Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 8 prej 8
  1. #1
    (AHMEDI)
    i/e ftuar

    Komunikimi virtual!

    Tema me e bukur e forumit

    Ketu dua qe te diskutojme rreth bisedave ne shoqeri ato te msn te chatit etj.
    Cfare bisedoni ē'ngjyra i jepni bisedave tuaja sa zgjasin ato dhe si i derigjoni ato per te arritur ate qe ju deshironi.
    Cfare preferoni me shume ne bisedat e juaja te jene me ndikim emocional, shoqeror, argetues, informatik, lol .
    Sa jeni ne gjendje ta mbani biseden te gjalle .
    A i zbatoni etikat e bisedes.
    Sa improsionuese jane ato per ju dhe sa ndikim kane ato ne jeten tuaj.
    Kush ka qene biseda juaj me e bukur .
    Pse vajzat deshirojne ose preferojne ashtu sikur dhe meshkujt qe te bisedojne me shume me gjinite e kunderta sesa me gjinite njejta.
    Ndonje histori te bisedave tuaj improsionuese.LOL
    Tani kjo do te jete mendoj une tema me e bukur e forumit prandaj shkrijeni talentin tuaj ta pazbuluar dhe tregojeni pak veten sa ju vlen lekura ;-).Hajt se une do shkruaj me vone vete.LOL

  2. #2
    In God I Trust! Maska e MisCongeniality
    Anėtarėsuar
    02-05-2003
    Vendndodhja
    QHC
    Postime
    418
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Kjo ndoshta eshte tema e fundit te ciles do i jap pergjigje ne kete forum.....per ca kohe

    Pse deshirojme te flasim me gjinite e kunderta?
    Kjo varet nga personi dhe situata ne te cilen ndodhet ai. Nese te dyja palet nuk ndodhen ne nje lidhje, eshte ligj i natyres qe nje vajze te kerkoje te njohe nje djale dhe anasjelltas. Dhe egziston gjithmone ajo pyetja, "Hmm, ndoshta ky do jete mio principe azzurro"
    Dhe prandaj biseda "behet me interesante" sepse ai tjetri eshte i interesuar te dije se kush je nga brenda dhe jashte dhe biseda merr permasa me te medhaja.
    Kurse kur dy njerez nga e njejta gjini flasin, biseda eshte me e ngushte ne kuptimin e fjales qe ka disa tema qe s'i prek dot dhe "there is so much you can talk about" pastaj cfare do thuash?

    Por s'mund te them qe me pelqen te flas me shume me djem sepse kam takuar disa vajza shqiptare me shume intelekt dhe njohuri dhe bisedat tona kane qene shume te kendshme.

    Cfare preferoni me shume ne bisedat e juaja te jene me ndikim emocional, shoqeror, argetues, informatik
    Varet se me ke po bisedon. Duhet t'i pershtatesh atij tjetrit ne bisede. Dhe per kete ndihmon shume sa njohuri ke ti si person per ate qe ai tjetri deshiron te te flase. Dikush punon ne banke, dikush per FBI, dikush eshte ushtar etj. etj. dhe ndihmon kur u ben pyetje ne lidhje me fushen e tyre.

    Cfare bisedoni ē'ngjyra i jepni bisedave tuaja sa zgjasin ato dhe si i derigjoni ato per te arritur ate qe ju deshironi.
    Une s'jam tip qe bisedoj shume se jam e zene me jeten e perditeshme. Por gjatesia e bisedave varet nga personi me te cilin po flet dhe nga tema e bisedes.
    Si derigjoj per te arritur ate qe deshiroj? Kurre s'bej bisede per "te arritur ne ate qe deshiroj." Bej thjesht muhabet per te krijuar shoqeri te mire; per te njohur bashkmoshataret e mi kudo ku jane por jo qe te arrij nje pikesynim te caktuar. Miqesia nuk blihet; ate e mbjell dhe po i pati rrenjet e forta, frytet dalin te mira. Pastaj cdo gje eshte ne dore te Zotit!

    Sa jeni ne gjendje ta mbani biseden te gjalle
    Besoj se cdonjeri nga ne eshte ne gjendje te arrije kete nese deshiron. Per mendimin tim, ndihmojne shume ato qe ke te perbashketa me personin tjeter. Ca here me eshte dukur se kam takuar sozien time ne internet.

    A i zbatoni etikat e bisedes?
    Sigurisht! Sidomos kur nuk e njeh ate tjetrin dhe nuk e di si do te reagoje. Aq me teper qe kjo eshte bote virtuale dhe e vetmi perceptim i yni eshte shikimi....asnje shqise tjeter sepse e vleresojme dike vec nga ajo qe shikojme ne ekranin e kompjuterit. Me vone ndoshta, kur i takon miqte ne jete, i njeh me mire dhe u meson dobesite, atehere mund te tolerosh disi. Po gjithmone duhet mbajtur nje baseline (nje kufi) me cdo lloj njeriu.

    Sa improsionuese jane ato per ju dhe sa ndikim kane ato ne jeten tuaj.
    Ka ca biseda qe i harron sapo mbyll kompjuterin; e ka te tjera qe ndoshta vec nje fjale qe ata kane thene te mbetet ne mendje per gjithe jeten.

    Kush ka qene biseda juaj me e bukur .
    Hmmm. ca nga forumistat jane shume te sjellshem dhe po t'i kisha prane ne jeten e perditeshme, do ti beja miq se ia vlen. Po tani me kujtohet nje vajze shqiptare; vazhdonte per avokate ne USA. Tip tamam i kompletuar dhe teper e kendshme ne bisede.

    Ndonje histori te bisedave tuaj improsionuese.
    Epo tani, po e leme pyetjen e fundit pa iu pergjigjur. Pse 10 do marr une? Ik se nje cope 5 dua sa te kaloj klasen (hehehe)

    Shendet te gjitheve dhe mos u merrni shume pas chatit se ka shume te keqija gjithashtu. Per me shume lexoni tek romanca

    Me Respekt,
    Miss Congeniality
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga MisCongeniality : 20-12-2003 mė 10:02
    What bond is there between me and the world? I am like a rider on a summer day who takes shelter to rest under the shade of a tree, then goes on his way. ~ Profeti Muhamed Salallahu Alayhi Wa Salam

  3. #3
    Perjashtuar nga Mod. Maska e "ABI"
    Anėtarėsuar
    13-09-2003
    Vendndodhja
    PSE JO NE SHQIPERI
    Postime
    13
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Atehere ne rradhe te pare per ta nxjerre bashkebiseduesin nga ndrojtja filloi bej nja dy shaka qe te largohet pak momenti emocionues megjithese ku je ne kompjuter spara ke emcione dhe ste nxihet kollaj fytyra.

    Pastaj mbasi mbaroj stadin e largimit te ndrojtjes follon testi psikologjik Marrja e informacioneve qe me duhen ne lidhje me personin per te ditur deshirat ,ndjenjat ,parimet preferecat zgjuarsine e tij tipin karakterin personalitetin ,vecorite fizike dhe intelktuale .Ky eshte pak proces i gjate i cili patjeter duhet te shoqerohet me shaka ose dalje nga tema ne mynyre qe ti largohet pak monotonia bisedes dhe bashkebiseduesi mos ta dije se po merr shume infromacion mbi te sepse ka tipe te ndryshem qe sduan te japin informacion ose stepen para ketij testimi.

    MBas nje pune te gjate investiguese te njeriut qe po bashkebisedon ateher mundohesh qe te perputhesh ne bisedat qe ai ka qejf ose ti deshiron.

    cfare ngjyrash i jepni me shume bisedave te juaja sa zgjasin dhe sa jeni ne gjendja ti coni atje ku ju deshironi
    Pra mbas 2 stadave te para je me shume ne gjendje te shikosh se cfare ngjyrash do te ishte me mire te behej biseda.Tani sipas tipave te ndryshem duhet dhe te pershtatet biseda.Zakonisht ka njerez qe duan vetem te qeshin lol ka njerz qe bisedojne shume seriozisht dhe me intelekt te larte.Ka njerez qe duan te bejne lojra fjalesh ka te atille qe duan te qajne hallet dhe te ngudhullohen me ty duke gjetur tek ti nje shok te mire.Ka te atille qe kane interesa emocionale dhe duan te lidhen .Ka njerez qe .....lol
    Pra dy stadet e para jane shume te rendesishem ne bisede sepse e para heq ndrojtjen e cila eshte penguese ne perceptim tend ose nuk te le te diktosh tipin e personit sepse ai eshte i maskuar mbas ndrojtjes.

    Per sa i perket derigjimit fatkeqesisht deri tani skam hasur me nje vajze qe te me derigjoje ne bisede nuk e di por ndoshta tek vajzat mungon pak fantazia sesa tek djemte ose jane tipa me te mbyllur dhe me shume presin prej djemve.Duhet per ate qe drejton biseden te gjeje rruge dhe te kete fantazi ne mynyre qe biseda mos mbyllet shpejt por ti jape asaj horizonte ne mynyre qe te dy bshkebiseduesit mos te mpleksen dhe te presin prej njeri tjetrit.Zakonisht mua me pelqen ta coj biseden aty ku dua duke perdorur mynyren zinxhir qe bashkebiseduesi ta gjeje veten aty dhe mos e kuptoje qe eshte futur me qellim.Pra nuk e di pse shpesh here femarat na lejne ne djemve te drejtojme biseden prandaj disa here detyrohem te vendos rregulla ne bisede per te nxitur fantazine e bashke biseduesit,(Psh pyetjet qe do te bej une sdo mi besh ti dhe pyetjet qe me ben ti sdo ti bej une lol )


    Cfare karakteri deshironi te jen bisedat juaja emocional argetues homoristik shoqeror infromatik
    Pra mbas stadeve te para te njohjes do ta keni me te lehte per te percaktuar se cfare ngjyre dhe problemi do te zgjidhni ne bisedat e juaja megjithese shumica e bisedave sot kane brenda tyre karakter emocional humortistiko-argetues.Por do ishte shume bukur sikur brenda tyre te kishte nje perzierje te ketyre te gjithave sepse do krijonte ate qe quhet vakum shpirteror biles dhe te zihesh ndonjehere do te bente shume mire sepse ka dicka qe po e le si sekret nuk po jua zbuloj.

    Sa jeni ne gjenjdje ta mbani biseden gjalle dhe sa zgjasin bisedat ose shoqerite e juaja
    Tani kjo varet nga fantazia e personave ne bisede sidomos djemve ketu shpesh here hasim me nje gabim sepse ne mundohemi qe te marrim shume informacion menjehere dhe po keshtu te japim shume informacion e cila con ne zhdukjen e ineteresit ndaj bashkebiseduesit.Do te sihte mire qe sasia e informacionit te jepej pjese pjese sepse do ti jepte pak me shume jete bisedes.Shume biseda perfundojne shpejt sepse nuk ka perputhje midis tipave ose ka zhgenjim imagjinar .Pra kujton se po flet me nje person qe te kupton ose eshte tipi yt per vjen nje kohe dhe kupton se ky eshte shume larg prej teje biles eshte tipi i kundert me ty ne lidhje me preferencat parimet karakteri personaliteti aftesite intelktuale etj.

    [B]A i zbatoni etikat e bisedes[/B
    A dhe dicka miqesite qe fillojne dhe behen shume te shpejta kane probalitet te madh te perfundjojne shume shpejt .Kurse ato qe lidhen ose formohen me hapa me te avashta perfundojne me gjate .Por jo gjithmone ndodh keshtu ne shumicen e rasteve po.
    Shume vajza jane te sjellshme ne biseda dine te ruajne reciprokitetin ne sjellje dhe respekt .

    [quote]Sa improsionuse jane ato dhe sa gjume lejne ato ne jeten tuaj[quote]
    ka biseda qe jane shume improsionuse por kjo varet me ke flet por ka dhe biseda qe te luajne tepelekun e kokes.ka biseda qe lejne shume gjurme ne jeten enjerzve sic e shikoni dhe vete ju tek temat e romanses .Sidomos disa njerez bien ne dashuri dhe duke biseduar sepse dy jane rruget e te renit ne dashuri biseda dhe shikimi ne fillim e fillon me bisede krijon iluzione dhe mendime te shkelqyera per bashkebiseduesin pastaj me ane te fotos qe shikon ose kameres i shtyn me tej kete simpati ose e largon ,ne te sgumten e rasteve keto lloj dashurise e cojne njeriun ne semundje psikologjike dhe sensuale.Ka raste qe keto dashuri behen realitet jetesor sic jane martuar ose jane fejuar disa ne forum .I urojme jete te lumtur .

    Kush ka qene biseda juaj me e bukur


    Kush ka qene e biseda me shemtuar se te bukura jane te gjithe bisedat. Por zakonisht ka dhe njerez qe t zhgenjejne i mendon te mire te dalin .................................................. .

    Pse vajzat deshirojne ose preferojne ashtu sikur dhe meshkujt qe te bisedojne me shume me gjinite e kunderta sesa me gjinite njejta.
    Sepse biseda midis dy gjinive te kunderta permban me shume emocione dhe ndjenja sesa biseda me te njeten gjini.Ka me shume larmiritet ne bisede .Ka te qara te qeshura te cilat nuk ndodhin pothuajse fare ne bisedat me te njeten gjini.

    Ndonje histori te bisedave tuaja improsionuese
    Kam deshire ti ruaj ato kenqesi me veten time lol por me kujtohen me shume aventurat ne biseda sa dhe sot e kesaj dite me vjen te qesh lol .Me shume lojra dhe ndodhi sigurisht dobiprurese.
    Keto ishin thjeshte mendimet e mia nga nje eksperience shume shkurter dhe nga nje kerkim shkencor ne chat ose forum ne psikologjine njerzore te femres .lolllllll

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Postime
    730
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Re: Biseda Dhe Komunikimi

    [B]Tema me e bukur e forumit

    Ahmedi na takon ne te ta vleresojm temen apo jo? Po i jap vleresimin tim. Perpara se te filloj tu pergjigjem pyetjeve te tua dhe te komentoj, do kisha deshire te permend qe bie shume dakort me disa pergjigje te ABIT. (pervecse ku tha vajzave u mungon fantazia). Se kuptova ketu c'fare fantazi e ka llafin?

    Cfare bisedoni ē'ngjyra i jepni bisedave tuaja sa zgjasin ato dhe si i derigjoni ato per te arritur ate qe ju deshironi.

    Me c'do anetare qe bisedoj eshte ndryshe. Me dike mund te filloj ta gacmoj apo te hedh shakara sapo fillojm te flasim, Me nje anetar tjeter mund te kemi kete respektin reciproke dhe te flasim per cdo gje ne pergjithesi. Si tha Abi me disa anetare qajm hallet, hapemi pak me shume i tregojm pak me teper per veten. Eshte nje fush shume e gjere me nje differenc te madhe qe mund te sillesh me cdo anetar. Si vepron varet nga gjinia qe kan, ku jetojn, profesionin qe kane, dhe se fundit karakteri i c'do anetari eshe i ndryshem. Keshtu mendoj se te gjithe te nxjerrin dicka nga personaliteti yt qe ti as e di qe e ke me cdo anetare qe flet.
    Nuk bej plane kurr se c'fare dua te nxjerr nga c'do anetar i forumit kur flas ne msn me ta apo mp. Me pelqen te bisedoj me ata anetare qe kam ne liste sepse me duket te kendeshem dhe me pelqejn personaliteti tyre, dhe shume here me pelqen dhe me habit se cfare udhe merr biseda kur as e dija.

    Cfare preferoni me shume ne bisedat e juaja te jene me ndikim emocional, shoqeror, argetues, informatik, lol .

    Zakonisht me shume preferoj nje bisede shoqerore dhe argetuese. Po sigurisht kemi nevoje ndonjehere dhe per biseda informatike dhe emocionale.. lol.

    Sa jeni ne gjendje ta mbani biseden te gjalle .

    Varet sa interes kam tek cdo anetar dhe sa interes ka anetari te bisedoj me mua. N.Q.F interesi eshte i njejt besoj se jam e afte ta mbaj biseden gjall...(pervecse kur fiket kompjuteri..lol)

    A i zbatoni etikat e bisedes.

    Sigurisht, sidomos kur se njoh shokun/shoqen virtuale dhe sapo kam filluar te flas me ta. Atehere besoj se eshte e domosdoshme ti ndjekesh etikat e bisedes se ndryshe s'ka per te pare here tjeter te flasesh me ta.

    Sa improsionuese jane ato per ju dhe sa ndikim kane ato ne jeten tuaj.

    Hmm.. ka shume anetar qe me kan lene impresione te mira apo habitese ndonjehere lol. Ndikimi tyre eshte qe kaloj caste te bukura duke folur me ta __Si per bisedim argetues, emocional, informatik e plot e te tjera.

    Kush ka qene biseda juaj me e bukur .

    Po bej shoqeri me shume anetare dhe mund te them se gjithmone jan te kendeshme dhe te bukura bisedat. Te them te drejten s'po me kujtohet ndonje bisede e shemtuar.. sepse ne fund te fundit flas vetem me ate qe kam deshire..lol

    Pse vajzat deshirojne ose preferojne ashtu sikur dhe meshkujt qe te bisedojne me shume me gjinite e kunderta sesa me gjinite njejta.

    E para une kam shoqe nga forumi qe flas me kenaqesi me to dhe kemi biseda te zgjuara dhe argetuese. Por ama disi eshte e drejt qe vajzat preferojn te flasin me shume me djemt per arsyen sepse mendoj per mua eshte me misterioze te flasesh me nje djale. Po si tha dhe habi ka me emocione dhe sigurisht me ngaterresa..lol. Eshte gjinia e kundert keshtu gjithashtu je dhe me kurioze.

    Ndonje histori te bisedave tuaj improsionuese.

    Ka kaq shume s'di ke te zgjedh..lol (top secret)


    Me vertete tema eshte e bukura Ahmedi!

  5. #5
    N Sync with U
    Anėtarėsuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    HoNeYmOoN
    Postime
    48
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Jeta e internetit eshet bote qe s'egziston. Teoria ime eshte "Te gjallet me te gjallet." Pra me pelqen ti njoh njerezit ne realitet jo ne internet!

  6. #6
    I shkreti Mahmut Jihadi Maska e LONDON-TIRONC
    Anėtarėsuar
    08-12-2002
    Postime
    279
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Postuar mė parė nga PrideNPrejudice
    Jeta e internetit eshet bote qe s'egziston. Teoria ime eshte "Te gjallet me te gjallet." Pra me pelqen ti njoh njerezit ne realitet jo ne internet!


    S'jam aspak dakort me kete teze.

    Edhe ti kur vendose te ulesh perpara pc-se ,per te shkruar ato dy rreshtat e mesiperm,nuk mendoje se po i dergon nje mesazh botes se te vdekurve.

    Besoj se e kishe parasysh se pas munitorit eshte nje bote e tere virtuale e cila ndertohet nga forca mendore e individeve si ti e un,qe shkembejme mendime,ndjenja,sentimente etj etj.

    Eshte thjesht nje menyre komunikimi mes njerezve e mundesuar nga teknikat moderrne edhe plotesisht ekzistente.


    ps: Persa i perket pyetjeve te krjijuesit te temes,besoj se pergjigjet e parafolesve nuk do te me linin mundesi per ndonje shtese
    Tema duket e bukur ,po ashtu edhe pergjigjet.

    pershendetje....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga LONDON-TIRONC : 27-12-2003 mė 08:17
    Kur ne niseshim per marrshim,zuzkat qanit me ngasherim.
    Ne Jarovesh ne po vemi,kush nuk beson borxh nuk ja kemi.

  7. #7
    ღ ღ Best Of Me ღ ღ
    Anėtarėsuar
    09-11-2005
    Vendndodhja
    France ...
    Postime
    5,898
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Na eshte ber kjo bota virtuale pjese e asaj reales , kemi folur ne chat e msn e fb e me the te Thashe se Jan shtuar kto vendet ku te flasim jasht mase
    Kemi kujtime te bukura , e ca qe sja vlejne as te kujtohen me .
    Gjithmone nese je femer do te flasin meshkujt e vice-versa .
    Gje e lezetshme bota virtuale , vjen Ben 2 pare muhabet me njerzit dhe iken pastaj , qan dhe Halle merr dhe mendime .
    Me like it

  8. #8
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anėtarėsuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    9,104
    Faleminderit
    295
    136 falenderime nė 76 postime
    Une mendoj qe ne kohene fundit edhe bota virtuale ka diq magjike,mendoj se eshte nje plotsim i realietit.
    - - Shumė shpesh ndodh rasti, kur dhembjen nuk mund ta ndash me askė!
    Agim Metbala"

Tema tė Ngjashme

  1. Komunikimi Prind - Fėmijė
    Nga J@mes nė forumin Pyetni psikologun
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 05-12-2009, 16:52
  2. Rama: Rruga e PS-sė drejt ngjitjes fillon tek komunikimi me njerėzit
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 19:58
  3. Komunikimi dhe roli i tij nė shoqėri
    Nga i humburi nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-08-2006, 19:53
  4. PHP - Komunikimi ndėrmjet Javascript dhe PHP
    Nga FareTop nė forumin Arti i programimit
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-05-2006, 05:51
  5. Hashim Thaēi i ofron “Kthimit” biseda nė nivelin mė tė lartė
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 20-05-2003, 09:19

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •