Nji sihariq ... Koseni perseri ne Polici.
Gaz-Shqip.
----------------
Pas pushimit tė ēėshtjes "Pulaku", krerėt e Ministrisė po diskutojnė emėrimin nė njė nga komisariatet mė tė rėndėsishme tė vendit
Njė orė takim me drejtuesit e Rendit. "Tani duhet tė ketė vėnė mend"
Rikthehet Koseni
Ministri i premton Vlorėn e Beratin
--------------------------------------------------------------------------------
po. ho.
TIRANE
Rikthehet koloneli mė "i famshėm", i policisė shqiptare nė kėto 10 vitet e fundit, Edmond Koseni. Koloneli "i hekurt" i Elbasanit, qė pėrdori ligjin nė mėnyrėn mė tė fortė pėr tė goditur bandat dhe tė fortėt e njė nga qyteteve mė problematik tė vendit gjatė viteve 1997-1998, pesė ditė mė parė, ka marrė premtimin e ministrit tė Rendit, Stefan Ēipa dhe gjeneralit tė uniformave blu, Bilbil Mema, pėr njė rikthim nė radhėt e komisarėve tė policisė.
Pritet qė brenda pak ditėve ai tė emėrohet nė njėrin nga 2 komisariatet, ku ende kėrkohet njė "dorė e fortė". Njė nga postet e mundshme ėshtė karrigia e kreut tė Komisariatit tė Beratit, por krerėt mė tė lartė tė shtetit dhe policisė janė pėr emėrimin e Kosenit si shef i Komisariatit tė qytetit tė Vlorės, ku problemet me skafistėt vazhdojnė...
Rikthimi
Gjithēka ka nisur pas pushimit nga Prokuroria e akuzės sė bėrė ndaj Kosenit nga qytetari Naim Plaku mė 23 dhjetor tė vitit tė kaluar. Ai pretendon se ndaj tij, ish kapua i bluve tė Elbasanit, ka pėrdorur personalisht "torturė me pasoja tė rėnda". Mėsohet se pas takimeve qė Koseni ka pasur me Ēipėn dhe Memėn dosja e tij si oficer policie ka mbėrritur nė Drejtorinė e Kuadrit nė Ministrinė e Rendit Publik. Gjithashtu burime brenda kėtij dikasteri pohojnė se ka disa projekte pėr t'i gjetur vendin e ri nė polici kolonelit aq shumė tė pėrfolur. Paraditen e datės 23 prill tė kėtij viti, prokurori pranė Gjykatės sė Shkallės sė Parė nė Tiranė, Shkėlqim Ganaj, pas njė argumentimi tė gjatė dhe tė bazuar veēanėrisht nė alibinė e kryetarit tė Bashkisė sė Elbasanit, ka pushuar ēėshtjen ndaj Kosenit. Sipas deklarimeve tė kryetarit tė Bashkisė sė Elbasanit (nė "intervalin kohor, rreth orės 21.00-21.20 minuta) nė datė 21 dhjetor 2001, kur ėshtė rrahur Naim Pulaku, i pandehuri Edmond Koseni, ka qenė antarė i jurisė sė pėrzgjedhjes sė Miss-it tė Universitetit "A.Xhuvani". Dhe ka qėndruar nė krah tė kryetarit".
"Reagimet"
Ndėrkohė seanca gjyqėsore e ēėshtjes tjetėr qė ka me drejtėsinė (me prokurorė tė Elbasanit dhe Pogradecit), Koseni, ėshtė shtyrė dje pėrsėri. Gjithsesi ajo nuk ndikon te fati i kolonelit "Vip", pėr njė rifillim tė karrierės sė tij policore edhe pse nė njė start mė tė ulėt (dhe reputacion gjithashtu tė ulėt) nga ai qė kishte deri ditėn e lirimit nga detyra. Qė nga dita qė Edmond Koseni qėndroi mė shumė se 1 orė nė zyrėn e Ēipės dhe mė pas atė tė drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Policisė, Bilbil Mema, nėpėr korridoret e Ministrisė sė Rendit dhe lokalet aty pranė, tema kryesore e bisedave tė kuadrove policorė ka qenė pikėrisht "rikthimi i Kosenit". Shumica e pėrshėndesin, por duke shpresuar gjithmonė se tashmė ai "ka vėnė mend" dhe nuk do abuzojė mė me ligjin, duke dhunuar qytetarėt dhe kėdo tjetėr qė i del pėrpara. Nuk dihen ende reagimet e shoqatave (vendase dhe tė huaja) pėr mbrojtjen e tė Drejtave tė Njeriut, qė kanė investiguar dhe publikuar dhjetėra raste tė dhunės sė ushtruar nga vetė koloneli dhe policėt e tij...
-------------------
Per mendimin tim ..Shqiperia do 124 KOSENA dhe behet lule.
Suksese Komisarit qe ja thyen hundet banditve.
Krijoni Kontakt