Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 30
  1. #1
    Emotionally Untouchable Maska e Taulant _NYC
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Vendndodhja
    11105
    Postime
    443

    Të diskutojmë mbi 'body building'

    Kam parre disa tema per strevitjen ne palester dhe sportet e tjera , po e hap kete teme qe te diskutojme dhe te ndihmojme njeri tjetrin . Nuk jam ndonje profesionist , por kam qene dhe jam teper I interesuar ne body building dhe kryesisht ne ngritjen e peshave . Po shkruaj ketu disa keshilla/ide te cilat I zbatoj vete gjate stervitjes dhe qe I kam lexuar ose degjuar nga njerez qe merren me keto gjera . Megjithese jane elementare , shpresoj qe ti hyne dikujt ne pune , nqs dikush mund te shtoje ose te korrigjoje dicka do ishin te lutur te benin keshtu .

    Ka tre faktore kryesore qe ndihmojne ne rritjen e muskujve , Ngritja e peshave , ushqimi dhe pushimi . Jane te treja pothuajse njelloj te remdesishme . Gjate ngritjes se peshave nuk ndodh gje tjeter pervec shkaterimit te indeve muskulore (keshtu me duket I thon ne shqip ose muscle tissues ne Anglisht) dhe qelizave muskulore . Keto me vone riformohen me te medhaja , me te forte duke zmadhuar dhe fortesuar muskujt . Muskujt perbehen nga dy lloje “ tissues “ , njeri lloj vihet ne perdorim ( shkaterohet ) gjate cdo lloje ngritje peshash sa do e rende apo e lehte te jete pesha , keta ne pergjithesi jane “tissues “ qe I japin muskulit formen . Ndersa lloji I dyte shkaterohet ,vetem dhe vetem kur pesha qe perdoret eshte te pakten 75%-80% e maksimumit qe mund te ngreje muskuli . Me maksimum kuptohet masa qe mund te ngrihet vetem njehere nga muskuli . Per shembull nqs ne shtange ( bench press ) mund te shtyni nje here te vetme 100lb , lloji I dyte I “tissue” hyn ne perdorim vetem kur pesha me te cilen po punoni eshte mbi 75lb . Keta jane “tissues” qe I japen forcen dhe madhesine muskulit .

    1- Pra nqs zmadhimi I muskulit dhe rritja e forces jane qellimit kryesore , duhet te ushtrohemi me pesha te renda , fjala “te renda “ ne kete rast ndryshon nga njeriu tek njeriu , c’eshte e rende per mua eshte e lehte per dike tjeter prandaj mundohini te njihnin trupin dhe maksimumin tuaj dhe vazhdimisht shtoni peshen me te cilen sterviteni .
    2- Pesha duhet shtuar vazhdimisht por gradualisht , shume njerez gabojne pikerisht ketu , pas disa ditesh ose javesh stervitje fillojne dhe ngrejne pesha me te renda sec duhet . Fatkeqsisht nqs rritja e peshes nuk behet gradualisht me kohe mund te shkaktoje demtime nga me te ndryshmet . Si mund ta dallojme nqs pesha per ne eshte shume e rende sec duhet . Une per shembull nqs nuk e bej dot te njejten levizje te paket 5-6 here vete pa ndihme nuk e shtoj peshen .
    3- Perpara se te beni nje ushtrim , duhet te jeni te sigurt per formen e sakte te ushtrimit dhe duhet te jeni ne kontroll te peshes gjate gjithe kohes , “swinging “ ose tundja e trupit nuk ndihmon gje . Forma jo e regullt ose tundja e trupit mund te sjellin demtime .
    4- Fjala ndryshim eshte teper e rendesishme , sepse nqs bejme gjithmone te njejten ushtrim ose te njejten radhe ushtrimesh muskujt mesohenme ate levizje dhe nuk pergjigjen ashtu si duhet . C fare duhet ndryshuar ? Here pas here gjithcka duhet te ndryshoje , ndryshoni ushtrimet , ndryshoni radhen e ushtrimeve here pas here , ndryshoni kohen qe shkoni ne palester ( nqs shkoni gjithmone pas dite provoni te shkoni ne mengjes ) , ndryshoni lartesine e stolit te makines qe po perdorni , bile dhe ndryshimi I palestres pas nje fare kohe ndikon pozitivisht .

    Per sa I perket ushqimit dieta duhet ti permbaje te treja proteinat ,karbohidratet dhe yndyrerat , jane te treja mjaft te rendesishme ne sasine e duhur . Ushqimi eshte I rendesishem per dy arsye kryesore , prodhon energjine e duhur per te shkateruar qelizat dhe indet ( energjine per te kryer ushtrimet ) dhe jep energjine dhe proteinat e duhura per ti rindertuar ato me te forta .

    1- Hani ma pak por me shpesh , 5-6 here ne dite por me racione me te vogla per shembull .
    2- Duhet te hani te pakten 1.5-2 ore perpare se te shkoni ne palester , pasi tretja e ushqimit kerkon energji dhe pengon gjate stervitjes .
    3- Periudha pas stervitjes ehste shume e rendesishme sidomos 2 oret e parra , gjate keaj kohe qelizat e shkateruara te muskujve kane aftesine te thithin sa me shume proteina . Pra eshte teper e rendesishme qe te konsumoni ushqim te pasur me proteina ne 2 oret e parra pas stervitjes ,mish ,mish pule peshk , melci , fasule , “ protein shakes “ etc jane burime te fuqishme proteine .
    4- Uje , uje sa me shume uje gjate dites dhe gjate stervitjes . Nqs trupi “ dyhydrates “ gjate dites ose strevitjes muskujt lodhen shpejt . Nqs stervitja zgjat me pak se 45min uji eshte I mjaftueshem por ne qofte se zgjat me shume se nje ore duhet dicka me teper nje “energy drink “ ose “energy bar “ .

    Pushimi . Shume njerez duke perfshire dhe veten time nuk I veme shume rendesi pushimit ose qetesimit te muskujve . Por ne fakt ai eshte po aq I rendesishem sa dhe dy faktoret me lart . Gjumi eshte kryesor sidomos diteve qe shkoni ne palester , sepse gjate gjumit ndodh riperterirmi I qelizave . Nqs nuk pushojme , muskujt mund te kalojne ne nje faze qe quhet “ overtrained “ , gjate kesaj faze mund te shkaktohen demtime , ulet imuniteti I trupit , dhe zakonisht kjo rezulton ne ndonje grip ose te ftohte . Pushimi duhet te jete ditor dhe javor . Pushimi ditor midis diteve te stervitjes , kjo ndryshon nga personi ne person , varet nga sa te ngarkuar jeni gjate dites me pune te tjera qe korkojne enrgji , per kete duhet te degjini trupin tuaj nqs nje dite nuk ndjeheni ne forme mos u sforconi . Pushimi javor keshillohet nje here ose dy here ne vit te ndaloni ngritjen e peshave te pakten per dy jave ( gjate pushimeve per shembull ) pasi kjo I clodh muskujt dhe riperterin energjine .

    Kaq pra per sot , ju kerkoj falja per ndonje gabim ortografik , ndonje paqartesi dhe ndonje term qe e kam perdor ne Anglisht dhe shpresoj ta vazhdojme me tej kete diskutim .

  2. #2
    Taulant, duket sikur nuk paska shume njerez qe interesohen per body-building. Eshte fatkeqesi sepse pak a shume cdo atlet ne bote ben stervitje me pesha pra nderton trupin (body builds).
    Nuk besoj se bodybuildingu do behet ndonjehere sport ne mainstream media per faktin e karmes se keqe qe shoqerohet me te. Te gjithe mendojne se bodybuilderat jane drogaxhinj dhe asnje nuk i merr ne konsiderate sakrificat e medha qe bejne bodybuilderat persa i perket dietes dhe stervitjes.
    Sic e dine te gjithe por qe nuk thone gje shumica e atleteve olimpike marrin steroide por ato ja hedhin testit te dopingut me ane te diuretikeve te ndryshem.

    http://news.yahoo.com/news?tmpl=stor...ers_steroids_5

    Thjesht lexo artikullin e meposhtem dhe do e kuptosh se sa te thella jane keto pune dhe publiku nuk kupton dot ti marre vesh. Ca nga injoranca e publikut dhe ca nga pamja si kafshe e bodybuilderave sporti i bodybuildingut ngadale po deshton.
    Se shpejti, doktor.

  3. #3
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Merremi me pak sa pune me interesante. Tallem,body buildingu eshte sport i mire dhe i shendetshem,dhe kam nje respekt te madh per kete sport,por i kemi mundesite e kufizuara ketu tek ne.Eshte pak sa rende te flasish per sport per te cilin nuk ke mundesi te ushtrosh me mjete tuaja.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    bruksel
    Postime
    15
    Perhendeje

    Kam vendosur te merem me stervitje dhe kam blere 2 gila thjesht me nje fjale do ushtrohem gjate javes vetem ne shtepi kur kam kohe .Piksynimi eshte te ndertoj ne menyre te shpejt dhe te efektshme muskuj tek krahet dhe per zgjeruar shpatullat, nga ju pres sygjerime se çfare eshte mire te perdor ne lidhje ne lidhje me trajtimin per shembull jane ca produkte qe lexojne GREAT FUEL ose MEGA MAS dhe shume lloje te tjera pra ju nga eksperienxa ose njohurite cfare me rekomandoni

    mirpres keshillat tuaja

  5. #5
    .:.ClaSSy.:. Maska e GoDDeSS
    Anëtarësuar
    27-12-2002
    Vendndodhja
    Detroit, MI
    Postime
    690
    me then te drejten ta shpifin icik keta body builders
    And all I can taste is this moment
    And all I can breathe is your life

  6. #6
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Citim Postuar më parë nga GoDDeSS
    me then te drejten ta shpifin icik keta body builders
    Mendimi yt kjo apo nuk te pelqen pamja e jashtme e tyre?
    Nejse,deri dikund edhe ke te drejte.


    Stormi
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  7. #7
    .:.ClaSSy.:. Maska e GoDDeSS
    Anëtarësuar
    27-12-2002
    Vendndodhja
    Detroit, MI
    Postime
    690
    stormo..thjesht mendimi im
    Mua me pelqejn muskujt tek djemte por jo dhe aq...ajo me frikson mua lol
    And all I can taste is this moment
    And all I can breathe is your life

  8. #8
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Citim Postuar më parë nga GoDDeSS
    stormo..thjesht mendimi im
    Mua me pelqejn muskujt tek djemte por jo dhe aq...ajo me frikson mua lol
    Edhe une e them te njejten per gocat me muskulature te teperme.
    I ke pa ata?


    Stormi
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  9. #9
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Kam ushtruar 3 vite Body Bulding por me pas u largova sepse nuk me premtonte koha...

    Keshtu dukesha ne fillim por pastaj kishte permisime

    Ketu jam me StormAngel para dy viteve
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #10
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Citim Postuar më parë nga Davius
    Ketu jam me StormAngel para dy viteve
    Mos me thuaj, une jam ai paraplegiku?
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  11. #11
    Brasil Pentacampeòn ! Maska e inter_forever
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    Body building eshte sport i veshtire. I respektoj ata qe bejne body , por edhe per mua eshte e ekzagjeruar forma trupore qe arrijne.

    Une me shoqerine time kemi bere gjithmone stervitje ne shqiperi ... me mire ta quajme mini- body building. Sepse ushtroheshim ne vegla gjimnastike...nese e keni parasysh ''paralele'' i thoshim ne...
    Shifja qe ushtrimi me ''paralele'' te jepte trup spektakolar dhe pa fryrje te ekzagjeruara. Perdorimi i peshave te renda nuk ti jepte keto rezultate.

    Ndersa tani ke mundesi ne palester ose edhe ne shtepi te besh stervitje.

    Kush nuk ka mundesi per palester , mjafton te ushtroje atletiken ( vrap i lehte ) apo edhe ''gilat'' ne shtepi japin e efekte.

    P.S
    ato keshillat e Taulantit vlejne per te gjithe qe bejne stervitje ... nuk eshte e thene qe te besh patjeter body...mund te stervitesh per te arritur nje trup elegant dhe pak muskuloz...
    Ndryshuar për herë të fundit nga inter_forever : 13-05-2005 më 15:50
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  12. #12
    VOGUE Maska e degnis
    Anëtarësuar
    11-02-2004
    Vendndodhja
    Tek Vendi I Qenit
    Postime
    100

    Bodybilding...!

    Se di, por nuk flitet shum per Sporting e Bodybilding ktu. Sesht se ne Shqiptaret nuk jemi te apasjonuar mbas ktij sporti se shumica e brezit tone jan rritur me fimat e Arnoldid, Silvesterit, Vandamit etj duke enderruar qe nje dite te behen Trupa si puna e tyre

    Ktu ne ket teme mund te flisni se sa dit sterviteni sa ore cfar ben ne Palester etj etj.. Biles mund te kerkoni dhe ndime per cdo gje qe bazohet ne ket teme, besoj se un ose te tjere qe marin vesh ne ket fushe do marin mundimin per tju ndimuar.

    Un merem me ket sport, por jo seriozisht qe te bej kompetishen... nuk i dihet ndoshta ne te ardhme... Thjesht stervitem per ta mabajtur trupin ne forme.
    Stervitem 5 dite ne Jave dhe mundohem te stervis dy pjes te trupit cdo dite qe stervitem, varet edhe se si ndihem me energji nganjeher bej vetem nje pjes te trupit!

    Dieta esht gjeja me kryesore ne ket sport duhet te dishe se cfar te hashe dhe duhet te hash shum e mire. Duhet te hash shum protrin dhe te stervitesh shum ne qofte se je serioz per te vuar nje mase te madhe trupi. Pevec peshave trupi don dhe shum Cardio ose me mire vrapime etj ne fushen e fitnes.. Nje peshe e madhe ka nevoj per fitnes e per Cardios sepse e ndimon ne forcimin e zemres, mushkrive etj

    Steroidse: Steroidset jan nje droge qe shum njerez sduan ti marin sepse thone qe shkakton deme ne shendet etj..... Por ne qofte je peshe e rende e je seriozisht per tu mar me bodybilding dhe don te arrish diku me ket sport... nuk ke mundesi tjeter po nuk more steroidse, Si Groth Hormon, Deka Sas etj etj... Esht shum e veshtire qe te behet nje trup natyral, vetem vete e di ka kaq vite qe stervitem natyral dhe prap nuk jam aty ku duhet, por cdo gje esht me Besim.
    Dhe ne qofte se do merni steroidse pyesni ndonje mjek ose nje person qe mer vesh dhe i besoni, dhe po i moret steroidsen merni me shiringe e jo me kapsule sepse kapsulet ju demtojne veshkat dhe zorren e tarshe.
    The Queen's Head Is Kissing my Ar$$!

  13. #13
    VOGUE Maska e degnis
    Anëtarësuar
    11-02-2004
    Vendndodhja
    Tek Vendi I Qenit
    Postime
    100
    Ktu kemi nje koleksion te 6 her ME Olympia Dorian Yates
    Full Name: Dorian Andrew Mientjez Yates

    Nickname: Shadow

    Official Website: DorianYates.net

    Location: Burmingham, England.

    Marital Status: Separated

    Children: Lewis (18), Tahnee (1)

    Date of Birth: April 19th, 1962

    Place of Birth: Hurley, Staffordshire, England.

    Height: 5'10

    Off Season Weight: 290 lbs.

    Competition Weight: 265 lbs.


    COMPETITIVE HISTORY
    Back To Top
    Competitive History Year Competition Placing
    1984 Mr. Birmingham Novice, 1st
    1985 Novice West Coast 1st
    1985 World Games 7th
    1986 EFBB British HW 1st
    1988 British Championships 1st
    1990 Night of Champions 2nd
    1991 Night of Championships 1st
    1991 Mr. Olympia 2nd
    1991 English Grand Prix 1st
    1992 Mr. Olympia 1st
    1993 Mr. Olympia 1st
    1994 Grand Prix Germany 1st
    1994 Grand Prix Spain 1st
    1994 Grand Prix England 1st
    1995 Mr. Olympia 1st
    1996 Mr. Olympia 1st
    1997 Mr. Olympia 1st



    Kjo esht nje shpine shum e frikshme
    Ndryshuar për herë të fundit nga degnis : 23-01-2006 më 22:27
    The Queen's Head Is Kissing my Ar$$!

  14. #14
    VOGUE Maska e degnis
    Anëtarësuar
    11-02-2004
    Vendndodhja
    Tek Vendi I Qenit
    Postime
    100


    ITS NOT ABOUT BEUATY IF YOU WANE BE A BEAST
    The Queen's Head Is Kissing my Ar$$!

  15. #15
    VOGUE Maska e degnis
    Anëtarësuar
    11-02-2004
    Vendndodhja
    Tek Vendi I Qenit
    Postime
    100
    Ja si duket ditet e sotme mbas 9 vjetve qe kur ka len Bodibylding!

    Ndryshuar për herë të fundit nga Davius : 24-01-2006 më 06:03
    The Queen's Head Is Kissing my Ar$$!

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e olsetto
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    170
    Stervitja seshte aq e thjehste edhe kur ke pajisjet e duhura si gila,shtanga ,hekuri i paraleleve etj. Pse ? Sepse te gjithe fillestaret jane te fokusuar te biceps brachii (muskuli i parme i krahut) ose abdominalet ,kur ne fakt ka muskuj te tjere shum te rendesishem si Pectoralet (muskujt e gjoksit) quadriceps,hamstrings( muskujt e kembeve ,kofhsve te cilat jane me te medhate dhe me te fuqishmet te trupit.Nje fillestar duhet te filloje e te stervise kembet sepse aty ka burim testosteroni i cili rrit aktivitetin e trupit duke zmadhuar muskujt.
    1,2 Freedy comes for you;
    3,4 Jason's at your door.

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e xubuntu
    Anëtarësuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    168
    Citim Postuar më parë nga olsetto Lexo Postimin
    Stervitja seshte aq e thjehste edhe kur ke pajisjet e duhura si gila,shtanga ,hekuri i paraleleve etj. Pse ? Sepse te gjithe fillestaret jane te fokusuar te biceps brachii (muskuli i parme i krahut) ose abdominalet ,kur ne fakt ka muskuj te tjere shum te rendesishem si Pectoralet (muskujt e gjoksit) quadriceps,hamstrings( muskujt e kembeve ,kofhsve te cilat jane me te medhate dhe me te fuqishmet te trupit.Nje fillestar duhet te filloje e te stervise kembet sepse aty ka burim testosteroni i cili rrit aktivitetin e trupit duke zmadhuar muskujt.
    ke te drejte...shume njeres stervitin vetem pjesen e siperme pa e ditur qe stervitja e kembeve eshte shume e rendesishme per zhvilimin e te gjithe muskulatures se trupit

  18. #18
    Τρελάρα Maska e Ksanthi
    Anëtarësuar
    22-12-2007
    Vendndodhja
    Στ'αστέρια
    Postime
    2,763
    Keta nuk krijojne keta muskuj vetem me gjimnastike pra me ngritje peshash te renda.
    Keta marrin ilace, proteina qe behen keshtu te cilat jane te demshme per organizmin dhe nqs i ndalojne per pak muaj vene prape ne fazen e meparshme.
    Nuk me pelqejne meshkujt e tille pa le femrat.

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e RinorZ
    Anëtarësuar
    08-06-2008
    Postime
    325
    J'a disa pamje te nje djalit nga Presheva, ku rekordin per peshe ngritje ne gjoks mbane 260 Kg.




  20. #20
    Ego? Superego? Maska e Harakiri
    Anëtarësuar
    07-10-2004
    Postime
    638
    Une kam 5 vjet qe merrem me "trajnim peshash" dhe prape nuk kam marre permasa qesharake. Shkrihem gazit kur vijne ca zonjusha ne palester e thone "ok po nuk dua te ngrej shume pesha te renda sepse kam frike mos me dalin muskujt". Sa e lehte eshte te vesh muskuj e?
    "Kto pershembull i kput ai neni per pervetsimin e burrave t'martum"

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Filmat vizatimorë, le të diskutojmë për to.
    Nga bayern në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 109
    Postimi i Fundit: 31-03-2009, 04:00
  2. Le të diskutojmë rreth problemeve në universitetet shqiptare
    Nga Dolceamara në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 03-11-2006, 17:29
  3. Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 04-05-2004, 14:39
  4. Albanian in America
    Nga liliella në forumin Krijime në gjuhë të huaja
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-06-2003, 14:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •