Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203

    Berisha ne mitingjet e Shirakut (?!)

    http://www.kohajone.com/arshive/2002/04/23/lajmi08.htm

    Berisha ne mitingjet e Shirakut

    Kryetari i PD, Sali Berisha do te mbeshtese presidentin francez Zhak Shirak ne dy ture elektorale, qe ky i fundit do te mbaje gjate kesaj jave. Burime zyrtare te selise blu thane dje per "KJ" se gjate qendrimit te tij ne Strazburg, Berisha do te marre pjese edhe ne disa nga turet elektorale te presidentit aktual, Shirak.

    Kryetari i PD do te qendroje ne Strazburg per nje periudhe pese ditore sipas nje axhende te percaktuar. Berisha pritet te denoncoje vendimin e fundit, qe Gjykata Kushtetuese mori per interpretimin e procedurave te shkarkimit te funksionareve te larte shteteror.

    Ne te njejten kohe, Berisha duket se do te ndjeke personalisht edhe dy ture te presidentit aktual francez. Me daten 5 Maj do te mbahet raundi i dyte i zgjedhjeve ku pritet te konkurojne presidenti Zhak Shirak dhe ektremisti i djathte Zhan Mari Lypen. Gjate raundit te pare te zgjedhjeve Shirak mori 19.8% te votave ndersa Lypen 17.2% te votave. Deri ne votimin e turit te dyte, Shiraku ka premtuar se do ti meshoje vlerave republikane kunder ekstremit te djathte. Ne keto kushte ai i beri thirrje elektoratit francez qe te bashkohen kunder kandidatit ektremist te djathte Lypen, duke deklaruar se me zgjedhjen e ketij te fundit rrezikohej e drejta dhe dinjiteti i races njerezore.
    alumni,

    gjithmone nxenes

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203
    Berisha takon ambasadorin amerikan ne Greqi

    Kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha, eshte pritur dje ne nje takim ne seline e Ambasades Amerikane ne vendin tone, nga ambsadori amerikan ne Greqi, z. Miller. Sipas njoftimit te ardhur nga selia blu, Berisha dhe ambasadori kane folur per bashkepunim, per gjendjen ne vendin tone si dhe lidhur me prespektiven e rajonit. Po sipas njoftimit per shtyp biseda kishte qene e hapur dhe u karakterizua nga mirekuptimi mes te dy politikaneve. Pas takimit kryetari i PD-se ka marre pjese ne votimin per kryeparlamentarin e ardhshem te vendit.
    --------------------------------------------------------------------------------
    Korrieri, 05/01/2002
    alumni,

    gjithmone nxenes

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203
    Kryetari i PD-sė, Sali Berisha:
    "Do tė zgjerojmė bashkėpunimin. E nisėm me Zogajn nė Parlament"

    TIRANĖ - Berisha parlajmėron zgjerimin e koalicionit tė opozitės me aleatė tė rinj. Dje, nė mbledhjen e kryesisė, kryetari i Partisė Demokratike ka shpallur, sipas tij, detyrat qė opozita shqiptare duhet tė realizojė nė situatėn aktuale. Lėvizja kryesore, pėr tė, ėshtė zgjerimi i bashkėpunimit me forcat e tjera tė djathta qė pėrfaqėsohen nė Parlament, PAD-nė dhe PDr-nė. "Zgjerimi i bashkėpunimit me forcat e liberal-demokracise. Kjo ishte arsyeja se pse ne morėn pėrsipėr qė kundėr Pėllumbit tė votonim pėr zotin Zogaj, i cili, pėr hir tė sė vėrtetės, ka votuar sė bashku me ne nė shumicėn e votimeve qė janė bėrė nė Parlament",- tha dje Berisha nė fillim tė mbledhjes sė kryesisė sė demokratėve. Brenda dy ditėve, kreu demokrat ka bėrė thirrje pėr bashkėpunim me "forcat e liberal-demokracisė", pėr tė arritur rrėzimin e socialistėve nga pushteti. Por kėto thirrje tė Berishės pėr bashkėpunim me forca tė tilla politike nuk janė tė reja, pasi ai, menjėherė pas pėrfundimit tė zgjedhjeve tė qershorit tė kaluar, bėri tė ditur se "forcat e liberal- demokracisė kanė fituar zgjedhjet", duke bashkuar kėshtu votat e marra nė proporcional nga PDr-ja, PAD-ja dhe "Bashkimi pėr Fitore" dilnin mė shumė se votat e marra nga maxhoranca aktuale. Bashkėpunimin me kėto dy parti, Berisha e ka pėrfshirė nė kuadrin e "aleancave fluide" dhe nuk ka bėrė tė ditur nėse PD-ja, muajt e ardhshėm do tė jetė mė e interesuar pėr njė bashkėpunim institucional. "Aleancat fluide" opozita arriti t'i realizonte edhe me njė pjesė tė grupit tė deputetėve tė maxhorancės pėr shkarkimin e ish-kryeprokurorit Arben Rakipi. Madje, nė Strasburg, ai ka bėrė publik faktin se ėshtė i interesuar qė aleanca tė tilla tė bėnte me grupin e deputetėve, mbėshtetės tė Metės. Kjo ėshtė njė periudhė kohe kur opozita po pėrgatitet pėr aleanca tė mundshme fluide, jo vetėm me partitė e opozitės, pėr tė bėrė tė mundur rrėzimin e Nanos, si kandidat i mundshėm pėr president.

    PDr

    PDr-ja ėshtė shprehur gjithnjė e hapur pėr bashkėpunim me opozitėn e madhe, por njė nga pengesat e saja kryesore, sipas zyrtarėve tė saj, ishte se, nėse partia e tyre do tė pėrfshihej nė koalicionin e Berishės, atėherė kjo parti do tė humbiste identitetin e vet. Menjėherė pas zgjedhjeve, kryetari i PD-sė, pėr tė vėnė me baza bashkėpunimin me partinė e Pollos, dėrgoi pranė kėsaj partie mediatorin e vet, sekretarin e marrėdhėnieve me jashtė, Besnik Mustafaj. Sipas drejtueseve tė PDr-sė, takimi ishte thjesht formal dhe Mustafaj shprehu dėshirėn e kryetarit tė PD-sė pėr fillimin e njė bashkėpunimi, pa pasur njė strategji tė qartė. Ndėrsa Mustafaj, nga ana e tij, ka bėrė tė ditur pėr kėtė takim se "ata nuk shprehėn ndonjė gatishmėri pėr bashkėpunim, madje disa prej ish-drejtuesve tė lartė tė PD-sė u shprehėn kundėr bashkėpunimit qė ne i ofruam". Nuk ka pasur mė asnjė kontakt zyrtar mes kėtyre dy partive. Deputetėt e PDr-sė ishin nė njė linjė me opozitėn e madhe nė rastin e vendimit tė Gjykatės Kushtetuese, ata lanė sallėn e Parlamentit pėr tė protesuar nė bllok, si opozitė, kundėr kėtij vendimi.

    PAD-ja

    Bashkėpunimin me PAD-nė Berisha e mbėshtet vetėm tek njė deputet i saj, Preē Zogaj, pasi pjesa mė e madhe e kėsaj partie, me nė krye Imamin, vazhdon tė mbėshtetet fort tek maxhoranca socialiste. Fakti qė PD-sė i intereson bashkėpunimi me PAD-nė, u vėrtetua me votat qė "Bashkimi pėr Fitore" i dha Zogajt nė konkurrim pėr kryetar Parlamenti.
    Gilmana Bushati

    Zogaj: Ide konstante e Berishės

    TIRANĖ - Zogaj ėshtė pėr institucionalizimin e bashkėpunimit me Partinė Demokratike. Pas deklaratės sė dy ditėve mė parė tė Berishės, i cili u shpreh i gatshėm pėr bashkėpunim me PAD-nė dhe PDr-nė, deputeti aleancist shprehet se "ėshtė njė propozim shumė i vlefshėm pėr tė ndėrtuar njė alternativė fitimtare, tė qendrės dhe tė qendrės sė djathtė nė Shqipėri". Sipas tij, kryetari i PD-sė, e ka pasur me kohė njė ide tė tillė, sė cilės i kthehet herė pas here. Kjo u bė e qartė gjatė votimit nė Parlament pėr kryetarin e Kuvendit, kur vetė Berisha bėri publike votėn e tij pro Preē Zogajt, i propozuar nga partia e tij. "Me kėtė votė Berisha ka ripėrsėritur idenė e tij konstante pėr njė hapje tė Partisė Demokratike, nė krahun e Partisė Demokrate dhe nė krahun e Aleancės Demokratike",- tha ai dje pėr mediat. Zogaj gjithnjė ka qenė pro afrimit tė PAD-sė, si parti e qendrės sė djathtė me PD-nė, por iniciativat e tij tė herėpashershme kanė hasur nė kundėrshtimin e ashpėr tė pjesės tjetėr tė aleancistėve. Kėtė fakt ai e pohon vetė duke u shprehur se: "Unė kam kryesuar prej kohėsh korrentin qė synon afrimin dhe koalicionin me PD-nė". Deri tani pėr afrimin e PAD-sė me PD-nė ėshtė vetėm deputeti Zogaj, i cili shpreh kėshtu bindjet e tij personale pėr kėtė ēėshtje.

    Shehu: Na pengon gjyqi me PD-nė

    TIRANĖ - Bashkėpunimi mes PD-sė dhe PDr-sė e pengon ēėshtja gjyqėsore, qė ėshtė ngritur sė fundi nga demokratėt kundėr demokratėve. Kjo nuk ėshtė ēėshtja e vetme qė dy parti opozitare nuk arrijnė tė bashkėpunojnė. Nėnkryetari i PDr-sė, Tritan Shehu, vė nė dukje se kjo parti ka qenė gjithnjė e hapur pėr bashkėpunim me opozitėn dhe jo pėr krijimin e aleancave fluide. "Njė gjė tjetėr qė na pengon tė bashkėpunojmė me PD-nė ėshtė edhe ēėshtja e gjyqit qė vazhdon tė jetė i hapur. PD-ja vazhdon tė ngulė kėmbė qė ne tė ndryshojmė emrin dhe simbolin",- tha ai dje. Sipas tij, bashkėpunimi i PDr-sė me partitė e tjera, si tė opozitės ashtu dhe tė maxhorancės, ka qenė gjithnjė pėr ēėshtje nė interesin kombėtar. Por, pėr tė realizuar njė bashkėpunim afatgjatė me PD-nė, reformatorėt kėrkojnė siguri, paritet, respektim reciprok dhe, mbi tė gjitha, njė strategji tė qartė bashkėpunimi. "Ne duam tė bashkėpunojmė me partitė e opozitės dhe jo me individėt e saj, ne nuk duhet tė ngutemi dhe tė presim hapa tė tjerė, tė cilėt duhet t'i hedhė fillimisht pjesa tjetėr e opozitės"- u shpreh nėnkryetari i PDr-sė. Kjo parti nuk i beson mė deklaratave publike tė njėrit apo tjetrit lider tė opozitės pėr bashkėpunim, ajo kėrkon qė nė tryezėn e saj tė punės tė sillen propozime konkrete pėr bashkėpunim. Sipas Shehut: "Vetėm kėshtu jam i mendimit se bashkėpunimi do tė arrijė tė bėjė ndryshimet e duhura politike".
    alumni,

    gjithmone nxenes

Tema tė Ngjashme

  1. Si i njoha Nanon dhe Berishėn.
    Nga BlueBaron nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 23-01-2008, 19:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •