė tė pavarur e bėjnė vetėm komunistėt. Dhe borgjezia me tė vėrtetė i ndihmon komunistėt. Siē dihet, Kina ėshtė e ndarė nė dy pjesė: Veriore dhe Jugore. Disa shoqėri tregtare nė veri tė saj i furnizojnė komunistėt kinezė me mallra nga jugu, duke pėrfshirė madje edhe mallra amerikane. Pyetjes se pėrse e bėjnė ata njė gjė tė tillė dhe pėrse sakrifikojnė paratė e veta, ata pėrgjigjen se nuk shohin, pėrveē komunistėve, askėnd qė mund tė mbrojė pavarėsinė e Kinės kundrejt Japonisė dhe Amerikės. Lenini kurdoherė mendonte qė, po qe se revolucioni ka karakter antiimperialist pėr ēėshtjen e mbrojtjes sė pavarėsisė sė vendit qė ndodhet e kėrcėnuar, komunistėt mund tė kenė njėfarė bashkėpunimi me borgjezinė kombėtare. Ky bashkėpunim ėshtė i lejushėm nė njė etapė tė caktuar nė periudhėn e parė. Kėtė vėrejtje tė Leninit duhet ta mbajnė mend shokėt shqiptarė. Nė vendet e demokracisė popullore borgjezia kombėtare ėshtė bėrė skandaloze me lidhjet e veta me pushtuesit gjermanė dhe italianė. Prandaj, kur trupat ruse hynė nė kėto vende, borgjezia iku me gjermanėt. Nė territorin e Shqipėrisė s’ka pasur as trupa jugosllave dhe as trupa sovjetike. Prandaj dikush nga borgjezia kombėtare ka mbetur, nėse shokėt shqiptarė nuk i kanė masakruar tė gjithė. Tė largosh nga vetja njė borgjezi qė ėshtė pėr pavarėsinė kombėtare dhe mund tė ndihmojė, ėshtė njė gjė qė s’duhet bėrė.…

    Shoku Stalin vazhdon: Kjo ka tė bėjė edhe me disa elementė tė inteligjencės, qė nuk i simpatizojnė komunistėt, por e shohin qė pavarėsinė e vendit mund ta mbrojnė vetėm ata. Prandaj kėta njerėz tė inteligjencės, edhe pse nuk i simpatizojnė komunistėt, mund t’u japin atyre njėfarė ndihme. Ata, gjithashtu, s’duhen larguar nga vetja. Bolshevikėt rusė nuk e kanė ndjekur njė politikė tė tillė. Rusinė nė ēastin e revolucionit askush nuk e pati pushtuar dhe askush nuk e kėrcėnonte, po tė mos llogaritim luftėn me Gjermaninė. Prandaj revolucioni rus nuk kishte karakter antiimperialist. Tehu i tij ishte drejtuar brenda vendit. Prandaj ka ndyshim midis asaj qė ndodhte nė Rusi dhe asaj qė ndodhi nė Kinė, Kore dhe vende tė tjera. Pėrderisa nė Rusi nuk kishte kėrcėnim tė drejtpėrdrejtė nga jashtė, borgjezia kombėtare ruse ishte armiku i papajtueshėm i revolucionit. Lufta me tė zgjati disa vjet, borgjezia ruse nuk ishte patriote. Ajo thėrriste nė ndihmė francezėt dhe anglezėt, i bėnte thirrje ndėrhyrjes. Shokėt shqiptarė, nė politikėn e tyre nuk duhet tė kopjojnė atė qė ndodhi nė Rusi ose nė vende tė tjera. Ata duhet tė mbajnė parasysh veēoritė e vendit. Po qe se nė Shqipėri do tė gjenden kapitalistė tė vegjėl qė do tė ēelin ndėrmarrje, dyqane apo punishte tė vogla, atyre u duhen dhėnė patenta, t’u vihet taksa, por t’u jepet mundėsi tė merren me veprimtari tregtare dhe industriale, deri sa tė forcohet ekonomia e Shqipėrisė.…

    Shoku Stalin pyet se kush ėshtė Komandant i Pėrgjithshėm i Ushtrisė shqiptare.

    Hoxha pėrgjigjet se Komandant i Pėrgjithshėm ėshtė ai vetė.

    Shoku Stalin thotė se sovjetikėt, bolshevikėt, kanė njė parim tė tillė nė ndėrtimin e shtetit: nėse nė vend predominojnė myslimanėt, nė qeveri shumica duhet t’u pėrkasė po ashtu myslimanėve. Popullit s’duhet t’i dhunohet feja. Ai s’ka pėr ta kuptuar pse nė krye tė qeverisė qėndrojnė myslimanėt, nė njė kohė kur nė njė vend shumica janė tė tillė. Kėto janė gjėra elementare, por nė Jugosllavi nuk e kanė kuptuar kėtė. Natyrisht, kjo s’do tė thotė qė nė qeveri duhet tė jenė vetėm myslimanėt, duhen zgjedhur edhe njerėz tė aftė nga pakicat kombėtare pėr tė ruajtur unitetin e popullit. Pjesėmarrja nė qeveri e pėrfaqėsuesve tė pakicave kombėtare dhe fetare do t’i sigurojė stabilitet vendit.…

    Shoku Stalin thotė se fjalėt lidhur me copėtimin e Shqipėrisė janė sajuar pėr tė frikėsuar shqiptarėt. Siē dihet, pavarėsia e Shqipėrisė ėshtė siguruar me Deklaratėn e tri fuqive, Amerikės, Anglisė dhe BRSS-sė. Natyrisht, Deklarata mund tė shkelet, por kjo nuk ėshtė kaq e lehtė. Pėr sa u pėrket grekėve tė Caldarisit, ata mezi qėndrojnė nė kėmbė, e jo mė tė flasin seriozisht pėr copėtimin e Shqipėrisė. Nėse shqiptarėt do tė mbajnė qėndrim tė drejtė, nuk do tė shajnė shumė imperialistėt, nuk do t’i cytin ata, por do tė sillen me mė modesti, Shqipėrinė askush s’ka pėr ta prekur. Amerika dhe Anglia nuk duan qė Shqipėria t’i pėrkasė Italisė, sepse kjo do tė forcojė Italinė; nuk duan qė ajo t’i pėrkasė Greqisė, pasi kjo do ta forcojė atė; nuk duan t’i pėrkasė Jugosllavisė. Pėr kėtė shkak ata janė pėr ruajtjen e pavarėsisė sė Shqipėrisė.


    Enveri nė kujtimet e botuara nė librin “Me Stalinin”

    Shoku Stalin mė pyeti: Keni krijuar shumė kooperativa tė tilla? Ē’kritere ndiqni?
    Unė sqarova me kėtė rast se kongresi orientoi qė kolektivizimi i bujqėsisė tė bėhet gradual, i matur dhe nė baza vullnetare….
    Shoku Stalin tha se: Pėr sa i pėrket kolektivizimit tė bujqėsisė ju nuk dueht tė shpejtoheni. Vendi juaj ėshtė malor dhe me reliev qė ndryshon nga zona nė zonė. Edhe te ne nė zonat malore, tė ngjashme me ato tė vendit tuaj, i kemi ngritur shumė vonė kolkozet.
    Shoku Stalin tha pastaj: nuk e njoh historinė e karakteristikat e borgjezisė nė vendin tuaj, dhe pyeti: Keni pasur ju borgjezi tregtare?
    Enveri: Kemi pasur, njė borgjezi tregtare nė formim e sipėr, por tani ajo nuk ka gjė nė dorė.
    Stalini: I keni shpronėsuar krejt?
    Enveri: Nė pėrgjigje tė pyetjes, unė i fola shokut Stalin mbi politikėn qė kishte ndjekur partia qė gjatė luftės me klasat e pasura, pėr diferencimin e madh qė kishte ndodhur nga qendrimi i elementeve tė kėtyre klasave ndaj pushtesve tė huaj. …Pėr sa u pėrket atyre elementėve, kryesisht tė borgjezisė sė mesme e tė vogėl patriotike, qė u lidhėn me popullin nė luftė e iu kundėrvunė pushtuesit tė huaj - mė tej vazhdova - Partia i pėrkrahu, i mbajti afėr dhe u tregoi rrugėn e vėrtetė pėr t’i shėrbyer zhvillimit tė vendit e pavarėsisė sė atdheut… .
    Stalini: Pėr sa u pėrket britmave qė bėjnė armiqtė e jashtėm pėr ndarjen e Shqipėrisė, ato bėhen sa pėr t’ju futur frikėn, se nė kėtė drejtim unė mendoj se, aktualisht, nuk ka ndonjė rrezik. Kjo nuk ndodh nga “dashamirėsia” e armiqve, por pėr njė sėrė arsyesh. Nė radhė tė parė, Shqipėria ėshtė njė vend i lirė, i pavarur, populli atje ka marrė fuqinė dhe do tė dijė ta mbrojė pavarėsinė e vet, ashtu siē edhe diti ta fitonte. Sė dyti, vetė armiqtė e jashtėm kanė kontradikta me njėri-tjetrin nė lidhje me Shqipėrinė. Asnjėri nga armiqte nuk do qė Shqipėria tė jetė vetėm e njėrit ose e tjetrit.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Enveri dhe Tito, aleance kunder Greqise

    Luan Kondi

    Si e njoftoi UDB-ja Enverin pėr rrezikun e njė sulmi eventual tė Greqisė kundėr Shqipėrisė. Nė janar tė vitit 1948, ish-ministri i brendshėm i Jugosllavisė, Rankoviē i dėrgon njė radiodram Koēi Xoxes, ministėr i Punėve tė Brendshme tė Shqipėrisė, nėpėrmjet tė cilit e vė nė dijeni se Shėrbimi i Fshehtė Jugosllav kishte mundur tė zbulonte planet e fqinjit jugor pėr tė mėsyrė vendin tonė.

    Enver Hoxha do tė reagonte menjėherė ndaj informacioneve tė tilla me rėndėsi. Kėshtu ai mblodhi Byronė Politike tė KQ tė PKSH-sė ku u diskutua vetėm nė lidhje me provokacionet e mundshme tė fqinjit jugor. Por Moska e cila ishte e regjur me politikė rekomandonte shqiptarėt tė kishin kujdes se mund tė ishte ndonjė lojė e jugosllavėve. Kėta tė fundit dhe ruisėt nuk kishin menime tė njėjta pėr sa i pėrket formimit tė federatės ballkanike. Madje dhe mardhėniet e jugosllavisė me sovjetėt kishin filluar tė ftoheshin pasi Mareshalli Tito vepronte me kokėn e tij pėr tė realizuar qėllimet. Stalini iu tha jugosllavėve se duhet ta harronin Federatėn Ballkanike dhe ashtu u bė. Enverin e kishte zėnė frika pasi forcat, mjetet apo rezervat qė ai kishte nė dispozicion tė ushtrisė nuk e favorizonin pėrballimin e agresionit grek. Kėshtu ai i kėrkoi ndihmė jugosllavėve. Nė rast nevoje ata tė ndėrhynin me forcat e tyre. Mareshalli synonte tė kishte njė bazė tė vetėn nė Korēė ku do tė dislokonte edhe njė divizion. Nė fakt nxitimi i jugosllavėve ishte i qėllimshėm. Ata madje nuk donin qė tė pėrzehej edhe Moska nė njė marrėveshje mes Shqipėrisė dhe jugosllavisė pėr arsyen e thjeshtė se kjo nuk do tė pėlqehej prej tyre. Vėrtet qė grekėt pėrgatiteshin pėr agresion kundėr vendit tonė. Kėtė e kishin pikasur edhe rusėt pavarėsisht se ata e siguronin Enver Hoxhėn se pėr paprekshmėrinė e Shqipėrisė kishin rėnė dakord fuqitė e mėdha. Agresioni grek do tė realizohej njė vit mė vonė se diskutimet e zellshme tė shqiptarėve, pikėrisht mė 2 gusht 1949. Megjithatė E. Hoxha merte masat paraprake duke parashikuar drejtimet e mundshme tė mėsymjes greke dhe ndarjen e forcave qė ai kishte nė dispozicion pėr tė pėrballuar kundėrshtarin. Parė kjo nga tė gjitha anėt Enverit i duhej mbėshtetje nga jugosllavėt dhe prandaj ai kėrkonte njė marrėveshje me ta, e cila nuk u realizua. Ja procesverbali i mbledhjes sė Byrosė Politike nė situatėn e acarimit tė mardhėnieve me Greqinė dhe pėr diskutimin e marrėveshjes me jugosllavėt marrė nga Arkivi Qėndror i Shtetit
    Mbledhja e Byrosė pėr rrezikun e njė sulmi tė Ushtrisė Greke qė parshkikonin jugosllavėt.

    3 mars 1948
    Flet Komandanti (E.Hoxha): Qėllimi i mbledhjes ėshtė pėr tė biseduar gjendjen politike dhe ushtarake tė vendit tonė nė lidhje me provokacionet e mundėshme tė imperialistėve. Pėrpara disa ditėsh gjeneral Kupreshanin, (dėrguar nga Titoja nė Tiranė pėr ēėshtjen e ngritjes sė njė baze ushtarake jugosllave nė Korēė), mė propozoi qė tė bėnim njė mbledhje pėr tė shqyrtuar situatėn nga ana ushtarake. Ne e gjetėm me vend dhe mbledhja u bė. Nė lidhje me situatėn tonė ushtarake gjenerali bėri njė zhvillim tė situatės sė jashtėme nė lidhej me situatėn tonė. Ata e shihnin shumė tė rėndė situatėn nė Greqi. Ėshtė rrezik i madh tė na bėhet provokacion nė stil tė gjerė. Kishim informata se nė Greqi pėrgatiten disa divizione dhe se Ushtria Greke ka porositur 30 mijė pushkė dhe 5 mijė topa nė Angli e Amerikė. Shtabet angleze dhe amerikane ishin transferuar nė Selanik. Flitet qė tė likuidojnė Shqipėrinė, pse i ka sjellė shumė dėme Greqisė. Nė Paris ėshtė thėnė se Jugosllavia nuk ėshtė nė gjendje tė ndihmojė Shqipėrinė. Nė Adriatik shihet qė komada nga Roma janė transferuar nė Bari dhe Brindisi. Nė aeroportet ka pėrgatitje, anijet kanė drejtimin nga ne. Nė Ballkan Shqipėria ėshtė pika mė e dobėt. Pikėsynimi i imperialistėve ėshtė qė tė zėnė Kanalin e Otrantos duke mbyllur kėshtu Adriatikun. Pėr Shqipėrinė kjo ėshtė njė punė e rėndė dhe kjo nuk ėshtė nė gjendje tė mbrojė vetė tokėn e saj. Gjenerali e shpjegoi kėtė nga tė gjitha anėt, nga ana e stėrvitjes, armatimit, furnizimeve etj, qė shqipėria nuk ėshtė nė gjendje t’u rrezistojė as 10 ditė sulmeve tė armikut. Morali dhe ana luftarake janė tė mira. Nė kėtė situatė marrim masa tė shpejta dhe konkrete. Pėr mbrojtjen e kufijėve tanė do tė vinte njė divizion jugosllav nė Korēė. Pėr kėtė na lajmėroi Rankoviēi (Ministri i Brendshėm i Jugosllavisė) dhe mė vonė Titoja. Si pėr divizionin ashtu edhe pėr shpalljen e zonės sė Korēės, zonė nė gjendje lufte. Mareshalit iu pėrgjigjėm po, dhe morėm masat duke spostuar divizionin tonė mė poshtė nė Leskovik. Ishim gati pėr urdhrin e lėvizjės. Pas dy ditėsh ne menduam qė pėr kėtė situatė tė njoftonim sovjetikėt pėr masat qė kishim marrė dhe pėr ē’kishim bėrė me jugosllavėt. Sovjetėt thanė se i kishim lajmėruar vonė dhe pėr kėtė do tė njoftojnė. Vjen pėrgjigjja se ajo nuk kishte dijeni dhe dyshon pėr rrezikun. Qevria jugosllave nuk e kishte njoftuar. Ne i kishim njoftuar seprisnim urdhrat pėr tė lėvizur forcat, sipas bisedimit me jugosllavėt. Mė vonė erdhri urdhri nga jugosllavėt qė plani ndajohejdhe ne e lamė. Kur na tha Titoja pėr ēeshtjen e zonės sė Korēės, ne kėrkuam kėshillime pėr mėnyrėn e veprimit me anė tė Presidiumit (Kuvendit Popullor) apo me ndonjė mėnyrė tjetėr si dhe do tė dilnim nė njė deklaratė tė pėrbashkėt. Gjenerali iku nė Beograd dhe u kthye pėrsėri. Bemė mbledhjen duke marrė masat pėr tė ndaluar provokacionet (me qėllim demonstrativ) dhe, nė se do tė na godasin do tė mbrohemi. Ky ka qenė qėllimi i jugosllavėve, por kjo u la nga qeveria jugosllave. Plani i parė u la por ne shqyrtuam gjendjen dhe morėm disa masa. Ne kemi forca gjatė kufirit, po ashtu jugosllavėt kanė forca gjatė kufirit dhe dy divizione nė Mal tė zi, por ato nuk mund tė vijnė aq shpejt dhe krijohen situata tė reja tė vėshtira. Qeveria jugosllave tha gjenerali (mė tepėr ishte mendimi i tij), qėndron nė planin e parė. I kėtij mendimi ėshtė edhė Marreshali, por kjo varet nga Shqipėria pėr ardhjen e divizioneve po kėshtu. “Dueht tė jeni mė energjik se ėshtė ēėshtja juaj” (janė fjalėt e gjeneralit Kupreshanin). Ne i thamė se kemi mbajtur qėndrim tė prerė, por po tė jetė nevoja, bėjmė kėrkesė te qeveria sovjetike pėr ndryshimin e vendimit. Ēėshtja ėshtė, tha ai, se ne nuk ekemi qenė energjikė. Ai propozoi qė tė ndryshojmė divizionet njė alpin, njė gjysmalpin dhe tė shohim ēėshtjen e mobilizimit tė 10 mijė vetave, tė ndeėqim urat, rrugėt, transportin me kuaj. Savo Zllatiē (pėfaqėsues i Partisė Komuniste Jugosllave pranė PKSH-sė) gjithashtu shpjegoi situatėn dhe tha mendimin e tij: Po tė qėndojmė nė planin e parė, forcat qė vijnė vonojnė 10-15 ditė. Grekėt do tė hyjnė dhe do tė krijojnė njė situatė tė tillė, qė do tė ndėrhyjnė anglezėt, amerikanėt dhe UNO-ja dhe do tė komplikohet ēėshtja. Ne i thamė se po hynė nė vendin tonė, ne do tė jemi nė luftė dhe nuk do tė pyesim as UNO-nė, asgjė. Pėr masat, bėmė disa pyetje dhe disa observacione: 10 mijė vetė pėr mobilizim na u dukėn shumė. Ai ishte dakord dhe zbritėm nė 4-5 mijė vetė, duke kompletuar armėt speciale. Neve na u duk e ēuditėshme qė t’i kėrkonim qeverisė sovjetike tė ndryshojė vendimin dhe thamė qė kėtė gjė duhet ta bėjė jugosllavia se ne lidhjet i kemi me kėtė.

    Koēi Xoxe. Pėr tė ndėrhyrė pranė qeverisė sovjetike e ngritėn ēėshtjen dhe insistuan Shulja (Kristo Themelko) dhe Beqiri (Balluku)

    Komandanti (E.Hoxha). Ne nė mbledhje ishim dakord qė tė bėhėn pėrpjekje nga jugosllavėt. Ne thamė se nuk jemi dakord qė nuk jemi treguar energjikė. Ne morėm pėrsipėr qė dhjetė ditė ta mbajmė frontin. Shulja, beqiri dhe jugosllavi nuk ishin dakord.

    Shulja (Kristo Themelko). Thonė se ne kemi vetėm pėr tre ditė material.

    Koēi Xoxe. Kjo nuk ėshtė e vėrtetė se lufta nuk bėhet e vazhdueshme.

    Komandanti (E.Hoxha). Jugosllavėt kanė dhe dy divizione nė Ohėr, se ē’do tė bėjnė ata, neve nuk na thanė gjė. Kėto ishin pikpamjet dhe ne vendosėm t’u thoshim sovjetikėve. Thėrritėm sovjetikėt, unė dhe Koēi, dhe iu thamė gjithė situatėn tonė, armatimin etj. ne thamė se nė rast konflikti ne nuk mund ta mbajmė dot lumftėn. Ne deshmė qė qevria sovjetike ta shikonte vendimin pėr ardhjen e divizioneve jugosllave. Menjėherė Savoja (Zllatēi) thirri Koēin dhe i tha se nuk ishte mirė qė qeveria shqiptare ta kėrkonte kėtė nga Bashkimi Sovjetik, se kjo do tė vinte si njė nxitje dhe sillte komplikacione. Pėr gjendjen luftarake ne i kemi marrė masat, ne ua kishim thėnė sovjetikėve. Ata na pyetėn se mos ishim shtyrė nga jugosllavėt. Pėrgjigjja sovjetike ishte kjo: Nė lidhje me vendimin e fundit qevria sovjetike nuk merr pėrgjegjėsi kėshillimi, sa kohė qė qeveria jugosllave nuk e ka ngritur kėtė ēėshtje pranė nesh dhe sa kohė qė ajo po i dėrgon forcat. Kjo ishte pėrgjigje e drejtė. Ne duhej tė merrnim masa. Me Shtatmadhorinė Jugosllave Sovjetikėt nuk i kishin tė koordinuara mendimet. Tashti mbetej ēėshtja pezuall. Oficerėt e kėtushėm sovjetikė thoshin se goditja do tė vijė nga Korēa, jugosllavėt nga jugu. Vinte ēėshtja e dislokimit tė forcave; njė pjesė na thoshte tė linimnjė batalion nė Bilisht; kėtu do tė vinin nė ndihmė forcat jugosllave. Thoshin edhe pėr forcat e Vlorės etj. situata nuk na lejon tė bėnim riorganizimin. Duhej deciduar. Ne thamė qė tė mos kemi forca rezervė. Ato tė pogradecit t’i shpiem nė luginėn e Pėrmetit. Tė gjitha forcat tė vinin poshtė, duke gjykuar rrezikun nė anėn e Gjirokastrės. Ne nuk lamė rezerva nė Pogradec, pse mund tė na vijė ndihmė nga jugosllavėt. Zyrtarisht ne nuk kemi asgjė pėr kėtė, kėto vendime i kemi marrė vetė. Thirrėm Savon (Zllatiē) dhe i thamė tė gjitha arsyet. Goditja e Korēės do tė ishte njė o,peracion nė stil tė gjerė. Ne i thmė se kėrkojmė edhe mendimin e qeverisė jugosllave: si konsiderohet provokacioni eventual i madh apo i vogėl? Nėse ata (fashistė) ndjekin partizanėt nga mbrapa, ky ėshtė provokacion dhe ne e pėrballojėm, por, nėse ata futen me forca tė blinduara, kjo ėshtė luftė e madhe dhe duhet tė hyjė nė fuqi aleanca, tė na vijnė menjėherė ndihma nga Jugosllavia. Ne do tė luftojmė me tė gjitha forcat pėr ēlirimin e vendit. Ē’duhet tė bėjnė jugosllavėt edhe nėse i kapėrcejnė kufijtė. Kjo ėshtė njė punė tjetėr. Savoja ishte dakord qė edhe jugosllavėt tė hyjnė nė luftė menjėherė, po kėshtu edhe pėr tė gjitha ēėshtjet e tjera dhe tha se do t’ia bėnte tė qatrė qeverisė jugosllave. Ne i thamė se nė njė situatė tė jashtėzakonshme nuk mund t’i furnizojmė dot forcat, prandaj prandaj nė kėtė situatė duhet tė ndihmohemi pėr tė krijuar rezerva pėr tė dy divizionet tona, pėr dy muaj me bukė, ushqime e armatime. Nė kėtė kohė na kėrkoi sovjetiku (ministri fuqipliotė i BRSS-sė nė Tiranė) dhe atij i thamė pėr masat qė kemi marrė dhe kėrkuam mendimin e tij. Ai tha se do t’ia raportonte qeverisė sovjetike.

    Shulja (Kristo Themelko). Po bullgarėt ne nuk i kemi vėnė nė dijeni.

    Koēi Xoxe dhe Komandanti (E.Hoxha). Jo. Duhet t’i njoftojmė. Mėnyrėn do ta gjejmė. Do tė njoftojmė drejt Dimitrovin.

    Komandanti (E.Hoxha). Ne kemi urdhėr dhe do tė veprohet pėr dislokimin e forcave.

    Bedri Spahiu. Mendoj qė duhet tė bisedohet me Beogradin nė lidhje me atė qė thanė gjenerali dhe Savoja pėr tė mos pasur dyshim nė lidhje me pozitat tona tė mėparshme.

    Koēi Xoxe dhe Komandanti (E.Hoxha). Nė ndonjė rast mund t’u themi, por s’ka vend pėr dyshim, pse vetė pėrgjigjja e Rankoviēit (Ministėr i Brendshėm i Jugosllavisė) ėshtė e qartė dhe nė kundėrshtim me gjeneralin dhe Savon.

    Bedri Spahiu. Edhe thėnia e gjeneralit qė ne nuk kemi qenė energjikė duhet tė sqarohet.

    Koēi Xoxe. Kėtu ėshtė ēėshtja pėr t’i parė marėdhėniet nė tė ardhmen, pėr t’u caktuar mirė. Pėr kėtė do tė bisedojmė dhe t’u shtrojmė jugosllavėve pėr tė ditur se si duhet tė veprojnė nė ēdo rast.

    Bedri Spahiu. Shteti jugosllav duhet tė mendojė pėr ne ashtu si pėr kufijtė e tij.

    Koēi Xoxe. Shteti jugosllav ashtu mendon por ne I kemi marrė kėto masa si sektor.

    Komandanti (E.Hoxha). Kėtu ėshtė puna e karakterit tė provokacionit dhe hyrja nė praktikė e aleancės.

    Koēi Xoxe. Gjenerali e tha mirė qė marrja e otrantos ėshtė mbyllja e adriatikut.

    Propaganda antishqiptare dhe provokacionet e Greqisė
    Greqia kishte njė antipati pėr Sqipėrinė. Kjo u thellua nė luftėn italo-greke ne vitin 1940 dhe vazhdoi vite me radhė. Madje grekėt e lograisnin shqipėrinė nė vendet qė kishte ndihmuar pushtuesit nazifashistė dhe jo nė vendet qė kishin luftuar kundėr tyre. Pas ardhjes nė fuqi tė Enver Hoxhės grekėt nuk e njohen qeverinė qė ai formoi. Pretendimi ishte se ai ishte njė musliman dhe do tė luftonte ortodoksėt qė jetonin nė Shqipėri.

    Nė verėn e viti 1945 qeveria e fqinjit jugor kishte bėrė tė gjitha pėrgatitjet pėr njė agresion ushtarak kundėr Shqipėrisė. Po atė vit do tė shėnoheshin edhe 58 incidente nė kufirin e pėrbashkėt. Prej tyre mė i rėndi ishte ai i 1 shtatorit, kur artileria greke e vendosur nė Korfuz goditi Konispolin. Seria e incidenteve kishte nisur qė mė 25 mars tė atij viti kur grekėt goditėn me armė banorėt shqiptarė nė Perac. Nė prill teritori shqiptar u shkel nė disa pika duke u shoqėruar me godite tė armatosura dhe tortura ndaj popullsisė cvile. Kėtyre ngjarjeveiu bėri jehonė agjencia sovjetike e lajmeve TASS. Por edhe njė oficer i Ushtrisė kombėtare greke denoncoi duke shkruar nė gazetėn “Rizospasti” gatishmėrinė e grekėve pėr tė invaduar shqipėrinė. Nė verėn e vitit 1946 qeveria greke duke shpresuar nė pėrkrahjen e amerikanėve dhe anglezėve tentoi tė shtronte nė Konferencėn e Paqes nė Paris pretendimet e saj teritoriale ndaj shqipėrisė. Nė vitin 1946 numri i provokacioneve ishte mė i madh se njė vit mė parė. Nė to shquhet inkursioni i 200 ushtarėve grekė me mirtaloza dhe mortaja dhe sulmuan fshatin Radat.

    Nė verėn e vitit 1947 Greqia i kėrkoi Kėshillit tė Sigurimit tė merrte masa ndaj Jugosllavisė, Bullgarisė dhe shqipėrisė pėr ndėrhyrje nė punėt e brendėrshme tė saj.

    Nė fund tė shkurtit 1948 Ushtria Kombėtare Greke filloi njė fushatė spastrimi nė zonat Jug-Perėndimore tė Epirit. Gjatė kėsaj fushate sipas dokumentave tė administratės shqiptare rezulton se komandot greke u pėrpoqėn qė tė grabisnin postat kufitare shqiptare pėr tė ngjallur panik nė kufijtė jugor tė shqipėrisė. Po intensifikohej propaganda e shtetit fqinjė kundėr Shqipėrisė dhe pėr ēlirimin e “Vorio-Epirit”.

    Mė 20 shkurt tė vitit 1948 nė njė koment tė Radio-Athinės thuhej: Tani duhet tė mbarojmė punė me Shqipėrinė. Greqia tani duhet tė luftojė me tė gjitha mjetet, gjer nė frymėn e fundit. Sinjali u dha tani nė Epir, ku ushtarėt tanė janė duke luftuar me parrullat, Morava, Korēa, Delvina, Saranda, Gjirokatra tė “Vorio-Epirit” ende tė paēliruara. Duhet tė mabrojmė hesapet me shqipėrinė, e duhet t’i mbarojmė njė herė e mirė.

    Agresioni i 2 gushtit
    Fushata mė e egėr dhe mė e rrezikshme u zhvillua nė gusht tė vitit 1949. Kjo fushatė ka hyrė nė histotri me emrin provokacionet e gushtit. Shqipėria u pėrball me njė sulm tė mirėfilltė ushtarak. Sulmi grek filloi mė 2 gusht, nė sektorin e Bozhigradit. Nė tė morėn pjesė tre batalione tė ushtrisė greke, tė mbėshtetura nga artileria dhe 15 aeroplanė. Forcat greke u futėn nė thellėsi tė teritorit shqiptar dhe pushtuan kuotėn 1309 dhe godtėn me artileri fshatin vidohovė. Forcat shqiptare pas disa orėsh kundėrsulmuan dhe i dėbuan grekėt deri nė vijėn kufitare. Nga pala shqiptare mbetėn tė vrarė katėr ushtarė dhe dy oficerė. Tė nesėrmen operacionet u zgjeruan edhe nė drejtim tė Leskovikut. Dhe qė nga ajo ditė mbi vendin tonė vazhduan tė hidhen predha artilerie. Mė 8 gusht, nė Kapshticė, njė aeroplan grek mitraloi njė makinė ushtarake shqiptare dhe vrau shoferin. Mė 12 gusht njė brigadė greke, e mbėshtetur nga artileria dhe 4 aeroplanė sulmuan sektorin e Bilishtit duke pushtuar disa teritore. Forcat tona tė mbrojtjes kundėrsulmuan dhe i zbrapsėn. Sulmet e ushtrisė greke nė teritorin e Bilishtit vazhduan edhe nė datat 13 e 14 gusht. Nė to morėn pjesė dy brigada tė mbėshtetura nga njė regjiment artilerie dhe njė skuadrilje aeroplanėsh. Qeveria shqiptare reagoi ndaj sulmeve greke duke i dėrguar sėpari njė notė proteste Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, ndėrsa nė tė gjithė vendin u organizuan mitingje proteste kundėr kėtij agresioni.


    Radiogram i Rankoviēit drejtuar Koēi Xoxes

    19 janar 1948 Ora 19.40

    Urgjent
    Nga UDB Nr.284 Gr.109

    Ministrit Koēi Xoxe

    Nga burime tė sigurta marrim informatėn qė vijon:
    “Nė qeverinė greke bėhen diskutime pėr sulmin mbi Shqipėrinė. Duke qenė se kohėt e fundit bėhet njė propagandė e madhe, sidomos kundėr jush, nuk pėrjashtohet qė kjo bandė, e ndihmuar edhe nga amerikanėt, tė mendojė edhe pėr provokacione tė hapura. Nė kufi duhen mbikqyrur lėvizjet e e ushtrisė monarko-fashiste nė afėrsi tė kufirit tuaj.

    Rankoviē
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Grekėt: S'e njohim Qeverinė e Enver Hoxhės

    Luan Kondi

    Grekėt nuk e njohėn qeverinė e Enver Hoxhės dhe pėr tė justifikuar mosnjohjen nxirrnin pretendime absurde. Madje, ata nuk donin qė tė kishte njė qeveri shqiptare, pasi kėshtu do tė realizonin pa asnjė pengesė planet e tyre pėr aneksimin e Shqipėrisė sė Jugut.

    Fqinjėt pėrpiqeshin tė bindnin dhe aleatėt pėr mosnjohjen e qeverisė komuniste, gjė qė nuk u pranua asnjėherė nga udhėheqėsit e lartė tė asaj kohe. Athina arriti deri aty sa tė mohojė gjakun qė shqiptarėt derdhėn nė luftėn kundėr fashizmit. Ajo e radhiste vendin tonė kundėr aleatėve. Grekėt nuk arritėn tė fitonin edhe me kėtė tezė, pasi ajo u hodh poshtė nga pėrfaqėsuesit e misionit anglo-amerikan nė Shqipėri. Misionarėt kishin nė dorė fakte pėr rreshtimin e shqiptarėve si antifashistė. Antifashistėt shqiptarė kishin kontribuar nė luftė dhe ishin pėrballur me tre divizione gjermanė. Njė tjetėr kartė greke, pėr mosnjohjen e shtetit komunist, ishte loja me tė drejtat e minoritetit. Por, pėrsėri, edhe pse nuk e kishin “pėr zemėr” qeverinė Hoxha, misionarėt u treguan realistė kur nė pėrgjigjen e tyre thanė se “minoriteti grek trajtohet me kujdes nga Tirana zyrtare. Ai gėzon tė drejtat brenda kuadrit tė shoqėrisė komuniste, ka shkollat nė gjuhėn e tij dhe kėshillin e vet”. Pretendimet greke penguan hyrjen e Shqipėrisė nė OKB nė vitin 1946, pasi kjo nuk i shkonte pėr shtat qėllimeve tė tyre. Nė fakt, tė qenit vend anėtar i kėsaj organizate pėr Shqipėrnė do tė thoshte kufij tė paprekshėm. Megjithatė, edhe Tirana ngrinte pretendimet e saj rreth qėndrimeve armiqėsore tė Greqisė. I vetmi pretendim grek i vėrtetuar ishte pėrkrahja qė regjimi i Hoxhės i dha guerilėve komunistė grekė nė konfliktin e brendshėm tė atij shteti. Kjo ndihmė i kushtoi Shqipėrisė, por mund t’i kishte kushtuar edhe mė shumė, pasi ishte njė veprim i rrezikshėm dhe aspak nė interes tė kombit shqiptar.

    Grekėt kundėr shtetit shqiptar
    Menjėherė pas pėrfundimit tė luftės kundėr nazi-fashistėve, qeveria greke ndėrmori hapa tė rėndėsishėm diplomatikė pėr mosnjohjen e qeverisė shqiptare tė kryesuar nga Enver Hoxha. Nė dhjetorin e vitit 1944 grekėt iu drejtuan Departamentit Amerikan tė Shtetit, ku pretendohej se forcat qeveritare shqiptare keqtrajtonin minoritetin grek. Qėllimi i vėrtetė i kėsaj note proteste ishte pėrgatitja e terrenit pėr paraqitjen e kėrkesės zyrtare pėr aneksimin e Shqipėrisė sė Jugut. Athina hodhi kėshtu gurin e parė kundėr njohjes sė qeverisė sė Enver Hoxhės, pėr tė cilėn ata ishin shprehur se nuk duhej tė krijohej. “Inatin” grekėt e paraqisnin si personal me ish-kreun e atėhershėm tė shtetit shqiptar, pasi, sipas tyre, ai ishte njė mysliman turk. Perifrazime tė tilla i bėri po atė vit ambasadori grek, Diamantopulos, nė bisedė me Alling dhe Kohler, zyrtarė tė Divizionit tė Ēėshtjeve tė Lindjes sė Afėrme nė Departamentin e Shtetit. Kėrkesat pėr mosnjohjen e qeverisė sė E.Hoxhės, grekėt do t’i shtrinin edhe mė tej. Kjo ēėshtje do tė diskutohej nė njė takim tė ministrit tė Jashtėm tė Greqisė, Sofianopulos, me sekretarin amerikan tė Shtetit, Grev, mė 9 korrik tė vitit 1945. Pėrfaqėsuesi i qeverisė greke edhe kėtė herė, gjatė bisedės pėr synimet territoriale tė shtetit tė tij nuk harroi tė paraqesė edhe kėrkesėn pėr mosnjohjen nga SHBA-ja tė regjimit tė Hoxhės, pasi udhėheqėsi komunist shqiptar nuk pėrfaqėsonte shumicėn e popullit. Gjithmonė Greqia, nė pėrpjekjet e saj pėr mosnjohjen e shtetit shqiptar, fshihte synimin pėr aneksimin e Shqipėrisė sė jugut. Njohja e qeverisė shqiptare nga aleatėt do tė thoshte pranim i saj nė OKB dhe, si anėtare e kėsaj organizate do tė siguronte paprekshmėrinė e kufijve tė saj. Fqinjėt jugorė nuk mund tė mjaftoheshin me kaq. Ata do tė avanconin edhe mė kur mundoheshin tė ndiqnin me vėmendje ēdo veprim tė Misioneve Aleate nė Tiranė. Ata bėnin presion ndaj tyre qė tė ishin mė tė rezervuar ndaj qeverisė shqiptare dhe evidentimit tė luftės antifashiste qė kishte bėrė populli shqiptar.

    Shqipėria pro aleatėve nė luftėn e II-tė Botėrore
    “Aleatėt e njohin mirė luftėn dhe kontributin e shqiptarėve, tė cilėt bllokuan dhe pėrballuan plot tre divizione gjermanė”

    Deklaratėn e ka bėrė shefi i Misionit amerikan nė Tiranė, Jacobs.
    (Arkiva e Zyrės sė Marrėdhėnieve me Jashtė SHBA. R12076)
    Ministria e Jashtme e Greqisė reagoi menjėherė pas kėsaj deklarate. Athina i dėrgoi Uashingtonit njė telegram, ku protestonte si edhe herė tė tjera, madje grekėt shprehnin “habinė” qė pjesėtari i Misionit amerikan nuk kishte dijeni pėr zhvillimet e fundit nė Shqipėri. Pakėnaqėsinė pėr kėtė politikanėt fqinjė e kanė shoqėruar me sqarime, tė cilat, sipas tyre, ishin tė domosdoshme. Nė dokumentet e bėrė publike nga Zyra amerikane e Marrėdhėnieve me Jashtė ndodhet njė notė proteste e ambasadės greke, ku thuhet se “as nė ‘40-’41 dhe as nė vitin 1942 shqiptarėt nuk morėn pjesė nė luftėn e aleatėve, por, pėrkundrazi, ata u rreshtuan pėrkrah Boshtit (fashistėve). Ata morėn pjesė aktive nė sulmin italian kundėr Greqisė, nga tetori i vitit 1940, deri nė prill 1941, me formacione vullnetare dhe me forca tė parregullta”. Lidhur me pretendimin pėr rreshtimin e Shqipėrisė nė krahun e nazi-fashistėve, grekėt i dėrguan momerandum edhe Londrės. Shqetėsimi i tyre rritej kur aleatėt e quanin Shqipėrinė si njė vend qė kishte rėnė viktimė e Boshtit (Romė-Berlin-Tokio).

    Hetime anglo-amerikane pėr minoritetin grek
    “Thembra e Akilit” ishte minoriteti grek nė Shqipėri. Athina ngrinte pretendimin se njerėz nga ky komunitet keqtrajtoheshin dhe denigroheshin nga qeveria e Enver Hoxhės. Nisur dhe nga kėto kallėzime tė fqinjėve, Amerika dhe Britania urdhėruan misionet e tyre tė hetonin nė jug tė Shqipėrisė. Ishin vetė grekėt, ata qė nuk do ta pranonin njė veprim tė tillė me pretendimin se nuk kishte ardhur akoma koha pėr hetim dhe, nėse ky bėhej, ai do tė jepte njė tablo joreale tė situatės. “Banorėt grekė tė Vorio-Epirit do tė hezitojnė tė shfaqin hapur ndjenjat e tyre kombėtare, pėr shkak tė frikės sė justifikueshme prej raprezaljeve qė do tė kryhen nga shqiptarėt”. Grekėt arrijnė deri aty sa tė shfaqin edhe rezerva pėr pėrbėrjen e misionit amerikan. Ata nuk ishin tė kėnaqur pse komisioni kryesohej nga Jacobs, dhe pėr rrjedhojė paanėsia e tij ishte e diskutueshme. Aleatėt i kryen hetimet nė Shqipėrinė e Jugut nė pranverėn e vitit 1945, pavarėsisht nga pretendimet e Athinės. Rezultati i tyre nuk ishte i kėnaqshėm pėr grekėt, tė cilėt edhe kėtė herė dėshtuan nė pretendime. Relacioni i komisionit ishte nė favor tė qeverisė sė Hoxhės edhe pse ajo ishte komuniste. Sipas misionarėve, “minoriteti grek nuk po keqtrajtohej nga Fronti Nacionalēlirimtar, por po kontrollohej me shumė kujdes. Asnjė ankesė nuk ėshtė dėgjuar nga minoriteti grek. Ēdo fshat atje kishte kėshillin e vet dhe shkollėn nė gjuhėn greke, ku mėsohej edhe shqipja. Njė gazetė nė gjuhėn greke botohej nė Gjirokastėr. Jeta ishte e qetė pa ndonjė provė pėr persekutimin e minoritetit”. Mirėpo, misionerėve nuk u kishte shpėtuar fakti qė qeveria komuniste godiste kundėrshtarėt e vet politikė. Kėshtu, anglezėt raportonin se ishin dėbuar disa familje nga Gjirokastra, Delvina dhe Saranda pėr nė qytete tė tjerė ku jetonin tė lirė. Por kėto dėbime nuk kishin tė bėnin me spastrime etnike. Minoritarėt edhe bashkimit tė tyre me Greqinė i ishin pėrgjigjur tėrėsisht negativisht me pėrjashtime tė vogla. Madje, raportuesit e sondazhit u shprehėn se “propaganda e qeverisė greke ishte histerike”.

    Athina mashtroi pėr sulmin shqiptar
    Greqia vazhdoi pėrpjekjet pėr tė sensibilizuar aleatėt mbi rrezikun e njė sulmi nga Shqipėria. Romanos, pėrfaqėsuesi i ambasadės greke ne Londėr, me anė tė njė letre, njoftonte drejtuesin e Zyrės sė Marrėdhėnieve me Jashtė, Houard, se “nga Jugosllavia ishin dėrguar nė Shqipėri materiale luftarake. Raportet mbi situatėn ushtarake nė zonėn kufitare dhe zėrat qė qarkullojnė nė Shqipėri, se forcat shqiptare do tė sulmojnė Greqinė pas 26 korrikut, na kanė diktuar t’i tėrheqim vėmendjen qeverisė sė Madhėrisė sė saj pėr kėto ēėshtje. Sipas grekėve, pesė brigada shqiptare ishin nisur nga Durrėsi nė drejtim tė Gjirokastrės dhe Korēės. Po ashtu, fqinjėt raportonin se po bėhej regjistrimi pėr rekrutė i burrave tė aftė pėr luftė tė datėlindjes 1900-1921. Shqetėsim pėr grekėt kishte ngjallur edhe vizita e Enver Hoxhės nė Gjirokastėr, Delvinė, Sarandė dhe Konispol, i cili thuhej se ishte shoqėruar nga oficerė tė lartė jugosllavė. Nė fjalimin e tij nė Gjirokastėr, kreu i PKSH-sė do tė thoshte se “miqėsia dhe vllazėrimi i ngushtė qė ekzistonte mes popullit tonė dhe popujve tė Jugosllavisė vinte duke u ēelnikosur dita-ditės. Aleanca me popujt e Jugosllavisė ishte guri themeltar i ndėrtimit tė Shqipėrisė sė re, i forcimit tė demokracisė, sigurimit tė pavarėsisė dhe sovranitetit tė vendit tonė… mendoni shok se ē’fat na priste ne, njė popull i vogėl, pa njė Jugosllavi demokratike dhe mike. Populli i vogėl shqiptar nuk do ta kishte lirinė qė ka sot, por atė e prisnin ditė tė zeza dhe e ardhmja e tij do tė ishte e errėt. Kėshtu duhet tė ēmohet miqėsia, vėllazėrimi dhe aleanca qė na lidh me Jugosllavinė e Titos. A do tė mundej vendi ynė i vogėl, i varfėr dhe i rrethuar, sikur tė ishte kėshtu me shtete si Greqia e sotme, tė mbronte gjakun qė kish derdhur nė kėtė luftė, tė vendoste njė regjim demokratik nga mė tė prapambeturit sikundėr qė ka sot, a do tė mundej vendi ynė tė merrte veten dhe tė rindėrtonte jetėn e re me nder dhe nė liri? Miqėsinė e ngushtė qė kemi me popujt e Jugosllavisė e kanė zili dhe e luftojnė me tė gjitha forcat e tyre reaksioni ndėrkombėtar dhe fashistėt grekė…”
    (AQSH gazeta “Bashkimi” 4 tetor 1947)

    Pretendimet territoriale
    Shtypi grek nė vitin 1945 do tė pėrcaktonte se deri ku do tė pushtohej Shqipėria. Gazeta “Eleftherotipia” shkruante se “vija e lumit Shkumbin-Librazhd, mė nė veri Durrėsin (Epidami i Vjetėr Helenik) dhe Vlora, bashkė me Sazanin si bazė ushtarake janė pika qė duke i bashkuar me kurajon civile tė racės greke, mund tė dėrrmojnė nė tė ardhmen sulme qė mund tė vijnė nga ēdo anė dhe kėshtu do tė shpėtojė edhe njė herė bota”. Opinionit grek i servirej rėndėsia e madhe qė kishin pėr Greqinė shtresat vajgurore tė Vlorės (Selenicės) e Devollit, shfrytėzimi i tyre do tė bėhej nga iniciativa greke, nė bashkėpunim me kapitalet amerikane dhe angleze. Nė kėtė kohė filluan tė rriten edhe tensionet mes dy vendeve. Incidentet kufitare u shtuan gjithnjė e mė tepėr. Athina, madje, donte qė ēėshtjen e pretendimeve pėr aneksimin e Shqipėrisė sė Jugut ta shtronte nė forumet ndėrkombėtare, duke u qarė si gjithmonė tek aleatėt pėr tė siguruar mbėshtetjen e tyre. Ndėrsa qeveria komuniste e Hoxhės iu pėrgjigj situatės me shtimin e propagandės pėr rrezikun qė po i kanosej vendit nga agresioni grek dhe me intensifikimin e marrėdhėnieve me Jugosllavinė, qė u konkretizuan me krijimin e njė aleance mbrojtjeje me tė.

    Kriza greke
    Lufta pėr pushtet brenda Greqisė u bė mė e mprehtė. Brenda muajve tetor-nėntor tė vitit 1945 u ndėrruan tre qeveri. Komunistėt intensifikuan propagandėn e tyre pėr largimin e forcave britanike. Krahu i armatosur i komunistėve thoshte se do t’i jepte fund tolerancės sė shpallur mė parė dhe iu rikthye kėrkesės sė vjetėr pėr krijimin e njė qeverie me bazė tė gjerė, ku tė pėrfshiheshin edhe tė majtėt. Tė gjitha kėto qėndrime ishin sinjale qė tregonin se politika sovjetike kishte arritur njė pikė tė re nė Greqi, duke e shndėrruar atė nė njė zonė prove tė realitetit dhe tė konfrontimit me SHBA. Kjo do tė ndikonte edhe nė marrėdheniet e Greqisė me fqinjėt e saj dhe kryesisht me shqiptarėt. Nė verėn e vitit 1946, PK Greke po i shkallėzonte veprimet e saj dhe Greqia po rrėshkiste me shpejtėsi drejt destabilitetit. Situatė dėshpėruese po krijohej nė Greqinė e veriut. Kėtu po dukeshin dhe shenjat se fqinjėt veriorė po inkurajonin rebelėt. Edhe gjatė luftės, Partia Komuniste Shqiptare dhe Partia Komuniste Greke kishin bashkėpunuar ndėrmjet tyre pėr angazhimin e minoritetit nė luftė kundėr fashizmit. Madje, komunistėt shqiptarė iu ofronin “rebelėve” komunistė grekė ndihmė nė rast nevoje tė konfrontimit me opozitarėt e tyre.

    Shqipėria ndihmoi guerilėt fqinjė
    Vija e luftimeve tė ushtrisė sė komunistėve ishte pėrreth malit tė Gramozit. Po ashtu, nė Shqipėri ishin vendosur disa depo tė Ushtrisė Komuniste Greke. Dy mė tė mėdhatė ishin nė Durrės dhe Korēė, ku mbaheshin materiale pėr tė furnizuar me armatim dhe municione njė ushtri prej 50 mijė luftėtarėsh. Nė dy depot e mėdha punonin pėrkatėsisht 41 dhe 65 grekė. Kėto materiale ishin transportuar nga vendet e bllokut komunist nė Shqipėri dhe prej kėtej pėrcilleshin nė Greqi. Shqipėria ishte kthyer nė njė prapavijė tė forcave komuniste greke. Nė pranverėn e vitit 1949, nė vendin tonė ishin strehuar 8 mijė refugjatė dhe 2200 ushtarė. Nė spitalet shqiptare ishin strehuar 1220 ushtarė tė plagosur, tė cilėt, pasi mjekoheshin dhe shėroheshin, bashkė me tė tjerė, dėrgoheshin pėrsėri nė front, pėrmes kufirit shqiptar. Shtatmadhėria greke kishte nė Tiranė gjithė personelin shoqėrues, njė radiostacion dhe tipografinė e saj. Ndihma qė qeveria komuniste shqiptare iu dha guerilasve grekė bazohej nė armiqėsinė e madhe monarkiste. Enver Hoxha e dinte se pėr sa kohė grekėt do tė kishin mosmarrėveshje midis tyre nuk do tė mundnin ta pushtonin Shqipėrinė. Hoxha besonte se po luante me siguri nėn ombrellėn sovjetike.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Vizita e Nikita Hrushovit ne Shqiperi

    "Ditėt e mia me Hrushovin nė Shqipėri"

    Luan Kondi

    Ēfarė nuk u tha pėr vizitėn e Nikita Hrushovit nė Shqipėri nė maj tė vitit 1959. Parakushtet, kritikat dhe shakatė e kripura, qė e zemėruan kreun e atėhershėm tė shtetit. Cilat ishin porositė e udhėheqėsit sovjetik dhe si hodhi nė mitingun e Korēės tezėn kundėr kultit tė individit

    Pėr kė binin kambanat dhe pėrse Enveri turfullonte nga inati, kur miku i largėt tha se udhėheqėsit nuk ishin tė pazėvendėsueshėm. Pse u gjallėrua ministri Sovjetik i Mbrojtjes kur pa Gjirin e Vlorės dhe Liqenin e Butrintit. «Hrushovi, i shoqėruar nga mareshali Malinovski, nė atė periudhė ministėr i Mbrojtjes i BS, vizitoi Shqipėrinė nė maj 1959. Nė atė kohė, unė ndodhesha nė Moskė pėr studime pasuniversitare me korrespondencė dhe mė kthyen me urgjencė pėr tė pėrkthyer fjalimet e Hrushovit gjatė vizitės sė tij nė Shqipėri”, nis rrėfimin e tij Agim Popa, njeriu qė e shoqėroi udhėheqėsin e Bashkimit Sovjetik nė vizitėn e tij nė vendin tonė.

    Marrėdhėniet mes dy vendeve nė prag tė ardhjes sė Hrushovit

    Qė me mbėrritjen nė Aeroportin e Rinasit, Hrushovi dėshmoi me anėn e njė “deklarate parakusht” se marrėdhėniet sovjeto-shqiptare kishin ngarkesė tė theksuar mospajtimesh. Duke i parė gjėrat sot nė retrospektivė, origjina e fėrkimeve midis udhėheqjes shqiptare dhe asaj sovjetike ishte Kongresi XX i PKBS. Dėnimi i figurės sė Stalinit atje, jo vetėm nuk u prit mirė, por krijoi shqetėsim tė madh nė udhėheqjen shqiptare. Po ashtu, ai kongres solli dhe zhvillime tė papritura nė Shqipėri, siē ishin debatet dhe diskutimet nė Konferencėn e Partisė pėr Tiranėn, nė prill 1956, nė pragun e Kongresit III tė PPSH, qė u mbajt nė maj tė po atij viti. Nėn ndikimin e Kongresit XX tė PKBS dhe tė proceseve tė “destalinizimit” e tė rehabilitimeve qė ndodhėn pas tij nė njė numėr vendesh tė “demokracisė popullore”, si nė Poloni e gjetkė, nė disa organizata-bazė tė partisė nė Tiranė u bėnė njė varg pyetjesh, qė u pasqyruan nė konferencė nė diskutimet e ndezura tė njė numri delegatėsh. Nė thelb, nė ato pyetje e diskutime kėrkohej “destalinizim” edhe nė Shqipėri, kritikohej “kulti i individit” (edhe kėtu fjala ishte praktikisht pėr Enver Hoxhėn edhe pse kjo nuk u tha hapur), bėheshin kritika pėr privilegjet e “bllokut” (dmth., tė udhė-heqjes sė lartė), nė njė kohė qė gjendja ekonomike e popullit u cilėsua si tepėr e vėshtirė. Nė konferencė, u kėrkua qė udhėheqja tė bėnte autokritikė lidhur me gabimet e saj dhe tė rehabilitoheshin njė numėr kuadrosh tė lartė tė dėnuar si armiq, siē ishin Tuk Jakova, Bedri Spahiu dhe shumė tė tjerė. Dihet se me ardhjen nė Konferencė tė Hoxhės, ata qė ngritėn probleme tė tilla u cilėsuan armiq e agjentė tė jugo-sllavėve, ose qė kishin rėnė nė grackėn e tyre, dhe u dėnuan ose u hoqėn nga postet qė mbanin. Kurse nė pragun e Kongresit III tė PPSH, udhėheqja sovjetike, nėpėrmjet Susllovit, i paraqiti udhėheqjes shqiptare kėrkesėn pėr rehabilitimin e Koēi Xoxes, ish-figura e dytė nė vend pas Enverit, i dėnuar mė 1949 si kreu i agjenturės jugosllave nė Shqipėri. Ose tė paktėn, Susllovi kėrkoi tė shpallej se ai nuk kishte lidhje me jugosllavėt. Tė gjitha kėto qenė hedhur poshtė nga kreu i shqiptarėve dhe udhėheqja e atėhershme, tė cilėt nuk pranuan se nė Shqipėri ishin bėrė gabime dhe ngulnin kėmbė se nuk kishte vend pėr rehabilitimin e askujt. Fėrkimet midis dy udhėheqjeve, shqiptare dhe sovjetike, vazhduan edhe pas Kogresit III tė PPSH me njė numėr ngjarjesh, ndoshta jo aq tė njohura sa tė mėsipėrmet. Njė ndėr boshtet kryesore tė mosmarrėveshjeve qė kishin filluar tė kristalizoheshin nė kėto marrėdhėnie ishte ēėshtja e qėndrimit ndaj Jugosllavisė titiste.

    Rinasi, atje ku u dha sinjali i mosmarrėveshjeve

    “Qysh nė momentin e zbritjes nga avioni nė aeroportin e Rinasit, fjalėt e para qė dolėn nga goja e Hrushovit dėshmonin se gjatė qėndrimit nė Shqipėri ai nuk do tė fliste kundėr Jugosllavisė, duke shpresuar se edhe “tė zotėt e shtėpisė” do tė vepronin nė tė njėjtėn mėnyrė. Dhe vazhdoi: «E pėrse tė flasim? Sa mė shumė flasim ne pėr ta, aq mė shumė atyre u rritet mendja, kujtojnė se janė qendra e botės. Atėherė ne veprojmė mė mirė: nuk flasim fare pėr ta, i injorojmė», tregoi Agim Popa, pėrkthyesi i Hrushovit nė vizitėn e parė dhe tė vetme zyrtare qė ky i fundit bėri nė Shqipėri. Sipas tij, askush nga njerėzit e thjeshtė nuk e dinte se Hrushovi e kishte vėnė kėtė si kusht, para se tė nisej pėr nė Shqipėri. Dėshmitarėt e asaj kohe thanė se Nikita kishte dėrguar njė mesazh ultimativ, ku thuhej se nė qoftė se nė ceremoninė pritėse nė aeroport, ose gjatė qėndrimit tė tij nė vendin tonė, ndonjė nga udhėheqėsit do tė fliste publikisht kundėr Jugosllavisė, ai menjėherė do ta ndėrpriste vizitėn nė Shqipėri, do t’i hipte avionit dhe do tė kthehej nė Bashkimin Sovjetik. Kjo kėrkesė e tij u respektua nga udhėheqja shqiptare, por, qysh tė nesėrmen e largimit tė Hrushovit nga Shqipėria, shtypi rifilloi polemikėn kundėr Jugosllavisė.

    Vėrejtjet me shaka tė Hrushovit

    Gjatė qėndrimit nė Shqipėri, Hrushovi gjysmė seriozisht e gjysmė me shaka, siē e kishte zakon, bėri vėrejtje e kritika tė ndryshme pėr ekonominė shqiptare. Pėrkthyesi Popa pėrmend disa raste. Atij i kujtohet se, duke udhėtuar me makinė nga Tirana drejt Durrėsit dhe nė zona tė tjera, Hrushovi vuri re anės rrugės plepa dhe pyeti se pėr ēfarė duheshin. Kur i shpjeguan se ishin pėr hije, gjelbėrim e freski, ai tha me shaka se shqiptarėt nuk e bėnin mirė ekonominė. «Ai nuk e kuptonte se pėrse nuk mbillnin nė vend tė plepave pemė frutore, psh., fiq. Pėrsėri i sqaruan se fiqtė nuk ishin tė pėrshtatshėm pėr hije dhe, veē kėsaj, nuk i linte njeri anės rrugės, sepse i kėpusnin e i hanin. Por, ai u pėrgjigj se edhe nė qoftė se do t’i hanin, populli shqiptar do t’i hante. Kur nė njė vend nuk pa plepa, ai iu drejtua atyre qė kishin dalė pėr ta pritur mė kėto fjalė: «Pėrse nuk zbatoni orientimet e qeverisė, pėrse nuk keni mbjellė plepa?», shtoi Popa. Nga biseda me tė kuptuam se Hrushovi e kishte vazhduar satirėn me qeverinė e asaj kohe edhe kur vizitoi Shkodrėn. «Atje e ēuan nė njė fermė tė re frutore nė atė zonė, nė Shtoj. Mikun e shoqėronin Enveri, Mehmeti, e tė tjerė. Atje, ai pa se pjesa fushore e fermės ishte e mbjellė me hardhi, ndėrsa kodrat rreth e qark ishin tė pambjella. Atėherė nuk duroi dhe tha: «Kėshtu drejtohet ekonomia? Keni harxhuar kot kėtė tokė pjellore nė fushė me hardhi, nė vend qė hardhitė t’i mbillni nė kodra dhe nė fushė tė mbillni misėr». Specialistėt e bujqėsisė, qė ishin aty i shpjeguan se edhe kodrat do t’i mbillnin me hardhi, por duke qenė se nė atė fushė toka kishte njė strukturė tepėr tė thatė, aty nuk bėhej asgjė tjetėr veē rrushit e fiqve. Hrushovi nguli kėmbė nė tė tijėn, madje propozoi tė vihej edhe njė bast. Ai ishte i bindur se po t’i bėheshin shėrbimet e duhura, misri aty shkonte mbi dy metra i lartė. Gjatė kėtij debati, ndėrhyri Shehu dhe me tonin e tij impulsiv tha: ‘Po tė rritet misri nė kėtė tokė, unė e pres kokėn!’. Hrushovi iu pėrgjigj: ‘Shoku Mehmet Shehu, tė jap njė kėshillė: “kokėn mos e pre, se nuk rritet mė’, vazhdoi Agimi. Ai tha se vėrejtje pėr ekonominė shqiptare Hrushovi bėri edhe gjatė vizitės nė Vlorė e Sarandė, ku pa plantacionet me agrume si dhe disa pjesė qė po shpyllėzoheshin nga shkurret. «Ai, duke bėrė aluzion lidhur me orientimin e bujqėsisė shqiptare pėr prodhimin e bukės nė vend, pyeti me ironi Mehmetin: ‘Po kėtu ēfarė do tė mbillni, grurė?’ Dhe vazhdoi: ‘Pėrse harxhoni tokėn, punėn, mjetet e paratė pėr tė prodhuar grurė? Ēmimet e grurit nė tregjet botėrore nuk janė tė larta. Grurė ju japim ne sa tė doni’. Ai pyeti sa grurė harxhon populli shqiptar pėr njė vit dhe, pasi i dhanė shifrėn pėrkatėse, tha: ‘Ēudi, ēfarė koincidence, ekzakt kėtė sasi gruri hanė minjtė ēdo vit nė hambarėt e Bashkimit Sovjetik!’. Hrushovi rekomandoi qė nė Shqipėri nė vend tė grurit tė mbilleshin agrume e fruta. Ai tha, me humorin e tij karakteristik: ‘Tė gjithė e dinė qė unė jam partizan i pakorrigjueshėm i “kukuruzės” (misrit), por nė tokėn dhe klimėn e Shqipėrisė ėshtė gjynah edhe kukuruzė tė mbjellėsh. Mbillni fruta e agrume, do tė dėrgojmė ēdo ditė njė avion pėr t’i tėrhequr. Do ta bėjmė Shqipėrinė kopshtin e lulėzuar tė kampit socialist!’ Por vetėm njė vit mė vonė, pala sovjetike refuzoi t’i jepte Shqipėrisė njė sasi gruri tė domosdoshėm pėr tė pėrballuar pasojat e thatėsirės sė jashtėzakonshme tė atij viti, duke e pėrdorur kėtė si presion ekonomik ndaj udhėheqjes sė pabindur shqiptare tė asaj kohe», tregoi pėrkthyesi Popa.

    Bregdeti i Jonit, zgjohet ministri Malinovski

    Nuk ishte njė zgjedhje e rastit qė, gjatė vizitės nė Shqipėri, Hrushovin e shoqėronte mareshali Malinovski, njė ndėr drejtuesit ushtarakė sovjetikė mė tė njohur nė atė kohė edhe ministėr i Mbrojtjes i BS pas shkarkimit spektakolar tė Zhukovit nga ky post. (Nė fakt, Zhukovi e mori njoftimin pėr shkarkimin e tij si ministėr i Mbrojtjes kur ndodhej pėr vizitė nė Shqipėri, pasi kishte vizituar Jugosllavinė). Prania e Malinovskit gjatė vizitės sė Hrushovit nė Shqipėri lidhej me interesimin e veēantė tė udhėheqjes sovjetike pėr pozitėn e favorshme gjeostrategjike tė Shqipėrisė nė Adriatik e Mesdhe, pas daljes sė Jugosllavisė jashtė orbitės sovjetike tė influencės. Duhet thėnė se nga kėndvėshtrimi ekonomik, Shqipėria e vogėl nuk paraqiste ndonjė interes pėrfitimi pėr BS, madje konsiderohej njė barrė, sepse me prapambetjen e trashėguar kishte nevojė pėr ndihma. Edhe nga pikėpamja ideologjike, udhėheqja sovjetike nuk kishte ndonjė shqetėsim tė madh pėr mosmarrėveshjet e fėrkimet qė ishin dukur nė marrėdhėniet me udhėheqjen e PPSH-sė, duke qenė Shqipėria njė vend i vogėl qė, sipas Hrushovit, nuk mund tė ushtronte ndonjė ndikim nė kėtė fushė. Tėrė interesi i udhėheqjes sovjetike lidhur me Shqipėrinė ishte thjesht gjeostrategjik, pėr tė siguruar dalje ushtarake nė Mesdhe. “Gjatė gjithė kohės sė vizitės nė Shqipėri, Malinovski qėndroi krejt pasiv, me pėrjashtim tė vajtjes nė Vlorė e Butrint, kur ai doli nga apatia dhe tregoi njė interesim tė gjallė pėr gjirin e Vlorės, ku ishte ngritur baza e nėndetėseve e Pashalimanit, si dhe pėr liqenin e brendshėm tė Butrintit, si baza ushtarake ideale pėr tė kontrolluar e mbajtur nėn kėrcėnim Adriatikun e Mesdheun. Roli qė i ishte caktuar Malinovskit gjatė vizitės sė Hrushovit nė Shqipėri doli nė pah edhe nė mitingun publik nė qytetin e Vlorės. Nė fjalimin qė mbajti nė atė miting, Hrushovi paralajmėroi e kėrcėnoi botėrisht Italinė e Greqinė tė mos prekin Shqipėrinė, sepse, siē tha ai, «nė rast se bėjnė njė marrėzi tė tillė, do t’u japim njė pėrgjigje qė nuk do ta ndiejnė veten mirė», vijoi Agimi. Prania e Malinovskit i jepte njė peshė tė veēantė kėtij paralajmėrimi, pėr tė treguar se ato nuk ishin fjalė tė lėshuara nė erė, se e kishin seriozisht dhe se kundėrveprimi do tė kishte karakter ushtarak. Popa, ish-pėrkthyes i Hrushovit, por edhe njė funksionar i mėpastajmė nė Drejtorinė e Marrėdhėnieve Ndėrkombėtare nė KQ tė PPSH-sė, mendon se deklarata e Hrushovit nė prani tė Malinovskit destinohej jo thjesht pėr qeveritė italiane e greke, por nė mėnyrė tė tėrthortė pėr vetė E.Hoxhėn dhe udhėheqjen shqiptare, pėr t’i joshur ata me premtimin se kishin mbrojtjen e Bashkimit tė madh Sovjetik dhe pėr t’i detyruar tė qėndronin nė orbitėn sovjetike e t’i vinin brigjet shqiptare nė dispozicion pėr baza ushtarake sovjetike kundėr NATO-s e Perėndimit. Pėrplasjet e ashpra pas njė viti midis udhėheqjes shqiptare e asaj sovjetike pėr ēėshtjen e bazės sė nėndetėseve nė Pashaliman tė Vlorės e vėrte-tojnė qėllimin e vėrtetė tė BS-sė.

    Hrushovi: Enveri, jo i pazėvendėsueshėm

    Momente interesante pati edhe gjatė vizitės sė udhėheqėsit sovjetik nė Korēė, ku pritja qė iu bė atij dhe sidomos Enverit, nga populli qe veēanėrisht entuziaste. «Nė takimin me kuadrot, qė u zhvillua atje, N.Hrushovi tha mes tė tjerave: ‘Ju shqiptarėt jeni njerėz tė mirė, por keni njė tė metė. Njerėzit qė i doni, ju i lavdėroni aq shumė, saqė ka rrezik qė atyre t’u rritet mendja e tė kujtojnė se janė tė pazėvendėsueshėm. Por, njerėzit nuk janė tė pėrjetshėm. Ja, ishte nė BS, Stalini, njeri i madh - dhe duke e ditur se nė Shqipėri Stalini gėzonte popullaritet, i bėri disa elozhe. Por, Stalini nuk do tė ishte gjithmonė. Iku Stalini dhe erdhėn tė tjerė qė e bėjnė punėn jo mė keq se ai. Por, edhe ne nuk do tė jemi gjithmonė. Do tė ikim ne dhe do tė vijnė tė tjerė, qė do ta bėjnė punėn edhe mė mirė se ne’, u shpreh Popa. Ai mendon se deklarata tė tilla tė Hrushovit nuk do tė jenė pritur aspak mirė nga E.Hoxha, tė cilit duhet t’i kenė tingėlluar si presion pėr spostimin e tij nga ana e udhėheqjes sovjetike nė rast se do tė tregohej i pabindur. Madje, si analist, Popa lidhur me tė gjitha kėto tha se gjatė vizitės sė Hrushovit nė Shqipėri duhet tė jetė krijuar njė situatė e tillė: nga njėra anė, njė ndjenjė alarmi tek E.Hoxha dhe shokėt e tij; nga ana tjetėr, iluzione te N.Hru-shovi pėr autoritetin dhe ndikimin e tij mbi shqiptarėt. Duhet thėnė se pritja qė iu organizua Hrushovit nė Shqipėri mori pamjen e njė feste tė vėrtetė popullore, njė pritje qė atij nuk i qe bėrė kurrė as nė BS edhe nė momentet mė tė mira tė popullaritetit tė tij atje. Nga njė pritje e tillė atij, me sa duket, do t’i jetė krijuar iluzioni se do tė mjaftonte qė ai tė jepte sinjalin dhe shqiptarėt do tė ngriheshin e ta pėrmbysnin E.Hoxhėn. Por ngjarjet treguan se llogaritė e Hrushovit ishin tė gabuara.

    Pėrcjellja, ēlirimi i Enverit nga bezdia

    “Unė nuk isha nė pėrcjelljen e Hrushovit nė aeroport ditėn e largimit tė tij nga Shqipėria, sepse po atė ditė u nisa qė herėt pėr t’u kthyer nė Moskė me avionin qė transportonte dhuratat pėr Hrushovin. Por pati njė moment interesant. Nė Moskė, pėr vizitėn e Hrushovit nė Shqipėri, u pėrgatit njė film dokumentar, tekstin e tė cilit nė gjuhėn shqipe e pėrktheva dhe e lexova unė. Gjatė njė seance pune pėr filmin, kur po shiheshin sekuencat e pėrcjelljes sė Hrushovit nė aeroport, regjisori i filmit, i cili, si dhe unė, nuk ishte nė dijeni pėr fėrkimet e brendshme midis udhėheqjes shqiptare e Hrushovit, tha: «Nuk mė pėlqen paraqitja e figurės sė shokut Enver nė momentin e nisjes sė avionit. Ai bėri njė gjest sikur u ēlirua nga diēka». Me syrin e hollė tė artistit, ai kishte mundur tė kapė gjendjen psikologjike tė E.Hoxhės nė ato momente”, pėrfundoi Agim Popa, njeriu qė solli nė shqip rusishten e Hrushovit gjatė vizitės sė tij nė vendin tonė.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Tema tė Ngjashme

  1. Presidenti dekoron viktimat punonjes te SHISH vrare ne Vlore ne 1997
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 14-06-2013, 10:35
  2. “Ėndrra komuniste” e Cen Tabakut, psikoanalizė e Diktaturės
    Nga RaPSouL nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-04-2009, 04:18
  3. Kush ishin ballistėt?
    Nga Tepelenas_nr_1 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 132
    Postimi i Fundit: 09-12-2006, 10:52
  4. Enveri, 100 mijė USD nė vit partive komuniste tė Botės.
    Nga BlueBaron nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-11-2004, 10:36
  5. Abaz Ermenji
    Nga Eni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •