Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Rikthehet komisar Katani !

    Nji sihariq ... Koseni perseri ne Polici.

    Gaz-Shqip.
    ----------------
    Pas pushimit tė ēėshtjes "Pulaku", krerėt e Ministrisė po diskutojnė emėrimin nė njė nga komisariatet mė tė rėndėsishme tė vendit

    Njė orė takim me drejtuesit e Rendit. "Tani duhet tė ketė vėnė mend"

    Rikthehet Koseni
    Ministri i premton Vlorėn e Beratin


    --------------------------------------------------------------------------------

    po. ho.

    TIRANE

    Rikthehet koloneli mė "i famshėm", i policisė shqiptare nė kėto 10 vitet e fundit, Edmond Koseni. Koloneli "i hekurt" i Elbasanit, qė pėrdori ligjin nė mėnyrėn mė tė fortė pėr tė goditur bandat dhe tė fortėt e njė nga qyteteve mė problematik tė vendit gjatė viteve 1997-1998, pesė ditė mė parė, ka marrė premtimin e ministrit tė Rendit, Stefan Ēipa dhe gjeneralit tė uniformave blu, Bilbil Mema, pėr njė rikthim nė radhėt e komisarėve tė policisė.

    Pritet qė brenda pak ditėve ai tė emėrohet nė njėrin nga 2 komisariatet, ku ende kėrkohet njė "dorė e fortė". Njė nga postet e mundshme ėshtė karrigia e kreut tė Komisariatit tė Beratit, por krerėt mė tė lartė tė shtetit dhe policisė janė pėr emėrimin e Kosenit si shef i Komisariatit tė qytetit tė Vlorės, ku problemet me skafistėt vazhdojnė...

    Rikthimi
    Gjithēka ka nisur pas pushimit nga Prokuroria e akuzės sė bėrė ndaj Kosenit nga qytetari Naim Plaku mė 23 dhjetor tė vitit tė kaluar. Ai pretendon se ndaj tij, ish kapua i bluve tė Elbasanit, ka pėrdorur personalisht "torturė me pasoja tė rėnda". Mėsohet se pas takimeve qė Koseni ka pasur me Ēipėn dhe Memėn dosja e tij si oficer policie ka mbėrritur nė Drejtorinė e Kuadrit nė Ministrinė e Rendit Publik. Gjithashtu burime brenda kėtij dikasteri pohojnė se ka disa projekte pėr t'i gjetur vendin e ri nė polici kolonelit aq shumė tė pėrfolur. Paraditen e datės 23 prill tė kėtij viti, prokurori pranė Gjykatės sė Shkallės sė Parė nė Tiranė, Shkėlqim Ganaj, pas njė argumentimi tė gjatė dhe tė bazuar veēanėrisht nė alibinė e kryetarit tė Bashkisė sė Elbasanit, ka pushuar ēėshtjen ndaj Kosenit. Sipas deklarimeve tė kryetarit tė Bashkisė sė Elbasanit (nė "intervalin kohor, rreth orės 21.00-21.20 minuta) nė datė 21 dhjetor 2001, kur ėshtė rrahur Naim Pulaku, i pandehuri Edmond Koseni, ka qenė antarė i jurisė sė pėrzgjedhjes sė Miss-it tė Universitetit "A.Xhuvani". Dhe ka qėndruar nė krah tė kryetarit".

    "Reagimet"
    Ndėrkohė seanca gjyqėsore e ēėshtjes tjetėr qė ka me drejtėsinė (me prokurorė tė Elbasanit dhe Pogradecit), Koseni, ėshtė shtyrė dje pėrsėri. Gjithsesi ajo nuk ndikon te fati i kolonelit "Vip", pėr njė rifillim tė karrierės sė tij policore edhe pse nė njė start mė tė ulėt (dhe reputacion gjithashtu tė ulėt) nga ai qė kishte deri ditėn e lirimit nga detyra. Qė nga dita qė Edmond Koseni qėndroi mė shumė se 1 orė nė zyrėn e Ēipės dhe mė pas atė tė drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Policisė, Bilbil Mema, nėpėr korridoret e Ministrisė sė Rendit dhe lokalet aty pranė, tema kryesore e bisedave tė kuadrove policorė ka qenė pikėrisht "rikthimi i Kosenit". Shumica e pėrshėndesin, por duke shpresuar gjithmonė se tashmė ai "ka vėnė mend" dhe nuk do abuzojė mė me ligjin, duke dhunuar qytetarėt dhe kėdo tjetėr qė i del pėrpara. Nuk dihen ende reagimet e shoqatave (vendase dhe tė huaja) pėr mbrojtjen e tė Drejtave tė Njeriut, qė kanė investiguar dhe publikuar dhjetėra raste tė dhunės sė ushtruar nga vetė koloneli dhe policėt e tij...

    -------------------

    Per mendimin tim ..Shqiperia do 124 KOSENA dhe behet lule.

    Suksese Komisarit qe ja thyen hundet banditve.

  2. #2
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Angry Ē'Kosena more Brar,

    ku i behet derman atij vendi.

    Enveri Kosen e kaluar Kosenit ishte.... e nuk e sheh ne ē'drite na qiti !!!

    Ne shqiptaret kemi per borxh qe po te na shpiesh ne Zvicer e zviceranet t'i dergosh ne Shqiperi, ta kthjeme Zvicren e bekuar ne Shqiperi te nemur dhe Shqiperine ne Zvicer.

    thone qe shpresa vdes e fundit,

    por...

    ka ama gjithnje nje fund !

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Enushe vre kho..

    degjo moj cupe.... enveri nuk ka qene KOSEN.

    Me "kosen" (qe vjen nga fjala peqinse..edmond koseni) do kuptojm nji komisar policije i cili zhdapallon gangot.

    Enveri nuk ka zhdapalluar gangot.
    Gangot nuk linden ne 1992-shin.
    Ata ishin mes nesh qe ne kohen e Partise.
    Me ardhjen e "demokracise" erdhi ne fakt parajsa per gangot.
    Po marrim nji shembull.

    Cili oficer Policije ose Sigurimi ka luftuar kunder gangove ne kohen e PPSH-se.??
    Asnji...

    Nji shembull..FADIL CANI ..oficer madhor policije qe nga koha enverit..eshte marre me lirim gangosh nga burgjet dhe internime familjesh te pafajshme..


    Fush beteja e oficereve te Policise e sigurimit ne kohen e PPSH-se ishte beteja kunder Mendimit te lire..

    ATy u derdhen aftesite e heronjve tane te heshtur si Nevzat Hasnedaret..Kadri e Fecorr Shehlereve..Shkelzen Tropojanit te Hetuesise... Iliaz Cecot e deri te LUAN POBRATET..


    Hera pare me Kosenin ne historin tone qe kemi nji polic qe nuk mbron Partine nga ideollogjite imperialiste-revizioniste por mbron qytetarin nga gangot.

    Natyrish un e idealizoj KOSENIN por populli do polic te tille.
    Polica tip Pobrati qe pinin gjith diten qyl ne Dajti apo polica qe zhgrruhen mejhaneve me zorraxhite duke pire nuk i pranon me koha.

Tema tė Ngjashme

  1. Masakra e regjistrimit komunist nė ushtrinė shqiptare
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 17-02-2010, 14:31
  2. Debati mbi Ditėn e Ēlirimit
    Nga dardajan nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 227
    Postimi i Fundit: 23-02-2006, 04:50
  3. Komisar Katani
    Nga BOKE nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 06-08-2005, 09:18
  4. Gazeta 55 gazete e popullit.
    Nga erzeni nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 21-06-2003, 20:56
  5. Shkupi pas katėr viteve, i rikthehet fqinjit verior
    Nga Beqari002 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-01-2003, 11:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •