Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Trojet etnike shqiptare !

    Historia

    Figura tė njohura si Pukėvili, Napoleoni, Holand dhe historianė me emėr nė Botė, kanė dokumentuar kufijtė realė tė Shqipėrisė

    Trojet reale tė Shqipėrisė sipas historianėve dhe njerėzve tė shquar me famė botėrore

    Isuf Bajrami*

    Autorė tė ndryshėm dhe specialistė tė gjeografisė kanė shpjeguar me tė dhėnat e tyre pėr madhėsinė e trojeve shqiptare. Sami Frashėri thoshte se “Shqipėria ka njė sipėrfaqe prej 70000 km katėrorė”. Studiuesi francez L.Uelavitch thotė se “madhėsia e sipėrfaqes sė Shqipėrisė ėshtė 75000 km2”. Studiuesi tjetėr shqiptar T.Selenica na jep njė “sipėrfaqe tė Shqipėrisė prej 80000 km2”. Ndėrsa kufijt e vėrtetė etnik tė Shqipėrisė, ashtu siē na i pėrshkruan prof. A.Gashi, janė:

    Trojet etnike shqiptare
    Kufiri perėndimor
    Nga kjo anė Shqipnija etnike kufizohet me detin Jon dhe fillon nga Preveza e mbaron nė pikėn Skepi i Zi. Gjatėsia e buzės nė kėtė anė ėshtė 651 km. Kufiri veri-perėndimor Ky kufi fillon nga pika Skepi i Zi e mbaron nga Ferro.

    Kufiri veri-lindor
    Ky kufi fillon nga veriu i katundit Shapoja, ecėn nga lindja deri te katundi Japor, pastaj varet nga jugu deri te kuota 1548 e pastaj kthen pėrsėri nė lindje tė Karakollit tė Osman Pashės nėn kuotat 1619-1931. Kjo vijė e kufirit pėrmbledhė qytetin e Kurshumlisė, Prokuples, Leskocit dhe tė Vrajes sė bashku me rajonet dhe katundet e tyre. Kufiri lindor Ky kufi fillon nga Gradnica dhe mbaron nė qoshin ku bashkohen dy lumenjtė Venetika e Vistrica me njė gjatėsi prej 342 km. Kjo vijė lindore fut pėrbrenda krejt viset e humbura mbas luftės ballkanike (1912), tė cilat pėrbėhen prej kėtyre kryeqendrave dhe krahinave: Gjakovė, Prizren, Kaēanik, Vranie, Gostivar, Tetovė, Shkup, Kumanovė, Preshevė, Dibėr, Kėrēovė, Strugė, Ohėr, Krushevė, Pėrlep, Resnie, Manastir, Follorinė, Kostur, Naselicė e Grebenė. Kufiri jug-lindor Kjo vijė fillon nga pika ku bashkohet lumi Bistricė me Venetikon e mbaron nė grykėn e lumit Artė me njė gjatėsi gati 180 km. Kufiri jugor Pėrmbledh brigjet detare tė gjirit tė Artės. Kėto brigje janė shume tė pėrthyeme e kanė njė gjatėsi prej mėse 93 km dhe duke filluar nga goja e lumit Artė mbėrrijnė te qyteti i Prevezės. Brenda kėtyre kufijve ndodhet Shqipėria, e cila shtrihet nė jug- perėndim tė siujdhesės ballkanike, mbi brigjet detare tė Adriatikut dhe tė detit Jon, nga jugu nė veri ndėrmjet skepave Skepi i Zi nė lindje tė Vrajės, gjatėsi lindore nga Ferro. Me luftėrat ballkanike dhe Konferencėn e Londres mė 1913 plotėsuan ėndrrat e shteteve fqinje, Greqisė, Serbisė dhe Malit tė Zi dhe u vendos kufiri i sotėm qė pėrmbledh mė pak se gjysmėn e Shqipėrisė sė vėrtetė. Shqipėria etnike para ardhjes sė turqve nė Ballkan zinte njė sipėrfaqe prej rreth 110000 km2. Nė periudhėn e pavarėsimit tė shteteve tė Serbisė, Malit tė Zi dhe Greqisė, Turqia u “fali” kėtyre shteteve rreth 5000 km2 tė tokės shqiptare. Pas luftės se vitit 1876-1877 me Rusinė, Turqia dhuroi nė interes tė popujve ortodoksė tė Ballkanit rreth 25500 km2 tė tokave shqiptare.

    Shqipėria etnike nė fund tė shekullit 19
    Nė fund tė shekullit XIX, dheu i Shqipėrisė etnike do tė tkurrej nė 80000 km2 me 2.5 milionė banorė, ndėrsa Konferenca e Paqes, qė u mbajt nė Versaje mė 1919-1920, do tė pranonte se dherat shqiptare nė vitet 1912-1913 zinin njė sipėrfaqe prej 90270 km2 me rreth 3 milionė banorė. Pėrkundėr kėtyre pohimeve, kjo Konferencė lejoji vendimet e Traktatit Paqėsor tė Londrės (1913), duke shkėputur nga trungu etnik shqiptar rreth 80000 km2 qė iu shpėrndau shteteve fqinje, kėshtu qė Shqipėrisė i mbetėn vetėm rreth 28700 km2. Ndėrsa sipas Vjetarit Shtetėror Statistikor tė Shqipėrisė, sipėrfaqja nė km2 e shtetit shqiptar ėshtė 28748km2.

    Sipas dokumenteve historike tė botuara qysh herėt, Ilirinė e Jugut grekėrit e quanin Epir, ashtu siē e shihnin nga ishujt. Ėshtė njėlloj, vazhdojnė studiuesit, si peshkatarėt e ishujve Bohama ta quanin Floridėn “Kontinent”. Emėr qė s’ka asgjė tė pėrbashkėt me kombėsinė e popujve qė jetojnė aty. Nė pjesėn qė i kushtohet Greqisė, Straboni nuk e pėrmend Epirin, kurse Ilirinė dhe Maqedoninė i trajton sė bashku. “Pas epirotėve dhe ilirėve, thotė ai, vinė fiset greke”. Sipas veprės Iliada, kėto fise “barbare” jo helene nuk bėnin pjesė nė Lidhjen kundėr Trojės. Maqedonia dhe Epiri kishin njė gjuhė tė pėrbashkėt jashtėhelene, thotė Straboni dhe Plutarku. “Epirotėt e maqedonėt, pėrforcon studiuesi gjerman Hahni, qenė fise tė afėrta me njėri-tjetrin ose me prejardhje tė pėrbashkėt”. Skėnderbeu thoshte: “Nėse kronikat nuk gėnjejnė, ne quhemi epirotas” ndėrkohė qė Barleti e quante Skėnderbeun “Princ i epirotėve”. Ndėrsa Pirroja quhej “Shqiponja”. “Nė Epir gjatė lashtėsisė banonin vetėm popujt jogrekė, shkruante Tumman, qė flisnin gjuhėn maqedone ose ēka ėshtė njėsoj gjuhėn ilire”. Aristoteli, te vepra e tij “Politika”, i kushton vėmendje tė veēantė Kushtetutės sė Epirit, si e ndryshme nga ajo helene. Skylaki i lashtė, duke pėrmendur Ambrakinė thotė: “...prej kėtej nis Helada”. Aristoteli shkruan pėr ishullin Diomeda nė detin Adriatik: “...kur vinė kėtu helenėt...” dhe mė poshtė: ’’...kur vinė barbarėt qė rrojnė aty afėr...”. Tė gjithė autorėt e hershėm grekė gjuhėn e Epirit e quajnė pellazgjike, jo greke. Nė asnjė dokument a historian s’pėrmenden pėrkthyes nė bisedime mes popujsh “barbarė”. Pasi ata merreshin vesh pothuaj nė tė njėjtėn gjuhė tė tyre johelene. Rrėnjėt e fjalėve tė vjetra tė Epirit s’njiheshin nga grekėrit, sepse qenė tė kohės sė pellazgėve mė tė lashtė, me tė cilėt grekėrit trazuan gjuhė e kulturė.

    Studiusit e huaj pėr Shqipėrinė etnike
    Nė kėtė rrjedhė historike studiuesi suedez Martin P. N. Nilson thotė: “Epiri nga ēdo prirje del jogrek”. Perandori bizantin i shekullit X, Luani i Menēur thotė se: “banorėt e Epirit janė shqiptarė”. Studiuesi Lyber shkruan: “Ishulli i Korfuzit nė zanafillė banohej nga ilirėt”. Kronisti bizantin i shekullit XIV, Mihal Dukasnantari, i Shtėpisė Perandorake, tregon paanshėm se “sunduesi i Janinės, Thoma Preluboviqi, i mbiquajtur “shqiptar vrasės”, Janinėn e pastronte nga shqiptarėt nė njė mėnyrė tė tillė saqė dhėndrrit tė vet shqiptar, Gjin Bue Shpatės, i cili e rrethoi kėrcėnueshėm, i dėrgonte me cinizėm si dhuratė shporta me sy tė nxjerrė tė shqiptarėve”! Megjithate, osmanėt tė kujdesshėm nė regjistrime, Janinėn kur e pushtuan mė 1431 e quajtėn tokė shqiptare. Kėshtu, ata shkruan Delvinė, Grebenė etj., e jo Dhelvinon, Grevena etj., pavarėsisht se kishte ndodhur qė nė shekullin VI p.e.r. mbreti Tharip i Epirit nė administratėn e oborrit mbretėror kishte marrė me rrogė njė athinas, i cili gjeti rastin dhe e hapi greqishten si njė gjuhė tė dytė.

    Holand, Epiri dhe suliotėt
    Dr.Holand, nė vitin 1812-1813, shėnon nė shėnimet e tij: “Udhėtime nė Ishujt Jonianė, Shqipėri”. “Hyra nė Epir nė brendėsi tė Shqipėrisė”, shkruan piktori i shquar Levis. Nė vizatimet e veta, piktori I.Leiē shėnon mes tė tjerash: “Janinė, kryeqytet i Shqipėrisė; Qyteti dhe Kėshtjella e Paramithisė - Shqipėri; Varri i Ali Tepelenės – Janinė, Shqipėri; Kėshtjella e Pargės - Shqipėri; Lugina e Sulit – Shqipėri” etj. Nė ditarin e vet nė Qefalon nė gusht 1823, Bajroni shkruan: “Suljotėt qenė njė kastė ushtarake e tė krishterėve shqiptarė, qė rronin nė male tė larta, tė cilat sundonin rrjedhėn e lumit Akeron”. Pėr njerėz tė tillė Bajroni vazhdon: “...ka diēka tė trashėguar nga lashtėsia, diēka epike nga koha e Pirros”. Nė librin “Udhėzues pėr udhėtarėt nė Greqi” thuhet: “Shqipėri sot quhet tėrė Epiri i lashtė si dhe provincat jugore tė Ilirisė sė hershme qė arrijnė deri nė gjirin Rizonik, ose grykat e Kotorrit”. Marksi shkruan: “Duke zotėruar Durrėsin dhe bregdetin shqiptar nga Tivari tek Arta... ai popull flet nė gjuhėn e lashtė ilire qė bėnė pjesė nė familjen e madhe tė gjuhėve indoevropiane”. Koloneli Lik shėnon: “Shqipėria zė tėrė vijėn e bregdetit nė lindje tė Jonit dhe Adriatikut, e pėrfshirė nė paralelet 39–43”. Duke qenė nė Epir, ai shkruan se “...aty rregulloheshin punėt nė atė mėnyrė qė qe e pėrgjithshme nė Shqipėri”. Nė zgjatje tė Epirit mė nė Veri, Liku shkruan: “Asgjė nuk mund tė jetė mė tėrheqėse e mė piktoreske se pamja e Luginės sė Gjirokastrės... katundet e shumta tregojnė se ajo ėshtė njė nga rajonet mė tė lulėzuara tė Shqipėrisė”.

    Dijetari Spencer bėn njė gjykim pėrgjithėsues: “Mund tė ndryshojnė emrat e njė sėrė rajonesh e t’i pėrfshijnė ato nė provinca tė tjera, por hartėn natyrore tė Shqipėrisė s’ka dorė njeriu ta fshijė, ndėrkohė qė banorėt e krishterė a myslimanė shquhen nga tė njėjtat tipare, zakone, doke dhe prej tė njėjtės gjuhė”. Dr.Holland gjatėsinė e Shqipėrisė e pėrcakton 250 milje; Lik e jep 30 milje nė skajin jugor dhe 100 milje nė pjesėt e tjera, ndėrsa kufijtė nė bregdet i jep gjer nė Prevezė dhe Sulin e quan rajonin e skajshėm tė Shqipėrisė. Ai plotėson mė saktė, duke thėnė se “Shqipėria nis me njė rrip toke tė ngushtė nga malet e Sulit nė Vai tė gjirit tė Artės, duke u zgjeruar me njė gjerėsi, qė ėshtė vėshtirė tė pėrcaktohet”; dhe vazhdon mė tej: “Gjiri i Artės mund tė quhet dalje kryesore pėr pjesėn jugore tė Shqipėrisė”.

    Kufijtė e Shqipėrisė sipas Hobhauz
    Shoku i shquar i Bajronit, Hobhauz, thotė se “kufijt e Shqipėrisė mbarojnė nė jug nė gjirin e Lepentos, ose sipas disave nė gjirin e Artės... E tėrė zona, duke pėrfshirė dhe Akarnaninė mund tė quhet pa gabuar Shqipėri”. Kur vizitoi fshatin Qestorat, tė Gjirokastrės, ai tha pėr shtėpitė e tyre: “...krejt ndryshe nga ē’kishim parė nė Shqipėrinė e sotme”. Tė njėjtėn gjė, por nga njė drejtim tjetėr, e pėrcakton ushtari anglez Paton: “Prej Novipazarit, 10 orė larg tokės sė Malit tė Zi... fillon shqipja, e cila qė kėtej shtrihet pėr nė jug drejt Epirit”. Dijetari Erkhart Janinėn e quan: “Kryeqytet i fiseve ēame”. Hjuz, duke e pėrcaktuar Janinėn nė Shqipėri, shton se kėsaj tė fundit “mund t’i shtohet Arta e Lura”. Mė tej Konicėn e pėrshkruan si: “...njė prej maleve mė tė mira tė qytetit shqiptar... ka 5000 banorė me dy tė tretat myslimanė, 600 shtėpi shqiptare, 200 greke”. Pastaj flet pėr peshkopatėn e Gjirokastrės Drinopollis (Dropulli i sotėm) me shkurtimin e emrit Fusha e Drinit. Para meje, shkruan Erkharti, kur doli pėrballė limaneve tė Artės “shtrihet toka e Pirros, e Skėnderbeut dhe e Ali Pashė Tepelenės”. Gjithashtu, gjatė vizitės sė tij, studiuesi Doduell shkruan: “Gjiu i Ambrakisė ndan Epirin nga Akarnania dhe nė anėn jugore tė tij ėshtė fillimi i Greqisė“. Regjistrimet osmane kanė qenė mbajtur tepėr saktėsisht, pasi lidheshin me interesat ekonomike e administrative tė tyre me rastin e krijimit tė nahijeve. Epirit i shėnojnė 617 mijė vetė, nga ku rreth 120 mijė grekė dhe 33 mijė vllehė dhe tė tjerėt i vė shqiptarė; pra, vetėm njė e pesta grekė. Statistikat e Sanxhakut tė Gjirokastrės nė mesin e shekullit XIX shėnojnė 148759 banorė; nga kėta 68915 myslimanė, 60872 krishterė, 18972 grekė, asnjė vlleh. Ēamėria kishte 212 fshatra tė krishterė dhe 80 myslimanė. Statistikat mė pas shėnojnė se mė 1913 nė Ēamėri 96% flasin shqip, ndėrsa mė 1940 bie nė 80%.

    Pukėvili, Napoleoni dhe tė tjerė pėr Shqipėrinė
    Pukėvili i njohur si filohelen shkruan: “Habitem shumė dhe nuk mund tė kuptoj si ka ndodhur qė nė Ēamėri dėgjohet vetėm gjuha shqipe, sikur shqiptarėt tė jenė kėtu vendės e jo grekėrit”. Napoleoni e quajti pashallėkun e Janinės: “...njė shtet i qėndrueshėm me popullsi e zakone tė tė gjithė shqiptarėve”. Pėr kėtė hapėsirė shqiptare i apelohet Papės sė Romės pėr tė ndihmuar Epirin, kur i shkruhet nga Shqipėria “pėr njė pjesė tė vendit... nga Gjiri i Artės nė portin e Vlorės, pėrfshi Manastirin nė kufi tė Maqedonisė e Mecovėn nė shpatet e Pindit”. Nė botimet e Pukėvilit lexojmė: “...me numrin e tyre tė madh, me guximin, zellin e veprimtarinė e tyre, shqiptarėt do ia ndėrronin njė ditė faqen Greqisė”. Studiuesja e shquar rumune me origjinė shqiptare Dora D’Istria, thotė pėr shqiptarėt nė Greqi: “Vetėmohimi e flija e tyre qenė ndihma mė e madhe nė kryengritjen greke pėr ēlirim. Mbi shkėmbinjtė e mbi zellin e Pargės gjenden ende tepricat e njė populli qė dha jetėn e vet pėr Pavarėsinė e Greqisė. Atje ndodhen edhe gjurmėt e gjakut tė martirėve”. Bashkėkohėsi i Ali Pashės, rusi i pranishėm E.Golubinski, thotė pėr tė: “Atdheu i tij qyteti i Artės, nuk gjendet nė Perandorinė e Konstandinopojės... por nė njė principatė tė lirė shqiptare. Ai qe pushtuar nga turqit mė 24.03.1449”. Kėto thėnie pohojnė atė qė Ali Pashė Tepelena i tha lirshėm Bessierit francez: “Unė e quaj shtėpinė time Butrintin, Pargėn, Prevezėn dhe Vonicėn”. Ēamėri quhet qarku i Shqipėrisė qė pėrfshinė krahinat e Paramithisė, Filatit, Pargės, Margėlliqit, Gumenicės etj. Topografikisht, etnografikisht, folklorikisht, Ēamėria pėrbėnė njė krahinė jo tė veēantė tė Shqipėrisė”. Po kėshtu thuhet edhe mė vonė: “Ēamėria ėshtė pjesa mė jugore e Shqipėrisė dhe jep tė dhėna pėr numrin e popullsisė nė myslimanė e ortodoksė”. Historiani grek Sathos shkruan se: “...nė Mesjetė, Thesprotia pėrmendet si krahinė e banuar kryesisht prej shqiptarėve”. Njė pėrcaktim tė tillė e jep edhe Enciklopedia italiane: “Thesprotia ėshtė emri grek i Ēamėrisė”. Edhe nė Konferencėn e Loussanos, nė janar 1913-tė pėrfaqėsuesi i shtetit grek, M. Cacllamanos, nė debatet e nxehta pėr Shqipėrinė u shpreh: “...shqiptarėt banojnė nė njė krahinė plotėsisht tė caktuar nė Epir”. Ē’ndodhi me tėrė kėta shqiptarė nė Epirin e tyre?! “Tretja” nga ēkombėtarizimi prej Patriarkanės dhe megalidesė motivoi parashikimin e diplomatit grek Stefano Skuludhis, shprehur me letėr ministrit grek tė Punėve tė Jashtme mė 18.02.1877, ku thuhet: “...shqiptarėt pa gjuhė tė lėvruar, pa arsim tė zhvilluar, pa fe tė pėrcaktuar, nuk do t’i ruajnė dot pėr njė kohė tė gjatė kombėsinė e tyre, po do tė asimilohen gradualisht prej grekėrve”…

    Trojet pas Revolucionit Francez
    Pas revolucionit francez, filloi njė epokė e re. Me likuidimin e copėtimit feudal lindėn tėrėsitė kombėtare. Njė ndėr shtetet qė lindėn pas kėsaj periudhe ėshtė Greqia (1831), e cila u garantoi shtetasve tė saj liritė civile, politike nė masė tė barabartė. Klauzola tė tilla u pėrcaktuan me Traktatin e Londrės mė 1829, tė Parisit 1856, tė Berlinit 1878, qė janė quajtur traktate “Minoritare”. Deri mė 1914 ishin bėrė jo mė pak se 30 traktate tė tilla ndėrkombėtare. Siē u tha edhe mė lart Pukėvili shkruan: “Ēamėt jetojnė nė jug tė lumit Kalama. Distrikti i tyre shkon deri nė Janinė. Vendbanimet e tyre kryesore janė: Suli, Paramithia, Luarati, Margariti, Parga dhe Agjia”. Ēamėria, pra, ėshtė njė zonė e banuar nga popullsia autoktone shqiptare. Ajo e cila e pėrbėnte pjesėn kryesore tė pakicės kombėtare shqiptare nė Greqi, nė njė sipėrfaqe me 1950 km2, u ēlirua nga pushtimi turk mė 1912, nė tė njėjtėn kohė si e gjithė Shqipėria. Kongresi i Berlinit (1878), Konferenca e Londres (1913) e mė pas Konferenca e Firencės, qė pėrcaktuan kufijtė e pjesės jugore dhe juglindore tė Shqipėrisė, vendosėn qė kjo trevė shqiptare tė kalonte nėn sundimin grek. Ajo pėrfshinte 189 qytete dhe fshatra me njė popullsi sipas regjistrimit turk tė vitit 1908 mbi 72.000 banorė. Pas caktimit tė kufirit shqiptaro–grek nga Protokolli Firencės, Fuqitė e Mėdha i kėrkuan Greqisė tė tėrhiqte trupat e pushtimit brenda njė muaji nga Shqipėria e Jugut.

    * Studiues i historisė

    Marre nga Panorama
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e MICH
    Anėtarėsuar
    10-08-2003
    Vendndodhja
    T.H.E M.I.C.H.I.G.A.N S.T.A.T.E
    Postime
    146
    sA E MIRE QE ESHTE HARTA E PLOTE E SHQIPERISE E PARAQITA ME KRENARI NE NJE ORE MSIMI NE UNIVERSITY KTU NE USA.
    *"The Whole Problem With The World Is That Fools And Fanatics Are Always So Certain Of Themselves, But Wiser People So Full Of Doubts."*
    * LifE RunS FasT If u Don'T StoP SometimeS & LooK AraunD YoU'LL MisS IT!*"What is moral is what you feel good after, and what is immoral is what you feel bad after."Life is a mystery to be lived, not a problem to be solved.Love is like a fire, it can either warm your heart or burn your house down.It is foolish to deal with a fool.After dark all cats are leopards.

  3. #3
    Lartemadheria e Tij PR Maska e metropoli
    Anėtarėsuar
    16-08-2002
    Vendndodhja
    Ne Lartesi
    Postime
    20
    Pershendetje

    Jam i interesur te di nese ndokush prej jush di te pergjigjet:

    Pse ne historin shqiptare flitet per periudhen e Skenderbeut dmth. dihet lufta e tij kunder Osmanlijve, pastaj prej vdekjes se tij e deri rreth vitit 1820 nuk flitet thuja se asgje, dua te them eshte nje pauze diku 350-400 vjecare.
    Per vitet 1820 deri ne ditet e sotme i dime te gjithe luftetaret te gjithe deshmoret, Kacaket, Komitat Lidhjen e prizrenit, Bajram Currin, Sylejman Vokshin, Haxhi Zeken, Mic Sokolin Abdyl Frasheri ........., e shume te tjere. A thua nuk eshte bere lufte kunder turqise ne ate kohe apo..... Nese dikush ka argumente ju lutem tregoni.
    Faleminderit per mirekuptim

    Ps: ma merr mendja se ka shume qe jan te nje mendimi si une
    Gjithė ē'jemi shqipėtarė,
    Jemi njė fis e njė farė,
    Kemi tė tėrė njė shpresė,
    Njė gjak, njė gjuhė, njė besė,
    Besė kemi perėndinė
    Dhe ligė vėllazėrinė,

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e MICH
    Anėtarėsuar
    10-08-2003
    Vendndodhja
    T.H.E M.I.C.H.I.G.A.N S.T.A.T.E
    Postime
    146
    eh s amire do ishte te ishte shqiperia e madhe .
    *"The Whole Problem With The World Is That Fools And Fanatics Are Always So Certain Of Themselves, But Wiser People So Full Of Doubts."*
    * LifE RunS FasT If u Don'T StoP SometimeS & LooK AraunD YoU'LL MisS IT!*"What is moral is what you feel good after, and what is immoral is what you feel bad after."Life is a mystery to be lived, not a problem to be solved.Love is like a fire, it can either warm your heart or burn your house down.It is foolish to deal with a fool.After dark all cats are leopards.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Politikė : Shqipėria: 90’000 km2, 28’000 km2 sipas kufirit shtetror, 68’000 tokė jashtė kėt


    Nė njė material tė botuar nė Revistėn Mbrojtja, organ Ushtarak e Kulturor i Ministrise Mbrojtjes se Shqiperise, ėshtė dhėnė njė informacion i plotė pėr shtrirjen tokėsore tė Shqipėrisė, marrė nga Fjalori Enciklopedik Rus, Shėn Peterburg, 1890, zėri "Albania", nėn redaktimin e prof. I. E. Andrejevskit, botuesit F. A. Brokgoz, Maipcig, I. A. Efron.


    Sipas kėtij studimi tė mirėfilltė dhe me tė respektueshėm mbi tė gjitha, shkruhet se: Albania quhet nė gjuhėn Shqipe Shqipėria, turqisht Arnaut. Ajo pėrfshin pjesėn perėndimore dhe jugperėndimore tė zotėrimeve tė Perandorisė Osmane nė Evropė. Shqipėria pėrbėhet nga krahina e Epirit dhe tė Ilirisė sė Vjetėr. Laget nga deti Jon dhe nga deti Adriatik, bregdeti i tė cilėve shtrihet nga Gjiri i Artės deri nė bregub tjetėr tė lumit Buna (Mali i Zi) d.m.th. nga 39 gradė deri nė 42 gradė gjėrsi gjeografike veriore.



    Nė veri, kufinjtė e saj formohen nga krahina pranė Malit tė Zi, Ulqinit dhe nga toka e Sanxhakut tė Novi Pazarit, tė pushtuara nga Austria. Shqipėria, nė jug kufizohet me Gjirin e Artės dhe me mbretėrinė greke. Me kalimin e kohės, mė 1881, Greqisė iu dhanė tokat tė Shqipėrisė. Pėr kėtė arsye, lumi i Artės sot ėshtė lumi kufitar midis Greqisė dhe Shqipėrisė. Nė lindja, kufiri mbetet i papėrcaktuar. Po tė gjykojmė, duke marrė parasysh kushtet historike,pėrbėrjen e popullatės, si dhe kufijtė sipas ndarjes administrative osmane, Shqipėria, me tė gjitha pjesėt e saj tė njė sipėrfaqe prej 90'000 km/2, 28'000 kufirė shterorė 68'000 tokė jashtė kėtij kufiri, llogaritur nė tė gjitha viset shqiptare.



    Shqipėria nuk ėshtė e zhveshur nga rėndėsia, pėr shkak tė pozicionit tė saj qė ka afėr detit. Bregdeti i Shqipėrisė afrohet pranė gadishullit Apenin 70 km dhe, falė kėtij pozicioni tė favorėshėm, kryhet ndėrlidhja me Italinė dhe fuqitė e tjera evropiane. Distanca nga brigjet e lumit Buna deri nė Prevezė ėshtė rreth 330 km. Ndarjes sė bregdetit shqiptar nė dy pjesė tė barabarta, nė Albano- Adriatike dhe Albano-Jonike, i pėrgjigjet edhe pjesa e brėndėshme e tokės shqiptare. Shqipėria pėrcaktohet plotėsiht me daljet jugore tė sistemit tė Alpeve Dinarike dhe Dalmatike, megjithatė, nga pika nyje e lartėsisė sė Shardagut, 2600 m, me male tė ndryshme, tė dėgjuara qysh nė kohėn e Thesalisė sė vjetėr.



    Nė veēanti, pjesėt qė i takojnė kurrizit tė Gramozit dhe tė Pindit dallohen, ndėrmjet tė tjerash, se ato janė kundėrvėnie midis Shqipėrisė sė Sipėrme, tė Veriut, dhe asaj tė Poshtėme tė Jugut.Shqipėria e Sipėrme, qė ėshtė Iliria e vjetėr , zbret me shkėmbinj tė thepisur nė brigjet e Adriatikut. Nė kėtė brigje, thellėsia e detit ndryshon nė mėnyrė tė theksuar, ndėrsa nė ato pjesė qė i pėrkasin Bunės, Drinit dhe Durrėsit, thellėsitė janė tė vogla. Nė kėto toka mbizotrojnė sėmundje epidemike; kjo gjė ka bėrė qė banorėt e kėtyre viseve tė largohen nė male dhe nė brigjet e liqenit tė Ohrit.



    Ndryshe nga Shqipėria e Sipėrme; Shqipėria e jugut (Epiri i vjetėr) pėrbėhet nga tokė krejtėsisht vullkanike, gjė qė tregon edhe emėrtimi i vjetėr qė kanė malet e Himarės. Nė kėtė vend ndodhin termete, qė nuk janė tė fuqishme. Malet, njėri nga tjetri, paraqiten me ndėrprerje; ato kanė lartėsi tė ndryshme, me gryka krateresh tė shuara; nė pjesėn mė tė madhe tė tyre janė tė thepisura. Ato zbresin drejt detit vetėm afėr Filatit, pėrball Korfuzit;deri te pika e fundit, Preveza, hasen pika tokėsore qė kanė fushė bregdetare.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  6. #6
    fotograf
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    6

    disa informata per librin "The Albanians"

    pergjigjem temes ne te vertet i drejtohem "Alba" , me vjen shume mire se lexon
    shume per historine e poullit tone, libin qe e propozoj t'a lexosh ( ndoshta ke lexuar)
    eshte botuar me 1995, quhet " The Albanians- An ethnic History from Prehistoric Times to the present" - nga Edwin E. Jacques, eshte libri i pare qe kam takur me te gjitha informacione per historine e popullit tone qe kur nga fillimi i formimi deri tek ditet tona, eshte fantastik dhe rekomandoj secilit, Me 14 Maj do te filloj filmi "Troy"
    ku kane bere lufte te madhe dy fise Pellazge ( shqiptare) e jo greke, eshte momenti i mire qe te formohen tribuna ose ligjerata, sidomos studentet neper institucione te ndryshme, nese keni ndonje pyetje ose keshille me qoni nje e-mail : jk.photo@verizon.net, pa ngures, une do te mundohem te ndihmoj cdokend,
    ju lumte,
    Jetoni

Tema tė Ngjashme

  1. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  2. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  3. Lidhja e dytė e Prizrenit
    Nga shendelli nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 18-12-2011, 11:46
  4. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •