"Misteri i Mirosjes kryhet menjėherė mbas atij tė Pagėzimit."
"
Kryerėsi i misterit, peshkopi apo prifti lyen me Miron e Shenjtė tė porsapagėzuarin, duke bėrė shenjėn e Kryqit nė vetull dhe nė sytė, nė hundė, nė buzė, nė tė dy veshėt, nė kraharor dhe nė duart e kėmbėt; dhe
nė ēdo lyerje thotė: "Vula e dhuratės tė Shpirtit tė Shenjtė"."
"Etėr tė tjerė tė Kishės e quajnė mirosjen "Vulė", "Vulė shpirtėrorė", "Vulė e jetės sė pasosur", "Konfirmim", "Pėrsosje", "Kulmim", etj."
"Misteri i Mirosjes shenjtėron organet e ndijimit, d. m. th., tė parėt, tė dėgjuarit, tė prekurit, shijimin dhe nuhatjen. Vula e Shpirtit tė Shenjtė ėshtė "firma" e Perėndisė nė krijesėn e Tij tė re. Ashtu si njė artist mbasi pėrfundon njė tabllo tė bukur vė nėnshkrimin e tij nė tė, ashtu edhe Perėndia na vulos, vė nėnshkrimin e Tij mbi ne mbas pagėzimit pėr tė treguar qė ne jemi krijesa e Tij e re."
"Pagėzimi dheMirosja nuk janė tė ndara nė Kishėn Orthodhokse sepse njėri ėshtė pagėzim me Ujė dhe tjetri pagėzim me Frymė. "Me tė vėrtetė, me tė vėrtetė po tė them, nė mos lindte njeriu prej Uji e Fryme, s'mund tė hyjnė nė mbretėrinė e Perėndisė". (Joan 3:5) Tė dy pagėzimet qėndrojnė sė bashku. Nėpėrmjet misterit tė Mirosjes ne pagėzohemi me Shpitin e Shenjtė siē Krishti nė Theofani dhe Kisha nė Rushajet Theodori i Mopsuestias shkruan: "Sapo ju ngriheni nga uji ju jepet njė rrobė e pastėr dhe e bardhė. Eshtė njė shenjė e jetės sė re qė ju do jetoni si bij tė ngjalljes... Pastaj ju shkoni tek peshkopi pėr tė marrė vulėn pėrfundimtare e cila plotėson dhe pėrsos inicimin tuaj dhe ju fuqizon me dhuratat e Shpirtit tė Shenjtė. Kėshtu qė ju ndiqni shembullim e Vetė Jesuit, i Cili u pagėzua nė Jordan qė ta bėnte pagėzimin njė burim shenjtėrimi pėr ne. Kur Ai u ngrit nga ujėrat Shpirti i Shenjtė zbriti dhe qėndroi nė tė nė formėn e pėllumbit". Porsa ne dalim nga uji i pagėzimit, i njėjti Shpirt i Shenjtė zbret mbi ne nėpėrmjet rnisterit tė Mirosjes."
Krijoni Kontakt